View Full Version : Jeronim De Rada
GRUDJANE
10-02-2006, 03:33 AM
Jeronim De Rada
Hyrje
Jeronim De Rada lindi me 1814 ne fshatin e vogel dhe piktoresk Maki te Kozences, jo larg nga Shenmiter Korona, qender e kolegjit arberesh Shen-Adrianit. Ne kete kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, qe paten rendesi te vecante per formimin e personalitetit te tij. Aty ai studioi letersine antike dhe moderne, njohu idete e Revolucionit Francez, qe ndikuan ne formimin e personalitetit te tij. Me 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti nje vit ne fshat, per te permiresuar shendetin. Pikerisht gjate qendrimit ne vendlindje ndodhen dy ngjarje, qe do t'i jepnin hov krijimtarise se tij letrare. Ne shekullin XIX ngulmimet arbereshe, sidomos ato te arberesheve te Italise kishin ruajtur te paprekur ndjenjen e dashurise per atdheun e te pareve, gjuhen, zakonet e tradiat stergjyshore, e shfaqen me nje force te vecante vetedijen e tyre shqipatre edhe ne fushen e levizjes kulturore e letrare. Letersia e re qe lindi tek arbereshet pertej Adriatikut nga dhjetevjeteshi i trete i atij shekulli, me gjithe tiparet e vecanta qe buronin nga kushtet ne te cilat ndodheshin te merguarit, ishte nje dege e letersise shqiptare te kohes, e lindur si shprehese e idealit te clirimit te atdheut. Prandaj, ne qender te kesaj letersie ishte ideja patriotike, evokimi i traditav e te lavdishme te popullit tone dhe, ne rradhe te pare, i kohes se Skenderbeut. Tipari themelor i jetes politike te Italise ne gjysmen e pare te shekullit XIX ne Itali eci perpara procesi i shuarjes se marrdhenieve feudale dhe i zhvillimit te marrdhenieve te reja kapitaliste. Italine, vecanerisht pjesen jugore te saj e dallonte nje prapambetje dhe varferi e madhe
Pikerisht ne keto kushte i dhane hov levizjes kombetareper clirimin e vendit. Ne krye te levizjes se masave ne vitet `20 u vu borgjezia liberale dhe organizata e fshehte e karbonareve.
Lufta e tyre arriti nje rezultat te pjesshem: kufizimi i absolutizmit permes kushtetutes. Ne vitet `30 doli ne skene oragnizata "Italia e Re„, e themeluar nga revolucionari Maxini, qe rrithte nga shtresat e borgjezise se vogel. Ajo veproi permes kompllotesh e kryengritjesh, te cilat deshtuan, sepse organizata nuk nuk mbeshtetej ne masat e gjera te popullit. Te njejtin fat pesuan edhe aksionet revolucionare popullore ne vitet 1848-`49, kur levizja per clirimin e Italise u ngrit ne nje shkalle te re dhe mori perpjestime shume te gjera. Si rrjedhim, bashkimi i Italise u arrit vetem ne vitin 1867 dhe u konsolidua plotesisht me 1870. Frytet e fitores i korren borgjezia e madhe dhe cifligaret liberale, te cilet nuk i plotesuan kerkesat e masave per ndryshime shoqerore, madje as per republike dhe e bashkuan Italine nen dinastine e Savojes. Nje rol te ndjeshem ne ngjarjet e kohes luajten edhe arbereshet, qe ne levizjen per clirimin e zhvillimin demokratik te vendit shfaqen nje heroizem e shpirt sakrifice te rralle.
Ne keto kushte, te bashkatdhetaret tane pertej detit lindi nje veprimtari aktive politiko-kulturore e letrare, qe u dendesua sidomos ne gjysmen e dyte te shekullit XIX. Kjo veprimtari mori hov nga kontaktet perhere e me te dendura me levizjen kombetare te Shqiperise, me rrethet politike te ngulimeve te ndryshme shqiptare dhe me personalitetet me te shquara qe ishin ne krye te kesaj levizjeje. Letersia arbereshe e shekullit XIX kishte si tipar te saj kryesor patriotizmin. Duke qene shprehje edhe e aspiratave demokratike dhe e pakenaqesise ndaj kushteve shoqerore, ajo, qe ne fillim i kushtoi vemendje te vecante problematikes shoqerore.
Per frymen demokratike te letersise arbereshe deshmon edhe interesi qe u tregua per luften clirimtare te popujve te tjere. Kjo letersi gjeti shprehjen e vet permes drejtimit letrar te romanticizmit, po u ushqye nga nje filozofi qe, me racionalizmin e saj, dukej se binte ne kundershtim me "etjen per pafundesi„ dhe "kultin e ndjenjes„, qe e dallonte kete drejtim nga filozofia iluministe.
Figura me e ndritur e kesaj letersie dhe nje nga figurat me te medha te Rilindjes sone eshte Jeronim De Rada.
Jeronim De Rada lindi me 1814 ne fshatin e vogel dhe piktoresk Maki te Kozences, jo larg nga Shenmiter Korona, qender e kolegjit arberesh Shen-Adrianit.
Ne kete kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, qe paten rendesi te vecante per formimin e personalitetit te tij. Aty ai studioi letersine antike dhe moderne, njohu idete e Revolucionit Francez, qe ndikuan ne formimin e personalitetit te tij.
Me 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti nje vit ne fshat, per te permiresuar shendetin. Pikerisht gjate qendrimit ne vendlindje ndodhen dy ngjarje, qe do t'i jepnin hov krijimtarise se tij letrare. Djali u njoh me folklorin, qe i zbuloi atij shpirtin e popullit te vet. Po ne kete kohe ai njohu nje vajze te varfer, te bijen e nje bariu, qe e afroi me njerezit e thjeshte dhe i frymezoi vjersha te ngrohta dhe te ndiera. Nje bote me e gjere u hap para De Rades se ri me 1834, kur i ati e dergoi te studionte per drejtesi ne Napoli, qender e madhe kulturore-politike e Italise se Jugut. Aty i riu arberesh u njoh me levizjen letraree politike te kohes, shkroi dhe botoi krijimet e para letrare. Aty lindi vepra e tij e pare e botuar "Kenget e Milosaos„, qe shenonte agimin e nje periudhe te re per letersine kombetare. Kjo veper hodhi kushtrimin per clirimin e atdheut te stergjysherve:
"Erdhi dita e Arberit„!
Vepra "Kenget e Milosaos„ u botua me 1836. Poema, me vlerat e saj te spikatuar ideore dhe artistike, e beri te njohur poetin dhe ngjalli entuziazmin e arberesheve. Qe nga ajo kohe fillon per De Raden nje rruge e re: rruga e perpjekjeve aktive per t'i dhene drite atdheut te te pareve. Po ate vit ai u shtrengua te nderpriste studimet dhe te kthehej ne fshat, per shkak te koleres qe kishte rene ne Napoli. Pa shkuar asnje vit poeti mori pjese ne nje komplot per te permbysur regjimin absolutist te Burboneve. Komploti deshtoi dhe poeti, per t'i shpetuar burgosjes ose denimit me vdekje, u detyrua te jetonte gjashte muaj si komit.
Edhe me vone, kur ai bente praktiken si avokat ne Napoli, policia e gjurmonte si njeri te dyshimte. Me ne fund e arrestoi dhe e burgosi. Pas lirimit nga burgu, De Rada mbeti pa pune dhe u shtrengua te hynte si mesues privat ne nje familje fisnike te Napolit.
Me 1840 ai botoi poemen e vet te dyte, "Serafina Topia„ e cila me teper sesa nje poeme dashurie, ishte nje himn per bashkimin dhe vllazerimin e shqiptareve. Censura burbone, duke kuptuar idete liridashese te librit, nuk lejoi qarkullimin e tij. Megjithate, poeti vazhdoi rrugen e krijimtarise, duke plotesuar "Milosaon„ me kenge te tjera, duke botuar, per here te dyte poemen "Serafina Topia„ dhe tragjedine "Numidet„(italisht). Ne kete periudhe De Rada u be i njohur edhe jashte kufijve te Italise. Veprimtaria letrare nuk e largoi poetin nga politika. Baticat revolucionare te vitit 1848 e gjeten De Raden duke mbrojtur aktivisht pikepamjet perparimtare permes gazetes se tij "Arbereshi i Italise„. Shperthimi i reaksionit te eger e detyroi ate te mbyllte gazeten e te terhiqej ne fshatin e lindjes "per te pritur kohe me te mira„. Megjithate, poeti, nepermjet punes se vet, nuk e reshti veprimtarine politike. Ne kete kohe ai iu kushtua me teper ceshtjes kombetare shqiptare. Me 1849, pas perpjekjeve aktive te De Rades, ne kolegjin e Shen-Adrianit u vendos mesimi i shqipes dhe poeti u be mesues is saj., po pas tre vjetesh u pushua nga puna per idete e tij perparimtare.
Me 1847 dhe me 1848 De Rada kishte nxjerre ne drite Rrefimet e Arbrit, kater novela ne vargje, ku ideja patriotike vinte duke u fuqizuar ne krahasim me krijimet e tij te para. Keto novela dalloheshin per nje romantizem me karakter te stuhishem, per thellesi lirizmi, por kishin edhe erresi dhe copezim. Me 1850 poeti u martua me arbereshen Madalena Melkji, me te cilen pati kater djem. Pas vitit 1860 ai filloi te boronte nje sere veprash estetike, gjuhesore, politike, folklorike, qe mbeshtetnin aktivisht ceshtjen shqiptare, si "Parimet e estetikes„(1861), "Lashtesia e kombit shqiptar„(1864), "Rapsodi te nje poeme arbereshe„(1866) etj. Me 1878 poeti ngriti hapur zerin ne mbrojtje te Lidhjes Shqiptare te Prizerenit, duke protestuar me force kunder cenimit te teresise tokesore te Shqiperise. Ai tashme ishte lidhur ngushte me levizjen kombetare dhe atdheun e te pareve dhe militonte ne dobi te kesaj ceshtjeje edhe nepermjet publicistikes. Keshtu, me 1883-`87 De Rada nxorri revisten e pare shqiptare "Flamuri i Arbrit„, qe u be tribine atdhetarizimi dhe mbrojtese e interesave tona kombetare ndaj synimeve grabitqare te shovinisteve fqinje dhe te imperializmit austriak e italian, duke shtruar kerkesen per autonomine e Shqiperise. Vitet e fundit te jetes qene te renda e te mundimshme. Fatkeqesite e renda familjare (vdekja e gruas dhe e djemve) nuk e mposhten poetin, perkunderazi ai u be me i zjarrte se kurre ne veprimtarine e tij poetike e krijuese. Ne kete kohe ai perfundoi poemen e gjate "Skenderbeu i pafat„, poemen "Gjon Huniadi„ variantin e fundit te "Serafina Topise„, me titull "Nje pasqyre e jetes njerezore„. De Rada organizoi edhe dy kongrese gjuhesore per ceshtjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895, Unger, 1897), mori pjese ne Kongresin XII te orientalisteve ne Rome, ku foli per gjuhen tone dhe, me perpjekjet e tij u cel nje kateder e shqipes ne Institutin e Gjuheve Orientale ne Napoli.
Ne kete periudhe ai ishte perseri mesues i shqipes ne Shen-Adrian. Vdiq me 1903, ne moshen nentedhjetevjecare, ne nje dhome te shkrete, pa drite, pa zjarr, pa buke, duke lene pas pikellimin e gjithanshem te arberesheve.
GRUDJANE
10-02-2006, 03:34 AM
Kenget e Milosaos
Kenget e Milosaos eshte vepra e pare e De Rades dhe me e njohura. Me kete poeme liroko-epike teper te vecante poeti afirmohej si individualitet i fuqishem dhe origjinal. Skema e subjektit te poemes eshte e njohur ne letersine sentimentale dhe romantike, nje dashuri e kundershtuar nga mjedisi. Po kerij motivi te njohur De Rada i jep nje freski te jashtezakonshme. Thjeshtesia ne dukje e fabules dhe subjektit lind iluzionin per thjeshtesi te idese. Ne te vertete, mesazhi i kesaj vepre eshte kuptuar ne menyra te ndryshme nga studjuesit: disa mendojne se ne qender te poemes eshte ideja patriotike, disa jane per idene e dashurise ne lufte me paragjykimet shoqerore, te tjere thone se qendrore eshte ideja e afirmimit te dashurise si ide e madhe njerezore.
