![]() |
Gjergj Fishta Lahuta Malesis
![]() Cubat Ndihmò, Zot, si m’kè ndihmue! Pesëqind vjet kishin kalue Çëse të buk'rën ketë Shqypni Turku e mbate në robnì, krejt tu' e là t' mjerën në gjak, 5 frymën tue ia xanun njak, e as tu' e lanë, jo, dritë me pà: kurr të keqen pa ia dà: rrihe e mos e lèn me kjà: me iu dhimbtë, po, minit n' murë, 10 me iu dhimbtë gjarpnit nën gurë! Veç si 'i dèm, vu n' lavër spari, qi, ka' e vret zgjedha e kulari kah nuk bàn m'e thekë strumb'llari, s'ndigjon me tërhjekun m'pluer: 15 e tue dhanë kryq e terthuer, tu' i dhanë bulkut shum mërzì, me u vu s' ryset për hullì e as me shoq ai pendë me shkue: kështu Shqiptarët, të cilt mësue 20 s'i'n me ndejë rob nën zgjedhë t'huej, pagë e t'dheta me i là kujë: por të lirë me shkue ata motin, veç mbi vedi tue njohtë Zotin, e as kurrkujë n' këto troje t' veta 25 mos me i bà kurr tungjatjeta, n'braz me Turk kurr nuk kanë rà e as kurr pushkën s' ia kanë dà; por t'janë grì me tè e t'janë vrà, si me kenë tu' u vrà me Shkjà 30 E prandej si pat fillue Turkut Ora m' iu ligështue, e nisë pat m' iu thy' atij hovi, m' qafë përditë tu' i mbetë Moskovi: e ato fiset e Ballkanit, 35 zunë me i dalë dore Sulltanit, nisë Shqiptarët kanë me u mendue, si Shqipninë me e skapullue zgjedhet t' Turkut : qi si motit n' ato kohët e Gjergj Kastriotit, 40 krejtë e lirë kjo t'ishte, e askujë n'daç t'jetë Krajl a Mbret i huej, me i bà kurr mà tungjatjeta, kurr me i là mà pagë e t'dheta: edhe Flamuri i Shqipnisë, 45 si fletë Engj'lli t'Perendisë, si ajo flaka e rr'fesë zhgjetare, me u suvalë prap n'tokë shqiptare. Kur qe ai Knjazi i Malit t'Zi, Knjaz Nikolla, 'i gërxhelì: 50 gërxhelì, por belaçì: na dyndë top, na dyndë ushtrì edhe del e bjen n'Shqipnì, për me shtrue këto bjeshkë e vërrì, shka merr Drinin për s'të gjatit 55 der' n' Kalà të Rozafatit, ku ai me ngulë do' «trobojnicën», do' m' ia vu Shkodrës «kapicën»: me bà Shkodrën Karadak, mbasi 'i herë ta kisht' là n'gjak! 60 Ka ndejë Turku e këqyrë haru, pika-pika lotët tu'i shkue, kah s'ka Shkjaut si me i qindrue; se Moskovi e ka rrethue: ka Stambollën muhasere! 65 Bàjnë shtatë Krajlat muzhavere Shoq me shoq, tue shartue zì -si ata e zeza m'i pastë mb'lue!- për të buk'rën këtë Shqipnì, si m'ia lëshue n'dorë Malit t'Zì. 70 M'kambë Shqiptarët atëherë t'janë çue. Sa mirë n'armë na janë shtërngue! T'fortë kanë lidhë nji besë të Zotit, si të Parët ua lidhshin motit n'ato kohë t'Gjergj Kastriotit: 75 me 'i kambë mbathë e tjetrën zdathë, gjanë e gjallë pa grazhd mbyllë n'vathë, diku ngranë, diku pa ngranë, harrue grue, motër e nanë, sy'n agzot, zemrën barot, 80 e si ai plajmi me furì, t'kanë rrà ndesh Malit të Zì, për t'gjatë t'Cemit n'atë kufì, ku edhe trimat t'janë përlà: t'janë përlà Shqiptarë e Shkjà, 85 ballë për ballë ata tu'u vrà, fyt-a-fyt, ofshè! tu' u prè: tue mbetë shakull përmbi dhè, mish për shpez e kaçubeta, gjithku kje ajo pika e djalit, 90 gjithku kjenë sokola malit, pa kjà m'ta as nanat e shkreta. Veç se, po, me parzme t'veta Aty Shkjaut sulmin kanë thye. Mbasi Shkjaut sulmin kanë thye, 95 bàjnë kuvend Shqiptarët n'mjet vetit e 'i fjalë t'madhe çuekan Mbretit: se jo veç qi Knjaz Nikollës nuk i lajnë kurr pagë e t'dheta, porsè as Mbretit të Stambollës 100 s'duen me i bà mà tungjatjeta, e se dore duen me i dalë: se Shqipninë nuk po e kisht' falë Perendia për çerkez, Turq, manovë, likurazez; 105 por për do sokola mali, qi «Shqiptarë» bota po i quete, për ta gëzue këta djalë mbas djali, der' qi jeta mos t'u shuete. Turku fjalën e ka ndì': 110 se ç'asht mbushë ai me mënì! Se edhe lëshue ç'ka mbi Shqipnì, gjallë Shqiptarët ai me i përpì! Por Shqiptari gjallë s'përpihej, e as me u shkelë, besà, s'po lihej, 115 kur po i mbushej mendja e vet, për Shqipnì me bà gajret, n' dashtë ta mësyjnë Krajl edhe Mbret. Edhe kështu t'janë kapërthye grykë për grykë Turq e Shqiptarë, 120 pa dhimbë krenash tue u thye si me thye kunguj npër arë. T'iu dha zjarm atëherë Ballkanit, Shkjau: kah drote se Shqipnia Nji herë shkëputë dore s' Sulltanit, 125 mà s'do t'bite n'kthetra t'tija, si atij hangër ia kisht' palla: merr e mësynë m'Turk fulikare, e si derrat me çakalla t'janë mbërthye, t'janë kapërthye: 130 haju, ngaju, çaju, vraju, m' pushkë e m'top gjueju batare, gjaku rrëmbè npër rrahe e qare, e npër fusha e npër gajusha, der'qi s'mbramit, n'p'r' atë zhumhùr, 135 zgjedhe s' Turkut pështoi Shqipnia e duel m'veti si dikùr: si premtue kisht'Perendija; por si dashtë, besà, lum vëllau, s'do t'kisht' pasë as Turku, as Shkjau. 140 Se s'ka dashtë Turku lirì, ma merr mendja; veç un s'dij Knjaz Nikollës kah gjith kjo zemër ardhë i paska, qi nën themër rob Shqiptarët po don me i shtrue, 145 edhe atë tokë ai me pushtue, për të cilën vetoi motit shpata rr'fè e 'i Gjergj Kastriotit? E qi s'paska dert aspak, se Shqipnì dhe Karadak 150 krejt me atë punë po i làte n'gjak? Zemra i ardhka prej Moskovit! N'Petrograd Cari i Moskovit Nji bè t'madhe po e kisht' bà: m' e ndie plak e kalamà: 155 se ai natë t'madhe s'do t'kremtote, se ai kumbarë as krushk s'do t'shkote: gostë as darsëm nuk do t'ngrifte, s'do t'u late as s'do t'u krifte, as s'do t'dilte n'log t'kuvendit, 160 për pa i hi Stambollës përmbrendit, për pa këcye mbi post të Mbretit, me u bà zot i tokës e i detit; edhe Europës tregun m'ia prè, mos m'e lanë me shitë, me blè, 165 mos m'e lanë me çilë kund punë; por me bà qi ajo përdhunë, për me çue 'i grimë bukë te shpija, rob të ngelte n'kthetrat t'tija, n'ato kthetra me gjak zhye, 170 mësue gjithmonë n'gjà t'huej me gërrye! Por, pse ishte 'i skile e vjetër, si për fjalë ashtu për letër, mos m'iu gjetë kund nji shoq tjetër, ai po e dite mirë e hollë, 175 se isht' do punë me hi n'Stambollë: se isht'do punë Turkun me e thye, pa sharrue vetë mbrendë me krye. Prandej xèn ai me trillue, m'shpinë Shkjeninë Turkut m'ia lëshue: 180 m'ia lëshue m' shpinë Shkjetë e Ballkanit, qi me i qitë këta punë Sulltanit; me i qitë punë këta 'i herë mà para me trazime e punë t'pambara, e mandej vetë prej Rusiet, 185 si harusha prej pusiet, me i rà Turkut fulikare, m'zhbì n'vend, m' e qitun fare; për pa bà me mend pleqnì, se me atë punë botën unjì 190 mujte ndoshta, m' e pështjellë n'zì Kur ketë punë e ka pleqnue, ka marrë trimi e n'odë ka shkue, ka ndejë n'tryezë e asht vu ma shkrue, me u shkrue miqve kah Serbia, 195 kah Zagrebi e kah Sofia me lidhë besën shkaf asht Shkjà, mbi Budin, m'çanak-kalà, edhe tok këta ndërmjet vetit mos m'ia dà të keqen Mbretit; 200 por m'e nxitë, por m'e mërzitë, m'iu vardisë si 'i ditë për ditë, herë për shtek, herë për kufì, tash me peng tash me pleqnì, por gjithmonë, po, pa kanu, 205 veç si t'mujnë n'teposhtë m'e vu. Mbasandej, ky zogu i Shkinës, merr e i shkruen Knjazit t'Cetinës, merr e 'i letër, ia angllatisë, me dredhì tue ia qindisë: 210 Ti, qi jè qaj Knjaz Nikolla, falmëshëndet Cari i Rusisë, se zà t'madh për ty kam ndie qi jè trim e gërxhelì, qi jè burrë e kuvendtàr, 215 me ta drashtë hijen anmiku, por, me gjasë, kjo fjalë s'isht' gjà; pse qe ti m'atë rrasë Cetine më kè ndejë me 'i gjysmë opinge, e jè bà, po, gazi i dheut, 220 tue mërzitë miq e kumbarë, veç e për bukë thatë në gojë. Mje sa Turku, përbri tejet, dredhun çallmën m'vetull t'synit, derdhë shallvarët ai pola-pola, 225 rrin e ban kokrrën e pallës, e as m'e pà ti s'mund ta shofish përmbas kodrës së pilafit Po a thue, t'la ty kamba e dora, ase ngjitë jè ndoshta n'rrogë, 230 jo se hi kè bulk n' e huejën, qi s'po ndihesh kund për s'gjalli? Mo', bre burrë, se nuk ka hije Urtë me ndejë Cubi i Cetinës, edhe n'shpì me e shkuem ai motin, 235 tue u ndeshë npër furka t'gravet!.. Po a s'ta mbushë synin Shqipnia, me ato male të madhnueshme, me ato fusha të blerueshme, qi kurrkund s'jè kah orvate, 240 me ia shkye 'i skundillë për veti?.. M' tè, krah-thatë, e mos rri fjetun! Pse pa luejtë ti kambë e dorë, s't' ndihmon Zot as i Shën Nikollë: Por ti luej, nafaka luej, 245 ka pasë thanë ai burri i huej; sa për bukë e për fyshekë, piqu n'mue, se t'i qes vetë; edhe kësulën vène n'sy, se të nget Mbreti i Stambollës: 250 nuk ta là me t'prekë me pupël.- Letrën kështu Cari e ka shkrue, edhe mirë e ka palue, e e ka mbyllë me dyllë të zi; ia ka dhanë kasnecit t'rì, 255 me ia çue Knjazit n'Mal t'Zì. Letrën n'gjì ka qitë kasneci, ka thekë kambët ai sa mund heci: ka lanë mbrapa fushë e zalle kapërcye ka bjeshkë e male, 260 edhe dalë ka lum e shè: ka shtegtue për ujë e dhè, der'qi'i ditë, tue marrun dielli, në Cetinë ka behë ai filli: shtjerrë opangat, grisun setrën; 265 vazhdon |
Knjazit n'dorë ku ka dhanë letrën,
me dyllë Cari si e kisht' mbshilë. Ka marrë Knjazi edh' e ka çilë, e ka çilë edh' e ka këndue, tri herë rresht ai e ka këndue, 270 tri dit rresht edh' e àsht mendue; mbasandej ai fjalë ka çue njatij Vulo Radoviqit, kerkserdarit t'Vasoviqit, qi me dalë me rà n'Cetinë, 275 pa këqyrë shteg, pa këqyrun stinë: me flut'rue si gjeraqinë, për me u pjekë me «Gospodarin». Njeky Vuloja Serdari Kisht' pasë kenë nji trim i çartun: 280 m'e pasë randë toka m'e bartun. Pa tè prè kund s'ishte marrë, pa fjalë t'tij ngarkue s'ishte marrë, pague s'ishte varrë as gjak, s'kishte vu nuse duvak, 285 as s'isht' dà gjyqë a pleqnì. Pse edhe Turku i Malit t'Zì po e kisht' pasë shqipe mbi kry', mos m'e lanë me pà me sy. -Se edhe 'i punë, ky zogu i Shkinës, 290 po e kisht' bà m'atë udhë t'Cetinës. Paska marrë e shi në rrugë Për tërthuer shtrika nji stugë, edhe i çueka fjalë tërthores, qi shka àsht Turk i Cernagores, 295 mos me mujtë m'e shkapërcye, për pa là 'i dukat për krye.- Bre! kish' kenë edhe 'i farë burri, larg e larg me i dajtun turri. Fëtyra e tij porsi duhia, 300 syni i tij, tanë zjarm e shkëndia; vet'llat trashë ngèrthye kulàr, porsi lesh derrit bugàr; vesh e m'vesh dega e mustakut, si dy korba lidhë për lakut; 305 edhe i mbrrijte kryet në trà: burrë i atillë me sy me u pà. Veshë e mbathë e m'armë shtërngue, kishe thanë se àsht lè drangue. Se këtè Knjazi fort e dote, 310 fort e dote edhe e ndigjote; pse edhe i urtë ai kishte ndodhë, me ia prè mendja fort hollë. Prandej Knjazi i çueka fjalë Në Cetinë për ngut me dalë. 315 Edhe Vulja bjen n'Cetinë, pa këqyrë shteg, pa këqyrun stinë, tue flut'rue si gjeraçinë. N'atë Cetinë kur Vulja zbriti, atè Knjazi mirë e priti, 320 mirë e priti e n'odë e qiti, i qiti duhan e kafe, edhe nisi kështu t'bajë llafe:- Ku jè, Vulo, eh kopilane! Se ti ujk, po, né na u banè, 325 ke s'po duke kah Cetina, ku kè miq e probatina, qi s'të ndërrojnë me sy të ballit? Po, a kè mujtë? a kè farë hallit? Si po t'shkon n'Vasoviq moti?- 330 Për jetë tande ! si do' Zoti, merr e i thotë Vulo Serdari; pse sivjet, lum «Gospodari», nuk ka pasë toka valigë, e ka ardhë nji kohë e ligë, 335 sa nuk dij si ka m'iu bà, për me pështue do rob e gjà, pse edhe buka asht tue na lànë. Hajt, eh qè'! Knjazi i ka thanë… Se s'po gjenë cubi me ngranë… 340 Se s'po gjenë skyfteri mish… Se ti e nxjerrë korën dy fish!… Mjaft t'i biesh ndo'i vendit prè, se po e ban me lopë e qè, sa me mbajtë njerztë e kujrisë, 345 jo se mà gjindën e shpisë… A din shka, Vulo Serdari, ndiej shka t'thotë ty «Gospodari»: pështilli bashkë nja disa cuba: t' idhtë si gjarpni ndër kaçuba, 350 t'lehtë e t'shpejtë si gjeraçina: edhe lëshoj ti kah Vranina, për me vrà ata e për me prè, për me djegun gur e dhè, mbrendë tue vjedhë e tue plaçkitë, 355 tue grabitë e tue robitë, n'daç me natë e n'daç me ditë; se un prandej të kam çue fjalë, der' n'Cetinë nji herë me dalë, pse dishka mue tash m'ka këcye, 360 prap me Turk me u kapërthye: prap me Turk, po, na me u vrà. Pse edhe as hije, thom, nuk kà, urtë ma ndejun Turk e Shkjà. E kështu, tue ligjërue, 365 krye më krye tue bisedue, hollë e gjatë e ka qortue, si me u sjellë e si me u mprue, për m'e là Vraninën n'gjak. E si vesht janë marrë me fjalë, 370 Knjazi n'bukë atè e ka ndalë, edhe falë i ka do pare; e i ka falë nji «xheverdare», krejt n'argjand kondakun ngrì, mos m'e gjetë shoqja n'Mal t'Zi: 375 m'e drashtë vjerrun në sërgjì, jo mà n'krah të nji luftarit, jo mà n'krah t'Vulo Serdarit, qi isht' me brè hekur me dhambë! Atëherë Vulja àsht çue në kambë: 380 ka bà Knjazit «tungjatjeta», edh' àsht nisë malit përpjeta, udhës me mend ai tue përblue, si Vraninën me shkretnue, Knjazi ashtu si e kisht' qortue. 385 |
OSO KUKA
Zot, c' ka thane njaj Avdi Pasha; Paska mbet Shqypnia m' vasha, Qysh se s' leka mbrende nji djale, N' at Vranine mue sod me m' dale, N' at Vranine, m' at t'zeze terthore, Ku mbe'n shkret sa arme mizore, Ku mbe'n djerr sa toke gratcore, Ku mbe' n vithnat pa bagti, Vec prej cubash t' Malit t' Zi, Qi po vrasin djelmt e ri, Qi po marrin lopet me vica, Qi po presin dhent me ogica, E po djegin kulla e stane, E po thajn kaq zemra nane! Eh! po,knjazi ke Cetina Ka lshue cubat kah Vranina, Per me vra ata e per me pre, Per me djegun gur e dhe, Vec si t, nise degame me ne, Pse dushmani asht tue ndersy, Toket e Mbretit per me i msy, Per me i msy e me i rrembye. Nji djale m' voter t' m' ishte lla, Pac m' i a lane t' amen me fsha, Pace m' i a lane motren me kja: T' mjeren moter, ehu! pa vlla, E n' Vranine un kjece tue e qitun, Cubat knjazit per m' i a pritun. Por mue djale nuk m' ka qillue; E n' Shqypni nji djale drangue, T' cillit mos t' i dhimet jeta Per Daulet e troje t' veta, Fort kerkova e s' mund e gjeta.-- Kshtu ankoi Pasha turceli. Oso kuka paska ndi: Paska ndi,po,e kenka idhnue: M' sylah doren paska cue: Me qite m' Pashen ka mendue. Por i urti kurr nuk ngutet, Prej burrnis e jo prej tutet, Prandaj Osja ndali doren, E as m' e xjerre s' e xuer mizoren, N' flete t' sylahit catallue; Vec pa fole s' mujt me u durue: Avdi Pashe, tha, ma kadale! Mos e thuaj dy here at fjale, Se, per Di'n e per Ima'n, T'baj qi t' kjaje e zeza nana! T' baj qi t'kjaje pa <<exhel>>ty nana; Pse n' Shqypni ka djelm si Zana, Qi per Mbret e troje t' veta Nuk u dhimet gjaja as jeta: E ku i lype besa e burrnija, Ku i lype Mbreti e i lype Shqypnija, Kta ma t' paret jane n' fushe t' mejdanit, Kta ma te rrebet jane n'ball t'dushmanit: Jane celik per tef t' taganit. Marre vedit kurr s' i lame! Pa ksule m' krye pa opinge ne kambe, Na per Mbret e per Atdhe Per kanu, per bese e Fe, S' druem me ra nder pre te thyeshme, S' druem me msy kalat e rrmyeshme: E kahdo qi t' bjere Shqyptari, Shkon rrufeja tue e ndeze zhari, Pushke e bese pse na la i Pari. E ti tash vjen ktu e na thue: Se n' Shqypni nji djale drangue, Qi per mbret e troje t' veta Nuk i dhimbet gjaja as jeta, Fort kerkova e s' mund e gjeta... Por s'ke faj; pse zani i zi Aj ka dale, po, per Shqypni, qysh se erdh Pasha turceli, Qse edhe t ' hujve sod Shqyptari Qiri m' kambe do t' rrije qyqari, Si punue ne s, na ka i Pari... Por po i lam tash na kto fjale. Ne Vranine, qe , un jam tue t' dale, Cubat Knjazit me t'i a ndale. Vec t'i lypi un dyzet veta, Dyzet veta, po, djelm te lete, Qi te desin ku t' zatesin: Si mund t'lejn vec e n'Shqypni E po t' ap besen e Zotit, Se, pa u djege un n' flake t' barotit, S' ka me u lshue per t' gjall Vranina. Avdi Pasha kenka cue, Osos doren ka shterngue: Aferim, bre,ti Oso Kuka! Se ty t' thote fjala edhe duka Qi ke le nji sokol malit. Zgidh ku t' jete, po, pika e djalit, Edhe del ti n' at rranxe boke: N' at Vranine, ku t'zezat loke, Qi kan mlue, ehu! djelmt e ri, Qi kan kthy rejat n' gjini, Jane tuj t' prite si drita diellin. Foli Pasha. Buzes s' Cukalit, N'krye t'javes, dielli kur u cua, Per me shndrite mbi kobe te shekullit, Ku e perbuzne shuen e drejta, Qafes s'Kalas, qe, ceta e Osos Po merr rrugen kah Vranina. Cete e vogel, por kreshnike: Dyzet veta ma s' jan me t' njehun: Djelm te zgiedhun n'mal e n' vrri, Jo per duke e per pashi, Por per zemer e trimni: Oso kuka na u ka pri. Oso Kuka, 'i rrfe prej qiellit, Shoq nuk ka kah vran e kthiellet. A she' i here, ka' i bje sokakut, Se c'' m'i bajn t' gjith tungjatjeta! Se c' permnershem xheverdarja M' i flakon mbi sup te krahit, Si ajo rrfeja n' nate thellimit! N' flet t' sylahit--- fole bollash Catallue i ka dy kuburet: T' mnershemet motra t' t'idhte taganit, Qi ndermjet u rri kercnue. Vesh e mbathe e n'arme shtrengue, Shtatin div, e sy' n si zhgjeta, Oso Kuka n' jelek arit, Pash e m' pash po i bjen pazarit. Njite mbas tij vjen shpata e dekes, Soko Tona i Gurit t' Lekes; Soko Tona, si Valbona, Larg permende m' kto male t' ona, Si per buke n' shpi t' tij te ngranme, Si per pushke e bese te dhanme. Thone se i ka nja tri nishana, Tri nishane, me fermane Per sherbim qi i baka Mbretit Ktej e andej valen e detit. Mbrapa i shkonin qa' i biri i t' mirit, Taro Pllumi i Jegumirit. Mandej vine dy re mizore, Dy djelmoca prej Zagore: Kacel Doda prej Zagore: Kacel Doda e Kerrni Gila, Rritun moce si karajfila. Ehu! bre Oso, Oso-rrfeja, C' kan me t'name dy vasha t' reja: C' kan me t' nam dy bija nane N' ato mrize e n' ato stane, Kur, kercunat, kan me ndi, Se ke zgiedhe dy dhandrra t' ri, Me i perpjek me Mal te Zi. Po a thue e njef njat kime-zi, Qi e ka ballin si sini, Qi e ka synin si duhi, Qi i ka shpatllat si nji ari? Aj asht Coku i Mar Kole Dinit Prej Kabashit t' Dukagjinit: Trim i cartun, trim si Zane, I pa tate edhe i pa nane, Dy gur njite, thone, s' i ka lane. Per mbas ktij vjen ceta tjeter, Do ma t' ri, do prap ma t' vjeter, Por t' gjith moce me trimni: Me trimni e me bujari: Vec, per duke e per pashi Dan ma n' shej njaj Jup Qehaja, Galo Keqi e Sinanaja, Vuksan Gjeli e Met Zeneli; E nder t'gjith-- porsi hyll drite, Preng Markola prej Mirdite: Lype per pushke ky e per pleqni Q' merr prej Shkodre e n'Peshkopi. Veshe e mbathe e m' arme shtrengue: Thue se krushq po duen me shkue: Nja mbas nja'i po i bien Pazarit, Si ajo re qi prej Tivarit Njitet zi terthoreve t'ona, Per me shkrepe ndokahe t, e vona: Edhe kapen m' at breg Buene, Ku n' nji lunder u rreshtuene. Vend n' at lunder t' gjith kur zune, Rrqase asht lundra e veli u nde, Edhe nise asht porsi re, Tuj ca valen nper liqe: Tuj ca valen kah Vranina, Ku po bate nam Cetina. |
P R E J A
Pjesa par Vall, kush din mue me m' kallzue, Pse kjo qyqja ,zog i true, Si mos kurr asht tue vajtue N ' at Vranine, n' at t'zeze krahine, M ' breg t ' Liqenit n 'at kodrine? A mos kjan hallet e veta, Perse zi i shkon moti e jeta, Bir as bi pa rrite e shkreta? Qyqja vehten s' asht tue kja, Bir as bi pse e mjera s, ka; Por po kjan ajo nji moter, Qi ka mbete sod qyqe n' voter, Sod qi kpute i asht kulmi i shpis: Kjan qat motren e ati Avdis! Jo,po,asht vra thon Avdi Hisa, Mriz kah bate nen dy lisa, Nen dy lisa n' mal t' Vranines: E vrau Vulja, i biri i shkines! Njiky Vulja, 'i trim drangue, N' at Vranine fort asht rendue: Nuk len kal, jo, me shtektue, Nuk len cike,jo, me u fejue, Ke po i vret aj djelmt e ri, Ke po i kthen nuset n' gjini, Ke po i vishte nanat ne zi. Edhe u cueka,zogu i shkines, Me trembdhete cuba t' Cetines, Me msy mrizet e Vranines: Po i isht' kane kandun mishi i dhis: Edhe u ndeshka m' mriz t' Avdis. Qaj Avdija vrik piskati: ndalo, Vulo, mustak-giati: Ndalo,Vulo,me caruqe, Pse s' t i leshoj, dhit e kuqe, Per pa e la mrizin me gjak: S ' ruej dhi per Karadak! Edh' e drodh t' zezen <<breshane>>, Qi e kisht' pase moter e nane, Kinse, i mjeri, zjarm me i dhane; Perse i shkrepi n' dore <<breshana>>, Shi kur dashte s' do t' i a kisht' nana. Po, por Vuloja i terbue, Qi per pushke ishte i gatue, M' <<karajfile>> i u shterngue: Dekun m' toke e la pushue. Edhe u turr m' te i patenzoni, (Shka as atij s' i a epte zakoni), E i zdeshi xhamada'n E i a xuer dhe taga' n, E i a muer pushken e giate, Si nder burra s' asht zanat; Mandej dhit i ven perpara, Edhe u grafe neper rrege e ara. Fort po nget capi i Vranines, Fort po ndjeke Cubi i cetines, Fort po kjan nji e bija e Turkines: Fort po kjan e fort po fshan, Dekun m' vig kah e shef te vllan: --- Kur ka dale qaj hylli i drites, O vllau i em o vlla! Mbi ato suka t' Podgorices, O vllau i em o vlla! Ti m' i a vune pushken krahit, O vllau i em, o vlla! Edhe m' dole m'dere te vathit, O vllau i em, o vlla! E m'i a lshove zanin skjapit, O vllau i em, o vlla! Me i lshue podit e livadhit, O vllau i em, o vlla! Me i lshue m' uje-- m' at uje t' Moraces O vllau i em, o vlla! Me i mrizue ke aj lisi i rrashit. O vllau i em, o vlla! Qyqja motra tue t' kundue, O vllau i em, o vlla! Porsi lis me dege prarue, O vllau i em, o vlla! Lis me maje te lulzue, O vllau i em, o vlla! Rrite e mjera tue u mendue, O vllau i em, o vlla! Se me c' vashe ty me t' fejue; O vllau i em,o vlla! Por qe Vuloja, i' drangue, O vllau i em, o vlla! Me toke t' zeze ty t' ka martue, O vllau i em, o vlla! Arme e petka tue t' shkretue, O vllau i em, o vlla! Nane e moter tue t' zezue, O vllau i em, o vlla! T' zezat qyqe tash kendojn, O vllau i em, o vlla! Nane e moter t' u ndihmojn, O vllau i em, o vlla! Pse ma udhe per ty s' kundrojn. O vllau i em, o vlla! Tash kendon nji zog i zi, O vllau i em, o vlla! Kah t' fluturoj neper Shqypni: O vllau i em, o vlla! Kurr ket pune un s' e kam ndi, O vllau i em, o vlla! Se ka mbete kund gjak pa u kthye, O vllau i em, o vlla! A me pare a se me krye, O vllau i em, o vlla! Vec ka mbete njaj gjaku i Avdis, O vllau i em, o vlla! Qyqja motra, vaj, e Avdis!----- Kshtu vajton te vllan Turkina: E ndien lqeni edhe Vranina, Edhe e ndieka aj Oso Kuka; Vaj'n e ndieka e m' kambe u cueka: --- Hani djelm! e ju vraft buka! Eh ju vrafte buka e Dauletit; Eh ju dhaca ujet e detit, Po s'u muer sod gjaku i Avdis, Po s' i u kthye ndera Shqypnis. Cou bre, Soko, e mund t' i xame! T' mos t' i majm cubat me vjame, T' mos t' i lame cikat me name. Proh! ti o Zot, kur na jane cue, Mbathe e zbathe-- si kan qillue E i kan rrokun armet Shqyptare, Njato <<ltina>> e << xhevardare>>, Njato t" bardhat n' za <<breshana>> E i kan njite njata tagana, E i kan vu njato calina, Se c' ushtimeka marre Vranina! Porsi, kur ndokush t' i nguce, Dalin grethat jashte biruce, Njashtu turr per dere t' kaushes Djelmt e Osos rrajn drejt fushes Ku kisht' krise e zeze potera, Motra e Avdis ku kjate e mjera. Shoqi shoqin nuk po e pritka, Por secilli vrap po ngitka, Thue se t' parit qi do t' veka, Petku cohet do t'i u preka 'E jo ma se po i pret deka! S'asht tue e drshte, jo, kush rrezikun, kah per gjurme po ndjeke anmikun; Vec se i lngon setcillit zemra, ana! |
