![]() |
Shoqata Martin Dreshaj- 10 vite angazhimesh pėr tė lidhur penjtė e atdheut
Shoqata Martin Dreshaj- 10 vite angazhimesh pėr tė lidhur penjtė e atdheut Nė pritje tė ndihmės vėllazėrore nga njerėz atdhetar e tė vullnetit tė mirė Shoqata e Vėllazėrisė Kosovė-Malėsi e Madhe Martin Dreshaj veprimtarinė e saj pėr ti lidhur penjtė e atdheut e pėr tė krijuar ura tė unifikimit kulturor, arsimor, sportiv e kulturor mes trojeve etnike ėshtė duke e zhvilluar suksesshėm qė nga mesi i vitit 1999. Kjo Shoqatė deri tani ka zhvilluar shumė aktivitete tė pėrbashkėta pėr tė prezantuar kėtu e kudo nė trojet etnike vlerat e kėngės, valles, veshjes sė bukur dhe traditės shqiptare. Shoqata ėshtė kthyer nė zė tė malėsisė dhe pėr malėsinė edhe duke organizuar protesta tė shumta nė mbrojtje tė tė drejtave elementare tė malėsorėve, qė janė shkelur e po shkelen nga pushteti nė Podgoricė. Veprimtarė tė kėsaj Shoqate a kohė qė kanė nisur me pėrgatitjet pėr Manifestimin jubilar, qė kėtė vit mbahet nė shėnim tė 10 vjetorit tė themelimit tė Shoqatės, 99 vjetorit tė Kryengritjes nė Malėsinė e Madhe dhe 100 vjetorit tė lindjes sė humanistes sė madhe shqiptare, Nėna Terezė. Kryetari dhe veprimtarėt e Shoqatės janė tė tėrėt nė angazhime tė shumta dhe nė pritje tė ndihmave materiale vėllazėrore nga njerėz atdhetarė e tė vullnetit tė mirė. Pėr gjithė kėto angazhime, por edh pėr shqetėsimet qė ka Shoqata, biseduam me kryetarin e saj , Ukshin Jashari. Ēfarė Ju ka shtyrė juve dhe veprimtarėve tjerė pėr gjithė kėto angazhime pėr 10 vjet tė punės sė Shoqatės Martin Dreshaj Ukshini: Kemi ndjerė obligim tė vazhdojmė me takime tė tilla tė pėrbashkėta mes artistėve, kėngėtarėve, shkrimtarėve dhe sportistėve e veprimtarėve nga trojet etnike dhe prandaj bėmė rrugėtim tė vėshtirė, por edhe krenar deri nė momentin kur po shėnojmė 10 vjetorin e angazhimeve tė suksesshme. Arritjet e pėrbashkėta dhe vlerat e mirėfillta shqiptare do tė shpalosen nė prillin e vitit 2010 pėrmes Manifestimit Tradicional Zėri i Vėllazėrisė, i cili kėsaj radhe do tė shėnojė pjesėmarrje edhe ma masive tė aktorėve, kėngėtarėve, valltarėve , poetėve, veprimtarėve e Ansambleve tė njohura nga tė gjitha trojet shqiptare. Flitet se Manifestimi Tradicional Zėri i Vėllazėrisė, qė organizon Shoqata juaj tani e sa vite , kėsaj radhe do tė jetė edhe mė i gjerė dhe mė pėrmbajtjesor, na tregoni diēka mė shumė pėr kėtė Ukshini: Duke parė se nė Manifestimin tonė Tradicional tė kėtij viti do tė marrin pjesė Ansamble, Shoqata, artistė, poetė e veprimtarė nga gjithė trojet etnike, kemi planifikuar qė Manifestimi tė shpaloset pėr 3 ditė me radhė me njė varg aktivitetesh tė pėrbashkėta kulturore. Peja, Dukagjini e Kosova do ti bėj bashkė nė njė valle, nė njė kėngė e nė njė sofėr Shoqatėn Atdhetare Dukagjini nga Shkodra , qė kanė krijuar e dinė tė krijojnė