View Full Version : Lajmet Ditore 22.022.2008
GRUDJANE
22-02-2008, 08:07 AM
Rama: Meta iu rikthye lojės sė vjetėr politike
http://i268.photobucket.com/albums/jj8/vajzgrudet_2008/untitledrama-1.jpg
22 Shkurt 2008
Reagon Rama dhe Gjinushi pas deklarimit tė LSI-sė pėr daljen nga koalicioni i majtė
TIRANĖ- Kryetari i Partisė Socialiste Edi Rama e ka cilėsuar pjesė tė politikės sė vjetėr, vendimin mė tė fundit tė partisė Lėvizja Socialiste pėr Integrim pėr tė dalė nga koalicioni opozitar. Vetėm pak orė pasi kreu i LSI-sė Ilir Meta deklaroi fundin e koalicionit "Bashkė pėr tė Ardhmen" dhe inicimin e njė koalicioni tė ri opozitar "E majta pėr Integrim", kreu i socialistėve Edi Rama, shprehu keqardhje pėr kėtė qėndrim duke theksuar se ai nuk i shėrben tė ardhmes evropiane tė sė majtės dhe interesave tė vendit. Duke iu pėrgjigjur interesit tė gazetarėve nė lidhje me akuzat qė LSI ka drejtuar gjatė ditės sė djeshme ndaj dy forcave tė mėdha politike dhe kryesisht ndaj lidershipit socialist, kreu i selisė rozė ka theksuar se nuk ėshtė koha pėr lojėra tė tilla politike, qė nuk i shėrbejnė forcimit tė sė majtės. Sipas liderit socialist, vendi ndodhet nė njė moment kur i nevojitet njė politikė e re dhe lėvizje tė tilla, sipas tij, nuk janė nė tė mirėn e njerėzve. "Kjo nuk ėshtė koha e ndarjeve tė vjetra, por e njė bashkimi tė ri. Kjo nuk ėshtė koha e llogarive tė vogla partiake dhe lojėrave tė vjetra politike, por e ndėrtimit tė njė politike tė re tė qytetarėve tė tradhtuar 17 vjet nga politika e politikanėve", - tha Rama nė reagimin e tij.
Gjithashtu Rama ka bėrė tė qartė se qėndrimet e fundit tė aleatit tė tij Ilir Meta janė njė rikthim tek lojėrat e vjetra politike, qė kanė nė qendėr tė tyre vėnien e interesave tė ngushta partiake mbi interesat e sė majtės dhe tė ardhmes euroatlantike tė vendit. "Mua mė vjen sinqerisht keq qė miku im Ilir Meta iu kthye njė loje tė vjetėr, qė s'ishte as nė tė mirėn dhe s'ėshtė as nė dėshirėn e njerėzve. Uroj me gjithė zemėr qė ai ta kuptojė se Shqipėria dhe shqiptarėt janė tė lodhur nga kjo lojė", - theksoi Rama. Megjithatė, sipas tij, pavarėsisht kėtij qėndrimi, Partia Socialiste mbetet e hapur pėr tė bashkėpunuar me aleatėt, pėrfshi kėtu edhe Lėvizjen Socialiste pėr Integrim. Duke e konsideruar njė mik tė tijin, Rama i ka bėrė thirrje Metės qė ti kthehet bashkėpunimit me koalicionin e majtė, si e vetmja mėnyrė pėr tė realizuar tė gjitha aksionet opozitare dhe pėr tė ndryshuar Shqipėrinė. "Sigurisht, qė dyert tona janė gjithmonė tė hapura pėr mikun dhe bashkėpunėtorin Ilir Meta", - tha Rama. Ndėrkohė qė ndaj qėndrimit tė LSI-sė ka reaguar edhe Partia Socialdemokrate, e cila e ka konsideruar atė njė qėndrim tė shpejtuar. "Nėse deklarimi do tė thotė ikje nga e majta dhe kalim nė tė djathtė, atėherė ky ėshtė vullnet politik i ēdo partie dhe kėtė s'ia kėshillojmė askujt. Ne si PSD nuk kemi ndėrmend qė tė shkojmė djathtas. Nėse flitet pėr deklarime se si do tė paraqitet nė zgjedhje ėshtė e parakohshme", - tha Gjinushi.
Shekulli .com
GRUDJANE
22-02-2008, 08:18 AM
Patozi: Sistemi, s'mund tė kėnaqim interesat meskine tė partive tė vogla
Nėnkryetari i PD-sė dhe kryetari i grupit parlamentar sqaron se nuk ka pakt PD-PS
TIRANĖ- Partia Demokratike dhe Partia Socialiste nuk mund tė kėnaqin interesat meskine tė partive tė vogla pėrsa i pėrket sistemit zgjedhor. Ky ėshtė konkluzioni nė tė cilin ka dalė dje kryetari i grupit parlamentar tė PD-sė, Astrit Patozi, i cili duke iu referuar diskutimeve pėr reformėn zgjedhore, ripėrsėriti faktin se mes PD-sė dhe PS-sė nuk ka asnjė marrėveshje. Patozi, njėherėsh nėnkryetari i PD-sė, u shpreh se dy partitė e mėdha kanė zhvendosur debatin pėr reformėn nga sistemi mazhoritar, qė u shkon mė shumė pėr shtat atyre, nė sistemin proporcional, duke bėrė kėshtu njė koncesion tė madh nė raport me interesat e tyre. "Ky koncesion duhet tė njihet, dhe ky koncesion nuk mund tė shkojė deri nė fund, pėr tė kėnaqur interesat meskine, tė cilat nė fund tė fundit, kėrkojnė qė tė devijojnė apo tė deformojnė votėn e shqiptarėve nė zgjedhje", u shpreh Patozi.
