PDA

View Full Version : Ndre Mjeda


GRUDJANE
10-02-2006, 02:30 AM
Ndre Mjeda

Hyrje

Poezia e Mjedes shenoi kalimin nga letersia e Rilindjes romantike, me problematike kryesisht atdhetare, te letersia e Pavaresise, ku mbizoteroi problematika shoqerore dhe realizmi. Ndre Mjeda lindi me 20 nentor 1866 ne Shkoder ne nje familje te varfer. I ati ishte nje barì, i zbritur nga fshati. Ai vdiq heret dhe e la Mjeden te vogel. E ema mbeti e vè, per te mbajtur dy femijet u detyrua te lante rroba te familjet e pasura te qytetit. Aftesite e rralla qe shquanin Mjeden qe ne femijeri, terhoqen vemendjen e jezuiteve, te cilet jo rralle zgjidhnin kuadro nga shtresat e varfra dhe i futnin ne seminare. Ata e futen ne seminarin e tyre italian te Shkodres. Meqenese edhe ketu Mjeda i ri u shqua per zotesi, e derguan te ndiqte studimet e larta ne Spanje, Poloni, Kroaci dhe Itali. Kesaj rrethane poeti i detyron njohjen e gjuheve te ndryshme te huaja dhe kulturen e gjere klasike, qe do t'i vleje shume gjate veprimtarise se tij te mevonshme letrare. Ne formimin e personalitetit te mjedes ndikuan dy faktore: nga njera ane shkolla fetare, qe percaktoi deri diku botekuptimin e tij, nga ana tjeter idealet kombetare me te cilat ra ne kontakt heret e qe, si bir i popullit te thjeshte i ndiente thelle. Keto ideale qene per te riun flaka qe e ushqeu talentin e tij poetik. Me 1887 Mjeda 21 vjecar botoi "Vaji i bylbylit", nje elegji qe eshte njekohesisht edhe nje kenge shprese. Ne kete poemth rinor, plot fluturime romantike, jepet dhembja per fatin e kombit te roberuar dhe optimizmi per te ardhmen e tij. Nderkaq Mjeda e ndiente veten te ndrydhur nga rregullat e shoqerise jezuite.
Konflikti ndermjet tij dhe urdherit ku bente pjese, arriti ne piken me te larte, pas dy vjetesh, kur poeti i ri, qe kishte mbaruar studimet dhe ishte derguar te jepte mesim ne nje shkolle te larte fetare ne Itali, detyrohet te largohet. Duke e ndier veten tashme me te lire, ai iu kushtua me nje zjarr te dyfishuar ceshtjes kombetare dhe zhvilloi nje veprimtari te gjere atdhetare e kulturore. Themeloi shoqerine kulturore "Agimi". Mori pjese ne nje kongres gjuhesor lidhur me ceshtje te shqipes ne Hamburg. Ai shkroi per mirditoret nje memorandum, drejtuar perfaqesueseve te fuqive te medha ne Shkoder, ku ankoheshin kunder qeverise osmane. Poeti ngriti zerin me rastin e mbylljes se shkolles se mesme shqipe ne Korce nepermjet nje vjershe qe eshte nje kushtrim i hapur etj. Kjo veprimtari nuk mund te mos i binte ne sy qeverise osmane, e cila me 1902 e arrestoi poetin dhe gati sa nuk e internoi ne Anadoll (ky rast i dhimbshem i jetes se Mjedes gjeti pasqyrimin poetik ne poemthin "I tretuni").
Edhe pas kesaj, poeti nuk pushoi se punuari per ceshtjen shqiptare, qofte ne fushen letrare, qofte ne fushen gjuhesore. Ne keta vjet, nen ndikimin e hovit te madh te levizjes atdhetare si edhe te kontaktit te perditshem me jeten e fshatareve, linden krijimet e tij me te mira.
Si shume rilindes te tjere, Mjeda shpresonte se clirimi kombetar do te sillte permiresimin e gjendjes se masave. Nje mendim i tille pershkon poemen e fuqishme "Liria" e shkruar ne vitet 1910-1911, pra ne prag te shpalljes se pavaresise. Ngjarjet pas 1912-es per Mjeden qene nje zhgenjim i hidhur.
Ne te vertete, qe ketej e tutje, ai do t'i kushtohet kryesisht veprimtarise gjuhesore. Me 1917 Mjeda mblodhi dhe botoi ne vellimin "Juvenilja" krijimet poetike, te shkruara gjate Rilindjes qe per shume shkaqe s'kishin mundur te shihnin drite me pare. Ai hyri keshtu ne letersine tone si poet i shquar. Ne vitet 1920-1924 Mjeda u zgjodh deputet i opozites, i krahut demokratik. Pas ardhjes se Zogut ne fuqi, Mjeda u largua nga jeta politike. Ai vazhdoi te ishte famulltar i thjeshte ne fshatin e vogel Kukel, gjersa ne vitet e fundit te jetes se tij kleri e mori si mesues te shqipes ne gjimnazin e vet te Shkodres. Mjeda iu vu atehere me tere energjite e veta edukimit te rinise me dashuri te vecante per gjuhen dhe per kulturen shqiptare.
Pak muaj para vdekjes, (1 gusht 1937), botoi, si testament poetik te rralle per bukuri e force, poemthin "Liria".

