PDA

View Full Version : Botohet plani i ri urbanistik i Tiranės


gen|us
15-01-2008, 03:10 PM
Bashkia e Tiranės publikon planin urbanistik pėr kryeqytetin

Projekti i plotė qė do ndryshojė Tiranėn

Gerald BILBILI

Mė nė fund zbardhet plani urbanistik qė do tė shndėrrojė imazhin e Tiranės. Gazeta “Tirana Observer” publikon tė plotė kėtė projekt tė pėrgatitur nga arkitekt francezė. Burime nga Bashkia e Tiranės thanė dje pėr gazetėn se, ndėr zonat e kryeqytetit qė pėsojnė shumė ndryshime janė: Sheshi “Skėnderbej”, sheshi “Avni Rustemi”, lumi i Lanės, sheshi “Nėnė Tereza” dhe Stacioni i Trenit. Sipas tė njėjtave burime, bulevardi “Dėshmorėt e Kombit” do tė rrethohet nga shatėrvanė qė do krijojnė pasqyra uji. Gjithashtu specialistė tė kėsaj bashkie kanė nė dorė edhe projektin inxhiniero-sizmologjik.

Plani urbanistik

Bashkia e Tiranės nė bashkėpunim me kompaninė franceze, “Architecture-Studio”, kanė projektuar planin e ri urbanistik tė kryeqytetit. Sipas kėtij plani, nė vend tė gropave e rrugėve tė ngarkuara do tė ketė qendra biznesi dhe shėtitore tė mbushura me dyqane mode e kafene tė vogla. Bulevardi “Dėshmorėt e Kombit” do tė rrethohet nga shatėrvanė qė do krijojnė pasqyra uji. Stacioni i Trenit do kthehet nė njė qendėr tė madhe biznesi. Do shtohen sipėrfaqet e gjelbra nė gjithė kėtė hark. Ky ėshtė projekti i francezėve, i cili realizohet vetėm pasi qeveria tė gjejė financimet. Gjithashtu, studimi parashikon shtimin dhe pasurimin e pjesės sė gjelbėr ekzistuese, nė territorin e parkut “Rinia”, vazhdimin nė anėn lindore tė tij me pjesėn e gjelbėr tek Galeria Kombėtare e Arteve dhe nė vazhdim pranė Sallės sė Kuvendit. Studimi nuk parashikon dendėsimin me objekte, por ruan njė ekuilibėr tė volumetrisė, duke mbrojtur kėtė pjesė tė rėndėsishme tė zonės qendrore tė qytetit. Pjesa e tretė e kėtij projekti do tė jetė sheshi i universitetit, i cili do tė pastrohet nga shatėrvani i vjetėr. Ai do tė zėvendėsohet nga njė platforme e ngritur mbi nivelin e rrugės, e cila do tė pėrmbajė njė shatėrvan tė ri nė formėn e drejtkėndėshit, mė i cekėt dhe mė i pastėr.

Projekti sizmologjik

Bashkia e Tiranės ka tashmė nė duart e saj njė studim tė hollėsishėm shkencor, inxhiniero-sizmologjik pėr qendrėn e Tiranės. Ky studim i domosdoshėm pėr zhvillimet dhe pėr vetė ritmet me tė cilat po zhvillohet kryeqyteti ėshtė bėrė nga Instituti i Sizmologjisė nė Akademinė e Shkencave, me kėrkesė tė Bashkisė sė Tiranės. Nė formulimin e kėtij studimi ėshtė shfrytėzuar pėrvoja e fituar gjatė hartimit tė studimeve tė rrezikut sizmik tė shesheve tė ndėrtimit tė objekteve tė banimit me lartėsi tė madhe mbi 8 kate qė realizohen nga Instituti i Sizmologjisė nė zbatim tė ligjit tė Urbanistikės, si dhe arritjet mė tė fundit tė studimeve tė rrezikut sizmik nė nivel kombėtar, rajonal dhe lokal qė Instituti i Sizmologjisė ka realizuar kohėt e fundit.

