SantaKruz
08-11-2006, 11:57 PM
Ese per shkrimtarin
JEVREMI
Nga: Fehmi Ajvazi-Prishtine
I.
A e kemi harruar shkrimtarin malazias Jevrem Berkoviq ? Ai per ne eshte emer i njohur ne Kosove, ne Shqiperi etj. Dhe, nuk eshte dosido vetem nje emer shkrimtari qe do kujtuar pse na cenka, njeri i letrave. Jo. Qysh nga viti 1981, Jevremi u pozicionua ne llogorin e zerave te paket ne ish Jugosllavi qe e mbrojti me perkushtim dhe qe e perkrahu me guxim rinine shqiptare te Kosoves, ate rinine qe e kerkonte trimerishte, “Republiken”. Mirepo, qysh aso kohe ky shkrimtar, ky patriot dhe humanist, ky publiciste i zjarrte i lirise dhe i se drejtes perjetoi kercenimet dhe atakimet e rrezikshme te regjimit, perjetoi shanatzhet dhe izolimin. Dhe padyshim, shkaku i Kosoves...! Kurse ne ne Kosove dhe gjithandej ku kishte shqiptar ne ish Jugsllavi, kishim aq shume nevoje per te na perkrahur dikush, kishim nevoje te na mbronte sado pak dikush, madje fare pak sepse, ishim te izoluar e te lincuar si komunitet, si popull, si shoqeri. Ne momente te veshtira, e keni pare se sa shume rendesi ka perkrahja, ndihma madje qofte edhe ne permasa te vogla, ne permasa – therime...! Ish Jugosllavia, ishte versulur mbi ne si nje bishe e terbuar dhe kerkonte te na shkatrronte me themele. Ajo kohe – zezone “e Republikes”, ishte nje vorbull vullkanike e dhunes e krimit. Askush, vec urrejtjes, nuk denjonte te rreshtohej ne perkrahje te kauzes sone. Jevremi, mund te thuhet, ishte nga te paret qe kaloi ne anen tone dhe nuk u pajtua me pergjakjen fashiste te shqiptareve dhe Kosoves.
II.
Jevremi, ishte zeri i vetmuar qe vinte deri tek ne, si neper balada. Ai ze godites, nuk mund te harrohet lehte, nga ne. Jevremi, poashtu edhe ne vitet e nentedhjeta nuk ka pushuar ta mbroje kauzen shqiptare te Kosoves per liri. Me vone, ai ishte njejet, edhe perkrahes i rezistences se armatosur ne Kosove. Zeri i tij, ishte shumedimensional: ne letra publicistike, ne intervista, ne debate...etj. Pa huti dhe ekuivoke, na ka perkrahur kudo qe iu ka dhene rasti dhe s’ka kursyer mundin dhe dijen per ta bere nje gje te ketille. Por, atij i eshte dashur te sfidoj realitetin ne te cilin vet, ka jetuar: per kohe te gjate e ka urrejtur regjimi dhe pushteti, e kane urrejtur shume serbet, nje kohe te gjate e kane urrejtur edhe “te vetet” – malaziasit. Jevremi, aspak nuk e ka pasur lehte kete pune sepse, armiqt e lirise se popujve jane gjithandej edhe shume, por edhe injorante e te rrezikshem ! Prandaj, ai e ka bartur mbi supet e tij nje kohe te gjate “kryqin”e tradhtarit te popullit dhe te shtetit te tij per shkak te perkrahjes se shqiptareve, dhe te Kosoves. Ai, shumehere eshte dashur te fshihet, te izolohet, te mbrohet dhe ta braktise dhembshem e vetem, vendin e tij: te kerkoj strehim, madje edhe azil politik ne vende te tjera. Jevremi, ka arritur te mbijetoje...
III.
Ne vjeshte te vitit te kaluar, erdhi ne Kosove. Erdhi, sepse ai deshironte ta shihte Kosoven e pasluftes me syte e tij, ate Kosoven qe kishte dekada tek e kishte mbrojtur me pasion ! Gjate kesaj vizite, ai shkoi ne Prekaz te varri i Komandntit Legjendar dhe u perkul me respekt tek ai varr qe rri mbi bote, si nje meteor ! Duke e ndruar Adem Jasharin dhe Jasharajt e tjere, ai e nderoi gjithe skarificen e shqiptareve per liri dhe luften titanike te UĆK-se. Dhe, cfare tha ai ne Mitrovice kur pranoi cmimin poetik “Kepi i Shpreses se Mire”...?
”Dramat e medha te popujve, ndodhin e kalojne. Dhe nga ato drama, popujt dalin ngadhėnjimtare, ose zhyten ne humneren e se kaluares. Kjo i ndodhi edhe popullit shqiptar ne Kosoven shqiptare, dhe atyre qe kete vend e perjetojne si “atdhe te tyre”. I ndodhi mu ajo, dhe ata qe deshen ta vrasin, e forcuan, ndersa veten e shperngulen jo vetem nga Kosova, por edhe nga miti i Kosoves, mit te cilin e krijuan me lahutari priftėrinjte, rapsodet etj, duke menduar se kjo do tė jete arma e tyre vrastare pushtuese, arma e tyre shpirterore per shkombetarizimin e shqiptareve. Mirepo, miti i tyre i tradhtoi, dhe se pari i beri viktima te veta, e pastaj i ballafaqoi me te verteten e vrazhdet...”
IV
Pak dite me pare, persona te panjohur e sulmuan shkrimtarin. Ata, i vrane truprojen. Jevremi, ka marre palge te renda. Dishepulli i letrave te bukura, krijuesi shuemvjeqar, shefi i Akademise Dukleane, militanti i lirise se popujve, bartesi i palodhshem i konceptit te sovranitetit malazias, miku i madh i shqiptareve mezi ka shpetuar gjalle nga ky akt i shemtuar. Dhe ky, s’eshte atentati i pare kunder shkrimtarit. Jevremi, ka pasur pervoje te keqe sa here ne jeten e tij, prandaj duhet te lutemi qe ai edhe kesaj here, te shpetoj dhe ti kthehet jetes. Sepse, Jevremi i duhet vendit te tij, i duhet muzes krijuese, i duhet kauzes se lirise dhe dashurise humane – njerezore, i duhet kohes e cila goditet panderprere nga maskat dhe kapuconjet e zeze. Shkrimtari duhet te jetoje sa me shume qe ti kendoj dimensionit te lirise dhe se ardhmes njerezore, dimensionit te drites, gjithandej ku ka jete. Sepse, kush me mire se shkrimtari e di kete zanat ?