PDA

View Full Version : Lajme Nga Futbolli Shqiptar..


Faqet : [1] 2 3 4 5 6 7

the_best
11-03-2006, 10:58 PM
Ardian Gjokaj nenshkruan kontrate 2 vjecare me Trabzonspor

Kane kaluar shume kohe qe heren e fundit eshte folur per ndonje futbollist malesor. Edhe pse Malesia ka pas talent te medhenj te ketij sporti, pak prej tyre arriten qe te debutojne per ndonje klub te madh. E nje nder te radhet ishte edhe Ardian Gjokaj, Malesori tash 27 vjecar, qe para pak viteve ishte emer qe klubet e medha boterore e deshironin ne ekipin e tyre. Mbas kontrates se tij famoze per ā€œMallorcaā€ te Spanjes, Ardianin nuk e deshte fati. Karriera e tij filloi te shkoje teposhte per shkak te lendimeve dhe operacioneve te shumta qe kishte, por ai edhe nje here tregoi karakterin e fort qe kane Malesoret dhe nuk u dorezua. Mbas 4 viteve ne Spanje u kthye ne ligen e SMZ, luajti nje kohe per ā€œObiliqā€, pastaj per ā€œOFK Beogradā€, e se fundi kaloi ne ā€œCrvena Zvezdaā€ te Beogradit me te cilen nenshkroi kontrate deri me 2008.

Ashtu si para shtate viteve kur e vezhguan menaxheret e ā€œMallorcaā€ ne reprezentacionin e te rinjve te ish-Jugosllavise dhe menjehere e kerkuan ne rendet e tyre, keshtu kesaj here ne ndeshjen e ā€œCrvena Zvezdaā€ me Strazbur (ku edhe shenoi gol fantastik) para dy muajve talentin e tij e verejti trajneri i klubit turk Trabzonspor Halilhoxhiq dhe kerkoje qe kete lojtar universal (si e quanin ne ā€œCrvena Zvezdaā€) ta sjellin ne klubin turk. ā€œMarreveshjet kane zgjate dy muaj, nje kohe mendoja se nga kjo marreveshje s’do te kete asgje ngase kishte kaluar shume kohe, mirepo ndolli ndrysheā€ theksoi Gjokaj. Sipas shtypit, nga ky transfer, klubit te fundit te Gjokajt, ā€œCrvena Zvezdaā€ e Beogradit nga Trabzonspor do te inkasoje 400-500 mije euro si demshperblim.Gjokaj me klubin turk nenshkroi kontraten deri me 2008. Klubi qe Gjokaj do te mbroje ngjyrat e tij per momentin ndollet ne vendin e 5 ne tabelen turke dhe eshte njeri nder klubet me te forta ne Turqi.

Gjokaj per klubin e ri debutoi mbas nje jave ne ndeshjen e liges se Turqise kunder Gaziatepspor dhe ne minuten e 73 te lojes u aktivizua ne vend te Yong Lee. Ne minuten e 90 Yatarra pason te Gjokaj i cili shenon golin e pare per Trabzonspor ne ndeshjen e tij debutuese. Vetem mbas 4 diteve ne ndeshjen e kubit te Turqise qe u luajt dje ne mes te Altay dhe Trabzonspor Gjokaj fillon ndeshjen ne 11-shen e pare dhe ne minuten e 19 shenon serish edhe nje gol per ekipin e tij. Shpresojme se Gjokaj do vazhdoje mbare keshtu edhe si ka filluar dhe cdo jave do te shenoi per Trabzonspor e ndoshta deri me 2008 serish Adrianin do ta shohim ne ndonje klub prestigjioz Evropian.

SantaKruz
11-03-2006, 11:12 PM
Pershendetje...

Une e njof personalisht Ardianin Gjokaj,dhe jemi nje gjenerate me te dhe po ashtu kemi mesuar se bashku disa vite...!
Per te folur per Adrianin Gjokaj me duhet shume kohe sepse aj ka nje histori te vecant qysh ne femiri ne sportin e fudbollit!
Ardiani esht ken qysh ne femirine e tij nje talent i rrqadhe i fudbollit ne malesi!
Une per vete e ndiej veten krenar qe kemi edhe nga fudbollistet nje malesor te cilin e njef po thuajse tere bota e futbollit
Shpresoj se nete ardhmen dote kemi edh eme shum sportiste nga malesia qe dote marrin fame boterore!

Urime nete ardhmen i deshiroj Ardianit Gjokaj....

Mire mbetshi!

BENI
17-03-2006, 01:36 PM
Edhe une i uroj ketij Futbollisti,suksese te metejshme ne te arrdhmen ;) !
_______________________

SHQIPERIA E BASHKUAR

kobra a.k.a Helmusi
01-06-2006, 12:13 AM
urime ja uroj radian gjokaj kontrten

wxz
14-01-2007, 01:11 PM
Ketu Do Te Gjeni Lajme Cdo Dite Nga Futbolli Shqipetare.

http://upload.wikimedia.org/wikipedia/en/thumb/4/41/Tifozatkuqezi.JPG/300px-Tifozatkuqezi.JPG

wxz
14-01-2007, 01:13 PM
Një fakt një problem: Mungesa e kushteve stërvitore, diktojnë "emigrimin" e ekipeve tona për pargatitore.

Futbolli shqiptar merr "arratinë"...!!!


Të premten, ekipi i Partizanit kaloi pikën kufitare të Murriqanit dhe iu drejtua Ulqinit të Malit të Zi, për të zhvilluar fazën përgatitore. Sot, këtë itinerar do të përshkojnë edhe ekipet e Flamurtarit dhe Lushnjës. Edhe ato do të stacionohen në hotelet e Ulqinit, për të kryer fazën përgatitore gjatë këtyre ditëve dimërore. Një gjë të tillë, gjatë javës së kaluar e kanë bërë edhe ekipe të tjera shqiptare, si Vllaznia, Teuta, Besa apo edhe Besëlidhja. Bardheblutë e Tiranës, gjithashtu, sot do të nisen për të kryer një minifazë përgatitore 15 ditore. Ndryshe nga të tjerët, ata, duke qenë më të fuqishëm ekonomikisht, kanë preferuar hotelet luksoze të Antalias së Turqisë, atje ku vitin e kaluar kanë qenë akomoduar, po në këtë periudhë, kandidatët kuqezinj të kombëtares së Brigelit. Të hënën, drejt Malit të Zi do të udhëtojë edhe Luftëtari. Ndërkohë, nga sa jemi të informuar, thuhet se Elbasani ende nuk e ka përcaktuar destinacionin. Gjithsesi, Mali i Zi apo Maqedonia, do të jenë strehëzat e tij për fazën përgatitore dimërore. Nga ekipet e superligës, në "llogoret" e tyre duket se kanë mbetur vetëm Dinamo, Apolonia, Shkumbini dhe Kastrioti...
Pra, këto ditë, thuajse të gjithë ekipet tona të futbollit po largohen nga Shqipëria. Peisazhi të krijon përshtypjen sikur futbolli ynë ka marrë arratinë... Një formë e tillë "shtegtimesh", për të kryer jashtë vendit minifaza përgatitore, nuk është e panjohur në futbollin ndërkombëtar. Madje, kjo praktikë është kthyer në një normë për vendet me klimë të ftohtë e dimër të acartë, ekipet e të cilëve gjejnë strehëza në vende me kushte klimatike më të ngrohta dhe të përshtatshme për të kryer aktivitetin e tyre. Mjediset stërvitore në pikat turistike të Malit të Zi, Turqisë apo edhe të Spanjës, në këtë periudhë dimri u ofrojnë ekipeve sportive kushte ideale për t'u përgatitur. Një gjë e tillë ka bërë që vitet e fundit, kjo praktikë të kthehet si modë edhe në futbollin shqiptar. Varfëria e tejskajshme në infrastrukturë, mungesa e terreneve stërvitore, e sallave, palestrave të forcës e të tjerave nevoja për të funksionuar normalisht një ekip sportiv, e detyrojnë edhe futbollin shqiptar të marrë rrugët jashtë kufinjve të vendit, edhe pse është janar dhe po përjetojmë një pranverë të parakohëshme. Po të shtosh këtu edhe krizën energjitike, që po përjeton vendi ynë, atëhere shprehja "për një jetë më të mirë", e justifikon dhe e përligj më tepër shtegtimin drejt Malit të Zi apo Turqisë.
Përse nuk janë larguar Apolonia dhe Dinamo nga vend-strehimet e tyre? A thua nuk kanë kaq lekë dhe mjete financiare presidentët respektivë Koço Kokëdhima dhe Besnik Sulaj për një gjë të tillë? Vështirë që nga ndokush kjo të besohet. Arsyeja është fare e thjeshtë. Sikurse dihet, Apolonia ka në Fier një infrastrukturë stërvitore tepër moderne, por edhe Dinamo në klub i ka kushtet e nevojshme për t'ua arritur qëllimeve të saj përgatitore. Ky është shkaku i vetëm dhe i vërtetë i këtij qëndrimi në shtëpi. Gjykimi i problemit brenda këtij konteksi na çon në përfundimin se, deri sa Shqipëria të krijojë infrastrukturën e nevojshme stërvitore për ekipet e futbollit, ne duhet të mbajmë me lekë fqinjët tanë, të cilët ua dinë mirë vlerat dhe leverditë kësaj pune. E po t'i biesh lapsit, del se nuk janë pak. Vetëm për 10-15 ditë stërvitore në Mal të Zi, ekipet tona të futbollit do të shpenzojnë më shumë se sa 100 mijë euro!
Futbolli shqiptar sot është në arrati. Dhe sa do të vazhdojë kështu?

wxz
14-01-2007, 01:15 PM
Mesfushori kosovar në provë tek ekipi kavajas vlerëson fillimin e fazës përgatitore në Ulqin.

Duraku: Do ta bind Besën për vlerat e mia.


Një ndër futbollistët për të cilët ekipi kosovar i Besës së Pejës ka shprehur ankesën e tij është edhe mesfushori Mensur Duraku. Kosovari nga Peja ka qenë ndër shtyllat e pejanëve dhe falë golave të tij dhe të Haxhi Zekës pejanët e shpallën dy herë kampionë të Kosovës. Po çfarë vlerëson në startin e përgatitjeve në linjë telefonike nga Ulqini mesfushori kosovar? Sa të vështirë do ta ketë të sigurojë një vend në formacionin kavajas? Si e vlerëson në tërësi forcën e ekipit të tij të ri? Për të gjitha këto ja dhe intervista e marrë në linjë telefonike nga Ulqini:
Si e vlerësoni startin e përgatitjeve dhe kushtet e stërvitjes?
Nga sot (dje) kemi startuar fazën përgatitore sipas një programi që parashikon dy stërvitje në ditë. Jemi sistemuar në hotelin "Imperial" në kushte mjaft të mira. Fare pranë kemi disa terrene sportive në gjendje mjaft të mirë, si dhe sallën e përgatitjes speciale. Jemi mjaft të kënaqur nga gjithçka që na është vënë në disponim.
Pas kaq ditësh, si e vlerësoni ekipin tuaj të ri?
Mjafton vetëm emri i njëjtë i Besës së Pejës me ekipin e ri që psikologjikisht të ndihesh mirë. Sa për kontigjentin e futbollistëve, që të jem i sinqertë, shumicën nuk i njoh për vlerat e tyre. Më shumë kam informacion nga shokët e mi, si Dragusha, Babaj e Krasniqi, të cilët ma kanë bërë të qartë vështirësinë që kam për të zënë një vend në formacion. Kjo krahas punës së madhe që më imponon, më ngroh se kam me kë të luaj. Nuk mund t'i tregosh vlerat e tua reale nëse nuk ke shokë të mirë. Me pak fjalë, Besa është ndër ekipet më të mira të superligës, të paktën nga trajtimi financiar e profesional, të cilin e shoh.
Sa do të ndikojë kjo konkurrencë në të ardhmen tuaj, kur me Besën e Pejës keni qenë gjithnjë titullar?
Edhe te Besa e Pejës askush nuk më ka falur gjë. Më është dashur të djersij shumë për të qenë ai që tifozët pejanë njohën. Në këtë mënyrë gjithçka varet nga ecuria e formës sime, ku edhe fati ka pjesën e vet. Do të vlerësoj në maksimum çdo seancë stërvitore si kushtin bazë për të qenë në formën time më të mirë. Konkurrenca jo gjithmonë duhet parë si pengesë. Përkundrazi, unë mendoj se me futbollistë cilësorë askush nuk humbet, as unë, as ekipi vetë. Fundja, askush nuk e ka marrë me tapi formacionin përgjithnjë. Më e vështirë mbetet mbajtja e tij, sepse publiku nuk pranon ulje ngritje të formës, por vetëm suksese. Sipas klimës që shoh, si nga presidenti, ashtu dhe nga trajneri Bici, te Besa luan ai që e meriton.
Krahas jush, janë edhe katër kosovarë të tjerë, që tashmë janë pjesë e Besës në merkaton dimërore...
Secili futbollist nuk shihet nga certifikata e lindjes nga vjen. Edhe futbolli është tashmë biznes. Ai që bind se vlen për ekipin, mund ta tregojë në fushën e lojës. Kam dëgjuar diku nën zë se erdhën shumë kosovarë. Jua garantoj se shumica e tyre, pa folur me emra konkretë, kanë më shumë ndershmëri dhe energji sesa futbollistët e huaj, pa llogaritur koston jo të madhe me të cilën merren. Në futboll ka vend për të gjithë. Kontributi dhe fusha e lojës i jep kujtdo certifikatën që meriton. Pastaj nuk është vetëm Besa. Shihni Elbasanin sesa kosovarë ka afruar. Duhet të bindeni se Kosova ka mjaft talente futbolli dhe vetëm mospasja e shtetit tonë na ka penguar të ngremë nivelin e futbollit. Pavarësia e Kosovës do të sjellë një fytyrë krejt tjetër të futbollit kosovar. Cana, Kuqi, Curri, Dallku, Mehmeti dhe mjaft të tjerë janë konkretizimi i kësaj që po them.

wxz
14-01-2007, 01:17 PM
Elbasani:

Stojku, mbrojtësi goleador merr çmimin e vitit
Gentian Stojku ka marrë çmimin e vitit si lojtari më i mirë i Elbasanit për vitin 2006. Veterani që ka provuar të luajë në të gjitha repartet, me përjashtim të portës, po kalon një nga moment me kulminante të karrierës së tij sportive. Madje Stojku i rinuar mund të mbajë mbi shpatulla edhe për këtë vit barrën e sulmit dhe me eksperiencën që ka mbi supe mund të premtojë të tjerë gola. Stojkut i është dorëzuar edhe trofeu i futbollistit më të mirë të vitit. Stojku u zgjodh futbollisti më i mirë i Elbasanit për 2006 pas një votimi që u bë në faqen e internetit të ekipit kampion dhe ka triumfuar nga votat e tifozëve mbi të tjerët, duke lënë pas futbollistë të tillë, si Kotorri dhe Çapja.

wxz
14-01-2007, 01:18 PM
Elbasani:

Presidenti Laze inspekton Malin e Zi
Presidenti Arben Laze ka udhëtuar sërish për në Malin e Zi, ku po inspekton edhe vendin ku do të akomodohen kampionët e Shqipërisë. Por burime pranë tij bëjnë të ditur se ka shumë pak shanse që Elbasani fazën përgatitore ta zhvillojë në Malin e Zi, ku ditët e fundit janë akomoduar shumë ekipe të superligës. Ndërkohë, një alternativë e mundshme mbetet tashmë Maqedonia, më saktë Struga.

wxz
14-01-2007, 01:19 PM
Bien pistat e Bejzades dhe Norës, përflitet Bylykbashi, ndërkohë që shikohet edhe nga Kroacia.

Elbasani, vetëm sulmi i paplotësuar.

Elbasani nuk do të ndalet me kaq. Burime pranë ekipit verdheblu bëjnë të ditur se kampionët në fuqi po vëzhgojnë me imtësi edhe disa futbollistë të tjerë nga kampionatet e huaja. Ndërkohë që sipas disa burimeve kanë rënë poshtë përfundimisht pistat që mund të sillnin në Elbasan, Norën dhe Bejzaden. Këto mundësi janë sfumuar plotësisht dhe tashmë Elbasani po mendon pistat jashtë vendit. Verdheblutë, që këtë javë do të nisen për zhvillimin e fazës përgatitore jashtë vendit, po mendojnë seriozisht për gjetjen e një sulmuesi tipik goli, por që për momentin asnjë emër konkret nuk bëhet i ditur. Edhe prania e Bylykbashit nuk premton shumë, pasi Dori mund të nënshkruajë për një ekip turk, kështu që shanset e një rikthimi të tij te verdheblutë janë tepër të pakta, ndonëse dëshira e sulmuesit është e madhe për t'u veshur verdheblu në rast se nuk firmos për një ekip jashtë vendit. Gjithsesi, drejtuesit e Elbasanit janë në kontakte me disa futbollistë ciëlsorë, por që nuk bëjnë me dije se cilët janë ata. Pistat e mundshme janë disa sulmues kroatë, të cilët mund të vihen në provë gjatë fazës përgatitore që Elbasani do të kryejë jashtë vendit. Ndërkohë që drejtuesit e Elbasanit janë shprehur se e kanë mbyllur përfundimisht merkaton për mbrojtjen e mesfushën dhe tashmë e gjithë vëmendja e tyre është përqendruar në sulm. Manovra e radhës nga Laze pritet të jetë gjetja e një sulmuesi potent që të sigurojë një mesatare të kënaqshme golash për pjesën e mbetur të kampionatit, por që për momentin asnjë prej emrave që janë në ndjekje nuk mund të bindë drejtuesit e Elbasanit që të bëjnë hapin e duhur për të afruar një sulmues. Elbasani mund të quhet ekipi më aktiv në merkato, sepse ka bërë disa blerje të rëndësishme, por këto goditje mund të quhet shumë pak efikase nëse Elbasani nuk arrin të blejë një sulmues të aftë për të shënuar gola. Laze e ka më se të qartë se, nëse nuk ndërhyn në merkato sërish për të siguruar ndonjë sulmues, Elbasani i tij nuk mund të shkojë shumë larg nga çfarë pretendojnë vetë kampionët me fillimin e sezonit. Gjithsesi, zëra flasin për një prenotim të Bylykbashit, por duket disi e vështirë, madje në ambientet e klubit kanë besim se fantazisti i të kuqve do të debutojë me Elbasanin më 2 shkurt, pavarësisht ofertave që mund t'i vijnë apo ka në dorë. Vetë djaloshi i rritur te kampionët nuk e hedh poshtë një mundësi të tillë, por për momentin mjaftohet me largimin nga Shqipëria për t'u provuar në Turqi. Që Elbasani pritet të bëjë goditjen e radhës këtë nuk e vë kurrkush në dyshim, por cili do të jetë emri, kjo mbetet për t'u parë, pasi Laze ka ende surpriza në mendjen e tij pas disa përforcimeve serioze që ka bërë këto ditë.

wxz
14-01-2007, 01:20 PM
Trajneri Ilir Spahiu tregon programin e stërvitjes dhe planin e ndeshjeve miqësore këtu dhe në Ulqin.

Spahiu: Luftëtari, denjësisht në superligë.


Rrallëherë mund të jetë parë një mobilizim i tillë si këtë herë në vigjilje të pjesës së dytë të kampionatit në kampin e Luftëtarit, ku nuk lihet bosh asnjë ditë. Kështu, edhe pse e hëna është ditë udhëtimi Gjirokastër Ulqin, përsëri Luftëtari ka luajtur një ndeshje miqësore në Ballsh. Kështu sot do të kthehet në Tiranë jo për të pushuar, por për t'u ndeshur me Kastriotin në Kamëz në një miqësore. Pra, të gjitha flasin për një seriozitet të paparë në kampin gjirokastrit, që me çdo kusht do superligën edhe për vitin tjetër. Trajneri i këtij ekipi, Ilir Spahiu, para nisjes për në Ballsh, u shpreh:
Ku qëndrojnë vlerat e miqësores Bylis Luftëtari?
Pas 15 seancash stërvitore, kjo miqësore është një test i domosdoshëm për të parë se në çfarë gjendjeje është skuadra në përgjithësi, si edhe individë të rinj në të. Ky vlerësim do ta ndihmojë stafin për të korrigjuar në të mirë programimin e stërvitjes që do të bëjmë në Ulqin.
Donatorët, që me ardhjen tuaj te Luftëtari, ju kanë premtuar një merkato të fortë dimërore. A po i qëndrojnë këtij premtimi?
Mbrëmë donatori ynë Mihal Delijorgji më telefonoi dhe më dha një lajm të mirë si për skuadrën, ashtu dhe për fansët e saj, se së shpejti do të arrijë në ekipin tonë një sulmues brazilian nga Sao Paolo dhe një organizator afrikan. Kualitetet e tyre do t'i shohim kur t'i testojmë në fushë. Për këtë unë besoj shumë te Delijorgji, sepse korrektësinë dhe besnikërinë e tij po e shikoj dhe e provoj edhe në pika të tjera, për të cilat kemi biseduar përpara ardhjes sime te Luftëtari. Shpresoj të bashkëpunoj gjatë me të.
Çfarë përmban programi juaj deri në mbërritje në Ulqin?
Vetë pozita gjeografike e Gjirokastrës nuk të lejon për të zhvilluar ndeshje miqësore me ekipet e elitës. Për këtë del e nevojshme të shfrytëzojmë zhvillimin e një ndeshjeje miqësore gjatë udhëtimit për në Ulqin. Ditën e hënë do të bëjmë një ndalesë gjatë udhëtimit tonë dhe në kompleksin e futbollit në Kamëz do të luajmë me Kastriotin një miqësore. Edhe në kthim do të luajmë me një nga ekipet e kryqytetit, përveç atyre në Ulqin. Këto ndeshje do të na shërbejnë shumë për formimin e skuadrës sonë.
Pasi zhvilluat testet me futbollistët, cilat janë konkluzionet?
Duke i krahasuar këto me testimet që kam bërë në të njëjtën kohë edhe me skuadrat, të cilat kam drejtuar më parë, si dhe nga informacionet e marra nga testimet e dy skuadrave të tjera të superligës, gjendja e Luftëtarit është e kënaqshme. Duke i vënë ato përballë të dhënave të ekipeve profesioniste të niveleve të larta në Europë, asnjë për fat të keq nuk e kalon "klasën". Kjo është çështje e një mentaliteti amatoresk e mediokër, e një edukate dhe kulture sportive që ka përfshirë të gjithë futbollin e vendit tonë. Dhe kjo ka shkaqet e veta, që vazhdimisht i ndeshim në rubrikën "Forum" të gazetës suaj nga specialistë të mirëfilltë dhe dashamirës të kulturuar të futbollit.
Cilët nga futbollistët bazë nuk do të vijnë në Ulqin dhe përse?
Sulmuesit Muço dhe qendërmbrojtësit Lamaj, për shkak të dëmtimeve që kanë kaluar, u kemi dhënë plane individuale rikuperuese të detajuara. Krahas zbatimit të tij, ata do të mbajnë lidhje edhe me mjekun e tyre specialist. Ngarkesat në Ulqin janë të larta dhe ata nuk mund t'i përballojnë.
Si e ka kryer dhe a është mbështetës kryesor kapiteni për stafin teknik?
Neritan Novi jo vetëm e ka kryer detyrën teknike të tij shumë mirë në fushë, por me sugjerimet dhe eksperiencën e tij së bashku me Norën dhe Dibrën e ndonjë tjetër ka kontribuar maksimalisht në rezultatet e Luftëtarit. Gjithsesi, në fund të fazës përgatitore do të bëhet votëbesimi i kapitenit, apo zgjedhja e kapitenit të ri. Futbollistët së bashku me stafin do të votojnë në mënyrë demokratike. Kapiteni për detyrën ekstra dhe të vështirë që bën do të ketë edhe një pagë të konsiderueshme mujore. Le të fitojë më i miri, ai që i shërben dhe e do më shumë skuadra.
Megjithëse si herët, si e parashikoni të ardhmen tuaj me Luftëtarin?
Në këto momente mendoj së bashku me stafin dhe grupin e mrekullueshëm të futbollistëve të përgatitemi sa më mirë, për të lënë një Luftëtar të denjë në superligë. Në fund të kampionatit do të ulemi me donatorët dhe drejtuesit të analizojmë punën me kujdes dhe, nëse të dyja palët do të jenë të kënaqura pse jo, në rast të kundërt do të shtrëngojmë duart me mirënjohje dhe do të shikoj për një eksperiencë të re.
Jeni trajneri i parë i futbollistit të kombëtares Erjon Bogdani. Çfarë do t'i thoshit nëpërmjet gazetës "Sportit shqiptar"?
Erjonit i uroj suksese dhe të mos ndalet, por mbi këtë majë, me zgjuarësinë, modestinë dhe përkushtimin që ka, të dijë të arrijë në nivele edhe më të larta. Gjithashtu jam i gëzuar që shkoi te një maestro i vërtetë, si Del Neri, filozofinë e të cilit e studioj me kënaqësi edhe unë.

wxz
14-01-2007, 01:21 PM
Dje dinamovitët janë mundur 1-2 nga laçianët në miqësoren e zhvilluar në kompleksin "Dinamo".

Daja: Kjo Dinamo, ndryshe nga e 2006-ës.


Para disa ditësh, dinamovitët kishin planifikuar që ditën e shtunë të kryenin një miqësore me Erzenin, por në çastet e fundit plani ka ndryshuar dhe kundërshtari i ndeshjes së djeshme ka qenë skuadra e Laçit. Gjatë këtij takimi dinamovitët kanë provuar dy skuadra, ku në pjesën e parë kanë luajtur senjorët, ndërsa në të dytën janë aktivizuar të rinjtë dhe një lojtar i ardhur nga kontinenti i zi. Takimin e kanë fituar laçianët me rezultatin 1-2, ku pjesa e parë ka përfunduar në barazim 1-1 dhe golin e vetëm për blutë e ka shënuar sulmuesi i sapoardhur nga Maqedonia, Ardian Nuhiu. Miqtë nga Laçi shënuan të parët dhe me fillimin e pjesës së dytë arritën të shënonin edhe golin e fitores, por në përfundim të takimit dinamovitët kanë mbetur të kënaqur nga kjo ndeshje testuese. Sipas drejtorit teknik të Dinamos, Ilir Daja, rezultati përfundimtar nuk jep shkak për t'u alarmuar, pasi trajnerët thjesht eksperimentuan në këtë përballje. Po sipas teknikut Daja, ekipi gjatë ditës së djeshme u mundua të shikojë punën e një jave përgatitjesh intensive dhe me fillimin e pjesës së dytë u pa e arsyeshme që të rinjtë të zëvendësonin skuadrën e parë, sepse 45 minuta ishin të mjaftueshme. "Rezultati i miqësores me Laçin nuk shfaq ndonjë problem, madje në fund kemi mbetur të kënaqur, sepse shumë gjëra janë në rrugën e duhur dhe duke ditur ngarkesën që lojtarët kanë marrë gjatë javës asnjëri nuk mund të jepte maksimumin. Megjithëse dje patë dy Dinamo, përsëri akoma nuk e keni parë ekipin e vërtetë, sepse merkatoja jonë nuk ka përfunduar dhe me kalimin e ditëve gjithçka do të shkojë në rrugën e duhur. Trajnerët po bëjnë një punë të madhe dhe shpresoj se Dinamo e këtij viti do të jetë komplet ndryshe nga ajo e 2006-ës,"- është shprehur për gazetën "Sporti shqiptar" drejtori teknik i bluve të kryeqytetit, Ilir Daja. Dinamo e mbylli pjesën e parë të kampionatit të 68-të me disa probleme, të cilat akoma nuk janë zgjidhur, por sipas drejtuesve dinamovitë, rifillimi i sezonit do ta gjejë skuadrën të plotë. "Gjatë këtyre ditëve kemi afruar dy-tre lojtarë të nevojshëm për repartin e sulmit, pasi dihet se në vijën ofensive kishim probleme dhe tashmë po punojmë me intensitet që të plotësojmë edhe mangësitë në repartin e mbrojtjes. Jemi në bisedime me disa lojtarë, por momentalisht nuk kemi emra konkretë për të publikuar. Përveç përforcimeve të reja, ekipi ka arritur të mbajë edhe ata lojtarë që lakmoheshin nga të tjerët, siç janë Vinçetiç dhe Diop. Momentalisht tek Dinamo nuk ka asgjë për t'u alarmuar dhe, duke filluar nga e hëna, ekipi do të jetë më i plotë dhe rezultatet e kësaj faze të shkurtër përgatitore do të shikohen që në javët e para,"- ka përfunduar drejtori teknik i Dinamos, Ilir Daja.

wxz
14-01-2007, 01:21 PM
Dinamo:

Dinamovitët, ndeshje kontrolli dhe palestër
Ndaj skuadrës së Laçit dje dinamovitët kanë provuar pothuajse të gjithë arsenalin e lojtarëve që kanë. Pas përfundimit të pjesës së parë, trajneri-lojtar Redi Jupi së bashku me pjesën më të madhe të futbollistëve që luajtën 45 minutat e para është drejtuar drejt sallës së forcës. Ndërsa fati i Dinamos së pjesës së dytë ka mbetur në dorë të trajnerit Artan Mergjyshi dhe të rinjve të stolit blu. Gjithashtu, trajneri Jupi e ka parë të udhës që në pjesën e dytë të luajnë edhe dy-tre lojtarë që u aktivizuan në pjesën e parë, siç ishte rasti i Arbrit dhe i Merkoçit.

wxz
14-01-2007, 01:22 PM
Dinamo:


Nga kampi dinamovit
- Ilir Qorri ka qenë i vetmi futbollist i Dinamos që nuk ka pasur mundësi të luajë dje në ndeshjen miqësore me skuadrën e Laçit. Sulmuesi dinamovit është akoma në fazën e rikuperimit të operacionit të kryer dhe, sipas stafit mjekësor të bluve, është akoma herët që të mendohet për një rikthim të tij në fushën e lojës.
- Enkel Alikaj, mesfushori 24-vjeçar i Dinamos, pas një mungese disajavore, dje ka pasur mundësi që të luajë ndaj një kundërshtari të vërtetë. Dinamoviti e ka lënë pas dëmtimin dhe brenda katër ditësh është aktivizuar në dy ndeshje kontrolli që ka kryer skuadra. Të mërkurën luajti ndeshjen që u zhvillua midis grupit blu, ndërsa dje atë ndaj miqve laçianë.
- Ardian Nuhiu ndodhet te blutë e kryeqytetit prej gjashtë ditësh dhe, megjithëse nuk është në kondicionin e tij më të mirë, përsëri po tregon se e njeh mirë portën e kundërshtarit. Në dy ndeshjet e kontrollit që dinamovitët kanë kryer gjatë kësaj jave, sulmuesi shqiptaro-maqedonas ka arritur të shënojë në të dyja përballjet. Goli i vetëm i Dinamos në takimin e djeshëm me Laçin mban autorësinë e Nuhiut.
- Ganez është kombësia e sulmuesit afrikan që u provua dje nga ekipi i Dinamos. Gjatë ndeshjes së djeshme dinamovitët kanë aktivizuar në radhët e tyre edhe një sulmues nga Gana, i cili ishte i panjohur edhe për vetë stafin trajnues të bluve. Sipas drejtorit teknik të Dinamos, Ilir Daja, ganezi ka ardhur për t'u provuar me blutë dhe pas disa seancave testuese do të jepet edhe përgjigjja përfundimtare për sulmuesin. Megjithëse Dinamo ka në gjirin e saj disa sulmues, përsëri drejtuesit dinamovitë kanë preferuar që ta shikojnë sulmuesin nga Gana dhe, pasi të binden për aftësitë e tij, do të vendosin.

wxz
14-01-2007, 01:25 PM
Apolonia, "mbipopullim" në stërvitje.


Aneksi i stadiumit "Loni Papuçiu" dje ka pasur mbipopullim gjatë 120 minutave që është stërvitur ekipi i parë. Përveç stërvitjes tekniko fizike që ekipi i futbollit Apolonia ka zhvilluar në drejtimin e trajnerëve Marko Kurti Balla, në pjesën tjetër të fushës kanë vazhduar edhe futbollistët e rinj, të cilët kanë zhvilluar një lojë 2x30 minuta me ekipin e parë. Dje, krahas futbollistëve tashmë të afirmuar, ka rënë në sy rikthimi i futbollistit Emanuel, i cili një sezon më parë ka luajtur për ngjyrat bardhëjeshile. I pyetur nga "Sporti shqiptar", futbollisti pohon se ka nënshkruar me skuadrën fierake për pjesën e mbetur të ndeshjeve të superligës. Dje kanë marrë pjesë edhe dy futbollistë të tjerë afrikanë, të cilët janë aktivizuar më parë me Laçin e Burrelin. Bëhet fjalë për Udeken dhe Ambrozen, të cilët dje janë provuar nga trajneri Andrea Marko në ndeshjet që u improvizuan. Ajo që bëri më shumë përshtypje gjatë zhvillimit të kësaj minindeshjeje në formacionin e të dy ekipeve, ishte ajo e blerjes më të fundit të portierit Suad Zendeli. Mungesa e tij në ndeshje u justifikua me ngarkesën e lartë që portieri po zhvillon. Jo vetëm ai, por edhe portierët e tjerë, Hazizi e Duro, e kryejnë me mjaft korrektësi stërvitjen e tyre dhe trajnerët janë të kënaqur nga angazhimi i tyre. Sa për statistikë, ndeshja e kontrollit që u zhvillua dje në ambientet e stadiumit u fitua nga ekipi i të rriturve, ku sulmuesi Sebino Plaku shënoi 2 herë, ndërsa për të rinjtë i ri i talentuar 17 vjeçar Rezart Çobo ka shkurtuar diferencën e golave pas pasimit të saktë të Demirit nga krahu i majtë. Apolonia është nga të paktat ekipe që nuk e ka ndryshuar folenë e saj në këtë periudhë përgatitjesh aktive. Deri në këto momente grupi aktual po punon me shumë përkushtim për t'u përgatitur sa më mirë për fillimin e ndeshjeve të superligës. Janë në dispozicion edhe 48 pikë për ekipin bardhejeshil, prandaj edhe futbollistët dhe trajneri janë tepër të motivuar për të bërë më të mirën.

Mariachi
14-01-2007, 01:57 PM
Bledar Dura, ai qe injekton besim

14 Janar “Shkeputja e perkohshme nga Besa sigurisht qe s’me ka bere mire. Por keto dite, deri ne rifillimin e kampionatit, jane te mjaftueshme per te kapur formen qe me duhet”

“Me therriti skuadra e qytetit te lindjes, Tomori, ndaj, ne mirkuptim te plote me presidentin e Beses, Nexhat Bizhdili, vendosa qe per kete sezon te luaja ne skuadren beratase. Por gjerat ne vere vjeshten e kaluar nuk kane shkuar ashtu sic duhet, por Besa dhe presidenti i saj ma kishin mbajtur deren hapur. Me ka gezuar e ngrohur respekti, qe tifozeria kavajase ka treguar per mua pak dite me pare, kur u riktheva te Besa”. Keto jane fjalet e para te “gardianit” beratas te portes se Beses, 27 vjecarit Bledar Dura, qe ka percjelle mesditen e djeshme nga Ulqini, permes linjes telefonike. “Ketu, ka pohuar Dura e ndiej sa me ka kushtuar shkeputja nga Besa, ndersa me duhet ta “vras” sa me shpejt nje mbipeshe te krijuar”. Megjithate, ai ka besim se koha ne dispozicion, deri ne rifillimin e kampionatit, eshte e mjaftushme per te arritur formen e duhur sportive.

Dura, dita e pare e stervitjes ne Ulqin; si po ju duket?

Se pari, moti ketu eshte si behar. Ben ngohte, kurse kushtet e akomodimit jane te shkelqyera. Po ashtu edhe fusha e ne teresi gjithe infrastruktura, ku do te zhvillojme kete faze pergatitore, jane shume te mira.

Po gjendja juaj?

Do te duhet te punoj me impenjim maksimal, sepse dua ta “vras” sa me shpejt ate pak “mbipeshe”, te krijuar gjate muajve qe u shkeputa te Tomori. Megjithate, duke shfrytezuar kohen qe kemi ne dispozicion, deri ne rifillimin e ndeshjeve te kampionatit, jam i sigurt se do te vihem shpejt ne gatishmeri per skuadren.

Kur u larguat nga Besa, s’kishit konkurrent, kurse tani eshte tjeter situate...

E di ku ku e keni fjalen. Koleget e mi portiere, me te cilet stervitemi te Besa se bashku, i njoh dhe i respektoj shume. Ne kemi nje qellim te perbashket, qe te mbrojme denjesisht porten e Beses. Shanset jane te hapura per secilin, ne porte le te rrije me i miri, ai qe e meriton.

Thuhet se ne Ulqin Besa do te luaje disa ndeshje miqesore...

Mezi pres te vendosem ne porte, ne mes te shtyllave te katerkendorit “magjik”, qe ma ka rrembyer zemren e pasionin tim me te madh. Dua te justifikoj besimin qe me eshte dhene dhe pikerisht ndeshjet miqesore jane nje shans i mire, per te pare nga afer gjendjen. Por, i kam vene vetes si qellim qe me fanellen e Beses te jem sa me i nderuar.

Teper optimist Dura, ne kete rrefim te pare...

Cilitdo futbollist, kjo fryme eshte e para, qe i kerkohet te percoje per veten dhe te tjeret.

Intervistoi: FATMIR EFICA

Mariachi
14-01-2007, 01:58 PM
Disiplina: Abazaj, lojtar i lire

14 Janar Oriand Abazaj eshte nje lojtar i lire. Ka qene ky edhe vendimi i djeshem i Komisionit te Disiplines, i mbledhur vetem per kete ceshtje, ne Federaten Shqiptare te Futbollit. Pas shqyrtimit te dokumentacioneve perkates, te ardhura ne FSHF, duke marre parasysh edhe kerkesen e klubit te Kastriotit, KD ja ka vendosur te shpalle lojtar te lire, sulmuesin tiranas, duke e cliruar ate nga kontrata aktuale, me klubin krutan. “Lojtari ka pasur nje kontrate, sipas se ciles ai mund te largohej, nese trajneri i Kastriotit asokohe, Ramadan Ndreu, nuk do te ishte me ne krye te pankines. Fakti qe kjo ka ndodhur dhe trajner tashme eshte Haxhia, i jep lojtarit te drejten qe te prishe kontraten me klubin, pa asnje detyrim ndaj tij”, ka thene zedhenesi per shtyp i FSHF se, Lysien Nurishmi. Megjithate, pavaresisht vendimit te Disiplinorit, KS Kastrioti ka pohuar se do te kerkoje drejtesine per lojtarin ne Apel, i cili pritet te mblidhet pas pese ditesh.

Gj.C

wxz
14-01-2007, 02:05 PM
Trajneri Faruk Sejdini, pavarësisht vështirësive, shprehet se do të tentohet për ta mbajtur ekipin në superligë.

Sejdini: Shkumbini s'dorëzohet deri në fund.


"Unë kam besim të plotë se do të arrijmë ta kalojmë këtë situatë të vështirë dhe do të arrijmë të rehabilitohemi. E them me sinqeritet se, nëse nuk do ta kisha këtë besim, nuk do ta kisha marrë përsipër drejtimin e ekipit, por do të isha larguar me kohë." Këto janë fjalët e trajnerit Sejdini, i cili prej 10 ditësh po zhvillon fazën përgatitore me ekipin e Shkumbinit. Për "Xhaxhin", kjo përgatitore po zhvillohet mjaft mirë dhe, sipas tij, kjo stërvitje nuk do të ketë asgjë mangët krahasuar me ekipet e tjera në marrjen e ngarkesave fizike. Ai u bën thirrje futbollistëve që në këtë periudhë të ngarkuar përgatitjeje të ndërgjegjësohen për të sakrifikuar diçka.
Pas 10 ditësh stërvitje me grupin e futbollistëve, cili është mendimi i Sejdinit?
Po ta analizojmë në tërësi, mendoj se puna e bërë këto ditë është normale dhe më bën optimist. E them këtë për faktin se gjithçka ka shkuar mirë këto ditë të ngarkuara, duke mos pasur dëmtime apo trauma. Pra, futbollistët po e kalojnë ashtu si duhet nga ana profesionale dhe po e përballojnë mirë stërvitjen. Kjo të jep njëfarë garancie për të vazhduar në këtë mënyrë dhe për të vënë një gur themeli të fortë, të paktën fizikisht. Mendoj se këtë do ta arrijmë. Sigurisht, ekipi ka nevojë për moral dhe presim të korrigjojmë diçka në ditët që kemi përpara.
Po stërvisni të njëjtët futbollistë që keni pasur. Ky do të jetë grupi me të cilin do të përballoni pjesën e mbetur të kampionatit?
Për mua, ky grup është baza e ekipit, por mendoj se do të vijnë edhe 2 3 lojtarë të tjerë. Jemi në bisedime me disa futbollistë që i mendojmë të vlefshëm për ekipin. Të shohim se sa do t'ia arrijmë për ta kompletuar ekipin nga ana fizike dhe profesionale. Duke i parë si punojnë e stërviten, unë si trajner kam besim se do të kemi një armë të fortë, anën fizike, dhe me 2 3 përforcime do të jemi në gjendje ta kalojmë këtë situatë të vështirë.
A nuk janë të vonuara këto përforcime?
Normale është që ata duhej të kishin ardhur, por mendoj se këtu ku jetojmë gjërat nuk shkojnë si në vaj dhe s'mund të shmangemi nga këto aspekte të jetës. Vështirësitë pra janë të shumta, por unë do të bëj çmos që kur t'i kemi në ekip, të përshtaten sa më shpejt. Mendoj se ata do të jenë të përgatitur, ngaqë nuk vijnë nga rruga dhe ne do të shfrytëzojmë kohën që kemi përpara për t'u bashkuar me pjesën tjetër.
Ndërkohë që të tjerët kanë "shtegtuar" jashtë shtetit për kushte më të mira, Shkumbini po e zhvillon përgatitoren në Peqin. A përbën kjo pengesë për objektivat?
E mira dihet që nuk ka fund, por unë përpiqem të shfrytëzoj kushtet që kam, duke marrë maksimumin e mundshëm. Eshtë logjike se një grumbullim në një qendër stërvitore për 10 15 ditë do të ishte shumë më mirë. Megjithatë, ne po punojmë që në kushtet tona të mos i lëmë asgjë mangët stërvitjes, duke e krahasuar me të tjerët. Po përpiqem me shumë "finesë" që futbollistët të arrijnë të marrin ngarkesën dhe kam besim të plotë se do ta arrijnë. Futbollistët duhet të jenë të kujdesshëm edhe në jetën e tyre private, me regjimin e tyre familjar. Kam folur me lojtarët, duke kërkuar prej tyre të "sakrifikojnë" në këtë periudhë me ngarkesa fizike nga jeta e tyre private e familjare për t'iu përkushtuar përgatitjes. Vetëm kështu mund t'i parandalojmë dëmtimet dhe traumat.
Sa të vështirë e ka Sejdini të realizojë këto gjëra, kur ekipi bën vetëm një seancë stërvitore në ditë?
Mendoj se çdo ekuacion ka zgjidhjen e vet dhe unë në këto kushte kam bërë zgjidhjen më të mirë. Askush të mos ketë dyshimin më të vogël për marrjen e ngarkesës së duhur nga futbollistët. Ata do të stërviten njëlloj si ekipet e tjera. Sigurisht, futbollistët do ta ndiejnë lodhjen në darkë, por të nesërmen, duke bërë më të mirën, do të jenë përsëri të gatshëm. Them se kështu do të marrin ngarkesën dhe nuk besoj se do të gabojmë në këtë drejtim.
Shkumbini ka një pozicion jo të mirë, në vendin e parafundit dhe 7 pikë i shkëputur nga Besa e vendit të dhjetë. Mendoni se do të arrihet të kalohet kjo situatë e vështirë?
Që të jem i sinqertë, unë kam besim të plotë se do ta kalojmë këtë situatë dhe do të arrijmë të rehabilitohemi. Shkumbini nuk e meriton në fakt vendin që ka. Mjafton të shohësh ndeshjet, lojërat, apo rezultatet në këto momente të vështira dhe do të konstatosh se këto janë rezultate të shtrënguara, kanë qenë rezultate e lojëra të baraspeshuara edhe me kundërshtarë të fortë. Kjo tregon se ekipi ka pasur nevojë për një lloj eksperience, për një lider që të arrijë të mbajë timonin. Them se në këtë fazë kjo gjë do të korrigjohet, sepse kemi ende kohë.

wxz
14-01-2007, 02:06 PM
Shkumbini:


Shkumbini fiton 1 0 miqësoren me Sopotin
Shkumbini ka fituar me rezultatin e ngushtë 1 0 ndeshjen e parë e miqësore. Përballë tij dje pasdite ka qenë ekipi i Sopotit të Librazhdit, që luan në kategorinë e parë. Për ekipin e Sejdinit kjo ishte miqësorja e parë në ditët e fazës përgatitore që po e zhvillon në Peqin dhe që u fitua me vështirësi. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 22-të nga sulmuesi Rizvanolli, pas kombinimit me Bubeqin.

wxz
15-01-2007, 04:14 PM
Trajneri i kombėtares Shpresa shprehet se duhen shfrytėzuar nė maksimum kėto dy takime miqėsore.


U grumbullua dje rreth orės 13:00 ekipi kombėtar Shpresa. Ky grumbullim bėhet nė kuadėr tė dy takimeve miqėsore qė do tė zhvillojė pėrfaqėsuesja jonė, me Turqinė mė 17 janar dhe me Greqinė mė 6 shkurt. Mernin pjesė 16 futbollistė, tė cilėt bashkė me stafin teknik u nisėn drejt kompleksit tė ekipeve kombėtare, nė Kamėz, ku u zhvillua njė stėrvitje e lehtė. Pas mbarimit tė procesit stėrvitor, ekipi u nis drejt Durrėsit, pėr t'u akomoduar nė hotel "Leonardo", ku dhe u kalua nata e djeshme. Mungonin nė kėtė grumbullim futbollistėt qė aktivizohen nė kampionatet e huaja, si Enea Koliqi, Henri Shiba dhe Mėrgim Mavraj. Sipas trajnerit Artan Bushati, futbollistėt Koliqi dhe Shiba do tė udhėtojnė direkt pėr nė Stamboll dhe janė tė gatshėm pėr takimet miqėsore, ndėrsa mbrojtėsi kosovar Mėrgim Mavraj nuk u lejua nga klubi ku aktivizohet, pasi skuadra e tij ka aktivitet zyrtar gjatė kėtyre ditėve. Ndėrkohė, sot, nė orėn 15:00, bėhet edhe nisja pėr nė Stamboll, ndėrsa tė martėn, nė orėn 14:00, do tė zhvillohet ndeshja me Turqinė, nė stadiumin "Bahceliver". Nė njė prononcim pėr gazetėn "Sporti shqiptar", trajneri i kombėtares Shpresa, Artan Bushati, shprehet se takimet miqėsore do tė jenė njė test i rėndėsishėm pėr futbollistėt e thirrur. "Kėto dy takime miqėsore do t'i vlerėsojmė si shumė tė dobishme dhe duhet t'i shfrytėzojmė nė maksimum. Objektivi ynė ėshtė qė futbollistėt tė japin mė tė mirėn e tyre dhe tė zhvillojnė njė lojė tė bukur. Ky ėshtė njė testim qė do na vlejė shumė. Natyrisht, ne nuk shpresojmė pėr rezultate, por e rėndėsishme ėshtė qė tė paraqesim vlerat tona mė tė mira dhe tė shpresojmė pėr njė lojė tė bukur. Grupi pothuajse ėshtė i plotė, pėrveē mbrojtėsit Mavraj, i cili nuk ėshtė i gatshėm, pasi nuk e la klubi. Megjithatė, ky futbollist do tė grumbullohet nė "zborin" qė do tė zhvillojė kombėtarja nė Antalia. Ndėrkohė mund tė them se kisha dėshirė tė thirrja sulmuesin Leutrim Neziraj, pasi ėshtė njė lojtar i spikatur. Problemi ėshtė se ai nuk zotėron ende njė pasaportė shqiptare, por edhe klubi nuk u tregua i gatshėm. Megjithatė, pasi tė pėrfitojė pasaportėn, Neziraj do t'i bėjė shumė punė, si ekipit Shpresa, gjithashtu edhe ekipit kombėtar,"- deklaroi Bushati. Ndėrkohė, nė kėto takime janė thirrur disa lojtarė, tė cilėt debutojnė me kombėtaren Shpresa. Sipas Bushatit, lojtarė tė tillė, si Malindi, Karabeci, Progri, Ēaushaj, Tafili etj., po spikatin me lojėn e tyre." Ne jemi duke menduar pėr perspektivėn e kėtyre lojtarėve dhe e jo pėr momentin,"- pėrfundoi fjalėn e tij trajneri i pėrfaqėsueses Shpresa, Artan Bushati.

wxz
15-01-2007, 04:16 PM
Trajneri i Apolonisė nxit tė gjithė pėr mundėsitė qė ka ekipi fierak pėr tė mbijetuar.


E shtuna ka mbyllur javėn e parė qė trajneri tiranas Andrea Marko ka kaluar me ekipin e tij Apolonia. Edhe pse trajneri i fierakėve kishte udhėtuar gjatė gjithė natės nga Athina, nė procesin stėrvitor ishte tepėr energjik dhe i motivuar pėr tė dhėnė maksimumin e tij nė kėtė stėrvitje. Ecuria e ekipit, problemet dhe merkatoja ishte biseda qė zhvilluam menjėherė pas pėrfundimit tė stėrvitjes.
Keni mbyllur javėn e parė qė jeni nė drejtim tė skuadrės bardhėjeshile. Ē'mund tė na thoni tashmė qė keni krijuar njė tablo mė tė saktė?
Sot zhvilluam njė stėrvtije tekniko fizike, e cila u mbyll me njė ndeshje 2x30 minuta, qė u improvizua pėr tė parė mė afėr lojtarė tė caktuar dhe pėr t'iu afruar grupit qė do tė pėrzgjedhim pėr vazhdimin e superligės. Duke qenė i pėrbėrė kryesisht prej futbollistėsh tė rinj, gabimet gjatė lojės ishin tė shumta, por ne po prisnim edhe kontigjentin tjetėr, sepse deri nė kėto momente po punojmė me grupe lojtarėsh, tė cilėt mund tė mos jenė pjesė pėrbėrėse e skuadrės, apo planet tona. Kuptohet qė synimet tona janė tė qėndrojmė nė superligė dhe nė funksion tė saj po ndėrtojmė edhe grupin qė do tė pėrbėhet nga futbollistė cilėsorė. Mendoj se kėto dy javė qė kanė mbetur do tė rrisim intensitetin, pasi koha nuk premton. Na dėmtojnė shumė ardhjet me vonesė, pasi brazilianėt qė do tė vijnė pas disa ditėsh na krijojnė njė disekuilibėr. Rifillimi i ndeshjeve tė superligės qė do tė shfaqin qysh nė ndeshjen e parė ngarkesa psikologjike. Eshtė normale qė njė ekip i pėrgatitur sa mė mirė ėshtė mė i aftė pėr tė kaluar me sukses kėtė gjendje, prandaj them se ēdo vonesė na krijon vėshtirėsi nė skuadėr.
Krahas pėrgatitjeve tuaja, a keni menduar tė zhvilloni ndeshje miqėsore?
Kemi menduar pėr tė zhvilluar takime tė tilla, sepse dalėngadalė e kam krijuar idenė pėr lojtarėt qė do tė stėrviten dhe natyrisht qė, duke filluar nga ndeshja e lehtė, tek ajo mė e vėshtirė, do tė kemi njė informacion mė tė plotė pėr ēdo futbollist. Mund tė luajmė ndeshje edhe me skuadra njė kategori mė inferiorem se ne, pėr tė krijuar njė raport psikologjik tė mirė dhe sė fundi besoj se java e ardhshme do tė jetė java e ndeshjeve miqėsore. Besoj se do tė zhvillojmė 3 4 tė tilla pėr tė parė edhe futbollistėt qė do tė na vijnė. Nėse futbollistėt qė janė planifikuar do tė jenė tė gatshėm jo vetėm nė aspektin fizik, por edhe atė teknik, besojmė se do t'i hapim rrugėn e afrimit tė tyre. Ne nuk kemi nevojė ta mbushim ekipin me lojtarė fallxhinj, qė mund tė na thonė jemi nga "x" shtet, apo "y" kontinent.
A ėshtė optimist Andrea Marko qė Apolonia do tė mbijetojė nė superligė?
Nuk ka nė botė asnjė futbollist apo trajner qė nuk ėshtė optimist. Nuk kemi pse tė jemi pesimistė ne qė merremi me sport. Ne do tė mundohemi qė nė skuadėr tė fusim mentalitetin e fituesit. Besoj se deri nė momentin e fundit do tė bėjmė maksimumin tonė. Unė kam besim tė jashtėzakonshėm se skuadra do tė japė maksimumin e saj dhe shpresojmė qė kėtė objektiv qė kemi do ta realizojmė.

wxz
15-01-2007, 04:18 PM
Haxhiaj: Kastrioti, pėr tė tashmen dhe tė ardhmen.


Trajneri Petrit Haxhia, pas njė heshtjeje tė gjatė pėr mediat, ka vendosur tė flasė pėr ekipin krutan qė ai po ndėrton sė bashku me presidentin Shkėlzen Zhilli. Nė pjesėn e parė tė kampionatit ai ka marrė njė ekip qė ishte i kompletuar nga paraardhėsi i tij, Ramadan Ndreu. Ndėrsa tashmė i duhet atij tė "arnojė" ato reparte tė ekipit qė kanė shfaqur probleme. Lidhur me prurjet qė ka bėrė presidenti Shkėlzen Zhilli, trajneri Haxhia shprehet: "Kemi operuar sė bashku dhe unė jam dakord me futbollitėt qė presidenti ėshtė marrė vesh me ta. Po kėshtu, ne po shikojmė gjetjen edhe tė futbollitėve tė tjerė qė i duhen ekipit pėr tė ecur pėrpara. Ajo qė mua mė bėn tė jem optimist ėshtė fakti qė ka njė mjedis qė tė lė tė punosh dhe mbi tė gjitha i angazhuar pėr tė ndėrtuar njė ekip sa mė serioz dhe potent pėr tė pėrballuar kampionatin me sukses. Vendi nė klasifikim nuk ėshtė komod pėr ne, pasi synojmė ngjitjen nė klasifikim. Nėse ekipi ka bėrė ndonjė hap fals gjatė fillimit tė kampionatit, tani nuk lejohen mė. Sė bashku me Zhillin po ndėrtojmė njė ekip qė i pėrket sė tashmes dhe sė ardhmes. Me afrimin e lojtarėve cilėsorė dhe njėkohėsisht me vazhdimin e prurjeve tė lojtarėve tė tjerė, qė presidenti ka nė plan, them qė po ndėrtojmė njė Kastriot qė do tė jetė njė "kockė" qė nuk do tė kapėrdihet nga ekipet e tjera. Unė deri tani jam mjaft i kėnaqur me gjithēka qė po ndodh me ekipin e Kastriotit dhe lojtarėt qė kanė ardhur deri nė kėto momente." Trajneri krutan nuk ka dashur tė ndalojė nė emrat e futbollistėve qė kanė ardhur dhe do tė vijnė te Kastrioti, duke mos dashur t'i bėjė publikė, por gjithsesi mendimi i tij ėshtė marrė nga ana e Zhillit dhe e stafit qė drejton ekipin krutan.

wxz
15-01-2007, 04:19 PM
Sot Luftėtari u nis pėr nė Ulqin, ndėrkohė qė do tė stacionohet rrugės nė Tiranė.


Luftėtari tė shtunėn nė Ballsh zhvilloi ndeshjen e parė pėr vitin 2007, njė ndeshje miqėsore me skuadrėn vendėse Bylis, ku dhe humbi 2 1. Kuptohet qė edhe pse ndeshja nuk ėshtė luajtur nė kuadrin e ndonjė veprimtarie zyrtare, prapėseprapė ajo la shije tė hidhur, ndėrkaq vėrteton nė njėfarė mėnyre se, duke pėrjashtuar formacionin bazė tė Luftėtarit, qė dhe ky jashtė fushe ka vetėm dy barazime nė kampionat, lojtarėt e tij tė stolit nuk janė tė aftė pėr tė pėrballuar ndeshje nė superligė derisa nė ndeshjen nė fjalė, qė u pėrdorėn me shumicė, me njė skuadėr jo tė superligės, arritėn vetėm tė humbasin. I themi kėto edhe pse kjo ėshtė njė ndeshje e vetme, sepse duke u rikthyer nė ndeshjet e Luftėtarit nė kampionat, rezulton se ai jashtė fushe nuk ka mundur tė fitojė ndonjė ndeshje dhe, si tė thuash, edhe kėtė ndeshje miqėsore nuk u ēlirua nga ajo hije e ftohtė qė lėshon fusha e huaj. Kėtyre mund t'u shtohet edhe fakti qė ndeshjen Luftėtari e luajti pasi kreu rrugėn e vėshtirė Gjirokastėr Ballsh, por edhe faktin tjetėr qė lojtarėt janė kujdesur qė tė mos dėmtohen dhe kėsisoj tė humbasin grumbullimin 11-ditor nė Ulqin. Nisja u bė sot mė 15 janar dhe kthimi do tė bėhet mė 27 janar. Sot Luftėtari u nis pėr nė Ulqin, ndėrkohė qė do tė stacionohet rrugės nė Tiranė, ku nė Kamėz do tė luajė ndeshjen e dytė miqėsore me kundėrshtar Kastriotin dhe pastaj do tė vazhdojė mė tej udhėtimin relativisht tė gjatė. Tė shtunėn, pas ndeshjes nė Ballsh, futbollistėt gjirokastritė dhe dy ndihmėstrajnerėt u kthyen nė Gjirokastėr, kurse jogjirokastritėt u shpėrndanė nė vendbanimet e tyre pėr t'u bashkuar sot nė Kamėz, ku i pret edhe Spahiu. Ndihmėstrajneri Hysi, nė lidhje me ndeshjen nė Ballsh, u shpreh se ekipi luajti i paimpenjuar dhe u bėnė shumė ndėrrime, si dhe nuk ishte objektiv rezultati sesa studimi i disa lojtarėve. Po ashtu, Hysi shtoi se nė Ulqin do tė bėjmė njė pėrgatitje serioze dhe tė gjithanshme pėr tė pėrballuar me sukses pjesėn e dytė tė kampionatit, me qėllim tė mbyllim kėtė sezon duke iu gėzuar superligės.

wxz
15-01-2007, 04:20 PM
Kampionėt, tė ftuar nė prefekturė.

Prefektja e qarkut tė Elbasanit ka ftuar sot (dje) paradite tė gjithė ekipin kampion nė zyrėn e saj. Hasekiu ka theksuar se kėrkon qė t'i urojė pėr vitin e ri futbollistik, ku theksoi se ka besim qė Elbasani me Lazen nė krye do tė shpallet pėrsėri kampion.


Verdheblutė nė Hercegnovi tė Malit tė Zi
Elbasani do tė niset sot nė mesditė drejt Malit tė Zi nė Hercegnovi, aty ku ėshtė akomoduar edhe Vllaznia. Verdheblutė do tė qėndrojnė atje 10 ditė, ku do tė zhvillojnė minifazėn pėrgatitore nėn drejtimin e Gėzdarit.

Elton Ceno firmos me Besėlidhjen
Sulmuesi Elton Cnero largohet pėrfundimsht nga Elbasani. Sulmuesi nė fjalė ka nėnshkruar njė kontratė me ekipin e kategorisė sė parė, Besėlidhjen, dhe sot ai do t'i bashkohet ekipit lezhjan. Dje nė mesditė Ceno mori edhe lejekalimin nga Elbasani. Ndėrkohė qė sot pritet tė largohen nga verdheblutė edhe gjashtė futbollistė tė tjerė, emrat e tė cilėve nuk bėhen tė ditur.

wxz
15-01-2007, 04:22 PM
Trajneri i portierėve tė verdhebluve tregon lidhjen e pandashme qė ka me ekipin.


Nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar", Bujar Gogunja, ish kampioni i '84 ės me Labinotin, ka rrėfyer emocionet e kthimit sėrish me kampionėt nė postin e trajnerit tė portierėve tė Elbasanit. Gogunja thotė se ndihet i lumtur qė ėshtė kthyer dhe kėrkon revanshin e ekipit tė tij, pavarėsisht pozicionit jo tė mirė aktualisht nė renditje, kur nė kėtė kohė ekipi i tij udhėhiqte me sukses.
Gogunja, njė kthim i shpejtė nė ekipin qė e shpallėt vjet kampion...
Me kėtė rast dua tė falėnderoj stafin drejtues tė Elbasanit, si dhe presidentin Laze pėr besimin dhe mundėsinė qė mė dha. Ndonėse duhet tė shtoj se, kur u largova, isha tepėr i dėshpėruar. Ekipin e tė rinjve e kam nė vendin e parė, kėshtu qė mendoj se Gogunja e ka kryer mė sė miri punėn e tij edhe si trajner i parė. Shpresoj qė ky kthim tė kthejė titullin sėrish nė Elbasan.
Elbasani ka lėshuar shumė terren dhe ka zbritur disa shkallė. E shikoni tė arritur titullin?
Gjithēka ėshtė e realizueshme nė kėtė botė dhe mundėsitė nuk janė tė pakta. Unė nga eksperienca ime mund tė them se gjithēka arrihet nėse punohet me shpirt e pėrkushtim. Na pret njė vit i vėshtirė, qė rrugės me siguri do tė prodhojė surpriza tė mėdha. Elbasani, me ndryshimet qė ka bėrė nė merkato, mendoj se ka sjellė njė frymė tė re nė grup qė pa dyshim do tė synojė mė lart.
Atėherė Elbasani do tė ketė si objektiv titullin?
Pa dyshim qė ne do tė luftojmė pėr titullin, por edhe vendi i dytė nuk besoj se ėshtė i keq, pasi na jep mundėsi qė tė luajmė pėr tė tretin vit radhazi nė kupat e Europės. Unė mund tė them se pėrforcimet e fundit na kanė dhėnė njė tjetėr mentalitet dhe pėr kėtė kemi kohė qė tė punojmė pėr tė arritur rezultate.
E kishit menduar njė kthim kaq tė shpejtė tek Elbasani?
Unė punoj pėr tė mirėn e futbollit. Nė qoftė se deri dje isha trajner i ekipit tė tė rinjve, kėtė e bėra me pasion, sepse nuk mė detyruan tė tjerėt. Kėshtu qė dhe kthimin tim sėrish si trajner i portierėve tė Elbasanit do ta bėj me shumė dėshirė. Tė them tė drejtėn, nuk e kisha menduar kėtė kthim tė shpejtė, por jam i lumtur qė jam kthyer.
Nė merkato sė fundi ekipi ėshtė mbipopulluar, por sulmi ēalon, apo jo?
Drejtuesit e merkatos sė Elbasanit e dinė fare mirė kėtė gjė. Pastaj ėshtė i pari Gėzdari, kėshtu qė mendoj se ai e di mė mirė pėr ēfarė futbollistėsh ka nevojė ekipi. Mendoj se edhe nė sulm do tė bėhet merkato.

wxz
15-01-2007, 04:23 PM
Sulmuesi shqiptaro-maqedonas u premton tifozėve blu shumė gola.


Ish-futbollisti i Rabotniēkit, Ardian Nuhiu, ndihet i kėnaqur te skuadra blu e Tiranės. Po kėshtu, me pėrforcimin e Ardian Nuhiut, sulmi i Dinamos ka shumė mundėsi qė tė bėjė kthesėn e duhur, i cili, sipas mediave nė Shqipėri, ėshtė mė i kritikuari nė 17 javėt e para tė kampionatit tė superligės. Nuhiu, prej sė njė jave, edhe zyrtarisht ka filluar stėrvitjen me ekipin e tij tė ri, Dinamo e Tiranės. Siē e dimė, me kėtė klub, sulmuesi shqiptar, njėherėsh edhe kohė pas kohe pjesėtar i kombėtares sė Maqedonisė, nėnshkroi nė dhjetor tė vitit 2006, ndėrsa erdhi nga radhėt e kampionit aktual maqedonas, Rabotniēki. Ardiani, siē pėrmendėm mė lart, tė hėnėn e javės qė shkoi filloi stėrvitjen me ekipin e tij tė ri, ku po zhvillon dy seanca nė ditė. Pėr impresionet e para, mėnyrėn se si ėshtė pranuar nė mjedisin e ri dhe kushtet, tė cilat i posedon klubi i Dinamos, zhvilluam njė bisedė tė shkurtėr me futbollistin Ardian Nuhiu.
Ardian, na trego edhe njė herė si ndodhi qė tė transferoheshe nė ekipin e Dinamos sė Tiranės?
- Nė pėrfundim tė pjesės sė parė tė kampionatit, vendosa qė tė ndryshoj ambient dhe me ndihmėn e Artim Pollozhanit dhe Suat Zendelit, bisedova me presidentin e Dinamos, Besnik Sulaj. Me tė rashė dakord pėr tė firmosur njė kontratė 6 mujore, me opsion shtyrje edhe pėr sezonin tjetėr.
- Si u prite nė mjedisin e ri?
- Duke filluar prej stafit tė trajnerėve, edhe nga lojtarėt, nė mjedisin e ri jam pritur shumė mirė dhe ia kam kaluar tepėr mirė. Shpresoj qė kėshtu tė vazhdojė deri nė fund.
- Ke zhvilluar gjithsej 6 ditė stėrvitje. Na trego diēka pėr to?
- Trajneri Redi Jupi, me thėnė tė drejtėn, po zbaton stėrvitje shumė interesante. Po stėrvitemi nga dy herė nė ditė nė kompleksin e klubit. Unė po luaj nė sulm. Mes stėrvitjeve pushojmė te kompleksi i klubit, i cili posedon kushte tė jashtėzakonshme, ndėrsa temperatura kėto ditė arrin deri mė 15 gradė.
- The qė je pranuar shumė mirė nga tė gjithė nė klub. Me cilin prej lojtarėve rri mė tepėr?
- Nuk i njoh ende mirė tė gjithė. Me kroatin Goran Vinēetiē jam shok dhome, ndėrsa, me portierin Lika jam mė tepėr i lidhur.
- Ēfarė iu premton tifozėve tė Dinamos?
- Jam i gatshėm tė kontribuoj pėr Dinamon qė nga ky moment. E di se do tė kem njė mision tė vėshtirė te Dinamo, mirėpo jam mėsuar me kėto sfida. Tifozėve u premtoj paraqitje tė mira dhe kuptohet shumė gola.
Nga Shkupi, Bujar KURTAJ

wxz
15-01-2007, 04:31 PM
Presidenca blu ėshtė e kėnaqur nga gjendja e ekipit tė tanishėm, qė drejtohet nga trajneri-lojtar.


Skuadra e Dinamos ėshtė e pėrfshirė nga ethet e merkatos, sepse presidenca blu ka premtuar qė gjatė kėsaj periudhe do tė ndėrtojė njė ekip qė tė mos ketė tė meta. Megjithėse sulmi duket i stabilizuar, pėrsėri dinamovitėt vazhdojnė tė testojnė lojtarė tė kėtij sektori. Ndėrsa nė ditėt e mbetura drejtuesit dinamovitė presin qė tė blindojnė edhe vijėn difensive. Sipas zv.presidentit tė bluve, Avni Braēe, pėrgjegjėsit e merkatos po bėjnė tė pamundurėn qė tė afrojnė edhe disa pėrforcime tė tjera, ku theksi kryesor ėshtė nė mbrojtje. Po sipas zotit Braēe, nuk pėrjashtohet mundėsia qė pėrforcime tė ketė edhe nė repartet e tjera, por strategjia e drejtuesve blu ėshtė qė tė mos pėrmendė emrat e tė lakmuarve tė tyre, sepse nuk duan tė kenė interferime gjatė punės. Presidenca e Dinamos ka menduar tė ndjekė kėtė rrugė nė merkato, sepse pėrvoja ka treguar se kur publikohet interesimi pėr njė lojtar, artificialisht fillon tė rritet pazari. Rasti mė konkret ėshtė ai i sulmuesit Oriand Abazaj, me tė cilin drejtuesit dinamovitė ishin pranė arritjes sė akordit, por zėrat pas kuintave e kanė lėnė atė akoma pa skuadėr. Dinamo e Redi Jupit ka fituar zemrat e drejtuesve dinamovitė dhe, po t'i pyesish, ata tė pėrgjigjen me superlativat mė tė mėdha. "Dinamo e Jupit ėshtė nė rrugė tė mbarė dhe shpresojmė qė nė pėrfundim tė sezonit ekipi do tė realizojė pjesėn mė tė madhe tė objektivave tė tij. Trajnerėt aktualė tė skuadrės kanė sjellė njė frymė tjetėr nė skuadėr dhe me punėn e pėrkushtuar tė tyre po ia ndryshojnė imazhin skuadrės. Dinamo nuk ėshtė ekip qė mjaftohet me vendin e gjashtė, prandaj synimi ynė ėshtė qė nė pjesėn e mbetur tė sezonit tė fillojė ngjitja drejt kreut, sepse vendi i vėrtetė i bluve ėshtė podiumi,"- deklaroi pėr gazetėn "Sporti shqiptar" zv.presidenti i Dinamos, Avni Braēe. Megjithėse blutė e kryeqytetit u ndėshkuan nė miqėsoren e sė shtunės nga ekipi i Laēit, drejtuesit blu janė tė kėnaqur nga skuadra e tyre dhe falėnderimet mė tė mėdha janė pėr kontributin qė trajneri-lojtar, Redi Jupi, po jep pėr ndėrtimin e Dinamos sė vėrtetė. Optimizmi i drejtuesve dinamovitė pritet tė pėrligjet nė pjesėn e mbetur tė sezonit dhe, sipas tyre, Dinamo do t'i shkundė 16 javėt e mbetura tė sezonit. Nėse nė 17 javėt e para Dinamo ēaloi nė disa aspekte e ardhmja e bluve, sipas kupolės drejtuese, ėshtė premtuese. Me sa duket, trajneri Jupi ka dorė tė lirė pėr tė vendosur nė ekipin e tij dhe mbi tė nuk ka ndonjė presion e trysni qė ta shtyjė timonierin blu pėr tė bėrė sforcime nė punėn e tije.

wxz
15-01-2007, 04:33 PM
Faza pėrgatitore e bluve tė kryeqytet ka ngarkesė, por futbollistėt e pranojnė strategjinė e trajnerit.


Viti 2007 e ka gjetur skuadrėn e Dinamos me mėngė tė pėrveshura, sepse paraqitja e skuadrės nė gjysmėn e parė tė sezonit nuk ka qenė ajo qė pritej dhe kėrkohej. Stoli i vakėt i 17 javėve tė para tė kampionatit tė 68-tė kombėtar i ka detyruar drejtuesit dinamovitė qė tė lėvizin dhe pėrforcimet e para tashmė janė tė dukshme. Trajnerėt Redi Jupi dhe Artan Mergjyshi shpresojnė qė boshllėqet e ekipit tė plotėsohen, por njėkohėsisht kanė ngritur njė strategji tė fortė pėr kėtė fazė pėrgatitore. Nė dy javėt e para timonierėt blu kanė vendosur qė t'i "shtrydhin limonat" e tyre, sepse sipas analizave tė para ka rezultuar se ata nuk janė aty ku duhet. Tė gjithė dinamovitėt janė tė shtrėnguar tė pėrgatiten dy herė nė ditė dhe tė zbatojnė njė disiplinė tė hekurt nė stėrvitje. Sipas kapitenit dhe "gardianit" tė ekipit tė Dinamos, Ilion Lika, kjo metodė punė ėshtė e justifikueshme, sepse vetėm me punė mund tė arrihen sukseset. "Dinamo nė kėtė sezon nuk ka pasur vazhdimėsi tė mirė dhe kjo rrugė duhej ndryshuar sa mė parė. Gjatė kėsaj periudhe kemi pasur edhe disa vėshtirėsi, pasi na mungonin alternativat nė stol, por merkatoja e kėtyre ditėve do t'ia ndryshojė fytyrėn ekipit. Tashmė pėr skuadrėn kanė firmosur disa lojtarė si Mile, Merkoēi, si dhe sulmuesi tjetėr, Ardian Nuhiu, prandaj mendoj se problemet e sulmit janė zgjidhur. Por pėrsėri kemi shumė pėr tė bėrė nė kėtė repart, sepse, sipas informacioneve qė kam, sulmuesi shqiptaro-maqedonas vjen pas njė dėmtimi dhe akoma nuk ėshtė nė maksimumin e tij, gjithashtu kemi edhe tė dėmtuar nė kėtė sektor. Tashmė prioriteti i merkatos sonė ėshtė pėrqendruar nė pėrforcimin e mbrojtjes dhe nėse kėtė e plotėsojmė si vijėn sulmuese, atėherė Dinamo ėshtė nė rrugėn e duhur. Fazėn pėrgatitore e kemi nisur me njė ngarkesė tė rritur dhe mendoj se po veprohet drejt nga trajnerėt, sepse pa u lodhur nuk arrihen sukseset dhe le tė na shėrbejė kjo periudhė pėr tė na kompletuar nė tė gjitha aspektet,"- shprehet pėr gazetėn "Sporti shqiptar" dinamoviti Ilion Lika.

wxz
15-01-2007, 04:35 PM
Ditėn e diel, nė orėn 14:00, skuadra e Flamurtarit ėshtė nisur drejt Ulqinit pėr tė vijuar mė tej stėrvitjen pėrgatitore tė dimrit. Rreth orės 18:00, pas njė udhėtimi tė gjatė, grupi prej 30 vetash, mbėrrin pėrpara hotelit "Olimpik" nė Ulqin, nė tė cilin do tė akomodohen vlonjatėt. Sipas trajnerit Vasil Ruci, janė marrė tė gjitha masat tekniko organizative jo vetėm pėr akomodimin, por edhe pėr ambientet nė tė cilat do tė stėrvitet skuadra. Nė Ulqin, Flamurtari do tė kryejė njė periudhė 10-ditore, duke organizuar njė stėrvitje intensive komplekse. Nė pėrbėrje tė grupit bėjnė pjesė 25 futbollistė dhe 5 pjesėtarė tė stafit teknik tė skuadrės.

Pėrjashtohet Roxheri nga radhėt e vlonjatėve
Sipas informacionit tė dhėnė nga sekretari i Flamurtarit, Ilir Metaj, bėhet e ditur se mesfushori Bokatola ėshtė kthyer nė Vlorė ditėn e diel, ndėrsa ėshtė komunikuar me Delainin. "Nė fundjavė ėshtė kthyer nė Vlorė mesfushori Bokatola, i cili ka munguar nga stėrvitja 5 ditė pa marrė leje nga klubi "Flamurtari". Gjithsesi, Bokatola ėshtė bashkuar me skuadrėn pėr tė udhėtuar mė tej drejt Ulqinit pėr periudhėn e dytė tė stėrvitjes pėrgatitore. Kemi komunikuar edhe me Sasha Delainin, i cili pretendon se po kryen njė testim paraprak me njė skuadėr holandeze, tė cilėn e synon pas pėrfundimit tė kontratės njėvjeēare me Flamurtarin. Delaini do tė kthehet nė stėrvitje mė 20 janar. Pėr Bokatolėn dhe Delainin do tė merren masa ndėshkimore tė pėrcaktuara nė kontratė nė rastin e thyerjes sė disiplinės, ndėrsa pėr Roxherin vendosėm ta pėrjashtojmė," ka pėrfunduar sekretari Ilir Metaj.

wxz
15-01-2007, 04:39 PM
Trajneri Vasil Ruci po bindet dita ditės se mė mirė se kushdo tjetėr ekipin e bėjnė vetė vlonjatėt.


Vlonjatėt nuk janė shkėputur pėr nga stėrvitja edhe para nisjes pėr nė Ulqin. Pėrkundrazi, edhe ditėn e shtunė trajneri Vasil Ruci u ka zhvilluar atyre stėrvitje me dy seanca. Me afrimin e sulmuesit kosovar Hashani, duket se shqetėsimi pėr tre afrikanėt ka kaluar nė plan tė dytė pėr trajnerin Ruci. Tani ai shfaqet mė i qetė, ndonėse sipas tij duhet akoma njė bindje tė plotė pėr sulmuesin kosovar. Pėr mė shumė ja ēfarė thotė nė intervistėn e tij trajneri i Flamurtarit, Vasil Ruci:
Shpesh jeni shprehur se nė merkato skuadrės i nevojitet njė sulmues. Jeni i qetė tani qė te Flamurtari ėshtė afruar sulmuesi 25 vjeēar Hashani?
Nė pėrgjithėsi, nė superligėn tonė ėshtė ndier mungesa e sulmuesve cilėsorė. Kuptohet qė edhe te Flamurtari statistika e golavarazhit ėshtė realizuar falė lėvizjeve taktike. Golashėnuesi mė i mirė i Flamurtarit ėshtė Nenaj, i cili ėshtė mesfushor, por shpesh ėshtė pėrdorur si sulmues. Nė kushte tė tilla, kur nė repartin e sulmit skuadra jonė kishte vetėm Fjodor Xhafėn, ishte e domosdoshme pėrforcimi me njė sulmues tė mirėfilltė. Pėr sa i pėrket afrimit tė Hashanit, vlerėsimi ynė pėr kėtė lojtar ėshtė pozitiv, nisur nga shkalla e teknikės pėr cilėsitė e tij. Na duhen pak ditė nė stėrvitje me grupin qė tė krijojmė bindjen pėrfundimtare pėr Hashanin.
Pasi nuk u realizua afrimi i shtatlartit korēar Tiko te Flamurtari, e kishit tė vėshtirė tė gjenit njė sulmues tjetėr nė kampionatin shqiptar?
Eshtė e vėshtirė brenda kampionatit shqiptar tė "rrėmbesh" 2 lojtarė cilėsorė. Nė periudhėn e janarit ėshtė shumė e vėshtirė tė gjesh lojtarė, sepse pothuajse tė gjithė lojtarėt kanė nėnshkruar kontrata 1 vjeēare me skuadrat e tyre. Dėshira jonė ishte qė tė afronim sulmuesin korēar Ligoraq Tiko, por pavarėsisht avancimit tė bisedimeve, klubi i Skėnderbeut nuk e lejoi. Pėr Hashanin ishte menduar e biseduar 2 3 muaj mė parė.
Kėto ditė ėshtė pėrfolur edhe pėr forcimin e repartit tė mbrojtjes me ish mbrojtėsin e Apolonisė, Mėrtirin. Mendoni se kėtu pėrfundon merkatoja e dimrit pėr Flamurtarin?
Unė edhe disa ditė mė parė jam shprehur se nuk kam dijeni pėr njė pėrforcim si nė rastin konkret. Unė mendoj se nuk ėshtė shumė e nevojshme tė pėrforcojmė radhėt e mbrojtjes, pasi veē Beharit e Drizės, kemi tė rinj tė talentuar, si Bedini, Arifaj, Begaj, Guga etj.
Krahas Beharit e Drizės, nuk pėrmendėt Delainin, i cili ka ditė qė ėshtė larguar bashkė me Roxherin e Bokotolėn. A keni informacion rreth largimit ose ardhjes sė tyre nė skuadėr?
Tė tre afrikanėt kanė nėnshkruar njė kontratė me Flamurtarin deri nė fund tė sezonit. Kush shpėrdoron kushtet e kontratės, detyrohet t'u nėnshtrohet sanksioneve. Unė si trajner dėshiroj tė luaj me lojtarė qė janė tė pėrkushtuar pėr fanellėn dhe emrin e madh tė Flamurtarit dhe jo me kalimtarė abuzues.
A jeni optimistė se me pėrbėrjen aktuale Flamurtari do t'i realizojė objektivat e tij?
Patjetėr. Jam i bindur se skuadra aktuale, e pėrbėrė nga vlonjatė dhe 2 kosovarė, do tė japė edhe shpirtin pėr Flamurtarin, me qėllimin e vetėm pėr t'u rreshtuar ndėr 4 5 mė tė mirėt. Pėrvoja na mėsoi qė sezonin tjetėr tė bėjmė njė skuadėr pothuajse me vlonjatė.

wxz
15-01-2007, 04:40 PM
Tirana, udhėtim i lodhshėm deri nė Kemer.


Mesditėn e djeshme, bardheblutė i lanė shėndenė kryeqytetit pėr nė drejtim tė Turqisė. Nė orėn 15:00, avioni i linjės "Turkish Airlines" ėshtė ngritur nga aeroporti "Nėnė Tereza", pėr tė bėrė ndalesėn e parė nė Stamboll. Kėtu, delegacioni kryeqytetas ka qėndruar tranzit pėr disa orė dhe mė pas ka marrė njė tjetėr avion pėr nė drejtim tė Antalias nė orėn 19.30, sipas orės tonė. Me tė mbėrritur nė Anatalia, futbollistėt dhe stafi drejtues janė pritur nga autobusi i hotelit, i cili mė nė fund i ka trasportuar deri nė Kemer, zonė turistike e Turqisė. Duhet thėnė se udhėtimi nga Tirana pėr nė Kemer ka qenė i lodhshėm pėr kryeqytetasit, tė cilėt menjėherė janė sistemuar nė hotel pėr tė pushuar, ndėrkohė nė orėn 22:00 kanė ngrėnė darkėn. Sot, trajneri Muēa ka planifikuar zhvillimin e dy stėrvitjeve, fillimisht nė sallė force dhe mbasdite nė fushėn ngjitur me hotelin. Tė mėrkurėn do tė luhet edhe miqėsorja e parė me skuadrėn e Istambulsporit, qė aktualisht bėn pjesė nė kategorinė e parė turke.

wxz
15-01-2007, 04:41 PM
Ish-mbrojtėsi i Teutės ka firmosur pėr bardheblutė, pjesė e tė cilėve ėshtė edhe i vėllai.


