PDA

View Full Version : Adem Jashari - legjenda e Kosoves


GjIlAnAsI_cSi
02-02-2006, 12:51 PM
http://www.lajmet.com/cutenews//data/upimages/Adem_Jashari1.jpg Ka ndodhur shpesh qe njerezit kane lidhur do traktate te fshehte midis jetes se tyre dhe vdekjes. Brenda ketij traktati jane dimensionuar jo vetem fati i njeriut por edhe i trojeve qe e linden dhe i perkunden djepin. Me tej, ai ka ngarendur jo me nepermjet trilleve vetiake, por ka mbetur stoik ne qender te shkulmeve te ererave dhe furtunave duke u shndrruar sakaq ne Protemete te kombit te vet. Olimpi i tij nuk ka asnje te perbashket me mitet e fqinjit tone jugor. Ky mal mitik, me se shumti gjendet ne zemren e nje burri a te nje lisi, neper dege te te cilit duhmat e lirise grishin shpendet ogurbardhe te vazhdimesise se jetes.

Prej Olimpit te shpirtit, Adem Jashari ka kundruar kurdohere Drenicen martire, Kosoven kreshnike, kufijte e rudhur etnike, ashtu si fytyra e nje gruaje te mbytur brengash. Drenica! Kjo vater e ngrohte e shqiptarizmes, kjo dere e celur e burrerise, ai kuvend emblematik per lirine, ajo strehe e sigurte e flamurit dhe shqiponjes brenda paleve te mendafshta qe gatitet te marre rrugen neper furtuna. Drenica! Aty me se pari Kraleviq Marku, i turperuar dhe munduar prej Musa Arbanasit, shekuj me pare, therriste ne ndihme gorska vilat (zanat e malit) dhe ato nuk iu pergjigjen. Gorka vilat u trembeshin ciltas zanave shqiptare sepse keto te fundit, sipas besimit shqiptar te kryehershem, ishin kurdohere ne ruatje te trimave qe luftonin per te mbrojtur trojet amtare, prej pushtuesve te huaj.
Drenica e Shotes dhe e Azemit, nje shperfillje e hapur ndaj Londres se vitit 1913, nje perballje e mundimshme ndaj dhunes dhe gjenocidit serb, perplasje tragjike fatesh njerezore permes kumbimit te kembanave te ferrparajses. Nje cift yllor shqiptaresh, te cilet atehere kur bashkekombasit e tyre i therriste vdekja (nisur c`prej Beogradit) ata i pergjigjeshin jetes me jeten e tyre, i pergjigjeshin te ardhmes me pushket, fisheket, trimerine dhe me pas me pranverat e tyre. Drenica e Shaban Polluzhes nje keshtjelle gjaku dhe eshtrash, ne detin e asaj murtaje te kuqe kur vellau vriste vellane per hire te disa dogmave ardhur prej Uraleve. Por kesaj radhe, gjemimi i armeve te Polluzhes me burrat qe e rrethonin, nuk do te ndante asesi ne Beograd. Ato gjemime do te ngarendnin deri ne dyert e kancelerive te Evropes, duke u shndruar ne muzike funebre jo vetem per te ardhmen e shqiptareve, por te krejt popujve ballkanike, te cilet do te jetonin ne terrin e gjate te diktatures komuniste.Ƈfat i madh per Drenicen, per ata male, livadhe dhe ujra qe e rrethojne! Ajo i kumtonte Evropes shpirtin e trazuar shqiptar, qe nuk mund te regetinte permes kenetes e baltrave te regjimit totalitar, por qe rrihte deri ne castin e mbrame per lirine e ameshuar. Tek e mbramja, lashtesia dhe lavdia e Drenices, eshte nje pike takimi e historise se shqiptareve, simbol recistence i pakontestueshem ne cdo kohe.
10 vjet pas ciklonit Polluzha, me 28 nendor te vitit 1955, ne Prekaz te Drenices, se bashku me te qarat e nje foshnje, Drenica do te parandjente nje tjeter kumt mesianik. Drenica dhe krejt trojet shqiptare, duket se pershkenditeshin nga lindja e djalit te trete ne kullen e Shaban Murat Jasharit. Ardhur vone asaj mbremje ne shtepi,plaku trim Shaban duke kerkuar nje rast sadopak te fshehte per te kremtuar festen e te pareve te vet, 28 nendorin ka thyer zakonin e burrit (nuk e shohin femijen e sapolindur) dhe ka mbeshtjelle djepin me flamurin kuqezi. S`ka munguar baca Shaban te vere edhe alltine mbi flamur, duke shpallur ne kete menyre kredon e perjetshme te fisit te vet, luften pa fund ndaj shkijve dei ne agun e bardhe te lirise. Kjo skene madhore do te merrte udhen sakaq drejt eposit. Eposet shqiptare kane ligje tejet te rrepte per mesazhet qe bartin dhe percjellin.
