Malesia Forum - Kėtu Flitet Shqip

Malesia Forum - Kėtu Flitet Shqip (http://www.malesiaforum.com/indexx.php)
-   Lajme nga Mali i Zi (http://www.malesiaforum.com/forumdisplay.php?f=108)
-   -   Clinton mbėshtet anėtarėsimin e Malit tė Zi nė NATO (http://www.malesiaforum.com/showthread.php?t=14055)

Mr_MAGNET 21-01-2010 01:43 PM

Clinton mbėshtet anėtarėsimin e Malit tė Zi nė NATO
 
Clinton mbështet anëtarësimin e Malit të Zi në NATO



Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq thotë se vendi i tij do të punojë shumë për të ndjekur rrugën drejt një anëtarësimi të mundshëm në aleancën e NATO-s.
Gjukanoviq i bëri komentet pas takimit të mërkurën në Washington me sekretaren amerikane të Shtetit Hillary Clinton në kuadrin e një vizite tre ditore në Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri tha se Mali i Zi po kërkon zbatimit e Planit të Veprimit për Anëtarësim në NATO, përmes së cilit aleanca përgatit vendin për një anëtarësim të mundshëm.

Ai tha se Mali i Zi do të punojë që të përmbush të gjitha detyrimet për tu anëtarësuar në NATO duke përfshirë këtu forcimin e sundimit të ligjit.

Sekretarja Clinton u zotua për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara që Mali i Zi të bëhet pjesë e pandarë e bashkësisë euroatlantike.

Clinton po ashtu vlerësoi përpjekjet e Malit të Zi për të siguruar stabilitetin në Ballkan dhe për dërgimin e trupave të tyre në Afganistan. /VoA/


Te gjitha kohėt janė nė GMT. Ora tani ėshtė 10:11 AM.

Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
MalesiaForum - Kėtu Flitet Shqip