"Pasaporta"
Datėlindja: 16.2.1978
Vendlindja: Elbasan
Skuadrat ku ka luajtur: Elbasani, Steaua e Bukureshtit, Nacional i Bukureshtit, Teuta dhe Tirana.
Trofetė e fituara: 2 tituj kampion dhe 1 kupė me Steaun, 1 kupė me Nacionalin, 1 titull me Dinamon dhe 1 titull me Tiranėn.
Kombėtarja: 12 ndeshje

Albert Duro ėshtė goditja e radhės nė merkato pėr Tiranėn. Pas blerjeve tė Turdiut dhe Ēapjes, donatorėt janė treguar tė gatshėm pėr tė veshur bardheblu edhe ish-mbrojtėsin e Teutės. Duro stėrvitej prej mė shumė se njė muaji te kryeqytetasit, por vetėm dje ėshtė arritur marrėveshja zyrtare mes palėve. Tashmė, nė gjirin e 22 herė kampionėve do tė shohim pėr herė tė parė vėllezėrit Klodian dhe Albert Duro, tė cilėt pasi kanė debutuar me ekipin e Elbasanit, gjatė karrierės sė tyre janė aktivizuar nė disa skuadra me emėr brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Pėr "Sportin shqiptar", qendėrmbrojtėsi qė ka provuar mė parė tė veshė edhe fanellėn e ekipit kombėtar, tregon arsyet pse zgjodhi Tiranėn pėr pjesėn e mbetur tė sezonit, si edhe objektivat qė dėshiron tė arrijė.
- Albert, qė nga dita e djeshme jeni zyrtarisht lojtar i Tiranės. Si do ta komentonit kėtė rikthim te bardheblutė?
- Mendoj se kam bėrė zgjedhjen e duhur. Dėshira pėr t'u veshur bardheblu ka qenė si nga ana ime, por edhe e drejtuesve, tė cilėt u shprehėn tė gatshėm pėr tė mė plotėsuar kėrkesat. Sigurisht, nė kėtė mes dua tė falėnderoj donatorėt, por edhe trajnerin Shkėlqim Muēa.
- Jeni ndarė krejt papritmas nga Teuta, skuadėr sė cilės i dhatė shumė vitin e kaluar, ku me golin e realizuar ndaj Skėnderbeut arritėt ta mbanit nė superligė. Ēfarė mund tė na thoni pėr kėtė eksperiencė?
- Pėr aq kohė sa qėndrova nė Durrės, u mundova tė jepja mė tė mirėn dhe besoj se edhe sot duhet tė kujtohem nga ana e tifozerisė. Shkėputja ime nga ky ekip erdhi pas mosmarrėveshjeve me trajnerin Starova, kėshtu qė e pashė tė arsyeshme pėr t'u larguar dhe njėkohėsisht pėr tė qenė sa mė pranė familjes.
- Keni qenė mė parė edhe dy herė tė tjera pjesė e Tiranės, por pėr arsye tė ndryshme keni luajtur shumė pak. Si e parashikoni kėtė sfidė tė tretė?
- Tėrheqėse, madje shpresoj ta fitoj. Nėse herėn e parė nuk luajta nė Europė pėr shkak se u transferova te Nacionali i Bukureshtit, nė rikthimin tim kisha probleme shėndetėsore, pasi vija pas thyerjes sė kėmbės qė pėsova nė Rumani. Kėtė herė tė tretė si bardheblu, dua qė ta fitoj titullin kampion duke qenė edhe vetė nė fushė.
- Ē'do tė thotė pėr ju qė tė luani nė tė njėjtin pozicion me vėllanė nė tė njėjtėn skuadėr?
- Nuk ėshtė hera e parė qė njė gjė e tillė na ndodh, sepse sė bashku kemi qenė edhe tek Elbasani. Megjithatė, tani qė jemi te Tirana, do tė thotė se na ėshtė shtuar edhe mė shumė pėrgjegjėsia.
- Si pėr ironi tė fatit, me rifillimin e sezonit, do tė luani tri ndeshje radhazi, pėr kampionat dhe kupė me Teutėn...
- Unė jam optimist se do t'i fitojmė tė tri ndeshjet. Pėr fat tė mirė, Teutėn e njoh shumė mirė dhe mund tė them se nuk mund tė krahasohet me organikėn qė ka Tirana.

wxz
15-01-2007, 04:44 PM
Eshtė kthyer nė njė ambasador nė ekipin kavajas pėr patriotėt e tij nga Kosova, por kurrsesi nuk i ngre nė qiell.


Eshtė kthyer nė njė ambasador nė ekipin kavajas pėr patriotėt e tij nga Kosova, por kurrsesi nuk i ngre nė qiell. Ky ėshtė mbrojtėsi Alban Dragusha, i cili luan sezonin e dytė me ekipin e Besės dhe aktualisht po stėrvitet me grupin nė Ulqin. Jo me shumė fat kėtė sezon, pėr shkak tė disa dėmtimeve tė njėpasnjėshme, Dragusha thotė se potencialet e Besės ishin dhe janė mė tė mėdha, duke lėnė tė nėnkuptohet se ekipi kavajas pjesėn e mbetur tė kampionatit do tė kėrkojė tė ēojė emrin e vet atje ku i takon. "Besa ka shumė mė tepėr potenciale nga ēfarė ka dhėnė deri tani. Arsyet janė tė shumta pėrse kėto potenciale nuk u shfaqėn realisht dhe nuk mė takon mua tė analizoj kėtė. Di tė them qė nė fundin e vitit qė shkoi dhe nė kėtė periudhė secili futbollist ėshtė ndėrgjegjėsuar se duhet dhėnė mė shumė, sepse mundėsitė janė. Duke filluar nga vetja, premtoj se do tė luftoj me mish e me shpirt, sepse kam edhe njė detyrim moral pėrballė patriotėve qė kanė ardhur nė ekip. Ata mė kanė si idhull, prandaj nėse i zhgėnjej, imagjinoni sesa poshtė bien ata psikologjikisht," shprehet qendėrmbrojtėsi kosovar Alban Dragusha, qė pėr momentin ėshtė ndėr mė tė mirėt nė rolin e tij. Nė kampin kavajas dalėngandalė po inkuadrohen edhe disa lojtarė tė tjerė tė ardhur nga Kosova, qė janė tė vetmit qė i janė afruar Besės nė kėtė merkato, pasi portieri Dura ėshtė njė njohje e vjetėr pėr kavajasit. Po si i vlerėson Dragusha tė ardhurit e rinj nga vendi i tij? Ja dhe pėrgjigjja e tij: "Eshtė njė thikė me dy presa. Ana pozitive ėshtė qė, nėse rezultojnė tė vlefshėm, edhe unė ndihem krenar. Nė tė kundėrt, do tė ndihesha si nė faj, pavarėsisht se nuk i kam sjellė unė kėtu. Shpresojmė qė nė radhė tė parė ata tė nderojnė veten e tyre, Besėn dhe Kosovėn nė tėrėsi. Vetėm njė gjė po u them: duhet tė djersijnė shumė nėse duan njė vend titullari te Besa." Kavajasit po mbyllin javėn e parė tė fazės pėrgatitore tė dimrit dhe i janė pėrveshur mirė punės pėr tė arritur synimet e mbetura. "Gjithēka mund tė bėjė vaki. Synimi ynė kryesor ėshtė tė ngjitemi sa mė lart nė renditje, pastaj duke parė dhe duke bėrė pėr tė kėrkuar njė vend sa mė tė lartė tė mundshėm, nė mėnyrė qė emri i Besės tė mos nėpėrkėmbet. Ndėrsa nė kupė do tė luajmė me maksimumin e mundėsive, pasi ėshtė njė trofe qė mund ta fitojmė. Fundja, Besa i ka resurset pėr ta marrė kupėn," - pėrfundon Alban Dragusha, mbrojtėsi i Besės.

wxz
15-01-2007, 04:46 PM
Ka ardhur nga Firence e Italisė pėr t'u provuar te Vllaznia me shpresė se do t'i bindte drejtuesit e saj pėr talentin qė zotėron, por nuk duket se do tė ndodhė kėshtu. Marenglen Prela, 20 vjeēari shkodran qė nga e hėna e kaluar ėshtė duke u stėrvitur me kuqeblutė, por burime pranė stafit drejtues tė tyre bėjnė tė ditur se djaloshi i ri nuk ka shfaqur ndonjė diferencė me lojtarėt e tjerė tė rinj, qė janė duke u stėrvitur nė skuadėr. Pėr kėtė arsye, me shumė tė ngjarė i riu Prela, qė vjen nga futbolli amator italian, nė ditėt e ardhshme mund t'i japė lamtumirėn Vllaznisė. Megjithatė, vendimin pėrfundimtar pėr tė do ta japė trajneri Josa gjatė kėsaj jave.

Katėr shkodranė nėn urdhrat e Bushatit.
Janė plot 4 futbollistė tė Vllaznisė qė dy ditė mė parė kanė braktisur kampingun stėrvitor tė kėsaj skuadre nė Hercegnovi tė Malit tė Zi. Bėhet fjalė pėr lojtarėt e thirrur nga trajneri i ekipit kombėtar Shpresa, Artan Bushati, pėr miqėsoren e Turqisė. Lojtarėt e grumbulluar janė portieri Olsi Bishani, mesfushorėt Alsid Tafili e Gilman Lika, si dhe sulmuesi Xhevahir Sukaj. Ata dje janė nisur sė bashku me pjesėn tjetėr tė ekipit drejt Turqisė, ndėrkohė qė do tė ribashkohen me kuqeblutė nė Mal tė Zi tė enjten qė vjen.

Kuqeblutė, sot miqėsorja e parė.
Do tė zhvillohet pikėrisht sot pasdite miqėsorja e parė e Vllaznisė nė pėrgatitoren e saj nė tokėn malazeze. Pėrballė saj do tė jetė njė ekip nga Serbia, i cili ėshtė edhe ai i grumbulluar pėr fazėn pėrgatitore nė tė njėjtin vend me shkodranėt. Miqėsorja do tė zhvillohet nė orėn 13:00 dhe pėr kėtė ndeshje trajneri Josa nuk do tė ketė nė dispozicion tė tij katėr futbollistėt e grumbulluar nė ekipin kombėtar Shpresa, pikėrisht Bishanin, Tafilin, Likėn dhe Sukajn.

wxz
15-01-2007, 04:48 PM
Kuqeblutė kanė mbyllur javėn e parė tė stėrvitjes dimėrore me sukses, ku nuk ėshtė vėrejtur asnjė anomali.


Pėrgatitjet e Vllaznisė nė Hercegnovi tė Malit tė Zi po shkojnė nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme. Ēdo gjė ėshtė sipas planit tė pėrcaktuar mė parė nga ana stafit drejtues dhe pėr rrjedhojė edhe vetė futbollistėt janė mė se tė kėnaqur me mėnyrėn si kanė shkuar stėrvitjet e tyre. Kėtė e konfirmon njė nga pjesėtarėt e stafit, pikėrisht mjeku i njohur Zyhdi Ēoba, i cili ėshtė shkėputur disa ditė nga kampingu malazez i kuqebluve, pėr t'iu bashkuar ekipit Shpresa nė grumbullimin e tij. Megjithatė, mjeku qė ka vite pune me sportin dhe nė veēanti me ekipet e futbollit, flet me shumė pasion pėr mėnyrėn si kanė shkuar stėrvitjet nė kėtė javė tė parė tė pėrgatitjeve nė Hercegnovi. "Ēdo gjė kanė shkuar mė sė miri, duke filluar me kushtet e qėndrimit nė hotel, qė duhet thėnė se ishin tė shkėlqyera, pėr tė vazhduar me fushat ku stėrviteshin, qė ishin plot 6 dhe nė gjendje shumė tė mirė, ndėrkohė qė vajtja dhe ardhja bėhej me autobus tė vėnė nė dispozicion nga hoteli. Nė njė ambient tė tillė nuk ke se si tė mos punosh me dėshirė dhe kjo po ndodh aktualisht edhe me ekipin e Vllaznisė," ka shpjeguar Ēoba. Ndėrkohė, kjo javė e stėrvitjes nė tokėn malazeze ka qenė kuptohet java e ngarkesave tė mėdha fizike, megjithatė pėr stafin mjekėsor nuk ka pasur as mė tė voglin problem, sepse nė periudha tė tilla vėrehen edhe trauma tė vogla, si pasojė e mospėrballimit siē duhet tė ngarkesave fizike. "Nuk kam pasur as mė tė voglin problem. Asnjėri prej futbollistėve nuk ka shfaqur problemeve traumash dhe kjo ndoshta ėshtė edhe meritė e trajnerit Josa, qė ka arritur ta japė ngarkesėn stėrvitore nė mėnyrėn e duhur. Paradite ka kryesisht vrapime dhe sallė force, ndėrsa pasdite ėshtė punuar edhe me topin. Janė nga dy seanca ēdo ditė, ndėrkohė qė Josa ka vėnė nė plan tė parė edhe regjimin sportiv tė futbollistėve," shton mė tej mjeku i ekipit tė Vllaznisė. I vetmi nga lojtarėt i cili vinte me probleme nė stėrvitjet e Hercegnocit ka qenė malazezi Igor Radusinoviē. Mbrojtėsi nga Podgorica, siē dihet, gjithė dhjetorin kishte qenė i pamundur jo vetėm pėr tė luajtur, por edhe pėr t'u stėrvitur. Sakaq, janari ka nisur mirė pėr tė dhe ky ėshtė njė lajm i mirė edhe pėr skuadrėn shkodrane, sepse ėshtė njė forcė mė tepėr pėr tė. "Radusinoviēi ėshtė duke u stėrvitur pa probleme, madje pa zbaton tė njėjtin program stėrvitor me lojtarėt e tjerė. Tek ai nuk vėrehet asnjė shenjė nga dėmtimi qė ka pasur dhe kjo ėshtė pozitive," shpjegon Ēoba. Nė kėtė mėnyrė, gjėrat janė duke shkuar nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme sa u takon pėrgatitjeve tė kuqebluve. Njė fakt ky qė pritet tė reflektohet mė sė miri edhe me rezultatet qė skuadra do tė arrijė nė pjesėn e mbetur tė sezonit.

wxz
15-01-2007, 04:51 PM
Sulmuesi vlonjat i Teutės kėrkon qė grupi tė ruajė qetėsinė e nevojshme nė kėtė periudhė.


"Duhet tė jemi me kėmbė nė tokė." Kėshtu ėshtė shprehur sulmuesi i Teutės, Daniel Xhafaj, sipas tė cilit kampionati ėshtė nė njė pikė delikate, ku duhet treguar shumė kujdes pėr tė sulmuar kreun e tabelės. Nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar", Daniel Xhafaj komenton ditėt e para nė Ulqin, atmosferėn nė kampin e "djemve tė detit" dhe detaje tė tjera nga faza pėrgatitore.
A mendoni se Ulqini ishte vendi mė i pėrshtatshėm pėr fazėn pėrgatitore?
Mendoj se nuk ka shumė rėndėsi vendi ku zhvillohet faza pėrgatitore, por mėnyra se si zhvillohet. Nė fakt, nė Ulqin jemi shumė komodė dhe faza pėrgatitorė po zhvillohet nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme.
Ka filluar tė ndihet ankthi i pėrballjes sė parė me Tiranėn?
Mendoj se ėshtė shumė herėt pėr tė menduar pėr kėtė ndeshje. Jemi vetėm nė fillim tė minifazės pėrgatitore dhe do tė duhet kohė qė ekipi tė pėrqendrohet te ndeshja me Tiranėn.
Sa tė rėndėsishme e shikoni ju kėtė pėrballje pėr pretendimet qė ka ekipi?
Pa diskutim qė ėshtė njė ndeshje e rėndėsishme, por unė nuk jam nga ata qė mendoj se ėshtė kjo ndeshja pėrcaktuese. Pėr ne, ndeshje pėrcaktuese janė edhe takimet me Elbasanin, Vllazninė etj. Na presin pėrpara ndeshje tė vėshtira, qė mund t'i kalojmė vetėm me qetėsi dhe besim nė forcat tona.
Ka vėrtet forca Teuta pėr tė sulmuar titullin?
Sigurisht qė ka, por e pėrsėris qė nuk do tė jetė e lehtė.
Mendoni se ardhja e Shkėmbit i jep mė shumė oksigjen sulmit?
Sigurisht, ėshtė njė futbollist qė luan shpejt me topin dhe krijon hapėsira. Kishim nevojė pėr njė gjė tė tillė dhe mendoj se kjo do tė na i shtojė mė shumė mundėsitė para portės.
Si ju duket ngarkesa qė po merrni nė stėrvitje?
Pėr mua ėshtė normale dhe, me sa shikoj, pak janė futbollistėt qė kanė probleme nė pėrballimin e kėsaj ngarkese.
A ju duket se pas largimit tė Salihit ju janė hapur shanset pėr tė kapur kreun e golashėnuesve?
Pėr mua kjo nuk pėrbėn asnjė problem. Ka edhe tė tjerė futbollistė qė mund tė shpallen golashėnues mė tė mirė, por qėllimi im do tė jetė vetėm tė arrijmė mė sė fundi titulli pėr Teutėn. Mė mungon njė titull kampion me kėtė ekip.

wxz
15-01-2007, 04:51 PM
Hasanbelliu inspekton ekipin nė Ulqin
Presidenti i Teutės, Edmond Hasanbelliu, ėshtė bashkuar pėrsėri me ekipin nė Ulqin pėr tė parė nga afėr kushtet nė tė cilat janė akomoduar dhe po stėrviten futbollistėt, si dhe atmosferėn aktuale nė ekip. Nė njė qėndrim njėditor nė Ulqin, presidenti i Teutės ėshtė njohur me kėrkesat qė ka ekipi, si dhe ka parė nga afėr stėrvitjen. Hasanbelliu ėshtė shprehur i kėnaqur me gjendjen aktuale tė ekipit. Nė lidhje me merkaton, Hasanbelliu ėshtė shprehur se ajo nuk mund tė quhet e mbyllur, por ka shumė vėshtirėsi nė gjetjen e futbollistėve qė bėjnė diferencė. Gjithesi, nuk ėshtė pėrjashtuar afrimi i ndonjė futbollisti tė perspektivės.

wxz
15-01-2007, 04:53 PM
Reiter: Salihi, lojtar plot potencial



Eldorado Merkoēi, shkes pėr "martesėn" e goleadorit me Riedin
Drejtori teknik i skuadrės SV Ried, Stefan Reiter, shpjegon gjendjen e skuadrės sė tij nė kėto ditė tė para stėrvitjeje tė vitit tė ri, duke i pėrkushtuar shumė vemendje ardhjes mė tė fundit, goleadorit shqiptar Hamdi Salihi. "Eshtė njė lojtar i ri dhe me shumė potencial, tė cilin kishim kohė qė e ndiqnim me vėmendje," - u shpreh trajneri rreth pėrforcimit mė tė fundit tė skuadrės sė tij. Gjithashtu, Reiter shpjegoi se ardhja e Salihit tek skuadra nuk ishte thjesht njė rastėsi, por njė konsolidim i vėzhgimit tė vazhdueshėm qė i pati bėrė lojtarit vetė personalisht, por edhe me ndihmėn e njė lojtari tjetėr shqiptar, qė padiskutim ndihmoi nė konsolidimin e objektivit, pasi Rapidi i Vjenės ishte gjithashtu nė interesim tė plotė pėr sulmuesin shqiptar. "Trajneri dhe stafi e kishin ndjekur Hamdi Salihin vetė 2 herė nga afėr. Unė e kam parė duke luajtur dhe mė pėlqente. Tentativėn e parė pėr afrimin e tij e bėmė nė shtator, nėpėrmjet futbollistit shqiptar Eldorado Merkoēi, i cili ishte shok skuadre i bomberit Salihi si dhe mik i trajnerit Helmut Kraft, pėr tė cilin ka luajtur mė parė tek Worgl. Duke parė se edhe Rapidi ishte nė ndjekje tė tij, por jo shumė agresiv, atėherė ne filluam sulmin pėr afrimin e tij dhe falė ndihmės sė Merkoēit , bomberi shqiptar ėshtė i joni,"- pėrfundoi prononcimin e tij Reitter. Hamdi Salihi ėshtė i vetmi lojtar i ri qė skuadra austriake ka afruar dhe i dyti shqiptar, pas Emin Sulejmanit. Gjatė stėrvitjeve qė po kryen nė Belek tė Turqisė Riedi, ėshtė vėnė re se edhe pėrforcime tė tjera paraqiten tė nevojshme, sidomos nė repartin e mbrojtjes sė kėsaj skuadre austriake.

wxz
15-01-2007, 04:55 PM
Trajneri i pėrfaqėsueses shqiptare, kroati Oto Bariē, do tė vijė ditėn e mėrkurė nė Tiranė. Axhenda e Bariēit ėshtė e ngjeshur, pasi pėr dy ditė me radhė do tė japė leksione nė kursin e trajnerėve. Mė pas, mė datėn 19 shkurt, bashkė me lojtarėt e kombėtares B, do tė niset pėr nė Antalia tė Turqisė. Pėr nėntė ditė atje do tė zhvillohet "zbori" i radhės me lojtarė tė kampionatit shqiptar dhe disa prej kosovarėve tė pėrzgjedhur nga vetė Bariēi. Deri mė tani, pėrgjigje pozitive pėr pjesėmarrjen nė grumbullimin e Antalias e kanė dhėnė futbollistėt, Shpėtim Hasani dhe Leutrim Neziraj. Ndėrkohė, futbollistėt e tjerė kosovarė e kanė tė pamundur pjesėmarrjen e tyre, pasi nė kėto data janė nė aktivitet zyrtar me skuadrat e tyre.

wxz
15-01-2007, 04:56 PM
Ende nuk ėshtė federuar ndonjė lojtar i ri nė pėrbėrjet e ekipeve shqiptare tė futbollit.


Qė nga fillimi i muajit janar ėshtė hapur zyrtarisht merkatoja dimėrore pėr futbollin shqiptar, afati i sė cilės pėrfundon mė 31 janar. Shumica e skuadrave shqiptare mezi e kanė pritur kėtė periudhė, madje ende pa u hapur zyrtarisht drejtuesit e klubeve pohonin se kishin firmosur kontrata me lojtarė, tė cilėt do tė federoheshin nė muajin janar. Edhe gjatė kėsaj kohe, nė shtypin sportiv kanė qarkulluar shumė emra futbollistėsh, tė cilėt thuhet se kanė lėvizur nė ekipe tė ndryshme. Gjithashtu, ka edhe nga ata lojtarė, qė pėr njė periudhė tė shkurtėr kohore janė stėrvitur njėkohėsisht me dy skuadra, ku ėshtė pėrfolur sikur kanė firmosur me tė dyja. Lojtarė tė tillė si Patushi, Abazaj, Ēapja, Merkoēi janė bėrė "gjah" pėr shumė skuadra. Pėr tė parin u tha se firmosi me Partizanin, ndėrkohė qė fare papritmas firmosi pėr Elbasanin. Kjo lėvizje u quajt e papritur pėr vetė faktin se ky futbollist kishte kohė qė stėrvitej te Partizani. Mesfushori elbasanas Ēapja bashkė me sulmuesin Abazaj kanė nėnshkruar pėr Tiranėn, ndėrsa sulmuesi Merkoēi, pasi nuk ra dakord me Elbasanin, firmosi me Dinamon. Gjithsesi, kėto lėvizje janė bėrė tė ditura vetėm nėpėrmjet shtypit, sepse asnjė prej kėtyre lėvizjeve, tė ashtuquajtura tė bujshme, nuk ėshtė zyrtarizuar ende. Fakti ėshtė se deri mė tani merkatoja dimėrore ėshtė zhvilluar nė media. Nė zyrėn e shefit tė sektorit tė garave, pėrveē njė kėrkese tė klubit "Apolonia", pėr tė federuar portierin Suad Zendeli, nuk ėshtė paraqitur asnjė pėrfaqėsues klubi pėr tė bėrė federimin e ndonjė lojtari. Kėtė fakt e pohon vetė shefi i kėtij sektori nė FSHF, Hito Hitaj. Sipas tij, kjo periudhė 10-ditore e merkatos ėshtė zhvilluar nė gazeta. "Mund tė them se deri mė tani, pėrveē njė kėrkese tė klubit "Apolonia", asnjė pėrfaqėsues klubi nuk ėshtė paraqitur nė zyrat e federatės. Kjo periudhė mė shumė po zhvillohet nėpėr gazeta, sesa po bėhet zyrtarisht. Pra, nuk ėshtė bėrė ende asnjė federim,"- u shpreh Hitaj. Duket qartė qė drejtuesit e klubeve shqiptare gjithēka e lėnė pėr ditėn e fundit. Nuk ėshtė hera e parė qė ndodh kėshtu, pasi tashmė kjo dukuri ėshtė bėrė e pėrvitshme. Nuk duhet tė habitemi aspak kur mėsojmė se futbollistė tė ndryshėm stėrviten nė skuadra tė tjera dhe firmosin diku tjetėr. Ēudirat e merkatos shqiptare kanė pėr tė na habitur edhe nė ditėt e ardhshme. Derisa nė FSHF nuk ėshtė bėrė asnjė federim, nuk ėshtė ēudi qė nė ditėt nė vijim tė kemi tė tjera lėvizje tė papritura, gjithnjė nėpėr gazeta. Kur kėto lėvizje nuk zyrtarizohen, ēdo gjė mund tė pritet. Duhet thėnė se edhe aktorėt e fushės sė lojės ngurrojnė tė firmosin qė nė ditėt e para tė janarit. Futbollistėt janė mėsuar tė presin ditėt e fundit tė merkatos dhe pastaj tė firmosin. Kėta tė fundit kanė shumė pasiguri dhe nuk u besojnė presidentėve. Tė dyja palėt i lėnė pėr t'i firmosur kontratat nė ditėn e fundit, ndėrsa nga ana tjetėr lojtarėt presin t'u rritet artificialisht ēmimi, derisa mė nė fund tė vendosin dhe tė hedhin firmėn. Edhe kėtė tė fundit nuk dihet se ku e hedhin, nė tė zezė apo nė tė bardhė. Gjithsesi, nė kėtė periudhė 15-ditore ėshtė folur shumė, por realisht nuk ėshtė bėrė asgjė. Duhet tė presim datėn 31 janar qė tė marrim vesh se cili lojtar i ri ėshtė bėrė pjesė e skuadrave shqiptare. Nuk ėshtė ēudi qė edhe afati i merkatos tė mos respektohet nga klubet, pasi edhe nė periudhat e kaluara ky afat nuk ėshtė respektuar. Kemi pasur disa precedentė, ku disa lojtarė janė federuar gjatė zhvillimit tė kampionatit. Kėto gjėra pa dyshim qė kanė lėnė njė shije tė keqe te shumica e skuadrave, por ēdo gjė ėshtė kaluar, edhe pse me zhurmė. Aktualisht, vetėm po flitet nga drejtuesit e klubeve, por, siē thuhet, me vepra nuk ėshtė bėrė ende asgjė. Tė shpresojmė qė ekipet t'i federojnė lojtarėt e shumėpėrfolur nė media, pasi deri mė tani merkatoja dimėrore ka qenė mediatike, jozyrtare.

wxz
15-01-2007, 04:58 PM
Pėrveē Bylykbashit dhe Ndrekės, edhe Malindi do tė provohet te njė skuadėr greke.


Drejtuesit e Partizanit po e mbajnė fjalėn e dhėnė, se do tė futen fuqishėm nė merkaton e janarit. Ajo qė po ndodh nė klubin e kuq bėn tė mendosh se jo vetėm nuk do tė ketė afrime cilėsore, por pjesėn e mbetur tė sezonit Partizani do ta luajė me mungesa tė tjera nė formacion. Dy futbollistėt e formacionit bazė, Dorian Bylybashi dhe Henri Ndreka, janė nisur dje drejt Turqisė pėr t'u provuar me njė ekip ukrainas, emrin e tė cilit dy protagonistėt e kuq nuk kanė dashur ta zbulojnė. Ndreka dhe Bylykbashi kanė pritur vetėm dy ditė, pas nisjes sė Partizanit pėr fazėn, pėr tė bėrė realitet ėndrrėn e tyre europiane, kėtė radhė me njė skuadėr ukrainase. Ditėn e djeshme ka qenė i pamundur kontaktimi me dy futbollistėt nė fjalė me anė tė telefonave, ēka tregon se ata janė nisur drejt destinacionit tė ri. Por Bylykbashi dhe Ndreka nuk janė tė vetmit qė mund t'i thonė lamtumirė Partizanit nė kėtė periudhė merkatoje. Nė janar, edhe skuadrat europiane kėrkojnė tė pėrforcohen, ose tė shesin lojtarė, kėshtu qė mundėsia e bashkėpunimit ėshtė me e madhe. Enco Malindi, 18-vjeēari i talentuar i akademisė "Partizani", ėshtė futbollisti i tretė qė mund tė mos jetė mė pjesė e tė kuqve. Dje, teksa tė gjithė futbollistėt e ekipit tė Shpresės po pėrgatiteshin pėr stėrvitjen e radhės nė Kamėz, i riu Malindi ka biseduar me trajnerėt e kombėtares U-21, pėr t'u shpjeguar arsyen e mosgrumbullimit tė tij. Enco Malindi po pėrgatit dokumentet pėr tė udhėtuar drejt Greqisė, jo pėr grumbullimin e Shpresės apo tė Partizanit, qė ndodhet nė Mal tė Zi, por pėr t'u provuar me njė ekip tė kampionatit grek. Sipas burimeve tė sigurta pranė lojtarit, nė mes tė tratativave me grekėt ėshtė vetė presidenti Xhani, qė me sa duket kėrkon ta shesė tė riun Malindi, sigurisht duke pėrfituar njė shumė tė konsiderueshme tė ardhurash. Kjo ėshtė arsyeja pse i riu i skuadrės sė kuqe nuk ka hasur asnjė pengesė nga trajneri Lika i Partizanit dhe Bushati i Shpresės. Partizani vazhdon tė pėrgatitet nė Ulqin nė kuadėr tė fazės pėrgatitore, ndėrsa disa nga futbollistėt e Likės po shikojnė mundėsinė e largimit nga Partizani. Presidenti Xhani nuk duket aspak i shqetėsuar nga "rrjedhjet" nė skuadrėn e tij, madje vetė ai po bėn ndėrmejtėsin qė qė futbollistėt tė arrijnė tė nėnshkruajnė me skuadrat e tjera. Nga ana tjetėr, nė kampin stėrvitor tė Ulqinit, ku ėshtė akomoduar Partizani, nuk ka asnjė tė re nė lidhje me afrimet e premtuara. Pėrveē kroatit Bjelokanoviē, qė vazhdon tė provohet nga trajneri Lika, asnjė futbollist i huaj nuk ėshtė bėrė i gjallė. Afrikanėt, qė kanė sjellė prej mė shumė se njė jave fotokopjet e pasaportave, janė shpresa e vetme pėr pėrforcimin e skuadrės, qė sa vjen e venitet me kalimin e ditėve. Gjithēka po ndodh nė kampin e kuq, tregon qartė se pėr pjesėn e mbetur tė sezonit Partizani jo vetėm qė nuk do tė pėrforcohet, por duhet tė llogarisė koston e largimit tė disa futbollistėve.

wxz
15-01-2007, 04:58 PM
Partizani në pritje të përforcimeve.
Deri dje, nën urdhrat e trajnerit Lika kanë qenë vetëm futbollistët aktualë të Partizanit (6 lojtarë nuk po stërviten nga Lika) dhe kroati Bjelokanoviç, ndërsa afrikanët e premtuar nuk duken në horizont. Prej më shumë se një jave, drejtuesit e kuq janë marrë posaçërisht me përgatitjen e dokumentacionit të tyre, pasi nuk dëshirojnë që futbollistët me ngjyrë të hasin probleme në Shqipëri e mbi të gjitha në Mal të Zi, ku po vazhdon stërvitjen skuadra. Edhe futbollistët nga Kosova, nënshkrimi më të cilët është i varur nga paraqitja e afrikanëve, nuk po bëhen të gjallë. Merkatoja e Partizanit deri tani është në vend-numëro, madje largimi i mundshëm i Ndrekës dhe i Bylykbashit do ta dobësonte më shumë formacionin e Likës.

wxz
15-01-2007, 04:59 PM
3 të kuq te kombëtarja e Shpresës.
Të paktën për një javë organika e Partizanit do të jetë e reduktuar me 6 futbollistë. Siç është bërë e ditur, Ndreka dhe Bylykbashi do të provohen në Turqi, pranë një skuadre ukrainase, ndërsa Progri me Elis Bakajn janë thirrur nga Bushati për ndeshjen miqësore të 17 janarit me Turqinë. Progrit dhe Bakajt u është bashkuar edhe Karabeci, ndërsa Malindi do të shkojë në Greqi, për t'u provuar me ndërmjetësinë e presidentit Xhani.

wxz
15-01-2007, 04:59 PM
Të kuqtë nuk impresionohen nga kushtet.
Vendimi për të udhëtuar drejt Malit të Zi u mor pas inspektimit që "triada" e kuqe, Xhani-Lika-Tomorri, bëri në kompleksin "Olimpik", pranë qytetit të Ulqinit. Kushtet e akomodimit dhe të stërvitjes natyrisht janë më të mira se në klubin "Partizani", por nuk është se futbollistët dhe stafi teknik janë impresionuar prej tyre. Të paktën futbollistët do të mund të zhvillojnë dy seanca stërvitore në ditë, duke mos e pasur frikën e mungesës së ujit të ngrohtë për t'u larë dhe të energjisë elektrike. Kur mendon se në Tiranë, në klubin "Partizani", mungonin kushtet më minimale të stërvitjes, futbollistët duhet të jenë të kënaqur, pavarësisht se në Turqi apo gjetkë kushtet janë shumë më të mira se në Ulqin.

wxz
15-01-2007, 05:00 PM
S'ka pushim as të dielave.
Qëllimi kryesor i fazës përgatitore të Ulqinit është kapja e formës së duhur fizike, që Partizanit i ka munguar shumë gjatë pjesës së parë të kampionatit. Për këtë arsye, futbollistët kanë marrë ngarkesë të lartë fizike, duke u stërvitur dy herë në ditë. Dje paradite stërvitja është spostuar në sallën e forcës, ndërsa pasdite, si zakonisht, vëmendja e Likës është përqendruar në lojën me top. Me fillimin e fazës, nuk do të ketë pushim as të dielave, deri në momentin e afrimit të takimit të radhës në kampionat me Elbasanin në transfertë.

wxz
16-01-2007, 06:43 PM
Teuta vijon me intensitet pėrgatitjet dimėrore nė Mal tė Zi, nėn drejtimin e trajnerit Starova.


Nė njėfarė mėnyre, sulmuesi i Teutės, Bekim Kuli, i ka hedhur dorashkėn kryesueses sė kampionatit Tiranės. Sipas sulmuesit kavajas tė Teutės, ekipi po e merr forcėn e duhur pėr tė ngushtuar diferencėn e pikėve me kryesuesit e kampionatit. Mė tej Kuli do tė komentonte...
- Si ndiheni tashmė qė faza pėrgatitore ka hyrė nė ritmin e duhur?
- Tė them tė drejtėn, fazėn pėrgatitore tė verės e kisha filluar me vonesė dhe kjo ndikoi disi nė takimet e para me Teutėn. Tashmė jam nė ritmin dhe kohėn e duhur tė pėrgatitjes fizike dhe e ndiej veten shumė mirė.
- A ju tremb Tirana qė ju pret me mbarimin e fazės?
- Nuk na tremb as Tirana dhe askush tjetėr. Jemi nė formėn e duhur pėr tė shkurtuar diferencėn me kryesuesit e kampionatit. Takimi i parė nė kryeqytet do tė jetė pėr jetė a vdekje pėr ne.
- A mendoni se ardhja e Bledi Shkėmbit ju jep mundėsinė qė tė luani mė i avancuar?
- Kėtė e di mė mirė trajneri, por sigurisht qė loja e kėtij futbollisti do tė krijojė mė shumė hapėsira pėr sulmin.
- A mendoni se treshja Mancaku Kuli Daniel Xhafaj e ka dhėnė maksimumin?
- Mendoj se mundėsitė i kemi pasur pėr mė tepėr. Gjithsesi, sulmi ka qenė pėrcaktues nė lojėn e ekipit.
- Si e shpjegoni faktin qė stafi po mendon edhe pėr afrimin e njė sulmuesi tjetėr?
- Pėr kėtė pyesini mė mirė stafin.
- A jeni i kėnaqur me lojėn qė zhvilluat ndaj Besėlidhjes?
- Ishte njė ndeshje testuese, ku nuk mund tė arrish nė njė pėrfundim pėr lojėn e ekipit. E rėndėsishme ėshtė qė ndihemi mirė dhe qė ekipi ka rritje.
- Ku e shikoni rritjen e ekipin?
- E shikoj nė anėn morale, por dhe nė gjendjen fizike tė futbollistėve. Pėr fat, nuk kemi dėmtime apo probleme tė tjera.
- Po ju a do t'ju pėlqente qė tė ishit mė afėr golit?
- Ēdo futbollisti i pėlqen tė jetė sa mė afėr golit, por interesat e skuadrės janė mė tė rėndėsishme.
- Sa ju ka munguar goli nė pjesėn e mbyllur tė kampionatit?
- Nuk ėshtė se nuk kam shėnuar, por mundėsitė i kam pasur pėr mė tepėr.
- Ē'do tė thotė pėr ju fakti qė vitin e mbyllėt me njė gol ndaj Besės?
- Ishte gjė e mirė qė vitin e mbylla me gol, por sigurisht do tė doja qė ky gol tė mos ishte kundėr ekipit tė qytetit tim. Futbolli profesionist i ka kėto gjėra.
- Ēfarė do tė kėrkoni mė shumė nė vitin 2007?
- Nė radhė tė parė, duhet tė garantojmė zonėn europiane dhe tė synojmė titullin.

wxz
16-01-2007, 06:44 PM
Sulmuesi boshnjak Omeroviē nuk e ka kaluar testin e provės te Teuta. Omeroviē, qė shikohej si njė mundėsi pėr tė pėrforcuar sulmin durrsak, nuk ka treguar nė ndeshjen me Besėlidhjen ndonjė diferencė nga futbollistėt e tjerė. Nė kėto kushte, pas konsultimit mes presidentit Hasanbelliu dhe trajnerit Starova, ėshtė vendosur qė futbollisti tė mos mbahet nė ekip. Njė variant tjetėr pėr sulmin e Teutės ėshtė edhe futbollisti i Partizanit, Progri.

wxz
16-01-2007, 06:45 PM
Sulmuesi i Teutės, Daniel Xhafaj, ka bėrė rezonancėn e gjurit, pas njė dėmtimi qė ka pasur nė ndeshjen me Apoloninė. Nga kontrolli mjekėsor ka rezultuar se futbollisti nuk ka probleme me gjurin, por i janė kėshilluar disa terapi tė lehta pėr tė mos pėrsėritur ndonjė problem. Futbollisti la ekipin pasditen e sė dielės pėr tė bėrė nė kryeqytet rezonancėn. Ishte stafi mjekėsor i Teutės qė ia kėshilloi kėtė, ndonėse futbollisti s'ka pasur problem. Pas kėsaj, Xhafaj do tė bashkohet me ekipin pėr tė vazhduar stėrvitjen.

wxz
16-01-2007, 06:45 PM
Kampionėt janė nisur dje nė mesditė nė drejtim tė Malit tė Zi, ku do tė akomodohen nė Hercegnovi, ku ėshtė edhe Vllaznia e Shkodrės. Elbasani do tė qėndrojė pėr afro 10 ditė nė fazėn pėrgatitore dhe pritet qė gjatė kėsaj kohe tė zhvillojė disa takime miqėsore. Ndėrkohė, me kampionėt pritet tė vihen nė provė gjatė qėndrimit nė Malin e Zi edhe disa futbollistė cilėsorė, ndėr ta edhe njė sulmues francez, qė nė tė kaluarėn ka luajtur me Okserin.

wxz
16-01-2007, 06:46 PM
Laze nė Turqi, ndjek Shpresėn
Arben Laze ka udhėtuar nė drejtim tė Turqisė pėr tė ndjekur ekipin kombėtar Shpresa. Mėsohet se presidenti nuk do tė qėndrojė gjatė atje, pasi do tė vizitojė ekipin e tij nė fazėn pėrgatitore nė Malin e Zi.

wxz
16-01-2007, 06:46 PM
Tre afrikanėt verdheblu, asnjė sinjal
Ende nuk dihen se kur do tė bashkohen me Elbasanin nė fazėn pėrgatitroe tre afrikanėt Akamba, Abdulla, Asete. I pari thuhet se ėshtė larguar, Abdulla pritet tė vijė, por ende s'ėshtė bėrė i gjallė, ndėrsa Asete mund tė qėndrojė nė Nigeri, sipas disa zėrave.

wxz
16-01-2007, 06:48 PM
Trajneri i Elbasanit kėrkon edhe nga njė pėrforcim nė repartin difensiv dhe atė ofensive.


Elbasani ėshtė nisur nė drejtim tė Malit tė Zi, ku do tė zhvillojė fazėn pėrgatitore afro 10-ditore. Kampionėt nė drejtimin e trajnerit Edmond Gėzdari kanė udhėtuar dje nė mesditė nė drejtim tė shtetit fqinj. Ndėrkohė, disa orė pėrpara nisjes, trajneri i Elbasanit, Edmond Gėzdari, nė njė prononcim pėr "Sportin shqiptar" ėshtė shprehur: "Po nisemi pėr fazėn pėrgatitore, edhe pse nuk jemi plotėsuar ende si grup, sipas idesė sime. Elbasani ka nevojė edhe pėr njė sulmues dhe njė mbrojtės. Jemi duke punuar nė merkato dhe deri tani jam tepėr i kėnaqur nga ana e presidentit Arben Laze. Ky i fundit i ka mbajtur premtimet e dhėna nė momentin qė pranova tė firmos pėr Elbasanin," - thekson Gėzdari.
Por pėr trajnerin e kampionėve, qė ende nė njė ndeshje zyrtare apo miqėsore nuk e ka shijuar drejtimin e verdhebluve, e rėndėsishme ėshtė vazhdimėsia e nisur deri tani nga ekipi i tij. "Mendoj se koha qė kemi pėrpara do tė na japė nė fund tė drejtė. E them kėtė pasi deri tani nuk kemi zhvilluar ndonjė ndeshje, por me zhvillimin e fazės pėrgatitore do tė kemi mundėsi jo vetėm qė tė provojmė disa futbollisė, por edhe tė zhvillojmė ndonjė ndeshje miqėsore, ēka do tė na shėrbejė shumė pėrpara rifillimit tė kampionatit," - shton trajneri verdheblu.
Ndėrkohė, trajneri Gėzdari nėnvizon se pėrforcimet e fundit nė mbrojtje dhe mesfushė janė cilėsore, por nga ana tjetėr nuk e fsheh dėshirėn pėr njė tjetėr mbrojtės dhe sulmues. "Do tė kėrkojmė tė kemi edhe njė mbrojtės tjetėr me eksperiencė, qė tė jetė njė garanci mė shumė pėr portėn, por mund tė them se na duhet medoemos edhe njė sulmues, pasi vetėm me tre tė tillė nuk mund ta mbyllim sezonin," - thekson Gėzdari.
Dihet qė pika mė e dobėt e kampionėve tė Shqipėrisė kėtė sezon ka qenė sulmi, pasi asnjė prej sulmesve tė deklaruar nuk ka mundur tė bėjė rolin e liderit tė golit, por faktet flasin qartė se golashėnuesi mė i mirė i ekipit ėshtė Stojku, qė luan nė mbrojtje. Kjo tregon mė sė miri qė njė sulmues ėshtė tepėr i dobishėm pėr Elbasanin. "Edhe njė sulmues na duhet. Nuk mund tė them ndonjė emėr konkret, por di qė klubi ėshtė nė bisedime me disa sulmues. Mė parė do t'i testojmė nė fazėn pėrgatitore dhe mė pas do tė vendosim nėse do tė jenė pjesė e Elbasanit apo jo," - shton Gėzdari.
Nė fund tė prononcimit tė tij, Edmond Gėzdari shprehet se objektivi i Elbasanit do tė jetė Kupa UEFA, pra vendi i dytė, por sigurisht qė titulli nuk mund tė quhet mision i pamundur nga kampionėt, tė cilėt, me pėrforcimet qė po bėjnė, me siguri qė nuk do t'i shqiten kollaj Tiranės sė vendit tė parė.

wxz
16-01-2007, 06:48 PM
Dje, nė kompleksin e ekipeve kombėtare nė Kamėz u zhvillua njė takim miqėsor midis Kastriotit dhe Luftėtarit. Kjo miqėsore mė shumė u shėrbeu trajnerėve Haxhiu dhe Spahiu pėr tė provuar disa lojtarė, tė cilėt dėshirojnė tė jenė pjesė e ekipeve tė Kastriotit dhe Luftėtarit. Nė pėrbėrjen e Luftėtarit ra nė sy aktivizimi i njė futbollisti nigerian, ndėrkohė qė te skuadra krutane u aktivizua ish-futbollisti i Dinamos, Klodian Asllani. Sipas drejtuesve krutanė, Asllani ėshtė blerja mė e fundit e Kastriotit. Loja nė pėrgjithėsi ishte e barabartė, por gjirokastritėt goditėn tri herė traun e portės sė mbrojtur nga Koēi. Golat u shėnuan nė pjesėn e dytė, ku nė fillim kaloi nė avantazh Kastrioti me anė tė sulmuesit Tanushi, ndėrsa pak minuta mė vonė barazoi Bejollari pėr gjirokastritėt. Menjėherė pas pėrfundimit tė takimit, ekipi i Luftėtarit u nis pėr nė Ulqin tė Malit tė Zi, ku pėr dhjetė ditė do tė zhvillojė fazėn pėrgatitore. Sipas trajnerit Ilir Spahiu, kontigjenti qė do tė udhėtojė nė Ulqin ėshtė i plotė, ndėrkohė qė gjatė qėndrimit nė Ulqin Luftėtari pret t'i vijnė dy futbollistė tė kampionatit belg.

wxz
16-01-2007, 06:49 PM
Data 15 janar ishte pėrcaktuar si afati pėrfundimtar nga ku dy senegalezėt blu, Papa Diop dhe El Haxhi Gudjabi, do tė bėheshin tė gjallė nė ambientet e klubit "Dinamo". Por edhe gjatė ditės sė djeshme dy afrikanėt blu kanė marrė mungesė nė regjistrin e profesorėve tė skuadrės. Ardhjet e tė huajve tek Dinamo gjithmonė i kanė ngjarė njė telenovele me shumė seri, sė cilės nuk ka njeri qė t'ia parashikojė fundin. Nėse pėrpara disa kohėsh dinamovitėt janė mėsuar qė tė pėrjetojnė histori me tematikė nga Amerika Latine, tashmė personazhet e telenovelave tė Dinamos janė "jabanxhinjtė" nga kontinenti i zi. Tė dy senegalezėt, sipas drejtuesve dinamovitė, kanė kontratė me Dinamon, ku Diop para disa javėsh ka firmosur edhe pėr tri vite tė tjera dhe Gudjabi ėshtė dinamovit deri nė fund tė sezonit, por asnjėherė blutė e kryeqytetit nuk kanė vepruar me dorė tė hekurt ndaj kėtyre futbollistėve tė padisiplinuar. Nėse trajneri Jupi pėrdor tone tė ashpra pėr tė krijuar njė disiplinė tė hekurt nė skuadėr, puna e tij nuk mund tė ketė rezultat, kur disa nga "profesionistėt" e tij e pėrdorin skuadrėn si vend nga ku mund tė zhvillojnė turizmin e tyre. Normalisht, Dinamo po e kalon gjysmėn e fazės pėrgatitore dhe dy nga lojtarėt qė mendohet se do tė jenė pjesė pėrbėrėse e ekipit, akoma nuk janė paraqitur nė klub e jo mė tė flitet pėr fillim tė pėrgatitjeve.

wxz
16-01-2007, 06:50 PM
Tė rinjtė e Dinamos janė tė shumtė dhe detyrimisht nė radhėt e tyre do tė ketė tė pakėnaqur, disi tė kėnaqur dhe tė kėnaqur.
Nėse radhėt e tė paduruarve kėrkojnė qė tė ēlirohen nga "prangat" e stolit blu, disa tė tjerė mendojnė qė ta pėrfundojnė edhe kėtė sezon, sepse deri diku kanė pasur ndonjė hapėsirė aktivizimi. Dy nga kėta tė rinj tė Dinamos, falė punės dhe pėrkushtimit tė tyre me skuadrėn kryeqytetase dhe reputacionit dhe privilegjit qė tė jep tė mbashė veshur fanellėn blu, tashmė e shikojnė veten pjesė tė ekipit kombėtar Shpresa. Nė kėtė rast bėhet fajlė pėr dy mesfushorėt 19-vjeēarė tė Dinamos, Ilirian Ēaushaj dhe Nertil Ferraj. Kėta tė rinj dinamovitė kanė veshur fanellėn kuqezi tė ekipit U-21 dhe nėn drejtimin e trajnerit Artan Bushati do tė kenė mundėsi qė ditėn e mėrkurė tė shfaqin vlerat e tyre pėrballė moshtarėve turq. Dinamovitėt Ferraj dhe Ēaushaj me qenien pjesė nė ekipin kombėtar Shpresa, e shikojnė veten tė respektuar dhe tė motivuar qė tė perfeksionohen mė shumė nė tė ardhmen. Mesfushori Ilirian Ēaushaj ka pasur mė shumė mundėsi se shoku i tij i skuadrės, Nertil Ferraj qė tė kontribuojė pėr fanellėn dinamovite dhe nė pjesėn e mbetur tė sezonit aktual ata dėshirojnė qė me punėn e tyre stėrvitore tė fitojnė njė besim mė tė madh te trajnerėt, nė mėnyrė qė prezenca e tyre me Dinamon tė jetė mė e shpeshtė dhe mbresėlėnėse. Kėta dy tė rinj tė Dinamos janė shembulli mė konkret se tek tė rinjtė duhet tė besohet mė shumė, sepse falė moshės sė tyre ata janė mė ambiciozė dhe kėrkues.

wxz
16-01-2007, 06:51 PM
Nga kampi dinamovit, pėrveē pėrforcimeve, pritet qė tė ketė edhe rrjedhje lojtarėsh.


Ekipi i Dinamos po propagandon kėto ditėt e fundit njė merkato tė fortė, ku pėrveē tė ardhurve aktualė, pritet tė vijnė edhe tė tjerė. Por sinoptika e bluve tė kryeqytetit parashikon se gjatė kėtyre ditėve tė merkatos mund tė ketė edhe "reshje", tė cilat mund tė sjellin vėrshime tė lojtarėve nga ekipi dinamovit nė drejtim tė skuadrave tė tjera. Pjesė e kėtyre largimeve mund tė jenė edhe disa nga tė rinjtė e Dinamos, tė cilėt janė tė shumtė, por nuk kanė gjetur hapėsirėn e mjaftueshme pėr t'u aktivizuar. Politika e prurjeve tė reja qė po ndjek presidenca dinamovite po ua shton edhe mė shumė frikėn tė rinjve blu se nė pjesėn e mbetur tė sezonit stoli do tė jetė njė bashkudhėtar besnik. Sipas disa prej tyre, nė kėto kohė moderne tė futbollit tė rinjtė janė nė modė dhe mė tė lakmuarit, sepse mbi shpatullat e tyre mund tė hidhen themelet e njė skuadre me objektiva disavjeēarė. Megjithėse nė 17 javėt e para tė kampionatit tė 68-tė kombėtar Dinamo vuajti pėr lojtarė alternativė, trajnerėt blu pak besuan te stoli i tyre qė ka njė moshė mesatare rreth tė nėntėmbėdhjetave. Duket se tė rinjtė dinamovitė po e humbasin durimin dhe po kėrkojnė njė fat, i cili mund t'u japė shpresė pėr tė luajtur. Sipas tyre, ata nuk kėrkojnė pasuri, por shanse pėr tė luajtur, prandaj nė ditėt nė vijim do tė marrin parasysh ofertat qė do t'u paraqiten nga klube tė ndryshme. Po sipas kėtyre dinamovitėve, prania nė stolin blu mund t'u sjellė pėrfitime mė tė mėdha nga ana financiare, por momenatlisht ata thonė se kanė nevojė pėr fushėn e blertė dhe topin e rrumbullaktė. Tek disa nga kėta tė rinj kanė filluar qė tė vijnė interesimet e para dhe fati i tyre ėshtė i ngjashėm me atė shprehjen e famshme shekspiriane: "To be or not to be, this is the question" (tė jesh apo tė mos jesh, kjo ėshtė ēėshtja). Njė nga kėta ėshtė edhe i riu Indrit Taēi, i cili nė sezonin e kaluar ka qenė pjesė stabėl e ekipit tė Shkumbinit dhe ka mundėsi qė nėse nuk ndryshon klima tek blutė tė marrė pėrsėri rrugėn e Peqinit. Nė fillim tė sezonit aktual mbrojtėsi Taēi erdhi tek Dinamo sė bashku me trajnerin Faruk Sejdini, por nė 17 javė ka luajtur vetėm tri minuta. Prandaj "Xhaxhi" kėrkon qė ta marrė pėrsėri benjaminin e tij, i cili ėshtė i etur pėr tė luajtur. Por, pėrpara se tė vendosė pėr t'u rikthyer nė Peqin, mbrojtėsi dinamovit do tė bisedojė me stafin blu pėr tė parė pozicionin e tij nė Dinamon e 2007-ės. Zėrat e largimeve tė tė rinjve vėrtiten edhe te disa futbollistė tė tjerė, por rasti qė pret tė zgjidhet mė shpejt ėshtė ai i Indrit Taēit. Nuk dihet se ēfarė do tė vendosin drejtuesit dinamovitė pėr rastet e futbollistėve nė fjalė, sepse trajnerėt pėrpara fillimit tė merkatos janė shprehur se kėrkojmė pėrforcime tė grupit, por pa prekuar organikėn. Me sa duket, dėshirat e stafit teknik nuk do tė plotėsohen, sepse disa dinamovitė tė 2006-ės e shikojnė veten larg bluve tė kryeqytetit, siē janė rastet e mbrojtėsit kroat Zoran Kastel, sulmuesit senegalez El Haxhi Gudjabi dhe ndonjė tė riu qė ngroh stolin e rezervave.

wxz
16-01-2007, 06:52 PM
Fatjon Sefa e mbrojtėsi Erion Xhafa janė tė ikurit e fundit nga ekipi bardhekaltėr.


Ka shkuar nė 6 numri i futbollistėve tė larguar nga ekipi i Shkumbinit. Pas largimit mė parė tė shkodranėve Denis Zmijani e Nevion Cani, tė korēarit Vasjan Ballēo e tė afrikanit Abdurahman, janė lushnjarėt sulmues, Fatjon Sefa e mbrojtėsi Erion Xhafa, tė ikurit e fundit nga ekipi bardhekaltėr. Tė dy kanė rėnė dakort tė ndėrpresin kontratėn me kėtė ekip, nė kėrkim tė njė tjetri. Ndėrsa mbrojtėsi 21-vjeēar e ka vendosur pėr t'u rikthyer tek ish-ekipi i tij, Lushnja, sulmuesi shtatlartė Sefa ėshtė akoma i pavendosur pėr ekipin me tė cilin do tė luajė nė vazhdim. Divorci me klubin qė i kishte nė kontratė ėshtė bėrė nė mirėkuptim tė plotė nga tė dy palėt, dhe tė dy futbollistėt janė lėnė tė lirė nga Shkumbini. Edhe pse nuk ka asnjė shkak pėr t'u larguar nga Shkumbini, lushnjarėt kanė vendosur tė luajnė me ekipe tė tjera, duke parė edhe mungesėn e hapėsirave tek ekipi peqinas kohėt e fundit. Nė javėt e fundit, tė dy futbollistėt janė aktivizuar pak nė formacionin e Shkumbinit. Nga ana e trajnerit Sejdini, Sefa ka kryer rolin e zėvendėsuesit nė 5 6 takimet e fundit, ndėrsa mbrojtėsi Xhafa, qė nga java e 13-tė nuk ėshtė aktivizuar pėr asnjė minutė, ndėrsa nė 12 javėt e para, nė 10 takime ka luajtur si titullar, pėr 90 minuta. "Eshtė ana financiare, ajo qė mė detyron tė largohem nga Shkumbini. Pikėrisht ky shkak mė bėri ta ndėrpres kontratėn me ekipin peqinas. Periudha qė kam qenė pjesė e kėtij ekipi mė ka vlejtur shumė. Unė do tė kisha dėshirė tė qėndroja deri nė fund me Shkumbinin, por kushtet e kontratės nuk na e japin kėtė mundėsi," - shprehet pėrpara largimit nga Peqini mbrojtėsi 21-vjeēar Erion Xhafa, me pėrshtypjet mė tė mira. Largimi i kėtyre futbollistėve tanė ėshtė folur e pohohet edhe nga drejtuesit e klubit. Kėta tė fundit po mendohen pėr t'i zėvendėsuar me futbollistė tė tjerė. Por, ditėt po kalojnė dhe veē G.Bylykbashit e Sh.Idrizit, qė janė ende nė provė, nuk po shohim tė vijnė futbollistė tė tjerė pėr tė zėvendėsuar 6 tė larguarit nga Shkumbini.

wxz
16-01-2007, 06:54 PM
Gjashtė, pesė, katėr... numėrimit mbrapsht po i vjen fundi, ēka do tė thotė se koha qė trajneri Lika u ka vėnė nė dispozicion Ndrekės dhe Bylykbashit pėr t'u provuar nė Turqi me njė skuadėr ukrainase, po skadon. Pasi kanė qėndruar vetėm dy ditė nė Shqipėri, pas nisjes sė skuadrės drejt Malit tė Zi, dy futbollistėt e formacionit bazė kanė nisur aventurėn me skuadrėn ukrainase, ku do tė provohen pėr disa ditė. Largimi i mundshėm i Bylykbashit dhe i Ndrekės nga radhėt e Partizanit ėshtė lajmi mė intrigues pėr tifozėrinė e kuqe, qė, nė vend tė pėrforcimeve, po i serviret dobėsimi i ekipit. Tashmė diskutimi i ditės nuk pėrqendrohet tek ardhja e afrikanėve, por te largimi i futbollistėve aktualė mė cilėsorė. Sikur tė mos mjaftonte ikja e lojtarėve pėr provė, nė kampin e kuq askush nuk tė jep njė pėrgjigje tė saktė se ēfarė po bėn Ndreka dhe Bylykbashi nė Turqi, si po shkon prova te skuadra ukrainase dhe si ėshtė menduar tė bėhet zėvendėsimi i tyre nė rast se ata nėnshkruajnė. Nė Ulqin drejtuesit e stafit teknik e kanė pėrqendruar vėmendjen te stėrvitja e futbollistėve dhe tek ata lojtarė qė po provohen dhe do tė vijnė pėr provė (pėrveē kroatit Bjelokanoviē, askush tjetėr i huaj nuk po provohet nga Lika) dhe nuk japin asnjė lajm (pasi nuk dinė asgjė) pėr mbarėvajtjen e tratativave tė Bylykbashit dhe Ndrekės. "Ne nuk i pengojmė futbollistėt tanė tė largohen jashtė Shqipėrisė". Eshtė batutua qė del nga goja e presidentit Xhani e detyrimisht edhe nga trajneri Lika. Nė po tė njėjtėn linjė pėrgjigjet edhe drejtori i akademisė, Genc Tomorri, i cili nga klubi "Partizani" e ka tė pamundur tė japė shpjegime tė mėtejshme pėr provėn qė po kalojnė Ndreka dhe Bylykbashi nė Antalia. Lidhja e drejtpėrdrejtė me lojtarėt nė fjalė direkt nga Turqia ėshtė e pamundur. Numrat telefonikė shqiptarė sigurisht janė tė mbyllur, sikurse ėshtė e pamundur lidhja me presidentin Xhani, i cili ndodhet nė Greqi. Lika nga ana e tij u ka dhėnė njė afat tė caktuar pėr provėn e Turqisė, qė skadon nga fundi i kėsaj jave. Pėrderisa Bylykbashi dhe Ndreka zyrtarisht janė futbollistė tė Partizanit, drejtuesit e skuadrės duhet tė jenė nė dijeni pėr provėn qė po kalojnė nė Turqi, por nė kampin e kuq askush nuk jep detajin mė tė vogėl pėr aventurėn e dy futbollistėve nė fjalė. Me ē'shihet, mėnyra mė e mirė pėr tė marrė vesh diēka pėr dy protagonistėt e kuq ėshtė ndėrhyrja e emisonit "Njerėz tė humbur", qė nė shumė raste ka bėrė tė mundur lidhjen e personave tė zhdukur me familjarėt e tyre. Nė rastin konkret, familja e madhe e Partizanit ėshtė e shqetėsuar pėr dy "bijtė" e saj, Ndreka dhe Bylykbashi, qė kanė shkuar nė Turqi nė kėrkim tė njė "jete" mė tė mirė, duke humbur kontaktet prej disa ditėsh.

wxz
16-01-2007, 06:54 PM
Bjelokanoviç, vendosin miqësoret Përveç zhvillimit të një faze krejtësisht normale, për të arritur atë gjendje fizike që futbollistëve të kuq u ka munguar gjatë pjesës së parë të sezonit, trajneri Lika është përqendruar edhe tek paraqitja e mbrojtësit kroat, Ante Bjelokanoviç, i cili po kalon një periudhë prove. Ditët e para të fazës nuk është se kanë ndikuar shumë te trajneri i Partizanit, madje kroati është menduar edhe si i larguar, por provat e vërteta për të janë miqësoret që do të zhvillohen gjatë javës. Të mërkurën Partizani do të ndeshet me Besën, ndërsa të shunën thuajse janë mbyllur bisedimet për një tjetër takim miqësor me Teutën. Para se trajneri i Partizanit të japë pëlqimin apo të thotë "jo" për nënshkrimin me kroatin, ai do ta shikojë performancën e tij në dy miqësoret e programuara në mes dhe në fund të kësaj jave.

wxz
16-01-2007, 06:55 PM
Trajneri i tė kuqve shprehet se kjo fazė ka shumė rėndėsi nė pėrgatitjen fizike tė skuadrės.


Kanė kaluar disa ditė nga fillimi i pėrgatitjeve nė kuadėr tė fazės pėrgatitore, por pėrveē ritmit tė lartė tė stėrvitjes, nuk ka asnjė ndryshim tjetėr. Tė kuqtė po vazhdojnė punėn e lėnė pėrgjysmė nė Tiranė, ku ndryshimi i vetėm ėshtė rritja e ngarkesės fizike. Nė kėto ditė tė para tė fazės, organika e Partizanit ėshtė reduktuar pėr shkak tė grumbullimit tė tė rinjve nė ekipin e Shpresės dhe udhėtimit drejt Turqisė tė Ndrekės dhe Bylykbashit. Trajneri i Partizanit, Hasan Lika, shprehet nė linjė telefonike se do tė ishte mė mirė sikur skuadra tė ishte e plotė, por megjithatė pėrgatitjet po shkojnė sipas parashikimeve. "Jam i kėnaqur me punėn e futbollistėve, qė janė ata qė u nisėn nga Tirana. Atė qė po bėjmė nė Ulqin e kemi nisur nė Tiranė dhe dėshirojmė ta ēojmė deri nė fund. Lojtarėt nuk kanė asnjė problem shėndetėsor, kėshtu qė janė tė gjithė nė dispozicionin e trajnerit,"- ėshtė shprehur Lika. Qėllimi kryesor i kėsaj faze ėshtė pa dyshim kapja e formės fizike, e mėshuar fort gjatė pjesės sė parė tė kampionatit. Lika shprehet se ky ėshtė qėllimi kryesor i kėsaj faze, pa harruar dhe pėrgatitjen tekniko-taktike. "Kjo ėshtė njė periudhė e ngjeshur, ku mė shumė rėndėsi ka aspekti fizik. Nuk duhet tė harrojmė edhe pėrgatitjen tekniko-taktike tė skuadrės, ndaj jo mė kot kemi planifikuar zhvillimin e disa ndeshjeve miqėsore. Pėr nesėr kemi planifikuar njė miqėsore me Besėn, ndėrsa tė shtunėn mund tė ndeshemi me Teutėn. Pėr sa i pėrket largimit tė mundshėm tė Bylykbashit dhe Ndrekės, trajneri i Partizanit deklaron se kjo ėshtė njė zgjedhje e tyre, madje u uron suksese nėse nėnshkruajnė me skuadrėn ukrainase. "Kam biseduar me ta njė ditė para nisjes, ku kam marrė vesh dėshirėn e tyre pėr tė luajtur nė Ukrainė. Unė u uroj fat nė aventurėn e tyre, sigurisht duke menduar rritjen e tyre profesionale. Pėrveē Bylykbashit dhe Ndrekės mungojnė edhe katėr futbollistė tė rinj, tė cilėt janė grumbulluar me Shpresėn. Do tė doja t'i kisha tė gjithė nė Ulqin, por prapėseprapė nuk jam shumė i shqetėsuar, pasi edhe me Bushatin do tė stėrviten rregullisht. Kėta janė futbollistėt qė mungojnė, por shpresoj tė vijnė sa mė shpejt futbollistėt afrikanė dhe ata kosovarė, me tė cilėt kemi kontaktuar prej javėsh,"- ka pėrfunduar Hasan Lika, trajneri i Partizanit.

wxz
16-01-2007, 06:56 PM
Trajneri vlerėson tė gjithė kosovarėt e ardhur sė fundi dhe nuk ėshtė ēudi tė qėndrojnė tė pestė.


Nė kėto ditė tė para tė janarit nė Ulqin mund tė shohėsh aq shumė futbollistė, sa qė tė duket sikur do tė organizohet ndonjė kompeticion i pėrmasave tė mėdha. Dhe ē'ėshtė mė kryesorja, shumica janė futbollistė tė ekipeve nga Shqipėria, madje edhe nga kategoria e parė. Edhe Besa e Kavajės ėshtė stacionuar pikėrisht nė Ulqin dhe tashmė ka mbyllur edhe javėn e parė tė stėrvitjes atje. Ekipi kavajas ka qenė i pėrkushtuar maksimalisht atje, duke dashur tė futet nė gjysmėn e dytė tė sezonit me pretendime shumė serioze, ku primare mbetet Kupa e Shqipėrisė, e vetmja qė mund tė realizonte objektivin qė presidenti Bizhdili kishte vėnė nė fillim tė sezonit, ku thuhej qė minimumi duhej tė kapin njė vend nė Kupėn UEFA, pa harruar edhe titullin. Por tė lėmė pas ēfarė u tha, por ēfarė bėhet konkretisht me Besėn. Siē dihet, tek ekipi kavajas janė duke u stėrvitur edhe pesė futbollistė kosovarė, qė erdhėn pikėrisht kėtė vit tė ri, tre prej tė cilėve e kanė marrė viston pėr tė qėndruar, por nuk ėshtė ēudi qė tė gjithė tė qėndrojnė, pasi po bindin pėr vlerat e tyre. "Nė fillim mendonim tė zgjidhnim tė paktėn dy prej tyre, mė vonė e kaluan testin tre, ndėrsa tani mund tė them se tė gjithė lojtarėt qė kanė ardhur ia vlejnė dhe nuk ėshtė ēudi tė qėndrojnė tė pestė. Unė jam i kėnaqur prej tyre, tani varet se ē'do tė bėjė presidenti me ta. Pėrveē vlerave qė kanė, mė ka pėlqyer edhe pėrkushtimi qė tregojnė nė stėrvitje, duke treguar se kanė ego dhe dėshirė pėr tė zėnė njė vend nė kėtė skuadėr," shprehet trajneri Vasil Bici, i cili po mundohet t'i japė hakun secilit nė kėtė seleksionim. Nga sa vėrehet, Bici ėshtė mė i kėnaqur nga gjendja e grupit nė pėrgjithėsi, pasi sheh njė vlerėsim maksimal nga tė gjithė pėr tė bėrė mė tė mirėn dhe pėr tė marrė ngarkesėn e duhur stėrvitore. Kėto ditė Besa do tė zhvillojė edhe ndeshjet miqėsore, ku do tė vendoset pėrfundimisht pėr tė ardhurit, por njėkohėsisht edhe pėrshtatjet, skemat e reja qė trajneri Bici ka nė kokėn e tij. "Jemi nė mesin e pėrgatitjeve, tani e kanė radhėn miqėsoret, ku do tė krijoj njė mendim tė qartė pėr grupin dhe lojtarėt e veēantė. Na kanė vlejtur shumė kėto ditė dhe pjesėn e mbetur do tė mundohemi ta shfrytėzojmė nė maksimum. Pėr kėtė falėnderoj presidentin Bizhdili pėr mundėsinė e zhvillimit tė njė stėrvitjeje mė se normale nė kushte bashkėkohore. Sė bashku me ekipin do tė mundohemi tė mos e zhgėnjejmė, duke synuar tė ngjitemi sa mė lart," pėrfundon trajneri i Besės, Vasil Bici. Ndėrkohė, me grupin akoma nuk janė bashkuar Elokan dhe Nana, tė cilėt janė larguar qė nė fundin e vitit tė shkuar. Nė fakt, ata duhet tė ishin bashkuar ditė mė parė, por nuk merret vesh pėr momentin arsyeja e vonesės sė tyre. As drejtuesit nuk janė prononcuar nė lidhje me kėta dy lojtarė.

wxz
16-01-2007, 06:58 PM
Pasditen e djeshme kuqeblutė e Vllaznisė kanė zhvilluar tė parin takim miqėsor nė kuadrin e pėrgatitjeve qė po zhvillojnė pėr rinisjen e sezonit futbollistik. Pėrballė tyre ka qenė ekipi Banat, qė luan nė ligėn e parė tė Serbisė, ekip ky qė ėshtė duke zhvilluar fazėn pėrgatitore nė tė njėjtin vend me shkodranėt. Pėr kėtė miqėsore, trajneri Josa ka hedhur nė fushė formacionin mė tė mirė qė ka pasur nė dispozicion, duke filluar me Grimėn nė portė pėr tė vazhduar me treshen e mbrojtjes tė pėrbėrė nga Teli, Dabulla e Vukēeviē. Nė mesfushė kanė qenė nė krahė Ahi nga e djathta e Lici nė tė majtin, ndėrsa nė qendėr kanė qenė Kotrri dhe Osja. Para tyre Bejzade, ndėrsa nė shpinė nė sulmuesit tė vetėm Cani ka qenė Doēi. Pjesa e parė e miqėsores ka pėrfunduar me rezultatin 1 0 pėr Vllazninė me golin e kapitenit Osja nė minutėn e 28 tė. Edhe pjesa e dytė ka nisur mė mirė pėr kuqeblutė qė kanė zhvilluar njė ndeshje shumė tė mirė. Sulmuesi i rikthyer nga huazimi me Shkumbinin, Nevian Cani ka shėnuar golin e dytė tė ndeshjes pėr kuqeblutė, ndėrkohė qė nė minutat e fundit tė takimit serbėt kanė shėnuar golin e tyre tė vetėm me 11 metėrsh. Nė pjesėn e dytė janė aktivizuar edhe Semina, Hoti e kosovari i sapoardhur Miroēi, ndėrkohė qė Dalipi nuk ka luajtur nė kėtė ndeshje si pasojė e njė dėmtimi tė pėsuar nė stėrvitje. Burime nga Hercegnovi bėjnė tė ditur se miqėsorja e djeshme nuk ka shkuar krejt e qetė. Kjo pasi nė radhėt e ekipit serb kanė qenė edhe 2 3 lojtarė, tė cilėt me ndėrhyrjet e tyre tė rėnda kanė sjellė shqetėsim te shkodranėt, duke krijuar tensione tė herėpashershme nė fushė. Pėrfundimisht, Vllaznia e ka nisur me fitore serinė e miqėsoreve nė pėrgatitoren e Malit tė Zi.

wxz
16-01-2007, 06:59 PM
Merkatoja kuqeblu ka filluar tė lėvizė diēka pas atij vend numėro qė kaloi sė fundmi.


Merkatoja e Vllaznisė ka filluar tė lėvizė diēka pas atij vend numėro qė kaloi sė fundmi. Njė gjė e tillė konstatohet nga fakti se me skuadrėn tė dielėn pasdite ėshtė bashkuar edhe kosovari Miroēi. Sakaq sot pritet qė tė mbėrrijė nė Shqipėri e mė pas tė niset direkt pėr nė Mal tė Zi edhe afrikani Gudjabi. Kėta tė dy pritet tė jenė pėrforcimet e vetme pėr momentin pėr tė pritur pastaj edhe nėse do dalė gjė nga shkėmbimi i Miliēit me ndonjė nga futbollistėt e Buduēnostit. Mbi tė gjitha, rėndėsi ka fakti qė kuqeblutė kanė filluar tė pėrforcohen nė merkato. Kosovari 24-vjeēar Xhelal Miroēi pasi u kthye mbrapsht nga policia malazeze ditėn e premte, ngaqė nuk ishte i pajisur me pasaportėn pėrkatėse, tė dielėn mė nė fund ėshtė bashkuar me Vllazninė. Pėr rrjedhojė ai nga Gjermani ka zbritur me avion nė Rinas, ku ėshtė pritur nga pėrfaqėsuesit e klubit shkodran qė mė pas e kanė shoqėruar deri nė Hercegnovi, ku ėshtė bashkuar me skuadrėn kuqeblu mbrėmjen e kėsaj dite. Kėtė e bėn tė ditur pėr gazetėn vetė presidenti Fushaj, i cili shpreson shumė qė kosovari i sapoardhur tė rezultojė efikas. Megjithėse i lodhur nga udhėtimet e gjata, Miroēi ka luajtur disa minuta nė takimin e djeshėm. Vetia kryesore e shfaqur nė fushė prej tij ka pasur tė bėjė me faktin se dallohej pėr lėvizshmėri tė madhe nė fushė. Nė kėtė mėnyrė, qė nga dita e djeshme, kosovari qė vjen nga ekipi SG Dornheim ėshtė vėnė nėn urdhrat e trajnerit Mirel Josa. Ai luan si mesfushor qendre dhe pritet tė zėvendėsojė kosovarin tjetėr, Popova, i cili nuk u lejua nga klubi Allemania Aachen pėr tė firmosur me Vllazninė. Ndėrkohė, nė kampin shkodran tė gjithė presin ardhjen e senegalezit El Haxhi Gudjabi. Vetė ai para disa ditėsh pati njoftuar se do tė vinte nė Shqipėri pėr t'u bashkuar menjėherė me skuadrėn kuqeblu pikėrisht mė datė 16 janar. Pra sot dhe tashmė sytė e tė gjithėve janė drejtuar nga ai. Me ardhjen edhe tė afrikanit, mendohet tė plotėsohet njė boshllėk i madh nė radhėt e Vllaznisė, sepse ai kėrkohet me ngulm nga trajneri Josa. Po ashtu pritet qė edhe Miroēi, tė paktėn nga ēfarė ėshtė thėnė pėr tė, tė bindė drejtuesit shkodranė pėr tė firmosur njė kontratė me ta. Nė kėtė mėnyrė, gjėrat duket se kanė filluar tė pėrmirėsohen pėr skuadrėn qė e ka mbyllur vitin 2006 nė vendin e tretė tė renditjes. Pavarėsisht nga kėto, pritet qė pėrforcimet tė bėhen realitet e mė pas tė flitet pėr tė ardhmen.

wxz
16-01-2007, 07:00 PM
Kur tė gjithė prisnin kalimin e tij te lombardėt, portieri bardheblu ėshtė pranė njė marrėveshjeje nė Serinė A


Isli Hidi, pasuesi i Tares te Breshia? Afėrsisht njė muaj mė parė ka qenė pikėrisht ky lajmi kryesor i gazetės. Por duhet thėnė se nė botėn e futbollit gjėrat ndryshojnė shumė shpejt dhe kur njė lojtar e sheh tė sigurt te njė klub, pas disa orėsh ai mund tė firmosė pėr njė tjetėr. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr portierin e Tiranės, Isli Hidin, i cili tė shtunėn ka marrė njė ftesė zyrtare nga ana e klubit tė Serisė A, Empolit, pėr t'u provuar pėr gjashtė ditė nė Itali. Me njė seriozitet tė plotė, skuadra italiane, pėrveēse e ka dėrguar faksin te bardheblutė, njė kopje tė saj e ka nisur edhe nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit, ku thuhej qartė se portieri i Tiranės, qė ėshtė njėkohėsisht edhe anėtar i ekipit kombėtar, duhet tė udhėtojė sa mė shpejt drejt vendit fqinj. Me tė marrė kėtė lajm tė gėzueshėm, paraditen e djeshme Isli Hidi ka qenė nė ambientet e Ambasadės Italiane, ku ka dhėnė intervistėn pėrkatėse. E vėrteta ėshtė se 25-vjeēari kėrkonte ta mbante tė fshehtė kėtė kėrkesė tė Empolit, duke u justifikuar me faktin se nuk udhėtoi nė Turqi pėr shkak tė disa problemeve private. Megjithatė, ēdo gjė ėshtė bėrė e qartė dje dhe nė ditėt nė vazhdim pritet tė mėsohet e ardhmja e "gardianit" tė talentuar tė kampionatit shqiptar. Nėse do tė hapėsh sitin zyrtar nė internet tė klubit tė Empolit, vė re se nė pėrbėrje tė skuadrės janė portieri Daniele Bali 40 vjeē dhe Davide Basi 22 vjeē. Kaq mjafton pėr tė kuptuar se trajneri Luixhi Kanji ka shprehur interesimin pėr njė portier tė ri, i cili gjithashtu tė ketė njė eksperiencė tė mjaftueshme, por gjithashtu tė jetė i pranueshėm nė kuotat financiare qė mund tė kėrkojė. Nė kėtė pikė, Isli Hidi duket shumė i favorshėm dhe menaxherėt italianė, tė cilėt e kanė vėzhguar nė stėrvitjet e zhvilluara nė San Marino me pėrfaqėsuesen, u kanė garantuar drejtuesve italianė pėr njė portier me vlera. Pas javės sė 19-tė tė Serisė A, Empoli ndodhet nė vendin e gjashtė nė renditje, me 25 pikė. Ky ėshtė njė sukses i madh pėr blutė, tė cilėt vitet e fundit kanė qenė disa herė nė Serinė B, teksa pėr vitin 2007 pretendojnė njė vend nė Kupėn UEFA.

wxz
16-01-2007, 07:01 PM
E diela ka qenė thuajse rraskapitėse pėr bardheblutė, tė cilėve u ėshtė dashur tė udhėtojnė pėr afro gjashtė orė derisa mbėrritėn nė Kemer. Gjatė qėndrimit tė tyre tranzit nė Stamboll, mėsohet se kanė mbetur nė aeroport bagazhet e vėllezėrve Duro, Arian Pishės, si edhe Blendi Nallbanit. Kur mbėrritėn nė Antalia, tė katėr futbollistėt janė befasuar kur nuk kanė parė valixhet e tyre, ēka i ka alarmuar menjėherė drejtuesit e skuadrės. Nė stėrvitjen e djeshme, ata janė stėrvitur me uniformat e marrė borxh nga shokėt, ndėrkohė qė sot pritet qė bagazhet tė mbėrrijnė nė Antalia. Ja qė ndodh edhe kėshtu.

wxz
16-01-2007, 07:01 PM
Abazaj drejt Turqisė, firma formalitet
Tiranėn dhe Oriand Abazajn e ndajnė vetėm firma. Sulmuesi qė mbylli fazėn e parė nė radhėt e Kastriotit, qė sot do tė vishet bardheblu, kur do tė udhėtojė drejt Turqisė. Sė bashku me drejtorin teknik, Alban Tafajn, 22-vjeēari do tė shkojė nė Kemer, ku menjėherė do tė vihet nėn urdhrat e trajnerit Shkėlqim Muēa. Sipas menaxherit dhe babait tė futbollistit, Maksi Abazajt, donatorėve u ėshtė bėrė njė draft-kėrkesė, ku kėrkohet plotėsimi i disa pikave nė kontratė. "Parimisht, donatorėt kanė rėnė dakord me plotėsimin e kushteve tė kontratės pėr Oriandin. Edhe pse nuk ėshtė hedhur firma, njė gjė e tillė tashmė ėshtė vetėm formalitet. Sot ai do tė niset nė drejtim tė Antalias, pėr t'u bashkuar nė stėrvitje me Tiranėn. Pėr sa i takon vendimit tė Apelit, unė si menaxher e pres i qetė, pasi mendoj se do tė jetė sėrish nė favorin tonė, duke parė pikėn kryesore tė kontratės, se nė rast tė largimit tė trajnerit Ramadan Ndreu, edhe Oriand Abazaj ėshtė i lirė tė largohet gjithashtu,"- bėn tė ditur pėr gazetėn Maksi Abazaj.

wxz
16-01-2007, 07:02 PM
Hamdi Salihi takohet me ish-shokėt
Ashtu siē e kishim thėnė dy ditė mė parė, Hamdi Salihi ėshtė takuar ditėn e djeshme me ish-shokėt e Tiranės. Nė ambientet e hotel "Limra International Resort", shkodrani ėshtė takuar me tė gjithė shokėt njė nga njė, por edhe me stafin drejtues. Pėr rreth njė orė ata kanė diskutuar sė bashku muhabetet e vjetra, por edhe tė reja, kur kujtojmė se prej 15 ditėsh Salihi ėshtė bėrė pjesė e Riedit. Skuadra e jeshilėve e ka mbyllur dje fazėn pėrgatitore tė zhvilluar nė Kemer dhe ėshtė nisur menjėherė drejt Austrisė. Urimi i vetėm qė i dhanė bardheblutė Salihit ishte: Sa mė shumė fat dhe gola".

wxz
16-01-2007, 07:03 PM
Kampionėt e dimrit zhvilluan dje testet e prapambetura fizike nė fushėn ngjitur me hotel "Limra International".


Pas udhėtimit tė lodhshėm nga Tirana pėr nė Kemer, dita e djeshme ka qenė shumė e ngjeshur pėr bardheblutė. Trajneri Shkėlqim Muēa, sė bashku me pėrgatitėsin atletik, Rauf Dimrajn, zhvilluan testet e prapambetura fizike, tė cilat i kishin nė plan pėr t'u realizuar qė nė kryeqytet. Pėr fat tė mirė, e gjithė skuadra i kaloi pa dėmtime, ndėrkohė qė rezultatet pritet tė shqyrtohen sot nga ana e drejtuesve, pėr tė nxjerrė mė pas pikat ku duhet punuar nė ditėt nė vazhdim. Pėr momentin, skuadra ėshtė sistemuar nė hotel "Limra International Resort", ku nga ana e turqve janė ofruar tė gjitha kushtet e nevojshme si nė aspektin e trajtimit ushqimor, fjetjes etj., por edhe stėrvitjes. Mėsohet se fusha stėrvitore ėshtė ngjitur me hotelin, teksa seancat zhvillohen nė orėn 9:00 dhe 15:00, ndėrkohė qė nė mes tė kėtij intervali skuadra pushon, madje mund tė bėjė edhe pishinė. Edhe sot janė planifikuar tė zhvillohen dy seanca stėrvitore, ndėrkohė qė nesėr vetėm njė e tillė. Ditėn e enjte ėshtė zyrtarizuar edhe miqėsorja e parė me turqit e Istambulsporit, ndeshje e cila do tė luhet nė stadiumin e kėtyre tė fundit, nė orėn 16:00. Deri atė ditė, trajneri Muēa do tė ketė mundėsi tė punojė mė mirė me grupin, si dhe nė veēanti pėr ardhjet e fundit, duke filluar me Hetlem Ēapjen, Erald Turdiun apo Florenc Rrapin. Skuadrės gjithashtu i ėshtė bashkangjitur edhe mbrojtėsi Abraham Alechenu, i cili ndodhej nė vendlindje pėr 20 ditė, por tashmė ėshtė rikthyer dhe mėsohet se gėzon formė tė mirė fizike. Me grupin nesėr pritet tė bashkohen edhe kamerunasi Fish, qė do tė niset sot nga Tirana, por edhe sulmuesi Oriand Abazaj, blerja mė e fundit e kampionėve tė dimrit. Sė bashku me drejtorin teknik, Alban Tafajn, tė dy kėta futbollistė do tė jenė pjesė e grupit nė vazhdim, nė pritje edhe tė vendimit tė Isli Hidit, portierit qė kėrkohet nga skuadra e Empolit.

wxz
16-01-2007, 07:04 PM
Lista e Bariēit ende nuk ėshtė shpallur pasi disa futbollistė nuk kanė kthyer pėrgjigje pėr pjesėmarrjen e tyre.