Ƈ`ka e rriti djalin Adem? Trishtimi i perhershem per Kosoven e mbuluar ne rroba te zeza roberie. Nderimi i madh per te paret e tij, te cilet e paten mbrojt me pushke dhe jete cdo pellembe te Drenices dhe tokes arberore. Respekti per krejt ata breza qe ndonese provuan mbi supe makinen dhunuese te mizorive serbe, askurre, edhe ne castet me te rende nuk e humben besimin ne diten e bardhe qe do te agonte. (Kreshniket e dikurshem betoheshin ne diell, ndonese ky ishte elemnt parapagan). Heret ai do te ndjente ne rinine e vet, se e ndante nje mur i madh prej mitit te eger serb, i cili justifikonte shfarosjen masive te shqiptareve nga trojet e tyre autoktone. Heret ai do te mesonte prej te atit se trimeria e burrit nuk mund te filloj tek dera e fqinjit. Ndersa nga e ema, gruaja Zahide (dere bajraktari prej Gecajve te Llaushes) do te ndigjonte kenget e trimave, ato kenge qe rridhnin se bashku me borerat dhe ujrat e Drenices, drejt dhe ne eposet trimerore shqiptare. Keto e rriten trimin Adem, sic rrisin furtunat shtatin e lisave.
Heret, Adem Jashari e pati kuptuar se themelet e Jugosllavise ishin ndertuar mbi nje keqkuptim dramatik te etnive dhe aspak mbi grehinen e nje demokracie autentike apo shteti te se drejtes. Ne menyre te qellimshme per gati kater decenie me radhe nje terror sistematik, nje dhune fizike dhe emocionale eshte ushtruar nga Beogradi, vecanerisht mbi shqiptaret etnike. Nje propagande shume aktive, do te thoja marramendese, ka dashur kurdohere te merrete ne mbrojtje kete genocid theres e tragjik, duke dashur te shmange pergjegjesite nacionale-kolektive te serbve. Mjerisht jo vetem Jasharajt por krejt viset etnike te Kosoves dhe Maqedonise shqiptare, e paten kuptuar si nje doktrine lehtesisht te perceptueshme se njeriu nuk mund te urrej askend per shkak te nje instikti te lindur, perkundrazi ka nje shkalle urrejtje permes se ciles ai patjeter duhet te kaloje. Mendoj te jete kjo, nder arsyet kryesore qe pas cdo ngjarjeje luftarake per ndryshim te kufijve, opsioni me normal i serbeve te zbritur nga Uralet e larget, ishte ā€œetnicko cistennjeā€ (alias spastrim etnik) me c`rast do te mund te ā€œgarantohejā€ struktura e ardhshme racore e gjallimit te koloneve serbe, ne tokat e pushkatuara me forcen e armeve.
Ne menyre te vecante, ne fillim te viteve 80-te te shekullit qe lame pas, atehere kur ne shtepine e madhe te Jasharajve ne Prekaz nisen kuvendet e fshehte se si mund te perballej me makinen ushtarake te Beogradit, kur aty mesynin bujtes c`prej Mitrovice ne Prizren, c`prej Bujanovci ne Karadak, bijte e Kosoves martire paten shkuar ne zgrip te dhimbjes shekullore. Per ta nuk kishte asnje dyshim se Beogradi per te ripushtuar serish ā€œdjepinā€ serb mesjetar, duhej jo vetem te neperkembete, poshteronte e nenshronte popullaten joserbe, por tek e mbramja vlente t`i shfaroste krejt ata. Shqiptaret ne kete kendveshtrim duhej medoemos te ishin te paret ngase luftrat e shekullit ishin deshmi e ā€œkokfortesiseā€ te tyre, nderkaq sipas besimeve mjerane te ortodoksizmit dhe dogmave fanatike te tij, popujt me fe islame duhet te shporreshin nga jugu i Ballkanit. Ne kete kontekst, dhuna e institucionalizuar e Beogradit, gjente strehe te sigurte dhe perkrahje te kahershme neper kishat plot temjan te Moskes se kuqe.
Kur Jasharajt, Lushtaket, Kodralite apo Mehajt nisen te ideojne levizjen ilegale ne Drenice, kur burrat e ketyre shtepive pergatiteshin te mateshin me stuhite serbe,ne fillim te vitit 1986, Akademia e Shkencave serbe, nuk mungoi te hedhe ne pazar te ideve famekeqin Memorandum te se radhmes. Me nje cinizem si rrallekund ne historine e shkences, keta akdemike paten dale asaj kohe me idene e kobshme (cka parashihte lumenj te tjere gjaku) qe serbet duhet te jetojne ne nje vend unik dhe te vetem. Me kete akt te paprecedent ne histroine e marredhenieve midis etnive te ndryshme, ata parakuptonin faktin qe kudo ku kishte qofte edhe nje grusht serbe, duhej patejter me cdo mjet dhe menyre te zhdukeshin nga faqja e dheut fqinjet e tyre, anipse ata jetonin ne trojet etnike te te pareve, anipse behej fjale per egzistencen e vete races njerezore.

Vazhdon me posht.