Po te analizojme me kujdes vepren, do te shohim se ideja e luftes se ndjenjes se paster me paragjykimet e mjedisit eshte teper e fuqishme, ajo i pershkon te gjitha kenget, ajo organizon konfliktin e protagonisteve me shoqerine dhe me rethanat, kurse ideja patriotike rrjedh ne veper me teper si rryme e nendheshme, e cila, megjithate, njeh shperthime te fuqishme e tronditese. Edhe kjo ide behet baze per nje konflikt tjeter ndermjet ndjenjes dhe detyres: protagonisti disa here shpreh deshiren e vet per te luftuar per clirimin e atdheut, deshire qe mbeshtetet nga e ema dhe nga populli si figure kolektive. Kjo deshire perleshet me ndjenjen e dashurise ne vetedijen e protagonistit dhe me vete qendrimin e se dashures qe do t`a mbaje prane vetes. Kurorezimi i idese patriotike, triumfi i ndjenjes se detyres ne shpirtin e protagonistit eshte renia e tij heroike ne lufte, te ciles i kushtohet nje kenge e shkurter, po teper shprehese (sikur konflikti kryesor te ishte ai midis dashurise dhe mjedisit, logjikisht poema do te merrte fund me kurorezimin e kesaj dashurie me martese). Pra, sipas mendimit tone ne poeme problemi patriotik dhe problemi i luftes se ndjenjes me mjedisin jane ide paralele njesoj te rendesishme. Andaj edhe poeti e quante kete veper te vet "roman dyfish lirik„, meqenese ajo kish lindur nga dy shqetesime te thella te tij. Poeti pohon nepermjet kesaj vepre dy ide: te drejten e individit per te qene i lire te zgjedhe fatin e vet dhe pashmangshmerine e luftes se armatosur per te cliruar atdheun. Kjo ide e fundit shprehet ne vargjet kushtruese:
Erdhi dita e Arbrit!
Doemos do vdesim
ne shtrat, ne mos rencim
ne prag te shtepive tona!
Vazhdimesi dhe thellim te kesaj ideje gjejme ne vallen e grave qe e percjellin Milosaon per lufte:
Sjellsh ti nje ushtri fatmire,
te na i hape keto brigje
lirise qe borem.
Nepermjet shkaterrimit te shpejte te lumturise familjare te Milosaos, shprehet ideja se nuk mund te kete lumturi vetjake, kur atdheu eshte i roberuar, se detyres se madhe te luftes per clirim i duhet nenshtruar cdo gje. Nje ide tjeter e poemes eshte ajo e barazise midis njerezve. Kjo pohohet permes dashurise se dy te rinjve prej klasash te ndryshme, permes figures se bijes te Kallogrese, vajze me virtyte te larta; po keshtu permes pershkrimit te idealizuar te lumturise se tyre te thjeshte, qe i mposht veshtiresite materiale si dhe permes pershkrimit, ne disa vende, te jetes se rende te te varferve dhe simpatise qe tregon autori per ta. De Rada e shfaq veten demokrat ne kete poeme. Ai shpreh edhe filozofine e qendreses morale nepermjet vargjeve te thjeshta e te madherishme te frymezuara nga poezia popullore:
Duro, zemer, duro,
si duron mali me bore
si dhe nepermjet fatit te protagonistit, qe u beri balle ne fillim tere pengesave qe ndesh per te realizuar dashurine e tij dhe, me vone, humbjes se tere njerezve te dashur. Ne zgjidhjen e dy konflikteve te poemes ka njefare artificialiteti. Si per konfliktin e pare, si per te dytin poeti perdor mjete te kerkuara: ne rastin e pare nje termet qe rrafshon Shkodren dhe varferon Milosaon; ne rastin e dyte vdekjen e Rines. Megjithate, deri diku ruhet logjike e veprimit dhe e karaktereve: edhe pas termetit familja e Milosaos nuk heq dore nga paragjykimet, kurse vdekja e Rines vetem e forcon ndjenjen atdhetare ne shpirtin e Milosaos.
Ne poeme perdoret forma e veterrefimit, e dashur per romantiket. "Kenget e Milosaos„ eshte nje shembull tipik i "parregullsise lirike„ romantike. Poema eshte e ndertuar ne menyre te tille qe kalimi nga nje kapitull ne tjetrin eshte krejt i befasishem madje kenget e poemes mund te duken si vjersha te vecanta. Unitetin poemes nuk ia jep bashkrendimi logjik i ngjarjeve permes subjektit, por ideja poetike. Copezimi i poemes eshte ne perputhje me parimet krijuese te De Rades, qe poezia duhet te jape kulmet e jetes dhe te shfrytezoje nentekstin. Vecse ky parim krijues here-here e kalon masen.
Poezia popullore e ka ushqyer kete veper me frymen patriotike dhe me optimizmin e natyrshem, te shendetshem, permes te cilit populli kupton jeten, vdekjen, dashurine. Kjo poezi i ka dhene vepres figuracionin e pasur, te fresket dhe teper origjinal si dhe metriken ku zoteron vargu i bardhe teterrokesh trokaik.
Personazhet e poemes paraqiten ne castin e tendosjes me te larte te mendimeve e te ndjenjave, qe gjen shprehje ne nje lirizem te vrullshem. Poeti deperton thelle ne boten shpirterore te personazheve te vet, e pasqyron ate me larmi nuancash. Ai pershkruan po me ate force shprehese dashurine e zjarrte te djalit ("Vec me sy shihemi, bota te permbyset„) ashtu edhe ndjenjes se ndrojtur te vajzes, qe nuk di t'ia shpjegoje as vetes se saj ("nga m'erdhi te kurmi gjithe ky gezim„). Poeti eshte treguar mjeshter ne dhenien e mjedisit patriarkal te fshatit, ku vajzat nuk guxojne te dalin nga dera, vecse kur nuk jane "eterit e vrenjtur", mjedis ku sundojne thashethemet.
Milosaoja eshte edhe hero lirik, edhe personazh veprues. Ai misheron heroin romantikme bote te gjere shpirterore qe ngrihet me lart se mjedisi; njekohesisht edhe tae hero qe kryen nje faj tragjik dhe, disi zbehte, nga fundi dhe heroin luftetar. E dashura e tij. Rina, misheron idealin romantik te vajzes se dashuruar, bashkeshortes dhe nenes, po ka edhe disa tipare reale te fshatares arbereshe. Nena e Milosaos dhe e motra jane me teper silueta, sesa personazhe, por qe te mbeten ne mendje. E para misheron aristokracine patriote dhe prandaj dallohet si nga atdhetarizmi, ashtu edhe nga konservatorizmi. Motra e Milosaos misheron vetemohimin e e larte dhe te heshtur te motres per vellane.
Vepra eshte vendosur ne shekullin XV, kur populli shqiptar, nen udheheqjen e Skenderbeut, i beri balle perandorise se fuqishme osmane. Kjo vendosje eshte me teper simbolike e konvecionale (karakteret e pasqyruara dhe sfondi i pergjigjen realitetit te jetes arbereshe bashkekohore), por poeti ka mundur te jape frymen kombetare, nepermjet filozofise, vecorive te karaktereve, zakoneve. Sipas estetikes se De Rades poezia duhet jo vetem te paraqese me saktesi format plastike te gjerave, por duhet edhe te perdore dhe tingellimin muzikor, ritmin onomatopeik, per te shprehur dicka me te thelle, thelbin e brendshem te gjerave. Dhe "Kenget e Milosaos", ku brendia dhe forma shkrihen ne nje teresi te harmonishme, i misherojne ne menyre te goditur keto parime estetike. Te gjitha dukurite e realitetit jepen aty me nje dore piktori; dhe njekohesisht muzikaliteti i vargut, ndonese mungon rima, eshte i larte.
Nje element me rendesi te "Kenget e Milosaos„ eshte natyra, pothuajse gjithnje e shkrire me ndjenjat e personazheve. Shqetesimin e djalit gjate grindjes me te dashuren ai e jep me levizjen e deleve neper vathe, kurse dhembjen e tij te thelle per vdekjen e gruas e jep permes kontrastit me perteritjen e perhershme te natyres.
Vepra ka nje origjinalitet te vecante qe i vjen nga shkrirja e mahnitjes, gezimit feminor ne soditjen e botes, karakteristike per poezine popullore, me shqetesimet, dyshimet e forta te poetit romantik.
GRUDJANE
10-02-2006, 03:35 AM
Serafina Topia dhe Skenderbeu i Pafat
Veprat kryesore poetike te De Rades jane "Kenget e Milosaos", "Serafina Topia„ dhe "Skenderbeu i pafat". "Kenget e Milosaos„ ishte nje poeme lirko-epike, ku frymezimi i poetit ka qene teper i kulluar dhe eshte arritur harmonia midis brendesise dhe formes. "Serafina Topia„ dhe "Skenderbeu i pafat„ jane poema me vellim te gjere, te cilave poeti u kushtoi pothuajse tere jeten. Ne keto vepra eshte forcuar epizmi dhe eshte rritur thellesia e problematikes ne krahasim me krijimet e rinise. Ideja patriotike qe ishte si nje rryme e nendheshme tek Milosaoja ketu ka dale ne plan te pare. Poeti ka synuar te jape tabllo te gjera te kohes se Skenderbeut. Skenat e betejave alternohen me skena intime, qe te jepet keshtu sa me i plote shekulli XV ne Shqiperi. Ketu eshte forcuar edhe perpjekja per ngjyrim historik… Poeti shpreh frymen heroike te kohes ne menyre madheshtore te "Skenderbeu i pafat", nepermjet skenave te heroizmit masiv dhe atij te vecante, sic jane skena e betejes se Shkodres, skena e vrasjes se pashait turk nga Astriti, nje trim shqiptar, dhe skena e ndeshjes se Skenderbeut me dy tartaret. Epoka e Skenderbeut ketu pasqyrohet ne perpjestime te medha vigane. Ne veprimin e poemes marrin pjese jo vetem individe te vecante me veti te jashtezakonshme, po gjithe kombi, si masat popullore, ashtu edhe aristokracia. Keto poema dallohen per shkrirjen e epizmit, lirizmit, dhe dramatizmit, ketu poeti i jep jete nje galerie te pasur personazhesh, midis te cileve spikatin Skenderbeu, qe eshte i pranishem ne te dyja poemat, dhe Serafina Topia, protagonistja e poemes, "Nje pasqyre e jetes njerezore„ qe shfaqet edhe te "Skenderbeu i pafat„. Skenderbeu misheron idealin e udheheqesit -si ushtarak dhe burre shteti,- por De Rada ndalet edhe ne anen e tij thjeshte njereore te tij. Serafia Topia misheron idealin e gruas shqiptare dhe njekohesisht idealin e njeriut te zhvilluar ne menyre te gjithanshme. Romatizmi i De Rades merr ne keto poema ngjyra te forta, heroikja nderthurret me tragjiken. Problematika patriotike (ceshtja e clirimit me lufte te armatosur, problemi i bashkimit te shqiptareve, ceshtja e udheheqjes) ne keto poema eshte ne qender te vemendjes, por shoqerohet edhe nga nje larmi problemesh shoqerore, morale dhe filozofike, sic jane: shfrytezimi feudal, e drejta e njeriut per te vendosur per fatin e vet, ceshtja e se mires dhe se keqes, e drejta e njeriut per lumturi. Keto probleme misherohen te personazhe nga me te ndryshmet. Poeti shfaq nje thellesi te vecante zhbirimi ne boten e brendeshme te krijesave te veta. Vecanerisht te gjalla jane figurat e grave, si: Imotea, Agata, Frosina, Vantisana, te "Skenderbeu i pafat"; Serafina, Evoda, Parayllja, Olimpia te "Nje pasqyre e jetes njerezore".
"Skenderbeu i pafat" shkrin elemente te eposit me elemente te poemes kombetare-historike dhe te poemes filozofike. "Nje pasqyre e jetes njerezore"eshte edhe ajo origjinale per nga lloji, shkrin llojin e poemes shoqerore-psikologjike me llojin e poemes epiko-heroike.
Te dyja poemat kane marre nga poezia popullore hiperbolizmin e figurave te kreshnikeve dhe pasurine e figuracionit. Vargu afrohet me vargun e lire.
De Rada mbetet poeti qe hodhi themelet e letersise me te vertete artistike arbereshe, dhe dha nje ndihmese te madhe per tere letersine kombetare. Ai qe i pari qe ngriti ne art epoken e lavdishme te Skenderbeut. Duke pasqyruar "Motin e madh", kohen e "Skenderbeut". De Rada hodhi kushtrimin per lufte te armatosur kunder zgjedhes osmane. Ai eshte njekohesisht i pari qe celi traditen e mbeshtetjes se letersise arbereshe ne poezine popullore. De Rada qe edhe levruesi i pare i poemes epiko-lirike, i noveles ne vargje dhe i poemes epike. Gjithashtu ai ka meriten qe levroi deri diku poemen shoqerore, ndonese nuk i kuptonte deri ne fund kontradikatat klasore. Poeti ka simpati per njerezit e thjeshte, pasqyron me dhembje mjerimin dhe shfrytezimin, ka besim te madh te njeriu dhe te mundesite e tij, megjithate deri diku ndikohet nga fatalizmi dhe misticizmi, qe vende-vende ia demtojne krijimtarine nga ana ideore, madje edhe estetike. Ne thelb vepra e De Rades i perket romantizmit perparimtar, nje romantizmi vecanerisht origjinal, qe nuk i kendon vetem te jashtezakonshmes, por zbulon edhe poezine e se zakonshmes. De Rada eshte mjeshter i stilit te permbledhur dhe teper shprehes, i perdorimit te figuracionit, qe dallohet per freski dhe ndikim te forte emocional. Gjuha me te cilen shprehet De Rada, eshte e pasur, por disi e erret, Poeti pati nje ndikim te madh ne veprat e shkrimtareve arbereshe dhe nje ndikim me te vogel te shkrimtaret e tjere te Rilindjes.