PREJA
Pjesa dyt Ka ma e lete s'i ndolli themra. Syt u qesin flak e shkendija Kah t' frigueshem, si duhija, Qi kalon me t' rrebte zhumhuer, Fushes i bjen kryq e terthuer, N'dore tuj mbajtun pushket arbnore, Qi u flakojne neper terthore Porsi rrfeja n' nate mizore. Si i' langue, qi, dale me gjue Endet malit pa pushue, Der sa t' jete <<per ere>>pa u vu: Djelmt e Osos njashtu ngasin, Vec me cuba si mund t' Hasin. S' kerset, jo nji pylle ma teper, Kur merr zjarre ndoj majes s' eper, Si kerset Vranina e shkrete, Sod qi bien Shqyptaret e lete, Vrap tuj nga poshte e perpjete: Thue se kambve u kan vu flete. Kur,qe, krisi i' <<xheverdare>> M' breg te Moraces nder do zhvare: M' breg t' Moraces drejt Bjelopoles, Krisi pushka e Preng Markoles. Preng Markola pre Mirditet, Nder shoke t' vet porsi hyll dritet, I pau cubat aj ma i pari, Ke po majshin kah Ponari. Ah! kadale, bre zogu i shkines, Se s' i a marr ti gjan Vranines, Me kane vet Knjazi i Cetines! Prenga Mirkos i vikati, M' <<xhaverdare>>, edhe i ndei gati. Krisi pushka, ateher, batare. Krisi <<ltine e xhaverdare>>, Edhe ushtoi duhma e breshanes Me u dridhe fmija n' zemer t' nanes. E pse trimi m' trim si t' hase, E n' log Zanash si t' kersase, Si t' kersase pushka, or vlla, Rralle pa gjak se mujn me u da, Pavloviqi ktu edhe u vra: Pavloviqi u vra n' pushke t' para, Ka' u grahe dhive neper ara. Kur pau Vuloja se shoku I kje vra, e se pataloku Per te s' isht nji vend bejlegut, I lshoj dhit edhe u nis bregut. Me dore, burra!--- sa i mujt zani, Brit Osja atbote si luani, Edhe m' shpine aj zhgjete i u lshue Me djelm t' vet, porsi i' Terbue. A ke pa ndo' i here per seri Se si, kur t' u bjere skyfteri, Hikin pulat neper kacuba? Njashtu atbot, hikne ata cuba. Hikne cubat porsi zhgjeta, Kush n' tposhte, kush kah perpjeta, Vec se Vulja, cue dollamen, Aj aq shpejt s' e ndrronte kamben: Kisht' kane trim, eh i basha gjamen! Por shka? sod s' i heci e mara, Pse edhe 'i shoq i a fiku Tara. Tara pllumi i Jegumirit I ra kres shi njaje ma t' mirit, Njaje djalocit prej Zacirit, Tue e lshue dekun m' do gjeth firit. Deh! moj Zane, m' a thuej nji fjale: Ku e ka Osja edhe nji djal? Ku e ka Osja at Kerrni Gilen, Qi s' i a daj kund <<karajfilen>>? A thue ti, pse ndolli i ri, E pse e di per te n' shpi Rreh nji zemer plo dashtni, Ndoshta sod po i dhimbet jeta E rrin mshefet nder shkorre e mbreta? Nuk asht mshefe, jo, Kerrn Zagorja, Kerrn Zagorja---re mizorja; por asht ndeshe aj me Jovanin, M' breg t' Moraces tue da mejdanin. Desht ky Jovja i' her me hikun, Por per vrap s' kisht pase kerrcikun; Prandaj shoket e lane mbrapa, T' cillt po hikshin me t' mdhaj hapa. <<Urra!>> m' shpine, atbote, si bisha I u lshue Kerrni neper plisha, Neper plisha e bregut t' uj'' t, M'<<karajfile>> m' nja tue e gjujte, M' nja tue e gjuejte, por vec per ane: Gjalle me dore dote m' e xane. Por me dor nuk xehej djali, Pse kisht' kene nji sokol mali: Kisht' kene Shkjau, po, me tri zemra! Tek e ndiu Kerrnin te themra, E hodh pushken m' nji ferrmane, Edhe xuer aj t' idhte taga'n, Qi kisht' fike ma se nji nane; E t' u dredhe ka' i Zagorjani: Kshtu po merr e i thote Jovani: Mos trreje mendja, or trim i ri, Se e koris Malin e Zi, Tuj t' ra n' dor si nji baxhi; Por, n'je i armve e n' je Shqyptar, E per n' je ndopak bujar, Xir taga'n, e n' kjoft gjykue, N' bejleg kryet shkurtoma mue, Vrik qaj Kerrni na i ndei gati, Na i ndei gati edhe i piskati: Si tagan, si pushke te giate, Jam Shqyptar, e i kam zanat; Edhe cubi i Malit t'Zi S' ka per t' m ' msue bese e burrni... Por, merzite mbasi t'asht jeta Me cubni e me pune te shkreta, A ti ktu ke me marue; Kerrni Gila pse m' thone mue, Edhe xuer taga'n prej millit: C' ka flakrue m'at rreze diellit! E si pushken m' toke e uli, Ball per ball Jovos i duli. --Or Shqyptar, qi tash n' e vona, Tuj perbuzun Fe e zakona, Vec mbas shpine msyn anmikun, Hec e shifsi dredhe celikun Kerrni Gila e njaj Jovani: Shif si dahet, bre, mejdani! N' ball t'shoshojt ata si u gjeten, Kryq taganit i zateten: E si t' ishin flake e agzot, Lum e lum per t'Madhin Zot! Se c' filluene me vringllue, Si dy rrfe, ehu! tue flakrue. Shkrepshin shkendija ndaj perpjete Porsi m' kullme prej hekrit t' xete, N'ajr taganat ka' u perpiqshin, Kryet shoshojt ata ka' i ndiqshin. Djerse e gjak xu me u Kullue; Por s'xu asnjani me u ligshtue, Mu ma fort erdh t'u terbue. Kur varrohet n' mal nji ari A me pushke a m'hekur t' zi, Jo vec se prej dhimes s'topitet, Por ma teper vjen e nzitet, Edhe msyn, n' furi t'terbueme, Me gjak t' vet armen t' ritueme: Njashtu atbote ata dy trima T' shpejt kah dora si vetma, T' rrebte ka' e sjellmja porsi rrfeja, Merrshin turr me fuqi t' reja, Tue terflluem e tue kercnuem, Shume e gjak, prej gojes tu' u shkuem. Kur i behe, qe, n' at fushore Oso Kuka rrfe mizore, Kah po kthete asajta n' shpi Me dy rob edhe me dhi, Qi kisht' marre prej Malit t' Zi. Oson Kerrni tuj e pa Disi marre atbote i ra Ke nene s' kisht' pre anmikun; Prandaj con te preht celikun Edhe e siell me kaq furi, Qi t'kish ndeshe n' cub t' Malit t' Zi Fill per gjyse, tham, kje tu'e pre. Por jete-giate cubi kisht' le; Pse ndermjet taga'n i a qiti Me te deken edhe e priti. Kur taganat jane zatete, Fort shunglloi Vranina e shkrete. Edhe u kpu' n t' dy per mjedisit, Si t' ki' n kene dy krande lisit. <<Jam ndermjet!>> atbote Vikati Oso Kuka edhe u ndei gati. U ndei gati me i shkatrrue, Pse me dore kjene t, u pushtue. <<Trima,mjaft pask' ni luftue: Diku vec nuk ka kene shkrue.>> Zuni Osja ateher me u thane, <<Diku shkrue vec nuk ka kane Njani tjetrin deke me e lane... Pra, ti cubi i Malit t' Zi, Prehi kambet e dredho n' shpi, E thuej nanes e nuses s' re (Per n' i pac ti kund n' at dhe), Se per s' dytit sod ke le. Jem' tue t'fale, po, n' ket dite t' sodit Pse, me giase, qi kenke rodit. Por ket fjale shokve m' u a thuaj: T' mos u rreje njaj Cari i juej Se sundon mbi ne kurr Nika, Per pa mbete Shqypnija m' cika. Ndoshta t' dam na jem ' nder veti; Por ku ne t' na lype Mbreti, Por ku shkjau t'na ngase n' vend t' t' Parve, Per ket bese, fara e Shqyptarve Turk e i kshtene-- merr vesht, or djale-- Kan me u gjetun krejt me 'i fjale... Kshtu tha Osja. Atbote Jovani Nja as dy ma nuk i a bani, Por, si i a lidhen varret e shtatit, Rroku pushken e u nis shpatit: Lum! e lum! po, kopilani Pse i u kput n' at dite tagani... U nis shpatit per Cetine E Oso kuka per Vranine, Per Vranine ku kendonte Zana: Ke bje dielli e ke merr hana Oso Kuka nuk ban ma nana As n' Begllere as n' Kapid |
V R A N I N A
V R A N I N A
Vojti fjala ka cetina: Vall c' po ban mbi Shkije, Vranina! Vall c' po ban Vranina m' Shkije, Rob tue zane e gjind tue pre: Tue pre gjind, tue zane hajduka, Qysh se duel njaj Oso Kuka! Oso Kuka, i' burre Shkodrane, Shoq ne Shkoder, thone, s' ka lane Per kah besa e kah trimnija, Qi zanat i ka Shqypnija. Kalashan e sy-pergjakun, Mje m' sylah e ka mustakun; Ushton mali, thone, kur t' flase, Dridhet fusha kah t' vikase; E kah t'dredhe te rrebte taga'n, thue se rrfeja shkrepe per ane: Kaq vringllim aj shkon tu' i dhane! Edhe e ka nji xheverdare, Xheverdare pushke vrastare, Qi, ke t'laje syni i njerit, Me te sy'n i a zier skyferit. Burre kaprroc e trim si Zana, Thon me kmishe e bani nana; Edhe, thone, ka le drangue, Pse tri zemra i kan qillue, E pse i ka tri pupla t' arta Per nen krah te armve t' larta. Prandaj plumja m' te nuk ngulet, M' te tagani edhe perkulet: Top me i ra shpierti s' i shkulet. Ky n'Vranine edhe ka zane Me njiqind e nji breshane Ku nji fjale e paska thane: Se per t' gjall rodi i Shqyptarit S'i bjen n' dor kurr Gospodarit. Fjala knjazit n' vesh i ka shkue: Edhe Knjazi na asht idhnue, Na asht idhnue kur e ka ndi. Thirrka Krenet e Malit t' Zi: Njani ari, tjetri duhi, Te gjith le sokola malit: E m'ledine n''kuvend rreshtue, Ngerthye vetllat m' shtek te ballit, Fole u paska si tue ulurue: Ka dale fjala nper Cetine, Se 'i Shkodrane ka ra n'Vranine, N'at Vranine, po n'at rranze suket Thone ka ra 'i fare Oso Kuket. Kaleshan e Kime-zi, Gjak e zjarm a aj syni i ti; Edhe i ka nji pare mustaqe Kacarrel e leqe-leqe, Qi me i mrrijte mje m'flete t' sylahit, T' zez e t' trashe sa llana e krahit. Ky edhe, thone, ka le drangue, Pushke as top mos m'e shinue, As tagan mos m'e varrue; E po thone se ka zatete N'at Vranine me dyqind vete, Me dyqind fatosa t' ri Djelm te zgjedhun n'mal e n' vrri Jo per dok e hijeshi, Por per zemer e trimni, Qi e kan pushken tat e nane. Ky edhe 'i fjale e paska thane: Se per t'gjalle rodi i Shqyptarit S'i bjen n'dor kurr Gospodarit... Prap po thone se ky Oso Kuka Paska zanun do hajduka: Do i ka zane e do i ka pre: S' len me ra ma Shkja n'at dhe. Cubat vet i pacendersy, T' zez Vraninen per me msy, Vrase e pre mos me i a ndale, Vec me Turk si t'nisi fjale; Pse Moskovi e ka pleqnue Shqyptarin ne me na lshue M' Rozafat e m' Kishe Decane, Ku do t'mrrije megja serbijane, Per me u gjetun Cernagora Me Serbi bashke dora-dora. Kujtoj keq s'na kishte re. Shqypnin tjeter kan me e da Bulgarija e ajo Greqija. Pse, mbasi Shkijet e Ballkanit T' kane pushtue toket e Sulltanit, E marre t'kene do skele detit Te kane lidhe bese ndermjet vetit, Ka m' i dhane Shkjenis e mbara, Ka m'u shtrue ura perpara Det e m'det m'u kape Moskovi; Ka m'i thye Krajlnive hovi. Por, qe tash, mbasi ka zane N'at Vranine ky burre Shkodrane, Nuk po dij se kah t'i a maje: Drue s'ka mete per sod uzdaje Se i pushtoj toket e Shqyptarit, Si e kam pase fjalen e Carit! Kshtu tha Knjazi i Malit t' Zi. Krenet po rrijshin tue e ndi, Tue e ndi e tue mendue Se shka Knjazi ish' tue ligjrue Per Shqypni e per Shqyptare. Kur qe Mirkja, Krenesh se pare, Po i thote Knjazit: Gospodar, Fjala e Carit n'udhe s'do lane, Pse ka dale nji burre Shkodrane N'at Vranine, n'at t'zeze krahine, N'breg t'Liqenit n'at kodrine. Pse, po kje se ky Oso Kuka, Po asht nji nieri qi e man buka, N'mos e marret pushka e kurrkuej, (Mjaft qi, mjeri, mund t'a gjuej!) Ka m'e marre nji pushke vrastore: Pushka e babes ltin mizore, Qi der m'sod mue s'm'ka koritun, Pse edhe m'turk ajo asht vaditun... Vec po e zam se ket Shkodrane Gjalle as deke s'po mujm m'e zane, Me gjithkta nuk do me thane, Se na s'e pushtojm Shqypnin. Malazezt te gjith e din Se n'Shqypni ka djelm si Zana, Qi ma t, forte s,po t'i ban nana. Me arme n'dore, si thome na, le, Ane e kand permende mbi dhe Per trimni, per bese e Fe: E prandaj p'r i' dite Shqypnija S't'bjen n'dore, besa, lum Zotnija. Por me kohe e me dredhi, Me u kape mundet Mali i Zi M' Teqe t' Krus e m'Kishe Decane, Ku do t'mrrije megja serbijane. Pse tue kene se kan fillue N' Shqyptari sod m' kambe me u vu Muhaxhir e Anadolli, Gjind t'pa plang edhe t'pa shpi, Qi nuk din se shka u kje i pari, Zot e Mbret per t'cillt asht ari, E u lane m'anesh dyert bujare, Dyert bujare t 'tokes Shqyptare: Njata krena e kapitana, Bajraktare, trima si Zana; T'msuem per Mbret me dhanun jeten, T'msuem per vend me shkri ata veten, Per ket bese, kallxou kuleten, Se Shqypnin ke m'e pushtue Para se t'a keshe mendue. Prandej zan tash, Gospodar, Me qite fitme nder Shqyptare; Pse me kohe e dhelpni. Ke m' u ba Krajl mbi Shqypni. Edhe ndoshta mbi Serbi... Por na as tash haru spo t'rrim: Sa ma shpejt n'Vranin po t' bim, Me u perpjeke ma at Turk Shkodrane. Un po t'bie me Cetinjane, Cetinjane nja shtatqind vete, Qi per gja s' e bajn ket jete: Si me deke ashtu me mete. Mandej t'bjere Gjukovic Pera Me nja katerqind pushke tjera, Katerqind Bijoca t'ri, Qi jane Ora e Malit t'Zi. Kam uzdaje se me kto ceta N'suke t'Vranines un porsa t' veta, Kam me ngule m'ta Trobojnicen, Kam m'i a vu Osos kapicen, N'kjofte se kryet s'i a pret tagani, Si n'Cetine ka dalun zani... Pse perndryshej, kam m'i a pru Kret n'Cetine, t'ngulun m'nji hu... Kshtu tha Mirkja, Kapitani. Ver me goje kush ma nuk bani. Ateher Knjazi i Malit t'Zi Merr e u thote: Sokola t'mi, Bini pra, n'Vranine me ushtri, Me sa t'dueni ushtare te ri; Por Vraninen m'a pushtoni, Osos kryet por m'i a shkurtoni. Sa per fitme e per ngatrresa M' leni mue, perse, qe besa, Me pak pare e tuj gerga, At e bir un kam me da: Jo se ma bajraqe e fise, Qi, q'se mora mend e shise, Un t'bashkuem mend nuk i maje... Oh! po tash mund t'kem' uzdaje, Se serbija e Crnagora Kan me u gjetun dora-dora Me Greqi e me Bullgari, Si n'Moskov a ba pleqni. Por Vraninen m'a pushtoni! Osos kryet por m'i a shkurtoni! Foli Knjazi, e Krenet u ndane, E n' Vranine, mbi xhebehane Zu me krroke nji sorre kob-zane. Deh! moj Zane, pash njato kroje, Pash currilat neper prroje, Pash bylbylat e Prandveres E pash t'amlin fllad te eres E p'r at voes, qi bje prej qielli E pash lulet drandofille, Deh! m'kallxo a po t'vjen keq, Se e dau Knjazi sod nder Pleq Trup nji ushtri n' Vranine me cue, Osos kryet per m'i a shkurtue? Mue m'u kputshin fletet e krah'e Mue m'u bashin prozhmet rrahe, Mue m'u shuejshin kange e valle, Kange e valle edhe zavalle Mbi njato rudina t' buta: Per mjedis mue m'plaset lahuta, N'paca dhime a kurrnji grime, Pse po i pritet Osos kryet, Pse po i erren te dy syt: Krye n'Shqypni mos metet pa u pre, N'kjofte se n'shekull aj ka le, Per me u vu mbi te kapica Me njat shkrole qi e shkroi Nikica! Por m'lingon mue shpirti e zemra, Shtati m'dridhet mje ke themra, Ke po ndiej un kob te ri: Qi i ka mete sod Malit t'zi, Per me da t'mjeren Shqypni, Ku kan le e ku jane perkundun, Prej kah shk'' llin e kan tundun Burri, Leka e Kastrijota, Para t'cillve shueta bota: E Shqyptaret porsi t'hutue, Me duer m'i rrin tue shikjue, Thue se 'i mend qiella e ka da, Rob me ndejun kta nen Shkja: M'i u shtrue knjazit dheu i Shqyptarve, Shtrejt fitue me gjak te t'Parve!... Ehu! mallkue kjofte njaj n'Shqypni, Kjofte mallkue, po, a plak a i ri, Qi per Mbret e per liri, S'cohet sod me arme mizore, S'lidhet sod me bese arbnore, Per ma dhane ma para jeten, Per me shkri ma para veten, Se me ra fisi i Shqyptarit N'thoj t'pangishem t'Gospodarit. Shka? a thue n'kange se ka me u vu, Se pa pushke e ndaje haru I ra Knjazit n'dore Shqypnija, N'za kah besa e trimenija? Jo, per Zotin! Para toka E perpifte me male e boka E me lume e fusha t'gjana: Per te dielli u errte e hana!... O zotnit e Shqyptaris, O ju krenat edhe t'Malcis, Pashi at Zot e at emnin t'uej, Mos lakmoni pares s'huej: Sado vone me pase per t'shkue Mbi djelm t'uej ka me gjikue! E ju t'cillve i Bukuri i qillve U ka zgiedhun me i pri nirit Raves s'amshueme t' t' nalte Empirit, Qi a e liris e e s'Drejtes pasqyra, Kinie n'mend: per ju detyra S'asht me mjele vec delet t'ueja, S'asht me mkambe vec gjuhet e hueja, Por me at Fe, qi kem' prej qillit, Por me t' bardhen drite t'Unjillit, Mrende dashtnin mú a ndeze Shqyptarve Per kah giuha e vendi i t' Parve: Qi Shqypnija t"jete e vetit, Qi Shqyptaret t'sherbejn nja'i Mbretit: Qi per Mbret e troje t'veta Mos tu dhimbet gjaja as jeta, Por te desin, si Oso Kuka Qi asht tue deke, ehu! n'ato suka! |
DEKA
Pjesa par Kish t, a diej, c'ka aj Oso Kuka, Qi tue shkue s'asht sande buka. S'po i shkon buka as mishi i dashit: Kot nget tryezes a ndaje per rrashit, Tue perdredh njato mustaqe! Thone, ka pa nji anderr t, keqe. Anderr t'keqe, thone, ka pa Mbrame, qi shkoi, porsa ka ra. Ka pa n' anderr se prej Rjeket Kenka nise nji hije deket Ndezun flake, si flake lugatit, Qi, tue hecun e shpatit E nper kneta e neper zallina, Fill po vite kah Vranina. Kur n' Vranine ajo ka mrri, N' Xhebehane, paska hi, Edhe i dhanka zjarr barotit. Kur ka dhanun zjarre barotit, Ka plase kulla e ka marre gjame, Asht dridhe toka per nen kame, Ka ushtue Lqeni, mali e lumi, Edhe Osos po i del gjumi. Pa ket anderr Oso Kuka, E prandej nuk po i shkon buka, S' po i shkon buka as mishi i dashit, Kot nget tryezes a ndeje per rrashit. Po, s'han buke, vec sa me thane; I lan duert e del m'njane ane, Per ure voters pshtete m'nja'n bri, Tue mendue, duhan tue pi. Sa rrin osja tue mendue, Buke djelmnija kan marue; Cuene tryezat e i pshteten, Rrokull odes mandej zateten, Kush tue dhene, kush tue kuvende, Kush tue luejte cic-mic hane, Kush tue lye ndo'i cark breshane: Nji taga'n m' unuer e mrefe, Fusheket tjetri m' vezme i njefe. Kur zen Osja atje ma vona: Kqyre at shpatull, Soko Tona, E na thuej a difton gja, Pse dishka nakel m' asht ba... Jo, po, shpatlla keq diftote: Lufte kah maja ajo kallxote, E ka prenda disa vorre, Tym e gjak neper oborre. Prandaj Soko erdh e u vra Kah po e kqyrte m' drite pa za. Ndoshta shpatlla,tha, s'a gja Pse per ndryshej fort ka giase Se na lufte kemi me pase; Se shum nieri ka me u vra; Shum do vorre jam tue i pa... Por prej luftes Shqyptaret nuk tuten. Merr,Kacel, njiher lahuten E na thuej nji kange Shqyptare; S'majm na zi pa na qite fare! Muer lahuten n'dore Kaceli, M'te magjarin n' vend e ngeli E, mbasi per za ate ujdisi, Keshtu kenges atebote i a nisi: Kish' dale nji Harap prej deti, Trim i zi e belagji Edhe qitka 'i porez t'rande: Ka tri buke pagace per shpi, Shtate mase vene per dite me i pi, Ka 'i taroc per mish te zi, Ka nji dash n' mjesdite m'i a pjekun, Ka nji skjap per darke m'i a repun. Njiqind vete n' mejdan ka pre, Njiqind vithna qiti faret, Njiqind shpija edhe ka djegun. Kur vojt rendi n' Shqyptari, Njati Gjergj Elez Alis, Leter t' vrashte i paska cue: Ndiej, ti or Gjergj Elez Ali, Mbas dy javesh si t' bjere kjo leter, Ti n' mejdan mue ke me m' dalun; Pse ty kullat do t' i djegi, Mal e vrri pse do t' i shkeli, Dhen e dhi pse do t' i mjeli, Pse edhe gruen rob do t' a marr! Letra Gjergjit n' dore ka ra; Edhe Gjergji fort a vra, Fort a vra kur e ka kndue. Dy jave vehten e ka majtun, Buke prej djerrit aj tue hanger, Mish tarocit aj tue ngranun, Vene tri vjece edhe tue pi: Edhe atin e ka majtun Tagji urizit n' strajce tue i qitun, Vene me pi per uje tue i dhanun. Krye dy javesh, mushun dy jave, Vehten Gjergji e ka provue: Nji lis t' madh kish'pase n' oborr; Me dy duert Gjergji e ka kapun, Me gjith toke edhe e ka shkulun, Opet n' vend edhe e ka ngulun. Kenka mbathe e kenka veshun: Paska veshun petkat arit, Paska njeshe shpaten florinit; Zgithka gjokun pullali, I a ven frenin treqind pullash, I a merthen me shtate kollana, Edhe nanes aj po i ban za: Hallall, nane, ti me m' a ba Mire e keq, shka kemi folun! N' kjofte gjikue me m' pre Harapi Lot per mue ti mos me derdhun! ---<<Hajt, mor bir, Zoti te ruejtet, Se s' t' korite, jo, lokja e jote. E ka marre topuzin n' dore, E ka hapun mbi shpine t' atit, Edhe a nisun per t' giate shpatit, Tue zbardhe drita prej sabahit I ka vojtun n' dere Harapit. <<Nadja e mire, Harap i zi! Nuk ke ngae me ndeje sod