PDA

View Full Version : Historia e flamurit me 28 Nentor 1912 ne Vlore


GjIlAnAsI_cSi
02-02-2006, 12:43 PM
Si e ka perjetuar shqiptari i shquar ngjarjen e bujshme te shpalljes se Pavaresise kombetare


Eqerem bej Vlora: E verteta e flamurit

“Ismail Qemalit i kerkova flamurin qe me fali Aleandro Kastrioti”


Eqerem bej Vlora, jep variantin e tij, per historine e flamurit qe u ngrit nga plaku Ismail Qemali, me 28 Nentor te vitit 1912.

Ai thote shprehimisht: “E zgjata ca historine e ngritjes se flamurit, sepse vitet e fundit kane qarkulluar variante krejt te paverteta dhe une deshiroj qe ngjarja e sakte te pershkruhet e te mbetet njehere e pergjithmone”. Ja se cfare shkruan Eqerem Bej Vlora ne librin e tij.

Kthimi ne Vlore

Me t’u kthyer nga Kuci, une shkova menjehere ne shtepine e tim kusheriri, Xhemilit, per te takuar Kryetarin e Qeverise se Perkohshme, shtepia ishte kopje e zvogeluar e haramllekut nuk kishte kater, por tri kate. Permes deres ndermjetese hyra ne katin perdhes ku ishin shkallet e medha. Oborri, sallat poshte e larte , shkallet ishin mbushur plot nga njerez me fytyra, sjellje e veshje qe nuk i kisha pare kurre ne Vlore. Te gjithe bisedonin me ze te larte dhe kur merziteshin ne nje vend, leviznin lirshem dhe pateklif sikur te ishin ne shtepine e tyre. Ne katin e siperm ishte nje sallon i madh i paijsur me mobilje te bukura te stilit bidermajer, dera e te cilit ishte krejt e hapur. Perpara saj njerezit ngjesheshin e shtyheshin per te degjuar sec thuhej brenda. Une ndalova per disa caste per te pershendetur nje mori te njohurish dhe pastaj hyra ne sallon. Ismail beu po rrinte ne nje divan me nje pamje te ligeshtuar, sa mua m’u dhimbs. Kisha tre vjet pa e pare dhe tani m’u duk me i plakur dhe i drobitur. Ai vuante ne kete mjedis te ri dhe te huaj per te. Per vite me radhe Ismail beu kishte qene nenpunes i larte i administrates turke dhe vali, poste keto, kur largesia me te lartit dhe te ultit mbahej vetiu. Keshtu, ai kishte rene ne nje kaos kontrastesh shoqerore, te cilit nuk po ja gjente dot anen. Une iu afrova i putha doren me nderim dhe u ula prane tij. Te pakten divanin, njerezit qe mbushnin hapsiren kishin pasur miresine t’ja linin. Ai me beri pyetje te zakonshme: si ia coja, ku ishte im ate a kishte hequr keq ne Kuc me kete mot te keq e keshtu me radhe. Pastaj une u ngrita per te ikur. Por, ai me mbajti dhe me pyeti me ze te ulet: “ dua te te bej nje vizite. Eshte edhe te ty si ketu?” Une iu pergjigja se po te donte te vinte tek une, do te vija ta merrja vete. “Jo, -tha ai. Xhemioli me ka thene se dera ndermjetese eshte ende. Une vij vete.” Sidoqofte edhe tek une nuk ishte me mire. Por fale manise sime per protokoll, fale karakterit te paafruar dhe te mbyllur, largesia sidoqofte ruhej. Po perse te shkaktohej kjo rremuje e kjo gjullurdi ne nje shtepi private, mund te pyese ndokush. Nga koha aterore dhe stergjyshore Ismail beu kishte mesuar se banesa e sanxhakbeut ishte edhe seli qeveritare. Ndaj edhe selamlleku i shtepive te bejlereve, quhej ne shqip zapana. Keshtu edhe Ismail beut nuk i pelqente te rrinte ne bashki. Dhe njereziut, qe me pune a pa pune, duhej te takonin kryetarin e shtetit, vinin turma-turma ne banesen e tij private. Ditet qe pasuan, une takova zyrtaret e larte te qeverise se re , te emeruar me 4. 12. 1912, nga i pernderuari kryeministri Ismail beu dhe nenkryeministri fort i nderuari dom Nikolle Kacorri. Anetaret e qeverise se re ishin miq dhe te njohur te mire, e me duhej te shtoj, se ne rrethanat e atehershme veshtire te behej ndonje zgjedhje me e mire. Dhe nese kjo nuk u pergjigjej aspak kerkesave te kohes, nuk ishte faji i saj. Pozita e cdo qeverie perparimtare pas shkaterrimit te sundimit osman nuk mund te ishte e lehte; vetem nje ore e forte diktatoriale do te kishte mundur mbase t’ia dilte mbane qeverisjes. Po ku ishte ky diktator dhe fuqia per te qene i tille? Ne qeverine e Ismail Qemal beut dhe te babaxhanit Don Nikolle Kacorri nuk kishte vend per tirane mesjetare, ajo perbehej krejtesisht nga njerez te arsyeshem. Keshilli i Ministrave mblidhej ne shtepine e Ismail beut, por se ku i kishin selite ministrat e tij, une nuk e mora vesh kurre edhe pse, them se e njihja shume mire ate cerdhe mjerane , qe quhej asokohe Vlore. Me mire nga te tjeret e kishte- kete e kam pare vete - ministri i Postetelegrafes: ai ishte zot i nje ministrie te tere, i Zyres Posttelegrafike te Vlores. Asambleja kombetare qe shpalli pavaresine e Shqiperise, me 28. 11. 1912, u shpernda me 7. 12. 1912, pasi zgjodhi me pare, ne kembe te saj, nje Keshill Pleqsh, (senat) me 18 anetare.