Kreu i grupit parlamentar tė PD-sė shprehu shqetėsimin se po krijohet njė klimė e panevojshme tensioni pėr reformėn zgjedhore, ku tė vegjlit akuzojnė tė mėdhenjtė se kanė arritur njė marrėveshje mes tyre nė dėm tė partive tė vogla. Astrit Patozi tha se kjo nuk ėshtė aspak e vėrtetė dhe se situata mbėshtetet tek thashethemet, dhe jo tek ajo ēfarė ndodh realisht. "Bashkėpunimi midis PD-sė dhe PS-sė, pėr reformėn zgjedhore, ėshtė njė problem qė nuk duhet trajtuar si njė sfidė midis partive tė mėdha dhe partive tė vogla, por si njė zgjidhje pėr interesat jetike dhe pėr stabilitetin politik tė vendit .Nė rast se do ta trajtonim si njė ēėshtje midis partive tė mėdha dhe atyre tė vogla, unė do tė theksoja se PD-ja dhe sigurisht edhe PS-ja, janė parti mazhoritare dhe po tė ishte nė interesin e tyre tė drejtpėrdrejtė ato do tė parapėlqenin, dhe do tė vendosnin pėr njė sistem tė pastėr, si dhe mazhoritar dhe, askush nė Shqipėri dhe jashtė saj, nuk mund tė thotė qė njė sistem mazhoritar nuk ėshtė demokratik, pasi kėtė sistem e kanė edhe shumė vende demokratike nė botė", tha Patozi.
Shekulli.com
GRUDJANE
22-02-2008, 08:53 AM
Ndoka: Pakti PD-PS, aventurė e rrezikshme
Kryetari i PDK-se shprehet se reforma zgjedhore po kthehet nė njė sėmundje infektive
TIRANĖ- Marrėveshjet e fshehta mes Partisė Demokratike dhe Partisė Socialiste pėr reformėn zgjedhore do tė jenė aventura tė rrezikshme pėr integrimin e vendit nė strukturat euroatlantike. Kėshtu ka deklaruar dje kryetari i Partisė Demokristiane, Nard Ndoka gjatė njė prononcimi pėr mediat, ndėrsa ka komentuar situatėn e krijuar pėr reformėn zgjedhore. Ndoka, duke prekur edhe lėvizjet e fundit nė kampin e majtė, tha se "reforma zgjedhore ėshtė njė sėmundje infektive", duke lėnė tė nėnkuptohet se edhe e djathta mund tė mos mbetet jashtė tyre. "Reforma zgjedhore ėshtė njė sėmundje infektive, nėse mund tė flas me terma tė shėndetėsisė, dhe momenti mė i rėndėsishėm politik pėr politikėn shqiptare ėshtė qė tė ketė bashkėpunim me tė gjithė faktorin politik shqiptar, me tė gjitha partitė parlamentare", ėshtė shprehur Ndoka, duke theksuar se ēdo marrėveshje e fshehtė mes partive politike do tė dėmtojė procesin, por edhe vetė imazhin e vendit.
Nė kėtė drejtim, kreu i demokristianėve bėri thirrje pėr domosdoshmėrinė e frymės sė mirėkuptimit mes palėve, partive tė mazhorancės dhe atyre tė opozitės, duke pasur parasysh rėndėsinė e bashkėpunimit dhe kushtet qė ndėrkombėtarėt i kanė vėnė klasės politike shqiptare. "Njė mungesė pėrgjegjėsie nė kėto momente do tė jetė me pasoja pėr integrimin tonė nė strukturat euroatlantike, pėr marrjen e ftesės dhe pėr probleme tė tjera. Ne duhet tė tregojmė pėrgjegjėsi maksimale pėr pėrmbushjen e kėtyre reformave. Ashtu siē kaluam reformėn nė drejtėsi, ėshtė e domosdoshme qė me tė njėjtin standard e bashkėpunim tė kalojė edhe reforma zgjedhore. Ajo qė ne kemi vėrejtur me njė lloj shqetėsimi ėshtė mungesa e njė transparence, edhe nga ana e PD-sė",- ėshtė shprehur mė tej kreu i PDK-sė, njėherėsh ministėr i Shėndetėsisė nė kabinetin qeverisės.
