PDA

View Full Version : Luna mė ndihmo..!!


adriana
03-03-2009, 10:08 PM
Luna kisha dashur tė mė ndihmosh me disa terme nė kimi,pėrkatėsisht tė mė thuash pėrkufizimet e kėtyre termave nėqoftėse ka mundėsi:
-Valenca
-Radiusi atomik
-Energjia e jonizimt
-Afiniteti ndaj elektronit
-Entalpia(e reaksionit,molare e formimit,e tretjes,e rrjetit kristalor ,e hidratimit tė joneve)
-Barazimi kimik
-Kapaciteti specifik dhe molar
-Elektronegativiteti
-Tretja
-Tretėsira

Tė lutem mė ndihmo..!!

LuNa
04-03-2009, 04:08 PM
Luna kisha dashur të më ndihmosh me disa terme në kimi,përkatësisht të më thuash përkufizimet e këtyre termave nëqoftëse ka mundësi:
adriana,ptajeter qe do te ndihmoj me aq sa me lejon dija...

-Valenca
*Valenca eshte aftesia e nje Atomi te nje elementi kimik per t'u bashkur me nje numer te caktuar atomesh te elementit tjeter...
Ndryshe quhet dhe si Numer Okxidues...psh:te marr me te thjeshtin Ujin(H2O)..ne kete rast H ka Nr.Ox. +1 dhe O nr Ox. +2

-Radiusi atomik
**eshte distanca mes berthamave te atomeve..psh:Molekula e Chlor-it(Cl2)...Molekulat mes veti jan te lidhura me lidhje kovalente (Cl-Cl) ...Distanca mes dy Atomeve te Chlor-it(pra,nga njeri skaj i atomit ne tjeterin-ne formule me ngjyre te kaltert-lidhja kovalente) eshte 198 pm...meqe berthama gjendet ne mes te atomit,atehere Radiusi i atomit do jete sa gjysma e kesaj,ne kete rast 99pm dhe ky paraqet Radiusin e nje Atomi...(se di sa mund t'a imagjinosh kete qe te pershkrva...pra,kur them "distancen mes berthamave" kjo dmth se eshte gjysma e distances se dy atomeve ne teresi,sepse berthamat jan ne mes te Atomit)

-Energjia e jonizimt
**energjia qe perdoret per te larguar nje elektron nga nje atom....Energjia e pare e jonizimit do ishte energjia qe perdoret per te larguar elektronin nga shtresa e pare e Atomit...ajo e dyta eshte energjia qe perdoret per te larguar elektronin e dyte...e keshtu me radhe...pra,kjo energji e dyte eshte me e larte se sa ajo e para,sepse,sa me afer berthames qe jan elektronet,aq me veshtire largohen nga atomi dhe aq me shume energji n'a duhet per t'i larguar...

-Afiniteti ndaj elektronit
**Aftesia e nje atomi per te marre apo per te dhene elektrone...
psh:Atomet te cilet pranojn elektrone Redukohet(zvohelim i Numrit Oksidues) ato qe japin elektrone Oksidohen (rrisin Nr.Ox.)

-Entalpia(e reaksionit,molare e formimit,e tretjes,e rrjetit kristalor ,e hidratimit të joneve)
**entalpia eshte energjia e brendshme e nje sistemi termodinamik plus energjia qe lidhet me punen presion-vellim

H = U + P V

-Barazimi kimik
**Ne reaksionet kimike,numri i moleve ne te djadht duhet te jete i barabarte me numrin e moleve ne te majt...
ps:
Mn O4- + Fe^2+ Mn^2+ + 4 O^2- + Fe^3+

-Kapaciteti specifik dhe molar
**kapaciteti specifik eshte energjia qe duhet tÄi jepet nje lende qe te rrise temperaturen per 1 Kelvin....nese temperatura zbritet per nje kelvin,atehere kjo energji lirohet(Ligji i "ruajtjes se energjise" )
Formula:c=ΔQ/m ΔT...(kapaciteti specifik=ndryshimi energjise termike/masa * ndryshimi i temp.)**kapaciteti molar : C= c * m