Kodra 1
15-09-2008, 06:33 PM
K E N G E T E M I L O S A O S
Kangjelji I
Ljis jeta kishe nderruar,
uj te ri nde dejtit
kaljtheruar te dit e re;
por llumbardh e Anakreontit
ronej Temp e moceme.
N`duj nje dit vate te malji
e s`u pruar si kish zakon.
Vet ce ate s`e thajti bora,
s`e pergjaku akulli,
se m`u resht njera ce ra
tek e bardha shpia ime.
Kur te drita dheu me shpi
u sbuljua je dejti,
si garea ce delj per sish,
mua me zgjoi, tue fjuturuar
qeljqevet finesteres.
M`u pataksa e ruata jashtin :
rusht pak skallankur
dheut en i kin hje;
ljulje ljiu te gapura,
nd`era i tunden e perzien
nd`at ninulj qeshenjen.
si ato ljulje qielli.
Ti ruaje e se kuljtoje.
nje mbuin njerezish.
Kallezoret mbe dhemat
mbajn kangjelje.Ka i goi
ahjena nder time motera
kishi arren e mema ime
emerin tim thoj per nde shpi.
Nje gare m`u rodh te kurmi,
si garea mbremjes te shtrati,
kur vajza e ngrohet
ndien per te parezen
sist ce m`i frihjen
Kenga I
Bota kish nderruar lisa,
uji i ri ne det
kaltronte n`ditn` e re;
por lumbardha e Anakreontit
ne Temp rronte e mocme.
Nd`uj nje dit` vate te mali
e s`u kthye si e kish zakon.
Vec`qe ate s`e thau bora,
s`e pergjaku heshteza,
po u largua gjersa ra
tek e bardha shpia ime.
Kur n`agim toke edhe shpi
u zbuluan bashk` me detin,
si hareja qe del sysh,
me zgjoi duke ferfelluar
qelqeve t`dritares.
U pataksa e ruajta jashte:
rrusht` , pak aguridhe,
dheut tone i kishin hie;
lule liu te hapura,
n`i tund era e i perzien,
ne ate ninull qeshin;
Si ato lule –qielli.
Ti veshtroje dhe s`kujtoje
asnje mbehi njerezish.
Kallezoret neper duajt
po kendonin.Dheut huaj
ahere nder time motra
kisha arritur; mema ime
emrin tim thosh neper shpi.
Nje hare me rrodhi kurmit,
si hareja kur te shtrati,
mbremanet, vajza e ngrohte
ndien per te parazen
siset qe m`i fryhen.
Kodra 1
15-09-2008, 06:35 PM
Kangjeli II
Vreshtat in te vardhurore:
erth ka malji dheljpera
me te ljodheta te bijlat
porsa paru in te vjelja;
e te hera ce nder sheshet
sqepet djelli, si te bota
ema ce kentuan nje valle,
vet Fjokat u m`u hjimisa.
E perveshurez, e ljart,
me keshen te pjeksurith
nde nje jetullez te bardh,
ish te kroi nje vash.Te balli,
nje keshill i kish hje.
I ljidhur te brezi kaljther,
skemantilj`i ngit mbe truall.
Mua sa me ndieti,
shtuara vasha m`u pruar,
gjifritur, pjono hje,
me te trembur nje gare.
Trimi : -vajz, me jep ti nje pik uj?
Vajza : - sa te duash ti, bire zoti.
- Kuj e bilje je ti ,vash?
Mos me je ti e dheut guaj?
Kur jesh djalj e Salloniq
vajta, vajza neng ishin
nde katund me aq gadhi,
Nde ceret e dhezures,
vucen ajo ngrenej,
- Jam e bilje kollogres,
ngrejti ballet e sbuljuar.
Na vejim asaj udh,
gjembat ce vireshin tek udha
se gervishtetin at kopilje :
me llort te pergjakura,
ka ballt u me ja reshta.
Di buz te qesheme,
nje herje te bardh,
at mbrema dukeshim
Kenga II
Vreshtat ishin verdhellore.
Erdh nga mali dhelpera
Me te lodhurat te bijat,
me te mbaruar te vjelat;
e at`here kur nder sheshe
fshihet dielli ( si nen toke
memat qe kenduan ne valle),
kur ne Fjokat une rashe.
E perveshur e e larte,
me gershet te pleksur
ne nje lidhese te bardhe,
ish te kroi nje vash`.Te balli
nje mendim i kishte hie.
I lidhur te brezi i kalter,
mbi truall i cik mandili.
Posa qe me ndjejti,
vasha drejt nga une u suall,
gjifyre edhe plot hie,
me nje te trembur hare.
Trimi : - Vajze, a m`ep ti nje pike uje?
Vajza: - sa te duash t`i , bir zoti.
- kuja bije je ti, vashe?
.
Mos me je nga dheu i huaj?
Kur, djalosh, ne Selanik
vajta, vashezat nuk ishin
ne katund me kaq hir.
Ne ceret e ndezur,
vucen ajo ngrinte:
-Jam e bije e Kollogrese,
ngriti ballet e zbuluar.
Duke shkuar asaj udhe,
gjembat qe vareshin udhes
s`e gervishtnin ate cupe:
me lleret pergjakur,
une nga ballet ia reshtja.
Dy buze te qeshura,
njej here te bardhe,
at mbremje dukeshim.
Kodra 1
15-09-2008, 06:36 PM
Kangjeli III
Ish e mbreme shen Meris
e vashat ljeshuame
ka te bridhurit, nder dier
fjisin, se nde vateret
s`in te jaterat e vreret.
Paru e zej nj`anankasi:
Ndaheshin ar e ljiner,
pritej nata tek na.
Gavnare bilja zonjash
Te ljuajin te perdorme
me te nderem bilj buljari.
Engjeljit ashtu nder qiell,
me te mire se njerezit,
mbanjen vece garen e tire,
Dolla u Rodh e kopshtin
Paru eljpit e perflushur,
ecia per nden ullinjet.
Posht te kroi, me kater vasha,
me te bardh sqepe nder kriet,
erth`e bilje Kollogres.
Dukeshin kallez te karpisur.
Vajza : - Fanemir kush na duall?
mbi Rodhen fushamir
si vantilje Arberit!
Fanemir ajo kopilje
ka e jema e puthurez,,
ce te kragu t`i pushonj!
Ka te niset e magjepsur?
Ka vorea si dejti,
o ka e bardha mjezedit?
Kenga III
Ish te mbremja e shen Merise.
Vashat kishin lene lodrat
E te dyert kuvendonin,
se nuk qene ne shtepi
eterit e vrenjtur.
Kudo niste nje nxitim:
ndaheshin ar e kandile,
tek ne pritej nata.
Bija madheshtore zonjash
perdorez do luanin
me te nderem bij bujaresh.
ashtu si engjejt ne qiell,
me te mir` nga njerezit,
bejne vec harene e tyre.
Dola ne Rodh e , te kopshti,
ku po frushullonte elbi,
eca nen ullinjte.
Posht` te kroi, me kater vasha,
me te bardhe cip kreit,
erdh e bije e Kollogrese.
Dukeshin kallez te pjekur.
Vajza : -Fatmirosh ai qe na del,
mbi Rodhen e gjetheruar
si flamur i Arberit!
Fatmiroshe ajo cupe ,
qe, e puthur nga e ema,
do pushoje n`at krah!
Nga do niset, e magjepsur?
Nga veriu si deti,
apo nga e bardha Juge?
Kodra 1
15-09-2008, 06:37 PM
Kangjelji IV
Ish e diella menat
e i biri zonjes madhe
ngjitej tek e bukura
te m`i ljipen nje pik uj,
se ish et` i djegurith.
Vetem e coi nde vateret,
ce keshen me pjeksenej.
Ata duheshin e s`e thoshin.
Vajza , me buzen mbe gaz:
-C`eshte e iken si ajri?
-Me presen nde roljiet.
-Di moll t`ardhura
qendro , u tij t`i ruata.
Me nje dor ngrejturith
mbanej mbi veshin e bardh
ljesht e saj te shpjeksurith;
kalli jeteren te gjiri
e me goljq mollezit,
me ja e vu nde dorjet,
nde ceret e dhezurez.
Thomnie ju, te dashurit,
nd`embelj aqe te puthurit.
Kenga IV
Ish e diela menate
e i biri i zonjes madhe
ngjitej tek e bukura
te m`i lypte nje pike uje,
se ish etit djegur.
Vetem e gjeti te vatra,
qe me plekeste gershetin.
Ata duheshin e s`e thoshin.
Vajza, me buzen me gaz:
-C`ke qe po iken si era?
-Me presin ne roliet.
-Dy molle te ardhura,
qendro, se t`i ruajta.
Me nje dore ngritur
mbante mbi veshin e bardhe
leshte e saj te shpleksur,
kalli tjeteren te gjiri
e me hoqi mollezet,
me ia vu ne doret,
ne ceret e ndezur.
Thomni ju, te dashurit,
m`embel e` te puthurit.
Kodra 1
15-09-2008, 06:38 PM
VJERSH I TE BILJES KOLLOGRES
Ka m`erth te kurmi gjith kejo gadhi?
Si e paftes u xheshiem te shtrati
E zgjonem e garepsur se u zegjova,
si ajo ce dihet me nje fat te bardh.
VJERSHE E BIJES SE KOLLOGRESE
Nga m`erdh te kurmi gjith` ky gezim?
Si e pafaj une zhvishem te shtrati
E zgjohem e hareshme se u zgjova,
si ajo qe gdhihet me nje fat te bardhe.
Kangjelji V
Ce te ven nde dejtit
noerit, zemera ime?
Sbardhetin anizit,
ruatin pran` u shehetin…
Erth dita e Arberit!
Ndo mos vedekurith
mbi shtrat na vemenith
mos perpara shpivet;
e te bota na garronen
shoket e vellezerit,
kronjet e katundi in.
Nani ce nata e zez
me te butethin nje shi
paru me perbaljten udhet,
gapni ju derjen
tek te hjedhura kopiljet
ljotenjen garruamith.
Vasha formadhja
me rempeft per dorje
at buzehjeshemen
mua m`e sjellt perparanith.
Cera me i dhezjet
me nde mest shengethin,
ce te qeshinj e dhuremez
vet ce sit na ruhjen,
jeta e te permisjet.
Kenga V
Pse te vene ne det
mendimet, zemra ime?
Zbardhuan anijezat,
pane kendej e u fshehen…
Erdhi dita e Arberit!
Doemos do vdesim
ne shtrat, ne mos rencim
perpara shtepive tona,
e nen dhe do na harrojne
shoket e vellezerit,
krojet e katundi yne.
Tani qe nata e zeze
me shiun e saj te bute
kudo i perbalti udhet,
hapnie ju deren
tek te perhedhurat cupa
lozin te harruara.
Vasha foremadhja
ma rrembeft` nga dora
ate buzehieshmen
e ma sjellte mua perpara.
Kane per t`iu ndezur faqet.
Me ate shenjezen ne mes,
Kur e drojtur te me qeshe.
Vec ne sy te shihemi,
pa dhe bota te permbyset.
Kodra 1
15-09-2008, 06:40 PM
Kangjelji VI
Ra bora nde dejtit
e me sbardhi vudhevet
krahet ce shqitezes.
Gjumi mua me ljodhenith,
kurmi vete tue m`u reshtur
Porsi grua te Marebelja
mbremanet i reshtjet
shtrushi taraftivet,
ljehemi e qenevet
mbi miljonet, sheh si shuhet
zjarri e dhezet vreshtavet.
Gjell edhe ce se qelloi.
O vasha kriekeshtenj,
but shtran te m`uljenej,
pra te vehej ture tjerr,
gjims nde t`erret e te drita,
te ljeren kentimethin!
De te garroja se te bora
biren kronjet e te mbjellat
ket gjell ce nga ruanjen;
se te biljt e zonjavet
Samerankat, me tumparin,
gjemonjen te vresht e larg,
i thon : - Na ju ruami.
Me qellonej tue fjantaksur,
se te perdorem, ashtu posht,
veim, se shpit e njerezet
na fanepsejin mbe t`ngaraksur;
na ljerejin iljezit.
Ndo se kalji me ljeshonej,
iken nde nje leg gra
gjith te shprishura, ajo vet
zej terkuzen te pertrollem:
kurm` e bukur i njeriut
sit i ruanej e m`e buten.
Te dersiturin stomahje
me shinej me skemantilj,
e kuqe se me e shihin.
Ajo vash zakonbukur
se ljeu nder te mundasha;
porsa mua nde sbardhen dita,
nje kaljivez e ljeriem,
ajerjartur tek firaksen,
dhestra e bardh, maljet e ljumi,
sa me disheron te kragu
vajzen dethiniazemer,
ajo mua me ka hje.
