Malesia Forum - Kėtu Flitet Shqip

Malesia Forum - Kėtu Flitet Shqip (http://www.malesiaforum.com/indexx.php)
-   Lajme nga Kosova (http://www.malesiaforum.com/forumdisplay.php?f=106)
-   -   Letėr pėrgjigje e hapur ambasadorit tė SHBA-ve nė Kosovė, Christopher Dell (http://www.malesiaforum.com/showthread.php?t=14059)

Dukagjinasi Verior 22-01-2010 09:49 AM

Letėr pėrgjigje e hapur ambasadorit tė SHBA-ve nė Kosovė, Christopher Dell
 
Letėr pėrgjigje e hapur ambasadorit tė SHBA-ve nė Kosovė, Christopher Dell


Isa Mulaj


Zotėri Dell, sistemi i drejtėsisė nė Kosovė ėshtė i USAID-izuar!

“Idetė tė cilat Amerika i nxitė jashtė shtetit, janė dukshėm tė ndryshme nga ato qė i praktikon brenda shtetit tė vet” – Joseph E. Stiglitz, Nobelist amerikan pėr Ekonomi.

Ambasadori i SHBA-ve i rikthyer nė Kosovė, Christopher Dell, me datėn 15 janar 2009 kishte marrė pjesė me fjalim nė tė ashtuquajturėn “Dita e Drejtėsisė” me parullėn “Kremto Sundimin e Ligjit”, qe tė dyja tė shpifura nga ministrja skandaloze Nekibe Kelmendi. Manifestimi i tillė ishte pjesė e projektit tė Agjencisė sė Shteteve tė Bashkuara pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID) pėr mbėshtetjen e sistemit tė (pa)drejtėsisė nė Kosovė. Reklama e USAID-it nė pano me parullėn “Nga populli Amerikan” ishte mė e madhe dhe shkėlqente mė mirė se stema e Kosovės. Mediat, shtypi ditor nė veēanti, i kushtuan vėmendje tė madhe kėsaj ngjarje. Nė mesin e shumė gazetave ditore pėr ngjarjen nė fjalė, po bazohemi nė raportin e ‘Kosova Sot’, pasi ambasadori Dell nė “Ditėn e (Pa)Drejtėsisė” nė Kosovė me 15 janar qenka prononcuar me fjalėt: “Populli e di siē vėrejti ‘Kosova Sot’ nė editorialin e 13 janarit se sistemi i drejtėsisė nė Kosovė ka nevojė pėr reformė tė thellė”. Kjo ėshtė arsyeja pse po iu drejtohemi ambasadorit Dell me disa komente, sqarime dhe pyetje nė tė njėjtėn gazetė, me shpresėn se, ambasadori duke qenė shumė i zėnė me punė, sė paku do tė gjejė kohė pėr ta lexuar ‘Kosova Sot’, sidomos nė rastin kur atij i drejtohet njė letėr. Letra nė vijim merr pėr bazė kryetitullin e lajmit “Vetėvendosja ia prish Kelmendit Ditėn e Drejtėsisė”, botuar nė ‘Kosova Sot’ nė ballinė dhe faqe 4, me datėn 16 janar 2010.

Qė tė jemi mė korrekt me lexuesit dhe ata tė kuptojnė mė lehtė temėn e cila po diskutohet, do t’i pėrdorim citatet origjinale tė ambasadorit Dell nė ‘Kosova Sot’

“Ai [ambasadori Dell] ka shtuar se vendi ynė [Kosova] duhet tė krijoj institucione tė fuqishme, tė afta dhe tė pavarura tė zbatimit tė ligjit dhe tė gjyqėsisė, tė cilat ofrojnė qasje dhe i shėrbejnė publikut”.

Deklarim i sė vėrtetės. Vetėm se funksionin praktik tė saj nuk po e lejon USAID-i. Ju lutem keni durim, sepse mė vonė sqarohet se si USAID-i e shantazhon sistemin e drejtėsisė nė Kosovė duke qenė vetė shkelės i madh i ligjeve, jo tė Kosovės por tė vetė USAID-it dhe SHBA-ve.

Policia dhe gjykatat

“Sipas Dellit, ekzistenca e forcave tė policisė, prokurorėve dhe gjykatave nuk do tė thotė se ekziston sundimi i ligjit”.

