PDA

View Full Version : Islami dhe Demokracia


BACA
10-07-2010, 06:12 PM
Islami dhe Demokracia


Nga Vladimir Bruçaj

Islami, duke pare edhe natyren e tije, eshte realisht dhe ne menyre definitive i paperputhshem me demokracine? Per t'i dhene nje pergjigje kesaje pyetje, eshte e nevojshme t'i pergjigjemi nje pyetje tjeter: pas lindjes se Islamit ne vitin 632, ka ekzistuar ndonje komb islamik qe te kete adoptuar nje sistem politik dhe demokratik? Pergjigja e kesaje pyetje fatkeqesisht eshte jo. Islami nuk mund te perputhet me demokracine. Islami demokratik nuk eshte Islam, do te ishte nje nocion abstrakt qe nuk do te korrispondonte me asnje ralitet. Dikush do te objektonte se as Krishterimi nuk eshte demokratik, dhe as ne Katoliçizem nuk ekziston demokracia. Kjo eshte parcialisht e vertete, Krishterimi si religjon apo ideologji eshte mjaft demokratike, mesimet e themeluesit te Krishterimit, Krishtit, perputhen ne ç'do kohe dhe me ç'do komb. Ndersa Katoliçizmi nuk eshte demokratik, per faktin se as Papa si kryetar i Kishes dhe as Kardinalet nuk zgjidhen nepermjet votes se lire. Kjo vlen edhe per Kishat e tjera kristiane. Ndryshimi me Islamin eshte se, Katoliçizmi eshte nje "diktature" pa pushtet, as politik dhe as juridik, eshte nje "diktature jo ofensive", qe nuk ka asnje force ligjore. Ne te kundert me me Katoliçizmin, te gjitha regjimet islamike jane diktatura ne kuptimin e plote te fjales, qe formulojne ligje dhe i aplikojne ato me dhune.


Eshte banale te perserisim gjithmone te njejtat gjera, por ne te gjitha vendet islamike aty ku mesimet e Kuranit jane baze e themeleve te shoqerise, nuk mund te ekzistoje demokracia ne kuptimin perendimor te saje, domokracia qe ekziston aktualisht ne Europe dhe Shtyetet e Bashkuara te Amerikes. Mesimet kuranike, jane lavazh truri, dhe te gjitha ata njerz qe kane pesuar keto mesime qe ne moshe foshnjore jane te pa afet te gjykojne ne menyre autonome. Nuk jane ne gjendje te vene ne dyshim asgje, as veten e tyre dhe sistemin qe ju eshte imponuar. Nuk eshte e rastesishme se vetem ne vendet ku ekziston demokracia njerzit marrin guximin te vene ne dyshim Biblen dhe Kuranin, gje qe i revolton pa mase islamiket qe jane rritur nen diktatin e mesimeve kuranike. Nje fenomen i tille eshte duke ndodhur aktualisht edhe ne Shqiperi dhe Kosove. Aktualisht Islami shqiptar ndihet i izoluar dhe pa ide, per faktin se ndihet i pafuqishem te propogandoje mesimet kuranike ne nje vend ku populli e don me te vertete deokracine.


Nje qytetar nga Tunizia qe jetonte ne France vente ne dukje faktin se, gjysma e popullit tunizian spiunonte gjysmen e popullit tjeter. Dhe nje fak i tille ndodh ne te gjitha vendet islamike. Kush ka jetuar ne Shqiperi gjate rregjimit komunist, eshte deshmitar e nje fenomeni analog qe quhej ndryshe Lufta e Klasave, nje fenomen qe ka ekzistuar ne te gjitha diktaturat, ne fashizem dhe komunizem, dhe qe ekziston aktualisht ne te gjitha vendet islamike. Ne komunitetet islamike te te gjitha vendev islamike, komshiu spiunon komshiun, vellai spiunon vellain. Jeta private, ne kuptimin e ngushte te saje, nuk ekziston tek muslimanet, sepse "komuniteti i besimtareve", e ndien te drejten morale qe te gjykoje sjelljet dhe mendimet e te gjithe atyre qe jane pjese e ketije "komuniteti" o qe duhet te jene pjese e tije. Per ç'do sjellje apo veprim te çuditshem qe eshte ne kundershtim me mesimet kuranike dhe moralin islamik, besimtari spiunon besimtarin tjeter duke e paditur tek imami, tek ajatollahu, tek talebanet. Cmimi qe duhet te paguaj varet nga vendi ku ndodhin ngjarjet, por mund te kushtoje denimin me burg ose me vdekje sipas ligjeve te percaktuara nga Sharia.


Gabimi qe eshte bere gjithmone nga bota perendimore sidomos nga kolonizatoret europian, ka qene injoranca qe ata kishin ne lidhje me Islamin, duke i konsideruar gjerat ne menyre europiane dhe jo ne menyre islamike. Shume politikan perendimor kur flasin per Islamin dimostrojne nje injorance jashtezakonisht te thedhe ende ne ditet e sotme. Flasin per dialog me boten islamike duke pretenduar qe te eksportojne demokracine. Nje gje e pa arritshme, te pakten deri atehere kur Kurani te jete baza themelore e te menduarit.


Islami si te gjitha religjonet pre-moderne eshte antidemokratik ne esencen e tije. Dhe nje evolucion kaq radikal nuk eshte i lehte per asnje religjon. Po te marrim si shembull Krishterimin, perpjekjet per te reduktuar rolin e Kishes ka zgjatur jashtezakonisht shume. Nese kemi parasyshe se tranzicioni filloi atehere kur Marsilio da Padova publikoi librin "Defensor pacis" ne vitin 1324, Kishes ju deshen gjashte shekuj te tjere per te pranuar totalisht demokracine. Islamit ka gjasa se do t'i duhen shume me shume.
Proçesi qe duhet per te afruar Islamin me demokracine, kerkon ndryshime radikale ne interpretimin e tije. Per shembull, Sharia, qe eshte ligji islamik antidemokratik, permban thelbin e problemit. E krijuar 1400 vjet me pare, ajo imagjinon qeveri autokratike dhe popuj te nenshtruar, proklamon vullnetin hynor ne dem sovranitetit popullor, dhe inkurajon zhihadin e dhunshem per te zgjeruar kufinjet e Islamit. Sharia, perkrah muslimanet dhe deskriminon jo-muslimanet, ngre ne piedestal burrat dhe deskriminon grate, preferon njerzit e skllaveruar dhe jo ata te lire.


