PDA

View Full Version : Ja lėndėt e provimeve me zgjedhje, pėr maturantėt


BENI
26-01-2008, 10:27 PM
Thuajse tė gjitha lėndėt e gjimnazit janė pėrfshirė nė provimet e Maturės Shtetėrore. Matematika, Fizika, Letėrsia, Historia, Gjeografia, Gjuhėt e Huaja etj, nuk do tė mungojnė nė programin e Ministrisė sė Arsimit. Edhe pse janė 13 lėndė, ato u krijojnė mundėsi maturantėve t’i alternojnė nė degė tė ndryshme dhe tė zgjedhin mė shumė se njė degė pėr tė “konkurruar”. Kėshtu lėnda e Matematikės, i jep mundėsi njė maturanti tė konkurrojė nė disa fakultete njėherėsh, nė Fakultetin Ekonomik, atė tė Shkencave tė Natyrės, Inxhinierisė, Elektronikės etj. E njėjta gjė ndodh edhe me lėndėt e tjera si Historia, Gjeografia, Kimia, Biologjia etj. Mesatarja e tė cilave u lejon maturantėve tė aplikojnė nė mė shumė se njė degė dhe tė provojnė se ku i kanė shanset mė tė mėdha pėr tė studiuar. Tė kufizuar nė zgjedhjet e tyre, maturantėt janė vetėm nė njė numėr shumė tė vogėl lėndėsh, siē janė ato tė Gjuhėve tė Huaja, tė cilat tė krijojnė mundėsi vetėm pėr tė studiuar nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja. Pjesa tjetėr e lėndėve tė Maturės Shtetėrore, pėrbėjnė mundėsi tė shumta pėr zgjedhje, madje tė njėjtat lėndė kanė koeficientė tė ndryshme.
Programi
Vetėm tri ditė mė parė, Ministria e Arsimit dhe Shkencės, publikoi tė plotė tabelėn e lėndėve qė duhet tė mėsojnė maturantėt. Pėr tė gjitha lėndėt mėsimet fillojnė qė nga viti i parė, duke i kushtuar rėndėsi mė tė madhe, atyre temave qė i ndihmojnė maturantėt edhe pėr degėn qė kanė zgjedhur. Nga ana tjetėr temat nuk janė kufizuar vetėm nė vitin e parė, ato janė nga tė katėr vitet e gjimnazit pėr tė gjitha lėndėt. Pėr hartimin e kėtyre programeve ekspertėt lėndorė pėr arsimin e mesėm tė kėtij instituti, kanė punuar si fillim pėr njė seleksionim tė materialit, pasi programet e plota pėr ēdo lėndė jepen nė fillim tė vitit nga MASH. Pėr tė pasur njė gjithpėrfshirje tė aktorėve kryesorė nė kėtė proces, hartues programesh e tekstesh dhe specialistė tė MASH organizuan tryeza tė rumbullakta me mėsues tė lėndėve tė ndryshme pėr tė nxjerrė nė pah edhe shqetėsimet e vėrteta tė nxėnėsve, vėshtirėsitė dhe me qėllim pėrditėsimin e kėtyre programeve. 10 grupe pune tė pėrbėrė nga 30 anėtarė, u rekrutuan mė vonė nė kėtė institut dhe punuan pėr lėndėt: Letėrsi, Matematikė, Gjuhė e Huaj, (Anglisht, Frėngjisht), Histori, Gjoegrafi, Fizikė, Kimi, Biologji, Njohuri pėr Shoqėrinė, Hyrje nė Filozofi dhe Ekonomi e Zbatuar, nė bashkėpunim edhe me specialistė tė Drejtorisė sė Zhvillimit tė Kurrikulave tė dikasterit tė arsimit. Kėto programe do tė jenė baza pėr hartimin e testeve tė provimeve tė Maturės Shtetėrore nga Qendra Kombėtare Arsimore e Vlerėsimit tė Provimeve.

