View Full Version : Kafshe
arjon
04-08-2009, 10:28 AM
Kali ėshtė njė kafshė shtėpiake dhe kafshė njėthundrrake. Nė vendet tona kali farmohet mė shumė pėr shfrytėzim gjatė punės nė rajonet rurale si dhe pėr rekreacion, ndėrsa mė pak pėr ushqim.http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/d/d6/Horse_2005-08-06_%28Cheval%29.jpg/256px-Horse_2005-08-06_%28Cheval%29.jpg
Mushka ėshtė njė kafshė shtėpiake dhe kafshė njėthundrrakee cila ėshtė njė hibrid mes kalit dhe gomarit e cila ruhet kryesisht pėr punė nė vendet rurale dhe mė pak si ushqim nė vendet tona.
http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/4/48/Maultier_grau.jpg/236px-Maultier_grau.jpgMushka ėshtė e njohur me kokfortėsin e vet dhe zakonisht nė vendet tona pėrdoret si simbol gjat potencimit tė kokėfortėsisė sė ndokujt.
arjon
04-08-2009, 10:30 AM
Lopa është një kafshë shtëpiake e lloji të dythunddrrakëve e cila prejardhjen e ka nga lopa e egër.U zbut nga njeriu për shkak të qumështit dhe mishit. Lopa shfaqet në lloje të ndryshme. Mashkulli i lopës quhet mëzat ose dem ndërsa mashkulli i tredhur i cili zakonisht përdoret nga njeriu si kafshë për tërheqje quhet ka, ndërsa i vogli i lopës quhet viç.
Raca hollandeze e lopëve hollshtajn ne shumë vende te Evropës perëndimore përbën, deri në 44% të numrit te përgjithshëm te racave, te cilat ruhen për prodhimin e qumështit.http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/f/fb/CH_cow_2.jpg/250px-CH_cow_2.jpg
NGA SELINA NORJA KL 5 LEPURI eshte 1 kafshe qe njihet per 1 vrap (shpejtesi) shume te madhe ai eshte nje kafshe me ngjyra te ndryshme.lepuri ka 2 veshe te gjate ai eshte 1 KAFSHE e bute kelyshet e lepurit lindin nga barku i nenes qe ne kete rast eshte lepuri femer nena lepur i mban kelyshet ve saj 3 jave ne bark e shumta e lindjes se kelysheve mund te jete 2-3 here ne vit ne disa raste nena lepur ka mundesi te linde edhe 20 kelyshe ne 1 herene disa raste disa nga kelyshet lindin te ngordhur ne disa te tjera mund te ngordhin vetm disa prej kelysheve kelyshet e tyre e kane te nevojshme te pine qumesht deri ne 3 jave por ne 2 javet e para te l lidjes mund te fillojne te hane bar ose buke.ata mund te jetojne deri ne 6 vjec e gjysem. [1]. Këlyshi i lepurit ëshë Kaçorri.
http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/2/2d/Feldhase.jpg/250px-Feldhase.jpg
arjon
04-08-2009, 10:33 AM
Ariu është kafshë gjitare mishngrënëse me katër këmbë, bën pjesë në familjen e kafshëve grabitqare. Në botë njihen tetë lloje arinjsh. Në përgjithësi, ariu njihet si kafshë vetmitare. Zakonisht është aktiv natën, por nganjëherë edhe ditën. Ariu shquhet për një nuhatje të shkëlqyeshme. Megjithëse ariu ka një trup të madh e të rëndë, ai mund të vrapojë shpejt, të ngjitet në pemë dhe të notojë. Arinjtë në shumicën e rasteve ecin shumë ngadalë por nëse del ne gjueti mund të vrapojë deri ne 50km/h. Të gjithë arinjtë perngjajn përnga ndërtimi i tyre trupor. Kanë 40 deri në 42 dhëmbë varet çfarë lloji është. Në shputat e tyre kanë 5 thonj të cilat nuk mund t'i tërheq mbrenda. Masa e tyre trupore sillet nga 25 kg (lloji më i vogël) deri me 800 kg (ariu me i madh (ariu polar)). Arinjtë sot jetojnë më së shumti në Euroazi dhe ne Amerikë. Në Ameriken Jugore gjenden vetëm edhe ne pjesën veriperëndimore. Në Evropën perëndimore dhe qendrore mund të shihen shumë rrallë, ndërsa në Afrikë me vdekjen e ariut të fundit në malet e Atlasit ne shekullin XIX nuk ka mbetur më asnjë ari. Në shumë kultura popullore është simbol i fuqisë. Përndryshe ariu është i njohur për gjumin e gjatë dimëror.