Kenga VI
Ra bora mbi det
e nder leshteriqe zbardhi
kraht` e shqitezes.
Gjumi mua me lodh :
thuajse trupi me largohet,
si nje gruaje qe , Marbeles,
mbremjes , i largohet,
zhurma e trokashkave
dhe te lehurit e qenve
mbi mullinjte, e sheh si shuhet
zjarri e ndizet vreshtave.
Jeta ende s`fjet.
O , vasha kryegeshtenje
shtratin bute te ma shtronte,
pra te vihej duke tjerre
gjysme ne terr e ne drite,
me kenge ne goje!
Te harroja se nen bore
biren krojet e te mbjellat
qe na mbajne jeten;
edhe djemte e zonjave
Samerankut qe gumojne
me tambur vreshten e larget
e i thone : - Ne te ruajm.
I kotur do enderritja
Se , perdore, fushave
Veme dhe shtepite e njerzve
na faniten me te aguar
edhe yjt- na lene;
apo se me zgjidhet kali
dhe shkon te nje turme gra,
qe perndahen, vec asaj
qe i ze lakun e pertrollem:
syri i bukur i njeriut,
dhe veshtrimi i tij e zbut.
Kraherorin e dersitur
Ajo e fshin me mandil,
e skuqur se po ma shohin.
Ajo vashe zakonbukur
nuk leu nder te mendafshta;
Porse mua, kur zbardh dita,
ne nje kasolle te lene
e te hapur ernave,
prej ku duken, neper te,
brinja e bardhe,malet, lumi,
fort ma kenda ta kem prane
vajzen qe me mori zemren;
ajo mua me ka hije.
Kodra 1
15-09-2008, 06:41 PM
Kangjelji VII
Dreq rahjet e dejtit
gezoi dita e kaljtherez
vallevet kopiljevet :
i ruatin te dashurit.
Nde kte jet ce kemi me?
Henen e mbremanes,
kur dalen te dera ime
vashat e besheme,
motrat e ushtertorevet.
U trinteljinj qitharien,
ato te shperveshta
ljotenjen e t`embeljit
ceren me i shuanith.
Kemi me te miren ender
C`i qell trimit vajzen.
Pra ce shpit m`u mbilletin,
tek dera e erretez
ai e pret e me e uljen.
Ajo gapen preherin :
Vajza : - Mir za, trim,di lajthi.-
Se t´e shih, se te m`i fjit;
ajo e gjegjen e me si
ruan nj`ill e jeterin :
se doj t`ikenej, por trembjet.
Vajza : - Trim, ri mir,mos sgjonet mema.
Ajo ben buzen mbe gaz.
Trimi : - vash, puthem perparanith.
Ajo reshten kriethit :
pra ce e holjq, dalje m`i bie
nde cerkut je mbjeth nde gji.
- Via, ri mir.- Ec me shendet.
-Mbe te nisurit e ruan,
njer ce dolli e neng e pan.
Zegjonet e nde ket gjell
at dit me ri me mall.
Kenga VII
Kundrejt kodravet e detit,
dita e kalter gezoi
valleve te vashave:
i shohin te dashurit.
Ne ket` jete c`kemi me ?
Henezen e mbremjes,
kur te dera ime dalin
vashezat e beshme,
motrat e ushtareve.
Une tringellij kitaren,
ato, te perveshura,
lozin e nje embelsi
faqet ua zben.-
Kemi me te miren enderr,
qe i sjell trimit vajzen.
Kur shpite mbyllen, te dera,
ne te erret ai e pret,
e ul, prehrin ajo hap :
- Trim, na merr dyze lajthi.
Ai m`i tregon se c`beri
qe ta shih e te m`i fliste ;
ajo degjon e me sy
ruan nje yll e nje tjeter,
nuk do t`ike, por dhe trembet.
- Lamtumir`, trim, zgjohet mema, -
ben ajo buzen me gaz.
- Vashe, puthme me pare.
Ajo e resht kryethit,
ai e heq e vasha i bie
daleze te zverku
e pushton trimi ne gji.
- Lamtumir`- Ec me shendet.
Ai e ruan ne te ikur :
u zhduk e njeri s`e pa.
Djali zgjohet e ne jete
ate dit` me rron me mall.
Kodra 1
15-09-2008, 06:45 PM
Kangjelji VIII
Mniz e veres bardhullore
biu nje re monosaqe
per nde mest gurevet :
kan gare te shtrushi ljumit.
Pa nje re, malji me bor
i buthetonet njerezet :
ata ljutenjen te korrat.
Si thelleza te foljea
u pushonj nde ket dimer.
Ngrejti deg ulliri shkundur
e kopiljia me hje,
e garruam vellezeret,
vetemith kur u m`e dredh
parasten nde valljet.
Jeta e madhe, ce se qetet
ajravet e fjaljevet,
ate e ka si nje ljinar,
gajdhi e sheljqerorit,
pa drit perjashta shpis.
Kur ngrehja paidhet
shegur, ljuc, ullishterjes,
sa monu frija
nd`era tundenej vadhezit.
U ljutja per hjen e memes
te me coja mbremanet
ndrishe zogj te gjallis.
Shkonej vajza mespurtek,
shtija gur e llastimisej.
Pra ce u rit si me rempeu!
Noerit me bienith
sa t`e shoh e kurmi
me rodhet e se di te frinj.
Dita ka diellin
ce e sbardhen para sivet;
porsa c`ill ate kopilje
ruan e mua nde ket mall?
Kur u dalj nde Shurezet,
vucen mer e vjen te ljumi ;
porsa mb`udh e trembeme
priret e me ruan katund.
Ashtu ljulje e gapurez
nje te hen pjono gare,
t`enjeten benet e bardh,
di u nde pat te diellen.
Kenga VIII
Mu ne mes te gureve
mbiu nje re manushaqesh,
shenje e pranveres se bardhe;
me gazmend i vene vesh
zhurmerimese se lumit.
Pa nje re mali me bore
u buthtohet njerezve :
ata lutin per te korra.
Ketij dimri kam pushuar
si thelleza te foleja.
Ngriti degt` ulliri i shkundur
edhe vasheza e bukur,
harruar vellezerve,
duket ne valle
vetem kur une e dredh.
Bote e madhe, qe s`qetohet
ernave dhe fjaleve,
ate e ka si llambadhe
qe hieshon shelqerorin,
po qe jashta shpis` nuk ndrin.
Kur i ngrija fshehur grackat,
qullur, ullishtave,
sa mezi qe merrja fryme
po t`i tundte era vadhet ;
lutja per hirin e memes
qe te zija mbremanet
plot me zoq te gjalle.
Shkonte vasha mespurteke,
shtija gur e me mallkonte.
Pra qe u rrit, - si me rrembeu!
Kur e shoh, me iken mendja,
dridhem e nuk marr dot fryme.
Dita ka diellin qe e zbardh
para syve tane,
porse c`yll e ruan vashen
edhe mua ne ket mall?
Kur un` dal te Shureza,
vucen merr e vjen te lumi,
porse mb`udhe e trembur
kthehet e veshtron katundin.
Luleja e celur
nje te hene plot hare,
t`enjten, duke u bere e bardhe,
ku ta dish a e sheh te dielen.
Kodra 1
15-09-2008, 06:46 PM
Kangjelji IX
Ender e ljig e c`enderri trimi!
Dhjet dit vasha e ben,
ndo ahjimaz, ndo te shpia,
mbahej me gjitoniet.
Trimi hipenej murxharin,
t`egerin, te tremburin,
Kroiri te m`e potisen;
porsi ajo si kish zakon
me se vinej Kroiri,
pra m`i vate nd`enderret.
Mbremanet, nje leg kopilje,
ka arat t`ardhura,
te tries e t`et ganjunit
pjot gare u gapetin.
S`erth me to, por tir mbe shpi
vajza e mjelj shume e dashur.
Ashtu bilj te nemurish,
pa veshur, pa ngren,
si te ndajtur ka te ljumet,
ka in zot se shohen mir,
besen e kan mbi vethen.
Fjejti trimi i heljemuar,
nd`enderr pa deren e saj:
nde nje gur e porsiljisur,
zgjith te nje sarua rez
e m`e vej nde preherit.
Ajo ngrejti sizit
e me pa te dashurin:
pruar e ulji kreithit
e me shkundi rezjen
dhja se i goi ruhjet.
Kenga IX
C`enderr te keqe pa trimi!
Dhjete dit vajza e beshme,
ndo ne are e ndo ne shpi,
rrinte vetem me gjitonet.
Trimi i paske hypur atit,
te egrit, te tmerrshmit,
te Kroi i Ri t`i jip uje,
porse ajo, si e kish zakon,
s`vinte me te Kroi i Ri ,
po m`i vate ne enderret.
Mbremanet, nje varg me vasha,
te ardhura prej arave,
ne tryeza e t`et te cunit
plot hare u hapen.
S`erdh me to, po tirr ne shpi
vajza e mjere, kaq e dashur,-
si bijte e te varferve,
te paveshur, te pangrene,
thuaj ndare nga te lumet,
nga zotyne s`shohin mire,
besen e kane mbi veten.
Trimi fjeti i helmuar,
ne enderr pa deren e saj:
te nje gur e ne shulle,
zgjidhte nga nje tufe reze
e m`i vij ne preher.
Ajo ngriti syte
e me pa te dashurin,
u pruar e uli kryet
e me shkundi rezen,
thuajse pa nje te huaj.
Kodra 1
15-09-2008, 06:47 PM
Kangjelji X
Valle Pashkes
Zgjou , trim, i agezuam,
in zot ljereu var,
perendonjen iljezit,
shuhen zjarret, derdhet ujt,
jeta veshet nder te rea.
Ashtu, zemer ljipisjare,
ti te priresh e garepsur.
Si nj`ani nkarkuar me trima,
Ce te mesi dejtit
pan katund e disheruar,
erdhe i hjeshim, pjot gare.
Kush te mori sishit ?
Nj`an e valles
Kush porsiti ren e maljit
mon me shi te na kuljtonej?
Zonja e madhe u anankas
jasht katundit te me vej
nde nje dasem me kopiljet.
Kish nder sit dejtin,
kish mbe zemer hjen e shpis,
kurna pa djalin e saj
te perdorem me nje kopilje.
Vajza ndjeti nd`eshterat
gazin te pershuatur ;
si nje marmur me llogaz
ruanej e perpara sivet
dherat i vejin e i vijin.
Djali u resht e u buar te llaka:
te perljotem drodhi sit
qiellit vetem, tundu dhes,
perenduar dielli,
pa dalj iljezit.
Ish si zemer ce varesi
ket jet te pa njohur
e se sheh ku te me vej.
Gjithe vallja
Vija , ljevrosu i gadhjar :
vajza ce ti deshe mir
e me ne nde valljet.
Prana di zonja jot em,
ndomos se neng e thot,
se katundit i pesove
porsi vera trieses,
porsi dheut njeriu me fjalj.
Kenga X
Vallja e nates
Se pashkes
Zgjohu trim, gezuare!
Zotyne la varrine,
perendojne yjezit,
shuhen zjarret , derdhet ujet,
bota vishet nder te reja.
Po keshtu, zemer e dhemshur,
priresh edhe ti e gezuar.
Si nje ani ngarkuar me trima,
qe te mesi i detit shohin
fshane e deshiruar,
erdhe gjith` hir e hare,
Po kush te mori me sysh?
Nje pjese e valles
Kush porsiti rene e malit
mon` me shi te na kujtonte?
Zonja e madhe u nxitua
jashte katundit te veje,
ne nje dasme tok me cupat.
Kishte detin ne sy,
hien e shpise ne zemer,
kur na pa djalin e saj
doreperdore me nje cupe.
Vajza ndjeu nd`eshterat
gazin t`i pershuhet;
si nje mermer qe mendon
shihte dhe perpara syvet
dherat i venin e i vinin.
Djali iku e humbi brinjes:
te perlotur ktheu syte
qiellit qe rrethonte dheun
vetem, se dielli kish rene,
yjet edhe s`kishin dale.
Ish si zemer qe merzitet
nga kjo bote e panjohur
e nuk sheh se ku do veje.
Gjithe valleja
Ngreu, levendi djale!
Vajza qe ti dashurove
esht` me ne ne vallet.
E di mir`zonja jot eme,
ndonese nuk e thote,
se ti dole ne katund
porsi vera ne tryeze
e mbi dhe njeriu me fjale.
Kodra 1
15-09-2008, 06:49 PM
Kangjelji XI
Duro, zemer, e duro
sa duroi malji me bor.
Shkepetin nent djellas,
sbardhulluan kumbullat :
trimi ka katund i larg
duall e ruati mbe menat
e garroi shpizen.
- Ljumi u! me thoj malji.
Si nje qeljqe ce m`i frin,
bjer te feksurit te voga,
porsa mbrenta llamparisen,
esht ajo vajz e mjelj.
Vetem ka t`emen e t`an.
Ata duan.Kuj te m`i thet
eg atire mos i thet?
Ajo lje katund e thuhet
nusja e trimit guaj.
Vjen nje dite e thjellemez
ce t`uljet ashtu mbe der,
te me qepinj ljinjezen.
