PDA

View Full Version : FĖmijĖt Dhe TĖ Drejtat E Tyre


GRUDJANE
16-06-2008, 03:37 PM
FĖMIJĖT DHE TĖ DREJTAT E TYRE

Ata nuk mund tė presin shumė


Nė tė drejtat e njeriut, siē theksuam, hyjnė edhe tė drejtat e fėmijėve mirėpo, pasi qė fėmijėt janė tė papjekur biologjikisht dhe fizikisht si dhe tė paformuar intelektualisht dhe emocionalisht, pėr zhvillimin e tyre ekzistojnė tė drejta tė veēanta, tė njohura si TĖ DREJTAT E FĖMIJĖS. Zbatimi dhe respektimi i tyre mundėson zhvillimin e plotė dhe normal tė fėmijės. Lidhur me tė drejtat e fėmijės ekziston edhe KONVENTA PĖR TĖ DREJTAT E FĖMIJĖS, ku ideja kryesore e saj ėshtė mirėqenia e fėmijės.

Arlinda Sukaliqi

Vetė fjala fėmijė na rikujton butėsi dhe brishtėsi tė pakufishme, na kujton pėrkėdhelje dhe vetėm buzėqeshje tė sinqerta. Por shpesh ne si qenie mė tė rritura se ato dhe mė tė zhvilluara, me qėllim apo pa qėllim, shkelim tė drejtat e tyre, qė janė tė drejta tė cilat i posedon secili fėmijė qė me ardhjen e tij nė kėtė botė.
Mirėpo jo tė gjithė, siē e theksova edhe mė lart, dinė t`i respektojnė kėto tė dreja tė shenjta tė tyre, sepse vetė fėmijėt janė tė shenjtė kurse dikush ata i shfrytėzon nė mėnyrė mizore, pra jo vetėm qė i shkelin por edhe i keqėpėrdorin sa s`ka mė keq.
Shumė nga ne nuk e dinė dhe nuk e kuptojnė konceptin - tė drejtat e fėmijėve, prandaj do ta shpjegojmė nė mėnyrėn mė tė thjeshtė, me njė thėnie tė tė madhit dr.Martin Luter King Jr. ku shprehet: "Errėsira nuk mund ta dėbojė errėsirėn, vetėm drita mund ta bėjė kėtė, urrejtja nuk mund ta dėbojė urrejtjen, vetėm dashuria mund ta bėjė kėtė".
Mesazhi mendoj se ėshtė mė se i qartė. Do fillojmė tė gjurmojmė pak mė thellė mbi tė drejtat e fėmijėve dhe ta kemi mė tė qartė se ēfarė kuptojmė me to. Tė gjithė njerėzit janė tė lirė dhe tė lindur me tė drejta tė barabarta dhe dinjitet tė barabartė, pra tė gjithė ne kemi tė drejta tė caktuara dhe kėto tė drejta janė tė patjetėrsueshme, domethėnė ato s`mund t`i merren askuj, madje as fėmijės. Jetojmė nė njė shekull ku fėmijėt kanė njė instrument tė fuqishėm ligjor, i cili jo vetėm se i njeh por edhe i mbron tė drejtat e tyre njerėzore. Nė tė drejtat e njeriut, siē theksuam, hyjnė edhe tė drejtat e fėmijėve mirėpo, pasi qė fėmijėt janė tė papjekur biologjikisht dhe fizikisht si dhe tė paformuar intelektualisht dhe emocionalisht, pėr zhvillimin e tyre ekzistojnė tė drejta tė veēanta, tė njohura si TĖ DREJTAT E FĖMIJĖS. Zbatimi dhe respektimi i tyre mundėson zhvillimin e plotė dhe normal tė fėmijės. Lidhur me tė drejtat e fėmijės ekziston edhe KONVENTA PĖR TĖ DREJTAT E FĖMIJĖS, ku ideja kryesore e saj ėshtė mirėqenia e fėmijės. Tė gjitha masat dhe qėllimet duhet t`i pėrmbahen kėtij kriteri dhe nuk duhet tė eksponohen kundėr interesave tė fėmijės. Konventa ėshtė pėr tė drejat e njeriut, e pranuar nė mėnyrėn mė tė pėrgjithshme nė histori, pasi qė ėshtė ratifikuar nga tė gjitha vendet e botės pėrveē SHBA-sė e Somalisė. Konventa vė nė pah tė drejtat themelore njerėzore qė kanė fėmijėt kudo dhe pa dallim, ku ndėr tė tjerat fėmijėt kanė tė drejtė tė mbijetojnė, tė zhvillohen