* Ariu i murrëm
* ariu i zi amerikan
* ariu i zi aziatik
* ariu polar
* ariu malaien(shquhet për ngjitjen nëpër pemë)
* ariu buzor (buzet i ka të ndryshme nga arinjtë e tjerë sepse ushqehet me insekte)
* Panda i madh
* ariu me syze
Anatomia e çdo lloji të arinjëve ndryshon. Ariu i murrëm ka muskuj shtesë në shpinë me të cilët ai arrin një force të hatashme. Ariu i murrëm me ndihmen e atyre muskujve shtesë është në gjendje që ta ngrejë një gur me një dorë lehtësisht për të cilin do të nevojiteshin 5 njerëz dhe këta me mezi qe do ta ngrinin.
Anatomia e ariut polar ndryshon ngase ariu polar muskujt shtesë nuk i ka sikurse ariu i murrëm në shpinë por muskujt shtesë i kan në qafë. Këmbët e përparme i kanë të gjata dhe shumë të forta. Këmbët e përparme të tyre duken sikur të jenë drurë për lundrimin e anijeve dhe në mes të gishtërinjëve kanë lëkur sikur bretkosat për të notuar më mirë.
http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/9/9e/Ours_brun_parcanimalierpyrenees_1.jpg/300px-Ours_brun_parcanimalierpyrenees_1.jpg
Deveja është kafshë përtypëse trupmadhe me këmbë të gjata, me qafë të gjatë e të përkulur, me kokë të vogël dhe me një gungë ose me dy gunga në kurriz, që përdoren në shkretëtira e në stepa të thata i kafshë ngarkese. Po ashtu nga kjo kafshë merret leshi i njohur si lesh deve. Ndërsa në popull është e njohur shprehja E bën vezën deve e cila thuhet në rastet kur dikush gjatë kallëzimit i zmadhon gjëra
http://www.alaturka.info/uploads/pics/deve_05.jpg
arjon
04-08-2009, 10:36 AM
Derri është kafshë shtëpiake me trup e me qafë të trashë, me këmbë të shkurtra e me turi të zgjatur, që rritet për t'i marrë mishin, dhjamin e kreshtën. Derri është mashkulli i kësaj kafshe
http://www.heron-productions.com/tutorials/tigerpig/pig.jpg
Macja është kafshë shtëpiake, prej familjes së kafëshëve gjitare. Mashkulli i macës shtëpiake është maçorri, maçoku ose daci.
Macja është kafsha shtëpiake më e vjetër. Shkencëtarët thonë se një varr në ishullin mesdhetar të Qipros ka vërtetuar se mes maceve dhe njeriut ekziston një lidhje e hershme te pakten 9 500 vjeçare.
Sipas revistës Shkenca, studiuesit francezë thanë se skeleti i një maceje të egër ishte gjetur i varrosur pranë eshtrave të një njeriu të epokës së neolitit. Kjo sipas tyre sygjeronte se macja ishte një kafshë shtëpiake, ndoshta e vrarë pas vdekjes të të zotit të saj.
Shkencëtarët besojnë se macet e egra u afruan me njerëzit pasi ato luftonin minjtë që hanin drithërat. Deri tani besohej se egjiptianët e lashtë ishin të parët që zbutën si kafshë shtëpiake macet, kjo rreth 4 mijë vjet më parë.[5] Ka shume lloje te maceve neper bote.Macja ushqehet me mish dhe sidomos kafshet qe pelqen me shume per te ngrene jane brejtesit dhe zogjte.Macja ka putra shume te mira dhe te pershtatshme per trupin e saj si dhe ato e ndihmojne per te ecur dhe mos te demtohen ne vrapimin e saj te shpejte nga thumba ose gure qe takon ne spierfaqjen e tokes sepse jane lekura me e forte ne trupin e saj.Macja ka nje vrap shume te shpejte qe e ndihmon me gjuetin kur kape kafshe te shkathta e te vogla.Syte e tyre jane me fosfor dhe kjo gje dallohet sidomos naten nen driten e henes.Syte e maces jane perfekt edhe naten sepse macja i ka shume shqisa shume me te zhvilluara se te njeriut si pasoje e gjuetise,si pershembull degjimin,nuhatjen etj...