GRUDJANE
22-02-2008, 10:27 AM
Rama: Meta, lėri lojėrat
http://i268.photobucket.com/albums/jj8/vajzgrudet_2008/meta-rama.jpg
Mė vjen keq qė miku im iu rikthye politikės sė vjetėr"
Koalicioni i majtė ėshtė pėrēarė. LSI-ja ka bėrė tė ditur dje pėrfundimisht largimin e saj nga ky koalicion dhe krijimin e njė aleance tė re opozitare "E majta pėr integrim". Ky qėndrim ėshtė zyrtarizuar dje nga kryetari i LSI-sė, Ilir Meta, gjatė njė konference pėr shtyp, pas vendimit tė marrė nga kryesia e partisė. Shkak i kėsaj pėrēarjeje mes koalicionit tė majtė ėshtė bėrė mungesa e konsensusit pėr reformėn zgjedhore dhe "aleanca" qė PS-ja po bėn me PD-nė nė kurriz tė partive tė vogla. Duke pėrforcuar deklaratat e dy ditėve mė parė tė nėnkryetarit tė LSI-sė, Dritan Prifti, kryetari Meta deklaroi se ky vendim ėshtė marrė pas diskutimeve tė bėra nga Kryesia e LSI lidhur me situatėn kritike, ku ka hyrė reforma shumė jetike zgjedhore, si dhe vetė perspektiva e integrimit tė vendit nė NATO dhe BE, nė mėnyrė tė veēantė nga sjellja e paprinciptė dhe tejet e rrezikshme e lidershipit PD-PS. Kreu i LSI-sė ka bėrė publike disa nga konkluzionet qė e kanė ēuar kėtė forcė tė marrė vendimin pėrfundimtar pėr largimin nga koalicioni i majtė dhe krijimin e njė koalicioni tė ri. Sipas Metės, koalicioni opozitar ka pushuar sė funksionuari qė pas zgjedhjeve vendore tė 18 shkurtit tė vitit 2007 dhe pėr kėtė pėrgjegjėsia kryesore ėshtė e lidershipit tė Partisė Socialiste. Vendimet e rėndėsishme pėr ēėshtje madhore politike dhe tė reformave, sqaroi Meta, janė marrė sistematikisht nė mėnyre tė njėanshme. "Bashkėpunimi i hapur dhe luajal midis opozitės pėr hir tė reformave madhore integruese, ėshtė kthyer nė njė lidhje jo transparente dhe personale mes lidershipit tė PS dhe PD. Pasoja mė e rrezikshme e kėsaj marrėdhėnieje jotransparente dhe joparimore ėshtė pikėrisht shkatėrrimi i reformės zgjedhore gjoja nė emėr tė integrimit nė NATO", ėshtė shprehur Meta. Ai ka theksuar se nė mėnyrė tė pėrsėritur, LSI ka kėrkuar arritjen e njė konsensusi midis partive tė opozitės, si dhe ka kėrkuar shpeshherė mbledhjen e Komisionit Parlamentar pėr Reformėn Zgjedhore. Por, shton kryetari i LSI-sė, nė vend tė gjetjes sė njė konsensusi sa mė tė gjerė brenda opozitės dhe brenda vetė komisionit parlamentar pozitė - opozitė, lidershipi i PS ka zgjedhur bojkotimin e koalicionit opozitar, si dhe bllokimin e programuar tė komisionit parlamentar pėr reformėn zgjedhore, duke preferuar koalicionin e mbyllur "tė listave tė mbyllura" dhe "interesave tė mbyllura" tė lidershipit PD-PS. Ndaj LSI, tha Meta, ndien pėrgjegjėsitė e saj publike dhe kombėtare pėr tė denoncuar kėtė rrezik qė i kanoset demokracisė dhe integrimit tė vendit nga riciklimi i lojėrave tė pėrsėritura dhe me kosto tė jashtėzakonshme pėr demokracinė dhe stabilititetin politik tė vendit. "LSI afirmon edhe mė fuqishėm vendosmėrinė e kahershme qė prej themelimit tė saj pėr shenjtėrimin e votės sė shqiptarėve pėr tė punuar me tė gjithė forcat e faktorėt e pėrgjegjshėm politike nė Parlament e jashtė tij, madje edhe brenda PS dhe PD pėr tė shpėtuar vendin nga masakra elektorale e radhės", ka deklaruar kryetari i LSI-sė. Ai beson se jo vetėm politika shqiptare, por edhe e majta nė pėrgjithėsi hyn nė njė fazė tė re cilėsore dhe vendimtare pėr tė ardhmen. Sipas Metės, krijimi i koalicionit tė ri opozitar e "Majta pėr Integrim", do tė synojė integrimin dhe pėrfaqėsimin e tė gjitha kontributeve tė tė gjithė shqiptarėve qė besojnė te vlerat e vėrteta tė sė majtės, progresit dhe integrimit. Krizėn nė koalicionin e majtė e ka zbuluar reforma zgjedhore, pasi PS-ja nuk po gjente njė gjuhė tė pėrbashkėt me partitė e vogla nė lidhje me pėrzgjedhjen e sistemit elektoral dhe pėrcaktimit tė pragut. Megjithėse partitė e vogla kishin kėrkuar njė tryezė pėr tė diskutuar konkretisht pėr reformėn zgjedhore dhe pėr tu njohur saktėsisht me qėndrimin e PS-sė, deri mė tani ata nuk kanė marrė njė pėrgjigje zyrtare pėrveēse deklaratave nė shtyp.
PS i ikin aleatėt e majtė. Besnik deri mė tani vetėm Gjinushi
Ceka e Milo: Do tė mbėshtesim koalicionin e ri tė LSI
LSI-ja nuk ėshtė e vetme nė nismėn e saj pėr krijimin e njė koalicioni tė ri opozitar, pjesė e kėsaj nisme pritet tė bėhen edhe dy partitė e tjera opozitare, PAD-ja e drejtuar nga Neritan Ceka dhe PDS-ja e drejtuar nga Paskal Milo. Presidenti i Aleancės Demokratike ka deklaruar dje se forca e tij politike e mbėshtet LSI-nė nė nismėn e saj, pasi ka ardhur koha ti japim fund "megadushkut" dhe manipulimeve nė zgjedhje. Sipas Cekės, ky reagim i partive tė vogla tė majta ndaj PS-sė ka ardhur sepse pėr sa i pėrket reformės zgjedhore PS ka heshtur ose ka promovuar njė sistem, i cili ėshtė haptas nė kundėrshtim me interesat e koalicionit, dhe nuk ndikon nė bashkimin e tij, por nė pėrēarjen e koalicionit, pra njė sistem i cili ka nė thelb tė tij eliminimin e aleatėve dhe jo fitoren. "Nuk ka njė koalicion, por nė fakt ka njė opozitė qė vepron bashkė dhe njė tryezė opozitare, por kohėt e fundit ka munguar transparenca nė lidhje me reformėn zgjedhore", ėshtė shprehur Ceka. Duke theksuar se me njė bazė tė tillė nuk ka fitore, por vetėm humbje, kėshtu qė bashkėveprimi ėshtė i pamundur. Sipas tij, reagimi i LSI-sė ka qenė i qartė. Reagimet tona, tha Ceka, nė prononcimin e tij, janė gjithashtu tė qarta, sepse tė gjitha partitė e tjera pėrveē PS-sė kanė nėnshkruar njė dokument ku kėrkojnė njė sistem tė personalizuar proporcional, ku tė eliminohet fenomeni Dushk dhe tė jepet mundėsia qė koalicionet tė realizohen pas zgjedhjeve. "Vetėm nė kėtė formė do tė duket edhe forca e ēdo partie, do tė hiqet dhe ajo qė quhet klientelizėm partiak dhe ēdo parti do tė provojė sesa e fortė ėshtė nė zgjedhje. Besoj se ky ėshtė sistemi qė i jep mundėsinė edhe shqiptarėve tė kenė nė Parlament aq deputetė sa kanė votuar ata nė kutitė e votimit", ėshtė shprehur Ceka. Gjithashtu, tė njėjtėn linjė mendimi me Cekėn dhe LSI-nė pėr reformėn zgjedhore nė vend ndan edhe kryetari i PDS-sė, Paskal Milo, i cili sė bashku me Cekėn para pak ditėsh gjatė njė konference pėr shtyp i kanė rėnė tė parėt kambanės sė alarmit se dy partitė e mėdha po bashkėpunojnė njėra me tjetrėn pėr reformėn zgjedhore nė kurriz tė partive tė vogla. Kėtyre qėndrimeve deri mė tani nuk u ėshtė bashkuar PSD-ja e Gjinushit, duke mbėshtetur PS-nė.