Problemi kryesor tek islami, nuk eshte vetem se ai eshte antidemokratik, por se proçesi i moderizimit te tije ende nuk ka filluar, dhe nuk ekziston asnje shenje te na inkurajoje qe mund te ndodhe nje gje e tille. Per t'u modernizuar islami, eshte e nevojshme qe te ndodhin ndryshime te rendesishme. Duhet zhdukur përdorimi e zhihadit për të imponuar sundimin musliman, nuk duhen konsideruar qytetar inferior ata qe nuk jane musliman, dhe duhen ndaluar denimet me vdekje per blasfemi dhe braktisje te islamit. Nevojitet qe te vendosen liria individuale, te drejtat civile, te drejten per te zgjedhur dhe per t'u zgjedhur, sovranitetin popullor dhe barazine perpara ligjit.


Nje problem tjeter qe behet pengese qe vendet islamike te demokratizohen eshte perkatesia tribale(fisnore). Keto perkatesi krijojne nje kompleksitet te autonomise fisnore dhe nje centralizem tiranik qe pengon zhvillimin e kostitucionalizmit, te supremacise ligjore, te barazise para ligjit, te barazise se sekseve, dhe vlerave te tjera qe parashikon nje sistem demokratik. Deri kur te ekzistoje ky sistem social i bazuar ne zakone te vjetra tribale, demokracia nuk do te mund te zhvillohet ne vendet islamike.


Ne nivelin global, pushteti autokratik islamik pengon zhvillimin e demokracise, ne te gjitha vendet ku ai eshte i pranishem. Islami synon qe te arrije pikerisht te kunderten e reformave demokratike, qe do te thote perpjeket te riafermoje ligjet e Sharias, si ligje qe i kundervehen demokracise. Ndoshta nje zhihadist si Osama Bin Laden mund t'a kerkoje nje gje te tille ne menyre me te hapur se sa nje politikan si Recep Tayyip Erdogan, por te dy kerkojne te krijojne nje sistem puro antidemokratik, per mos me thene totalitar.


Islamiket reagojne ne disa menyra ndaj demokracise. Se pari ata e konsiderojne demokracine te gabuar per faktin se nuk eshte islamike. Fondatori i organizates Vllezerit musliman, Hasan al-Banna, consideron demokracine nje tradhti te vlerave islamike, ashtu si islamiket shqiptar qe konsiderojne Gjergj Kastriotin tradhtar te perendorise islamike-otomane. Ndersa Yusuf al-Qaradawi, imami i kanalit televiziv Al-Jazeera, thekson se zgjedhjet pluraliste jane heretike.
Por, pamvarsisht nga keto perbuzje, islamiket presin me padurim qe te perdorin demokracine per te arritur qellimet e tyre. Paradoksalisht, edhe nje organizate terroriste siç eshte Hamas ka fituar zgjedhjet e fundit ne Palestine. Natyrisht ky precedent nuk i rend islamiket demokratik, por te vendosur per te marre pushtetin, nje taktike qe e perdorin me nje hipokrizi te pashoq. Ashtu siç deklaronte Erdogan: "demokracia eshte si nje autobus, kur te arrime ne destinacionin e caktuar zbresim".


Islami ne te kundert me te kaluaren nuk eshte ne konflikt me besimet e tjera fetare, por eshte ne lufte me demokracine, ne te gjitha ato vende demokratike dhe ne ato vende qe kerkojne te zhvillojne demokracine, perfshire Shqiperine dhe Kosoven. Aktualisht Islami shqiptar ndihet ne veshtirsi, ndihet i rrethuar dhe pa ide. Dhe kjo ndodh per veshtirsite qe ka per t'u perballuar me shoqerine shqiptare, qe eshte nje shoqeri demokartike, bile me demokratike se vete qeverite qe e drejtojne. Veshtirsite e Islamit shtohen me shume ne momentin kur kritikat nuk vine nga besimtar apo drejtues te besimeve te tjera por nga njerz laik dhe intelektual te ndryshem qe nuk flasin ne emer te asnje besimi. Kjo e rend Islamin te dobet sepse i shkurton terrenin konfliktual. Ketu qendron pikerisht sekreti! Per te evituar qe Shqiperia dhe Kosova te shenderrohen ne territore ku perplasen kulturat, dhe per te ruajtuar ate harmoni fetare qe ndoshta ka ekzistuar tek kombi shqiptar, me Islamin duhet te perballemi si laik, si shqiptar, dhe asnjehere si besimtar te nje besimi tjeter. Per Islamin do te ishte fare e lehte nese do t'i duhej te polemizonte me drejtuesit e Krishterimit, do te hynin ne loje propagandistet e shumte islamik qe do te fillonin nje "lufte" verbale kunder kundershtarit, duke gjykuar historine e larget dhe te afert, duke analizuar Biblen dhe Kuranin do te arrinin te krijonin nje terren te persosur konfliktual.