GjIlAnAsI_cSi
02-02-2006, 12:53 PM
Ƈ`ka qene nata e 30 dhejtorit 1991 ne Prekaz? Asgje me shume se mundimi dhe shpresa e Beogradit per te sendertuar hakmarrjen gjakatare ndaj shqiptareve. Me qindra police me uniforme ose te fshehte, me dhjetra arme automatike, mortaja dhe topa rrethuan bijte e Kosoves martire, me te vetmin qellim per t`i vrare ata, me te vetmin qellim per t`i ā€œtremburā€ te tjeret per te shuar qysh ne lindje vullkanin epokal te lirise sone. Nxjerrin pushke Mehajt, shenojne mbi aradhen serbe Kodralite ndersa vellezerit Rifat, Hamz dhe Adem, duke dale prej kullave leshojne piskamen: Po a duen me na rrembye te sotmen dhe te ardhmen o heeee! Zerat e tyre te perzjere me krismat e armeve jane perlasur faqe me faqe te maleve te Drenices. Nuk dihet me saktesi a kane gjemuar malet apo vete historia e gureve dhe drureve, ne asht te te cileve, eshte ruajtur vete klithma e lirise. Kur liria klith, me pare se te zgjoj sy dhe shpirtra te fjetur, ajo deperton ne kujtesen e kombit. Ƈ`prej 31 dhjetorit te vitit 1991, atehere kur makina ushtarake serbe do te largohej e mundur prej Prekazit,ne librat e policise sekrete te Beogradit, do te shkruhej me te medha emri i Adem Jasharit.
Ƈ`ka qene valle nata e 25 nendorit 1997 per policine e sekrete serbe? Perse ata i jane versulur kesaj radhe ne menyre tinzare te ftohte si vdekja, lagjes Binakaj te Vojnikut? Dhe ndersa keta u afrohen lagjes dhe shtepive te shqiptareve, guret dhe druret, ne memorien e tyre, ne menyre te vetvetishme sjellin ndermend nje prej masakrave te Ƈeklices, shekuj me pare, masakre ā€œe pasterā€ e ortodokzismit te eger ndaj myslimaneve. Ende sot, ne eposin gojor mjeran te Serbise kendohet e ā€œfamshmjaā€ kenge kur Vojvoda Batric i raporton peshkopit Danilo dhe abatit Stefan:ā€œMyslimanet e Ƈeklices na iken,
Keshtu qe prej tyre vrame pak,Por dogjem vatrat e tyre,Ƈerdhe dervishesh dhe xhami turke,Beme me to nje pirg te mallekuar.Qe te mbetet si shenje per popullin.ā€
Ndersa ne kullat e lagjes Binakaj degjohen krismat e para te pushkeve kriminale serbe, ne luginen midis Llaushes dhe Rezalles se Re, burrat e armatosur prijne pas Adem Jasharit. Vetetima dhe stuhi nuk mund te mbrrinin dot me shpejt ne shpatet edhe grykat e Vojnikut. Serish ndizet e ashper beteja dhe per policine e fshete serbe nuk eshte e veshtire te kuptohet se gjemimi i armeve i shperndare tejendane maleve te Drenices eshte Adem Jashari, ai qe perkrahu studentet e Prishtines me 1981, ai qe ngarendete cdo 28 nendor me flamur kuqezi ne gjoks, ai qe perball me eprorin e policise serbe Rajkun gjate demonstratave ne Skenderaj, ai qe e pat kthyer kullen e vet ne simbol te vetedijes nacionale per krejt drenicaret. Natyrisht, ne rrjedhen e ngjarjeve, serbet asesi nuk mund te kishin rene ne befasi. Ata qene perleshur gjate ketyre aneve me Azem Galicen, ata paten humbur qindra ushtare te tyre dhe cetnike ne pranveren e vitit 1945, ne lufte kunder Shaban Polluzhes, tashme do t`u duhej te luftonin kunder burrit te Prekazit Adem Jashari.
Llogarite e serbve ne Vojnik nuk dalin. Ata terhiqen serish ne menyre tinzare per te kryer dy dite me vone nje prej akteve te shemtuar dhe te mynxyrshem, vrasjen e mesuesit te nderuar Halit Geci. Gjendja depresive ne te cilen ndodhej policia e Beogradit, ererat e forta te shovinizmit dhe te serbofobise ne disa mjedise paranojake, favorizonin radikalizimin dhe ekstremizmin serb. Kjo simetri mjerane per shpirtin dhe moralin e nje kombi, duhej te flakej. Por atje ku nuk mberrin dot fjala, atje ku meria etnike urdheron krime ndaj fqinjit, qe vetem fati ta solli aq prane, atehere fjalen e vet e thote gryka e pushkes, e mbajtur sigurisht ne duar trimash. Ne 28 nendor 1997, ndersa varri i mesuesit te nderuar Halit Geci mbulohej me kurora lulesh nga gjithe Kosova martire, ne funeralin e rastit shfaqeshin ushtaret dhe prijesit e pare te Ushtrise Ƈlirimtare e Kosoves. Nje simbolike e cuditshme lidhte ne kete date, ngritjen e flamurit ne Kruje prej Gjergj Kastriot Skenderbeut, ne Vlore prej Ismail Qemalit dhe pothuajse 85 vjet me pas, ky flamur qendronte bri deshmorit te rene dhe te atyre burrave qe mbartnin mbi supe pergjegjesine e ardhmerise se trojeve etnike kosovare.