Macja ndihmohet nga muskujt e saj per te vrapuar aq shpejt dhe per te kercyer sa me lart.Thonjte e maces jane shume te mprehte dhe shume te forte sic e ka dhe skeletin e saj dhe me kete gje ajo mund te ngjitet dhe te fiksohet ne nje vend te caktuar.Macja sheipjake eshte edhe me aftesira me te medha se macet tjera pershembull :tigeri luani etj...... Macet shtepiake jam te vetmet mace nga famija e maceve qe mund te gerrhasin...
http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/9/9b/Domestic_cat_cropped.jpg/180px-Domestic_cat_cropped.jpg
arjon
04-08-2009, 10:39 AM
Kaprolli –(lat. Capreolus capreolus L.)[1] është një kafshë e egër e lejuar për gjueti. Kaprolli jetonë në disa vende të botës si në trevat shqiptar. Hapësira e sipërfaqës së planetit ku mund të haset ky lloj dreri është paraqitur në hartën e më poshtme.
http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/8/8b/Capreolus_capreolus_2_Jojo.jpg/250px-Capreolus_capreolus_2_Jojo.jpg
Dreri i rëndomtë –(lat. Cervus elaphus L.)[1] është një kafshë e egër e lejuar për gjueti. Dreri i rëndomtë jetonë në disa vende të botës si në trevat shqiptar. Hapësira e sipërfaqës së planetit ku mund të haset ky lloj dreri është paraqitur në hartën e më poshtme.http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/d/d3/Silz_cerf22.jpg/250px-Silz_cerf22.jpg
Dreri lopatar –(lat. dama dama L.)[1] është një kafshë e egër e lejuar për gjueti. Dreri i rëndomtë jetonë në disa vende të botës si në trevat shqiptar. Hapësira e sipërfaqës së planetit ku mund të haset ky lloj dreri është paraqitur në hartën e më poshtme.
http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/7/7d/Daniel_wisniok.jpg/180px-Daniel_wisniok.jpg
arjon
04-08-2009, 10:43 AM
Ujku (Canis lupus L.) është kafsha më e madhe e llojit të qenve në Evropë, në Azi dhe në Amerikën Veriore. Si çdo përfaqësues i kësaj familjeje, ujku nxiton dhe mban vrapin për një kohë të gjatë. Shqisat e të dëgjuarit dhe të nuhaturit i ka shumë më të zhvilluara se shqisën e të pamurit. Ujku jetën e tij e gjallëron përbrenda familjes apo ndonjë grupi të llojit të vet të përbërë nga 10 deri 15 anëtarë. Shkon së bashku në grup në gjueti. Thëniet e trashëguara për ujkun si bishë e rrezikshme, gjakpirëse apo dinake i zmadhojnë aftësitë dhe vetit reale të tij. Ujku gjithnjë përpiqet t'i shmanget ballafaqimit me njeriun, për jetën e të cilit ai zakonisht nuk paraqet ndonjë rrezik. Gjatë gjuetisë është i durueshëm dhe gjuan edhe tufa të kafshëve si dhenë e dhi shtëpiake që janë zakonisht nën përkujdesen e qenve. Ka ndodhur që ujqit të kenë sulmuar strehimore të arinjve, dhe raste të kanibalizmit në mesin e ujqërve. Mirëpo ushqimi i tyre, sidomos në verë, përbëhet kryesisht nga kafshë të vogla dhe shpezë, dhe fruta të ndryshme. Në të kaluarën e largët trojet e ujqve shtriheshin në një hapësirë të gjerë të planetit, nga Evro-Azia deri në Indi dhe Japoni, dhe nga Amerika Veriore deri në Meksika. Ujqit gjallëronin në tunda, në stepa, në zona pyjore, dhe rrëzë shkretëtirave. Por edhe Evropa, në historinë e saj ishte e mbushur plotë ujq. Sot, në Evropë kanë mbetur vetëm mbeturina të trojeve të ujqve në malet e Spanjës, e Italisë vendet skandinave si dhe tek ne në Ballkan. Paraqitja më e shpeshtë e ujqve në Evropë ndodh në pjesët lindore të saj, posaçërisht në Karpate. Ujqit gjatë dimrit tërhiqen edhe në vende larg trojeve të zakonshme të tyre. Sipas studimeve më të reja ujku është paraardhësi i gjitha racave të qenve shtëpiak, me një fjalë ujkun shtëpiak, ujkun e zbutur ne e quajmë qen.http://www.billybear4kids.com/animal/whose-toes/wolf/WolfStanding.jpg
Çakalli kafshë gjitare grabitqare më e vogël se ujku, me qime të kuqërreme, që ushqehet zakonisht me ngordhësira dhe që nxjerr një angullimë të fortë.
http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/a/a4/Black_Backed_Jackal_Masaai_Mara_April_2008.JPG/250px-Black_Backed_Jackal_Masaai_Mara_April_2008.JPG[/url]
arjon
04-08-2009, 10:46 AM
Dhelpra është kafshë gjitare grabitqare, e ngjashme me qenin e me ujkun, me trup shumë të shkathët, me turi të mprehtë, me bisht të gjatë e të dendur si shtëllungë, që është shumë dinake dhe e guximshme.
