Malesia Forum - Kėtu Flitet Shqip

Malesia Forum - Kėtu Flitet Shqip (http://www.malesiaforum.com/indexx.php)
-   Lajme nga Mali i Zi (http://www.malesiaforum.com/forumdisplay.php?f=108)
-   -   Kėshilli Nacional i Shqiptarėve nė Malin e Zi - Kumtesė pėr opinion (http://www.malesiaforum.com/showthread.php?t=14058)

MALESIA.ORG 21-01-2010 05:33 PM

Kėshilli Nacional i Shqiptarėve nė Malin e Zi - Kumtesė pėr opinion
 
Kėshilli Nacional i Shqiptarėve nė Malin e Zi - Kumtesė pėr opinion




Kėshilli Nacional i Shqiptarėve nė Malin e Zi pėrshėndet vendosjen e mardhėnieve diplomatike mes Malit tė Zi dhe Kosovės javėn e kaluar, me shkėmbimin e letrave tė ministrave tė punėve te jashtme tė dy shteteve.
KNSH vlerėson se vendosja e mardhėnieve diplomatike, pas njohjes sė shtetit tė pamvarur Kosovės nga Mali i Zi, vitin e kaluar , ishte njė hap i pritshėm madje ndoshta pak edhe i vonuar. Megjithatė vlerėsojmė se ky moment gjithsesi do tė ndikojė nė pėrmirėsimin dhe avancimin e marrėdhėnieve nė mes tė dy shteteve, Malit tė Zi dhe Kosoves, si dy shtete tė reja tė pavarura nė Ballkan, e qė drejtpėrdrejt do tė ndikojė nė rritjen e stabilitetit nė rajon dhe mė gjėrė .
Pėr ne shqiptarėt nė Malin e Zi, ky moment ka rėndėsi pasi Kosova do tė ketė mundėsi qė edhe nė mėnyrė institucionale, mė pėr sė afėrmi tė njihet me pozitėn e vėllezėrve shqiptarė nė Malin e Zi, si popull autokton nė

trojet e veta etnike e jo tė ardhur apo tė importuar nga ndonjė vend tjetėr .
Ndonėse Kosova dhe populli i saj, edhe nė tė kaluarėn, ka qenė mbėshtetėse e fortė dhe e vetme pėr ne shqiptarėt nė Malin e Zi, dhe shqiptarėt e tjerė nė trojet e tyre jashtė Shqipėrisė. Nuk duhet harruar kurrė fakti se qė nė fillim u shkolluam nė Kosovė(shkolla tė mesme e fakultete), por njė pjesė e mirė e tė rinjve tanė edhe sot po shkollohen nė Universitetet e Kosovės . Shpresojmė se me vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike nė mes dy shteteve, kjo mbėshtetje do tė vazhdojė, po edhe do tė thellohet.
Kėshilli Nacional i Shqiptarėve pret qė sė shpejti tė bėhet edhe shkėmbimi i ambasadorėve nė mes dy shteteve fqinj, tė cilėt kanė shumė arsye tė kenė e tė zhvillojnė marrėdhėnie tė mira fqinjėsore e diplomatike .

KRYETARI
Tahir Tahiri


Te gjitha kohėt janė nė GMT. Ora tani ėshtė 10:07 AM.

Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
MalesiaForum - Kėtu Flitet Shqip