Gjate kohes qe qendroja ne Kuc isha zgjedhur (ne mungese) delegat, e tani u zgjodha senator i Vlores. Dy nga ministrat ishin miqte e mi, Myfit bej Libohova dhe Abi bej Toptani. Por nuk kishte dy njerez me te ndryshem, madje me te perkundert nga karakteri. Nderkohe qe Myfit beu i merrte me te perqeshur te gjitha keto: mangesite e qeverise se perkohshme, papjekurine e popullit shqiptar, madje tere keto fyerje qe na kishin pllakosur, Abdi beu, perkunder, pikellohej dhe deshperohej sa s’thuhej kur ishte i detyruar ta paguante me nje apo dy jave vonese marrjen e rrogave ne shtetin e ri shqiptar. Po ku e mesuan shqiptaret, pyesnim me shpesh me tallje, konceptin e rroges mujore? Problemi i financave, qe une do ta quaja me emrin e tij te vertete: veshtiresite per te siguruar parate e nevojshme per te mbajtur aparatin shteteror dhe keto mori te shperngulurish me dukeshin te pazgjidhshme. Sipas koncepteve turko-shqiptare, Vlora dhe Berati ishin krahina te pasura. Por te ardhurat nga doganat nuk vileshin me per shkak te bllokades detare greke dhe me afersisht 6000 -7000 napolonat qe qeveria e perkohshme mund te siguronte ne muaj, Abdi beu duhej te bente cudira, duke permendur ketu se asnje nga bejleret nuk mori kurre asnje grosh si rroge apo si demshperblim. Myfit beu, ministri i Brendshem, banoi disa jave tek une, pastaj mori me qera nje shtepize te kendshme prapa avllise sone, ku jetoi gjate kohes se qendrimit te tij ne Vlore. Stili ne te cilin ai e drejtoi Ministrine e Brendshme, te kujtonte paksa kohen e Dagobertit, Mbretit te mire te Frankove: pakez ateror, pakez kalorsiak, por edhe pakez despotik.

Pas nje jave

Nje jave pas kthimit tim ne Vlore, cova Murat bej Toptanin dhe Hydaj efendin tek Ismail Qemali, duke iu lutur te me kthente flamurin qe i pata huajtur. Me premtuan te ma kthenin ate menjehere, sapo zonja Marigo Posjo (nje atdhetare e madhe demokrate, por qe i pelqente reklama) ta kishte qepur e qendisur flamurin e ri. E pra, me 28 nentor kryeobjekti i dites, flamuri si simbol i pavaresise, me ate pakujdesin tipike shqiptaro-lindore ishte harruar. Per me teper shumica nuk e dinte sesi ishte ai. Kurrkush me perpara as e kishte pare, as e kishte mbajtur. Askush ne Vlore nuk kishte flamur ne shtepi. Shtetformuesit rane ne hall dhe veshtruan njeri-tjetrin te hutuar.
Atehere ngrihet miku im Hydai efendiu dhe thote se ne dhomen e gjumit te Eqrem beut varet ne mur nje flamur shqiptar, i futur ne nje kornize te bukur. Dhe pyeti se a mund te merrej pa qene aty i zoti? Ismail beu i dha leje dhe keshtu flamuri qe dikur don Aleandro Kastrioti me kishte dhuruar solemnisht ne Paris, shtegtoi ne konakun fqinj dhe ra ne duart e Ismail beut, i cili ia dorezoi Murat bej Toptanit, me porosine ta varte jashte, nderkohe qe vete qendronte ne dritare. Mijera njerez u mblodhen ne sheshin para shtepise dhe ne kopesht, duke brohoritur “rrofte, rrofte “ edhe pse shume prej tyre nuk e kuptonin edhe aq se c’po behej. Me vone kur une ne ditet festive te shpalljes se pavaresise si shtet i lire dhe i pavarur, ngrita flamurin shqiptar ne ballin e shtepise sone, disa kosovare te mire me thane: “Shume mire e bete ju te diturit qe ngritet flamurin e babe Kralit (pra te perandorit Franc Jozef) se tani nuk ka me se c’te na beje as serbi i poshter, as malazezi morracak. Kur pyeta se ku e kam pare shqiponjen e zeze m’u pergjigjen krenarisht : “Tek ushtaret e babe Kralit, ne Pazarin e Ri”. Por natyrisht, pati edhe te tille si nje fare Haxhi Muhamet efendiu, nje klerik i rendesishem e fanatik ne Vlore dhe ithtar i forte i tim eti, i cili shprehej me zemerim se Ismail beu kishte zgjedhur nje korb si simbol te Shqiperise se lire. (Ah ta kishte bere Shqiperine Syria beu, ankohej ai,- tani do te kishim ne flamur syret e bukura te kuranit. Po c’mund te presesh tjeter nga Ismail beu, qe ka e kaluar te gjithe jeten ne vendin e frengjve?)! Kur ia rrefeva historine Ismail beut, ai qeshi me te madhe, por edhe me kercenoi me gisht se do t’i tregonte hoxhes qe flamurin nuk e kishte gjetur ai, por une!