n' hi, Por cou e del n' at fushe t' mejdanit, Sod dy jave si m' ke cue fjalen; Sod ty kryet due me t' a pre! Kur ka pa Harapi i detit N' dere njat Gjergj Elez Alin, Shif shka bani atehere Harapi: Lkura buejsh per at ka lidhun. Asht tute ati i Gjergj Elezit, E kah Gjergji paska shkue. Mos u tut, bre zogu i atit: Gjaja e cofte kurrgja s'mund t'baje. I asht turre Harapi i zi E m'topuz m' ta edhe ka shti. Gjergji kryet por e ka ulun: Permbi krye topuzi i rrshiti. T'i u drodh Gjergj Elez Alija: Dale-kadale, Harapi i zi! Se m'thone Gjergj Elez Ali. E m'topuz m'ta edhe ka shti. M' lug t' dy krahve i a ka njitun, Tre pash para m' dhe e ka ngulun. Dekun m' toke ra atbote Harapi. Ka marre djali edhe ka zdrypun, I a ka pre ata krye te zi. Hukubet Zoti e kisht' falun: Tri pllame buzen kishte pasun; Kisht' pas veshin sa 'i zhgun burrit: Sa dy vete me ta me u mlue. Kur ka ndie Mbret Sylejmani, Paska shkrue m'at dere Stambolle: Trima ka e trima s'ka, Por si katrima n' Shqypni S'i ka Krajli as s'i ka Mbreti, S' i ka toka as s' i ka deti. Kshtu Kaceli po kendonte; Rrokull oda po e vezhgote, Po e vezhgote tue kendue, Vec se Osja, trim drangue, Veshin kanges s' i a kishte vu: Kenga at nate s' isht'tue i pelqye; Prandaj kanga kur u krye, Zemra t' kendofte! s'i tha Kacelit, Vec se thote, po, Met Zenelit: Merr Vuksanin e Sinanin , Edhe merr Kerrn Zagorjanin Edhe dilni sogje n' va; Pse mjesnate tash a tuj ra, E thone Shkjau se bese nuk ka... Kshtu tha Osja, e sogjet duelen, Osja e djelmt me fjete u ulen. Ra me fjete, njaj Oso Kuka, Por s' po flen jo, Zeliq Gjuka, Nuk po flen as nuk po kotet: Nja'i punes s' forte, me giase, po i zotet; Pse ka here dikah a nise, Me nji struge per krye mertise, Vall, moj Zane, a din me m' thane Se ku Gjuka don me zane, Qi nper terr ka dale ne va Thektueshem udhes tue i ra? Zeliq Gjuka, nji zog shkinet, Nji zog shkinet prej Vraninet, Kah Prevlaka kambet po i theke, Me qat Mirkon per m'u pjeke; Pse qaj Mirkja i Malit t' Zi Paska dynde nji t' madhe ushtri Edhe dashtka, n'nete t, pa hane, Mrende n' Vranine sande me zane: Prandej Gjukos fjal i cueka Me i pri ushtris nder ato suka. Edhe fjales i ndejka Gjuka', Pse, pa kndue gjelat e pare, Aj ne a pjeke m' Mirkon Serdar, Na asht pjeke, po, m' te trathtari, Shtrejt pague pse e ka Serdari. Por nuk di a a mendue mire, Se n' ushtri jane krenat lire... Mbasi shejzet pa'n prendue, M'kambe ushtrija atbote u cue, Per me u nisun kah Vranina. Shtatqind pushke qi coi Cetina E qi Mirkja u kishte pri, Tokes u nisen vi e vi Bregut t' Rjekes s' Cernojeviqit, Tuj shkue vister mbas Zeliqit; E ato katerqind pushket tjera, Qi u kish'pri Gjukoviq Pera Rjekes u nisen mbi lundrica Tuj vozit kahe Cakavica, Per m' e msy t' zezezn Vranine N'ball t' Lesenders- n'at krahine. --Ehu! moj Zane, pash te dy syt, Shkomi Osos tash te kryet, Edhe m'vesh atij m' i thuej, Si nper toke e si nper uje Ka cue Knjazi m' e rrethue, Kryet atij per m'i a shkurtue! Por, n'dac ndal; pse Osja fjete Nuk a, jo, me kater vete Qi i ka qite aj sogje n' va. Vet Moskovi aty me zane, Pa i a zjerre gjumin s' e lane; Pse ku ndolli Met Zeneli Met Zeneli---e Vuksan Gjeli, E aj Sinani --- e aj Zagorjani, Aty fusha ka marre gjame Aty toka a dridhe nen kame!-- Hylli i Drites atbote tue le Per me i pru dheut shpnese te re, Per me i pru s' mjeres Shqypni, Ofshe, vaj, nji kob te ri, Kur qe Mirkja ndolli n' va, Po, a thue, sogja s' e ka pa?... E ka pa, s'ka ndeje tue fjetun; Por ndr prita ka zatetun, Pushken Shkjaut per m'i a fillue, Per shej t' pushkes si t' jete afrue. N'uje t'Moraces tek behe ushtrija, U zdath Gjuka,--ate e vrafte buka! E vrafte buka si a tue e vra! Edhe vaut desht aj me i ra, |
Deka
DEKA
Pjesa dyt Kish t, a diej, c'ka aj Oso Kuka, Qi tue shkue s'asht sande buka. S'po i shkon buka as mishi i dashit: Kot nget tryezes a ndaje per rrashit, Tue perdredh njato mustaqe! Thone, ka pa nji anderr t, keqe. Anderr t'keqe, thone, ka pa Mbrame, qi shkoi, porsa ka ra. Ka pa n' anderr se prej Rjeket Kenka nise nji hije deket Ndezun flake, si flake lugatit, Qi, tue hecun e shpatit E nper kneta e neper zallina, Fill po vite kah Vranina. Kur n' Vranine ajo ka mrri, N' Xhebehane, paska hi, Edhe i dhanka zjarr barotit. Kur ka dhanun zjarre barotit, Ka plase kulla e ka marre gjame, Asht dridhe toka per nen kame, Ka ushtue Lqeni, mali e lumi, Edhe Osos po i del gjumi. Pa ket anderr Oso Kuka, E prandej nuk po i shkon buka, S' po i shkon buka as mishi i dashit, Kot nget tryezes a ndeje per rrashit. Po, s'han buke, vec sa me thane; I lan duert e del m'njane ane, Per ure voters pshtete m'nja'n bri, Tue mendue, duhan tue pi. Sa rrin osja tue mendue, Buke djelmnija kan marue; Cuene tryezat e i pshteten, Rrokull odes mandej zateten, Kush tue dhene, kush tue kuvende, Kush tue luejte cic-mic hane, Kush tue lye ndo'i cark breshane: Nji taga'n m' unuer e mrefe, Fusheket tjetri m' vezme i njefe. Kur zen Osja atje ma vona: Kqyre at shpatull, Soko Tona, E na thuej a difton gja, Pse dishka nakel m' asht ba... Jo, po, shpatlla keq diftote: Lufte kah maja ajo kallxote, E ka prenda disa vorre, Tym e gjak neper oborre. Prandaj Soko erdh e u vra Kah po e kqyrte m' drite pa za. Ndoshta shpatlla,tha, s'a gja Pse per ndryshej fort ka giase Se na lufte kemi me pase; Se shum nieri ka me u vra; Shum do vorre jam tue i pa... Por prej luftes Shqyptaret nuk tuten. Merr,Kacel, njiher lahuten E na thuej nji kange Shqyptare; S'majm na zi pa na qite fare! Muer lahuten n'dore Kaceli, M'te magjarin n' vend e ngeli E, mbasi per za ate ujdisi, Keshtu kenges atebote i a nisi: Kish' dale nji Harap prej deti, Trim i zi e belagji Edhe qitka 'i porez t'rande: Ka tri buke pagace per shpi, Shtate mase vene per dite me i pi, Ka 'i taroc per mish te zi, Ka nji dash n' mjesdite m'i a pjekun, Ka nji skjap per darke m'i a repun. Njiqind vete n' mejdan ka pre, Njiqind vithna qiti faret, Njiqind shpija edhe ka djegun. Kur vojt rendi n' Shqyptari, Njati Gjergj Elez Alis, Leter t' vrashte i paska cue: Ndiej, ti or Gjergj Elez Ali, Mbas dy javesh si t' bjere kjo leter, Ti n' mejdan mue ke me m' dalun; Pse ty kullat do t' i djegi, Mal e vrri pse do t' i shkeli, Dhen e dhi pse do t' i mjeli, Pse edhe gruen rob do t' a marr! Letra Gjergjit n' dore ka ra; Edhe Gjergji fort a vra, Fort a vra kur e ka kndue. Dy jave vehten e ka majtun, Buke prej djerrit aj tue hanger, Mish tarocit aj tue ngranun, Vene tri vjece edhe tue pi: Edhe atin e ka majtun Tagji urizit n' strajce tue i qitun, Vene me pi per uje tue i dhanun. Krye dy javesh, mushun dy jave, Vehten Gjergji e ka provue: Nji lis t' madh kish'pase n' oborr; Me dy duert Gjergji e ka kapun, Me gjith toke edhe e ka shkulun, Opet n' vend edhe e ka ngulun. Kenka mbathe e kenka veshun: Paska veshun petkat arit, Paska njeshe shpaten florinit; Zgithka gjokun pullali, I a ven frenin treqind pullash, I a merthen me shtate kollana, Edhe nanes aj po i ban za: Hallall, nane, ti me m' a ba Mire e keq, shka kemi folun! N' kjofte gjikue me m' pre Harapi Lot per mue ti mos me derdhun! ---<<Hajt, mor bir, Zoti te ruejtet, Se s' t' korite, jo, lokja e jote. E ka marre topuzin n' dore, E ka hapun mbi shpine t' atit, Edhe a nisun per t' giate shpatit, Tue zbardhe drita prej sabahit I ka vojtun n' dere Harapit. <<Nadja e mire, Harap i zi! Nuk ke ngae me ndeje sod n' hi, Por cou e del n' at fushe t' mejdanit, Sod dy jave si m' ke cue fjalen; Sod ty kryet due me t' a pre! Kur ka pa Harapi i detit N' dere njat Gjergj Elez Alin, Shif shka bani atehere Harapi: Lkura buejsh per at ka lidhun. Asht tute ati i Gjergj Elezit, E kah Gjergji paska shkue. Mos u tut, bre zogu i atit: Gjaja e cofte kurrgja s'mund t'baje. I asht turre Harapi i zi E m'topuz m' ta edhe ka shti. Gjergji kryet por e ka ulun: Permbi krye topuzi i rrshiti. T'i u drodh Gjergj Elez Alija: Dale-kadale, Harapi i zi! Se m'thone Gjergj Elez Ali. E m'topuz m'ta edhe ka shti. M' lug t' dy krahve i a ka njitun, Tre pash para m' dhe e ka ngulun. Dekun m' toke ra atbote Harapi. Ka marre djali edhe ka zdrypun, I a ka pre ata krye te zi. Hukubet Zoti e kisht' falun: Tri pllame buzen kishte pasun; Kisht' pas veshin sa 'i zhgun burrit: Sa dy vete me ta me u mlue. Kur ka ndie Mbret Sylejmani, Paska shkrue m'at dere Stambolle: Trima ka e trima s'ka, Por si katrima n' Shqypni S'i ka Krajli as s'i ka Mbreti, S' i ka toka as s' i ka deti. Kshtu Kaceli po kendonte; Rrokull oda po e vezhgote, Po e vezhgote tue kendue, Vec se Osja, trim drangue, Veshin kanges s' i a kishte vu: Kenga at nate s' isht'tue i pelqye; Prandaj kanga kur u krye, Zemra t' kendofte! s'i tha Kacelit, Vec se thote, po, Met Zenelit: Merr Vuksanin e Sinanin , Edhe merr Kerrn Zagorjanin Edhe dilni sogje n' va; Pse mjesnate tash a tuj ra, E thone Shkjau se bese nuk ka... Kshtu tha Osja, e sogjet duelen, Osja e djelmt me fjete u ulen. Ra me fjete, njaj Oso Kuka, Por s' po flen jo, Zeliq Gjuka, Nuk po flen as nuk po kotet: Nja'i punes s' forte, me giase, po i zotet; Pse ka here dikah a nise, Me nji struge per krye mertise, Vall, moj Zane, a din me m' thane Se ku Gjuka don me zane, Qi nper terr ka dale ne va Thektueshem udhes tue i ra? Zeliq Gjuka, nji zog shkinet, Nji zog shkinet prej Vraninet, Kah Prevlaka kambet po i theke, Me qat Mirkon per m'u pjeke; Pse qaj Mirkja i Malit t' Zi Paska dynde nji t' madhe ushtri |
Deka
DEKA
Pjesa tret Edhe dashtka, n'nete t, pa hane, Mrende n' Vranine sande me zane: Prandej Gjukos fjal i cueka Me i pri ushtris nder ato suka. Edhe fjales i ndejka Gjuka', Pse, pa kndue gjelat e pare, Aj ne a pjeke m' Mirkon Serdar, Na asht pjeke, po, m' te trathtari, Shtrejt pague pse e ka Serdari. Por nuk di a a mendue mire, Se n' ushtri jane krenat lire... Mbasi shejzet pa'n prendue, M'kambe ushtrija atbote u cue, Per me u nisun kah Vranina. Shtatqind pushke qi coi Cetina E qi Mirkja u kishte pri, Tokes u nisen vi e vi Bregut t' Rjekes s' Cernojeviqit, Tuj shkue vister mbas Zeliqit; E ato katerqind pushket tjera, Qi u kish'pri Gjukoviq Pera Rjekes u nisen mbi lundrica Tuj vozit kahe Cakavica, Per m' e msy t' zezezn Vranine N'ball t' Lesenders- n'at krahine. --Ehu! moj Zane, pash te dy syt, Shkomi Osos tash te kryet, Edhe m'vesh atij m' i thuej, esh me u kapun m'breg t' Vranines, Me u cile shtek djelmve t' Cetines. Por kje rrejte i biri i shkines! Perse aty 'i Kerrni Gile I ndej gati m' karajfile, Tue i a njite shi m'lule t'ballit, Tuj e ftofe shi m'' rane te zallit. Po, tek qiti i Zagorjani Kuku, majko! Gjuka bani E ra dekun pik ma i pari: Ashtu rafte gjithmone tradhtari! Porsi kur nji burre gjuetar T'qese m' korba, grumbullue n' are, E t' a vrase ndoj korb te zi, Cohen korbat per ajri, T' u pshtjellue e t' u perzi: Njashtu ushtrija e Malit t'Zi At here xuni m'u pshtjellue, Kur pau Gjuken dekun shtrue. Por, qe, ran prap tri breshana Tri breshana--- si tri Zana, N' zi tue veshunprap tri nana. Kur njiburre t'a zbloje anmikun, E t' a kete ne dore celikun, E celikt t' a ket zemren, Edhe plum t' a kete themren, Qi te dese ku t' zatese; Shum gerset aty potera, Shum do nana aty i than vera! Qe edhe Mirkja kur ka pa Se per ball kisht'priten n' va, <<Bini djelm-- ushtris vikati, Pse i ka ardhe Vranines sahati,!>> Edhe ushtrija at here ndej gati: Krisi pushka aty batare: Krisi ltine xhaverdare, Krisi dilke edhe breshane, Ushtoi L'qeni ane e m' ane. Ah! gajret bre, Met Zeneli, Ah! qindro, bre, Vuksan Gjeli, Mos e lsho mori Zagore! Ngul, Sinan, bre, re mizore! Pse me gjase, ke dridhet suka, Asht tuj ardhe tash Oso Kuka. Aman ,Zot ! kur Osja mrrini Si re breshni kres s' njaj vrrini, Me tridhete e disa burra, E zateti neper curra, Se c' kje ndezun flake Vranina! Aty qielle ma nuk u pa, Aty pushke ma nuk u da; Njekaq tymi erdh tue e mlue, Njekaq gjama erdh tue ushtue! Rrihte ltina edhe dudumja; Porsi breshni vite plumja: Jitshin gjindja neper kneta, Neper kneta--- e neper mreta Tue rektue per nana t' veta! --Eni e shifni oj nana t' shkreta, Eni e shifni 'i here n' at va Djelmt e ri, qi aty u kan ra!... Po, a dro, 'imend, mori ju shkina, I rritet djelmt ju kah Cetina Per me u mbetun ke Vranina? Per me u mbete nen arme t'Shqyptarit, Vec prej llokmes s' Gospodarit?... Kjani, at here! s' kam dertin t' uej, Por,ke ata kan n' mjet nji uje, E ke n' ball kan disa curra E nper curra-- disa burra, Qi per Mbret e troje t' veta Nuk u dhimbet gjaja as jeta, Fort po drue se sod n' at va Shum ma zi kini per t' pa... Tue krise pushka pa i a da, Tue korre deka krena m' Shkja, Thue se shendritshin n' qielle dy diella N' ane prej t' Limit u kuq qiella. E kuqe ishte edhe moraca! E agoi drita. Neper kllaca Ku pau Mirkja djelmt sharrue, Me marre fryme t' cillt ki'n harrue, Aman, Zot, se c' u terbue! Oren xuer aj t' Karadakut, Xuer taga'n t' dryshkun prej gjakut, E tue brite porsi ari: <<Mrende, sokola t' Malit t' Zi!>> I ra vaut porsi duhija E mbas si te gjith ushtrija. Ah, kadale, bre, zogu i shkines, Krisi Osja n' curr t' Vranines, Se ke dalun n' va t' pa va, Se n' log Zanash je tue ra! Edhe m' kambe atbote u cue, Me tagan ne dore shterngue, Fill e m' ta urysh tue shkue: Porsi ula, qi t' shofe anmikun Se kah stroflli i nden kercikun. Ehu! moj Zane,po t'ishin ndeshun Ata burra te kerleshun, Qi ma t' forte nuk i ban shkina, Qi ma t' rrebte s' i ban turkina, Ndoshta zot ndrrue s' kish' Vranina: Por n' qielle ndryshej kndote shkrola! Pse, pa u ndeshun kta sokola, Briti t' madhe Preng Mar' Kola: <<Dredho, Oso, n' Xhebehane, Se na ra Shkjau pre' asaje ane!>> Me i ra tinzi 'i uk nder berre, Kah t' u prije nper male e djerre, S'dredhe ma shpejt, jo, nji bari Kah anmiku t' ket ndi, Si m' atbote drodh Oso Kuka, Tuj u njite perpjete kah suka. Kjani, kjani oj Zana, kjani N' ato maje, ku ju hani, N' ato kroje, ku ju pini, N' ato hije, ku ju rrini, N' ato valle, ku vallzoni, Kjani e lott mos i pushoni, Perse tash, ehu! n'ata curra Kan me mbete ehu! njata burra, Me aq kujdes qi i kini rritun, N' arme e n' lufte qi i patit vaditun: Qi edhe vete i kini msue Me msy anmikun pa u frigue, Pa u frigue, po, me msy anmikun, Nja m' dhete vet me i ba me hikun, Mos me e lujte p'r 'izet kercikun! Por shka t'bajn sod s' jane tuj pasun: Per gjith anesh shkjau u a rrasun. S'kan shka? po, a thue, mund t'desin? T' desin, pra, nuk kan shka presin; T' desin, po, si u kan deke t'' Paret E t' a marrin vesht Shqyptaret, Se a ma mire nen dhe me u kja, Se per t' gjall me ndeje nen Shkja... Po, le t' desin - s'kan shka presin, Pse, qe, Mirkja tash duel n' va, Kah Lesendra edh' a tuj ra Tinze, neper mal, Gjukoviq Pera Me Bioca t' lete si era; E jane cue Shkijet e Vranines E jane ba me ushtri t'Cetines, Per me marre sod Oso Kuken, Qi me ta ka pase da buken, Qi u ka rujtun mal e vrri Qi u ka mprujtun erz e shpi: Por, s'din Shkjau me mbajt miqsi! Aman,Zot, kur duel Serdari, Se c'kje ndeze Vranina zhari! Aman Zot, kur mrrini Pera, Se shum krisi atbote potera! Por kur ran Shkijet e Vranines Shum u krisi plumja shpines! Porsi she, qi m' nji nate gjamet Rritet turr e del prej amet Tuj ushtue-- e tue shkumue, Shkaperderdhet nper zallina, ashtu u derdh Shkjau te vranina, N ' vale Shqyptaret krejt tue i pershi. S'lufton ndryshe e rrebte kulshetra E me dhembe edhe me kthetra, Zjarm e surfull tue flakrue, Kur drangojt t' a kene rrethue; Si i qendron sod Shkjaut Shqyptari Per dhe t' amel, qi i la i Pari: Kambe per kembe, tuj qite pa da, Tue korre krena neper Shkije. U jane ndezun flake breshanat, U kullojn gjak n' dore taga E u kullojn gjak edhe zemra, Vec se vendit s' u lot themra. Por c' dobi: dielli tue le Isht' tue le m' at dite per Shkje! I ran ndore Shkjaut t' terbuem Tridhete t' vram e dhete t' shituem!... O ata t' lumt, qi dhane jeten, O ata t' lumt, qi shkrine veten, Qi per Mberet e vend te t' Parve, Qi per erz e ndere t' Shqyptarve Derdhen gjakun tuj luftue, Porsi t' Paret u pa' n punue! Lete u kjofte mbi vorr ledina, Bute u kjoshin moti e stina, Aklli, bora e serotina: E der t' kndoje n' mal ndo i Zane, E der t' ket n' det uje e rane, Der sa t' shndrisin diell e hane, Ata kurr mos u harrojshin, N' kange e n' valle por u kendojshin. E njaj gjak, qi kan dikue, Ban, o Zot, qi t' jese tue vlue Per m' i a xe zemren Shqyptarit, Per kah vendi e gjuha e t' parit! |
Deka
DEKA
Pjesa katert --Po vall! Osja ku do t' jete? Oso Kuka a mos ka mbete? N' Xhebehane ka zatete! Ka zatete n' at kulle t' barotit, Ku ka ba emnin e Zotit, Se per t' gjalle nuk ka m' e lshue, Shoket e vet per pa i pague Tridhete t' vram e dhete t' shitue. Kur pau Shkjau se pushka meni Si kah vau, si kah Liqeni, E se mbete s' kisht' Oso Kuka Me tjere t' vram, perjasht ke suka, M' Xhebehane u turr m' at hera, Si, kur t' lshoje kah Prandvera, Vrullet bleta cark njaj zgjonit, Tue zukate si rryma e prronit. N'brohori tue i lute jete knjazit Njiqind vete kcyen m' kulm t'pullazit, Ma t' permendun kah trimnija, Njaq u njiten mbi frangia, Tue thye muret n'gjak t' perlyeme: --Por ka gioben shpija e thyeme!-- Krisi Osja atbote si ulani, Mje m'Cetine i vojti zani: <<Ah kadale,Nikolle, t' vrafte Zoti! Pse ktu i thone Oso baroti: Se s'ke pa Shqyptar me sy, Se djeg vehten edhe ty!>> Edhe zjarre i dha barotit. Aman, fjale i kjoshim Zotit, Kur ka dhanun zjarre barotit, Se c' a dridhe Vranina e shkrete! Se c'a hjedhe kulla perpjete! Se edhe L'qeni c' ka gjimue M' kala t' Shkoders tuj ushtue! Qepra, tjeglla, gur e trena: Kemb e trupen, krah e krena, Hi e tym e flake e shkndija, Shi mje m' Viri i hodh duhija; I hodh duhmja shi m'breg t' Virit Qepra, gur e gjymtyr nirit. Eni,eni,mori Shkina, Eni,eni te Vranina, Mblidhni vete nper shpat e prrue Ehu! Kortaret e djelmve t'ue; Edhe msoni fmin mbas sotit Mos t' lakmojn tokes s' Kastriotit, Pse u bjen shtrejt, qe besa e Zotit! Njasi gjakut qi Oso Kuka Sod ka derdhun ke ato suka, Si per Mbret, si per dhe t't' Parve Vlon se nder dej t' Shqyptarve. Pra, pa u djegun n' flake t' agzoit Si Oso Kuka n' kulle t' barotit, S' ka me ra fisi i Shqyptarit N'thoj t'pangishem t' Gospodarit!-- ---Dielli n' cila kur u cua, N' Vranine s' parit u zhvillue Trobojnica----kjofte mallkue! |
D E R V I S H Pasha
D E R V I S H PASHA