GRUDJANE
10-02-2006, 02:31 AM
Krijimtaria

Mjeda shkroi shume krijime poetike, shkrime per femijes si dhe proza me karakter didaktik fetar. Por ai mbetet kryesisht poet. Veprat e tij kryesore jane "Juvenilja", "Liria", "Lisus", "Scodra".
Dy poemthat e para "Vaji i bylbylit" dhe "i tretuni" paraqitin interes jo vetem si fillime te krijimtarise letrare te Mjedes, por edhe per vleren atdhetare dhe artistike, si edhe per mundesine qe na japim te ndjekim zhvillimin e personalitetit artistik te poetit. "Vaji i bylbylit" eshte krejt lirik dhe shtjellohet nepermjet nje simboli; bilbili i mbyllur ne kafaz eshte shqiptari nen zgjedhen osmane.
Ndonese vepra mbeshtillet me tisin e holle te melankonise, i kuptueshem per moshen dhe per gjendjen shpirterore ne te cilen u shkrua, perfundimi i saj eshte thellesisht optimist, pasqyron ligjin filozofik te perparimit te jetes, qe frymezon edhe besimin ne te ardhmen e Shqiperise.
"I tretuni" deshmon per nje pjekuri me te madhe ideoartistike. Melankonia e "Vajit te bylbylit" ketu eshte shnderruar ne dhembje krenare, stoike, e cila shprehet me se miri nepermjet paralelizmit me natyren ne shtrengate, qe e hap poemthin.
Ndryseh nga poemthi i pare, ky ka nje subjekt te dhene ne forma lirike; fatin e nje atdhetari shqiptar, te internuar nga pushtuesit. Poeti do te kete mendua se ky mund te kishte qene edhe fati i tij. Ne kengen e pare qe pershkruan ndarjen e te merguarit me qytetin e lindjes, Shkodren dhe me atdheun, duken qarte elementet autobiografike. Po Mjeda nuk mbeti ne shtjellimin e thjeshte te nje materiali jetesor; ai diti ta pergjithesoje e t'i jape vlere aktuale. Heroi i poemthit eshte nje fshatar i varfer. Dhe tek zgjedhja e nje protagonisti te tille, ndihet dashuria e Mjedes per masat fshatare, ndjenje qe do ta shtyje gjate tere krijimtarise se vet t'i zgjedheheronjte nga rradhet e fshataresise. Te "I tretuni" ndeshen figurat dhe mjetet e njohura romantike te pasqyrimit te realitetit si: ngjyrat e forta ne pershkrimin e natyres, stuhia ne pjesen e pare, qe ka edhe nje kuptim simbolik, bregdeti i ashper shkembor, ku ka qendruar heroi duke kujtuar atdheun, ndonje simbol, si lejleku qe e lidh me vendlindjen. Ketu gjenden edhe elemente te riprodhimit besnik te mjedisit, nepermjet kujtimeve te protagonistitdhe sidomos vizatimi i figures se nenes. Lirizmi dhe epizmi shkrihen ne menyre te harmonishme. Variacioni ne vargje e strofa pasqyron boten shpirterore te trazuar te protagonistit. Poemthi mbyllet me nje fryme te larte burrerore dhe optimiste: heroi nuk pendohet per rrugen e zgjedhur, po eshte krenar se vuan per hir te atdheut. Nepermjet figures se nenes "te treturit" qe del ne kengen e fundit, lartesohet figura e nenes shqiptare, e dhembshur dhe kreshnike, qe rrit bij trima dhe atdhetare. Qe ne kete poemth te hershem shohim ate qe do te jete nje merite e rendesishme e vepres se Mjedes: pasqyrimin e denje te figures se gruas shqiptare, vecanerisht si nene. Nder lirikat e ndryshme te perfshira ose jo ne vepren "Juvenilja" ka nje varg vjershash me te cilat poeti ndjek traditen e Rilindjes ku himnizon bukurite e atdheut ("Malli per atdhe", "Mikut tem Pal Moretti"), duke i kenduar gjuhes si mjet zgjimi te ndergjegjjes kombetare ("Gjuha shqipe"), ku i kushton nje vemendje te vecante problemit themelor te luftes per pavaresi, qe ishte bashkimi i shqiptareve ("Bashkonju", "Shqypes arbnore").
Mjeda, gjithnje ne vazhden e Rilindjes, ngre lart figuren e heroit kombetar, si simbol bashkimi dhe burim besimi ne fitore. ("Vorri i Skanderbeut", "Shqypes arbnore", "Bashkonju", "Per nje shkolle shqype mbyllun prej qeverise otomane", "Mikut tem Pal Moretti", "Mikut Pal Moretti", "Lisus", "Liria"), duke theksuar ne kete poeme te fundit lidhjen e thelle te Skenderbeut me popullin, me masat fshatare.
Ne vjershen "Mikut Pal Moretti", Mjeda jep nje gjykim te drejte e te mprehte jo vetem per rendesine e Skenderbeut, si shpetimtar i qyteterimit evropian, po edhe per politiken dredharake te fuqive te medha te Evropes se kohes se vet, qe, per interesat e tyre, mbanin ne kembe perandorine e kalbur osmane. Qe ne kete vjershe romantike atdhetare vihen re nota shoqerore. Motive shoqerore jane vene ne baze te dy vjershave te "Juvenilias": "I mbetuni" dhe "Shtegtari". Aty preken dy plage te dhimbshme te Shqiperise se kohes si: kurbeti dhe qendrimi mosperfilles i klasave te pasura ndaj njerezve te thjeshte te popullit, bartes te luftes per clirimin e vendit. Po trajtimi i ketyre problemeve nga pozitat e romantizmit me gjurme sentimentalizmi dhe fryma e humanizmit kristian qe i pershkon vjershat i ka zbehur deri diku dhe ka bere qe keto vjersha te mos kene forcen e vjershave realiste te Ƈajupit dhe te Asdrenit, me te njejten tematike.
"Lisus" (botuar me 1921) dhe "Scodra"(1940) jane vepra, ku thelbi romantik vishet me nje forme klasiciste. Keta dy poemtha liriko-epike karakterizohen nga nje stil i kerkuar dhe retorik. Poeti himnizon ketu te kaluaren e lashte te popullit tone (te "Lisus" permes materialit historik, kurse te "Scodra" nepermjet legjendes). Interes ka te "Lisus" paraqitja e figures se Skenderbeut, qe poeti ka dashur ta beje sa me njerezore.
Origjinaliteti dhe fuqia e vertete e talentit te Mjedes kane gjetur shprehje ne krijimet ku ai arrin ne realizem, si ne vjershen "Mustafa Pasha ne Babune", ne poemthin "Liria" dhe ne kryevepren e tij "Andrra e jetes".
Tek e para, duke u nisur nga nje fakt historik, tradhtia e Mustafa Pashe Bushatlliut, poeti ka tipizuar me force, duke e pershkruar "mbi thase te florinjve, nder valle jevgash" figuren e feudalit te zvetenuar, anadollak, parazit, qe eshte kurdohere gati te beje flƬ interesat e atdheut per te vetat. Vjersha merr keshtu nje kuptim te gjere pergjithesues, duke tingelluar si akuze e fuqishme kunder te ashtuquajturve atdhetare, perfaqesues te shtresave te larta, qe perfitonin nga sakrificat e popullit. Figures se Mustafa Pashes poeti i kunderve masen e fshataresise se ngriturne kembe per mbrojtjen e atdheut, duke u bere zedhenes i urrejtjes se saj kunder feudalit tradhtar.
"Liria", poemthi epiko-lirik, i ndertuar me tingellima, me problematike politiko-shoqerore, eshte, ndofta, vepra e Mjedes qe ka ide me te fuqishme. Ne te ndihet jehona e kryengritjeve te malesoreve te Veriut me 1911, qe tingellon me force qe ne vargjet e para:
"Lirim, lirim bertet gjithkah Malcia" dhe vjen duke u rritur nga nje tingellime ne tjetren. Poeti frymezohet nga lufta per pavaresi e amerikaneve kunder kolonizatoreve angleze, qe ishin edhe pronare tokash, dhe ua tregon shqiptareve si shembull. Ne mbylljen e poemes, ku paralajmerohet shperthimi i kryengritjes se pergjithshme shqiptare nepermjet nje mjeti te dashur per rilindasit, paraqitjes se hijes se Skenderbeut, qe ngrihet nga varri. Poeti thekson se heroi kombetar shkon "Ksolle per ksolle". Ne kete poemth ka vargje qe deshmojne per afrimin e Mjedes me idete demokratike. Keshtu, ai pohon se kryengritesit munden "keshtjellat atnore", gjejme aluzione per shfrytezimin e fshataresise (…s'ka me dale ushtari me i grahe bulkut si kaut me sjece t'begut"). Keto mund te deshmojne se Mjeda e sheh lirine te fituar prej amerikaneve jo vetem ne plan kombetar, po edhe ne plan shoqeror dhe shpreson se populli shqiptar do te shkunde shfrytezimin e eger bashke me zgjedhen feudale.
Ne kete poeme shkrihen konciziteti dhe forca shprehese. Krahasimet dhe antitezat jane tronditese ("lirine e keni ju/ ne hekra kemi…", "Posi berra qe bleu mishtari vemi"). Romantizmi ia ka lene vendin nje realizmi ngjethes, nje pasqyrim plot dramatizem te gjendjes se atdheut.
Vargu eshte njembedhjeterrokeshi, i cili krijon atmosferen e madherishme, perdorimi i bartjeve i jep dinamizem stilit dhe shoqeron alternimin e ndjenjave dhe te mendimeve. Lloji i zgjedhur i organizimit te vargut ne tingellima i disiplinon shperthimet lirike. Gjuha eshte e pasur, megjithate vecorite krahinore e veshtiresojne leximin e lirshem.

GRUDJANE
10-02-2006, 02:32 AM
Andrra e Jetes (analize)

Ne kete poeme shoqerore-psikologjike me elemente te poemes filozofike, qe u shfaq si dukuri e vecante ne letersine shqiptare te kohes, jane sintetizuar tiparet me karakteristike te artit te Mjedes, si: fryma demokratike, lakonizmi dhe plasticiteti. Kjo poeme eshte vazhdim, shtjellim i pergjithshem i atyre motiveve nga jeta e fshatareve te varfer, qe e shqetesonin Mjeden dhe njekohesisht pasqyre e mendimeve te tij per jeten njerezore dhe lumturine.
Ne qender te vemendjes eshte nje familje e varfer malesore qe perbehet nga nena dhe nga dy vajzat. Poema ndahet ne tri pjese qe i pergjigjet fatit te tre heroinave: Trines, Zoges e Lokes.
"Andrra e jetes" hapet me nje metafore aq te thjeshte sa edhe te hijshme, te gjalle e kuptimplote:

Molla t'kputuna nji deget,
dy qershia lidhe n'nji rrfi
ku fillojne kufijt e geget
rrine dy cika me nji nane.

Kjo metafore jep idene e lidhjes se ngushte te personazheve te vepres dhe, njeheresh te ben te parandjesh ndarjen e tyre. Me imtesi te zgjedhuara, poeti na e jep te gjalle mjedisin malesor:

U ndie nje za te shtegu;
Cice, del se erdh murgjina
e mbrapa po vjen Trina
me i gjengj te sykes n'gryke!