Pjesėrisht e vėrtetė. Forcat e policisė sė Kosovės numėrojnė diku rreth 8.000 pjesėtarė, pėrjashto kėtu mbi 1.000 policė ndėrkombėtar. Gjatė viteve tė fundit tė sundimit komunist, Kosova ka pasur 3.500 policė, jo vetėm pėr ta siguruar rendin dhe ligjin, por edhe pėr ta zbatuar diktaturėn komuniste. Njėzet vite mė vonė, Kosova ka gati trefish mė shumė policė tė pajisur me mjete bashkėkohore pėr t’u bėrė shkelės i shpeshtė i ligjit nė bashkėpunim me prokurorėt dhe gjyqtarėt. Pėr nga numri i policėve nė raport me banorė, Kosova ėshtė njė shtet policor qė mund tė radhitet i dyti si i tillė pas atij tė Millosheviqit. Ekzistenca e kėtyre dy sektorėve tė shtetit nė Kosovė nė gjendjen nė tė cilėn janė sjell mė shumė dėme se dobi. Ėshtė fat i madh qė shumica e popullsisė pėr momentin nuk ka besim nė to, derisa tė dyja (policia dhe gjyqėsia) janė krijuar sipas njė dokumenti ndėrkombėtar tė cilin mendoj se ju z. Dell e dini se pėr ēfarė qėllimi.
Nėse ekziston ndonjė institucion nė tė cilin ligji e ka humbur domethėnien, atėherė ky ėshtė Misioni i USAID-it nė Kosovė. Ne kemi fakte tė forta pėr shkelje tė ligjeve amerikane ose tuajat nė USAID. Ne jemi pak mė tė drejtpėrdrejt se ju z. Dell dhe nuk flasim nė terma tė pėrgjithėsuar por u ofrojmė emra konkret si Luan R. Gashi, Urime Abdyli, e disa tjerė tė parėndėsishėm si Urim Ahmeti dhe Flora Arifi. A u ke folur ndonjėherė ti kėtyre tė punėsuarve nė USAID pėr shkeljet ligjore? Jam i bindur se kurrė. Atėherė, pse na mban fjalime pėr gjendjen e sistemit tė drejtėsisė nė institucionet e Kosovės dhe nevojėn e reformimit tė tij i cili pėr juve ėshtė teorikisht i huaj, e nė anėn tjetėr nuk jeni nė gjendje ta reformoni sistemin abuziv tė USAID-it i cili praktikisht ėshtė i juaji? Pse ju brengoseni aq shumė pėr zbatimin e ligjeve keq tė formuluara tė Kosovės dhe lejoni shkeljet sistematike tė ligjeve tė SHBA-ve nė USAID, unė thjeshtė nuk po e kuptoj kėtė enigmė tuajėn?

Udhėheqėsit dhe populli

“Populli i kėtij vendi dėgjon atė se ēka kanė tė thonė udhėheqėsit e kėtij vendi, dhe ai i pėrcjell se ēka bėnė udhėheqja dhe qeveria e vet”.

Pjesa e parė e fjalisė ėshtė pjesėrisht e pavėrtetė, ndėrsa pjesa e fundit e vėrtetė. Vetėm njė pjesė e vogėl e popullit dėgjon ēka thonė udhėheqėsit kukull tė kėtij vendi. Nėse merret parasysh ajo pjesa mė e madhe dhe nė rritje qė i kupton gjėrat nė mėnyrė mė tė arsyeshme, dėgjojnė mė shumė se ēka thoni ju dhe gati ēdo herė i marrin deklarimet tuaja sikur ato tė jenė tė udhėheqėsve “tanė”. Unė mendoj se kjo shtresė e popullsisė qė pėrbėn shumicėn ka tė drejtė qė beson kėshtu. Ndėrsa pėr pjesėn e dytė tė fjalisė tuaj, ėshtė e vėrtetė se populli i pėrcjell se ēka bėnė udhėheqja dhe Qeveria e Kosovės, por nuk janė tė sigurt nėse kėto tė bėma janė krejtėsisht sipas tekeve tė tyre, apo me konspirime tė ndonjė “dore tė padukshme” ndėrkombėtare. Po e them kėtė sepse disa qytetarė janė tė infektuar me teori tė ndryshme konspirative me tė cilat nė njėrėn anė fajėsojnė SHBA-tė dhe njėkohėsisht mendojnė se ndoshta Amerika e ka mirė por ne nuk i dimė qėllimet e saj. Nė kėto teori konspirative iu apostrofojnė edhe juve zotėri ambasador, por unė besoj fuqishėm se e tėra ėshtė ēėshtje e jo profesionalizmit tė udhėheqjes dhe Qeverisė kosovare pėr t’i kamufluar vjedhjet dhe shtypjen qė e bėjnė kundėr popullit, dhe fajtor pėr kėtė ėshtė shumica e popullit qė nuk vepron kundėr tyre pėr t’iu kėrkuar llogari nga frika se mos kėta hajdutė janė vegla tė ambasadės sė SHBA-ve nė Prishtinė. Nuk po e them kėtė pėr t’ia hequr njė pjese tė popullsisė dyshimin e paarsyeshėm, pra nuk po dua t’u lirojė juve nga ndonjė pėrgjegjėsi nė raport me kėto, por t’i bindi aq sa mundem se faji ėshtė tė njė pjesė e madhe e popullsisė e cila i beson teorisė sė konspiracionit pėr gjoja rolin tuaj vendimtar si ndonjė udhėheqės absolut i politikės dhe popullit tė Kosovės. Pavarėsisht se do tė ketė shumė qytetarė qė do tė mė refuzojnė nė kėtė pikė, unė megjithatė u tregova mė herėt se nuk po e liroj nga pėrgjegjėsia ambasadorin Dell dhe po ia ngarkoj atij pėrgjegjėsinė mė tė drejtpėrdrejtė – atė pėr USAID-in. Tė shohim nėse do tė ketė mė shumė reagime rreth “pėrgjegjėsisė” tuaj ndaj udhėheqjes dhe Qeverisė sė Kosovės tė cilėn ju nuk e keni, dhe ndaj USAID-it tė cilėn e keni drejtpėrdrejtė. Paraprakisht po dyshoj se reagimet e shumė trutharėve vendorė qė e hanė sapunin pėr djathė do tė pėrqendrohen nė pėrgjegjėsinė tuaj nė tė parėn dhe do tė anashkalojnė tė dytėn, ēka unė mendoj se ėshtė gabim.