Pos simbolika e mesiperme, ne menyre depertuese do te nderej jo vetem ne rrafshe te datave tona kulmore, por edhe ne ditlindje te zakonshme. Adem Jashari pat lindur pikerisht me 28 nendor dhe i jati Shabani e pati mbeshtjelle me flamur kombetar. Profecia e lene disi ne periferi te memories familjare, priste tani, ne fundshekullin e trazuar te realizohej prej nje numri shume te madh njerezish se kulla e Jasharajve. Drenica i kishte cuar syte vetetimthi tek ai burre shtatlarte, me mustake, me zemren e madhe dhe syte qe ndriznin zjarre dashurie. Por kete ndjenje te atdhedashurise se natyrshme, Beogradi ne menyre krejt te qellimshme e konfronton me fjalen terror, duke dashur te mbuloje varganin e krimeve te veta me gjethen biblike te lules. Ende sot pas kaq vitesh, shqiptaret ne Kosove duket se nuk e kane harruar renqethjen qe kane ndjere pas deklarates se Miloshevicit qe : ā€œAta qe ne Jugosllavi, e mbeshtesin terrorin shqiptar, i japin nje goditje serioze Serbise dhe Jugosllavise. Serbet dhe malazezet, nuk kane mbetur vetem keta te fundit. Ƈdo vater ne Serbi, eshte gati qe neser te niset per Kosove. Sepse ā€œshovinistet shqiptareā€ e dijne mire sic e kane pas ditur dhe me pare e duhet ta dijne edhe ne te ardhmen qe nuk do te kene dhe nuk do te pushtojne kurre, qofte edhe nje gisht te vetem toke serbe dhe sidomos as qe do ta kene e as qe do te mund te pushtojne Kosoven dhe Metohineā€.
Totalitarizmi nacional-shovinist i urryer serb, cdo dite e me shume, nxirrte ne shesh, etjen tragjike per gjak shqiptaresh. Gjak ne Prishtine e Skenderaj, gjak ne Ferizaj e Peje, te vrare e te varrosur permes hymnit kombetar shqiptar ne Drenice, te masakruar ne vise te tjera ne afersi te Maqedonise shqiptare. Evropa e cila i ruante ende ne memorie krimet e fashizmit po shihte jo pa vemendje se komunizmi ne agoni, ai qe dikur qe predikuar si vellazeri e miqesi e paskajshme, tanime me metodat e dhunen e perdorur ndaj njerezve, ia ka kaloka edhe fashizmit. Ky socializem i dekompozuar u shfaqka plot gjak e kocka ashtu si ne tragjedite e lashta te Sofokliut, por kesaj radhe duke patur per skene, Evropen e mikluar prej teorive perverse te kombit te kulluar serb, predikimet per vrasje, sadizmin dhe terrorin psikologjik te marre si mase ndaj ā€œterroristeveā€ shqiptare, tek e mbramja, ricikloi edhe nje here (ndonese tani ne kushte me te pafavorshem) shperfilljen e saj ndaj kombit te vjeter te Ballkanit, i cili ndonese u pergjysmua ne shekuj, nuk iu nenshtrua asnje lloj sundimi, perkundrazi ruajti, ngriti dhe lartesoi dinjitetin e vet kombetar. Adem Jashari, padyshim, mund te merret si shembelltyre e kesaj rezistence ne vise te Kosoves. Ai dhe burrat qe e rrethonin ne ato vite, duke i thene ā€œndalā€ masakrave rituale ne viset shqiptare, u thoshin ā€œndalā€ ne te vertete hakmarrjes se verber te saj, cinizmit antievropian, levizjes tejet te rrezikshme per t`u kapur pas miteve ndjellakeqes dhe jo pas realitetit qe ofrojne zhvillimet.
Ne ditet e para te marsit 1998, soldatska serbe kryen mizori ne fshatrat Qirez dheLikoshan. Popullsia e pambrojtur e ketyre viseve u gjend ne menyre te befte nen shiun e predhave te automatikeve, mortajave dhe topave te kalibrit 75m/m. Por ajo gjendet e pambrojtur edhe ndaj opinionit evropian, i cili nuk ka kohe dhe mundesi te merret me kosovaret. Sa per Beogradin, aty edhe disa opozitare te Miloshevicit, jane te zhytur kembe e koke ne nacionalizmin famekeq te Serbise se Madhe, duke u shndrruar me dashje apo pa dashje ne vegla te kesaj politike mjerane. Policia e fshehte e Beogradit, ndjek levizjet e vullnetareve te Ushtrise Ƈlirimtare e Kosoves dhe e bindur se Adem Jashari eshte simboli dhe shtylla kryesore e kesaj qendrese shqiptare, ndermerr hapin tjeter. Ajo kerkon te shuaje me zjarr dhe hekur jo vetem qendresen e burrit 42 vjecar por krejt kullat e Jasharajve, duke deshmuar se eshte njeherezi pjelle e krimit dhe nene e tij.