Vajza e vogel vdes para kohe. Poeti pershkon thelle ne mendimet dhe ndjenjat e nenes, e cila e jeton me dhembje fatkeqesine, para se te ngjase, ne nje nate te tmerrshme ankthi. S'ka gje me tragjike dhe njekohesisht me te larte njerezore, sesa skena midis Lokes dhe Zoges pas vdekjes se Trines; habia feminore e vogelushes qe s'kupton dramen ne shtepine e saj, dhe kujdesi i dhembshur i nenes, e cila, duke qene vete nen peshen e rende te dhembjes, nuk do qe ajo te rendoje, te bjere ne shpirtin e njome te vajzes.
Ne pjesen e dyte, qe i kushtohet Zoges, poeti ka derdhur ngjyrat me te ndritshme, duke dashur te shprehe nepermjet ketij personazhi endrrat e veta per te ardhmen. Ne fillim jepen ndjenjat dhe deshirat karakteristike per moshen e vajzes me force te vecante psikologjike, pa sentimentalizem, me shume vertetesi dhe kthjelltesi. Enderrimet rinore te Zoges realizohen. Ajo dashurohet dhe martohet. Poeti e percjell me keshilla plot dhembshuri per jeten e saj te re. Se fundi, me nje kenge plot optimizem, na lajmeron se Zoga u be nene.
Eshte per t'u vene rĆØ se bukurite e natyres parakalojne njera pas tjetres, per t'ia lene vendin buzeqeshjes se femijes. Epilogun e poemes e perben fundi i jetes se veshtire, plot saktifica e stoike te Lokes qe, e mbetur vetem, therret vdekjen ta marre.
"Andrra e jetes", megjithese trajton nje rast te vecante, pasqyron tragjedine e fshataresise shqiptare dhe deshiren e saj te zjarrte per nje jete me te mire. Titulli i vepres ka nje kuptim te thelle. Me kete poeti s'ka dashur aspak te thote se jeta eshte nje iluzion, vecse jeta per te varferit mbetet nje enderr e parealizuar. Poema pra, ne thelb eshte realiste me nje gjykim romantik. Poeti ka prekur plage te renda te shoqerise se kohes: mjerimin qe mbyste
sa e sa jete, ende te pacelura (fati i Trines), zakonin patriarkal qe e ndante nenen nga e bija dhe e mberthente te paren pas vatres se shuar; mosperfilljen e shoqerise ndaj individit (fati i Lokes). Mbarimi tragjik i kesaj te fundit eshte nje proteste e heshtur. Por jo me pak i forte eshte fakti qe, kur heroi ka humbur cdo shprese, poeti nuk e ben te kerkoje ngushellim ne iluzionet e jetes pertej varrit. Lokja vdes me ndjenjen e revoltes ndaj fatit te saj te padrejte. Personazhet ne poeme jane te gjalla e tipike dhe kane nje logjike te brendshmene perputhje me mjedisin ku jetojne e veprojne. Trina sapo eshte vizatuar, meqenese edhe ne jete nuk arrin te zhvillohet si karakter. Ajo, sapo shfaqet, zhduket. Megjithate e kryen rolin e vet. Me fati e saj eshte pergjithesuar fati i tere atyre femijeve fshatare qe vdisnin para kohe nga puna e rende dhe nga kushtet e veshtira te jetes.
Zogen e shohim ne zhvillim: ne fillim femije naive, qe nuk kupton c'ka ngjare kur i vdes motra, pastaj vajze me enderrimet karakteristike te moshes se saj. Sic zbulohet edhe nga ato enderrime ajo eshte vajze malesore tipike, e thjeshte, punetore, po edhe e afte per ndjenja te thella e te fuqishme, qe shokun e jetes e perfytyron "me rrip rreth brezit, me nje gjashtore e nje kacatore", pra, para se gjithash, trim.
Lokja eshte tipi i gruas malesore, punetore, vetemohuese, nene e dhembshur e stoike, mbi te cilen ka renduar tere barra e familjes, se burrat i shuante pushka e armikut, hakmarrja ose kurbeti. Ajo sakrifikon rinine qe te rrite te bijat, dhe eshte e lumtur, nuk jepet perpara veshtiresive te jetes (te kihet parasysh qendrimi me te vertete burreror me te cilin mposht vdekjen e Trines, kur mundohet te ngushellohet me mendimin e jetes se nenshtruar te gruas ne familjen patriarkale.
Mesazhi qe permban kjo figure, eshte lufta me jeten. Gjersa pati mundesi te luftonte, ajo jetoi. Vdiq kur nuk mundi me te jape asgje. Dhe ne fund te fundit ajo u largua nga jeta me nje fitore perderisa e kreu detyren e vet, e beri te bijen te afte per te jetuar dhe per t'ia percjelle nje qenieje tjeter flaken e jetes.
"Andrra e jetes" pasqyron dashurine e poetit per fshataresine e varfer, admirimin e tij per tiparet e larta morale te njerezve te thjeshte, ne vecanti te gruas shqiptare, si edhe dhembjen per fatin e hidhur te atyre njerezve. Mjeda nuk deperton ne shkaqet shoqerore te drames se heronjve te vet, as nuk mendon per rrugen e ndryshimit te gjendjes. Po ai nuk pajtohet me kete realitet te hidhur. Njekohesisht poeti nuk bie ne pesimizem, ruan besimin ne vlerat pozitive te jetes, ne te ardhmen. Tek "Andrra e jetes" ka tragjizem, po jo mohim te jetes. Se ardhmes poeti i kendon nepermjet zoges, e cila arrin te realizoje endrren e vet per lumturi, megjithese brenda kuadrit te ngushte familjar. Fati i saj merr keshtu nje kuptim simbolik.
Jo me kot linja e Zoges ze vendin kryesor te poemes. Tere pjesa e dyte eshte himni me i zjarrte dhe bukurine e saj. Ne mendjen e lexuesit dy tabllote e dhimbshme te pjeses se pare e te fundit shkrihen ne tablone madheshtore te nenes qe mban ne krahe femijen, simbolin e vazhdimesise se jetes.
Merita me e rendesishme e "Andrres se jetes", e pare ne kuadrin historik, qendron ne dhenien e tablose realiste te mjerimit ne malesine shqiptare. Pasqyrimi realist i gjendjes se rende te malesoreve ishte ne menyre te terthorte nje akuze kunder shoqerise se kohes.
Nga ana artistike "Andrra e jetes" eshte nje nga veprat me te persosura te poezise sone. Ajo shquhet per ate thjeshtesi te mrekullueshme te subjektit dhe te stilit qe karakterizon kryeveprat. Thellesia e mendimit shkrihet ketu me njomesine e ndjenjave, analiza e mprehte psikologjike me forcen pershkruese. Lakonizmi eshte i pashembullt: ne 296 vargje jepet drama e mjerimit dhe e paragjykimeve, himni i zjarrte per jeten dhe per dashurine, skaliten tre personazhe te paharrueshme, pikturohet me ngjyra te forta e te qarta mjedisi malesor. Figuracioni eshte sa i thjeshte, aq i pasur dhe kuptimplote. Gjuha e poemes (shkodranishtja e plotesuar me fjale e shprehje te krahinave perreth), eshte e larme, shprehese, e sakte, e begate me fjale te rralla.
Mjeda eshte nje poet atdhetar me prirje te theksuara demokratike qe i kendoi levizjes kombetare nga pozitat e fshataresise se varfer, se ciles i perkiste me origjine. Nga keto pozita ai pasqyroi edhe mjerimin e popullit. Ne ate pjese te vepres se tij qe trajton motive shoqerore gjejme pakenaqesi nga realiteti i kohes, dhembje per fatin e popullit. Bashke me Ƈajupin ai dha nje ndihmese te rendesishme ne kalimin e letersise sone nga romantizmi ne realizem.
Qe kryesisht poet lirik, i nje lirizmi qe pasurohet shpesh me momente epike; dallohet si per ndjenjen e mases, ashtu edhe per force pershkruese. Poeti eshte edhe mjeshter i persosur i vargut dhe i strofes. Ne poezine e tij gjejme nje larmi te vecante vargjesh dhe nje begati strofash. Mjeda parapelqen teterrokeshin dhe njembedhjeterrokeshin. Tingellimen e levron me mjeshteri te vecante.
Mjeden e karakterizon thellesia psikologjike ne vizatimin e personazheve (Lokja dhe Zoga jane nga personazhet me te realizuara te poezise sone).
Ne artin e tij shkrihen hovet e frymezimit me punen kembengulese per te lemuar fjalen e per t'i dhene shkelqim.

GRUDJANE
10-02-2006, 02:33 AM
Vaji i Bylbylit

Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfen,
Pse po gjimon?

Pushoi murlani
Me duhi t'vet;
Bylbyl i vorfen,
Ƈou mos rri shkret.