“Populli i vėren kur fjalėt pėrdoren pėr tė maskuar mosveprimin apo fshehur korrupsionin. Nuk mjafton qė Qeveria dhe udhėheqėsit politikė tė bėjnė zotime pėr ta luftuar korrupsionin. Edhe ata vetė duhet tė respektojnė ligjin”.

Krejt nė rregull me pėrjashtim tė fjalisė sė fundit e cila nuk qėndron. Ēėshtja e respektimit tė ligjit bazohet nė forcė, e jo nė kėrkesa pėr respektim tė tij. Askush nuk ėshtė i nxitur tė respektoj ligjin me kėrkesa por me sanksione dhe forcė. Fjalėt pėr ta maskuar korrupsionin i pėrdor edhe USAID-i dhe pėr kėtė to ofroj fakte z. Dell, ato tė cilat ia kam dėrguar Absurdit tė Pėrgjithshėm nė Washington DC. Ne duam ta shohim sė pari respektimin e ligjit nė USAID nė bazė tė asaj qė keni deklaruar ju pėr Qeverinė dhe udhėheqėsit politikė tė Kosovės. Me ke bėrė shumė pėrshtypje me kėtė deklaratė dhe krijova bindjen se qasjen ndaj problemeve e paskemi shumė tė ngjashme, ndonėse ju pak tė njėanshme duke harruar USAID-in. Mė e keqja ėshtė se ju zotėri ambasador bėni thirrje pėr respektim tė ligjit nė njė ngjarje tė organizuar nga Nekibe Kelmendi. Nė cilėsinė e numrit njė tė drejtėsisė nė Kosovė, kjo nuk pėrton tė bėhet pjesė e plaēkitjes sė 16.800 eurove si pagė bingo pėr muajin dhjetor 2009 nga buxheti i Kosovės shumė tė varfėr. Ēka tė thuhet tjetėr pėr respektin ndaj ligjit kur numri njė i tij e shkel atė me tė dyja kėmbėt? Zonja Kelmendi ėshtė pėrgjegjėse pėr plaēkitjen makabre tė buxhetit nė muajin dhjetor 2009 edhe nga 13 funksionarė tjerė nė shumėn prej 218.400 eurove. Ruana zot prej “drejtėsisė” sė saj! Paramendo zotėri Dell sikur ju tė merrni njė pagė ilegale si ministėr (ju i thoni Sekretar) i drejtėsisė sė SHBA-ve nė shumėn sa 10 herė paga e juaj mujore ēka do tė kishte ndodhur me juve? SHBA-ja ka buxhetin mė tė madh nė botė, por unė besoj se nė mos politika, sė paku do t’iu dėnuar ndonjė shtresė e shoqėrisė. Kosova ėshtė vendi mė i varfėr nė Evropė dhe kur numri njė i drejtėsisė sė saj mundohet ta hajė buxhetin nė mėnyrė kaq tė poshtėr e tė pafytyrė, atėherė ēfarė mund tė presim nga kriminelėt? Sidoqoftė, kriminelėt nė tė shumtėn e rasteve kanė njė lloj sistemi tė veprimit dhe shpenzojnė mund tė madh pėr tė ardhur ilegalisht tė shuma e pagės bingo njėmujore tė Nekibe Kelmendit, e kjo nuk shpenzon kurrfarė mundi por vetėm i merr tė gatshme paratė e tatimpaguesve tė Kosovės, vendit mė tė varfėr nė Evropė.