Ajo ruan dejtin :
fjuturonjen ndallanishet;
e vehet e me kenton
strofat ce m`i thoja vet
nd`at mot ce duheshim.
E garron zotin e saj
e me uljen kreithit,
kurmin tim fjantaksenith.
I ljerier muqavet
ashtu malj me ndonje thellez,
pra ce njerez nje katund
stisin siper pjono hje
te llakat e gjeljebera,
e malli trimavet;
e stolisur, tundu gra,
delj kopilja per martuar,
ljehen djalje sikeqi.
Kenga XI
Duro zemer, duro
sa duroi mali me bore.
Shkrepetine nente diej,
zbardhelluan kumbullat :
trimi nga katundi i larget
doli e i pa menate
dhe harroi shtepine.
-Lumi une!- thoshte mali.
Si ai qelqi, qe m`i fryn,
bjerr ndricimin nga hukatja,
porse brenda gjithe ndrit,
ashtu eshte vajz e mjere.
Ka vetem te emen e t`ane.
Ata e duan.Kujt t`i thote
„po“, ne mos u thente atyre?
Ajo le fshatin e quhet
nuse e trimit te huaj.
Po na vjen nje dite e kthjellet,
qe t`ulet ashtu ne dere,
te me qepe linjezen.
Veshtron detin :
fluturojne dallendyshet;
e vihet e me kendon
kenget qe i thosha vete
nd`ate mot qe duheshim;
e harron zotin e saj,
me unj kryet e ne mend
sjell fytyren time.
Ja, si bregu i braktisur
gjembave e thellezave,
ku vine e ndertojne njerzit
nje katund plot hijeshi
te luginat gjelberore,
eshte malli i trimave.
E stolisur, ne mes grave,
vajza del per t`u martuar,
edhe lindin djem sydrite.
Kodra 1
15-09-2008, 06:50 PM
Kangjelji XII
Si suvalj nde dejtit,
paru e trubull si nje malj,
neng ruan me se anin,
ashtu grat ndo ven mbe krua,
ndo te ljumi, o per te gola,
mose thojn vashen e nemur,
ce i biri i zonjes madhe
i dashur zilepsenith.
Kopilja e dhuremez
mbahej mose me gjitonet:
mbijdheshin mbe t`erretit,
mbremanet e mose ljinj
thojn , ciljon e skemantilje.
Nje te diellez menat
u e cova Korqiollon.
Vajza : - Trim, ti mua nde me do mir,
udhevet mos m`u perpiq,
mos me ruaj nde legiet.
Trimi : - Vash, i pari im mall,
aq i mjelji u s`u pantehja
sa edhe te te dhunoja.
- mos me qaj ti , bir zoti,
mos ti ben te jem u ftes
ljoteve ce neng shprishen ;
se use te nemuren,
heljmove kopiljet,
se njeriu s`i bere keq.
Kenga XII
Si suvala e detit
e turbullt` e si nje mal,
nuk pyet me per anijen,
ashtu dhe grate ne krua,
o te lumi, o per shkarpa,
flasin per cupen e varfer,
qe i biri i zonjes madhe
e don edhe dashurohet.
Vasha rrinte gjithe turp
vetem me gjitonet;
ato ktheheshin nga puna
mbremanet e vec per linja
flisnin, per shami e fustane.
Nje te diele menate
e gjeta ne Korqiollo :
-Trim , ti mua ne me do fort;
udheve te mos me pjekesh,
nder shoqe mos me veshtrosh.
- Vashe, malli im i pare,
une i mjeri s`e pandeha
qe keshtu te beja dhune.
- Mos u qaj, o ti bir zoti
mos bej qe te jem fajtore
per lotet qe s´duhen derdhur:
s`demtove te varferen,
as helmove cupat,
njeriu s`i bere keq.
Kodra 1
15-09-2008, 06:51 PM
Kangjelji XIII
Valle
Pra ce, zot, ke te na ljesh,
vafsh si nj`ill ce dritjen
neng bjer tek udh e tij.
Bir, me heljm te riut ent
mos te qoft perljipurith.
Ahjena ce te na vish,
qoft i but dimeri,
me ullinj e qumshtith.
Biljat e besheme
ema shum te me martoshin
me te zegjedhur kopilj.
Te na vish si ka jashti
fjaljet e te dashuret,
si anamesa fjetavet
ujuljes ce kam te dera,
par garaksur Shengjeza,
me garepsen zemeren.
Er e ljez ce tunden fjetat,
gjumin e njerezet
ljeson se dihjet.
U me vehem te peshtjeri
tim bilj te ritjen.
Sjeljesh ti nj`ushter fanemir
te na gapinj kete rehje
ljefteris ce buartim.
Nder te veshura te zeza
nusja se fanaroset
valljes qe dridhjet.
Zonjat me djaljin mbe dor
buthetonen e ruanjen.
Gjith gjerit te mbjedhura
njihjen pjono gare.
Ljulj` e ver mbesallevet,
malli te kercierit,
je trime i pasurith.
Ti te hjez` e shpis sate,
nen te guajet ce te rish,
ce nder njerezit na jemi?
Pors`ai zot ce me gajdhi
djalerin te bukuroi,
djepin te veshi me ar,
sa nje katund ljuten per tij,
ai zot me te do mir.
Kenga XIII
Valle
Me qe, zot , do te na lesh,
vafsh si nje yll qe driten
nuk e bjerr udhes se tij.
Bir, me helm te rite e tu
mos qofte perzier.
Ate dit` qe te na vish,
qofte i bute dimeri,
me ullinj edhe me qumesht.
Dhe bija te beshme
memat me martofshin shume
me djema te zgjedhur.
Te na vish si nga larg vijne
fjalet e te dashurve,
si mespermes fleteve
te ides qe kam te dera,
duket me te aguar Shenjeza
e me gezon zemren.
Era e lehte qe tund fletet,
gjumin njerezve u letofte
ndaj te gdhiri,
edhe une i vihem punes,
qe te rrit femijet.
Sjellsh ti nje ushtri fatmire,
te na i hape keto brigje
lirise qe borem.
Ne te veshura te zeza,
nuseja kurre mos dalte;
te vallja qe dridhet,
zonjat me djemthit ne duar
buthtohen edhe veshtrojne;
tere gjeria te mbledhur
njihen plot hare;
lule e ver` mesallave,
mall per te kecyer
me trimin qe e ke.
Ti te hieja e shtepis` sate,
nen te huajt` kur te rrish,
c`jemi ne nder njerezit?
Por ai zot, qe gjithe gaz
te zbukuroi djalerine,
djepin ta veshi me ar,
aq sa nje katund per ty
lutet , ai zot te do.
Kodra 1
15-09-2008, 06:52 PM
Kangjelji XIV
Pra ce dielli i ra te shtrati
m`u pataks micoria :
vu njinje te veshurat,
duall ka rij i biri zotit.
Nj`er ngrenej buguathin,
ja e shtefrinej murevet.
Mosnjeri shkonej atej.
Vetem fjit te buz` e udhes
ajo Rinn nde vateret :
- Di u nde trimi i gadhjar
me te shkonj kesaj udh!
Fanemirat nd`at Greqi
ce te foljet i gjegjjen!
Vate!- tha me vetehen,
u pruar te shpi e saj,
mori telj e trastjen
e me vate ka ullinjet.
Mbjidh ullinj e qanej.
Ce shkararti pes ullinj,
tek i pesti u porsiljis;
atje e qelloi gjum.
Trimi nd`ender me ju duk,
ce m`i dilj tek udha e ljumit.
Fushat mban in pjono bor,
shqentet ngrang i pikullojin.
Trimi : - Me kte mot te beje finjen?
Duart si me te nkuqetin.
Vashes i vej buza mbe gaz,
porsi njota nj`er e keqe
shkundi boren e fushavet,
e perflushi si suvalj
e te kaljther si nje dejt
posht rehjevet e gapi.
Vati trimi i nisurith.
Nde nje spart ajo e zen:
prapa ruati e larg e pa
si nje fjutur nd`ata uj,
ce tundet e vente vente
sbardhen te keputurith.
Porsa u ngre vore je ftohet,
ce m`i ngriti cerkethin
e gjun e sbuluarith,
m`i keputi gjumethin.
Kenga XIV
Pasi dielli i ra te shtrati,
m`u pataks e mjera:
vuri shpejt te veshurat,
dual nga rrij i biri i zotit.
Era ngrinte pluhurin
e e shfrynte mureve;
asnjeri s`kalonte andej.
Por atje, te buze e udhes,
Rina flit, vetem ne vater:
- Ku ta dish ne do te shkoje
trimi i hieshem me ksaj udhe!
Fatmiroshe ato n`Greqi
zerin ce i degjojne!
Vate!- tha me vetehe,
u kthye ne shpi,
mori terkuzen e trasten
e me vajti nga ullinjte :
mblidh ullinj e qante.
Pasi shkundi pese ullinj,
tek i pesti, ne shulle,
ndejt e e zuri gjumi.
Trimi ne enderr m`iu duk,
qe i doli udhes lumit.
Fushat ishin plot me bore,
rrobat mbi krah i pikonin.
- Me kte mot ke bere finjen?
Si te jane skuqur duart !
Vasha vu buzen me gaz,
Kur,- ia befti nje ere e forte,
shkundi born` e drureve,
e perflaku porsi vale
e te kalter si nje det
poshte kodravet e hapi.
Vate dhe trimi, i rrembyer!
Te nje spart ajo u zu :
pas e ruajti e larg e pa
si nje flutur permbi ujet,
qe tundet e, vende-vende,
zbardhon se keputuri…
Porse u ngrit veriu i ftohte,
qe m`i ngriu zverkethin
edhe gjurin e zbuluar,-
m`i keputi gjumin.
Kodra 1
15-09-2008, 06:53 PM
Kangjelji XV
Udhes ime parkaljesa :
- Shen Meri e shpivet ona,
keto udh ti te me ruash.
Dej menat dihet e djell
e ti delj per nde katund.
Arat te bihen shendosha,
ljopt te mos provisenjen,
shpit te mos perljipjen,
gjith te thon : „Ti ruana“.
Ce se prita, por u nisa?
Ardhur kishja me uraten:
ti ndeljeje vajzat
ce me buk se frihjen;
ndo tjeren nde derjet,
ndo m`i trintellin argaljia,
me se shkonj asaj udh.
Frushkulli s`e per njerin,
ndo ait e ljisevet;
ndo ngjalja e ujravet ;
vetemith burri me gruan,
kurm ce kaljbjet te bota.
Prana mir ata se shohen
jan ftes nde duhjen.
Udhes ashtu parkaljesja.
Tek arrura e fjejta naten,
im vella Koniati, djalj
si nje ljulje, i vedekur,
me dolli veshur i bardh.
Milosao : - Si ja e thon ketij katundi
tek ti rije, im vella?
Sa gare ce te na shohen
zoti tat e zonje mem!
Koniati: - Dheut erret tek ti fje,
tundu dushqe e tundu dejt,
ka mot , vella, ce dolla.
Nani erdha te te ljevrosinj.
Njerezit ronjen te shpit
nder te ndajtura e nder ljipe,
djelli i dolli ka malji,
gjumi shtretevet i pren.
Di kopilj ce duhjen,
stan e jeten se nderrojen.
Si ka golja te peshtoi,
se nde vashen pafuqi
mbi dhe trimi ziljepsen,
vollet zoti ce m`i beri?
Neng ai ndajti Kallavri
idhrioten sikeqi
kurmmagjepsuren Luiz.
Vu paljacet ce beri nana
tek ania mbremianet
e nde shpit e sbaudhirtur
mbjidhej per naten e ljurtem.
Ce ja e ru trimi e puthi.
- „ Nd`at dhe ce vete vet,
thuam nde do gje ti trim.
- Kur te vesh te zalli guaj,
shtjer nde dejt ti skemantilj,
ljut te vinj perroit en,
te m`e di se neng u mbite.
Ljut sheg e shen Meria
gjith paru se te perljipen.“
Pra ce java me shum gjell
shkuar u bori, mbi shuret
trimi njogu skemantilj.
Si ajo c`iku ron pertej,
pas vedekur,- tha,- na romi.
Kenga XV
Udhes sime lutesha :
- Shen Meri e shpive tona,
keto udhe te m`i ruash!
Pasneser gdhihet e diel
e ti del neper katund.
Arat te mbijn` te shendosha
lopet te mos na pelcasin,
shpite mos vishen ne zi,
gjith` te thone : „ Ruajna!“
Pse nuk prita, por u nisa?
Do me kishe dhene uraten,
do te kishe ndjere vashat,
qe me buke s`fryhen.
Dac te tjerrine te dera,
dac t`u tringelloj vegja,
asaj udhe me nuk shkoj.
S`eshte bisha per njerine,
as shqipja e lisave,
as ngjala e ujrave;
vetem burri esht` per gruan,
kurme qe u kalben, nen balte,
ndersa te mire ata s`shohin,
se kur duhen, bejne faj!“
Udhes ashtu lutesha.