Gjith; fushet e malet
Blerim e mbeloj;
Livadhi e pema
Gjithkah lulzoj.

Nder pyje e orgaja,
N'ma t'mirin vend,
Me rreze dielli
Po e gezon gjith'kend.

E tuj gjimue
Shikon rreth e rreth
Nji prrue qi veret
Rrjedh neper gjeth.

A cil kafazi,
Bylbyl, flutro;
Nder pyje e orgaja,
Bylbyl, shpejto.

Kerkush ma hovin
Atje s'ta pret,
Me zeher haejen
Kerkush s'ta qet.

Kafaz ke qiellin,
Epshin pengim,
E gjith ku t'rreshket
Shkon fluturim.

Neper lamije
Ke me gjet mel,
Per gjith'prendveren
Njajo buk t'del.

E kur t'zite e di
nder prroje pi,
Te njato prroje
Qi ti vete di.

Tash pa frige cerdhen
E ban ndoj lis;
Nuk je si'i nieri
Qi nuk ka fis

E kur t'vin zhegu,
Kur dielli shkon,
Ti ke me kendue
Si ke zakon.

Rreth e rreth gjindja
Me t'ndie rri;
Prej asi vendit
Dahen me zi.

A cile kafazi,
Bylbyl, flutro;
Nder pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.

Nder tranfofille,
Nder zamake nga;
Ku qeshet kopshti,
Idhnim mos mba.

Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Biylbyl i vorfen ,
Pse po gjimon?

GRUDJANE
10-02-2006, 02:34 AM
Gjuha Shqype

Permbi za qe lshon bylbyli,
gjuha shqipe m'shungullon;
permbi er' qe jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.

Nder komb' tjera, nder dhena tjera,
ku e shkoj jeten tash sa mot,
vec per ty m'rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhe qe jam tue ndie,
jan' te bukra me themel
por prap' kjo, si diell pa hije,
per mue t'tanave iu del.

Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
me zbardh, Shqipe, zanin tand,
e ku Drinit a burimi
qe shperndahet kand e kand.

Geg' e tosk', malsi, jallia
jan' nji komb, m'u da, s'duron;
fund e maj' nji a Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.

Qofte mallkue kush qet ngatrrime
nder kto vllazen shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
cka natyra vet' perpoq.

Por me gjuhe kaq t'mocme e mjera
si nj'bij' kjo qe pa prind mbet:
per t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
s't'kishte kush per moter t'vet.

E njat tok' qe je tue gzue,
e ke zan' tash sa mij' vjet,
shqiptaria, qe mbet mblue
sot nen dhe, edhe shqip flet.

GRUDJANE
10-02-2006, 03:19 AM
Liria
- I -
O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni:
A shndrit rreze lirie n'ato maja;
mbi bjesh' t'thepisuna e n'ograja,
ku del gurra e gjemon permallshem kroni?

A keni ndie ndikund, kah fluturoni
nder shkrepa, me ushtue kangen e saj?
A keni ndie nji kange te patravaje?
O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni!

"Lirim, lirim!" -- bertet gjithkah malsia.
A ka lirim ky dhƩ qe na shkel kamba,
a vec t'mjerin e mblon anemban' robnia?
Flutro shqipe, flutro kah celet lama,
sielliu maleve perreth qe ka Shqipnia,
e veshtroje ku i del lirimit ama.

- VI -
Por nuk u shuejt edhe, jo, shqiptaria:
Lodhun prej hekrash qe mizori e njiti,
lodhun prej terri ku robnimi e qiti,
shpreson me e zgjue fluturim menia.

E kqyre: Nder male po perhapet shkendija
e lirimit t'Atdheut; fshehtas shetiti
kasoll' per kasoll' rreth buneve e soditi
fryme te re tue zbrazun per gjithkah, hija

e Skanderbegut. Qe nder djepa rritin
nanat e Hotit djelmenin' ushtore
e idhnim n'armikun neper gji iu qitin.
E nalt, nder maja, bukuri mbretnore.

GRUDJANE
10-02-2006, 03:20 AM
Andrra e Jetes (Trina)
I

Molla t'kputuna nji deget,
dy qershia lidhe n'nji rrfane,
ku fillojne kufijt' e Geget,
rrijne dy cika me nji nane.

Kreske e bre perzie me lisa
rriten rrotull, me cetine,
plepa t'but' e qiparisa
mbelojne e veshin at' ledine.

S'ushton mali prej baktie,
s'fryn murrlani me duhi;
paq i kthellte prej perendie,
paq prej njerit e qeti.

Gurra e lugut vec ushtonte
si lahute me kange kreshnike;
e nder peme bylbyli kendonte
valle dasmet e fisnike.

Ngreh, bylbyl, n'at' hije valle,
ushto, gurre trimneshe, n'shkambije;
bulk i nates kungalle, qi talle
neper gemba e per lamie,

kendoni, kendoni. Vec prej stanit
t'ardhmen Trina mbramje n'shpi,
tue blegrue nji kij mbas zanit
t'deles nane keni me ndi.

Vec prej plehut gjel-kokoti
me njat za qe s'nd'rron kurr-here,
ka me gjegje se a tue nderrue moti
se a tue cue nji tjeter ere.


II

U ndie nji za te shtegu;
Cice! del se erdh murgjina,
e mbrapa po vjen Trina
me 'j qingj te sykes ngryk.

E duel me mjelce te burgu
Lokja, nxuer vicin jashte,
e Shega, e lehte si kashte
tue kcyemun u berlyk.

Iu suell oborrit rrotull
tu' u hjedhe me bisht perpjete;
derisa plaka vete
rrshane tu murgjina e coj.

Moli tue kendue, lopen,
tue pritur vicin prore;
e tambli, bardh si bore
permbrenda mjelces gufoj.

Mandej muer kijin pezull
e u vu me syken n'sane,
sa cote tamblin ane
Zoga me nxe do pak.

Muer edhe krande e cokla,
e Trinken muer per bri:
ish lodhe: i dhimbte nd'ije,
e kishte mollzat gjak.

Vuni do krande n'voter
e fryni n'zjerm qi ish ndale;
thej pshesh me tambel vale,
e mbushi kupat plot.

Pshesha me kollomoqe,
t'mire edhe per zotni,
kur don per rob e shpi,
me i fal' i madhi zot.

E hangri Zoga shishem,
por Tringa s'hangri gja,
as Lokja, qi ishte vra
mbas cikes, nuk hangri dot.

Por tirte ndeje te votra,
tue kqyre me zemer t'plasun,
tue nduk' at' shlluge te rrasun
iu mbushnin syte me lot.

Kur nji mbas nji prane zjermit
u mblodhen gjumit femija,
u cue, e t'dy, si kija,
mbi t'shtruemen i vendoj.

E tirte prap te votra;
penj tirte per xhubleta,
e i dukej se tu keneta,
se n'shpella me dragoj,

tirshin dhe shtojzovallet
tue luejte pa mejun gishtat;
siellshin me pleq ferishtat
ndoshta edhe femin' e vet?

E shloj me pa tue pritun
driten e pishes me dore;
ngrykas, si dy qiellore,
me krahe pa pupla i gjet.


III

Cice, shka ka sot Trinka
qi po priton m'u cue?
Zgjoje me dale me mue,
me leshue bag'tin' e vet.

- Bij', mos e prek, se njomja
tash a tue fole me Zojen;
len zan' e mos cil gojen
se e lumja Zoje t'bertet.

Qe prifti, nane, qe dajat
mbas tij, me qiri n'dore;
katundca me malcore
sa shpia nuk i xe.

- Rri, bij' se sonte Trinka
po shkon me bujte te Zoja;
merri keto lule e coja
se lumes dhunti per te.

GRUDJANE
10-02-2006, 03:23 AM
Andrra e Jetes (Lokja)
I

E n'balkue mbaruen lulet:
shurdh' a vendi e shpia tyte;
jo, me Loken nji e dyte
neper shpi ma nuk u gjet.

Vetun zbardh' e vetun erret
me krye n'hi e shuemja plake;
nji dore krande me i ba flake
permbi voter kush s'ia qet.

E disprohet me vetveti
qe nuk bani kurrnji djale:
sot e reja i kish dale
bashke me drite per dru ne shpat.

Kish mbajte zjermin ndeze mbi voter,
ia kish njome njat buk' e mjera;
edhe Lokja me gjith' tjera
kishte dale me petka n'shtat.

Kish shkue motin si pranvera
me ndo'j femije tu' e kalamendun;
ishte knaqe tue u permendun
tash e tash ferishta n'djep.