-Elektronegativiteti
**aftesia e atomit per te terheq elektrone

-Tretja
**Tjetje eshte procesi i shperndarjes homogjene te grimcave te nje sub midis molekulave te nje sub tjeter.Kemi 3 lloje tretesirash: te gazta(2 gaze), te lengeta(1 leng + 1ng ose gaz), te ngurta.Elementet e nje tretesire jane tretesi( sasi me e madhe), dhe sub e tretur(sasi te vogel).Tretesira e ngopur → kur ka te tretur ate sasi sub qe mund te tretet ne kushte te caktuara ne sasine e dhene te tretesit. Tretesire e pangopur → kur ka me pak sub qe mund te tretet ne kushte te caktuara ne sasine e dhene.Tretesire e holluar → kur sasia e sub se tretur eshte fare e vogel me krahasim te sasise se tretesit.Tretesire e perqendruar → kur permban sasi te madhe te dhene te tretur ne nje sasi te dhene.Tretshmeri te nje sub do ta quajme sasine max te sub qe mund te tretet ne nje sasi te caktuar tretesi. Perqendrim ne perqindje mase → tregon masen ne gram te sub te tretur ne 100g tretesire.Perqendrim ne perqindje vellimi → shpreh perqendrimin e sub te tretur ne 100 njesi tretesire.Perqendrim molar →shpreh nr e moleve te sub te tretur ne 1 liter tretesire.

-Tretësira
jane perzjerje homogjene nga grimca te vogla te perftuara nga tretja.

Të lutem më ndihmo..!!
...shpresoj te te kem ndihmuar...!!

adriana
04-03-2009, 06:30 PM
Luna të falemnderit shumë.Më ke ndihmuar shumë.Të falenderoj nga zemra.

Dëgjohemi:D

LuNa
04-03-2009, 09:53 PM
Luna tė falemnderit shumė.Mė ke ndihmuar shumė.Tė falenderoj nga zemra.

Dėgjohemi:D

S'ka perse....
Mirulexofshim! :)

adriana
08-03-2009, 08:54 PM
luna mund te te bej dhe disa pyjte n.q.s. nuk te bezdis..?
Mund te me tregosh se c'eshte lidhje kimike,lidhje kimike kovalente,jonike,hidrogjenore dhe metalike si dhe kristalet kovalent dhe jonik si dhe do te me beje nje nder te madh nqs do te me tregoje c'eshte momenti dipolar.
Te me falesh se e di se jam treguar e bezdisshme.:$

adriana
08-03-2009, 09:00 PM
P.s cfare njesie eshte pm..?:$

LuNa
11-03-2009, 09:28 PM
luna mund te te bej dhe disa pyjte n.q.s. nuk te bezdis..?
Mund te me tregosh se c'eshte lidhje kimike,lidhje kimike kovalente,jonike,hidrogjenore dhe metalike si dhe kristalet kovalent dhe jonik si dhe do te me beje nje nder te madh nqs do te me tregoje c'eshte momenti dipolar.
Te me falesh se e di se jam treguar e bezdisshme.:$


Dy apo me shume atome(jone) jan te lidhura mes veti,duke formuar keshtu Lidhje Kimike..
Kemi:
-Lidhje kimike Kovalente:dy atome kan nje pale elektronike te perbashket,duke krijuar :
*lidhje kovalente njefishe(kan vetem nje pale elektronike;ps :H:H ose H-H---nje pale elektronike dmth dy elektrone..nga dy elektrone formohet nje lidhje kimike qe shenohet ":" ose "-" ..
*lidhje kovalente dyfishe (kan 4 elektrone ose dy pale elektronike;ps: ::C::C:: ose ::C=C:: .....
*lidhje kovalente trefishe( permbajne 6 elektrone); ps: :N:::N:

-Lidhja jonike:formohet mes Anioneve dhe Kationeve,te cilet permes terheqjeve elektrostatike mes veti stabilizohen...
Ps:NaCl
Na eshte element ne Grupen e pare dhe ka nje atom valent per cdo atom
nese vrejm onfiguracionin elektronik te Natriumit,bindemi se vertet eshte keshtu:
Na(1s^2 2s^2 ^2p^6 3s^1)---natriumi ne shtresen e fundit e ka vetem 1 elektron (3s^1 )...Na jep nje elektron dhe vete oksidohet duke arrit keshtu oktetin elektronik (tetshen elektronike,ose konfiguracionin e gazit inert,me 8 elektrone ne shtresen e fundit-2s^2 2p^6 <2+6=8>)
Cl eshte element ne grupen e 7 ndaj ka 7 elektrone valente
Cl (1s^2 2s^2 2p^6 3s^2 3p^5) --Klori me 7 elektrone valente,i duhet nje elektron per t'i bere 8 e. dhe keshtu ploteson rregullin e oktetit...duke pranuar nje elektron,Cl vete redukohet...
Na ka nje elektron me shume dhe kete ja jep Cl,te cilit i mungon nje elektron duke formuar ekshtu "Lidhjen Jonike" NaCl(kripen e kuzhines)
Na+ + Cl-

-Lidhja hidrogjenore formohet ne mes atomeve te hidrogjenit dhe pales elektronike te nje molekule tjeter,duke formuar ura hidrogjenike...eshte lidhje e dobet kimike...ne kete lidhje,H ka nje ngarkese parciale pozitive dhe pala elektronike e molekules tjeter,negative..

-Lidhja metalike:formohet mes atomeve te metaleve.Eshte lidhje shume e forte.Ka nje energji te jonizimit dhe nje elektronegativitet te ulet,sepse jep shume lehte elektronet .

-Kristalet kovalente:Atomet e metaleve,te cilet ne kristal jan te lidhur me lidhje kovalente.ps.Diamanti

-Momenti dipolar eshte fuqia e karakterit dipol te nje molekul.Nje molekul e tille,qe eshte dipolare eshte Uji (H2O)
Nje molekul quhet dipolare,nese ngarkesa eshte e shperndare ne menyre jo te njejte ne molekul...dhe,momenti dipolar eshte i definuar si produkt i ketyre ngarkesave(pra,pozitive dhe negative) dhe distanca mes dy ngarkesave...momenti dipolar ne molekulat jo-polare (ps:H2 ose N2 eshte i barabarte me zero)..sa me polar te jete nje lidhje e nje molekule dy atomike,aq me i madh(fuqishem) eshte dhe momenti dipolar...

LuNa
11-03-2009, 09:38 PM
P.s cfare njesie eshte pm..?:$


pm(pikometer) ne kimi eshte njesi per Radiusin atomik...ps:H (si atom me i vogel) ka nje Radius Atomik prej 37 pm.
1 pikometer = 10 ^-12 m
100 pm = 1 Angstrom(Â)

1 Å = 100 pm = 10^−1 nm = 10^−4 μm = 10^−7 mm = 10^−10 m


ne fizike pikometri perdoret dhe si njesi matese per gjatesine valore te rrezeve Gama!

Pse_
13-03-2009, 11:29 PM
ehh luna po punen qe e paske ktuu.Pom vjen mir qe po ki kaq shum vullnet me shkruu kaq shum npc, edhe pse dikush i din po ktuu me i qit tmer kohe. suksese

Pse_
13-03-2009, 11:30 PM
Gjithashtu te cek se tek lidhjet kovalente kemi lidhje kovalente te polarizuar, njeashtu lidhjet sigma dhe pi

LuNa
14-03-2009, 12:35 PM
ehh luna po punen qe e paske ktuu.Pom vjen mir qe po ki kaq shum vullnet me shkruu kaq shum npc, edhe pse dikush i din po ktuu me i qit tmer kohe. suksese

