Malesia Forum - Kėtu Flitet Shqip

Malesia Forum - Kėtu Flitet Shqip (http://www.malesiaforum.com/indexx.php)
-   Lajme nga Maqedonia (http://www.malesiaforum.com/forumdisplay.php?f=107)
-   -   Lajmet Ditore nga Maqedonia 21.01.2010 (http://www.malesiaforum.com/showthread.php?t=14053)

Mr_MAGNET 21-01-2010 01:38 PM

Lajmet Ditore nga Maqedonia 21.01.2010
 
Nxėnėsit shqiptarė bojkotojnė maqedonishten



Fėmijėt shqiptarė tė klasės sė parė deri nė tė tretėn tė mėrkurėn nuk filluan me mėsim tė gjuhės maqedonase ashtu siē kishte vendosur ministri i Arsimit Nikolla Todorov. Maqedonishtja si lėndė akoma nuk ishte vėnė nė oraret e mėsuesve tė klasės.
Nga komuna e Ēairit tė cilėt ditė mė parė dhanė urdhėr tė mos zbatohet vendimi i Todorovit thonė se i njėjti ėshtė nė kundėrshtim me ligjin qė parashikon mėsimin e maqedonishtes nga klasa e katėrt si dhe nuk figuron nė programet e arsimit deri nė vitin 2015.

Nga shkolla fillore e Sarajit thonė se Kėshilli i prindėrve ka vendosur tė mos zbatohet vendimi. Nė Tetovė prindėrit kanė vendosur nėpėrmjet njė peticioni qė fėmijėt e tyre mos tė mėsojnė maqedonishten. Bojkoti i tyre do tė vazhdojė deri nė zgjidhjen e ēėshtjes.

Ministri Todorov ėshtė shprehur se do tė tentojė qė bashkė me drejtorėt e shkollave, kryetarėt e komunave tė zbatojė kėtė masė nė mėnyrė tė qetė qė nuk do tė shkaktojė ndarje nė shoqėri.

“Vendimi i ministrit tė Arsimit pėr mėsimin e maqedonishtes prej klasės sė parė nuk zbatohet sepse ai ėshtė anakronik, ėshtė irracional dhe nuk pėrkon me ligjet aktuale dhe programet e punės”, tha Shefqet Zekolli, udhėheqės i sektorit tė Arsimit nė Komunėn e Ēairit.

Nė Tetovė prindėrit nėpėrmjet njė peticioni i kanė thėnė jo maqedonishtes. “Nga ana e Kėshillit tė prindėrve ka vendim qė gjuha maqedonase prej klasės sė parė nė atė formė qė ėshtė dhėnė tė mos zbatohet. Ky ėshtė vendimi i marrė, dhe nuk ėshtė zbatuar maqedonishtja deri mė tash”, tha Zejko Abazi, drejtor i Shkollės fillore “Dituria” nė Saraj.

“Duke filluar nga klasa e katėrt lirisht prindėrit shqiptarė pajtohen qė ajo tė vazhdojė pėr shkak se fėmijėt shqiptarė jo ngarkohen, por stėrngarkohen”, theksoi Benezar Shabani, drejtor i Shkollės fillore “Istikball” nė Tetovė.

“Jo se jemi kundėr gjuhės maqedonase, ne flasim, bisedojmė, jemi kėtu bashkė, ne do ti mėsojmė por do tė varet nga prindėrit se sa ata do tė jenė tė interesuar pėr tė mėsuar nxėnėsit pasi qė rėndohet truri i fėmijėve”, u shpreh Samije Alili, arsimtare nė Shkollėn fillore “Liria” nė Tetovė. /alsat-m/

Mr_MAGNET 21-01-2010 01:39 PM

BDI rebelohet brenda Qeverisė
 
BDI rebelohet brenda Qeverisė



Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI) do tė ndryshojė metodėn e tė funksionuarit brenda qeverisė qė e kryeson kryeministri Nikolla Gruevski. Kryesia qendrore e partisė shqiptare nė pushtet tre ditėt e fundit ēdo natė ka mbajtur mbledhje duke shqyrtuar rrugėt se si duhet tė funksionojnė nė tė ardhmen.
Mendimet kanė qenė nga tė ndryshmet, njė opsion ka qenė dalja nga qeveria dhe shpallja e zgjedhjeve tė parakohshme, njė tjetėr, ndryshimi i ministrave dhe marrja e ministrive tė reja si dhe e treta padėgjueshmėri ndaj vendimeve tė qeverisė qė i merr VMRO pa pėrfilljen e shqiptarėve.