Qeveria

Kryetar Shteti, kryeminister dhe minister i Puneve te Jashtme: Ismail Qemal bej Vlora
Zevendeskryeminister: dom Nikolle Kacorri
Minister i Brendshem: Myfit bej Libohova dhe Asllan Pashali
Minister i Drejtesise: Dr. Petro Poga
Minister i Bujqesise: Pandeli Cale
Minister i Financave: Abdi bej Toptani
Minister i Arsimit: Dr. Luigj Gurakuqi
Minister i Luftes: Gjeneral Mehmet pashe Dralla
Minister i Puneve Boterore: Mitat Dume Frasheri
Minister i Postetelegrafes: Lef Nosi

GjIlAnAsI_cSi
02-02-2006, 12:43 PM
Vazhdon polemika rreth flamurit kombetar qe u ngrit me 28 nentor 1912 ne Vlore

Flamuri i Skenderbeut ne shtepine e Vlorajve


Ne kete shtepi ka lindur dhe Ismail Qemali, emblema e Pavaresise

Bardhosh Gace

Dita e 28 Nentorit eshte nje feste mbare kombetare e shqiptareve, brenda kesaj dite historike permblidhen kujtimet e shkruara e te pashkruara te shqiptareve.

Tek ajo dite historike ringjallet jeta, lufterat dhe perpjekjet e brezave te tere shqiptaresh per lirine dhe pavaresine e atdheut te tyre. Rrenjet e kesaj dite historike duhen kerkuar thelle ne koherat e gjemimeve te Skenderbeut dhe trimave te tij, te cilet u bene mbrojtes dhe emermedhenj ne Evrope kunder invazionit osman. Kur kujtojme 28 Nentorin apo lexojme studime e shkrime per kete kohe te bekuar, ne shqiptaret ende duhet te reflektojme ne permasat dhe vendin qe duhet te zere ajo ne historiografi, pasi mjaft shkrime dhe studime jane te zbehta dhe nuk japin nje tablo te plote te ketij akti historik. Vitet e fundit jane bere mjaft perpjekje qe akti i shpalljes se Pavaresise Kombetare te lidhet ngushte me tere ato levizje kombetare qe zhvilloi Rilindja Shqiptare, e sidomos Lidhja Shqiptare e Prizrenit qe ishte nje nga vatrat qe e ngriti ne kushte te reja kete levizje per clirimin nga zgjedha otomane dhe percaktimin e programit polizoik te saj. Eshte shume domethenese qe Vlora u be nje nga vatrat e zjarrta te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Ne kete qytet, Mustafa Pashe Vlora, qe Ismail Qemali e quante "mesuesi im i kombetarizmes", ishte nenkryetar i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, ashtu si edhe Abdyl Frasheri. Roli i tij ne mjaft dokumente angleze, turke, franceze e austriake, tregon qarte se ishte jo vetem nje personalitet i Rilindjes Kombetare, por edhe promotorr i gjithe asaj levizje ne jug te Shqiperise, ne Vlore, Janine, Preveze e Gjirokaster. Vete Abdyl Frasheri pati ardhur ne Vlore ne vitin 1879 dhe organizoi nje kuvend te madh per atdhetaret per realizimin e kerkesave themelore te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Kjo ngjarje e madhe historike la gjurme te thella ne ndergjegjen kombetare te Vlores dhe te mbare Shqiperise se Jugut. Ne Vlore dhe ne krahinat e saj veprimtaret me te shquar ishin figura te njohura luftarake e intelektuale si: Odhise Kasneci, Zerbin Cakalli, Sulejman Aliko, Musa Bodo, Beqir Hallkokondi, Xhemil Vlora etj.