Historiku i planeve urbanistike

Arkivi Qendror Teknik i Ndėrtimit (AQTN) disponon njė dokumentacion shumė tė pasur nė fushėn e urbanistikės, pėr tė gjitha qytetet shqiptare dhe veēanėrisht pėr qytetin e Tiranės. Ky pėrshkrim i shkurtėr urbanistik i qytetit tė Tiranės do tė bazohet plotėsisht nė dokumentet e AQTN-sė, duke filluar nga dokumenti i parė qė i pėrket vitit 1917 e deri tek plani rregullues i vitit 1990. Ky pėrshkrim urbanistik ka pėr qėllim tė japė disa njohuri historike urbanistike pėr qytetin e Tiranės, disa aspekte tė zhvillimit tė tij urbanistik, shtrirjen e tij territoriale dhe rritjen e tij si qendėr banimi, administrative, industriale, etj. Nė periudhėn e pushtimit austro-hungarez kemi dokumentin e parė vizatimor, qė ėshtė njė planimetri e qytetit tė Tiranės, nė Shk. 1:5000 (Situacion topografik) viti 1917.

Arkitektėt qė do ndryshojnė Tiranėn

Inxhinierėt dhe arkitektėt qė do tė pėrpilojnė projektin dhe do tė ndryshojnė imazhin e kryeqytetit tė Shqipėrisė janė pjesėtarė tė kompanisė “Architecture-Studio”. E krijuar nė vitin 1973 nė Paris nga 8 arkitektė tė asociiuar dhe nga qindra arkitektė dhe inxhinierė urbanistė nga kombėsi tė ndryshme, ajo ka realizuar disa projekte tė spikatura nė shumė vende. Tė tilla mund tė pėrmenden si: Ndėrtesa e Parlamentit Evropian nė Strasburg, Instituti Arab nė Paris, Shtėpia e Arteve tė Bukura dhe Letrave nė Athinė, Universiteti i Dukendouf nė Francė, Salla e Ekspozitave nė Paris, njė hotel nė Torino, Kullėn e zyrave nė Zuo Ying nė Kinė, Masterplanin e Qendrės Tregtare nė Shangai, Kinė, Bulevardin nė Makkal tė Arabisė Saudite, Masterplanin e fshatit Olimpik nė Greqi, etj.

gen|us
15-01-2008, 03:11 PM
Institucioni më i rëndësishëm vendor në kryeqytet, Bashkia vazhdon të jetë hermetike në lidhje me informimin mediatik. Në këtë institucion është e kotë që gazetarët të drejtohen për informacion, pasi përgjigja në më të shumtën e rasteve dihet. Pritja paraprake nga zëdhënësja për shtyp, të lë përshtypjen se brenda ditës do ta sigurosh informacionin për të cilin interesohesh pranë këtij institucioni. “Ok, do të flas me personin përgjegjës lidhur me informacionin që ju kërkoni, dhe do t’ua nis brenda ditës me email”.Kjo është përgjigja e përgjegjësve të informimit mediatik në këtë institucion teksa interesohesh për një informacion të nevojshëm, më së shumti për publikun. Por me sa duket, befas adresa e emailit humbet, dhe personi që ti e pret për një përgjigje nuk bëhet më i gjallë. Pak kohë më parë u drejtuam në Bashkinë e Tiranës për një prononcim lidhur me afatet dhe detaje të tjera për projektin e rikonstruksionit të njërës prej rrugëve më të rrahura të kryeqytetit, ose siç njihet ndryshe Unaza. Kontakti i parë me njërën nga zëdhënëset e këtij institucioni ishte korrekt dhe ajo me mirësjellje na premtoi që pasi të konsultohej me personin përgjegjës do të na informonte brenda ditës, me të dhënat përkatëse. Por kaloi ajo ditë, kaloi dhe e nesërmja, edhe e pasnesërmja, e kështu ditë të tjera në vijim, dhe ne nuk mundëm ta merrnim informacionin e kërkuar duke na lënë të dyshonin se ndoshta zëdhënësja nuk foli kurrë me personin përgjegjës për këtë problem, për arsye të cilat ajo i din më mirë se ne. Informacioni nga Bashkia e Tiranës duket se duhet të dalë vetëm nëpër konferenca për mediat, ku edhe në këto ngjarje, këto të fundit diskriminohen për sa i përket lajmërimit të tyre.