Konflikti me i fresket i Islamit shqiptar me demokracine dhe laicitetin e shtetit jane protestat kunder ligjit qe ndalon mbajtjen e shamise ne institucionet publike ne Kosove. Edhe Turqia islamike qe na e trasmetoje Islamin, e ka te ndaluar me ligj mbajtjen e shamise ne institucionet publike. Dhe ketu ndeshemi me shpirtin anti-demokratik te atyre qe dalin ne rruge per te kerkuar diçka anti-demokratike. Nuk kemi te bejme me shkeljen e te drejtave te njeriut por me ruajtjen e laicitetit shtetror. Ne qofte se nuk do te ruajme shpirtin demokratik te popullit shqiptar rrezikojme te asgjesohemi, ne njeren ane nga armiqet e kombit ne anen tjeter nga ideologjite anti-demokratike. Ceshtja kryesore eshte mbrojtja e te drejtave te njeriut, mbi te gjitha te drejtave te grave. Nje shtet serioz demokratik nuk mbron te drejtat e religjoneve por te drejtat e individit. Nje shtet demokratik duhet te luftoje te gjitha ato religjone dhe ideologji qe shtypin individin. Aty ku ka humbur kurajoja per te mbrojtur lirine e individit, atyre popujve qe paten privilegjin te krijojne konceptin e lirise, nuk u mbetet tjeter vetem te kthehen ne skllever o ne martir. Nje shtet demokratik aplikon te njejtat ligje per te gjithe qytetaret e tije. Nje shtet demokratik nuk eshte parajse, nuk eshte Drejtesia absolute dhe as lumturia e perjetshme. Nje shtet demokratik eshte nje shtet qe aplikon ligjet dhe kaq.


Ndoshta do te vije nje dite qe edhe islami te demokratizohet, por deri ate dite perben forcen me antidemokratike ne bote.

BACA
14-07-2010, 01:39 AM
Nje shkrim me kuptim,po mendimi juaj ?

ikra
18-10-2010, 06:11 AM
Une jam e mendimit se Islami eshte sfide per mendjen njerezore (kete e thote edhe Kurani).
29.63. Dhe nėse ti pyet ata: "Kush e lėshon shiun nga qielli dhe me tė e ngjall tokėn pas vdekjes sė saj?" Ata thonė: "All-llahu!" Thuaj: "Falėnderimi i qoftė All-llahut, por shumica e tyre nuk mendojnė".
Sure : El-Ankebutė
Dikush e mat nivelin e zgjuarsise me IQ dikush duke zgjedhur Islamin e dikush i ben te dyja. Kur flitet per demokracine duhet te bazohemi diku... problemi eshte se ku duhet te bazohemi... kush e vendos se cili eshte modeli...
Nese jemi ne autostrade nese nje njeri nuk ka studiuar ligjet dhe rregullat perkatese e dime shume mire se c'pasoja ka sikur ky njeri te ngase makinen kurr rruga eshte plot me makina. Ama ligjet dhe rregullat i kane bere ato qe kane bere edhe rruget. Ashtu edhe demokracine ka te drejte ta vendose vetem Ai qe ka krijuar gjithcka Ai i cili e din se c'fshehim edhe thelle ne zemra, vetem Ai i cili na ben te zgjohemi nga gjumi i thelle edhe atehere kur as vete ne nuk duam te zgjohemi. Vertet Allahu eshte mbeshtetesi yne me i madh.
Une besoj se ne kete shkrim (me pak mund pasi ka fjale te cilet jane te huaja por po te jeni i interesuar mund t'ia gjeni kuptimin :) mund te kete dicka interesante pasi mu duket njeri i cili po kerkon dicka.

Koncepti islam i diturisė
Dr. Sejjid Wahid Akhtar
06 Prill 2008
Ndėrkohė qė mbetet pyetje e hapur nėse ekziston apo jo njė epistemologji e shtjelluar islame, ėshtė e pamohueshme qė ēėshtje tė larmishme epistemologjike janė diskutuar nė filosofinė muslimane, me njė orientim tė ndryshėm nga ai i epistemologjisė perėndimore. Sot po bėhen pėrpjekje pėr t’i kuptuar ēėshtjet elementare epistemologjike nė raport me atė orientim. Kjo ėshtė njė orvatje e ēmuar, qė meriton interesimin dhe inkurajimin tonė. Mirėpo, ajo mund tė jetė e frytshme vetėm nėse ruhet praktika e analizės rigoroze, duke i kushtuar vėmendje tė kujdesshme pėrkufizimeve tė pėrpikta tė koncepteve tė ndryshme tė pėrfshira.

Duke patur parasysh kėtė, nė punimin tonė do tė bėhet njė pėrpjekje pėr tė pėrvijuar hijet dhe konotacionet e termit ‘ilm (dituri) nė kontekstin islam. Shpresojmė qė kjo orvatje e shkurtėr do tė shėrbejė si hap drejt njė themelvėnieje tė ardhshme pėr ndėrtimin e suazės sė njė teorie islame tė dijes.

Nė teorinė islame tė dijes, termi i pėrdorur pėr diturinė nė arabisht ėshtė ‘ilm, i cili - siē ka theksuar me tė drejtė Rosenthal - mbart konotacion shumė mė tė gjerė se sinonimet e tij nė anglisht e gjuhė tė tjera perėndimore. ‘Dituria’ s’i shpreh dot tė gjitha aspektet e ‘ilmit. Dija nė botėn perėndimore nėnkupton informacion mbi diēka, hyjnore apo materiale, ndėrsa ‘ilmi ėshtė term gjithpėrfshirės qė mbulon teorinė, veprimin e arsimin. Duke theksuar rėndėsinė e kėtij termi nė qytetėrimin musliman e nė Islam, Rosenthal thotė se ai u jep atyre njė trajtė tė dallueshme.