N' at Yldiz tue ttirre Jacia, Zbret te dera Kapixhija, Kapixhija i Abdul Hamidit, Per m'i a vu shulin deres s' zidit; Pse,pose n'han, po isht'punue e prapte, Me ndeje dera neten hapte. Kur, pa prite, qe, shi m' atehera, Nji shtektar ja behe te dera: Nji shtektar me rryp shterngue, Shpervjele tirqit der ne giu, Lage e ndrage e djerzit tue i shkue: Rruge te largte kisht'marre i shkreti! Edhe lype me hi te Mbreti. Po kush je, more ti djale? Kush je ti? kahdo me dale? Kapixhija po i nep fjale; Se ktu po isht' puna me dere... E s'muej mrende kedo me shpjere; Jo qi mrende edhe me t' shti, Se del prap, dorzane s' mund t ' hi Se kush jam, pse m'pvete nuk ke; Se un vec hije baj mbi dhe, Zen shtektari i ngrate tue fsha: Se un kam kene e nuk jam ma: Kam kene moti n'nam e n' za Kam pase toke e kam pase gji, Kam pase dhen e kam pase dhi, Kam pase plemet me tagji, Si ma i miri n'rrokulli. Ofshe! sod, por, pose gjithkuej, Un kam ngele nen zgjedhe te huej E ma i keqi, ndeje m'krye t' vendit, M' a ban gjygjin jashte kuvendit; M'i merr toket aj, qi m' la baba, Edhe mue m' man mish per krraba, N' dac per t'zi a n'dac per t'pjeke, Gjithsi atij t' vije tue ju teke.... Prandej ktu pash t' madhin Zot! Mos me rrek me fjale ti kot; Pse edhe ngae me u talle nuk kam, E pse e zeza e kuej nuk jam, Vec se n' kjosha e zeza e vetit, M'prije e m'qit, po , para Mbretit: Se mue Shkodra me ka cue, Per nji dert un m'i a dertue: Per nji dert e i' kob te zi, Qi i ka ra s' mjeres Shqypni, Qysh se i ka dreqnit kojshi, Edhe ngrofe gjarpnin ne gji... Kapexhija edhe i ka pri, Fill te Mbreti ate e ka shti. Kur ka dale trimi te Mbreti Lage e ndrage, si isht'kane i shkreti, M'te dy giujt aty aj ka ra Edhe kshtu ka nise tue kja: Per jete t' ande, lala Mbret, A ti mahe Mbret m' Shqypni, A po Mbret asht Knjaz nikolla, Qi i ka mbledhe cubat n'Cetine E u ka pri krejt kah Shqypnija, Edhe marre e ka Vraninen; Ka marre Zete e Podgorice; Na ka thye atje ne Kernice, Ku, mos t'kendej ajo Mirdita, Qi m' i a ndalun aty hovin: Si zanat pushken qi e ka, Edhe n'Shkoder pat me t' hi, Me u ba krajl aj mbi Shqypni: Perse Shkodra, t'u ngjatet jeta! Po isht kryet e Shqyptaris. Per jete t' ande, lala Mbret, A hiq dore ti prej Shqypnijet, A se ndryshe coe nji ushtri, Qi t' i bjere Malit te Zi; Pse kshtu gjalle ma nuk u rrnueka! Ka ndeje Mbreti edhe e ka ndie, E ka ndie edhe asht idhnue: Con e thrret qat Dervish Pashen: Pa ndigjo, ti Dervish Pashe: Ka ardhe puna tuj u trashe, Tuj u trshe e t' u perzi: Pse qaj Knjazi i Malit t' Zi Ka cue m'kame, po thone, nji ushtri, Edhe dale ka ne Shqypni, Ka marre Zete e Podgorice, Me Vranine e me Kernice, Edhe n'Shkoder do me ra, Per me e ba t' tane vendin Shkja, M'e ba Shkja Shkodren mizore! Pshtielli bashke pesdhete taborre, Edhe del n' at Cernagore E m'a ban Knjazin terbjet, Qi Shqyptart ka zane e i nget, E s' po i lan, jo me gjellisun, N'bjeshke e n'vrri aj tue u vardisun. Mori e mjera Shqyptari, Si t'shkoi moti gjithmone n' zi, Si te shkoi moti tue kja! Vjete per vjete ti n'gjak tue u la, Vjete per vjete e muej per muej, Here n'gjak t'and, here n'gjak te huej, pa t,u ndrrue kurrkund neshtrasha! Qy ky Pasha, Dervish Pasha, T' rrebte nji ushtri ne kame ka cue E n'per ty do me u pershkue, Per me u ndeshe me Karadak... Per me t' la edhe i' her me gjak. Po a njimend thue, se Dervishi Ket ushtri nen arme e ngrishi Per me ardhe me t' dale zot ty, Edhe hekrat me t' shperthye, Qi dermishe t' kan kembe e duer, E t' majn rob tash s' di se kur? Jo, mo'e shkrete! Dervishi s' lot Per me ardhe me t' dale ty zot E per ty me Shkja me u vra: Se aj zanat lirin s' e ka, Se prej si, kahdo ka ra, Kush s' ka kndue, vec se ka kja. Por aj vjen perse Stambolla S'do qi t'hije n'Shkoder Nikolla, Pse do vete, po, edhe mbas sotit Me t, majte rob ajo si motit, E, tue t'ndrydhun per nen themer, Me t'ngule shishin ma kthellet n'zemer, Edhe gjakun me t' a pi, Me t' a shkime jeten unji, E me t' lane m' u kalbe mbi dhe... Po ti djelmt, Shqypni, ku i ke? Ku i ke djelmt, qi sot per ty M' arme me u cue edhe me msy, Me msy m' arme, po, t'prujte anmikun E, pa dhime, m' parzme celikun Me ja rrase, e Knjaz Nikolles Me i diftue edhe Stambolles, Se Shqyptari a i zoti i vetit, Se s' i shtrohet Shkjaut as Mbretit?... Ah, po! djelmt, qi ti ke rritun, Ata mohit ty kan ra, Edhe vedit i a kan njitun: Njani Turk e tjetri Shkja; Dikush Grek, e dikush Zejbek; E kurdo qi u ka qillue Kta per ty, jo, s'kan qindrue, Por per mbret e per Turki, Por per Serb e per Greqi; Aj, t' a maj Turkun n' Shqypni, Ky, t' a baj vendin serbi, Tjetri, Grekun t' a bi n' shpi; Edhe shite ty kan per pare, T'kan ra mohit per timare, Per qyfllaqe e per begllaqe, Si t'kish' kene ti nji grue hore E jo nene e zoje kunore, Zoja e Gjergjit Kastriota, Qi sa t'enden stine e mota Me e nderue ka rrokull bota. E prandej tash giati e okolla T' bijen Dervisha e t' bijn Nikolla, E t' a lajn trupin ne gjak, E t' a zane shpirtin ty njak, Si mo' Zot ma keq per ty, Se c' ke prite me pa me sy, Se c' ke prite me sy me pa, Me t' poshtnue ty Turk e Shkja, Porsi t' ish' nana e pa djale! Ktu, Shqyptare ndigjonie 'i fjale: A me hjeke sod mni e rese, Zemer t' keqe e c' do ngatrrese, Edhe t' forte m' e lidhe nji bese, T' forte m' e lidhe nji bese te Zotit, Si Shqyptaret qi e lidhshin motit Se nuk shiten nder t' huej, Se qindroni p'r Atdhe t' uej: A se, ndryshe Shqyptarija Ka me hupe, e perendija, Po, t' a dini, ka me u vra, Tuj u lshue t'gjithve nen Shkja: Perse dita ka me ardhe Diku e zeze e diku e bardhe N' t' cillen Shkjau Turkut i bjen: Edhe Shkjau Turkun e than E e ngarmon aj jashta Europet, Me gjak t' one, qi rrin e ngopet, Tash pesqind e disa vjet: Pra, at dite Shkjau, po bani e u gjet T' dam n' mjet vedit, jue Shqyptarve, E pa zell per giuhe te t' Parvet Pa dashtni per Atdhe t' uej, Per ket bese, aj do t' u shuej, Porsi shuhet krypa n' uje; Perse a trim e dhime nuk ka, Per kedo qi nuk asht Shkja, Jo qi i ka per t' marre do uha... E mos pritni se vjen Mbreti, Se vjen Krajli a vjen Dauleti, Me ju pshtue prej thojve t' ti; Pse, si thome na ktu n' Shqypni: Shka t' a haje ujku nji here, S' a zen gjarpni Kurrnjihere... S"jane jo t'huejt qi e pshtojn Shqypnin, Qi ja bijn vendit lirin: Jane Shqyptaret, e kurrkush tjeter; Manie n'mend, pse asht fjale e vjeter; E un prandej po e ve ktu m' leter, Qi,po kje se hupe Shqypnija Per faj t' uej, kur t' rriten fmija E t' ujet nipa: n' kje se gjalle: U a lan Shkjau ndonja per mall: E ket fjale m' "Lahute ' Malcis" T' a kendojn, ne fryme t'idhnis T'u a mallkojn shpirtin per s'dekuni E t' u namin rroc e koc; Perse asht dam, po, pasha Zotin! N'zi Shqypnija m'e shkue motin E me fsha ajo n'robni, Tue pase djelmt qi per trimni I permenden n' fiset t' tana, Ke bje dielli e ke merr hana. Hej, moj Zane! si t' duket ty? A thue shof un kurr me sy, Se Shqyptaret do t'bijn m' nji fjale, Zot Atdheut kta per t'i dale? Se mas Flamurit kuq e zi, Gege e Toske, fushe e Malci, Kan me dale ndo'i here n' ushtri, Me derdhe gjakun per Shqypni? Po, pse jo? Me kohe e pune, Ku me endire e ku me dhune, Gja pa u ba nuk jet n'ket shekull: Kshtu qi 'i here cka dukej mrekull, Dan mandej si t' ishte loje. Jo, po, dita do t' agoje, N' t' cillen tok fisi i Shqyptarit Ka me u mledhe edhe barbarit. Qi der m' shpirt e ka poshtnue, Me arme n' dore ka me i dishmue, Se aj per t' gjalle s' i shtrohej kuej, Se rob s' rri nen themer t' huej, Por don kohe, moj zemer vale, Qi Shqypnija m' vedi t' dale; Pse vjen moti per kadale. Per nji dite bijn kpurdhat n'shi; Por nuk mkamet, jo i'Shqypni... Pra, kto fjale, tash ktu t'i lajm, E prap kanges fillen t' i a zajm: Pse po ndiej ke atje kah Shkodra Fort po rreh trompeta e lodra, Fort po ushton qaj Rozafati, Dervish Pasha ke s' i a ngiati, Edhe n' Shkoder i a ka befun Me pesdhete taborre t' njefun: T' tane Harape e Anadollake: Per me e ndeze Cetinen flake: M'e ndeze flake, edhe m'e kalle, Knjaz Nikollen me e zane gjalle; Edhe lidhe n'Stambolle m'e cue, M'e lane mshilun ne katue, Ku rrin kali tue hingllue. Heshtu, Zane, mos qesh me mue; Se merzitshim kam qillue! Paj per t'gjalle s'lidhet Nikolla; Se aj po kisht' do djelm sokola, Qi per fe e liri t't' Parit, Qi per ndere te Gospodarit, Ndryshe s'bin,jo n'fushe t'' mejdanit, Ndryshe s'rrajn m'askjer t' Sulltanit, Vec si krushku, qi shkon n'darsem: T' tana plumet presin m'parsem. Pse edhe ata e kan kanu, Bese me Turk kurr mos me vu, Mos me vu kurr bese as fe: Me te por me u vra, me u pre, Po duel aj ndo 'i here m' at dhe. Jo qi vete Knjazi i Cetines Po ishte trim,po,zogu i shkines, E nuk lidhet per s'te gjallit, Per me u mshile te grazhdi i kalit. |
Shka t'i bajm: anmik na e kemi;
Por te drejten do t'ja themi... Prandaj vete kishe me thane, Se edhe teper ka per t' kane, Per Dervishin, n' mujtet me dale Der n' Cetine, aj rruges pa u ndale; Perse asht mal Cetina e shkrete: Duhet pune me u njite perpjete... Jo, po; duhet,besa, pune, Per me i hi Cetines perdhune, Pse, qe, Knjazi sa ka ndie, Se Dervishi erdh n' Shqypni, Fjale ka cue Malit te Zi, N' lufte me dalun plak e i ri, N'lufte me dalun burre e grue: Burrat mire nen arme shterngue, Grat me kmesa e me supata, Me kosh m'shpine cikat e ngrata, Per me i bartun buke ushtris, Per me i dalun zot liris Kunder anmikut te liris. E pse rreth t' tana Karadaku Asht nji giuhe, 'i feje e 'i gjaku, E nuk do vec Qeverin Sa per t' ngope me ar Parin; Por do Atdhen e do lirin, Do me shkue per dite ma para, Per kah dieja e punet e mara, Burre e grue ne kame jane cue, Edhe pritat i kan zane, Ashtu Knjazi si u ka thane: Kan zane pritat ane e m'ana Burra, djelm,e gra, e vasha. Qe, edhe dynde asht Dervish Pasha Me pesdhete taborre t' veta Edhe marr rrugen perpjeta, Tue rrahe lodra dhe trompeta. Da ushtrin e ka n' tri ceta: Njanen lshon kah Podgorica, Tjetren derdhe aj kah Kernica, Merr te treten per mas vetit giate liqenit m'lundra t'Mbretit: E si ata shkulmat e detit, Qi,tue vlue e tue shkumue, Tue gjimue e tue ushtue, Vin , plandosen per ani, Her per ball e here per bri, Tash tue hjedhun,thue,nder re, Tash pingul neper kurrne Shul n'teposhte tue e karrani, Thue n' avis duen m' e perpi: Shkrefe aj turrin per Mal t' Zi, M' Velecik e del m' Rumi. Asht ndez zhari mal e vrri. Kerset topi, rreh havani: Ka marre gjame te tane Ballkani. Ah! kadale, bre Knjaz Nikolla: Se ky a Mbreti e kjo Stambolla, Se me top e me nizame T'djegin dhen, po, per nen kame. A me Turk deshte me u pre? Qe, tash Turkun tek e ke: Del, deh! rrugen me ja pre... Por nuk die si ke m' u da, N' pac vu sy me te me u vra; Perse asht trim, po, askjeri i ti, Si ma i miri nder Krajlni, Kur t' kete krena qi me pri, Te kete buke, barot te zi. A nuk shef? a ke verbue? Dervish Pasha C't' ka rrethue? Si n' menjane t'ka shterngue: Gjalle prej dore s' ke me i pshtue, Pse edhe m' ty fort asht idhnue. Se asht idhnue Pasha i Stambolles, Kish' me thane se Knjaz Nikolles S'po ja haka kurrkund palla; Pse, qe, atje,n' do karpa t' gjalla, rreth e cark aj permbi rjeke, T' tane ushtrin e ka perpjeke, Ku dhane besen per me deke, Per me deke e per me u shue E Cetinen mos me e lshue, Per pa u ba gjaku der n' gjue. Kan lidhe besen, po. n' mjet vetit, Me ba pushke me askjer te Mbretit, Edhe t' Paret mos me i koritun, Qi, pa u lodhe e pa u topitun, Kurdohere me Turk jane pre, Per liri, po, edhe per fe. Mandej da i ka ceta-ceta, Rjekes tue i lshue malit perpjeta, Ku s' ke vec curra e kacuba: Per kacuba ka dy cuba, Per gjith curra ka dy burra, Ka dy burra malazez, Njashun vezmet mire per brez, Njite taganat ne sylah, Idhte novicat pshtete per krah, Synin xhixhe e vetllat shllunge, Neje-neje kryet si bunge, Qi, 'iqind here me i ra supate, Nuk i a hjeke. jo i ashkel t'' thate: Por t' tane mend e te tane dije, Per me u pre me Turk Azije... Dervish Pashes, mandej, con fjale: Byrm! kuer t'duejsh, mundesh me dale, N'dac per mik, n' dac per anmik, Se ma gati, se kam le, S'e njof vedin ne ket dhe: Buke e mish, barot te zi, Si zanat qi asht n'Mal te zi. Shkon Dervishi tuj u shty Tuj u shty e tue rremye. Ka marreZete e Podgorice, Ka marre Viri edhe Kernice, Edhe marre e ka Vraninen, Oso Kuka ku ka mete: Mandej kamen aj ka theke, Per me dalun neper Rjeke E me u kapun te Cetina, Ku kisht' cerdhen gjeracina: Ku kisht trollin Knjaz Nikolla: Edhe trollin rreth e okolla Me ja sheme, me ja dermue: Ndande pash n' dhe me ja gropue. Por se shka kur erdh me dale Neper Rjeke me kapun mal', Madhi Zot, ty t' kjoshim fale! Se c' ka shkrefe aty potera, Se c' asht ndezun lufta at hera, Se shum gjaku edhe ka shkue, Shum nizami ka sharrue! Kan mete gjindja pa u rmue, Me i ngrene shpezt e Karadakut, Qi edhe lshojshin fort m'ere t' gjakut Msyni Turku me fuqi; Priti Shkjau me trimeni, E ka' u ndeshen me furi: Si t' u ndeshshin flake e agzot: Lum e lum per t' Madhin Zot! T' i a dha vigma e t'i a dha ushtima, T' i a dha krizma e bumullima; T'nisi topi me gjimue, T' filloj pushka aty me vlue, T' u perla Turku me Shkja Njani m' tjetrin t' u ndersy, Shoq me shoq t' u kaperthye, Njani msyj e tjetri shtyj: Si dy dema ball per ball Qi atje n' djerr a n'ndonji zall, Kur bajn gjedhet mriz prej s't' zetit Kaperthye brynash n' mjet vetit, Kukzue shpinet, ba kular, Shtrangue bishtin strumullar, Dyndun pluhni re n' ajri Rrin t' u vra me t' madhe mni, Der t' i daje ndonji bari. Dy here Turku u kap ne maje, Dy here Shkjau e lshoi nder zaje, Tue shtrue shpatin me Harape. Por, kur s' tretit muer me u kape E me dale prap m' maje t' malit, Ku n' Mal t' Zi kje pika e djalit, I lshoi m' toke at here shejshanat, Edhe u cue e zuer taganat, E si bisha tue lurue, Fulikare m' Turk u lshue. E t' i a nisen me i krekcue Ke me krye, po, e ke me koke, Tue i lshue shyt dekun per toke. Aty Turkun e lshoi zemra, Edhe vends' i zu ma themra; Por u drodh e solli shpinen, E n' teposhte e muerr rrpinen. T'i u lshue Shkjau mrapa per gjurme, E me vigme e t madhe zhurme, Vrap per vrap e turr tue e ndjeke, Ke tue there, ke tue lane deke, E dermoi der poshte ne rjeke, Ku prap zhgjate i vehet m' Shpine. Edhe e dbon e e qet n' Vranine. Kur me sy pa Dervishi, Se Nikolla ushtrin i a prishi, Fort nji here aj na asht idhnue, Ka shkrepe kamet porsi i terbue; Idhte javerin ka qortue: Por, mandej, zgidh nji allaj t' ri, Nder ma t' miret qi i kisht' n' ushtri, E ja qet Shkjaut mrapa shpines, M' i a pre rrugen e cetines. Vec Nikolla, i biri i Shkines, Po kisht' kane nji biramel, Qi ma n' Shkja shoqi s' i del: Prande'e pa me kohe rrezikun, Edhe u drodh e u vu ne t' hikun; Mori malin Thik perpjeta, Tuj u zhdukun me ceta t' veta. U zhduk Knjazi, e Dervish Pasha, Idhte ngerthye ato vetlla t' trasha, Mori rrugen per Cetine. Vall, a hin Pasha n' Cetine?... Nuk e diej a hin n' Cetine; Por n'Cetine e diej se s' rrin: Dic po vlon atje n'Berlin... |
KUVENDI i BERLINIT
KUVENDI i BERLINIT
Deh! oj Zane, ty t' kjosha true! A thue din ti me m'kallxue, Se c'ka ndeje tue bumbullue Andej larg kah Rumelija, Ka' ajo Plevna e Bulgarija? A kjene topa a vec kjene gjame, Qi u dridh toka ashtu nen kame? Besa,jo, pra nuk kjene gjame Qi u dridh toka ashtu nen kame; Por kjene topat e Rusis, Kjene havanet e Turkis Qi bumbulluen fushes s' Rumelis, Nate e dite tue rrahe pa da, Rumelin t'tane n' gjak tue e la Kah na u pre Turku me Shkja, Me Miskov Turku ka' u pre. Rremej gjaku shkulm mbi dhe: Si mjere Zemra e atyne nanave, Qi i pa'n djelmt atyne aneve, Perse kryet nen gryke t' havanave, Kur te rrahin kta batare, S' i ban nierit, jo nji pare. Bre ma zi' dhe pat per t' ndolle, Pse tue u rrase kje Shkjau n'Stambolle, Me zhbi Mbretin m' post te vet; Vec se u ran Krajlat ndermjet, Edhe pushka tashti prani. Sod t'shtatet Krajlit e Sulltani N' at Berlin na jane bashkue, Na kan nise me e bisedue Se si punen me e vendue, Per ma vu paq edhe bese, Per me shue lufte e ngatrrese, Zemer t' keqe, mni e rese, Tue ngule gur, tue ngule kufi, Per gjith vend, per gjith mbretni, Giate Balkanit m' Det te Zi. Por tue kene se bese e fe Nuk po kisht', jo, sod mbi dhe, E se forti, n' arme merthye, Aj po kisht' gjithmone arsye, Un tue e pase jam ktu do frige Ser na bin ndo' i pune e lige Per Shqypni e per Shqyptare: Ke kta s' kan miq as kumare, Qi me e fole per ta nji fjale, Qi me hi aty zot me u dale, Pse, edhe qe, qaj Knjaz Nikolla, Lshue dollamen pola-pola, E me 'i struge ti gjane dy pllame, Me ' kosh rrethe neper kame, Shkye shallvaresh mbi kupe te giunit Me ju dhimet gurit e drunit: Aj po u del Krajlave para, E me fjale e dokrra t' mara Po ja nisi aty me kja, Se aj toke buke nuk po ka, Bjeshke e vrri se ati i jane tha: I jane tha e i jane shkrumue, Te tane shkam e rrase e lmue, Pa nji kallze, pa nji shkop druje, Sa qi poplli, rreshkun uje, Asht ka' i del prej Cernagore, Po s' i u lshue nji toke gratcore, Si, bjen fjala, toka arbnore. Toka arbnore,toke me nam (Ble me pash e shite me pllame Pashi argjand, pllama flori,) N' dac per bjeshke e n' dac per vrri, N' dac per dhen e n' dac per dhi, Si per buke, si per tagji Si per pune, si per tregti. Edhe Krajlat po e ndigionin, Po e ndigiojn- as s'po e qortojn; Vec se bashke me Mbret t' Stambolles, Po na i napin dore Nikolles, Me marre Plav, me marre Guci, Me marre Shkodren me Malci, Der ku dan vendi me Dri: Si ate Zoti m' a marrofte, Mbret,a Krajl, a kushdo kjofte, Qi vu dore m'leter ma i pari Vendit t' vet me dale Shqyptari, Ase rob me ndje nen Shkja, Page e t' dheta atij tue i la! Se, per Zotin- kjofte levdue!- Per pa u ba gjaku der m' giu, Kurr Shqypnin a'kem' per t'a lshue. Se kur t' merret, vall, Shqypnija, Flake do t' ndezet rrokullija, E do t' binden fiset t' tana Kah bjen dielli e kah merr hana. Gjaku i jone, po, ka me vlue, Nama e jone, po, ka me ushtue, Ka me i shkue m' vesh Perendis, Edhe i lumi, n'fryme t' idhnis, M' vend Europian ka me e vra: Te tane n' gjak ka per t' a la. Kur ka ndie qaj Knjaz Nikolla, Se ati Europa edhe Stambolla Dore i dhankan mbi Shqypni, Me dale cubi nji zotni: Vu kapicen m'njanin sy, Se c' a hjedhe e c' ka lodrue, Se ' dhe kanges c' i a ka fillue, Porsi krushku tue Vallzue! Lum e lum, po, i biri i Shkines, Se nder ksolla te Cetines, N' ato kohe qi kan me ardhe, Ka me ngrane aj buke te bardhe, Ka me zi aj mish tarocit, Ka me pi, po vene prej pocit, N' te dy faqet me i plase gjaku, Kacadre me i ndeje mustaku. Ne Cetine mandej ka dale, Pal Milanit ka cue fjale: More Pal, more yi djale, Nji sahat mos t' bajsh me u ndale, Por fluturo si gjeracina, Edhe peja ke Cetina; Pse due t' ap un t' y nji ushtri: Pese taborre djelm te ri, T'tane Sokola le n' Mal t' Zi Per me i qite un n' at Shqypni: N' Hot e n' Grude, n' Plave e n'Guci E ato vende me m'i shtrue, Se ato Krajlat m' i dhane mue, Me shkele m' to gjith si te due. E mandej, si per nji jave T' m'i keshe shtrue Guci e Plave, M'beh t'm 'i bijsh Lekve t' Malcis, Si njaj ujku prej pusis, E me shpate e me konop. Te m'i bajsh mue Leket per Shkop, Edhe vendin, gjane e giate, T'm'a pushtojsh dir m'Prrue te That. Pse, si shtrue t'a kem' Malcin, T' kem' marre Plaven e Gucin, At her na po t' rrasna n' Shkoder, Tue lujte valle e tue kcye loder, Si ata mazat neper lame, Pa na hi kund ferre ne kame. Pal Milani thote nji fjale: Njeksaj pune a vshtire me i dale; Se p'r 'i jave s' shtrohet Malcija, Se as me pushke s' merret Shqypnija. Venu shej. po, fjalve t' mija, E mos nguc grenzat me krande, Perse nguce te zezen t' ande, Pse edhe jashte n' ket pune ke marre: Per pa t' pase kush gjak as varre, Nuk thote Zoti, as s'e ep kanuni Ne vend t' huej me hi perdhuni. Jo,po,m' thuej ne zjarm me rrane, Me i ra detit ane e m' ane, Se n' fjale t' ande atje do t' veta; Por n'Shqypni, besa, s'mund t' veta. Qeshi Knjazi vesh e m' vesh, Se ti kenke-o burre prej nesh: Kenke burre vec me ngrane pshesh, Q' se i a nisi me m' predikue, Thue se 'i grue vete kam qillue Qi me u treme prej fjalve t' ueja, Per cka m' flet, per vende t' hueja Jo,po, mire do t' isht' per ty Kamelef me vu ti n' krye, Me lshue mjekren der nen gji, E me dale Pop ti n' Mal t' Zi Per n' mos dac ti n' shpi me shkue Me njite furken porsi grue, E aty n' dere, ndeje mbi ndo'i krroqe, Me tjerre m'bosht me t'ande shoqe, Tuj u ze me te n' shulla: Se per lufte s'u dashtke gja. Sa per lufte asht Mark Milani Burre si motit, trim si luani, Qi edhe ushtris ka per t' m' i pri, Per me shtrue Plave e Guci Per me shkele Leke e Malci. Edhe Shkoders mrende me i hi Me i hi mrenda me bajrak: Me ba Shkodren Karadak. Kshtu tha Knjazi e lshoi kushtrimin, Per me mledhe n'ushtri burrnimin. Pingroi Zana neper molla: Hajde! hajde! or, Knjaz Nikolla, Se pak giate je shty me fjale: Se vjen moti per kadale: Se s' din nieri ku mund t' dale, Po kje 'imend se lshon aj vrapin Ma te madh se t' a ket hapin: Si, me giase, ti don m' e lshue, Q' se nder mend ty t' asht ngujue Ne Guci nji ushtri me e cue, Shqyptarin nji here pa e pvete: A thue e lshon Gucin e shkrete, A thue e lshon Malcin e ngrate, Per pa i shpraze dy pushke m' te thate. Me Shqyptare, more Nikolle, Mundet nieri ngusht me ndolle, Po s'u shkoi aj mrende per mik; Se ata le kishin celik, E vu sy kishin me deke, M'erz a m' toke me pase me i preke, S' ka shka ban nder ta i huej'! Se ata gjalle s' i shtrohen kuej N' dashte t' jet Knjaz, a n 'dashte t'jet Mbret; Se ata Mbret po ishin n' dhe t' vet: Fort gabon kush i gerget! |
ALI PASH i GUCIS
ALI PASH i GUCIS