Pasi pėrfunduan me sukses tė gjitha grumbullimet e ekipeve kombėtare tė moshave, mė 20 janar fillon "zbori" i kombėtares B. Ky "zbor" do tė zhvillohet nė Antalia tė Turqisė dhe do tė zgjasė nėntė ditė. Trajneri i pėrfaqėsueses sonė, Oto Bariē, do tė shikojė elementėt e pėrzgjedhur nga kampionati shqiptar dhe disa lojtarė kosovarė qė luajnė nė kampionate tė huaja. Duhet thėnė se nė periudhėn 20-29 janar, disa kampionate tė huaja janė nė aktivitet zyrtar, ndėrkohė qė shumė ekipe janė duke kryer fazėn pėrgatitore. Nė grumbullimin e fundit qė kreu kombėtarja gjatė muajit dhjetor, trajneri Bariē pėrzgjodhi pesė lojtarė kosovarė, tė cilėt janė kandidatė pėr tė veshur fanellėn kuqezi. Dy prej tyre pritet tė marrin pasaporta shqiptare, ku natyrisht mundėsinė pėr t'u pajisur me tė e kanė lojtarėt e repartit mbrojtės, ku ka edhe mė shumė nevojė pėrfaqėsuesja jonė. Ndėrkohė, problemi mė i madh pėr grumbullimin e Antalias ka tė bėjė me lojtarėt qė aktivizohen jashtė, sepse disa prej tyre, gjatė kėsaj periudhe, janė tė angazhuar. Deri mė tani vetėm tre lojtarė kanė kthyer pėrgjigje pozitive pėr tė marrė pjesė nė kėtė grumbullim. Shpėtim Hasani, Leutrim Neziraj dhe Mėrgim Mavraj janė lėnė tė lirė nga klubet, ndėrsa tė tjerėt ende nuk kanė kthyer pėrgjigje. Kjo gjė po mban peng edhe shpalljen e listės tė lojtarėve qė do tė marrin pjesė nė Antalia. Bariēi kėrkon qė ata tė cilėt nuk lejohen nga klubet, t'i zėvendėsojė me tė tjerė lojtarė, nga kampionati shqiptar. Kroati ka shfaqur shqetėsimin e tij pėr kėtė problem, por nė pėrgjigjen negative tė klubeve normalisht ndikon edhe periudha e gjatė e grumbullimit. Skuadrat janė nė kulmin e fazės pėrgatitore dhe nuk mund t'i lėshojnė lehtė futbollistėt. Kėtė grumbullim e kundėrshtoi edhe klubi i Tiranės, por, sipas shefit tė ekipeve kombėtare, Besnik Ēela, lojtarėt e Tiranės, duke qenė se e zhvillojnė fazėn pėrgatitore nė Turqi, do tė marrin pjesė nė takimet miqėsore qė do tė zhvillojė kombėtarja. Njė problem del edhe me ish-sulmuesin e Tiranės, Hamdi Salihi. Pėr kėtė tė fundit kanė ndryshuar gjėrat, pasi gjithēka rreth pjesėmarrjes sė tij nė Antalia e ka nė dorė klubi i tij i ri, Ried. Gjithsesi, tė fituar nga ky grumbullim duket se do tė jenė futbollistėt e kampionatit shqiptar. Kjo ėshtė njė mundėsi e artė pėr ta, pasi pėr nėntė ditė me radhė do tė jenė nėn vėzhgimin e Bariēit. Gjatė qėndrimit nė Antalia, futbollistėt do tė stėrviten nė kushte mjaft komode, madje do tė zhvillohen edhe disa takime miqėsore, tė cilat do tė jenė njė test i vėrtetė pėr tė gjithė lojtarėt. Skuadrat me tė cilat do tė pėrballet nė miqėsore kombėtarja nuk janė konfirmuar. Njė mundėsi ėshtė zhvillimi i njė miqėsoreje me Karlsruhen e Edmond Kapllanit, e cila po e zhvillon fazėn pėrgatitore nė Antalia. Kapllani bashkė me sulmuesin e Branit, Migen Memelli, do tė jenė dy figurat e reja tė kėtij grumbullimi. Ata kanė shkėlqyer gjatė kėsaj periudhe dhe normalisht janė kandidatė pėr t'u thirrur nė kombėtare pėr takimin eliminator tė 24 marsit me Slloveninė. Shefi i sektorit tė ekipeve kombėtare, Besnik Ēela, pohon pėr gazetėn "Sporti shqiptar" se po merren tė gjitha masat qė grumbullimi i Antalias tė realizohet sipas parashikimeve. "Ne si sektor i ekipeve kombėtare kemi filluar punėn pėr tė organizuar grumbullimin e kombėtares nė Antalia. Po punohet qė ēdo gjė tė shkojė sipas parashikimeve. Kemi kontaktuar me lojtarėt dhe presim pėrgjigje nga klubet ku ata aktivizohen. Gjithashtu po punojmė pėr tė akomoduar ekipin nė njė hotel, ku tė ketė edhe skuadra tė tjera, nė mėnyrė qė tė zhvillojmė disa takime miqėsore. Kėto takime do tė zhvillohen mė datat 22, 25, 28 janar, por kundėrshtarėt me tė cilėt do tė pėrballemi ende nuk janė zyrtarizuar. Nga futbollistėt me tė cilėt kemi kontaktuar, njė pėrgjigje pozitive pėr pjesėmarrjen nė kėtė grumbullim kemi marrė nga Shpėtim Hasani, Leutrim Neziraj dhe Mėrgim Mavraj. Lojtarėt e tjerė ende nuk kanė kthyer pėrgjigje. Duhet thėnė se klubet e kanė tė vėshtirė t'i lėshojnė lojtarėt pėr njė peridhė nėntėditore. I kemi bėrė ftesė edhe Labinot Halitit, qė aktivizohet nė Australi, por ende nuk kemi marrė njė konfirmim nga klubi i tij. Bariēi ia ka bėrė tė qartė Halitit se, nė qoftė se pretendon njė vend nė kombėtare, duhet tė aktivizohet nė njė ekip brenda Europės. Pėr tė ardhur nė grumbullim, atij i duhet tė bėjė tri ditė udhėtim. Natyrisht, kjo nuk ėshtė nė tė mirėn e vetė lojtarit, ashtu edhe tonėn. Shpresojmė qė gjatė kėtyre ditėve tė na kthejnė pėrgjigje disa lojtarė dhe mė pas trajneri tė shpallė listėn e tyre,"- u shpreh Ēela.

wxz
17-01-2007, 07:41 PM
"Skaner" i kampionatit: Bardheblutė e nisin me barazim dhe i mbyllin me fitore 17 javėt e kampionatit.


Ēudia Muka, mė i ndėshkuari me tė verdha
Devi Muka, nė 17 javėt e para tė kampionatit ėshtė shfaqur lojtari mė i ndėshkuar me kartonė tė verdhė. Edhe pse nė rolin e njė mesfushori tė avancuar, kapiteni ka koleksionuar katėr kartonė tė verdhė, mė shumė se edhe mbrojtėsit Pisha, Dede, Hajdari apo Penja. Pas tij vjen nigeriani Alechenu Abraham, me tre kartonė tė verdhė dhe njė kuq, tė marrė nė derbin me Dinamon.

wxz
17-01-2007, 07:41 PM
Eleandro Pema, rekordi i zëvendësimeve
Eleandro Pema ka shënuar një rekord të ri në përfaqësimin e tij të dytë me fanellën e Tiranës. Sulmuesi që realizoi vetëm një gol në 17 javët e para, ka shënuar rekordin e zëvendësimeve. Në tri ndeshje si titullar, ai është zëvendësuar në pjesën e dytë nga Sefa, Merkoçi dhe Sinani. Ndërsa si zëvendësues ai ka provuar të hyjë në fushën e lojës 12 herë. Zëvendësimet më të shpeshta 22-vjeçari i ka pasur me sulmuesin tjetër, Vioresin Sinanin. Në dy takime, Pema nuk ka mundur të luajë qoftë edhe një minutë.

wxz
17-01-2007, 07:42 PM
Hamdi Salihi, me më shumë minuta të luajtura
Hamdi Salihi, përveçse është golashënuesi më i mirë për Tiranën, me 13 gola, ka thyer rekord për sa u takon aktivizimeve të tij në fushën e lojës. Në 17 takime, shkodrani ka qenë titullar i padiskutuar, teksa ka provuar tri herë të zëvendësohet pas minutës së 70-të, me Pemën, Hajdarin dhe Merkoçin. Pas Salihit, me më shumë minuta të luajtura është Ervin Bulku, që ka munguar në një takim për shkak skualifikimi, ndërkohë në dy të tjerë është zëvendësuar nga Penja, por edhe ka marrë kartonë të kuq në javën e tretë përballë Vllaznisë.

wxz
17-01-2007, 07:42 PM
Nevil Dede, mbrojtësi golashënues
Pas Salihit dhe Sinanit me nga 13 gola secili, është Nevil Dede ndjekësi më i afërt i tyre, me katër të tillë. Mbrojtësi bardheblu është shfaqur edhe si golashënues, duke qenë vendimtar në tre nga katër takimet e luajtura. Për fat të keq, golat e tij janë shënuar në tri ndeshje që janë mbyllur në barazim (Elbasanin 2-2, Teutën 1-1 dhe Shkumbinin 2-2), ndërkohë që goli i katërt ndaj Flamurtarit ka qenë vetëm për statistikë, sepse Tirana humbi 3-2. Golat e tjerë për Tiranën janë shënuar nga Duro (2), Bulku, Pema, Muka dhe Patushi nga një.

wxz
17-01-2007, 07:42 PM
Viti 2006 do të mbahet mend gjatë nga ana e lojtarëve, drejtuesve dhe tifozerisë bardheblu. Me përjashtim të titullit kampion, u arritën thuajse të gjithë objektivat, duke filluar me fitimin e Kupës së Shqipërisë, kalimin e një turi në Europë, fitimin e Superkupës, "Këpucës së artë" nga Hamdi Salihi dhe së fundmi shpalljes kampionë të dimrit. Një seri rezultatesh pozitive nga ana e Tiranës, që pa dyshim mbetet skuadra më e mirë e kampionatit shqiptar në këtë dekadën e fundit. Edhe pse te bardheblutë ndërrohen presidentë, trajnerë dhe futbollistë, mentaliteti i këtij klubi mbetet gjithmonë fitues.
Merkatoja e verës te Tirana do të sillte blerje të bujshme, duke filluar me Vioresin Sinanin nga Vllaznia, Igli Allmuçën nga Partizani, Nevil Deden dhe Abraham Alechenun nga Elbasani kampion, pa harruar Penjën dhe Fishin, dy futbollistë me kualitete. Edhe pse u larguan dy emra të njohur që i kishin dhënë shumë fanellës bardheblu, si Sina apo Dabulla, skuadra ndryshoi komplet fytyrë në vendosjen e saj në fushë. Java e parë e kampionatit nuk nis mbarë për kryeqytetasit, të cilët të lodhur nga Kupa UEFA, ku vinin pas dështimit në Turqi me Kajserisporin, për pak nuk e panë veten të humbisnin përballë rivalëve të Elbasanit. Janë dashur minutat e fundit të lojës, që Dede dhe Salihi t'i jepnin një pikë Tiranës, duke larguar makthin që i kishte kapur nga përballja direkte me këtë kundërshtar. Kaq kanë dashur bardheblutë, që në drejtimin e Mirel Josës të fillojnë shkëputjen në renditje, ku fitoret me Kastriotin, Partizanin, Dinamon, Apoloninë, Luftëtarin dhe Besën, janë vendimtare. Java e 10-të dhe e 11-të do të rezultojë fatale për fatet e trajnerit Josa, që edhe pse e mbyll fazën në vendin e parë, do të shkarkohet nga ana e donatorëve. Humbja 3-2 me Flamurtarin, por edhe barazimi 1-1 me Shkumbinin, bëjnë atë që te Tirana të nisë "fshesa e hekurt". Përveç Josës, pezullohen Patushi së bashku me Merkoçin, me arsyetimin: thyerje të disiplinës.
Të ndodhur në këto kushte dhe duke mos pasur shumë kohë në dispozicion, kryesia e klubit vendos që deri në fund të vitit drejtimin e ekipit ta marrë Shkëlqim Muça. Në rolin edhe të sekretarit të klubit, ish-futbollisti i dalluar i Tiranës e nis me këmbën e mbarë punën në skuadër, duke marrë një fitore të me vlera 2-0 përballë Elbasanit, kampion në fuqi. Një javë më pas vjen humbja në Krujë, por që sërish nuk i trondit kryeqytetasit, që deri në fund të dhjetorit koleksionojnë fitore dramatike me Dinamon, Partizanin dhe Vllazninë. Ëmbëlsira mbetet në fund, kur në transfertën ndaj Apolonisë, përveçse tri pikëve të marra, shënoi për herë të parë kapiteni Devi Muka dhe për herë të fundit Hamdi Salihi.
Duhet thënë se reparti i sulmit ishte vendimtar për fatet e Tiranës në 17 javët e para të kampionatit. 36 golat e shënuar, prej të cilëve 26 nga dyshja Sinani-Salihi, bënë atë që kjo skuadër të mos ndalej sidomos në përballjet me rivalët direkt. Mbrojtja dhe mesfusha ishin dy repartet e tjera, që patën problemet e tyre, kjo edhe si rrjedhojë e dëmtimeve apo skualifikimeve të shumë futbollistëve. Por, duke pasur në stol dy strategë, si Josa dhe Muça, bardheblutë gjetën forca për të dalë nga momentet e vështira dhe në fund u shpallën "kampionë të dimrit", me një diferencë prej gjashtë pikësh nga ndjekësja më e afërt, Teuta.

wxz
17-01-2007, 07:43 PM
Muça: Përgëzoj djemtë për karakterin e shfaqur
Në këto 4 vitet e fundit si sekretar i klubit "Tirana", Shkëlqim Muça është cilësuar shpeshherë trajneri i krizave në skuadër. Pas largimeve të trajnerëve, Muça është shfaqur si drejtues i skuadrës për pak kohë, ndërsa këtë herë ai duket se ka vendosur ta drejtojë Tiranën deri në fund të kampionatit. Në gjashtë ndeshje të luajtura në kampionat, ai koleksionon pesë fitore dhe një humbje, duke bërë që bardheblutë të shkëputen plot 6 pikë nga ndjekësja më e afërt, Teuta. Në lidhje me këtë ecuri të shkëlqyer, Muça do të shprehej: "Përgëzoj të gjithë djemtë për karakterin e shfaqur në fushë. Edhe pse me mungesa të shumta, kemi ditur të fitojmë ndeshje të rëndësishme, si ato me Elbasanin, Vllazninë, Dinamon dhe Partizanin. Nëse Tirana do të shfaqë përherë këtë karakter që e ka në traditën e saj, vështirë se ndonjë skuadër do të mund të na ndalë. Gjithsesi, deri tani kemi bërë afro gjysmën e punës, teksa vështirësia do të vijë më pas, ku edhe do të luhen ndeshjet direkte,"- thotë për gazetën trajneri-sekretar, Shkëlqim Muça.

wxz
17-01-2007, 07:43 PM
Donatorët: Presim më shumë nga kjo Tiranë
Pavarësisht rezultateve pozitive, katërshja e donatorëve bardheblu është gjysmë e kënaqur me ecurinë e skuadrës që financon. Për Shefikat Ngjelën, Tirana është e ndërtuar për të fituar dhe kënaqur tifozët që e ndjekin në shkallët e stadiumit. "E vërteta është se ne si donatorë presim më shumë nga kjo skuadër. Edhe pse jemi të parët në klasifikim pas këtyre 17 javëve kampionat, vazhdojmë të na dhembin humbjet e pësuara në Vlorë dhe Krujë, ku djemtë nuk ditën të ruanin epërsinë. Nëse do t'i kishim fituar edhe këto dy takime, apo do të kishim luajtur më mirë përballë Teutës dhe Vllaznisë, sot do të shihnit një Tiranë tejet të shkëputur në renditje."
Në të njëjtën linjë është edhe Refik Halili, për të cilin skuadra ka ende për të dhënë: "Ne gjithmonë presim që Tirana, përveç rezultatit, të bindë edhe me lojë, sepse dihet që tifozët bardheblu janë fanatikë në këtë aspekt. Megjithatë, në vitin 2007, personalisht pres të fitojmë titullin kampion, por edhe të kalojmë turin e dytë në Ligën e Kampioneve." Dy donatorët e tjerë, që duket sikur i rrinë larg skuadrës në stadium, por që në të vërtetë janë një mbështetje të fuqishme si financiare, por edhe shpirtërore, Avni Nuri dhe Agron Papuli, thonë njëzëri: "Kemi besim të verbër te kjo skuadër që kemi ndërtuar sivjet. Titulli kampion që humbëm një vit më parë, na shërbeu si një mësim i mirë. Fakti që kemi fituar të gjitha përballjet me rivalët direkt, do të thotë se ky grup mund të pretendojë shumë më lart sa kaq,"- bëjnë të ditur Nuri dhe Papuli.

wxz
17-01-2007, 07:45 PM
Pėrgatitjet e Besės nė Ulqin tė Malit tė Zi kėnaqin stafin drejtues dhe futbollistėt.


Nėse i drejtohesh qytetit tė Ulqinit, papritur nga ēfarė sheh atje mund tė tė duket se je nė "kryeqytetin" e futbollit shqiptar. Nė morinė e ekipeve shqiptare bėn pjesė edhe Besa, njė mysafire e rregullt e kėtij qyteti. Nė stėrvitjen kavajase, krahas emrave tashmė tė njohur, bie nė sy djersitja deri nė palcė e portierit beratas, tė ardhur vetėm para njė jave te Besa, Bledar Dura.Atij i duhet tė pranojė konkurrencėn e shkodranit Mustafa dhe tė tė riut kavajas Taulant Guma. Po si i vlerėson beratasi kėto ditė ulqinake? Sa beson se mundet tė zėrė vendin e "gardianit" tek Besa pėrballė pėrvojės sė Mustafės dhe talentit tė Gumės? Ne, ndėrsa ekipi startonte stėrvitjen e djeshme, i morėm kėtė intervistė Durės.
- Keni munguar njė gjysėm sezoni nė fushat e futbollit...
- Vėrtet qė kam munguar nė superligė, por kam vazhduar stėrvitjen nė ekipin tim tė lindjes, Tomorin. Ashtu si erdhėn punėt, nuk preferoja mė tė rrija atje dhe prisja ēdo moment njė shans pėr njė nga ekipet e superligės. Besa, ashtu siē besoja e shpresoja, mė ftoi dhe ja ku jam me tė.
- Por, ndryshe nga njė sezon mė parė, tani duhet tė sfidoni kolegun tuaj, Mustafa...
- Nuk besoj se ėshtė tamam kėshtu. Nė mjaft ekipe tė forta, tė dy portierėt, pėr tė mos thėnė tre, janė gjithnjė konkurrentė dhe njėkohėsisht shokė. Ka vend pėr tė luajtur herė njėri e herė tjetri. Shihni Tiranėn, bie fjala, apo Teutėn e Vllazninė me nga dy portierė mjaft tė mirė. Nė kėtė sens besoj se konkurrenca nė ekip, nė tė gjitha postet nė fushė, vetėm sa sjell progres pėr secilin prej nesh.
- Ju shohim tė djersini si asnjėherė...
- Epo ligji i futbollit duhet pranuar, kur thotė se po nuk luajte dy muaj, ke nevojė pėr gjashtė tė tilla qė tė kthehesh aty ku ishe. Nė kėtė sens po djersij sa dyfishi i shokėve, pėr tė rikuperuar kohėn e humbur. Shpresoj vetėm tek djersa ime dhe tek askush tjetėr. Presidentin Bizhdili e falėnderoj qė mė dha pėrsėri shansin tė tregoj veten dhe vlerat e mia.
- Po nė tėrėsi pėr Besėn, si i vlerėsoni kėto ditė ulqinake?
- Eshtė njė minifazė qė, me sa konstatoj te shokėt, ishte e domosdoshme. Mjaft nga titullarėt e ekipit nuk i gjeta ashtu siē i kisha lėnė, kėshtu qė Bici, me tė drejtė shprehet se Besa, nisur nga investimet e kryera, duhet e mund tė ishte nė tjetėr vend nė klasifikim. Mė gėzon fakti se tė gjithė, pa pėrjashtim, po angazhohen me tė gjitha forcat pėr tė pėrfituar maksimumin nga kjo fazė. Njė tregues ky qė Besa do tė jetė ajo qė presin tė gjithė tifozėt kavajas, qė nga takimi me Luftėtarin.
- Meqė pėrmendėt Luftėtarin, qė e keni nė njė hotel, ēfarė mund tė na thoni pėr sfidėn me tė?
- Do t'i trembim qysh kėtu, qė kur tė vijnė nė Kavajė, tė jenė dorėzuar pa filluar takimi (qesh). Normale kjo, pasi jashtė fushe jemi shokė e miq, ndėrsa brenda saj secili mbron interesat e tij, tė fanellės, por edhe ato personale financiare. Vjet Besa u shemb me para nga premiot e fitoreve. Pėrse tė mos veprojmė kėshtu pėrsėri?
- Sė fundi, mesazhi pėr fansėt tuaj nė Kavajė, qė nuk janė tė paktė...
- Mė kanė dashur, pėrkrahur e mbėshtetur gjithnjė. Mezi pres t'i takoj e njėkohėsisht t'u them se pėrsėri do tė jem ai qė kanė duartrokitur njė vit mė parė.

wxz
17-01-2007, 07:45 PM
Besa, sot miqėsore me Partizanin
Besa do tė kryejė sot testin e parė tė gjendjes sė saj, ku pėrballė do tė ketė ekipin e Partizanit. Trajneri Bici do tė shohė e vlerėsojė para sė gjithash futbollistėt e ardhur nė merkato, si kosovarėt Krasniqi, Hyseni, Jonuzi, Duraku e Ahmeti. Njėkohėsisht vėmendje do t'i kushtohet edhe portierit Dura e tė ardhurit Kalemi.

wxz
17-01-2007, 07:46 PM
Binagol-Elokan, sërish larg grupit
Ndërsa ishte shpresuar që dy futbollistët e huaj, Binagol e Elokan, të vinin e t'i bashkoheshin grupit të futbollistëve kavajas në Ulqin, kjo nuk ka ndodhur as dje, pas një jave të fillimit të fazës stërvitore. Trajneri Vasil Bici shprehet i qartë e i prerë në këtë pikë, se, edhe nëse vijnë, ata nuk do të jenë më të privilegjuar për të qenë menjëherë në formacion. "Do të luajë ai që djersin më shumë dhe jo kontratat apo emrat e futbollistëve. Vazhdoj t'i pres dhe besoj se nuk mund të tolerohet më vonesa e tyre."
Kaq thotë Bici dhe gjithçka kuptohet qartë.

wxz
17-01-2007, 07:47 PM
Kampionėt verdheblu, nė drejtimin e trajnerit Edmond Gėzdari, kanė zhvilluar dje pasdite stėrvitjen e parė nė Malin e Zi. Verdheblutė, duke filluar qė nga dita e sotme, do tė zhvillojnė dy seanca nė ditė, paradite dhe pasdite, dhe me kalimin e ditėve pritet qė tė zhvillojnė dhe disa takime miqėsore me ekipe tė ndryshme.


Tiko dhe Periē i bashkohen grupit
Sulmuesi Ligoraq Tiko dhe Darko Periē i janė bashkuar Elbasanit nė fazėn pėrgatitore. Tė dy futbollistėt kanė zhvilluar stėrvitjen e parė me fanellėn e Elbasanit dje. Ndėrkohė pritet nga dita nė ditė ardhja e Abdullait dhe e njė sulmuesi francez.

Akomodimi i kampionėve nė hotel "Plazha"
Kampionėt e Shqipėrisė janė akomoduar nė njė nga hotelet mė luksoze nė Hercegnovit, "Plazha". Duhet theksuar se ambienti ku janė sistemuar kampionėt verdheblu ėshtė tepėr i kėndshėm, ndėrkohė qė janė shumė pranė ekipit shkodran tė Vllaznisė, nė njė nga pikat mė turistike tė Malit tė Zi.

wxz
17-01-2007, 07:48 PM
Bashkė me ekipin kampion ėshtė bashkuar dje edhe kroati Periē si dhe sulmuesi Ligoraq Tiko.


Nė njė prononcim telefonik nga Mali i Zi, ku Elbasani ėshtė akomoduar qė nga dita e pardjeshme, kapiteni i kampionėve, Elvis Kotorri, ėshtė shprehur pėr "Sportin shqiptar" se faza pėrgatitore qė ekipi i tij po zhvillon nė Malin e Zi do t'i motivojė mė shumė verdheblutė nė luftėn pėr titullin. "Koha qė kemi pėrpara besoj se do tė na mjaftojė pėr tė arritur ato synime qė i kemi vėnė vetes. Ambienti kėtu ėshtė ndryshe dhe kushtet janė tepėr tė mira. Na duhet tė punojmė shumė dhe tė shfrytėzojmė ēdo orė pėr t'u pėrgatitur maksimalisht," - thekson portieri i verdhebluve. Ndėrkohė, bashkė me ekipin kampion ėshtė bashkuar dje edhe kroati Periē si dhe sulmuesi Ligoraq Tiko, i ardhur nga ekipi korēar i Skėnderbeut. Kotorri vlerėson nė maksimun dy blerjet e reja, duke shtuar se kėto dy pėrforcime e blindojnė edhe mė shumė organikėn e Elbasanit. "Tiko ėshtė njė sulmues goli dhe ka eksperiencė. Po kėshtu, edhe Periē ėshtė njė mesfushor, qė nė fillim mė la pėrshtypje pozitive. Shpresoj qė t'i shėrbejnė sadopak Elbasanit," - shton kapiteni verdheblu. Mė tej, nė vijim tė prononcimit tė tij, Kotorri nuk e fsheh ambicien pėr fitimin e titullit kampion edhe kėtė sezon me Elbasanin. "Edhe pse jemi shumė larg nga kreu, kjo nuk do tė thotė se Elbasani i ka humbur shpresat, pėrkundrazi, duke mos u nisur si favoritė mund tė bėjmė diēka shumė tė mirė me rifillimin e sezonit," - nėnvizon Elvis Kotorri. Nė ambientin e kampionėve tė Shqipėrisė ėshtė krijuar sė fundi njė atmosferė tepėr pozitive, pėr vetė faktin se nė ekip janė bashkuar disa futbollistė cilėsorė, falė njė merkatoje tė studiuar nga ana e presidentin Laze. Vetė Kotorri shton se faza pėrgatitore e Malit tė Zi do t'i japė mundėsi Elbasanit qė tė pėrforcohet mė shumė fizikisht dhe moralisht. "Kjo fazė mendoj se do tė sjellė njė ndryshim tepėr tė madh nė ekipin tonė. Me siguri qė kjo ndalesė e kampionatit do tė na shėrbejė pėr tė korrigjuar ato qė s'i kemi bėrė mirė deri tani, por edhe pėr tė parė mė mirė ardhjet e reja dhe gėrshetimin e tyre me lojėn e grupit," - shton kapiteni i Elbasanit. Nė fund tė prononcimit tė tij, Elvis Kotorri shprehet se me blerjet e fundit, Elbasani pothuajse ėshtė i kompletuar, por shton se sa mė shumė futbollistė tė vijnė dhe t'i bashkohen ekipit tė tij, aq mė shumė do tė rriten mundėsitė pėr tė arritur te fitoret. "Unė mendoj se merkatoja na ka gjallėruar dhe pa dyshim na ka dhėnė njė tjetėr mentalitet. Tani na mbetet neve, futbollistėve, nė dorė tė luajmė ashtu si duhet, pa nėnvlerėsuar kundėrshtarin mė tė dobėt dhe duke besuar deri nė fund se gjithēka ėshtė e rikuperueshme, pavarėsisht pozicionit qė Elbasani ka aktualisht nė tabelėn e klasifikimit," - pėrfundon Kotorri.

wxz
17-01-2007, 07:50 PM
Me peqinasit janė bashkuar edhe afrikani i Elbasanit, Akamba, dhe i riu dinamovit, Taēi.


Sejdini, i ndihmuar nga trajneri i portierėve A.Ballhysa po vazhdon fazėn pėrgatitore nė Peqin, duke e alternuar edhe me takime miqėsore. Pas takimit miqėsor, tė shtunėn me Sopotin, sot Shkumbini do tė ndeshet nė Tiranė me Dinamon. Ajo qė bie nė sy dhe pranohet nga tė gjithė ėshtė ngarkesa e lartė. Pėr "Xhaxhin", mė e rėndėsishmja pėr kėtė periudhė pėrgatitore ėshtė fakti se po zhvillohet normalisht dhe se tė gjithė futbollistėt po arrijnė tė pėrballojnė mjaft mirė ngarkesėn fizike qė po jepet. Si dėshmi tė kėsaj, Sejdini pėrmend faktin se deri mė sot nuk ka patur dėmtime apo trauma tė ndryshme, qė pėr kėtė periudhė janė tė zakonshme. Kėtu ndoshta pėr mirė ka ndikuar pėrvoja profesionale e trajnerit. Kjo formė pune, sipas sulmuesit 29-vjeēar Dorian Bubeqi, ka bėrė qė tė mos ndihet lodhja e njė dite mė parė dhe futbollistėt tė marrin gradualisht ngarkesėn e duhur. "Lodhemi shumė nė stėrvitje kėto ditė, por pas njė dite, mė pas kjo lodhje nuk ndihet mė dhe jemi gati ta fillojmė gjithēka nga e para," - pohon sulmuesi i Shkumbinit, Bubeqi. Ky i fundit, me njė pėrvojė tė madhe nė shumė ekipe tė Shqipėrisė ėshtė optimist pėr vete dhe pėr ekipin, se kjo punė e mirė qė po bėhet do t'i japė frytet nė pjesėn e mbetur tė kampionatit, kur Shkumbini do tė arrijė qė ta kalojė situatėn e vėshtirė ku ndodhet. "Po zhvillojmė njė fazė pėrgatitore mjaft tė mirė, duke shfrytėzuar kushtet e mira tė Peqinit, duke pėrfituar edhe nga moti i ngrohtė qė po mban. Kjo punė e mirė na bėn shumė optimistė se rezultatet e saj do t'i shohim sė shpejti, me rifillimin e kampionatit," - shpreh optimizmin e tij Bubeqi.
Edhe pse ekipi i tij pėr momentin ndodhet nė vendin e parafundit dhe i shkėputur 7 pikė nga ekipi mė i afėrt, Besa e vendit tė 10 tė, Bubeqi beson se Shkumbini do ta gjejė veten dhe do tė dijė tė ngjitet mė lart nė renditje. Ai i qėndron mendimit se ekipi ku luan nuk e meriton vendin qė ka nė renditje. Shkumbini, pėr sulmuesin kavajas, ka vuajtur mė shumė se duhet nga ana psikologjike, si rezultat i dėnimit tė dhėnė, qė pėr tė ka qenė tendencioz. "Nuk e meriton Shkumbini vendin e parafundit dhe shumė shpejt do tė arrijmė tė ngjitemi mė lart. Vuajmė pasojat e njė dėnimi tendencioz, mė shumė se sa na takon, dhe kjo ndikoi nė anėn psikologjike. Gjithsesi, Shkumbini, edhe pse arriti ato rezultate e mori aq pikė sa ka, po tė shohėsh me vėmendje, pothuaj nė ēdo ndeshje kemi luajtur si tė barabartė dhe nuk kemi patur diferenca tė mėdha nė lojė, pavarėsisht kundėrshtarėve. Kemi humbur me rezultate tė ngushta, ose jemi ndėshkuar nė fund, por jo gjithmonė pėr fajin tonė," - pėrfundon sulmuesi kavajas. Ndėrkohė, Akamba e Taēi po stėrviten me Shkumbinin. Afrikani 22-vjeēar Akamba Hyacitha vjen nga ekipi kampion i Elbasanit. I ardhuri tjetėr ėshtė Indrit Taēi, nga Dinamo. I preferuari i "Xhaxhit" rikthehet pėrsėri nė Peqin.

wxz
17-01-2007, 07:51 PM
Gjatė ditės sė sotme ekipi i Dinamos do tė ketė mundėsi qė tė zhvillojė njė ndeshje miqėsore dhe kundėrshtari i bluve do tė jetė skuadra e Shkumbinit. Ky takim do tė zhvillohet nė fushėn e kompleksit "Dinamo" dhe pėrballė do tė ndeshen dy pankina me "gjak" blu, sepse dihet se trajneri i peqinasve ėshtė njė nga ikonat dinamovite, Faruk Sejdini. Pra, miqėsorja e sotme do tė vendosė pėrballė njėri-tjetrit profesorin dhe nxėnėsin dhe kjo sfidė nuk ėshtė e para, sepse nė javėn e 16 Redi Jupi arriti tė mposhtė mėsuesin e tij me rezultatin 1-0. Kjo fitore shėnoi edhe kthesėn e Dinamos, sepse ishte suksesi i parė nė transfertė. Ndeshja e sotme do tė jetė e dyta brenda pesė ditėsh si pėr Dinamon dhe Shkumbinin. Tė shtunėn dinamovitėt janė mposhtur nga laēianėt, ndėrsa peqinasit kanė fituar me Sopotin e Librazhdit. Sipas stafit dinamovit edhe nė takimin e sotėm blutė do tė kenė mundėsi qė tė vazhdojnė eksperimentet e nisura me Laēin, pasi trajneri Redi Jupi akoma ėshtė nė kėrkim tė njė skuadre tė kompletuar. Gjatė kėsaj faze timonierėt blu po punojnė qė tė krijojnė njė skuadėr me lojtarė polivalentė, tė cilėt mund t'i pėrshtatė nė funksion tė ekipit. Nė dy ndeshjet e kontrollit ėshtė parė qė e ardhmja e lojės sė Dinamos do tė ketė njė theks mė sulmues, pasi ėshtė provuar tė luhet me njė "tredhėmbėsh" nė kėtė repart. Klodian Arbri ėshtė aktivizuar si torrė dhe pas tij vinin dy sulmues mė tė shkurtėr, si Vanxhel Mile dhe Ardian Nuhiu. Ndėrsa ish-lojtari i Tiranės, Eldorado Merkoēi, ėshtė spostuar si mesfushor i djathtė dhe ndėrkohė Goran Vinēetiē ėshtė aktivizuar si mbrojtės i kėtij krahu. Gjithashtu janė provuar edhe mesfushorėt Erald Deliallisi dhe Redi Jupi nė repartin e mbrojtjes.

wxz
17-01-2007, 07:51 PM
Vinçetiç: Tek Dinamo më solli Bonaçiçi
Goran Vinçetiç, mesfushori kroat i Dinamos, dje ka shfaqur pakënaqësitë e tij rreth menaxherit Idriz Sulejmani, i cili ka deklaruar se ka sjellë kroatin tek blutë e kryeqytetit. Sipas mesfushorit dinamovit, Idriz Sulejmani nuk është menaxheri i tij dhe atë e ka njohur vetëm kur ka ardhur në Tiranë dhe në momentin e prezantimit me Dinamon ka shërbyer në rolin e përkthyesit. "Ky person nuk ka të bëjë me mua, pasi tek Dinamo më ka sjellë trajneri Luka Bonaçiç dhe jo Idriz Sulejmani. Ai me propagandën e tij dëshiron që t'i shtojë kredibilitet vetes, duke thënë se unë sjell lojtar cilësorë si puna e Vinçetiçit. Zoti Sulejmani gabon në deklaratat e tij, sepse tek Dinamo ka sjellë Zoran Kastelin dhe jo mua,"- është shprehur dje mesfushori kroat i bluve, Goran Vinçetiç.

wxz
17-01-2007, 07:53 PM
Mbrojtja dinamovite nė kėto momente ka mbetur vetėm nė dorė tė Erion Xhafės.


Ekipi i Dinamos ėshtė nė mesin e pėrgatitjeve tė kėsaj faze pėrgatitore dhe stafi teknik po mundohet qė t'i karikojė dinamovitėt nė maksimum. Pėrgatitja e dhjetė ditėve tė fundit ka qenė mė shumė e karakterit fizik sesa tekniko-taktik. Edhe nė ditėt e mbetura tė kėsaj jave blutė e kryeqytetit do tė vazhdojnė tė pėrgatiten dy herė nė ditė dhe pas kėsaj trajnerėt do tė fillojnė tė mendojnė pėr strategjitė e ndėrtimit tė skuadrės. Gjatė dy ndeshjeve tė kontrollit trajneri Redi Jupi ka kryer disa eksperimente, sepse dėshiron qė tė kryejė tė gjitha pėrkėmbimet e mundshme, nė mėnyrė qė 3 shkurti ta gjejė Dinamon tė gatshme tė pėrballojė gjysmėn e mbetur tė kampionatit. Sipas lojtarėve, stėrvitja qė po aplikohet gjatė kėtyre ditėve tė fundit ėshtė e pranueshme, sepse kjo pėrgatitje do t'u vlejė pėr vazhdimėsinė. I kėtij mendimi ėshtė edhe mbrojtėsi i Dinamos dhe i ekipit kombėtar Erion Xhafa, i cili pėr gazetėn "Sporti shqiptar" sqaroi: "Ndėrprerja e kampionatit na ka krijuar njė hapėsirė goxha tė madhe, nga ku do tė kemi mundėsi qė tė plotėsojmė boshllėqet e shfaqura nė gjysmėn e parė tė sezonit si dhe tė perfeksionohemi mė shumė, kryesisht nė aspektin fizik. Gjatė kėtyre ditėve ekipi po merr njė ngarkesė nė pėrgatitje, por me kalimin e ditėve do tė vijė duke u reduktuar. Nuk kemi pse tė ankohemi nga kjo fazė, sepse kjo pėrgatitje do t'i japė frytet e saj kur tė nisė kampionati. Megjithėse kryejmė dy seanca nė ditė dhe plani pėrgatitor ėshtė kompleks, pėrsėri ne jemi mirė nga ana shėndetėsore." Dinamo gjatė kėsaj merkatoje dimėrore ėshtė munduar tė plotėsojė repartet e dobėta, por akoma nuk e ka realizuar planin e saj. Sulmi blu duket se ėshtė kompletuar, ndėrsa mbrojtja ėshtė nė alarm tė plotė, sepse momentalisht tek Dinamo ekziston vetėm njė mbrojtės i deklaruar dhe ky ėshtė Erion Xhafa. Dinamoviti e ndien qė reparti ku ai bėn pjesė ka mangėsi, por beson se nė ditėt e mbetura tė merkatos vija difensive e bluve do tė marrė formėn e kėrkuar. "Merkatoja dimėrore e Dinamos po i jep frytet e saj, sepse pėrforcimet kanė filluar tė vijnė dhe njė nga repartet tona mė problematikė, sulmi, tashmė duhet konsideruar i plotė. Shpresoj se edhe mbrojtja nė fund tė janarit do tė ketė nė gjirin e saj mė shumė alternativa dhe, nėse kjo bėhet realitet, Dinamo ėshtė pėr t'u pasur zili. Dihet se mbrojtėsi senegalez, Papa Diop, e ka zgjatur bashkėpunimin e tij me ekipin dhe pritet qė tė vijė nga pushimet edhe tė bashkohet me grupin. Gjithashtu drejtuesit kanė premtuar se do tė sjellin edhe dy mbrojtės tė tjerė, prandaj me pėrforcimet dhe punėn e mirė qė po bėhet, Dinamo nuk do tė shfaqė gabimet e fillimsezonit,"- ka pėrfunduar mbrojtėsi i bluve dhe i kuqezinjve, Erion Xhafa.

wxz
17-01-2007, 07:54 PM
Edhe dita e djeshme ka qenė e mbushur plot me ngjarje tė reja nė kampin bardhėjeshil. Pas blerjes sė portierit shqiptaro maqedonas Suad Zendel, dje ka qenė radha e provės pėr dy futbollistė tė tjerė, tė cilėt janė paraqitur nė fushėn e blertė tė aneksit tė stadiumit "Loni Papuēiu". Ata janė Aleksandėr Jakimovski dhe Marjan Mickov. Futbollisti Jakimovski, nė kampionatin maqedonas ėshtė aktivizuar me ekipin e Ohrit, luan nė repartin e sulmit, ndėrsa bashkėpatrioti tjetėr Mickov vjen nga Sileks i Kratovės dhe luan mbrojtės i djathtė. Sot pritet tė vijė edhe njė tjetėr futbollist, i cili aktivizohet edhe me pėrfaqėsuesen e Maqedonisė, por qė kėrkohet edhe nga disa klube tė tjera nė Shqipėri. Ai ėshtė Ardian Ēuēuli, qė do tė mbėrrijė nė Fier pėr tė kryer provėn pėrballė teknikėve tė skuadrės. Gjithashtu, po sot ėshtė lajmėruar edhe rikthimi i futbollistėve nga vendi i sambės, tė cilėt njė pjesė e mirė do tė vazhdojė testimin, ashtu si edhe futbollistėt e tjerė. Pra, nga sa shikohet, presidenti Kokėdhima po kėrkon tė ndėrtojė njė skuadėr konkurruese, e cila tė jetė e aftė tė qėndrojė nė superligė. Tashmė sytė e drejtuesve bardhėjeshilė janė drejtuar pėrtej kufijve. Gjithashtu, nga drejtuesit e skuadrės fierake ėshtė dhėnė "ok"-i edhe pėr tre futbollistėt e provuar pak ditė mė parė, ku, pėrveē ish-futbollistit tė Apolonisė Emanuel, klasėn e kanė kaluar edhe Udeke edhe Ambruzo, tė cilėt me tė marrė lejekalimet nga klubet ku janė aktivizuar sė fundi, mund tė jenė pjesė e planeve skuadrės fierake pėr periudhėn e mbetur tė superligės. Gjithsesi, do tė jetė lupa e trajnerit Andrea Marko, ajo qė do tė vendosė pėr plotėsimin e vendeve vakante, qė kanė lėnė ish-tė larguarit. Edhe dje stėrvitja e fierakėve ėshtė ndjekur nga njė numėr i konsiderueshėm sportdashėsish. Duhet thėnė se tė gjithė futbollistėt maqedonas qė janė nė provė tek Apolonia janė zgjedhje tė trajnerit U 21 tė Maqedonisė, Zllastiko Cetanovski, i cili ėshtė shkes pėr kėta futbollistė, qė, nėse pėlqehen, do tė jenė pasuesit e futbollistit Artim Pollozhani. Ky i fundit, disa sezone mė parė, ėshtė aktivizuar nė radhėt e Apolonisė. Ardhjet e shumta tė futbollistėve tek Apolonia janė njė shenjė e mirė, qė tashmė pėr kėtė ekip gjėrat sa vijnė e po bėhen mė tė thjeshta. Ndoshta edhe me pak dhimbje koke pėr teknikun Andrea Marko, qė me optimizmin e tij po kėrkon tė injektojė tek futbollistėt e tij ambicie dhe sedėr fituesi.

wxz
17-01-2007, 07:55 PM
Drejtuesit e skuadrės sė kastriotit kanė depozituar dje nė gjykatėn civile tė Krujės dosjen "Abazaj", ku i kėrkojnė kėtij organi tė drejtėsisė tė vendosė se kush ka tė drejtė. Me kėtė rast ata u kanė bėrė thirrje donatorėve tė Tiranės qė tė mos nėnshkruajnė me kėtė futbollist, pa u thėnė fjala pėrfundimtare e gjykatės. Sikurse dihet, Oriand Abazaj ėshtė larguar nga Kastrioti pas dhėnies sė tė drejtės nga komisioni i disiplinės, sipas tė cilit, futbollisti nė fjalė kishte tė drejtė tė largohej nga Kruja. Largimi i Abzajt nė kėtė moment ka bėrė qė drejtuesit e Kastriotit tė kėrkojnė nga gjykata civile e Krujės, qė tė shprehet mbi kontratėn qė kanė tė dy palėt, me qėllim qė ajo ta thotė fjalėn pėrfundimtare. Me kėtė veprim, klubi i Krujės kundėrshton vendimin e komisionit tė disiplinės, duke mos pasur besim tek organet juridike tė FSHF-sė. Lidhur me kėtė, presidenti i Kastriotit, Shkėlzen Zhilli, shprehet: "Jo vetėm do tė kėrkoj rikithimin e Abazajt te Kastrioti, nėse do tė vazhdojė tė luaj futboll, por edhe do t'i vendos gjobė pėr mosparaqitje nė stėrvitje, me preteksin se ka kaluar te Tirana. Nėse kam toleruar deri tani pėr sulmuesin Abazaj, duke kėrkuar qė tė mirėkuptohesha me tė, tani e tutje nuk ka mė asnjė privilegj, por vetėm zbatimin e ligjit, qė ėshtė i shenjtė pėr mua. E kam fjalėn pėr Gjykatėn e Krujės, sė cilės i jam drejtuar, dhe jo pėr organet juridike tė federatės, tė cilat udhėhiqen nga drejtues tė saj, qė kanė konflikt interesi tė hapur me ndonjė skuadėr, ku dėshiron tė shkojė Abazaj. Nuk ka vend mė te Kastrioti pėr tė llastuar askėnd, por pėr futbollistė qė ulin kokėn dhe punonjnė. Paratė e marra nga unė duhet t'i justifikojnė tė gjithė," - ka pėrfunuar presidenti krutan Zhilli. Ndėrkohė, pritet qė shumė shpejt Gjykata e Krujės tė thėrrasė fillimisht tė dyja palėt nė ballafaqimin paraprak, pėr tė dhėnė vendimin e saj, i cili ose i vė "kapakun" kėsaj ēėshtjeje, ose hap "maratonėn" e gjyqeve civile mes Abazajt dhe presidentit Zhilli. Kjo nuk do t'i shėrbente asnjėrės palė.

wxz
17-01-2007, 07:57 PM
Oriand Abazaj dhe Abada Fish udhėtuan dje sė bashku me drejtorin teknik, Alban Tafaj, nė drejtim tė Turqisė. Mesditėn e djeshme, ata udhėtuan nė drejtim tė Antalias dhe mėsohet se kanė mbėrritur nė hotel vetėm nė mbrėmje. Trajneri Shkėlqim Muēa do tė ketė mundėsi t'i stėrvitė tė dy futbollistė vetėm sot, pėr tė parė mė mirė se nė ēfarė gjendje fizike janė. Pėr sulmuesin, duhet thėnė se ėshtė stėrvitur me ekipin e Kastriotit deri disa ditė pėrpara se tė largohej pėrfundimisht, ndėrkohė qė kamerunasi ka pasur njė plan stėrvitor nė vendlindje. Nė miqėsoren e nesėrme me Istambulsporin, pritet qė Abazaj dhe Fish tė aktivizohen disa minuta.

wxz
17-01-2007, 07:58 PM
Dita e djeshme, sërish me dy seanca
Për bardheblutë, dje ishte dita e dytë e stërvitjes në Antalia. Trajneri Shkëlqim Muça aplikoi sërish dy seanca me nga 90 minuta, fillimisht në sallën e forcës dhe mbasdite në fushën ngjitur me hotel "Limra International Resort". Duhet thënë, se zhvillimi i testeve fizike një ditë më parë, i ka rënduar disi këmbët e lojtarëve, teksa sot ngarkesa pritet të ulet. Nesër, sipas planit, duhet të zhvillohet miqësorja me ekipin turk, Istambulspor.

wxz
17-01-2007, 08:00 PM
Sekretari dhe trajneri i Tiranės flet pėr pėrgatitjet e skuadrės nė Antalia dhe merkaton e realizuar.


Qė nga dita e diel, bardheblutė janė sistemuar nė njė prej hoteleve luksoze tė Kemerit. Dita e hėnė ishte stėrvitja e parė e bardhebluve nė tokėn turke, ndėrkohė qė dje ngarkesa fizike ka qenė po me ritme tė larta. Pėr trajnerin Shkėlqim Muēa, pas ardhjeve tė fundit nė merkato, skuadra ėshtė e kompletuar nė ēdo repart dhe kjo bėn atė qė pretendimet tė rriten pėr fitimin e tė dy trofeve. Nė intervistėn e tij telefonike pėr "Sportin shqiptar", ai shprehet:
Muēa, si kanė shkuar dy ditė e para stėrvitje nė Antalia tė Turqisė?
Shumė mirė. Tė hėnėn zhvilluam testet fizike qė kishim planifikuar sė bashku me pėrgatitėsin atletik, Rauf Dimrajn, ndėrkohė qė dje punuam nė sallė force dhe me vrapime. Kėtu nė Turqi ėshtė vendi mė i mirė pėr t'i realizuar tė gjitha planet. Pėr fat tė mirė, federata u ka krijuar mundėsinė klubeve tė kryejnė njė fazė tė plotė pėrgatitore dimėrore, pėr njė periudhė mė shumė se sa njėmujore, kėshtu qė jemi brenda kohės. Nė Kemer tė Antalias duhet thėnė se jemi sistemuar nė njė prej hoteleve mė tė mira tė zonės.
Pėrveē stėrvitjes, a keni planifikuar ndonjė ndeshje miqėsore?
Sigurisht. Kemi planifikuar 3 ose 4 takime miqėsore. Mė datėn 18 janar do tė pėrballemi me Istambulsporin. Skuadra turke luan kėtė sezon nė Ligėn A (kategoria e dytė turke) dhe ndodhet nė vendin e gjashtė. Mė datė 22, kundėrshtar kemi njė ekip rus dhe mė 24 njė ekip kazakistanas ose azerbajxhanas. Kjo e fundit mbetet pėr t'u konfirmuar. Normalisht, do tė pėrpiqemi tė gjejmė edhe njė skuadėr tjetėr pėrpara se tė kthehemi nė Tiranė.
Me rifillimin e kampionatit, Tirana do tė presė Teutėn, rivalin mė tė afėrt nė renditje...
Deri atėhere ka kohė. Ne sigurisht do ta vlerėsojmė si njė takim tė rėndėsishėm, pavarėsisht se nuk mund tė vendosė fatet e kampionatit. Njė fitore me Teutėn do tė thotė njė shkėputje prej 9 pikėsh, por jo gjithēka.
Si pėr koincidencė, me Teutėn do tė pėrballeni edhe pėr Kupėn e Shqipėrisė. A mendoni se ju ka rėnė shorti mė i vėshtirė?
Absolutisht jo. Herėt ose vonė ne do tė ndeshemi me rivalėt direkt. Nė kėtė kontekst, nuk shoh ndonjė gjė pėr t'u frikėsuar, sepse me grupin e lojtarėve qė kam nė dispozicion mund tė marrim mė tė mirėn nė tri pėrballjet radhazi me durrsakėt. Synimi ynė ėshtė tė shkojmė deri nė fund pėr tė dy trofetė sezonale.
Ne merkaton e dimrit jeni shfaqur fuqishėm, teksa keni afruar pesė lojtarė tė rėndėsishėm, si A.Duro, Ēapja, Turdiu, Abazaj dhe Rrapi. Si ju duket gjendja e tyre?
Normalisht, edhe ata po ingranohen me grupin. Duhet thėnė se synimi im ishte qė tė afroja pesė lojtarė tė rinj, tė cilėt do tė plotėsonin boshllėqet e lėna pas largimit Salihit, apo edhe ndonjė tjetrit mė parė. Vlerat e Duros njihen, ndėrkohė qė pėr Ēapjen, Turdiun, Abazajn dhe Rrapi, duhet thėnė se janė futbollistė tė datėlindjes 1985, tė cilėt garantojnė edhe njė freski pėr skuadrėn, po tė kujtojmė se janė rritur nė ekipet ku kanė qenė mė parė. Tė gjithė kėta kanė tė dhėna tė mira, por do tė shihen me shumė kujdes gjatė ecurisė nė vazhdim. Ajo qė do tė thoja, ka tė bėjė me faktin se merkatoja jonė tani mund tė quhet e mbyllur me afrimin e kėtyre pesė futbollistėve.

wxz
17-01-2007, 08:01 PM
Flet njė nga ikonat e futbollit gjirokastrit tė tė gjitha kohėrave.


Luftėtari, qė herėt, tė hėnėn, u largua nga Gjirokastra me destinacion Ulqinin, ku do tė kryejė njė stėrvitje 11-ditore, pėr t'u kthyer kėshtu mė 27 janar e pas ca ditėsh tė jetė gati pėr ndeshjen e parė tė pjesės sė dytė tė kampionatit, qė do ta luajė nė Kavajė me Besėn. Pėr ecurinė e Luftėtarit gjatė pjesė sė parė dhe pėr disa ēėshtje tė tjera tė tij zhvilluam njė bisedė me njėrin nga futbollistėt e "kuartetit magjik" tė futbollit gjirokastrit, Astrit Bonin, qė sė bashku me Brahon, Kallucin, Seitin e tė tjerė i dhanė emrin Luftėtarit, me tė cilin krenohet dhe sot e kėsaj dite. Ja si shprehet ish-"truri" i Luftėtarit, qė arriti zenitin mė 1977 1978, duke u shpallur nėnkampion kombėtar.
- Si e vlerėsoni lojėn dhe rezultatet e Luftėtarit tė pjesės sė parė tė kėtij kampionati?
- Luftėtari, pėr sa u pėrket rezultateve, u paraqit me dy fytyra, me ngjyra tė kundėrta nė ndeshjet nė Gjirokastėr dhe ato jashtė saj. Brenda fushe pati ngjyra tė ndezura, kurse jashtė saj shumė tė zbehta, gjė qė tregon se nuk ėshtė i kompletuar pėr ēdo lloj beteje. Pėr sa i pėrket nivelit tė lojės, unė e kam parė vetėm nė ndeshjet qė ka luajtur kėtu, ku me gjithė punėn dhe pėrpjekjet qė bėnė lojtarėt dhe kryesisht sulmuesit apo dhe tė tjerėt, qė dolėn nė kėtė rol, me shumė vėshtirėsi e kanė nxjerrė golin, ndėrkohė qė realizimi i tij ėshtė objektivi themelor i vetė kėsaj loje. Golashėnuesi mė i mirė i Luftėtarit ka shėnuar vetėm 4 gola, sasi qė nė ndonjė rast tė rrallė ndonjė futbolist e ka shėnuar nė njė ndeshje, dhe jo 17 tė tilla. Ndėrkaq, i gjithė Luftėtari ka shėnuar mė pak se njė golashėnues i vetėm, fjala vjen, i Tiranės. Pra, duhet zgjidhur ky problem. Me sa kam dėgjuar, donatorėt e tij do ta sjellin ustain pėr kėtė rol nė pjesėn e dytė tė kampionatit.
- Ndonjėri, madje dhe drejtues tė Luftėtarit, janė shprehur se ky ekip po i afrohet atij tė viteve tuaja. Ju si mendoni?
- Sinqerisht do tė gėzohesha nėse vėrtet do tė kishim njė gjė tė tillė. Por, pėr mendimin tim, kjo nuk qendron. Luftėtari i atyre viteve ishte i rrezikshėm pėr ēdo ekip, jo vetėm nė Gjirokastėr, por kudo, madje dhe nė Tiranė, dhe ndaj ekipeve tė saj tė mėdha, superekipe si Partizani dhe Dinamo, asokohe. Ai Luftėtar, nė ndonjė rast luftonte pėr majat, kurse ky i sotmi, qė vetėm nė Gjirokastėr u tregua i rrezikshėm, lufton pėr tė qėndruar nė superligė. Dhe me aq sa thashė, kuptohet qė krahasimi nuk qėndron, sipas meje.
- Sipas jush, pse nuk kemi njė Luftėtar pėr elitėn?
- Arsyet janė tė shumta dhe duhet nisur nga fakti se sa futbollistė vendės, nė mos tė talentuar, por qoftė dhe me dhuntitė e duhura, ka ekipi i viteve tė fundit. Siē dihet, fare pak, dhe kjo bėri tė domosdoshėm importimin e disa futbollistėve nė fillim tė sezonit, qė u bė dhe formimi i grupit ekzistues, qė arriti ta rendisė Luftėtarin nė vend tė 7 tė, pėr pjesėn e parė tė kampionatit. Por, me mbarimin e kėtij kampionati, vėshtirė se kėta futbollistė do tė qėndrojnė te Luftėtari, tė paktėn kėshtu ka ndodhur sezone mė parė. Pra, edhe nėse Luftėtari qėndron nė superligė, pėrsėri me fillimin e sezonit 2007 2008 do tė duhet tė riformohet, siē ndodhi nė fillim tė kėtij sezoni. Pra, prapė do tė thuhet se mungon harmonia, pėrvoja e tė tjera justifikime. Pėr tė mos u zgjatur, shkurt, do tė thoja se Luftėtari nuk mund tė bėhet me futbollistė sezonalė. Luftėtar elite mund tė bėhet me futbollistė cilėsorė vendės. Pėr kėtė duhet punuar si duhet me ekipet e fėmijėve dhe duke bėrė kontrata afatgjata me lojtarė tė blerė, qė kanė vlera. Te vetė Luftėtari mund tė sjellim si shembull portierin Irakli Toēi, qė erdhi nga Elbasani me vlerat e veta dhe po i pėrmirėson dukshėm, duke qenė kėtu pėr disa sezone nė vazhdim. Ai luajti njė rol mjaft pėrcaktues nė ato rezultate qė u arritėn nė Gjirokastėr.
- Ju ēfarė rekomandoni pėr pjesėn e dytė tė kampionatit dhe tė ardhmen e Luftėtarit?
- Tani futbollin e kuptojnė fare mirė tė gjithė dhe nuk ėshtė sekret specialistėsh qė Luftėtarit nė radhė tė parė i duhen lojtarė qė tė pėrgatisin golin dhe ca mė shumė tė realizojnė atė. Gjersa do tė bėhen blerje tė reja, kėtu duhet synuar. Pėr sa i pėrket tė ardhmes, duhet qė tė krijohet njė bėrthamė me futbollistė qė tė mos e kenė mendjen pėr tė ikur. Nė kohėn time, Luftėtari pati njė bėrthamė me 7 8 futbollistė, qė luajtėn pėr mbi njė dekadė sė bashku.
- Sė fundi, si e parashikoni fundin e kėtij kampionati pėr Luftėtarin?
- Luftėtari ėshtė mbi tri fitore avantazh me dy ekipet e fundit, qė rrezikohen, por duke pasur parasysh qė gjer nė fund janė dhe 16 ndeshje, nga njė anė shpreh besimin se do tė qėndrojė nė super ligė, por, nga ana tjetėr them se duhet pėrqendrim i madh nė ēdo ndeshje, gjersa tė arrihet matematikisht sigurimi nė superligė, gjė qė mund tė zgjasė deri nė javėn e fundit. E them kėtė pasi ekipet nė pjesėn e dytė, pėr shkak tė merkatos, mund tė kenė ndryshime nė pėrbėrjet e tyre, pra dhe nė rezultate.

wxz
17-01-2007, 08:02 PM
Sipas veteranit shkodran, Armir Grima, gjithēka po shkon mirė deri tani nė pėrgatitoren malazeze.


Fitorja nė ndeshjen me serbėt e Banatit, skuadėr kjo me vlera nė futbollin jugosllav, e ka rritur entuziazmin nė kampin shkodran. Jo sepse u fitua njė miqėsore, por sepse Vllaznia nė kėtė takim tregoi vlerat e saj tė vėrteta. Ajo ka zhvilluar njė ndeshje para sė gjithash me karakter, edhe pse loja u kthye nė njė sfidė tė vėrtetė mes shqiptarėve dhe serbėve. E gjitha kjo erdhi ngaqė 2 3 prej lojtarėve tė Banatit bėnė njė lojė tė ashpėr dhe kjo dukej se ishte me dashje. Kuqeblutė nuk kanė hezituar t'u pėrgjigjen me tė njėjtėn monedhė, prandaj dhe miqėsorja ka marrė pamjen e njė sfide tė vėrtetė. Megjithatė, Vllaznia tregoi nivel tė lartė loje dhe dominoi nė tė gjitha drejtimet, duke fituar nė fund me rezultatin 2 1. Duke folur nė lidhje me kėtė miqėsore, portieri i kėsaj skuadre, Armir Grima, do tė shprehej: "Kemi bėrė njė ndeshje tė mirė. I gjithė ekipi luajti ashtu siē duhet dhe pėr rrjedhojė arritėm tė fitonim. Nė tė vėrtetė, fitorja nuk ka shumė rėndėsi nė ndeshje miqėsore, por ajo ndaj ekipit serb tė Banatit nuk ishte thjesht miqėsore. Kundėrshtari bėri ēfarė ishte e mundur pėr tė fituar, madje edhe duke luajtur ashpėr, por nuk ia arriti. Ekipi ynė luajti plot grintė e karakter, prandaj dhe fituam." Nė kėtė ndeshje, pėr shkodranėt ka luajtur pėr herė tė parė edhe kosovari Miroēi, i cili ėshtė aktivizuar nė pjesėn e dytė nė vend tė Bejzades. Vlerėsimet e para pėr tė kanė qenė shumė pozitive dhe kėsisoj gjasat janė qė ai tė vishet kuqeblu pėr pjesėn e mbetur tė sezonit. Duke e parė me syrin e njė veterani, pėr Miroēin ka folur fjalė tė mira edhe portieri 32-vjeēar i Vllaznisė, duke thėnė: "Personalisht, do tė jepja njė vlerėsim shumė pozitiv pėr tė. Trajneri Josa e aktivizoi nė pjesėn e dytė tė miqėsores, nė krahun e djathtė tė mesfushės. Ai i dha gjallėri lojės nė krah, sepse ishte shumė i lėvizshėm. Shpresoj shumė qė ai tė mbetet nė skuadėr apo tė vijė edhe ndonjė lojtar tjetėr, sepse kemi nevojė edhe pėr 2 3 pėrforcime." Sakaq, shkodranėt vazhdojnė stėrvitjen intensive nė Hercegnovi tė Malit tė ZI. Portieri Grima, pėrmes telefonit, vlerėson sė tepėrmi kushtet e krijuara nga ana e presidentit, qė ndihmojnė pėr njė pėrgatitje intensive. Trajneri Josa ėshtė duke aplikuar njė stėrvitje me nga dy seanca nė ditė, ndėrkohė qė stėrvitja e kuqebluve dallohet edhe pėr larminė dhe gjallėrinė e saj. Kjo gjė ka bėrė qė futbollistėt tė mos jenė tė mėrzitur me kėtė periudhė, qė ėshtė nga mė tė vėshtirat pėr ta. E gjitha kjo krijon besimin se Vllaznia nė vijim tė sezonit ka pėr t'u paraqitur si nė fund tė vitit 2006. Kėtė gjė mendon edhe portieri Grima, i cili nė fund u shpreh: "Jemi duke u stėrvitur me intensitet. Stėrvitja ėshtė shumė e fortė dhe njėkohėsisht e larmishme, prandaj shpresojmė qė ajo t'i japė frytet e veta kur tė fillojnė ndeshjet. Nuk ka pse tė mos jemi pretendentė pėr fitimin e tė dy trofeve."

wxz
17-01-2007, 08:03 PM
Vllaznia


Vllaznia "gdhendet" në pritje të Gudjabit
I kthyer në një çështje mes dy klubeve, Dinamos dhe Vllaznisë, sulmuesi senegalez, El Haxhi Gudjabi, pritej të vinte dje në Shqipëri. Drejtuesit shkodranë kanë bërë të ditur se afrikani kishte lajmëruar për mbërritjen e tij në Rinas afër mesnatës së mbrëmshme, prandaj dhe ata kanë nisur makinën për ta pritur e më pas për ta sjellë në Shkodër. Nga ana tjetër, edhe në kampingun e Vllaznisë në Hercegnovi, Gudjabi është i mirëpritur. Ai ka tashmë gati dhomën e tij në hotel dhe njëkohësisht edhe çantën me materialet e duhura sportive. Ardhja e tij në kampin shkodran bëhet fakt i kryer, megjithatë, çdo gjë pritet të marrë zgjidhje pikërisht sot, teksa do zbardhet e vërteta e kësaj çështjeje.

wxz
17-01-2007, 08:03 PM
Vllaznia


Prela dhe Rrashketa largohen nga kuqeblutë
Dy prej futbollistëve që kishin shkuar bashkë me ekipin e Vllaznisë në përgatitoren malazeze, dje kanë lënë Hercegnovin dhe janë kthyer në Shkodër. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin e ardhur nga Firence e Italisë, Marenglen Prelën, si dhe për shkodranin
18-vjeçar Rrashketa. Ata kishin shkuar bashkë me ekipin edhe për t'u testuar nga ana e trajnerit Josa. Vëmendja më e madhe ka qenë e përqendruar te shkodrani i ardhur nga futbolli amator italian, Prela. Ai është stërvitur vetëm një javë me kuqeblutë, por pa arritur dot ta kalojë testin e trajnerit Josa. Si rrjedhojë, dje paradite ai është paraqitur në zyrën e presidentit Fushaj, të cilin gjithsesi e ka falënderuar për mundësinë që i dha për të matur forcat te Vllaznia.

wxz
17-01-2007, 08:05 PM
Durrsakėt janė tė bindur se vetėm me impenjim maksimal mund tė arrijnė tė kapin kreun e klasifikimit.


Ditėt ulqinake po kalojnė njė e nga njė edhe pėr ekipin e Teutės. Po ndėrsa ditėt i kanė ngjarė njėra tjetrės, durrsakėt dita ditės po ndryshojnė pėr sa i pėrket asimilimit tė ngarkesės fizike, njė ngarkesė qė nuk ka lėnduar, apo dėmtuar askėnd. Jo se ekipet e tjera nuk kanė impenjim dhe regjim, por te Teuta vihet re njė disiplinė mė e fortė. Trajneri Starova kėrkon qė tė gjithė tė futen nė dhomat e tyre dhe mundėsisht tė flenė menjėherė, qė tė rikuperojnė forcat. Nuk ka asnjė ankesė dhe tė gjithė lojtarėt nuk e vėnė nė dyshim fjalėn e Starovės. I pyetur nga "Sporti shqiptar" nė lidhje me formėn qė ka ekipi, Starova shprehet: "Kemi ardhur pėr t'u stėrvitur fort dhe atė po bėjmė. Djemtė e kanė kuptuar kėtė dhe kanė ulur kokat dhe po punojnė. Objektivi ynė na vė pėrballė njė regjimi tė fortė dhe njė stėrvitjeje sa mė shembullore. Nėse njė pjesė e ekipeve mė shumė mendojnė pėr tė ardhmen, ne e kemi mendjen tek e tashmja, pėr tė kapur objektivin tonė." Nė ditėt e fundit tek skuadra durrsake ka qenė nė provė edhe njė boshnjak, i cili akoma pa u qetėsuar mirė, ka marrė bagazhet dhe ėshtė kthyer nga kishte ardhur, pasi Starova tha qė ishte i njė niveli mė poshtė se futbollistėt aktualė tė Teutės. Merkatoja e Teutės mund tė quhet e mbyllur me largimin e boshnjakut. Ndonjė lėvizje e papritur mund tė nodhė vetėm nėse Starovės mund t'i bėnte pėrshtypje ndonjė lojtar i ri. Ndėrkohė, "djemtė e detit" e kanė zhvilluar edhe miqėsoren e parė, madje tė gjithė janė aktivizuar nė kohė tė plotė. Titullarėt janė ndeshur me ekipin e parė tė Besėlidhjes dhe kanė fituar 3 1, ndėrsa rezervat kanė fituar 2 1 me formacionin e dytė lezhjan. Ka rėnė nė sy loja e mirė e Kulit dhe e Shkėmbit, duke pasur njė mesfushė shumė posesive, qė nxit sulmin nė ēdo moment. I vetmi futbollist qė stėrvitet veēmas grupit ėshtė laēiani Julian Brahja, i cili vetėm pas njė muaji mund tė fillojė kontaktet me topin. Ndonėse ishte folur pėr fillimin e kontakteve me topin qė nė kėtė pėrgatitore, ėshtė menduar qė tė mos rrezikohet, qoftė edhe pėr karrierėn e kėtij djaloshi me talent. Teuta do tė zhvillojė stėrvitje edhe kėtė javė dhe pjesėn e mbetur do ta kryejė nė Durrės, pas kthimit nga Ulqini, sėrish nė njė regjim tė rreptė sportiv. Tė gjithė durrsakėt e kanė tė pėrqendruar vėmendjen nė ndeshjen e parė me Tiranėn, qė pėr ta do tė thotė shumė, pėr tė mos thėnė qė te kjo ndeshje varen edhe shpresat pėr titullin. Fjala humbje as qė ekziston nė mendjen e durrsakėve. Teuta mund ta hapė seriozisht kampionatin nė pėrballjen direkte me bardheblutė kryesues. Tė shohim se ēfarė janė nė gjendje tė bėjnė djemtė e Starovės pas kėsaj faze pėrgatitore model.

wxz
17-01-2007, 08:07 PM
Trajneri Hasan Lika ėshtė optimist, edhe pse grupit tė kuq i mungojnė dy titullarė dhe disa tė rinje.


Partizani mbetet njė emėr i madh i futbollit shqiptar dhe kėtė e vė re fare mirė kur ekipi i tė kuqve kalon kufijtė e Shqipėrisė, pasi nėn zė edhe malazezėt flasin qė ky ėshtė ekipi mė me famė nė Shqipėri. Emri ka mbetur nga kohėt e arta tė Panos, Muratit, Fagut, Berishės, Mustės, Shehut etj. Kėtė e di mirė edhe Hasan Lika, ish-futbollist i tė kuqve gjatė viteve '80. Trajneri i Partizanit e bėn shumė shpejt diferencėn e skuadrės qė drejton me tė shkuarėn legjendare, por pėrsėri kėrkon tė arrijė maksimumin, madje duke qenė optimist nė realizimin e ambicieve qė vetė ky emėr i futbollit shqiptar tė imponon. "Ky grup ėshtė kompakt dhe po konsolidohet dita ditės. Nuk e mbajmė shumė mendjen se kush do tė na vijė, apo kush do tė na ikė. Po stėrvitemi me intensitet dhe me qetėsinė e duhur. Djemtė janė tė pėrkushtuar dhe kjo ėshtė primare pėr momentin. Partizani ka qenė dhe mbetet ambicioz nė pretendimet e tij, kėshtu qė ne jemi sėrish tė motivuar nė objektivat tona, pavarėsisht se nga kush grup do tė pėrbėhet ekipi," - shprehet trajneri Lika, i cili ėshtė i kėnaqur, pasi i ka pasur tė gjithė nė dispozicion dhe nuk ka asnjė tė dėmtuar, apo qė ka probleme tė tjera. Stėrvitja e Partizanit zhvillohet dy herė nė ditė, paradite dhe pasdite. I pyetur nėse ndihet mungesa e Bylykbashit dhe e Ndrekės nė stėrvitje, trajneri Lika thotė: "Natyrisht qė mua si trajner mė prish punė, pa harruar qė ata janė dy lojtarė tė rėndėsishėm tė formacionit. Nuk ėshtė se gjatė punės me futbollistėt e tjerė mendoj shumė pėr Ndrekėn dhe Bylykbashin. Nėse do tė jenė pjesė e ekipit, natyrisht qė do tė ishte mė mirė. Unė si trajner kam pėr detyrė tė mendoj dhe tė punoj me pėrkushtim, pavarėsisht grupit tė lojtarėve qė kam nė dispozicion. Partizani gjithmonė i ka lejuar lojtarėt kur kanė pasur oferta mė tė mira, kėshtu qė edhe Bylykbashit dhe Ndrekės u uroj suksese kudo qė tė shkojnė." Numri njė i stolit tė kuq shpreson qė ky grup tė pasurohet edhe mė shumė, pasi kontaktet janė me disa futbollistė dhe presidenti Xhani po bėn tė gjitha pėrpjekjet pėr tė afruar lojtarė cilėsorė. "Tė them tė drejtėn, ne presim minimumi edhe tre lojtarė tė tjerė, tė cilėt mund t'i bashkohen ekipit kėtė javė. Nė kėtė periudhė ne trajnerėt duhet tė jemi shumė tė kujdesshėm, pasi vijnė lloj lloj "kallėpesh". Nė kėtė detyrė unė nuk duhet tė nxitohem, pasi do tė ishte nė dėm tė ekipit dhe tė presidentit. Partizani kėrkon lojtarė me vlera," - pėrfundon trajneri i Partizanit, Hasan Lika. Ndėrsa nė lidhje me "rrėmujėn" qė bėhet kėto ditė nė hotel, ku janė akomoduar shumė ekipe nga vendi ynė, Lika sqaron se futbollistėt nuk kanė kohė tė merren shumė me gjėra tė tjera, pasi kėrkojnė tė rikuperojnė forcat pėr stėrvitjen e radhės. Nė fakt, tė gjithė drejtuesit janė tė kėnaqur qė qyteti ėshtė disi larg dhe futbollistėt nuk humbasin kohė tė dalin. Partizani do tė qėndrojė nė Ulqin edhe pėr tė paktėn 10 ditė, kuptohet, duke zhvilluar edhe disa ndeshje miqėsore.

wxz
17-01-2007, 08:09 PM
Sot kombėtarja e minifutbollit shqiptar niset drejt Helsinkit tė Finlandės, pėr tė zhvilluar tė mėrkurėn takimin e parė paraeleminator me Turqinė. Duhet thėnė se pėr dhjetė ditė me radhė, nė drejtimin e trajnerit Edi Martini, ekipi ka zhvilluar njė minifazė pėrgatitore nė Ulqin. Atje janė zhvilluar disa takime miqėsore, ku Martini ka parė gjendjen e 18 lojtarėve tė grumbulluar. Ndėrkohė, vetėm 14 lojtarė do tė nisen sot pėr Finlandė. Sipas trajnerit Martini, gjendja ėshtė optimiste dhe shpresohet nė njė kualifikim tė mundshėm. "Kemi bėrė pėr 10 ditė njė stėrvitje intensive nė Ulqin, ku kushtet ishin mjaft komode. Gjatė qėndrimit atje kemi zhvilluar edhe dy takime miqėsore, gjithashtu edhe takime kontrolli brenda grupit. Edhe pse kemi humbur nė tė dy takimet miqėsore, mund tė them se jemi paraqitur mirė, madje kemi lujtur mė mirė se kundėrshtarėt. Gabimet e shfaqura gjatė miqėsoreve shpresojmė qė i kemi rregulluar. Mė shqetėson dėmtimi i Manastėrliut, Nikollit dhe Qopekut, por shpresoj se deri nė datėn e takimit tė parė me Turqinė kėta lojtarė do tė jenė tė gatshėm. Mund tė them se gjendja nė pėrgjithėsi ėshtė optimiste. Shpresojmė pėr rezultate pozitive, por megjithatė fusha do ta tregojė se nė ēfarė gjendjeje jemi nė raport me ekipet e tjera. Eshtė fat pėr ne qė takimin e parė e kemi pėrballė Turqisė. Kėtė ekip e njoh mirė dhe kam besim se do ta nisim me kėmbė tė mbarė dhe tė shpresojmė pastaj pėr njė kualifikim,"- deklaroi pėr "Sportin shqiptar" trajneri i kombėtares sė minifutbollit, Edi Martini.

wxz
17-01-2007, 08:10 PM
Shkurt nga FSHF-ja- MBERRIN sot në Tiranë trajneri i kombëtares shqiptare, Oto Bariç. Kroati pritet të japë disa leksione në kursin e trajnerëve shqiptarë. Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve ai do të shpallë edhe listën e lojtarëve të cilët do të marrin pjesë në grumbullimin që do të zhvillohet në Antalia, më datën 20 janar.
- SOT, në orën 14:00 (ora lokale e Turqisë) në stadiumin "Bahceliver" të Stambollit do të zhvillohet takimi miqësor midis përfaqësueses jonë Shpresa dhe asaj të Turqisë. Pas këtij takimi, ekipi që drejtohet nga trajneri Artan Bushati do të zhvillojë një tjetër takim miqësor, kësaj here me Greqinë në Athinë, më datën 6 shkurt.

wxz
17-01-2007, 08:12 PM
Sipas sekretarit tė pėrgjithshėm nė FSHF, mundėsia mė e madhe ėshtė qė tė dy takimet tė zhvillohen nė Shkodėr.


Caktimi i stadiumit pėr takimin miqėsor me Maqedoninė dhe atė eliminator me Slloveninė, tashmė ėshtė bėrė njė rebus i vėrtetė, pasi ende FSHF-ja nuk po zyrtarizon asgjė. Gjatė kėsaj kohe ėshtė folur shumė pėr kėtė temė, por e vėrteta ėshtė se ēdo gjė ka mbetur si mė parė dhe nuk po thuhet asnjė gjė nga zyrtarėt mė tė lartė tė federatės. E reja mė e fundit, sipas sekretarit tė FSHF-sė, Roland Mici, ėshtė qė erdhėn pėr tė inspektuar stadiumin "Loro Boriēi" zyrtarė tė UEFA-s. "Gjatė kėtyre ditėve erdhėn pėr tė parė kushtet e stadiumit "Loro Boriēi" disa inspektorė tė UEFA-s. Ata pasi e panė gjendjen e stadiumit, u shprehėn se mund tė zhvillohet takimi eliminator me Slloveninė, por duhet tė plotėsohen edhe disa mangėsi qė ka stadiumi. Ne si FSHF i morėm parasysh detyrat qė na lanė inspektorėt e UEFA-s dhe mund tė them se menjėherė ka filluar puna nė stadium pėr tė plotėsuar tė gjitha mangėsitė. Kanė filluar punimet pėr tė shtruar rrugėn nė hyrjen kryesore tė stadiumit dhe po bėhen disa riparime brenda tij. Besoj se ēdo gjė do tė jetė gati pak ditė pėrpara takimit me Slloveninė,"- u shpreh sekretari i pėrgjithshėm i FSHF-sė, Roland Mici. Duket qartė qė federata kėrkon ta zhvillojė takimin nė "Loro Boriēi", por, sipas Micit, kjo bėhet qė takimet e kombėtares tė shpėrndahen nė tė gjithė vendin. "Politika e FSHF-sė ėshtė qė tė luajmė nė sa mė shumė fusha, jo vetėm nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa". Ky ėshtė gjithashtu edhe njė orientim i FIFA-s dhe UEFA-s. Kjo ėshtė njė praktikė e njohur mbarė botėrore, qė jo tė gjitha ndeshjet e kombėtares zhvillohen nė kryeqytetet ose nė stadiumet kryesore tė vendeve. Gjithsesi, mund t'ju them se nuk ėshtė vendosur pėrfundimisht se ku do tė luhet takimi me Slloveninė. Kemi edhe njė kėrkesė nga trajneri Bariē, i cili kėrkon qė takimi miqėsor tė zhvillohet nė atė stadium ku do tė luhet edhe takimi zyrtar. Do tė mundohemi qė t'ia plotėsojmė kėtė dėshirė trajnerit,"- pėrfundoi fjalėn e tij Mici. Tashmė ėshtė realitet qė FSHF-ja po pėrpiqet ta zhvillojė medomos takimin me Slloveninė nė Shkodėr, por nuk dihet ende se cila ėshtė pengesė e moszyrtarizimit tė stadiumit. Deklaratat e drejtuesve mė tė lartė tė FSHF-sė kanė kohė qė janė tė njėjta, por e vėrteta ėshtė qė duhet tė presim punimet qė zhvillohen nė "Loro Boriēi" dhe mė pas tė zyrtarizohet gjithēka nga ana e tyre.

wxz
17-01-2007, 09:23 PM
Vazhdojnė ende kontaktet me futbollistėt, qė u ėshtė bėrė njė ftesė pėr tė marrė pjesė nė grumbullimin qė do tė zhvillojė kombėtarja nė Antalia tė Turqisė. Deri mė tani, ftesės sė trajnerit Bariē i janė pėrgjigjur pozitivisht vetėm 14 lojtarė. Skuadra tė ndryshme tė Europės, ku dhe bėjnė pjesė disa nga futbollistėt shqiptarė, nuk janė tė detyruara t'i lėshojnė kėta tė fundit pėr t'u grumbulluar me kombėtaren. Duhet thėnė se datat qė zhvillohet ky grumbullim, nuk janė tė lira nga UEFA. Nė periudhėn qė zhvillohet "zbori" i kombėtares ka aktivitet zyrtar nė kampionate tė ndryshme tė Europės. Pra, ēdo gjė ėshtė nė dorėn e klubeve, nėse lojtarėt qė luajnė jashtė, tė marrin pjesė nė "zborin" qė do tė zhvillojė kombėtarja nė Antalia. Kontigjenti, qė do tė marrė pjesė nė kėtė grumbullim, do tė pėrbėhet nga 20 futbollistė. Lojtarėt qė janė lėnė tė lirė pėr tė marrė pjesė nė kėtė "zbor", normalisht kanė gjetur mirėkuptimin e klubeve, si p.sh., mbrojtėsi Armend Dallku dhe mesfushori Debatik Curri, tė cilėt do tė marrin pjesė nė grumbullim. Mbėrritja e tyre nė Antalia do tė jetė mė datėn 25 janar, ku nė kėtė datė do tė luhet edhe njė miqėsore me skuadrat e huaja qė zhvillojnė fazėn pėrgatitore nė Antalia. Gjithashtu, nė kėtė "zbor" do tė marrė pjesė edhe Adrian Aliaj, i cili aktivizohet me Lokerenin. Pėr kėtė grumbullim i ėshtė bėrė ftesė edhe talentit Jahmir Hyka, por ėshtė nė dorė tė lojtarit, pasi nė kėtė periudhė Hyka do tė provohet tek Olimpiakosi. Ndėrkohė, ajo qė ėshtė pėr t'u evidentuar nga tė thirrurit e Bariēit, ka tė bėjė me sulmuesin pogradecar Migen Memelli, i cili ėshtė lėnė i lirė nga klubi pėr tė marrė pjesė nė kėtė grumbullim. Pas paraqitjes mjaft tė mirė me skuadrėn e tij Bran Bergen, Memelli i ka mbushur mendjen Bariēit qė mė nė fund tė thirret nė kombėtare. Njė mungesė e madhe nė kėtė grumbullim ėshtė ajo e sulmuesit Edmond Kapllani. Ky i fundit nuk ėshtė lėnė i lirė nga klubi, pasi nė kėto data ai ėshtė i angazhuar me Karlsruhen nė takimet e kampionatit. Gjithsesi, ėshtė e sigurt prania e tij nė takimin miqėsor me Maqedoninė. Kėtė fakt e ka pohuar edhe vetė trajneri Bariē. Sipas shefit tė ekipeve kombėtare nė FSHF, Besnik Ēela, pritet tė vijė Bariēi dhe mė pas tė shpallet lista pėrfundimtare e futbollistėve. Nuk dihet ende se cili lojtar i kampionatit shqiptar do tė thiret nga Bariēi, por flitet se nė kėtė listė do tė ketė edhe surpriza. Njė mundėsi e mirė kjo pėr lojtarėt e kampionatit shqiptar, tė cilėt do tė provohen nė disa takime miqėsore qė do tė zhvillohen. Vonesa e shpalljes sė listės ėshtė bėrė pėr shkak se disa lojtarė ende nuk kanė kthyer njė pėrgjigje rreth pjesėmarrjes sė tyre nė grumbullim. Deri mė tani me 14 lojtarė tė konfirmuar, kombėtarja duket se ėshtė "gjysmagjel", por sipas informacioneve nga sektori i ekipeve kombėtare, nė listėn e Bariēit ka shumė emra rezervė, tė cilėt do tė zėvendėsojnė tė munguarit.

wxz
17-01-2007, 09:25 PM
Reportazh nga Ulqini: 8 ekipe nė njė hotel. Amulli, sa kur tė drekosh, duhet tė mbash gjatė radhėn.