--

• Kryeqyteti, masiv gjigand plehrash

15 June 2007
Sa për pastrimin nuk kemi se çfarë të themi. Arsyeja kuptohet, sepse ai nuk bëhet fare në Tiranë. Po në rrethe është edhe më keq se kaq. Pastrimi i rrugëve duket se ngelet vetën më kuadrin e thënieve, por nga e thënë e deri në konkretizimin e punëve është një rrugë relativisht e gjatë. Edhe ato pastruese të cilat janë, duket se më shumë tallen me pastrimin, sesa pastrojnë realisht. Ato pastrojnë me nge dhe ashtu sa për të kaluar orën e më pas shpërndahen në shtëpitë e tyre, apo tymosin ndonjë cigare si kolektiv të ulura më ndonjë hije aty në afërsi të rrugës.Mjaftojnë disa minuta dhe puna e tyre përfundon shpejt, duke e lënë Tiranën mes plehrave. Me temperaturat përvëluese që ka sjellë vera, plehrat po vënë në rrezik serioz shëndetin e të gjithë njerëzve. Era e tmerrshme, gati e padurueshme që plehrat çlirojnë të bëjnë që ta kalosh rrugën me hundët e zëna. Nuk ka kryeqytet më të qelbur në botë se ky i yni. Është i vetmi në llojin e tij, ku këpucët, sandalet apo çfarëdo qofshin, të mbulohen nga pluhuri në verë e nga balta në dimër. A thua se ke ecur nëpër një pyll dhe jo nëpër rrugët e kryeqendrës së Shqipërisë. Nuk është çudi që Shqipëria nuk ka vizitorë të huaj. Madje po të ishim në vend të tyr nuk do të shkelinim fare. Ose sapo të shikonin këtë gjendje do të largoheshim me të shpejtë. Kjo gjë lidhet fare mirë me arsyen rrugë, ku gjithçka është e mbushur me plehra. Duke mos llogaritur këtu edhe vendgrumbullimet të cilat i gjen gjithnjë plot. E krahas kësaj anash tyre gjenden pafundësi plehrash të hedhura përtokë. Kjo për arsyen e thjeshtë se njerëzit nuk kanë ku ti hedhin mbetjet e konsumit. Kështu ky plehrat konfigurojnë pamjen e kryeqytetit që për fat të keq përcillet në botë. Kazanët boshatisen vetëm një herë në ditë, kjo gjë është shumë pak për popullsinë që ka Tirana, dhe duke ditur që të paktën një qytetar flak në ditë një sasi të konsiderueshme plehrash. Sipas përllogaritjeve matematikore po ti shumëzojmë këto me numrin e banorëve të cilët bëjnë pjesë në popullsinë e kryeqytetit, na del se asnjëherë pastrimi nuk bëhet i mjaftueshëm. Një pastrim më i shpeshtë i rrugëve dhe kazanë plehrash të boshatisur dhe pa erë të keqe do të ishte zgjidhja që të gjithë njerëzit kërkojnë nga pushteti vendor.