Ajo jetën e saj e gjallëron në mënyrë enigmatike dhe kryesisht gjuan gjahun e saj nën errësirën e natës. Ditën e kalon e strukur në vende të dendura apo godina ose në strofullin e saj në vend të thatë, të sigurt shpesh të krijuar në shkrepa, apo gryka me bimë të dendura.
Dhelprat mbesin me barrë gjatë janarit ose shkurtit dhe pjellin nga prilli të vegjlit të cilët i rrisin në nëntokë duke i ledhatuar me dushk dhe me qimet tyre. Nga vend lindja në nëntokë për në sipërfaqe i krijojnë disa tunele. Kjo rrjetë ndërtohet e zgjerohet rregullisht dhe përdoret për disa vite me radhë. Dhelprat janë besnike ndaj vendstrehimit të tyre dhe nuk largohen shumë larg tij. Ato jetojnë të vetmuara ose në çift të përjetshëm.
Në gjueti ato sulmojnë brejtësit, shpezët, pa kurrizorë të mëdhenj, si dhe të vegjël të lepurit, të kaprollit dhe të kafshëve shtëpiake. Ushqimi i tyre pos mishit nga gjahu përbëhet edhe nga bimët, kokrrat dhe frutat e pemëve. Copa të mbetura nga gjahu, i rezervojnë duke i tërhequr deri tek godina e tyre.
Dhia e egër –(lat. Ripicarpa rupicarpa L.)[1] është një kafshë e egër e ndaluar për gjueti. Dhia e egër jetonë në disa vende të botës si dhe në trevat shqiptar.http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/f/f6/Bezoarziege.jpg/250px-Bezoarziege.jpg
arjon
04-08-2009, 10:49 AM
Rrëqebulli, (Lynx rufus), është kafshë e egër mishngrënëse e ngjashme me macen, me trup deri një metër të gjatë, me qime të butë, të dendur e me ngjyrë të murrme lara-lara, me veshë të ngritur e me bisht të shkurtër. I njohur në gjuhën shkencore si Lynx lynx, është mishngrënësi i tretë për nga madhësia në Evropë, pas ariut dhe ujkut. Bën pjesë në familjen e maceve (Felidae) dhe ka përhapje në Euroazi, nga Alpet e Evropës deri në Siberinë Lindore. Në Shqipëri haset kryesisht në zonat malore veriore dhe qendrore si në Alpe, Pukë, Lurë, Martanesh e Librazhd.
Parapëlqen pyjet e larta dhe pak të shkelura nga njerëzit. Ka pamje mjaft karakteristike, me trup të mbledhur dhe këmbë të gjata e me shputa të gjera. Ka kokë të rrumbullakët, veshë të mëdhenj me një xhufkë tipike qimesh në majë, bisht të shkurtër dhe me majë të zezë. Gëzofin e ka ngjyrë kafe në të kuqërremtë, që vjen duke u zbardhur në pjesët e poshtme të barkut dhe është i mbuluar me pulla të errëta.
Është i gjatë 80-130 cm, i lartë rreth 65 cm dhe peshon 12-35 kilogramë. Ushqehet kryesisht me thundrakë, si kaprolli dhe dhia e egër, por në dietën e tij nuk mungojnë dhe lepuri i egër, dhelpra dhe shpendë të ndryshëm të pyllit. Është kafshë tipike vetmitare dhe takohet me rrëqebuj të tjerë vetëm në sezonin e çiftimit. Zë territore të mëdha (deri 2000 km2) dhe është aktiv kryesisht natën. Brenda një nate mund të përshkojë deri 45 km. Rrëqebulli jeton deri 17 vjet.
http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/f/f5/Bobcat_stare.jpg/180px-Bobcat_stare.jpg
vBulletin v3.6.10, Copyright ©2000-2013, Jelsoft Enterprises Ltd.