GazetaShqip.com
GRUDJANE
22-02-2008, 02:57 PM
Mustafaj: Qeveria ka humbur lidhjet me PD-nė
Ish-shefi i diplomacisė shqiptare komenton pėr "Top Show" ēėshtjen e Kosovės, marrėdhėniet brenda PD-sė dhe punėn e qeverisė
http://i268.photobucket.com/albums/jj8/vajzgrudet_2008/mustafajbesnik.jpg
Jam i zhgėnjyer nga KOP-i, ekzekutivi disa raste rrėshqet edhe majtas
Ish-shefi i diplomacisė shqiptare, Besnik Mustafaj, ka komentuar nė emisionin "Top Show" tė Alban Dudushit ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės, marrėdhėniet brenda PD-sė dhe funksionimin e qeverisė "Berisha". Mustafaj, nė rolin e politikanit, shprehet i zhgėnjyer nė shumė aspekte nga KOP-i, nė rolin e diplomatit thekson se Serbia ėshtė njė vend i vogėl pėr tė vendosur embargo ndaj Kosovės dhe nė rolin e shkrimtarit ka ripėrsėritur qėndrimin e tij mbi veprat e Ismail Kadaresė.
Tė larguarit e PD-sė
Pėrplasjet, largimet, skandalet publike qė kanė pushtuar partinė mė tė madhe tė vendit nga viti 2005 e deri mė sot, deputeti i vjetėr i PD-sė ka preferuar tė ndalet gjatė nė analizėn e situatės brenda partisė sė tij. Nė gjykimin e tij, Mustafaj ka komentuar edhe "ngrirjen" qė kryetari i Partisė Demokratike i bėri deputetit tė PD-sė dhe avokatit tė njohur, Spartak Ngjelės.
"Ngjela nuk ka qenė asnjėherė organikisht pjesė e PD-sė. Ėshtė njė import qė e mori Berisha dhe e solli e doli prapė pėr arsye qė ne i dimė. Njė njeri qė shkon nė zyrėn e Kryeministrit me mikrofona nė xhep zhvlerėsohet si politikan", tha Mustafaj. Por, sa e ka dėmtuar largimi i figurave cilėsore, si ajo e Spartak Ngjelės, Partinė Demokratike. Sipas Mustafajt, "nė kėtė kuptim PD-ja nuk ka ndjerė ndonjė dhimbje nga ikja e tij, ashtu siē nuk ka ndjerė ndonjė energji suplementare nga ardhja e tij nė parti". Sipas Mustafajt, ajo ēka e dallon nga Ngjela ėshtė se "ai shpeshherė ka njė motivim krejtėsisht provokativ. Ngjela nuk ka njė analizė qė niset nga motivi qė ta shėrojė PD-nė dhe ta ndihmojė tė ecė pėrpara. Ai e di qė ėshtė jashtė kėsaj partie". Gjithsesi, opinioni ngelet i ndarė nė gjykimin se ēfarė i shqetėson mė shumė, veprimi i avokat Ngjelės, apo qėndrimi i doktor Berishės. Ish-ministri i kabinetit "Berisha" thekson se ajo qė e shqetėson mė shumė nė kėtė rast ėshtė veprimi i Ngjelės. "Gjesti i njė deputeti, qė shkon te kryetari dhe e nxjerr bisedėn nė tregun mediatik, pėr mua ėshtė i gabuar. Unė nuk jam dakord me atė mėnyrė tė foluri tė Kryeministrit; ajo ėshtė njė mėnyrė tė foluri qė nuk mund tė pėrjashtohet nė njė moment nervozizmi", vijoi ai, duke u ndalur te njė tjetėr figurė e PD-sė, qė kėrkoi largimin nga partia pėr shkak se kjo forcė udhėhiqej sipas njė fryme komunizmi, Mustafaj u shpreh se Gilman Bakalli ėshtė njė njeri qė ka tė ardhme nė politikė. "Deri tani nuk po mund tė strukturoret mirė, por ai ka njė analizė politike. Kritikat bėhen pėr tė kėrkuar pėrmirėsimin e PD-sė. Unė nuk pėrdor as provokacionin as ndonjė formė tjetėr qė ti bėj dėm PD-sė. Unė kam lidhur karrierėn me PD-nė. Nė kėtė kuptim, mendoj se Gilmani ėshtė pjesė e PD-sė", tha ai. Nėse rikthehemi pas nė vite, kujtojmė se nė vitin 1992 ishte njė grup qė doli me kritika ndaj lidershipit tė partisė, Sali Berishės. Pas 16 vjetėve, deputeti Mustafaj, nė mbrojtje tė miqve tė tij, tė cilėt u larguan ato vite nga partia, ka bėrė me dije se "ai ishte i vetmi grup i larguar nga PD-ja dhe qė kishte njė platformė. Tė gjithė tė tjerėt qė kanė ikur mė vonė nė 94, 97, 99 asnjė nuk ka shfaqur para strukturave tė partisė njė platformė qė ti tė gjykosh nėse je dakord apo jo". Sipas tij, kjo ka qenė njė shenjė vlerėsimi permanent pėr kėta njerėz, ku brenda kėtij grupimi bėnin pjesė emra si Gramoz Pashko, Preē Zogaj, Arben Imami. "Unė ia njoh vetes njė ndikim pozitiv nė kthimin e tyre nė parti. Kjo mė shumė sesa gjykim ka pas veprim, sepse kėta njerėz, duke u nisur edhe njė miqėsi, por edhe pėr faktin qė ata kishin njė platformė u thirrėn sėrish. Ata nuk u pėrjashtuan, por dolėn vetė nga partia", u shpreh ai.