Pse_ , une nuk shkruaj shume ne PC,se di pse ty ashtu te duket :)
Une kur hy ne forum,normal,hy per te shkruar e debatuar dhe e quaj me ideale,te shkruaj dicka qe per dikend mund te ishte dhe e dobishme,sesa te shkruaj neper temat "Cfare ke vesh sot..." apo "Cfare ke ngrene sot"...Jan tema qe mua nuk me terheqin...kuptohet,secila teme ka ate bukurine e vete qe per secilin mund te jete speciale e t'i kushtoje me shume rendesi,keshtu qe per mua,speciale jan temat shkencore ndaj nuk me merzitet te shkruaj ne kete fushe ;)

adriana
18-03-2009, 09:51 PM
Luna po vetite koligative te tretesirave c'jane..? Falemnderit per ndihmat qe me ke dhene deri tashme..:D

LuNa
19-03-2009, 11:34 AM
Luna po vetite koligative te tretesirave c'jane..? Falemnderit per ndihmat qe me ke dhene deri tashme..:D

Veti koligative ne kimi eshte,vetija e nje lende ,e cila nuk mvaret nga lloji apo perberja kimike e grimces,por vetem nga Numri i atyre grimcave.
Shembuj te tille vrehen tek:
-Ulja e shtypjes se avullit (Pl)
-Krioskopi(ulja e pikes se ngrirjes)
-Osmoza(shtypja osmotike)

adriana
19-03-2009, 08:16 PM
falemnderit shume luna..me te vertet te falenderoj nga zemra :D:D

Pse_
22-03-2009, 06:57 PM
Me shume per vetit koligative:
1.Ulja e presionit te avujve te tretesit mbi tretesire.
Nese ne nje tretes tretet ndonje substanc qe nuk avullohet presionit i avujve te tretsit mbi tretsire eshte me i ult se presionit i avullit te paster
2.Ngritja e pikes se velimit te tretesires:Tretesirat kan temperatura me te larta te velimit sesa tretesi i pastert.
Tretesirat ngrin ne temperature me te ulet se tretesit e pastert.
Metoda e percaktimit te temperatures ne te cilen ngrin tretesira quhet KRIOSKOPI ndersa metoda e percaktimit te pikes se velimit EBULOSKOPI.

Frashėr Rracaj
23-03-2009, 02:11 PM
Luna je e mrekullueshme ne Kimi,suksese ne te gjitha poret e jetes.

LuNa
23-03-2009, 07:08 PM
Luna je e mrekullueshme ne Kimi,suksese ne te gjitha poret e jetes.

Flm Frasher!
Suksesi ju shoqerofte dhe juve cdohere...

adriana
27-03-2009, 05:46 PM
A mund te me thote dikush dicka me shume ne lidhje me kristalet jonike,molekulare dhe metalike?..

LuNa
27-03-2009, 09:48 PM
Ne kristalet jonike bejne pjese gjysem-metalet.
Psh:Bori eshte nje gjysem metal,i cili ne formen kristaline eshte shume i forte mirepo i ndjeshem ndaj shume faktoreve te jashtem...Rritja e Shtypjes(per te fituar Bor me stabil) ndikon ne Formen e Borit.Nje shtypje prej 20-90 gigapaskal,Kristali i Borit ka forme te nje Ikosaedri me Atome te ngarkuara negativisht te lidhura mes veti me grimca te ngarkuara pozitivisht te quajtura Hantel(Nuk e di nese edhe ne shqip perdoret ky term per keto grimca te Borit....)
Ky kristal ka formen e NaCl,qe mes veti jan te lidhur me lidhje jonike,ndaj dhe quhen kristale jonike...>>>Elementi ne kristal eshte i jonizuar...Atomet(jonet) pozitive dhe negative ne mes veti stabilizohen permes terheqjeve elektrostatike.Keto forca jan te fuqishme ,andaj dhe pika e shkrirjes e ketyre kristaleve eshte shume e larte.Jan percues te rrymes elektrike..

Kristalet molekulare :stabilizohen permes forcave te londonit dhe atyre dipolare..jan forca jo aq te fuqishme sa ato elektrostatike ne kristalet jonike,andaj dhe nuk jan percues te rrymes elektrike dhe Pika e shkrirjes eshte e ulet..
**ekziston dhe nje forme e re e kristaleve molekulare,qe eshte studjuar keto 10 vitet e fundit..pra,jan kristale ne formen tredimensionale te perpunuara permes Komjuterit...posedojne veti magnetike,elektrike dhe veti optike jo-lineare.Perdoren per kopjimin e informacioneve halografike dhe comjuterave optik...