Drita duel, dielli s' ka le, Ali Pasha, ' i trim rrfe, Heret sod na kenka cue, Kenka veshe, kenka shterngue, Paska mathe cizmet der m' giu, Edhe u ulka ne katue, Ku nise gjokun me shilue, I ven frenin prej florinit, I ven shalen talatinit, I a shterngon me tre kollana: Hidhet gjoku porsi Zana, Porsi Zana n' mal t' Tomorrit: Edhe' e zier te dera e oborrit, Nanes s' vet aj ku po i thrret, Ku po i thrret e kshtu po i flet: <<Po ndigjo, mori ti loke, Banmu nder miqve edhe shok'e, Banmu ndere, kush te jete per ndere, Mos len t' vobeg me t' kja n' dere, Mos len t' vobeg n' dere me t' kja, Por t' m'i dalsh moter e vlla, Por t' m' i dalsh ti nene e tate, Si te paret na lane zanat; Se kan bijte do pune te reja E do t' dal un der kah Peja, Der kah Peja, der kah Reka, Per me u pjeke te Haxhi Zeka; E nuk diej kur ka me m' ra, Me u kthye dale, me ty me u pa, Perse shtegu orok nuk ka>>. Nuses s' vet, mande' i ka thane: <<Nji amanet jam tue t' a lane: Rritma djalin djale bujar. T' me dale burre e burre Shqyptar, T' m' bahet trim e kuvendtar, Me qindrue per kanu t' vet, Me luftue per Atme e Mbret: T' diej me pri e me ndigiue, Armet e besen mos me i lshue, Kudo puna me i qillue. Por ne kje se Mali i Zi Erdh e ra kurr ne Guci, Der sa t' jet djali kerthi, Pash njat Zot, qi te ka fale, M' a ndigio ti, grue, nji fjale: Bane zemren gur e krep, Premia djalit kryet ne djep: Mos m' i a lsho Knjazit n' dore gjalle; S' due t' a la n' Shqypni un prralle, Se nji biri i Ali Begut, Se nji i nipi i Skenderbegut Knjaz Nikolles i ka sherbye Se ka vu kapice mbi krye, Se ka ndeje per t' gjalle nen shkja, Page e t' dheta atij tue i la. Ma mire n' vorr m' u kja per mall, Se nen Shkja me ndeje per t' gjalle!>> Kshtu tha Alija e i hypi kalit, Edhe u nis terthores s' malit, Porsi breshni me duhi, Tue mendue, duhan tue pi. C; do t' mendoje, vall, Ali Pasha, Qi i ka vra ato vetlla t' trasha, Qi i ka vra ata sy si zhgjeta, Thue se n' mni i ka ardhun jeta? Se shka ende kjo mendja e nirit, S' din kush gja, pose njatij t' Mirit Qi nuk flen as kurr nuk kotet, Qi ka n' dore stinet edhe motet, E qi rrezja e syut ka' i priret T' zemers s' nierit kthellon gjiret, E i a shef te tana endiret, I a skjyrton t' gjitha dishiret, Qi aty mrende rrin t' u perzi Diku bardh e diku zi: Aj, po, din shk' asht tue mendue Ali Pasha rruges tue shkue. Un vec diej t' u tham nji fjale, Se, tue shkue ashtu m' kal e m'shale, Tue ra dromit me t' mdhej hapa, Shum do rruge ka lane permbrapa: Shkote gjoku porsi re: Edh' asht kapun te nji rre, Ku nji lis i bukur ishte, Lisi ishte e hije kishte, Edhe kishte 'gurre per bri, Gurre te gjalle, te kjarte flori, Ku edhe gjokun ka ndalue E i ka zbrite per me pushue Nen at hije e te njaj krye. Tue pushue per nen at hije, Si lua, qi prej shkretije Zen m' ndo'i moje, kpute e lmekun, Pa dobi mbasi t' kete ndjekun T'lete anmikun, qi i grabiti Klysht e njome e mnis i rrshiti, Me sy t' vrante kundron Alija Se sa bukur Shqyptarija Rreth e cark i shtrohet para Me liqej, me lume e ara, E me male te madhnueshme, E me pyje te blerueshme; Edhe syt i mushen n' vaj, Kah mendon se fati i saje Nder duer t'huaja gjithmone ngeli, Se ma i keqi p' rhere e shkeli E s' e la me cue kurr krye, S' e la drite me pa me sy. E ashtu ndeje trimi nen hije, N' mend tuj endun pune Shqypnije, Kur qe shef logut tue ardhe Nji si hije veshe ne t' bardhe, Si nji vashe qi fat ve s' parit, Shterngue ijet me 'i shoge arit, Edhe zhdredhun floket giate shtatit Si ato rrezet kres s' njaj shpatit kur ban ban dielli per me le Neper bryme te nadjes s're. Ardhun shtatit si breshana, Si ajo vera e si ajo Zana, Bite shpatit tue flakue, Der qi vjen e zez mbi krue, Vjen e zen fill nder ylbera Qi ndermjet t'stomeve t' blera E per rreth t' argjente t' currilit I trajtote rrezja e diellit. U trand gjoku kur e pa, ( Thone se kali praske nuk ka ). Curroi veshet e ngrefi kryet E haru, pa ia da syt: Turfulloi nja dy a tri here, Tuj u zmbrape rudines s' blere, Kah kisht' ndeje Alija pshtete. Ali Pasha e pa edhe vete, E m' nja 'n krah si kisht' zatete, I dha shtatit e u drejtue Edhe ndej aj tue kundrue Pale a isht' nieri ase hyjni. E tue kqyre ashtu n' habi, Qatje vone po nise me i thane: << Pash Njat qi te ka dhane, A je nieri a se je Zane? A lute Pashke a lute Bajram?>> << Se shka jam e shka nuk jam, Se a lus Pashke a lus Bajram, Se a baj hije a jo n' ket jete, Ktu s' asht ngaeja me pevete:>> Po i thote Hija atehere Alis. << Se ngusht jane punet e Shqypnis, Se mbrende besa asht krejt harrue, Se lugat m' te Knjazi asht cue, Asht cue Knjazi m' te lugat: Ka qite sogjet shpat e m' shpat: Don me dale der n' Rozafat. N' at Berlin u da pleqnija, Ne dore t'Shkjaut me ra Shqypnija>>. << Mo, pash Zotin! Shka po flet? Zen Alija e po gerthet. Po a s'ka Zot a s'ka kund Mbret, Qi nji Knjaz i Malit t' Zi Mund po e baka aj sod pleqni Me i pushtue kto Malet t' ona, Ku, se rrmen Drini e Valbona, S' ka ra mrende parmendee huej, Page e' dheta s' jane la kuej?>> << Jo, po, pra, i pergjegji Hija; Nen kame t'Shkjaut do t' vuej Shqypnija, Edhe Knjazit page e t'dheta Do t' i laje per sa t' rrjedhe jeta; Perse sod gjindja shqyptare, rrejte me pare e me timare, Bese e fis kta kan mohuemun, Krejt Atdhen kta e kan harruemun, Edhe armet i perdorojn: Kur mos t' vrasin shoqisho' in: Jo per t' sjelle lirin Shqypnis, Jo per t' mare e t'mare e t'mire t' njerzis, Por per t'zgiedhe se ke nder t' huej Zot Shqypnija do t' a quej. Marre e trup per fis t'Shqyptarve Me shnderuem namin e t'Parve Edhe rob deshtas me ngelun Nen kame t'hueja ndrydhe e shkelun, Si moskush m' ftyre t' rrokullis! Se un jam Ora e Shqypntaris, Se un Shqyptaret-o do t' i nami, T' mos u zhbihet arve grami, T' mos u dahet dhenve dami, T' mos u lindet djale ne voter, T' mos u rritet vlla as moter, Por le t'shuehen nen zgiedhe t' huej, Porsi shuhet krypa n' uje>>. << T' lshosha bjeshket o mori Zane, Merr Alija, atehere, me i thane, T' lshosha bjeshket e t'lshosha malet, Mos na nam, he shto' Zo' vallet! Se ne nama na ka ra, Se ne besa na ka vra, Q'se ka mrrijte fisi i shqyptarit, Me u dridhe para Gospodarit, Shqyptari me u dridhe n'sy t'Knjazit, Qi as sa luga m' fyt t'nji mazit S' con kandar aj nder mbretni... Jo, por, n'kje se n'Shqyptari Ke gjete hije me pushue, Ke gjete gurra me u freskue, E rudina me lodrue, Me lodrue e me vallzue Krah e m'krah me t' Bukurat tjera Kur lulzon e bute Prandvera, Pash njat sy, qi e paske hyll, Qi m'a cile e qi m' a mylle Si ajo hana neper pylle, Deh! m' kallxo n' ket hije shpati Si t'' a pshtoj Shqypnin, i ngrati; Se t't baj ben mbi gur te vorrit, M' Bige te Shales e m'shkam t'Tomorrit, Qi per te nuk m' dhimet djali, Qi pqr te jeten e fali>> Kur ka ndie Ora e Shqypnis Se shka i tha Pasha i Gucis, Fort me vedi ajo a gezue, Edhe Pashes kshtu i ka ligjrue: <<M'kame pra Ali per n'kjosh kund gjalle Nuk asht ngaeja sod me u talle: Knjazi topin asht ka e kalle. Dil e piqu m' Haxhi Zeken; Grish Kosoven, bashko Reken: Lsho kushtrimin n' Toske e n' Gege; Mblidhnu tok si kokrrat n' shege: Forca tok-- s' bahet rrcok Edhe, lidhe me bese shqyptare, Bini Shkjaut ju fulikare: Un me jue kam me qillue: Shkjan nen kame kam me u a shtrue. Por, pse ti m, a bane at be, Se nep jeten per Atdhe, Qe un t' ap nji force te re Vendit lisat ti me i shkulun, M'ty tagani mos me u ngulun, Plumja e pushkes ty mos me t' vra, Gjylja e topit mos me t'ra>>. Edhe kshtu tue ligjirue, Ali Pashes ajo asht afrue: Ka qite doren mrende ne gji, Ka xjerre jashte do rozmari: I a ka dhane t'i marre ere; Mandej thane i ka Alis; <<Hajt,Ali, ti me u sprovue Pale a e shkule lisin me rrema, Pale a e shkule e prap e ngule.>> Edhe trimi i asht shterngue, Me dy duert lisin ka kape, Dy-tri here aj e ka trandun, Me gjith rraje edh'e ka shkulun; Por, kur prap ka ba m'e ngulun, As nji giu n' dhe s' mund e shtini. Fort ka qeshe e bukura e dheut. Kur ka pa se aj Ali Pasha, S' muejtka n'vend lisin m'e ngulun, Edhe s' dytit rozmarin I a ka dhane t ' i marre ere. Kur asht cue s' dytit Alija, Me dy duert lisin ka kape, E si t' ishte i'hu prej gardhit, Shul perpjete aj e ka ngrijtun E der m' dege ne dhe e ka ngulun. Mandej sjelle asht me soditun, Se c' po i thote Orae Shqypnis; Por me sy t' Miren s' e pa: Isht' ba voes e ra nder lule. M' kame Alija habite ngeli, Tue kundrue rreth kah zabeli, Deri nalt ku niste bora, Per me pa se c' u ba Ora, Kur nise gjoku me hingllue, Nise me thunder me trkllue, Thue se n'mend po do m 'i a qitun, Se s'isht'ngaeja aty me pritun. Asht kujtue, medje, Alija, Per shka thane i kishte Hija, Se n' rrezik gjindej Shqypnija, Edhe gjokut m' shpine ka kcye. Gjoku turrin ka shperthye: Kush dy here s' i me sy. |
Lidhja E Prizrendit
LIDHJA E PRIZRENDIT
Shkrepi dielli buzes s'Cukalit, Eja e t'kndojm, oj Zana e malit, Eja e 'kndojm me lahute t'Malcis, Si ata Krenet e Shqyptaris Ne prizrend na jane bashkue Per me fol, me bisedue, Shqyptarin se si m' e pshtue Prej capojve t' Malit t' Zi, Qi ka dyndun top e ushtri, Me hi n' Plave, me hi n' Guci, Me marre Shkodren me Malci, Der ku dan vendi me Dri; Pse, po thone, Mbreti i Stambolles Doren i dhenka Knjaz Nikolles Me ndez zjarm aj m' votra t'ona, Me nga qet aj n' ara t' ona 'Me ba dru n' zabele t' ona, E me gra e me vasha t' ona Me luejte Shkjau harushe nder ne, Thue se s' ka Shqyptari mbi dhe. Por po kisht', besa, Shqyptare, Kisht' Shqyptare zemer bujare... Burra t' urte, trima luftare, Qi s' po u tutshin kta me deke M' erz a m'toke me pase me i preke. Perse, qe, qaj Ali Pasha Fort ka vra ato vetlla t' trasha, Ka vra vetllat edh' a idhnue, Burri i botes kur ka ndigue, Se n' Berlin asht ba pleqnija Nen kame t' Shkjaut me vue Shqypnija; Edhe n' Peje trimi ka dale, T' tane Shqypnis ka cue nji fjale, Qi shk'a krye, shk'a Bajraktar, Shk' a Vojvode e shpi e pare Fill me dalun ne Prizrend, Per me ngrafe aty kuvend, E, si motit, per, per Atdhe Me lidhe bese, me lidhun fe: Bese e fe me lidhe Shqyptare, Se pa dale Shqypnija fare, Sa qi n' fushe as ne zabel Mos te lehe ma qen ne stel, Mos t' kendoje as pule as gjel, Vendin t' huejve mos m' u a lshue, Shkjaut per t' gjalle mos me ju shtrue, Mos me vu kapice mbi krye: Mbretit fjalen me ja thye. Edhe n' lajm qi cpon Alija, Trup ne kame cohet Shqypnija, Shk' a Gegni e shk' a Toskni: Cohen krene e Bajraktare, Agallare e Pashallare, Me Vojvode e me Begllere, Trima n' za, burra me ndere, Larg t' permendun per urti, Larg te lypun per pleqni: E kush tok e kush pa shok: Si ata hyjt qi shkrepin n' qiell: Ne Prizerend na shkuekan fill, Prizrenjanet ku mire po i presin, buke e zemer ku po u qesin, Si zanat qi e ka Shqypnija, Kur t' u shkoje miku te shpija. E si tok na jane bashkue, Trimat m'kame atehere jane cue E kan dale ne log t' kuvendit, M' ato mojet e Prizrendit, Ku kan ndejun rend mbas rendit, Me Ali Pashen n' krye te vendit. Vall, c' piskati n' hije t' blinit, N' ato mrize t' Ljubotinit, Qi ushtoi vigma ashtu zallis? Ora e bardhe e Shqyptaris Paska kene n' nji gurre t' u la, Edhe e Mira paska pa, Se atje poshte-o ne Prizrend Kenkan mbledhe Shqyptaret n'kuvend; Paska pa ajo e kenka gzue, M' maje t' bjeshkes paska flutrue, Edhe n' giuhe t'ambel t' Shqyptarit Thirre i paska Zanes s' Sharit, Sa qi ushtue ka hapesira: A po ndien, moj t' rafte e mira! Moj shtat rrituna ne mjalte? Peja i' here m'ket bjeshke te nalte, Peja 'i here, per n' dac me pa, Shka s' ka pa as n' Turk as n'Shkja. Zana mire ate e ka ndie; Fluturim asht lshue n' ajri, I a ka behe m'bjeshke t' Ljubotinit, Sa rre' 'i here qepalli i synit, ku aty para i ka dale Ora, Edhe kapun dora--dora, Tue kuvende motra me moter, Na kan zanun vend m'nji koder. Vend m' at koder, si kan zane, Ka qite Ora edhe i ka thane: Se un, qi dijte e kam ma s' miri, Se ty p' rehere t' a ka dasht hiri Me t' kuvendun fjale burrnije, Me t'permendun pune trimnije E me njofte burrat e dheut, Qi per Fe e liri t' Atdheut, Vringllojn shpatat si vetima, Trandin boten si bumllima, Bajn anmikun copa e grima: Deshta t'thrras, moj vetull-njale, Mbi ket bjeshke nji here me m'dale, Per me t' thane se edhe n'dite t sotit Po kisht' burra porsi motit, Mos me u treme ne flake t' barotit, Mos me u tute n' vringllim t' celikut, Ball per balle m' i u turre anmikut. A i shef, poshte, atje n' Prizrend, Njata burra mbledhe n' kuvend? A thue i shef ea thue po i njef ?>> Un po i shof por nuk po i njof nuk po i njof, jo, se kush jane, Po i pergjegje e bardha Zane, Vec, mbas giaset, kish' me thane, Se ata Akejt na kenkan njallun Qi t' larget Trojen paten kallun: Pse edh' aj trimi n' krye te vendit, Qi po dan ne log t' kuvendit Porsi t' isht' nji rod drangonit, Fort m' i giaka Agamemnonit; Si p'r at tjetrin, pak pertej, Me ata dy mustake te mdhej, Krah e m'krah qi i paska lshue, E qi folka si tu ulrue, Kish' me thane se asht Diomedi. Fort ka qeshe ora me vedi, Fort ka qeshe e kshtu i ka thane: Se ata Akej, besa, nuk jane, S' jane Akej as s' jane Dardaj, As vigaj, as katallaj; Por jane Krenet e Shqyptaris, Krent e Gegve e t' Tosknis, Qi kan dalun ne ket dhe Me lidhe bese, me lidhun fe, Edhe m' arme kta me u shterngue, Europes fjalen m'i a poshtue, Qi me Mbret paska pleqnue Me dhane dore Malit te Zi T' a coptoje t' mjeren Shqypni. Sa p' r at trimin n' krye te vendit, Qi po t' dan ne log t' kuvendit Porsi t' isht' nji rod drangonit E qi i gjaka Agamemnonit, Aj nuk asht mori lum vasha, Tjeterkush vec se Ali Pasha, Qi per t' drejta t' Shqyptaris Vet i a nep zjarmin shtepis, E s'i dhimen nane djale: Per to jeten vete e fale. E nji tjetri, ma pertej, Me ata dy mustake te mdhej Me i preke m' shoq qi ka bri vedi, Aj nuk asht, jo, Dijomedi, Por asht Bajraktari i Shkrelit: Si njaj pyrgu m' balle t' keshtjelit, Qi s'e trande as topi as shpata, E i thone emnit Marash Vata. Jo qi ka aty burra tjere, Bajraktare, Krene e Beglere, Qi per fjale e per urti, Per trimni, e bujari Nuk i a lshojn vendin kurrkuej As n' Shqypni, as nder te huej. A e she'' 'i here njat burre zeshkan, Me kollcike e me fistan, Qi m' a ka synin si zhgjeta, Qi m' i bajn t' gjith t'u ngiatjeta, E qi folka ashtu pa u ze, Here tue mate, mandej tue pre: Qi prandej njat fjale qi e flet, Mbreti as Krajli nuk i a shklet: Pse edhe e tij bujare Larg permende asht n' toke Shqyptare Per kah pupla e per kah dija, Pa te cillat s' rron Shqypnija? Aj asht trimi Frasher Begu, Qi gjithkund, ku e qiti shtegu, I la nam aj Tosknis Faqe t' bardhe i la Shqypnis. Mandej vjen nji Qafeli, Prenk Bibe Doda, djale zotni: Per kah mosha, mjaft i ri, Por i vjeter per pleqni, Kur te doje me fole urti: Aj asht, Zane njaj Kapitani, Kapitani prej Mirditet, Per te cillin larg perflitet, Larg perflitet, larg kallzohet, Zi edhe bardh per te shartohet. Ateher vjen ne rend toptani, Qi edhe ktiji vojt zani, Per shka mire e zi qi bani: Perse i forti, si e din vete, Berlin ku kishin zane Mbreti e Krajlat, gjygj me i da Shekllit t' ngrate, ne gjak krejt la. Mir e zi punon n' ket jete, Kur t'i marre mandja perpjete. Per bri tij vjen prap Zogolli, Gjete Gege Shllaku edhe Begolli; Vjen Cun Mula e vjen Mar Lula, Njani Hot e tjetri Shale, T' forte per pushke e t'urte per fjale; Si aj Dode Preci prej Kastratit, Me at Vrijonin e Beratit, Edhe trimi n' za Deralla, Qi po i kishin fjalet e rralla, Por s' po cajshin shum kopalla Ku po isht' puna me qindrue, Me qindrue p' r Atdhe t' bekue. Por pertej, m' at tjetren ane, Aj asht, Zane, nji burre shkodrane: Asht Shan Dedai Dede Jakupit, Qi, si Ltinit, si Halldupit Rrumullak fjalen u a flet; Pse asht dere pushka gjet me gjet E s' merr vesht per Krajl as Mbret. Se ti, besa, mire po thue, Mori Zana me ligjrue, Se edhe n' sy jam tue e dallitun, Qi kudo puna me e qitun, Per pa e shkrepe ky s'kisht me u pritun. Vec un deshta ktu t' a die, Se kush asht njaj kime-zi N' dy kubure e n' nji harbi, Qi e ka vu ksulen m' nja'n sy E i ka lshue tirqit nan i. Sikur lshue s' i ka kurrnjani? Aj asht, Zane, Abdullah Dreni: Njaj, pa t' cillin s' hece kuvendi E i a dro t' keqen Prizrendi. Dro Prizrendi e dro Gjakova Rreth e cark i a dro Kosova; Pse fjale peng aj kurr s' ka lanun; pse per mik e bese te dhanun Vet i a nep zjarmin shtepis: Shi me Mbret pushken e nise, E as s' len marre Shqypnis. Dersa m' bjeshke te Ljubotinit Per nen hije t' mrazit te blinit Po ligjrojshin Zana e Ora, Krye me krye e dora--dora, Atje poshte ne Prizrend Abdull Frasheri, i Toske me mend, Kshtu ka te cile kuvend: Ene breshtet t' Kapitolit Dale nuk kisht'e murrte ulkoja, Per me i dhanun sise Romolit, Mbasi shame kje per dhe Troja: E atje larg, po, kah Urali, Nper ato breshta te larta, Sillej Shkjau, si shkerbe mali, Tue kerkue per molla t' tharta, Kur m' kto vise te Ballkanit Te Paret t' one, Pelazgt e motit Gjan e gjalle kullotshin planit Qet i ngitshin m' fushe te Zotit. Kishin frone e ligje te mara, E giate shtegut t'gjytetnimit Ishin shty ata larg perpara Q' me prendvere te rruzullimit. Prej kah fill zen rriba e Verit E m' Vezuv t' veshun n'gjineshtra: Prej kaukazit m' Shkam t' Doverit, Ku rri Albjona e pjeke gjenjeshtra, Fis ma t' vjeter kund nuk ka Se asht ky fisi n'za i Shqyptarit, Ne mes t'cillit punet e mdha Per Europe zune t'enden s'parit. Po, m' kto male e karpa t' ona S' parit Zeusi njerzit i rysi, E me augure te Dodona Egersin aj u a permysi; Ktu edhe s' parit Ore e Zana Nisen valle me vallzue, E nper vrrije e fusha t' gjana Zu Pegazi me lodrue. Ketu, Leka mati hapin Me i dale botes n' fund e n' krye, Edhe n' Hind e cpori vrapin Rrufen n' dore, vetimen n' sy: Si edhe Pirri, qi, mbrefe pallen E dale detin si duhi, Shi nen Rrome e shtroi hamballen Te tane n' krena Rromakesh t'ri. Kudo rrani turr Shqyptari, Mire aj lidhe me bese e fe, Atje lufta mori zhari, Atje gjaku rrmej nper dhe; E as s'u gjet kund mal a rrmore Qi atij hovin me i a ndalun; I ra zhyt aj vales mizore, Me arme n'dore nper flke ka dalun. Gal, Rromake, po dikur motit Kjene pershkue nper toke Shqyptare, Si edhe fiset e Ostrogotit Me ata slavt,kta dalshin fare! Por Shqyptari s' e perkuli I gjalle qafen nen zgiedhe t' huej: E lshoi token, ne mal dueli, Por te dheta s' i lau kuej. Porsi njaj tallazi i detit, Qi dynde mal e bardh prej shkume, Deke e mndere tue lane mbas vetit, Vjen e thehet m'kep t'ndo i gume: Njekshtu forca e cilldo anmiku |
'Qi desht dam t' na i sjelle liris,
Erdh e u thye m' parsme celiku T' bijve t' maleve t' Shqypnis. Pat kujtue Sulltan Murati Se Shqyptaret i ka lshue zemra, Se prandej po u rrin aj gati E rob t'zane po i shtron nen themra; Edhe dyndenji ushtri kreshnike, Te tane djelm t'regjun nder gjaqe: Bota mare eshtet prej frike; Kjan Europa, lott per faqe. Por n' ket pune u gjet gabue; Skanderbegu 'i rrfe prej qiellit Pallen zier atje ne Krue: Se c' vetun ka n' rreze t' diellit! E si ula tue buluritun, Shqyptaris i a lshon kushtrimin, Qi, shk'a burre, ne lufte me zbritun, Turkut m' arme m'i a shtype guzimin. Trup ne kame i a ban shqypnija, Mire nder arme edhe shterngohet, E si breshni e si duhija Fulikare mbi Turk lshohet. N' at turr t' tyne trendet toka, Tymi cohet nder mbi re, Bumbullojn male edhe boka, Rremen gjaku shtoj kurrne. Shtri m' fushe t' Dibers Janiceri E, si kau nen thike ta kandarit, T' u perpjeke per toke i mjeri Ka' e ndrydhe m'fyt kama e Shqyptarit, Aj e shef, sado qi vone, Se me dhune Shqypnija s' shkilet, E se rrejn ata qi thone, Se p'r Atdhe Shqyptari s' vritet. Jo pra, vritet, pasha Zotin! Nise Shan Deda, n' fjale t'u ze, Porsi vram asht aj gjithmotin, Kur kje puna per Atdhe. Edhe Mbreti te Stambollit Shqyptaret pushken i a kan vu, Sa here Turqit e Anadollit Paten dashe me u shkele, m'kanu. Ku t' a lype e mira e Atdheut E t' a hjeke lirija e vendit, Kush a nipash t' Skanderbeut, I c' do fes e i c' do kuvendit, Per t' a msy aj ka anmikun, Si petriti zogjt trumcake, E kudo t' vringllojn celikun Nuk len token pa e pergjake. Moce Shqyptaret me stalagtita, Lire gjithmone kta e kan shkue jeten; E se enden nata e dita. Se zen vjeta ne rend vjeten, Kta, pose Zotit t' nalte t' Empirit, Qi ushqen krijen e veshe lulen, Kryet der sod perpara nirit Ene kurr nuk e perkulen. M'kame, atehere,burra te dheut, Mbasi t' zott jemi me deke Per liri e ndere t' Atdheut, Prap zen Duli fjalet me i theke: Perse sod a kurr Shqyptari Gjan e vehten do t' baje fli Per Atdhe, qi ati i la i Pari, E per nder e per liri. Sod t'shtatet Krajlat edhe mbreti, N' at Berlin n' kuvend bashkue, E kan ba pleqnin n' mjet veti Malcin Knjazit me i a lshue; Me i a lshue Knjazit Malcin, Me na da ne vlla me vlla, Me na hupun Shqyptarin, Me na lanun rob nen Shkja. Kush a nipash t' Kastrijotit, Qi ka ndere e nuk ban kore: Burre, si burrat qi kjene motit: Aj sod armet te rroke mizore E te dale ne breg te Cemit, Prej kah Shkjau rri e na kercnohet, M' i a diftue botes e polemit, Se pa gjak Shqypnija s' shtrohet. Ktu s' do t'shklase, jo kama e huej; Kush, pose nesh,s'zen qe m'ket toke; Se na rob s' i shtrohna kuej, Der sa t' jemi gjalle me koke, Me eshtna t' one, po, na Shqypnis Nji muroje kem'per t' i a vu, Qi edhe topat e Rusis S'kan per t'mujte,jo m'e dermue. Abdyl Frasheri kshtu foli; Kur Mar Lula, i pari i Shales Nji sy zjarm, nji zog sokoli, Burre i zoti i pushkes e i fjales: I a pret fjalen n' log t' kuvendit: Se ti, pasha at Sh' Marrabe! Sa per t' dalun zot un vendit, Me m' qortue nevoje nuk ke. Pse, se a zanun kjo Shqypni, Un kam ndeje me pushke per faqe, E per vend e per liri Kam ra pre, kam bamun gjaqe. Kam shkue jeten si bishe malit, Zdathe e zdeshe edhe pa ngrane; Por as Mbretit, por as Krajlit Tungiatjeta s' i kam thane. Un kam ruejte gjuhen shqyptare; Un kam mbajte doke e kanu, E as per pare e as per timare, Gjak e t' Pare s' i kam mohue. Prandej, Shkjau me pase per t'msy E me dale kndej kah Shqypnija, ( Si po thone se ka vu sy ) Ka me u ndeshe, po m'arme te mija, M'arme te Lekve e t'Dukagjinit, Qi, me ndihme te Perendis, Kan m'i a thye pleqnin Berlinit, Kan m'i a pshtue lirin Shqypnis. Por pse m'thue me u vra me Shkja; Tue pase mrende na Anadollakun, Qi kurr t'keqen s'm' a ka da, Qi kurr qafet s' m' a hoq lakun: Qi edhe zemren m'' a ka tha E m' ka myte aj tate e nane, E shnjerzue m' ka grue e moter, E s' m' ka lane me u rrite djale n' voter? M'ka korre aren e punueme M'ka marre token e trashgueme, E tue m'ba kanun pacaver, M' ka marre qet po per nen laver, M' ka marre lopet me gjith vica, M'ka marre delet me gji' ogica, M' ka marre dhen e m'ka marre dhiz, M' ka tha vathe e m' ka tha mriz: Edhe sod m' ka vu leci, Mos me fole n'giuhe t't'Parve t'mi; E m' a man giunin mbi bark, E m' a repe shpirtin me cark Si mo' Zot, ma keq per mue, Nder thoj t'tij qi kam qillue?... Po a pse Turqit e Anadollit Duan te tallen ketij trollit, Na m'i a vu pushken Nikollit? Jo, per Zotin! - kjofte levdue! Se un Manov nuk kam qillue, Qi me dale e me luftue, Perse Krajli a perse Mbreti Duen te m'majn mue rob nen veti; Un luftoj vec per liri, Per erz t'em e per Shqypni: Se un t'huej'n zot s'e due ne shpi, S' due te njof as Krajl as Mbret: Mbret Shqyptari asht n' vend te vet.