Ē’ėshtė e vėrteta, nuk ekziston koncept qė tė ketė qenė pėrcaktues nė tė gjitha aspektet e qytetėrimit islam sa ‘ilmi. Kjo vlen edhe pėr mė tė fuqishmin ndėr tė gjithė termat e jetės fetare muslimane, si pėr shembull tewhid (“njohja e Njėshmėrisė sė Zotit”), ed-din (“feja e drejtė”) e shumė tė tjerė qė pėrdoren e theksohen vazhdimisht. Asnjėri prej tyre nuk barazohet me ‘ilmin nė thellėsinė e kuptimit dhe gjerėsinė e pėrdorimit. Nuk ka degė tė jetės intelektuale muslimane, ose asaj fetare e politike, apo edhe jetės sė pėrditshme tė muslimanit mesatar qė tė mbetet e paprekur nga qėndrimi gjithmbizotėrues ndaj “diturisė”, si diēka me vlerė tė epėrme pėr muslimanin. ‘Ilmi ėshtė islam, edhe pse teologėt kanė ngurruar ta pranojnė saktėsinė teknike tė kėtij barazimi. Vetė fakti i diskutimit tė tyre pasionant tė konceptit dėshmon pėr rėndėsinė e tij themelore nė Islam.

Mund tė thuhet se islami ėshtė udha e “diturisė”. Asnjė fe apo ideologji tjetėr nuk e ka theksuar aq shumė rėndėsinė e ‘ilmit. Fjala ‘alim pėrdoret 140 herė pėrgjatė Kur’anit, ndėrsa el-‘ilm 27 herė. Nė tėrėsi, numri i ajeteve ku pėrdoret fjala ‘ilm ose derivatet e saj ėshtė 704. Ndihmėsit e diturisė, sikurse libri, pena, boja etj pėrmenden po aq. Kalem pėrdoret nė dy vende, kitab nė 230 ajete, ndėr tė cilėt 81 kanė tė bėjnė me Kur’anin. Fjalė tė tjera qė lidhen me shkrimin shfqen nė 319 ajete. Ėshtė me rėndėsi tė vėrehet qė pena e libri janė thelbėsorė pėr arritjen e dijes. Shpallja islame filloi me fjalėn ikra’ (‘lexo!’ ose ‘recito!’).

Sipas Kur’anit, ora e parė e mėsimit pėr Ademin filloi pak pas krijimit tė tij, dhe atij iu mėsuan ‘tė gjithė Emrat’.

Allahu ėshtė mėsuesi i parė dhe udhėzuesi absolut i njerėzimit. Kjo dituri nuk iu dha as engjėjve. Nė librin e njohur Usul el-Kafi ka njė thėnie tė Imamit Musa el-Kadhim se ‘ilmi ėshtė tre llojesh: ajatun muhkamah (shenjat e pakundėrshtueshme tė Zotit), faridetun ‘adileh (detyrime tė drejta) dhe sunnat el-ka’imeh (tradita tė vėrtetuara nga Profeti s.a.v.a.). Kjo nėnkupton se ‘ilmi, arritja e tė cilit ėshtė detyrė pėr tė gjithė muslimanėt mbulon shkencat e teologjisė, filosofisė, ligjit, etikės, politikės dhe urtisė sė mėsuar ummetit nga Profeti (s). Ghazzaliu ka dalluar nė mėnyrė tė pajustifikueshme ndėrmjet llojeve tė dobishme e tė kota tė dijes. Islami nė tė vėrtetė nuk e konsideron asnjė formė dijeje si tė dėmshme pėr njerėzit. Mirėpo, ajo qė nė Kur’an ėshtė quajtur dije e kotė apo mė mirė e dėmshme qėndron nė pseudoshkencat ose bestytnitė e kohės sė xhahilijjetit.

‘Ilmi ėshtė tre llojesh: informacion (kundrejt paditurisė), ligje natyrore dhe njohuri pėrmes hamendėsimit. Lloji i parė dhe i dytė i dijes konsiderohen tė dobishėm dhe arritja e tyre ėshtė bėrė e detyrueshme. Kurse llojin e tretė, i cili i referohet asaj qė quajmė supozim e hamendje, apo qė shoqėrohet nga dyshimi do ta shqyrtojmė mė vonė, ngase hamendja ose dyshimi janė nganjėherė thelbėsorė pėr dijen, si mjet ama e jo si qėllim.

Krahas ajeteve tė ndryshme kur’anore qė theksojnė rėndėsinė e diturisė, ka qindra hadithe profetike qė i nxisin muslimanėt tė arrijnė tė gjitha llojet e dijes nga cilido cep i botės. Gjatė periudhės sė tyre tė vendnumėrimit dhe rėnies, muslimanėt e kufizuan veten nė teologji si forma e vetme e detyrueshme e dijes, njė qėndrim i cili pėrgjithėsisht por gabimisht i vishet sulmit tė filosofisė dhe shkencave nė botėn islame nga Ghazzaliu. Sigurisht, Ghazzaliu kaloi nėpėr njė periudhė tė turbullt skepticizmi, por nė tė vėrtetė ai ishte nė kėrkim tė sigurisė, tė cilėn nuk e gjeti nė dijen diskursive por nė pėrvojėn mistike.

Duhet thėnė nė favor tė tij se ai shtroi rrugėn pėr ēlirimin e besimtarit nga imitimi i verbėr dhe tė ndihmuarit e tij pėr t’iu qasur kėrkimit tė dijes sė sigurtė.
Nė botėn islame, gnosa (ma'rifeh) dallohet nga dija nė kuptimin e arritjes sė informacionit nėpėrmjet proēeseve logjike. Nė botėn joislame tė mbizotėruar nga tradita greke, urtia (hikmeh) konsiderohet mė e lartė se dija. Por nė Islam, ‘ilmi nuk ėshtė thjesht dije. Ai ėshtė sinonim me gnosėn (ma'rifeh).

Dituria konsiderohet e nxjerrė nga dy burime: intelekti ('akl) dhe dija e drejtpėrdrejtė dhe e pandėrmjetėsuar qė arrihet nėpėmjet pėrvojės mistike ('ilm huduri).