plotėsisht, tė mbrohen nga ndikimet e dėmshme, keqtrajtimi dhe shfrytėzimi, tė jenė pjesėmarrės tė plotė nė jetėn familjare, kulturore dhe shoqėrore. Kėshtu, kjo konventė mbron tė drejtat e fėmijėve duke vendosur standarde nė kujdesin shėndetėsor, nė arsim si dhe nė shėrbimet ligjore, civile dhe shoqėrore. KONVENTA PĖR TĖ DREJTAT E FĖMIJĖVE ėshtė instrumenti i parė ligjor ndėrkombėtar qė ngėrthen vargun e plotė tė tė drejtave tė njeriut, tė drejtat civile dhe politike, si dhe tė drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore. Pėrmbledhja e tė drejtave tė njeriut tė renditura nė Konventė janė tė drejtat e tė gjithė fėmijėve kudo nė botė. Kjo ide ėshtė shumė e rėndėsishme, pasi qė nė shumė shtete tė botės shumica e fėmijėve janė trazuar nga konfliktet e armatosura, nga dhuna e fėmijėve, nga shfrytėzimi seksual dhe nga dhunimi i tė drejtave tė tjera tė njeriut. Tė drejtat e njeriut nuk janė diēka qė njė person i pasur i jep njė personi tė varfėr, ato nuk janė pronė e njė pakice tė zgjedhur qė u jepet tė tjerėve si njė favor i thjeshtė ose si dhuratė, ato i takojnė secilit prej nesh nė mėnyrė tė barabartė. Ky dokument u jep rėndėsi tė njėjtė tė gjitha tė drejtave tė fėmijės, nuk ekziston njė e drejtė e parėndėsishme dhe nuk ka hierarki tė tė drejtave njerėzore. Po ashtu ajo pasqyron njė vizion tė ri pėr fėmijėn, sipas saj fėmijėt nuk janė as pronė e prindėrve tė tyre, as nuk janė objekt pa pėrkrahje tė bamirėsisė, ato janė qenie njerėzore dhe subjekt i tė drejtave tė tyre. Disa nga qėllimet dhe vlerat kryesore tė kėsaj KONVENTE janė pėr ta pėrforcuar dinjitetin fundamental njerėzor, pėr ta ndriēuar dhe mbrojtur rolin e familjes nė jetėn e fėmijėve. Konventa kėrkon respekt pėr fėmijėt, por jo llogari tė tė drejtave njerėzore dhe tė pėrgjegjėsive tė tė tjerėve, mbėshtet parimin e mosdiskriminimit. Definimi i KONVENTĖS pėr fėmijėn ėshtė ky: "Ēdo fėmijė nėn moshėn 18 vjeēare ėshtė fėmijė nė tė gjitha senset, me pėrjashtim tė rasteve kur ligjet relevante kombėtare njohin njė moshė mė tė hershme madhore te shumicės. Kur flasim pėr tė drejtat e fėmijėve nuk mund ta lėmė pa e pėrmendur shtatorin e vitit 1990 ku kryetarėt e qeverive tė 70 vendeve u mblodhėn sė bashku nė Nju Jork, nė SAMITIN BOTĖROR PĖR FĖMIJĖT, ku nė kėtė samit ranė dakord pėr tė vendosur objektivat konkrete pėr arritjen e kėtyre qėllimeve : redukimi i shkallės sė vdekshmėrisė sė foshnjeve deri nė njė tė tretėn, rritja e mundėsive pėr tė ndjekur arsimin bazė dhe atė fillor nga tė paktėn 80 pėrqind tė fėmijėve tė kėsaj moshe etj. Nė kėtė samit u pranua pėrgjegjėsia ndėrkombėetare pėr tė ndihmuar vendet e varfėra. CAROL BELLAMY, drejtore ekzekutive e UNICEFIT, nė njė fjalim tė saj theksoi: "Mbijetesa, mbrojtja dhe zhvillimi i fėmijės mbeten kėrkesa universale tė zhvillimit, kėrkesa kėto qenėsore pėr progresin njerėzor. Nga kėto fjalė magjike mund tė pėrcaktojmė edhe parimet e konventės tė tė drejtave tė fėmijės qė janė: 1.mbijetesa dhe zhvillimi siē theksoi drejtoresha e UNICEFIT, tjetri ėshtė mbrojtja dhe mosdiskriminimi sepse, siē thoshte NĖNA TEREZĖ: "Ēdo