-- Te lumte goja, bajraktar, Ali Pasha, 'i trim bujar, Merr e i thote t' parit te Shales, Se ti lak s' i bake fjales. Se ti folke n' log t' kuvendit, Si po e lypte e mira e vendit. Per Shqyptare, si jemi na, Turk a Shkja te dy jane nja; Pse te dy, si Turk si Shkja, Ne me sy s' duem me na pa, Edhe jane per ne ne te hueje: Gjind, qi as vedit as tjerkuje Nuk jane te zott nji t'mire m'a s sjelle, As per dije e mende te kthelle, As per pune, as per tregti, As per t' mare ne gjytetni. Por, pse na te vogjel jemi, Pse kend fis as vlla nuk kemi, Na sod Shkjaut s'mund t' i bajm balle, Qi po do t'na perpije gjalle; Prandej, thom, se e lype e mara, Qi edhe sod na si perpara, Te rrijm njite me Mbret t'Stambollit, Per me i bamun balle Nikollit. Dikur dita ka me ague, Qi edhe Turku do t' marre m' thue: E m' ateher, shka a Toske e Gege, T' mlidhen tok, si kokrrat n' shege, E t' i a napin Turkut t' shtymen: Qi s'ndrron vesin, vec se qymen: E t' a lshojn krye-picingul, T' i a thejn zverkun ne Mosul. Pra, ju burra, un kish' me thane; Ktu fjale tjeter mos me zane; Vec me hi me shkrue nji leter, Me shkrue 'i leter m' kanu t' vjeter Per t' shtatet Krajlat mledhe n'Berlin: Qi, pa u shterrun Dri e Shkumin, Edhe Buena per pa u tha, Na per t' gjalle nuk rrim nen Shkja.-- Kshtu ka fole pasha i Gucis. Edhe Krenet e Shqyptaris Kan marre letren per m' e shkrue, Fjale per fjale kshtu tue e peshue: Ju qi jeni te shtate Krajlat, Edhe Mbreti i Stambolles, Falmeshndet Krenet e Shqypnis. Per njat gjygj, qi e kini bamun, Qi nen Shkja me vue Shqypnija, Pa shikjoni, se, per Zotin, Mund t'na bije ndo'i pune e keqe; Pse na rob s'i bahna kuej, Page e t' dheta s' lajm kuej. Njiket toke te shqyptaris Zoti vete Aj na e ka falun E as Taljanit marre s'i a kemi, As rremye s' i a kem' Francezit. As Inglizit, as Teutonit, Se ma slavit jo se jo, Qi vec dje ka ra n' Ballkan E kush di se ku e kpute zverkun: Si ajo vrula e kacalecit: Sod ketu, neser s' diej ku. Sa per Mbretin e Stambollit, Qi po thote, se Knjaz Nikollit Do t'i fale Shkoder e Malci, Mund t' i thoni se Shqypnija Nji shporte fiqsh nuk ka qillue, Per m' u a nda miqve peshqesh; Por asht toka e t' Parvet t' one, Asht Atdheu, po, i Skanderbeut, Asht Atdheu, po i Mojs Golemit E i atij Leke Dukagjinit, Edhe i Kukes edhe i Muzakut Edhe i Strezes e i Aranitit Qi e kan la t'tane me gjak t' Turkut. Prandaj s'ka as krajl as Mberet, Qi ket toke e fale a e shet, Der sa t' ket nji zog Shqyptari, Qi t' baje hije permbi dhe. Keshtu letren e kan shkrue, Edhe mire e kan palue, Mandej shtek ata i kan dhane Per Berlin, ku kishin zane Mbereti e krajlat, gjygj me i da Shekllit t'ngrate, ne gjak krejt la. |
Mehmet Ali Pasha
MEHMET ALI PASHA
Po rreh teli i vilajetit: Kush a Krye e Bajraktar, Kush a beg e shpi e pare, M'Kacanik e del m'Qafe t'Diellit, Hiq e eja ne Gjakove; Pse ka ardhe nji Pashe i ri E ka Ã* fjale te madhe fort Me u a thane Krenve t'Shqypnis Te konaku i Abdullah Drenit. Shkuen tri dit e shkuen tri net Edhe Krenet behen n' Gjakove, Njani beg e tjetri age, Kush Vojvode, kush Bajraktar. U kan pri nja dy zotni: Ali Pasha e Haxhi Zeka, Burra lidhe me bese Shqyptare, Si dy plume n'<<xheverdare>>, Fill te Pasha edhe kan hi. Ata mire i ka prite Pasha, Pasha Mehmet Ali Pasha. U ka qite duhan e kafe, I ka pvete per rob e shpi, E per treg e per bulqi Per mehmure e viqilade: Se si shkohej n' ket dhe jeta, Se a po kisht' me se m' u rrnue. Qatje vone po zen e u thote: Baba Mbret u ban <<selam>> Se aj jue u ka, po, hajmeli, Hajmeli bajtun nen sjetull: U rue porsi sy'n nen vetull. Vec se erdhen mote t' veshtira Si per mbret ashtu per Krajla... Ele ma qaj Knjaz Nikolla Nuk po i shef kund maje vedit, Ke ka ngele m'krepa t' Cetines Pip i lumt, pa gja mbas shpirtit, Me i u dhimte gurit e drunit. Prandaj Krajlat jane mendue, Jane mendue e e kan pleqnue, Me i u lute Mbretit t'Stambolles, Qi t' i a lshoje kund kah Shqypnija Ndo'i grime djerr, ndo'ipllame toke buke, Sa me pase ku me gjellisun; Pse,vallahi! ngusht ka ra. Edhe Mbretit, i u rritet jeta! E ka ba me mend Pleqni, Me i a lshue Malit te Zi Hot e Grude, Plave e Guci... Pasha Zotin! ka gabue, Zu Ali Pasha tue u idhnue, Se kjo pune qi s' bahet kurr: Se gja e shkrete s'ka mete Shqypnija, Qi me u dhane bakshish nder Krajla. Shqypnin Mbreti s'e ka shtrue Me arme n' dore, si viset tjera, Tjerat vise te Balkanit: Por ortak u ba aj me ne, Tuj u lidhe me bese e fe, Se aj Shqypnin e njef Shqypni; Se s'na lot kanu'n e t'Parve: Se s'na preke nder doke t'ona, E se na ati i shkojm n' ushtri, Kurdo lufte t' i qese anmiku. na edhe besen i a kem' majtun, Ku ka thane, na i kemi shkue: Se n' Jemen na kem luftue: Me Junan na jemi pre; Jemi gri me Armen e Shkja, Pa nji t' mire, o Zot! per vedi; Se ktu s' ke kurrgja per s' mari: Vendi e gjindja lshue pa zot: Hajni e cubi ndeje mbi post: I pafaji vjerre m' konop: Gjaja hupe nder thoj t' murtatit: Erzi i burrit per dy pare: Kryet e burrit p'r'i cingare. E sot dashtka baba Mbret Me Shqypnime bam aj ndere, Thue i shporte fiqsh kjo ka qillue, Ani kuje? Malit te Zi!... A din shka, ti Pasha i Mbretit? Ngarko rraqet per Stambolle Se ky, po, asht nji vend i eger E po t'njitet kund ndo i ferre... Sa per caqe te Shqypnis, Kto kahere kan vendue: I ka ngule shpata e Shqyptarit, E njaj Knjazi i Malit t' Zi S' ka me i shkule, mor' pasha Zotin! Me i u ba dhami sa derrit. C' ka qite Pasha edhe i ka thane: Se ti kenke i' Arnaut i cmendun, Dalun Dinit edhe Imanit: Pse kshtu Turku, bre! nuk flet. Ani kush << ortak >> me Mbretin... Do kocake, do cuba malit, Per t' u vjerre te gjith m' konop. Haps, bre! derrat ktu ma i ba; Pse, mos t'isht' Mbreti i Stambolles, Dielli drite s' kishte me lshue, E as s' merr fryme krajl permbi dhe: Jo ma<<ortak >> Mbreti me u ba Me maloke cuba Shqiptare.. S' ka Shqyptare as s'ka Shqypni: Vec ka Allah, Mbret e Turki! Vrik ka hi caushi i zaptive, E i ka reshe burrat perpara, Si bariu qi reshe bagtin, Kur prej mbramjet dredhe kah shpija, Edhe n' burg, ku lidhet kali, I ka ndry Krenet e Shqypnis. Pune e keqe, pasha buken: S'asht per burra hapsi as shkopi: Per ta a shpata ase konopi. Por se shka, se puna e keqe Ajo vjen, po, tuj u shtue: Nise currel e bahet prrue. Prandaj Pasha ka gabue Haps me i ba Krenet e Shqypnis; Perse toka nuk pat plasun Qi me i qite vedit mbi dhe E kurrkush mos me u ra mbrapa, Por kan gjind e kan robni, Por kan fis e kan vllazni, E ata gjindt e aj fisi i tyne, Thone,s'i a barin t' keqen kuej. Kshtu qi Mehmet Ali Pasha Ka me ra, thom, nji dite ngusht, Ka me kape aj kryet ne grusht, Per shka bani m' Krene t' Shqypnis. Pse t'bjere ngusht nji pashe i mbretit, Ka ndo 'isend e s'ka ndo 'i send; Vec un drue p'r Abdullah Drenin, Qi tue mbajte ashtu gjarpnin n'gji, Q'se i ka vojte Pasha per mik, Mbrende t'u erre e mbrende tue zbardhe, Tuj u kndelle ne buke te tij, Drek e darke ka nji ferlik, Cile e zemer ka 'i <<misnik>>, <<Gjak e vjame>> der m' kupe te giunit Buke Shqyptarit mbas kanunit: Un po drue, se Abdullah Drenit, Nper at mik qi man te shpija, Mund t'na i bije ndo'i pune e keqe; Perse bese un s'mund t' a za, Se nuk lot Shqypnija e Eper, Se s' po lot Shqypnija e Eper, Per me i pshtue ata Krenet e veta; Per me ba qi aj Pasha i Mbretit Fort te bindet prej vedvetit Per shka bani m' Krene t' Shqypnis. Po, por shka,se Abdullah Dreni Vshtire se len m'i a shkrrye kush mikun: A i Gjakovas, nuk ban marre, Pse edhe e ka pushken zanat. Prandej, thom, se nuk do t' ngiase E n'Gjakov rrebte do t' kersase, Pse halis i u dha kushtrimi M'kacanin e del m' Qafe t'Diellit, C' merr prej Sharit m' Buletin, Me rra turr m' pazar t' Gjakoves Tym per shpi ka i' burre me arme. E t' ka rra Peja e Kosove, E t' ka lshue Reke e Rogove, Ka lshue Gash, ka lshue Krasniqe, Asht dynde Plava me Guci E t' kan dale m' at fushe t' Gjakoves Porsi miza per kercune. Ani shan s' largut anmiku, Se kurr bashke s' bahen Shqyptaret! Preki Ã* here ti m'toke te t' Parve, Preki i' here ti m' erz te fisit, Edhe ty kan me t' diftue, Se si dijn kta me u bashkue, Se si bijn kta m' shpine t' anmikut, Thue, a ajo lava e Kacanikut, Kur ne Shndre t' a foroj zija. Qe, edhe Pasha, Mehmet Pasha, Pat mendue n'Stambolle me vedi, Se Shqyptaret m'godi s'mund t'bijn: Por se tash, qi a aj vete tue pa, Se sa behi pika e djalit M'ato rranxat e Gjakoves, I a ka vu, po, gishtin kres, E ka nise aj me u pendue Per shka bani m'Krene t'Shqypnis. Vall, po i thote Abdullah Drenit, Shka ka rra sod gjithky nieri? A jane krushq ardhun per nus? A jane axhamit e Mbretit, Qi po shkojn me u veshe nizame? T'u ngiatet jeta, po i thote Duli, As s'jane krushq ardhun per nuse, As s'jane axhamit e Mbretit Qi po shkojn me u veshe nizame; Por jane djelmt e Shqypnis s' Eper, Qi kan ardh me fole me ty, Per do Krene qi t' kan pase nisun E qi kthye s' u kan te shpija. Asht vra Pasha kur ka ndie, Se atij mendja s' i a pat pre Qi n'Shqypni aq nieri pshtiellet, Per t' ram mbrapa punve t' veta. Shka i tha, at here, caushit t'zaptive? Shpejt mai lshue Krenet e Shqypnis, Perse... fale i paska Mbreti Edhe Krenet kan dale prej burgut E pa lype m' Pashen me u pjeke, Fill kan vojte m'a fushe t' Gjakoves, Ku kan mledhe halin n' kuvend E kan nise te bisedojn: Si t'i a bajm e tek t' i a bajm, Se ne Mbreti na ka shitun Na ka shitun Malit t' Zi Per nji rrotull gurabi. E ky Pasha, Mehmet Pasha, Ky edhe ardhka prej Stambollet, Per me i dhanun Knjazit dore M'Hot e m'Grude, m'Plav e m' Guci. T'tane halija thote nji fjale: Se Shqypnin s' e lshojm per t' gjalle: Se na desim t' gjith si jemi, E n' dore Knjazit nuk i vemi: Se edhe Pashen e Stambolles Ketu e duem, ', m'i ba na gjygjin: T' a marre vesht Krajl edhe Mbret, Se Shqypnin kush s' na e perket! Haxhi Zeka at here asht cue, Ka marre fjalen t' kuvendoje: Dere ne za asht shpija e Drenit, Ku han buke i verbte e i shkepte, Edhe trim asht Abdullah begu: Mire asht lajmin, m' a cue, A na lshon pashen n' dore gjalle, A i a lype Shqypnis per mik Burre i urte ky Haxhi Zeka, Burre i urte e flet arsye, Pse miku s' i pritet kuej, N'dashte Shqyptar, n'dshte nieri i huej, Pa e ba dert ke i zoti i shpis. Ka shkue lajmi m' dere te begut E i ka thane Abdullah begut: Ti qi je Abdullah begu, Falmeshndet po t' con halija: Njat murat, qi ke te shpija, A thue ban n' dore me na lshue, Perse e kem' nji gjygj me te. Ka qite begu edhe i ka thane: Se asht murtat, se s' sht murtat Ku t' a diej ket pune i mjeri, Pse, vallahi! pvete s' e kam. ? |
Ket zanat s' m' a ka lane baba,
Me i pvet miqt un se shka jane. Se shka jane e shka nuk jane: Se kah vin e se kah shkojn: Shka punojn e sa rrogojn. Vec, po, 'i pune baba m'ka msue; Miqt per t' gjall un mos me i lshue. Po t' me lype halija mue Gjithku e kam un gjan e babes, Po i a lshoj me mal e vrri, Po i a lshoj t'eger e t' bute: Po i lshoj token me gjith shpi, Po i lshoj plemet me tagji, Po i lshoj vathen me bagti, Dhen e dhi un po i a fali: Erz e shpiert e mik s'i fali! Asht cue lajmi edhe ka shkue. Begu n' kulle mire asht ngujue. Me miq t' vet e pesdhete Fande, T' zott me brejte hekur me dhame: Mjaft me thane qaj Oshi i Nuros, Qi po i kisht', po, nja tri zemra, E po e kisht'synin rrfe: Qi s' la Pasha me thye kanunin, Qi s' la beg me fike katundin, nuk la age me ba placke grunin. Vall, c'ka thane hoxhe Korenica: Pa ndigio, ti Oshi i Nuros, Qi je Fande e ha kuvend, Edhe din si hece kanuni: A m'i thue ati' Abdullah Drenit, Le t'na lshoje Pashen e Mbretit, Le t' na lshoje Mehmet muratin; pse per mik hasmin e vendit Nuk e zen kanuja e Maleve! Oshi i Nuros m' at frangi: Se, manat, hoxhe efendi, Mue ktu begu s' me ka pru, Me prite peng, me da kanu, Mbasi as doke s'po isht'n'Shqypni, Me lype mikun me pleqni, Por me pushke, barot te zi. Vec se shka, si m' duket mue, Per Shqyptare kund giase nuk ka, Mikun shoqit me i a nga; Pse fale nieri tate e vlla, Fale te shame e fale te rame, Por jo mikun n' buke e n'krype: S' e ban mikun mish per krraba, Si s' e ban as Dulo Dreni, Qi bjen n' zjarm e qi bjen n' uje, Edhe mikun s' i a fale kuej, Si tash << huta>> te difton. Edhe << huta >> bani <<bam>>. Lum e lum per t'madhin Zot! Kur ka krise kjo<<huta>> e Oshit, Se c'ka ushtue Suka e Cabratit, Se c' asht dridhe qaj Gramoleci, Se edhe lufta c' asht ndeze zhari, Me Shqyptar t'u vra Shqyptari: Shqypetaret, po, t' u vra n'mjet veti, Per nji Pashe qi cueka Mbreti. Eh ate Zoti m'a marrofte! Perse i huaj, kushdo qi kjofte. Aj gjithmone a augur i zi Per te mjeren moj Shqypni, Si njaj korbi qi ndiell zi. A she'i here, sa e zeze nji prove Asht t' u reshe sod mbi Gjakove Neper shkak t'nji nierit t'huej, Qi vec dam se i t'mire s' suell kuej? Keq nper te Shqyptaret ngatrrue, M'shoqishojn kta m'arme kan lshue: Aj, t' a vras Pashen e Mbret; Ky, t'a pshtoj Pashen e Mbretit. Njani thote: me ka ra mik; Tjetri thote: e kam anmik, Edhe thejn nper te rradaket, Si t' i'n poca a kunguj Vraket: Si mo' Zot ma kaq per ne, Qi n' vend t'lidhim bese e fe, Me u vra na me Turk e shkja, Jete e Atdhe qi na kan tha, Cohna e vritna vlla me vlla! Keq asht mikun m' i a pre kuej, Keq asht lajmin m'i a nga kuej; S'bje n' faj lajmi, as giobe nuk lan; Por ma keq asht me vra vllan. Prandaj keq a e si a ma zi, Kshtu Shqyptaret sod me u perzi E me u gri kta ndermjet veti, Per nji Pashe qi cueka Mbreti: Per nji pashe, p'r 'i nieri t' huej, Qi vec dam se i t'mire s' suell kuej. Pse edhe, besa! asht ba shum gjak: Kan mete gjindja nper sokak, Nper sokak e mbi cardak, Mjaft me thane, se aj Oshi i Nuros Nper ato frangija t'kulles Njiqind vete, po, me te njehun, Me dore t' vet i ban t'dekun, Per t'pshtuem jeten nji <<halldupit>> Ndoshta ndoshta, rod magjupit!... Plot tri dit e rrafsh tri net Krisi pushka nper gjytet, Der qi s'mbramit kulla u muer, E u vra pasha, mshile ne kjuer. Sa per Pashen , drejt po u tham, Kurrnji grime un dert s'po kam; S'' po kam dert, as s'm' vjen e vshtire: T' i'n kene dy, edhe fort ma mire; Vec un kjaj Abdulla Drenin, Shaqir Currin, Ram Rrustemin, Edhe kjaj Oshin e Nuros, Qi per mik e shkrine vedin Si zanat qi ka Shqypnija. At here tok asht mledhe halija, Edhe fjale Mbretit ka cue: Pa ndigio, ti lala Mbret, Shka po t'thote halija e Kosoves: Se t' a cojsh ndo'i Pashe n'Shqypni, Per t' i a dredhe lakun bakeqit, Per t'i a shtruem udhen shtektarit, E per t' cile kishe e xhami Per<<dintar>> e <<kryqali>>, Ani shka mundesh m' e cue; Pse ene doret s' t'kemi dalun. Por, sa per me da Shqypnin E Nikolles m' i a cue <<peshqesh>>, Pasha Zotin ! lala Mbret, nuk ke pse con Pashe n'ket dhe, Pse t'a vrasim, pa dy fjale, Si t'kem'vra Mehmet Alin. Lajmi s'vritet,thote kanuja; Por na ty nuk kem'ku t'marrim: Do t'vrasim veqilat t' ue, Po vun dore kta me na shite, A<<bakshish>>me na dhane t'huejve. Kur ka vojte fjala nder Krajla, Se shka bane Shqyptaret n'Gjakove, Po ky kom, kan thane, vall c' kenka? C' kenka, vall, ky kom Shqyptar, Qi 'i grusht njerz, t'vobege tue kene, ( Fare as fis t'cillve s'u dihet E as emnin na ndie s'u a kemi,) Guzojn t'thejn fjalen e Krajlave Edhe ata t'Mbretit t'Stambolles |
L U G A T I
L U G A T I
Knjaz Nikolla, i'burre me koke, Ka ndolle sande disi n' qoke E po i kandet me ligjirue, Ndaje te votra bashke me grue, Mbasi darka ka marue E shkuen fmija n' shtrat me ra, Kush tue cijze e kush tue kja. Si, pra, buke nji here ka ngrane, Per ure voters pshtete m'nja'n ane, Zhgjeshun brez' e ashtu ne t'holla, Kalle kamishin Knjaz Nikolla, Edhe rrin aj m' njanen bri, Tash duhan, tash vene tue pi: Pocin ngete ka n' frangi: Tash tue ngrane do kshteja t' zeta Qi milena me duer t' veta I a qiron e i a ven para, Si per grue qi e lype e mara. Aty, at here, tuebisedue, Po zen grues aj m'i u levdue: Se kshtu Turkun un e theva: Ktu i bana, atje i a ktheva: Se edhe Krajlat mue me duen: Serbi e greku mue me druen; S' e marr n'dore un per Bullgarin: Do t'a marr edhe Mostarin: Do t'marr Shkodren e Prizerend Krajl do t'bahem pernjimend, Edhe n' Shkoder do t' za vend. Ty do t' baj un nji Mbretneshe: Ma dollame nuk ke me veshe, As s'do t' vejsh ma kacilite, Por krejt n'ari ke me shndrite, E do t' vejsh kunore mbi krye, Nji dite udhe larg me t' shkelzye; Pse ma trim se mue nuk ke, Kahdo shkrepe dielli mbi dhe. Qeshe Milena me 'i gjyse gazit Per kto makllada t' Knjazit, E as s' i bahet, jo, me i ndie, Perse i dajn t'tana kllapi, Qi i flet Knjazi, vene tue pi; Prandaj rrin ajo pa za. Me gjylper carap tue ba. Vec ma vone nise me kuvendue: Qyqja nieri,shka me kene! Me tzi fmin kam vu me ra, Pse, me giase dishka kan pa E kaq fort t' mjert jane trishtue, Sa s' ndigiojn me fjete pa mue. Shka kan pa, Knjazi po e pvete, Qi s' ndigiojn vetun me fjete, Mbasi na, edhe, ktu po jena? Nuk e diej, pergjegje Milena; Vec, si fmija duen me thane, Sa kem' kene na buke tue ngrane E neper kthina ata tue luejte Paskan pa nder shtama t' uj't Struke te stjolli, ndeje kacuk, Nji me callme, si me kene turk, Me tesbih e me cibuk, Edhe krahve lshue nji qurk, Qi, zbe n' ftyre e buzkerveshe, Tue qite flake nper sy e veshe, Rrite fmijve t' u ngerdheshe. A mos t' jete, qyqja! lugat? Pse po flitet neper fshat, Se nji turk kamatxhi, I pabes e faqezi, Diku atje Samoborrit, Kenka cue lugat prej vorrit, Hokubet me u pa me sy. Hik! mo'i thote: a i ke mendt n'krye?... Se lugat n' shekull nuk ka. Kush e di se shka kan pa. E u asht ba ferra << Brahim >>: A se, ndoshta, ndo' i kulim Do t' jete ba nder ta surrat E u asht shti tjerve lugat. Kush ka deke e hi ne dhe, Aj nuk kthen, jo, ma nder ne. Vec se jeni, po, ju grat, Qi kto dokrra i qitni m' t' that, Kur te mlidhni ju te hini, Edhe fjale e hale mos t' gjini. Per me fole per shoqe t' ueja. S' ka lugat as shtrige, lum grueja, E un jam n'hall, po, me te gjalle, Se per t'dekun po t'baj palle. Si ?...s'ka shtriga e s'ka lugeten?... I a nisi grueja prap ne e veten. Per lugeten nuk e dij, Pse gja kurr s' kam pa me sy. Vec nper gjind un shka kam ndie: Por per shtriga s'ke shka m' thue, Pse un t' anjof ma se nji grue, Qi ktu mbrende, po, ne cetine, (Ndoshta, ndoshta ndo i kushrine..) Dalin naten porsi shkndija, Edhe futen mbrende nder shpija, Prej pullazit nper oxhak, E u a zane gjindes frymen njak; Qi, mandej, kta duen me thane, Se n'gjume<<ankthi>> ata i ka zane, E s'asht tjeter vec se shtrigat, Qi u a lshojn te mjerve t' ligat, Ke shkojn naten rreth e okolla. Prralla! prralla! thote Nikolla T' tana prralla edhe kopalla; Perse shtriga a'ka kurrkund, As n'gjytet as ne katund... A din shka, ti moj burrneshe? Zen ma vone knjazi tue qeshe: Mbasi shtriga ka po thue, A m'i lshon kto shtriga mue E, perzet! le t'm'perpijn gjalle... Por m'i zgidh me dhame e tmalle, E jo rrole per bri hinit, Qi s'mund t' brejn as gjeth purrinit... Hajt, he i ngrate! Si te shkoi jeta Me pallavra e fjale te shkreta, I pergjegje Milena at here. Un jam n'hall per fmij te mjere, Qi i ka kapun sande friga, E ti m' qet dokrra per shtrige; Jo kshtu i drue, jo kshtu s'i drue... Cou me ra, pse vone ka shkue: Se edhe fmija jane tue m' prite, E un do t' gdhij