Ėshtė me rėndėsi tė vėrehet se nė Kur’an e Hadith vihet theks i madh mbi ushtrimin e intelektit, sidomos nė ēėshtjen e ixhtihadit. Nė botėn sunnite fjala kijas (metoda e arsyetimit analogjik e parashtruar nga Imam Ebu Hanife) pranohet si vegėl ixhtihadi, por mėsuesi dhe udhėzuesi i tij shpirtėror Imami Xha'fer es-Sadik i dha pėrparėsi intelektit ('akl) nė kėtė ēėshtje. Nė krejt literaturėn shi‘ite tė fikhut dhe usulu’l-fikhut, ‘akli theksohet shumė mė tepėr, sepse kijasi ėshtė vetėm njė formė thuajse-logjike argumentimi, ndėrsa ‘akli rrok tė gjitha aftėsitė racionale tė njeriut. Madje edhe intuita ose pėrvoja mistike shihen si stad mė i lartė i ‘aklit. Nė litėraturėn shi‘ite nė veēanti dhe sunniten nė pėrgjithėsi, ‘akli kondierohet si parakusht pėr diturinė.

Duke filluar me Usul el-Kafiun, tė gjitha pėrpilimet shi‘ite tė Hadithit ua kushtojnė kreun e tyre tė parė meritave tė ‘aklit dhe virtyteve tė ‘ilmit. Nė pėrpilimet sunnite tė Hadithit, pėrfshirė Sihah es-sitteh deri tek Ihja’-ja e Ghazzaliut kėsaj ēėshtjeje i kushtohet njė kapitull, tė cilit megjithatė nuk i jepet pėrparėsi. Kjo tregon se nė mesin e muslimanėve ekziston njėzėshmėri mbi rėndėsinė e ‘aklit, i cili merr formėn e termave te’akkul, tefekkeh dhe tedebbur nė Kur’an.

Ushtrimi i intelektit (‘akl) ėshtė domethėnės pėr tėrė literaturėn islame, qė luajti rol tė rėndėsishėm nė zhvillimin e tė gjitha llojeve tė dijes, shkencore ose tjetėrsoj, nė botėn muslimane. Nė shekullin XX, mendimtari musliman nga India, Muhammed Ikbal theksoi nė veprėn e tij Rindėrtimi i Mendimit Fetar nė Islam se ixhtihadi ėshtė parim dinamik nė trupin e Islamit. Ai pohon se shumė pėrpara Francis Bacon-it, parimet shkencore u theksuan nga Kur’ani, i cili nėnvizon rėndėsinė e vėzhgimit dhe eksperimentimit nė arritjen e pėrfundimeve tė sigurta. Mund tė theksohet gjithashtu se juristėt dhe komentatorėt muslimanė tė Ku’anit pėrdornin analizėn gjuhėsore nė interpretimin e urdhėresave kur’anore dhe Sunnetit tė Profetit (s.a.). Vepra Tehafut el-felasifeh e Ghazzaliut ėshtė mbase trajtesa e parė filosofike qė pėrdori metodėn analitike gjuhėsore pėr tė sqaruar ēėshtje tė caktuara filosofike.

Personalisht mendoj se ai ėshtė mė shumė viktimė e keqdashjes sesa i kuptuar siē duhet - si nga interpretuesit muslimanė besimdrejtė, ashtu edhe ata liberalė tė filosofisė sė tij. Metoda e tij e dyshimit i shtroi rrugėn veprimtarisė intelektuale tė shėndetshme nė botėn islame, mirėpo pėr shkak tė rrethanave historike e shoqėrore, ajo kulmoi nė stagnimin e mendimit filosofik dhe shkencor, gjė qė e bėri atė shėnjestrėn e kritikave nga filosofėt mė vonė.

Kishte dallim ndėrmjet urtisė (hikmeh) dhe diturisė nė filosofinė para-islame tė zhvilluar nėn ndikimin e mendimit grek. Nė Islam njė dallim i tillė nuk ekziston. Ata qė i theksuan dallime tė tilla e ēuan mendimin islam drejt ujėrave joislame.

Filosofė si el-Kindi, el-Farabi dhe Ibn Sina konsiderohen hakimė (filosofė) e, nė kėtė kapacitet, epėrorė ndaj ‘ulemasė dhe juristėvė (fukaha’). Ky keqkonceptim solli sulmin e Ghazzaliut ndaj filosofėve. Islami ėshtė fe qė i fton ndjekėsit e vet ta ushtrojnė inteligjencėn dhe ta pėrdorin diturinė pėr tė arritur tė vėrtetėn e pėrfundme (hakk). Mendimtarėt muslimanė pėvetėsuan shtigje tė ndryshme pėr arritjen e kėtij qėllimi. Ata qė quhen filosofė iu pėrkushtuan logjikės e metodės shkencore dhe pėrbuzeshin nga sufitė, ndonėse disa prej tyre, sikurse Ibn Sina, el-Farabi dhe el-Ghazzali iu mbėshtetėn udhės mistike nė kėrkimin e sė vėrtetės nė stade tė ndryshme tė kėrkimit tė tyre. Siē thashė mė lart, fjala ‘ilm nuk mund tė pėrkthehet si dije e thjeshtė; duhet theksuar se ajo ėshtė edhe gnosė (ma’rifeh). Mund tė gjehen elemente tė mendimit mistik nė shkrimet e shumė filosofėve muslimanė.

Nė veprėn Keshf ul-mahxhub tė ‘Ali Huxhwiriut bėhet dallim ndėrmjet khaber (informacionit) dhe nazer (mendimit analitik). Kjo vlen jo vetėm pėr sufitė, por edhe shumicėn e filosofėve muslimanė qė synuan tė arrinin dijen e pėrfundme e cila do tė pėrfshinte tė gjitha gjėrat, materiale apo hyjnore. Nė traditėn filosofike perėndimore bėhet dallim ndėrmjet dijes pėr Qenien Hyjnore dhe dijes qė ka tė bėjė me botėn fizike. Por nė Islam njė dallim i tillė nuk ekziston.