Pavaresia dhe Ismail Qemali

Sigurisht, ne kete ngjarje madhore, shpalljen e Pavaresise shqiptare dhe ngritjen e flamurit ne Vlore, figura kryesore ishte Ismail Qemali si politikan, atdhetar dhe njohes i thelle i Fuqise se Madhe, i gjendjes se brendshme e te jashtme te Perandorise osmane dhe Ballkanit. Por, Shpallja e Pavaresise kombetare nuk mund te kuptohet pa ate plejade intelektualesh, luftetaresh e diplomatesh shqiptare, te cilet luftuan e qendruan ne krah te njeri-tjetrit si: Hasan Prishtina, Isa Boletini, Rasif bej Dino, Luigj Gurakuqi, Aqif Pashe Elbasani, Mehmet Pashe Derralla, Vehbi Dibra, Syrja Vlora, Mitat Frasheri, Petro Poga, Pandeli Cala, Murat Toptani, Nikolle Kacorri, Jani Minga, Dhimiter Berati, Sali Gjoka etj. Qeveria e Perkohshme e Vlores i kushtoi nje rendesi te vecante, krahas organizimit te shtetit shqiptar, edhe njohjes se Pavaresise Kombetare ne Evrope e ne vende te tjera. Sic shkruan edhe profesori i te Drejtes Kombetare baroni Dekamp dhe studiuesi i njohur italian, Antonio Baldaci, ne mjaft shkrime e studime te tyre e japin te qarte Shpalljen e Pavaresise se Shqiperise dhe marredheniet e qeverise se Vlores me faktorin nderkombetar. Mbi te gjitha ne mjaft dokumente dhe vendime te qeverise se Vlores, vihet re perpjekja e saj per te organizuar administarten dhe jeten politike, shoqerore e ushtrake, sipas modeleve te shteteve evropiane. Edhe Kanuni i pertashem ishte nje akt juridik i mbeshtetur ne keto parime evropiane.


Flamuri i Skenderbeut ne ballkonin e shtepise se Xhemil bej Vlores

Do te deshiroja te ndalesha edhe ne dy momente te kesaj ngjarjeje ne organizimin e Kuvendit te Vlores, kesaj ngjarjeje madhore. Ismail Qemali me atdhetaret shqiptare, pas takimit me diplomatet angleze, italiane dhe ata te Vjenes, shkuan ne Trieste ku i prisnin bashkatdhetaret e tjere. Ate kohe ne Shqiperi u krijua nje situate dramatike, ushtria serbe kishte pushtuar Shqiperine Veriore dhe nga Shkodra po marshonte per ne Durres. Ne kete moment Ismail Qemali i dergon telegram parise se Vlores, ku u ngrit nje komision pergatitor per Shpalljen e Pavaresise Kombetare. Ne kete telegram thuhej: "Mbledhja e perfaqesuesve ne Durres apo Vlore eshte shume e rendesishme. I thirrni te gjithe. Gjersa te arrij une, mbani qetesine e ruani bashkimin. Çeshtja jone politike u sigurua…". Ky komision pergatitor luajti nje rol te madh ne pergatitjen e shpalljes se Pavaresise Kombetare, ata ishin nga atdhetaret me te shquar si: Qazim Kokoshi, Hasan Sharra, Ibrahim Abdullhu, Syrja bej Vlora, Abaz Mezini, dom Mark Vasa, Elmaz Xhaferri, Haziz Xhyheri, Leonidha Bezhani, Bektash Cakrani, Ethem bej Vlora, etj. Disa prej tyre nuk permenden ne tubimet qe behen, por mendoj qe veprimtaria e tyre kombetare duhet te ndricohet. Pa momentin e ngritjes se Flamurit Kombetar, pas fjalimit te zjarrte te Ismail Qemalit dhe shpalosjes se flamurit te Skenderbeut ne ballkonin e shtepise se Xhemil bej Vlores, ne ate shtepi qe kishte lindur dhe Ismail Qemali, e cila ka qene ne vendin ku sot eshte Monumenti i Pavaresise, e quaj nje akt te madh shpirteror edhe faktin qe, kleriket me te medhenj te kohes si: prifti ortodoks Marko Mocka, prifti katolik dom Mark Vasa, dhe kleriku mysliman Haxhi Muhameti, bekuan me fjalet e zotit flamurin kombetar. Kohet e fundit ne disa artikuj vazhdon polemika qe eshte zhvilluar edhe me pare rreth flamurit kombetar. Ne mjegullat e kohes te pushtimit osman u harrua edhe forma dhe ngjyra e flamurit shqiptar. Rilindasit tane, sic mesojme prej Spiro Dines, e dinin qe flamuri i Skenderbeut ishte me nje shqiponje te bardhe. Anetaret e shoqerise se Stambollit vune ne stamen e tyre nje shqiponje me koke te ulur mbi nje shkemb. Ndermjet viteve 1880-1895, Zef Skiroi e mbas tij edhe Anselmo Lorekio, ne botimin e gazetes se tyre, mbanin si embleme flamurin e Skenderbeut. Mbas vitit 1900, kete embleme e mbante edhe Faik Konica, ne revisten "Albania" qe botohej ne Bruksel. Po ne Bruksel, me 1899 u prodhua flamuri i pare shqiptar, i cili ishte zhdukur qe ne kohen e Skenderbeut. Me 1907, me flamurin e Skenderbeut parakaloi nje grup shqiptaresh ne rruget e Bostonit. Nje flamur te tille qendisi edhe Said Najdeni ne burgun e Edmese. Dervish Hima, me 1908 solli nje flamur ne vendin tone me fushe te kuqe. Drite te plote mbi flamurin tone kombetar hodhi Faik Konica, ne artikullin "Flamuri i Shqiperise" ne vitin 1909, ne revisten "Albania", i cili thote se: "Flamuri yne, i cili eshte nje nga me te lavderuerit ne bote, eshte padyshim edhe nje nga me te vjetrit".