neser me drite, Per me i bamun ranget e shpis: Pse, po kje qi e zoja e shpis Vete s' u del punve perpara, Aty s'resht kurr e mara. Kshtu i thote gruja si n'merzi, Mandej zjar' e mlon me hi; Shpute e lamsh i qet ne shporte. E pa tjerre fjale tjera torte, Me nji za si n' gjyse t' marazit. <<Te mire nate>>ajo i thot Knjazit (Do giuhe t' cillit zjerre kisht' pija,) Edhe shkon me ra te fmija: Me 'i tubue djelm e me 'i varg vasha, Shtri nen petka rresht si brasha. Qeshe Nikolla nen mustak; E per t' vum punve kapak, Merr e mushe edhe nji gote, Edh'e shpike e e ban zollote. Mandej pocin ndryn n'frangi; nden kamishin nen sergji, Mbasi llullen shkunde i a ka. Edhe shkon n'ode t'vet me ra. E, si lodhe qi kishte kene, Ku me pune, ku me at pike vene, Qi pat pi sande ma teper, Me 'i here mendt ju bane leper Edhe fjet, e pa i a ngiate, Nisi t' madhe me gerhate. Kur, qe, aty t'u ba mjesnate, Po i del gjumi Knjaz Nikolles, Edhe shef aj n'mjedis t' odes Nji si nieri ndej ne kame, Me nji mjekerr giate nji pllame, Edhe barkun sa 'i fund sheke, Pshtjellun shtatin n'pelhure deke: Qi, si surflli ftyret zbe E tue ardhun era dhe, Rrite Knjazin tue e shikjue, Me dy sy qi me t'trishtue, Si gastarja cangullue. Neper ftyre, mande', e mbi duer, Aty ktu edhe mbi pelhure Kisht' do njolle gjaku t' zi, Qi per mnere m' te kishte ngri E me qelb bashke ishte tha. U trem Knjazi kur e pa E t' perqethete shtatit i ra. Floket i u cuene shllunge perpjete; Nisi fryma m' i u zatete E e mloi djerza.Kishte mete Tue kqyre m' te, e as nuk isht' tue mujte Prej trishtimit m'vend me lujte, Pse edhe m'<<kryq>>disi ishte kpute Kaq per mndere qi 'i here kje tute. Por kame-kame, qe,nise lugati Me i u avite Nikolles kah shtrati. Knjaz Nikolla aty i rrin gati E fill doren con m' kubure, Qi e kisht'vjerre nen nji figure, Edhe don aj zjarm me i dhane. Kur lugati nise me i thane: Mos e ven doren m' ngaskeqe! Nuk t' kam ardhe me mende t' keqe As me t' carte as me t' trazue: Un kam ardhe ktu me t' kallxue Disa pune, qi tash kan bijte E qi mire per ty asht me i diejte, Ashtu mue si m'dan nenshtrasha. Un ajm Mehmet Ali Pasha, Qi m'pat nise Mbreti n'Shqypni, Per me i lshue Malit te Zi Hot e Grud, Plav e Guci Si n' Berlin kje ba pleqni. Por, kur mrrina ne Gjakove, Aty e zeze mue m' gjet nji prove; Perse Krenet e Shqyptaris, Me Ali Pashen e Gucis Nji be t' madhe po e ki'n ba Plak e i ri ne lufte me rra; Burre e grue, po, n'luft me u shue E ato Male mos me i lshue. Prandaj vete aty kur shkova, T'u cue m' kame te tane Kosova, Peja e vogel ' dhe Rrogova, Edhe mue m' rrethuen nji rendit Shi ne shpi t' Abdullah Drenit: Ku mue t' mjerin me kan vra, Te tane n' gjak mue me kan la, Si me sy qi je tue pa. Pra, tash tjeter ty s' t' ka mete, Vec kto Male me i marre vete, E me i marre me pushke per faqe; Pse, pa i ba nja disa gjaqe, Per pa i djege disa bajraqe, Toke Shqypnijet n' dore nuk qet: Sod Shqypnija asht ba <<Milet>>. Besa, at here, po i thote Nikolla, Mbasi vete s' mujtka Stambolla Kto Male me m' i lshue, Puna giate,thom, ka me shkue: Pse, si vete ka mujte me pa, Qysh se n' gjak krejt kenka la, Me pushke n' dore s' merret Shqypnija. Vra ne ftyre mehmet Alija E prej pezmit tue qite shkendija, Tue kercnuedhamet prej marazit, E vertete, po i thote aj Knjazit, Se, medje ka me t' u dashte N'lufte me thye ma se nji rrashte E me hjeke shum e shum zi, Para se te hijsh n, Shqypni: Pse, Shqyptaret, e diej edhe vete Se jan trima e per ket jete Ata rob s'i shtrohen kuej; Por me pase me i msy pa buje Edhe n'moh naten me u ra, Tash qi ata 'i here jane shperda, Un kujtoj se me pak gjqe Puna ty te del per faqe, Edhe hin ngadhnyes n 'Shqypni. Prandaj mlidhe shpejt nji ushtri, Edhe lsho n' Plave e n' Guci, Naten n'terr befas t' u ra, E si n' gjak Plaven t' keshe la Edhe zhbi t'a keshe Gucin, At here merr e msyj Malcin. Me tagan, me une ne dore, Edhe shkimi ata Malcore; Pse, pa i shkime ata Malcore, Shkodra ty s' te bje ne dore. E as s' ke ngae, jo, me u hutue, Pse Shqyptaret kan nise me u zgjue, Kan nise shqyp kta me shkrue: Kan nise t' flasin per komsi, Per kombsi e per liri, Per liri e autonomi; Edhe gjate, thom, nuk do t' shkoje, E Shqypnija do t' kerkoje Me dale m' vedi, si Serbija, Si Greqija e Bulgarija: Mbasi ka edhe ndonji Mbret Qi Shqyptaret aj po i perget, Ku me para e ku me fjale Turkut dore ata me i dale. Prande' at here ti s' ke me mujte Gurt mbas d' shirit t' and me i luejte; Pse do t'dale kushdi se kush, Qi e ka vu ka dit m' rabush Shqyptaris me i dalun zot, Edhe gurt aj ty t' i lot. Por, po mujte nji here sot Keto Male me i pushtue, (Qi ty dheske te jane perore,) Jo vec kto ma s' t' dalin dore, Por, me kohe e me dredhi, Edhe n' Shkoder ke me hi. Pse do t' diejsh ti, lum Nikolla, Se e ka ba pleqni Stambolla, Ty ma para, edhe Serbis, Si edhe Krajlat te Greqis: Grekut,shkjaut, po, edhe Bullgarve, Me u a lshue n'dore toket e Shqypnis, Se me u dhane lirin Shqyptarve. Kshtu Nikolles i tha lugati! Edhe tjeter nuk i a ngiati Por u zhduk aj neper kthine, Tue lane mbrapa nji qelbsine, Qi der vone u ndie n' Cetine. Knjaz Nikolla at here u cue, Shpejt u vesh edhe u shterngue, Edhe duel naten per hane, Por me u pjek m' at Mark Mila'n: M' Mark Mila'n aj per me u pjeke, Me te fjalet per me i perpjeke, Se kur n'Plave me qite ushtrin, Se kur n' gjak me la Gucin, Se kur flake me ndeze Malcin, E se si m' e hupe Shqypnin: I hupte Zoti pernjimend Knjaz Nikolla edhe gjithkend Qi mendon e sharton zi Per te bukuren ket Shqypni. |
Marash Uci
MARASH UCI
Te nji mriz, te nji lajthi Kishin ndollun tre bari Dy me dhen e nja me dhi, Njani plak e dy te ri: Marash Uci e t' bijt e Calit: Dy djelm t' lete si shpezt e malit. Marash Uci i Uc Mehmetit, Ane e m' ane i kisht' ra detit Kishte pa pronet e Mbretit Cak prej Hotit tue zane filli Der ku piqet buka m' dielli; Pse, sa kje Marashi i ri, I pat dale Mbretit n'ushtri Me arme n' dore, me zjarm ne gji, si qi doke asht ne Shqypni. Burre i forte e trim si Zana, Armet i kjene atij baba e nana: Babe tagani e nane breshana, Vlla e moter dy pistolet Dy gjarpnusha prej Stambollet. Ky kje lypun edhe gjetun, Pat kene thirrun edhe pvetun E n' kushtrim e n' gjygj t' bajrakut, E nder pre marre Karadakut; E kudo qi i doli prija Aty i dajti edhe trimnija. Por, si kripit i ra bora, E la kama e e la ate dora, Edhe i shkrefi armet besnike: Njato arme qi n'kohe jetike Pa'n kene ndera e Arbnis kreshnike: E na doli bari malit, I shmrijak me t' bijt e calit. Prore Mashi djelmve t' Hotit U kallzote punet e motit, Punet e motit, pune trmnije: Si Shqyptari mbas lirije E mbas beses e s' bardhes Fe Bate deken si me le; E u permendte Ora e Zana, Edhe u thote shum pune t' mdhana, Per lugat kur zehet hana, E per lufte, qi me drangona, Ban kulshedra n' vise t' ona; Edhe i njifte aj me s'mirit Sa drangoj jane rodit t' nierit Mbi Rane t' hjedhne e m'Ure t' Vezirit. Prande' e dojshin gjith barija E ndigiojshin fjalet e tija Si kah pushka ashtu ka' urtija. Por shka, Zot, ka Mashi sot Qi na a vra e nuk ban za? A thue i ra bisha nder berre, Ja se toket i mbeten djerre, Ja i punoi t' ngratit rreziku Pa buke n' shpi m' e gjetun miku? Uku n' berre s' i ka ra, Pse kurr Marashi s' u a da: Nuk kisht' mbetun ky pa e pa: M' e pase pa edhe e kisht' vra. As s'i mbet ktij n' dere borxhlija: Me 'iqind dhen qi ka te shpija S' lan borxhli me i vojtun t' birit, Edhe miqt i a pret ma s' mirit; Si edhe qet qi i ka si buje S' i a lane djerr token kurrkuej. Por as vete shka ka s'e di, Vec se u thote shmrijakve t' ri: <<Pa ndigjoni, o djelmt e mi: Diku 'i pune sod m' ka qillue, As nuk kam si rri pa shkue; Nji here pse me pase per t' pshtue Zogu dore, pasha mue! Vone e vone ke per t'a zane, Fjale i mocmi si e ka lane. Se sa rrij as vete s' e dij Se nji jave ase nji muej, Zoti e di, nuk mund t' a quej. Por n'kje thane prej Perendije, Mos me shkele un ma m'kto hije, Mos me u zane ma pune trimnije S'bardhes kohe qi ka prendue, Ah ju, u kjosha true Per Njate qi vran e kthill Me m' a mbajte ju sod nji kshill. Amanet un jam t' u lane Me ruejte gjan me kqyrun sta'n, Armet e mbushne mos me i dhane, Me shoke t' uej kurr mos m' u zane, Mos m'u zane as mos m' u nga, Pse n'dite t'ngushte kta u gjinden vlla Si me pushke, ashtu me uha. T' huj' n me fjale mos t'a poshtnoni; Buken para, por t' i a shtroni N'Shqyptari si a kene Zakoni: Me i besue mos i besoni! Edhe n' mend kinje nji fjale: Zemers s'fryt me i lanun dale; Fjalet per paje kurr mos me i ndale Ujit turbull mos me i ra, Mos me dalun n' va t'pa va; Me i u ruejtun rrases se lmueme, Me i u rujtun shakes s' terbueme, Me i u ruejte, po, grues se lshueme; Vendin t'uej m'e dashte perore, Me ruejte bese, mos me carte ndore.>> Kshtu tha Mashi, e n' kame u cue, Vu xhurdin edhe u shterngue, Edhe i njiti armet mizore Njato arme qi s'dijshin ndore, Pse n'dore t'Mashit guri Vlore Ndezte flake, po, flake vetime, Epte gjame, nji gjame bumbllime, Porsi rrfeja kur shkrepe malit. Lamtumire! thote djelmve t' Calit Ven breshanen mbi cep t' krahit, E t' u djergun hijes s' ahit, Hijes s' ahit, bri njaj shpati, I a behe n' Stare n' krye t' sahatit. Po, Zot. Mashi ka ' a tue shkue. Qi nper shpat e neper prrue Po vjen hapin tue shpejtue Thue 'izet vjet s'i ka kalue? N' Gjenoviq Marashi a nise Ke Cun Mula me konise, Ke Cun Mula shpi e rrepte Ku han buke i verbet e i shkrete; N'at fis t'Hotit, shpi e pare, Djale mbas djalit Bajraktar. Prej mjesditet tue ra dielli, N' Gjenoviq kapet aj filli, N' Gjenoviq te kulla Cunit, N' at kulle t'bardhe mbi krye t'katundit. <<Mire se t'gjaje, or Cuni i Mules!>> Po i thote Mashi n'dere te kulles; <<Mire se vjen, ti Marash uci!>> I a kthen Cuni: Po ty c' t' nguci Me lshue gjan, me lanun sta'n Kshtu m' u djerge zhegut m'ket ane? A asht gja t'keq? a vec po drue, Pse n'arme sod po t' shof shterngue? <<S' a gja t'keq jo, nder bari; Por nuk dij si a per Malci... Zoti mire ka m' e punue, N'kjofte se besen s'kemi lshue. Kam ken n'Shkoder mbrame kam ardhe, Ke qaj miku faqebardhe, T'cill'n e njef ti prej q' kah motit, E m' ka marre besen e Zotit, Me kuvende me Krene te hotit, Per nji fjale, e jo ma vone Se n' ket nate, te Kisha e jone. Coju fjale, pra, Krenve t' vendit T' dalin n' Brigje n'log t' kuvendit, Se do t' dal nji here te shpija me i shestue do pune te mija. Neser n' Shkoder prap do t' veta Ke qaj miku' i u ngjatet jeta! T' a kete ndihme Malcia e shkreta.>> Kshtu tha Mashi, e duel me shkue: Nper pishe t' zhegut pa pushue: S' ishte ngaeja me u hutue. Njaj Cun Mula thote nji fjale. Madhi Zot, ty t' kjoshna fale! Nder dy pune njana do t' dale: A se i shkojm Mbretit n' ushtri, A se lufte kem' me Mal t' Zi: Si kjofte mare ashtu e bafte Zoti: Oren cuet por e ka Hoti. Po u coj fjale tash Krenve t' vendit, T' dalin sande n' log t' kuvendit. Aty punet kem' me i peshue, Mandej dalet si kjofte gjikue. |
Te Kisha E Shnjonit
TE KISHA E SHNJONIT
Prendoi dielli, n' qiell duel hana, N" Velecik po pingron Zana: Ehu! ju malet e Shqypnis, N' t' cillat struke shqypja e liris N' t' bardhat kohe qi kan prendue S' lete anmik, jo, me i u afrue! E di shpat e di edhe prrue, E di lande e di edhe gur, Shqyptaris kryq e terthuer, Se sa gjak atbote i anmikut Vojti rrkaje prej t' bardhe celikut, Qi flakote n' dore t' Shqyptarit Porsi rrfeja majes s' Sharit. A kisht' mujte kurr n' at kohe t' lume, ( Me lot gjakut sod t' lotueme!) Vec nji troe t' tokes Shqyptare M' e rmue dora grabitcare? Ah! jo kurr: t' ish' cue mbare bota... Pse ndo 'i Leke, a 'i Gjergj Kastriota Do t' kisht' dale, at dore rrembyese M' e cungue me arme ngadhnyese, T ' cillat n' shekull do t' permenden Hane e hyj sa qiellve t' enden. Por kan ndrrue sot moti e stina Per dhe t' ngrit, ku rreh Martina! Gjinde e mbajtun me lot t' shumit Qi n' djerse njome bucat e umit, Ja qi n' kullme rreshket kumuese, Per me mbajte nji grue te shpija S' cilles buke i lypin fmija, Edhe i len ndoshta me kja, Perse e mjera buke nuk ka: Gjinde, s' cilles Zot i asht ari, T' zezen toke qi i ngrate Shqyptari Shtrejt me gjak e pat fitue, Pa ndo 'i dhime, kjoshin mallkue! Sod m'e da duen copa copa: E perse? Pse don Europa... Uh! Europe, ti kurva e motit, Qi i rae mohit beses e Zotit, Po a ky a sheji i gjytetnis: Me da token e Shqypnis Per me mbajte klysht e Rusis? Po ti a kshtu sod na i perligje Njata burra qi m' kto brigje Per ty vehten bane flije Kur ti heshtshe prej ligshtije? Ti qi i a kalle flaken diellit E i shestove rrathet e qiellit, Ti, prej eshtnash t' t' ngrate Shqyptarve, Qi bane deken per dhe t' t' parve, Ban sod t' bijn fatosa t' ri T' cillt nji troe t' ksaje Shqypni Mos t' a lajn Shkjaut n' dore me i ra Krejt ne gjak nji here pa e la! Lum, oj Zana e Velecikut, Qi m' i a lshon ti namet anmikut, Qi m' i uron djelmt e Malcis, Qi m' i a kjan hallin Shqypnis; Ksaj Shqypni, e cilla motit, N' za kah pushka e besa e zotit, Pat kene cmue prej fisesh t' tana Kah bjen dielli e kah merr hana! Por, sado qi poshte ka ra Sod me sod, e rrin tue kja N' pluhen t' tokes, prej njerzve sha, Prap, oj Zane, shkndija e burrnis Nuk a shkime n' male t' Shqypnis, Qi, mana, edhe n' kto kohe t' reja Ka 'i here ndezet flake si rrfeja. S' kan mbete shkret, jo, armet besnike, Perse Arbnorja grue fisnike, Ban se ban fatosa t' ri, T' cillt trimnisht per ket Shqypni E per bese e t' bardhen Fe E bajn deken si me le. A poi shef ti njata burra Qi kah Brigja neper curra. Tue hece naten porsi bisha, Jane t' u njitun drejt kah kisha? Ata jane, po, Krenet e Hotit Qi m'u lidhe duen me bese t' Zotit Per me i dalun zot Shqypnis, Per me i lanun ndere Malcis. Po, Cun Mula mbi shpine t' kalit, U a coi lajmin Krenve t' malit; U a coi lajmin n' dere t' konakut, Per me u mbeledhe n'kuvend t' bajrakut; E si rrokull kjene rreshtue, Kshtu zen Cuni me ligjrue; << Fol tash, Masho, c' po na thue? Un qe, Krenet t ' i kam bashkue, T' cillve mundesh me u besue, Pse armet kryq i kemi vu, Si na e lane te te paret kanu>>. At here Mashi zen kadale: << Pa ndigioni, o trima 'i fjale, Qi po u thom me bese te Zotit, Porsi nipave t' Kastriotit: Katerqind e s' dij sa vjet Jane qi i bajm Mbretit hysmet Kush ushtri, kush angri, Me arme n' dore, me zjarm ne gji, Me 'i kame mbathe me tjetren zdathe, Buken n' strajce e shpi senjurin, Dushek token, jestek gurin, T' mbrame te hika e t' pare te mbeta: Trima n' za se a zanun jeta: Mos me drashtun krajl as Mbret! Edhe Mbreti ket hysmet Der diku na e ka pelqye, S' na ka lane aj krejt m' u thye: Na ka lane lirin jetike, Na i ka lanun armet besnike, Per me ruejtun Fe e zakona, Per me mprojte kto malet t' ona Per me mbajte kanu' n e t' parve Me ruejte erzin e Shqyptarve: Na ka cile kishe e xhami Per dintare e kryqeli: Na ka falun page e t'dheta, Kanu m' vedi sa t' jete jeta, E na. vec n' e pacim carte Ket kanu qi na lane t' Paret, Se e kem' shkue jeten n' liri Si ne bjeshke. ashtu ne vrri, Si me gja. ashtu me bulqi: Tue punue e tue gjallue, Tue luftue festat trashigue, Mort e darsem me kanu, Sikur t' paret na pa' n punue, Por medet e treqind halle! Per kto male e per kto zalle, Per kto male e zalle t' ona, Ku si heret, si n'e vona, Pat kene mbajte kanuja e malit, Pat kene rritun pika e djalit, Pika e djalit, Leket e Hotit, N' za kahe pushka e besa e Zotit: N' za ka' urtija e bujarija Qi zanat i ka Shqypnija; Perse a kndue n' Shkoder gazeta Qi njaj Shkjaut sod t' u ngjatet jeta! Do t' i bajn kto male t' shkreta. Po, Moskovi, i u thafte hovi! E ka da n' Kuvend t' Berlines Me i u lshue Knjazit t" Cetines Hot e Grude, Plave e Guci. E tash Knjazi i Malit t' Zi Ka ngrehe top, ka dynde ushtri N' kto tri dit me ra n' Malci: Thue gja e shkrete ka mbete Malcija, Thue pa zot se a Shqyptarija...>> Kshtu tha Mashi e Krenet e Hotit Si t'u rake 'i rrfe prej Zotit, N' ato fjale mbetem pa za: Me i pase pre... gjak s' kishin ba. Kishin ndeje me sy per dhe, Pa thane kush nji fjale per be. Por prap Mashi zen t' e vona: <<C' t' thomi, burra? Fe e zakona, Bjeshke e vrri e kullat t' ona A 'imend Knjazit pa luftue, Pa pushke t' shtime kem' m' i a lshue?>> << Pasha, Zotin, kjofte levdue! Gjeto Marku zu m' u idhnue Hot e Grude s' po t'i shklet Nika Bash me e dijte se jesim n' cika: Se na ban Knjazi fani, Se na djeg me bjeshke e vrri. S' i lam marre Shqyptaris Ku t' jete puna e trimenis; Perse mbare Leket e Malcis Shk' a m' shtate vjet e shtatdhete vjet, Dijn me deke, po, per dhe t' vet. Pa m'u njeshe per shtat xhubleta, S' i baj Knjazit t' u ngjatet jeta! Por t' flase Cuni bajraktari, Fjalve t' tija u rri ma i pari.>> Njaj Cun Mula, si u mendue, Kshtu po zen me ligjirue: <<S'kemi, burra, ma shka t' presim, Armet besnike, por t' i njesim: Hovin Knjazit do t' i a presim, Me e dijte se te tane do t' jesim. Ndoshta pak edhe na jena, Ndoshta edhe fysheke nuk kena: Por ani pse t' paret e motit, T" paret e motit, flake barotit, Njata ushtaret e Gjergj Kastriotit. Kurr s' i njehshin n' lufte ushtrit: Njehen dhent e njehen dhit, Por jo trimat me arme le, Trimat lidhe me bese a fe: Trimi i mire edhe sa here Me 'i fyshek dahet me ndere. Pra, le t' cohet m' kame djelmnija: Oren cuet pse e ka Shqypnija: Me te vete asht Perendija. S' e ngule Knjazi n' Hot bajrakun, S' e rrite m' ne, jo, Karadakun, Pasha armet qi m'i la baba! Pa na vjerre kortare mbi krraba... T' rrahim ben si t' na ape feja, ( Kush e thafte ate e vrafte beja), Se qindrojm, eh gjofti rrfeja! Porsi t' paret na pa' n qindrue T' cillt per t' gjalle s' kan me u harrue.>> Kshtu tha Cuni Bajraktari, Edhe m'giuj u ngreh ma i pari: Bani be, me lot per faqe, Per <<qitape>> e shtate <<melaqe>>, M' Ore te bjeshkve e m' krye te fmis, E per Emen t' Perendis, Se pa deke e pa hi n' dhe Me gjith djale e me gjith re, Pa u robite me lope e qe E pa u djege me stan e shpi S' i bjen n' dore kurr Malit t' Zi. Njite mbas tij atbote u cuene Krenet e Hotit, e u betuene, Mbas kanuns s" Leke Dukagjinit, M' qiri t' festes e m' Kishe te Shnjinit, Mbi Shen Nikolle e m' Shejt Shna Ndue, M' Kryqe t' Krishtit, kjofte levdue! Se, pa u shkime me troje t' veta, S' i bajn Knjazit t' u ngiatet jeta! At here Cuni rishtas zuni: << Por tash, burra, ndienie 'i fjale: N' Ure t" Rrzhanices do qite ndo 'i djale, Me i zane shtekun Karadakut, Der sa t' epet za bajrakut. Un po i zgiedhi 'izet martina, Me u a ndie krismen larg Cetina, E n' Rrzhanices kam me i ngujue, Pushken Knjazit m' i a fillue, Per n' kje 'imend se i ka ra n' krye Kufijt t' one me i shkapercye. N' Traboine Gjetja le t' dale Ded Gjo' Lulit me i cue fjale, Qi t' a coje aj m' kame t' tane fisin Porsa pushket n' Rrzhanice t' i a nisin. Ju tjeret krene, edhe seicilli, Deri neser pa ra dielli, T' i a napa zanin fisit t' vet, Qi shk' a i Hot e shkon me Mbret, Prej shtate vjetsh e m' shtatdhete vjet, T' gatoje armet e t'prehe taga' n N' Velecik t' a qese gjan; Pse me pase n' Rrzhanice me krise, Ka m' u dashte n' Rrzhanice me u nise, E aty u bafte si e ka thane Zoti: Oren cuet por e ka Hoti. E ti, Masho, pa shkrepe dielli N' at molle Shkodere t' nisesh filli: Hodo Pashes m' i u ban selam, Thuej t' a coje Miletin n' kame, Thuej t' a coje ne kame Miletin Me qindrue sod per Dauletin, Me qindrue sod per Shqypni Tue luftue me Mal te Zi. E atij mikut, i u ngjatet jeta! Thuej T' a qese nji shkrole n' gazeta, Se per t' gjalle rodi i Shqyptarit Per pa gjak kurr dhen e t' parit Nuk e lshon, jo, pasha Zotni! S' e korite, jo. Gjergj Kastriotin. Gjergj Kastriotin, trim rrfe. T' shkruej se trima ka nder ne, T' cillet per Atme edhe per Fe E bajn deken si me le, Kur t' jane lidhe me bese e Fe Kur t' jane lidhe me bese te Zotit Si jane lidhe sod Krenat e Hotit. Tash po dahna; nji udhe e mbare! Se kan kndue gjelat e pare, E na kohe s' kem' me u vonue S' asht per burre, jo, me u hutue, Ku per te jete gjikue Ja me deke, ja me fitue.>> Foli Cuni e u da kuvendi. Po, Zot, kuej do t' i jese vendi? |
Te Ura E Rzhanices
TE URA E RZHANICES