Grupimet nė PD
Sekretari pėr marrėdhėniet me jashtė nė selinė blu ka bėrė me dije se nuk ekzistojnė grupimet brenda PD-sė. Ajo ēka Mustafaj ka theksuar, ėshtė fakti se njė nga dėmet qė i ka bėrė Berisha PD-sė ėshtė se ka krijuar idenė se pėr tė bėrė karrierė nė PD duhet tė kesh komunikim direkt me tė, por, sipas Mustafajt, nė praktikė ėshtė provuar se kjo nuk ėshtė e vėrtetė.
"PD-ja ėshtė njė parti e pjekur tashmė r si njė parti moderne e qendrės sė djathtė ka nevojė tė zhvillojė brenda vetes njė lloj mekanizmi kritik qė i mungon. Kam qenė partizan i KOP-it, me shpresėn se kėta, duke qenė tė shkolluar mirė dhe duke pasur njė lidhje mė tė dobėt me pushtetin, do tė mund ti lejojnė vetes mė pak oportunizėm. Jam i zhgėnjyer nė shumė aspekte nga KOP-i. Partia Demokratike ėshtė njė parti e qendrės sė djathtė dhe nė kėtė parti nuk ke fraksione klasike, siē ke nė partinė e majtė", tha ai. Deputeti i Tiranės, i cili prej 7 muajsh ndodhet larg kabinetit "Berisha", pas dorėheqjes nga posti i ministrit tė Jashtėm ka theksuar se nuk ka pasur dhe nuk ka grup brenda Partisė Demokratike. "Unė kam ndenjur disa herė me Presidentin Topi, nė kohėn kur ai ishte kryetar i grupit kuvendor dhe ai ka pasur disa miq, me tė cilėt kalonte mė shumė kohė. Pėr mua grupi ka sens kur ka njė platformė. Nėse miqtė e Bamirit kishin si objektiv zgjedhjen e tij si President, kėtė e donte e gjithė PD-ja", sqaroi Mustafaj, duke shtuar se partitė e djathta nė Evropė nuk kanė fraksione, si ato tė majtat. Fushata nė kampin blu ka ditė qė ka nisur dhe deputetėt e djathtė kanė rendur nė zonat e tyre elektorale. Sebepi i kėsaj rendjeje ishte 17-vjetori i themelimit tė PD-sė, por qė nė tė vėrtetė kishte diēka tjetėr mė tė fortė nė thelb. Ėshtė hapur zyrtarisht fushata pėr zgjedhjet nė parti, qė pas mbledhjes sė fundit tė kryesisė. Ambicia pėr njė post tė rėndėsishėm nė strukturat e larta tė partisė ka pushtuar edhe ish-shefin e diplomacisė shqiptare. "Nuk ėshtė njė vendim qė e kam marrė se ēfarė posti do kem, por e sigurt ėshtė fakti qė nuk iki nga politika", u shpreh Mustafaj.
Puna e qeverisė
E etiketuar shpeshherė si qeveri dembele edhe nga deputetė tė PD-sė, mazhoranca ka ulur tonet kritike ndaj qeverisė, pėr shkak se vendi ndodhet pėrpara njė prove tė madhe, si ajo e anėtarėsimit tė NATO-s. Mustafaj rinxjerr nė skenėn politike anėn mė tė keqe, mė pezhorative tė kabinetit "Berisha", duke i lėshuar kritika tė brendshme. "Qeveria i ka humbur lidhjet me partinė. Nuk ėshtė e pėrfaqėsuar aq sa duhet PD-ja politikisht. Nė qeveri ka njė frymė ose njė ndarje me parti tė koalicionit me tepri, ose me depolitizim tė qeverisė. Sė dyti, nė mėnyrė fare evidente, strukturat politike tė PD-sė kanė humbur ēdo lloj marrėdhėnieje politike me qeverinė". Por ēfarė duhet tė bėjnė ministrat sipas ish-mikut tė ngushtė tė Berishės. "Nuk i kemi parė asnjėherė ministrat tė shkojnė nė Kėshillin Kombėtar dhe ti kėrkojnė kėsaj qeverie pikat e nevojshme. Struktura ekzekutive dhe ajo strukturė me tė cilėn PD-ja do tė pėrfaqėsohet nė zgjedhjet e 2009-ės, do ta dobėsojė impaktin dhe mobilimin e partisė nė fushatėn e ardhshme", tha ai. Besnik Mustafaj ėshtė njohur gjithmonė si njė njeri qė i ka pasur kontaktet e drejtpėrdrejta me Kryeministrin Berisha dhe nuk ka pasur nevojė tė jetė pjesė e ndonjė grupimi pėr tė qenė pranė lidershipit tė partisė. Pėr kėtė, me syrin e ftohtė Mustafaj komenton edhe kritikat e analistit tė njohur tė PD-sė, Mero Baze, i cili akuzon qeverinė pėr nepotizėm. "Unė nepotizėm nuk kam ndjerė dhe nuk ndiej te mėnyra e qeverisjes sė Berishės. Mendoj se qė kur jam larguar nga qeveria jam shprehur pėr nevojėn pėr tė luftuar vulentarizmin nė mėnyrėn e qeverisjes. Nė shumė raste Berisha qeveris me njė vulentarizėm qė pengon forcimin e institucioneve", tha ai. Mustafaj kritikon Berishėn pėr mėnyrėn e komunikimit me zv/ministrat apo me zyrtarėt e rangut tė dytė. "I kam thėnė njėherė Kryeministrit se njė zv/ministėr duhet ta mbajė mend qė gjatė katėr vjetėve ka takuar njė herė ose dy herė Kryeministrin. Por nuk ka mbetur drejtor ndėrmarrjeje shtetėrore qė nuk ka folur nė telefon me Berishėn, qė nuk ka marrė sms nga ai, qė nuk ėshtė thirrur nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr pėr tė kryer njė detyrė me urdhėr tė Kryeministrit, duke tejkaluar ministrin. Kėto janė metoda qė pėr mua e pengojnė forcimin e institucionit. Shteti ėshtė hierarki, nuk drejtohet partizanēe", tha Mustafaj.