Kristalet metalike jan te lidhura permes lidhjes metalike.Posedojne elektrone valente qe u takojne Atomeve sebashku,duke formuar nje Re elektronike.Elektronet ne Rene elektronike mund te levizin te lira ne kristal,per ate dhe quhet si gaz elektronik,kurse jonet pozitive marrin nje vend te vecante ne kristal.Gazi elektronik stabilizon jonet metalike.Pika e shkrirjes eshte e larte dhe dendesia e madhe.jan percues shume te mire te rrymes elektrike...

Pse_
27-03-2009, 10:50 PM
Tash po perzina edhe un pak ketu :P nashti sprish pune.

Kristalet jane trupa te rregullte gjeometrik te kufizuar me siperfaqe te rrafshte.Ato dallohen me ndertim te rregullt te brendshem gjegjsisht radhitje te rregullt te njesive ndertuese

Kristalet Jonike- Substancat qe ndertojne kristale me ndihmen e joneve te veta quhen substanca kristalore jonike. Kristal jonik formon NaCl qe ka forme kubike, ku jonet jane te renditura ne menyre te rregullt.
Jonet ne rrjeten kristalore jonike jane te polarizuara dhe ne gjendje te ngurrt e per kete arsye substancat nuk percjellin rrymen elektrike.
Substancat me rrjet kristalor jonik e percjellin rrymen ne gjendje te shkrir ose kur treten ne uje.

Kristalet kovalente(atomike)- formohen nga renditja e rregullt e atomeve te jometaleve te cilat jane te lidhura me lidhje kovalente. Rrjete kristalore kovalente formon Karboni

Kristalet molekulare jane te ndertuara nga molekulat perkatese.

LuNa
28-03-2009, 08:46 AM
Tash po perzina edhe un pak ketu :P nashti sprish pune.

Kristalet jane trupa te rregullte gjeometrik te kufizuar me siperfaqe te rrafshte.Ato dallohen me ndertim te rregullt te brendshem gjegjsisht radhitje te rregullt te njesive ndertuese

Kristalet Jonike- Substancat qe ndertojne kristale me ndihmen e joneve te veta quhen substanca kristalore jonike. Kristal jonik formon NaCl qe ka forme kubike, ku jonet jane te renditura ne menyre te rregullt.
Jonet ne rrjeten kristalore jonike jane te polarizuara dhe ne gjendje te ngurrt e per kete arsye substancat percjellin rrymen elektrike.
Substancat me rrjet kristalor jonik e percjellin rrymen ne gjendje te shkrir ose kur treten ne uje.

Kristalet kovalente(atomike)- formohen nga renditja e rregullt e atomeve te jometaleve te cilat jane te lidhura me lidhje kovalente. Rrjete kristalore kovalente formon Karboni

Kristalet molekulare jane te ndertuara nga molekulat perkatese.

Pse,ti te perzihesh cdohere dhe jo vetem ketu :)
Kjo eshte per te gjithe edhepse titulli therret per nickun tim,por perkrahja eshte me se e mirseardhur :)
Do doja te shtoja dicka ne lidhje me postimin tend:
e ke shkruar shume qarte dhe bukur,mirepo sa u perket lidhjeve jonike,kovalente dhe atyre molekulare,kurse adriana deshiron te dije mbi kristalet dhe jo lidhjet ndermjet tyre...ke paraqit NaCl...Po!ky eshte nje kristal, mirepo jo dhe percues i rrymes elektrike sic jan vete metalet...
Me sa e kuptova pyetjen e adrianes,ishte me shume per lidhjet ne mes metaleve dhe jo lidhjen mes Joneve...
Kete te fundit e ke pershkruar mjaft bukur ...flm!

Pse_
28-03-2009, 02:00 PM
A mund te me thote dikush dicka me shume ne lidhje me kristalet jonike,molekulare dhe metalike?..

Luna me fal por adriana ka pyt per Kristalet jonike e ato kane te bejne me jone.