fėmijė ėshtė i shenjtė, secili ėshtė krijesė e Zotit, nėse ju nuk e dėshironi atė, ma jepni mua". Ky parim ėshtė cituar me qėllim sepse, sipas disa statistikave, nė botė - mbi 250 miljonė fėmijė, tė moshės 5-14 vjeē, detyrohen tė punojnė si skllevėr, tė merren me prostitucion, apo shfrytėzohen nėpėr miniera, fabrika ose nė familje. Zakonisht, shumė fėmijė qė punojnė nuk shkojnė nė shkollė, ose shumė fėmijė e kombinojnė punėn dhe mėsimin, dhe padyshim lodhja ėshtė ajo qė ndikon nė zvoglimin e kapacitetit tė tyre pėr tė mėsuar. Puna nuk duhet tė jetė veprimtaria kryesore e fėmijės, ajo duhet tė jetė prezente nė jetėn e tyre por vetėm pėr aq sa tė arrijė krijimin e shprehive pozitive tė punės. Nuk janė tė pakta rastet as tek ne, si nė Kosovė ose Shqipėri, ku fėmijėt punojnė pėr tė siguruar kafshatėn e gojės dhe shpeshherė tė shtyrė nga prindėrit. Vetė Konventa tregon dhe ndalon punėt qė janė tė rrėzikshme pėr jetėn e fėmijės, e ato janė: punėt qė e eksponojnė fėmijėn ndaj abuzimit fizik, seksual, apo psikologjik, punėt nė fabrikė - me makineri tė rėnda ose me mjete tė rrezikshme pėr fėmijė, siē ishte rasti i Gėrdecit ku nga moskujdesja humbėn jetė shumė fėmijė nė vendet e ashtuquajtura - tė punės sė tyre, punėt gjatė natės etj. Njė shkelje tjetėr e tė drejtave tė fėmijės ėshtė ajo ku fėmijėt shfrytėzohen nė trafikime tė ndryshme dhe kjo ėshtė mė shumė njė fatkeqėsi sesa njė shkelje, sepse e dimė se trafikimi i qenieve njerėzore ėshtė krim rajonal i organizuar. Viktima e trafikuar dėrgohet shpesh jashtė kufijve, por ndodhė qė tė bėhet dhe brenda kufijve. Mosdiskriminimi nėnkupton qė asnjė fėmijė nuk duhet lėnduar, ndėshkuar apo privuar nga ndonjė e drejtė, pavarėsisht nga raca, gjinia, ngjyra, gjuha, besimi fetar, prejardhja kombėtare, etnike apo shoqėrore, opinioni politik, pavarėsisht gjendjes sė pasurisė, tė paaftėsisė ose ēfarėdo gjendjeje tjetėr. Njė parim tjetėr i Konventės ėshtė: interesat mė tė mira tė fėmijės, sepse asgjė s`ka mė tė rėndėsishme nė botė sesa tė kujdesesh pėr fėmijėn, prandaj kur flasim pėr interesat mė tė mira pėr fėmijėt fjala ėshtė pėr njė edukim me nxėnėsin nė qendėr, ku qėllimi kryesor i edukimit do tė ishte zhvillimi i personalitetit individual tė fėmijės, prirjeve dhe aftėsive. Parimi i radhės ėshtė: pjesėmarrja, sepse pjesėmarrja aktive e fėmijėve dhe tė rinjve brenda familjes, nė jetėn politike e nė shoqėrinė civile e shoqėrore ėshtė njė nga parimet udhėheqėse tė Konventės pėr tė Drejtat e Fėmijės. Pėrkundėr arritjeve tė shumta nė sferėn e tė drejtave tė fėmijės akoma na mbetet pėr tė bėrė, pėr t`i parė tė gjithė fėmijėt tė lumtur dhe s`duhet harruar as faktin se rreth 12 milion fėmijė nėn moshėn 5 vjeēare vdesin ēdo vit, mė sė shumti nga shkaqet qė mund tė parandalohen lehtė nga ne, me njė punė tė pandėrprerė dhe me njė vullnet tė ēeliktė.Fėmijėt e botės nuk mund tė presin shumė, ato kanė tė drejtat e tyre qė duhet tė respektohen dhe tė zbatohen nė ēdo vend. Prandaj forca pėr tė pėrballuar ēdo sfidė dhe pėr t`i parė tė gjithė fėmijėt e botės me buzėqeshje nė fytyrė, sepse ato janė e ardhmja jonė.