Tek arrita e naten fjeta
im vella Koniati, djale
si nje lule , i vdekur,
me del veshur ne te bardha.
Milosao : - Si e thone kete fshat,
ku ti rrije, o im vlla?
Sa gezim qe te na shohin
zoti tate e zonja meme!
Koniati : - Dheut erret, ku ti fle
ne mes dushqesh edhe detit,
ka mot , o vella, qe dola.
Erdha te te ngushlloj.
Njerezit rrojne ne shtepi
te percare e ne zi,
po kur dielli del nga mali,
gjith` njesoj ne shtrat i pren.
Dy te rinj qe duhen,
gjendjen, boten s`e nderrojne.
Si te shpetoi nga goja
qe , kur vashen pa fuqi
permbi dhe trimi e do,
merr meri zoti qe e beri?
S`e largoi ai Kalabrie
hidriotene sydrite,
shtatmagjepsuren Luize?
Shpuri mbremanet me anije
mbulesat qe beri gjyshja,
e te shpia e boshatisur
naten e fundit u mblodh.
Trimi e arriu e e puthi.
Luiza : - Ne ate dhe, ku po shkoj vete,
thuam ne do gje ti trim.
Trimi : - Kur te vesh te bregu i huaj,
hidh ne det mandilin,
lut te vije prroit tone,
qe te di se nuk u mbyte.
Lut dhe zonjen shen Meri,
kurre zi mos te te sjelle.
Kur kaloi nje jave e gjate,
trimi gjet mbi shur mandilen
edhe tha : - Si ajo qe iku
edhe rron pertej,
keshtu rrojme ne pas vdekjes.
Kodra 1
15-09-2008, 06:54 PM
Kangjelji XVI
Ajri ce ndreqi mon
friti ka dejti.
Te rahji Llumbardhavet
goll me gapi derjen ,
dalj me muljvi cerjen
e me reshti gjumethin.
Milosao : - Ruash e ftohteza vore,
se me zgjon, ti me garepsen.
Maria nder degezit
nd`i qikar , i ka hije.
Ti se ljeve nde dhe te guaj.
Vorea : - Kur ljeva te parezen,
dushku u tund te Pokfilli.
- Te biljen e Kollogres
mos ti e pe nd`ata perrenje?
- Garepsen dita me diell
te shendosh e te semur.
Te ndin e qitharjes,
me te bardhethin kopilj
ljuanej Millordeza,
shtrushullonej coheza,
frihej gjiri e prirjej,
e m`i shprishej shtekethi
e m`i fjisin sizit.
- Mba tutje, bushtra vore,
Se me ngrin eshterat!
Kenga XVI
Era qe e ndreqi motin,
fryu nga deti .
Te Kodr` e Llumbardhave,
lehte se c`ma hapi deren,
embel me dheli fytyren
e me reshti gjumin.
Milosao : - Me rrofsh, i ftohti veri,
qe me zgjon e me gezon!
Sa i ka hie kocimares,
kur ia perkul degezat!
Ti s`leve ne dhe te huaj.
Veriu : - kur leva te paren here,
dushku u tund te Pokfilli.
- Te bijen e Kollogrese
mos e pe nd`ata perrenj?
- Dita me diell gezon
te shendosh e te semure.
Me kitar`, vasha krenare
luante me djaln` e bardhe
e i frushullon fustani,
gjiri i fryhej, rrotullohej
e m`i shprishej shtekthi
e m`i flisnin syzit.
- Mba tutje, bushtera ere ,
se me ngrive eshterat!
Kodra 1
15-09-2008, 06:55 PM
Kangjelji XVII
Shpi tona te shprishura
dej menat u me ju shoh.
Shoh hjillon e Rakanieljit
e vashat ce ljanjen.
Neser mbe te serposurit,
shkon vasha ka dera ime
e me sheh shume gare?
- E gare e te birit zotit,
ce na vjen neserith.-
Zemera vashes i llaftarisen.
Mbjidhet nder te moterat,
uljet, ngrehet, delj te dera.
Gjith gonet jane pjono zjarre :
ven me ur nde dorjet
prapa ljakuriqevet
udhevet ganjunezit.
Shkepeten vasheza gares,
porsi djalji nje menat
ce i dihet me gadhi.
Mbi shtratin e mundasht
drita ce m´i gapjet
m`i keputen gjumethin.
Sheh te jemen per nde shpi
me keshen te shpjeksurith,
jetullen nde dorjet,
mbi bufet sheh pasiqiren
e patakset, se kuljton
trimate nde Shurezet
e stoljit e vashavet
te pergjunja Shen Lli ,
perpara Mesosporites.
Kenga XVII
Shtepi tona te shperndara,
do t`ju shoh pasneser.
Do shoh bregn` e Rakanielit
e vashat qe lajne.
Neser ndaj te ngrysur
shkon vasha nga dera ime
edhe sheh shume hare;
pyet : - C`eshte kjo hare?
- Esht` hareja e t`bir te zotit,
qe po na vjen neser.
Zemra vashes i kercen.
Mblidhet tek te motrat,
ulet, ngrihet, del te dera.
Nga cdo ane sheh plot zjarre:
cunat , me ure ne dore,
ndjekin udhve lakuriqet.
Shendrit vasha prej hareje,
porsi djali nje mengjesi
qe gdhihet me gaz.
Permbi shtratin e mendafshte,
drita qe m`i ndehet,
m`i keput atija gjumin.
Sheh te emen neper shpi
me gershet te shpleksur
e me lidhese ne dore ;
mbi tryeze sheh pasqyren ;
brof ne kembe, se kujton
trimate ne Shurezet
e stolite e vashave
pergjunjur ne Shendelli
perpara Mesosporites.
Vjershi te Biljes Kollogres
Ishja nde vallet e i nderruam arrure,
me shture sit e m`u skotis ronia.
Most e varesinj, djell, kejo rej e ljen,
nde te perpiqet e llampar nje her.
Vjershe e Bijes se Kollogrese
Isha ne vallet e i ndryshuar erdhe :
me shture syte e m`u erresue jeta.
Mos e ki rende, o diell, kjo re e lene
ne te takofte e ndrin dhe ajo nje here.
Kodra 1
15-09-2008, 06:56 PM
Kangjelji XVIII
S`in te trimave o te grave
te martuarme rogollim,
si rekime zemerje
ce ljufton vedekja,
porsa in te fritura
djaljeve te prejturve
te djepe me ninuljen
mbe te rar te djellit;
si te tundur fjeta dhrish,
si vivilj e ditjes,
nd`ato zemera te ljea,
kur thelleza m`u ljeshua
ka ljumi Teodorit.
Shkoi mbi qeramidhevet,
ra te kreu djaljit
parganjotit Milloshin,
c`ish te shtrati i veljust,
e m`u vu e me tagjisen.
Ce fernoi tagjisuri ,
gapi krahet e m`u ulj
mbi spervjerin e mundasht,
ljereu fershellimjen.
Djaljit i qelloi gjum.
Nd`i qelloi, lje te fjer:
mos kuljtonj te bardhen em,
c`e cathur e pa frim
voshqeshit me shqirjet,
ture i thir zotit saj,
ce dualli e neng u mbojth.
Kenga XVIII
S`ishin grahma trimash
e grash te martuara,
as renkime zemre
qe lufton me vdekjen,
porse ishin fryme
prej djemthish qe prehen
djepeve me ninulla
me te rar` te diellit;
e si ferfellime gjethesh
te hardhis`, si fryma e dites
ne ato zemra te lehta,
kur leshohete thelleza
nga lumi i Teodorit.
Ajo shkoi mbi qeramidhet
edhe ra te krei i djalit
te parganiot Milloshinit,
qe ish te shtrati i velushte
e m`u vu e ma ushqeu.
Si mbarojti se ushqyeri,
hapi krahet e m`u ul
permbi tenden e mendafshte
e ia leshoi kenges.
Djalthin e zu gjumi.
Nd`e zu gjumi, le te flere,
mos kujtoj` te bardhen meme,
qe e zbathur e pa fryme
pyjevet po me rreqiset,
duke i thirre zotit saj,
qe doli e nuk u kthye.
Kodra 1
15-09-2008, 06:57 PM
Kangjelji XIX
Nde te rar te dimerit,
vajta me time vellezer
te garaca Marljulje,
shum i pritur.Deljemjeri
ngrogu qumeshtin e i rempiem,
sit me ljot: - Ga , i bardhi trim.
Kur vinej tatemadhi,
vetem qumeshtje te ngroget
doj; pestajna, mbe te ditur,
ushterit kishe garruar.
Pa hje , i piseruam,
rija si te dheu guaj.
Fjejtin te mi vellezer.
Deljet rumpullareshin,
gjumin me keputejin.
Te paren u m`u pataksa,
ka Mbuzati heneza
mbi dejt dhezenej.
Per se diti u m`u pataksa,
njerezit e frushkuljit
te qelluar illi se ruan,
por i taksen deljevet
nata me psor mbedha.
Per se treti u m`u pataksa,
hena rar , kullotenej
ndonje ka ati, ketu,
kocorehjet gjimes te bardh.
Kur te kateren e zegjova,
deljet ona u kish gapur
ljumrave te kaljtherve.
Mua me zu malli katundit.
Dolla posht sheshevet
c`in te njom , te shprishuris
borjes te paljosur
nen hjen e stulpavet,
e vashen kriekeshtenj
njoga te udh e katundit:
njoga stan pjono gajdhi
me te kaljtheren podhe.
Ju perpoqa nder vrieljet.
Trimi : - Se ti vije somenat
njer ketej, s`unt e pantehja.
Vasha : - Nji s`erdha te tjera her?
Se pam me k`te dergojmi buken
tim vellezere.Tha mema :
„Mbijth edhe di parkaljidhe“
E sonte, fjejte mbe truall?
- Afer zjarrit i pushtruam.
- Popo!Nji se munt vije
prem mbe shpi.-Te shpia ime
vajza kriekeshtenj
nani me se fanaroset.
- Sa ka dielli ce ron,
mos tek uljet mbremanet
neng ri i vetemith?
- Bushter, - kur te prirjem
nder te guaj, te frihjesh,
si te guaj ti te me dish!
- E pse?“ Vejim aferith:
mbajti.Prana , te perljotem
pruari sit te vrika mbe` an.
Kenga XIX
Me te rar` te dimerit,
vajta bashke me tim vllezer
te stani i Marlules,
i pritur ka mot.Bariu
ngrohu qumesht e i rrembyer,
syt` me lot : - Ha ; trim i bardhe!
Yt gjysh, kur vinte, nuk donte
Vec qumesht te ngrohte;
pastaj gjer te gdhihej,
ushtrine e harronte.
Pa kreni dhe i trishtuar
rrija si ne vend te huaj.
Fjeten tim vellezer.
Delet qe zhurmonin,
gjumin ma keputnin.
Kur u cova per se pari,
nga Mbuzati heneza
siper detit llamburinte.
Kur u cova per se dyti,
ylli s`ish duke veshtruar
njerezit e bishat qe flinin,
por u takste deleve
net me fate te medha.
Kur u cova per se treti,
hena kishte perenduar;
ndonje ka, aty-ketu,
po kulloste kodrave
gjysme te zbardhuara.
Kur te katerten u zgjova,
delet tona ishin hapur
lumenjve te kalter.
Mua me zu malli i katundit.
Dola poshte shesheve,
qe ishin lagur: kish debore
te pa shkrire, te perhapur
nen hien e shkurreve,
e vashen kryegeshtenje
njoha te udhe e katundit,
njoha shtatine plot hir,
spikun e kalter te fustes;
e takova neper zhugat.
Trimi : - Se ti vije somenate
gjer ketu, nuk e pandeha.
Vajza : - Pse , s`kam ardhur tjera here?
S`patem me ke t`u dergojme
buken vllezerve.”Shko mblidh
dhe dy skorje”, me tha mema.
Sonte mos fjete me truall?
- Afer zjarrit i mbuluar.
- Bobo!s`mund te vije mbreme
ne shtepi?- Te shpia ime
vajza kryegeshtenje
tani me s`po duket.
- Sa ka dielli qe rron,
mos , kur ulet mbremanet,
vetem s`rri?
- Kur te kthej ne dhe te huaj,
ngopmu ti, moj zemergure,
si te huaj te me dish!
- E perse?“ Ne pran` e prane
ecnim.Ajo u permbajt
e pastaj syte e perlotur
i ktheu nga plepat anesh.
Kodra 1
15-09-2008, 06:59 PM
Kangjelji XX
Fjetat in te mbitura,
djelli i sqepur reshit,
pa oreks zemer e gravet,
kur u roth nje shkuntuljim.
Kin ullinjet te mundure,
shpit te savurrosura,
ljen njerin te voll e dheut.
Ljehemistin frushkuljit.
Gjintjes ce e skotisur
sillej e perpiqej mb`udh,
nd`at nat te pabes
me proseksa vashezen,
at mesgollezen,
at kriekeshtenjezen.
Si me shihet pjot ampi
llill ce zemerat oreksen,
llill ce thot : “Me ruani driten;
jeta se sholjarjet.”