Vazhdon

GjIlAnAsI_cSi
02-02-2006, 12:54 PM
5 maj i vitit 1998 do te vinte permes nje agu te mynxyrshem ne vise te Drenices. Topa, mortaja, kallashnikove, nje arsenal i tere metalik ne perballje me kullat e Jasharajve ne perballje me ata burra qe mbartnin mbi supe peshen e Kosoves se roberuar. Elaboratet serbe, te ndjere keq e me keq kundruall shpreses se shqiptareve per pavaresi tashme nisnin falangat e medha kriminale drejt kullave paqesore ne Prekaz me synim se do te mund t`i prisnin udhen lirise qe ishte nisur. Nuk munguan as tanket dhe zhurma e tyre u parandje qysh larg Prekazit. Intuita e cuditshme malesore parapa lumenjte e gjakut qe kerkonin shtreterit e rinj te tyre, neper gryka te Drenices. Burrat e Jasharajve mblidhen saora dhe mendojne qe pleqte dhe femijet te largohen nga kulla. Baca Shaban nuk pranon. Grate gjithashtu. Femijet kane besim tek te paret e tyre. ā€œNa kjofte dit e hajrit ā€œ mund te thote Shaban Jashari dhe tok duart me djemte. Ademi ajo shqipja e rende hypur ne shkemb, rregullon armet dhe jep porosite e rastit. Ka momente ne jeten e njeriut kur ai e sheh me sy vdekjen, por e shperfill ate. Ngase mund te vij kjo shperfillje qe i zbardh faqen burrit, atit, djalit apo nipit? Veshtire te depertoje shkenca deri aty. Por sigurisht deperton ndjenja e thelle, e mrekullueshme, askurre e vjeteruar e dashurise per atdheun, kombin, te paret dhe pasardhesit e tu.
Ne ore te tera ne ato kulla perleshej jeta me vdekjen. Jeten e mbronin pushket e Jasharajve, vdekje e donin shpura e Milloshevicit, e te cmendurit te mbrame te Evropes. Faiku dhe Aliu, Shabani dhe Halili, Isai dhe Beqiri, Sherifi dhe Nazmiu, vune gjokset e tyre perballe soldatskes serbe, duke i rikthyer ne kujtesen e gureve te Drenices, betejat emblematike te luftetareve kosovare ne vite. Adem Jashari, me trimerine dhe guximin prometeik te tij, ishte shpresa dhe zemra e te gjithe luftertareve te tjere. Policet e Beogradit ngarendinin pas blindave dhe botes se hekurt te armatimeve pasi patriotizmi i tyre ekstrem, ishte i pervetesuar nga perrallat e mitologjise serbe, ndersa Adem Jashari dhe familja e tij po i shndrronin kullat e tyre ne Prekaz, ne karakollet e pare te qendreses shqiptare, te asaj qendrese e cila lidhej me mijra fije, me vete agzistencen dhe ardhmerine e kombit tone. 38 deshmore te Jasharajve flasin me mire per kete.
Jane 38 varre prane e prane ne Prekaz. Jane 38 monumente te asaj qe quhet qendrese kombetare. Midis tyre ( duket se ende komandon , jep dashuri e shprese) Adem Jashari, simboli i nderit, burrerise dhe trimerise se Ushtrise Ƈlirimtare e Kosoves. Guximi me te cilin ky burre priti aradhat e Miloshevicit ne kullat e tij, shfaq nje tjeter dimension te shqiptareve ne kapercyell te shekullit te 20. Flijimi familjar, ky kapercim elegjiak i dhimbjes njerezore i kujtonte Evropes se thika serbe po shkonte ne asht te shqiptareve. Permasa e re e perftuar ne kete rast, te jepte mundesine te zbrisje shume thelle, aty ku ndodhen ende sot, rrenjet e tragjedise midis dy popujve ballkanike. Me humbjen fizike te Adem Jasharit, mendoj se nacionalizmi i ndershem shqiptar, humbi ne shekullin qe lame pas, nje nder figurat e spikatura te identitetit te vet. Ndersa liria dhe pavaresia e Kosoves vlen te shihet kurdohere, si nje rikthim i ketij burri ne krejt jeten tone. Prej vitesh, ne bjeshke, ne oda trimash eshte artikuluar: Lum ai qe rron pas vdekjes! Padyshim si nje i tille, Adem Jashari mbetet jo vetem krenari e bjeshkeve tona por edhe pararendesi i qyteterimit te shqiptareve.Legjendat kujtohen nga te dyja datat pafundesish,gjersa kombi frymon,ato data jane edhe kur zoti u jep jeten,por edhe kur mbyllin jeten,gjeneratat pasardhese ushqehen me veprat e tyre.