Pikat e dobėta tė qeverisjes
"Mendoj se ka njė mospėrputhje midis rezultatit dhe imazhit. Rezultatet kjo qeveri i ka mė tė mira sesa imazhet". Sipas gjykimit tė Mustafajt, kjo ėshtė edhe njė nga pikat mė tė dobėta tė kabinetit blu. Sipas tij, imazhi vjen nga njė punė jo moderne, qė bėhet nė komunikimin me publikun dhe perceptimi publik pėr njė qeverisje ėshtė mjaft i rėndėsishėm, sepse i jep qeverisė energji pozitive. "Nė analizėn qė i bėj qeverisjes ka shpeshherė njė eklektizėm filozofik, tė identitetit tė saj. Kė pėrfaqėson kjo qeveri, ish tė pėrndjekurit, pronarėt etj. Identiteti i politikės ėshtė se ēfarė filozofie tė qeverisjes ka. Pas 17 vjetėsh, identiteti i partive nė Shqipėri duhet tė bėhet me tė njėjtat kritere qė bėhet nė vendet e qytetėruara. "Qeveria ka raste qė rrėshqet majtas dhe ka raste qė shkon shumė djathtas. Ka vendime tė Kėshillit tė Ministrave qė janė shumė majtas", tha ai.
Gjykimi pėr Kosovėn
Pas kritikave tė bėra shtatė muaj mė parė nga ish-ministri i Jashtėm, Besnik Mustafaj, pėr pasuesin e tij Lulzim Basha, kėtė herė vijnė vlerėsime pėr punėn dhe maturinė e Ministrisė sė Jashtme. Mustafaj thekson se "e kam kritikuar punėn e Ministrisė sė Jashtme nė gusht tė 2007-sė, pėr shkak se kjo ministri kishte katėr javė qė heshtte pėr ēėshtjen e Kosovės, ndėrkohė pas zhvillimeve tė fundit them se puna e kėsaj ministrie ėshtė pėr tu pėrgėzuar". Ish-shefi i diplomacisė shqiptare ka komentuar gjithashtu marrėdhėniet e tij personale me lidershipin e Kosovės. "Pas kontakteve qė kam pasur nėpėrmjet telefonit, e-mail-it, jam kthyer nė Kosovė, pasi kam ikur nga funksioni i ministrit tė Jashtėm. Jam pritur nga Presidenti, Kryeministri dhe nga tė gjithė kryetarėt e partive e mendoj se marrėdhėniet e mia me Kosovėn janė tė mira", tha ai, duke komentuar rolin e Shqipėrisė pėr tė ardhmen e Kosovės, pas shpalljes sė pavarėsisė. Nėse diplomacia shqiptare do tė jetė e pėrgatitur pėr tė qenė njė aks i rėndėsishėm gjeopolitik nė rajon, Mustafaj u shpreh se nė mėnyrė imediate nuk ėshtė diplomacia shqiptare qė duhet tė redifinohet. "Diplomacia jonė nuk ka nevojė tė redifinohet. Ajo prej 15 vjetėsh ka njė trase tė mirė nė politikėn rajonale", tha ai. Ajo ēka kėrkon Mustafaj ėshtė qė nė mėnyrė urgjente diplomacia e Kosovės ka nevojė tė krijohet dhe nė mėnyrė imediate duhet tė pėrcaktojė raportet e tė vendosė ekuilibrat midis Beogradit e Tiranės, nė mėnyrė qė tė mos jetė njė sanduiē qė ta shqyejnė nga tė dyja anėt, qoftė nga Tirana dhe Beogradi. "Me angazhimet qė ka marrė nė dokumentin e Ahtisarit, Kosova bėhet kampion evropian nė trajtimin e minoriteteve", vijoi ai.
Duke komentuar Ministrinė e Jashtme nėn drejtimin e tij, Mustafaj u shpreh se "nė periudhėn qė unė kam qenė ministėr i Jashtėm, drejtimet me tė cilat kemi vepruar ne pėr tė qenė konstruktivė kanė qenė pėrgatitja me aq sa mundej e terrenit pėr kompromis. Zgjidhja e Kosovės pėr herė tė parė u tha se do tė ketė kompromis nga Tirana, e cila nuk ishte thėnė mė pėrpara. Unė i pata bėrė tė gjitha pėrpjekjet qė Tirana tė ishte njė adresė diplomatike e pashmangshme kur ishte fjala pėr Kosovėn. Pra nuk mund tė vendosnin pėr Kosovėn pa pasur miratimin e Tiranės. Kjo, sepse ne jemi njė shtet sovran, duke pasur tė drejtė vote nė OKB, OSBE, kishe mundėsinė tė ishe njė partner dhe tė ishe njė avokat i Kosovės. Unė kam thėnė, ne do tė jemi avokat tė Kosovės e jo aktorė dhe pėr mua ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė gjykohej qė tė gjendej njė zgjidhje, pasi ne merrnin opinionet e Kosovės.