Investitorėt e huaj dhe sundimi i ligjit


“Janė investitorėt e huaj tė cilėt sipas Dellit i vėrejnė gjithashtu problemet e sundimit tė ligjit. Ambasadori amerikan pėr ta argumentuar kėtė ka marrė shembull investimet e huaja nė shtetin fqinj Malin e Zi, tė cilat janė njėherė mė tė larta se ato nė Kosovė”.

Teorikisht e vėrtetė dhe praktikisht e ngatėrruar. Cili ėshtė roli i USAID-it nė kėtė drejtim? Pyete dikė tė quajtur Sarah Ezzy dhe Violane Konar – Leacy nė USAID/KPEP, dhe ankesat kundėr tyre tė dorėzuara Absurdit tė Pėrgjithshėm nė Washington DC.

I nderuar ambasador Dell,
Desha ta pėrmbyll kėtė letėr kėtu por nuk munda ta anashkaloj edhe njė koment ndaj deklarimeve tė ministres Kelmendi nė atė ditėn e famshme tė (pa)drejtėsisė. Krahas fjalimit tuaj, ajo paska thėnė janė miratuar njė varg ligjesh nga Kuvendi i Kosovės (shumica pa u lexuar fare!) dhe se kėsaj po i duket se kėto “garantojnė sundimin e ligjit nė vend”, dhe se “pushteti gjyqėsor nė Kosovė ėshtė [qenka] i pavarur”. Ka tė drejtė kur thotė “i pavarur”, sepse askush nuk varet si duhet nga sistemi i tillė i cili nuk i shėrben si duhet askujt pos klanit mafioz tė Nekibe Kelmendit me kompani. Vetėm nė ketė kuptim sistemi i drejtėsisė nė Kosovė pėr momentin ėshtė i pavarur, e qė nuk do tė duhej tė ishte. Po tė ishte pak mė domethėnės sistemi i drejtėsisė, zonja Kelmendi do duhej arrestuar dhe gjykuar pėr vjedhje tė parave nga buxheti i Kosovės, e shumėēka tjetėr.

Nė ditėn e (pa)drejtėsisė qenka prononcuar edhe Lirije Osmani, Drejtuese e Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės, njėra nga anėtarėt e Komisionit Kushtetues pėr hartimin e Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės. Kushtetuta si akti mė i lartė juridik i shtetit me tepėr i pėrngjan disa ligjeve raciste dhe diskriminuese sikur ato tė Hitlerit kundėr hebrenjve, dhe ėshtė pėr disa herė mė bizare se ligjet e Millosheviqit kundėr shqiptarėve. Nėse ju zotėri Dell insistoni nė zbatimin e ligjeve tė tilla, atėherė cila ishte arsyeja e intervenimit tė NATO-s dhe SHBA-ve nė Kosovė? Pyetja e fundit: “ Cili ėshtė qėllimi i USAID-it pėr mbėshtetjen e sistemit tė paqartė tė drejtėsisė kur vetė USAID-i ka nevojė pėr reformė tė thellė (populli e di kėtė!)”?

Kėtė letėr po ia drejtoj ambasadorit Dell nė cilėsinė e udhėheqėsit tė njė OJQ-je, jo tė shoqėrisė civile skajshmėrisht tė politizuar dhe korruptuar. Udhėheqėsit e shoqėrisė civile nė Kosovė tė cilėve USAID-i u jep deri nė miliona dollarė, mė kanė akuzuar zyrtarisht nė policinė e Kosovės se unė kam bėrė krime kundėr njerėzimit nė Bosnjė. Kėshtu njė prej detyrave mė kryesore tė shoqėrisė civile tė financuar nga USAID-i doli tė jetė heqja e fajėsisė sė Radovan Karaxhiqit dhe Ratko Mlladiqit pėr krimet nė Bosnjė dhe imponimi i krimeve tė tyre Isa Mulajt. Nga kjo rrjedh se sistemi i drejtėsisė nė Kosovė nuk ėshtė aq shumė i korruptuar dhe politizuar sa ėshtė i USAID-izuar, qė do tė thotė mė shumė se i kriminalizuar. Nga ambasadori Dell kėrkojmė de-USAID-izimin e sistemit tė drejtėsisė qė ne ta zgjidhim rastin drejt.

Me respekt dhe duke pritur pėrgjigjen tuaj
Isa Mulaj


Te gjitha kohėt janė nė GMT. Ora tani ėshtė 12:46 PM.

Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
MalesiaForum - Kėtu Flitet Shqip