E disprohet ku i ve mendja
or' e cas te Trina, e shkreta!
ia lype mortes n'ankime t'veta,
por mizorja nuk ia nep.

II

U shty vjeshta e krisantemi
vetun vorreve lul'zon;
landet e pyje, gjith' ku kemi,
tue fry veri po i cungon.

Nd'rron prej dimnit landa veshen,
e leshon gjeth't qe para pat;
e, per meshire, duhite qi ndeshen,
ia cojne t'vorfnit me i ba shtrat.

Binte bor' e frynte veri
tue cue akull per gjith' vis;
nalt orteku ushton per mneri
tue fundue cetin' e lis.

Me dy cokla n'voter plaka
rri gjith' naten e vajton;
rri me duer kah ndezet flaka
porsi njeri kur uron.

E shikjon nji drite t'venitun,
vron pasqyren e jetes s'vet:
e larg morten tue kositun
e kujton e pran' e thrret.

E ndie 'j fryme permbrenda shpie
porsi ere qe vjen pa shkas;
e, n'at muzg, nji vegim hije
Lokes n'voter leht' iu qas;

permbi plaken krahet i uli
e ngryk t'shuemen e shtrengoi;
buzet t'shpulpueme n'ball' ia nguli;
u ndal drita e ajo mbaroi.

GRUDJANE
10-02-2006, 03:24 AM
Andrra e Jetes (Zoga)
I

N'per ograje po kendojne bylbylat
si tu u prralle me shoqi-shojne,
drandafilleve zymbylat
t'kandshmen ere dhunti ia cojne.

E nalt n'qiell ma e bukur hana
rreze t'paqta shkon tue shkri;
maje bjeshkve fillon zana
n'valle shoqeve m'u pri.

Lodhe prej vegesh, prej rrangesh shpijet,
si u ba nate, ndej Zoga n'voter;
ndej m'u xe me dru dullijet
qe kish ba n'per mal, pa moter!

E kuvendte me nane-locen
si pergjumshem, ndonji fjale,
derisa bri votres gocen
e muer gjumi dalkadale.

Fjet bri votres: e kur shkendija
shndritte at fetyr' te patravaje,
ejell prej qiellit ulet te shpia
dukej faret fetyra e saje.

Here n'at' gjume tue qeshun dukej,
si m'u fale here doren cote;
here permallshem n'veti strukej
e n'fetyre gjaku t'tan' i velote.

(Ngrimun n'ar, mbi 'i pullali
nen balkue nji beg kish dale;
holl' e i gjate porsi selvi
n'rruge nen gardh ish duke nji djale.)

E nan-bardha tue shikjue:
"Flej me engjuj, thote, o bi;
pusho shtatin me i ndihmue
Lokes sate neper shpi".


II

Prej nen nji tjegllet kish dale si 'j tra,
ku nji mij' tesha veloshin pa da;
permbi shpi ndihej tue rrahun troka
e ushtonte toka

prej kambesh t'bag'tive. Ka dale Harapi
heret, e shpatit delet ja hapi;
ka dalun Mica me lope te medhaja
neper ograja.

Kur u zgjue Zoga vojt te balkoni
e pau se bleta velonte te zgjoni;
pau se n'at' nade poshte nji lavruer
kish ba nji shpuer.

Tue sjellun krahnin kendote me veti,
e i rridhte krahve si nji vale deti,
ku shndricem dielli leshonte si zhgjeta
rrezet e veta.

Rreze flak' arit. Por rrotull fetyra
e fushes kish nd'rrue; kish nd'rruemun zyra
e bimes e e pem've; permbi balkue
deri kish nd'rrue

ere filcigeni; po vite 'j tjeter
ere: porsi makthit; e rruga e vjeter
nen shpi, mbas gardhit, porsi nji drite
shkonte tue qite.

Nuk e kish vrumun kurr nder dit' t'veta
at rruge n'balkue. Ktheheshin me ceta
asaj katundsit, tue dale pa pra
e ajo s'kish pa.

U nis te puna merzicem. Nisi
nder penj sovajken, e shpata krisi,
cirlikne rrotllat posht' e perpjete
nen kambe te shpejte.

E vojt n'dritare prap. Ndoshta begu
ka mberri te rruga e pret te shtegu
veshun me t'arta, mbi 'j pullali
per bukuri.

Nuk ishte begu: nen diell t'valte
vec dy dallendysha bajshin do balte,
balt' e kashtare per cerdhe t'vet,
se Shen Ejelli a nget.

Ndoshta po avitet nji djal' i ri
i holl' e i gjate porsi 'j selvi,
me rrip rreth brezit, me nji gjashtore
e 'j kacatore.

Nuk erdhi djali: vec dy bylbyla,
nji n'drandofille, nji nder zymbyla,
permallshem thrrasin, e shoqi-shojne
me kange gazmojne.


III

Vijne dallendyshat porsi era
perte' det te cerdhja e vet;
vijne bylbylat ku pranvera
n'pyje t'veshuna po i thrret.

Se qe pemet kan' endun lulet,
e u vesh fusha me blerim;
lehtas prroni malit ulet
da prej bores qe i nep ushqim.

E, i dish'ruem, bje per fushore
me rrite bimen per gjith' vend,
ku 'j ere akullit mizore
kishte hupe lul'zim e shend.

Edhe ti prej asaj qe t'rriti
daju, vash', e mos vajto;
me nji veshe, qe kurr s'ta shndriti
paras, shtatin hijesho.

Bashke me lule len dashtnija,
me kange t'shpendit qe galdon;
e pranveres bukuria
bashke prej gjumit t'tan' i zgjon.

Del, o bij', prej shpise sate,
del prei t'vorfenit katund;
njajo flake qe n'zemer pate
do t'pervjellin tjeterkund.

T'pret nji zemer flak' e shkendija,
pret me tanden m'u ba nji;
sa jete t'apin Perendia
mos m'u damun kurr prej 'si.

T'lype nji bes' e ta nep t'ndershme
dora e unazaqe t'ven n'gisht;
e ndermjet pr'at bese t'gjithhershme
a dorzan' i lumi Krisht.

Sogjetare, porsi furia
e nji rrfes' qe qetat shpon,
jane te qiellit nalt ushtria
e n'dore shpata iu veton.

E din idhun regj Davidi,
e dine lott qe pa pra qet,
kur sheh morten se kositi
an' e mb'an krajlnine e vet.


IV

E kandshme asht hana
kur del me zana,
e n'toke me drite perndaret,
Hyjzit qe shndrisin
e qe shetisin
n'per qiell, jan' t'bukur faret.

Kur del agimi
e rruzullimi
me 'j drite kuqloshe mbelohet
e permbi kashta
shndrite pika-lashta,
zemra per mall gazmohet.

Asht i madh shendi,
kur ndihet shpendi
nder pyje tue pingrue;
e knaqshme a 'j lule
kur iu perkule,
o fllad i leht', me e l'mue.

Por s'i giet qielli,
nuk i giet prilli
as fllad qe shetite lulet
e me erna veshet,
foshnjes qe i qeshet
nanes, kur mbi 'te perkulet.

GRUDJANI
23-01-2008, 05:49 AM
Grueja shqyptare
(Amė e bi)

Ndre Mjeda

Ka ra rrezja nder bajama!
T' bin e vet kshtu e pvetė e ama:
- C'ke, moj bi, qi kjan e fshan?
Kjan e fshan, e vetllat vran? -

- Kjava shum, mori lum nana,
Tuj qindisė e m' ra gjylpana;
M' ra gjylpana nen balkue,
E jam ulė tash me e kerkue. -

- Po cka kje qi lodt t' i xori?
Ku kje dhima, a ku kje zori?
A por, drue, mos m'je harlisė,
Qysh se kjan - o tuj qindisė.
Pasha nanen nuk mund t' bari,
Qi tė me ndezet bija zhari!
Do t' a dije e zeza nanė,
Pse ti vetllat shpesh m' i vranė;
Pse c' kah mot, moj, buza s' t' qeshet
E n' argtime zemra s' t' ndeshet. -

- Nuk a' gja, moj nanė s' a' gja;
Por po t' tham, se as kot s' jam vra:
Dicka vlon n' ket cerdhe zanash;
Vlon dashtni, si n'bija nanash!
Nane, dashtnija m' ka molisė,
Prandej kjaj - o tuj qindisė! -