Tė flasėsh pėr Ulqinin, natyrisht qė vetėm fjalė tė mira mund tė thuash. Buzė detit, i pastėr, me njė kala dhe histori shekullore, Ulqini mbetet njė qytet pėr t'u adhuruar nga turistėt. Po do tė flasim pėr njė problem tjetėr, atė tė akomodimit tė ekipeve shqiptare pėr fazėn pėrgatitore tė dimrit. Aktualisht nė Ulqin po stėrviten Partizani, Teuta, Besa, Luftėtari, Flamurtari, kėto skuadra tė superligės, por edhe Besėlidhja me Lushnjėn tė kategorisė sė parė. Pra, plot shtatė skuadra, pa harruar qė mė tutje, nė skajin verior tė rivierės malazeze, nė Hercegnov, stėrviten Vllaznia dhe Elbasani. E mira ėshtė se kushtet e stėrvitjes (gjithmonė krahasur me tonat) janė optimale dhe klima nė pėrgjithėsi ėshtė e mirė. Diēka tjetėr pozitive ėshtė mbajtja e lojtarėve nė njė regjim tė rreptė dhe ēmimet janė mė tė lira. Ndoshta nga kėto kushte janė nisur edhe presidentėt pėr akomodimin e skuadrave tė tyre nė Ulqin. Po e keqja ku qėndron? Pėrveē kėtyre ekipeve, nė hotel "Olimpik" janė tė grumbulluar edhe dy skuadra tė tjera, Hajduk Kula dhe Zeta tė Serbisė, shto kėtu edhe njė ekip malazez tė rinjsh. Eshtė krijuar njė amulli, sa kur tė drekosh duhet tė mbash gjatė radhėn. Pėr sa i pėrket menusė sė ushqimit, djemtė janė tė pakėnaqur. Ndoshta ata janė mėsuar me kuzhinėn tradicionale shqiptare, por nuk duhet harruar se kur gatuhet pėr 400 veta, natyrisht qė cilėsia bie. Kur kujtojmė qė hoteli ėshtė akoma shtetėror dhe pak rikonstruksion ka qė nga koha e Titos, kjo ėshtė mė se normale. Batutat mes shqiptarėve nuk mungojnė. Ndonjė drejtues i ekipeve tona thotė se pėrse tė mos e fillojnė superligėn nė Ulqin, duke u bėrė njė ftesė edhe ekipeve tė mbetura nė Shqipėri. Trajneri Ruci tregohet mė finok nė gjetjen e kundėrshtarėve pėr miqėsore, duke zgjedhur ekipe te huaja, me idenė qė me ekipet tona do tė konkurrojė sėrish pas 2 shkurtit. Pastaj ėshtė edhe njė problem tjetėr: ka njė dyndje menaxherėsh, qė sjellin dhe piketojnė futbollistė, por qė mė shumė bezdisin trajnerėt sesa punojnė. Tė paktėn hoteli ėshtė larg qytetit dhe futbollistėt tanė nuk "eksitohen" nga pub-et dhe lokalet e natės, qė nė vendin e tyre nuk se ėshtė se nuk i provojnė shpesh. Gjatė bisedave me trajnerėt lindin ide se si mund eliminohet, ose tė paktėn tė minimizohet, fluksi pėr nė Ulqin. Pa dashur ta bėjmė emrin publik, njėri thotė se njė presidenti mė tė mirė i bie qė njė vit ta lėrė ekipin nė kategorinė e parė dhe tė ndėrtojė njė rezidencė pėr akomodim, sesa tė bredhėsh sa herė ke nevojė pėr njė periudhė pėrgatitore, pa harruar qė kjo rezidencė mund t'i shtojė tė ardhurat, pasi tė tjerė mund tė shkonin aty. Ndoshta ky ėshtė njė problem tjetėr, por shpresojmė tė ndikojė tek presidentėt.

wxz
18-01-2007, 09:15 PM
Eduart Tanushi, sulmuesi laēian i Kastriotit, shprehet optimist rreth gjendjes sė ekipit tė tij dhe premton maksimumin pėr tė. Sipas Tanushit, kėtė vit ekipi ku luan do tė tregojė mundėsitė reale, duke u ngjitur nė klasifikimin e pėrgjithshėm dhe duke mos qenė rastėsisht nė superligė. Pėr tė, Kastrioti ka njė ekip solid, tė denjė pėr rivalitet me ēdo kundėrshtar. "Investimet e presidentit Shkėlzen Zhilli kanė qenė efikase. Ato vihen re dukshėm edhe nė ecurinė e ekipit, i cili ka njė rritje tė ndjeshme nė lojė. Lojtarėt janė tė dubluar nė ēdo repart, duke rritur konkurrencėn. Personalisht mund tė them se ndihem mjaft mirė te Kastrioti, pėr tė cilin do tė jap gjithēka nga bagazhi im si futbollist. Fatmirėsisht, gjendja ime sportive nė kėto momente ėshtė e mirė dhe jam i gatshėm pėr tė startuar si titullar nė fushė nė kampionat, sigurisht, nėse do tė kem edhe bekimin e trajnerit Petrit Haxhia," - shprehet sulmuesi laēian. Sipas Tanushit, Kastrioti ka rritje nė lojėn e tij dhe njėkohėsisht ėshtė bėrė mė i fortė. "Ne do ta tregojmė veten edhe nė pjesėn e mbetur tė kampionatit. Kuptohet, gjėrat vėshtirėsohen, pasi gara sa vjen e bėhet mė e ashpėr, pasi ekipet qė rrezikojnė mbijetesėn do tė luftojnė pėr "jetė a vdekje". Po kėshtu, edhe pretendentėt do tė kėrkojnė tė fitoijnė nė ēdo takim, kėshtu qė pikėt do tė kėrkojnė shumė mund. Pėr ne, ēdo ndeshje nė vazhdim tė kampionatit do tė vlerėsohet si finale. Nė shtėpi duhet tė kėrkojmė pikėt e plota, ndėrsa jashtė tė marrin sa mė shumė tė jetė e mundur," - pėrfundon sulmuesi Eduart Tanushi.

wxz
18-01-2007, 09:16 PM
Pėrforcimet ende mbeten tek vizat.
Partizani vazhdon tė pėrbėhet vetėm nga ata lojtarė qė janė nisur gati njė javė mė parė nga Tirana. Bjelokanoviē ėshtė i huaji i vetėm qė po provohet nga trajneri Lika, i cili pret tė mbėrrijnė nė Ulqin edhe futbollistėt afrikanė nga Nigeria dhe Kameruni. "Akoma po merremi me pėrgatitjen e dokumentacionit tė tyre, qė tė mos hasin asnjė problem gjatė udhėtimit. Shpresoj tė mbėrrijnė sa mė shpejt dhe mbi tė gjitha tė jenė cilėsorė pėr Partizanin,"- ka sqaruar trajneri i tė kuqve.

wxz
18-01-2007, 09:17 PM
Partizani e ka nisur me kėmbė tė mbarė sezonin, duke fituar nė takimin e parė jozyrtar.


Dje ėshtė luajtur takimi i parė miqėsor i Partizanit nė kuadėr tė pėrgatitjeve pėr fazėn pėrgatitore tė janarit. Kundėrshtari i parė i vitit pėr tė kuqtė, siē ėshtė bėrė i ditur ditė mė parė, ka qenė Besa e Kavajės, e drejtuar nga i mirėnjohuri Vasil Bici. Nė fund tė 90-minutėshit tė djeshėm miqėsor, e fituar ka dalė skuadra e Likės, futbollistėt e sė cilės kanė arritur tė shėnojnė njė gol mė shumė se kundėrshtarėt. Rezultati pėrfundimtar i takimit, qė ėshtė mbėrthyer nė shifrat 3-2, i ka kėnaqur tė dy trajnerėt respektivė, pavarėsisht se djemtė e trajnerit Lika kanė arritur tė shėnojnė tri herė, ndėrsa ata tė Vasil Bicit vetėm dy herė. Golat pėr skuadrėn e Partizanit janė shėnuar nga Beqiri dhe Muzaka. 22-vjeēari i mesfushės sė kuqe, qė dje ėshtė aktivizuar nė sulm, ka arritur tė shėnojė njė dopietė. Trajnerėt e tė dyja skadrave kanė menduar pėr lojėn e futbollistėve tė tyre dhe nuk u kanė dhėnė shumė rėndėsi golave. Nė fillim, Lika e Bici kanė hedhur nė fushė formacionet mė tė mira, ndėrsa nė minutat nė vazhdim janė aktivizuar thuajse tė gjithė lojtarėt e stolit. Dy herė kavajasit kanė kaluar nė avantazh, pėr t'u barazuar e mė pas kaluar nga futbollistėt e kuq. Trajneri Lika e vlerėson si mjaft pozitiv kėtė takim dhe shpreson qė nė ditėt nė vazhdim tė korrigjohet diēka nė lojėn e skuadrės. "Kjo ishte njė ndeshje miqėsore, qė na ka shėrbyer shumė neve trajnerėve. Si Besa dhe Partizani zhvilluan njė takim tė mirė, ku rezultati pėrfundimtar nuk ishte primar nė mendjen tonė. Duhet theksuar se edhe terreni nuk na lejoi tė zhvillonin njė lojė teknike, por megjithatė djemtė u munduan tė japin mė tė mirėn. Tė shtunėn kemi caktuar njė tjetėr takim miqėsor me Teutėn, ku do tė kėrkojmė tė korrigjojmė diēka mė shumė nė lojė. I kam aktivizuar tė gjithė lojtarėt qė kam nė dispozicion si titullarėt dhe ata tė stolit. Ramė dakord me trajnerin Bici qė nė fillim tė hedhim nė fushė lojtarėt titullarė, pėr t'i zėvendėsuar mė pas me lojtarėt e stolit. Nė fillim janė aktivizuar Shehi, Pinari Tafaj, Grizha, Bulku, Babamusta, Dhėmbi, Hallaēi, Beqiri, Abilaliaj e Muzaka. Janė futur nė lojė edhe lojtarėt e rinj si Capa, Aliu, Doda Miska etj," - ėshtė shprehur trajneri Lika. Nė lidhje me aventurėn e dy futbollistėve tė formacionit bazė, Bylykbashi e Ndreka, Lika pėrsėri ngre supet, duke mos qenė i informuar, tė paktėn kėshtu deklaron ai, pėr provėn qė po kalojnė nė Turqi. "Nuk kam asnjė informacion pėr ta. E di qė po provohen nė Turqi me skuadra ukrainase. Ne po pėrgatitemi sikur ata nuk do tė jenė pjesė e Partizanit nė vazhdim. Natyrisht, kam kontaktuar me presidentin Xhani, duke e informuar pėr mbarėvajtjen pėrgatitjeve nė Ulqin,"- ka pėrfunduar trajneri Lika. Afati kohor i pėrcaktuar nga njėshi i stolit tė Partizanit pėr Bylykbashin e Ndrekėn po skadon, por do tė jetė shumė e vėshtirė qė ky afat tė respektohet. Prova e dy futbollistėve tė kuq mund tė zgjasė edhe disa ditė tė tjera, pasi pėrveē Kribasit, nė Kemer ndodhen edhe disa skuadra tė tjera ukrainase.

wxz
18-01-2007, 09:18 PM
Dy futbollistėt e Partizanit po provohen tek ish-skuadra e Blendi Shkėmbit, Kribas.


Eshtė shumė e vėshtirė qė nė kėtė botė, me kėtė teknologji tė pėrparuar, tė mbash sekret qoftė njė detaj, jo mė emrin e skuadrės ku aspiron tė luash nė tė ardhmen. Nė kampin e kuq askush nuk tė jep informacion pėr aventurėn e dy futbollistėve tė formacionit bazė, Dorian Bylykbashi dhe Henri Ndreka, nė Antalia tė Turqisė. Madje dy lojtarėt nė fjalė kanė dashur ta mbajnė sekret deri nė momentin e fundit tė nėnshkrimit, gjithmonė nėse drejtuesit ukrainas do tė bindeshin me paraqitjen e tyre, emrin e skuadrės. Ekipi ukrainas, ku po provohen dy tė kuqtė, quhet Kribas, dhe ndodhet nė vendin e 10-tė nė kampionat, me 20 pikė tė grumbulluara. Pėr futbolldashėsit shqiptarė ky emėr ėshtė i dėgjuar, pasi me kėtė skuadėr ėshtė aktivizuar sė fundi edhe futbollisti i kombėtares, Blendi Shkėmbi, qė para pak javėsh ka nėnshkruar me Teutėn e Durrėsit. Kribasi ndodhet nė Antalia pėr fazėn pėrgatitore bashkė me disa skuadra tė tjera ukrainase dhe tė vendeve tė tjera tė Lindjes, kėshtu qė ėshtė parė mundėsia mė e mirė e provimit tė Ndrekės dhe Bylykbashit te kjo skuadėr. Mėsohet se menaxheri i dy futbollistėve tė kuq ėshtė Nexhmedin Haxhiu, mjaft i njohur nė Shqipėri. Ndreka dhe Bylykbashi kanė udhėtuar drejt Antalias tė dielėn, nė njė kohė me ekipin e Tiranės. Madje nga burime tė sigurta pranė bardhebluve, mėsohet se ata kanė shfrytėzuar tė njėjtėn linjė avioni. Disa kilometra larg Antalias ndodhet qyteti turistik i Kemerit, ku mėsohet se ėshtė akomoduar skuadra ukrainase e Kribasit. Pas enigmave disaditore, mė nė fund ėshtė zbuluar destinacioni i mundshėm i kapitenit Bylykbashi dhe i qendėrmbrojtėsit Ndreka, tė cilėt nuk kanė dhėnė asnjė informacion nė momentin e nisjes drejt Turqisė pėr provė. Kjo u jep mundėsi drejtuesve tė Partizanit (nuk mund tė besosh se Xhani apo Lika nuk janė nė dijeni tė skuadrės ku po provohen dy lojtarėt e kuq) tė marrin vesh se ku ndodhen futbollistėt e tyre, qė tė kenė mundėsi tė japin njė pėrgjigje mė tė saktė. Duke mėsuar emrin e skuadrės ukrainase, tifozėt e kuq do tė jenė disi mė tė qetė pėr benjaminėt e tyre, qė e kanė mbajtur sekret qė nė fillim emrin e skuadrės sė re tė mundshme. Me ē'kuptohet, Ndreka dhe Bylykbashi janė supersticiozė, ndaj pėr mbarėvajtjen e periudhės sė provės me Kribasin nuk kanė dashur ta bėjnė publik emrin e skuadrės.

wxz
18-01-2007, 09:19 PM
Presidenca dinamovite akoma po e mban tė hapur derėn e merkatos pėr ekipin e saj dhe kjo u pa edhe dje gjatė takimit miqėsor me Shkumbinin. Dje, pėr disa minuta, nė radhėt e ekipit tė drejtuar nga Redi Jupi janė provuar edhe dy futbollistė afrikanė, ku sipas menaxherit tė tyre, njėri vinte nga Nigeria dhe tjetri nga Gana. Ganezi nuk e kishte pėr herė tė parė qė vishte fanellėn e Dinamos, pasi edhe ditėn e shtunė nė ndeshjen me Laēin luajti nė pjesėn e dytė. Por pas kėtij testi ai u deklarua jo i nevojshėm, ndėrsa sulmuesi ganez pati mundėsi qė tė shfaqė pėrsėri diēka nga repertori i tij. Ndėrsa nigeriani u rreshtua nė vijėn mbrojtėse dhe u pozicionua nė krahun e djathtė, ndryshe nga afrikani tjetėr dita e djeshme ishte prova e parė pėr mbrojtėsin nigerian. Fjalėn e fundit pėr afrikanėt do ta thotė stafi teknik i bluve, megjithėse me sa u pa, ata nuk i kishin me sy tė mirė, pasi nuk i prisnin tė vinin nė provė. Mbase dinamovitėt i kanė rregulluar punėt gjetkė, sepse shumė po flitet kėto ditėt e fundit se te blutė mund tė vijnė pėrforcime nga Kroacia.

wxz
18-01-2007, 09:20 PM
"Xhaxhi" u uron suksese Dinamovitėve.
Ekipi i Dinamos e nisi sezonin futbollistik 2006-2007 me Faruk Sejdinin nė krye tė pankinės, por bashkėjetesa e "Xhaxhit" me blutė zgjati vetėm tetė ndeshje, sepse pas humbjes 3-0 nė Shkodėr, trajneri Sejdini u largua nga stoli dinamovit dhe qė nga ai moment fati i Dinamos ėshtė nė dorė tė Redi Jupit. Nxėnėsi edhe dje ka dalė mė i fortė se profesori, pasi e ka mundur thellė me rezultatin 5-0. Nė pėrfundim tė takimit tė djeshėm ish-trajneri i Dinamos ėshtė pėrshėndetur me ish-lojtarėt e tij dhe miqėsisht u ka uruar atyre gjithė tė mirat dhe suksese nė punėn e tyre. Nė fund tė takimit stafet dinamovite dhe peqinase kanė pirė nga njė kafe sė bashku. Nga bisedat midis "Xhaxhit" dhe drejtuesve blu kishte njė komunikim normal dhe nuk dukej se kishte ndodhur gjė nė tė shkuarėn.

wxz
18-01-2007, 09:21 PM
- Indrit Taēi dje ka bėrė zyrtarisht divorcin me blutė, pasi nė takimin e djeshėm mbrojtėsi i ri ka bėrė prezantimin me skuadrėn e Shkumbinit.
- Ilir Qorri ka luajtur dje takimin e parė pas disa javė ndėrprerjeje dhe rikthimi i sulmuesit elbasanas ėshtė njė plus mė shumė pėr Dinamon, pasi dinamoviti e nisi aty ku e kishte lėnė. Nė dy ndeshjet e fundit, Qorri kishte arritur tė shėnonte dhe kėtė gjė e bėri edhe nė takimin me Shkumbinin.
- Ilion Lika ishte i vetmi titullar blu, qė nuk e preku dje fushėn e lojės dhe shkak pėr kėtė ėshtė bėrė dėmtimi qė ka marrė nė ndeshjen me Laēin. Trajnerėt nuk kanė dashur tė rrezikojnė me portierin, pasi ai ėshtė drejt rikuperimit dhe nė vend tė tij janė aktivizuar Llazi Gjika dhe Alban Hoxha, i cili ėshtė i huazuar tek Turbina.
- Pėrpara nisjes sė takimit tė djeshėm trajneri Jupi dhe pjesa e titullarėve kanė kaluar disa ēaste nė sallėn e forcės, nga ku kanė marrė njė ngarkesė tė lehtė fizike. Mė pas kanė bėrė njė nxehje nė fushė pėr tė vazhduar normalisht takimin.
- Ditmar Bicaj, mbrojtėsi i ri dinamovit, dje ėshtė aktivizuar titullar nė qendėr tė mbrojtjes dhe nė pjesėn e dytė ėshtė zėvendėsuar, por mė pas Jupi e ka parė tė udhės qė ta rifusė pėrsėri tė riun nė fushė, sepse i duhej tė zėvendėsonte Erion Xhafėn, i cili dje ishte dinamoviti qė u aktivizua mė gjatė.

wxz
18-01-2007, 09:22 PM
Mė nė fund mbrojtėsi Papa Diop ėshtė parė qė tė stėrvitet me uniformėn e Dinamos.


Telenovela e njėrit senegalez blu, dje ka pėrfunduar dhe mė nė fund mbrojtėsi Papa Diop ėshtė parė qė tė stėrvitet me uniformėn e Dinamos. Mbrojtėsi dinamovit dje ka nisur seancėn e parė pėr kėtė fazė pėrgatitore dhe, meqenėse shokėt po zhvillonin njė ndeshje kontrolli, ai ka ndjekur njė program stėrvitor individual, i cili iu bė i qartė nga trajnerėt. Sipas dinamovitit, ky program i diferencuar do tė ndiqet pėr tri ditė, dhe mė pas do t'i bashkohet skuadrės, sepse gjatė kohėve qė Diop nuk ka qenė prezent nė Shqipėri ėshtė pėrgatitur nė Senegal. Vuajtjet e ardhjes sė mbrojtėsit kanė qenė nga tė dyja palėt, pasi trajnerėt e kėrkojnė lojtarin mė pėrpara, sepse donin tė ngrinin njė strategji me lojtarė stabėl. Ndėrsa sipas senegalezit ardhja e tij nė Shqipėri ėshtė shoqėruar me shumė peripeci. "Pėr tė ardhur nga Senegali deri nė Shqipėri duhet tė ndjekėsh disa procedura, sepse nė Tiranė nuk ka ambasadė tė vendit tim dhe pėr tė marrė hyrjen nė Shqipėri duhet tė aplikosh nė Itali. Tjetėr pengesė ėshtė se nė momentet e para shteti shqiptar tė jep leje qėndrimi triditore dhe qė tė jesh i besueshėm duhet tė presesh fakset qė vijnė nga pritėsi, qė nė kėtė rast ėshtė Dinamo. Unė jam lojtar i Dinamos edhe pėr tri sezone tė tjera dhe nuk kishte pse tė krijohej ndonjė alibi largimi. Pra, mungesa ime justifikohet vetėm me procedurėn e gjatė qė mė ėshtė dashur pėr t'u pajisur me dokumentet e nevojshme tė udhėtimit. Ndėrsa pėr sa i pėrket Gudjabit, nuk kam ndonjė informacion, sepse ai jeton nė njė vend tjetėr. Di qė pėrpara se tė vinte nė Senegal, El Haxhi Gudjabi ka biseduar me presidentin e Vllaznisė dhe ka rėnė dakort qė tė bėjė pjesė nė planet e shkodranėve pėr sa i pėrket pjesės sė mbetur tė sezonit. Me sa di unė, ai nuk ka kontratė me Dinamon, pasi ajo i ka skaduar qė mė 15 dhjetor tė vitit tė kaluar, prandaj ka biseduar me drejtuesit e Vllaznisė,"- ėshtė shprehur mbrojtėsi senegalez i bluve, Papa Diop.

wxz
18-01-2007, 09:27 PM
Dinamovitėt e kanė zotėruar miqėsoren e djeshme me Shkumbinin dhe kanė arritur tė fitojnė 5-0


Gjatė pasdites sė djeshme, nė kompleksin sportiv "Dinamo" ėshtė zhvilluar njė ndeshje kontrolli midis ekipit tė Dinamos dhe Shkumbinit tė Peqinit. Ky takim ishte planifikuar nė mėnyrė qė tė dy skuadrat tė shikonin se ku ishin me pėrgatitjet e kėsaj faze. Dinamovitėt nė pėrfundim tė sfidės arritėn qė tė fitonin me rezultatin e pastėr 5-0. Paraqitja dhe rezultati i bluve tė kryeqytetit ishte nė antitezė me ndeshjen e ditės sė shtunė, ku u mundėn nė shtėpinė e tyre nga ekipi i Laēit. Dje, fusha sportive e kompleksit "Dinamo" ngjante si njė laborator kimie, sepse gjatė gjithė takimit u kryen shumė eksperimente nga ana e profesorėve. Profesori i ri, Redi Jupi, pati mė shumė mundėsi eksperimentale sesa mėsuesi i tij i jetės, Faruk Sejdini. Pjesa e parė ishte mė e qėndrueshme, pasi tė dy ekipet ruajtėn tė njėjtėn strukturė dhe rrjedhė loje, ndėrsa nė pjesėn e dytė profesorėt, kryesisht Jupi, pėrdorėn fantazinė e tyre dhe u munduan qė tė gjejnė tė gjitha pėrzieriet e mundshme, duke u bazuar tek "substancat" qė posedojnė. Banka laboratorike e bluve tė kryeqytetit ishte mė impulsive se ajo e miqve, pasi lėnda e parė e "ēirakut" tė Dinamos ėshtė mė cilėsore se ajo e "ustait". Dinamo e nisi ndeshjen me kėtė njėmbėdhjetėsh: Gjika, Ahmataj, Xhafa, Bicaj, Ishka, Jupi, Poēi, Vinēetiē, Mile, Arbri, Nuhiu. Pėrsėri trajnerėt dinamovitė e nisėn takimin me risi, pasi i riu Bicaj u preferua qė ta niste nga minuta e parė nė qendėr tė mbrojtjes, Ishka luajti si mbrojtės i djathtė, ndėrsa Ahmataj po natyralizohet si mbrojtės i majtė. Sulmi dinamovit herė shfaqej me dy dhe herė me tre, pasi Mile pėr disa momente luante si mesfushor i majtė dhe disa herė zhvendosej mė parė dhe bashkohej me dyshen Arbri-Nuhiu. Nė pjesėn e dytė Dinamo ndryshte formėn e saj nga momenti nė moment, sepse ēdo gjė shkonte nė varėsi tė lojtarėve qė hynin dhe dilnin. Sulmi blu nė kėtė pjesė ishte i pandalshėm dhe beratasi Vangjel Mile me avancimin drejt vijės sė parė e kishte mė tė lehtė qė tė shfaqte vlerat e tij. Gjithashtu ra nė sy edhe loja e mirė e Eldorado Merkoēit, si dhe kthimi me gol i elbasanasit Ilir Qorri. Pjesa e parė pėrfundoi 1-0 dhe golin e shėnoi Ahmataj nga njė goditje standarde, ndėrsa golat e pjesės sė dytė u realizuan nga Vinēetiē, Qorri dhe dy nga Mile. Nė kėtė sfidė u pa qė ekipi i Dinamos ėshtė nė rrugėn e duhur, megjithėse akoma nuk mund tė flitet pėr njė njėmbėdhjetėsh tė stabilizuar. Eksperimentet e trajnerit Jupi janė jo vetėm nė funksion tė gjetjes sė ekipit tė parė, por edhe pėr tė krijuar njė strategji tė qartė pėr ngritjen e njė ansambli qė mund t'i pėrshtatet ēdo kundėrshtari. Edhe gjatė sfidės sė djeshme u kuptua qė dinamovitėt e kanė tė nevojshme tė gjejnė tė paktėn njė mbrojtės tė djathtė, nėse duhet marrė e mirėqenė lėvizja permanente e Ahmatajt nė krahun e majtė.

wxz
18-01-2007, 09:28 PM
Sot gjirokastritėt kanė miqėsore me Hajdukun e Tulės, ndėrsa tė shtunėn me Lushnjėn


Ekipi gjirokastrit qė prej ditės sė hėnė ndodhet nė Ulqin tė Malit tė Zi, ku po zhvillon fazėn pėrgatitore. Me pėrjashtim tė mesfushorit Muēo dhe mbrojtėsit Lamaj, tė cilėt janė tė dėmtuar, tė gjithė futbollistėt e tjerė janė nė dispozicion tė trajnerit Ilir Spahiu. I vetmi pėrforcim nė radhėt e ekipit ėshtė rikthimi i mesfushorit Gjergji Dhima, i cili vjen pas aktivizimit 6-mujor nė kampionatin e kategorisė sė tretė greke, me ekipin Olimpiakos Volos. Gjithshtu, gjatė kėtyre ditėve, bluezinjve pritet t'u shtohen edhe dy futbollistė tė huaj, tė cilėt vijnė nga kampionati belg. Kėta tė fundit janė dhuratė e donatorit Mihal Delijorgji, njė nga financuesit kryesorė tė ekipit. Ndėrkohė, me grupin nė Ulqin po stėrvitet edhe sulmuesi kryesor i skuadrės, Arlind Nora. Kohėt e fundit, gjirokastriti ėshtė lakuar shumė nė shtypin sportiv, pėr njė largim tė mundshėm tė tij drejt Elbasanit, me tė cilin fitoi edhe titullin kampion nė sezonin 2005-2006. Pėr "Sportin shqiptar", nė linjė telefonike nga Ulqini, Nora shprehet se ėshtė pjesė e Luftėtarit dhe nuk do tė largohet, duke respektuar kėshtu, kontratėn qė ka firmosur nė fillim tė sezonit futbollistik.
Arlind, kohėt e fundit ėshtė folur shumė pėr njė rikthim tuajin nė Elbasan, madje pak ditė mė parė jeni parė edhe nė shoqėrinė e presidentit Arben Laze. Si qėndron e vėrteta?
Pėrpara se tė nisesha me ekipin pėr fazė pėrgatitore nė Ulqin, kam qenė pėr njė vizitė miqėsore nė qytetin e Elbasanit. Shkova atje thjesht pėr tė takuar shokėt qė kam pasur dhe presidentin Arben Laze. Kemi kaluar njė vit tė mrekullueshėm sė bashku dhe nuk mund tė ndahemi kaq lehtė nga njėri tjetri. Kjo ėshtė e gjitha dhe asgjė mė tepėr.
Pra, e mohoni mundėsinė e njė rikthimi nė Elbasan?
Unė jam pjesė e ekipit tė Luftėtarit dhe nuk do tė largohem prej tij. Kam lidhur njė kontratė, qė skadon nė fund tė kėtij sezoni dhe qė dua ta respektoj deri nė fund. Nė lidhje me njė kalim tė mundshėm tek Elbasani, mund tė them se gjithēka nė dorė e kanė donatorėt e ekipit. Nė qoftė se midis dy klubeve bėhet njė marrėveshje pėr kalimin tim tek Elbasani, do tė isha dakord, sepse ai ėshtė njė ekip qė unė e dua dhe kam fituar diēka me tė. Gjithsesi, e shikoj tė pamundur kalimin atje, sepse drejtuesit e klubit nuk duan qė unė tė largohem.
Pjesėn e parė tė kampionatit, Luftėtari ka bėrė njė paraqitje tė kėnaqshme. Si njė prej lojtarėve kryesorė tė skuadrės, ēfarė u premtoni tifozėve gjirokastritė nė pjesėn e mbetur tė kampionatit?
I pėrshėndes tifozėt pėr mbėshtetjen mjaft tė zjarrtė qė na kanė dhėnė nė takimet e luajtura nė Gjirokastėr. U premtojmė atyre se do ta realizojmė patjetėr objektivin qė kemi, pra qėndrimin nė superligė. Ndėrkohė, vitin tjetėr besoj se do tė jemi nė vendet mė tė larta, pasi edhe ekipi do tė pėrforcohet dhe ana financiare do tė rritet.
Keni shėnuar pak gola gjatė kėtij kampionati, vetėm tre...
Dėnimi qė mora nga federata, ndikoi shumė nė ecurinė time. Gjithsesi, unė jam i kėnaqur edhe me tre golat qė kam shėnuar, pasi kanė qenė gola vendimtarė dhe e kanė ndihmuar ekipin nė ato pikė qė ka marrė.
Si kanė kaluar dy ditėt e para tė stėrvitjes nė Ulqin?
Kėtu nė Ulqin ka kushte mjaft tė mira pėr t'u stėrvitur dhe besoj se do tė na vlejė shumė kjo minifazė qė po zhvillojmė. Nėn drejtimin e stafit teknik, po stėrvitemi me dy seanca nė ditė. Duhet tė arrijmė formėn e duhur, nė mėnyrė qė tė jemi tė gatshėm pėr takimin e parė tė vitit, tė cilin e kemi me Besėn, nė transfertė.
- Nė ēfarė repartesh ka nevojė Luftėtari pėr t'u pėrforcuar me lojtarė?
- Na duhen patjetėr dy ose tre lojtarė, njė mesfushor i majtė, njė organizator dhe njė qendėrsulmues, qė tė jetė i fortė nė luftėn nė ajėr. Donatorėt na kanė premtuar se do tė na sjellin dy futbollistė tė huaj mjaft cilėsorė. Gjithashtu, mund tė them se rikthimi i Gjergji Dhimės nė ekip ėshtė njė pėrforcim mjaft i mirė, duke pasur parasysh qė ai mund tė luajė si organizator, pasi na mungon njė i mirėfilltė nė kėtė pozicion.

wxz
18-01-2007, 09:29 PM
Mė nė fund, nė stėrvitjen e djeshme me bardheblutė u bashkuan edhe dy lojtarėt e mbetur, Oriand Abazaj dhe Abanda Fish. Bashkė me ta ishte edhe drejtori teknik, Alban Tafaj, i cili i shoqėroi nga Tirana pėr nė Kemer. Trajneri Muēa e kishte kėrkuar me ngulm ardhjen e sulmuesit Abazaj nė skuadėr, ndėrkohė qė pėr kontratėn, ajo do tė firmoset pas mbėrritjes nė kryeqytet. Pėr sa i takon Fishit, mėsohet se nė vendlindje ėshtė stėrvitur nė mėnyrė individuale, por kjo nuk e shpėton pėr tė kryer tė gjitha testimet fizike me pėrgatitėsin atletik, Dimraj. Nė stėrvitjen e djeshme ka munguar mesfushori Jetmir Sefa, i cili luajti me ekipin Shpresa pėrballė atyre turq. 21-vjeēari do tė jetė sot njė "kartė" pėr t'u aktivizuar ndaj Istambulsporit.

wxz
18-01-2007, 09:30 PM
Nė pritje pėr tė marrė vizėn nė Ambasadėn Italiane, Isli Hidi qė nga dita e diel ėshtė duke u stėrvitur individualisht nė kryeqytet. Portieri bardheblu nuk udhėtoi me skuadrėn nė Turqi, pasi skuadra italiane e Empolit i ka bėrė kėrkesė pėr ta provuar pėr gjashtė ditė. Hidi tashmė i ka futur dokumentet nė ambasadė, ndėrkohė qė pret pėrgjigje se kur do tė paraqitet pėr tė marrė vizėn pėrkatėse. Menjėherė ai mė pas do tė udhėtojė drejt Italisė, ku edhe do tė provohet nga trajneri i Empolit, Luixhi Kanji. Aktualisht, skuadra blu ndodhet nė vendin e gjashtė nė renditje, zonė e cila e ēon nė fund tė sezonit nė Kupėn UEFA.

wxz
18-01-2007, 09:31 PM
Mbrojtėsi bardheblu ėshtė i kėnaqur me kushtet dhe stėrvitjen nė Turqi, teksa beson verbėrisht te titulli.


Pėr mbrojtėsin Igli Allmuēa, stėrvitja qė po zhvillohet nė Turqi, do t'i mundėsojė Tiranės "karburantin" e nevojshėm pėr gjithė vitin. Ish-lojtari i Partizanit sezonin e kaluar ėshtė ambientuar mė sė miri te bardheblutė, duke qenė njė prej pikave mė tė forta nė mbrojtje. Nga Kemeri, ku skuadra e tij prej katėr ditėsh ėshtė grumbulluar pėr tė kryer fazėn pėrgatitore, 24-vjeēari shprehet i kėnaqur me gjithēka qė ėshtė ofruar. "Nuk na mungon asgjė kėtu nė Antalia. Thuajse i kemi tė gjitha kushtet e nevojshme pėr tė kryer njė fazė pėrgatitore tė njė niveli tė lartė, kjo falė mbėshtetjes sė donatorėve. Duke filluar nga kushtet e stėrvitjes, te hoteli dhe deri te ushqimi, janė ēdo gjė perfekte. Secili prej nesh po mundohet tė japė maksimumin nė kėto momente, sepse dihet qė kjo periudhė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr njė lojtar profesionist, qė kėrkon tė qėndrojė nė formėn mė tė mirė fizike,"- shprehet Allmuēa pėr "Sportin shqiptar".
Qė nga dita e hėnė, trajneri Shkėlqim Muēa, sė bashku edhe me pėrgatitėsin atletik, Rauf Dimrajn, po zhvillojnė nga dy seanca stėrvitore ditėn, ndėrkohė qė sot nė plan ėshtė miqėsorja me turqit e Istambulsporit. "Deri tani kemi kryer nga dy seanca ditėn dhe lodhja ėshtė e ndjeshme nė kėmbėt tona. Pėr fat tė mirė, asnjėri prej nesh nuk ka pėsuar trauma dhe kjo ėshtė meritė e trajnerėve, Muēa e Dimraj. Pas kaq ditėsh stėrvitje intensive, sot do tė luajmė edhe njė miqėsore me Istambulsporin, pėr tė parė mė mirė se nė ēfarė gjendjeje ndodhemi,"- shton mė tej nėpėrmjet telefonit mbrojtėsi i dalluar i 22 herė kampionėve.
Edhe pse kampionati do edhe dy javė pėr tė rifilluar, mendja e lojtarėve tė Tiranės qėndron te sfida e parė me Teutėn. Nė fazėn e parė, bardheblutė nuk arritėn ta mposhtnin kėtė rival, qė ėshtė vetėm gjashtė pikė larg. Pėr Allmuēėn, nėse fitohet edhe ky takim, titulli kampion ėshtė thuajse i siguruar. "Normalisht, e dimė qė pėrballė Teutės do tė vendoset njė pjesė e mirė e titullit kampion. Duhet ta fitojmė me ēdo kusht kėtė ndeshje, nė mėnyrė qė tė kompletojmė tė gjithė kampionatin me fitoret e arritura ndaj rivalėve direkt. Personalisht, kam besim tė verbėr se do ta fitojmė titullin kėtė vit, ndėrkohė qė pėr mua do tė ishte gėzim i dyfishtė, sepse deri tani nuk e kam provuar asnjėherė shijen e tij,"- pėrfundon Igli Allmuēa.

wxz
18-01-2007, 09:33 PM
Bardheblutė do tė luajnė sot miqėsoren me ekipin turk. Pritet debutimi i A.Duros, Ēapjes, Turdiut dhe Abazajt.



Tirana do tė luajė sot miqėsoren e programuar me Istambulsporin. Nė orėn 16:00, bardheblutė do tė zbresin nė stadiumin e vendėsve pėr tė zhvilluar takimin e parė pėr kėtė vit, kur kujtojmė se vitin 2006 e mbyllėn si kampionė tė dimrit, me gjashtė pikė diferencė nga ndjekėsja mė e afėrt, Teuta. Pas 10 ditėsh stėrvitje sa nė kryeqytet dhe sa nė Antalia, pėr djemtė e Muēės ka ardhur momenti tė tregojnė se deri nė ēfarė pike kanė shkuar me pėrgatitjet e tyre. Me ardhjet e fundit nė skuadėr, duhet thėnė se te Tirana ėshtė shtuar ndjeshėm rivaliteti pėr njė vend nė formacion. Kėshtu, sot pritet tė bėjnė debutimin me fanellėn bardheblu futbollistėt Albert Duro, Hetlem Ēapja, Erald Turdiu, Oriand Abazaj dhe Florenc Rrapi. I vetmi qė do tė mungojė ėshtė portieri Isli Hidi, i cili ndodhet nė kryeqytet, nė pritje tė marrjes sė vizės pėr tė shkuar pėr provė nė Itali. Ndaj turqve pritet tė provohen nė formacion dy tė huajt e vetėm, Fish dhe Abraham, tė cilėt janė bashkuar me vonesė, sepse ndodheshin pėr pushime nė vendlindje. Miqėsorja me Istambulsporin do t'i shėrbejė gjithashtu trajnerit Shkėlqim Muēa pėr tė parė mė mirė se ku ēalon skuadra, pasi kundėrshtari mund tė quhet i njė niveli tė lartė. Sipas informacioneve tė marra nga Kemeri, formacioni i mundshėm qė do tė zbresė sot nė fushė ėshtė: Nallbani, Allmuēa, Dede, Pisha, Bakalli, Muka, Bulku, Ēapja, K.Duro, Pema dhe Sinani. Nė pjesėn e dytė pritet tė provohen emra si A.Duro, Hajdari, Abraham, Turdiu, Abazaj, Fish, Sefa, Rrapi. Pėrveē ndeshjes sė sotme, gjatė qėndrimit tė tyre nė Turqi, bardheblutė pritet tė zhvillojnė edhe tri miqėsore tė tjera, me skuadra ruse, azerbajxhanase dhe kazakistanase. Pėr trajnerin Muēa, vetėm duke luajtur skuadra mund tė kapė formėn e saj mė tė mirė nė prag tė rifillimit tė kampionatit, por gjithashtu edhe repartet do tė konsolidohen.

wxz
18-01-2007, 09:35 PM
Kosovari Ahmed Jonuzi ka bindur pėr talentin e tij dhe do tė jetė nė radhėt e ekipit kavajas.


Si askush tjetėr me potencėn e tij fizike, ai mbetet ndėr futbollistėt mė tė pėrgatitur te Besa. Ka marrė mjaft komplimente nga shokėt, por edhe stafi teknik i Besės. Po ēfarė pėrbėn kjo fazė pėrgatitore e parė jashtė Kosovės pėr sulmuesin 18 vjeēar Ahmed Jonuzi? Si e vlerėson ai besimin dhe vlerėsimin pėr vlerat e tij? Cilat janė mangėsitė qė sheh te vetja sulmuesi i ri i kavajasve? Po konkurrenca nė ekip e frikėson sadopak? Pėr tė gjitha kėto, ja intervista e talentit kosovar:
Pas dy javėsh te Besa, si e vlerėsoni ekipin tuaj tė ri?
Ajo qė mė gėzon mė shumė ėshtė klima mjaft miqėsore qė mė rrethon. Ngado marr pėrkrahje dhe motivim pėr tė bėrė mė shumė. Kėtu nuk e kam fjalėn vetėm pėr patriotėt e mi nga Kosova, por pėr tė gjithė futbollistėt. Nga sa kam konstatuar deri tani, habitem se si ky ekip ka vetėm 19 pikė, pavarėsisht se konstatohet lehtė se sulmi ka qenė pika mė nevralgjike e ekipit. Besoj se tani ndihemi mė tė plotėsuar dhe kjo edhe pėr pėrmirėsimin e dobėsive qė janė vėrejtur nė manovrėn sulmuese. Jam i kėnaqur nga puna e kėtushme.
Ndėrkohė keni marrė mjaft komplimente pėr lojėn tuaj, veēanėrisht pėr pėrgatitjen fizike...
Jam i ri pėr t'ia bėrė me sy vetes. Tė gjitha komplimentet natyrisht qė mė pėlqejnė, por njėkohėsisht i vlerėsoj si nxitje tė mėtejshme e jo fjalė tė momentit. Kam edhe unė mangėsitė e mia. Ndėr mė kryesoret mbetet mungesa e pėrvojės nė njė kampionat si ky i superligės. Kam ende nevojė tė pėrmirėsoj veēmas goditjen pėrfundimtare drejt portės. Njė sulmues quhet i suksesshėm kur nuk fal shumė para portės. Nuk duhet harruar se e gjithė djersa e ekipit varet pikėrisht nga njė gol i vetėm nė njė takim tė kampionatit. Po djersij shumė dhe besoj se diēka kam pėrmirėsuar nė teknikėn time individuale.
Nisur nga pėrgjigjja juaj, i druheni asaj ēfarė pritet nga ju dhe konkurrencės nė ekip?
Eshtė pėrvoja ime e parė jashtė Kosovės dhe nuk mund tė premtoj pėr vetė moshėn qė kam se tani Besa do tė shėnojė mė shumė gola se luaj unė. Pa diskutim qė golat e mi nuk do tė mungojnė, por shikoni, sulmuesi nuk luan i vetėm nė njė ishull, qė do tė thotė se goli vjen pas njė manovre tė qartė sulmuese e tė gjithė ekipit. Pėrgjegjėsia e sulmuesit mbetet pėrgjegjshmėria dhe pėrqendrimi maksimal para portės kundėrshtare. Edhe raste do tė humben, por me kriter dhe jo gjithmonė pėr fajin e sulmuesve. E pėrsėris, shpesh djersa e shokėve pėr njė moment ėshtė nė kėmbėt e mia e shokėve tė mi. Sa pėr konkurrencėn, ajo vetėm sa ma shton "inatin" pėr punė. Jonuzin duhet ta vlerėsoni jo si shpėtimtar tė Besės, por si njė i ri qė kėrkon tė bėhet dikushi nesėr nė futbollin shqiptar dhe me ambicie pėr mė tej.
Sė fundi, jo tė gjithė i vlerėsojnė ideale kushtet tuaja tė stėrvitjes. Ju ēfarė mendoni?
Nuk e di pėr ekipet e tjera, por Besa i ka tė gjitha kushtet ideale pėr trajtim e stėrvitje. Kam dėgjuar se nė hotele tė tjera ka dyndje, ndėrsa te ne ndodhet vetėm Luftėtari. Sa pėr terrenet, mirė do tė ishte tė kishte mė shumė. Sė fundi, habitem se si gjithė bregdeti i Shqipėrisė nuk paska kaq metra katrorė tokė pėr tė pasur njė fushė futbolli, pasi hotelet luksoze nuk mungojnė. Kjo fazė pėrgatitore besoj do t'u vlejė edhe presidentėve dhe pushtetit lokal pėr tė menduar ndryshe pėr investimet e tyre perspektive nė infrastrukturė. Fusha stėrvitore ėshtė aq e vlefshme sa vetė rezultatet momentale tė ēdo ekipi, qoftė edhe titulli kampion.

wxz
18-01-2007, 09:35 PM
Njė telefonatė urgjente e menaxherit kosovar tė Besės dhe vetė Krasniqit, Nexhmedin Haxhiut, ka bėrė qė mbrėmė vonė futbollisti Driton Krasniqi tė largohet nga kampingu stėrvitor i Besės drejt qytetit turk tė Antalias. Nė bisedė telefonike me Dritonin, mėsohet se nė qytetin turk ai do tė ketė njė provė me njė ekip ukrainas dhe janė tė gjitha shanset qė Krasniqi t'i thotė lamtumirė Besės tė paktėn pėr kėtė sezon. Krasniqi ka dy vite qė luan plot sukses nė radhėt e Besės dhe kishte ardhur nga ekipi kryeqytas i Prishtinės, ku kishte luajtur pėr tri sezone rresht. Largimi i tij nga Besa do t'i kushtonte jo pak linjės sė djathtė tė ekipit.

wxz
18-01-2007, 09:36 PM
Siē ėshtė bėrė e ditur prej ditėsh, kėtė fundjavė do tė zhvillohet njė takim miqėsor mes ekipeve tė Vllaznisė dhe Buduēnostit. Ky takim nuk do tė jetė thjesht sa pėr tė mbushur hapėsirėn e fazės pėrgatitore, ngaqė tė dy skuadrat ndodhen nė fazė pėrgatitore nė Hercegnovi tė Malit tė Zi. Arsyeja e vėrtetė pse kėto dy skuadra do tė ndeshen me njėra tjetrėn ka tė bėjė me faktin se mes tyre mund tė ketė shkėmbime lojtarėsh. Sulmuesi qė ka luajtur nė fazėn e parė tė kampionatit me Vllazninė, Drazhen Miliē, ditėt e fundit ėshtė duke u stėrvitur nė radhėt e Buduēnostit, ngaqė ka arritur njė marrėveshje me drejtuesit e tij pėr tė luajtur me ta nė vazhdim tė sezonit. Por pas bisedimeve mes krerėve tė dy klubeve, ka lindur ideja qė pėr ta marrė Miliēin nė parametrat zero, skuadra malazeze ėshtė gati tė huazojė te shkodranėt njė nga lojtarėt e saj tė mesfushės, repart qė ka nevojė pėr pėrforcime. Prandaj edhe miqėsorja e kėsaj fundjave do t'i japė mundėsi trajnerit Josa qė pėrveēse tė kėrkojė mė tė mirėn nga skuadra e tij nė miqėsoren ndaj Buduēnostit, tė vėzhgojė edhe ndonjė nga lojtarėt e kėsaj skuadre qė mund tė vishet kuqeblu. Piketat e para duket se janė vėnė dhe Vllaznia pritet qė tė shohė mė konkretisht pėr Sekuliēin, njė mesfushor shumė potent dhe njėkohėsisht njė nga lojtarėt mė tė mirė tė kryesuesve tė kampionatit malazez.

wxz
18-01-2007, 09:38 PM
Drejtuesit e kuqebluve kanė pritur qė ish sulmuesi dinamovit tė mbėrrinte dy net mė parė, por ai nuk duket.



Kuqeblutė duket se janė gėnjyer edhe njė herė tjetėr nga ana e afrikanit Gudjabi. Ai megjithėse kishte lajmėruar se do tė ishte nė Rinas mesnatėn e sė martės, sėrish nuk ka ardhur, duke sjellė jo pak shqetėsim nė radhėt e drejtuesve tė Vllaznisė. Kėta tė fundit kishin dėrguar pėrfaqėsuesit e tyre pėr ta pritur nė aeroport, siē kishte njoftuar vetė lojtari se do tė zbriste nė orėn 23:00 tė sė martės, por ata kanė pritur mė kot pėr mė tepėr se dy orė dhe afrikani nuk ėshtė dukur asgjėkundi. Njė gjė e tillė ka sjellė shqetėsim edhe te tifozėt e kėsaj skuadre, tė cilėve nuk u pėlqejnė aspak tė tilla lėvizje, duke deklaruar se mė mirė do tė ishte qė njė lojtar i tillė tė mos bėhej pjesė e skuadrės. Pėrderisa ai nuk ėshtė korrekt tė paktėn nė paraqitjen e tij, kjo tregon se nė radhė tė parė sulmuesi qė ka luajtuar me Dinamon nuk ėshtė profesionist. I shqetėsuar bėhet e ditur se ka qenė edhe trajneri Josa, i cili nuk e quan aspak tė favorshme njė vonesė tė tillė tė blerjes mė tė rėndėsishme tė Vllaznisė nė merkaton e janarit. Megjithatė, njė lajm tjetėr i gėzuar vjen nga kampi kuqeblu. Trajneri Mirel Josa ka mbetur i kėnaqur nga paraqitja e kosovarit Xhelal Miroēi gjatė provės dhe i ka dhėnė atij "ok"-in. Tashmė fjala i mbetet presidentit Fushaj, pėr tė arritur akordin financiar me futbollistin nė fjalė. Skuadra tashmė po shkon drejt fundit tė javės sė dytė tė pėrgatitores dhe e ka marrė njėfarė forme. Ndėrkohė, Gudjabi, edhe nėse do tė vinte sot, do t'i duhej njėfarė kohe pėr tė kapur formėn. Ditėt nė tė vėrtetė kalojnė dhe ēdo vonesė nuk ėshtė nė tė mirė tė skuadrės, e cila nė ditėt e para tė shkurtit do tė jetė e detyruar tė paraqesė mė tė mirėn e saj nė fushė, nisur edhe nga kalendari i vėshtirė qė ka me rinisjen e ndeshjeve, teksa do tė ketė dy ndeshje nė transfertė, fillimisht me Flamurtarin dhe mė pas me Dinamon. Mosardhja e Gudjabit nė Shqipėri nė radhė tė parė nuk ėshtė njė minus pėr Vllazninė. Ai ėshtė njė minus i madh pėr futbollin shqiptar, sepse Gudjabi nuk ėshtė i vetmi qė vepron ashtu. Shumė nga tė huajt qė kanė luajtur nė kampionatin tonė, nuk kanė qenė asnjėherė korrektė me ardhjet dhe largimet e tyre. Nė tė vėrtetė, ata paguhen shumė ndoshta mė tepėr sesa e meritojnė. Dhe tė presėsh kaq shumė dhe tė prishėsh planet qė ke bėrė, sepse njė lojtari i teket tė shtyjė pėr disa ditė pushimet dhe tė mos vijė pėr tė zhvilluar fazėn pėrgatitore, sepse ėshtė e lodhshme, kjo ėshtė e padurueshme. Pa lėnė mė pas edhe veprimet e tjera tė kėtyre tė huajve, qė shpeshherė kanė futur nė sherr ekipet tona, ngaqė kėta lojtarė u premtonin besnikėri njėherazi disa klubeve. Madje kėshtu ėshtė duke ndodhur edhe me Gudjabin, ku merret vesh se atė e pret edhe Besa pėr ta pasur nė radhėt e veta, ndėrkohė qė Dinamo vazhdon tė kėmbėngulė se lojtari ėshtė i saj deri nė korrik tė kėtij viti. Presidenti i Vllaznisė, Valter Fushaj, ndėrkohė, me idenė e mirė pėr ta fuqizuar skuadrėn e tij, pėrveēse pati firmosur njė parakontratė me senegalezin, i pati dhėnė atij "kesh" nė dorė edhe 5 mijė euro. Shpėrblimi ėshtė ky: nė fillim afrikani thotė se do tė vijė mė 7 janar, mė pas mė 9 dhe sė fundi mė 16 janar. Deri mbrėmė ai nuk ka ardhur dhe kėsisoj gjėrat nuk janė aspak mirė.

wxz
18-01-2007, 09:39 PM
Prania e madhe e ekipeve tė vendit tonė "frymėzoi" shumė drejtues qė superliga tė zhvillohej nė qytetin e Ulqinit.


Kush do ta kishte menduar qė njė qytet i vogėl bregdetar jashtė Shqipėrisė do tė priste kaq shumė ekipe futbolli tė vendit tonė? Por ja qė gjendesh nė mesin e janarit dhe sheh qė shtatė ekipe, pesė tė superligės dhe dy tė kategorisė sė parė, pa harruar qė pritet tė udhėtojė edhe Turbina, stėrviten pranė njėri tjetrit, sikur aty do tė zhvillohej ndonjė kompeticion i pėrmasave tė mėdha. 7 8 km larg qytetit tė Ulqinit gjendet njė rezidencė, ku terrenet e shumta sportive bėjnė tė mundur edhe stėrvitjen e ekipeve tė futbollit.
7 ekipe nė njė hotelin "Olimpik"
Teuta, Partizani, Flamurtari, Lushnja dhe Besėlidhja qėndrojnė nė njė hotel, pa harruar qė nė kėtė hotel janė edhe dy ekipe serbe, Hajduku i Kulės dhe njė ekip tė rinjsh. Hotel "Olimpiku", ku janė tė akomoduara kėto ekipe, ėshtė ndėrtuar qė nė kohėn e Titos dhe akoma nuk ėshtė privatizuar, duke pasur disa drejtorė dhe ku burokracia vihet re shumė nė kėto raste. Hoteli ėshtė i njė kapaciteti tė madh, por duke pasur njė fluks tė tillė nė dimėr (hoteli mė shumė ėshtė pėr sezonin e verės), natyrisht qė lindin probleme. Dy restorantet nė kohėn e ngrėnies, natyrisht qė sforcohen shumė, pasi u duhet tė shėrbejnė pėr tė paktėn 200 veta njėherėsh. Nga pjata e parė deri tek e fundit duhet tė presėsh dhe shumica e futbollistėve ankohen pėr cilėsinė dhe sasinė e ushqimit. Por nuk janė vetėm futbollistėt qė ankohen, por edhe mjekėt dhe drejtuesit e skuadrave. Duke qenė hotel i vjetėr, aty ndodhet vetėm njė bar kafe dhe asnjė gjė tjetėr pėr t'u argėtuar dhe futbollistėt pas ngrėnies vrapojnė drejt dhomave tė tyre, ku duhet thėnė se ngushtėsia bėn tė vetėn. Flitej pėr njė rikonstruksion, pėr njė kondicioner dhe njė frigorifer, pasi kaloriferėt kanė qenė, nuk mund tė quhen kushte, pasi ata mė shumė shėrbenin pėr nė verė. Thuhet qė ka pishinė, sauna dhe sallė force. Pishina ėshtė me ujin akull, pėr saunėn duhet tė presėsh gjatė, ndėrsa salla e forcės lė shumė pėr tė dėshiruar. Duke parė kėtė amulli, trajnerėt e ekipeve shpesh flisnin pėr disiplinė dhe rregull, ku duhet thėnė se Starova me tė tijtė ishin shembull, por edhe Partizani nuk mbetej shumė prapa. Megjithatė, ishte e pamundur qė tė kishte qetėsi, pasi gallatat nėpėr dhoma zgjasnin deri vonė.

wxz
18-01-2007, 09:40 PM
Hotel "Imperiali", diçka më mirë
Në këtë hotel janë akomoduar Besa dhe Luftëtari, por edhe dy ekipe vendëse atletike, por të paktë në numër. Kushtet janë më të mira, pasi hoteli është më i ri dhe ndodhet disi më larg zonës së banuar. Por nëse dy ekipet zbrisnin njëherësh, aty fillonte amullia, pasi ngushtësia e korridorit, batutat e futbollistëve dhe përshëndetjet e tyre bënin që serioziteti të binte. Restoranti është më i vogël, sa nuk i zë njëherësh të gjithë, por të paktën këtu ushqimi ishte më i mirë. Të gjitha këto të mira që kishte hotel "Imperiali" kompesoheshin kur binte fjala për daljen në stërvitje, pasi duhej të shkonin te terrenet e "Olimpikut", që ishte 3 4 km më larg dhe vetëm ngjitja dhe zbritja nga autobusët të lodhte.

wxz
18-01-2007, 09:41 PM
Terrenet sportive, kushte mesatare
Janë katër fusha stërvitore, përfshi edhe stadiumin, një stadium me kushte mesatare. Në krahasim me kushtet e vitit të kaluar, fushat ishin përmirësuar dhe u qëndrohej në kokë çdo ditë për nivelim. Ekipet i kishin ndarë fushat, por duke qenë se nuk ishin parashikuar kaq shumë ekipe, qëllonte që ekipet stërviteshin me orar dhe nxehja bëhej në pishat pranë hotelit, ku hapësirat janë të shumta. Miqësoret zhvillohen në stadium dhe shpesh gjykohen nga vendës, duke pasur seriozitet. Klima e Ulqinit gjatë janarit është e thatë, pasi zakonisht fryn erë gjatë gjithë ditë. Por këtë vit duhet thënë që futbollistët shqiptarë kanë qenë me fat, pasi koha ka qenë e mrekullueshme. Era fillonte pasdite dhe nuk ishte e fortë dhe e ftohtë. Në këtë aspekt, mjafton një ulje e temperaturave dhe te futbollistët do të vëreheshin simptoma të gripit, ashtu si vitin e kaluar, kur shumë lojtarë kishin temperaturë.

wxz
18-01-2007, 09:41 PM
Vasil Ruci intrigon drejtuesit serbë
Ndërsa në Shqipëri luten për të rënë ca pika shiu, për të sjellë dritat, këtu në Ulqin pjesëtarët e ekipit të Flamurtarit thonë që shyqyr që edhe koha ka qenë e mirë për t'u stërvitur. Një paradoks, por që drejtuesit e ekipit vlonjat kërkojnë ta shfrytëzojnë në maksimum. Në stërvitjen e paradites së djeshme mungonte trajneri Vasil Ruci, por ai kishte një arsye. Ruci ishte ulur me drejtuesit e ekipit serb të Hajdukut të Kulës. Siç duket, drejtuesit e Hajdukut të Kulës e mbanin mend mirë Rucin, kur ai së bashku me brezin e artë të vlonjatëve trondisnin Partizanin e Beogradit, me shumë famë në atë kohë. Nga ky takim është rënë dakord për zhvillimin e një ndeshjeje miqësore, e cila do të luhet të dielën. Me sa kuptohet, vlonjatët nuk duan të ndeshen me një ndër ekipet e tjera të superligës, me idenë se me ata do të përballen në garën e kampionatit. Flamurtarit iu bashkua edhe Bokatola dhe tashmë priten vetëm Delain dhe Roxher. Ky i fundit, sipas drejtuesve vlonjatë, nuk është përjashtuar. Ai do t'i bashkohet së shpejti ekipit, ndoshta edhe pas fazës përgatitore. Një gjë bie menjëherë në sy tek ekipi vlonjat: stafi i drejtuesve është i kompletuar, madje edhe fizioterapisti qëndronte në këmbë, pa harruar përgatitësin atletik, që këshillohej shpesh me zëvendëstrajnerin. Në stërvitje binin në sy edhe dy futbollistët kosovarë të ardhur së fundi, Hashani dhe Kyçyku. Portieri Kyçyku kishte një trup të gjatë dhe elegant, ndaj bënte kontrast me lojtarët e tjerë kuqezinj. Për të dy këta futbollistë përgjigjja do të jepet vetëm në fund të fazës përgatitore, për të mos marrë vendimin e gabuar. Me ardhjen e dy lojtarëve në fjalë, nga sa vërehej, përfundon dhe merkatoja e janarit për Flamurtarin, shumë modest në objektivat e këtij sezoni, për kapjen e një vendi sa më të mirë, pasi qëndrimi në superligë për vlonjatët është një fakt i kryer.

wxz
19-01-2007, 12:08 PM
Ketu Ju Mundeni Te Vendosni Hapni Tema Rreth Sportit Shqipetare Edhe Gjithashtu Nese Nje Teme Egziston Athere Mos Hapni Me Tema Te Reja Thjesht Lajmi Qe Ju Keni Postojeni Ne Ate Teme Ju Lajmerojm Te Gjithve Ju Lutem Mos Hapni Tema Rreth Sportit Te Huaj Sepse Do Fshihen Automatikisht Nga Stafi i Forumit Kalofshit Sa Me Mire Ne Kete Forum Edhe Ju Flm Per Viziten Tuaj Me Respekte i Gjithe Stafi I Forumit WwW.MalesiaForum.CoM !!!

wxz
20-01-2007, 09:24 AM
Njė futbollist nga Kosova i ėshtė bashkuar grupit qė stėrvit trajneri Sejdini. Naim Berisha vjen nga qyteti i Prishtinės me dėshirėn pėr t'u veshur bardhekaltėr e pėr tė qenė pjesė e kampionatit tonė, duke afirmuar njėherazi vlerat e tij sportive. Futbollisti qė akoma nuk i ka mbushur 20 vjeē ėshtė aktivizuar rregullisht me ekipin Shpresa tė Kosovės dhe vjen nga ekipi Flamurtari i kryeqytetit kosovar. Ndėrkohė, seanca e djeshme e Shkumbinit ka qenė relativisht e lehtė, krahasuar me tė tjerat. Por dje Sejdini ka planifikuar vrapime nė pyllin me pisha pranė kompleksit tė klubit, tė shoqėruara me ushtrime ēlodhėse. U zgjodh kjo formė stėrvitjeje relaksuese pėr faktin se njė ditė mė parė ekipi zhvilloi miqėsoren me Dinamon nė Tiranė, qė ishte e dyta pėr tė brenda 5 ditėsh. Nė kėtė miqėsore ekipi i Sejdinit humbi thellė 5 1, por megjithatė pėr "Xhaxhin" rezultati nuk ėshtė edhe aq shqetėsues nisur nga fakti se futbollistėt pėr momentin janė nė kulmin e ngarkesės fizike. Sejdini pohon se njė ditė mė parė futbollistėt kanė qenė tė detyruar tė pėrballojnė njė ngarkesė tė lartė nė stėrvitje dhe kjo sigurisht qė do tė reflektohej nė miqėsore. "Miqėsorja mbetet miqėsore dhe na shėrben si ne, ashtu edhe Dinamos. Nuk mė intereson shumė rezultati nė kėtė takim, sepse ndryshe nuk zgjidhja Dinamon, por njė ekip tjetėr mė tė lehtė. Deri nė njėfarė mase, nė pjesėn mė tė madhe tė lojės jam pak a shumė i kėnaqur me atė qė treguan futbollistėt nė fushė. Duhet pranuar se Dinamo ka mė tepėr kontigjent, ashtu siē duhet pranuar se futbollistėt vinin pas njė dite kur zhvilluan njė stėrvitje me ngarkesė tė madhe fizike dhe kjo patjetėr do tė reflektohej nė fushė," shprehet Sejdini, duke dashur tė bėjė konkluzionet e kėsaj miqėsoreje tė bukur. Ndėrkohė qė vazhdon tė stėrvisė grupin e tė zhvillojė takime miqėsore, "Xhaxhit" i duhet tė vėzhgojė nga afėr edhe futbollistėt qė kanė ardhur pėr t'u provuar te Shkumbini, pėr tė parė sesa janė tė vlefshėm pėr ekipin. Edhe pse e lodhshme pėr Sejdinin, ai kėrkon tė veēojė mė tė pėrgatiturit, ata qė merren se i duhen ekipit pėr tė ardhmen.

wxz
20-01-2007, 09:25 AM
Strikt dhe i pasionuar pas punės sė tij, trajneri i ekipit tė Luftėtarit, Ilir Spahiu, nuk ėshtė i kėnaqur me vendin aktual qė ka skuadra gjirokastrite, edhe pse misionin e saj e ka kryer mė sė miri deri tani, duke qėndruar nė superligė. Spahiu shpjegon se pėrse ekipi gjirokastrit nuk ėshtė i kėnaqur me kėtė ecuri dhe punėn qė do tė bėhet nė pėrgatitoren e Ulqinit pėr t'i shėrbyer sa mė mirė ecurisė nė kampionat, kompeticioni i vetėm ku luan Luftėtari. "Mbėrritėm disi tė lodhur nė Ulqin, kjo edhe pėr shkak tė ndeshjeve miqėsore qė zhvilluam rresht, atė me Bylisin nė Ballsh dhe me Kastriotin nė Kamėz. Edhe nė ditėt e para tė stėrvitjes djemtė dukeshin pak tė lodhur dhe unė nuk i ngarkova me shumė ushtrime. Dalėngadalė do tė hyjmė nė fazėn mė interesante tė stėrvitjes, duke marrė ngarkesat e duhura," shprehet trajneri Spahiu. Nė ndeshjen e fundit miqėsore tė zhvilluar nė Kamėz trajneri Spahiu ka pasur mundėsinė tė vėzhgonte edhe njė sulmues afrikan, por qė nuk mund tė jepte njė vendim tė shpejtė, pasi tė paktėn duheshin edhe dy ndeshje tė tjera miqėsore. "Donatori Delijorgji solli pėr tė provuar njė sulmues afrikan dhe, me thėnė tė drejtėn, ai ishte mjaft i lėvizshėm dhe kishte tė dhėna, por duke qenė se ai kushtonte, nuk mund tė merrja njė vendim tė shpejtė, pasi nė tė kundėrt mė duhet tė mbaj pėrgjegjėsi, kėshtu qė vendosa qė kur tė kthehemi ta shoh edhe njė herė, pasi ai nuk mund tė vinte me ne nė Ulqin. Ndėrkohė, Delijorgji mė ka premtuar se do tė vijė sė shpejti edhe njė brazilian me pasaportė franceze dhe njė afrikan, tė dy me tipare sulmuese, pasi nė kėtė repart ne kemi nevojė mė shumė. Shpresoj qė kėto lėvizje tė bėhen shpejt, sepse nuk ka shumė kohė nė dispozicion," shton numri njė i stolit gjirokastrit. Spahiu thotė se mėnyra mė e mirė pėr tė matur forcat janė ndeshjet miqėsore. "Sapo kemi ardhur dhe kėto ditė do tė takoj drejtuesit e ekipeve tė tjera pėr tė zhvilluar ndonjė miqėsore. Nė hotelin tonė ėshtė vetėm Besa, por me kavajasit nuk mund tė ndeshemi, pasi kemi ndeshjen e parė nė kampionat me ta. Luftėtari nuk ėshtė modest nė pretendimet e tij. Ne vėrtet mund tė jemi tė sigurt, por kjo nuk do tė thotė se do tė qėndrojmė nė vend, pasi njė nėnvlerėsim dhe mund ta pėsosh. Pėrkundrazi, ekipi ynė do tė kėrkojė tė ngjitet sa mė shumė nė renditje. Nė ndeshjen e parė me Besėn do tė ishim tė kėnaqur edhe me njė pikė, duke parė qė ndeshja ėshtė nė transfertė dhe kundėrshtari ėshtė poshtė nesh nė renditje," pėrfundon trajneri i Luftėtarit, Ilir Spahiu.

wxz
20-01-2007, 09:33 AM
Futbolli maqedonas, edhe pse pėrjeton probleme, mendon pėr miqėsoren me kuqezinjtė.


Drejtuesit e futbollit maqedonas kanė pohuar se asgjė nuk do tė prishė planet e tyre pėr miqėsoren e 7 shkurtit me komėtaren shqiptare. Madje ata janė shprehur se kombėtarja e vendit tė tyre ėshtė duke i pėrfunduar pėrgatitjet pėr kėtė ndeshje.
Federata Maqedonase e Futbollit (FMF) kėto ditė ėshtė goditur nga njė krizė, pas njė lajmi mbi njė skandal financiar, i cili nuk i ka shpėtuar medias sė shkruar. Fjala ėshtė se policia e Shkupit ka marrė tė martėn nė pyetje pėr 10 orė sekretarin e pėrgjithshėm tė FMF sė, Llazar Mitrevski, i cili akuzohet se ka falsifikuar diplomėn e tij nga Universiteti i Sarajevės. "Rreth ndeshjes me Shqipėrinė gjithēka do tė jetė nė rregull. Trajneri Sreēko Katanec do t'i bėjė pėrgatitjet e nevojshme pėr kėtė miqėsore dhe sė shpejti pritet qė tė caktohet zyrtarisht edhe udhėtimi i kombėtares sonė dhe i gazetarėve drejt Shqipėrisė",- thotė sekretari i FMF-sė, Mitrevski. Trajneri i Maqedonisė, slloveni Katanec nuk do tė udhėtojė pėr nė Shkup pėr t'u konsultuar rreth miqėsores me Shqipėrinė. Ai pritet tė vendoset nė njė nga hotelet mė tė njohura tė Tiranės, ku do tė presė t'i bashkohet stafi dhe lojtarėve maqedonas. Nė Tiranė, mė 3-4 shkurt, do tė grumbullohen tė gjithė futbollistėt maqedonas qė luajnė nė skuadra tė huaja.
"Katanec do tė shkojė direkt nė Tiranė, ku do tė bėjė pėrgatitjet e nevojshme pėr ndeshjen me Shqipėrinė. Jemi nė bisedime edhe pėr
vendosjen e futbollistėve nė ndonjė nga hotelet e Tiranės, pasi kemi informata se nė hotelin "Adriatik" nė Durrės do tė vendosen
futbollistėt e Shqipėrisė",- tė thotė sekretari i FFM sė, Llazar Mitrevski. Trajneri Sreēko Katanec ka thėnė se turbullira nė futbollin maqedonas mund tė ndikojnė nė psikikėn e lojtarėve, por deri nė takimin me Shqipėrinė, gjithēka do tė jetė nė rregull.
Lista e lojtarėve tė ftuar nė kombėtaren e Maqedonisė pėr miqėsoren e 7 shkurtit ndaj Shqipėrisė do tė mėsohet tė martėn, njė ditė pasi tė mbahet Kėshilli Drejtues i FFM sė. Jo zyrtarisht mėsohet se nga futbollistėt me etni shqiptare nė kombėtaren e vendit fqinj mund tė ftohen pesė lojtarė, bėhet fjalė pėr Artim Shaqirin, Artim Pollozhanin, Ismail Ismailin, Nderim Nexhipin dhe Vullnet Eminin.

wxz
20-01-2007, 09:35 AM
Pritej ardhja nė Tiranė e trajnerit tė kombėtares Oto Bariē, qė tė shpallesh lista e lojtarėve qė do tė grumbullohen nė Antalia. "Zbori" i rradhės i kombėtares do tė zhvillohet nga data 20 deri mė 29 janar. Nė listė qė shpalli trajneri Bariē bie nė sy disa emra tė rinj, tė cilėt kanė spikatur kohėt e fundit nė kampionatin shqiptar. Nga lojtarėt qė luajnė jashtė do tė marrin pjesė vetėm Dallku, Curri, Aliaj, Dedej, Neziraj dhe Hasani. Nė kėtė listė ėshtė edhe sulmuesi i Bran Bregen, Migen Memelli. Gjithashtu, prurjet mė tė rej janė Elis Bakaj dhe Xhevahir Sukaj, tė cilėt ishin autor tė golave nė takimin miqėsor tė kombėtares Shpresa pėrballė Turqisė. Nga ekipet e kampionatit shqiptar, mė shumė lojtarė tė thirur, ka nga skuadra e Tiranės, shtatė tė tillė. Ndėrkohė, akomodimi i kombėtares nė Antalia, do tė bėhet nė Hotel Limak Limar, ku ėshtė edhe ekipi i Tiranės. Sipas informacioneve nga FSHF-ja, nuk pėrjashtohet mundėsia qė tė grumbulluarit e Bariēit, tė zhvillojnė njė takim miqėsor me Tiranėn. Nisja pėr nė Antalia tė Turqisė, do tė bėhet nesėr.
Lista e lojtarėve tė grumbulluar
Isli Hidi, Ilion Lika, Arion Mustafa, Armir Teli, Nevil Dede, Endri Vrapi, Armend Dallku, Anton Dedej, Adrian Aliaj, Shpėtim Hasani, Leutrim Neziraj, Debatik Curri, Erion Xhafa, Julian Ahmataj, Ervin Bulku, Jahmir Hyka, Gjergji Muzaka, Migen Memelli, Elis Bakaj, Sabino Plaku, Xhevahir Sukaj, Devi Muka, Klodian Duro, Vioresin Sinani, Oriand Abazaj.

wxz
20-01-2007, 09:36 AM
Menaxheri dhe babai i sulmuesit 22-vjeēar, Maksi Abazaj, zbulon detaje nga bisedat me presidentin Zhilli.

Nuk ka dyshim se kalimi i Oriand Abazajt nga Kastriotit te Tirana, ėshtė kthyer tashmė nė telenovelėn mė tė fundit pėr kampionatin shqiptar. Edhe pse drejtuesit krutanė e kanė humbur ēėshtjen nė komisionin e disiplinės, vazhdojnė tė pretendojnė se sulmuesi 22-vjeēar ėshtė pjesė e skuadrės. Madje, presidenti Shkėlzen Zhilli vazhdon tė kėrcėnojė se ēėshtjen e ka ēuar si nė komisionin e apelit, ashtu dhe nė gjykatėn civile. Pavarėsisht gjithė kėtyre problemeve, lojtari nė fjalė prej dy ditėsh ėshtė bashkuar nė stėrvitje me Tiranėn, ndėrkohė qė me problematikėn nė fjalė, po merret menaxheri dhe gjithashtu babai i tij, Maksi Abazaj. Pėr "Sportin shqiptar", ai pranon tė zbulojė detaje nga ēėshtja e shumėpėrfolur e djalit tė tij. "Nuk e kisha menduar qė largimi i Oriandit nga Kastrioti do tė bėnte gjithė kėtė zhurmė sa nė federatė, por edhe nė media. Duke pasur parasysh se nė duar kisha njė kontratė tė rregullt, qė nė pikat e saj sqaron shumė mirė ēdo detaj pėr sa u takon detyrimeve tė tė dyja palėve, mendoja se gjithēka do tė zgjidhej nė konsensus tė plotė. Por ja qė nuk ishte e thėnė tė ndodhte kėshtu dhe tashmė unė, si menaxher dhe babai i futbollistit, ua kam lėnė nė duar komisioneve juridike zgjidhjen e kėtij problemi. Komisioni i apelit, i mbledhur ditėn e shtunė, na dha ne plotėsisht tė drejtė, duke e nxjerrė futbollist tė lirė Oriand Abazajn, nė bazė tė pikės 4, ku thuhet qartė se ai ėshtė i lirė tė largohet gjatė muajit janar 2007, nė qoftė se largohet trajneri i ekipit Ramadan Ndreu. Pėrveē kėsaj, Oriandi nuk ėshtė paguar pėr rrogėn e dhjetorit, kėshtu qė automatikisht ai ka dalė i lirė,"- shprehet Maksi Abazaj. Nė deklarimin e tij pėr gazetėn, menaxheri Maksi Abazaj nuk ngurron tė bėjė tė ditur edhe disa detaje bisedash tė konsumuara me presidentin Shkėlzen Zhilli. Sipas tij, nuk bėhet fjalė qė Oriand Abazaj tė konsiderohej lojtar i rėndėsishėm pėr skuadrėn, por ēdo gjė lidhej me ēėshtje pazaresh. "Meqenėse po mė jepet mundėsia tė flas nėpėrmjet gazetės suaj, dua tė them se nė takimin e parė qė pata me presidentin Zhilli, ai nuk pranoi absolutisht ta lejonte Abazajn tė largohej. I shkova sėrish pėr herė tė dytė nė Krujė dhe kėtė herė, pasi ishte i informuar qė po e kėrkonte ekipi i Tiranės, mė tha shprehimisht: "Dua 40 mijė euro nga donatorėt". Edhe kėtė herė nuk ramė dakord, ndėrkohė qė nė takimin e tretė, pasi kishte biseduar me presidentin e Vllaznisė, Valter Fushaj, mė tha qė ishte i gatshėm ta lėshonte drejt Shkodrės, duke i ndarė lekėt pėrgjysmė. I ndodhur nė kėtė situatė aspak normale, ku djali im shihej si njė mall tregu nga ky president, vendosa qė ai tė mos stėrvitej mė nė Krujė dhe me kėtė problem tė merrej vetė komisioni i disiplinės. Siē dihet tashmė, ky komision na ka dhėnė tė drejtė, kėshtu qė ne vazhdojmė ta presim me qetėsi edhe komisionin e apelit. Ajo qė doja tė bėja tė ditur pėr sportdashėsit krutanė, ka tė bėjė me atė qė ne vazhdojmė tė ruajmė konsideratat mė tė mira, sepse nė kėto muaj qė Abazaj u aktivizua, pati mbėshtetjen e tė gjithėve. Ne nuk u larguam nga Kastrioti pėr ēėshtje lekėsh, por sepse na kėrkoi bashkėpunimin njė klub i madh si Tirana, ku ēdo lojtar do tė kishte dėshirė tė ishte pjesė pėrbėrėse. Njė skuadėr si Tirana tė jep mundėsinė tė formohesh si futbollist, tė luash nė arenėn europiane dhe mė pas tė pretendosh ekipin kombėtar,"- pėrfundon Maksi Abazaj.

wxz
20-01-2007, 09:40 AM
Superliga Shqipetare Sa Vjen Edhe Ul Nivelin E Saj Pasi Shume Nga Ndeshej Qe Luhen Manipulohen Dmth Sot Nuk Lozin Ekipet Por Loz (Leku & Euro) Football.!

wxz
20-01-2007, 11:36 AM
Mbrojtėsi tiranas i verdhebluve thotė se pas pėrforcimeve dhe fazės pėrgatitore ekipi do tė jetė ndryshe.


Elbasani vazhdon pėrgatitjet nė Malin e Zi, ku futbollistėt kampionė ēdo ditė zhvillojnė dy seance stėrvitore nė ditė. Ndėrkohė qė nuk ka asnjė ndryshim nga grupi i futbollistėve qė nisėn fazėn pėrgatitore. Ndonėse drejtuesit verdheblu janė shprehur se do tė vazhdojnė merkaton, deri tani nė kampin e Elbasanit nuk ka pasur ndonjė ardhje tė re. Ndėrkohė, njė nga futbollistėt titullarė tė Elbasanit, tiranasi Elvis Sina, nė njė prononcim pėr "Sportin shqiptar", ėshtė shprehur se ndihet tepėr mirė nė akomodimin e Elbasanit nė Hercegnovi. Sina thekson se deri tani ekipi i tij po ecėn mirė dhe ka hedhur poshtė nė mėnyrė kategorike zėrat qė e shohin atė nė njė skuadėr tjetėr. "Nė gazeta kam lexuar se do tė shkoj te Shkodra, apo ku ta di unė nė ekipe tė tjera. Unė kam njė kontratė me Elbasanin dhe do ta vazhdoj ta respektoj kėtė marrėveshje. Deri tani drejtuesit e Elbasanit janė sjellė shumė korrektė me mua, kėshtu qė nuk ka arsye pse tė largohem, apo tė mendoj "divorcin" nga Elbasani," shprehet Elvis Sina. Gjithsesi, pėr momentin kampionėt janė tė fokusuar vetėm nė stėrvitje dhe duket se merkaton e kanė lėnė nė dorėn e dytė. Vetėm ardhja e Tikos mund tė thuhet deri tani, ndonėse drejtuesit premtojnė se shumė shpejt do tė vijnė edhe dy futbollistė tė tjerė, njė sulmues dhe njė mbrojtės. Sina shton se Elbasani deri diku ėshtė i kompletuar, ndonėse nuk e fsheh dėshirėn pėr tė pasur sa mė shumė futbollistė cilėsorė nė ekipin ku luan. "Kemi ndryshuar dhe po ecim nė rrugėn e duhur, pasi nuk jemi si nė gjysmėn e parė tė kampionatit, ku kishim disa mangėsi, pasi s'kishim futbollistė qė tė bėnin diferencėn, por kėtė mė mirė do ta tregojnė ndeshjet e kampionatit dhe qė nė takimin e parė nė shkurt na pret nė fushėn tonė njė pėrballje tepėr e fortė, si ajo ndaj Partizanit," thekson mbrojtėsi i verdhebluve. Ndėrkohė qė nė rezidencėn e Elbasanit janė akomoduar edhe dy ekipe tė tjera, vetė Sina shton se nuk pėrjashtohet mundėsia pėr zhvillimin e ndonjė ndeshjeje miqėsore me kėta dy ekipe, teksa thotė: "Normale qė nė tė tilla raste miqėsoret janė tepėr tė domosdoshme. Mendoj sesa mė shumė takime miqėsore tė zhvillojmė, aq mė shumė kemi pėr tė pėrmirėsuar. Elbasani nuk ka nevojė vetėm pėr stėrvitje, por edhe pėr ndeshje, kėshtu qė do tė mundohemi t'i shfrytėzojmė nė maksimum kėto mundėsi, pasi edhe njė javė do tė qėndrojmė kėtu dhe mė pas, nė javėn e fundit, do tė stėrvitemi nė Elbasan." Elvis Sina shpreh edhe dėshirėn pėr t'u shpallur kampion, pavarėsisht se ėshtė shumė e vėshtirė. Pėrderisa pranova tė jem pjesė e Elbasanit, sigurisht qė e kisha menduar fitimin e titullit, kėshtu qė ne do tė luftojmė pėr tė fituar diēka. Edhe pse jemi larg nga vendi i parė, kjo nuk do tė thotė qė mundėsitė pėr t'u shpallur sėrish kampion janė tė ndaluara, pėrkundrazi, kemi shanse tė mėdha me pėrforcimet qė kemi bėrė gjatė merkatos sė dimrit," pėrfundon mbrojtėsi i Elbasanit.

wxz
20-01-2007, 11:37 AM
Kampionėt, stėrvitje edhe nė palestėr
Elbasani ka vijuar normalisht stėrvitjen edhe gjatė ditės sė djeshme. Kampionėt kanė zhvilluar stėrvitjen e paradites nė palestėr, ndėrsa pasdite i janė drejtuar fushės sportive. Nė ndryshim me kushtet e Ulqinit, Nė Hercegnovi kushtet janė shumė mė tė mira dhe nuk ka amulli, pasi vetėm tri ekipe po stėrviten aktualisht. Siē duket, presidenti Laze ka menduar tė shpenzojė pak mė shumė, por stėrvitja tė jetė nė kushte optimale dhe pa shqetėsime.

wxz
20-01-2007, 11:56 AM
Dinamo ėshtė pranė njė futbollisti tė Hajdukut tė Splitit, i cili luan si mbrojtės i djathtė dhe libero.


Dinamo vijon me intensitet pėrgatitjet nė kompleksin e klubit, ndėrkohė qė nuk harron edhe merkaton e dimrit. Pasi ka pėrforcuar repartin mė problematik tė saj, me shqiptaro-maqedonasin Nuhiu dhe beratasin Mile, tashmė ėshtė reparti i mbrojtjes qė ka probleme. Mungesa e lojtarėve tė mirėfilltė nė kėtė rol e ka detyruar trajnerin-lojtar Jupi tė eksperimentojė me lojtarė tė reparteve tė tjera, duke i pėrshtatur si mbrojtės. Sidoqoftė, kjo ėshtė njė zgjedhje e sforcuar dhe nuk jep shumė garanci, prandaj drejtuesit e lartė tė Dinamos janė futur nė merkato sėrish, me synim tė qartė, afrimin e ndonjė mbrojtėsi tjetėr. Sikurse duket, preferencat e dinamovitėve pėr lojtarė tė huaj kanė qenė nga mė tė ndryshmet, por kėto kohėt e fundit kroatėt e kanė zgjeruar diapazonin e tyre. Kroatėt tek Dinamo kanė qenė prezentė jo vetėm si futbollistė, por edhe si trajnerė. Madje blutė kanė marrėdhėnie tė mira me ata, qė tashmė nuk janė nė gjirin e Dinamos dhe po bashkėpunojnė midis tyre edhe nė plane tė tjera, si pėr shembull me gjetje dhe rekomandime lojtarėsh pėr skuadrėn dinamovite. Me sa duket, reparti difensiv i bluve pritet qė tė pėrforcohet me kroatė dhe, sipas drejtuesve tė ekipit, pranė Dinamos ėshtė shumė pranė njė futbollist i Hajdukut tė Splitit, i cili luan si mbrojtės i djathtė dhe libero. Nuk deklarohet, por merret vesh se "shkesi" i kėsaj transfertė do tė jetė Luka Bonaēiē, i cili e ka drejtuar nė tė shkuarėn ekipin dinamovit dhe lidhja e presidencės blu me tė mbetet e ngushtė. Drejtuesit blu shpresojnė se, duke filluar nga java qė vjen, edhe mbrojtja e Dinamos do ta marrė trajtėn e plotė dhe stafi teknik tė mos ketė asnjė mangėsi nė organikė. Nė kėtė mėnyrė, organika e skuadrės blu do tė jetė e duhura, duke i dhėnė mundėsi trajnerit Jupi tė ketė mė shumė mundėsi zgjedhjeje dhe tė realizojė objektivin, pjesėmarrjen nė kupat e Europės.

wxz
20-01-2007, 11:57 AM
Nga kampi dinamovit
- Dinamo ka zhvilluar dje vetėm njė seancė stėrvitore, por grupi i lojtarėve ka qenė i ndarė nė dy pjesė. Senjorėt janė pėrgatitur nė fushėn e zezė, ndėrsa tė rinjtė janė pėrgatitur nė sallėn e forcės.
- Artion Poēi, mesfushori i Dinamos, dje ka kryer njė pėrgatitje tė diferencuar, pasi nė ndeshjen me Shkumbinin ka marrė njė dėmtim tė lehtė nė kėmbė. Kėshtu qė mjeku Asllan Kasa e ka caktuar dinamovitin tė kryeje vetėm disa vrapime dhe ushtrime tė lehta.
- Papa Diop ka qenė dje i vetmi lojtar i Dinamos qė ka kryer dy seanca stėrvitore. Duke ditur qė senegalezi ėshtė prapa me pėrgatitjet, paradite Diop ėshtė stėrvitur me trajnerin Artan Mergjyshi, ndėrsa pasdite ėshtė pėrgatitur me grupin e tė rinjve.
- Nertil Ferraj, njėri nga dinamovitėt qė ishte i grumbulluar me ekipin Shpresa, tė cilėt fituan ndaj Turqisė me rezultatin 2-0, dje ėshtė pėrgatitur sė bashku me blutė e tjerė. Pra, dje Ferraj ka pėrfunduar nga Turqia nė kompleksin "Dinamo". Ndėrsa mesfushori tjetėr, Ilirian Ēaushaj, dje nuk ka qenė prezent me skuadrėn, pasi nė ndeshjen qė ka zhvilluar me kombėtaren U-21 ka marrė njė dėmtim tė lehtė.
- Ilion Lika dhe Erion Xhafa janė dy nga dinamovitėt qė janė pėrfshirė nė listėn e ekipit kombėtar tė drejtuar nga trajneri kroat, Oto Bariē. Tė dy dinamovitėt do tė mungojnė dhjetė ditė nė skuadėr dhe do tė jenė tė gatshėm pėr trajnerin Jupi vetėm pak ditė pėrpara ndeshjes me Kastriotin.

wxz
20-01-2007, 12:09 PM
Tė kuqtė edhe nė kėtė sezon mbeten larg mundėsive pėr fitimin e titullit kampion.