Bardhullore u me e pe.
Vajza : - I bardhe bire buljari,
se ti me mer, ti ku me qell?
Neng jam u zonj e madhe
si bushtra e , jot kunat.
Trimi : - Skutari se thuhjet
me katund.Pertej malj
priftera jan te na martonjen.
U me akull e prament,
ti me ruan kaljivjen
e me ljan te veshurat,
vet per mua te vetemith.
Kenga XX
Gjethet ishin si te mpira,
dielli i fshehur resh,
zemr` e grave pa deshire,
kur, - ia dha nje shkundullim.
Ullinjte e thyer,
shtepite e rrezuara,
njerezit i braktisen
merise se dheut.
Ulerinin egersirat.
Permes gjindjes se tmerruar,
qe sillej, perpiqej udhes,
asaj nate te pabese
kam diktuar vashezen,
vashezen meshollezen,
ate kryegeshtenjezen.
Si ai qe nje yll te qete
sheh e zemren ia ngroh,
yll qe thot : „Veshtromeni driten,
bota nuk do te shkallmohet“, -
bardhellore une e pashe.
Vajza : - O i bardhe bir bujari,
ne me merr, ku po me shpie ?
Une s`jam nje zonje e madhe
si mizorja jot kunate.
Trimi : - Shkodra me s`thuhet qytet;
pertej malit gjejme prifter
qe te na martojne.
Un` me shigjete e parmende,
ti kasollen te me ruash
edhe rrobat te me lash,
vetem per mua te vetmin.
Kodra 1
15-09-2008, 06:59 PM
Kangjelji XXI
Neser dihet shen Meria :
frunkullera me u dhez,
udhet jan pjote me fjalj.
Men , ullinj e vreshtat ona,
verdhullore henies,
mos maj ju te genjeni
vashat e ketij katundi.
Se ti mbrema e hjesheme,
kush me tij te rie ce gjum
nani gjintes t`i qellonj?
Mua thelleza mbi shtrat
kurm me sheh te pa llogaz,
si nje thron shihjet;
si te pantehjinj se e menat
dita ime madhja?
Shkrehet e me bie kumbora
me gare me te garaksur.
Ka dejti motera ime
gapen e me ruani mon,
kurmi vet i qeshunith.
Shpit ona pastronien.
Para shpivet, thirm e valles.
Kunatat ce mbremanet
patin fjalj nde vateret
e me voll qelluani gjum,
rrin afer nde valljet,
te zena per dorje.
Vajza kriekeshtenj,
e ljerier prindevet,
mua me vjen e tin zot
ce e beri paftes,
ce uljen sit e ruan te jeta
gjith njerezit vellezer.
Neserith, nde ket her,
uljiet te shtrati im,
me jep ceren per te puthur,
nen lloren me lje keshen.
Djaljerat ce te m`i ljehen
te daljen nder dherat an,
nder ullinjet e kopshterat,
si me delj henia
ka jeta e njogurez.
Shen Meri , mos na ljesh
pra ce te me hinj mbe shpi,
e stoljisurez me ar,
buljereshavet e pritur,
e rempiem gjitonevet ,
si ka baret nj`iothi,
ce bufetavet t`i merinj.
Ljefteri e nji katundi
shpi e tatemadhit tim,
nani ka te zotera;
e se con ajo mbe shpi
nje tharos e gavnar.
Kenga XXI
Neser gdhihet shen Meria,
flakadani sec u ndez,
udhet jane plot me fjale.
Mana, ullinj e vreshta tonat,
verdhelluar henes,
kurre te mos i genjeni
vashat e ketij katundi.
O ti mbremje e bukur,
kush me ty po rri tani
qe e zuri gjindjen gjumi?
Mua thelleza te shtrati
me sheh kurm te heshtur,
sikur te shih nje statuje;
si te pandehe se neser
eshte dita ime e madhe?
Shkrehen pushke e bje kambana
me hare me te aguar;
motera ime nga deti
hap dritaren e sheh motin
e gjith` kurmi po m`i qesh.
Shtepite tona pastrohen.
Para shpive- thirrma e valles.
Kunatat qe, mbremanet,
bene fjal` te vatra
edhe fjeten zemeruar,
rrine afer ne vallet,
te zena per dore.
Vajza kryegeshtenje,
liruar nga prindet,
vjen te une e te zotiyne,
qe e beri pa mekate,
qe ul syte e sheh mbi dhe
gjithe njerezit si vellezer.
Neser ajo , ne ket` ore,
ulete ne shtratin tim,
me jep faqen per te puthur,
me le gershetin nen llere.
Djemt` qe do m`i lejne,
trojeve tona do dalin,
nder ullinj e kopeshtije,
ashtu si del heneza
e njohur nga bota.
Shen Meri , ti mos na le,
pasi te hyje ne shpi
e stolisur me ar
e pritur nga bujareshat,
e rrembyer nga gjitonet, -
si nga bari nje vjollce,
qe tryezen kundermon.
Si liri per gjithe vendin
qe shtepia e tim gjyshi,
por tani esht` nen te tjere :
nusja nuk gjen ne shtepi
asgje per t`u madheshtuar.
Kodra 1
15-09-2008, 07:02 PM
Kangjelji XXII
Uljem, por se dua te fje.
Mos mbullij ti derjen,
te hinj er e dejtit,
te me ftohinj, si me ftohen
vashazit mbe te skaljisur,
e dielli i paftes,
ce me hin nder vaterat,
emavet i parasten,
mon ce shkoi je m`i kuljton.
Vajzen me stan e bukur
te dashur u me e pata,
djalj ju lje ce asaj g`i gjet.
Me gare nder keto shpi
ajo tunden djepethin,
brez e mua me terjorisen.
Uljem, por s`dua te fje.
Si drita nde qiellit,
siu nde kurmit e njeriut,
kur e sheh pa noeri,
ajo shpis i ka hje.
Dit e mia te fanemira,
mbi dhe te kuljtoneni
si kta rehje e ljumerat,
ce te mocem fanarosen
para atire ce te ljehen.
Uljem, por se dua te fje.
Kenga XXII
Bie , por s`dua te fle.
Mos e mbyll ti deren,
le te hyj era e detit,
te me ftohe, si me ftoh
vashezat me te prashitur;
le te hyj dielli,
qe te vatrat, i pafaj,
na u rri prane memave,
u kujton kohen e shkuar.
Vajzen me shtatin e bukur
une te dashur e pata
e m`i leu nje djal` qe i ngjet.
Me hare ne keto shpi
ajo perkund djepthin
e mua brezin me qendis.-
Bie , por s`dua te fle.
Si drita ne qiell e syu
ne kurm te njeriut,
kur e sheh te pamenduar,
ajo shpise i ka hie.
Ditet e mia fatmira,
do kujtoheni mbi dhe
si keto brigje e lumenj,
qe te mocem do t`u duken
atyre qe do te lejne.-
Bie , por s`dua te fle.
Kodra 1
15-09-2008, 07:03 PM
Kangjelji XXIII
Milosao : - Si nje re me shi te shegur,
mbi katund shume e bardh,
ce se di ku te pushonj,
grua, ti ri kur jam mbe shpi.
Kur dolla, te conj se qan.
Nusja : - Birit im mose njeri
i ngrejti te vogeljit,
i ndigu kure m`e zu,
gjaket i piu Vedekja.
- S´e volla e t`in zot
djaljin, grua, ce te rempeu,
pra ce gjith bota na sqepen.
Si te djepi, natjen,
mbrenta veshevet i ntinej
nje jon kopiljevesh
e se dij se siper iljez
vejn e posht frinej katundi,
ashtu sheh ani nde dejt,
ljum te madh, trima te zalli,
kuelj, e ketu kishe vedekur.
- Porsa t`emen ce m`e mbanej,
biri im atje se pa.
Ai qentroi nder sit e mi,
i perjerr si nje ljivere…
Nde katund vedes e para…
Mua m`e thoj…Te riut im
cilji var te he te qisha?
- C`e kjo fjalj? Engjell, oj vash,
jam per tij.Kush te guaj
stan tend mua te me benj?
Llorezit e cerkethin
i ruata e me e putha.
Ajo shiti ljotezit ,
si llumbardh , shume nore,
mbi miljonet shtu sit,
tek gapej vreshta jon.
Kenga XXIII
Milosao : - Si nje re me shi te fshehur,
mbi katund shume e bardhe,
qe nuk di ku te pushoje,
grua , ti rri kur jam ne shtepi.
Kur dola , te gjec se qaje.
Nusja : - Birit tim njeri s`i a mbrojti
foshnjerine dhe askush
nuk i ndihu kur ma zuri
vdekja, qe gjakun i piu.
- S`eshte zemrimi i zotit
djalin, grua, qe te rrembeu:
dheu te gjithe na mbulon.
Si te djepi, naten,
te veshet i tingellonte
kenga e djemve e ai s`e dinte
se lart yjt` leviznin
e posht` fshati merrte fryme,
ashtu shihte edhe anije
detit, e lumit te madh
trima zallit, kuaj,-
e gjithashtu vdiste!
- Porse t`emen qe ma mbante
atje lart im bir s`e sheh.
Ai mbeti me sy te hapur
nga un`, bere si levere…
Ne katund do vdes e para…
Po, ma tha …Te rite tim
cili varr e ha te kisha?
- C`eshte kjo fjale?Engjell vashe,
jam i yti ! Kush te huaj
shtatin tend mua ma ben?
Lleret edhe zverkun
i veshtrova e m`ia putha.
Ajo fshiu lotet,
si pellumb, shume e menduar,
mbi mullinjte shtiu syte,
te ku shtrihej vreshta jone.
Kodra 1
15-09-2008, 07:04 PM
Kangjelji XXIV
Kush te thoj se mua me ljeje,
e pafan motera ime?
Sa te garaksenej mbi dejt,
me ljereje shtrathin,
sirkun te tagjisje.
Ciljones ce nkuqenej,
llamparisejin sufitat.
Popo! bere pendezit
Si nje fjutur e mundash,
vash, te mos e shihje!
Ben te tjera mbi dhe
ce do zun duart ente,
e ti m`ij e pjugurosur.
Ata si, throne e gjelles,
jan bot e u be mugull
ajo buz, molla e embelj,
nde njezet e pes vjet.
Kuj me lje nde ket dhe,
hje e madhe e shpis ime?
Kush me delj nde derjet
te ziljisenjen vashazit,
llumbardhat t`e ruanjen
ka qeramidhjet?
Shtrati i pashtruamith,
s`eshte kush t`ecinj per nde shpi.
O, kur t`ikenjen keto dit!
U te hinj nde iljezit
te m`e njog e , ka lega,
te perdor te reshtemi,
me te mos ndahemi.
Kenga XXIV
Kush kujtoi se do me lije,
e pafat motera ime?
Sa agonte permbi det,
me liroje shtratin,
qe te ushqeje sirkun.
Fustanes qe skuqte,
shendrisnin tavanet.
Bobo!flete si nje flutur
se c`me vure e mendafshin,
vash`, do mos e shihje!
Te tjera mbi dhe i kryen
c`pati zene dora jote
e ti me je pluhurosur.
Fron i jetes, ata sy
jane toke e myk u be
ajo buze, molle e embel,
ne njezet e pese vjet.
Kuj me le ne kete dhe,
hir i madh i shtepis` sime?
Kush me del ne dere
te zilepse vashat,
e llumbardhat ta veshtrojne
qe nga qeramidhet?
Shtrati mbeti i pashtruar,
njeri s`ecen neper shpi.
O ! gjer t`ikin keto dite
e te hyj nder yjet,
te te shquaj e perdorez,
larg prej shpirtrave te tjere,
me ne te mos ndahemi.
Kodra 1
15-09-2008, 07:05 PM
Kangjelji XXV
Di dit mjegull e shi
veren dojn te na reshtejin;
tek e katerta, nder lemenjet
shtruan dhemate te djelli.
U vetem, i heljemuar
vajta te Shureza,
uljem te bith e ullirit.
Kallames vin tue llarisur
nje lloje caullash,
sa shtuara u m`u pataksa.
Te difiza takenej
topera e gravet;
in kentime vreshtavet;
dukej jeta e ljer menatet.
O e bukur motera ime,
jan rush te varri it?
Vent te bukur nde te dhan,
ti s`ulje e fanemir,
se se rri mose me mua.
Nde pestaj, kurme begua
nder te veshurat i rar
ajo esht e se di keto fjalj
pa oreks ce vu te dita,
me ruatit me ljipisi
zoti dheravet e shum ,
ket gjell te me kepunj,
te me dalj ka dor e tij.
Kenga XXV
Dy dit` mjegull edhe shi
veren dojin te na reshtin;
tek e katra, nder lemenj,
shtruan duajte ne diell.
Une , vetem , i helmuar,
vajta gjer te Shureza,
ndejta te bythe e ullirit.
Nje turme sterqokash vinin
kashtronjes, duke u cirrur
aqe sa brofa ne kembe.
Pyllit takente
sepata e gravet ;
kenge vinin vreshtvet;
bota dukej te kish lere
asaj menate. -
O e bukura motra ime,
mos ka rrush te varri yt?