BENI
26-01-2008, 10:28 PM
Te dhena
Ja lëndët që do të jepen provim
1 – Letërsia - Do të jetë provim me detyrim për të gjithë maturantët, pavarësisht dëshirës për të ndjekur studiuar apo jo.
2 – Matematikë - Do të jetë provim me detyrim për të gjithë maturantët, që i ndjekin apo jo studimet e larta.
3 - Gjuhë e huaj - Do të jetë provim me detyrim për maturantët e gjuhëve të huaja, që do ndjekin studimet e larta në këtë fushë.
4 – Anglisht - Do të jetë lëndë me zgjedhje për maturantët që duan të ndjekin Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.
5 – Frëngjisht - Do të jetë lëndë me zgjedhje për maturantët që duan të ndjekin Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.
6 – Histori - Do të jetë lëndë me zgjedhje për maturantët që duan të studiojnë kryesisht këtë lëndë, por edhe Juridikun.
7 – Gjeografia - Do të jetë lëndë me zgjedhje për maturantët që duan të ndjekin studimet e larta.
8 – Fizika - Do të jetë lëndë me zgjedhje për maturantët që duan të studiojnë kryesisht në Shkenca Natyrore.
9 – Kimia - Do të jetë lëndë me zgjedhje për maturantët që duan të studiojnë kryesisht në Shkenca Natyrore.
10 – Biologjia - Do të jetë lëndë me zgjedhje për maturantët që duan të studiojnë Shkenca Natyrore dhe Mjekësi.
11 - Njohuri për Shoqërinë - Do të jetë lëndë me zgjedhje për maturantët që duan të studiojnë në Shkencat Sociale.
12 - Hyrje në Filozofi - Do të jetë lëndë me zgjedhje për maturantët që duan të studiojnë në Shkenca Politike dhe Sociale.
13 - Ekonomi e Zbatuar - Do të jetë lëndë me zgjedhje për maturantët që duan të ndjekin fakultetet profesionale, kryesisht Inxhinieri.

Provimet korrigjohen në QKAVP, me totalin e pikëve
Të gjitha provimet e maturantëve do të dërgohen për korrigjim në Qendrën Kombëtare Arsimore të Vlerësimit të Provimeve. Kjo edhe për arsyen se programet e miratuara që janë edhe baza për hartimin e testeve të provimeve të Maturës Shtetërore, kanë dalë pikërisht nga kjo qendër. Më pas ato u janë shpërndarë të gjitha drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore nëpërmjet postës elektronike dhe me shkresë zyrtare, ku Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka udhëzuar informimin e të gjitha shkollave të mesme. Provimet në këtë qendër, do të dorëzohen jo vetëm nga maturantët e kryeqyteti, por nga të gjithë maturantët e vendit. Dhe po nga kjo qendër do të dalë më pas përllogaritja e pikëve për secilin maturant dhe nota përkatëse e secilit prej provimeve.

BENI
26-01-2008, 10:29 PM
4208 Kuota
Janë propozuaar nga Universiteti i Tiranës. Këtu përfshihen trojet si dhe 100 kuota të filialit të Fakultetit të Ekonomisë në Sarandë.

25 000 Lekë
Do të jetë tarifa e regjistrimit e propozuar nga Universiteti Politeknik dhe ai i Tiranës, për të gjithë studentët e vitit të parë.

30 000 Maturantë
Në të gjithë vendit do të zhvillojnë këtë vit për herë të parë, një skemë të re provimesh, të njohur tashmë me emrin Matura Shtetërore.

4 Provime
Zhvillohen këtë vit akademik, në të gjitha gjimnazet. Dy janë të detyruara dhe dy të tjera me zgjedhje, vetëm për ata që duan të ndjekin shkollën e lartë.