Kastriotti
28-03-2009, 09:42 PM
Lidhja kimke kovalente qe formohet e qiftezimin e elektroneve nga atomet e te njejtit element quhet lidhje Jopolare. Kurse lidhja qe formohet nga atomet e elementeve te ndryshme quhet lidhje Polare (e polarizuar).
Te Lidhja kovalente kemi lidhjen Njefishe, dyfishe dhe trefishe.
Njefishe psh. te molekula e Hidrogjenit ( H2 )
Dyfishe psh. te molekula e oksigjenit ( O2 )
Trefishe psh. te molekola e azotit ( N2 )
Te lidhja njefishe lidhja e vetme eshte Sigma.
Te lidhja dyfishe nje lidhje eshte Sigma dhe nje Pi
Te lidhja trefishe nje lidhje eshte Sigma kurse 2 jane Pi.

LuNa
29-03-2009, 10:38 PM
Luna me fal por adriana ka pyt per Kristalet jonike e ato kane te bejne me jone.

llogjikisht mendoj,se nuk do kishte nevoje adriana te dije dhe njehere per lidhjet mes joneve,sepse ato i ka ne faqen e pare te kesaj teme...sidoqoft,shpresoj t'i ken ndihmuar keto postime antares...:)

adriana
30-03-2009, 01:40 PM
Flm shum qe te dyve..jeni te mrekullueshem ne kimi:D:D

adriana
30-03-2009, 01:41 PM
Flm edhe ty kastriot :D..megjithse kto mi kishte sqaruar luna :D:D

adriana
18-04-2009, 08:40 AM
qka eshte baraspeshimi dinmaik..?

adriana
18-04-2009, 08:41 AM
dinamik**

LuNa
18-04-2009, 09:49 AM
qka eshte baraspeshimi dinmaik..?

Nese ne nje sistem te mbyllur gjendet nje leng dhe nje gaz,pervec "avullimit" do te zhvillohet edhe procesi i kundert "kondensimi"...Sa molekula do te kalojne ne fazen e gazt,aq molekula do te kthehen ne gjendjen e lenget.Ky proces ne Kimine Fizikale quhet "baraspesha dinamike"

adriana
23-04-2009, 01:16 PM
Flm..:D..ndoshta ste pengoj te me thuash dhe diq per Parimin Le Shatelie..? Perkufizimin themelor e di por diq me shume..

Pse_
26-04-2009, 02:39 PM
Parimi i Le Shatelie thote: Ne qofte se nje sistem eshte ne drejtepeshim, nderrojme ndonjerin nga faktoret e jashtem sistemi do te rivendos drejtpeshimin e ri ne ate menyre qe ti kundervihet ndryshimit te atij faktori:
Si faktor te jashtem mirren: Perqendrimi, Temperatura, Presioni.
Perqendrimi-me rritjen e perqendrimit te ndonjeres nga sub. reaguese drejtpeshimi zhvendoset ne drejtim te perfitimit te rendimentit me te madh te reaksionit
Temperatura-Rritja e temp u shkon per shtati reaksioneve endotermike.
Presioni-me rritjen e vellimit presioni zvoglohet dhe drejtpeshimi bartet ne te majte

qendrim
16-12-2009, 06:34 PM
Hey Luna mundesh me gjet njesin e shpejtesis thyer per frekuencen sa asht edhe me ma tregu qysh po e gjen ???? v/V

qendrim
18-12-2009, 07:10 PM
Hey luna nqofse nuk e din pergjigjen shkruje spo di me gjet mos te vjen mbare se gjethkush din me shkru per radiusin atomik tung klm

Pse_
02-01-2010, 01:00 AM
qendrim shoki njesia e shpejtsis osht m/s2 kurse njesia e frekuences eshte Herci (hz= 1/s) barazoj kto dyja edhe del. Luna i di kto po nuk osht ktu pari :D

mirabel fiore
06-02-2010, 10:31 AM
A mund te me ndihoje dikush me tiparet fizike te konponimeve me lidhje jonike, kovalente nje fishe, dyfishe, trefishe dhe bashkerenditese? Me duhet per neser.