Duke u kthyer pas nė kohė, nė njė deklaratė qė Mustafaj e ka bėrė nėn kostumin e ministrit tė Jashtėm, nė tė cilėn ėshtė shprehur kundėr idesė sė dy shteteve shqiptare nė Ballkan, duke thėnė se Kosova ėshtė shteti i kosovarėve e jo shtet i shqiptarėve.
"Unė flas si diplomat dhe politikan. E pamė dhe nė deklaratėn e pavarėsisė, nė flamur, nė fjalime, Kosova u deklarua si njė shtet multietnik. Vetėm si i tillė do tė pranohet nga ndėrkombėtarėt", tha ai.
UĒK-ja
Deputeti i PD-sė, Besnik Mustafaj, ka zbutur tonet qė Partia Demokratike ka pasur nė drejtim tė UĒK-sė, nė 1998-1999.
"Unė di se nuk kam kujtesė qė tė jenė etiketuar rėndė udhėheqėsit e UĒK-sė. Berisha i ndiqte me vėmendje kėto ngjarje". Nė njė farė mėnyre, UĒK-ja e ka prodhuar qeverisjen e Kosovės, pra tre personalitete tė ndryshme e kanė sigluar kėtė tranzicion qė erdhi te pavarėsia. "Berisha, nė ato kohė ka pasur marrėdhėnie korrekte me kėta persona", tha ai. Mustafaj shtoi se "Kosova tani qė bėhet shtet i pavarur do tė mėsojė nga tė gjitha shtetet e tjera dhe nė kėtė kuptim mendoj se Shqipėria do tė ketė mė pak pėrgjegjėsi".
Embargoja serbe?
"Serbia ėshtė shumė e vogėl, qė mund ta dėmtojė me embargo Kosovėn". Ky ėshtė qėndrimi i ish-shefit tė diplomacisė shqiptare. "Kosova me Serbinė ka kryesisht importe. Kosova ka njė shans, qė akset e komunikimit i ka me Shkupin, Podgoricėn dhe me rrugėn qė po ndėrtohet me Shqipėrinė, kėshtu qė ėshtė shumė e lehtė riciklimi i kėtyre produkteve tregtare. Pėr herė tė parė do tė kemi protesta me karakter ekonomik nė Kosovė, njerėz qė do kėrkojnė punė. Kosova ėshtė nė njė situatė ekonomike jo tė pėlqyeshme".
Politika Kosovė-Shqipėri
Politika nė Kosovė karakterizohet nga njė frymė bashkėpunimi, ndėrkohė qė nė Tiranė politika "shpėrthen" nė luftė politike herė pas here. Kėtu pėrmendim rastin e ish-presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugovės, i cili kėrkoi bashkėpunim me tė gjitha forcat politike nė Kosovė pėr tė mirėn e vendit. Por sa mėsoi Berisha nga Rugova, Mustafaj i pėrgjigjet vetėm me "Ētė tė them"!!!...
GazetaShqip.com
GRUDJANE
22-02-2008, 03:07 PM
Berisha e Fixherald denojne protestat serbe
http://i268.photobucket.com/albums/jj8/vajzgrudet_2008/1203687676.jpg
22/02/08
Gjate nje takimi me komandanti Fixherald dy bashkebiseduesit kane denuar thirrjet nacionalste dhe esktremiste te kryeministri serb Koshtunica
Tirane-Protestat e djeshme ne Beograd i ka denuar edhe kryeministri shqiptar Sali Berisha. Deklaratat e kreut te qeverise u bene gjate takimit me admiralin Admiral Mark P. Fitzgerald
Gjate nje takimi ne Tirane dy bashkebiseduesit kane denuar thirrjet nacionalste dhe esktremiste te kryeministri serb Vojisllav Koshtunica. Kreu i qeverise shqiptare u shpreh se thirrje te tilla te kujtojne kohen e Milloshevicit. "Tė sulmosh ambasadat e vendeve tė lira tė rikujton tė shkuarėn milosheviēiane. Dua tė theksoj se nė ngjarjet e djeshme nė Beograd kishte disa realitete. Nė tėrėsi populli serb nuk iu pėrgjigj thirrjes dhe kjo duhet vlerėsuar. Megjithė mobilizimin e tė gjitha mjeteve tė transportit tė Serbisė, shumica serbe dėshmoi dje se nuk ėshtė pėr kėtė rrugė", u shpreh Berisha gjatė njė konference pėr shtyp.
Sipas tij, "ishte jashtėzakonisht e rėndė qė kryeministri i vendit thėrret mitingje pėr t'u rėnė sirenave tė nacionalizmit dhe ishte akoma mė e shėmtuar qė grupe huliganėsh, gangsterėsh dhe tė papėrgjegjshmėsh iu vunė zjarrin ndėrtesave. Kjo ėshtė njė rrugė qė shkon drejt sė shkuarės dhe jo drejt sė ardhmes dhe unė besoj se ėshtė nė tė kundėrt me interesin e vetė kombit serb".
Fixherald u shpreh se Serbia duhet te heqe dore nga qendrime te tilla dhe se protesta si ato te dites se djeshme mund te destabilizojne rajonin. "Ne i konsiderojmė protestat nė Beograd si destabilizuese pėr rajonin".