10 rregullat për Maturën Shtetërore
Ministria e Arsimit, vendos 10 rregulla kryesore, për provimet e Maturës Shtetërore. Gazeta “Tirana Observër”, i publikon ato të plota, bashkë me kriteret e tjera, që duhen respektuar në mënyrë rigoroze, nga të gjithë maturantët. Mësuesit e gjimnazeve do të jenë vetëm vëzhgues në provimet e Maturës Shtetërore. Ata jo vetëm nuk do të marrin pjesë në hartimin e tezave të provimit, por as edhe në korrigjimin e tyre. Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, tezat e maturantëve do të korrigjohen nga Komisioni i Maturës Shtetërore, i përbërë nga 9 anëtarë. Pasi të përfundojnë provimet sipas datave të përcaktuara, të gjitha tezat, nga i gjithë vendi, do të grumbullohen në Qendrën Kombëtare Arsimore të Provimeve dhe Vlerësimit në kryeqytet. Maturantët nuk do të shënojnë në fletën e provimit as emër, mbiemër dhe numër klase, ata do të kenë vetëm një kod, i cili do të jetë i njohur për vetë maturantin dhe anëtarin e Komisionit të Maturës Shtetërore, që do të bëjë sekretimin e tezave. Në bazë të këtij kodi, maturantët do të marrin edhe përgjigjen për numrin e pikëve që kanë marrë në zhvillimin e provimit, si dhe notën përkatëse. Sipas specialistëve në Drejtorinë e Arsimit, kjo bëhet për të eliminuar të gjitha abuzimet dhe “marrëveshjet” për një notë të pamerituar.
Penalizimet
Për të gjitha rastet, kur komisioni do të ketë dyshime në lidhje me plotësimin e tezës, e aq më tepër kur do të vërejë se dy teza të ndryshme kanë të njëjtat gabime, maturantët do të penalizohen. Në këtë rast, nuk do të merret parasysh se kush e ka plotësuar vetë tezën, apo kush e ka kopjuar, “ndëshkimi” do të jetë i njëjtë për të dy maturantët, të cilëve do të hiqen të gjitha pikët nga përgjigjet e dyshimta. Mendohet që teza e provimit, si për lëndët me detyrim ashtu edhe për ato me zgjedhje do të ketë të njëjtën strukturë. Një pjesë e pyetjeve do të jenë vetëm me alternativa, një pjesë tjetër me zgjidhje dhe mendohet të ketë edhe pyetje në të cilat të jenë shkrirë të dyja variantet. Që do të thotë që, pasi maturantët të kenë përzgjedhur përgjigjen që e mendojnë si të saktë, do të japin edhe shpjegimin përkatës, brenda së njëjtës pyetje. Përgjigjet e provimeve do të merren vetëm mbas disa ditësh, ato do të afishohen në sekretaritë dhe drejtoritë përkatëse të shkollave të mesme. Në rast pakënaqësish apo vërejtjesh, maturantët gëzojnë të drejtën e ankimimit, e cila duhet depozituar në Ministrinë e Arsimit brenda një periudhe të shkurtër kohore, pas marrjes së rezultatit. Kjo e drejtë vlen për të gjithë maturantët dhe për të gjitha provimet dhe është e trashëguar që nga sistemi i shkuar, i përzgjedhjes së maturantëve me konkurs për në universitet.

Rregullat per provimet përfundimtare

1-Mësuesit e lëndëve përkatëse nëpër gjimnaze do të jenë vetëm vëzhgues në provimet e Maturës Shtetërore.
2-Provimet e tyre do të korrigjohen nga Komisioni i Maturës Shtetërore, i përbërë nga 9 anëtarë
3-Në tezat që do të plotësojnë maturantët do të shënohet vetëm kodi përkatës
4-Kodin sekret do ta kenë vetëm maturantët, si dhe njëri prej anëtarëve të komisioni që do të merret me regjistrimin
5-Provimet do të zhvillohen vetëm me shkrim, përgjigja e tyre do të merret pas tri ditësh
6-Teza do të përmbajë pyetje nga katër vitet e gjimnazit, për secilën lëndë që maturanti do të zhvillojë provimin
7-Pjesa më e madhe e përgjigjeve do të jenë me alternativa, ndërkohë që do të ketë edhe përgjigje me zgjidhje
8-Në rast se do të vihen re të njëjtat gabime në dy teza të ndryshme, ato të verifikohen për të parë nëse përgjigjet janë kopjuar
9-Maturantët mund të regjistrohen edhe në më shumë se dy fakultete¸në të cilat mendojnë se kanë shanse për të fituar
10-Në këtë rast, nëse lëndët me zgjedhje që duhet të japin provim, përkojnë me njëra-tjetrën, atyre nuk u duhet ta përsërisin provimin.