spektakle kulturore, Ansamblin e kėngėve e valleve Visaret e Kėrrabės, nga rrethi i Tiranės, pjesėmarrės kėtė nė gjithė aktivitetet kulturore nė trojet etnike, Shoqėrinė Kulturore Bashkimi Kombėtar nga Nju Jorku, qė mbanė tė gjallė kėngėn dhe vallen e bukur shqiptare nė Amerikė e kudo nė diasporė, Pėrfaqėsues tė Shoqėrive Kulturore e Artistike nga Malėsia e Madhe , qė ka vėnė nė funksion tė ruajtjes sė traditės rininė e shėnosh shqiptare atje, Grupin Folklorik Shpėtimi nga Medvegja, qė me pėrkushtim po ruan nė kėto kohė tė liga atje, kėngėn e vallen e bukur shqipe,Rapsodė tė njohur nga Gjilani, Peja, Burimi, Deēani, Gjakova, Besiana dhe qytete e vise tjera tė Kosovės, por presim pjesėmarrjen edhe tė vėllezėrve tanė ēam. Pa numėruar ansamblet e artistėt nga Kosova, presim 150 artistė, kėngėtarė, piktorė, poetė e veprimtarė nga trojet etnike. Pėr besė numėr i madh ky dhe pėr tri ditė me radhė ti akomodoni e pritni duhen mjaft mjete materiale, si qėndroni me to? Ukshini: Shoqata , edhe pse me shumė e shumė halle e mungesa materiale, ėshtė mbajtur falė vullnetit tė njė pjese tė mirė tė veprimtarėve tė saj, ndihmės fare modeste tė institucioneve dhe ndihmės, mbase modeste, por shumė domethėnėse tė njerėzve atdhetar si janė Gjon Pashk Dedėvukaj dhe Shoqata Malėsia e Madhe. Institucionet ndėrkombėtare nė Kosovė nuk na ndihmuan kurrė me donacione pėr projektet tona sepse na konsiderojnė si Shoqatė atdhetare dhe tė pastėr shqiptare. Ata duan qė ne ta pėrziejmė aktivitetin dhe kulturėn me pjesėtarė pakicash, por kėtė, edhe sikur tė donte dikush, nuk na lejon statuti i Shoqatės dhe arsyeja e fortė pse jemi formuar. Ne ishim dhe do tė mbesim zė i Malėsisė dhe pėr Malėsinė. Dhe ēfarė tani? Ukshini: Presim qė njė pjesė tė mjeteve pėr Manifestimin ti marrim nė formė pėrkrahjeje nga pushteti lokal i Pejės. Por kjo nuk do tė mjaftojė as afėrsisht. Prandaj, presim ndihmėn dhe pėrkrahjen materiale tė vėllezėrve tonė atdhetarė kudo janė. Nėse kjo ndihmė bėhet realitet atėherė atyre dhe neve do tė na zbardhet fytyra dhe do ti falėnderojmė publikisht para gjithė pjesėmarrėsve tė Manifestimit e pėrmes tė gjitha mediave . Do ti cekim njė nga njė shumat e ndihmave dhe emrat e atyre qė do tė na ndihmojnė. Ua them me kėtė rast tė gjithė miqve tė Shoqatės se ne nuk kemi nė angazhimet tona vetėm Manifestimin. Shoqata vepron e punon ēdo ditė dhe prandaj ēdo ndihmė ėshtė e mirėseardhur dhe na jep forcė e mundėsi pėr angazhime tė vazhdueshme. Me pėrkrahjen vėllazėrore nga njerėz atdhetar e tė vullnetit tė mirė ne do tė vazhdojmė misionin tonė si zė i Malėsisė pėr malėsinė dhe nė lidhjen e penjve tė atdheut. Intervistėn e zhvilloi Rrahman Jasharaj |
| Te gjitha kohėt janė nė GMT. Ora tani ėshtė 09:58 AM. |
Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
MalesiaForum - Kėtu Flitet Shqip