- T'u thafėt goja, bi, c' po thue?
A kaq shpejt ti m' je terbue?
Po shikjo, moj bi kercuna,
Se, po bana 'i herė e t' xuna,
Bana e t' pava tuj m' dalė n' derė,
Nuk m' ke pshtim, jo metsha e mjerė! -

- Jam shqyptare e bi shqyptari,
E ato fjalė, nanė, s' mund i bari:
S' ke me m' pa, jo, tuj dalė n' derė,
Si kujton, pse m' ke per nderė;
As, moj nanė, nuk jam harlisė
Vec pse kjaj - o tuj qindisė,
E shka n' zemer m' ka pengue,
Asht gja e dejė, o nanė, per mue. -

Fillon nana tash me u vra:
Dicka nakel sė mjerės i asht ba;
Don me cilė tė ngriten gojė;
Por dro e mjera mos t' gabojė:

- Fol, moj bi, mos m' len nder grepa,
Mos mė mshef gja, moj, se do djepa
I kam luejtė der tash e m' ke
Dhelpen t' vjeter: Ty sot be
T' paca lshue, tash me m' diftue,
Se pse zemra peshė t'asht cue. -

- Nanė, dashtnija m' ka molisė,
Prandej kjaj - o tuj qindisė. -

Bindej nana, gja s'kuptote,
Por, te miren kah i a dote
Muer me t' amel e i tha e mjera:

- Mori bi, moj si prendvera,
Pash njat diell e pash njat hanė,
Pash njat Zot, qi kthiell e vranė,
M' difto sot, c' sokol ke xanė? -

- C' farė sokolit thue, moj nanė?
T' thacė, moj, t' thacė se s' m' a ban ndera,
S' m' a ban shpija, as s' m' a ban dera
Me luejtė mendsh, moj nanė, mas kuej:
S' i kam dhanė, jo, fjalė kurrkuej.
E po t' tham: Se n' t' endun t' motit,
Po t' tham, po, me besė tė Zotit,
Ty due fjalėt me t' i ndigiue,
As s' kam mend me t' u largue.
Zemren dysh un s' mund e daj:
M' len t' qindisi, m' len tė kjaj! -

U ngri nana, lodt i pshtuen;
Para s' bis fort syt i u xuen.

Kaluen dit e kaluen net,
Vajza ma me gojė s' po flet:
Me gojė s' flet edhe na a' smue,
Rat e mjera a' tuj lingue:
Lingon keq n' at shtroje deket
E shpesh paket edhe meket.
Ftyra e sajė porsi flok bore;
Mndash, gjylpanė s' i hjekė prej dore;
Por punon e tuj punue,
Shef pelhuren se a' marue:
I lshon syt mi te me mall
Edhe e puthė e e ven nė ball.

Nana vajzen tuj dihatė
Shpesh e ndien e: - Mori e ngratė,
A njimend s'don me m' diftue,
Se pse zemra peshė t' asht cue? -

- Nanė, dashtnija m' ka molisė;
Kjava mjaft-o tuj qindisė!
Kjava mjaft... - Ma desht t'ligjrojė,
Por i u kput ksajė fjala n' gojė.
Si fjalė tjera nuk mund tė xori,
Mndash, gjylpanė prap n' dorė i mori;
Por dy duerėt, porsi florini,
Mi pelhurė deka i a ngrini.

- Kuku nana kjan me lot,
Se c' me gjet mue t'meren sot!
Se c' e gjet tė zezen nanė
Nen ket diell e nen ket hanė! -

Merr pelhuren, qi pat enė
Bija e sajė; kishte pasė kenė
Kuq e zi e m' te qindisė
Gjet dashtnin qi e kisht' molisė.
N' krye t' flamurit kisht' punue,
Per rreth shqypje, m' dorė prarue,
Fjalėt e hershme, fjalėt e tė Parve:
Se Shqypnia asht e Shqyptarve;
E nder skaje fjalėt "liri".
Merr nanė-shkreta e pshtiell at bi,
Qi, pa njofėt tjeter dashtni,
Ishte shkri vec per Shqypni.

Eni bija, zana malit,
Ju qi kjani n' dekė t' njij djalit,
E, permysė mi ket bujare,
N' te nderoni bin shqyptare;
E tuj puthė e mall e vajė
Njat flamur, qi dora e sajė
Diejti aq bukur me qindisė,
Pse dashtnija e kisht' molisė;
Lidhniu tok: Per herė dashtnija
Per vend t' uej t' u jet stolija;
Pe, po kje qi, si kjo bi,
Rriten vashat nė Shqypni,
N' vend do tė shkojė-o fjala e t' Parve,
Se Shqypnia asht e Shqyptarve.
Lidhniu tok, si bajshin motit
Ato bijat e Kastriotit,
E broh'ritni n' gzim e n' vajė:
Rrnofte Shqypnija e flam'ri i sajė

Kodra 1
15-09-2008, 06:23 PM
ANDERR


Pezull prei qiellit fluturote e shkreta
E si dielli n`mjesdite rreze shperndake;
Engjell nder cucat o nji cike gjake
Qi vec qielli numron nder valle t`veta.


Arit i kishte floket, e kish si zgjeta
Driten e syve e mollzat rrumbullake,
E buzet e vocrra me te ngjyeme gjake,
Qe kur i pash krejt i mahnitun mbeta.


Mandej si njeri, qe prej gjumit ngrihet,
Mora zemer e e pveta me trimni :
„Engjell a vajze je ti, o bukurija?“


Qeshi goca nji here, si vashe qe pihet,
Uli kryet teposhte e me dashtni
„Moter e nane,tha, m`ke- jam Shqyptarija“

Kodra 1
15-09-2008, 06:24 PM
PRENDVERA


Jeni lodhe,dallendysha t`shkreta,
Je molis`i ziu bylbyl;
Ah!pushoni n`streh` ku u gjeta,
Pusho n`kopshte te njaj zymyl.


Mbi krahe t`uej prej dhenash tjera
Ju prendveren na pruet ketej;
Shlodhn`ju pra, dallendysha t`mjera,
Rri ,bylbyl, n`lulzim qi kthej.


Se qe`j prrue prei malit ulet
E t`tane fushes ushqim i nep;
E nen bore po shperthejn`lulet
Porsi femie qi zblohen n`djep.


Fllad i let me vape dashtnijet
Puthi pemen gemb per gemb;
U zgjue pema, e qe prej shijet
Buloj mbare neper kopsht t`em.


Ndej`brie votres nieri myket:
Vrapo, bulk, ku puna t`thrret;
Tui vrue fushen kau berlyket,
Lyp`m`u vue per lavre t`vet.

GRUDJANE
14-04-2009, 06:18 AM
Ja 6 letrat e Mjedes per albanologun danez

Shpresoja se mund tė takoja Zotėrinė Tuaj nė kėtė Kongres tė Orientalistėve, por fatkeqėsisht shpresat e mija qenė zhgėnjyese. Pėrveē ēėshtjeve tė ortografisė sė shqipes doja tė diskutoja me Zotėrinė Tuaj mbi alfabetin e ri tė adaptuar nė Atdheun tim. Zotėria e Juaj do tė ketė dėgjuar se si, nė muajin maj tė kėtij viti, janė mbledhur ipeshkvijtė e Shqipėrisė pėr tė ujdisur, mbi njė mėnyrė tė vetme, tė shkruarit e gjuhės shqipe. Nė ato konferenca unė paraqita dhe mbrojta alfabetin Meyer, nė njė farė mėnyre tė modifikuar, sepse ipeshkvijtė mundėsisht, nuk donin, as shkronjat e binjakėzuara, as ato greke. Duke mos mė mbetur asnjė kopje e shtypur, po marr lejen t’Ju dėrgoj njė kopje tė dorėshkrimit.
Pesė ipeshkvij kanė adaptuar kėtė sistem pėr shkollat e tyre; Ata janė tė gatshėm, pak a shumė, tė pranojnė ato modifikime qė dijetarėt do t’i shikonin tė nevojshme. Arqipeshkvi i Shkodrės i ėshtė nėnshtruar pikėrisht edhe ai gjykimit tė dijetarėve, pėr t’i pranuar, apo jo. Unė kam bėrė pėr kėtė njė paraqitje tė shkurtė nė sesionin e parė tė kėtij Kongresi; por duke mos qenė aty asnjė specialist shqiptar, ato u mjaftuan me njė votim tė pėrgjithshėm. Profesori shumė i ndritur, Vilhelm Thomsen, mė dha pėr ato njė gjykim shumė ledhatues: Ai aprovoi tė gjitha, pėrveē d 1 pėr ä dhe ž pėr č; dhe do tė donte, nė vend tė tyre, š (ose š ) dhe ž ose g. Shenji š, propozuar prej Zotėrisė Suaj, tek Albania e Brukselit, nuk ėshtė nė simetri me shkronjat e tjera latine dhe pastaj, me karakteret latine tė shkronjave tė mėdha: unė do tė kisha propozuar, qė nė fillim š, por mė pėrmbajti propozimi i Juaj, i shprehur nė revistėn e lartpėrmendur.
Me tė njėjtin mendim tė Profesor Thomsen ėshtė edhe Profesori Bloomfield i Baltimores. Unė do tė isha i gatshėm tė pranoja š dhe g dhe i lutem pėrunjėsisht Zotėrisė Suaj tė mė shprehni gjykimin Tuaj mbi kėtė alfabet.
Sikurse tė mos tė vonohej pėr tė rėnė nė dorėn tuaj, kjo letra e ime do Ju lutesha me kėrkesėn pėr tė patur njė pėrgjigje sepse do tė mė ishte e nevojshme para kthimit tim nė atdhe. Nė njė rast tė tillė do tė mund tė mė shkruanit nė Vjenė: Manastiri Franceskan.
Shpresoj gjithashtu qė Zotėria e Juaj tė mos mėnojė tė sqarojė me kėshillat e tij Akademinė Shqiptare “Agimi” tė sapothemeluar prej ipeshkvijve, kryesinė e sė cilės ma besuan mua. Adresa ime, nė Shkodėr, ėshtė:
D. Andrea Miedia, Sekretar i Ipeshkvit tė Sapės, Shkodėr, Shqipėri.
Pranoni mė nė fund, Zotėri Profesor, shprehjen e adhurimit dhe tė respektit tim.