Ma’rifeh ėshtė dije pėrfundimtare qė buron nga njohja e vetes: Men ‘arefe nefsehu fe ked ‘arefe Rabbehu (“kush njeh veten njeh Zotin e tij”). Ky proēes pėrfshin gjithashtu njohjen e botės dukurore. Prandaj, urtia dhe dituria qė mbahen si dy gjėra tė ndryshme nė botėn jomuslimane janė e njėjta gjė nė perspektivėn islame.

Nė diskutimin e diturisė, lind njė pyetje e rėndėsishme mbi atė se si mund tė kapėrcehen dyshimet nė lidhje me doktrina tė caktuara mbi Zotin, gjithėsinė e njeriun. Nė pėgjithėi, besohet se nė Islam nuk ka vend pėr tė dyshuar ose vėnė nė pyetje ekzistencėn e Zotit, profetėsinė e Hazreti Muhammedit (s.a.) dhe udhėresat Hyjnore, se Islami kėrkon nėnshtrim tė pekuivok ndaj diktateve tė tij. Kjo pėrshtypje e pėrgjithshme ėshtė keqkonceptim, po tė shohim theksimin e ‘aklit nga ana e Islamit. Nė ēėshtjen e rrėnjėve tė besiit (usul ed-din), besimtari duhet tė pranojė tewhidin, nubuwwetin dhe ma’adin (tė cilėve nė shkollėn e Ehl ul-Bejtit u shtohen edhe dy nėnparime: Drejtėsia Hyjnore - ‘adl e Imameti) mbi baza racionale ose mbėshtetur nė pėrvojėn ekzistenciale vetjake. Kjo siguron qė tė mos i lihet vend dyshimit e skepticizmit nė Islam, pėrpara arritjes sė sigurisė nė iman. Sufitė e kanė pėrshkruar imanin nė tre shkallė: ‘ilmu’l-jekin (dije e sigurtė), ‘ajnu’l-jekin (dije me anė tė shikimit) dhe hakku’l-jekin (dije me anė tė unitetit tė subjektit dhe objektit. Shkalla e fundit arrihet nga tė zgjedhurit e paktė.

‘Ilmi pėrmendet nė shumė vargje kur’anore si ‘dritė’ (nur), dhe Allahu pėrshkruhet si Nuri i pėrfundėm, ēka do tė thotė se ‘ilmi nė kuptimin e pėrgjithshėm ėshtė sinonim me ‘dritėn’ e Allahut. Kjo dritė nuk ndriēon pėrgjithmonė pėr tė gjithė. Ajo fshihet nganjėherė nga retė e dyshimit qė lind nė mendjen e njeriut. Dyshimi interpretohet nganjėherė nė Kur’an si errėsirė, por edhe injoranca paraqitet si errėsirė nė mjaft vargje tė tij. Allahu pėrshkruhet si nur, dhe dituria simbolizohet gjithashtu nga nuri. Injoranca ėshtė errėsirė dhe ma’rifeh ėshtė dritė. Nė ajetin kursi Allahu thotė:
{Allahu ėshtė Drita e qiejve dhe e tokės ... Allahu ėshtė Mbikėqyrėsi i besimtarėve dhe Ai i udhėzon ata nga errėsira nė ditė}.
Zakonisht errėsira interpretohet si mosbesim, kurse drita si besim nė Zot. Ka shumė vargje nė Kur’an dhe tradita tė Pejgamberit (s.a.) qė theksojnė se drita mund tė arrihet nga ata qė luftojnė kundėr errėsirės.

Ndėr filosofėt muslimanė, veēanėrisht disa mu’tezili si Nizzami, el-Xhahidhi, el-Xhubba’i e tė tjerė pėrvetėsuan rrugėn e skepticizmit. Ghazzaliu ishte mė i shquari \6 filosofėt muslimanė tė kohės, i cili nė autobiografinė e tij el-Munkidh min ed-delel shtjelloi udhėn e skepticizmit, tė cilėn ai e shkeli pėr tė arritur tė vėrtetėn. Disa mendimtarė muslimanė, si Ebu Hashim el-Xhubba’i, el-Bakilani, en-Nizzami dhe tė tjerė mbrojtėn skepticizmin pėr tė arritur besim tė patundur fetar. Skepticizmi ėshtė qėndrim me tre kuptime tė ndryshme: mohim tė krejt dijes, agnosticizėm dhe metodė pėr tė arritur tė sigurtėn. Shumica e filosofėve muslimanė synuan qėllimin e sigurisė.

Kuptimi i pėrgjithshėm i skepticizmit si pamundėsi e arritjes sė dijes nuk pėrputhet me mėsimet islame. Ai ėshtė i pranueshėm vetėm kur shpie nga pasiguria nė siguri. Metoda skeptike ka dy aspekte: kundėrshtimin e tėrė dijes absolute dhe pranimin e rrugės pėr tė kapėrcyer pasigurinė. Filosofėt muslimanė kanė ndjekur rrugėn e dytė, sepse nė Islam theksi vihet mbi kundėrshtimin e besimit tė verbėr. Shejh el-Mufidi, njė teolog dhe jurist i shquar imami ka thėnė se ekziston njė ndarje shumė e ngushtė e besimit nga mosbesimi pėrderisa besimtari tė imitojė teologė tė caktuar. Sipas tij, imituesi ėshtė nė buzė tė mosbesimit (kufr).
Nė Islam, ‘ilmi nuk kufizohet tek arritja e dijes, por pėrfshin aspekte socio-politike dhe morale. Dituria nuk ėshtė thjesht informacion; ajo u kėrkon besimtarėve tė veprojnė sipas bindjeve tė tyre dhe t’u pėrkushtohen qėllimeve qė Islami synon tė arrijė. Me pak fjalė, teoria e dijes nė perspektivėn islame nuk ėshtė thjesht teori e epistemologjisė. Ajo kombinon diturinė, depėrtimin dhe veprimin shoqėror si pėrbėrės tė saj. Do tė doja tė citoja njė hadith profetik tė pėrcjellė nga Emiru’l-Mu’minin Imam Ali ibn Ebi Talibi: Njė herė Xhibraili erdhi tek Ademi a.s. dhe i kėrkoi tė zgjidhte midis fesė (din), turpit (haja’) dhe intelektit (‘akl). Kur Ademi a.s. zgjodhi ‘aklin, Xhibra’ili u tha dy tė tjerėve tė tėrhiqeshin me tė nė qiell, por ata u pėrgjigjėn se ishin urdhėruar nga Allahu qė ta shoqėronin ‘aklin kudo qė tė ndodhej.