Nė pėrfundim tė javės sė 17-tė tė kampionatit, Partizani e sheh veten 10 pikė larg vendit tė parė, Tiranės, qė ndryshe nga vjet komandon e vetme kreun. Diferenca e thellė e krijuar thuajse ka shuar ēdo shpresė pėr titullin kampion. Skuadra e drejtuar prej gati 8 vjetėsh nga presidenti Xhani vazhdon tė mos jetė nė nivelet e kėrkuara, ndonėse paratė e hedhura janė tė konsiderueshme. Vėshtirėsitė e hasura gjatė pjesės sė parė tė kėtij sezoni janė tė shumta, qė nga krijimi i grupit, fazės sė mekėt pėrgatitore tė muajit gusht dhe te pėrforcimet, qė sado tė shumta nė numėr, nuk ishin aq cilėsore pėr ta pėrballuar bluzėn e kuqe. Fillimi i sezonit 2006-2007 nuk mund tė ndahet nga fundit i 2005-2006-ės. Pas njė viti bashkėpunimi me Pirro Angjelin, presidenti Xhani detyrohet t'i pėrballojė pėrsėri i vetėm shpenzimet dhe vėshtirėsitė e para vijnė qė me formimin e grupit fillestar. Vėshtirėsitė financiare tė fillimsezonit kushtėzuan blerjet e merkatos sė verės dhe zhvillimin e njė faze pėrgatitore normale. Vetėm pak ditė para fillimit tė pėrgatitjeve pėr kėtė sezon, presidenti Xhani mezi arrin tė gjejė trajnerin e ri, Neptun Bajkon, qė pikėrisht vetėm njė vit mė parė ishte shkarkuar nga njėshi i klubit tė kuq pėr lojėra tė dobėta. "Dashuria" e vjetėr kthehet sėrish, duke i bėrė skeptikė tifozėt e shumtė tė Partizanit. Pas njė periudhe mė shumė se dyjavore, nė kėrkim tė talenteve tė reja (gjatė dy javėve tė dyta tė muajit korrik janė provuar nga Bajko njė numėr i madh lojtarėsh tė rinj, tė ardhur nga tė gjitha anėt, me dėshirėn e madhe pėr tė veshur fanellėn e kuqe) mė nė fund Xhani hap "thesin", duke i paguar lojtarėt me kėstin e parė tė kontratave. Shumė lojtarė afrohen tek skuadra e Bajkos, por asnjėri prej tyre nuk ėshtė emėr pikant si Vioresin Sinani, qė pasi ka pritur e pritur ofertėn e Xhanit, bėn njė zgjedhje me tė mirė dhe sigurisht mė tė sigurt pėr veten, duke iu bashkuar Tiranės. Nė tė njėjtėn kohė, nė kuadėr tė largimit tė futbollistėve pa "perspektivė", Allmuēa dhe Gallo s'janė mė pjesė e Partizanit. Vetėm nė pėrfundim tė fazės pėrgatitore tė gushtit, qė nė fakt vetėm e tillė nuk mund tė quhet, rikthehet edhe kapiteni Bylykbashi. Vjen edhe Kardek me Leandron, qė zyrtarisht ishte i Vllaznisė, dhe skuadra bėhet gati pėr pėrballimin e njė sezoni tė tėrė.
Fillimi i kampionatit, surprizues
Fillimi i Kampionatit tė 68-tė Kombėtar tė Futbollit qe surprizues pėr tifozėrinė e kuqe. Ajo skuadėr qė Bajko e kishte ndėrtuar me aq mund, brenda 5 javėsh arrin tė marrė kreun e renditjes. Arma mė e fortė e kėtij Partizani janė ndeshjet nė transfertė, ku tė kuqtė kanė grumbulluar shumė pikė, duke mos i ngjarė aspak skuadrės sė njė sezoni mė parė. Nė kėtė aspekt, Bajko ka korrigjuar shumė, por pėrsėri mbarėvajtjet e ndeshjeve dhe rezultateve cėnohen nga njė fenomen negativ, qė janė pikėt e lėna nė "Qemal Stafa". Partizani nė kėto 17 javė tė para tė kampionatit nuk ka humbur asnjė ndeshje jashtė (kėtu bėn pėrjashtim humbja nė derbi me Tiranėn, e luajtur nė "Qemal Stafa", ku Partizani ishte udhėtues), por pėrsėri renditet nė vendin e katėrt, shumė pikė poshtė Tiranės. "Tersi" i tė kuqve kėtė radhė janė ndeshjet brenda. Skuadrat rivale direkte si Vllaznia e Elbasani kanė arritur tė marrin pikė me mjaft vlera nė fushėn e tė kuqve, por Partizanit nuk mund t'i falet humbja shkatėruese me Flamurtarin dhe barazimi me Besėn.
Momenti mė i vėshtirė nė kampin e kuq ka qenė shkarkimi i Bajkos, qė u shoqėrua me polemika tė shumta mes dy drejtuesve mė tė lartė tė skuadrės. Akuza dhe kundėrakuza, mėri e mllef, dosje si tė sigurimit tė shtetit, gjithėka qė hedh baltė mbi emrin e madh qė mban kjo skuadėr. Hasan Lika emėrohet pasues i Neptun Bajkos dhe menjėherė has vėshtirėsitė e para. Pika e fituar ndaj Dinamos, nė premierėn e tij si trajner i tė kuqve, qe inkurajuese, por ajo do tė pasohej me njė barazim dhe njė humbje po nė "Qemal Stafa", duke ligjėruar kėshtu mendimin e Bajkos, se Partizani nuk ka kapacitete pėr tė fituar titullin. Nė ndeshjet e fundit gjatė muajit dhjetor, pati njė rehabilitim nė rezultatet e Partizanit tė Likės, por pėrsėri tė kuqtė mbeten larg objektivave tė tyre historikė.

wxz
20-01-2007, 12:10 PM
Lika: Jam pjesėrisht i kėnaqur me Partizanin
Hasan Lika ėshtė emėruar trajner i Partizanit nė pėrfundim tė javės sė nėntė, teksa skuadra renditej nė vendin e katėrt, me 15 pikė tė grumbulluara nga trajneri Bajko. Atėherė diferenca me Tiranėn e vendit tė parė ishte vetėm gjashtė pikė. Nė pėrfundim tė javės sė 17-tė, Partizani i Likės mban tė njėjtin vend nė tabelė, por ndryshimi vjen tek thellimi i diferencės me bardheblutė, tė cilėt kanė grumbulluar 10 pikė mė shumė. Lika shprehet se ėshtė pjesėrisht i kėnaqur me ecurinė e skuadrės sė tij, pasi rritje ka pasur vetėm nė nivelin e lojės. "Qė nė fillim dua tė theksoj se jam pjesėrisht i kėnaqur mė atė qė ka arritur skuadra qė drejtoj. Kemi kaluar vėshtirėsi tė shumta gjatė kėsaj periudhe, por kemi kaluar edhe momente tė mira. Partizanit i mungojnė vetėm pikėt e lėna nė shtėpi, pasi jashtė jemi shfaqur nė nivelin e duhur. Ėshtė punuar me seriozitet nė stėrvitje dhe dua tė theksoj se tė gjithė lojtarėt janė munduar tė japin mė tė mirėn e tyre. Skuadra qė nė fillim tė sezonit ka pasur njė ecuri mjaft tė mirė, por pėr arsye tė ndryshme nė ndeshjet e fundit para se ta merrja unė drejtimin, nuk po shkonte si duhet, ēka u shfaq nė disa rezultate jo tė mira brenda. Ishte njė moment i keq, njė situatė jo e mirė psikologjike, e cila ndikoi edhe nė disa ndeshje tė tjera. Mė pas, mund tė them se gjithēka iu kthye normalitetit dhe skuadra krijoi stabilitet. Skuadra ka pasur rritje nga ndeshja nė ndeshje, ka bėrė volum tė madh loje, por duhet tė kishte shfrytėzuar mė shumė rastet e krijuara. Nė kėtė drejtim duhet tė punojmė edhe mė shumė,"- shprehet trajneri i Partizanit.

wxz
20-01-2007, 12:11 PM
Shpresat tek merkatoja e janarit
Ecuria e deritanishme nė kampionat e skuadrės sė kuqe, duke pasur parasysh organikėn e saj, jep pak shanse pėr arritjen e objektivave. Vėshtirė se formacioni i Likės do tė arrijė tė rivalizojė Vllazninė, ELbasanin, Teutėn dhe Tiranėn kryesuese, tė cilat kanė bėrė njė merkato mė aktive. Drejtuesit e Partizanit kanė qenė tė parėt qė kanė deklaruar nė media se do tė bėjnė njė merkato cilėsore, duke afruar vetėm ata elementė qė arrijnė tė bėjnė diferencėn. Deri tani asnjė emėr konkret nuk ka firmosur, pėr tė mos thėnė se qė nga fillimi i sezonit "rrjedhjet" janė tė shumta, ndėrsa "prurjet" qėndrojnė nė kuotėn zero (Leandro dhe Kardek u "arratisėn" pa lajmėruar askėnd). Nė kundėrshtim me atė qė drejtuesit e kuq kanė deklaruar nė shtyp, tek Partizani po ndodh "eksodi" i titullarėve. Ndreka dhe Bylykbashi janė larguar prej gati njė jave nė Antalia, pėr t'u provuar tek Krivbas, skuadėr e kampionatit ukrainas. Mėsohet se tė dy lojtarėt nė fjalė janė gati tė hedhin firmėn, pėr t'i thėnė lamtumirė Partizanit. Megjithėse lajmet e merkatos kanė qenė mė shumė dekurajuese pėr mbėshtetėsit e kuq, ata pėrsėri shpresojnė se presidenti Xhani do tė blejė disa lojtarė, tė paktėn pėr tė zėvendėsuar Ndrekėn dhe Bylykbashin.

wxz
20-01-2007, 12:12 PM
Orges Shehi, mė shumė minuta nė fushė
Portieri durrsak, Orges Shehi, ėshtė futbollisti qė ka luajtur mė shumė minuta gjatė kėtyre 17 javėve. I ardhur sezonin e kaluar nga Vllaznia, Shehi nuk e ka diskutuar asnjėherė vendin e titullarit, qė nga ndeshja e tij e parė zyrtare me bluzė e kuqe. Portieri mbetet arma mė e fortė e formacionit tė Likės, duke marrė vlerėsimet mė tė mira nga pjesėtarėt e stafit teknik. Shehi i ka nisur tė gjitha takimet si titullar dhe nuk ėshtė zėvendėsuar asnjėherė. Shehi ėshtė ulur nė stol vetėm nė ndeshjet e kupės, ku kualifikimi nuk vihej nė rrezik. "Sikur tė gjithė futbollistėt tė kishin impenjimin dhe seriozitetin e Shehit nė stėrvitje, Partizani do tė kishte grumbulluar mė shumė pikė," - ėshtė shprehur Bejkush Birēe, drejtori teknik i Partizanit.

wxz
20-01-2007, 12:15 PM
Sulmi, nė kuota nėn mesataren
Reparti mė pak i kuotuar gjatė pjesės sė parė tė sezonit ėshtė sulmi. Duke i hedhur njė sy listės sė golashėnuesve tė Partizanit, vihet re se Muzaka, edhe pse nė vetėm pak ndeshje ėshtė aktivizuar si sulmues, renditet i pari me 4 gola. Mė pas vijnė Dhėmbi, Leandro, Sokol Bulku, Abilaliaj etj. Nėse do tė bėhej njė krahasim, shumicėn e golave e kanė shėnuar futbollistėt e mesfushės dhe tė mbrojtjes. Nga 20 gola tė shėnuar, vetėm 6 mbajnė firmėn e Abilaliajt, Progrit, Bylykbashit e Bakajt. Duke e konsideruar edhe Muzakėn sulmues, pėrsėri gjysmėn e golave e kanė realizuar futbollistėt mbrojtės apo mesfushorė.

wxz
20-01-2007, 01:08 PM
Zhvillime tė shumta dhe disa prej tyre mund tė konsiderohen surprizė tek ekipi i Gramshit. Nė kėtė mėnyrė, drejtuesit mė tė lartė tė ekipit, konkretisht presidenti Hyqmet Koēi, ka konfirmuar pėr "Sportin shqiptar" largimin e vėllezėrve Bujar dhe Dashamir Muēa, ndėrkohė qė nė kėtė linjė ėshtė dhe mbrojtėsi Erald Isaku. E ndėrsa pėr qendėrmbrojtėsin B.Muēa dhe pėr Isakun gazeta jonė kishte ditė qė e kishte bėrė fakt tė kryer largimin, surprizė duket se ėshtė largimi i mesfushorit Dashamir Muēa. Nė largimin e kėtij tė fundit nga ekipi gramshiot duket se ka influencuar drejtpėrsėdrejti vėllai i tij, Bujari. E ndėrsa vetė lojtarėt me anė tė deklaratave tė tyre e kishin zyrtarizuar kėtė divorc, tashmė ėshtė presidenti Koēi, i cili mbyll ēdo thashethem pėr ndonjė rikthim tė mundshėm tė kėtyre lojtarėve, duke theksuar: "Mund tė konfirmoj pėr gazetėn tuaj se futbollistėt Bujar Muēa, Erald Isaku dhe Dashamir Muēa nuk do tė jenė mė pjesė e ekipit tonė. Ata nuk kanė rėnė dakord me kontratat e propozuara nga ne, kėshtu qė tashmė konsiderohen pjesė e sė kaluarės. Madje mund tė them qė nuk do tė diskutohet mė me kėta lojtarė." Presidenti i ekipit gramshiot tregon mė tej problemin e lindur ditėt e fundit. Bėhet fjalė pėr deklaratėn e mesfushorit Besmir Xhika, i cili u shpreh se ai tashmė ėshtė futbollist i Turbinės dhe se askush nuk mund t'ia ndalonte njė lėvizje tė tillė nga klubi "Gramshi". Por reagimi i presidentit Koēit duket se ėshtė i fortė dhe mjaft i prerė. "Derisa tė jem unė president i kėtij ekipi, Xhika nuk do tė largohet, tė paktėn pa paguar njė dėmshpėrblim pėr kontratėn qė ka me ne. Ai ka njė kontratė dhe nė bazė tė rregullores sė FSHF sė, mund tė transferohet te njė ekip tjetėr vetėm nė formė huazimi. Kėshtu, nė ēėshtje, "topin" e ka klubi ynė," - citoi numri 1 i klubit tė kategorisė sė parė. Ai beson se edhe Sajmir Bardhi do tė rikthehet nė skuadėr. "Bardhi po stėrvitet me ne dhe kam bindjen se do ta kemi sėrish nė gjirin tonė, pasi e vlerėsojmė si lojtar. Mund tė konfirmoj njėkohėsisht se kemi marrė premtimin e presidentit Arben Laze pėr tė huazuar nga Elbasani mesfushorin Bastriu. Emrat e tjerė tė merkatos do t'i zbuloni pas takimit miqėsor qė do tė zhvillojmė tė premten me Sopotin," - pėrfundoi presidenti Koēi.

wxz
20-01-2007, 05:01 PM
Trajneri i cėrrikasve sqaron se skuadra e tij do tė plotėsoshet me 3 lojtarė tė Kastriotit.



Gjatė merkatos dimėrore tek ekipi i Turbinės kanė ardhur disa lojtarė cilėsorė, por, nga ana tjetėr, trajneri Bardhi ka vendosur tė bėjė njė seleksionim. Pra, do tė ketė largime tė disa lojtarėve, tė cilėt kanė dhėnė kontributin e tyre pėr cėrrikasit gjatė fazės sė parė. Kėshtu, pas Emiliano Ēelės, qendėrmbrojtėsit qė ka dorėzuar fanellėn e Turbinės pas njė debati me trajnerin Sinan Bardhi, edhe afrikani Abdurrahman ėshtė larguar pa luajtur qoftė edhe njė ndeshje tė vetme. Me tė nuk ėshtė arritur njė marrėveshje nga ana e presidentit Gjoka. Mėsohet se largimi i mesfushorit afrikan ka tė bėjė me kėrkesat e tij tė larta. Bėhet e ditur se Abdurrahman kishte kėrkuar 3000 dollarė vetėm pėr fazėn e dytė. "Po, ėshtė e vėrtet qė futbollistėt Ēela dhe Abdurrahman nuk do tė jenė mė nė planet e mia pėr fazėn e dytė. Keqkuptimet e kohėve tė fundit kanė tė bėjnė me disa arsye serioze. Nuk po kuptohej se cilėt janė ata qė vėnė kushte, presidenti apo lojtarėt. Mungesa e tyre nuk do tė ndihet, sepse janė zėvendėsuar menjėherė me disa futbollistė tė ardhur nga ekipi i Kastriotit, tė cilėt priten veēse tė plotėsojnė disa formalitete me presidentin," - ka thėnė pėr "Sportin shqiptar" trajneri i Turbinės, Sinan Bardhi. Ndėrkaq, stėrvitja, qė mendohej tė zhvillohej nė stadiumin "Nexhip Trungu" tė Cėrrikut, ka gjetur njė zgjidhje tjetėr. Ajo do tė zhvillohet nė njė nga fushat sportive tė kompleksit nė Kamėz, ku kushtet janė vėrtet tė mira. Nga drejtuesit e klubit mėsohet se atje do tė punohet deri ditėn e shtunė dhe mė pas ekipi do tė niset drejt Malit tė Zi, ku do tė zhvillojė fazėn pėrgatitore. "E kemi llogaritur qė deri tė shtunėn tre futbollistėt e Kastriotit tė kenė firmosur pėr Turbinėn. Gjatė fazės pėrgatitore ne do tė zhvillojmė disa miqėsore me kundėrshtarė si Flamurtari dhe Besėlidhja, pėr tė parė se deri ku kemi arrritur dhe ēfarė kemi mangut. Pas fazės pėrgatitore, stėrvitja do tė zhvillohet nė Cėrrik," - ka pėrfunduar trajneri Bardhi. Turbina, qė gjatė fazės sė parė arriti rezultate tė kėnaqshme, kėrkon tė ruajė ekuilibrin edhe pėr fazėn e dytė, qė mendohet tė jetė mė e ashpėr. Pėr kėtė arsye, presidenti Gjoka ka vėnė nė dispozicion gjithēka qė i nevojitet skuadrės sė tij.

wxz
20-01-2007, 09:50 PM
Braziliani nis stėrvitjen me skuadrėn beratase, duke konfirmuar ardhjen e 3 brazilianėve tė tjerė.

Ndėrsa trajnerėt Mile dhe Arbri kanė munguar pėr tė tretėn ditė radhazi, duke iu pėrmbajtur fjalės sė tyre se pa ardhur pėrforcime, nuk do tė zyrtarizohen nė krye tė Tomorit, nė stadium ka zbritur braziliani Olivera, i cili ėshtė pėrshėndetur nga dhjetėra shikues vendės si shpėtimtari i "varkės" beratase. Braziliani, i cili luajti njė sezon pėr ngjyrat e Partizanit, tashmė e ka ndarė mendjen se do tė shėrbejė vetėm pėr ngjyrat e Tomorit. Jo vetėm kaq, por ai po kryen edhe detyrėn e njė menaxheri, teksa flet pėr ardhjen e tre brazilianėve tė tjerė. Olivera, ose siē i thėrrasin nė Berat, Oli, duket se ėshtė miqėsuar shpejt me qytetin futbolldashės. Edhe pse i lodhur nga udhėtimi, ai ka dalė nė fushėn e stėrvitjes, duke u bashkuar me grupin e lojtarėve tė pėrhershėm, ndėrkohė qė skuadra ka vijuar stėrvitjen pa praninė e ndonjė trajneri. Por mė mirė tė kėnaqemi me atė ēfarė mendon vetė braziliani i Tomorit:
Olivera, tashmė keni ardhur dhe pa dyshim qė ky ėshtė njė ogur i mirė pėr tifozėrinė beratase. A e kishit menduar ndonjėherė se mund tė mos ktheheshit nė Berat?
- Absolutisht jo. Nėse ndodhi qė u vonova, kjo ka pasur arsye, pasi jam pėrpjekur tė sjell nė skuadėr tė tjerė futbollistė. E kam parė kėtė si njė kontribut personal ndaj skuadrės sė kėtij qyteti, qė jeton intensivisht me futbollin. Personalisht, do tė vazhdoj tė jem pjesė e skuadrės sė Tomorit, me qėllimin e vetėm qė tė ringremė futbollin e kėtij qyteti.
Thatė qė pas jush priten tė tjerė "shpėtimtarė", gjithmonė brazilianė. A mund tė na shpjegoni pėr cilėt ėshtė fjala?
- Tashmė nuk ka asnjė dyshim se me Tomorin do tė jenė dhe tre brazilianė tė tjerė. Bėhet fjalė pėr dy mbrojtės dhe njė sulmues, emrat e tė cilėve do tė bėhen tė njohur sapo tė mbėrrijnė nė Berat. Madje mund tė konfirmoj se pėr ta janė prerė biletat dhe ėshtė caktuar dita e mbėrritjes. Eshtė vetėm ēėshtje ditėsh dhe Tomori do tė ketė kontributin e tyre. Natyrisht qė janė lojtarė me kualitet dhe qė do t'i shėrbejnė shumė futbollit nė Berat. Ne po vijmė qė nga Brazili pėr tė mos lejuar qė ky Tomor tė "shembet".
Ju jeni vlerėsuar nga shumė fansė beratas si shpėtimtari i Tomorit. A kini menduar ndonjėherė se Tomori mund tė zbresė njė kategori mė poshtė?
- Nėse do tė kisha menduar rėnien nga kategoria, tė jeni tė sigurt qė as unė dhe as shokėt e mi nuk do tė merrnim mundimin pėr tė ardhur deri kėtu. Personalisht, kam luajtur pak ndeshje me Tomorin dhe kam besim se kjo skuadėr mund tė bėjė shumė gjėra tė mira. Pse tė na shkojė mendja tek e keqja dhe tė mos mendojmė mė tė mirėn? Mendoj se ky Tomor, nė fazėn e dytė, do tė jetė krejt ndryshe dhe as qė do tė bėhet ndonjėherė fjalė pėr ndryshim kategorish.
Si ndihet Olivera kėto kohė qė po jeton nė qytetin e Beratit dhe cili ėshtė mesazhi qė u pėrcjell sportdashėsve tė kėtij qyteti?
Tė them tė drejtėn, ndihem shumė mirė, si nė shtėpinė time. Berati ėshtė njė qytet i bukur dhe me njerėz bujarė dhe futbolldashės. Pikėrisht kjo vlerė e tyre njerėzore mė obligon pėr mė shumė punė dhe kontribut nė tė mirė tė futbollit tė kėtij qyteti. Nganjėherė Berati, pėr nga dashuria pėr futbollin, mė ngjason me Brazilin tim dhe kjo ėshtė njė e vėrtetė qė duhet vlerėsuar. Mesazhi im pėr sportdashėsit beratas ėshtė qė tė vijnė dhe tė shikojnė futboll, ta mbėshtesin skuadrėn dhe tė gėzojmė sė bashku.

wxz
20-01-2007, 09:52 PM
Pas miqėsores me Hajdukun, sot ekipi gjirokastrit do tė zhvillojė njė tjetėr miqėsore me Lushnjėn.

Bluezinjtė e drejtuar nga trajneri Ilir Spahiu zhvilluan tė enjten njė takim miqėsor me ekipin serb Hajduk Kula. Gjirokastritėt e humbėn takimin me rezultatin 3 0. Stafi teknik, mė shumė rėndėsi i kushtoi vendosjes nė fushė tė lojtarėve, tė cilėt ende nuk e kanė arritur formėn optimale. Gjatė takimit u provuan tė gjithė lojtarėt qė janė nė dispozicion tė stafit teknik. Ndėrkohė, sot do tė zhvillohet njė tjetėr takim miqėsor, ku Luftėtari do tė ketė pėrballė Lushnjėn. Sipas informacioneve nga Ulqini, ekipi kryen dy seanca nė ditė, ku ajo e paradites ėshtė me theks fizik, ndėrsa nė seancėn e mbasdites, stėrvitja mė shumė ėshtė e karakterit teknik. Deri mė tani, kontigjenti ėshtė i plotė dhe nuk ka pasur asnjė lojtar tė dėmtuar. Lojtarėt e premtuar nga donatori Mihal Delijorgji, ende nuk kanė mbėrritur, por nga burime tė sigurta nė kampin bluezi, dy lojtarėt e huaj pritet tė bashkohen me ekipin tė hėnėn. Bėhet fjalė pėr njė mesfushor organizator dhe njė sulmues, tė cilėt aktivizohen nė kampionatin belg me skuadrėn e Lokerenit. Ndėrkohė, e reja mė e fundit nga fronti i merkatos ėshtė oferta qė i ka bėrė Delijorgji, mesfushorit tė Dinamos, Enkel Alikaj. Dinamoviti qė luan nė krahun e majtė tė mesfushės, nė qoftė se bashkohet me Luftėtarin, mund t'i bėnte shumė punė gjirokastritėve. Gjasat janė tė shumta qė ai tė firmosė, por gjithsesi ende nuk vendosur asgjė. Nga drejtuesit e klubit gjirokastrit ėshtė piketuar edhe njė tjetėr futbollist i Dinamos, bėhet fjalė pėr sulmuesin beratas Klodian Arbri. Duke lėnė pas merkaton, pjesa e parė e kampionatit, mund tė quhet e suksesshme pėr Luftėtarin, nė disa aspekte. Gjatė ndeshjeve qė janė zhvilluar, ka rėnė nė sy aktivizimi i disa tė rinjve tė talentuar, tė cilėt kanė dalė nga shkolla gjirokastrite e futbollit. Emra tė tillė, si Shameti, Shenaj, Braho, Sinani, Stoja etj., e kanė justifikuar plotėsisht aktivizimin. Tre tė parėt janė pjesė e formacionit bazė, ndėrsa mbrojtėsi Sinani dhe mesfushori Stoja, edhe pse nuk janė aktivizuar shumė, janė fituar si lojtarė, pasi kanė zhvilluar lojėra tė kėnaqshme. Njė nga ata qė premton shumė pėr tė ardhmen ėshtė mesfushori i qendrės, Nertil Stoja. Nė linjė telefonike nga Ulqini, 20 vjeēari Stoja shprehet se ėshtė i kėnaqur me paraqitjen e tij, ndėrkohė qė thotė se duhet punuar mė shumė pėr tė fituar formacionin. "Edhe pse nuk jam aktivizuar shumė, besoj se me aq sa kam luajtur, e kam justifikuar besimin e trajnerėve, tė cilėt mė duhet t'i falėnderoj, pasi mė kanė dhėnė njė kurajo tė madhe. Bashkė me moshatarėt e mi po punojmė dyfish, sepse jemi gjirokastritė dhe duhet tė kontribojmė maksimalisht pėr ekipin e qytetin tonė, ku natyrisht, objektivi ėshtė qė tė arrijmė rezultate sa mė pozitive. Duhet thėnė se eksperienca jonė ėshtė e paktė dhe normalisht kemi hasur vėshtirėsi nė takimet qė kemi zhvilluar nė transfertė, por mendoj se pjesėn e dytė tė kampionatit do tė bėjmė njė paraqitje mė tė mirė se ajo e para. Personalisht do tė punoj fort nė stėrvitje pėr tė zėnė njė vend nė formacionin e parė," deklaroi pėr "Sportin shqiptar" gjirokastriti Stoja.

wxz
20-01-2007, 09:54 PM
Gentian Stojku e shpreh hapur dėshirėn e tij pėr tė qenė goleador i verdhebluve kėtė sezon.

Gentian Stojku, nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar", ėshtė shprehur se kėtė vit do tė jetė golashėnuesi mė i mirė i Elbasanit, por sulmuesi kampion nuk e fsheh dėshirėn pėr t'u shpallur edhe "kėpuca e artė" e kampionatit shqiptar, pavarėsisht se do tė ketė njė duel me Sinanin e Tiranės, apo dhe tė tjerė. Ja ēfarė thotė mė shumė i kudondodhuri nė fushė Gentian Stojku:
Stojku, si po shkon faza pėrgatitore nė Hercegnovi?
Deri tani po shkon mirė, kushtet janė shumė tė mira dhe pa dyshim qė grupi ėshtė tepėr i motivuar nė stėrvitje. Elbasani nė kampionat do tė futet vetėm me njė objektiv, fitoret nė ndeshjet e mbetura, sepse nga kupa jemi eliminuar, kėshtu qė i vetmi objektiv tashmė ėshtė titulli. Pavarėsisht se do ta kemi tė vėshtirė, mund tė them se edhe vendi i dytė nuk do tė jetė i keq, pasi na ēon nė zonėn europiane.
Ndėrkohė qė Gėzdari ėshtė shprehur se kėrkon njė sulmes tjetėr, cili ėshtė komenti juaj?
Kėtė e ka nė dorė trajneri. Sigurisht, sa mė shumė konkurrentė tė ketė sulmi, aq mė mirė i bėhet Elbasanit. Ardhja e Tikos na ka dhėnė njė ngritje nė nivelin e sulmit, pasi ėshtė njė futbollist me eksperiencė, kėshtu qė bashkė me Kaēin, Tikon dhe Kuēin, pse jo edhe ndonjė sulmues tjetėr, Elbasani blindohet nė repartin e sulmit.
Nuk i trembeni se mund tė humbisni vendin e titullarit pas ardhjes sė Tikos?
Aspak, pėrkundrazi, kjo ma shton akoma mė shumė dėshirėn pėr tė shėnuar sa mė shumė gola. Po stėrvitem maksimalisht qė tė jem sa mė mirė fizikisht dhe tė jem shėnuesi mė i mirė i Elbasanit, si nė dy fazat e para. I kam vėnė njė objektiv vetes: tė arrij kuotėn e 21 golave. Nėse e arrij, mė pas do tė tentoj tė fitoj edhe "Kėpucėn e artė" tė kampionatit, pavarėsisht se pėrballė do tė kem Sinanin e Tiranės, apo konkurrentė tė tjerė.
Ju ka ngrohur ēmimi i fituar nga tifozėt, apo merkatoja e Elbasanit?
Tani dua tė shtoj dy gjėra. E para, janė tifozėt qė dua t'i falėnderoj shumė, sepse janė pjesa jonė mė e rėndėsishme. Pa ta nuk do tė arrijmė aty ku pretendojmė. Sa pėr merkaton, mund tė them se presidenti Arben Laze e ka bėrė punėn e tij dhe tani na mbetet neve futbollistėve pėr tė kryer detyrėn tonė.
Kur do tė zhvillojė Elbasani ndonjė ndeshje miqėsore nė Malin e Zi?
Besoj se nga fillimi i javės, pasi po stėrvitemi maksimalisht dhe kam mendimin se nga e hėna, ose e marta, ekipi ėshtė i gatshėm pėr njė ndeshje miqėsore. Shpresojmė qė nė fillim jave tė gjejmė edhe kundėrshtarin pėr t'u pėrballur, sepse pas njė jave stėrvitjeje ekipi ka nevojė edhe pėr miqėsore.

wxz
20-01-2007, 09:56 PM
- Dje dinamovitėt kanė kryer dy seanca stėrvitore, tė cilat janė zhvilluar nė fushėn e zezė, pasi terreni me bar ishte i rėnduar nga shirat e fundit.
- Artion Poēi dhe Ilirian Ēaushaj gjatė pėrgatitjeve tė djeshme janė bashkuar me grupin, pasi dėmtimet qė kanė marrė kanė filluar tė rikuperohen. Poēi mori njė lėndim tė lehtė nė kofshėn e djathtė gjatė takimit me Shkumbinin, ndėrsa Ēaushaj ka luajtur vetėm 40 minuta nė ndeshjen qė Shpresa jonė luajti me moshatarėt turq, pasi pikėrisht nė kėtė minutė dinamoviti mori njė goditje nga kundėrshtari.
- Dinamo ka planifikaur qė nė shtatė ditėt nė vijim tė zhvillojnė tri takime miqėsore. Sot ėshtė parashikur qė blutė tė kryejnė nė kompleksin e tyre njė ndeshje kontrolli dhe kundėrshtari i mundshėm ėshtė ekipi i Laēit, me tė cilėn kanė humbur pėrpara njė jave. Ditėn e martė ėshtė planifikuar qė tė luajnė ndaj Erzenit dhe nė fundjavė do tė ndeshen me Luftėtarin.
- Pėrforcime tė reja priten qė tė shikohen gjatė ditės sė sotme nė ekipin e Dinamos dhe pikėrisht bėhet fjalė se do tė vijnė dy mbrojtėsit e premtuar. Njėri nga kėta ėshtė kroati Goran Graniē, ndėrsa tjetri mėsohet se do tė jetė boshnjak. Sipas dinamovitėve, ēėshtja e mbrojtėsit tė djathtė Graniē ėshtė njė punė e pėrfunduar, ndėrsa verdikti pėr boshnjakun pritet tė jepet pasi tė jetė provuar.
- Llazi Gjika, portieri i dytė i Dinamos, dje nuk ėshtė pėrgatitur me skuadrėn, sepse korēari po kalon njė problem shėndetėsor dhe, sipas rekomandimit tė mjekut, ai ėshtė detyruar qė tė vazhdojė njė kurė mjekimi.
- Alban Hoxha, portieri i ri dinamovit, i cili stėrvitet me Dinamon dhe luan pėr Turbinėn si i huazuar, sot do tė jetė titullar nė ndeshjen e kontrollit qė blutė do tė zhvillojnė ndaj Laēit. Pas dėmtimit tė Gjikės dhe largimit tė Ilion Likės me kombėtaren nė turneun e kombėtares, "gardiani" i ri, i cili ėshtė edhe pjesėtar i ekipit Shpresa sot do tė ketė mundėsinė tė ruajė nderin e portės dinamovite.

wxz
20-01-2007, 09:58 PM
Duke filluar nga dita e sotme, tek Dinamo do tė mungojnė disa ditė tre lojtarė tė formacionit bazė, pasi ata janė pjesėtarė tė ekipit kombėtar, qė udhėhiqet nga trajneri kroat, Oto Bariē. Pėrveē tė pėrhershmėve Ilion Lika dhe Erion Xhafa, vlen tė theksohet edhe rikthimi nė skuadrėn kuqezi tė mesfushorit tė adaptuar si mbrojtės tek blutė, Julian Ahmataj. Elbasanasi dinamovit e ka pritur normalisht kėtė thirrje pėr tė qenė nė ekipin kombėtar dhe nuk shikon ndonjė arsye pėr t'u vetėkėnaqur. "Mė vjen mirė qė emri im ėshtė pėrfshirė nė listėn e trajnerit Oto Bariē dhe kėtė ftesė qė kam marrė nga kombėtarja e quaj njė vlerėsim tė punės sime. Fanellėn kuqezi nuk e vesh pėr herė tė parė, prandaj kėsaj radhe e pėrjetoj normalisht, sepse paraqitja me Dinamon m'i ka ngjitur shkallėt njė nga njė, derisa arrita te kombėtarja,"- ėshtė shprehur shkurtimisht dinamoviti Ahmataj.

wxz
20-01-2007, 10:00 PM
Timonieri i bluve e ndien veten mė komod si lojtar sesa trajner, sepse aty ka mė shumė eksperiencė.

Prej pak mė shumė se dy muajsh skuadra e Dinamos drejtohet nga Redi Jupi, i cili njėkohėsisht kryen edhe rolin e lojtarit. Eksperienca e Jupit nė fushėn e futbollit ėshtė e gjatė, pasi luan prej 15 vitesh, ndėrsa nė profesionin e trajnerit ėshtė i ri. Nė kėto ditė tė fazės pėrgatitore Dinamo po punon me seriozitet tė lartė, pasi ekipi e mbylli vitin 2006 nė njė gjendje jonormale, sepse blutė e kryeqytetit janė njė ekip me tradita nė futbollin tonė dhe detyrimisht meritojnė tė jenė mė lart se vendi i gjashtė. Sipas trajnerit-lojtar, Redi Jupi, stafi drejtues dhe teknik i Dinamos po punon me pėrkushtim tė madh, nė mėnyrė qė skuadra tė dalė tek imazhi qė meriton. "Ecuria e Dinamos nuk ka qenė e mirė, pasi kjo ėshtė trashėguar qė nga pėrgatitoret e verės. Gjatė kėsaj periudhe tė ndėrprerjes sė kampionatit po punojmė shumė qė tė ndryshojmė diēka nė skuadėr. Pas javės sė 17-tė Dinamo ndodhet nė vendin e gjashtė dhe kjo situatė nuk ėshtė normale pėr njė ekip me traditė, por tradita mbetet prapa dhe humbet kur nuk punohet apo gjėrat s'parashikohen me njė plan tė detajuar. Momentalisht po punojmė maksimalisht qė Dinamoja e 2007-ės tė ndryshojė nga ajo qė mbylli pjesėn e parė tė kampionatit. Shpresoj qė deri tani tė kemi bėrė diēka mė tė mirė nga 2006-ta, por pėrsėri nuk jemi tė kėnaqur, sepse kemi afruar tre lojtarė dhe na janė larguar dy. Nė ditėt qė vijnė besoj se do tė kemi pėrforcime tė reja, kryesisht nė sektorin mbrojtės. Pra, bilanci i deritanishėm i merkatos sė Dinamos nuk ėshtė pozitiv,"- ėshtė shprehur trajneri i bluve tė kryeqytetit Redi Jupi. Ish-kapiteni kampion i Dinamos po e drejton me sukses ekipin dhe kryesorja ėshtė se tė gjithė janė tė kėnaqur nga puna dhe fryma qė Jupi ka sjellė nė skuadėr. Megjithatė, nėse ndokush do ta detyronte Redin tė zgjidhte njėrėn midis trajnerit dhe lojtarit, sipas dinamovitit do tė preferonte rolin e futbollistit, sepse kėtė profesion e kryen prej 15 vitesh. "Detyrėn e trajnerit e mora nė njė moment tė befasishėm, tė cilėn e pranova duke parė kushtet nė tė cilat ndodhej Dinamo. Natyrisht, veten e ndiej mė komod nė rolin e futbollistit, pasi kėtė profesion e ushtroj prej 15 vitesh, ndėrsa punėn e trajnerit e bėj prej dy muajsh. Ėshtė fare e lehtė qė ta bėsh krahasimin, sepse disniveli ėshtė prezent, 15 vite me pak mė shumė se 2 muaj. Qė nga momenti kur mora pėrgjegjėsinė drejtuese tė Dinamos dhe deri tani jam munduar tė bėj mė tė mirėn dhe tė gjithė bagazhin tim ta vė nė funksion tė ekipit. Normalisht ēdo drejtues ka strategjinė e tij tė tė bėrit skuadėr dhe puna do tė ndryshojė si me paraardhėsin dhe pasardhėsin. Do apo s'do, ēdo person sjell ndryshime dhe tė reja nė ekip, prandaj mendoj se edhe unė jam munduar tė sjell tek Dinamo frymėn time tė tė bėrit futboll profesionist dhe dashje pa dashje kam sjellė edhe tė reja. Detyra e ēdo drejtuesi ėshtė qė tė sjell tė reja, por vlerėsimin e punės e japin rezultatet, pasi shifrat janė barometri i gjithsecilit,"- ka pėrfunduar pėr gazetėn "Sporti shqiptar" trajneri i Dinamos, Redi Jupi. Sipas trajnerit-lojtar, merkatoja e bluve ėshtė nė kulmin e saj, por nuk ėshtė ai qė merret me afrimin e lojtarėve, pasi ėshtė njė shtab tjetėr qė punon pėr afrimin e futbollistėve tė rinj. Po sipas Jupit, nė varėsi tė merkatos do tė strukturohet edhe ekipi, pasi nuk do tė mbahen lojtarė tė tepėrt. Pra, nėse vijnė kroatėt e pėrfolur, detyrimisht qė do tė ketė edhe largime rreth tė cilave qarkullojnė edhe emra.

wxz
20-01-2007, 10:02 PM
Njė tjetėr takim miqėsor ka planifikuar sot trajneri Sejdini pėr ekipin e tij. Kundėrshtari i radhės do tė jetė Erzeni i Shijakut, duke preferuar stadiumin "Tofik Jashari". Pėr Shkumbinin, ky i sotmi ėshtė i treti qė zhvillon nė kėto ditė tė pėrgatitores. Tė shtunėn e kaluar Shkumbini priti nė fushėn e vet ekipin e Sopotit, ku fitoi ngushtė 1 0, ndėrsa tė mėrkurėn pati pėrballė Dinamon nė Tiranė, takim qė u humb thellė 5-1.

wxz
20-01-2007, 10:04 PM
Flamurtari, nė kuadėr tė pėrgatitjeve tė janarit, ka zhvilluar ndeshjen e parė miqėsore nė stadiumin e Ulqinit.


Flamurtari, nė kuadėr tė pėrgatitjeve tė janarit, ka zhvilluar ndeshjen e parė miqėsore nė stadiumin e Ulqinit. Kundėrshtari i kuqezinjve vlonjatė ishte Besėlidhja e Lezhės, njė ekip i kategorisė sė parė, i cili synon superligėn. Skuadra e Vasil Rucit nė pėrfundim tė ndeshjes ka dalė e fituar, por vetėm me njė gol. Sipas trajnerit tė portierėve, Luan Birēe, nė pėrfundim tė 90-minutėshit, si trajneri Ruci, por edhe stafi teknik, kanė mbetur tė kėnaqur nga loja e Flamurtarit. Goli i vetėm i takimit ėshtė shėnuar nga fantazisti i Flamurtarit Roland Nenaj, pas njė goditjeje dėnimi nga larg nė 15 minutat e para tė lojės. Tė dy skuadrat kanė paraqitur nė fushėn e lojės formacionet e tyre mė tė mira, duke i dhėnė pėrparėsi mėnyrės sė lojės sesa golave tė shėnuar, raste tė cilat pėr vlonjatėt nuk kanė munguar. Nė fillim tė takimit trajneri Vasil Ruci ka aktivizuar Dinen, Drizėn, Beharin, Bedinin, Sakajn, Begėn, Stratin, Kuqin, Nenajn, Hashanin, Xhafėn. Nė pjesėn e dytė trajneri Ruci ka bėrė zėvendėsime nė formacion, duke aktivizuar edhe Kyēykun, Gunėn, Rustemin, Bokatolėn. Ndeshja ndaj Besėlidhjes, sipas ish portierit tė viteve '80, Luan Birēe, ėshtė vlerėsuar nga trajneri Vasil Ruci si njė sinjal pozitiv pėr ecurinė e skuadrės pėr vitin 2007. "Flamurtari e fillon mbarė vitin 2007 pa paragjykuar skuadrėn e Besėlidhjes, pasi kundėrshtari u shfaq i fortė dhe i denjė, i cila me meritė po kėrkon superligėn. Unė mendoj se ky takim i ka shėrbyer skuadrės sonė pėr tė kontrolluar gjendjen e deritanishme tė saj. Tė dy skuadrat shfaqėn njė mėnyrė loje tė kėnaqshme, pavarėsisht se fitorja i buzėqeshi skuadrės sonė. Gjithsesi, nėpėrmjet kėtij takimi, ne kemi evidentuar edhe mangėsitė, tė cilat do t'i korrigjojmė nė vazhdimėsi," shprehet pėrgatitėsi i portierėve Birēe. Ditėn e diel, nė orėn 10:00, paradite nė stadiumin e Ulqinit, Flamurtari do tė zhvillojė takimin e dytė miqėsor, atė me Hajdukun e Kulės, nė tė cilin, sipas Birēes, do tė provohen edhe lojtarė tė tjerė, tė cilėt nuk u aktivizuan ndaj Besėlidhjes. Veē sulmuesit kosovar, formacioni i Flamurtarit kishte nė pėrbėrje vetėm lojtarė vlonjatė, nė tė cilin bėjnė pjesė 6 lojtarė tė rinj, si Kuqi, Guga, Bega, Strati, Bedini, Guna, por edhe talentet e ardhur nė skuadėr, si Zeqiri, Dhrami, Serjani, Veliu etj. "Qėllimi ėshtė ashtu, siē ka pohuar edhe trajneri Ruci, qė Flamurtari sezonin tjetėr tė ndėrtohet vetėm me lojtarė vlonjatė. Do tė vlerėsoja pėrpjekjet pozitive tė sulmuesit kosovar Hashani. Nga afrikanėt me skuadrėn ėshtė vetėm Bokatola, i cili erdhi me vonesė nė pėrgatitore, ndėrsa Delain flitet se vazhdon testingun, ndėrsa dy tė tjerėt, Sisoko dhe Roxher, edhe mund tė pėrjashtohen. Gjithsesi, ne jemi tė kėnaqur me pėrbėrjen aktuale tė lojtarėve tanė," pėrfundon trajneri i portierėve tė Flamurtarit, Luan Birēe, i cili ka pohuar se stafi teknik i Flamurtarit ka dhėnė "ok" in pėr Burim Hashanin. Mė tej ai do tė aktivizohet nė sulm sė bashku me Fjodor Xhafėn. Ndėrsa mesfushori i Besės sė Pejės, Festim Kasapi, largohet nga Flamurtari, pasi nuk kalon testin.

wxz
20-01-2007, 10:09 PM
I bindur se ka bėrė zgjedhjen e duhur, portieri shqiptaro maqedonas shprehet se mund tė veshė fanellėn kuqezi.


Portieri Suad Zendeli, qė ka firmosur pėr skuadrėn fierake, ndihet optimist. Edhe pse ka vetėm pak ditė qė stėrvitet te skuadra fierake, Zendeli po ambientohet dita ditės. Tashmė Zendeli shpreson qė me kontributin tek Apolonia tė lėrė shije tė mirė nė superligėn shqiptare.
Keni ditė qė jeni pjesė e skuadrės fierake. Si ndiheni tashmė qė keni bėrė kėtė zgjedhje, duke pranuar pėr tė mbrojtur katėrkėndėshin bardhėjeshil?
Mund tė them pa frikė se kam gjetur njė ambient tepėr tė kulturuar dhe qė e do shumė futbollin. Ndihem mirė kėtu nė Fier. Pėrpara se tė pranoja pėr tė ardhur te skuadra fierake, kam folur me mikun tim Pollozhani, qė disa sezone mė parė ishte aktivizuar me skuadrėn e Apolonisė. Ai mė ka folur shumė mirė pėr njerėzit dhe kjo mė shtyu mė tepėr pėr tė qenė pjesė e skuadrės sė presidentit Kokėdhima. Jam shok i ngushtė me tė dhe besoj se edhe ai ka ndikuar.
Atėherė mė konkretisht cila ėshtė skeda e Suad Zendelit?
Kam lindur nė Shkup nė 24.2.1981. Hapat e parė si sportist i kam hedhur nė Slloba Jugomat. Trajnerėt e mi tė parė kanė qenė Joranoski dhe Muharem Mehmeti. Jam fejuar dhe kam mbaruar shkollėn e mesme, por dėshira ime ėshtė tė vazhdoj studimet e larta pėr sportin. Kam luajtur nė Maqedoni me Bashkimin e Kumanovės, ndėrsa nė Turqi prej 1 viti kam qenė tek Samsunspori.
Atėherė si u lidhėt me Dinamon e Tiranės?
Ka qenė kėmbėngulja e mikut tim nga Kavaja, Bekim Kuli, i cili mė kėrkoi tė vija nė Shqipėri. Nė fillim erdha tek ekipi i Dinamos, ku do tė veēoja punėn mjaft tė mirė qė kam zhvilluar me profesor Bozhiqin. Pėr profesor Bozhiqin kam fjalėt mė tė mira, sepse gjatė gjithė kohės qė kam qenė me tė kam fituar shumė eksperiencė dhe qetėsi dhe mė ka ngritur shumė jo vetėm teknikisht, por edhe nga ana taktike. Gjatė punės me tė jam ngritur shumė nga ana profesionale. Shkollėn qė kam marrė nga ai do ta kem gjatė gjithė jetės sime futbollistike.
Shpresoni qė Apolonia juaj do tė mbetet nė superligė?
Unė nuk jam shpėtimtari i Apolonisė. Kam pranuar tė jem pjesė e kėsaj skuadre deri nė maj, me tė drejtė rishtyrjeje tė kontratės sime. Me pėrforcimet qė do tė sjellė presidenti Kokėdhima shpresojmė tė mbetemi nė superligė. Pa dyshim njė detyrė e vėshtirė pėr ne, por duke vėnė zemrėn nė fushė besoj se do t'ia dalim mbanė. Jemi duke kryer njė stėrvitje mjaft tė mirė nėn drejtimin e trajnerit Andrea Marko, pėr tė cilin ruaj respektin tim tė madh, sepse ėshtė njė trajner mjaft i zoti. Unė si Suad mendoj se do tė jap mė tė mirėn pėr skuadrėn. Shpresoj se me ndihmėn dhe pėrkrahjen e tifozėve fierakė, tė cilėt mė qėndrojnė mjaft afėr, do tė dimė tė bėjmė maksimumin tonė pėr tė mbetur nė superligė.
Shpresoni qė njė ditė tė vishni fanellėn kuqezi?
Do tė ishte njė sukses i madh pėr mua nėse do tė isha tė paktėn portieri i dytė. Besoj se do tė mė pėrkrahin tė gjithė pėr tė realizuar kėtė qėllim.

wxz
20-01-2007, 10:13 PM
Sipas burimeve pranė skuadrės sė Partizanit, sulmuesi i ri do tė transferohet tek AEK-u.


Pas kthimit nė Shqipėri tė ekipit tė Shpresės, futbollistėt e rinj tė Partizanit janė nisur menjėherė drejt Ulqinit, pėr t'u vėnė nėn urdhrat e trajnerit Lika. Progri, Karabeci dhe Malindi qė prej dy ditėsh po stėrviten me Partizanin. Enco Malindi ėshtė thirrur nė minutat e fundit nga trajneri Bushati, por qėllimi i tij ka qenė kalimi i njė periudhe tė shkurtėr prove tek skuadra e AEK-ut tė Athinės, menaxherėt e sė cilės e kanė ndjekur prej kohėsh. Si ndėrmjetės nė tratativat me Malindin ėshtė presidenti Xhani, qė me sa duket po kėrkon tė fitojė para me shitjen e lojtarėve tė rinj. Sipas burimeve pranė lojtarit, ėshtė arritur marrėveshja mes palėve, kėshtu qė Malindi nuk do tė jetė mė pjesė e Partizanit pėr fazėn e dytė tė kampionatit. Enco Malindi do tė vazhdojė tė stėrvitet me skuadrėn e kuqe edhe pėr pak kohė, pėr t'u shkėputur pėrfundimisht nė muajin shkurt. Nė fillim tė kėtij muaji, kombėtarja e Shpresės, pjesė e sė cilės ėshtė edhe Malindi, do tė udhėtojė drejt Greqisė pėr t'u ndeshur me homologen helene. Pas kėtij takimi, Malindi nuk do tė kthehet mė tek Partizani, por do tė vazhdojė stėrvitjen me skuadrėn greke tė AEK-ut. Ndėrkohė nuk ka asnjė lajm interesant nga Ulqini pėr sa u pėrket lojtarėve afrikanė apo kosovarė qė do t'i bashkoheshin skuadrės gjatė fazės pėrgatitore. Edhe dje janė zhvilluar dy seanca stėrvitore. Seanca e pasdites ka pasur mė shumė karakter taktik, pasi sot Partizani do tė luajė takimin e dytė miqėsor me Teutėn.

wxz
20-01-2007, 10:18 PM
Kapiteni i Shpresės, Andi Lila, ėshtė bashkuar me grupin nė Ulqin dhe ka filluar tė stėrvitet.


Kapiteni i ekipit tonė kombėtar Shpresa, mesfushori kavajas Andi Lila, sė bashku me Arapin dje rreth mesditės i janė bashkuar ekipit kavajas nė Ulqin. Menjėherė pas kthimit nga Turqia, ku ekipi ynė Shpresa arriti tė fitonte miqėsoren ndaj Turqisė, ne i morėm mesfushorit kavajas intervistėn e mėposhtme. Lila me kėnaqėsi iu pėrgjigj interesimit tonė pėr takimin me Shpresėn, ambicien e tij personale dhe ekipin e tij, Besa.
Si e vlerėsoni fitoren qė arritėt nė miqėsoren ndaj Turqisė?
Ishte njė fitore e vėshirė, ndaj njė kundėrshtari me jo pak suksese nė kėtė grup-moshė. Hymė nė kėtė takim me besim e bindje se duhet tė tregonim diēka nga vlerat tona. Kėtu ndikoi jo pak fakti qė ekipi pėrfaqėsues ėshtė drejt rinovimit tė tij dhe secili kėrkoi tė bindte pėr vlera. Merita i takon edhe punės sė trajnerėve Bushati, Shulku e Kaēi, qė kanė ditur tė na motivojnė e trajtojnė si nė aspektin njerėzor e moral, ashtu dhe nė atė profesional. Shpresoj qė kjo fitore tė jetė njė ogur i mbarė pėr takimin e radhės nė Tiranė pėr eliminatoret.
Sa ka ndikuar ky rezultat nė moralin e vetė Andi Lilės?
Eshtė normale qė kur i bashkohesh ekipit pas njė fitoreje, morali ėshtė lart. Kėtu e kam fjalėn edhe pėr shokėt e mi. Kjo pėrvojė me ekipin Shpresa vjen nė ndihmė e shėrbim tė karrierės sime tė mėvonshme. Besa ka nevojė edhe pėr kontributin tim, sė pari, se jam kavajas dhe mė dhimbet kjo fanellė. Sė dyti, sepse objektivi i presidentit Bizhdili kėrkon mė shumė angazhim e djersė nga tė gjithė, duke filluar nga unė.
Ju mundon fakti qė keni munguar kaq ditė nė stėrvitjen e ekipit tuaj?
Aspak. Edhe me ekipin Shpresa jemi stėrvitur, madje mė shumė se me ekipin. Trajnerėt tanė, Bushati e Shulku, nuk tolerojnė aspak, ndaj kjo shkon nė favorin e pėrgatitjes sonė. Pastaj nuk ėshtė se jam futbollist "jabanxhi" dhe kam nevojė tė njoh e ingranohem me lojėn e Besės. Unė e njoh "dhėmbė e dhėmballė" lojėn e ekipit, rolin dhe detyrėn time nė fushė. Tjetėr gjė pastaj sesa jap nė ndeshje.
Kjo do tė thotė se Lila do tė jetė po aq i suksesshėm sa nė pjesėn e parė tė kampionatit?
Nuk kam zgjidhje tjetėr, pėrveēse tė jem akoma mė mirė se ē'isha nė pjesėn e parė tė kampionatit. Jam ende i ri, pavarėsisht kampionateve mbi shpinė, qė do tė thotė se punoj pėr tė ardhmen time. Gjatė verės pata oferta nga disa klube dhe nuk pranova pėr shkakun e vetėm se besova dhe besoj se Besa ka nevojė pėr mua, aq sa kam edhe unė nevojė tė pėrfitoj prej saj. Do tė stėrvitem dyfish nė Ulqin, qė ndeshjet e mbetura tė kampionatit tė shėrbejnė si njė "pasaportė" e mirė pėr tė mė mundėsuar njė dalje jashtė Shqipėrisė. Ndėrsa Besa juaj?
Nėse tė gjithė futbollistėt, dhe kėtu nuk dyshoj, do tė mendonin e luanin pėr tė ardhmen e tyre, suksesi i Besės do tė ishte mė i besueshėm dhe i vėrtetė. Fundja, e kemi detyrim tė japim maksimumin tonė, pasi pėr kėtė edhe paguhemi jo pak nga presidenti. Me sa kam konstatuar gjatė njė jave qė u stėrvitėm bashkė nė Kavajė, futbollistėt kosovarė tė ardhur nė merkaton dimėrore treguan se janė njė gjetje e mirė e presidentit. Nisur nga pėrbėrja e grupit, shtoj kėtu edhe ardhjet, besoj se nuk na mungon asgjė qė tė harrojmė se kemi vetėm 19 pikė, por tė luajmė si tė kishim 30 pikė. Megjithatė, kupa mbetet objektivi ynė pėr kėtė sezon dhe besoj se do ta arrijmė.

wxz
20-01-2007, 10:30 PM
Dje nė stadiumin "Loro Boriēi" kanė nisur punimet pėr rregullimin e ambienteve tė jashtme tė tij, si dhe tė disa kėrkesave qė kanė lėnė pėrfaqėsuesit e UEFA s, nė mėnyrė qė aty tė luhen ndeshjet ndėrkombėtare tė pėrfaqėsuesuese shqiptare. Kėta punime do tė financohen nga presidenti i Vllaznisė, Valter Fushaj, i cili e ka fituar kėtė tė drejtė pas firmosjes sė njė kontrate sipėrmarrjeje me Bashkinė e Shkodrės, e cila ėshtė pronarja legjitime e stadiumit. Nė bazė tė kėsaj kontrate, Fushaj do tė financojė rreth 9 milionė lekė tė rinj pėr kryerjen e kėtyre punimeve dhe si rrjedhojė do tė ketė tė drejtė tė administrojė pėr 4 vite me radhė stadiumin "Loro Boriēi". Duke qenė kėshtu, puna ka nisur dje pėr shtrimin e rrugės sė hyrjes nė stadium, por edhe rregullimin e disa ambienteve tė tjera tė tij. Ēdo gjė bėhet nė mėnyrė qė nė Shkodėr tė luhen dy ndeshjet e radhės tė kombėtares shqiptare, ajo miqėsore me Maqedoninė mė 7 shkurt dhe ajo zyrtare me Slloveninė nė mars.

wxz
20-01-2007, 10:32 PM
Kosovari Xhelal Miroēi kėrkon tė arrijė ekipin Shpresa dhe mė pas atė tė pėrfaqėsueses shqiptare.

Dėshira e tij kryesore ka qenė pėr tė ardhur edhe mė parė nė futbollin shqiptar, por vetėm tani ėshtė bėrė realitet. Kontrata e firmosur dy ditė mė parė me Vllazninė, pėr Xhelal Miroēin pritet t'i japė atij shansin pėr tė bėrė emėr nė futbollin shqiptar, duke pretenduar qė tė jetė sa mė shpejt pjesė e ekipit U 21 tė Shqipėrisė dhe mė pas dhe atij kombėtar. Ai ende nuk i ka mbushur 20 vjeē (datėlindja 13.3.1987) dhe i kanė mjaftuar vetėm 3 ditė pėr tė bindur trajnerin e kuqebluve Mirel Josa pėr vlerat e tij, gjė qė mė pas ēoi edhe nė akordin financiar me presidentin Valter Fushaj dhe pėr pasojė ėshtė hedhur firma nė letėr. Njė kontratė 6-mujore nė mėnyrė qė tė dy palėt tė shohin si shkojnė punėt e mė pas mund tė zgjatet edhe mė tej. Ka qenė vetė lojtari, i cili ka shpjeguar pėr "Sportin shqiptar" pse nguli kėmbė qė kontrata tė ishte vetėm deri nė pėrfundim tė kėtij sezoni. "Desha tė firmos vetėm pėr 6 muaj dhe pėr kėtė ishte dakord edhe presidenti Fushaj, nė mėnyrė qė gjatė kėsaj periudhe tė shohim si do tė shkojnė punėt dhe mė pas kontrata mund tė zgjatet sėrish. Dėshira ime ėshtė t'i bind me lojėra tė mira drejtuesit e Vllaznisė pėr vlerat qė kam dhe pėr kėtė do tė bėj mė tė mirėn nė fushė," ka shpjeguar ai. Xhelal Miroēi ėshhtė nga Juniku i Kosovės dhe ka emigruar nė Gjermani qė nė vitin 1996. Ndoshta ngaqė ka mbi 10 vjet qė jeton nė kėtė vend, 20-vjeēari e ka tė vėshtirė ta flasė rrjedhshėm gjuhėn shqipe, megjithatė nuk ėshtė shumė problem tė komunikosh me tė. Karrierėn e futbollit e ka filluar pikėrisht nė kėtė vend, teksa mė pas ka arritur tė luajė nė disa ekipe tė kategorisė sė tretė dhe tė katėrt tė futbollit gjerman. Kryesisht ka luajtur nė Ausburg, ndėrkohė qė sezonin e fundit ka qenė pjesė e ekipit SG Dornheim. Pamundėsia pėr t'u bashkuar me Vllazninė e kosovarit tjetėr, Popova, ka bėrė qė menaxherėt t'u sugjerojnė drejtuesve shkodranė pikėrisht kėtė lojtar. Ai luan kryesisht nė krahun e djathtė tė mesfushės dhe Josa ėshtė mahnitur nga veprimet e tij nė miqėsoren me serbėt e Banatit. Kaq ka mjaftuar dhe trajneri i kuqebluve ka dhėnė "ok" in e tij. "Tė them tė drejtėn, u entuziazmova shumė kur trajneri mė tha se pėr tė isha i gatshėm tė luaja me Vllazninė. Njėkohėsisht falėnderoj edhe presidentin Fushaj, qė menjėherė mė plotėsoi edhe kėrkesat financiare. Duke qenė kėshtu, premtoj se nė kėta 6 muaj do tė jap maksimumin pėr tė nderuar trajnerin, presidentin, por edhe pėr tė kėnaqur tifozėrinė shkodrane, qė siē kam dėgjuar, ėshtė shumė e zjarrtė," ka shtuar mė tej blerja e fundit e kuqebluve. Nė kėtė mėnyrė, me ardhjen e Miroēit janė rregulluar edhe disa plane tė trajnerit Josa, qė kėrkonte njė lojtar tė fuqishėm pėr krahun e djathtė tė mesfushės.

wxz
20-01-2007, 10:36 PM
Presidenti durrsak, Edmond Hasanbelliu, pas vizitės nė Ulqin, flet pėr gjendjen e Teutės.


Paraqitja dhe gjendja e ekipit nė Mal tė Zi ka qenė pozitive. Kėshtu ėshtė shprehur presidenti i Teutės, Edmond Hasanbelliu, duke ju referuar "inspektimit" tė tij mė tė fundit nė Ulqin, ku ekipi ėshtė grumbulluar prej njė jave. Hasanbelliu ka marrė tė gjithė informacionin e duhur nga trajneri Starova, i cili ėshtė shprehur se ėshtė i kėnaqur me paraqitjen e ekipit dhe me faktin qė tė gjithė futbollistėt janė tė impenjuar nė fazėn pėrgatitore.
- Zoti Hasanbelliu, si shkoi "inspektimi" i ekipit nė Ulqin?
- Nuk do ta quaja inspektim pėr faktin se shkova thjesht pėr tė parė kushtet e ekipit, pėrgatitjen e deritanishme tė futbollistėve, si dhe pėr komunikuar me trajnerėt nė lidhje me gjendjen e ekipit.
- A ka pasur probleme ekipi gjatė qėndrimit nė Mal tė Zi?
- Me sa pashė dhe nga sa u informova nuk ka pasur asnjė problem. Stėrvitja po zhvillohet nė kushte ideale dhe trajneri me stafin po bėjnė njė punė tė mirė. U interesova veēanėrisht pėr ndeshjen me Besėlidhjen dhe u informova se Teuta ka bėrė njė prezantim bindės.
- A nuk ėshtė problem fakti qė Daniel Xhafaj ka pasur shqetėsime nė gju?
- Jo, nuk bėhet fjalė pėr ndonjė problem. Danieli nuk ka pasur ndonjė shqetėsim, por vetė trajneri dhe stafi pėr tė qenė tė sigurtė pėr ēdo gjė, i kanė kėshilluar qė tė bėjė rezonancėn. Nėse do tė kishte ndonjė problem, sigurisht qė do t'jua thosha. Tani ai ndodhet nė Antalia, ku pėr testohet tek njė ekip turk. Nuk mund ta ndaloja, sepse i dėshiroj mė tė mirėn, edhe pse ne na prish shumė punė.
- A mund tė quhet e mbyllur merkato?
- Mė pėrpara mendoja se po, por nėse Xhafa nėnshkruan me ekipin turk, ku po testohet, atėherė duhet tė gjejmė zėvendėsuesin e tij. Nėse kthehet, puna ndryshon, pasi me Bledi Shkėmbin kemi pėrforcuar repartin, ku realisht kishim probleme.Bėmė njė provė me njė futbollist serb, por nuk rezultoi e suksesshme. Nuk kemi nevojė pėr futbollistė mesatarė, por pėr futbollistė tė nivelit tė formacionit tė Teutės. Nėse e shikoni me kujdes formacionin, nė fushė do tė shihni disa nga futbollistėt mė tė mirė tė kampionatit.
- A besoni se ky grup do t'jua shpėrblejė investimet qė keni bėrė?
- Unė besoj shumė te ky grup dhe te trajneri Starova. Kjo ėshtė dhe arsyeja qė kėtė sezon kemi investuar shumė pėr kėtė ekip.
- A ju shqetėsojnė deklaratat, sipas tė cilave, Tirana e ka titullin nė xhep?
- Unė nuk merrem me deklaratat e tė tjerėve, por shikoj ekipin tim. Unė e thashė dhe mė parė, qė besoj se ky ekip do t'i sjellė qytetit titullin. Shpresoj qė dhe tifozeria tė besojė nė kėtė realitet dhe tė na mbėshtesė siē duhet.
- Ēfarė do tė kėrkoni mė shumė nga ekipi dhe Starova?
- Objektivi ynė ėshtė titulli dhe me grupin qė kemi dhe njė trajner profesionist si Starova, mundėsitė janė pėr ta bėrė realitet kėtė synim.

wxz
20-01-2007, 10:37 PM
Mungesa e Nevil Dedes nė ndeshjen e sė enjtes ndaj Istambulsporit ishte evidente pėr Tiranėn. Qendėrmbrojtėsi bardheblu nuk u aktivizua nė miqėsoren ndaj turqve, pėr shkak tė dhimbjeve qė ndiente nė mes. Stafi mjekėsor i rekomandoi atij tė qėndronte pushim absolut, pasi ngarkesa fizike qė ka marrė gjatė kėtyre ditėve e ka bėrė tė sajėn. Nė tė vėrtetė, dhimbjet nė mes janė bėrė shumė tė shpeshta pėr Deden vitet e fundit, ku ka munguar edhe nė ndeshjet e kampionatit si me Elbasanin, ashtu dhe me Tiranėn. Nė ditėt nė vazhdim pritet qė gjendja e 31-vjeēarit tė shkojė drejt pėrmirėsimit, madje mund tė luajė qė nga minuta e parė nė miqėsoren ndaj ukrainasve.

wxz
23-01-2007, 08:05 PM
Pasi ka humbur nė premierė nė Shkodėr me Vllazninė, Luftėtari nė Gjirokastėr shėnon golin e parė ndaj Dinamos me anė tė ish dinamovitit Stafa dhe fiton. Nė Gjirokastėr fiton edhe me Apoloninė dhe quhet surprizė barazimi nė Durrės me Teutėn, kurse vazhdoi tė fitojė nė fushėn e vet edhe me Besėn, Shkumbinin, Kastriotin, ndėrsa jashtė pėson humbje, por sidoqoftė e mbyll fazėn e parė nė vend tė 5 tė, qė ėshtė edhe shkalla mė e lartė qė ka arritur nė pjesėn e parė tė kampionatit. Pra, Luftėtari si asnjėherė tjetėr fiton nė fushėn e vet tė gjitha ndeshjet e njė faze, madje pa pėsuar as gol nė to. Nė ndeshjen e parė tė fazės sė dytė Luftėtari thyhet nė Gjirokastėr nga Vllaznia, nė njė ndeshje mjaft tė pėrfolur. Pjesėn e parė tė kampionatit e mbyll nė vend tė 7 tė.

Portieri Toēi, hallka mė e fortė
Irakli Toēi , portieri elbasanas i Luftėtarit, nė rezultatet luajti njė rol tė dorės sė parė, pasi nė 8 ndeshje, nga 16 qė, ai luajti, nuk pėsoi asnjė gol dhe nė 8 tė tjerat ka pėsuar 13 gola, pra ėshtė njė arritje mjaft interesante, ku pa dyshim meritė ka edhe reparti mbrojtės para tij.
Shterpėsi golash tė sulmit
E derisa mbrojtja, nga sa thamė, veēanėrisht nė Gjirokastėr ėshtė treguar mjaft solide, sulmi realisht nuk qe rezultativ dhe pėr kėtė flet fakti qė Luftėtari nga ky tregues, me 14 gola tė shėnuar nė 17 ndeshjet, ėshtė sė bashku me Apoloninė dhe Besėn, ndėr ekipet mė tė dobėta. Golat e Luftėtarit janė shėnuar nga Stafa (4), nga Nora dhe Novi nga 3, Shenaj 2 dhe Braho e Shameti nga 1. E pra, ka tė drejtė qė stafi i ekipit kėrkon me insistim njė golashėnues tė mirėfilltė pėr pjesėn e dytė tė kampionatit, qė nuk ėshtė larg.

wxz
23-01-2007, 08:08 PM
Luftėtari do tė niset pėr javėt e tjera tė kampionatit nga pozicioni i 7 tė, duke pretenduar mė shumė.


Lavdia e shkuar Luftėtari pothuajse me 11 kundėrshtarėt e superligės ka bilanc negativ nė tėrėsi, por ndėrkaq ka njė emėr tė mirė dhe konsiderohet ekip me tradita. Ndodh kėshtu pėr faktin se nė sezonet 1975 1976 deri mė 1987 1988 ai qėndroi pėr 13 kampionate nė kategorinė superiore, ku nė sezonin 1977 1978 arriti deri nė nėnkampion dhe pati Brahon, Kallucin, Bonin, Seitin, qė realisht nė ato vite tėrhoqėn vėmendjen si futbollistė tė talentuar, qė aplikuan me mjaft sukses kundėrsulmin e shpejtė dhe rezultativ. Nė kampionatin e 56 tė (1994 1995) pati golashėnuesin mė tė mirė tė tij, Arben Shehun, me 21 gola, ndėrsa nga Luftėtari kanė dalė lojtarėt e kombėtares Millo, Xhumba, Bellai, Haxhi, vlerat e tė cilėve njihen. Luftėtari i kėtij sezoni, qė u rikthye nė superligė pas 4 sezonesh mungesė nė tė, ku u kualifikua i 4 ti, pas gjysmės sė kampionatit, dhe skuadrat e fatit tė tij, Flamurtarin, Apolonia, Kastrioti, i ka nėn vete nė renditjen provizore. Por kampionati ka edhe 16 javė...
Formimi, si gjithmonė, me vonesė
Hyrja nė superligė u konsiderua sukses, qė natyrisht ėshtė, por doli problemi qė futbollistėt qė e arritėn kėtė nuk do tė ishin nė gjendje ta mbanin nė superligė. Kėshtu qė duheshin bėrė pėrforcime. Pas shumė pėrpjekjesh, edhe pse kampionati kishte filluar, ekipi u kompletua me ato forca qė mbaruan pjesėn e parė tė tij. Kėshtu, nga Elbasani u kthye nė ekipin e vetė Nora dhe po ashtu nga Besa, F.Braho, dhe mė tej erdhėn jogjirokastritėt, Dibra, Ndoja, Lamaj, Hasalla, Stafa, Bejollari, madje edhe afrikani Simo. Po ashtu, pas ndeshjes sė parė trajner i Luftėtarit u caktua Ilir Spahiu, ndėrsa Hysi me Cikon mbetėn ndihmės tė tij.

wxz
23-01-2007, 08:09 PM
Me angazhimin dhe kujdesin e vetė kryebashkiakut Flamur Bime u krijua bordi i donatorėve me forcė kryesore Bashkinė e Gjirokastrės dhe biznesmenėt Mihal Delijorgji e Qazim Muho. Kėshtu u bė i mundur edhe forcimi i Luftėtarit, ndėrkaq sekretar klubi u emėrua Eduard Pesha me aftėsi organizative. Pati dhe ka edhe sponsorė tė tjerė. Tani Luftėtari ėshtė nė tratativa pėr 2 3 pėrforcime tė reja pėr tė pėrballuar me sukses pjesėn e dytė tė kampionatit.
Sindroma "muret e shtėpisė"
Luftėtari jashtė fushe arriti vetėm dy barazime, pra nuk e ka marrė shijen e fitores. Por jo vetėm aq, edhe tri ndeshje miqėsore qė luajti kohėt e fundit i mbylli pa sukses jashtė Gjirokastrės, me dy humbje e njė barazim. Pra, me sa kuptohet, gjithė forcėn e merr nga "muret e shtėpisė". Po si do tė vazhdojė nė kampionat? Mė sė fundi, mbėrriti lajmi i mirė se Luftėtari fitoi jo vetėm brenda fushe, por edhe jashtė shtetit, tek mundi nė Ulqin Lushnjėn. Le ta quajmė ogur tė mbarė.
Pesė ndeshjet e "ferrit" nė vazhdim
Kanė mbetur edhe 5 ndeshje pėr mbylljen e fazės sė dytė, qė do tė fillojė mė 3 shkurt, dhe Luftėtari nė fushėn e vet do tė presė Tiranėn dhe Elbasanin, ku e para do qė tė shpallet kampione dhe i dyti ėshtė kampioni nė fuqi, tek kėrkon tė paktėn vendin e dytė. Jashtė fushe do tė ndeshet me Besėn, Shkumbinin, Kastriotin, qė vėrtet i ka ndėr vete, por qė nuk duan tė dalin nga superliga, pra njė kalendar qė tremb.
Donatorėt, tė gatshėm pėr gjithēka
"Triumvirati" Bime Delijorgji Muho, me sa ėshtė deklaruar, ka vėnė nė dispozicion tė stafit tė ekipit gjirokastrit disa futbollistė, madje dhe tė huaj, pėr t'i provuar dhe pėr tė marė mė cilėsorėt pėr vazhdimin e kampionatit. Tifozėt gjirokastritė presin me ankth kthimin e Luftėtarit pėr tė parė nėse "armata" qė do tė kthehet nga Ulqini do tė jetė mė e pasur, mė e fortė, pra duan tė shohin blerjet e reja, tė cilat ende nuk janė bėrė.
Elementi i ri vendės
Sipas opinionit gjirokastrit tė futbollit dhe tė disa specialistėve, disa futbollistė vendės, qė si tė thuash janė nė fillim tė karrierės sė tyre, si Shameti, Bistri, Braho, Shenaj, Dhima, Stoja, Zholi, Sinani e ndonjė tjetėr, mund tė pėrbėjnė kontigjentin vendės pėr tė ardhmen, qė patjetėr duhet tė zgjerohet edhe nga ekipi i tė rinjve. Duke e gėrshetuar me eksperiencėn e Novit dhe tė Norės, ekipi i Luftėtarit mund tė pretendojė shumė mė tepėr nė tė ardhmen.
Perspektiva dhe ambiciet e trajnerit
Ambiciet e trajnerit Spahiu dhe tė bashkėpunėtorėve tė tij, Hysi e Ciko, rezultatet premtuese tė pjesės sė parė, pėrgatitjet e kryera dhe qė vazhdojnė, blerjet e reja qė shpresohet se do tė realizohen dhe do jenė tė spikatura, pėrbėjnė njė garanci se Luftėtari, edhe pse kontradiktor nė arritjet e tij nė vartėsi tė faktorit fushė, qėndrimin nė superligė qė pretendon do ta realizojė. Por vėmendja e drejtuesve, shto kėtu edhe trajnerin Spahiu tė palodhur, nuk ėshtė vetėm pėr kėtė sezon, por edhe nė ata nė vazhdim, duke mos diskutuar vetėm qėndrimin nė superligė, por tė pretendohet mė shumė.

wxz
23-01-2007, 08:12 PM
Fierakėt i janė rikthyer pėrsėri ambienteve tė aneksit tė stadiumit "Loni Papuēiu" pėr tė filluar stėrvitjet e javės. E veēanta e djeshme ka qenė se nga drejtuesit e skuadrės u konfirmuan dy futbollistėt maqedonas, Mickov dhe Jakimovski, si pjesė pėrbėrėse e skuadrės fierake. Ata kanė udhėtuar drejt shtetit fqinj pėr t'u pajisur me dokumentacionet e nevojshme qė do tė homologohen pranė FSHF sė nga klubi bardhėjeshil. Ka qenė takimi pėrgatitor i zhvilluar nė Ballsh qė ka nxjerrė nė dritė lojėn e pėlqyeshme tė kėtyre dy futbollistėve, tė cilėt, sipas informacioneve qė kemi, kanė njė karrierė tė mirė nė futbollin maqedonas. Nė takimin pėrgatitor qė Apolonia e fitoi 1 0 me skuadrėn ballshiote janė aktivizuar edhe dy futbollistė nga Afrika. Bėhet fjalė pėr nigerianin Charls, qė u aktivizua nė repartin e sulmit, i datėlindjes 26 korrik 1985, i aktivizuar mė parė nė Nigeri dhe ganezin Yakubu Nuru, lindur mė 25 mars 1987 dhe i aktivizuar nė Unaire tė Ganės. Pėr kėta dy futbollistė ende nuk ėshtė dhėnė ndonjė vlerėsim nga drejtuesit e skuadrės, pasi ata kanė vetėm pak kohė me skuadrėn, por dje ata kanė vijuar stėrvitjen me grupin tjetėr tė skuadrės, qė dje ka pėsuar njė tjetėr tkurrje. Pėrfundimisht janė lajmėruar pėr largim nga skuadra tre futbollistė tė tjerė. Bėhet fjalė pėr portierin Hazizi, mbrojtėsin tiranas Bega dhe fierakun 20 vjeēar Bratja. Megjithėse nuk jepen detaje lidhur me largimet e fundit tė futbollistėve nga kjo skuadėr, tashmė ėshtė e sigurt se pėr "plangprishėsit" presidenti Koēo Kokėdhima po pėrdor politikėn e largimeve tė buta dhe pa zhurmė. Bojkoti i zhvilluar nė takimin me Flamurtarin tashmė ka viktimat e veta, tė cilėt nėse nuk zėvendėsohen me futbollistė tė tjerė, pa dyshim qė do tė krijonte njė boshllėk jo tė vogėl. Por nėse nesėr pranė skuadrės do tė mbėrrijė njė duzinė futbollistėsh nga Brazili, do tė jetė verdikti i trajnerit Andrea Marko qė do tė vendosė nėse futbollistėt e rinj do tė jenė tė vlefshėm pėr skuadrėn. Megjithėse deri mė 31 janar ka ende kohė pėr tė kryer federimet, pėr trajnerėt kjo nuk mjafton, sepse sė paku kolaudimi i skuadrės kėrkon mė tepėr kohė. Blerjeve tė Zendelit, Ēukos, Mickovit dhe Jakimovskit pa dyshim do t'i shtohen nė ditėt nė vazhdim edhe ato tė Udekes, apo ndonjė futbollist tjetėr, pėr tė cilėt ende nuk ėshtė dhėnė njė visto zyrtare. E rėndėsishme ėshtė qė diēka pozitive po lėviz te skuadra e trajnerit Marko, e cila nesėr do tė zhvillojė takimin tjetėr pėrgatitor ndaj Cakranit, kampion i kategorisė sė dytė nė grupin e parė. Ishte lajmėruar pak ditė mė parė qė kjo ndeshje do tė luhej nė qytetin e Patosit pėr shkak tė punimeve nė stadiumin e Cakranit, por dje pėrfundimisht ėshtė konfirmuar fusha e "Loni Papuēiut" pėr zhvillimin e kėsaj ndeshjeje nėse do tė jetė kohė e mirė. Nė tė kundėrt, kjo ndeshje do tė luhet nė aneksin stėrvitor tė kėtij stadiumi.

wxz
23-01-2007, 08:15 PM
Mbrojtėsi kosovar i vlerėson miqėsoret e ekipit kavajas jo nga rezultatet, por nga paraqitja.


Gjendja mjaft e mirė e Besės nė kėtė fazė pėrgatitore nuk ėshtė shoqėruar me rezultatet teknike tė pritshme. Po ēfarė nuk ka shkuar nė kėto miqėsore nė lojėn e Besės? Ēfarė mendon mbrojtėsi kosovar Dragusha lidhur me kėtė fakt? Ēfarė pėrbėn primare pėr Albanin nė momentin qė kalon Besa? A ka ndopak qejmbetje Dragusha se pse nuk ėshtė thirrur nga trajneri i kombėtares, Oto Bariē? Pėr tė gjitha kėto ja pėrgjigjet nėpėrmjet linjės telefonike nga Ulqini tė qendėrmbrojtėsit kosovar Alban Dragusha:
Dy miqėsore dhe asnjė fitore pėr Besėn nė Ulqin. Si i gjykoni?
Atė qė trajnerėt vlerėsojnė mė pak, sipas meje, ėshtė rezultati nė njė miqėsore. Mjafton t'ju kujtoj se Partizani na mundi neve dhe Teutėn thellė. Vallė kujtoni se kjo ėshtė diferenca reale nė cilėsi loje midis kėtyre klubeve? Trajneri ynė Bici ka realizuar mjaft zėvendėsime nė tė dy takimet, duke u dhėnė mundėsi tė gjithėve tė tregojnė vlerat e tyre. Njė motiv tjetėr i mungesės sė fitores ėshtė edhe kujdesi i secilit prej nesh pėr tė mos u dėmtuar. Mos harroni se kėto miqėsore janė kryer gjatė marrjes sė ngarkesave fizike me dy seanca stėrvitore nė ditė.
Po nė tėrėsi si i gjykoni pėrgatitjet e ekipit tuaj?
Ka njė angazhim model tė tė gjithė futbollistėve. Secili mundohet tė pėrfitojė sa mė shumė pėr formėn e tij nė kėto ditė ulqinake. Nga ana tjetėr, trajneri Bici ia ka bėrė tė qartė tė gjithė grupit se do tė luajė ai qė ėshtė stėrvitur mė mirė dhe qė do tė bindė stafin. Duke filluar nga porta, ku Mustafa e Dura po djersijnė, deri te mesfusha, ku tashmė me ardhjet e reja njė vend nė formacion kėrkon tjetėr paraqitje.
Po vetė Albani a ndihet mė i sigurt nė lojėn e tij?
Nuk jam aq modest tė pranoj se kjo fazė ka pasur ndonjė ndikim tė madh te forma ime. Pėr formėn time sportive unė investoj nė stėrvitje e disiplinė gjatė gjithė vitit. Mund tė saktėsoj se Albani nė kėto ditė nė Ulqin po stėrvitet pėr t'u pėrshtatur me variantet e ndryshme taktike qė po aplikon trajneri Bici. Mė shumė se pėr gjithēka Besa ka nevojė pėr forcimin e lojės nė grup. Ishte kjo, sipas meje, dobėsia kryesore e ekipit nė vitin 2006, pasi elementėt nuk munguan dhe as qė mungojnė.
Ndėrsa Kraja ka shprehur hapur keqardhjen pėr mosthirrjen nga trajneri Bariē, po Dragusha ka diēka pėr tė shtuar?
Ajo qė mė bashkon me Krajėn ėshtė gjykimi se Bariēi ėshtė nisur vetėm nga renditja e Besės nė kėto 17 javė kampionati. Them kėshtu pasi besoj se kam dhėnė mė tė mirėn time, pavarėsisht lojės apo rezultateve tė ekipit. Kjo nuk mė pezmaton edhe aq, pasi besoj se kėtė vit Kosova fiton pavarėsinė dhe vendi im me siguri ėshtė me ngjyrat e Kosovės sime. U thirra nė ekipin kombėtar tė Kosovės dhe mjafton kjo qė Bariēi tė mė jepte njė mundėsinė tė tregoja edhe para tij se sa vlej.
Do t'jua shtojė kjo "inatin" qė me fillimin e kampionatit tė jeni akoma mė mirė me lojėn tuaj?
Pėr momentin Besa mbetet kombėtarja ime. Dje Elbasani plot tė drejtė thoshte: Dede, Elbasani ėshtė kombėtarja jote! Besoj se kjo do tė shkonte edhe pėr mua. Nuk jam nė moshė tė madhe qė tė pezmatohem. Rezultatet pozitive tė Besės nė pjesėn e mbetur tė sezonit do tė ishte ajo ēfarė do tė mė gėzonte mė shumė. Dragusha ju garanton se do tė mbetet gjithnjė i angazhuar me shpirt pėr fitoret e Besės. Prania e mjaft patriotėve tė mi ma shton moralin dhe dėshirėn pėr punė.

wxz
23-01-2007, 08:18 PM
Zėvendėstrajneri i verdhebluve thotė se me kėtė mentalitet dhe grup qė ka ekipi mund tė shkojė edhe te titulli.

Nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar", zėvendėstrajneri i Elbasanit, Ilirjan Filja, ėshtė shprehur se ekipi i tij mund tė shpallet sėrish kampion i Shqipėrisė, pavarėsisht se Tirana ėshtė shkėputur nga verdheblutė. Filja komenton edhe ecurinė e fazės pėrgatitore nė Malin e Zi, konsolidimin e grupit dhe pėrshtatjen e tė ardhurve nė merkaton e fundit.
Keni njė javė nė Malin e Zi dhe nuk keni gjetur njė kundėrshtar pėr miqėsore. Pse?
Nuk ka asgjė pėr t'u ēuditur. Ekipe ka plot, por deri tani stafi drejtues, me nė krye trajnerin tonė Gėzdari, e ka parė tė arsyeshme tė pėrqėndrohemi totalisht te stėrvitja. Nuk ka se si tė mendojmė pėr miqėsore, kur nė fillim duhet tė shikonim gjendjen e futbollistėve tė rinj qė kanė ardhur gjatė kėsaj merkatoje. Por edhe ndeshjet miqėsore i kemi planifikuar.
Elbasani nė merkato nuk ėshtė se ka bėrė shumė blerje. Do tė ketė tė tjera afrime?
Unė dua tė shtoj dy gjėra pėr merkaton, se afrimet e Patushit dhe Periēit bashkė me Tikon vlejnė shumė. Mund tė them se Elbasani e ka shfrytėzuar nė maksimim merkaton. Gjithashtu kemi afruar edhe dy futbollistė nga Kosova, Nallbanin, qė do tė jetė lider i mesfushės, dhe mbrojtėsin Papuci, i cili ka premisa pėr tė ardhmen. Por gjithsesi, merkatoja nuk ėshtė mbyllur ende, kėshtu qė Elbasani ka kohė pėr tė menduar edhe pėr kėtė gjė.
Objektivi do tė jetė Kupa UEFA, apo besoni ende te titulli?
Elbasani ka njė ekip qė tashmė e ka fituar mentalitetin e kampionit. Kemi tre vite radhazi qė jemi mėsuar me trysninė e tė qenit i pari, kėshtu qė edhe grupi i futbollistėve qė kemi afruar ka eksperiecnė pėr tė luftuar deri nė momentin e fundit. Sigurisht qė Kupa UEFA ėshtė njė objektiv i rėndėsishėm, por edhe titulli kampion mund tė arrihet.
Kur do ta zhvilloni takimin e parė miqėsor?
Kėtė javė me siguri qė do tė zhvillojmė edhe takimin e parė miqėsor. Jemi nė kontakte me kampionen e Malit tė Zi, kėshtu qė kėtė javė Elbasani do tė tregojė mė sė miri edhe vlerat e tij nė njė ndeshje miqėsore. Forma e futbollistėve tė Elbasanit ėshtė tepėr e mirė, kėshtu qė jam optimist se edhe nė miqėsore djemtė tanė do tė tregojnė tė njėjtat vlera.
Nė media janė pėrhapur fjalė se Laze po synon sėrish Bejzaden, pasi sulmuesi francez qė u fol kohė mė parė duket se nuk do tė vijė. Besoni se do tė rikthehet "Arusha"?
Kėto janė fjalė merkatoje. Bejzade ėshtė njė futbollist i rėndėsishėm pėr ēdo ekip. Dėshira jonė ėshtė qė ta kemi sėrish nė grup, por kjo nuk varet nga ne. Pastaj me merkaton merret presidenti Laze, nuk mund tė them asgjė mė tepėr. Ne si staf do ta presim me krahėhapur Skerdin nė qoftė se rikthehet.

wxz
23-01-2007, 08:20 PM
Sulmuesi durrsak shprehet se ekipi ka sulmues dhe mesfushorė qė mbushin boshllėkun e Danielit.

"Sulmi i Teutės do ta mbushė boshllėkun e largimit tė Daniel Xhafajt." I kėtij mendimi ėshtė fantazisti i ekipit tė "djemve tė detit", Bledar Mancaku, sipas tė cilit largimi i Xhafajt pėrbėn njė problem pėr Teutėn, por kjo nuk do tė thotė qė sulmi nuk do tė dijė tė tregojė veten nė kampionat. Nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar", Mancaku komenton atmosferėn pas pėrfundimit tė fazės pėrgatitore dhe sfidat e vėshtira nė kampionat dhe nė kupė qė e presin Teutėn.
Si ndihet vija sulmuese pa golashėnuesin mė tė mirė?
Nė fakt, mungesa e njė futbollisti tė klasit tė Danielit ėshtė njė boshllėk pėr ne, por mendoj se do tė dimė qė ta mbushim kėtė boshllėk, duke dhėnė maksimumin nė fushėn e lojės, pa harruar qė kemi edhe mbėshtetjen e njė mesfushe qė di tė shėnojė.
Ēfarė humbet sulmi i Teutės me largimin e kėtij futbollisti?
Humbet finalizuesin, por unė mendoj se fakti qė unė dhe Kuli do tė kemi mundėsinė pėr tė luajtur mė pranė portės, do tė jetė njė nga mundėsitė e zgjidhjes sė kėtij problemi.
A mendoni se Danieli e la nė baltė Teutėn?
Jo, Danieli dha shumė pėr Teutėn, por duhet tė jemi realistė se nė futbollin profesionist futbollistėt synojnė qė tė arrijnė ekipe tė njė klasi mė tė lartė. Ne si ekip i urojmė qė tė bėjė mė tė mirėn me ekipin ku luan.
E dini se shpresat tashmė janė varur te dyshja Mancaku Kuli?
Nuk jemi vetėm ne, pasi mund tė ketė edhe tė tjerė, por mendoj se me Kulin do tė bėjmė gjėra tė mira nė kėtė pjesė tė sezonit. Kuli ėshtė njė futbollist qė po tregon se ėshtė ndėr sulmuesit mė tė mirė nė kampionat. Pastaj ne kemi njė mesfushė mė cilėsore tashmė dhe natyrisht edhe ajo do tė jetė protagoniste.
Ka rrezik qė mungesa e konkurrencės ta ulė nivelin e sulmit?
Nuk mendoj kėshtu. Me sa di unė, nė rast tė njė largimi pėrfundimtar tė Danielit, stafi po mendon pėr afrimin e ndonjė futbollisti tjetėr. Kjo besoj se do tė shtonte konkurrencėn.
A mendoni se me njė mbipopullim nė Ulqin ekipi nuk mori maksimumin?
Jo, mendoj tė kundėrtėn. Ka qenė njė nga fazat stėrvitore mė tė mira.
Ju ka lėnė njė shije tė hidhur humbja me Partizanin?
Jo, ishte thjesht njė ndeshje stėrvitore, ku nuk kishte shumė rėndėsi rezultati.
E ka ndryshuar mėnyrėn e lojės sė Teutės largimi i Xhafajt dhe afrimi i Shkėmbit?
Them se po. Eshtė larguar njė sulmues tipik nė variantin taktik tė ekipit dhe ėshtė afruar njė mesfushor po tipik nė mesfushė.
Do tė ketė Teuta tashmė njė galashėnues tė ri?
Them se po. Uroj qė ky tė jetė Kuli.
Mendoni se pėrballja me Tiranėn nuk ėshtė nė momentin e duhur?
Unė mendoj tė kundėrtėn. Eshtė pikėrisht momenti i duhur pėr tė treguar veten. Do tė jetė njė ndeshje pėr "jetė a vdekje".
E pėrcakton kjo ndeshje titullin?
Kjo ndeshje do tė pėrcaktojė nėse do tė luftojmė pėr vend tė parė apo tė dytė.

wxz
23-01-2007, 08:21 PM
Nga data 18 dhjetor deri mė 21 janar, 28 trajnerė kanė ndjekur njė kurs pėr t'u pajisur me licensen "B" tė UEFA-s. Njėri nga kėta ka qenė edhe dinamoviti Ilir Bozhiqi, i cili nė pėrfundim tė kursit njėmujor u kompletua me licensėn e drejtimit nė fjalė. Tashmė radhėve tė stafit trajnues tė Dinamos u shtohet edhe grada e sapomarrė e trajnerit Bozhiqi. Iliri ėshtė pėrgatitėsi i portierėve tė Dinamos dhe gjatė gjithė kohės i duhet tė punojė me tė paktėn katėr tė tillė, si Ilion Lika, qė ėshtė edhe pjesėtar i ekipit kombėtar, Llazi Gjika portieri i dytė, Alban Hoxha qė stėrvitet me blutė, por luan nė Cėrrik si dhe disa portierė tė rinj, si Doku, apo ata tė ekipeve zinxhir tė Dinamos. "Kursi njėmujor ishte njė eksperiencė e mirė pėr tė gjithė pjesėmarrėsit, pasi mendoj se nė tė vėrtetė morėm disa gjėra tė mira. Unė dhe tė gjithė tė tjerėt patėm mundėsi tė pėrfitonim nga leksionet dhe praktikat e lektorėve tė pranishėm, ku spikatnin dy italianėt, Franko Ferrari dhe Ferreto Ferreti,"- ėshtė shprehur trajneri i sapodiplomuar me licensėn "B" tė UEFA-s, Ilir Bozhiqi.

wxz
23-01-2007, 08:22 PM
- E hėna ka nisur pėrsėri fuqishėm pėr blutė, pasi edhe dje dinamovitėt kanė kryer dy seanca stėrvitore dhe trajneri Jupi po mundohet qė kėsaj jave t'u japė futbollistėve dozėn e fundit tė mbingarkesės.
- Pasditja ka qenė mė shumė e fokusuar mbi tre lojtarėt e huaj qė janė nė provė, pasi trajnerėt Jupi dhe Mergjyshi kanė mbajtur nė fushė vetėm njė pjesė tė lojtarėve qė do tė pėrdoreshin nė testin e dy kroatėve dhe boshnjakut. Pjesa e mbetur e dinamovitėve, pasi kreu nxehjen nė fushė, u drejtua drejt sallės sė forcės.
- Llazi Gjika, portieri i dytė i bluve tė kryeqytetit, vazhdon tė jetė larg stėrvitjeve tė ekipit, pasi "gardiani" akoma ėshtė i sėmurė dhe po kryen mjekimet e nevojshme.
- Pėrgatitjen e pasdites sė djeshme tė Dinamos e ka ndjekur edhe zv.presidenti i bluve, Avni Braēe, i cili ka dashur qė t'i shikojė nga afėr tė tre lojtarėt qė presin tė veshin fanellėn dinamovite. Gjithashtu, prezent nė stėrvitje ka qenė edhe menaxheri i tre lojtarėve ballkanas, Idriz Sulejmani.
- Ilir Rexha, ndihmėsi i mjekut Asllan Kasa, dje ka pasur shumė punė, pasi disa herė i ėshtė dashur qė tė hyjė nė fushė pėr tė mjekuar dinamovitin e ri Bejtia, i cili bėnte pjesė nė grupin qė testonin tė huajt. Derisa tė kthehet kontigjenti blu i kombėtares, nė tė cilėn bėn pjesė edhe mjeku dinamovit Kasa, Ilir Rexha ėshtė i detyruar qė tė punojė i vetėm.
- Fati i miqėsores sė planifikuar pėr sot midis Dinamos dhe Erzenit ėshtė nė dorė tė tre futbollistėve tė huaj, pasi nxitimi i tyre mund ta shtyjė ndeshjen e programuar pėr njė ditė mė vonė.

wxz
23-01-2007, 08:24 PM
Shkėlzen Rustami, njė nga mesfushorėt veteranė tė ekipit tė Kastriotit, duket se vazhdon tė jetė optimist pėr ekipin edhe mė 2007 ėn. Sipas tij, edhe tė ardhurit po japin kontributin e tyre, duke bėrė qė ekipi tė forcohet akoma mė shumė, duke rritur oreksin pėr t'u ngjitur nė klasifikimin e pėrgjithshėm. "Fazėn e parė ekipi krutan e ka nisur me jo mirė. Kjo pasi lojtarėt nuk ishin akoma nė kondicionin e tyre fizik dhe nuk arritėm tė gjenim gjuhėn e pėrbashkėt pėr tė kombinuar. Edhe pėrse kemi zhvilluar pothuajse nė ēdo takim ndeshje tė mira, rezultatet na munguan, pasi nuk arrinim tė shėnonim. Megjithatė, ekipi filloi tė ngrihej gradualisht, tė dilte nė lojėn e tij dhe bėmė njė kthesė tė madhe, duke fituar brenda fushės dhe jashtė saj, pa harruar edhe disa barazime. Mund tė them se gabimet e fazės sė parė pėr mua dhe Kastriotin janė njė kapitull i mbyllur dhe janė harruar, ndėrsa do tė kėrkojmė qė nė ēdo takim tė japim e tė kėrkojmė tė marrim maksimumin," ėshtė shprehur Rustami. Kastrioti, sipas Rustamit, nuk mund tė shikohet mė si njė ekip debutues nė superligė, por njė ekip i cili kėrkon tė radhitet ndėr ekipet mė tė mira. Ndėrsa pėr sa i pėrket largimit tė Abazajt, ai thotė se nė ekip nuk ka lojtarė tė pazėvendėsueshėm. "Mė vjen keq qė iku me shumė zhurmė dhe nuk gjeti mėnyrėn e duhur dhe kohėn, pasi ai e filloi dobėt kampionatin dhe pas mesit tė fazės sė parė hyri nė lojėn e tij. Them se ekipi ka akoma nevojė pėr tė, por e pėrsėris, askush nuk ėshtė i pazėvendėsueshėm," pėrfunon mesfushori i Kastriotit, Shkėlzen Rustami.

wxz
23-01-2007, 08:26 PM
Mesfushori bardheblu, edhe pse i kėrkuar nga ukrainasit e Krivbas Krivirogut, ka tė tjera plane.


Pėr mesfushorin Ervin Bulkun, pėrgatitorja qė po zhvillohet nė Turqi, po i shėrben skuadrės pėr tė bėrė korrigjimet e fundit pėrpara rifillimit tė kampionatit. 25-vjeēari sheh si problem tė vetėm tė Tiranės, vetėkėnaqėsinė e mundshme, e cila ėshtė rrjedhojė e fitoreve nė sfidat me kundėrshtarėt direkt. Sipas tij, nėse nė ndeshjet e mbetura nuk do tė shfaqen shenja neglizhence, titulli kampion mund tė arkivohet disa javė pėrpara mbylljes sė garės. Ervin Bulku bėn tė ditur pėr "Sportin shqiptar", se nga ana e stafit drejtues janė krijuar tė gjitha kushtet moderne, pėr njė fazė pėrgatitore dinjitoze. Fitorja 2-1 ndaj Istambulsporit tregoi se bardheblutė kėtė edicion do tė jenė sėrish dinjitozė edhe nė kupat europiane. "Prej 8 ditėsh po zhvillojmė njė stėrvitje intensive nė Antalia, e cila mendohet tė jetė baza e suksesit tonė pėr ndeshjet qė na presin. Angazhimi ėshtė total nga ana e tė gjithė lojtarėve, pėrfshi kėtu edhe blerjet e fundit, ēka sigurisht i ka dhėnė optimizmin e duhur stafit drejtues. Pėr sa u takon kushteve tė stėrvitjes, apo ato tė hotelit, nuk bėhet fjalė qė tė diskutohen, ku tė gjithė jemi tė kėnaqur. Problemi i vetėm, nėse mund ta quanim kėshtu, ėshtė vetėm largėsia me familjarėt,"- deklaron numri 8 i bardhebluve.
Nė sfidėn e sė enjtes pėrballė Istambulsporit, Ervin Bulku luajti pėr herė tė parė me Hetlem Ēapjen nė qendėr tė mesfushės, ku duhet thėnė se tė dy funksionuan shumė mirė nė kėtė repart delikat. Elbasanasi, i bashkuar vetėm ditėt e fundit me kryeqytetasit, pėrveēse kreu njė volum tė madh loje, u shfaq edhe si golashėnues, kur barazoi golin e Baljiēit. Pėr Bulkun, vlerat e Ēapjes njihen nga tė gjithė, pasi ai kujton kėtu kontributin e dhėnė prej tij nė shpalljen kampion. "Me ardhjen e Ēapjes, jemi forcuar edhe mė shumė nė mesfushė. M'u bė shumė qejfi qė ai shėnoi gol qė nė takimin e parė me fanellėn bardheblu, ēka do t'ia lehtėsojė ambientimin nė vazhdim. Pėrveē tij, duhen pėrmendur edhe blerjet e tjera, si A.Duro, Turdiu, Rrapi apo Abazaj, tė cilėt do tė shtojnė konkurrencėn brenda grupit. Kėshtu siē jemi, mendoj se Tirana ėshtė mjaft e fortė dhe kundėrshtari i vetėm qė mund tė ketė ėshtė vetėkėnaqėsia. Nė jo pak raste na ka ndodhur qė jemi goditur, kur kemi kaluar tė parėt nė avantazh dhe mė pas nė fund gjėrat janė pėrmbysur,"- shton mė tej mesfushori shkatėrrues i Tiranės.
Me tė mbėrritur nė kryeqytet mė datė 29 janar, kampionėve tė dimrit u duhet tė mendojnė pėr sfidėn e radhės pėrballė Teutės. Durrsakėt janė ndjekėsit mė tė afėrt, me 6 pikė diferencė, dhe ėshtė pikėrisht kjo arsyeja qė ky 90-minutėsh tė intrigon. Nė kėtė kampionat, nė ndeshjet e luajtura nė stadiumin "Qemal Stafa", Tirana i ka fituar tė gjitha pikėt e mundshme, por duket se prova e sė vėrtetės do tė jetė ndaj djemve tė ish-trajnerit Sulejman Starova. "Pėr ekipin e Teutės do tė fillojmė tė mendojmė sapo tė kthehemi nė kryeqytet. Sigurisht qė do tė jetė njė ndeshje e vėshtirė, qė do tė pėrcaktojė jo pak nė luftėn pėr titullin kampion. Favori ynė ėshtė se do tė luajmė nė stadiumin ku deri tani nuk na ka thyer askush,"- pėrfundon komentin e tij nėpėrmjet linjės telefonike mesfushori i dalluar i 22 herė kampionėve, Ervin Bulku.

wxz
23-01-2007, 08:30 PM
Kampionėt e Azerbajxhanit mundin 1-0 bardheblutė, qė ishin tė pafat nė rastet e goditjeve tė shtyllės nga Muka dhe Bulku.

MKT ARAS - TIRANA 1-0

Formacioni: Nallbani, Allmuēa, Dede, Pisha, Abraham, K.Duro, Muka, Bulku, Ēapja, Abazaj, Sinani. Trajner: Sh. Muēa. (U aktivizuan Bakalli, Fish, Hajdari, Pema, A.Duro, Rrapi, Turdiu.)

Tirana humbet minimalisht 1-0 miqėsoren e djeshme me kampionėt e Azerbajxhanit, MKT Aras. Njė gol nė minutėn e 65-tė nga Dorosh, pas kthimit tė gabuar tė topit mbrapa prej Pemės, i jep mundėsi sulmuesit me origjinė moldave tė ndėshkojė bardheblutė. Nė njė ndeshje emocionuese, kanė qenė azerbajxhanasit mė me fat pėr tė fituar kėtė ndeshje miqėsore, sepse pėr Tiranėn shtyllat nuk lejuan qė topi tė prekte rrjetėn. Trajneri Shkėlqim Muēa, edhe nė takimin e djeshėm, preferoi tė luante me modulin e lojės 4-4-2, por me ndryshimin qė nė formacionin e parė luajtėn Dede dhe Abazaj, nė vend tė Hajdarit dhe Pemės. Kėshtu, porta iu besua sėrish Blendi Nallbanit, pasi Isli Hidi bėri stėrvitje tė diferencuar. Nė mbrojtje u aktivizuan Allmuēa, Dede, Pisha, Abraham, ndėrsa nė mesfushė katėrshja K.Duro-Bulku-Ēapja-Muka. Nė sulm, pėrkrah Sinanit luajti blerja mė e fundit, Oriand Abazaj. Pjesa e parė ėshtė e mirė pėr tanėt, qė pėrveēse kryejnė njė volum tė madh loje, godasin edhe dy herė shtyllėn me anė tė Devi Mukės dhe Ervin Bulkut. Gjithashtu, raste tė volitshme u humbėn edhe nga ana e Klodian Duros dhe Hetlem Ēapjes, ēka bėri qė pjesa e parė tė mbyllej nė shifrat 0-0. Nė fraksionin e dytė tė lojės, pikėrisht nė intervalin e minutave 50-55, trajneri Muēa largon nga fusha K.Duron, Mukėn dhe Dede, tė cilėt do tė luajnė sot njė tjetėr ndeshje miqėsore, kėtė herė me fanellėn kuqezi. Nė vend tė tyre u aktivizuan Pema, Bakalli dhe Hajdari. Nė minutėn e 65-tė vjen edhe goli i parė i takimit, ku Pema gabimisht kėrkon tė kthejė topin te Nallbani dhe ia pason sulmuesit Dorosh, qė nuk fal pėrballė me portėn. 1-0 pėr azerbajxhanasit. Me kalimin e minutave, lodhja ndihet te tė dy skuadrat, ndėrkohė qė pėr Tiranėn bėhen edhe katėr zėvendėsime tė tjera, duke u futur nė lojė Fishi, Rrapi, Turdiu dhe A.Duro. Edhe pas kėtij momenti, asgjė nuk ndryshoi nė rezultat pėr bardheblutė, tė cilėt marrin leksionin e parė tė humbjes pėr vitin 2007. Ndeshja e ardhshme miqėsore e Tiranės do tė jetė ajo e sė enjtes pėrballė ekipit kombėtar, ndėrkohė qė njė ditė pėrpara kthimit nė kryeqytet mund tė luhet ndeshja e fundit pėrballė ekipit ukrainas Krivbas Krivirog.

wxz
23-01-2007, 10:03 PM
Nė Ulqin me ekipin gjirokastrit ėshtė bashkuar edhe kroati Ivan Ranēiē, i cili do tė provohet nga stafi teknik.

Nėn drejtimin e Ilir Spahiut, gjirokastritėt vazhdojnė tė stėrviten me intensitet tė plotė nė Ulqin. Luftėtari ka tetė ditė qė ėshtė shpėrngulur nė Ulqin, ndėrkohė qė gjatė qėndrimit atje ka zhvilluar edhe dy takime miqėsore, me Hajduk Kulėn dhe me Lushnjėn. Dje ka zhvilluar stėrvitjen e parė me ekipin gjirokastrit, futbollisti kroat Ivan Toni Ranēiē. Ky i fundit do tė provohet dhe mė pas stafi teknik do tė vendosė pėr qėndrimin e tij ose jo tek Luftėtari. Ranēiē ėshtė 23 vjeē dhe luan nė repartin e sulmit, ndėrkohė qė fazėn e parė e ka zhvilluar me ekipin e kategorisė sė tretė austriake, RF Vocklabruck. Ivan Ranēiē ėshtė aktivizuar nė 13 ndeshje dhe ka shėnuar pesė gola me skuadrėn Vocklabruck. Gjithsesi, sipas trajnerit Spahiu, vendimi pėr Ranēiēin do tė merret ditėt e ardhshme, kur Luftėtari pritet tė luajė njė takim miqėsor, pėrsėri me ekipin serb Hajduk Kula. Ndėrkohė, tė premten, gjirokastritėt do tė luajnė njė tjetėr miqėsore, kėsaj radhe me Vllazninė nė Shkodėr. Sipas informacioneve nga kampi bluezi, pritet me interes ardhja e dy futbollistėve tė premtuar nga donatori Mihal Delijorgji. Ndėrkohė, deri nė kėto momente blerja e vetme pėr gjirokastritėt ėshtė mesfushori Gjergji Dhima. Ky i fundit rikthehet tek Luftėtari pas aktivizimit gjashtėmujor nė Greqi, me ekipin Olimpiakos Volos. Nė linjė telefonike nga Ulqini, gjirokastriti Dhima deklaron se do tė japė maksimumin pėr ekipin e zemrės. "U riktheva nė ekip pasi e ndieja qė duhet tė jepja edhe unė kontributin tim pėr qytetin, qė mė bėri futbollist. Periudha e aktivizimit tim tek Olimpikos Volos mė vlejti shumė, sepse pavarėsisht se ekipi ku luaja ishte nė njė kategori inferiore, atje luhej njė futboll profesionist. Nė skuadėr kisha edhe ish-sulmuesin e Partizanit, Mashado, i cili po bėn njė paraqitje mjaft tė mirė. Te Luftėtari nuk e pata tė vėshtirė tė ambientohesha, ndonėse ekipi ka ndryshuar shumė nga ai i vitit tė kaluar. Gjithsesi, shpresoj qė me lojėn time ta justifikoj besimin e donatorėve dhe tė stafit teknik. Do tė jap maksimumin pėr ekipin tim tė zemrės dhe besoj se nė fund tė kampionatit do tė jemi nė mesin e artė tė tabelės,"- tha pėr "Sportin shqiptar" 21 vjeēari Gjergji Dhima.

wxz
23-01-2007, 10:06 PM
Nė mungesė tė Bylykbashit dhe Ndrekės dhe pas largimit tė Bjelokanoviēit shteron stoli.


Pėrgatitjet e skuadrės sė kuqe nė Malin e Zi vazhdojnė rregullisht, por prej andej vjen lajmi se kroati Bjelokanoviē ka ikur pa mbaruar faza. Sipas informacioneve pranė skuadrės, Ante Bjelokanoviē nuk ka arritur t'ia fitojė "zemrėn" trajnerit Lika, qė, me sa duket, e ka "shpallur" futbollist tė panevojshėm. Ky lajm, natyrisht, nuk pėrbėn sensacion, pasi nė njė periudhė merkatoje lojtarėt shkojnė e vijnė dhe firmosin vetėm ata qė me tė vėrtetė bėjnė diferencėn. Problemi ėshtė se me Bjelokanoviēin drejtuesit e kuq kėrkonin tė mbyllnin njė vrimė nė mbrojtje dhe tani qė ai u largua kjo vrimė vazhdon tė mbetet e hapur. Sikur tė mos mjaftonte mungesa e rezervave pėr repartin e pasmė, edhe Henri Ndreka ėshtė shumė pranė nėnshkrimit me skuadrėn ukrainase tė Krivbasit, duke bėrė qė nė mbrojtje Partizani tė ketė lojtarė sa pėr tė plotėsuar numrin, pasi pėr rezerva apo pėr rritjen e konkurrencės as qė bėhet fjalė. Partizani e nisi sezonin me njė mbrojtje tė kompletuar, por pa kaluar dy muaj, Alan Kardek De Souza u largua papritur bashkė me Leandron, duke i lėnė me gisht nė gojė drejtuesit e kuq. Largimi i Kardekut duket se do tė pasohet me nėnshkrimin e Henri Ndrekės me Krivbasin, duke e ēuar nė dy numrin e lojtarėve tė repartit tė pasmė qė "rrjedhin" nga Partizani. Kėto ngjarje e detyrojnė trajnerin Lika tė bazohet tė kontributi i njė numri mė tė kufizuar lojtarėsh e si pasojė nė repartin e mbrojtjes mund tė lindin probleme krejtėsisht tė parashikueshme pėr shkak dėmtimesh apo ndėshkimesh me kartonė tė verdhė apo tė kuq gjatė rrugės sė gjatė tė kampionatit. Tė gjithė futbollistėt aktualė tė mbrojtjes e kanė nisur kampionatin nga stoli i rezervave, pėr ta fituar vendin me punė, por edhe me pak fat, pas largimit tė lojtarėve titullarė si Ndreka e Kardek apo tė spostimit nė mesfushė tė Ardit Beqirit. Problemi nuk qėndron tek cilėsitė e lojtarėve aktualė, pasi me punė dhe pėrkushtim gjithsecili e meriton vendin e tij, por ngėrēi mbetet te stoli, qė mbetet krejtėsisht i zbuluar. Ndryshe qėndron puna nė mesfushė dhe nė sulm, ku lojtarėt janė mė tė shumtė nė numėr dhe trajneri ka mė shumė mundėsi zgjedhjeje dhe adaptimi. Megjithatė, largimi i mundshėm i Bylykbashit pėrsėri do t'i hapte shumė punė skuadrės. Duke pėrjashtuar 11 futbollistėt e formacionit dhe duke mos i konsideruar tė rinjtė e akademisė, numri i lojtarėve tė stolit do tė reduktohej nė 3-4 veta, shumė pak pėr njė ekip pretendent. Pjesa e dytė e kampionatit e gjen Partizanin me njė formacion tjetėr titullar, ku gjysma e lojtarėve kanė qenė tė stolit tė rezervave nė fillim tė sezonit. Faza pėrgatitore e Malit tė Zi solli vetėm pėrmirėsimin e formės sportive, ndėrsa pėr sa i pėrket organikės ka pasur vetėm "rrjedhje". Shpresa e vetme mbetet ardhja e futbollistėve afrikanė, tė cilėt mė parė duhet tė provohen nga trajneri Lika, pastaj mund tė hedhin tė zezėn mbi tė bardhė. Por edhe nėse ndonjėri prej tyre i bind drejtuesit e kuq, do tė duhet njė kohė e gjatė pėr pėrshtatjen e tij me futbollistėt e tjerė, qė luajnė bashkė prej shumė muajsh apo vitesh.

wxz
23-01-2007, 10:07 PM
Dy futbollistėt e Partizanit, Dorian Bylykbashi dhe Henri Ndreka, janė shumė pranė kalimit te Krivbasi. Nė miqėsoren e dytė tė skuadrės ukarainase, Henri Ndreka ka luajtur 90 minuta, duke pasur mė shumė mundėsi pėr t'u transferuar nga Partizani tek Krivbasi. Sipas informacioneve qė vijnė nga klubi ukrainas, nė miqėsoren e dytė Bylykbashi nuk ėshtė aktivizuar pėr asnjė minutė, por nuk dihen shkaqet pėrse trajneri i kėsaj skuadre e ka marrė kėtė vendim. Nė kampin e kuq nuk ka asnjė lajm pėr nėnshkrimin e dy titullarėve e me sa duket edhe pėr disa ditė Bylykbashi dhe Ndreka do tė vazhdojnė provėn e filluar qė para nja jave.

wxz
23-01-2007, 10:08 PM
Sot dhe nesėr djemtė e Likės do tė zhvillojnė seancat e fundit stėrvitore nė tokėn malazeze. Sipas programit tė paracaktuar, tė mėrkurėn do tė zhvillohet vetėm njė seancė stėrvitore dhe skuadra do tė pėrgatitet pėr kthimin nė shtėpi. Tė enjten Partizani do t'i kthehet stėrvitjes nė klub, ku problem mė i madh mbetet mungesa e ujit tė ngrohtė nė dushe pėr tė gjithė futbollistėt.

wxz
23-01-2007, 10:10 PM
"Firot" nė kampin e kuq do ta detyrojnė trajnerin Lika tė mendojė pėr aktivizimin edhe tė lojtarėve tė akademisė, tė cilėt deri nė kėtė moment kanė luajtur vetėm nė ndeshjet e kupės. Me largimin e Ndrekės dhe Bylykbashit 18-shja bazė do tė plotėsohet me futbollistėt e rinj si Aliu, karabeci, Capo, Doda e Miska. Aktivivzimi i tyre do tė varet edhe nga forma e lojtarėve titullarė.

wxz
23-01-2007, 10:11 PM
Kėtė fakt e kanė provuar pothuajse tė gjithė lojtarėt e Vllaznisė nė atė Loja e rėndė e Zetės nuk ka qenė e vetmja gjatė fazės pėrgatitore nė Mal tė Zi kėtė vit. Kujtojmė qė ditė mė parė Vllaznia luajti njė takim miqėsor me serbėt e Banatit, takim i cili u fitua nga shkodranėt 2 1. Nė kėtė ndeshje miqėsore kundėrshtari serb ka luajtur shumė ashpėr, madje duke pėrdorur edhe fjalor nė drejtim tė shkodranėve.ndeshje, duke u mjekuar pas ndeshjes nga goditjet dhe shkelma e serbėve. Pjesėtarėt e Vllaznisė shpresojnė qė tė gjitha kėto ngjarje tė mos kenė prapa ndonjė skenar. Ndėrsa federate malazaze nuk ka reaguar fare pėr kėto incidente.

wxz
23-01-2007, 10:12 PM
Dje nė drekė, mė nė fund ka mbėrritur nė Rinas sulmuesi senegalez "i prenotuar" nga Vllaznia, El Haxhi Gudjabi. Ai mė nė fund ėshtė bėrė "i gjallė" dhe dje ka prekur tokėn shqiptare, por vetėm sa e ka prekur nė Rinas, sepse autoritetet shqiptare nė doganėn e Rinasit nuk e kanė lejuar tė futet nė vendin tonė. Arsyeja ka qenė dokumentacioni jo i plotė i lojtarit, ēka ia ka bėrė tė pamundur futjen nė vendin tonė. Pjesėtarė tė klubit "Vllaznia", qė kishin dalė pėr ta pritur nė Rinas, janė shqetėsuar nė lidhje me kėtė fakt, por tashmė ende nuk dihet se si do tė veprohet. Bėhet e ditur se shkodranėt do t'i bėjnė gati njė leje-qėndrimi pranė autoriteteve tona, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė Gudjabi mund tė hyjė nė Shqipėri.

wxz
24-01-2007, 06:47 PM
Ndonėse objektivi i Flamurtarit ėshtė pėr njė renditje me 6 mė tė mirėt, megjithatė sekretari i klubit tė Flamurtarit ėshtė i kėnaqur me ecurinė e skuadrės. Nga njėra anė shfaqet loja e bukur e kuqezinjve vlonjatė, por edhe kthimi nė shkallėt e stadiumit tė sportdashėsve. Nga ana tjetėr evidentohen luhatjet nė rezultatet e skuadrės dhe zėvendėsimi i 2 trajnerėve pėr uljet e ngritjet e herėpashershme nė renditje. Pikėrisht pėr kėto anė tė kundėrta dhe objektivat e skuadrės shprehet sekretari Ilir Metaj nė intervistėn pėr "Sportin shqiptar":
Pas 17 javė kampionat, Flamurtari ėshtė me 21 pikė. E vlerėsoni tė pranueshėm vendin e 8 tė nė klasifikim?
Nė fillim tė kampionatit Flamurtari kishte si objektiva paraqitjen e njė futbolli tė bukur, rikthimin e sportdashėsve nė stadium dhe renditjen nė 6 vendet e para. Mendoj se tė tre objektivat janė realizuar, pasi pėr momentin skuadra ndodhet nė vendin e 8 tė, por sipas planeve tona dhe ecurisė tė ekipit, jemi tė bindur se do ta arrijmė vendin e 6 tė.
Nė 5 ndeshjet e para Flamurtari e nisi keq kampionatin, por dhe mė tej rezultatet e tij kanė qenė me ulje-ngritje. Pse?
Skuadra jonė e ka nisur kampionatin tamam si njė ndėr ato tė cilat vijnė nga njė kategori inferiore te superliga. I rėndėsishėm ėshtė fakti se si reagon skuadra ndaj vėshtirėsive. Eshtė e sigurt se impakti ka qenė pozitiv, pasi Flamurtari njihet pėr karakterin e fortė tė djemve tė tij. Patėm disa luhatje rrugės, por kemi objektivat tona, qė absolutisht janė tė realizueshme.
E vlerėsoni tė dėshtuar merkaton e lojtarėve pėr kėtė sezon, pasi deri tani tre, nga pesė afrikanė, i keni pėrjashtuar nga skuadra?
Natyrisht, gjatė sezonit veror ata qė u morėn me pėrforcimet nė skuadėr mund tė organizonin njė merkato mė tė mirė. Kjo ka ndodhur pėr mungesėn e eksperiencės sonė, pasi vinin nga njė kategori inferiore dhe nuk i njihnim si duhet cilėsorėt e superligės, por u munduam tė afronim lojtarėt, tė cilėt ishin provuar mė parė. I afruam afrikanėt pėr tė ndėrtuar njė skuadėr sa mė tė mirė, por ata na kanė zhgėnjyer pjesėrisht.
Nė 17 javė kampionati janė vendosur tre trajnerė, si Canaj, Memushi, Ruci. Kush do tė ishte trajneri ideal pėr tė drejtuar Flamurtarin nga plejada e trajnerėve vlonjatė nė vite?
Trajneri ideal ėshtė ai qė arrin mė shumė suksese nė historinė e skuadrės. Unė nuk mund tė lė pa pėrmendur vlerat e trajnerit Leonidha Ēurri, ose Vasil Rucit, i cili e ktheu pėrsėri Flamurtarin nė superligė. Jemi tė sigurt, duke u nisur nga Ruci, se po vazhdojmė rrugėn e suksesit, ku e kishim nisur njė vit mė parė.
Jeni i bindur se Flamurtari do tė rreshtohet ndėr 6 mė tė mirėt, apo do tė rrezikohet pėr tė zbritur tek inferiorėt?
Flamurtari pretendon tė ngjitet mė lart se vendi i 6 tė dhe jo tė rrezikojė. Absolutisht jam i bindur se skuadra do tė jetė ndėr 6 mė tė mirat nė pėrfundim tė kampionatit.
Delaini dhe Roxheri kanė njė kontratė njėvjeēare me Flamurtarin, por nuk janė kthyer nė skuadėr qė nga fundi i dhjetorit. Si do tė veproni me ta?
Delaini ėshtė kthyer ditėn e diel nė Vlorė, pas njė testimi jashtė shtetit. Ai ka filluar stėrvitje tė diferencuar me inspektorin e klubit tė futbollit, Adrian Nini, me dy seanca nė ditė dhe do tė bashkohet me Flamurtarin mė 25 janar. Tė jeni tė sigurt se Sasha do tė integrohet plotėsisht me grupin. Ndėrsa Roxheri kuptohet qė ėshtė i vonuar dhe mungesa e tij do tė dėnohet me gjobė, ose mund tė shkojmė edhe mė tej me masat disiplinore.
Merkatoja e Flamurtarit kalon nga afrikanėt te kosovarėt Kyēyku dhe Hashani. Do tė ketė tė tjera pėrforcime deri nė fund tė janarit?
Pėr momentin do tė mjaftohemi me 2 lojtarėt kosovarė nė merkaton e janarit, tė cilėt pėr emergjencė i plotėsojnė mangėsitė qė ka skuadra. Merkatoja e kėtij sezoni na shėrben si njė eksperiencė pėr tė mos gabuar nė sezonin e ardhshėm.
Eshtė folur nga stafi teknik i skuadrės se Flamurtari sezonin e ardhshėm do tė ndėrtohet tėrėsisht nga lojtarė vlonjatė. Eshtė pėrgatitur terreni, apo ėshtė thjesht dėshirė?
Presidenti ynė, Shpėtim Gjika, Vasil Ruci dhe unė kemi pėrgatitur njė plan perspektiv 3 vjeēar pėr tė ndėrtuar njė skuadėr ndoshta tė ngjashme me Flamurtarin e lavdishėm tė viteve '80 '90. Qėllimi ėshtė qė gradualisht tė integrojmė nė skuadėr lojtarė tė rinj tė talentuar sė bashku me grupin e lojtarėve aktualė tė moshės 18 25 vjeē. Pėr sa i pėrket termit "vetėm vlonjatė", kuptimi i saj ėshtė qė tė gjithė ata qė vijnė duhet t'i afrohen mentalitetit vlonjat tė futbollit.

wxz
24-01-2007, 06:49 PM
Ekipi vlonjat fiton me ekipe tė forta, por gabon me disa tė tjera, qė pasojnė edhe rokada trajnerėsh tė njohur.


Ndonėse vlerėsohet nga specialistėt dhe trajnerėt si njė skuadėr qė luan futboll tė bukur, kurba e rezultateve tė Flamurtarit nė 17 javė tė superligės ka njohur paqėndrueshmėri. Dėshira e presidentit tė Flamurtarit, Shpėtim Gjika, prej dy vitesh pėr emėrimin e trajnerit Agim Canaj bėhet realitet vetėm nė fillim tė kėtij sezoni. Ish futbollist i Flamurtarit, Canaj, nuk gjeti si duhet akordin e duhur me skuadrėn mikse tė ndėrtuar me 20 vlonjatė dhe 5 afrikanė dhe qė pas dy sezonesh tek inferiorėt kthehet nė superligė. Nė fund tė javės sė pestė, pikėrisht nė ndeshjen ndaj Kastriotit, pas humbjes 1 0, Canaj largohet pėr nė Tiranė, duke njoftuar se jepte dorėheqjen. Nė 5 ndeshje trajneri Canaj arriti tė fitonte vetėm ndeshjen me Apoloninė. Pra, njė fitore dhe katėr humbje dhe me njė golaverazh 7 7. Ndonėse skuadra arriti njė formė tė shkėlqyer fizike, vėrejtjet e Canaj pėr futbollistėt ishin nė drejtim tė mungesės sė profesionalizmit. Me shprehjet se "vazhdoni me mentalitetin e kategorisė sė parė nga keni ardhur", "nė ēdo ndeshje mundni vetveten", krijuan njė moment tė heshtur shkėputjeje midis trajnerit e skuadrės, e cila ndikoi nė aspektin psikologjik. Gjithsesi, Canaj ishte trajneri i palodhur e serioz. Pas Canajt nė drejtim tė skuadrės vendoset zėvendėstrajneri i asaj periudhe, Eqerem Memushi. Vetėm nė 10 ndeshje pa shumė eksperiencė nė detyrėn e trajnerit, Memushi i Flamurtarit arrin 4 fitore, 4 humbje, 2 barazime. Pra, 14 pikė dhe golaverazh 14 12. Pėr tė veēuar duhet tė pėrmendim fitoren ndaj Tiranės dhe fitoren nė Tiranė ndaj Partizanit 3 0. Pas humbjes nė Vlorė ndaj Elbasanit dhe Teutės nė Durrės, Memushi largohet nga detyra e trajnerit dhe emėrohet drejtor teknik, pasi drejtori i mėparshėm teknik Pėrparim Lushaj largohet pranė familjes nė SHBA. Gjatė kohės nė detyrėn e trajnerit, Memushi largoi afrikanėt Sisoko e Riēard dhe aktivizoi disa prej futbollistėve tė rinj, tė cilėt mė parė ishin jashtė formacionit. Gradualisht kėta tė rinj janė evidentuar si lojtarė tė suksesshėm nė pozicionet ku luajnė. Nisur nga mungesa e eksperiencės nė detyrėn e trajnerit, rezultatet e arritura nė 10 javėt e drejtimit ndoshta pėr Memushin do tė shėrbejnė si njė pikėnisje pozitive nė karrierėn e gjatė nė strukturat e futbollit. Vetėm nė dy javė dhe trajneri Vasil Ruci i emėruar rishtaz merr 4 pikė, ku Flamurtari fiton me Kastriotin nė Vlorė dhe barazon me Luftėtarin nė Gjirokastėr. Ruci ėshtė trajner kampion, i cili e ktheu pėrsėri Flamurtarin nga kategoria e parė nė superligė. Ndonėse skuadra vlonjate ka njė diferencė me dy skuadrat e fundit prej 9 10 pikėsh, trajneri Ruci thekson se ndeshja ndaj Vllaznisė mė 2 shkurt ėshtė vendimtare pėr fatet e Flamurtarit.
Merkatoja e dėshtuar
Flamurtari nė sezonin 2006 2007 organizon njė merkato tė pastudiuar me kujdes. Ky ėshtė opinioni i disa specialistėve tė futbollit tė Vlorė, por edhe ndonjė drejtuesi brenda strukturave tė klubit "Flamurtari". Nė merkaton e verės 2006 anėtarė tė stafit teknik dėshtuan nė organizimin e merkatos me kroatė, sllovenė, kosovarė dhe maqedonas. U propagandua me forcė se nė shtetet fqinje stafi teknik i Flamurtarit kishte gjetur "gjahun e duhur", por askush nga rreth 20 lojtarėt e huaj nuk e fitoi testin njėjavor nė Vlorė. Pas kėtij dėshtimi nė skuadėr drejtuesit vlonjatė afrojnė 5 afrikanė dhe largojnė nė drejtim tė Librazhdit 6 tė rinj vlonjatė. Pa pėrfunduar ende kampionati, drejtuesit e Flamurtarit kanė pėrjashtuar dy prej afrikanėve, Sisoko dhe Riēard, dhe po presin me padurim qė njė ditė tė paraqitet Roxheri (pa adresė) pėr t'i drejtuar kartonin e kuq. Ende pa filluar kampionati nė Vlorė, mbėrriti pėr t'u testuar mesfushori aktual i Tiranės, Fish, sė bashku me dy afrikanė tė tjerė, por specialistėt seleksionues vlonjatė nuk ishin nė gjendje tė mirė atė ditė pėr tė vlerėsuar cilėsitė e tij. Mangėsi tė tilla sekretari i Flamurtarit, Ilir Metaj, i justifikon me mungesėn e eksperiencės sė stafit aktual tė skuadrės vlonjate. Aktualisht nė skuadrėn e Vasil Rucit stėrvitet vetėm Bokatola, pasi Delain ka mbėrritur me vonesė nė Vlorė dhe ende nuk ėshtė bashkuar me skuadrėn. Nė pėrfundim tė merkatos sė janarit, te Flamurtari janė afruar dy lojtarė kosovarė tė nivelit tė zakonshėm, si portieri Kyēyku dhe Hashani sulmues, qė sipas stafit teknik, do tė jenė pėrforcimet e fundit pėr skuadrėn.

wxz
24-01-2007, 06:50 PM
"Brenda ditės sė enjte do tė kemi formuar grupin qė do tė pėrbėjė Apoloninė." Kėshtu ka thėnė trajneri tiranas Andrea Marko pak pėrpara fillimit tė stėrvitjes sė ditė sė djeshme. "Nesėr do tė zhvillojmė nė shtėpinė tonė njė tjetėr takim pėrgatitor me ekipin e Cakranit, takim qė do tė na vlejė pėr tė parė edhe futbollistėt e ardhur," shton Marko. Edhe dje grupi i trajnerėve tė skuadrės ka vijuar pėrgatitjet nė aneksin e stadiumit, ku krahas punės tekniko fizike ka zhvilluar edhe njė stėrvitje taktike. Afrimi i ditės sė rifillimit tė ndeshjeve tė superligės pa dyshim e ka shtuar ankthin e trajnerėve, pasi ende nuk ėshtė krijuar njė ide e saktė pėr futbollistėt qė do tė vijnė sot e nė vazhdim. Gjithnjė sipas futbollistit Zheraldinjo, i cili dje ėshtė bashkuar me skuadrėn, do tė jenė brazilianėt Jean da Silva dhe Uashington Luis Galvao, tė cilėt sė bashku me Roshėn dhe grupin tjetėr do tė mbėrrijnė sot nė aeroportin "Nėnė Tereza". Do tė jetė dita e nesėrme pėr kėta futbollistė, tė cilėt pas 48 orėve, do tė jenė nėn urdhrat e Andrea Markos. Bėhet fjalė pėr njė mesfushor dhe njė sulmues, tė cilėt nėse rezultojnė tė vlefshėm pėr bardhėjeshilėt, do t'i bashkohen Apolonisė. Me gjithė kohėn e paktė nė dispozicion nė kėtė periudhė pėrgatitje, tashmė futbollistėt e ardhur, qoftė maqedonas, qoftė edhe brazilianė, do tė jenė pasuria e vetme e fierakėve nė luftėn pėr mbijetesėn nė superligė. Dihet tashmė objektivi i skuadrės fierake pėr tė qėndruar nė superligė, njė objektiv ky sa i vėshtirė, por jo i pamundur, nėse pėrforcimet rezultojnė tė suksesshme. Themi kėshtu, pasi nuk mund tė japim njė vlerėsim pėr brazilianėt e rinj qė do tė jenė nė skuadėr sė bashku me futbollistėt Mickov dhe Jakimovski. Do tė vijė edhe njė tjetėr futbollist, i cili mund ta ēojė nė 4 numrin e futbollistėve tė ardhur nga vendi fqinj. Ndėrkohė qė pritej edhe afrimi i futbollistėve Emanuel dhe Udeke pranė skuadrės fierake, tashmė kjo pistė mund tė quhet e mbyllur, pasi ata nuk kanė mundur tė marrin dokumentet e federimit nga ish skuadrat e tyre respektive, Laēi dhe Burreli. Kėshtu ėshtė quajtur kapitull i mbyllur afrimi i futbollistėve afrikanė, tė cilėt i kanė lėnė vendin nigerianit Ēarls dhe ganezit Nuru, tė cilėt janė ende nė provė te skuadra fierake. Ndoshta sot trajnerėt e skuadrės mund tė japin njė vlerėsim pėr kėta futbollistė, tė cilėt nuk kanė mė shumė se tri ditė qė i janė bashkuar skuadrės bardhejeshile. Ditėn e shtunė ata kanė pasur mundėsi tė provohen 45 minutat e dyta tė takimit me Bylisin, por sot ndoshta do tė krijohet njė ide mė e saktė pėr ta. Janė kėto lėvizjet mė tė fundit tė skuadrės sė Apolonisė, qė nėse rezultojnė pozitive, mund t'i japin njė tjetėr imazh kėsaj skuadre, e cila do tė kėrkojė tė mbetet nė superligė.

wxz
24-01-2007, 06:52 PM
Kosovari i verdhebluve premton se kėtej e tutje do tė jetė njė nga protagonistėt e ekipit kampion.


Nė njė prononcim pėr "Sportin shqiptar", Liridon Leci, futbollisti kosovar i kampionėve tė Shqipėrisė, ėshtė shprehur se kėrkon qė kėtė vit tė arrijė formėn e tij mė tė mirė, qė tė tė bėhet njė lider i vėrtetė nė mbrojtjen e Elbasanit. Ndėrkohė, shtatlarti nuk e anashkalon edhe njė ftesė pėr nė kombėtare. "Po stėrvitem intensivisht dhe mendoj se deri tani jam shumė mirė fizikisht, por e kam tė qartė qė na duhet punė," thekson mbrojtėsi kosovar Leci, i cili erdhi nė fillim tė kėtij sezoni tek Elbasani nga ekipi i Prishtinės. Leci thotė se ambienti qė ka gjetur nė Shqipėri ėshtė tepėr i mirė dhe kjo ia ka lehtėsuar sė tepėrmi punėn futbollistit nė fjalė, kur shprehet: "Unė e kam thėnė edhe herė tė tjera qė nė Elbasan kam gjetur qė nė ditėt e para ngrohtėsinė e tė gjithėve dhe kjo mė ka dhėnė shumė pėrparėsi, por ajo qė dėshiroj ėshtė qė tė fitoj diēka me kėtė fanellė." Pėr kosovarin, ky vit do tė jetė njė provė e vėrtetė pėr karrierėn e tij sportive. "Kam luajtur edhe nė Suedi dhe e di ē'do tė thotė qė tė luash nė njė kampionat tė rėndėsishėm, por pa dyshim qė kėtė sezon, pėrveēse do tė synoj qė tė bėj paraqitje sa mė dinjitoze me Elbasanin, dua qė me lojėn time tė arrij edhe nė ekipin kombėtar tė Shqipėrisė," komenton Leci. Ndėrkohė, nė vijim tė prononcimit tė tij, kosovari 21 vjeēar shprehet se ekipi i tij ėshtė forcuar shumė gjatė merkatos sė dimrit dhe pret me padurim startimin e kampionatit. "Gjatė fazės pėrgatitore nė Malin e Zi ekipi mund tė them se ėshtė konsoliduar shumė si nė anėn fizike, ashtu edhe atė teknike. Tani na duhet tė punojmė edhe pėr kėtė javė shumė qė tė jemi gati pėr takimin e parė me Partizanin, qė ėshtė njė ndeshje e vėshtirė, por jo e pamundur pėr t'u fituar," shton kosovari i verdhebluve. Nė fund tė prononcimit tė tij, Liridon Leci e shikon kėtė vit Elbasanin nė kupat e Europės. "Afrimet e shumta tė Patushit, Nallbanit, Papucit dhe Periēit do tė na japin mė shumė shanse pėr tė fituar, pse jo, ēdo javė. Kam besim ende edhe te titulli kampion, pavarėsisht se Elbasani ėshtė shumė larg vendit tė parė. Kemi bėrė disa gabime nė fund tė fazės sė dytė qė nuk na falen, por besoj se kėto gabime nuk do tė pėrsėriten mė, kėshtu qė me afrimin e kėtyre futbollistėve tashmė skuadra ėshtė konsoliduar sė tepėrmi dhe objektivat tona do tė jenė tė realizueshme," pėrfundon prononcimin e tij kosovari i Elbasanit, Liridon Leci.

wxz
24-01-2007, 06:53 PM
Qė "jabanxhinjtė" blu janė mė tė privilegjuarit tek Dinamo, tashmė dihet, por kjo u vėrtetua mė shumė edhe me ardhjen e dy futbollistėve kroatė dhe sulmuesit boshnjak. Shqiptarėt ndaj tė huajve mundohen tė tregohen shumė mikėpritės, madje nuk duan t'ia dinė edhe pėr njerėzit e shtėpisė. Nė kohėn e luftės pėrdorej shprehja qė "edhe atė pak bukė qė kemi do ta ruajmė pėr partizanėt", ndėrsa nė kohėt e sotme tek Dinamo kjo shprehje ėshtė konvertuar nė "edhe atė pak komoditet qė kemi do t'ua vėmė nė dispozicion tė huajve". Sapo tė tri pėrforcimet e reja kanė vendosur qė tė rrinė tek Dinamo, nė hotelin e klubit kanė filluar lėvizjet, sepse disa dinamovitė kanė ndryshuar dhomat e tyre, pasi dhoma mė e mirė do tė shkonte nė dispozicion tė dy kroatėve dhe boshnjakut. Megjithėse ne mundohemi t'i respektojmė tė huajt (kjo gjė ndodh jo vetėm tek Dinamo, por edhe te skuadrat e tjera), asnjeri nga kėta nuk ka treguar deri tani se di tė bėjė "vezėn e kuqe" nė fushėn e futbollit.

Nga kampi dinamovit
- Ndeshja miqėsore e planifikuar midis Dinamos dhe Erzenit ka shumė mundėsi tė luhet sot, por fati i kėtij takimi ėshtė edhe nė varėsi tė motit, pasi nėse koha ėshtė e mirė, takimi do tė zhvillohet nė Shijak, nėse ka reshje do tė bėhet spostimi nė kompleksin "Dinamo".
- Klevis Bejtja njė nga lojtarėt me moshė tė re tė Dinamos, por qė shikohet me tė ardhme nė futboll, dje nuk ėshtė pėrgatitur me ekipin, sepse ėshtė dėmtuar gjatė pėrgatitjeve tė ditės sė hėnė. Pėr disa ditė dinamoviti do tė qėndrojė larg fushės sė blertė, sepse i duhet tė marrė veten nga dėmtimi.
- Llazi Gjika, njėri nga katėr portierėt qė stėrvitet me Dinamon, dje i ėshtė rikthyer stėrvitjes me ekipin. Portieri ka munguar nė stėrvitje pėr disa ditė, pasi ka qenė i sėmurė. Madje edhe gjatė ditės sė djeshme Gjika ėshtė paraqitur nė stėrvitje me temperaturė 37 e gjysmė.
- Ekipi i Dinamos dje ka kryer vetėm njė stėrvitje. Ajo ėshtė zhvilluar pasdite dhe tė gjithė tė pranishmit kanė ndjekur planin kompleks tė pėrgatitur nga stafi trajnues.
- Ndryshe nga pjesa mė e madhe e skuadrės, tre nga dinamovitėt, pikėrisht Enkel Alikaj, Klodian Arbri dhe Papa Diop, kanė kryer dje pėrgatitje edhe gjatė paradites. Tė tre dinamovitė janė stėrvitur nėn mbikėqyrjen dhe urdhrat e trajnerit Artan Mergjyshi si dhe tė drejtorit teknik, Ilir Daja. Ky program ekstra ėshtė ndjekur me qėllim qė tė tre futbollistėt tė kapin formėn optimale.
- Mbrojtėsi 23-vjeēar i Dinamos, Zdravko Sushak, i cili sapo ka firmosur me ekipin, shikohet si njė zėvendėsues ideal, madje edhe mė i mirė, i ish-dinamovitit Zoran Kastel. Sipas pėrshtypjeve tė para, mbrojtėsi shtatlartė ka rėnė mė shumė nė sy sesa dy prurjet e tjera.

wxz
24-01-2007, 06:55 PM
Pas firmosjes sė kontratės sė dy kroatėve dhe boshnjakut merkatoja e Dinamos konsiderohet e mbyllur.


Duke filluar nga dita e djeshme, blutė e kryeqytetit e kanė pėrfunduar pazarin e blerjeve tė futbollistėve dhe tashmė do tė pėrqendrohen nė pėrgatitjet e skuadrės. Tė tre tė ardhurit e fundit janė konsideruar tė vlefshėm pėr skuadrėn e trajnerit Redi Jupi, pasi presidenca ka firmosur me dy kroatėt dhe boshnjakun. Me sa duket, turravrapi i lojtarėve ballkanas i ka detyruar drejtuesit dinamovitė qė tė gjejnė gjuhėn e pėrbashkėt midis palėve nė mėnyrė qė futbollistėt tė veshin fanellėn blu deri nė fund tė kėtij sezoni. Megjithatė, stafi trajnues ėshtė shprehur ditėn e hėnė se do tė ishte mė e favorshme sikur lojtarėt tė provoheshin pėr tė paktėn dy-tri ditė. Dy mbrojtėsit kroatė Goran Graniē dhe Zdravko Sushak janė menduar si tė nevojshėm pėr tė mbyllur boshllėqet qė shfaqi ekipi i Dinamos nė 17 javėt e para. Ndėrsa sulmuesi boshnjak Zoran Novakoviē ėshtė konsideruar njė alternativė mė shumė nė repartin e sulmit. Nėse dy pėrforcimet nė mbrojtje priteshin, ardhja e sulmuesit Novakoviē ka qenė njė surprizė, pasi vija e parė e bluve dukej mė e plotė se kurrė me firmosjen nė fillim tė janarit tė futbollistėve Vangjel Mile, Ardian Nuhiu dhe Eldorado Merkoēi. Sipas drejtuesve dinamovitė, nga Dinamo nuk do tė ketė largime, por qė me shikim tė parė shikohet njė mbipopullim nė repartin sulmues, pasi, pėrveē tė lartpėrmendurve, ndodhen edhe Ilir Qorri me Klodian Arbrin. Nė kėtė mėnyrė shkon nė gjashtė numri sulmuesve te blutė, megjithėse trajneri po aplikon edhe sistemimin e tyre nė poste mė tė tėrhequra. Pra, alternativat dhe konkurrenca nė vijėn e parė tė Dinamos janė nė shkallėn mė tė lartė.
Idriz Sulejmani, shofer apo menaxheri?
Emri i Idriz Sulejmanit ėshtė i lidhur me Dinamon qė nė kohėn kur te blutė lindi njė dashuri pėr drejtues dhe lojtarė kroatė. Nė kohėn qė frenat dinamovite i mori nė dorė kroati Luka Bonaēiē, tek Dinamo u shfaq edhe Idriz Sulejmani si pėrkthyes i trajnerit. Por me kalimin e kohėve Sulejmani arriti tė marrė notat e menaxherit, pasi ai sillte lojtarė nga Kroacia. Nė listėn e kėtij bashkėpunimi hyri edhe emri i Goran Vinēetiēit, i cili nuk e pranoi zotin Sulejmani si menaxher tė tij, por si pėrkthyes. Duke filluar nga e shtuna nė darkė, tek Dinamo ndodhen edhe dy kroatė dhe njė boshnjak, qė kanė ardhur nė shoqėrinė e Idriz Suljemanit. Edhe nė kėtė rast u fol se ai ėshtė menaxheri i tė tre futbollistėve ballkanas, por e vėrteta doli ndryshe. Sipas burimeve brenda klubit, mėsohet se Idriz Sulejmani nuk ėshtė menaxheri apo rekomanduesi i kėtyre lojtarėve pėr blutė e kryeqytetit. Tė tre lojtarėt, Graniē, Sushak dhe Novakoviē, kanė pėrfunduar tek Dinamo si rezultat i marrėdhėnieve tė mira qė ka presidenca blu me trajnerėt kroatė Luka Bonaēiē dhe Zllatko Daliē. Nė ardhjen e kėtyre tre lojtarėve, Idriz Sulejmani, ka luajtur rolin e shoqėruesit dhe transportuesit. Por njėkohėsisht ai ka bėrė edhe punėn e pėrkthyesit midis palėve, pasi i flet tė dyja gjuhėt, shqipen dhe serbo-kroatishten.
Boshnjaku firmos dhe largohet nė atdhe
Gjatė pėrgatitjes sė pasdites sė djeshme tė ekipit tė Dinamos sulmuesi boshnjak, Zoran Novakoviē, nuk ka qenė i pranishėm, pasi ėshtė larguar nė drejtim tė atdheut tė tij. Sipas shoqėruesit tė sulmuesit, Idriz Sulejmani, shkaku i largimit tė Novakoviēit ka tė bėjė me faktin se lojtari do tė shkojė tė marrė dokumentacionet e nevojshme si dhe pajisjet vetjake qė i nevojiten. Pak pėrpara fillimit tė seacės stėrvitore tė sė martės, boshnjaku ka hyrė nė terrenin stėrvitor tė ekipit sė bashku me zotin Sulejmani dhe, pasi ka pėrshėndetur shokėt e rinj tė skuadrės, ėshtė drejtuar drejt Bosnjes. Gjithashtu, njė urim tė ngrohtė dinamovitėt kanė marrė edhe nga dashamirėsi i bluve, Idriz Sulejmani, i cili u ka uruar suksese dhe u ka thėnė qė vendin e dytė e kanė tė sigurt nė superligė, pasi i pari duket disi larg pėr Dinamon. Nėse Novakoviēi u largua pėr t'u kthyer, komplet ndryshe ishte puna me dy mbrojtėsit kroatė, Graniē dhe Sushak, pasi kanė ndjekur programin stėrvitor tė pėrgatitur nga trajnerėt blu.
Merkatoja e bluve quhet e mbyllur
Dinamo e mbylli vitin 2006 me shumė halle, pasi gishti tregues kudo tregonte probleme. Por presidenca blu e kuptoi gabimin e fillimsezonit dhe, me t'u hapur merkatoja, nisi tė lėvizė nė drejtim tė ndėrtimit tė njė ekipi kompakt. Me firmosjen e dy kroatėve dhe boshnjakut, sipas drejtuesve blu, merkatoja dinamovite duhet tė konsiderohet e mbyllur. Sipas administratorit tė Dinamos, Ismet Saliu, bilanci i merkatos sė skuadrės ėshtė pozitiv, sepse nė gjirin e bluve kanė ardhur plotė gjashtė lojtarė tė rinj, ku njėkohėsisht duhet tė merren parasysh edhe rinovimet e kontratave tė dy tė huajve tė tjerė, Goran Vinēetiē dhe Papa Diop. Sipas drejtuesve dinamovitė, ekipi duhet tė konsiderohet i plotė, sepse dy repartet problematike, mbrojtja dhe sulmi, i kanė marrė pėrforcimet e kėrkuara. Nė kėtė merkato dimėrore nga Dinamo janė larguar 2+1 lojtarė (El Haxhi Gudjabi, Zoran Kastel si dhe i riu Indrit Taēi) dhe janė afruar gjashtė tė tjerė (Vangjel Mile, Eldorado Merkoēi, Ardian Nuhiu, Goran Graniē, Zdravko Sushak dhe Zoran Novakoviē), pra bilanci ėshtė +3.

wxz
24-01-2007, 06:57 PM
Mbrojtėsi i Teutės, Entonio Pashaj, mendon se ekipi durrsak nuk ka hequr dorė pėr tė kapur vendin e parė.


"Lufta pėr titullin kampion mbetet e hapur." I kėtij mendimi ėshtė mbrojtėsi i ekipit tė Teutės, Entonio Pashaj, sipas tė cilit kampionati ėshtė nė mes tė rrugės dhe diferencat mes ekipeve janė tė vogla. Sipas mbrojtėsit tė Teutės, veē ekipit durrsak dhe Tiranės, Vllaznia, Partizani dhe Elbasani janė fuqizuar dukshėm dhe mund t'u hapin probleme kryesuesve.
Si ndiheni tashmė qė jeni rikthyer nė "bazė"?
Tė them tė drejtėn, ndihemi mirė, pasi ditėt e fundit nė Ulqin u dyndėn shumė ekipe dhe mendoj se ishte momenti mė i mirė pėr t'u rikthyer nė Durrės.
Si po pėrballohet ngarkesa e lartė nė stėrvitje?
Them se tė gjithė futbollistėt po e pėrballojnė ngarkesėn, qė besoj do tė vazhdojė edhe kėtė javė stėrvitore.
Ē'do tė thotė pėr ju fakti qė me njė futbollist tė larguar dhe tre tė dėmtuar tė pretendoni tė mundni Tiranėn?
Nė fakt, akoma nuk dihet saktė nėse Danieli do tė largohet apo jo. Sė dyti, si Shkėmbi, ashtu dhe Lako e Zėre, nuk kanė ndonjė dėmtim pėr t'u shqetėsuar. Ata do tė jenė gati pėr sfidėn me Tiranėn.
A mendoni se mbrojtja ėshtė reparti i konkurrencės te Teuta?
Po, ėshtė e vėrtetė qė mbrojtja ėshtė njė repart ku ka konkurrencė dhe sigurisht ėshtė njė nga repartet mė rezultative. Mendoj se atje ku ka konkurrencė, ka edhe cilėsi.
Si e shpjegoni qė kjo mbrojtje pėsoi plot 3 gola me Partizanin?
Nė radhė tė parė, me Partizanin ishte thjesht njė takim miqėsor dhe, sė dyti, mund tė them se nė kėtė ndeshje patėm shumė mungesa, qė nė njėfarė mėnyre ndikuan edhe nė rezultat dhe mėnyrėn e lojės.
Ka sfidantė Tirana me 6 pikė para?
Jemi vetėm nė mesin e kampionatit dhe nuk mund tė thuhet qė Tirana nuk ka sfidantė kur ekipet pretendente nuk kanė diferenca tė mėdha. Merkatoja e dimrit ka forcuar shumė edhe disa ekipe, si Vllaznia, Elbasani, apo Partizani, qė krahas nesh mund t'i hapin probleme Tiranės.
Do tė ngushėlloheshit me kupėn nėse nuk arrini kampionatin?
E rėndėsishme ėshtė qė tė kapim njė trofe, por gjithsesi kampionati mbetet trofeu mė i rėndėsishėm dhe serioz.

wxz
24-01-2007, 06:57 PM
Ekipi i Teutės ka nisur stėrvitjen nė stadiumin e futbollit "Niko Dovana" pas rikthimit nga Mali i Zi. Trajneri Starova ka filluar pėrgatitjet me 2 seanca pėrgatitore, paradite dhe pasdite, me njė stėrvitje me ngarkesė tė lartė. Me pėrjashtim tė Shkėmbit, Lakos dhe Zėres, qė kanė pasur probleme shėndetėsore, grupi tjetėr i futbollistėve ėshtė vėnė nėn urdhrat e trajnerit. Me ekipin ėshtė bashkuar edhe mesfushori Qazim Buna, i cili pėr arsye familjare nuk u bashkua me ekipin nė Ulqin tė Malit tė Zi. Nė provė te Teuta ėshtė edhe sulmuesi 19 vjeēar Blloku, i cili ėshtė aktivizuar edhe nė kategorinė e dytė kroate. Ekipi do tė grumbullohet nė hotel "Florida" pėr tė vijuar fazėn pėrgatitore. Sipas burimeve nga stafi i Teutės, ēėshtja e Daniel Xhafajt ka mbetur akoma pezull dhe deri nė zgjidhjen pėrfundimtare tė saj nuk do tė tentohet pėr afrimin e ndonjė futbollisti tjetėr nė ekip.

wxz
24-01-2007, 06:59 PM
Dy futbollistėt e Partizanit, Dorian Bylykbashi dhe Henri Ndreka, vazhdojnė tė provohen tek Krivbasi. Ata kanė qenė protagonistė edhe nė miqėsoren e tretė, qė skuadra ukrainase ka luajtur ndaj rusėve tė Spartakut. Ndreka edhe nė kėtė takim ėshtė aktivizuar gjatė me minutazh tė plotė, ndėrsa Bylykbashi ėshtė zėvendėsuar nė minutėn e 75-tė tė takimit. Nga burime pranė menaxherit tė lojtarėve, nuk ėshtė arritur ende ndonjė marrėveshje konkrete. Edhe drejtuesit e Partizanit ngrenė supet pėr provėn e futbollistėve tė kuq. Me sa duket, edhe pse ka pėrfunduar me kohė afati njėjavor i trajnerit Lika, Ndreka dhe Bylykbashi do tė jenė edhe pėr disa ditė mes Krivbasit dhe Partizanit.

Nisja pėr Tiranė, rreth orės 14:30

Sot Partizani zhvillon seancėn e fundit stėrvitore nė Ulqin, pėr t'i vijuar pėrgatitjet nė ambientet e klubit. Futbollistėt do tė bėjnė njė seancė stėrvitore paradite dhe pas drekės do tė pėrgatiten pėr udhėtim. Nisja nga Ulqini do tė bėhet rreth orės 14:30 tė pasdites dhe udhėtimi do tė zgjasė rreth njė orė.

wxz
24-01-2007, 07:01 PM
"Gardiani" i portės sė kuqe mendon se Partizani do tė rivalizojė deri nė fund tė kampionatit.


Sot nė Ulqin do tė zhvillohet seanca e fundit stėrvitore e tė kuqve, tė cilėt nė orėt e pasdites do tė jenė nė Tiranė, pėr t'iu bashkuar familjeve tė tyre. Pėr rreth 12 ditė futbollistėt janė stėrvitur me ngarkesė tė lartė fizike. Gjatė pjesės sė parė tė kamponatit forma fizike ka qenė justifikimi kryesor i rezultateve tė dobėta, por kjo nuk mund tė ndodhė nė tė ardhmen. Pėr kėtė qėllim, tė gjithė lojtarėt e kuq kanė ulur kokėn dhe janė munduar tė rikuperojnė forcat pėr ndeshjet e mbetura. Orges Shehi, njė nga pikat mė tė forta tė skuadrės, mendon se faza e Ulqinit u ka shėrbyer shumė futbollistėve, sidomos pėr formėn fizike, qė ka qenė pika e dobėt nė javėt e para tė kampionatit. "Mendoj se kjo fazė ka qenė shumė e nevojshme pėr skuadrėn e Partizanit. E kemi filluar sezonin pa pėrgatitjet e duhura dhe si pasojė ecuria jonė ka qenė me ulje-ngritje. Gjithmonė rezultatet janė justifikuar me pėrgatitjen jo tė mirė fizike, ēka na ka detyruar tė ulim kokėn dhe tė pėrfitojmė maksimumin nga kjo fazė. Nesėr (sot) ne kthehemi nė Tiranė pėr t'i vazhduar aty pėrgatitjet, por mendoj se pjesėn kryesore tė fazės e kemi kaluar kėtu nė Ulqin,"- ėshtė shprehur pėr "Sportin shqiptar" futbollisti qė i ka luajtur tė gjitha takimet e fazės sė parė. Partizani ka zhvilluar nė Ulqin 2 ndeshje miqėsore me Besėn dhe Teutėn, duke marrė dy fitore qė kanė rėndėsi vetėm nė aspektin moral. Kėto dy rezultate tregojnė se tė kuqtė kanė njė grup tė konsoliduar, qė premton shumė nė tė ardhmen. Shehi mendon se dy fitoret nė miqėsoret e zhvilluara nuk ėshtė se e bėjnė Partizanin tė pathyeshėm, por gjithsesi janė njė tregues pozitiv pėr punėn qė ėshtė bėrė nė Ulqin. "Ndeshje tė tilla mė shumė u shėrbejnė trajnerėve pėr vendosjen dhe rolin e lojtarėve nė fushė, pasi rezultati pėrfundimtar nuk ka shumė rėndėsi. Megjithatė, ne kemi treguar se jemi njė grup kompakt dhe i konsoliduar dhe se mund tė ecim pėrpara nė ndeshjet e mbetura,"- ėshtė shprehur numri njė i portės sė Partizanit. Drejtuesit kanė premtuar pėrforcimin e skuadrės me elementė cilėsorė, por nė fakt deri tani ka pasur vetėm rrjedhje. Ndreka dhe Bylykbashi vazhdojnė tė stėrviten me skuadrėn ukrainase tė Krivbasit dhe ka shumė mundėsi qė tė mos jenė pjesė e Partizanit pėr pjesėn e mbetur tė seonit. Shehi shprehet se janė drejtuesit ata qė vendosin pėr afrimin e lojtarėve tė tjerė, ndėrsa detyra e tij dhe e shokėve tė skuadrės ėshtė dhėnia e maksimumit nė stėrvitje dhe nė lojė. "Unė nuk mund tė flas pėr Ndrekėn dhe Bylykbashin, pasi ėshtė e drejta e tyre pėr t'u provuar tek skuadrat e huaja. Unė jam i bindur se grupi qė ka punuar nė Ulqin do ta justifikojė veten, ndėrsa pėr sa u pėrket pėrforcimeve janė drejtuesit qė e thonė fjalėn e fundit," - ka saktėsuar Shehi. Janė disa nga skuadrat e superligės qė kanė objektiva tė njėjtė sezonalė. Elbasani, Vllaznia, Teuta, pa harruar dhe Dinamon, synojnė njė vend nė kupat e Europės, ēka bėn qė rivaliteti tė jetė i ashpėr deri nė fund. Shehi mendon se Partizani do tė jetė nė pararojė dhe do tė synojė jo vetėm Europėn, por edhe trofetė. "Partizani sigurisht qė synon tė arrijė diēka nė kėtė sezon. Pėrderisa janė disa skuadra tė superligės qė pretendojnė, unė nuk e shoh Partizanin jashtė garės. Grupi aktual ėshtė kompakt dhe ka punuar fort gjatė fazės pėrgatitore, ndėrsa pėrforcimet janė nė dorė tė drejtuesve,"- ka pėrfunduar Shehi.

wxz
24-01-2007, 07:02 PM
Nė fitoren e javės sė kaluar nė Turqi tė ekipit tonė Shpresa, pėrballė ekipit vendės tė moshės 21 vjecare ka kontribuar me lojėn e tij edhe mbrojtėsi peqinas Daniel Ramazani, i cili luajti si titullar pėr 90 minuta. Pėr 20 vjeēarin bardhekaltėr, i grumbulluar rregullisht nga Bushati nė "zboret" e fundit, ndeshja me ekipin turk ishte takimi i tij i parė ndėrkombėtar, edhe pse miqėsor, e kjo padyshim ka lėnė mbresa te futbollistėt qė premton shumė dhe pėr mė tepėr qė u mbyll me fitore. Pėr kėtė privilegj vetė Danieli gjen rast tė falėnderojė shokėt e ekipit, sidomos trajnerėt Sejdini e Bici, qė e kanė pėrkrahur vazhdimisht, duke i besuar njė vend titullari tek ekipi i Shkumbinit. Nė kėtė kampionat mbrojtėsi me perspektivė, qė sapo mbushi 20 vjeē, arriti t'i bindte tė gjithė se meritonte tė aktivizohej me ekipin e tij, ku u rrit e u bė futbollist. Ramazani ka luajtur nė 15 takime nga 17 javėt e gjysmės sė parė tė kampionatit, duke e filluar si zėvendėsues nė javėt e para, pėr tė zėnė mė pas vendin e titullarit nė mbrojtjen e Shkumbinit, krah Muēės, Xhyrės e Ndonit. Ai ka meritėn se ėshtė edhe autor i njė goli me Shkumbinin, kur diti tė shėnojė nė takimin e parė me Flamurtarin, gol qė rezultoi pėrcaktues dhe i dha fitoren Shkumbinit. "Falėnderoj tė gjithė futbollistėt e Shkumbinit qė mė kanė ndihmuar dhe ma kanė bėrė mė tė lehtė nė fushė, por pėr mua merita u takon trajnerėve Sejdini e Bici, qė kanė besuar nė tė dhėnat e mia sportive dhe mė kanė dhėnė dorėn e mė kanė pėrkrahur vazhdimisht. Jam pėrpjekur ta justifikoj kėtė besim me punė dhe me stėrvitje, pėr tė bėrė mė tė mirėn, qė asnjėri tė mos zhgėnjehet," thotė me sinqeritet Daniel Ramazani. Ai nuk e fsheh kėnaqėsinė qė ka arritur tė realizojė njė ėndėrr tė tijėn tė hershme pėr tė veshur fanellėn "e vogėl" tė kombėtares, duke qenė plotėsisht i bindur se stėrvitja e vazhdueshme do tė japė pėr tė maksimumin. "Tė luash me ekipet kombėtare ėshtė njė nder pėr ēdo futbollist, por edhe njė ėndėrr qė e dėshiron secili. Pėr mua ishte hera e parė qė e vishja kėtė fanellė tė rėndė, me tė cilėn provova emocione tė mėdha. Tani qė e arrita kėtė, ėshtė mė e rėndėsishmja qė ta mbash e ta justifikosh. Nė radhė tė parė, kjo duhet tė arrihet tek ekipi im, sepse ėshtė Shkumbini qė mė hapi dyert e Shpresės. Sa mė i vlefshėm tė jem pėr Shkumbinin, duke merituar formacionin, aq mė i dobishėm do tė jem pėr ekipin Shpresa," shton Danieli, i cili ėshtė i ndėrgjegjshėm se pėr ekipin e tij do tė jetė e vėshtirė, por jo e pamundur qė tė realizojė objektivin qė ka pėr tė mbijetuar mes mė tė mirėve nė superligė. Ai beson tek aftėsitė e trajnerit Sejdini dhe te puna cilėsore qė "Xhaxhi" po bėn nė kėtė periudhė pėrgatitore me Shkumbinin. "Kemi pėrpara dhe gjysmėn e dytė tė kampionatit dhe puna e mirė qė po bėn trajneri Sejdini tė jep garanci tė plotė se ekipi ynė nuk do tė lėrė mė pikė rrugės, siē ka lėnė mė parė. Tani ne rikthehemi nė fushėn tonė dhe sigurisht do ta kemi mė tė lehtė pėr tė realizuar synimet tona pėr t'iu larguar fundit tė tabelės dhe pėr t'u ngjitur atje ku e ka vendin Shkumbini, nė mesin e saj," pėrfundon plot optimizėm e besim mbrojtėsi i Shkumbinit, Daniel Ramazani.

wxz
24-01-2007, 07:04 PM
Dita e djeshme ka qenė shumė e ngarkuar pėr kuqeblutė. Presidenti Fushaj ka qenė nė Ulqin pranė lojtarit tė tij, ndėrsa futbollistėt ishin shumė tė shqetėsuar pėr fatin e kolegut tė tyre. Ata nuk e kishin menduar kurrsesi se Lici do ta kalonte njė natė nė rajonin e policisė, sepse mendonin se njė ēėshtje e tillė do tė mbyllej shpejt, pasi nuk ishte aq e rėndė sa u bė. Pėr rrjedhojė, e gjithė dita e djeshme ka pasur telefonata tė shumta mes futbollistėve pėr tė mėsuar rreth fatit tė shokut tė tyre tė skuadrės. Vėrtet dje kuqeblutė nuk kanė pasur stėrvitje, por edhe po tė kishin pasur, vėshtirė se do tė bėhej me kaosin e shkaktuar nga kjo ēėshtje.

Suad Lici, edhe njė natė tjetėr nė polici

Nuk ėshtė mbyllur as dje ēėshtja e futbollistit tė Vllaznisė, Suad Lici. Sipas drejtuesve tė Vllaznisė, ēėshtja ka shkuar nė apel, sepse vendimi i dhėnė nga Gjykata e Ulqinit nuk i ka pėlqyer prokurorit tė ēėshtjes, ēka ka bėrė qė ai ta ēojė kėtė ēėshtje njė shkallė mė lart. Bėhej fjalė pėr njė vendim prej 4 mijė eurosh gjobė pėr Licin pėr veprimin e kryer ndaj gjyqtarit anėsor nga Mali i Zi. Vetė Lici, i shoqėruar nga familjarėt e tij dhe presidenti Fushaj nė kėtė seancė gjyqėsore, ka qenė dakord pėr tė bėrė pagesėn e kėsaj shume vetėm qė tė lirohej. Ēėshtja ka shkuar kėsisoj njė shkallė mė lart dhe pėr pasojė dje pasdite futbollisti shkodran nga Ulqini ėshtė ēuar nė Podgoricė, kryeqytetin e Malit tė Zi, ku dhe do tė zhvillohet seanca e sotme gjyqėsore qė pritet t'i japė fund edhe kėtij problemi. Ajo ēfarė flitet nga njerėzit pranė ekipit tė Vllaznisė, por edhe familjarė tė lojtarit, ai me shumė tė ngjarė sot para drekės do tė jetė i lirė. Seanca e sotme do tė zhvillohet nė orėn 9:30 tė paradrekes. Nė kėtė mėnyrė, njė incident i vogėl nė njė fushė futbolli kėtė radhė ka marrė pėrmasa mė tė mėdha, aq sa Suad Lici prej dy netėsh ėshtė i ndaluar nė rajonet e policisė sė shtetit fqinj. Mbase njė ēėshtje e ekzagjeruar sė tepėrmi, por ky ėshtė realiteti.

wxz
24-01-2007, 07:05 PM
Ka qenė si "bombė" pėr ta njė lajm i tillė, por megjithatė tė bindur se pjesėtari i familjes sė tyre nuk e meritonte njė gjė tė tillė, janė munduar ta mbyllin sa mė shpejt atė. Pajtimi i njė avokati tė njohur malazez pėr kėtė ēėshtje, gatishmėria pėr tė kėrkuar falje, apo gjobėn e vėnė nga gjykata, janė fakte se familjarėt e familjes Lici nuk kanė dashur kurrsesi qė Suadi tė bėhej protagonist pėr keq nė njė ēėshtje tė tillė, qė nė tė vėrtetė mori pėrmasa mė tė mėdha sesa duhet.

wxz
24-01-2007, 07:07 PM
Portieri i Vllaznisė ka qenė personi qė i ka qėndruar mė pranė Suad Licit nė kėto 48 orė tė vėshtira.