Gjoni
02-02-2007, 12:35 PM
Historia e Adem Jasharit

Adem Jashari lindi nė Prekaz tė Drenicės, mė 28 nėntor 1955. Kėtė vit, Shaban Jasharit, krahas Festės sė Flamurit, qė e festonte pėr ēdo mot, ju shtua edhe njė festė tjetėr - Ditėlindja e djalit tė cilin e pagėzoi: Adem. Dhe ishte e natyrshme qė mbi djepin e t“posalindurit nė kėtė ditė, Djepi tė mbulohej me flamurin e Skėnderbeut. Kėshtu ndodhi atė ditė nė familjen Jashari, nė Prekazin e Ahmet Delisė. Familjes se xha Shabanit iu shtua edhe njė pushkė, nė Drenicė jehuan krismat e pushkėve pėr flamur dhe ushtarin e posalindur tė lirisė. Xha Shabanit ju duk se jehona e pushkėve qė u zbrazėn pėr lindjen e Adem Jasharit po shpėrndahej valė - valė nėpėr Drenicė e Kosovė si jehona "Oooo o o prite, prite Azem Galicėn o heeejjj", e atij sikur ju duk se po ndėgjonte jehonėn: "Prite, prite Adem Jasharin o heeejjj". S“do tė ishte ēudi qė atė ditė, xha Shabani t“i kishte ndėgjuar tė dy jehonat, se atė ditė e kaluara po e pėrcaktonte tė ardhmen, ishin bėrė njė. Atė ditė, Flamuri - Lindja - krisma - jehona ishin determinim i njė lavdije tė madhe. Adem Jashari erdhi nė kėtė botė me tė vetmin ndryshim nga gjithė moshatarėt e tij se ky u lind nė ditėn e fitorevė mė tė lavdishme tė popullit shqiptar, nė Ditėn e 28 Nėntorit. Kėshtu nisi jeta nė vazhdimėsi nė Prekazin e lavdive tė pėrsėritshme. Nė festė me krisma e kėngė edhe vdekjen e bėjnė me krisma e kėngė. Xha Shabani ishte i kujdesshėm me tė gjithė fėmijtė, por ndaj Ademit tregonte njė kujdes tė veēantė, ndoshta pse i kujtohej dita e lindjes, i kujtoheshin krismat e pushkės dhe jehonat e pėrsėritura tė atyre krismave nė 28 Nėntorin e vitit 1955.

Xha Shabani pas Luftės sė Dytė Botėrore, pėr njė kohė pati ushtruar profesionin e mėsuesit, por pėr shkak tė veprimtarisė atdhetare ai do tė largohet nga procesi mėsimor dhe do merrej me bujqėsi. Ai pa ndonjė ngurri vendosi tė merrej me punimin e tokės dhe edukimin e fėmijėve nė frymėn e atdhetarizmes. Kėshtu po rritej Ademi sė bashku me vėllezėrit mė tė mėdhenj, Rifatin dhe Hamzėn. Ademi kishte njė interesim tė veēantė pėr armėt, pėr tė bėmat e prekaziotėve gjatė historisė e sidomos i interesonte akti tepėr burrėror i Ahmet Delisė dhe ndihma qė ai i pati dhėnė fqiut, qė ishte sulmuar nga bandat serbe. Sopata e Ahmet Delisė, ajo qė bandės ēetnike i ndau kokat nė dysh, ishtė bėrė legjendė, legjendė e historisė nė mbrojtje tė nderit dhe dinjitetit kombėtar. Adem Jashari kishte njė interesim tė veēantė pėr Emin Latin, prekaziotin bashkėluftėtar tė Azem e Shotė Galicės, tė atij brezi trimash, qė nė gjithė shqiptarinė njiheshin pėr tė burrėri e trimėri. Ndonėse ky brez i trimave me nam tė lirisė, Kosovės nuk i sollen ēlirimin e bashkimin kombėtar, por brezave ju lan amanet: pushkėt trimėrore tė lirisė. Ky amanet pėrcillej nga brezi nė brez, nga luftėtari ke luftėtari me porosi, qė tė pėrcillej si stafetė deri nė fitoren mbi armikun e kombit. Prekazi nė mėnyrėn mė besnike e pėrcolli amanetin e luftėtarėve tė lirisė, jo vetėm duke e mbajtur syrin nė shėnjestėr, por duke pėrcjell jehonėn e pushkėve tė lirisė nga Prekazi nė Drenicė e nė Kosovė, jehonė qė i mbulonte tė gjitha tokat e pushtuara tė Shqipėrisė. A nuk e tregoi kėtė edhe Kulla e Shasivar Alisė, nė dimrin e ftohtė tė vitit 1945? A nuk u pėrsėrit kjo nga pasardhėsi i Emin Latit me 13 maj 1981, kur Tahir Meha mbuloi me turp njėsinė speciale tė policisė beogradase, duke i shkaktuar humbje tė mėdha edhe nė njerėz edhe nė teknikė luftarake agresorit, qė kishte aktivizuar pėr shuarjen e celulave kryengritėse.