Hamburg, 10 shtator 1902. Me devocion
D. Andrea Miedia

Sot, i kthyer nga Pottenstein, gjeta letrėn Tuaj shumė tė ēmuar tė
11 muajit vazhdues. Falėnderoj pafundėsisht Zotėrinė Tuaj pėr xhentilencėn nė pėrgjigjen kaq tė shpejtė tė letrės sime e pastaj pėr dashamirėsinė e treguar ndaj sistemit tė propozuar prej meje. Vėrejtjet e Juaja janė shumė tė sakta; unė vetė, mė pėrpara, i pata propozuar Konferencės sė Ipeshkvijve ts dhe tš; por ato iu kundėrvunė sepse ishin tinguj qė pėrdoreshin shpesh, ndėrsa shkrimi bėhej mė i papėrcaktuar, ndėrsa pranuan dz dhe dž sepse ishin tė rralla. Mbėshtetur nė shėnimin e bėrė prej Zotėrisė Suaj nė parathėnien e “Tekste Shqipe” tuaja, u theksova ipeshkvijve, nė mėnyrė private, pėrdorimin e shenjės Y pėr e tė pazėshme, por pashė se nuk do tė aprovohej. Pikėrisht kėshtu jam i sigurtė qė nuk do tė dėgjohesha nėse do tė propozoja 2 , pėr . Pėrkundrazi do tė bėj ēdo gjė, madje, besoj se kam autoritetin tė vendosi š dhe ž pėr d 3, ž, aq mė tepėr qė me Zotėrinė Tuaj pajtohen edhe profesorėt Thomsen e Jarnik (ky me tė vėrtetė tha š e ž). Por pėrsėri do tė doja tė pyesja nėse ėshtė pikėrisht njė diēka e papėrshtatshme tė pėrdoroj Š. š nė vend tė š.
Zotėria e Juaj thotė qė sistemi me dy shkronja mund tė pėrfeksionohet deri nė njė shkallė tė lartė, p.sh. sh = š. Besoj qė Ju gjithmonė nėnkuptoni sikurse unė, nė fund iu drejtova letrės suaj, nė rastin qė t’i jepet njerės prej shkronjave tuaja, pėr shembull h njė rol special; sepse diagramet sh, gh, ch, th sikurse pėrdoren prej Albanisė sė Brukselit e prej njė shoqėrie tė Shkodrės, nuk mund tė shėrbejė pėr tė gjithė dialektet shqiptare, p.sh. greko-shqiptare: nishem (s+h); laghem (g+h); pichem (nė rasėn e c=k); nģithem.
Pardje kam qenė nė Pottenstein pranė dr. Jarnikut. Natyrisht biseda ra mbi Zotėrinė Tuaj, dhe ai mė tregoi qė Ju kishit kaluar disa javė nė Pragė, pranė tij. Ka qenė njė fatkeqėsi pėr mua qė nuk munda ta takoja Zotėrinė Tuaj pėr t’u ndriēuar mbi disa pika tė ndryshme. Por i gjėndur nė Shqipėri, do Ju shkruaj shpesh e shpresoj qė Zotėria e Juaj do tė mė japė kėshillat e njerėzishme. Pastaj do tė isha me fat, sikur, kurdo, qė tė ndodhė, tė mund t’Ju kisha mysafir nė shtėpinė time. Nuk do tė gjeni komoditetet e vendeve tuaja, por, sė bashku me varfėrinė, do tė gjeni gjithė zemėrbardhėsinė e mundur. Mjafton qė Zotėria e Juaj tė mė lajmėrojė dhe unė do tė vij shpejt t’u takoj nė port.
Dr. Jarniku ka shkruar pėr alfabetin tim “Gjithė kjo mė duket shumė praktike dhe shkencore”. Pėr sa i pėrket d4 e ž thotė se do tė donte ndonjė shenjė tjetėr. “ose diēka si shėnja greke tė modifikuara, ose ato tė cilat pėrdoren nė gjuhėt gjermanike, pra š, ž.”
Prej kėtu, mbas tre ose katėr ditėsh, do tė nisem pėr nė Shqipėri. Drejtimi im atje ėshtė: Nenšati-Scutari d’Albania.
Duke Ju falėnderuar pėr xhentilencėn tuaj, jam me ndjenjat e stimės sė thellė dhe tė adhurimit
i Zotėrisė Suaj sherbėtor shumė i devotshėm
D. Andrea Miedia,
Sekretar ipeshkvnor i Sapės
Wiena, 18 shtator 1902

Letra qė Zotėria e Juaj ka patur mirėsinė tė mė shkruaj muajin e kaluar ka qenė pėr mua ngushėllim i madh; ndėrsa miratimi i Zotėrisė Suaj ėshtė shpėrblimi mė i madh pėr lodhjet e mija. Nė anėn tjetėr alfabeti qė unė i kam propozuar atdheut tim ėshtė mė shumė i Juaji se sa i imi.
Tekstet qė unė jua kam dėrguar Zotėrisė Suaj kanė gabime shtypi dhe gabime kopjimi. Dhe arsyeja ėshtė qė unė nuk kam mundur tė kem bocat e shtypit pėr rishikim. Pastaj pėr kopistin, qoftė alfabeti, qoftė ortografia ishte gjė e re e kėshtu nuk ėshtė ēudi qė tė gabonte shpesh. Pėrveē saj, pas njė sorrollatje tė gjatė, se kush duhej tė mė shtamponte kėto tekste, nė fund u nxitua shumė, me qėllim qė tė paraqiteshin sa mė parė. Kėshtu qė nė katėr muaj unė i vetėm u desh tė shkruaja, tė kopjoja e tė kopjoja e tė rilexoja kėto katėr libra, dhe gjithashtu nė tė njėjtėn kohė, pesė tekste tė tjera qė janė nė shtyp.
Kisha ushqyer njė shpresė tė madhe qė Zotėria e Juaj do tė kishit ardhė vitin e shkuar nė Shkodėr, sikur para tre vitesh keni patur njė qėllim tė tillė. Do tė kisha trajtuar me Ju shumė ēėshtje tė ortografisė. Nė kohėn e sotme, Shkodra ėshtė gati njė grumbull gėrmadhash, por nuk do tė vonojė shumė dhe do tė mund t’u japė strehim mysafirėve, e nė njė rast tė tillė, Zotėria e Juaj do tė mund tė vinte, si nė shtėpinė e vet, nė rezidencėn episkopale, sepse vėllai i im, nga ipeshkėv i Sapės, ėshtė bėrė arqipeshkvi i Shkodrės. Unė pak a shumė ndalem nė dioqezėn e Sapės, sepse nė kėtė fushė tė gjėrė, pėrveē asaj pak qė mund tė bėj nė letėrsi mund t’i shėrbej atdheut duke futur pak bujqėsi racionale nė pėrdorimin e veglave tė pėrfeksionuara moderne. Por gjithashtu nėse do ta dija qė nuk jam tepėr i rėndė pėr Zotėrinė Tuaj, do tė merrnja lejen, nė njė kohė jo tė largėt, t’Ju propozoja disa ēėshtje ortografike pėr t’u ndriēuar nga ana e Zotėrisė Suaj.
Duke Ju falėnderuar pėrzemėrsisht pėr mirėsjelljen Tuaj tė kėndshme qė keni pėrdorur ndaj meje, gjithmonė me ndjenjat e stimės sė thellė e tė mirėnjohjes
Jam shėrbėtori i devotshėm i Zotėrisė Suaj shumė tė Ndritur
D. Andrea Miedia
Famullitari i Grāmšit
Shkodėr, 11 korrik 1905