• Tirana, beton dhe asfalt në vend të gjelbërimit

15 June 2007
Një filozof përpara 2000 vjetësh ka thënë: “Më jepni dy gjëra në jetë, një shtëpi plot me libra dhe një kopsht mbushur me lule dhe s’kisha për të kërkuar asgjë tjetër.” Nëse do të zbërthenim kontekstin e këtyre dy kërkesave, do të arrinim në konkluzionin se realizimi i tyre për këtë person do të thoshte lumturi. Njerëzit, që në lashtësi kanë vlerësuar jo vetëm rolin ekonomik të bimëve, por edhe rolin mjedisor dhe zbukurues të tyre. Dashuria por edhe nevoja per lulet, bimët dhe gjelbërimin në përgjithësi thuhet se ka lindur me njeriun dhe shuhet me vdekjen e tij.Por nëse këtë fakt do e lidhnim me kryeqytetin shqiptar Tiranën, atëherë ne si popull nuk do të hynim në këtë kategori njerëzish, ku në vend të gjelbërimit preferojmë betonin dhe asfaltin. Studime shkencore tregojnë se sipërfaqet e gjelbra janë rregullatori i përkryer termik, hidrik, si dhe filtri më i mirë për pastrimin e ajrit nga pluhuri, gazet shëndetprishëse e kancerogjene, si dhe burimi i vetëm i pasurimit të ajrit me oksigjen dhe laboratori më i përsosur i diksidit të karbonit. Por hapësirat e blerta mbartin edhe vlera të larta estetike të mëshiruara në larminë e formave të kurorave, ngjyrave të luleve, gjetheve të drurëve e shkurreve dekorative, që janë elementi bazë në kompozimin, formulimin dhe ndërtimin e hapësirave të blerta. E megjithëse pak apo shumë të gjithë i dinë këto elemente pozitivë që mbart në vetvete gjelbërimi, gjatë viteve të fundit në kryeqytet i është dhënë prioritet zhvillimit urban në ndërtesa shumëkatëshe dhe pa asnjë metër katror gjelbërim rreth e përqark. Si askund tjetër, këtu interesat e zhvillimeve urbane dhe hapësirave të blerta funksionojnë të ndara nga njëra tjetra, ose më mirë mund të thonim në kurriz të njëra tjetrës.
Ndërtesat shumëkatëshe reduktojnë sipërfaqet e gjelbra
Sipas studimeve të kryera nga shoqata të ndryshme mjedisore dhe ekologjike mësohet se aktualisht Tirana nga 11m2 sipërfaqe e gjelbër për banor që ka pasur 7-8 vite më parë, ajo është rrudhur në masën 4m2/banor, gjë e cila duhet të alarmonte organet manaxhuese, kur dihet se edhe norma minimale e sanksionuar me ligj në rregulloren urbanistike për përpilimin e planeve rregulluese është pranuar 7m2/banor. Shtimi i popullsisë në kryeqytet, kërkonte domosdoshmërisht shtimin e banesave, të cilat gjatë viteve të fundit filluan të ndërtoheshin vend e pa vend, me leje e pa leje. Dhe pikërisht ndërtimet e shumta janë renditur si faktori kryesor që ka ndikuar në reduktimin e sipërfaqeve të gjelbra në kryeqytet. Kështu u mendua për strehimin, por jo për shëndetin e tyre. Gjatë këtyre viteve u mendua vetëm prishja e lulishteve publike, dhe ndërtimi i pallateve private. Kështu, u prish lulishtja prapa ndërtesës së PS-së, lulishtja pranë stacionit të trenit, lulishtja pranë ekspozitës, më e madhja në Tiranë, lulishte këto që edhe pse nuk ishin të qendrës të qytetit, u shërbenin edhe banorëve të lagjeve të tjera. Lidhur me këtë problem Ministria e Mjedisit i ka dërguar edhe një shkresë Bashkisë së Tiranës për ngritjen e një grupi pune të përbashkët me qëllim marrjen në dorë të situatës. Por reagimi duket qartë, kur situata nuk paraqet ndonjë ndryshim të dukshëm. Lulishtet dhe gjelbërimi po shtohet me ndonjë m2 vetëm nëpër ambjentet private ndërsa në ato publike duket se qytetarët tashmë duhet ta harrojnë një gjë të tillë.

Funksionet e bashkisë
Bashkia ka një sërë funksionesh në shumë fusha.
Falë edhe procesit të decentralizimit të pushtetit lokal, këto funksione kanë ardhur duke u shtuar. Në bazë të Ligjit nr.8652, dt.31.07.2000, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, (Kreu IV, neni 9, 10, 11, 12), Bashkia ushtron këto funksione:
Në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike:
a) Furnizimi me ujë të pijshëm
b) Funksionimi i sistemit të kanalizimeve të ujërave të bardha, të ujërave të zeza dhe kanaleve mbrojtëse të zonave të banuara
c) Ndërtimi, rehabilitimi dhe mirëmbajtja e rrugëve me karakter vendor, trotuareve dhe shesheve publike
ç) Ndriçimi i mjediseve publike
d) Funksionimi i transportit publik urban
dh) Administrimi i parqeve, lulishteve dhe zonave të gjelbëruara publike
e) Grumbullimi, largimi dhe përpunimi i mbeturinave
ë) Planifikimi urban, menaxhimi i tokës dhe strehimi sipas mënyrës së përcaktuar me ligjit..