GjIlAnAsI_cSi
02-02-2006, 12:44 PM
Historia e flamurit, sipas plakut te mencur Eqerem Bej Vlores


Tre variantet e flamurit qe u ngrit me 28 nentor 1912



Historia e flamurit shqiptar tretet ne mjegullen e kohes. Ne vepren e tij “Jetet paralele” Plutarku thote se Pirroja, mbreti i Epirit, pas betejes se Herakles, kur degjoi luftetaret e tij qe po kendonin nje kenge qe e quanin shqiponje, ai u thote atyre: “Ne qofsha une shqiponje, ju jeni krahet fitimtare qe me sollet deri ketu.”

Ne monedhat e qytetit iliro-epirot te Orikumit, duket nje shqiponje qe mban ne kthetra rrufete e Zeusit. Po keshtu, kaloresit e Skenderbeut, gjate fushates se tij ne pulia, na ndihme te mbretit te Napolit, mbanin flamuj te vegjel te kuq me nje shqiponje te zeze dykrereshe ne mes. Shqiponja dykrereshe eshte simbol i pushtetit perandorak bizantin, gjerman, rus. Sundimtaret e medhenj e te vegjel, qe u shkeputen nga perandoria bizantine, vazhduan te mbajne kete simbol pushteti. Keshtu, mbase ka bere edhe Skenderbeu. Sidoqofte ne gojedhenat e arberesheve ky kumt ruhet ende i gjalle. Mbi varrin e nipit te Skenderbeut ne kishen e shen Marise se engjejve, ne Napoli, eshte vene stema e tij: nje shqiponje heraldike me nje yll te bardhe e vezellites pesecepesh mbi te dy kreret e saj. Midis viteve 1880 - 1895, Zef Skiroi e me pas Anselmo Sorekio, ne te permuajshmen e tyre arbereshe, e botuan , pothuajse ne cdo numer, kete embleme si flamur te Shqiperise. Pa 1900-es ate e ve edhe Faik Konica ne te permuajshmen e tij “Albania” ne Bruksel. Ne shtator te vitit 1909, se bashku me djelmurine e qytetit, une organizova ne shtepine time shfaqjen e drames “Pirrua” te Mihal Gramenos. Aty, ku kryeprifteresha e Orikumit i zgjat Pirros, qe po nisej per ne Itali, nje flamur, dhe me nje ton patetik e duke shkerbyer legjenden e Kostandinit i thote: “Me kete shenje ti do te fitosh”, ne prani te prefektit, oficereve turq si edhe te gjithe trupit konsullor me shaka, por edhe me nje fare kapadailleku, une ngrita per here te pare ne skene flamurin shqiptar. Asnje nga zyrtaret e pranishem turq nuk u ndi0e, nderkohe qe salla shpertheu ne duartrokitje. Euforia atdhetare krijoi nje gjendje te nderur. Natyrisht qe u raportua menjehere ne Stamboll, por qortimi i vetem qe degjova une pastaj, me erdhi nga xhaxhai, Ferit pasha, asokohe minister i Brendshem. Ai e quajti te “pahijshme” kete sfide ne shtepine time e para te ftuarve te mi. Ka pasur edhe raste te tjera kur flamuri shqiptar ka luajtur role, madje shume me luftarake. Ne kohen e kryengritjes se malesoreve katolike, ne vitin 1911, ne Cetinj mberriten vullnetare arbereshe per t’u bashkuar me kryengritesit, e qe per here te pare mbanin nje flamur kombetar. Njeri nga kreret e ketyre vullnetareve quhej Terenc Toci. Ne krye te nje grupi vullnetaresh e malesoresh, ai cau deri ne Mirdite, ku edhe shpalli nje republike shqiptare, doemos jeteshkurter, qe me ngritjen e flamurit shqiptar per disa dite rresht ngriti fuqishem moralin e popullit. Madheshtore ne kete aksion, te thuash operete, ishte besnikeria ndaj etnitetit shqiptar qe arbereshet deshmuan me qendrimin e tyre: “Ata luftuan me trimeri te rralle e pa asnje medyshje, thuajse me gezim, rrezikuan jeten e tyre, duke u dhene keshtu zemer edhe vellezerve ne atdheun e lashte e te braktisur para aq kohesh. Me vone Terenc Toci, ky atdhetar i zjarrte pati poste te larta zyrtare ne Shqiperi, deri sa, pas nje procesi, ku u akuzua per mungese patriotizmi, pushkatohet nga komunistet ne vitin 1945.