Dėshiroj prej shumė kohe tė falėnderoj Zotėrinė Tuaj tė Ndritur pėr gjykimin ledhatues tė dhėnė mbi punimin tim tė vogėl e tė varfėr Vrejtje mbi artikuj e premna pronės tė giuhės shqipe; gjykim qė i detyrohet mirėsisė Suaj tė lindur.
Zotėria e Juaj u mrekullua qė mbas aq shumė vitesh unė u kujtova pėr Ju; po si mundem unė tė harroj durimin Tuaj dashamirės tė pėrdorur ndaj meje nė ēėshtjen e alfabetit? Si mundem unė tė mos ndjeja mirėnjohje pėr veprimin Tuaj tė palodhur nė hulumtimin e gjuhės sime amtare me njė mprehtėsi tė jashtėzakonshme pėr gati gjysėm shekulli?
Por mirėnjohja ime ėshtė diēka e vogėl; emri i Zotėrisė Suaj tė Ndritur tė mbetet pėrjetėsisht nė zemrėn e ēdo shqiptari.
Pėrsėri tani, i Ndrituri Zotėri Profesor, po vi t’Ju shqetėsoj duke kėrkuar njė gjykim Tuajin.
Duke studiuar prej meje mbaresat e emrave dhe tė pėremrave shqip, kam arritur tė bindem qė kėto mbaresa nuk janė tjetėr veēse pėremri i shkurtuar “i”: i dhaēė , e pashė, Njejės; u thaēė, i njof, Shumėsi. Duke shėrbyer pėr mashkullorin e femėrorin, kėto rasa, do tė shėrbenin pėr tė gjitha rasat mashkullore e femėrore. Pėrveē kėsaj mungesa e Emrores nė ato, do tė tregonte qė nė gjuhėn shqipe emrorja e emrave, do tė ishte njė casus indefinitus. (rasė e papėrcaktuar). Me kėto do tė ishte e natyrshme shpjegimi i gjindores, shumės - ve pa ndjekur ovom slave, sikurse bėn Skok, qė sipas mendimit tim ėshtė plot gabime; Edhe sikurse do tė ishte i lehtė shpjegimi i gjindores shumės “atune”. Njė gjurmė e kėtij pėremri e bashkuar me gjindoren, dhanoren njejės tė emrave qė mbarojnė me –a mė duket se mund tė jenė gjindorja, dhanorja, njejės “sai”.
Do tė isha pafundėsisht mirėnjohės, sikur Zotėria e Juaj e Ndritur tė denjonte tė mė tregonte pikėpamjen e Tij mbi kėtė ēėshtje.
Pranoni i Ndritur Zotėri Profesor shprehjen e nderimit dhe adhurimit tim mė tė lartė me tė cilin dėshiroj tė jem

i Zotėrisė Suaj tė Ndritur Sherbėtor i Devotshėm
D. Andrea Miedia
Profesor nė Seminarin Papnor
Shkodėr, Shqipėri

Letra e Zotėrisė Suaj tė Ndritur mė erdhi nė dorė mbas njė farė kohe sepse kishte shkuar mė parė nė Kostandinopol. Falėnderoj me gjithė zemėr Zotėrinė Tuaj tė Ndritur pėr mirėsjelljen qė keni pėrdorė duke mė kujtuar mua. Pres pastaj me ankth tre botimet tuaja, qė mė shėnon nė letėr. Hulumtimet gjuhėsore tė Zotėrisė Suaj tė Ndritur lidhur me gjuhėn shqipe, janė tė njė mjeshtrije shumė tė lartė; Sa herė qė unė kam patur rastin t’i kem, kam mbetur prej tyre pa mend i mrekulluar. Pėr ēdo rast, pėr tė mė gjetur pėrsėri, mund tė pėrdorni adresėn time…… Arcivescovado, Scutari d’Albania.
Tekstet shkollore nė botim qė jua kam pėrmendur Juve janė gjashtė, pėrvec atyre tė katėrtave qė tashmė Zotėria e Juaj i zotėroni dhe janė: 1.) Numeratorja. Ška³a e mjesYme; 2) E njėjta, Ška³a e tretY; 3) KYndime per ško³Y, Libri i tretY; 4)TY mblešunit’ e mYsimeve tY kYštźna, Pjesa e dytY; 5) E njėjta, Pjesa e tretY; 6) Historija šźjte. Posa do tė kenė dalė prej botimit do tė jetė detyra e ime qė t’Jua dėrgoj kopjet Zotėrisė Suaj tė Ndritur.
Duke qenė kėto ditė i transferuar nė Kukli (pranė lumit Drini) e duke u gjėndur nė ndėrtimin e shtėpisė sė re famullitare nuk kam mundur ende tė nxjerr nė qarkullim librat e mij; pra kėshtu nuk kam mundur tė shikoj as Meyerin, as Rossin. Ajo qė thuhet sinzY nuk mė ėshtė aspak e njohur. Madje, duke bėrė fjalė pėr njė vegėl tė zakonshme, mund tė siguroj qė nuk ėshtė aspak e dialektit gegė qė kupton Rossi. Nėse kjo fjalė tek Meyeri nuk ėshtė nė rendin alfabetik, jam i sigurtė qė ėshtė njė gabim i shtypshkronjės, nė vend tė k½zY (me kie = me krasitė), ndoshta Rossi ka shtuar n pėr hundaken.
Pranoni i Ndrituri Zotėri Profesor, shprehjen e nderimit dhe adhurimit tim tė lartė.
Kukli, 1 qershor 1906
I Zotėrisė Suaj tė Ndritur
Sherbėtor shumė i devotshėm
D. Andrea Miedia,
Famullitar i Kuklit

I Ndrituri Zotėri Profesor

Lajmi i pėrvjetorit Tuaj tė shtatėdhjetė, ka mbushur me gėzim tė patreguar zemrėn time. Zotėria e Juaj i Ndritur, nė vazhdėn e gjatė tė kėtyre viteve ka kaluar si njė diell mesditės, duke shpėrndarė rrezet e tij tė ndritshme mbi errėsirėn e institucioneve tė shumė gjuhėve tė huaja e pėrtej tė tjerave ka kontribuar nė njohjen e gjuhės sime amtare. Tė tjerėt kanė folur e do tė flasin pėr meritat Tuaja shumė tė larta nė kėtė degė tė diturisė njerėzore; Unė nuk mundem tjetėr, veēse t’Ju shpreh mirėnjohjen time mė tė thellė pėr investigimet Tueja shumė diturake mbi gjuhėn shqipe. Falėnderoj Zotin qė mė ka dhėnė kohėn pėr tė parė kėtė ditė tė lavdishme pėr tė ndritshmin Zotėrinė Tuaj duke mbushur pikėrisht edhe unė shtatėdhjetė vjetėt (19.11. 1866).
Lajmi i kėsaj dite tė lumtur pėr Zotėrinė Tuaj tė Ndritur mė arriti mė 3 tė kėtij marsi. Ndonėse kishte kaluar kufiri qė tė merrnja pjesė nė “Tabula gratulatoria” tė omazhit ndėrkombėtar qė Ju ofrua nė atė ditė shumė tė gėzueshme, unė nuk do tė doja tė hiqja dorė nga tė dėrguarit e kėsaj letre pjesėtarėve tė kėsaj ceremonie. Ju lutem pranoni Zotėri i Ndritur shprehjen e mirėnjohjes sime tė sinqertė dhe tė njė adhurimi tė thellė.

i Zotėrisė Suaj tė Ndritur, Sherbėtor i Devotshėm
D. Andrea Miedia
Profesor nė Kolegjin Saverian dhe Seminarin Papnor

Shkodėr 26 mars 1937