Kjo tregon se sa pėrfshirėse janė nocionet e intelektit dhe diturisė nė Islam dhe sa thellėsisht tė lidhura janė ato me besimin e moralin.
Zhvillimi i gjithanshėm i degėve tė ndryshme tė diturisė qė lidhet me dukuritė fizike e shoqėrore, si dhe proēesi i argumentimit logjik pėr mbrojtjen e doktrinės islame dhe nxjerrjen e gjykimeve ligjore (ahkam) nga urdhėresat kur’anore dhe tradita profetike i detyrohet nocionit tė ‘ilmit nė Islam.

Dija shkencore, qė pėrfshin shkencat natyrore dhe fizike, u kėrkua e u zhvillua me vrull nga shkencėtarėt dhe matematikanėt muslimanė qė nga dekadat e fundit tė shekullit tė parė hixhri. Pėrpjekja shkencore gjeti periudhėn e saj lulėzuese me ngritjen e Bejt ul-hikmeh gjatė sundimit tė el-Me’mnit. S’ka dyshim qė ndihmesat madhore nė filozofi e shkenca u bėnė nga iranianėt, mirėpo miti i krijuar nga orientalistėt se dy burimet themelore tė Islamit, Kur’ani e Sunneti nuk pėrmbajnė ide shkencore dhe filosofike ėshtė krejtėsisht i gabuar. Siē u theksua mė lart, Kur’ani e Hadithi jo vetėm qė i inkurajuan, madje i obliguan muslimanėt qė ta kėrkonin tė vėrtetėn lirisht nga tė gjitha burimet e mundshme, por pėrmbanin gjithashtu udhėzime tė caktuara udhėrrėfyese qė mund t’i ofronin themel tė sigurtė zhvillimit tė shkencave fetare e tė tjera. Disa hadithe profetike madje i japin pėrparėsi dijes mbi adhurimet vullnetare. Ka mjaft tradita qė tregojnė se gjumi i dijetarit ėshtė mė i vlefshėm se dalja pėr haxh e injorantit dhe pjesėmarrja e tij nė xhihad, dhe se pika e bojės sė dijetarit ėshtė mė e shenjtė se gjaku i dėshmorit. Emir el-Mu'minin 'Aliu ka thėnė se shpėrblimi pėr devotshmėrinė do t’i jepet besimtarit nė botėn tjetėr nė pėrpjesėtim me shkallėn e zhvillimit intelektual dhe diturisė sė tij.
Islami nuk ka pretenduar kurrė se vetėm teologjia ėshtė e dobishme, ndėrsa shkencat empirike tė kota apo tė dėmshme. Ky koncept ėshtė pėrhapur nga klerikė gjysėm-analfabetė ose shėrbyesit e kohės nga mesi i tyre, tė cilėt kėrkonin t’i mbanin muslimanėt nė errėsirėn e injorancės dhe besimit tė verbėr, nė mėnyrė qė tė mos ishin nė gjendje t’u kundėrviheshin sundimtarėve shtypės dhe t’u bėnin qėndresė teologėve tė oborrit tė tiranėve. Ky qėndrim solli jo vetėm dėnimin e shkencės empirike, por edhe tė ‘ilmu’l-kelamit e metafizikės, ēka solli rėnien e muslimanėve nė politikė dhe ekonomi.

Edhe sot madje, segmente tė gjera tė shoqėrisė muslimane vuajnė nga kjo sėmundje. Ky qėndrim i pashėndetshėm dhe antidituror lindi disa lėvizje qė i konsideronin librat elementarė tė teologjisė si tė mjaftueshėm pėr muslimanin dhe dekurajonin pėrvetėsimin e dijes empirike si dobėsuese e imanit.

Pėrveē Shejh el-Mufidit dhe dijetarėve te tjerė imami, njė sėrė juristėsh dhe ‘ulemashė sunni, madje edhe ata qė mbahen pėr konservatorė, si Ibn Tejmijje dhe Ibn Kajjim el-Xheuzijje e konsideronin imitimin (teklid) si tė pambėshtetur dhe tė dėmshėm fetarisht.

Xhelal ed-Din es-Sujuti mendonte se teklidi ishte ndaluar edhe nga selefėt edhe nga khalefėt (brezat e parė dhe ata tė mėvonshėm tė dijetarėve, pėrkatėsisht). Ai citon kundėrvėnien e Shafi‘iut ndaj teklidit. Ibn Hazmi ndoqi tė njėjtėn linjė. Kėta si dhe shumė juristė e teologė tė tjerė theksuan ushtrimin e ‘aklit dhe ixhtihadit si tė detyrueshėm pėr besimtarėt. Imam ‘Aliu i dha vend krenar arsyes edhe nė ēėshtjet e fesė. Ebu 'Ala' el-Ma'arri besonte qė nuk kishte imam pėrveē arsyes. Ėshtė e qartė pra, se si shi‘itėt, ashtu edhe sunnitė, pavarėsisht dallimeve tė tyre nė disa ēėshtje, u pajtuan mbi roin e arsyes dhe domosdoshmėrinė e ixhtihadit.