Ka qenė ndėr njerėzit qė i ka qėndruar mė pranė Suad Licit nė momentet e tij mė tė vėshtira nė Ulqin. Portieri Armir Grima, pėrveēse koleg i tij, ėshtė njėkohėsisht edhe shoku mė i ngushtė i mesfushorit me tipare mbrojtėse. Duke folur pėr "Sportin shqiptar", ai rrėfen tė gjithė skenėn e asaj ēfarė ndodhi pasditen e sė hėnės nė Ulqin, ēka ēoi dhe nė arrestimin e Licit nga policia malazeze. Portieri Grima ka qenė gjithnjė nė krah tė shokut tė tij, por pa mundur tė bėjė gjė pėr shpėtimin e tij. Megjithatė, ndihet njėlloj i shqetėsuar, sepse, sipas tij, nuk ishte ngjarje me tė cilėn mund tė bėhej bujė. Thjesht njė incident i vogėl, qė gjithsesi ėshtė zmadhuar nė pėrmasa tė mėdha. Ja si shprehet Armir Grima nė intervistėn e tij:
Armir, si njė nga njerėzit qė i keni qėndruar mė pranė nga tė gjithė Licit nė momentet e tij mė tė vėshtira, si do ta komentonit gjithė atė ēfarė ndodhi?
Tė them tė drejtėn, jemi mėrzitur shumė, sepse nuk e kishim menduar se mund tė ndodhte njė gjė e tillė. Sa i takon incidentit tė ndodhur, mund tė them se edhe Lici mund tė ketė pjesėn e tij tė fajit, por ai ka qenė i detyruar tė reagonte ashtu, sepse gjyqtari anėsor nė atė moment e ofendoi. Normalisht, tė gjithė jemi njerėz dhe reagojmė pas momenteve tė tilla, por gjėrat janė fryrė mė tepėr se duhet. Nuk ka pasur as thyerje tė kockės sė hundės, siē pretendohet, dhe as gjak. Thjesht, anėsori ra nė tokė.
Gjėrat thuhet se nuk kanė shkuar mirė nė kėtė ndeshje sa i takon arbitrimit dhe lojės sė ashpėr tė kundėrshtarit. Mos ėshtė ky shkaku kryesor i reagimit nė atė mėnyrė tė kolegut tuaj?
Tė them tė drejtėn, as unė nuk arrij ta kuptoj se pėrse ēdo ekip malazez kur luan ndaj nesh, ndonėse thjesht miqėsore, bėn tė pamundurėn pėr tė fituar. Nė kėtė valle futen edhe gjyqtarėt dhe kėshtu ndodhi edhe nė miqėsoren ndaj Zetės. Ne po e kontrollonim lojėn dhe avantazhin. Thjesht donim ta fitonim atė takim, megjithėse ishte miqėsore, por kundėrshtari e shtoi dozėn e lojės sė rėndė. Po ashtu, gjyqtarėt u bėn palė me ta, na anuluan njė gol mė se tė regullt, jepnin pozicione tė paqena jashtė loje, derisa erdhi momenti qė solli gjithė kėtė rrėmujė. Kuptohet, ne tė gjithė nuk donim tė bėheshim qesharakė me atė ēka po ndodhte, ndėrkohė qė reagimi i Suadit ishte mė i ashpri, por malazezėt e meritonin atė gjė. Ka vite qė luaj futboll dhe ende nuk e mbaj mend njė miqėsore me ekipet malazeze qė tė ketė pėrfunduar nė mėnyrė miqėsore.
Kur u bė arrestimi i Licit?
Pas momentit tė goditjes sė gjyqtarit, ishte ekipi i Zetės qė nuk deshi ta vazhdonte mė ndeshjen. Mė pas ata u bindėn, por nė ato momente ka qenė trajneri Josa qė nuk preferoi mė ta vazhdonte atė takim kur gjėrat nuk shkuan mirė. Pėr rrjedhojė, kemi vazhduar edhe pėr disa minuta tė stėrvitemi nė fushėn, qė ėshtė pranė ambienteve tė hotelit "Olimpik" nė Ulqin dhe, pasi jemi larė dhe bėrė gati pėr t'u nisur pėr Shkodėr, kanė ardhur policėt malazezė. Ata fillimisht deshėn nga Suadi vetėm njė deklaratė tė firmosur prej tij, ku tė shpjegonte atė ēfarė kishte ndodhur dhe vetėm kaq. Por nė ato momente aty ka ardhur edhe gjyqtari anėsor me disa njerėz tė tij, tė cilėt kishin nė dorė njė ekzaminim tė njė mjeku, sipas tė cilit gjoja bėhej fjalė pėr thyerje tė kockės sė hundės. Nė kėto kushte, kur ai kishte bėrė edhe denoncimin nė polici, uniformat blu ishin tė detyruar ta shoqėronin Suadin nė rajonin e policisė. Kjo gjė na shqetėsoi sė tepėrmi dhe pėr rrjedhojė i gjithė ekipi pėr disa orė qėndroi pranė rajonit pėr tė pritur lirimin e tij, por kjo nuk ndodhi.
Keni qėndruar deri nė mesnatėn e sė premtes nė Ulqin. Pėrse nuk pranonin ta lironin?
Nuk u lirua qė atė natė, sepse gjyqtari, qė ishte njė 18 vjeēar malazez nga Nikshiqi dhe qė jetonte nė Ulqin, kishte bėrė denoncimin, por nuk e tėrhiqte atė, i shtyrė nga njė njeri i afėrt i tij, qė ishte polic dhe qė kishte punuar edhe nė Kosovė vite mė parė si ushtar me serbėt. Ndėrkohė, babai i arbitrit anėsor ishte i mendimi se ēėshtja pėr tė duhej mbyllur, megjithatė ēdo gjė ia la nė dorė tė birit. U zhvillua gjyqi i parė dhe Lici u gjobit me 560 euro gjobė pėr gjoja prishje tė qetėsisė publike, kur nė tė vėrtetė nuk pati prishje tė qetėsisė. Mė pas u kalua te gjyqi civil, pėr tė cilin nuk u dha asnjė vendim atė natė, duke bėrė qė Suadi ta kalonte atė natė nė rajonin e policisė.
A ka pasur solidaritet pėr kėtė ēėshtje nga ana e shqiptarėve qė jetojnė nė Ulqin?
Shumė, madje jemi habitur pėr njė gjė tė tillė. Do tė veēoja mbi tė gjitha kryetarin e Bashkisė sė Ulqinit, zotin Gėzim Hajdinaga, qė bėri tė pamundurėn pėr ta zgjidhur sa mė shpejt kėtė ēėshtje. Po ashtu, edhe shumė shqiptarė tė tjerė na pėrkrahėn, por dikush donte qė ēėshtja tė bėhej e madhe. Spitali i Podgoricės, ku anėsori bėri ekzaminimet, nuk vėrtetoi asnjė thyerje tė kockės sė hundės, siē pretendohej, dhe avokati qė kishte marrė Suadi ua bėri mė se tė qartė gjykatėsve kėtė gjė, sepse ajo shihej ditėn pėr diell qė nuk kishte asnjė problem. Jam shumė i bindur se, nėse njė gjė e tillė do tė kishte ndodhur nė Shqipėri, ne do t'i kishim bėrė miq malazezėt.
Shpresoni qė kjo punė tė mbyllet me kaq dhe Suadi tė lirohet?
Shpresoj, sepse nuk e meritonte njė gjė tė tillė. Nuk ėshtė njeri qė shkakton probleme, por dėshira e tė gjithė neve ėshtė qė kjo ēėshtje tė mbyllet sa mė parė.

wxz
24-01-2007, 07:09 PM
Sulmuesi kavajas premton t'i gjejė golat e munguar nė gjysmėn e dytė tė kampionatit.


Pavarėsisht se ka shėnuar njė nga golat ndaj Partizanit nė miqėsoren e Ulqinit, sulmuesi kavajas Parid Xhihani e ndien peshėn e fajit mbi supe pėr tė gjithė ato raste tė humbura gjatė vitit 2006. Njė shqetėsim qė duket se mbetet motivi kryesor i punės sė tij. Ja se si sulmuesi rrėfen golat e pashėnuar qė i kanė mbetur merak: "Mė shumė se golat e mi tė humbur, mė djeg fakti i mosmarrjes sė fitoreve nga ekipi im. Akoma mė rrinė nė mendje veēmas dy golat e humbur ndaj Elbasanit pas rezultatit 1 0 dhe nė minutėn e fundit ndaj Partizanit nė Tiranė. Kam shėnuar, por edhe humbur gola tė tjerė, por kėto dy gola mundet t'i jepnin tjetėr rrjedhė renditjes sė Besės nė tabelėn e klasifikimit." Nuk ėshtė ndonjė habi qė njė sulmues tė humbasė raste shėnimi, po a mbetet kjo pėrgjegjėsi vetėm e Xhihanit dhe ēfarė ndikimi ka pasur partneri i tij Elokan dhe loja sulmuese e vetė ekipit? A ka qenė loja e Besės me defekte nė manovrėn sulmuese tė saj? Ja ēfarė mendon sulmuesi kavajas: "Nė fakt, ajo qė mė dhemb mė shumė ėshtė fakti se loja sulmuese e ekipit nuk ka ēaluar. Ju jeni dėshmitarė tė lojės mjaft tė mirė dhe tė barabartė me Elbasanin, Tiranėn, Dinamon, Partizanin e ndoshta ndaj dikujt edhe mė mirė. Vetėm rastet e humbura nga ne i kanė hequr shanset e fitores ekipit tonė. Nuk mund ta mohoj faktin se Elokani kėrkoi kohė tė njihte lojėn time dhe tė vepronim si njė dyshe harmonike. Loja e tij ishte mjaft e menēur dhe intuitive, por nė momentin e fundit edhe ai nuk pati atė goditje vdekjeprurėse si tė Fortunatit, bie fjala. Edhe trajneri Bici ka qenė nė vėshtirėsi kur ka qenė i detyruar tė luajė vetėm me ne tė dy." Duket se kjo qė citon Xhihani jo vetėm ėshtė shumė e vėrtetė, por nisur nga ky fakt konstatojmė se mungesa e konkurrencės ndoshta ka qenė njė arsye mė shumė. Besa ka qenė e detyruar tė luajė nė sulm vetėm me Xhihanin dhe Elokanin. Spostimi ndonjėherė i Binagolit pėrpara, por edhe i Krajės e Veliajt, nuk ka dhėnė asnjė rezultat konkret. Si i pėrgjigjet sulmuesi kavajas kėtij fakti, ndėrsa djersin nė qytetin e Ulqinit? Ēfarė mesazhi ka lexuar prej kėtij konstatimi vetė sulmuesi kavajas Xhihani, kur pėr fatin e tij tė keq sulmuesi Elokan ende nuk po duket? "Pajtohem plotėsisht me konstatimin e trajnerit Bici se Besa ka vuajtur mė shumė nė manovrėn sulmuese si ekip sesa te loja e vetme e sulmuesve. Nuk ėshtė kusht nė futbollin e sotėm qė tė shėnojė ose sulmuesi, ose s'ka. Mjafton t'ju kujtoj se sot nė Europė mjaft shėnues golash vijnė nga radhėt e mesfushės dhe mbrojtjes. Ndėrsa te Besa kjo ėshtė kėrkuar vetėm nga sulmi. Pavarėsisht nga kjo kėrkesė, po punoj e po pėrpiqem nė maksimum qė tė fitoj qetėsinė dhe sigurinė e munguar para portės. Golin e kam njohur qė kur isha 15 vjeē nė radhėt e Besės dhe e provova edhe me ekipin kombėtar U 18. Jam i bindur dhe kam besimin e plotė se gjatė javėve tė mbetura do tė shihni njė tjetėr Xhihan. Kaq mund t'ju premtoj, sepse kam dėshirė ta shihni nė javėt nė vijim," pėrfundon Parid Xhihani, i cili nuk ėshtė sulmuesi i vetėm, pasi, siē dihet, nė ekip stėrvitet edhe sulmuesi 18 vjeēar, kosovari Ahmed Jonuzi, gjendja fizike e shkėlqyer e tė cilit pritet tė jetė njė partner i denjė i Xhihanit. Nė kėtė mėnyrė, Besa pėr pjesėn e mbetur tė sezonit ėshtė e detyruar tė luajė me kėta dy sulmues. Objektivi i Besės, qė ėshtė kupa, kėrkon qė edhe sulmi tė jetė nė nivel mė tė lartė.

wxz
24-01-2007, 07:10 PM
Pas dy miqėsoreve tashmė tė luajtura, ndaj Partizanit e Besėlidhjes, ekipi kavajas sot do tė zhvillojė miqėsoren e tretė. Kundėrshtari i radhės do tė jetė ekipi i Lushnjės. Pritet me interes tė shihet loja e portierit kavajas Guma, i cili u nis me Besėn dhe pas huazimit do tė mbrojė portėn lushnjare. Besa deri tani nė dy miqėsoret e pėrmendura ka arritur tė barazojė ndaj Besėlidhjes dhe tė humbė ndaj tė kuqve 2-3.

wxz
24-01-2007, 07:12 PM
Pas humbjes 1-0 nė miqėsoren ndaj MTK Arazit, dita e djeshme i ka parė bardheblutė tė zhvillojnė njė analizė tė detajuar tė gabimeve qė u bėnė. Trajneri Shkėlqim Muēa, sė bashku me drejtorin teknik, Alban Tafajn, dhe pėrgatitėsin atletik, Rauf Dimrajn, u kanė shpjeguar lojtarėve problemet e vėna re. Mė pas, skuadra zhvilloi dy seanca, fillimisht paradite me vrapime dhe mbasdite nė fushėn e lojės, me ushtrime tė karakterit tekniko-taktik. Mungesat e vetme ishin ato tė Duros, Mukės, Dedes dhe Bulkut, tė cilėt u thirrėn nga ana e trajnerit tė kombėtares, Oto Bariē, pėr miqėsoren e djeshme.


Hidi-Sinani-Abazaj nė pritje tė thirrjes

Isli Hidi, Vioresin Sinani dhe Oriand Abazaj nuk u preferuan nga ana e trajnerit Oto Bariē pėr miqėsoren e djeshme tė kombėtares ndaj ekipit tė Antaliasporit. Edhe pse figurojnė nė listėn e tė grumbulluarve, tė tre kėta futbollistė dje u stėrvitėn me fanellėn e Tiranės, ndėrkohė qė tashmė janė nė pritje tė thirrjes pėr miqėsoren e sė enjtes, kur Tirana do tė ndeshet ndaj kuqezinjve. Nė tė vėrtetė, midis stafeve drejtuese mėsohet se ka njė marrėveshje gojore, ku me ekipin kombėtar do tė lejohen ata futbollistė qė janė mė tė nevojshėm pėr momentin. Ndaj turqve dje u preferuan Duro, Muka, Dede dhe Bulku.

wxz
24-01-2007, 07:13 PM
Mesfushori fantazist u vu dje nė dispozicion tė trajnerit Bariē, teksa luajti 45 minuta ndaj Antaliasporit.

Klodian Duro ėshtė njė ndėr katėr lojtarėt qė pėr momentin ėshtė i ndarė mes Tiranės dhe ekipit kombėtar. Sė bashku me Devi Mukėn, Nevil Deden dhe Ervin Bulkun, ai dje luajti 45 minuta nė miqėsoren e fituar 6-2 ndaj Antaliasporit. Pėr sa u takon tre lojtarėve tė tjerė, tė cilėt figurojnė nė listėn e trajnerit Oto Bariē, siē janė Isli Hidi, Vioresin Sinani dhe Oriand Abazaj, nuk u preferuan pėr takimin e djeshėm. I kontaktuar nga gazeta, mesfushori fantazist Klodian Duro shprehet se ky grumbullim i kombėtares i shėrben trajnerit Bariē pėr tė parė disa lojtarė tė rinj, tė cilėt mund tė afrohen nė ekipin kombėtar nė tė ardhmen. "Ėshtė normale qė nė kėtė periudhė trajneri Oto Bariē tė bėjė vėzhgimet e tij pėr sa u takon elementėve tė rinj, qė duhen afruar nė ekipin kombėtar. Dje zhvilluam njė ndeshje miqėsore me ekipin e Antaliasporit, tė cilėn e fituam me rezultat tė thellė, ndėrkohė qė pėr veten mund tė them se u aktivizova vetėm nė pjesėn e parė. Trajneri e pa tė arsyeshme qė lojtarėt e Tiranės t'i aktivizonte vetėm njė pjesė loje, sepse njė ditė mė parė ne kishim luajtur njė tjetėr miqėsore, ndaj MTK Arazit. Personalisht, mendoj se nė ndeshjen e ardhshme miqėsore ndaj Sllovenisė do tė shihet nė fushė njė skuadėr mė e kompletuar, ndėrsa pėr sfidėn me Slloveninė e gjithė skuadra do tė japė maksimumin, pėr tė arritur fitoren e parė nė kėto eliminatore,"- thotė nėpėrmjet linjės telefonike mesfushori i krahut.
Sot pritet qė Klodian Duro tė vihet nėn urdhrat e trajnerit tė Tiranės, Shkėlqim Muēa, ndėrkohė qė vetėm nesėr do tė vendoset se mė cilėn skuadėr do tė aktivizohet, duke parė qė Tirana ka planifikuar tė luajė me ekipin kombėtar. Pėr Duron, kjo periudhė pėrgatitore ėshtė shumė e rėndėsishme nė marrjen e ngarkesės fizike, e cila do tė shėrbejė si "karburant" pėr takimet e ardhshme nė kampionat. "Duhet thėnė se gjatė kėtyre ditėve qėndrimi nė Antalia jemi duke u stėrvitur me seriozitet tė plotė dhe, pėr fat tė mirė, nuk ka pasur asnjė lojtar tė dėmtuar. Trajnerėt Muēa dhe Dimraj po bėjnė njė punė tė mirė me ne, frytet e sė cilės do t'i marrim kur tė mbėrrijmė nė Tiranė. Deri tani, nė dy ndeshjet miqėsore qė kemi zhvilluar, skuadra ka luajtur mirė, pavarėsisht se ndaj azerbajxhanasve humbėm vetėm me njė gol, qė ishte rrjedhojė e njė gabimi nga ana jonė,"- shton mė tej 29-vjeēari.
Nė lidhje me merkaton e bėrė, ku deri tani janė afruar pesė futbollistė tė rinj, mes tė cilėve edhe Albert Duro, vėllai i Klodit, ky i fundit shprehet: "Rezultatet e blerjeve tė reja do tė shihen shumė shpejt nė fushė. Stafi drejtues ėshtė munduar tė bėjė mė tė mirėn nė kėtė aspekt, duke kėrkuar tė pėrforcohet nė ato aspekte ku kemi pasur probleme dhe them se boshllėqet janė mbushur tashmė. Personalisht mendoj se largimi i Salihit do tė na i prishė disi planet, sepse ai ishte pikė referimi pėr skuadrėn, por tani jemi tė detyruar tė bėjmė edhe pa tė. Nė lidhje me objektivat, nuk bėhet fjalė qė, pėrveē titullit kampion, duam tė mbrojmė me dinjitet edhe Kupėn e Shqipėrisė, ku jemi fitues nė fuqi,"- pėrfundon Klodian Duro, mesfushori qė ėshtė i ndarė mes Tiranės dhe ekipit kombėtar nė kėtė periudhė pauze tė kampionatit.

wxz
24-01-2007, 07:16 PM
Tė grumbulluarit e trajnerit Oto Bariē e kanė fituar takimin miqėsor me rezultat tė thellė.

Shqipėria: Lika, Teli, N.Dede, E.Xhafa, Vrapi, Bulku, Muka, Duro, Aliaj, Memelli, Sukaj (u aktivizuan Neziraj, Dedaj, Hyka, Plaku, D.Xhafa, Hasani). Trajner: Oto Bariē
Shėnuesit: Plaku 47', 53, 90, Memelli 49', Aliaj 50', D.Xhafa 57', Hasani 69'

U zhvillua dje nė orėn 14:00, nė qytezėn turistike tė Kemerit, testi i parė i tė grumbulluarve tė trajnerit Oto Bariē. Edhe pse nė fillim dukej si njė takim i vėshtirė pėr kombėtaren, nuk rezultoi kėshtu, sepse pėrballė tyre ishte skuadra e tė rinjve tė klubit "Antaliaspor". Ekipi i parė, Antaliaspor, i cili renditet nė vendin e 16-tė nė superligėn turke, pardje zhvilloi njė miqėsore me skuadrėn austriake tė Vienės. Megjithatė, pavarėsisht faktit se kombėtarja kishte pėrballė njė skuadėr tė rinjsh, prova e parė kaloi me sukses. Tregolėshi i tė riut Sabino Plaku, si dhe golat e Memellit, Aliajt, Hasanit dhe Daniel Xhafės, vulosėn fitoren e thellė, 7-2, tė kombėtares. Prurjet e reja, Memelli, Plaku, Hasani dhe sulmuesi i Teutės, Xhafa, e nisėn me gol kėtė grumbullim, duke lėnė njė pėrshtypje tė mirė. Trajneri i pėrfaqėsueses, Oto Bariē, kishte vendosur nė fillim tė lojės njė formacion konkurrues dhe me emra tė njohur. Ndėrkohė, pjesa e parė e takimit nuk u ngrit nė nivelin e duhur nga kuqezinjtė. Gjatė kėsaj pjese u humbėn disa raste tė pastra pėr shėnim, por edhe tė rinjtė e Antalias rezistuan disi. Nė 45-minutėshin e dytė tė takimit, kroati Bariē kreu gjashtė zėvendėsime. Lojtarėt e sapofutur nė lojė u shfaqėn mjaft mirė dhe e ndryshuan krejtėsisht rrjedhėn e takimit. Nga tė rinjtė e aktivizuar nė kėtė takim, spikati sulmuesi i talentuar i Apolonisė, Sabino Plaku, i cili shėnoi tre gola. Nga informacionet brenda stafit kuqezi, njė paraqitje tė shkėlqyer nė kėtė takim, bėri Jetmir Hyka, i cili me veprimet e tij teknike e zbukuroi lojėn. Edhe sulmuesi pogradecar Migen Memelli, qė aktivizohet nė Norvegji, la pėrshtypje tė mirė nė prezantimin e tij tė parė me ekipin kombėtar. Nga informacionet pranė stafit kuqezi, mėsohet se trajneri Bariē ka ngelur i kėnaqur, madje nė fund tė takimit i ka lavdėruar lojtarėt e rinj pėr paraqitjen mjaft tė mirė qė bėnė nė pjesėn e dytė. Gjithsesi, ata qė do t'i mbushin mendjen kroatit duhet tė kenė vazhdimėsi nė lojėn e tyre, sepse pritet tė luhen edhe dy takime miqėsore, qė do tė jenė mjaft tė rėndėsishme pėr vetė lojtarėt, tė cilėt janė kandidatė pėr t'u bėrė pjesė e kombėtares. Takimi mė i afėrt miqėsor i kombėtares ėshtė ai qė do tė luhet tė enjten, ku pėrballė kuqezinjtė do tė kenė bardheblutė e Tiranės. Sot kombėtarja pritet tė zhvillojė dy seanca stėrvitore

wxz
24-01-2007, 07:21 PM
Nuk ėshtė caktuar ende kundėrshtari i kombėtares pėr takimin miqėsor tė datės 27 janar. Ndėrkohė, burime tė sigurta nga kampi kuqezi flasin pėr njė takim miqėsor me ekipin e kategorisė sė tretė tė gjermanisė, Furtuna Dyseldorf. Ekipi gjerman po zhvillon fazėn pėrgatitore nė Kemer dhe me shumė mundėsi mund tė luajė nė kėtė datė njė miqėsore me tė grumbulluarit e Oto Bariēit. Stafi teknik i kombėtares ka ndėrmjetėsuar, por ende nuk ėshtė caktuar pėrfundimisht.

wxz
24-01-2007, 07:23 PM
- VAZHDON puna pėr ristrukturimin e statusit ligjor organizativ tė klubeve tė futbollit nė Shqipėri. Dje, nė ambientet e FSHF-sė, u mblodh grupi i punės, i cili pėrbėhej nga anėtar i KE-sė, Arben Dervishi, shefi i licensimeve, Arben Bici, ndėrkohė qė merrte pjesė nė rolin e konsulentit edhe Artan Shyti. Kėta tė fundit diskutuan dje me pėrfaqėsuesit e klubeve tė kategorisės sė parė.
- SOT nisen pėr nė Dyseldorf tė Gjermanisė presidenti i FSHF-sė, Armando Duka, dhe sekretari i pėrgjithshėm, Roland Mici. Kėta tė fundit do tė marrin pjesė nė Kongresin e UEFA-s, ku mė datėn 26 do tė bėhen edhe zgjedhja e presidentit tė UEFA-s. Kandidatė pėr president janė, Lenart Johanson dhe Mishel Platini.
- PERFUNDUAN dje testimet e gjyqtarėve shqiptarė tė futbollit. Pėr dy ditė me radhė "bluzat e zeza" u testuan nė stadiumin "Niko Dovana" tė Durrėsit, ndėrkohė qė pėrgjigjet pėr arritjen ose jo tė normave nga ana e tyre pritet tė dalin sot.

wxz
24-01-2007, 07:24 PM
Vendimin pėrfundimtar pėr zhvillimin e takimit nė Shkodėr pritet ta japin inspektorėt e UEFA-s.


Tek "Qemal Stafa" apo nė "Loro Boriēi"? Kjo ka qenė ēėshtja pėr t'u zgjidhur nga FSHF-ja, qė pėr mė shumė se njė muaj u kthye nė njė "telenovelė" me shumė seri, qė nuk po i vinte ende fundi. Caktimi i stadiumit pėr takimin eliminator tė 24 marsit, midis kombėtares shqiptare dhe asaj sllovene, mbizotėroi gjatė nė shtypin sportiv. Pati shumė deklarata nga tė gjitha palėt e interesuara, por nė fund institucioni mė i lartė i futbollit nė Shqipėri vendosi qė takimi i 24 marsit tė luhet nė Shkodėr. Dėshira e drejtuesve tė FSHF-sė pėr ta zhvilluar kėtė takim nė stadiumin "Loro Boriēi" u zyrtarizua dje. UEFA duhet tė lajmėrohet 60 ditė pėrpara datės sė takimit, ndėrkohė qė dje, me anė tė njė shkrese zyrtare, FSHF-ja lajmėroi organizmin mė tė lartė tė futbollit ne Europė. Pra, takimi eliminator, i vlefshėm pėr EURO 2008, Shqipėri-Slloveni, do tė luhet nė stadiumin "Loro Boriēi". Gjithashtu, nė bazė tė marrėveshjes sė FSHF-sė me kompaninė "Sport Five" (kjo kompani ka tė drejtėn televizive tė kombėtares sonė) u caktua edhe orari i zhvillimit tė takimit, i cili ėshtė 20.15. Natyrisht, ky ėshtė njė lajm i mirė pėr sportdashėsit e zjarrtė shkodranė. Gjithsesi, jo ēdo gjė ėshtė pėrfundimtare pėr zhvillimin e ndeshjes nė stadiumin "Loro Boriēi". Pas konfirmimit nga ana e FSHF-sė qė takimi tė zhvillohet atje, nė ditėt nė vijim pritet edhe zyrtarizimi i inspektorėve tė UEFA-s. Kėta tė fundit do tė vijnė pėr ta inspektuar stadiumin dhe mė pas pritet tė japin "ok"-in ose jo tė zhvillimit tė takimit nė kėtė stadium. Pavarėsisht se duhet pritur fjala e fundit e inspektorėve tė UEFA-s, pėr FSHF-nė, zhvillimi i takimit nė Shkodėr ėshtė fakt i kryer. Megjithatė, duke lėnė pas takimin e 24 marsit me Slloveninė, mė 7 shkurt na pret takimi miqėsor i kuqezinjve me Maqedoninė.
Dje FSHF-ja mendoi tė jepte dy lajme tė mira nė njė ditė pėr qytetin Shkodrės, pasi edhe takimi miqėsor me Maqedoninė do tė zhvillohet nė "Loro Boriēi". Ky takim tashmė ėshtė zyrtarizuar, madje do tė luhet nė orėn 16:00. Me zhvillimin e tė dy takimeve nė "Loro Boriēi", drejtuesit e FSHF-sė i plotėsojnė dėshirėn trajnerit tė pėrfaqėsueses shqiptare, Oto Bariē. Kroati i kombėtares e kishte kėrkuar njė gjė tė tillė, pasi, sipas tij, zhvillimi i tė dy takimeve nė njė fushė do tė ishte nė tė mirėn e futbollistėve.

wxz
24-01-2007, 07:34 PM
Sulmuesi vlonjat i Teutės, Daniel Xhafaj, me shumė mundėsi do tė largohet nga kampionati shqiptar.


Njė nga lojtarėt mė tė mirė tė kampionatit shqiptar, Daniel Xhafaj, pritet t'i japė lamtumirėn ekipit durrsak. Ofertat e shumta nė drejtim tė sulmuesit kanė bėrė qė vlonjatit t'i prishet mendja, duke synuar kėshtu njė zgjidhje tė favorshme jashtė shtetit. Dje, nė takimin miqėsor qė zhvilloi kombėtarja shqiptare nė Kemer, ku dhe Xhafa u aktivizua, asistonte trajneri i skuadrės FC Baku. Ky i fundit kishte ardhur nė Kemer pėr tė parė nga afėr sulmuesin e Teutės dhe pėr t'i paraqitur ofertėn e klubit. Trajneri i skuadrės azerbajxhanase, menjėherė pas pėrfundimit tė takimit miqėsor, ka kontaktuar me Xhafajn dhe me menaxherin e tij. Gjithashtu, nė tratativa pėr tė marrė shėrbimet e vlonjatit, ėshtė edhe njė skuadėr ukrainase, por qė emri nuk bėhet i ditur. Ndėrkohė, i kontaktuar nė linjė telefonike nga "Sporti shqiptar", Daniel Xhafaj pohon pėr tratativat qė po bėhen me kėto skuadra dhe thekson se me 90% do tė aktivizohet jashtė shtetit nė pjesėn e mbetur tė kampionatit. "Menjėherė pas pėrfundimit tė takimit miqėsor, unė bashkė me menaxherin tim u takuam me trajnerin e ekipit azerbajxhanas FC Baku. Ai i parashtroi menaxherit tim ofertėn, qė unė tė jem pjesė e kėtij e ekipit qė drejton ai. Nuk mund tė them me 100% qė do tė luaj tek ky ekip, pasi kam ofertė edhe nga njė ekip ukrainas. Megjithatė, do tė mendohem mirė pėrpara se tė firmos, pasi nuk ėshtė vetėm ana financiare. Personalisht, kam dėshirė tė aktivizohem nė njė kampionat me nivel dhe nuk dua tė nxitohem. Ēdo gjė ia kam lėnė nė dorė menaxherit tim dhe mund tė them se shumė shpejt do tė mėsohet edhe ekipi im i ri. Nuk dua tė them qė tani se po largohem nga Teuta, pasi ēdo gjė mund tė ndodhė, por mund tė them se me 90% pjesėn e mbetur tė kampionatit do ta luaj jashtė vendit. Nė kėto momente kėto janė mundėsitė dhe kėrkoj qė t'i shfrytėzoj, sepse do tė ishte nė tė mirė tė karrierės sime si futbollist aktivizimi nė njė kampionat me nivel mė tė lartė se yni,"- deklaroi pėr "Sportin shqiptar" nė linjė telefonike nga Kemeri Daniel Xhafa.

wxz
27-01-2007, 06:44 PM
Kavajasit u japin fund pėrgatitjeve trijavore nė Ulqin dhe kthehen pėr ndeshjen e radhės nė kampionat.


Kanė mbaruar edhe ditėt ulqinake pėr Besėn. Pas njė takimi miqėsor qė do tė luhet sot paradite ndaj ekipit malezez tė Buduēnostit, ekipi kavajas do tė kthehet nė shtėpi. Faza pėrgatitore pėr Besėn nė qytetin e Ulqinit nisi si njė fazė qė do tė sillte njė konkurrencė mjaft tė madhe nė radhėt e Besės, kjo pasi bashkė me grupin udhėtuan edhe 7 futbollistė tė marrė nė merkaton dimėrore. Krejt papritur futbollistėt kosovarė janė larguar tri ditė mė parė nga kampingu i ekipit, duke lėnė zbuluar Besėn. Largimi i njė numri kaq tė madh, plot pesė futbollistė, ka lėnė njė hendek jo tė vogėl nė planet e trajnerit Bici. Ishte trajneri i Besės, i cili kishte folur me tone mjaft optimiste pėr vlerat e futbollistėve kosovarė, veēmas pėr sulmuesin 18 vjeēar Ahmed Jonuzi. "Ardhja e futbollistėve nga Kosova mendoj se do tė mbushė shumė boshllėqe ekipit nė tė tri repartet. Tre nga kėta futbollistė, nė mbrojtje, mesfushė, sidomos sulmuesi Jonuzi, mbeten futbollistė qė do tė jenė ndoshta pjesė e formacionit." Kėto ishin fjalėt e Vasil Bicit dhėnė disa ditė mė parė pėr gazetėn "Sportin shqiptar". Tanimė ato mbeten vetėm fjalė, sepse futbollistėt u larguan. Po ēfarė solli stėrvitja e Besės nė Ulqin nė aspekte tė tjera? I vetmi shans i Besės ishin kushtet e mira tė akomodimit e stėrvitjes, krahasuar me ekipet e tjera qė u stėrvitėn nė Ulqin. Gjatė qėndrimit trijavor ekipi kavajas zhvilloi edhe dy takime miqėsore, ndaj Partizanit e Besėlidhjes. Themi kėshtu, pasi takimi ndaj Lushnjės solli njė cėnim jo tė vogėl tė imazhit tė ekipit para tifozėve dhe medias malazeze e asaj shqiptare. Tė gjitha kėto miqėsore nuk sollėn atė kėnaqėsi e vlerė qė pritej nga tė besuarit e Bicit. Ndaj tė kuqve, pavarėsisht lojės pėr t'u vlerėsuar, rezultati ishte nė disfavor tė Besės, 2 3. Ndaj Besėlidhjes pėrsėri mungoi fitorja, pavarėsisht justifikimeve tė Bicit. Nisur nga investimet dhe pėrbėrja e tė dy ekipeve, ky barazim la njė shije tė hidhur te tifozėt kavajas. Sa pėr miqėsoren e fundit, ajo e nxiu jo pak prapagandėn pėr harmoni tė grupit. Pas tė gjithave kėtyre qė thamė, tani duhet tė pranojmė faktin e hidhur se Besa u nis me 26 futbollistė dhe kthehet me 19 tė tillė. Kėtu kemi parasysh edhe largimin nė formė huazimi tė portierit tė ri kavajas Guma tek ekipi i Lushnjės. Situata nė kampin verdhezi nuk ėshtė mė aq optimiste sa ishte, kur ekipi u nis drejt Malit tė Zi. Si pėr tė pėrforcuar kėtė ide vjen edhe lajmi i pakonfirmuar se mbrojtėsi shkodran Kraja qenka nė planet e presidentit tė tė kuqve, Xhani, ēka do tė thotė se Besa, nė vend qė tė vinte "vetulla", duket se po i nxjerr "sytė" vetes. Kundėr kėtij konkluzioni del presidenti Bizhdili, i cili i pyetur sot mbi ngjarjet e fundit te Besa, premton se kjo situatė do tė ndryshojė shumė shpejt. "Mos e nxini fare fatin e Besės. Vėrtet qė disa futbollistė u larguan dhe nuk mė vjen aspak mirė, por unė nuk do tė jem rehat derisa tė plotėsoj grupin me futbollistė cilėsorė. Me tre futbollistė tė tillė jam duke mbyllur bisedimet dhe njėri prej tyre tashmė ka nėnshkruar pėr ekipin tonė. Deri te takimi i 3 shkurtit ndaj Luftėtarit tė jeni tė bindur se grupi do tė plotėsohet, pa mohuar faktin se Besa edhe aktualisht ka mjaft kualitete. Ekipi ka nevojė pėr mbėshtetje e kurajo dhe jo pėr shkopinj nėn rrota," - shprehet Bizhdili. Njė apel qė duket se buron nga ngjarjet e fundit nė ekip. Ajo qė mė ė shumti u intereson tifozėve kavajas ėshtė tė shohin nė fushėn e blertė blerjet e reja dhe jo premtimet. Presidenti Bizhdili, pėr hir tė sė vėrtetės, ka treguar jo pak herė se di tė rindėrtojė njė Besės tė fuqishme edhe brenda njė jave. Le tė presim e tė mos i paragjykojmė premtimet e tij.

wxz
27-01-2007, 09:57 PM
Elbasani ka zhvilluar tė premten paradite stėrvitjen e fundit pėrpara takimit miqėsor me ekipin e Shkumbinit. Stėrvitja ėshtė zhvilluar nė pallatin e sportit, ndėrsa nuk ka qenė i pranishėm trajneri Gėzdari, i cili ka marrė leje nga klubi. Sot do tė luhet nė Peqin miqėsorja me Shkumbinin, ndėrsa tė martėn do tė luhet njė tjetėr takim miqėsor me Sopotin, pėr tė qenė gati pėr ndeshjen e radhės nė kampionat me Partizanin.

wxz
27-01-2007, 10:11 PM
Afrim Deliu ėshtė rikthyer tek ekipi i Kastriotit pas njė periudhe gjashtėmujore, kua ai kishte nėnshkruar pėr ekipin e kategorisė sė parė, Burrelin. Mbrojtėsi energjik mund tė quhet njė nga veteranėt e ekipit krutan, pasi ka luajtur prej vitesh nė superligė, ku ėshtė aktivizuar fillimisht me ekipin e Kastriotit, mė pas me Laēin, pėr t'u rikthyer sėrish nė Krujė me ekipin qė ai sapo ka nėnshkruar njė kontratė njėvjeēare. Sipas presidentit tė Kastriotit, Shkėlzen Zhilli, afrimi i Deliut do t'i shėrbejė konsolidimit tė repartit tė mbrojtjes pas largimit tė mbrojtėsit Turdiu pėr tek ekipi i Tiranės. "Aktualisht kemi nė plan edhe dy pėrforcime tė tjera, pasi stafi i ekipit ka ndjekur dy lojtarė brazilianė nė Greqi, tė cilėt luajnė me ekipe tė kategorisė sė dytė nė shtetin helen, por qė ēuditėrisht jan ndaluar nga ana e palės shqiptare nė doganėn e Kakavijės pėr mungesė dokumentacioni. Edhe pse dy lojtarėt tashmė janė pjesėtarė tė ekipit tė Kastriotit dhe kanė marrė lejet e kalimit nga ekipet e tyre, ata kanė mbetur nė Greqi. Kjo ka bėrė qė unė tė nisem sot (dje) pėr nė Greqi qė tė tėrheq dy sulmuesit brazilianė pėr t'i sjellė nė Krujė. Ndėrsa ka firmosur pėrfundimisht Klodian Asllani dhe tentativat me pesė lojtarė tė tjerė vazhdojnė. Tė pesė lojtarė janė pjesė tė ekipeve tė superligės shqiptare, por ēuditėrisht edhe ata me sa duket presin nėse ekipet e tyre ua plotėsojnė kėrkesat pėr tė nėnshkruar nė momentet e fundit. Unė mund tė them se edhe ne si ekip nuk do tė nėnshkruajmė me ta kur duan ata, sepse nevojat janė tė dyanshme. Ne kemi nevojė pėr ta dhe ata pėr ne. Por nuk do tė lejoj qė askush tė pėrfitojė nė kurrizin tim dhe tė ekipit. Nuk do tė marr lojtarė qė mbeten pa ekip, kur ne kemi kohė qė bisedojmė me ta dhe ata thonė do tė vijmė tė nėnshkruajmė, por qė realisht na lėnė nė pritje. Kjo na dėmton ne si ekp dhe kjo mė ka detyruar qė tė shkoj pėrtej kufijve pėr gjetjen e lojtarėve cilėsorė, qė tė dublojė tė gjithė rolet nė ekip, pėr tė rritur konkurrencėn dhe ngritur lojėn e ekipit tė Kastriotit," - ėshtė shprehur presidenti i Kastriotit, Shkėlzen Zhilli.

wxz
27-01-2007, 10:14 PM
- Dje dinamovitėt kanė kryer dy seanca stėrvitore. Paradite blutė janė pėrgatitur nė kompleksin "Dinamo", ndėrsa seanca e pasdites ėshtė zhvilluar nė fushat e minifutbollit qė ndodhen pranė klubit. Shkak pėr lėvizjen e seancės sė pasdites ėshtė bėrė moti i keq, i cili i ka rėnduar terrenet stėrvitore tė bluve.
- Llazi Gjika, njė nga portierėt dinamovitė, dje pėrsėri i ka ndėrprerė stėrvitjet me blutė, sepse pas njė kontrolli tė imtėsishėm mjekėsor ka rezultuar se dinamoviti ka bronshit. Kėshtu qė mjekėt i kanė dhėnė portierit njė kurė pėr tė ndjekur, si dhe e kanė urdhėruar qė tė mos stėrvitet disa ditė.
- Dinamo kishte mbetur dje vetėm me njė portier, Alban Hoxhėn, pasi Ilion Lika ėshtė me kombėtaren, ndėrsa dy tė tjerėt janė tė sėmurė. Kėshtu qė trajneri Ilir Bozhiqi ka qenė dje nė vėshtirėsi, pasi pėr tė plotėsuar programin stėrvitor tė skuadrės i duheshin katėr portierė. Pėr tė plotėsuar kontigjentin, Bozhiqit i ėshtė dashur qė tė marrė pėrforcime nga ekipet zinxhir.
-Goran Vinēetiē nuk ka qenė dje nė pėrgatitjet e skuadrės, pasi pėr arsye familjare ka marrė leje te drejtuesit e skuadrės. Dje mesfushori kroat ka qenė i detyruar qė tė shoqėrojė pėr nė aeroportin e Rinasit pjesėtarėt e familjes sė tij qė jetojnė nė Kroaci, tė cilėt pėr disa ditė kanė jetuar nė Tiranė me dinamovitin.
- Klevis Bejtia, mesfushori i ri i Dinamos, pas lėndimit qė mori ditėn e hėnė, dje i ėshtė rikthyer plotėsisht stėrvitjes me ekipin.
- Boshnjaku blu, Zoran Novakoviē, as dje nuk ka qenė i pranishėm nė ambientet e klubit. Ishte folur pėr njė rikthim tė tij pikėrisht pėr tė premten, por pėrsėri ka munguar.
- Sot pritet qė Dinamo tė zhvillojė njė takim miqėsor me Teutėn dhe, sipas parashikimeve, kjo ndeshje do tė luhet nė Durrės. Megjithatė, asgjė nuk ka marrė trajtėn pėrfundimtare, pasi fati i kėtij takimi ėshtė edhe nė dorė tė motit, sepse nėse koha ėshtė me shi, ka shumė mundėsi qė miqėsorja tė anulohet.

wxz
27-01-2007, 10:23 PM
Blutė nuk e lėshojnė falas sulmuesin, pasi deri mė tani i kanė shlyer tė gjitha detyrimet ndaj tije.


Dje El Haxhi Gudjabi u paraqet tek Dinamo pėr t'u pėrshėndetur me dinamovitėt, pasi do tė veshė fanellėn e Vllaznisė. Por ndryshe nga vendimi i senegalezit, nga kampi blu dalin informacione kontradiktore rreth problemit tė sulmuesit. Gudjabi pretendon qė nuk ka kontratė me Dinamon dhe ka pasur tė drejtė qė ka zgjedhur Vllazninė, ndėrsa drejtuesit blu shprehen se sulmuesi senegalez ka kontratė me skuadrėn deri nė pėrfundim tė sezonit. Prandaj, sipas drejtuesve dinamovitė, kush nuk beson, fare thjesht mund ta vėrtetojė nėse shkon nė FSHF dhe tė shikojė se cila palė ka tė drejtė. "Pavarėsisht se ēfarė ka deklaruar sulmuesi, e vėrteta qėndron komplet ndyshe, sepse gjithēka ėshtė e zeza mbi tė bardhė dhe vėrtetohet lehtė. Ne nuk mbajmė lojtarė me zor, por nėse shkodranėt pretendojnė se Gudjabi ėshtė i tyre, atėherė puna qėndron ndryshe. Pra, nėse Vllaznia dėshiron qė ta ketė Gudjabin nė skuadrėn e saj, mė parė duhet tė shlyejė detyrimin financiar tek Dinamo, sepse sulmuesi ka kontratė me blutė edhe pėr gjashtė muaj tė tjerė. Nuk kemi si ta lėshojmė falas sulmuesin, pasi deri mė tani ne kemi shlyer tė gjitha detyrimet ndaj tij, madje edhe udhėtimet e fundit tė senegalezit janė paguar nga presidenca dinamovite,"- ėshtė shprehur dje administratori i Dinamos, Ismet Saliu.

wxz
27-01-2007, 10:27 PM
Senegalezi e konsideron veten ish-dinamovit, pasi blutė nuk shfaqin mė interes pėr shėrbimet e tij.

Ēėshtja e sulmuesit senegalez El Haxhi Gudjabi ka qenė njė lajtmotiv i merkatos sė janarit dhe, kur kanė mbetur edhe 4 ditė nga mbyllja e lėvizjeve tė lojtarėve, fati i afrikanit akoma nuk ka marrė zgjidhje. Gudjabi gjatė kėsaj periudhe ka luajtur me disa porta, por edhe nė kėtė fushė senegalezi nuk po arrin tė shėnojė. Ėshtė folur shumė qė Gudjabi ėshtė lojtar i Vllaznisė, pasi pėrpara se sulmuesi tė largohej me pushime nė Senegal ka firmosur njė parakontratė me presidentin e klubit shkodran, Valter Fushaj. Por edhe klubi dinamovit e konsideron Gudjabin pjesė tė tij dhe, nėse shkodranėt dėshirojnė ta kenė nė gjirin e tyre, duhet tė paguajnė, sepse senegalezi ėshtė nėn kontratė me blutė deri nė fund tė sezonit. Ndėrsa El Haxhi Gudjabi ėshtė shprehur dje se me Dinamon nuk ka asnjė lidhje, pasi kontrata i ka pėrfunduar qė me 15 dhjetor dhe kėshtu qė ka pasur tė drejtė tė hyjė nė bisedime dhe tė firmosė pėr Vllazninė. Dje senegalezi ishte i pranishėm nė ambientet e klubit dinamovit, pasi, sipas tij, kishte ardhur pėr t'u pėrshėndetur me shokėt dhe pėr tė marrė disa gjėra tė vogla qė i kishte lėnė nė dhomėn e hotelit, sepse sot pritet qė tė niset drejt Shkodrės. "Prania ime te Dinamo nuk do tė thotė qė kam ndryshuar mendim pėr t'u kthyer, por kam ardhur thjesht pėr t'u pėrshėndetur me shokėt, pasi nesėr (sot) do tė nisem drejt Shkodrės pėr tė vazhduar karrierėn me Vllazninė. Nuk ka asnjė arsye qė tė quhem lojtar i Dinamos, pasi kontrata ime me blutė ka pėrfunduar dhe tashmė jam kuqeblu. Nė pėrfundim tė dhjetorit, pashė qė Dinamo nuk kishte interes pėr tė mė mbajtur, kėshtu duke ditur qė edhe kontrata me blutė mė kishte pėrfunduar, rashė dakord me drejtuesit e Vllaznisė pėr tė qenė pjesė e kėsaj skuadre. Shumė po flitet se kam kontratė me Dinamon, por unė jam i qartė se nuk kam asnjė detyrim ndaj bluve dhe shpresoj se edhe ata nuk do tė paraqesin ndonjė pengesė qė tė shkoj drejt Shkodrės. Prandaj zgjidhjen e kėtij problemi tė vogėl teknik do ta gjejnė presidentėt e tė dy klubeve, sepse unė nuk kam lidhje nė kėtė mes,"- u shpreh dje sulmuesi senegalez, El Haxhi Gudjabi. Gudjabi e konsideron veten njė ish-dinamovit dhe shpreson qė tek Vllaznia tė tregojė forcėn e tij tė vėrtetė. Sulmuesi ka ardhur nė Shqipėri me shumė vonesė, por sipas tij nuk ėshtė prapa me stėrvitjet, sepse ėshtė pėrgatitur nė Senegal dhe si rezultat i kėsaj pėrgatitje ka humbur edhe disa kilogramė. "Ardhja me vonesė ka ndodhur pėr shkak tė peripecive qė pata me dokumentacionet, por mendoj se jam i gatshėm pėr Vllazninė dhe te kuqeblutė shkoj pėr tė kontribuar e jo pėr tė ngrohur stolin. Mendoj se atmosfera e re do tė ndikojė pozitivisht pėr mua dhe shpresoj qė edhe golat tė mos mė mungojnė,"- pėrfundon sulmuesi senegalez, El Haxhi Gudjabi.

wxz
27-01-2007, 10:30 PM
Trajneri Andrea Marko ka pasur nė dispozicion tė stėrvitjes sė djeshme rreth 26 futbollistė.

Gjatė zhvillimit tė stėrvitjes sė djeshme tė Apolonisė kanė qenė tė pranishėm jo vetėm drejtuesit e klubit, por edhe qindra tifozė, tė cilėt nga kurioziteti pėr tė parė prurjet e reja tek ekipi fierak, nuk kanė munguar. Trajneri Andrea Marko ka pasur nė dispozicion tė stėrvitjes sė djeshme rreth 26 futbollistė, tė cilėt nė ditėt e ardhshme do tė reduktohen, pra do tė kryhet njė seleksionim nė qėllimin e vetėm qė nė javėn e ardhshme ekipi tė fillojė nga puna tekniko taktike. Megjithėse grupi tashmė ėshtė konfirmuar, do tė jenė ditėt e fundit pėr t'u shprehur drejtuesit e skuadrės pėr futbollistėt maqedonas, tė cilėt kanė ardhur pėr t'u provuar. Sot do tė zhvillohet njė ndeshje testuese brenda grupit. "Mendoj se pas njė muaji tepėr tė ngjeshur pėrgatitjesh dhe seleksionimi, tashmė jemi futur nė javėn e fundit, ku nga trajnerėt e skuadrės do tė vendosin jo vetėm pėr grupin e futbollistėve qė do tė veshin fanellėn e Apolonisė, por edhe tė grupit tė 11 esh sė parė. Me ardhjen edhe tė futbollistėve nga Brazili, mendoj se kemi krijuar njė ide mė tė qartė pėr formacionin tonė, qė mund tė them do tė jetė njė grup ambicioz. Dihet synimi ynė, qė ėshtė mbetja nė superligė, ndaj nė funksion tė kėtij objektivi do tė pėrpiqemi tė bėjmė mė tė mirėn. Jemi nga tė paktėt ekipe qė nuk e kemi shpėrngulur procesin e pėrgatitjeve jashtė Shqipėrisė pėr vetė faktin se klubi ynė zotėron kushte tepėr tė favorshme stėrvitjeje. Kjo ka qenė arsyeja qė futbollistėt qė kanė ardhur pėr provė u kanė pėlqyer shumė kushtet e afruara nga klubi ynė. Kemi pasur shumė kėrkesa pėr tė ardhur tek ekipi ynė, por tashmė janė trajnerėt e skuadrės ata qė vendosin pėr emrat qė na nevojiten," shprehet sekretari i klubit tė Apolonisė, Liu Bistika. Lidhur me zhvillimin e ndeshjes pėrgatitore brendapėrbrenda ekipit, sekretari Bistika do tė shtonte: "Ora 10:00 do tė shėnojė fillimin e takimit pėrgatitor, qė ndryshe nga herėt e tjera do ta zhvillojnė brenda grupit. Do tė jetė kjo njė ndeshje testuese pėr t'i dhėnė dorėn e fundit jo vetėm seleksionimit tė futbollistėve tė ardhur sė fundi, por pėr tė krijuar njė ide edhe mė tė saktė pėr mėnyrėn e lojės. Mendoj se nė pėrforcimet qė tashmė i kemi konfirmuar do tė jemi njė ekip ndryshe nga sezoni i parė i superligės. Do tė na duhej qė qysh nė takimin e parė me Shkumbinin tė kėrkojmė tė arrijmė rezultat pozitiv, nė mėnyrė qė tė kemi mundėsi pėr tė mbijetuar nė superligė." I pyetur lidhur me largimet mė tė fundit te skuadra fierake, Bistika do tė shprehej: "Eshtė e vėrtetė qė ka pasur largime nga ekipi, por shumica e futbollistėve do tė jepen me huazim. Ardhjet e fundit pa dyshim qė kanė sjellė shumė futbollistė, ndaj nga presidenca u pa e udhės pėr tė lėnė tė lirė disa prej tyre dhe disa tė tjerė nė formė huazimi. Kjo mėnyrė bėhet jo vetėm pėr tė forcuar ekipin, por edhe pėr tė mos i larguar futbollistėt, pėr tė cilėt ėshtė investuar ndėr vite. Sot trajnerėt e skuadrės do tė kenė mundėsi pėr tė vėnė dorėn e fundit pėr sa i pėrket seleksionimit tė futbollistėve maqedonas, tė cilėt ditėt e fundit janė shtuar shumė".

wxz
27-01-2007, 10:32 PM
Partizani do tė luajė sot ndeshjen e fundit miqėsore nė prag tė rifillimit tė kampionatit. Siē ishte parashikuar, sot djemtė e Likės do tė udhėtojnė drejt Shijakut, pėr t'u ndeshur nė "Tofik Jashari" me Erzenin vendės. Drejtuesit e kuq janė tė kėnaqur me kundėrshtarin qė kanė zgjedhur, pasi do tė mund tė luajnė nė njė fushė tė mirė.

wxz
27-01-2007, 10:33 PM
Elbasanasi i Partizanit, Dorian Bylykbashi, ka shėnuar golin e dytė pėr skuadrėn e Krivbasit nė takimin me Nacionalin e Bukureshtit, qė ėshtė mposhtur 2-1 nga ukrainasit. Nė kėtė takim ėshtė aktivizuar edhe Henri Ndreka, qė ka pasur tjetėr detyrė, atė tė zbrapjes sė aksioneve tė kundėrshtarit. Tė dy futbollistėt e Partizanit janė aktivizuar nė pjesėn e dytė tė takimit. Bylykbashi dhe Ndreka sot do tė jenė nė Tiranė pėr tė tėrhequr dokumentacionin nga Partizani, pasi firma e tyre me Krivbasin ėshtė thjesht njė formalitet.

wxz
27-01-2007, 10:36 PM
Kapiteni gjirokastrit deklaron se me ardhjen e dy lojtarėve tė huaj ekipi do tė jetė i plotė.


Pas njė periudhe 10-ditore, dje skuadra gjirokastrite u dha fund pėrgatitjeve nė Ulqin tė Malit tė Zi. Minifaza pėrgatitore qė u zhvillua nė Ulqin u karakterizua nga stėrvitje tė forta pėr futbollistėt, gjithashtu u zhvilluan edhe disa takime miqėsore. Vlen tė theksohet se pėrgatitjet shkuan nė mėnyrėn mė tė mirė, ku nė radhėt e lojtarėve nuk pati asnjė tė dėmtuar dhe i gjithė grupi i pėrballoi ngarkesat e dhėna nga stafi teknik, me nė krye trajnerin Ilir Spahiu. Ky i fundit e la pushim skuadrėn pėr sot dhe nesėr, ndėrsa tė hėnėn rifillon stėrvitja nė fushėn sportive "Lefter Millo", tė fshatit Dervician. Fillimi i kampionatit ėshtė nė prag dhe tė shtunėn e ardhshme gjirokastritėt do tė luajnė nė transfertė me Besėn, ndėrkohė qė njė javė mė vonė presin Tiranėn nė shtėpi. Tė dy takimet cilėsohen tė vėshtira, por nė kampin bluezi janė pėrgatitur qė t'i kalojnė me sukses. Nga merkatoja dimėrore, deri mė tani i vetėm pėrforcim nė radhėt e Luftėtarit ėshtė mesfushori Gjergji Dhima. Ndėrkohė, drejtuesit gjirokastrit kanė punuar nė fshehtėsi pėr afrimin e lojtarėve. Nga burime tė sigurta pranė donatorėve tė Luftėatrit, kėta tė fundit kanė arritur pėrfundmisht akordin pėr tė sjellė nė Gjirokastėr dy futbollistė tė tjerė. Bėhet fjalė pėr njė sulmues dhe njė mesfushor, tė cilėt aktivizohen nė divizionin 2 tė kampionatit francez. Futbollistėt pritet qė ditėn e hėnė tė dalin nė stėrvitje me ekipin. Sipas informacioneve, lojtarėt huaj janė cilėsorė dhe nuk do tė kalojnė nė provė. Ndėrkohė, pėr sa i pėrket marrėveshjes me ta, donatori Mihal Delijorgji ka mbyllur gjithēka. Me ardhjen e dy lojtarėve tė huaj, merkatoja pėr Luftėtarin mund tė quhet e mbyllur. Njė nga lojtarėt veteranė tė Luftėtarit, kapiteni Neritan Novi, nė njė prononcim pėr "Sportin shqiptar", thekson se Luftėtari do tė bėjė njė paraqitje mė tė mirė pjesėn e mbetur tė kampionatit. "Vijmė pas njė stėrvitjeje 10-ditore nė Ulqin, e cila na vlejti mjaft. Kemi marrė ngarkesa tė rėnda nga trajnerėt dhe tani ndihemi pak tė lodhur. Gjithsesi, besoj se deri nė takimin me Besėn do tė jemi nė formėn mė tė mirė. I garantoj tifozėt gjirokastritė se paraqitja e ekipit nė pjesėn e dytė tė kampionatit do tė jetė edhe mė e mirė. Presim qė tė vijnė dy lojatarėt huaj, tė cilėt janė shumė cilėsorė pėr kampionatin shqiptar. Me ardhjen e tyre ne kompletohemi dhe jemi tė sigurt nė realizimin e objektivit kemi. Do tė jemi njė "kockė e fortė" pėr tė gjitha skuadrat,"- deklaroi pėr "Sportin shqiptar" kapiteni i Luftėtarit, Neritan Novi.

wxz
27-01-2007, 10:38 PM
Ka mbėrritur mė nė fund nė Shqipėri senegalezi Gudjabi dhe sot pritet qė tė jetė nė stėrvitje me Vllazninė. Kėshtu bėhet e ditur nga burime pranė skuadrės shkodrane, sipas tė cilave, thuhet se afrikani me tė mbėrritur nė Rinas ėshtė drejtuar pėr nė Tiranė, ku ka shkuar nė klubin "Dinamo" pėr tė sqaruar pozicionin e tij. Bėhet e ditur se ai ka kėmbėngulur nė pėrfundimin e kontratės qė ka pasur me blutė dhe njė ēėshtje e tillė duket se ka marrė fund pas deklarimit tė lojtarit se ka ardhur nė Shqipėri pėr llogari tė Vllaznisė. Madje ka qenė vetė presidenti Fushaj qė i ka siguruar vizėn e hyrjes nė Shqipėri dhe njėkohėsisht edhe lejen e qėndrimit nė vendin tonė. Sot pritet qė lojtari tė drejtohet pėr nė Shkodėr pėr tė filluar stėrvitjen me kuqeblutė.

wxz
27-01-2007, 10:38 PM
Dita e djeshme ka qenė e ngarkuar pėr kuqeblutė. Ata kanė zhvilluar sėrish dy seanca stėrvitore sipas planit tė trajnerit Josa. Paradreke skuadra ka qenė nė sallėn e forcės sė kompleksit "Zmijani", ndėrsa pasdite nė fushėn e Shtojit ėshtė zhvilluar njė ndeshje kontrolli brenda skuadrės. Anulimi i ndeshjes me Luftėtarin ka bėrė qė kuqeblutė tė zhvillojnė gjithsesi njė test njė javė para ndeshjes zyrtare me Flamurtarin. Nė stėrvitjet e djeshme, pėrveē kosovarit Miroēi, qė ka mbėrritur nė darkė nga Gjermania, nuk kanė qenė as dy lojtarėt qė vazhdojnė tė jenė nė grumbullimin e kombėtares nė Turqi, Teli e Sukaj. Nė stėrvitjen e sotme pritet tė jenė prezent edhe Gudjabi e Miroēi.

wxz
27-01-2007, 10:42 PM
Mesfushori dhe kapiteni shkodran Safet Osja se ekipi ka potenciale pėr tė kapur edhe kreun e klasifikimit.


Vllaznia e kėtij viti duhet medoemos tė mos bjerė mė poshtė se ajo e vitit tė kaluar, por veēse tė synojė pėr mė lart. Ky ėshtė mendimi qė jep kapiteni i kėsaj skuadre, Safet Osja. Ai ka besim se skuadra qė pėrfaqėson do tė paraqitet mirė nė pjesėn e mbetur tė sezonit, nisur nga puna e mirė qė ėshtė duke u bėrė. Zhvillimi i fazės pėrgatitore nė kushte shumė tė mira nė Hercegnovi tė Malit tė Zi e ka shtuar entuziazmin nė radhėt e kuqebluve. "Jemi duke kaluar njė periudhė tė mirė. Nė dyjavėshin qė u stėrvitėm nė Mal tė Zi, kemi zhvilluar njė stėrvitje intensive, falė edhe kushteve shumė tė mira qė gjetėm atje. Pikėrisht kjo punė e bėrė gjatė kėsaj periudhe na bėn shumė optimistė pėr tė dhėnė mė tė mirėn nė vazhdim tė sezonit," ka thėnė Osja. Sakaq, shkodranėt nuk janė pėrforcuar shumė nga merkatoja e janarit, gjė qė ua ka prishur disi planet drejtuesve tė skuadrės. Ardhjet e reja i kanė mirėpritur edhe titullarėt aktualė tė Vllaznisė, sepse, sipas tyre, sa mė shumė lojtarė cilėsorė tė jenė nė skuadėr, aq mė shumė shtohen mundėsitė pėr tė pasur pretendime maksimale. Kėtė gjė e pranon edhe numri 5 i Vllaznisė, i cili shton: "Presidenti pati premtuar se do tė afronte disa lojtarė cilėsorė nga merkatoja e janarit, por deri tani ka firmosur vetėm kosovari Miroēi dhe po ashtu mendohet edhe Gudjabi pėr tė qenė pjesė e skuadrės. Shpresojmė shumė qė deri nė periudhėn e mbylljes sė merkatos tė ketė edhe ndonjė pėrforcim tjetėr, sepse ata janė gjithmonė tė domosdoshėm nė njė skuadėr me pretendime maksimale. E dimė se nė kėtė periudhė ėshtė e vėshtirė tė gjesh lojtarė cilėsorė, por jemi nė pritje edhe tė ndonjė tjetri." Vllaznia e mbylli vitin 2006 nė vendin e tretė nė renditje dhe kjo gjė ka shtuar interesin pėr tė kėrkuar vende mė lart nė tabelėn e renditjes. Kapiteni Osja shprehet se vendi i tretė ėshtė mė se i merituar dhe ėshtė arritur me meritė, por objektivi ėshtė tė shpresohet pėr mė lart. "Tė tretėt jemi nė renditje. Vend qė e kemi arritur vetėm me kėmbėt tona dhe kėshtu do tė vazhdojmė tė luajmė edhe nė tė ardhmen. Kuptohet qė mė poshtė nuk do tė biem, kjo ėshtė e rėndėsishme dhe objektivi ynė ėshtė tė shkojmė mė lart nė renditje. Jemi tė vendosur pėr kėtė gjė dhe do tė bėjmė tė pamundurėn pėr t'ia arritur," shton ai. Safet Osja nė 17 ndeshjet e deritanishme nė kampionat ka munguar vetėm nė njėrėn prej tyre pėr arsye shėndetėsore, duke luajtur nė tė gjitha pėrreth 90 minuta nė fushė. Ai ėshtė shembulli i futbollistit qė nuk pushon sė lėvizuri nė fushėn e lojės dhe pėr kėtė ėshtė njė busull edhe pėr mė tė rinjtė qė janė nė skuadėr.

wxz
27-01-2007, 10:43 PM
Nė 18 muaj qėndrim te Tirana, Hamdi Salihi arriti tė fitonte njė Kupė Shqipėrie, njė Superkupė dhe trofeun e "Kėpucės sė artė". I vetmi trofe qė i mbeti pa shijuar, si kur luante te Vllaznia, ashtu edhe te Tirana, ishte titulli kampion. Pėr njė sulmues tė kalibrit tė Salihit, sigurisht ndihet mungesa e kėtij trofeu, qė mbetet nga mė prestigjiozėt. "E kam peng faktin qė nuk arrita ta fitoja njė titull kampion nė superligė. Bėra maksimumin e mundėsive pėr ta bėrė realitet njė ėndėrr tė tillė, por nuk ishte e thėnė tė ndodhte, sepse disa gabime qė bėmė te Tirana na kushtuan shumė."

wxz
27-01-2007, 10:49 PM
Pavarėsisht se ndodhet shumė larg Shqipėrisė, Hamdi Salihi nuk i harron ditėt e bukura qė kaloi nė kampionatin shqiptar. Vllaznia dhe Tirana ishte kulmet e tij tė karrierės, ku shėnoi njė mal me gola, teksa tashmė ėshtė kthyer nė njė idhull nga tė dyja tifozeritė. Pėrveē familjes sė tij, Hamdiu komunikon edhe me ish-shokėt e tij, nė veēanti me Vioresin Sinanin, pa harruar Devi Mukėn, Klodian Duron dhe Eldorado Merkoēin. Ky i fundit, qė tashmė ėshtė bėrė pjesė e Dinamos, foli fjalė tė mira kur drejtuesit e Riedit e pyetėn nėse Salihi ishte i pėrshtatshėm pėr kampionatin austriak. Disa vjet mė parė, Merkoēi ka qenė pjesė e Worglit, por vetėm njė dėmtim i pėsuar nė gju e ndau nga ky ekip. Ja se si shprehet Salihi pėr komunikimet qė ka me ish-shokėt e tij: "Kam folur nė telefon me Sinanin, Duron, Mukėn apo Merkoēin. Edhe pse jam larg, vazhdoj t'i ruaj kontaktet me ta, sepse kanė qenė ndėr shokėt e mi mė tė mirė nė Shqipėri. Te Vllaznia ndodhet Teli, njė tjetėr mik i imi, me tė cilin flas gjithashtu dhe e pyes se si po i shkojnė pėrgatitjet. Ėshtė e vėrtetė qė zemra ime ėshtė e ndarė mes dy skuadrave, Vllaznisė dhe Tiranės, teksa nuk e pėrjashtoj mundėsinė se njė ditė do tė kthehem sėrish aty. Profesioni ynė ėshtė i tillė qė asnjėherė nuk mund tė thuash kurrė,"- bėn tė ditur Salihi.

wxz
27-01-2007, 10:51 PM
Ish-sulmuesi i Tiranės, Vllaznisė dhe Panionosit tregon ditėt e para tė bashkėjetesės me skuadrėn austriake.


Hamdi Salihi nuk ndihet aspak si i huaj nė Austri. Me pritjen qė i rezervuan drejtuesit, shokėt e rinj tė skuadrės, por edhe tifozėt, shkodrani ėshtė ambientuar mė shpejt nga sa e kishte menduar. Prej 25 ditėsh, ish-sulmuesi i Tiranės, Vllaznisė dhe Panionosit ėshtė bėrė pjesė e skuadrės sė Riedit, skuadėr e cila drejtohet nga trajneri Helmut Kraft. I larguar nga bardheblutė me konsensusin e donatorėve, "bomberi" qė shėnoi plot 50 gola pėr Tiranėn nė 18 muaj bashkėjetesė, ka nisur njė karrierė tė re, e cila mund t'i hapė rrugėn pėr tė qenė titullar i kombėtares. Kalimi i Salihit nė kampionatin austriak u bė falė mbėshtetjes sė madhe qė trajneri Oto Bariē dha nė favorin e tij, duke e krahasuar me Gert Mylerin e Gjermanisė. Kur tė gjithė prisnin qė 23-vjeēari tė kalonte te Rapidi i Vjenės, ku edhe vetė kroati i kombėtares ėshtė konsulent, nė ēastet e fundit ngjarjet ndryshojnė dhe Salihi firmos me Riedin, deri mė qershor tė vitit 2009. Ėshtė pse nuk ėshtė zyrtare shuma qė shkodrani do tė pėrfitojė, nėn zė mėsohet se ajo vėrtitet te 200 mijė eurot nė vit. Nė njė intervistė telefonike pėr "Sportin shqiptar" nga qyteti i Riedit, "kėpuca e artė" e kampionatit shqiptar zbulon detaje interesante tė jetės sė re qė sapo ka nisur.
- Hamdi, si jeni? Nga Shqipėria ju flasim dhe pikėrisht gazeta "Sporti shqiptar" ju shqetėson...
- Pėrshėndetje. Mirė jam dhe faleminderit qė mė telefonuat. Kam kėnaqėsi tė flas pėr kėtė gazetė, qė sigurisht ka dhėnė kontributin e saj nė afirmimin e vlerave tė mia. Por njė pyetje desha t'ju bėj, ku e gjetėt numrin tim qė kam nė Austri?
- Ia morėm Klodian Duros, po ku ndodheni tani dhe si po ia kaloni?
- Jam nė supermarket, duke bėrė pak pazarin pėr shtėpinė time tė re. Sapo mbarova stėrvitjen dhe tani kam dalė nė qendėr tė qytetit.
- Si ėshtė koha nė Ried dhe me se jeni marrė nė kėto ditė tė para qėndrimi atje?
- Kėtu i gjithė qyteti ėshtė mbuluar nga bora. Sapo kam mbėrritur, nga ana e drejtuesve mė ėshtė vėnė nė dispozicion apartamenti dhe njė makinė Suzuki. Pothuajse gjithė muajin janar e kemi kaluar nė stėrvitje, me nga dy seanca ditėn. Nė Ried kemi vetėm pak ditė qė jemi kthyer nga Turqia, ku zhvilluam pjesėn e parė tė fazės pėrgatitore. Gjatė javės tjetėr do tė nisemi sėrish nė Belek, pėr tė mbyllur gjithė planin pėrgatitor dhe gjithashtu tė bėhemi gati pėr fillimin e kampionatit mė 24 shkurt.
- Ēfarė mund tė na thoni pėr pritjen qė ju kanė rezervuar nė Austri dhe a ju ka marrė malli pėr tė afėrmit?
- Tė them tė vėrtetėn, kam mbetur i habitur nga mėnyra se si mė kanė pritur tė gjithė, duke filluar nga shokėt e skuadrės, trajneri, drejtuesit e tjerė, por edhe tifozėt, tė cilėt tashmė mė njohin dhe mė flasin gjithmonė nė rrugė. Nuk mė ka munguar asgjė deri tani dhe pėr kėtė dua t'i falėnderoj tė gjithė, pa pėrjashtim. Nė lidhje me familjen time nė Shkodėr, ndiej shumė mall, por tė paktėn flas ēdo ditė nė telefon dhe ēmallem disi. Mezi pres qė tė rikthehem nė Shqipėri, ndoshta pėr miqėsoren e kombėtares me Maqedoninė.
- A keni pasur ndonjė person me tė cilin jeni shoqėruar mė shumė?
- Po, sigurisht. Bėhet fjalė pėr shokun e ekipit, shqiptarin nga Maqedonia, Emin Sulejmanin. Me tė thuajse kaloj pjesėn mė tė madhe tė kohės, ndėrkohė qė shok tė afėrt tjetėr kam edhe serbin Damjanoviē. Pastaj, kėtu nė skuadėr kanė ardhur edhe disa lojtarė tė tjerė tė rinj, kėshtu qė unė nuk jam blerja e vetme pėr kėtė sezon tė ri qė do tė nisė shumė shpejt.
- Nė ēfarė gjuhe komunikoni aty?
- Kėtu flitet nė gjuhėn gjermane, por unė personalisht komunikoj nė anglisht. Shumė shpejt mendoj se do tė nis tė mėsoj edhe gjermanishten, e cila ėshtė gjuhė zyrtare nė Austri.
- Po me trajnerin Kraft, si i keni marrėdhėniet?
- Shumė tė mira. Ai thuajse ēdo ditė mė pyet se si jam dhe ēfarė problemesh kam. Gjithashtu, mundohet tė mė udhėzojė nė detaje pėr ēdo lėvizje timen nė fushė.
- Nė miqėsoren qė keni zhvilluar ndaj skuadrės sė kategorisė sė dytė, SC Shvanenstadit, edhe pse humbėt, keni shėnuar dy golat e parė me fanellėn e Riedit...
- Njėrin gol e shėnova me penalltinė qė e fitova vetė, ndėrkohė qė golin e dytė me kėmbėn e majtė, pas njė gjuajtjeje brenda zonės. Pėr sa i takon humbjes, nuk na shqetėson edhe aq shumė, sepse tani jemi nė fazėn e pėrgatitjeve dhe harmonizimit tė veprimeve.
- Sa ndryshon niveli i futbollit austriak nga ai shqiptar?
- Nė anėn e infrastrukturės ka dallime tė mėdha, ku fushat e stėrvitjes janė thuajse tė njėjta me ato tė stadiumeve. Nė kėtė aspekt austriakėt janė profesionistė, ndėrsa pėr nivelin e futbollistėve, mund tė them se Riedi nuk ka lojtarė mė tė mirė se sa ata tė Tiranės. Kėtu nuk ka yje, por elementė tė nevojshėm pėr tė pasur njė skuadėr qė e ka forcėn e vet te grupi dhe qė do tė pretendojė shkallėt mė tė larta nė renditje.
- Cili ėshtė moduli i lojės qė pėrdor trajneri dhe a ndiheni titullar nė ekip?
- Deri tani kemi provuar mė shumė tė luajmė me modulin 4-5-1, ku unė jam qendėrsulmues dhe mbrapa meje vijnė dy mesfushorė me tipare sulmuese. Nė skuadėr jemi gjithsej 4 sulmues dhe lufta pėr njė vend nė formacion ėshtė e madhe. Unė sigurisht kam ardhur nė Austri pėr tė luajtur dhe pėr tė dhėnė kontributin tim nė objektivat e ekipit. Nė njėfarė mėnyre, Riedi pėr mua ėshtė njė bast qė dua ta fitoj, ku me anė tė golave qė do tė shėnoj, tė arrij tė fitoj edhe vendin e titullarit nė pėrfaqėsuesen kuqezi. Nuk do tė jetė e lehtė, megjithatė, jam i vendosur pėr tė dhėnė mė tė mirė time nė fushė, sepse tani ndihem edhe mė i pjekur nė krahasim me disa vite mė parė, kur provova tė luaja nė Greqi.

wxz
27-01-2007, 10:53 PM
Lezhjani nuk ka dalė dje nė stėrvitje, ndėrkohė qė askush nuk e ka justifikuar mungesėn e tije.

"Hallet" s'kanė tė mbaruar pėr skuadrėn e Partizanit. Robert Grizha ėshtė futbollisti i katėrt qė, me sa duket, nė ndeshjet qė vijnė nuk do tė jetė mė pjesė e tė kuqve. Sipas burimeve pranė klubit, lezhjani ėshtė larguar pėrfundimisht nga Partizani, pas mosmarrėveshjeve financiare me presidentin Xhani. Ndonėse lajmi nuk konfirmohet zyrtarisht nga klubi i kuq, pasi drejtuesit e stafit teknik vetėm ngrenė supet, njė gjė ėshtė e sigurt: Grizha nuk ka dalė dje nė stėrvitje, duke mos i lajmėruar drejtuesit. "Nuk di ē'tė them. Grizha nuk ka ardhur nė stėrvitje dhe unė s'e di arsyen." Kaq ka folur trajneri i Partizanit, Hasan Lika, pėr mungesėn shtatlartit lezhjan, qė nė fakt ka rėnė shumė nė sy. Arsyeja e vėrtetė, sipas burimeve pranė skuadrės, ėshtė mosmarrėveshja financiare e Grizhės me presidentin Xhani. Siē dihet, pak ditė mė parė, sapo skuadra u kthye nga faza pėrgatitore e Ulqinit, futbollistėt u paguan me kėstet e dyta tė kontratave. Grizha, qė gjatė kthimit nga Mali i Zi ndaloi nė Lezhė, u nis pėrnjėherė drejt Tiranės pikėrisht pėr tė marrė kėstin e dytė tė kontratės. Me sa duket, mes palėve ka pasur mosmarrėveshje pėr shumėn e parave qė do tė pėrfitonte futbollisti, ēka ka sjellė "divorcin" e parakohshėm. Mungesa e pajustifikueshme e lojtarit dhe ngritja e supeve nga pjesėtarėt e stafit teknik tregojnė qartė se ka ndodhur diēka serioze mes presidentit Xhani dhe mbrojtėsit Grizha. Lezhjani ėshtė futbollisti i katėrt qė me ē'shihet nuk do tė jetė pjesė e Partizanit pėr pjesėn e mbetur tė sezonit. Nė kėtė situatė tė krijuar, mbrojtja mbetet reparti mė i zbuluar, pasi edhe Henri Ndreka ėshtė larg Partizanit. Barra e mbrojtjes bie vetėm mbi supet e Tafajt dhe Pinarit, duke e detyruar Likėn tė tėrheqė edhe Beqirin, qė pjesėn mė tė madhe tė ndeshjeve e ka luajtur si mesfushor i djathtė. Nė dispozicion tė trajnerit janė edhe futbollistėt e rinj si Aliu, Miska, Capo etj., por eksperienca e tyre nė ndeshjet e superligės ėshtė e paktė. Organika e Partizanit ėshtė e pasur nė numėr, por nė kėtė grup ka lindur nevoja pėr adaptimin nė role. Kėshtu, nė mbrojtje mund tė tėrhiqen Hallaēi ose Gjyla, qė kanė dhėnė prova tė mjaftueshme nė ndeshjet e mėparshme. Takimi me Elbasanin po troket, ndėrkohė qė problemet nė formacionin e tė kuqve janė tė dukshme. Dita-ditės po veniten edhe shpresat pėr pėrforcimin e skuadrės me lojtarė afrikanė, qė kanė sjellė nė Tiranė vetėm pasaportat e tyre. Me gjithė punėn e mirė tė bėrė nė Ulqin, Partizani mbetet larg pretendimeve pėr trofetė e sezonit.

wxz
28-01-2007, 12:27 PM
Formacioni i tė kuqve ėshtė nė emergjencė nė repartin e pasmė, pas largimit tė dy futbollistėve.



As tifozi mė largpamės nuk e kishte parashikuar kėtė situatė qė ėshtė krijuar nė skuadrėn e Partizanit, kur kanė mbetur vetėm katėr ditė nga mbyllja e merkatos sė janarit. Mbrojtja e kuqe ėshtė nė pikė tė hallit, pasi janė larguar dy futbollistė tė formacionit, ndėrkohė qė zėvendėsimi i tyre nuk ėshtė bėrė ende. Nėse deri para dy ditėsh boshllėku i krijuar nga largimi i Ndrekės mendohej tė mbushej nga futbollistėt afrikanė, me ikjen edhe tė lezhjanit tjetėr, Robert Grizha, situata ėshtė bėrė e jashtėzakonshme. Trajneri Lika jo vetėm qė nuk ka futbollistė nė dispozicion pėr kėtė rol, por ėshtė i detyruar tė tėrheqė lojtarėt e mesfushės nė repartin e pasmė. Kjo u pa qartė edhe nė miqėsoren e djeshme me Erzenin, ku Beqiri nga e majta dhe Hallaēi nė tė djathtė kishin marrė mė shumė detyra mbrojtėse. Nė pėrfundim tė ndeshjes, trajneri i Partizanit e pranon gjendjen e vėshtirė qė po kalon formacioni i kuq, duke theksuar se shpreson qė tė mbyllet ndonjė "vrimė" gjatė kėtyre ditėve tė fundit tė merkatos. "Duhet ta pranojmė se kemi mungesa tė theksuara nė tė repart. Sigurisht, kampionati po troket dhe nė kėtė situatė ku jemi nuk do ta kemi aspak tė lehtė. Unė shpresoj shumė se gjatė ditėve tė mbetura tė merkatos do tė arrijmė tė gjejmė futbollistėt e duhur pėr tė zėvendėsuar ata qė janė larguar,"- ėshtė shprehur Lika. Natyrisht, trajneri i tė kuqve ka komentuar edhe largimin e Grizhės, qė, sipas tij, ka ardhur nga pretendimet e vetė lojtarit: "Nevoja pėr pėrforcime nuk ka lindur tani qė u largua Grizha. Me Grizhėn e pa Grizhėn ne kishin nevojė pėr t'u pėrmirėsuar. Lojtari nė fjalė kishte pretendimet e tij, por unė shoh punėn time." Partizani ėshtė futur prej disa ditėsh nė tratativa pėr tė sjellė nė Tiranė Elvis Krajėn, shkodranin qė aktualisht aktivizohet me Besėn. Pengesa e vetme pėr kėtė transferim ėshtė kontrata e shkodranit me ekipin kavajas. Trajneri Lika i pranon bisedimet me lojtarin dhe shpreson nė kompromisin mes presidentėve respektivė, Xhani e Bizhdili. "Duhet tė pranoj se bisedimet kanė arritur deri nė njė pikė, por nuk ėshtė ēdo gjė nė dorėn tonė. Shpresoj qė presidentėt tė bien dakord qė Kraja tė kalojė tek Partizani. Natyrisht, do tė ishte njė afrim cilėsor, sidomos nė kėtė situatė tė krijuar,"- ėshtė shprehur mė tej trajneri Lika. Kraja ka qenė nėn urdhrat e Likės nė fillim tė sezonit, teksa trajneri aktual i Partizanit ishte nė krye tė stolit tė Besės. Shanset pėr ardhjen e Krajės shtohen me kalimin e mundshėm tė Robert Grizhės tek Besa. Lezhjani nė kėtė moment po shqyrton ofertat qė i vijnė nga skuadrat e superligės.

wxz
28-01-2007, 05:23 PM
Pas suksesit nė kategorinė e parė dhe investimeve, askush nuk e mendonte ekipin fierak nė vend tė fundit.