Dy versione te tjera per flamurin

Jemi mesuar te themi se flamurin e ka qendisur Marigoja, e cila u largua nga vendlindja e saj Ocishti i Korces dhe u vendos ne Vlore. Shkak i braktisjes se vendlindjes ishte persekutimi qe po i behej atdhetareve nga reaksioni grek. Ne vitin 1904 bashke me te shoqin u vendos ne nje shtepi te lagjes Muradie, ne rrugen qe mban emrin e gazetarit francez Justin Goda. Shpejt ajo u fut ne vatrat vlonjate me idete e saj perparimtare, por edhe me qendismat qe bente.

Gazeta “Arberia” qe dilte ne Gjirokaster, ne kohen e saj shkruan se “Flamurin kombetar qe u ngrit per here te pare ne Vlore nga Ismail Qemali eshte qendisur nga Marigo Posio mbi copen e blere te tregtari Diamant. Qendisja eshte bere sipas modelit te shqipes qe kishin vizatuar patriotet don Mark Vasa dhe Petro Fotografi. Kete e dinin dhe shume patriote te tjere. Me te hollat e saj punoi dhe 500 flamuj per zyrat e ndryshme te shtetit te pare shqiptar”.

Marigoja per kete gjest eshte dekoruar ne vitin 1960 “Urdhri i Lirise se Klasit te Dyte”, me motivacion “ka punuar pa u lodhur ne perhapjen e gjuhes shqipe, clirimin dhe emancipimin e gruas shqiptare duke perjetesuar keshtu traditat e lavdishme te grave shqiptare”. Me pas ka marre emrin e saj nje shkolle tetevjecare.

Nje tjeter variant

“Flamurin qe ngriti Ismail Qemali ne Vlore e kam sjelle une nga Bukureshti, duke e mbajtur ne gji”, ka thene ne kujtimet e tij, Spiridon Ilo, njeri prej firmetareve te aktit te pavaresise. Per shume vite me radhe, versioni zyrtar ishte: “Flamuri qe Ismail Qemali ngriti ne ballkonin e shtepise se tij, u qendis nga korcarja Marigo Posio, qe jetonte ne ate kohe ne Vlore. Marigoja e qendisi falmurin brenda nates”. Ky eshte pak a shume shpjegimi zyrtar, qe jepet nder te tjera edhe ne tekstin e Historise se Shqiperise. Por, versioni i shnderruar ne legjende, nuk i kenaq te gjitha interpretimet. Versioni me i mundshem dhe me i vertetuari kohet e fundit eshte ai qe del nga gjithe kujtimet e pjesemarresve ne shpalljen e Pavaresise. Flamuri, qe Ismail Qemali ka ngritur ne Vlore dhe qe simbolikisht shenon pavaresine, eshte po ai qe zbukuronte podiumin e hotel “Kontinentalit” ne Bukuresht, mbremjen e 5 nentorit 1912. Takimi i Ismail Qemalit me patriotet Shqiptare te Bukureshtit, u be vendimtar per shpalljen e pavaresise, qe u be realitet 23 dite me vone ne Vlore. Te gjitha burimet shenojne se flamuri u mor nga Spiridon Ilo dhe gjate gjithe udhetimit, ai e ka mbajtur me vete. Por, Spiridon Ilo ishte djali i tezes i Marigo Pozios. Mbremjen e 27 nentorit, ai ka bujtur ne shtepine e saj ne Vlore dhe sipas deshmive, Pozio ka qendisur brenda nates theket e flamurit dhe zbukurimet e shqiponjes.

No_Name
12-02-2006, 03:47 AM
Hllall Gjilo :)

BENI
03-03-2006, 03:36 AM
HuH,Gjilani te pergezoj per kete pune te mire qe ke bere vlla, ;) !
_________________________________

SHQIPERIA E BASHKUAR

Pareliu
15-07-2006, 11:54 AM
Heh Ju e paski pa harrua ded gjo lulin chi e ka chua flamurin 1 vit para ismajl qemalit.

Bond007
16-07-2006, 05:09 AM
Heh Ju e paski pa harrua ded gjo lulin chi e ka chua flamurin 1 vit para ismajl qemalit.

ismail qemali bile ska da me ngrit flamurin kuq dhe zi... kada nje tjeter flamur me ngrit ! por deda jaka paj kuburen der bri prej zorit eka ngrit...!