Burime tė BDI-sė, pėr “Lajm” kanė pohuar se vendimi mė i pranueshėm ka qenė rebelimi brenda institucioneve shtetėrore. Shqetėsimet e tilla tė shqiptarėve nė Maqedoni i ka dėgjuar edhe vetė ambasadori amerikan nė Shkup, Philip Reeker.

“Me Reekerin ėshtė folur hapur pėr tė gjitha ēėshtjet. Rreth njė orė e gjysmė, Ali Ahmeti i ka treguar Reekerit se nuk vazhdohet puna nė kėtė mėnyrė me Gruevskin dhe nė tė ardhmen nuk do tė ketė mė vetėm amin tė vendimeve tė tij”, tha njė burim nga BDI.

Ambasadorit amerikan, nė selinė e BDI-sė nė Tetovė iu janė treguar tė gjitha hallet e shqiptarėve si ēėshtja maqedonishtes, vendosja e busteve nė Shkup, ndėrtimi kishės dhe xhamisė nė sheshin Maqedonia, ēėshtja e emrit tė pazgjidhur dhe bllokimi pėr nė BE etj.

Hapi i parė i padėgjueshmėrisė politike ndaj vendimeve tė ministrave tė Gruevskit ėshtė bojkotoi i mėsimit tė gjuhės maqedonase nga klasa e parė. Edhe pse fillimisht ky vendim u kundėrshtua nga shoqėria civile, nė fund mbėshtetje kanė dhėnė edhe kryetarėt e tė gjithė komunave shqiptare nė Maqedoni.

Kundėrshtimi i dytė i Ahmetit ndaj Gruevskit ėshtė deklarata se nuk ka zgjedhje tė parakohshme duke hedhur poshtė kėrkesėn dhe pohimet e shumė partive politike se VMRO-DPMNE po pėrgatitet pėr zgjedhje tė parakohshme.

“Zgjedhje tė parakohshme, ka kur vendi ėshtė nė krizė, kur gjėrat nuk ecin, siē duhet. Sė paku, kėto simptoma as sė afėrmi nuk janė vėrejtur, nė Maqedoni, koalicioni funksionon dhe nuk ka ndonjė shqetėsim tė krizės politike nė vend”, tha Ahmeti pasi vendosi lule pranė pėrmendores sė Skėnderbeut.

Gjithashtu, veprimtaria e BDI-sė pritet tė zhvillohet edhe nė drejtimin e bashkėpunimit mė tė ngushtė me faktorin ndėrkombėtar dhe korrin diplomatik nė Maqedoni.

Maliqi: Zgjedhje tė parakohshme, i zvarrisin proceset

“A do tė ketė zgjedhje tė parakohshme, varet nga VMRO-DPMNE dhe kryeministri Nikolla Gruevski, e cila mund tė bazohet nė rejtingun qė e ka. Nėse i konvenon kėsaj partie me kėtė rejting, atėherė me siguri se do tė krijojė klimė pėr zgjedhje tė parakohshme sikur para dy viteve. Kuptohet, me njė dėshirė pėr krijimin e koalicioneve tė reja dhe pėr zvarritjen e ēėshtjeve kruciale qė kanė tė bėjnė me afrimin e Maqedonisė nė NATO dhe BE, por edhe nė tejkalimin e disa sfidave qė janė domethėnėse nė krijimin e stabilitetit institucional dhe atė ndėretnik”, tha Nazmi Maliqi, profesor universitar. /lajmpress/

xhenix 04-02-2010 09:34 PM

] Faktori shqiptarë i lejoi "shuleve" që ta defaktorizoi dhe ta matgjinalizoi në masën në të cilën do ndërmerrte veprime ekstreme shovene në kurriz të shqipes dhe të shqiptarëve pa u brengosur se do pengohet realishtë.
Lufta e zhvilluar kohë më parë u shërbeu ca individëve dhe grupeve të caktuara që të vijnë deri tek karriga pushtetore, duke mos qarë kokën për interesat e përgjithëhme të popullit, i cili bëri këtë luftë. Prononcimet megalomane janë vetëm poteza kozmetik dhe parulla të rrejshme për ta manipuluar edhe më tutje popullësinë shqipëtare, e cila jeton nën pushtimin e një fisi sllav me disponim ekstrem antishqiptarë...
Xhenix...


Te gjitha kohėt janė nė GMT. Ora tani ėshtė 10:14 AM.

Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
MalesiaForum - Kėtu Flitet Shqip