PDA

View Full Version : Lajmet Ditore nga Bota 27.10.2008


Mr_MAGNET
27-10-2008, 12:00 PM
Frattini: Liberalizimi i vizave mund tė arrihet nė qershor

http://i253.photobucket.com/albums/hh42/mafija_e_sukruqit/MinistriiPunvetJashtmetItalisFranko.jpg

Ministri i Punėve tė Jashtme tė Italisė, Franko Frattini, shprehu besimin se marrėveshja pėr liberalizimin e vizave mund tė arrihet nė qershor tė vitit tė ardhshėm.

“Shqipėria duhet tė plotėsojė kushtet pėr vizat, qė janė dokumentet e sigurta tė identifikimit dhe lufta kundėr krimit”, u shpreh Frattini.

Ministri i Jashtėm italian doli sot nė njė konferencė tė pėrbashkėt pėr shtyp me homologun shqiptar, Lulzim Basha, me tė cilin vlerėsoi marrėdhėniet mes dy vendeve.

Nė fjalėn e tij, Frattini theksoi se me rėndėsi pėr integrimin e Shqipėrisė janė reformat dhe ato duhet tė bėhen nė bashkėpunim mes shumicės dhe opozitės.

Nga ana e tij, ministri Basha njoftoi se nė takim ėshtė biseduar pėr reformat e Shqipėrisė pėr integrimin e saj evropian dhe masat e marra pėr punėn pėr liberalizimin e vizave.

“Njoha ministrin pėr masat qė kemi marrė nė kėtė proces dhe ai vetė do tė jetė dėshmitar pėr atė qė kemi bėrė pėr regjistrin elektronik dhe kartat biometrike”, u shpreh Basha. /TCH/

MALESIA.ORG
27-10-2008, 03:19 PM
Rriten tensionet në marrdhëniet e Rusisë me Perendimin me emërimin e ambasadorëve të Rusisë në Oseti dhe Abkhazi
postuar: 27.10.2008

http://www.malesia.org/thumbnail.php?file=55790282-6711-11dd-808f-0000779fd18c.jpg&size=article_medium

Padyshim njohja e pavarësisë së republikave separatiste nga ana e Rusië, e cila po dominohet nga politika e Putinit, një ish drejtor i madh i spiunazhit rus KGB, ka shkaktuar shqetësime për Perendimin, dhe vendet të cilat përballen me lëvizjet separatiste(për ndarje) dhe vazhdimi i këtij procesi mund të destabilizojë situatën jo vetëm në Kaukaz, por edhe në rajone të tjera të botës, si në Spanjë, Francë, Kanada, Kinë e Pakistan.

WASHINGTON D.C: - Presidenti rus Dimitri Medvedev emëroi ambasadorët e Rusisë në Osetinë e Jugut dhe në Abkhazi. Elbrus Kargiev do të jetë ambasadori i parë i Rusisë në Osetinë e jugut ndërsa Semnian Grigoriev, do të jetë ambasador i Rusisë në Abkhazi. Rusia më 26 gusht njohu zyrtarisht pavarësinë e këtyre republikave separatiste të Gjeorgjisë dhe emërimi i ambasadorëve të Moskës në këto dy republika konsiderohet si një hap tjetër drejtë forcimit të pozitave të pavarësisë së këtyre dy republikave.
Ekspertët politik këtë veprim të Moskës e konsiderojnë si një sinjal të qartë ndaj politikës së Amerikës dhe Gjeorgjisë. Ky veprim padyshim do të shtojë tensionet mes Rusisë dhe Gjeorgjisë si dhe mes aleatëve perëndimor të Tbilisit të cilët e kanë dënuar shpalljen e pavarësisë së Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë. Ekspertët politika janë të mendimit se njohja e Osetisë së jugut dhe Abkhazisë nga ana e Rusisë ishte një përgjigje ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Amerika dhe aleatët e saj europianë.
Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës dhe njohja më pas e saj nga Amerika dhe BE, shkaktoi kritika të ashpra të Rusisë e cila e konsideron Serbinë si aleaten tradicionale të Moskës në Ballkan. Njohja e pavarësisë së Osetisë së jugut dhe Abkhazisë nga Rusia si dhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga Amerika dhe BE u krye në kuadër të rivalitetit mes Moskës dhe perëndimit për shtimin e ndikimit në rajonet me rëndësi strategjike.
Amerika njohu pavarësinë e Kosovës, thonë ekspertët politik me qëllim që të krijojë një bazë të re në Ballkan, dhe një lidhje të fuqishme në Ballkan, ndërsa Rusia duke përfituar nga shpallja e pavarësisë së Kosovës nxitoi të njohë republikat separatiste gjeorgjiane për të shtuar presionet ndaj Gjeorgjisë dhe për të penguar procesin e zgjerimit të NATO drejt lindjes. Padyshim njohja e pavarësisë së republikave separatiste nga ana e Rusië, e cila po dominohet nga politika e Putinit, një ish drejtor i madh i spiunazhit rus KGB, ka shkaktuar shqetësime për Perendimin, dhe vendet të cilat përballen me lëvizjet separatiste(për ndarje) dhe vazhdimi i këtij procesi mund të destabilizojë situatën jo vetëm në Kaukaz, por edhe në rajone të tjera të botës, si në Spanjë, Francë, Kanada, Kinë e Pakistan.

BEQIR SINA, New York