Mendimtari
17-07-2006, 11:54 PM
ismail qemali bile ska da me ngrit flamurin kuq dhe zi... kada nje tjeter flamur me ngrit ! por deda jaka paj kuburen der bri prej zorit eka ngrit...!
Mos ia merrni per te madhe. Ky njeri ka diagnoze te rende. Pritni derisa te sherohet.
Pershendetje

Bond007
18-07-2006, 12:10 AM
Mos ia merrni per te madhe. Ky njeri ka diagnoze te rende. Pritni derisa te sherohet.
Pershendetje
Faleminderit por ne kohen e ded gjon lulit ismail qemali ka da me ngrit flamurin e turqis e jo te shqipersi !!! lexoje pak historin shqiptare e jo turke mendimtari i semur me fanatizem dhe po vuen nga ajo jo vetem ti por edhe aj qe e prezenton dhe nese ke deshir me hap tem ne kte forum jo per ty por per popull doti sqarojm shum gjera vec me trego se i kazoj gjith komit shqiptar se kush ije ti edhe aj braqa yt e perse mundoheni mepa kush eshte i semur edhe nga cka nese ke deshir mu lajm ose hap tem se bisedojm aty sate duesh edhe nese ke ndergjegjje mos shkruej marrina ksajte por nuk ke ndergjegje njerzore per ata edhe ike shprehjet e tilla !

Mendimtari
18-07-2006, 12:32 AM
Boond007, nuk ta marr per te madhe, edhepse thua ismail qemali bile ska da me ngrit flamurin kuq dhe zi... kada nje tjeter flamur me ngrit ! por deda jaka paj kuburen der bri prej zorit eka ngrit...!Pyete vehten: Prej nga te vjen ky halucinacion? Edhe disa te tjera. Jo biro, cfare do teme qe te hapesh, shqiptaret nuk do i kesh ne kete tren. Edhe aty pranoj te bisedojm.
Semundja jote eshte e tille qe nuk pranon asnje " musliman" si shqiptar. Kete e ke deshmuar. As I. Qemalin, as te tjere, edhepse ne ne kishen tone te "Shen Palit" dhe ne "Qendren Islamike Shqiptare ne Michigan" mbajme fotografine e tij per feste te Flamurit. E ti vazhdon me peshperitje te semundjes qe nuk po te hiqet.
Sherim ne te ardhmen.

Bond007
18-07-2006, 05:15 AM
Semundja jote eshte e tille qe nuk pranon asnje "musliman" si shqiptar..
Kjo eshte e pa vertet si te gjitha postimet qej ben ti te semura ne kete forum por sulmi eshte me mira mbrojtje !.


E verteta te dhimb zoteri Mendimtari badhafaqohu me te verteten dhe dota kesh ma leht. :cool:
Ke nevoj psikologut sinqerisht sepse je ingarkuem shpirterisht.

Mendimtari
18-07-2006, 11:55 PM
Derisa shqiptaret kudo qe jetojne, ne Festen e Flamurit ( apo te Pavarsise), pa dallim feje apo krahine mbajne fotografine e I. Qemajlit dhe i ligjerojne e kendojne trimerise dhe mencurise se tij, ( beri aq sa mund te bente ne kohe dhe moment te caktuar), Bond007 pohon ismail qemali bile ska da me ngrit flamurin kuq dhe zi... kada nje tjeter flamur me ngrit ! por deda jaka paj kuburen der bri prej zorit eka ngrit...!
dhe vazhdon te na prezentoj "zbulimin" e vet duke pohuar Faleminderit por ne kohen e ded gjon lulit ismail qemali ka da me ngrit flamurin e turqis e jo te shqipersi !!! dhe akuzon te tjeret per semundjen e vet. Kemi patur fat qe ne kombin tone s'kemi patur kurre shume me mendime si ty.

Bond007
19-07-2006, 02:09 AM
vazhdon te na prezentoj "zbulimin" e vet.
cka eshte eshte ske ci ban mendimtari megjithse ti smund te badhafaqohesh mete verteten sete dgjeg diku ne thellsi !


pohim yti
Kemi patur fat qe ne kombin tone s'kemi patur kurre shume me mendime si ty.
Per fat te keq qe skapas shum si mua se ndryshe kishte qen situata e shqiptarve ne mz, por kapas shum sic ije ti ! per ata po shifet qart se c'drejtim kem marr...!!! ata merr menja cilin drejtim ti kombetari i madh si I qemali ne ate koh !? edin mir ti cka po dua me than vet i kupton keto shkrime per ata edhe shprehe si shprehe ne menyr cinike ne tegjitha temat e keti forumit, nuk len vend pa perzije fen !!! gjuha shkon ne dheb qe dhimb.