Tė gjitha kėto dhe shumė tė tjera qė s'u pėrmendėn, lanė gjurmė tė thella nė edukimin atdhetar tė Adem e Hamėz Jasharit dhe ēetės sė tij trime. Adem dhe Hamez Jashari do tė betohen para varrit tė Tahir Mehės, se do tė vazhdojnė luftėn pėr ēlirim deri nė fitore. Dhe, ecen guximshėm rrugės sė luftėtarėve kombėtarė, duke ngritur si nė aspektin organizativ, njashtu edhe duke rritur numerikisht, numrin nė rradhėt luftėtarėve tė lirisė e tė pavarėsisė, duke ngritur efikasitetin e luftės ēlirimtare, me ēka ndryshuan rrjedhat e historisė dhe hapen njė epokė tė re - Epokėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Demonstratat e vitit 1981, ngjarjet e Pranverės sė madhe studentore tė vitit 1981, tė cilat u shėndrruan nė Lėvizje tė madhe popullore, qė me vite mbajten tė ndezur flakadanin e lirisė e tė ēlirimit tė kombit, patėn ndikim tė fortė patriotik nė brezin qė formuan, organizuan dhe udhėhoqen politikisht dhe ushtarakisht Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės. Adem Jashari dhe ēeta e tij ka qenė dhe ka mbetur bėrthama themeltare e UĒK-sė. Nė histori mundet edhe tė ndodhin ngjarje tė rastsishme, por Adem Jashari, ēeta dhe familja e tij nuk janė rastėsi e historisė, ata me ndėrgjegje e vendosmėri u pėrgatitėn pėr kthesėn vendimtare tė historisė sonė mė tė re. Adem Jashari nuk shkoi rastėsisht nė Shqipėri pėr tė pėrsosur artin e luftės, tė cilin e pėrvetėsonte me shpejtėsi tė rrufeshme, dallohej nga i gjithė brezi i tij. Nė pėrgatitjet ushtarake tregoi aftėsi dhe cilėsi tė larta nė pėrvetėsimin e artit tė pėrdorimit tė armeve tė ndryshme pėr luftėn ēlirimtare. Adem Jashari, ndryshimet qė po bėheshin nė vitet 90, i shihte me optimizėm, prandaj me vendosmėri e sinēeritet tė lartė nisi angazhimin e tij nė sferėn ushtarake, pėr organizimin e luftės ēlirimtare. Adem Jashari dhe ēeta e tij nuk ishin nisur nė rrugėn e luftės pėr liri, pėr hirė tė kėtij apo atij lideri, pse ky apo ai i paskan sytė e zinj. Ata ishin nisur pėr ēlirimin e Kosovės pa bėrė llogari meskine, karieriste apo grabitėse. Ata e donin Kosovėn e lirė e tė pavarur. Ata ishin tė liruar nga ideologjizmat, veē shqiptarizmės. Adem Jashari dhe ēeta e tij ndryshimet politike qė ndodhen nė vitet 90 i priti me optimizėm, besoj shumė, por nuk do tė kalojė shumė kohė dhe do tė zhgėnjehen se kasta e "re" e politikajve po bėhej pengesė e rrjedhave tė reja tė historisė, po ngulfaste shpirtin luftarak tė shqiptarėve liridashės. Kur nė fund tė vitit 1991, nė Kosovė po bėheshin arrestime tė tė gjithė atyre qė ishin pėrgatitur nė Shqipėri, Adem Jashari do tė njoftojė ēetėn e tij dhe tė kėrkojė nga ata, qė tė ishin vigjilent se ēdo natė armiku mund t“iu trokaste nė porta. Ai do t“iu thotė shokėve: "Armėt nuk i kemi marrė qė t“ia dorėzojmė armikut, por qė ta luftojmė deri nė fishekun e fundit". Mė fjalėn e komandantit u pajtuan tė gjithė. Dhe, nuk vonoi dita kur armiku do tė trokas nė portėn e Jasharėve. Ishte mėngjesi i hershėm i 30 dhjetorit 1991, ku armiku me njė makineri tė tėrė policore kishte rrethuar Jasharajt dhe kėrkuan dorėzimin e Adem Jasharit dhe Jasharėve tjerė. Adem Jashari me vėllezėr e shokė apelit tė armikut pėr dorėzim ju pėrgjigjen me breshėri armėsh nga shumė drejtime. Ishte e ēartė, ēeta e Prekazit kishte vendosur epokėn e luftės ēlirimtare, ata mes jetės se burgut e tė poshtėrimit kishin zgjedhur jetėn e lavdisė e tė lirisė, me tė gjitha pasojat qė mund t“i kishte. Vetėm tė guximshmit nėpėr kohė tė ndryshme i kanė ndėrruar rrjedhat e historisė, kėshtu ndodhi edhe me Adem Jasharin dhe ēetėn e tij. Kėshtu nisin aksionet luftarake mbi policinė e armikut, fillimisht nė Drenicė, e pėr t'u pėrhapur mė vonė ne Llap e Dukagjin, nė