Fixherald shtoi se mandati i KFOR-it ne Kosove nuk do te ndryshoje. "Ne i kėrkojmė udhėheqėsve tė Serbisė t'i tėrheqin njerėzit dhe tė marrin parasysh kėtė fakt, natyrėn destabilizuese tė kėtyre protestave. Ėshtė e drejta e njerėzve qė tė protestojnė nė njė vend demokratik, por nuk ėshtė e drejta e tyre qė tė marrin armet.
Persa i perket Kosoves nė radhė tė parė mandati i KFOR-it ėshtė ruajtja e sigurisė pėr atė komb qė do tė thotė se do t'i trajtojmė njerėzit nė mėnyrė tė barabartė dhe tė paanshme. Ky ka qėnė dhe do tė jetė mandati i KFOR-it dhe besoj se ne kėtė gjė e bėjmė shumė mirė. KFOR-i ka forcat e duhura nė Kosovė qė tė mbrojė ēdo qytetar", deklaroi komandanti i NATO-s, gjatė njė konference pėr shtyp me kryeministrin Berisha.
Fixherald deklaroi gjithashtu se serbet kane tentuar te futin arme drejt Kosoves.
(d.b)
BalkanWeb.com
GRUDJANE
22-02-2008, 03:12 PM
Meta iken nga koalicioni, kerkoi 15 deputete nga PS
http://i268.photobucket.com/albums/jj8/vajzgrudet_2008/1203659869.jpg
22/02/08
Drejtuesit e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim deklaruan dje shkėputjen nga koalicioni me PS-nė. Pas njė mbledhje kryesie, kryetari i LSI-sė, Ilir Meta bėri tė njohur se do tė iniciojė njė koalicion tė ri tė quajtur E majta pėr integrim, ku ftohen tė marrin pjesė tė gjithė progresistėt, socialistė, por edhe nga partitė e tjera tė majta. Koalicioni opozitar ka pushuar sė funksionuari qė pas zgjedhjeve vendore tė 18 Shkurtit tė vitit 2007 dhe pėr kėtė pėrgjegjėsia kryesore ėshtė e lidershipit tė Partisė Socialiste, - u shpreh dje Meta. Por nga ana tjetėr, burimet bėjnė tė ditur se miqėsia Rama-Meta u prish pėrfundimisht pak ditė mė parė, pas njė takimi mes tė dyve. Kreu i LSI-sė, nisur edhe nga deklarimet e Ramės kundėr listave tė hapura, ka kėrkuar qė LSI-ja tė ketė tė sigurt 15 deputetė nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2009. Por pėrgjigja e Ramės mėsohet tė ketė qenė negative, duke i sqaruar Metės se nuk mund tė hedhė poshtė punėn e deputetėve socialistė qė po bredhin nė tė gjithė Shqipėrinė, por edhe tė elektoratit socialist qė do tė dilte i zhgėnjyer nga njė kompromis i tillė. Burimet bėjnė tė ditur gjithashtu se vendimi i kryesisė sė LSI-sė ka pasur edhe kundėrshtime brenda pėr brenda, por me shumicė votash ėshtė dalė nė pėrfundimin qė nė kushtet e inekzistencės dhe prishjes sė njėanshme nga PS-ja tė koalicionit tė vjetėr opozitar, nė emėr tė kryesisė sė LSI-sė tė iniciohet ndėrtimi i koalicionit tė ri opozitar, E majta pėr integrim. Ky koalicion, sipas kreut tė LSI-sė, Ilir Meta, do tė synojė integrimin dhe pėrfaqėsimin e tė gjitha kontributeve tė tė gjithė shqiptarėve qė besojnė tek vlerat e vėrteta tė sė majtės, progresit dhe integrimit. Mėsohet nga tė njėjtat burime, se deri tani flitet qė pjesė e koalicionit tė bėhet socialisti Petro Koēi e mė vonė ndoshta edhe deputetė tė tjerė tė PS-sė, qė janė njohur si mbėshtetės tė ish-kryetarit socialist Fatos Nano. Megjithatė, kjo pritet tė saktėsohet nė ditėt nė vijim. Gjatė njė konference pėr shtyp, pas mbledhjes sė kryesisė, Meta sė bashku me drejtuesit e tjerė tė LSI-sė dolėn me deklaratėn se reforma zgjedhore ka hyrė nė njė situatė kritike, ashtu si edhe vetė perspektiva e integrimit tė vendit nė BE. Dhe e gjithė kjo, sipas Metės, ka ardhur nė mėnyrė tė veēantė nga sjellja e paprinciptė dhe tejet e rrezikshme e lidershipit PD-PS. Vendimet e rėndėsishme pėr ēeshtje madhore politike dhe tė reformave, janė marrė sistematikisht nė mėnyre tė njėanshme. Bashkėpunimi i hapur dhe luajal midis opozitės pėr hir tė reformave madhore integruese, ėshtė kthyer nė njė lidhje jo transparente dhe personale mes lidershipit tė PS-sė dhe PD-sė, - u shpreh Meta. Ai u shpreh se nė mėnyrė tė pėrsėritur kemi kėrkuar arritjen e njė konsensusi midis partive tė opozitės si dhe kemi kėrkuar shpeshherė mbledhjen e Komisionit Parlamentar pėr Reformėn Zgjedhore. Por nė vend tė gjetjes sė njė konsensusi sa mė tė gjerė brenda opozitės dhe brenda vetė komisionit parlamentar pozitė-opozitė, lidershipi i PS-sė ka zgjedhur bojkotimin e koalicionit opozitar, si dhe bllokimin e programuar tė komisionit parlamentar pėr Reformėn zgjedhore, duke preferuar koalicionin e mbyllur tė listave tė mbyllura dhe interesave tė mbyllura tė lidershipit PD-PS, - deklaroi Meta.
GazetaShqiptare
vBulletin v3.6.10, Copyright ©2000-2013, Jelsoft Enterprises Ltd.