Vend te bukur ne te dhane,
prape s`shtrihesh dot e lumtur.
Pse s`rri perhere me mua ?
Kurmi i saj i bere pluhur
neper rroba i ka rene
e keto fjale s`i ndjen.
Zoti i dherave te shuma,
qe dha diten plot deshire,
me veshtrofte dhemshurisht,
kete jete ma keputte,
te me dale dores tij!
Kodra 1
15-09-2008, 07:06 PM
Kangjelji XXVI
Friti era prapa shpivet.
Motera ime vogelja
veshet e me ljahjet,
mer geljper e pethit,
uljet dreq dejtit.
Rij mbi ujet illi dites.
Tek throni aferith
i fjantakset zonja ime,
ce nje kez terjorenej,
si ajo kishe zakon.
Nusia : - Ashtu, bir, dielli qe dihet
vajzes ce cjon te ljar
me se dheut i qeshenith.
Ajo vash shume e aksem
ritjet te hje` e s`emes
ljipisjare, e qetemez,
pjono statin me gadhi,
shpivet ecen si nje ill.
Bilja e gjitonies
me e ruan e disheron
ajo zonj t`e kumandonj.
Gjifriturat kopilje
ndat shpi dojn te zon
deljemjer o mbe prament.
Kur ljereu shpin e t`et
gjitonit u erretin :
e ziljistin fanemir
katundin e dhenterrit.
Kur vedes, ka der e te zotit
shkon e jema e qanith.
Ce ajo thoj, u fanarosa,
e me pa e ruati vashen
e beri buzen mbe gaz,
gazi te vedekure.
Motera ime e marmarost
sit me shtu nder cerjet.
Ish throni i ljeriem,
nkuqejin rempt diellit
vert e qeramidhevet.
Posht te ljumi shelqet,
te ftohet, te sbardhuris
era tundenej mbe hje.
Kenga XXVI
Era fryu prapa shpive.
Motra ime e vogela
vishet edhe lahet,
merr gjilper` e pene
e me ulet kundrejt detit.
Rri mbi uj` ylli i mengjesit.
Afer , mbi fron i fanepset
zonja ime tek qendis,
siq e kish zakon, nje keze.
Nusja : - Ashtu, bij`; dielli qe del
vajzes se lare i qesh
me shume se dheut.
Ajo vashe aq e gjalle
rritet nen hien e s`emes
e qete e e dhemshur,
shtatin plot me hire,
shpive ecen si nje yll.
E bija e gjitones
ma kundron e deshiron
ajo zonj` ta komandoje;
cupat gjifryra
asaj dere e duan burrin,
ndo bari, ndo me parmende.
Kur e la shtepine e t`et,
fqinjeria u erresua
edhe zilisnin fatmadhin
katundin e dhendrrit.
E ne vdekte , i shkon mema
nga dere e te shoqte e qan.
Ajo flit – e une u dhashe,
me pa dhe veshtroi vashen
e beri buzen me gaz,
nje gaz prej se vdekure.
Motra ime e marmarosur
me shtiu syte ne fytyre.
Froni ishte i liruar,
rrezet e diellit skuqnin
streht` e qeramidhevet.
Posht` te lumi, shelgjet,
te zberdhulur e te ftohte,
era i tundte gjithe hir.
Kodra 1
15-09-2008, 07:07 PM
Kangjelji XXVII
Vasha e meruamez
hiri tek e emta.
Vasha : - Ulju e bem keshetethin.-
Dreq shpis zotit u ulj.
Bij djelli ka dera
afer djep e pes thelleza
nen thronet shkarareshin.
Vashes ljot i ranith
t`emtes nde dorjet.
E emta : - C`e heljmi it, bir?
Vasha : - Heljmi im shum i keq:
njota vet per vetehen
fanemirat keto zoge
bushteren njerk se kanith.
- Vajz, e bilj e sime moter,
ndo ti ben buzen mbe gaz,
ndo ti fjet, ndo shtie sit,
zemerat gjith te duani mir.
- Porsi mua se me veljen:
s`e mema te me shog.
Nat e dit je me gjerton
njerka bushtera ce kam.
- Mos me qaj ti, bilja ime.
Nani shpet vete martuar
e te zoti fanemir
gjith garron ti keta heljme.
Vajza me nje sheretim
goljq keshetethin e art,
beri e shiti ljotezit,
sit i llamparistin :
- Njeter sa kam te ronj ?
Kenga XXVII
Vasha e mjeruarez
hyri tek e emta.
Vasha : - Ulu e beme gershetin.
Ndejti drejt shtepis` se zotit.
Dielli binte qe nga dera
afer djepit pes` thelleza
nen frone perpushnin.
Vashes i shpetuan lotet
mbi doren e s`emtes.
E emta : - Cčshte helmi yt, moj bije?
Vasha : - Helmi im eshte i madh shume.
Pa shih keta zogj qe rrojne
vetem , po fatbardhe : s`kane
njerke egersire.
- Vajze, bije e sime motre,
ndo ti ben buzen me gaz,
ndo ti flet o shtie syte,
s`gjendet zemer qe s`te do.
- Porse mua nuk me vlen :
s`eshte mema te me shohe.
Nat e dite me qorton
njerka mizore qe kam.
- Mos me qaj ti bija ime :
tani shpejt me vete nuse
e te zoti yt fatmire
gjithe helmet i harron.
Vajza me nje psheretime
terhoq gershetthin e arte,
beri e fshiu lotezit,
syte i shendriten
- E sa kam te rroj akoma ?
Kodra 1
15-09-2008, 07:08 PM
Kangjelji XXVIII
Ran kumbort e tamburini
e nje tremb ljesh e mundash
vet ce piksi mema ime
ime moter matenej
me nde krie nje sqep te zi.
Trimit, ce t`i mir te biljen,
ajo e piksi per spervjer,
naten ce te gapnej
nj`ushter kur te qellenej;
por s`e dij motera ime.
Perandajna ajo , e garruam,
vetejui kuljtonej memen,
kriepjugurosuren
e te varri e pa njogur,
e me ljot ju mbjuani sit.
Si hroaz mbi shtrat e nuses
shpis i qeshen mjezedit
e se ndien e paroni
kurm e saj me ljesht e bukur.
Uljet afer e ruata.
Formadhe mema ime
pat bes me ushteren
Arberit t`i ndihja:
e lja besa e pra vediq.
E kuljtova e , ka dukej
kopeshti , u prora e qajta.
Arat e skaljiseme
shi i but bunarenej.
Vernikokula me ljulje
e perflushur , si nje valle
ce uljet e me pret nusen,
prit te djellat me karpua.
Motra : - Triesa e shtruame,
throni afer , moj vella,
via ljevrosu. Ashtu kopilj
mose ri ti heljemuar.
Milosao : - Motera ime vogelja,
pra ce shpin ti me rezove,
u te shoh te ljodhetez,
vetemez te paruatur…
- Dhoks paft zoti nder qiell
ce na mori zonjen mem!...
Porsi ajo ce te na rie
me ampni je te na kuljtonj
ndo mos…- Ti fanemir
mose bere ate ce doj
ajo e mjelj, e fjejte naten,
ndenje diten te peshtjeri,
si nje drit ce dhezjet
e shkeljqen njera ce shuhet,
ne jeta me doj te jeter.
Mua nj`e guaj me reshti memen.
- Mema pat shume gadhi,
porsi ajo moter e mjelj,
me peshtjer e vapehtez,
i l`ja statin tim vellau
si drita me ri tek illi.
Te zezen per te varesur
ce e do e neng e lje ,
ashtu gjith ce me garruan?
Sa e bukur kish ljer!...
Sa hje nd`ato zakon!
Kenga XXVIII
Rane kembore e tambure.
Me nje vel te zi ne krye,
ime moter maste
nje trembe lesh e mendafsh,
qe e kish tisur vete mema.
Trimit qe do i mirr te bijen,
ia kish tisur per shatore,
qe te hapte naten
ushterise kur t`i printe;
por s`e dinte motra ime
e prandaja, e harruar,
filli vetem kujtoj memen,
kryepluhurosuren
e qe s`njihej me te varri;
iu veshen syte me lot.
Ish pa jete si piktura,
qe mbi shtratn` e nuses
ne mesdite i qesh shtepise
e s`e ndjen kurmin e saj
me ate flok te bukur.
Ulur prane, une e veshtroja.
Madheshtorja mema ime
pat besuar qe me ushtri
Arberit une t`i ndihja;
e la besa edhe vdiq.
E kujtova dhe, nga duket
kopshti, u ktheva e qava.
Arat e prashitura
shiu i bute i bunarte.
Kajsia me lule
frushkullonte si nje valle
qe ulet e me pret nusen,
pret te dielat plot fruta.
Motra : - Ja tryeza e shtruar,
froni prane, o vella;
hajde, ngushellohu,
kaq i ri dhe vec helmuar!
Milosao : - Motra ime e vogela,
pasi m`ujdise shtepine,
po teshoh te lodhur, vetem,
e qe s`te hedh syt` njeri…
- Lavdi paste ne qiell zoti,
qe na mori zonjen meme!...
Kur te na kujtoje ajo
nga vendi i paqes,
njesoj eshte…- Ti je e lumtur
se gjithnje si desh e mjera
bere : diten punove,
naten fjete, si nje drite
qe ndizet edhe shkelqen
gjersa shuhet, edhe botes
me s`i lypset.Mua memen
nje e huaj ma largoi.
-Mema pat shume gezime,
porse ajo moter e mjere,
punetore e varfer,
i la shtatin tim vellai
si drita qe rri tek ylli.
C`e merzit te zezen?
Perse nuk e le te qete,
pasi te gjithe e harruan?
Sa e bukur kishte lere!...
Sa hie ne ato zakone!...
Kodra 1
15-09-2008, 07:09 PM
Kangjelji XXIX
Ujte grumbur, ra vorea,
malje e shehe u veshetin.
U , si udh e engjellit,
ver , te shoh e trembjem.
Djaleri ce jeten bushter
neng njogu , me te qeshen
si shtjerrat nde barishtet.
Deg e trentafiljevet
shkunden shithin mb`ajrit,
vashes i mbjon keshetethin
ce piksi me jothi ;
mbjon djalj e gjitonies
c`i ljuan te preheri.
Ajo e puthen e me nkuqet,
se fjantaksen djalj e mallit
ce asaj t`i ljehjej.
Buten peljat se t`i hipinj;
pendet zogjevet i shkuljen
burri kriet per te stoljisur ;
si vorea perthajti ljuljet,
shakemisen sheshe sirk
nje te veshures te benj ;
fanemire nde piksenej
rempet e djellit !
Vera me e magjepsenith :
Lulje te bardha , ljulje te verdha,
te pergapeta , te vjerra,
dojn goljen sa t`i fjisin .
Kenga XXIX
Ujerat mene, ra veriu,
male dhe sheshe u veshen.
Si udhen e engjellit, vere,
te shoh edhe trembem.
Djemt`, qe boten shtrige
njohur nuk e kane, qeshin
porsi shqerrat ne livadhe.
Degt`e trendafilave
shkundin vesen edhe vashes
mbi gershetethin i bie,
qe pleksi me vjollca;
bie mbi foshnjen e fqinjes,
qe i lot te preheri.
Ajo e puth e me skuqet,
se mendon te djali i mallit,
qe nje dite do t`i leje.
Pelat zbuten per te hipur;
burri shkul pendet e zogjve
te stolise kryet;
si veriu qe perthan lulet,
ai prish nje shesh me sirq,
qe nje rrobeze te beje;-
fatbardhe sikur te tiste
rrezet e diellit vete!
Vera e magjeps me shume :
lule te bardha , lule te verdha,
te perhapura, te vjerra,
duan vec goje t`i flasin.
Kodra 1
15-09-2008, 07:14 PM
Kangjelji XXX
Friti er e maljevet
e rrezoi hjen e ljisit.
Gjaku im te ljumi Vodhit.
Gapni spervjerin,
ushtertor, u te me shoh
Skutarin e time moter
te finestera kuntrelja.
Me atje se zegjoniem
ljuljevet ce tunden era
si suvalj e pafernuam.
Mbjidhen shoket mbremanet
nde katund , nde vateret, -
u m`i lje si enderrez.
S`e me e Milosat.
Kenga XXX
Fryjti era e maleve
dhe rrezoi hien e lisit.
Gjaku im te Lumi i Vodhit.
Hapeni shatoren,
o ushtare, qe te shoh
Shkodren edhe time moter
te dritareja kundruall.
Atje nuk do zgjohem me
luleve qe i tund era
si suvale e pasosur.
Mblidhen shoket mbremanet
ne katund, ne vateret.-
I lashe si enderrez.
Mbaroi Milosaoja
Marre nga libri me te njejtin titull, botuar me 1998 ne Tirane, nen perkujdesjen e D.Budos.
Poemen e pershtati ne shqipen e sotme Prof.Dh.S. Shuteriqi.
vBulletin v3.6.10, Copyright ©2000-2013, Jelsoft Enterprises Ltd.