Drini e kudo nė Kosovė. UĒK po bėhėj shpresė pėr popullin dhe tmerr pėr armikun, armikut po i rrėshqiste dheu nėn kėmbė, pasigurinė e shihte tė ēdo kaēube. Adem Jashari ishte kudo. Ai po bėhej legjendė. Ai ishte kudo ku sulmohej armiku, ai ishte nė ēdo cep tė Kosovės. Vetėm frikacaket nuk mund t“i besonin trimėrive e tė bėmave tė Adem Jasharit, ata nuk dėshironin ndeshjen me armikun dhe sa herė qė ēeta e tij sulmonte e vriste policinė kriminale tė armikut do tė thonin: "Kėta janė dorė e zgjatur e armikut, janė tė Sheshelit apo tė Arkanit etj.", - dhe kjo nuk ishte diēka e re, dikush duhej tė mbulonte kolaborimin me Beogradin, por paraprakisht duhej akuzohej tjetri. Adem Jashari kishte shumė mundėsi, ai kishte zgjedhur me ndėrgjegje mundėsinė e luftės sė armatosur pėr liri e pavarėsi, anipse ai i dinte mundėsitė e veprimit luftarak tė UĒK-sė. Pas luftės se 26 nėntorit 1997, nė Llaushė tė Re, ku mori pjesė Ademi me ēetėn e tij, nga e cila armiku u tėrhoq me bisht nėn kėmbė, armiku do tė bėjė plane pėr zhdukjen e Adem Jasharit. Kjo do tė ndodhė me 22 janar 1997. Njė bandė kriminele kishte sulmuar familjen Jashari, me qėllim qė tė zhdukej kjo ēerdhe e rrezikshme e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Por, falė gjakftohėsisė e guximit tė familjes dhe ndihmes qė erdhi nga ēeta, armiku u tėrhoq pa arritur qėllimin. Ato ditė e tėrė Kosova sikur ishte nė Lagjen e Jasharėve. Nuk ishte e vėshtirė ta kuptoje mesazhin qė kishte lėnė armiku. Armiku ishte tėrhequr i bindur se nuk kishte gjetur mėnyren e eliminimit tė Adem Jasharit dhe familjes Jashari. Armiku dėshironte qoftė edhe largimin e Jasharajve nga trojet e tyre, por Jasharajt nuk i lėshonin trojet stėrgjyshore. Ata as tė vdekur nuk donin tė shkuleshin nga vendi i tyre, pėr ēka kishin nisur luftėn. Adem Jashari dhe gjithė Jasharajt nuk e donin ikjen e poshtėrimin, ata e dėshironin qėndresėn, e donin lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Armiku pas disfatės sė 22 janarit kishte filluar pėrgatitjet pėr njė sulm tė pėrmasave tė mėdha policore dhe ushtarake, dhe ky sulm do tė fillojė nė mėngjesit e hershėm tė 5 prillit 1998, pak ditė pasi policia armike kishte pasur njė disfatė tė Lisat Binak, nė Likoshan. Kėtė herė forca tė mėdha ushtarake dhe policore e kishin rrethuar Prekazin, me orientim kryesor Lagjen e Jasharėve. Lufta pėr eliminimin e Jasharėve ishte e rreptė. Armiku Prekazin e kishte vendosur nė rreth tė hekurtė dhe sulmonte nga shumė anė. UĒK-ja aso kohe i kishte mundėsitė e kufizuara tė sulmit e tė depėrtimit. Adem Jashari dhe ēeta e tij sulmit armik ju pėrgjigjen me sulm. Lufta qė zhvilloi Adem Jashari me shokė qė e madhe. Sulmi i armikut vinte nga larg. Pas njė rezistence tė gjatė dhe herioke, armiku arriti tė djegė e shkatėrrojė Lagjen e Jasharėve, por jo kurrė vendosmėrinė pėr tė vazhduar luftėn pėr liri e pavarėsi. Adem Jashari deri nė vdekje luftoi e kėndoi, jo vdekja e Adem Jasharit nuk ėshtė vdekje ėshtė pėrjetėsi. Lufta pėr Prekazin qė e ashpėr. Qėndresa ishte e madhe. Ushtria Ēlirimtare e Kosovės humbi prijetarin e saj. Kosova fitoi komandantin legjendar. Me aktin e rėnies se Jasharėve, Kosova mundi frikėn dhe pėr lirinė e pavarėsinė u hapen shtigje tė reja. Adem Jashari - legjendė, solli kualitet tė ri nė filozofinė dhe mendėsinė e shqiptarėve pėr jetėn, atdheun, lirinė pėr nderin dhe dinjitetin e kombit. Rėnia heroike e Adem Jasharit i dha shtytjen mė tė fuqishme mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Ushtria Ēlirimtare e Kosovės fitoi hapėsira tė reja veprimi. Komandanti Legjendar i UĒK-sė me jetėn, veprėn dhe lavdinė e tij i dha kualitete dhe pėrmasa tė reja 28 Nėntorit - Festės sonė Kombėtare