Ėshtė fatkeqėsi qė disa lėvizje tė kohėve tė fundit nė kryengritjen islame nė botėn sunnite, si Egjipt, Saudi, Marok, Algjeri, Sudan etj i kundėrvihen arsyes dhe predikojnė imitim, duke e shtrembėruar rolin e ixhtihadit dhe duke shpėrfillur edhe teologė madhorė selefi. Ata nuk e kuptojnė se ky qėndrim ėshtė vetkundėrshtues dhe vetmundės pėr kauzėn e tyre. Ėshtė shenjė e mirė qė, krahas kundėrshtimit tė ‘aklit kohėve tė fundit nga disa qarqe sunnite, po bėhen pėrpjekje pėr ta rigjallėruar ushtrimin e ixhtihadit dhe pėr tė kombinuar dijen shoqėrore, shkencore e laike me mėsimdhėnien e teologjisė, jurisprudencės (fikh), metodologjinė e jurisprudencės (usulu’l-fikh), shkencėn e hadithit, shkencėn e jetėshkrimeve tė transmetuesve (‘ilm er-rixhal), teologjinė (kelam) dhe komentimin e Kur’anit (tefsir), zotėrimi i tė cilave ėshtė thelbėsor pėr ixhtihadin nė ēėshtjet e besimit dhe praktikės.

Njė tjetėr mit i pėrhapur nga orientalistėt, se mendja arabe nuk ishte e prirur pėr filosofim dhe se ishte mendja ariane, pra persianėt, ajo qė futi filosofinė nė botėn muslimane, ėshtė po aq e pabazuar dhe pėrbėn komplot kundėr historisė sė filosofisė muslimane dhe ndihmesės sė saj domethėnėse nė zhvillimin e shkencave, qė i sollėn dobi jo vetėm botės muslimane, por kontribuan edhe nė pasurimin e diturisė, kulturės e qytetėrimit njerėzor. Pėr ironi - megjithė pretendimet se mendja ariane e futi filosofinė dhe mendimin e kėrkimin shkencor nė Islam - filosofia muslimane quhet ‘filosofi arabe’ nga orientalistėt, duke nėnkuptuar njė kundėrshti tė brendshme nė paragjykimin e tyre ndaj semitėve. Nė Islam, pas Kur’anit e Hadithit profetik, ligjėratat, letrat dhe thėniet e ‘Aliut, tė mbledhura mė vonė nėn titullin Nehxhu’l-belaghe pėrmbanin farėrat e hulumtimit filosofik dhe shkencor. Dhe ‘Aliu ishte arab! Po kėshtu, mu’tezilitė, qė njihen si racionalistėt e parė nė mesin e muslimanėve ishin arabė. Edhe ai qė konsiderohet si filosofi i parė zyrtar islam, el-Kindi, ishte arab.

Pas zbehjes sė hulumtimit filosofik e shkencor nė lindjen muslimane, filosofia dhe shkencat lulėzuan nė perėndimin musliman, nė sajė tė pėrpjekjeve tė mendimtarėve me prejardhje arabe si Ibn Rushd, Ibn Tufejl, Ibn Baxheh e Ibn Khaldun, babai i sociologjisė dhe filosofisė sė historisė. Filosofia e historisė dhe shoqėrisė e Ibn Khaldunit ėshtė lulėzimi i farės sė hershme nga mendimtarėt muslimanė nė sferat e etikės dhe shkencės politike si Miskewejh, ed-Dawwani e Nasir ed-Din et-Tusi. Merita pėr vėmendjen serioze tė kushtuar ndaj filosofisė socio-poitike i takon Farabiut, i cili shkroi libra mbi kėto ēėshtje, me titull Medinet el-fadileh, Ara' ehl ul-medinet el-fadileh, el-Mileh el-fadileh, Fusul al-medeniyyeh, Sireh Fadileh, Kitab es-Sijaseh el-medenijjeh etj.

Muslimanėt nuk i mospėrfillėn kurrė problemet socio-politike, ekonomike dhe tė tjera qė kishin tė bėnin me realitetin fizik e shoqėror. Ata kontribuan fuqimisht ndaj qytetėrimit njerėzor dhe ushtruan mendimin e hulumtimin e tyre tė lirė nė lėmij tė ndryshėm tė diturisė, me rrezikun e dėnimit si heretikė e madje jobesimtarė. Besimtarėt e vėrtetė dhe tė palėkundur nė Islam si Ghazzaliu, Ibn Rushdi, Ibn Baxheh, el-Hejthemi, Ibn 'Arabiu e Mulla Sadra, dhe sė fundmi Sejjid Ahmed Khan, Ikbali dhe Meawdudi nuk u kursyen nga fetvatė e kufrit nga mbėshtetėsit e imitimit tė verbėr, tė cilėt ishin armiqėsorė ndaj parimit tė ixhtihadit, kėrkimit shkencor dhe mendimit kritik.

Bashkė me astronomėt, matematikanėt, shkencėtarėt e mjekėt muslimanė si Ibn Sina, Zekerijja er-Razi dhe tė tjerė qė ishin vendimtarė nė zhvillimin e diturisė dhe qytetėrimit njerėzor, do ishte e padrejtė tė mos pėrmendeshin ndihmesat domethėnėse tė Vėllezėrve tė Pastėrtisė (Ikhwanu’s-Safa), njė grup dijetarėsh e mendimtarėsh shi‘itė-isma‘ili qė shkruajtėn trajtesa origjinale mbi tema tė larmishme filosofike e shkencore, njė pėrpjekje kjo e cila pėrbėn orvatjen e parė pėr hartimin e njė enciklpoedie nė periudhėn e njohur.

Si pėrfundim, mund tė pohohet me tė drejtė se teoria islame e dijes ishte pėrgjegjėse pėr lulėzimin e njė kulture tė mendimit tė lirė dhe hulumtimit shkencor racional qė pėrfshinte gjithashtu sferat e teorisė dhe praktikės.