Investimet dhe fillimi i stėrvitjes herėt
Pakkush do tė kishte menduar se skuadra fierake Apolonia nė fund tė sezonit 2006 do tė ishte nė vendin e fundit nė tabelėn e klasifikimit tė superligės. Fillimi i pėrgatitores qė mė 4 qershor, kohė kur ekipet e tjera ende nuk ishin ndarė me pushimet dhe mbi tė gjitha konfirmimi i grupit tė vazhdimėsisė, bėnė qė drejtuesit e skuadrės fierake tė ishin pėr njė skuadėr ambicioze. Vetė presidenti i FK "Apolonia", zoti Koēo Kokėdhima, mė shumė se njė herė kishte shprehur hapur objeksionet e tij pėr njė ekip tė pėrbėrė kryesisht nga futbollistė tė rinj, por gjithmonė duke ruajtur boshtin e futbollistėve qė kishin siguruar biletėn pėr nė superligė. "Qėndrimi nė superligė, deklaroi zoti Kokėdhima pėrpara fillimit tė sezonit, do tė jetė synimi ynė." Por njėkohėsisht nė pėrfundimin e Akademisė sė Futbollit do tė synojė tė trajnojė rreth 300 talentėt mė tė mira tė zonės pėr tė qenė njė klub me njė infrastrukturė tepėr moderne. Dhe ndėrsa njėshi i skuadrės fierake ka deklaruar pėr ndėrtimin e akademisė, tashmė ėshtė zyrtarizuar muaji prill 2007 si afati i fundit pėr pėrfundimin e punėve, duke i hapur kėshtu rrugė njė investimi tepėr gjigant.
Trajneri rumun Dumitresku dhe nisja e dobėt
Pas disa tratativash, zoti Kokėdhima do tė sillte nė drejtimin e skuadrės rumunin Silviu Dumitresku, i cili mė parė kishte drejtuar vetėm nė kampionatin rumun dhe kishte zgjedhur Apoloninė si trampolinė pėr tė hapur rrugėn njė eksperience internacionale. Por edhe pse Dumitresku e udhėhoqi skuadrėn prej disa javėsh, nuk mundi ta nxirrte nga kriza qė e kishte kapur qysh nė javėt e para. Madje rumuni ka mbetur i habitur se si njė skuadėr qė sapo vjen nė njė kampionat mė lart se ai ku konkurron, i luan dy ndeshjet e para jashtė fushės sė vet. Takimin e parė skuadra e drejtuar nga Dumitresku do ta luante nė stadiumin "Selman Stėrmasi" me skuadrėn e Partizanit. Mungesa e eksperiencės sė shumė futbollistėve, por mbi tė gjitha edhe mospėrshirja nė formacionin e fillimit tė sulmuesit mė produktivė tė skuadrės, Sebino Plaku, e vuri nė pėshtjellim lojėn, qė u rregullua disi nė pjesėn e dytė, po qė u humb 2 3 dhe ngushėllimi i vetėm jo vetėm pėr tifozėt, por edhe i drejtuesve tė skuadrės, ishte se u luajt mirė. Por skuadra do tė zhgėnjente pėrsėri pėrballė skuadrės vlonjate, me njė rezultat qė nuk tė bindte pėr investimet qė ishin kryer nė skuadėr. Skuadrės i mungoi lojtari me eksperiencė dhe mbi tė gjitha te repartet e skuadrės u shfaqėn dobėsi tė theksuara. Por a do tė ndryshojė imazhi i kėsaj skuadre? Nė njėfarė mėnyrė kjo ishte njė pyetje qė kėrkonte shumė pėrgjigje me shumė tė panjohura. Por drejtuesit e skuadrės e kishin menduar kėtė krizė, ndaj kishin federuar me urgjencė nė afatin e fundit 5 brazilianė tė sugjeruar nga Zheraldinjo.
Mbėrrijnė brazilianėt e shumėpritur
Duke parė gjendjen e skuadrės, presidenti Kokėdhima nėpėrmjet futbollistit Zheraldinjo, sjell nė skuadėr disa futbollistė brazilianė, tė cilėt me pėrjashtim tė Roshės, qė ishte provuar mė parė nė kampionatet shqiptare, nuk bindėn. Me kalimin e javėve brazilianėt nisin tė "avullojnė" njė e nga njė, pasi kjo merkato me ta pothuajse u quajt e dėshtuar. Edhe pjesa tjetėr qė mbeti te skuadra pak hapėsira gjeti, ku Rosha do tė ishte mė i aktivizuari.
Barazimi me Teutėn dhe goli i anuluar
Barazimi nė Fier me Teutėn do tė mbahet mend nga tifozėria vendase jo vetėm pėr futbollin e bukur qė skuadra luajti, por edhe pėr golin e anuluar nga gjyqtari Arjan Mali. Njė gol qė u mohoi fierakėve tri pikė tepėr tė ēmuara, por qė e la pėrsėri skuadrėn nė vendin e fundit, por tashmė me vetėm njė pikė. Por vuajtjet e skuadrės do tė vazhdonin edhe nė javėt nė vazhdim, ku pėrsėri do tė regjistrohej njė humbje nė Gjirokastėr, por edhe njė tjetėr goditje nga Besa brenda nė Fier. Tė gjitha kėto humbje pa dyshim qė nuk janė kapėrdirė lehtė nga presidenti Koēo Kokėdhima, i cili prej kohėsh kishte nė tavolinė dorėheqjen e Dumitreskut, por vetėm nė javėn e 7 tė zyrtarizoi largimin e tij. Nė stolin e Apolonisė do tė zyrtarizohej trajneri Dhimitėr Papuēiu, i cili si njė njohės i mirė i futbollit fierak, sė bashku me bashkėpunėtorėt e tij, do t'i jepte njė ngritje nivelit tė pikėve tė skuadrės, ku me interes do tė ishin fitoret nė transfertė me Vllazninė, e cila rriti jo vetėm moralin e skuadrės, por edhe besimin e vėrtetė. Fitorja ndaj Dinamos, edhe pse me rezultat minimal, e vėrteton kėtė fakt mė sė miri, duke i mbyllur ndeshjet e fazės sė parė me njė moral mė tė lartė dhe mbi tė gjitha me lojėra nė ngritje.
Fillimi i keq i fazės sė dytė dhe bojkoti
Fillimi i fazės sė dytė riktheu edhe njė herė rezultatet negative nė skuadėr dhe humbja me Partizanin ka ardhur si rrufe nė qiellin e pastėr. Por kjo do tė ishte gjysma e sė keqes pas asaj qė ndodhi njė javė mė vonė. Bojkoti i futbollistėve pėrpara fillimit te Flamurtari do tė shėnonte njė precedent tė paparė nė historinė e futbollit shqiptar. Dhe skuadra pėrballė kuqezinjve tė Flamurtarit do tė paraqitej me djem 16 17 vjeēarė dhe brazilianė, qė duke qenė se janė futbollistė me kontrata, e respektuan nė mėnyrė dinjitoze fanellėn e besuar.
Marko: Do tė japim maksimumin tonė
Dorėheqja e trajnerit Papuēiu nė prag tė mbylljes sė vitit 2006 i ka hapur rrugėn nė krye tė stolit fierak tiranasit Andrea Marko. Si njė ish futbollist me pėrvojė, por edhe drejtues i skuadrave, si Luftėtari, Dinamo, Bylisi, Pogradeci, Andrea Marko menjėherė do tė deklaronte se merrte pėrsipėr drejtimin e kėsaj skuadre pėr tė bėrė maksimumin e tij dhe pėr ta mbajtur ekipin nė superligė. Pas disa bisedave tė tij me presidentin e skuadrės, hapet rruga pėr afrimin e disa futbollistėve cilėsorė pranė skuadrės. I pari qė firmos do tė jetė shqiptaro maqedonasi Suad Zendeli, njė portier mjaft i mirė, qė pas njė eksperience te Dinamo, rikthehet nė superligė me njė ambicie jo vetėm pėr t'u afirmuar, por edhe pėr tė kėrkuar fanellėn kuqezi. Mė pas do tė firmosė Ēuko, Jakimovski, Jean Da Silva, Uashington Luis Galvao, Nuru, Carls, tė cilėt janė pjesė e Apolonisė pėr pjesėn e mbetur tė superligės. "Tė gjitha pėrforcimet e kryera nė skuadėr pa dyshim janė kryer pėr tė realizuar objektivin e skuadrės, qė pėr kėtė sezon ėshtė mbetja nė superligė. Njė objektiv ky sa i vėshtirė, kur dihet niveli i pikėve tė grumbulluara, shpresa vdes e fundit. Do tė pėrpiqemi tė japim maksimumin tonė pėr tė realizuar objektivin, qė pėr ne mbetet qėndrimi nė superligė. Me ardhjet e fundit mund tė them se jemi gati pėr ta filluar sa mė mbarė, ku shpresojmė edhe tė kėnaqim tifozėt tanė, tė cilėt na kanė mbėshtetur gjatė gjithė javėve qė jam nė krye tė skuadrės," thotė trajneri Andrea Marko.

wxz
28-01-2007, 05:25 PM
Presideti i ekipit tė Kastriotit i ka mohuar zėrat pėr njė bashkėbisedim tė tij me futbollistin lezhjan qė luan pėr ngjyrat e Partizanit, Robert Grizhėn. Sipas Zhillit, ai nuk ka kontaktuar asnjėherė mne Grizhėn dhe pėr mė tepėr tė ketė kėrkuar shėrbimin e tij me ekipin e Kastriotit. "Jam nė bisedime me tė tjerė futbollistė. Unė nuk kam asgjė kundėr nėse Grizha dėshiron tė vijė nė Krujė, por duhet tė marrė notėn kaluese te trajneri Haxhiaj. Eshtė ai arkitekti i ekipit tė Kastriotit, ndėrsa tė gjithė ne tė tjerėt jemi nė shėrbimin e tij," - shprehet Zhilli. Ndėrkohė qė nga Greqia ai shprehet se tashmė dy brazilianėt do tė luajnė pėrfundimisht pėr ekipin e Kastriotit. Sipas Zhillit, dy futbollistėt nė fjalė kanė marrė tė gjithė dokumentacionin nė Greqi dhe janė pajisur dje me leje qėndrimi nė vendin tonė. Ndėrkohė qė sot nė mesditė ata do tė jenė nė stėrvitje me ekipin e Kastriotit. "Pėr momentin unė po mendoj pėr strehimin sa mė komod tė tyre dhe njėkohėsishtė jam nė tentativa pėr tė sjellė tė tjerė lojtarė nė Krujė," ka pėrfunduar Zhilli. Lidhur me "pengun" mė tė madh qė i ka mbetur, pėr Oriand Abazajn, ai shprehet se "menaxheri" i Abazajt duhet tė derdhė shumėn prej 14 milionė lekėsh tė vjetra nė arkėn e klubit tė Kastriotit detyrimisht.

wxz
28-01-2007, 05:27 PM
Kapiteni i verdhebluve shprehet se ekipi me kėtė grup ėshtė edhe nė vallen e titullit kampion.


Nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar", kapiteni i Elbasanit, Elvis Kotorri, kėtė herė ėshtė shprehur ndryshe, duke theksuar se titulli kampion nuk ėshtė i pamundur. Kotorri thekson se Elbasani ėshtė forcuar shumė nė lojėn nė grup dhe se nuk do tė gabojė nė sfidėn me Partizanin nė ndeshjen e parė zyrtare tė kėtij viti. Portieri elbasanas mendon se duhet parė ēdo ndeshje si finale, pasi ēdo hap fals do tė ishte i pafalshėm pėr ekipin.
Kotorri, dy miqėsore qė nuk janė shfrytėzuar nga titullarėt, pasi janė lėnė pushim nga Gėzdari...
Nuk mund tė themi se janė lėnė pushim, se kanė pasur miratimin e Gėzdarit, por ka qenė tė detyruara. Nė Gramsh nuk mund tė luhej nė atė terren, ku shiu nuk pushoi njė sekondė, pastaj unė mund tė them se grupi njihet tashmė dhe ėshtė forcuar shumė, pasi edhe nė stėrvitje shikohet njė impenjim maksimal nga tė gjithė. Elbasani po mė bind dhe mund tė them se jemi nė vallen e titullit kampion.
Ju keni thėnė disa kohė mė parė se e shikoni tė vėshtirė titullin. Keni ndryshuar mendim?
Unė e kam thėnė kėtė, por nė kohėn e duhur, pra kur nuk kishim filluar merkaton dhe kur nuk kishim marrė kėta futbollistė qė kemi sot. Mund tė them se me ardhjet e fundit Elbasani ėshtė bėrė mė i fortė dhe me siguri do tė marrė maksimumin nė tė gjitha takimet qė do tė kemi nė javėt e ardhshme.
Ndėrkohė qė jemi nė prag kampionati, nuk mendoni se mangėsia e ndeshjeve miqėsore mund ta dėmtojė Elbasanin nė kampionat?
Qė ndeshjet miqėsore janė tė domosdoshme, kėtė as nuk e diskutoj, por qė nuk mund tė luash nė shi dhe borė, kėtė as nuk e vė nė dyshim. Gjithsesi, tė martėn do tė zhvillojmė miqėsoren e tretė, kėshtu qė besoj se Elbasanit i mjaftojnė kėto ndeshje, pasi nė stėrvitje gjatė javėve kemi bėrė shpesh ndeshje kontrolli.
Nuk mendoni se Elbasani ka nevojė ende pėr forcime?
Po tė kemi sėrish pėrforcime, aq mė mirė, pasi do tė na ndihmonte shumė. Sa mė tepėr futbollistė tė kemi, aq mė shpejt do tė na vijnė edhe rezultatet. Kėtė e ka nė dorė presidenti, kėshtu qė kjo ėshtė njė pjesė qė nuk mė pėrket mua.

wxz
28-01-2007, 05:28 PM
Miqėsorja midis Elbasanit dhe Shkumbinit qė u zhvillua sot nė qytetin e Peqinit ka filluar me 30 minuta vonesė. Ndeshja ishte fiksuar pėr t'u zhvilluar nė orėn 14:00 dhe ėshtė zhvilluar nė orėn 14:30, pasi ekipi kampion i Elbasanit ka mbėrritur me vonesė nė qytetin e Peqinit. Shkak ėshtė bėrė breshėri i fortė qė filloi pikėrisht nė atė orė.

wxz
28-01-2007, 05:29 PM
Treshja e futbollistėve tė Elbasanit, Kaēi, Patushi, Osmani, nuk kanė qenė tė pranishėm me ekipin nė miqėsoren e zhvilluar nė Peqin. Tė tre futbollistėt kanė marre leje, pasi kanė pasur impenjime nė Universitet, ku ka nisur edhe sezoni i provimeve pėr ta.

wxz
28-01-2007, 05:33 PM
Takimi miqėsor me Erzenin nė "Tofik Jashari" i ka pasur tė dyja anėt e medaljes. Partizani ėshtė gjendur nė disavantazhin e dy golave vetėm pak minuta para se tė pėrfundonte takimi dhe nė momentin qė janė ndėrruar tė gjithė titullarėt, ka ardhur barazimi i rezultatit. Nė pėrfundim tė ndeshjes Lika nuk ka qenė aspak i kėnaqur me lojėn e skuadrės sė tij, sidomos me impenjimin e titullarėve. "Ishte njė takim miqėsor qė nuk u ngrit nė nivelin e ndeshjeve tė tjera qė kemi luajtur gjatė kėsaj faze. Nė fakt, unė prisja mė shumė nga disa titullarė, qė duhet ta theksoj se nuk u impenjuan aq sa duhet. Ndoshta nė lojėn e skuadrės ka ndikuar pushimi njėditor pas kthimit nga faza e Ulqinit. Fakti qė barazuam, edhe pse nė lojė ishin thuajse tė gjithė lojtarė tė rinj, tregon se kemi futbollistė tė mirė qė po pėrmirėsohen nga ndeshja nė ndeshje.
Erzeni barazon 2-2 me Partizanin
Dje, nė "Tofik Jashari", Erzeni vendės ka barazuar 2-2 me Partizanin nė njė takim miqėsor, qė u paraprin ndeshjeve zyrtare tė pjesės sė dytė tė sezonit. Djemtė e trajnerit Dedja e kishin vlerėsuar shumė kėtė ndeshje, ēka u pa qartė nė lojė dhe nė rezultat. Shijakasit e nisėn lojėn me kėtė formacion: Rizvani, Doku, Peqini, Dollaku, Troplini, Lala, Bejko, Sulo, Ndoja, Bylyku e Shero. Gjatė lojės u aktivizuan Rrema, Mitro, Vora, Renxa, Skilja e Bubani etj. Ndėrsa Partizani e nisi lojėn me formacionin e tij mė tė mirė: Shehi, Pinari, Tafaj, Beqiri, Hallaēi, Babamusta, Dhėmbi, Muzaka, Progri, Bakaj dhe Abilaliaj. U aktivizuan gjithashtu Bulku, Gjyla, Aliu, Malindi, Karabeci, Capa, Doda dhe portieri Bakaj. Nė minutat e para Partizani ishte mė konkret nė lojėn e tij, por mbrojtja shijakase u shfaq nė nivelin e duhur, duke sprapsur sulmet e shumta tė tė kuqve. Me kalimin e minutave vendėsit fituan siguri nė lojė dhe e rrezikuan shpesh portėn e Shehit. Nė njė formė tė shkėlqyer ėshtė paraqitur edhe portieri Rizvani, i cili e ka shpėtuar disa herė radhazi portėn e Erzenit nga gjuajtjet e Progrit e Bakajt.

wxz
28-01-2007, 05:36 PM
Flamurtari ditėn e shtunė ka zhvilluar ndeshjen miqėsore ndaj Lushnjės tė kategorisė sė parė. Takimi ka pėrfunduar me rezultatin 2 0 pėr Flamurtarin. Golat u shėnuan nė minutėn e 28 tė nga sulmuesi vlonjat F.Xhafa dhe nė minutėn e 30 tė nga A.Rustemi, i cili nė fazėn e parė ėshtė aktivizuar te Sopoti, i huazuar nga Flamurtari. Pavarėsisht nga rezultati, tė dyja skuadrat kanė zhvilluar njė lojė tė nivelit tė kėnaqshėm. Xhafa e Rustemi pėr Flamurtarin dhe Elezi e Xhagalliu kanė krijuar disa raste tė pastra pėr shėnim, veē 2 golave, por pa mundur tė finalizojnė pėr gjuajtje tė pasakta.

wxz
28-01-2007, 05:40 PM
Ka pėrfunduar nė barazim me shumė gola miqėsorja e djeshme mes dy ekipeve fqinj, Shkumbinit dhe Elbasanit. Ka qenė njė lojė e barabartė dhe kjo ėshtė dukur edhe nė pėrfundim tė takimit. Nė 15 minutat e para vendasit krijojnė njė epėrsi tė lehtė dhe shėnojnė nė minutėn e 15 tė me anė tė Bubeqit nga pika e 11 metėrshit, tė fituar po nga ai vetė. Kėshtu mbyllet edhe pjesa e parė, ndėrsa nė pjesėn e dytė ndėrrohen pothuajse tė dy formacionet. Minutat nga 53 deri nė 65 janė emocionuese, pasi shėnohen plot 4 gola, me Bizhytin 2 herė dhe Stojkun 2 herė nga kampi elbasanas. Nė minutat e fundit Elbasani ėshtė mė kėmbėngulės dhe me njė gjuajtje nga distanca Kuēi vulos rezultatin nė 3 3. Kjo ishte miqėsorja e fundit pėr Shkumbinin, ndėrsa Elbasani do tė zhvillojė njė tė tillė edhe tė martėn me ekipin modest tė Sopotit.

wxz
28-01-2007, 05:44 PM
Flamurtari ėshtė kthyer nga stėrvitja 10-ditore e Ulqinit para 4 ditėsh. Trajneri Vasil Ruci dhe stafi teknik janė shprehur tė kėnaqur pėr pėrvetėsimin e programit stėrvitor tė skuadrės nė 10 ditėt ulqinake. Kushte e shkėlqyera, tė cilat iu krijuan skuadrės nė Ulqin, sipas trajnerit Ruci, nuk i kanė gjetur nė Vlorė. Njė situatė e pafalshme kjo, e cila ka ndikuar nė moszbatimin si duhet tė programit stėrvitor. "Nga stėrvitja qė skuadra kreu nė Ulqin tė Malit tė Zi, tė gjithė futbollistėt pėrfituan si nė aspektin e pėrgatitjes fizike, por edhe taktiko teknike. Njė situatė e tillė optimiste u krijua pėr shkak tė kushteve tė mrekullueshme. Gjithsesi, tani nė stėrvitjet e seancave nė Vlorė nuk ndihem i qetė pėr shkak tė mungesės sė terreneve, nė tė cilat duhet tė stėrvitet skuadra. "Kemi 4 ditė qė jemi kthyer nga Mali i Zi dhe stėrvitjen e kemi zhvilluar nė salla tė mbyllura kalēetoje, ose pėrgjatė bregdetit. Veē fushės sė stadiumit, Flamurtari tė vetmen fushė pėr t'u stėrvitur ka atė tė aneksit, por ajo nė ditėt me shi mbushet me pellgje me ujė dhe baltė. Kjo situatė na ka penguar tė realizojmė programin e stėrvitjes" u shpreh trajneri Vasil Ruci. Pėrpara Flamurtarin e pret ndeshja ndaj Vllaznisė, e cila do tė zhvillohet nė Vlorė mė 2 shkurt, ditėn e premte, por skuadra e ka tė vėshtirė tė gjejė njė fushė pėr t'u stėrvitur. "Ditėn e premte do tė ndeshemi me Vllazninė nė fushėn tonė, por vėshtirė ėshtė tė gjejmė njė fushė pėr t"u stėrvitur, tė paktėn deri ditėn e enjte, pra 24 ora para ndeshjes me Vllazninė. Nuk mund tė pretendojmė se skuadra e mban formėn optimale tė lojės me topin, duke u stėrvitur nė kalēeto. Sot (dje) zhvilluam njė miqėsore ndaj Lushnjės nė fushėn e stadiumit, por mua mė duhet ende tė zhvilloj ndeshje kontrolli brenda grupit, pėr tė evidentuar formėn stėrvitore tė gjithsecilit dhe pastaj tė vendos pėr formacionin anti Vllazni," ka vazhduar mė tej mjeshtri Ruci. Ditėn e premte, nė ndeshjen me Vllazninė, Flamurtari nuk do tė ketė ndonjė mungesė, pasi deri tani nuk ka asnjė tė dėmtuar, por edhe tė dėnuar me kartonė tė verdhė, por sipas Rucit, kėto ditė te Flamurtari do tė afrohet Petroviēi. "Tė gjithė lojtarėt janė tė gatshėm pėr ndeshjen ndaj Vllaznisė, pasi nuk kemi asnjė lojtar me probleme fizike, ose teknike. Pėr sa i pėrket lojtarėve kosovarė, si Kyēyku dhe Hashani, ata janė tani pjesė e skuadrės dhe do tė trajtohen si gjithė tė tjerėt dhe sipas aftėsive qė shfaqin. Jemi nė pritje tė mbrojtėsit 22 vjeēar malazez Gavril Petroviē, me tė cilin s'kemi asnjė pengesė pėr ta afruar te Flamurtari," - pėrfundon trajneri Vasil Ruci.

wxz
28-01-2007, 05:47 PM
Thuajse ėshtė fakt i kryer tashmė: Vllaznia nuk ka ndėr mend tė synojė marrjen e ndonjė lojtari tjetėr nga merkatoja e janarit. Me ardhjen e senegalezit Gudjabi, kuqeblutė duket se u kanė dhėnė fund pėrforcimeve. Numri i tė ardhurve shkon nė tre, duke pėrfshirė kėtu Gudjabin, Miroēin dhe shkodranin Cani. Ndėrkohė, largimet nga skuadra kanė qenė nė shifrat dy, teksa ka ikur malazezi Miliē dhe tiranasi Durishti. Tė larguarit duhet thėnė se nuk kanė qenė shumė nė planet e Josės, ndėrkohė qė tė tre tė ardhurit pritet tė jenė lojtarė tė rėndėsishėm pėr Vllazninė nė pjesėn e mbetur tė sezonit.

wxz
29-01-2007, 11:17 AM
Sulmuesi shkodran, pas dy titujve tė fituar me Vllazninė, kėrkon suksesin e radhės me kryeqytetasit.

Vioresin Sinani e ka nisur me tre gola vitin 2007. Sulmuesi shkodran i bardhebluve i mbylli 17 javėt e para nė kuotėn e 13 golave, ndėrkohė nė 3 miqėsoret e zhvilluara nė Turqi ėshtė shfaqur sėrish si protagonist. Pas largimit tė Hamdi Salihit drejt Austrisė, tashmė barra mė e madhe nė repartin e sulmit i takon atij, edhe pse nė merkato ėshtė afruar Oriand Abazaj, njė element i nevojshėm pėr kryeqytetasit. Nė miqėsoren e djeshme ndaj ekipit kombėtar, Sinani shėnoi dy golat e vetėm pėr Tiranėn, tė cilat mė pas u barazuan nga ana e kuqezinjve. Pas kėsaj ndeshjeje, faza pėrgatitore pėr kampionėt e dimrit mund tė quhet e mbyllur, sepse sot do tė udhėtojnė pėr nė Shqipėri. Pėr fat tė keq, gjatė takimit sulmuesi 29-vjeēar pėsoi njė tėrheqje muskulore, ēka e detyroi trajnerin Shkėlqim Muēa ta zėvendėsonte menjėherė. Nga Kemeri i largėt, ai shprehet kėshtu pėr "Sportin shqiptar": "Nuk e di se ēfarė grade mund tė jetė dėmtimi i pėsuar nė kofshė, megjithatė, kur tė mbėrrij nė Tiranė, do tė bėj njė rezonancė. Gjatė njė sprinti nė lojė, ndieva dhimbje dhe u detyrova t'i kėrkoja trajnerit tė mė zėvendėsonte, pasi nuk doja qė tė rrezikoja mė. Shpresoj tė mos jetė njė lėndim i rėndė, nė mėnyrė qė tė jem i gatshėm pėr ndeshjen e javės sė ardhshme ndaj Teutės,"- pohon Viori nėpėrmjet telefonit. Nė lidhje me ditėt turke, sulmuesi i 22 herė kampionėve bėn tė ditur se ato ishin shumė tė rėndėsishme pėr marrjen e plotė tė ngarkesės fizike, e cila do tė shėrbejė si "karburant" pėr pjesėn e mbetur tė sezonit. "Nė opinionin tim, faza pėrgatitore qė zhvilluam nė Turqi ishte e njė niveli tė lartė, sepse u stėrvitėm me njė pėrgatitės atletik, por gjithashtu edhe njė trajner tė zoti, si Shkėlqim Muēa. Gjithashtu, kushtet e stėrvitjes, ushqimi dhe hoteli ishin mjaft tė mira, duke bėrė atė qė tė mos e ndienim shumė largėsinė me Tiranėn. Duke parė edhe afrimet e fundit nė skuadėr, them se grupi ėshtė i plotė dhe do t'i pėrballojė me dinjitet ndeshjet delikate qė na presin,"- shton mė tej Sinani. Gjatė karrierės sė tij sportive, sulmuesi shkodran ka arritur tė fitojė shumė trofe, duke filluar me "Kėpucėn e artė", 2 titujt kampion dhe superkupėn. Tashmė qė ėshtė pjesė e bardhebluve, Vioresin Sinani ėshtė shumė pranė fitimit tė tri trofeve, por mė sė shumti ai deklaron se po ndien "aromėn" e titullit kampion. "Nuk ka se si tė mos e ndiesh "aromėn" e titullit kampion kur luan nė njė skuadėr si Tirana. Jemi pranė fitimit tė kėtij trofeu, por nuk mund tė themi kurrsesi se ēdo gjė ka pėrfunduar. Fakti qė deri tani kemi arritur tė mposhtim kundėrshtarėt direkt, do tė thotė se jemi njė hap para tyre. Ndeshja e ardhshme nė kampionat me Teutėn do tė jetė vendimtare pėr t'u shkėptur mė shumė nė renditje, kėshtu qė nuk duhet ta humbasim kėtė shans qė na paraqitet. Pėr veten time do tė uroja qė tė shėnoja edhe sa mė shumė gola tė tjerė, mė pas le tė presim nėse do ta fitoj apo jo "Kėpucėn e artė". Sigurisht, largimi i Salihit m'i shton edhe mė shumė pėrgjegjėsitė, por unė kam besim se Pema me Abazajn do tė japin kontributin e tyre nė skuadėr,"- pėrfundon Vioresin Sinani, sulmuesi kryesor i Tiranės.

wxz
29-01-2007, 11:28 AM
Pasi shėnoi edhe dy gola nė miqėsoren e djeshme ndaj ekipit kombėtar, Vioresin Sinani ka pėsuar njė tėrheqje muskulore nė kofshė, ēka e detyroi ta linte ndeshjen nė mes. Edhe pse stafi mjekėsor ka ndėrhyrė menjėherė, duke ia fashuar kėmbėn, shkodrani nuk ka mundur tė vazhdojė mė tej lojėn. Me mbėrritjen sot nė Tiranė, pritet qė nesėr sulmuesi bardheblu tė vėrtetojė me anė tė rezonancės magnetike shkallėn e dėmtimit. Ajo qė ėshtė pėr t'u theksuar ėshtė fakti se drejtuesit e skuadrės janė alarmuar pas kėtij problemi tė sulmuesit tė tyre kryesor, kur kujtojmė se ndeshja me Teutėn ėshtė nė prag.

wxz
29-01-2007, 08:01 PM
20 vjecari Indri Taēi mund tė quhet tani futbollist i Shkumbinit, duke u rikthyer pas plot njė viti te ky ekip. I preferuari i trajnerit Sejdini vjen nga Dinamo, ku ishte aktivizuar pak dhe si zėvendėsues, pėr tė qenė pjesė e Shkumbinit, duke pretenduar edhe rolin e titullarit. Ai e ka tė qartė se njė vend nė formacionin bardhekaltėr do t'i japė mė tepėr mundėsi tė jetė pjesė e ekipit Shpresa, duke pėrmendur kushtin e vėnė nga trajneri Bushati se, pėr tė qenė kandidat pėr kėtė ekip, duhet tė aktivizohesh domosdo nė ekipet e superligės. Tiranasi Indri Taēi, qė stėrvitet prej dy javėsh me Shkumbinin, pranon se nuk do tė jetė e lehtė pėr tė fituar besimin e "Xhaxhit", sepse gjen njė konkurrencė tė madhe pėrballė njė grupi futbollistėsh kryesisht tė rinj, qė kėrkojnė tė afirmohen e tė tregojnė se meritojnė mė shumė. "Rikthehem pas njė viti nė Peqin me dėshirė dhe gjej po atė mjedis dashamirės. Do tė pėrpiqem tė jap mė tė mirėn nė stėrvitje e nė fushė pėr tė fituar besimin e trajnerit Sejdini, pėr t'u bėrė pjesė e kėtij ekipi dhe pėr tė kontribuar pėr tė. Shpresoj qė nėpėrmjet Shkumbinit do tė kem mundėsi tė rikthehem nė ekipin Shpresa. Por pėrpara kėsaj duhet ta justifikoj qė tė jem i vlefshėm pėr Shkumbinin, duke u stėrvitur sa mė shumė pėr tė dhėnė mė tė mirėn nė ndeshje," shprehet Indri Taēi. Ish mbrojtėsi i Dinamos ka rreth dy javė qė stėrvitet me Shkumbinin nėn drejtimin e trajnerit Sejdini, duke pasur mundėsi tė zhvillojė edhe 2 3 miqėsore me kėtė ekip, edhe pse jo nė vendin e tij tė zakonshėm, por tani si mesfushor. Edhe nė rolin e ri tė caktuar nga Sejdini, Taēi pranon se e ndien veten mirė, duke arritur tė harmonizohet me futbollistėt e tjerė dhe duke u pėrpjekur t'i zbatojė siē duhet detyrat e dhėnė nga trajneri. "Trajneri mė ka vėnė nė njė rol tė ri, pėr tė luajtur nė mesfushė, ndryshe nga Dinamo, ku aktivizohesha si mbrojtės. Pranoj se edhe nė kėtė sektor e ndiej veten mirė. Ndoshta trajneri i ka parė mė mirė tė dhėnat e mia, apo ndoshta bėhet pėr nevojat e ekipit, por e rėndėsishme ėshtė qė kam arritur tė pėrshtatem mirė. Ndoshta ndikon edhe fakti qė pjesa mė e madhe e futbollistėve tė Shkumbinit janė tė rinj, gjė qė ma bėn mė tė lehtė detyrėn," shton Taēi. Futbollisti mė i ri qė i ėshtė bashkuar Shkumbinit ėshtė i bindur se ekipi do tė paraqitet mė ndryshe nė pjesėn e mbetur tė kampionatit, duke ditur tė dalė nga gjendja ku ėshtė. Ai ka besim te grupi i futbollistėve qė stėrvit trajneri Sejdini, te puna qė bėn "Xhaxhi" ēdo ditė me ta. "E kam ndjekur edhe mė parė Shkumbinin, por tani qė stėrvitem me tė pėrforcoj mendimin se ky ekip nuk e ka vendin nė fundin e tabelės. Shumė shpejt, duke filluar nga ndeshja e radhės, ai do tė dijė tė tregojė se meriton mė shumė. Forca e tij qėndron te kolektivi, ku edhe pse shumica janė tė rinj, do tė dinė tė bėjnė mė tė mirėn. Garancia mė e madhe pėr ne tė gjithė ėshtė aftėsia e trajnerit Sejdini," pėrfundon optimist mbrojtėsi mesfushor Indri Taēi.

wxz
29-01-2007, 08:04 PM
Pas ekipit tė Partizanit, edhe Iraklisi i Greqisė del nė skenė pėr mbrojtėsin shkodran Ervis Kraja.

Eshtė kundėrpėrgjigjur menjėherė stafi i klubit kavajas ofertės publike tė Partizanit pėr ta pasur nė radhėt e tij qendėrmbrojtėsin Ervis Kraja. Nisur nga nevoja pėr tė pasur njė sulmues cilėsor nė radhėt e tyre, oferta e Besės ėshtė konkrete dhe pėr tė kuqtė hap jo pak telashe. "Lėshojmė Krajėn nėse na jepet Muzaka." Kjo ėshtė ajo ēfarė thuhet nė kampin verdhezi sapo janė njohur me faqen e parė tė gazetės mė tė madhe sportive "Sporti shqiptar". Nė fakt, nuk ka ndonjė gjė qė tė bėn tė habitesh, pasi pėr momentin sulmi kavajas ka mbetur vetėm me Parid Xhihanin. E gjitha kjo erdhi si pasojė e largimit drejt Ukrainės tė sulmuesit tė ri kosovar Jonuzi, si dhe tė mosardhjes tė dy tė huajve, Binagol dhe Elokan. Ndėrsa futbollisti shkodran i Besės, Ervis Kraja, i pyetur mbi gjithēka thuhet e shkruhet rreth tė ardhmes sė tij, e komenton kėshtu kėtė situatė: "Eshtė e vėrtetė qė kam pasur biseda me drejtuesit e kuq. Kjo nuk do tė thotė se kam vendosur tashmė tė largohem dhe i kam bėrė publike te presidenti Bizhdili gjithēka mė ėshtė afruar. Unė kam njė kontratė me presidentin Bizhdili dhe mbetet nė dorėn e tij nėse do tė mė lejojė apo jo tė largohem. Nga ana tjetėr, mos e kuptoni kėtė si kėrkesė, pasi te Besa ndihem mjaft mirė dhe i respektuar nė tė gjitha drejtimet. Thjesht kam njė ofertė dhe vetėm kaq." Po ndėrkohė nga burime tė tjera mėsojmė se qendėrmbrojtėsi shkodran Ervis Kraja mbetet nė epiqendėr edhe tė njė mundėsie kalimi te njė klub jashtė Shqipėrisė e pikėrisht tek Iraklisi nė Greqi. Pasi ia bėjmė publike edhe kėtė ofertė, mbrojtėsi Kraja nuk mund ta mohojė dhe i pėrgjigjet qartė pyetjes sonė: "Po, ėshtė e vėrtetė qė sezonin e kaluar, si unė, ashtu edhe mesfushori Andi Lila, u vėzhguam nga drejtuesit e Iraklisit dhe pėr probleme fare tė vogla nuk shkuam atje. Mė kanė njoftuar se sot drejtuesit e Iraklisit do tė jenė prezent nė stadiumin "Besa" nė miqėsoren e sotme ndaj Teutės pėr tė riparė e konkluduar mbi formėn time dhe tė Lilės. Edhe nė kėtė rast mbetet presidenti Bizhdili ai qė do tė thotė fjalėn e fundit. E pėrsėris, kam njė kontratė me tė, jam likuiduar rregullisht deri mė sot, ndaj ēdo hap i mėtejshėm varet vetėm nga lejekalimi i firmosur nga Bizhdili. Sido qė tė jetė, rasti i Krajės dhe largimet tashmė tė bėra publike tė futbollistėve nga Kosova kanė nxjerrė Besėn zbuluar pėr sa i pėrket merkatos sė saj. Jo vetėm nuk mund tė pėrmenden afrime, por ndeshim tentativa tė mjaft klubeve pėr tė zhvatur nga ajo futbollistėt mė cilėsorė. Kujtojmė se tentativa tė tilla pati edhe pėr Dragushėn, Babajn e Krasniqin nga Partizani e ekipe ukrainase. Ajo qė po ndodh te Besa ka sjellė jo pak hutim nė radhėt e tifozėrisė kavajase. Ēdo orė e ēdo ditė sjell tė papritura nė radhėt e klubit kavajas. Flitet vetėm pėr oferta e largime dhe asnjė fjali se kush erdhi. Sipas burimeve tona, edhe dy futbollistėt nė provė qė luajtėn ndaj Buduēnostit, tė dy tė huaj, njėri malazez e tjetri afrikan, nuk kanė treguar se do tė mund tė jenė shpėtimi i Besės. Java qė starton sot mund tė sjellė tė tjera pėrmbysje nė listėn e federimeve nė radhėt e kavajasve.

wxz
29-01-2007, 08:05 PM
Mė tepėr se kujtdo trajnerit Vasil Bici i duhet njė miqėsore pėr tė parė se ku ndodhet ekipi i tij. Kėsajideje i shėrben edhe takimi i sotėm miqėsor qė do tė zhvillohet nė stadiumin "Besa". Kundėrshtari i kavajasve do tė jetė Teuta e Durrėsit, njė kundėrshtar qė ka kryer tė dy takimet me Besėn. Mbetet tė shihet sot se cila do tė jetė Besa e kthyer nga Ulqini.

wxz
29-01-2007, 08:07 PM
Mbrojtėsi tiranas i verdhebluve shprehet se tashmė grupi ėshtė mė i konsoliduar dhe i gatshėm pėr ndeshjen e parė.

Shumė optimistė nė deklaratat e tyre tė njėpasnjėshme futbollistėt e ekipit kampion tė Elbasanit, qė besojnė ende se mund tė shpallen kampionė. Dhe kėto deklarata ata i bazojnė sidomos pas merkatos sė fuqishme qė presidenti Laze ka zhvilluar dhe pritet tė zhvillojė edhe nė orėt e fundit tė merkatos. Nė njė prononcim pėr "Sportin shqiptar", Elvis Sina shprehet se Elbasani tashmė ėshtė plotėsisht i konsoliduar, por nga ana tjetėr thekson se ekipi i tij duhet tė qėndrojė me "kėmbė nė tokė" dhe tė mos fluturojė pa filluar mirė kampionati. "Tashmė jemi njė ekip i vėrtetė, pasi kanė ardhur disa futbollistė, tė cilėt tė them tė drejtėn bėjnė diferencėn nė ekipin tonė. Jo se mė pėrpara ne tė tjerėt nuk ishim nė formė, por ēdo skuadėr do ta kishte zili qė tė kishte nė gjirin e saj Patushin, apo Nallbanin dhe Tikon," thekson Sina. Ish mbrojtėsi i Tiranės, qė sė fundi po lakohet pėr njė shkėmbim kokė mė kokė me Nevil Deden, thekson se zėrat e merkatos nuk e shqetėsojnė aspak, duke shtuar se, nėse s'do tė kishte merkato dhe zėra tė tillė, futbolli do tė ishte harruar pėr njė muaj pushim. "Kam lexuar shpesh emrin tim tė lakohet te Tirana edhe te Vllaznia. Unė jam futbollist i Elbasanit dhe kam njė kontratė me kėtė klub, kėshtu qė nuk kam se ēfarė tė them mė tepėr, por pėrderisa drejtuesit e klubit mė kanė respektuar dhe kanė qėndruar korrektė me mua, pse duhet ta mendoj largimin?" shton mbrojtėsi i verdhebluve. Kampionėt nė orėt e fundit po mendojnė lėvizje tė reja nė skuadėr, ku duhet theksuar se gjithēka mund tė ndodhė nė 24 orėt e ardhshme, pasi Laze me siguri qė do ta mbyllė merkaton e dimrit me njė goditje tė madhe, por se cili do tė jetė emri, atė duhet ta presim nė limitin e datės sė merkatos. Por Elvis Sina nė prononcimin e tij thekson se pėr sa i pėrket merkatos, ekipi tij ka qenė tepėr aktiv dhe mendon se Laze do ta mbyllė sėrish merkaton me afrimin e njė futbollisti kampion. "Kėto janė ēėshtje tė klubit, nuk mund tė them asgjė mė shumė, por duhet tė shtoj se, nėse Laze afron ndonjė futbollist tjetėr, kjo do na ndihmonte shumė pėr tė ardhmen. Duke njohur Lazen, mund tė them se, nėse ai do tė blejė ndonjė futbollist nė kėtė fund merkatoje, me siguri qė do tė sjellė nė Elbasan njė kampion tė madh. Ky vit do tė jetė ndryshe pėr verdheblutė. Eshtė e vėshtirė rruga qė do tė na jepte titullin, por me afrimet e fundit shpresat janė tepėr tė mėdha. Tė shfrytėzojmė ēdo gabim tė kundėrshtarit dhe tė mos lėmė asnjė pikė si nė fushėn tonė, ashtu edhe nė transfertė," - pėrfundon mbrojtėsi tiranas, Elvis Sina.

wxz
29-01-2007, 08:09 PM
Elbasani e ka bėrė pushim ditėn e diel, ndėrsa sot kampionėt do t'i kthehen stėrvitjes. Ndėrkohė, drejtuesit e klubit e kanė shtyrė pėr ditėn e mėrkurė miqėsoren me Sopotin e Librazhdit, e cila do tė jetė e fundit pėrpara fillimit tė kampionatit, ku Elbasani do tė presė nė "Ruzhdi Bizhuta" ekipin e Partizanit.

wxz
29-01-2007, 08:10 PM
Mesfushori fierak Marsel Rushani shprehet i kėnaqur nga pėrgatitjet e skuadrės sė tij.

Mesfushori fierak Marsel Rushani shprehet i kėnaqur nga pėrgatitjet e skuadrės sė tij. Pėr mesfushorin fierak Rushani, periudha e pėrgatitjes sė skuadrės bardhejeshile, megjithėse intensive, ka qenė produktive, duke bėrė konsolidimin e grupit nė kėtė periudhė dhe njohjen e lojės sė futbollistėve tė ardhur nė janar. Ja ēfarė thotė mė shumė Rushani nė intervistėn e tij:
Tashmė keni hyrė nė javėn e fundit tė pėrgatitjeve pėr ndeshjet e superligės. Si i vlerėsoni ato?
Pa dyshim, shumė tė mira. Pavarėsisht se nuk jemi larguar nga qyteti ynė, ashtu siē bėnė shumicat e skuadrave qė marrin pjesė nė superligė, tė cilat i shpėrngulėn pėrgatitjet jashtė Shqipėrisė, ne kemi vazhduar tė stėrvitemi tė qetė nė ambientet tona tė stėrvitjes. Eshtė normale qė nė njė moment kur ėshtė e hapur edhe merkatoja e dimrit tė ketė edhe periudhė seleksionimi, por kjo nuk na ka penguar tė jemi tė mobilizuar nė stėrvitje. Kam mendimin se me ardhjen e profesor Andrea Markos gjėrat kanė lėvizur pėr mirė. Duke qenė se ai ka njė mentalitet prej kampioni jo vetėm si ish-futbollist i njė ekipi qė i ka dhėnė tonin futbollit shqiptar, por edhe si trajner i disa ekipeve skuadra e drejtuar prej tij, do tė ketė njė tjetėr grintė nga ajo qė kemi shfaqur deri nė kėto momente. Dhe po tė gjykosh me qetėsi, do tė vėresh lehtė se ēdo gjė ėshtė mė mirė. Kjo Apoloni mė pėlqen, sepse ėshtė e fortė, mė e freskėt edhe mbi tė gjitha mė agresive.
Afrimi i shumė futbollistėve tė rinj nė skuadėr pa dyshim e ka rritur konkurrencėn. Ju tremb kjo gjė?
Absolutisht jo. Konkurrenca veē mirė mė bėn jo vetėm mua, por edhe shokėve tė tjerė tė ekipit. Pa konkurrencė nuk mund tė ketė ecje pėrpara. Afrimi i disa futbollistėve cilėsorė dhe mbi tė gjitha interesimi i drejtuesve tė klubit pėr tė pasur njė skuadėr tė aftė pėr tė qėndruar nė superligė ėshtė sinjal pozitiv jo vetėm pėr pėrmirėsimin nė tabelėn e klasifikimit, por edhe pėr tė kėnaqur tifozėt tanė, tė cilėt kanė qenė vėrtet tė mrekullueshėm nė pėrkrahjen qė na kanė dhėnė. Ka qenė kjo pėrkrahje qė mė ka vėnė nė pozita pėr t'ua shpėrblyer atyre nė rezultate pozitive nė fushėn e lojės. Unė kam besim tė plotė se kthesa pėr ne ka filluar. Duroni edhe pak qė tė shijoni Apoloninė ambicioze.
Pra, nga ato qė deklaroni ndiheni optimist?
Jo vetėm unė, por edhe shokėt e tjerė tė ekipit ndihen optimistė dhe mezi presin qė tė rifillojnė ndeshjet. Kemi zhvilluar njė fazė pėrgatitore model, ku pavarėsisht largimeve edhe afrimeve, boshti i skuadrės ka qenė gjithmonė i mobilizuar pėr t'u pėrgatitur sa mė mirė. Kjo do tė jetė java ku do tė vendoset pėr skemėn qė do tė luajmė, por edhe kur do tė vihet secili nė pozicionin e vet.
Nė ndeshjen e fundit tė kontrollit profesor Marko ju vendosi edhe nė njė pozicion mbrojtės. Mendoni se mund ta bėni edhe atė rol?
Pak rėndėsi ka se ku mund tė mė aktivizojė trajneri. Unė nė ēdo pozicion do tė jap 100% pėr Apoloninė time. Si fierak ndihem krenar qė bashkė me Shoshin, Gėrēon, Gegėn jemi pjesė e kėsaj skuadre. Jo se futbollistėt e tjerė qė kanė ardhur nuk e duan fanellėn bardhėjeshile, por ne qė vijmė direkt nga ekipet zinxhir tė klubit tė Apolonisė ndihemi dy herė tė obliguar pėr tė dhėnė maksimumin pėr fanellėn e Apolonisė.

wxz
29-01-2007, 08:12 PM
Nė miqėsoren e sė shtunės qė Dinamo zhvilloi me Teutėn dhe qė pėrfundoi 3-1 nė favor tė bregdetarėve, golin e bluve e shėnoi sulmuesi Klodian Arbri. Sulmuesi beratas ka treguar njė progres tė madh gjatė kėtyre javėve tė fundit, pasi paraqitja e tij ka pėsuar ngritje nga java nė javė. Shtatlarti dinamovit e nisi sezonin komplet jashtė forme, por tashmė sulmuesi po tregon vlerat e tij. Progresi i sulmuesit ėshtė njė lajm i mirė edhe pėr drejtuesit dinamovitė, pasi beratasi po e justifikon besimin e tyre. Gjatė kėtyre ndeshjeve tė kontrollit Klodian Arbri ka filluar tė mbajė njė "korrespondencė" tė shpeshtė me rrjetat e portave kundėrshtare. Gjatė ndeshjes sė djeshme midis Dinamos dhe Teutės goli i Arbrit ishte vetmja gjė pozitive pėr blutė e kryeqytetit.

wxz
29-01-2007, 08:13 PM
Me ndeshjen e kontrollit ndaj Teutės ekipi i Dinamos i ka dhėnė fund minifazės pėrgatitore, e cila pėr tri javė me radhė ka qenė e karakterizuar nga stėrvitje intensive dhe tė ngarkuara kryesisht nė aspektin fizik. Nė pjesėn mė tė madhe tė kėtyre ditėve dinamovitėt kanė kryer nga dy seanca stėrvitore nė ditė dhe stafi trajnues ėshtė pėrkushtuar si nė aspektin fizik, por dhe atė taktik. Duke filluar nga dita e sotme, skuadra do tė kthehet nė rrjedhėn e pėrgatitjeve pėr ndeshjet e fundjavės dhe, sipas kalendarit, i bie qė blutė e Redi Jupit tė nisin tė projektojnė strategjinė anti-Kastrioti. E diela ka qenė pushim pėr dinamovitėt, prandaj sot pritet qė tė zhvillohet njė pėrgatitje atletike.

wxz
29-01-2007, 08:15 PM
Dinamovitėt kanė kryer disa blerje nė merkaton e janarit, por jo tė gjithė janė tė gatshėm qė tė luajnė.

Merkatoja e janarit ishte njė domosdoshmėri pėr ekipin e Dinamos, pasi nė 17 javėt e para u panė mungesat e lojtarėve alternativė. Pėr tė riparuar hapėsirat e krijuara, drejtuesit blu kanė afruar nė ekip gjashtė futbollistė tė rinj, ku dy nga kėta, Vangjel Mile dhe Eldorado Merkoēi, pėrgatiten prej gati dy muajsh me skuadrėn. Nga kėta tė ardhur dy bėjnė pjesė nė repartin difensiv dhe bėhet fjalė pėr kroatėt Goran Graniē dhe Zdravko Sushak, ndėrsa katėr tė tjerėt janė sulmues. Ardian Nuhiu dhe boshnjaku Zoran Novakoviē mendohet se do tė jenė sulmues tė mirėfilltė, ndėrsa Mile dhe Merkoēi gjatė kėtyre ndeshjeve tė kontrollit janė provuar edhe si mesfushorė krahu. Nė plan tė parė merkatoja e Dinamos duket pozitive, pasi janė afruar gjashtė lojtarė tė rinj dhe janė larguar dy. Por tashmė lind pyetja se sa kėto prurje tė reja tė bluve tė kryeqytetit janė tė vlefshme pėr ekipin. Futbollistėt e ēdo ekipi gjatė njė ndeshje rreshtohen nė stadium nė dy mėnyra, vertikalisht dhe horizontalisht. Lojtarėt e rreshtuar nė mėnyrė vertikale bėjnė pjesė nė fushėn e lojės, ndėrsa ata qė vendosen horizontalisht ngrohin stolin e rezervave. Por nga sa po shihet nė kėto ditėt e fundit tė kėsaj minifaze pėrgatitore tė Dinamos, del qė blutė janė pėrforcuar mė shumė nė aspektin horizontal sesa vertikal. Vėrtetėsia e kėsaj del nga forma qė gėzojnė tė sapoardhurit. Nga kėto gjashtė pėrforcime, vetėm dy prej tyre janė 100% tė gatshėm qė tė pėrballojnė njė 90-minutėsh tė plotė dhe kėta janė Vangjel Mile dhe Eldorado Merkoēi, ndėrsa shqiptaro-maqedonasi Ardian Nuhiu nuk ėshtė nė formėn e tij optimale, pasi pėrpara se tė vishte fanellėn blu ka kryer njė operacion. Megjithatė, gjatė kėsaj periudhe pėrgatitore sulmuesi Nuhiu ka treguar gjithsesi se do t'i vlejė ekipit, sepse ėshtė njė futbollist me bagazh, qė di t'i shfrytėzojė rastet pėrpara portave kundėrshtare. Ndėrsa problematike ėshtė forma e tre lojtarėve ballkanas qė kanė ardhur tek Dinamo pėrpara njė jave. Sipas stafit teknik tė ekipit, lojtarėt kanė shumė mangėsi nė aspektin fizik dhe kjo gjė pėrligjet me faktin se ka nga ata si Goran Graniē, qė kanė qenė pa skuadėr prej gati gjashtė muajsh. Megjithėse dy mbrojtėsit kroatė Graniē dhe Sushak janė pėrgatitur me blutė prej njė jave, pėrsėri aktivizimi i tyre nė transfertėn e Krujės ėshtė nė pikėpyetje. Ndėrsa rasti i sulmuesit boshnjak Novakoviē ėshtė mė specifik, sepse ai akoma nuk e ka nisur pėrgatitjen me skuadrėn. Zoran Novakoviē, pasi firmosi me presidencėn blu, u largua drejt Bosnjės me shkakun pėr tė marrė dokumentacionin e nevojshėm dhe pėr t'u kthyer ditėn e premte, por ndėrkohė bashkimi i tij me skuadrėn pritet qė tė ndodhė vetėm sot. Gjatė kėsaj jave Dinamo do tė nisė tė mendojė seriozisht pėr ndeshjen e sė shtunės me Kastriotin, por pėrsėri mbrojtja e bluve nuk ėshtė e konturuar. Prandaj pėrshtatjet e lojtarėve dinamovitė do tė ndodhin edhe nė Krujė, pasi dihet se nė repartin difensiv tė gatshėm janė vetėm Erion Xhafa me Julian Ahmatajn, pasi Papa Diop ėshtė prapa me pėrgatitjet dhe dy kroatėt janė mė keq se senegalezi. Afrimet e dy kroatėve dhe boshnjakut nuk kanė sjellė ndonjė entuziazėm tek Dinamo, pasi momentalisht ata janė jashtė forme dhe, sipas disa burimeve brenda klubit, mėsohet se presidenca ka pranuar t'i pranojė tė tre ballkanasit vetėm e vetėm pėr t'u bėrė qejfin rekomanduesve tė tyre, qė janė Luka Bonaēiē dhe Zllatko Daliē. Megjithatė, testi i parė i merkatos sė Dinamos do tė shikohet tė shtunėn dhe nė fund tė sezonit del bilanci i vėrtetė.

wxz
29-01-2007, 08:17 PM
Flet kapiteni i Luftėtarit pas grumbullimit nė Ulqin dhe nė prag tė rifillimit tė kampionatit.

Tė premten "armata" e Luftėtarit arriti e pėrgjysmuar nė Gjirokastėr, pasi "jabanxhinjtė" janė kthyer nė qytetet e tyre, pėr t'u bashkuar sot sė bashku me trajnerin Spahiu nė Gjirokastėr dhe pėr tė rifilluar pėrgatitjet pėrfundimtare pėr pėrballjen me Besėn. Pas rekordit qė Luftėtari vendosi nė fazėn e parė tė kampionatit nė fushėn e vet, ku i fitoi tė gjitha ndeshjet pa pėsuar asnjė gol, tani para fillimit tė pjesės sė dytė ai vendosi njė rekord tjetėr, tė paktėn vetjak, ku nė periudhėn 13 26 janar luajti 6 ndeshje miqėsore, 1 fitore, 2 barazime, 3 humbje, qė mė parė nuk i ka luajtur pėr njė sezon tė tėrė. Pėr tė na thėnė mė shumė rreth pėrgatitjeve nė Ulqin dhe nė vazhdim ne intervistuam kapitenin e Luftėtarit, Neritan Novi.
Si i vlerėsoni arritjet e deritanishme tė ekipit tuaj?
Duke i parė nė tėrėsi ndeshjet e pjesės sė parė, mendoj se bilanci i ekipit tonė ėshtė i kėnaqshėm, duke marrė parasysh edhe mungesėn 4 vjeēare nė superligė. Ndėr problemet mė shqetėsuese, them se ėshtė diferenca e theksuar e rezultateve midis ndeshjeve nė Gjirokastėr dhe jashtė saj, problem qė nė njėfarė mase e mėnyre ėshtė edhe pėr ekipet e tjera tė kampionatit tonė. E mbyllėm pjesėn e parė pa realizuar asnjė fitore jashtė fushe dhe ky fakt duhet tė bėjė qė nė 16 ndeshjet e mbetura tė gjejmė "ilaēin" e duhur. Nėse ashtu siē thuhet nga drejtuesit tanė, nesėr ekipi do tė pėrforcohet me njė francez e njė kongolez, pėr pjesėn nė vazhdim pa dyshim qė ecuria jonė do tė pėrmirėsohet, edhe pse nė fazėn e dytė kemi njė kalendar "gogol" pėr pesė ndeshjet e mbetura. Ne do t'ia dalim mbanė nėse luajmė me mendėsi fituesi si me Besėn, Tiranėn, Shkumbini, Elbasanin, apo Kastriotin.
Cili ėshtė vlerėsimi juaj pėr pėrgatitjet nė Ulqin?
Kam pėrshtypjen, tė bazuar nė fakte, se aty u bė njė punė mjaft e mirė dhe qė do t'i japė frytet e veta nė pjesėn e dytė tė kampionatit. Tė gjithė ishim tė angazhuar, edhe pse jemi disi tė lodhur nga ngarkesat.
Zhvilluat shumė ndeshje miqėsore. Pėrse shėrbyen ato?
Dihet qė ndeshjet miqėsore janė pjesė pėrbėrėse e njė pėrgatitjeje serioze pėr njė ekip. Sipas meje dhe duke u nisur nga sa pashė, kėto miqėsore patėn vlera pėr ekipin, pėrfshirė stafin e trajnerėve. Kėshtu, nė to u provuan disa lojtarė, u provuan lojtarė nė role mė tė ndryshme nga ato qė kanė luajtur, u pėrdorėn pėr harmonizimin dhe kolaudimin e lojės, u pėrdorėn sikur tė ishim mė afėr kushteve reale tė lojės, u pėrdorėn pėr skemat taktike tė tjera, qė mė mirė i dinė trajnerėt qė bėnė eksperimentet e tyre.
E rifilloni kampionatin me Besėn nė Kavajė. Ēfarė do tė thoshit?
Ka rėndėsi tė madhe, veēanėrisht nė aspektin psikologjik, qė ta nisim sa mė mirė pjesėn e dytė tė kampionatit, aq mė tepėr qė vijmė nė kėtė takim pas gjithė kėtyre pėrgatitjeve. Por edhe Besa ėshtė pėrgatitur dhe forcuar dhe ndėrkaq luan nė fushėn e saj. Pra, do tė kemi njė pėrplasje tė fortė, pa kurrfarė kompromisi nė luftėn sportive pėr tė siguruar mbijetesėn nė superligė, si ne, edhe ata. Nė kėto rrethana, duke qenė dhe pak mė mirė nė renditje ne, mendoj se do tė luftojmė pėr dy rezultatet, fitoren dhe barazimin dhe besoj se do ta arrijmė objektivin tonė. Sa mė pak tė gabojmė, aq mė tė fituar do tė dalim.

wxz
29-01-2007, 08:20 PM
Mbrojtėsi lezhjan deklaron se ėshtė ndarė pėrfundimisht me tė kuqtė dhe pret tė hedhė firmėn pėr Besėn.


Nuk ėshtė i vetmi qė ėshtė paguar mė pak se ē'shkruhet nė kontratė, megjithatė vetėm ai ka guxuar tė dalė hapur kundėr, madje tė bėjė "divorcin" e parakohshėm me presidentin Xhani. Robert Grizha nuk ėshtė futbollisti i parė qė ėshtė larguar nga Partizani, pasi edhe Bylykbashi me Ndrekėn nuk bėjnė mė pjesė nė formacionin e Likės, por ėshtė i vemti qė ėshtė larguar pas mosmarrėveshjeve financiare. "Nuk ėshtė faji im qė jam larguar nga Partizani. Presidenti mė ofroi vetėm gjysmėn e parave qė ishin parashikuar nė kontratė, kėshtu qė nuk pranova tė vazhdoja mė tej. Pra, arsyet e ndarjes janė vetėm financiare, pasi s'kam pasur motiv tjetėr pėr t'u larguar nga Partizani,"- ėshtė shprehur Robert Grizha. Lezhjani ėshtė ndarė pėrfundimisht nga tė kuqtė, pas njė eksperience disamujore, duke e lėnė nė pikė tė hallit mbrojtjen e kuqe. Deri para dy ditėsh shpresohej nė rikthimin e tij nė skuadėr, por mungesa nė ndeshjen miqėsore me Erzenin zyrtarizoi "divorcin" e dytė mes tij dhe Partizanit. Grizha nuk ėshtė aspak i shqetėsuar mbi tė ardhmen e tij, pasi ai thotė se me 99% e ka gjetur skuadrėn e re. Prej dy ditėsh thuhet se Kastrioti dhe Besa janė mė afėr nėnshkrimit me ish-futbollsitin e Partizanit. Kėtė fakt e pranon vetė Grizha, qė dje ka pasur njė takim kokė mė kokė me trajnerin e kavajasve, Vasil Bici. "Nuk do tė jetė aspak problem gjetja e skuadrės sė re. Me 99% jam te Kastrioti ose te Besa. Gjithēka do tė varet nga plotėsimi i kushteve,"- ėshtė shprehur Grizha. Dje lezhjani ka biseduar me trajnerin e Besės, por nuk bėhet e ditur se ēfarė ėshtė vendosur. Kalimi i tij te skuadra e presidentit Bizhdili mund tė bėjė tė mundur afrimin e Krajės tek Partizani. Drejtuesit e kuq, pėr vetė cilėsitė qė zotėron shkodrani, e shohin atė si zėvendėsuesin mė tė mirė tė Henri Ndrekės, qė bashkė me Bylykbashin do ta luajnė pjesėn e mbetur tė sezonit te skuadra ukrainase e kategorisė sė parė Krivbas. Situata e krijuar i ka vėnė nė lėvizje drejtuesit e Partizanit, tė cilėt duhet tė gjejnė futbollistėt e duhur pėr tė kompletuar repartin e pasmė. Ndonėse nė ditėt e fundit tė 2006-ės u trumbetua fuqishėm pėr njė merkato cilėsore, deri tani askush nuk ka firmosur, madje ka pasur vetėm largime. Puna e mirė gjatė fazės pėrgatitore nuk mund ta justifikojė kurrsesi mungesėn e disa titullarėve. Partizani ėshtė munduar tė pėrmirėsohet nė sulm, por nė fakt ėshtė dobėsuar nė mbrojtje, duke e bėrė shumė mė tė vėshtirė arritjen e objektivave sezonalė. Pas pak ditėsh mbyllet merkatoja e janarit, ēka do tė thotė se nėse presidenti Xhani nuk i lėviz shpejt gurėt, gjithēka do tė bėhet shumė mė e vėshtirė.

wxz
29-01-2007, 08:22 PM
I riu Enco Malindi, sipas marrėveshjes sė presidentit, do tė kalojė tek AEK-u pėr 20mijė euro.


Gjatė takimit miqėsor nė "Tofik Jashari" ndaj Erzenit vendės, trajneri Lika ka aktivizuar nė pjesėn e dytė edhe Enco Malindin, i cili nė fillim tė shkurtit pritet tė transferohet nė Greqi tek AEK-u. Aktivizimi i Malindit nė sulm, duke pasur parasysh marrėveshjen e arritur me klubin grek, duket paksa i ēuditshėm. Nėse njė lojtar do tė largohet nga skuadra, futja e tij nė lojė, qoftė nė njė ndeshje miqėsore, duket e pabazė. Ky veprim i Likės tė bėn tė dyshosh se Malindi do tė jetė pjesė e Partizanit deri nė fund tė sezonit. Drejtori teknik i tė kuqve, Bejkush Birēe, i pyetur pėr largimin e Malindit, ėshtė shprehur se kjo lėvizje, sidomos nė kėtė situatė qė po kalon Partizani, nuk duket e zgjuar. "Pėr mendimin tim, Malindi duhet tė qėndrojė te Partizani tė paktėn deri nė fund tė sezonit, pasi ai ėshtė lojtar qė do t'i shėrbejė skuadrės nė kėtė periudhė. Pastaj forma e tij vjen gjithmonė nė rritje, ēka do tė thotė se klubi do tė pėrfitojė mė shumė para nga shitja e tij. Unė ia kam thėnė mendimin tim edhe presidentit Xhani, megjithatė shpresoj tė veprohet nė mėnyrėn mė tė drejtė,"- ėshtė shprehur Birēe. Sipas burimeve pranė lojtarit, shuma qė klubi grek do tė derdhė nė arkėn e Partizanit ėshtė 20 mijė euro. Mėsohet se njėshi i tė kuqve ka pretenduar pėr mė shumė, por nė fund ėshtė dorėzuar te kjo shifėr, qė pėr njė ekip me tradita si Partizani nuk mund tė jetė aspak e konsiderueshme. Pavarėsisht marrėveshjes paraprake tė arritur para njė jave, i riu i Partizanit ka shumė mundėsi qė tė luajė nė Tiranė tė paktėn deri nė fund tė sezonit, duke shpresuar nė rritjen e ēmimit tė tij. Lika e aktivizoi Malindin me Erzenin jo pa qėllim, ēka do tė thotė se lojtari i ri i talentuar mund tė qėndrojė deri nė fund tė sezonit.

wxz
29-01-2007, 08:24 PM
Nė Vlorė moti ėshtė i ftohtė, me diell e pa lagėshti. Kjo situatė ėshtė favorizuese pėr seancat stėrvitore tė Flamurtarit. Sipas zėvendėstrajnerit Roland Iljadhi, tė mendosh kėshtu ėshtė paradoks, por secili ka objektivat e veta nė punėn e tij, kur thotė: "Na ndihmoi moti me diell qė tė dielėn u kthyem pėrsėri nė fushėn e aneksit. Nė fakt, ėshtė paradoks qė tė shprehėsh kėnaqėsinė pėr mungesėn e reshjeve tė shiut, nė njė moment krize energjitike. Gjithsesi, Flamurtari ka objektivat e tij. Pėr skuadrėn tonė e rėndėsishme ėshtė kapėrcimi me sukses i ndeshjes tė 2 shkurtit me Vllazninė, pėr tė cilėn tanėt duhet tė jenė tė pėrgatitur plotėsisht." Stafi teknik i Flamurtarit, por edhe Iljadhi, shprehen optimistė pėr lojėn dhe rezultatet e ndeshjeve miqėsore ndaj Besėlidhjes, Hajdukut tė Kulės, Teutės e Lushnjės, por edhe nga interpretimi cilėsor i 2 3 lojtarėve me moshė tė re. "Skuadra ka pėrfituar shumė nga organizimi i 4 ndeshjeve miqėsore, veēanėrisht nė aspektin taktiko teknik. Nė skuadėr janė kthyer pėrsėri nga Sopoti 2 3 lojtarė tė rinj, tė cilėt ishin tė larguar, por edhe 4 lojtarė nga ekipi i tė rinjve. Tani nė lojėn e skuadrės ka mė shumė gjallėri, por edhe rivalitet. Nė ndeshjen ndaj Lushnjės nuk janė aktivizuar dy lojtarėt afrikanė, Bokatola dhe Delain, pėr shkak tė vonesave nė fazėn pėrgatitore tė janarit. Kėto mungesa mendoj se nuk kanė ndikuar ndjeshėm nė mėnyrėn e ritmin e lojės sė skuadrės nė miqėsoret," ka theksuar mė tej ish mbrojtėsi potent i Flamurtarit, Iljadhi. Sipas Iljadhit, ndeshja ndaj Vllaznisė nuk duhet nėnvlerėsuar, por as mbivlerėsuar, sepse mund tė na ndodhė ashtu si Vllaznia, kur Flamurtari ishte shumė pranė fitores deri nė sekondat e fundit nė Shkodėr. "Ndonėse skuadra jonė ėshtė pėrgatitur pėr t'iu kundėrvėnė Vllaznisė nė pikat mė delikate, kujdes do tė tregojmė edhe nė sektorin e prapavijės, pasi shkodranėt luajnė shpejt edhe shėnojnė befasisht. Vllaznia ėshtė ndėr skuadrat mė tė mira tė vendit tonė dhe luan njė futboll tė bukur, duke i krijuar mundėsi kundėrshtarit tė luajė hapur e me iniciativė. Gjithsesi, ne i kemi porositur lojtarėt tanė tė futen nė lojėn me mentalitetin e fitores, pa krijuar artificialisht ngarkesa mbivlerėsimi apo nėnvlerėsimi tė kundėrshtarit," ka pėrfunduar numri dy i stolit tė Flamurtarit, Roland Iljadhi.

wxz
29-01-2007, 08:25 PM
Pėr ndeshjen e sė premtes sė ardhshme nė Vlorė ndaj Flamurtarit vendės trajneri Josa sėrish nuk do t'i ketė tė gjithė lojtarėt tė gatshėm. Mungesat e shumta qė e shoqėruan atė nė gjithė ndeshjet e fundit para ndėrprerjes sė kampionatit, duket se do tė vazhdojnė sėrish. Kėshtu do tė ndodhė edhe pėr ndeshjen e radhės, atė ndaj vlonjatėve, kur trajneri i kuqebluve nuk do tė ketė nė dispozicion as Licin dhe as Hotin. Tė dy kėta lojtarė, nė takimin e fundit me Kastriotin kanė plotėsuar numrin tre tė kartonėve tė verdhė dhe pėr pasojė kėtė javė do tė jenė tė detyruar tė pushojnė. Megjithatė, fakti se tashmė nė skuadėr kanė ardhur disa lojtarė tė tjerė, ia shton mundėsinė stafit drejtues pėr tė pėrzgjedhur formacionin qė do tė hedhė nė fushė ndaj vlonjatėve.

wxz
29-01-2007, 08:26 PM
Pas njė dite tė djeshme pushim absolut, sot pasdite kuqeblutė e Vllaznisė do tė nisin pėrgatitjet pėr sfidėn e parė tė kėtij viti, atė me Flamurtarin. Fakti qė kjo ndeshje, sipas kalendarit, do tė luhet ditėn e premte, bėn qė shkodranėt tė pėrshpejtojnė diēka nė programin e tyre stėrvitor, duke u bėrė gati pėr kėtė ndeshje. Pritet qė sot tė gjithė futbollistėt tė jenė nė dispozicion tė trajnerit Josa, duke filluar kėshtu ndėrtimi i planeve pėr ta kaluar me sukses edhe Flamurtarin. Vllaznia e pati mbyllur 2006 ėn me fitore dhe kėshtu kėrkon ta nisė edhe 2007 ėn.

wxz
29-01-2007, 08:29 PM
Kur u mendua se shkodranėt nuk do tė hynin nė merkato, ēdo gjė ėshtė pėrmbysur dhe do tė ketė edhe njė blerje.

Afrimi i fundit tė merkatos sė dimrit ka shtuar edhe lėvizjet nė kampet e ēdo skuadre tė kampionatit tonė pėr tė arritur atė ēfarė nuk kanė bėrė gjatė kėtij muaji. Kėshtu po ngjet edhe me Vllazninė, e cila megjithėse ka afruar tre lojtarė deri tani nė radhėt e saj, ende nuk ndihet "e ngopur". Kėshtu Gudjabit, Miroēit dhe Canit nė ditėt e ardhshme mund t'u bashkohet edhe njė tjetėr futbollist dhe bėhet fjalė pėr njė mesfushor nga Mali i Zi. Lajmi bėhet i ditur nga burime pranė klubit shkodran, sipas tė cilėve nė shėnjestėr ėshtė Ivanisheviē. Lojtari nė fjalė para dy sezonesh ka qenė pjesė e skuadrės sė Dinamos pėr pak kohė, ndėrkohė qė mė pas u largua nga kampionati ynė. Ai luan nė qendėr tė repartit tė mesfushės, por edhe pas dy sulmuesve, vend tė cilin nė fakt duket se e ka "privatizuar" Bejzade. Pėr rrjedhojė, malazezi kėrkohet pėr ta vėnė nė qendėr, pėr tė marrė pėrsipėr kėshtu organizimin e lojės sė shkodranėve, element taktik ky qė ka ēaluar kohėt e fundit te Vllaznia, ngaqė nuk ka pasur njė lojtar stabėl pėr kėtė problem. Bisedimet me Ivanisheviēin kanė nisur kėto dy ditėt e fundit dhe pritet tė konkretizohen pas kthimit nė Shqipėri tė presidentit Fushaj. Nėse bėhet realitet njė blerje e tillė, atėherė Vllaznia me plot gojėn mund tė quhet e plotėsuar, sepse qė nė fillim objektivi i drejtuesve tė saj ka qenė pėr tė blerė 3 lojtarė nė merkaton e janarit. Fillimisht u sigurua Gudjabi, mė pas u tentua pėr tė marrė kosovarin Popova, por nė vend tė tij erdhi njė tjetėr kosovar dhe pikėrisht Miroēi, ndėrkohė qė i treti nuk po dukej nė horizont. Kjo pasi disa nga lojtarėt e kėrkuar nga shkodranėt, ose nuk pranuan tė vinin nė "Loro Boriēi", ose nuk u lanė nga skuadrat me tė cilat ata luajnė aktualisht. Bėhet fjalė kėtu pėr lojtarė tė tillė, si Vinēetiē, Sina e Kaēi, ndėrkohė qė u tentua edhe pėr malazezin e Buduēnostit Sekuliē, por deri mė sot nuk u arrit nė asnjė pėrfundim. Sakaq ka ardhur edhe njė lojtar, i cili nė fazėn e parė luajti si i huazuar te Shkumbini, pikėrisht sulmuesi Nevian Cani, i cili gjatė fazės pėrgatitore ėshtė paraqitur shumė mirė. Nė kėtė logjikė, mendohej se ēėshtja e pėrforcimeve pėr shkodranėt u mbyll, por sė fundi doli nė skenė malazezi Ivanisheviē. Nuk dihet ende se si janė bėrė lidhjet me kėta lojtarė, por mbase "shkues" pėr tė janė bėrė dy malazezėt e Vllaznisė, Radusinoviē e Vukēeviē. Dita e sotme pritet tė jetė vendimtare pėr fatin e mesfushorit nga shteti fqinj, sepse mbyllja e merkatos tashmė ėshtė nė prag. Ashtu siē duhet tė marrė zgjidhje edhe problemi i Gudjabit, pėr tė cilin duhet arritur marrėveshja pėrfundimtare me Dinamon, e cila kėrkon tė mos e lėshojė. Nė kėtė logjikė, kėto tri ditėt e fundit tė kėtij muaji pritet tė jenė shumė tė ngarkuara pėr presidentin Fushaj dhe stafin e tij, tė cilėt mė pas do ta kalojnė topin nė fushėn e Josės dhe bashkėpunėtorėve tė vet.

wxz
29-01-2007, 08:30 PM
Presidenti i ekipit tė Teutės, Edmond Musabelliu, ka arritur ta bindė sulmuesin vlonjat Daniel Xhafa tė vijojė tė luajė edhe pjesėn e mbetur tė kampionatit nė Durrės. Burime brėnda klubit tė Teutės bėjn tė ditur se bisedimet midis F.Xhafės dhe Hasanbelliut kanė konkluduar nė mirėkuptimin tė plotė. Kėsisoj, Daniel Xhafa pritet tė mbėrrijė sot nga Turqia nė Durrės dhe t'u bashkohet "djemve tė detit". Ai ishte nė Antalia nė njė "zbor" disaditor me kombėtaren B, nėn drejtimin Oto Bariēit. Ndėrkohė, disa ekipe turke dhe ukrainase janė interesuar pėr shėrbimin e sulmuesit shqiptar.


Blloku dhe Vila, "gjaku" i ri te Teuta
Dy sulmuesit Blloku dhe Vila, tė ardhur nga kontigjenti i ekipeve tė tė rinjve, kanė pasur inkurajimin e plotė tė trajnerit tė Teutės, Sulejman Starova, i cili nga sa ėshtė parė, nė takimet miqėsore dhe nė stėrvitje u ka dhėnė shumė hapėsira kėtyre futbollistėve. Tė konsideruar si dy talente tė spikatur, tė dy kėta futbollistė do tė jenė nė stolin e ekipit durrsak pėr pjesėn e mbetur tė kampionatit, sė bashku me mbrojtėsin Likmeta, i cili pasi u huazua pėr njė fazė tek Erzeni, tashmė ėshtė pėrsėri pjesė e ekipit tė Teutės.

wxz
29-01-2007, 09:38 PM
Takimi miqėsor me Dinamon tregoi forcėn e vėrtetė tė ekipit durrsak, qė ka rimarrė forcėn pas ngarkesės sė fazės pėrgatitore dhe tashmė gradualisht po vjen nė gjendjen e tij normale. Sipas Bledar Mancakut, nė ndeshjen me Dinamon ekipi funksioni siē duhet, duke fituar jo vetėm me rezultat, por edhe me lojė, pėrballė njė ekipi cilėsor. Pavarėsisht se nuk do tė jetė nė pėrballjen me Tiranėn nė kryeqytet, Mancaku ėshtė shprehur se nė sulm me Kulin nė krye do tė mbulojė ēdo boshllėk qė do tė krijohet nga mungesat qė ka ekipi nė vijėn sulmuese. Sipas tij, mekanizmi i ekipit ka filluar qė tė funksionojė mė mirė se nė pjesėn e parė tė kampionatit. Duke komentuar largimin e Daniel Xhafės, Mancaku ka deklaruar se Kuli ėshtė nė futbollist tek i cili mund tė mbėshtetesh pėr vetė cilėsitė e spikatura qė ka dhe formėn qė gėzon aktualisht. Njė fakt inkurajues pėr Mancakun ėshtė dhe se disa prej futbollisėtve qė kanė pasur probleme dėmtimesh tashmė janė rikuperuar dhe ata do tė jenė tė gatshėm pėr pėrballjen me Tiranėn. "Jemi njė ekip grupi dhe jo individėsh. Ekipi nuk do tė shkojė nė Tiranė pėr t'u mbrojtur, por pėr tė kėrkuar tripikėshin," - ėshtė shprehur fantazisti Mancaku. Duke iu referuar fazės pėrgatitore, Mancaku deklaron se kjo fazė ishte nga mė cilėsoret qė ka zhvilluar ekipi dhe se karikimi qė ka marrė ekipi do tė japė rezultate konkrete nė fushėn e lojės. Realist nė komentet e tij, Mancaku do tė shtonte se nė ndeshjen nė kryeqytet favorite ėshtė Tirana jo vetėm se luan nė fushėn e saj, por edhe se ėshtė kryesuese e kampionatit. Mancaku i ka bėrė thirje tė hapur tifozėrisė durrsake qė tė qėndrojė mė pranė ekipit, pasi pėrkrahja nė pjesėn e parė tė kampionatit ka lėnė shumė pėr tė dėshiruar. Nė lidhje me faktin se pas largimit tė Xhafės do tė jetė ai "violinė" e parė te Teuta, sulmues durrsak ka deklaruar se te Teuta "violinė" e parė ėshtė grupi dhe se vetėm pėrmes lojės nė grup mund tė ėndėrrohet pėr kreun e tabelės sė klasifikimit.

wxz
29-01-2007, 09:42 PM
Nė orėn 15:30 tė ditės sė djeshme, delegacioni bardheblu zbarkoi nė aeroportin "Nėnė Tereza". Ndryshe nga dy javė mė parė, kur shkuan nė Kemer, nė kthim udhėtimi pėr kryeqytetasit zgjati disa orė mė pak, pasi nuk qėndruan pėr shumė orė tranzit nė Stamboll. Pasi janė kthyer nė Tiranė me autobusin e klubit, mė pas lojtarėt dhe stafi drejtues janė shpėrndarė pranė familjeve tė tyre, ku dreka i gjeti duke u ēmallur me tė gjithė pjesėtarėt.

wxz
29-01-2007, 09:44 PM
Pas kthimit nga Turqia ditėn e djeshme, sot kampionėt e dimrit do t'i kthehen stėrvitjes nė kryeqytet. Nė orėn 15:00, bardheblutė do tė zbresin nė stadiumin "Selman Stėrmasi", pėr tė zhvilluar seancėn e parė tė pėrgatitjeve nė kuadrin e ndeshjes tė sė shtunės ndaj Teutės. Sipas stafit drejtues, ngarkesa stėrvitore gjatė gjithė kėtyre ditėve do tė jetė nė kuota minimale, pasi lojtarėt vijnė pas periudhe qė nuk kanė bėrė pushim, madje zhvilluan edhe tri ndeshje miqėsore.

wxz
29-01-2007, 09:45 PM
Lojtarėt e vetėm me probleme shėndetėsore nė kampin bardheblu janė Vioresin Sinani dhe Abada Fish. I pari vuan njė tėrheqje muskulore tė pėsuar nė miqėsoren e fundit me ekipin kombėtar, ndėrkohė qė kamerunasi po shfaq problemet e vjetra me gjurin. Nuk dihet me saktėsi koha e riaftėsimit tė dy futbollistėve, teksa shpresat mė tė mėdha janė vetėm pėr riaftėsimin e shkodranit, qė shihet si pikė referimi nė sulm pas largimit tė Salihit.

wxz
29-01-2007, 09:48 PM
Pėrgatitėsi atletik i bardhebluve, Rauf Dimraj, vlerėson me nota tė larta ditėt pėrgatitore nė Turqi.


Pas dy javėsh stėrvitje nė Turqi, bardheblutė zbarkuan ditėn e djeshme nė Tiranė. Tė lodhur nga udhėtimi, lojtarėt dhe stafi drejtues janė shpėrndarė menjėherė pranė familjeve tė tyre, ndėrkohė qė sot mbasdite do tė zhvillojnė seancėn e parė nė kryeqytet. Pėrgatitėsi atletik, Rauf Dimraj, i kontaktuar nga gazeta nė lidhje me ditėt stėrvitore nė Kemer, u shpreh me nota pozitive pėr atė se ēfarė arriti skuadra tė merrte. "Duke filluar qė nga ndeshja e sė shtunės me Teutėn, do tė shikoni njė tjetėr Tiranė nė fushė, e cila do tė jetė nė gjendje tė vrapojė deri nė minutėn e 90-tė. Nė krahasim me gjendjen fizike kur ndodheshim nė kryeqytet, mund tė them me bindje se skuadra ka bėrė hapa pėrpara nė kėtė drejtim, ēka mė ka lėnė shumė tė kėnaqur mua si pėrgatitės atletik, por edhe trajnerin Shkėlqim Muēa. Tani Tirana do tė ketė edhe njė "turbinė" mė shumė nė kėmbėt e saj, e cila do tė na japė mundėsinė tė luajmė me sukses ndeshjet e mbetura nė kampionat dhe kupė,"- bėn tė ditur pėrgatitėsi i njohur atletik, qė mė parė ka punuar me sukses edhe nė radhėt e ekipit tė Apolonisė dhe Elbasanit. Ditėt e para tė mbėrritjes nė Turqi, kryeqytetasit i shfrytėzuan pėr tė kryer testet fizike, ndėrkohė qė fill pas tyre fituan 2-1 miqėsoren me Istambulsporin. Gjatė 12 ditėve stėrvitje, lojtarėt stėrviteshin me dy seanca, ku fillimisht nė sallė force dhe mė pas me vrapime tė gjata dhe tė shkurtra, tė cilėt shėrbenin pėr rritjen e rezistencės. "Tė gjithė planin stėrvitor e kishim hartuar nė bashkėpunim me stafin drejtues, nė mėnyrė qė secili prej nesh tė bėnte nė mėnyrėn mė tė mirė punėn e tij. Sigurisht, vėmendja u pėrqendrua nė aspektin fizik, por mėnjanė nuk u la as pėrgatitja tekniko-taktike, ku nė tri miqėsore qė zhvilluam Tirana luajti mirė, pavarėsisht se nuk i fitoi tė trija. Personalisht, do tė jepja vlerėsimet mė tė mira pėr grupin e lojtarėve, tė cilėt i zbatuan me rigorozitet detyrat tona, ēka na ka nxjerrė nė pėrfundimin se nė Turqi u zhvillua njė fazė pėrgatitore e nivelit profesionist,"- shton mė tej Rauf Dimraj.
Si rrjedhojė e punės stėrvitore mjaft tė ngjeshur, bardheblutė nuk shpėtuan as nga dėmtimet, ku fillimisht ishte Oriand Abazaj qė pati probleme me gjurin, pėr t'u pasuar nė fund nga Vioresin Sinani, me njė tėrheqje nė kofshė. Pėr stafin mjekėsor, vetėm sot do tė vlerėsohet shkalla e dėmtimit tė shkodranit, ndėrkohė qė pėrgatitėsi atletik Dimraj ka besim se ai do tė jetė i gatshėm ndaj Teutės. "Shpresoj shumė se Sinani do tė luajė pėrballė durrsakėve, sepse tėrheqja muskulore e pėsuar mund tė riaftėsohet gjatė fillimit tė javės. Pėr Abazajn mund tė them se ėshtė gati dhe sot do tė bashkohet me grupin, ndėrkohė qė problemi mė i madh na paraqitet me Fishin. Kamerunasi ka njė problem delikat me gjurin, madje edhe testet fizike nuk arriti t'i kryente, qė do tė thotė se nuk ėshtė gati pėr rifillimin e kampionatit. Nė lidhje me kėtė javė stėrvitore qė do tė zhvillojmė nė kryeqytet, dua tė them se ngarkesa fizike do t'u ulet nė maksimum djemve, nė mėnyrė qė i gjithė grupi tė rehabilitohet dhe tė japė mė tė mirėn kur tė zbresė nė fushė,"- pėrfundon Rauf Dimraj.