BENI
26-01-2008, 10:30 PM
Ministri i Arsimit takon homologun maqedonas

Pollo: Do hartojmë programe të njëjta

Bashkëpunimi i universiteteve, projekte të përbashkëta të kërkimit shkencor, tekste që mund të përdoren në të dy vendet, shkolla të binjakëzuara, janë disa nga çështjet për të cilat ministri i Arsimit, Genc Pollo ka diskutuar ditën e djeshme me homologun e tij të Maqedonisë, Azis Pollozhani. Në janar, në Tiranë dy ministrat nënshkruan një program ekzekutiv të kërkimit shkencor dhe numri i projekteve të paraqitura deri tani për të përfituar nga ky program është shumë i lartë. Në Shkup ata ranë dakord që struktura e të dy palëve, shqiptare e maqedonase, të paraqesin projekte të përbashkëta për programet e Bashkimit Evropian, Paktit të Stabiliteti dhe UNESKO-s. Gjithashtu do të ngrihen grupe pune për të ndjekur përqasjen e kurrikulës universitare dhe ecurinë e procesit të Bolonjës, duke synuar një mobilitet më të lartë midis studentëve dhe profesorëve të të dy vendeve. Një ndër çështjet më të rëndësishme, që u diskutua ditën e djeshme ishte edhe përafrimi i planeve mësimore, në mënyrë që tekstet shkollorë të njërës palë të jenë të përdorshëm në vendin tjetër.

Formularët, që duheN plotësUAR
Dy do të jenë formularët, që duhet të plotësojnë maturantët për të shkuar në shkollë të lartë. I pari do të jetë për aplikimet në universitet dhe i dyti për provimet me zgjedhje. Në formularin me zgjedhje nxënësit do të shënojnë degën, fakultetin dhe universitetin ku janë regjistruar, dy provimet me zgjedhje që dëshirojnë të japin dhe të tjera elemente teknike. Ai do të jetë pa pagesë.

Tarifat
Tarifa për çdo provim me zgjedhje në Maturën Shtetërore do të jetë 1.500 lekë. Ndërkohë që tarifat për pranimin e kërkesave për studim në shkollat e larta publike do të jetë 300 lekë. Të njëjtin çmim me tarifën për provimet me zgjedhje do të kenë edhe regjistrimet për në universitet, të cilat do të kushtojnë 1.500. Regjistrimet kanë nisur në 1 mars dhe do të mbyllen më 30 prill 2006. Procedurat do të kryhen nga kandidati pranë sekretarive të fakulteteve të Universiteteve dhe të Shkollave të Larta

Maturantët
Dje në ditën e tretë të regjistrimeve, numri i maturantëve që janë regjistruar nëpër fakultete është shumë i vogël. Madje në disa fakultete si Gjuhë-Letërsi, Gjuhë të Huaja, Shkenca Natyrore etj., ende nuk ka asnjë emër të regjistruar. Vetëm në degët kryesore si Juridiku, Mjekësia dhe Elektronika, sekretaritë përkatëse kanë mundur të regjistrojnë disa kandidatë. Mendohet që maturantët ende nuk e kanë kuptuar plotësisht Maturën Shtetërore, për këtë janë ngritur komisione sqaruese në të gjitha gjimnazet e vendit.