Bond007
19-07-2006, 02:15 AM
Qyre deri ku ke mberri se "kush ka mizen prek kapicen" si psh ne temen
"Komuniteti Katolik" edhe aty ske muj pamej perzije gishtat !!! qe kurrkush nuk eka shkrua nje fljali perpos tejet se ti don "me qit peshen e me psheh doren"
Pash besen deri ku ke mendim me vazhdua keshtu mej perzije gjerat !? :rolleyes:
Ske faj ti por ata qe takan kultivua kte smundje . ose ke lind me te !

Ti ke smundje jo sheruese .

Mendimtari
19-07-2006, 11:24 PM
Per hir te lexuesvet do te sjell ketu postimin tim qe Bond007 e sulmon duke u perpjekur te bej rokade. Atij me i thane "shnet" i paraftyrohet se
thuhet "plac". Pohon ne fantazem se Qyre deri ku ke mberri se "kush ka mizen prek kapicen" si psh ne temen "Komuniteti Katolik" edhe aty ske muj pamej perzije gishtat !!!. Shkrimi im ne kete teme ishte ky: Jam krijese e Zoti Nje. Sido qe ta zgjedhesh menyren e dorezimit ndaj Krijuesit, nese je i dorezuar Atij je ne rregull. Lus krijuesin Zot te Gjithesise, qe kombin dhe trojet shqiptare t'i bekoj. Bekuar qofshin.
Cka ka ketu kunder besimit te cfaredo konfesioni qofte? Dhe cfare perpiqesh ti te nderrojsh askurr nuk do ta gjejsh ne shkrimet e mia sado qe te mundohesh. Kete le ta vertetojne lexuesit duke shiquar te gjitha komentimet. Kur flas per shkrimet tua une citoj fjalet tua kurse ti mundehesh ti perdredhesh pa autorizim fjalet e mia. Dua te besoj se eshte pjese e semundjes tende diagnoza e se ciles kerkon kohe per sherim. Shpresoj sherim te shpejte.
Shendet

Bond007
19-07-2006, 11:49 PM
Per hir te lexuesve edhe po polemizoj me ty megjithse personalisht sme intereson puna jote hic, sepse te kam lexua qart.

pohim i yti
Cka ka ketu kunder besimit te cfaredo konfesioni qofte?
Pergjigjej eke pak me siper dhe gjithku ne forum....!!! lexoje keme verejt nese te len ta veresh ajo perde qe eke trurin te izoluar (mbuluar) ne te .

Mendimtari
20-07-2006, 12:09 AM
Per Bond007,
Nuk do t'me vinte cudi qe aq sa te te zgjas kjo semundje te lexoj dikund se ke provuar t'u shesesh Eskimos-ve debor' sikur provon t'i sterpikesh shkrimet e mia me kuelljen tende. E une te keshilloj pa marre rruge te gjate, se nuk ta han pazari produktin tend. Do te bindesh nje dite edhe ti vet, kur te lirojsh vehten...

Bond007
20-07-2006, 05:11 AM
Per Bond007,
Nuk do t'me vinte cudi qe aq sa te te zgjas kjo semundje te lexoj dikund se ke provuar t'u shesesh Eskimos-ve debor' sikur provon t'i sterpikesh shkrimet e mia me kuelljen tende. E une te keshilloj pa marre rruge te gjate, se nuk ta han pazari produktin tend. Do te bindesh nje dite edhe ti vet, kur te lirojsh vehten...
Mendimatri i i shkathsht dhe i zgjuar
Ti si nje njeri me shprehje dhe bindje te bukura politike helmuese si zorra e qorrt kur pelcet dhe gjitha organet e mbrenshme i helmon, te gjith lexuesit ekan verejt se helmimi yt eshte ne baz fetare ne kte forum edhe i helmuar akoma vazdon qe edhe dikend te helmosh megjithse ije para mbarimit.
Ke dal binarve sa i perket kesaj teme !!! por ti nuk ije i vetdishim aspak sepse ke Smundje me emrin "variola vera" qe eshte e rrezikshme per rrethin dhe mund te "prash" edhe dikend ty duhet met izolua prej popullit tjeter qe moste infektosh edhe dikend sa ka koh akoma...
Sa i perket kesaj teme ne qoft se ka mundesi dota vazhdoj dikun tjeter hap tem dhe dot bisedojm sepse kaher ke dal prej binarve ty mosmeken i vet dishim , pra binde vetin dhe bjeri mrapa vetit sa ndoshta ke koh akoma por sebesoj se dot gjesh sherim sepse ije i infektuem me smundejn qe e ceka ma lart dhe ajo eshte vdekje prurese.
tungjatjeta dhe nese ke deshir te vazhdosh do hapim tem tjeter ta vazhdojm kte bised sepse un jam i vet dishim se kem dal temet kaher por ti se veren sepse ije ne faz te smundjes psiqike tani ...

hermes
20-07-2006, 10:27 AM
mos dilni nga tema , eshte shume keq te flasesh pa dit gja. flm