Riza Pasha del n' kala: << 'Madhi Zot, se shka me pa! 'Fort ndjegull paska ra N' at Rrzhanice, nen Podgorice. S' ka me ngiate e do t' bjere shi: Hazna e madhe per bulqi!>> T' u ngjatet jeta! i thote Myftija S' ka ra ndjeglla kah Malcija, Kah Rrzhanica e Podgorica; Por asht cue tymi i barotit, Djelmt e Grudes e Leket e Hotit Kah luftojn me Mal te Zi, Qi ka dyndun top e ushtri, Me hi mbrenda ne Malci: Mark Milani na u ka pri. Po; sod n' nadje kur ka ague Mark Milani, 'i trim drangue, Tue i hype gjogut n' pulla shkrue, Burizanan aj ka urdhnue: Bje bujris e t' dale ushtriaja Edhe t' niset kah Malcija. Krisi lodra edhe bujrija, Edhe m' kame i a bani ushtrija, E u rreshtue per fushe t' mejdanit Para kalit t' Mark Milanit. At her Marku zu mbi kal: << Pa ndigionie, o djelm, nji fjale: Sod n' Malci na kem' me dale; Pse e dau Rusja n' pleq t' Berlines Me ju lshue Knjazit t' Cetines Hot e Grude Plave e Guci. E na sod. qe. jem shtrengue Kto male me i pushtue. Por se shka? nji pune po e drue, Se pa gjak nuk kan me u lshue. Pra, t' gatohi me qindrue, Pse kem luftue me trima rrfe, T' cillt Atme edhe per Fe E bajn deken si me le. Por, ne kjoshi, o djelmt e mi, T' bijt e atyne qi n' Mal t' Zi Kan ruejte Fe, kan ruejte liri, Tue luftue si shqype t' leta M' krepa t' one per sa qindvjeta; A ju mbrama n' Hot do t' mrrini. Malcis mbrenda do t' i hini. Do t' a ngulni n' Hot bajrakun, Do t' zbardhni Karadakun. Urra djelm, eh, u dhashte e mara! Perse fati na hece para! Kshtu tha Marku e ra bujrija Edhe u nis per Hot ushtrija. Ehi moj Zane, ty t' kjosha true! A thue din ti me m' kallzue, Se sa ushtare ka Mark Milani, Se si i a quen Vojvodat zani? Pse s' t' a njof asnji per be: Un Shqyptar, ata jane Shkije: Ne na dan nji gjak e 'i fe: N' mni t' sho' shoqit kemi le: Kem' ndrmjet nji qiell e 'i dhe!.... Njajo ceta. qi ka pri. Tetqind pushke, t' gjith djelm te ri, Ata jane Ljubotinjane, T' dobe per t' pame sa t' duesh me thane, Porse trim t' forte si Zana, Qi kan lane pa djelm sa nana, Qi kan ba me kja sa bulla, Qi kan djege saraje e kulla, Qi e kan zbardhun Karadakun: ( Kiju inad, por foljau hakun ): U ka pri 'i fare Ceroviqit Deres bujare prej Nikshiqit. Kaleshan musteqe--zi, Thone asht Ora e Malit t" Zi. Njimi pushke i coi Cetina Me njegush e me krahina, Djelm te lehte, si gjeracina: Vukotiqin kta kan t' pare, Burre i fort e kuvendtar, T' cillin thone, se Knjazi i Malit T' Zi s' e ndrron per sy te ballit. Ndandqind pushke ka qite Nikshiqi; Njaq sa thone qi Matiniqi, Vojvoda qi u ka pri, I pat lype me ra n' Malci. Matiniqi, bre, djale i djalit, Tuj kene vete ti sokol malit, po a njemend paske kujtue Se Malcin ke per t' a shtrue Me ndandqind e jo me vete? Po a kujtove, more i shkrete, Se Malcija ka dale faret, Se nuk bajn ma djelm Shqyptaret, Vec se bajn do cuca t' kqija, Sa per furka e enemija? Ah, kadale! sod ka me u pa N' ure t' Rrzhanices kur ka per t' ra, Se n' Malci nuk lejnvec gra; Kur t' i ndiejsh shkinat tue kja: N' kjofte, madje, per ty gjikue, Veshe e krye prap n' shpi me i cue: Kur t' i ndiejsh tue kja ti shkinat, Kur t' i ndiejsh tue name martinat Qi u a lane sa nuse t' veja, Qi u lane pa marre sa reja, Kah gjimojshin porsi rrfeja! Vjen ushtria e malit t' Zi Porsi reja e zeze me shi Per me shkrepun n' at Malci. Kah Rrzhanica na i ka pri Mark Milani Kapidani, T' cillit n' krajla i vojti zani, Si kah pupla e kah tagani. Por nuk dij, se c' ka me ba N' Ure t' Rrzhanices kur ka me ra? Ura ngusht e Marku m' Kal, Fort po drue se s' mund do t' dale. Deh, o Zot, qi nalt prej qiellit Punet e njerzve i njef mirfillit; Qi e ndertove, kur krijove, Qiellen t' nalte e token t' gjane T' bijt e robit sa me i zane, Pa nevoje me ndeshe m' shoshojn, Kur per s' tepirt t' mos lakmojn; S' dij Shqypnija se shka bani, Qi e ka msy sod Mark Milani, E me topa e me novica Po rreh dromin kah Rrzhanica?... Ti, qi t' Ligshtit i a njet doren, Per mjedis qi kpute mizoren Shpata ngadhnyese n' grusht t' tradhtarit, Njita doren sod Shqyptarit; Edhe anmikun shtroja para, Qi perbluen kshtu pune t' pamara. Kur n' Rrzhanice na vojt ushtrija, Aty krisi prap burija, Edhe u ndalen me pushue. Mark Milani, trim drangue, merr turbin, del me shikjue: "Madhi Zot! se shka do t' jete, N' at ball ure, n' at perpjete? A jane orrla, ja sokola?... Nuk jane orrla, as s' jane sokola, Shka n' per sy po shef t' turbis; Porse jane Leket e malcis: Halil Haka e Paloke Gjoka Me 'izet djelm qi s' t i ka toka; Ktu Cun Mula edhe 'i ka cue Pushken sod me t' a fillue. Paloke Gjoka, i forti djale, Po con doren. ban kryq n' balle: " Madhi Zot! ty t'kjofsha fale, Se shum shkjau na paska dale: Krushqit e knjazit t' Malit t' Zi Per me marre << vashen >> Malci. Por s' dij shej' n kuej i a ka cue... Pasha armet, s' kem' me ja lshue! S' mund e vem na sod kanu Me i dhane vashat pa i fejue... Pra, t' shterngoh' i n' arme, o burra! T' a bajm vorrin nder kta curra, E t' i a nisin Knjazit pushken... T' i a kthejm krushqit me gjith krushken. P' r 'i grusht eshtna, pashi Zotin! Mos t' korisim Gjergj Kastrjotin, Mos t' korisim na sod Hotin, Marre vedit mos t' i lam. Mare Europa asht cue ne kame, Krajl e Mbret kan dale me pa, Si luftojn Shqyptar e shkja. Se per t' ligshte ne me na sha! Se per t' gjalle me ndeje nen Shkja! Nene fjale s' pat krye Paloka, Krisi pushka gjimoi toka. Aferim! tha Paloke Gjoka! Po kush qiti n' tri taborre? Marka Kola rrfe mizore. Marka Kola i pari qiti, E ku qiti aty i a njiti: Vrau n' martine te Sulltanit Burizanen Mark Milanit! M' Markun fill aj kje shterngue, Por me e marre s' isht' kene gjikue. Dekun n' toke ra burizana, Kur qe krisne 'izet shejshana, Njizet huta ran batare: Njaq rrefeja n' dore shqyptare. << M' kamni djelm!>> sa i punoi zani, Atbote krisi Mark Milani, Pse na ra per Zo' n Malcija!>> Trup ne kame i a bani ushtrija; Krisi topi edhe novica, Gjimoi Cemi, u dridh Rrzhanica. Kuku! bani Zana e Malit, Ke do t' m' jese mue pika e djalit, Pika e djalit, djelmt e Hotit: Njata nipat e Kastriotit... Ah! Cun Mula, kjosh i zi, Ke na i bore djelmt e ri, Tuj zane pritat Malit t' Zi. Heshtu. Zane. m' at vetull malit! Nuk po t' jet, jo, pika e djalit, Pika e djalit, Leket e Hotit: Perse nipave t' Kastrjotit, Kur t' jen lidhe me bese te Zotit, S' ka shka u ban flake e barotit. Por t' gajrisin me qindrue, Pse, edhe n' kjofte per ta gjikue Me dhane jeten tue luftue, Ka me dale kush me i pague: Cuni ngiat u ka qillue. Po, sa krisi te Rrzhanica Kndej martina, andej novica, N' Hot e n' Grude u dha kushtrimi. E, si dirgjet bjeshkes thellimi, Tue vetue e tue gjimue, Sh e breshen tue dikue: Njashtu ra n' Rrzhanice Malcija N' at log Zanash, ku tradhtija Do t' poshtnohej Malit t' Zi. E si prrue, kur t' bjere shi, Turbull bjeshkve tue shungllue Lande e gur tue rrokullue, Urat merr qi t' gjeje perpara E then ledhet per nen ara Bulkut t' ngrate zemren tue i tha; Njashtu n' lufte Malcija ra. Aman, Zot, se shka me pa! Kerset topi pa i a da; Rreh martina si bumbullima, Rreh novica, ushton Rrzhanica; Cohet tymi. gja nuk shifet, Per bri shoqi nuk mund t' njifet. ? |
Ah! ju orla e korba t' zi,
Se shum puna ka m' u bi: Qysh se trimi m' trim ka ra, Pa pasterm nuk kan m' u da... Ma se 'i nane, po, ka me kja, Ma se 'i nuse e veje do t' mbese, Ma se 'i cike pa dhane do t' jese: Ma se 'i cike do t' jese pa dhane; Perse djelmt, qi i paten zane, N' at Rrzhanice se i cilli muer Ka nji vashe e u ba dhanuer... Muer ka 'i plume ne krahnuer! Por lum kush des per dhe t' t' parve, Si asht tue deke rodi i Shqyptarve. Pra mos kjaj, moj nana e Colit, Pse t' mbet djali, aj fare sokolit, Pse t' mbet djali tue luftue! Aj n' pune t' lige nuk t' pat qillue, Por qilloi me trima rrfe Tue luftue per Atme e Fe: Nuk ka dekun por ka le! Jo se, pak pa dhanun jeten, Coli mire na pagoi veten: Vrau dy shkje, dy djelm si Zana, T' veshe e t' mbathe si kapidana: Njani Krista e tjetri Rista. Por t' kjaje shkina ke Cetina Matiniqin t' cill' n e kputi Gjeto Marku, zemer--nguti. Vec se shka, ma fort se Gjetja, Ket qyqar, thom, e vrau vehtja; Pse, c' e pruni ke Rrzhanica E me topa e me novica? A dro token pat per t' da, Qi ja la ktij baba Shkja? C' po ban Zana n' mal tue kja! Mjera Tringa per njaq vlla, Mjera Tringa per vlla t' vet, Qi n' Rrzhanice aj sod i mbet, Pa pase moter me i ndeje ngiet, Pa pase moter, qi m'e ankue, Varret e shtatit m' i a pajtue! Po, Nike Daka i Vat Cubakut, Lule djalit prej zamakut, Dy--tri here i ra mustakut; E si ari qi vathes tue ra, Kje varrue, por jo krejt vra, Vjen ma fort aj t' u terbue E mberende vathit s' jet pa u lshue; Njashtu Nika, jurra djale! Msyni uren per me dale, Per me dale, me ra n' ushtri, Thue se gjalle don me i perpi. Por e pri' n me dy novica, Me dy plume per nen cica E e bane dekun ke Rrzhanica. Shka ka thane njaj Halil Haka: << Bini, djelm, se mbet Nike Daka!.. Bini Leke, bini Malcore! Trima mbrende! Me dore! Me dore!>> Edhe asht cue ne kame Halili, Zier taga' n. 'i rrfe prej qielli, E jurish ka marre i ure Porsi bisha ne Kallnduer. U dynd Gruda, s' cilles zani Larg i vojt per kah tagani: U dynd Hoti t' cillit Zoti I ndihmon per kah agzoti: E. si rreshmja s' naltit lshue Bjen teposhte tue shungullue, Krepa e gur tue rrokullue, Tue rrxue lande e tue rrxue shpija Kahdo t' i kaloje duhija: Njashtu n' Cem djelmnija ra, Ra djelmnija n' lufte tuj nga. Djelmt e Grudes, ahi porsi Zana! Djelmt e Hotit, si lum nana, Si lum nana, qi po i ka! Kush i ure e kush nper va, Njani zhyt e tjetri m' not, T' gjith m' at ane. o i Madhi Zot! Po, dy prroje prej dy kulmesh Ndryshej nuk perpiqen shkulmesh, Kur t' ken hasun n' gryke t' ndo'i malit, Per me u lshue mandej giate zallit. Neper ara e fusha t' gjana, Turr dy ushtri, ahi! me tagana Si u perpoqen kah Rrzhanica. Heshti huta edhe novica, U perzien ksula e kapica, Flakuruen kaptina e koka, Shkumoi gjaku, bumbulloi toka. Ah! moj Stoke, e zeza loke! Del nji here n' at vetull malit, Per ne pac n' ushtri djalit: Del, o e shkrete, nji here me pá, Pse po drue qi ngusht t' ka rá, Ke, trullue prej Gospodarit, U ndesh sod me ród Shqyptarit. Kqyri Shkijét qi kan mbete shyt: A mos t' jét njaj djali i yt? Njaj Jovani? ja Stojani? Njaj Nikiqi? ja Radiqi?... Njehi vete, mori kercune. Vec se e ké. besa, do pune, Pse pesdhete kan mbete pa hunde, Njaq kan mbetun pa rradake... Mjera nana karadake! Por, c' à sht Cemi tue gjimue? Por, c"à sht mali tuj ushtue? Por, c' à fusha tue kecye? Mark Milani thone u thye! Mark Milani, bre djali i djalit, S' i ké njofte ti Leket e malit. Pse kur rubla n' fushe t' mejdanit S' u a topite tefin taganit, Atje kurr nji aster s' bà ni As Nikolla, as Mark Milani... Por, n' dac gjalle n' Cetine me shkue, Duen prehe kamet e me shpejtue, Pse pat thane nji mjekerr--bardhe: << Kamet e leta e faqja e bardhe.>> Hiku Marku. hiku ushtrija: Urra! m' shpine i u lshue Malcija, Mjere i mbrami, lum i pari, Pse kè zù per vrap Shqyptari. Kurr n' Mal t' Zi mà s' kthei qyqari. Bre, nuk dij se c' kje tu' bà , T' kènke dite, ofshe! edhe! mà ; Por rà nata e lufta u dà . Hiku Shkjau sa mujt me ngà E n' Rrzhanice Malcija rà Zûni pritat per gjith và ; Pse thone Shkjau se bese nuk kà . Ehi! moi Zâne. ty t' kjosha true, A thue â 'imend, a m' duket mue, Se ata ushtaret e Gjergj Kastriotit Ndryshej n' lufte nuk bijshin motit, Vec si bien Shqyptaret e sotit, Kur t' jèn lidhe me bese te Zotit |
K A S N E C I
K A S N E C I
N' at Cetine, mbi 'i kulm pullazit, M' kulm t' pullazit t' saraj' t t' Knjazit Po bân sorra ,, kâ '' e ,, ka ''. Vec kto sorrat, more vllà , Thone po njellshin ogur t' zi: Kshtu, nemose, thone n' Shqypni, Vec me giase se edhè n' Mal t' Zi; Pse, sa nisi me vikate Po del Knjazi me hukate, Me hukate neper balkue, Tue brite t' madhe ,,hue" ,,hue" ,,hue". Kur, qe, i epet me shikjue Kah Dobersku, mal i bardhe, Edhe shef nji djale tuj ardhe Kah Cetina vrap si era, Thue po e ndjeke mbrapa potera. A thue âsht hajn, a por ushtuer, Qi i bjen rruges kryq e terthuer, Po bân Knjazi at here me veti, Por me pvete kurrkend nuk pveti... At zâ sorre e drote i shkreti. Nuk i a ngiati por sa grima E aj kamsori, si vetima, Fillikat n' Cetine i a mrrini. N' saraj t' Knjazit edhè hini; E la sogja me kalue: Mark Milani e kishte cue. << Mire se vjen, or gerxheli >>, I thote Knjazi i Malit t' Zi << A kem' fjale prej Mark Milanit? Si i kem' pûnet n' at fushe mejdanit?>> Tuj ofshâ i a kthen lajmtari: Njashtû punet, lum Gospodari, Njashtû punet t' i paste anmiku Perse ushtrija njihere t' hiku; T' hiku ushtrija, e Mark Milani: Shqyptarve u kà mbete mejdani. Disa krena na i kan prè, Disa t' vrà m na i bâne per dhe, Per t' shituem pse pvete nuk kè; Fushes s' Qemoskut na vûne para Tue na ndjeke nper djerre e ara, Gjurme per gjurme per vrap tue ngà , Dèr sa u err e mâ s' u pà : At here lufta por u dà . Por per kaq na s' kjem tue e lshue, Pse jem' t' armve e n' lufta msue: Vec â 'i kob edhè mà i zi: Duel kushtrimi n' Shqyptari Me rà n' lufte ka nji per shpi; Shka âsht i malit me arme mizore, Shka âsht i fushes me kà l per dore, Te gjith lidhe me bese arbnore. Edhe dynde jane malet t' tâna, Kan rroke huta e prehe tagâna, E u kà pri, si kà dale zâni, Hodo Begu e Kapidani, Qi per mbret e vende t' veta Nuk u dhimbet gjâja as jeta. T' dy bujare e te dy trima: Kapidana, si vetima, Hodo Begu, si Bumbllima: Nder shtate krajla u vojt ushtima. Kan rà n' Tuz, si shqype t' leta, Vec me pà , mor' t' u ngjatet jeta, Se nuk din kush me kallxue, Kaq ushtri âsht grumbullue! Dy mi djelm coi Dukagjini, N' lufte te rrmyeshem, porsi Drini, Kah dikohet turbull zallit, Kur tu' u dê t' jèt bora malit: Mjaft me thâne Shala mizore, N' zâ per pushke, kjo'e buke e ndore: Qaj Mar Lula na u ka pri, Kaleshan musteqe--zi, Larg permende aj per urti, Per urti, per trimeni N' << kacaturre >> edhè n' allti. Pêse bajraket, qi ka mirdita, M' krep t' Rragamit neper prita Kan zâne vend, nja trimi rrfeja: N'zâ n' Shqypnikta per kah feja: T' lèt kah kama e t' shpejte kah dora, Thone, se kurr s' u â sht ligun Ora. N' at log Zânash u ka pri Nji i Gjo' Markajsh, djale zotni, Kaluer atit pullali, Si hyll drite n' at Shqypni: Prenk bibe Doda aj êmni i ti. Por, zotni, se shka me kêne! Ka rrâ Shkodra turk e i kshtêne: Turq beglere e T' kshtêre reshpere, Veshe e mbathe si Kapitana Me cakcire e me fistâna: Me tagâna e me shejshâna, Me martina, me calina, Me dumbare e alltipatllare, E me pare e bese shqyptare. Un keta, drejt me t' kallxue, Gospodare, un keta i drue... Perse, kur nji djale zotni T' lâje toke e grue e fmi, Aj dikû vec ka qite ceken mos me kthye, por me bâ deken. Jo se edhè me dashte me kthye, Nji luâ kta kan per krye, Qi u bje pushke, po, n' lule t' ballit: Hodo Begu, sokol malit, Oxhakzade djale mbas djalit. Porse prap kà edhè mâ teper: Ka rà n' Tuz Malcija e Eper; Ka rà n' Tuz ka nji per shpi, Shkreli n'zâ per bujari, Vukli e Nikci per urti, N' zâ Kelmendi per begati: U kà pri, krejt n' ari ngri, Vete Çun Mula, bajraktari, Qi mâ i mire s' Bâhet Shqyptari. Ktyne fjale edhè u kà cue Qaj Toptani. trim drangue. Se do t' vîje me Mat e Krù Per Shqypni ktû me luftue. E t' jane cue Toske e Dibrâne E jâne ngrehe Lume e Pejane, Gà sh, Krasniqe e Gucinjâne, Me Gjakove e me Tetove, Me rà n' Tuz. me rà n' ushtri. Me dhâne jeten per Shqypni, Per Shqypni edhè per Mbret. Kan rrahe bèn t' gjith n' fè te vet: T' Kshtênet Unjillin, Turqit Qitapin Se per t' gjalle Malcin s' t' a apin. Mark Milani prandaj tutet Me rà n' lufte, edhè po t' lutet, Per ne dac me u dà me ndere, Me shkrefe luften tash nji here: Per Malci nuk âsht mâ shpnesa. Do t' pertrijm tjera ngatrresa per me rà n' ndo'i tjeter âne: Pa e shkye 'i send na s' kem' me e lâne, Perse e kem' Moskovin nâne... Kshtû kasneci tha tue fshâ. Knjaz Nikolla erdh e u vrâ. Kishte mbetun m' kame pa zâ: Me e pase prè, gjak s' do t' kisht' bâ: Kaq u pi, kur ndjeu se mare Punet s' i kishte me Shqyptare. Nji cope here ndêi tue mendue, Qatje vone ulet me shkrue, Me shkrue leter Mark Milanit, Me u largue prej fushes s' mejdanit: Mark Milan, bre faqja e bardhe, Teper keq tash â tue m' ardhe Ke thâne s' paska kêne prej zotit Me shtrue toket e Gjergj kastriotit Cernagora, e Grdes e Hotit Me ju vû << kapcen >> m' krye. Shum uzdaje kam pase un m' ty... Por, qe, tash...ngusht paske rà ... Ç' t' i bajsh punes...Gjithmone belà Kta Shqyptare, besa, kan kêne, E n' dashte turq, n' dashte t' jene te kshtêne, Hajrin s'u a kà pà kurrkush! Vec se fjale e la dikush, Qi me 'i t' sjellme s' pritet lisi E se lopet lpihen me rend... Prandej cetat fill tash nisi N' shpija t' veta: me sa mend Na po i bijm murit me krye... Me shka vete po shof me sy, Vone Shqypnin kem' per t' a shtrue, Pse po e ká ajo Oren cue. Edhè e mshili me dyll t' zi E ja dha kasnecit t' ri, Qi edhé e puthi e e vûni m' balle; E t' u cue si shpate e gjalle. Bâni Knjazit t' u ngjatet jeta, Edhé u nis aj kah perpjeta, Tue i rà rruges kryq e terthuer, Thêmra e gishta tuj i lnuer, Neper lande e neper gùr: Tue hece dite e tue hece nate. Por, shka t' bâje? â rruga e giate, E m' u ndale s' po dote as vete: Asht dishka qi e shtyn perpjete... Kur kan kndue gjelat e pare Fushes s'Qemoskut bjen per are; Kur kan kndue gjelat e dyte, Mark Milanit i a shef syt. Edhè letren kà dorzue. Marku letren kà redue, E at here drita tuj ague, Ulun krye, lavjerre mustak, Kthei me ushtri ne Karadak. |
K U L S H E D R A
K U L S H E D R A
Lum e lum per t' Madhin Zot! Ç' kà shkrfe sande gjith ky mot, Gjith ky mot e kjo vetime, Gjith kjo gjà me e bumbullime, Thue po shâmen qiell e dhè. Kà lshue prrue, po, e kà lshue shè; Rreh shtergata, shungullon era; Ushtojn malet, me t' hi mundera; Kaq nji mot kà shkrefe n' malci: Shka do t' jèt, vall, nuk e di. M' at Bige t' Shales kà dale Kulshedra, Me shtate krena e gjashte pare kthetra, E per krye kà 'i sy ne balle, Bishtin giate, me i mrrijte ne zà ll: Qi, t' u hjedhe e t' u perdredhe, Tue hingllue e tue turfullue, Zjarm e surfull tue flakrue, Krepa e gur tue rrokullue, Dukagjinin don me shue, Per nji dhûne qi i bâka Shala: Kur Dragoni Vocerr Bala, Fmi tue kêne, n' nji shpelle te malit N' gjume e ndeshka, e 'i sy prej ballit Zjerre i a paska me nji hû, Kah i a ngulka dèr ne trû. Asht ndeze flake T' tane Biga e Shales M' zhuri t' Lumit m' maje t' hales. Mnderue gjindja prejksi nâmi, Kah si kshtêja pelset shkâmi, Jâne ngujue nder shpija e stane; Hike shkerbèt kanneper plane, E nper pisha luron bisha M' at Gùr t' Lekes e m' kep t' Parûnit, Me ju dhimte gurit e drûnit. Kur Drangojt e Shqyptaris, Si te fushes si te malcis, Atà pà m e kan vetimen, Edhè ndie kan bumbullimen. Qi po ushtote Dukagjinit Mbi Qafe t' Diellit m' vale te Drinit, Mire me vedi jâne kujtue, Se Kulshedra atjè âsht diktue. Ndonji mal per me rrenue; Edh' at here, kûdo kan kêne, N' mal a n' fushe, a turk a i kshtêne. Atà cue jâne per ajri, Me flamure kuq e zi, E me lata e me supata E me fuzhnji e dà na t' giata: Me veriga e rrfane celikut, Hekra barkesh te Venedikut: E nper rê e nper thellim Mbi Bige t' Shales kan rrâ fluturim, Kû Kulshedra kishte dale, Nâm te zi tue bâ mbi Shale. Me u binde dheu m' tê dèr mâ s' voni. Prej Mirdite shkrefe Llesh Gjoni, i Deres s' Gjomarkaj, trim si Zâna, Nji hyll n' shêj nder Kapitana, Qi as per pushke as per pashi Mâ nuk lèn, jo, shoqi i ti, Kah shkrepe dielli m'Shqyptari. Shoq me tê âsht Bibe Llesh Markola Orrl i zi ky nder sokola: Qi edhè kryet, po, me i a hjeke, Drue p' r 'i jave s' kishte me deke. Shkon prej Shkodret Ndreke Heqimi, Qi mâ i forte nuk bâhet trimi: Then <<mixhidin >> per mjedisi; Edhè urtija i shkon per fis: Qi prandej e zgiedhka Mbreti Sylahci m' e pase mbas veti. Me tê shkojn do koleshâj, Trima t' cartun, katallâj: Qaj Gjoke Kukli e Çapaliku, Beqo Qoshja e Hamz Sadiku: Burra t' fort porsi celiku, Mos me i trême shpata as rreziku. Mandej shkrefin nalt kah Peja, Dy djelmoca, si dy rrfeja: Rrustem Uka, pika e djalit: Xhem sadrija, harushe malit, Lè e rritun n' at Rrogove, Djelm mâ t' forte s' i kè n' Kosove, As n' Kosove, as ne Gjakove: Vec n' Gjakove n' kjofte Ton Golija, Qi mârre turrin si duhija, Kaluer atit pullali, Fill m' Kulsheder aj kà msy, Thue me dhâme po do m' e shkye. Prap prej Shllakut lshon Gjete Gega: Faqja e tij kuq porsi shega: Shllunge mustakun derdhe n'dy dega: Kur nji fjale po e folka burri, Mâ s' i luejtka me sa curri. At here Palc del qaj Prêl Tuli: Msyn prej Kthellet Marka Kuli; N' Traboine rrân Llesh Nkolle Luli; Rrân Dode Prêci prej Kastratit: Gjeto Marku flakon shpatit, Porsi ajò flaka e barotit, Kur t' i nepet zjarm agzotit: Zbardhe kà faqet gjithkund Hotit. Del prej Shkrelit Marash Vata, E si rêja me shtergata, Msyn perpjete drejt Dukagjinit, Me at gjin Pjetrin e Kurbinit, Qi per pushke e per urti E lane nâm te dy n' Shqypni. Kta edhè u ndeshkan m' Qafe te Boshit Me Drangoj te Shales e t' Shoshit: M' at Mar lulen, trim bujà r: M' Gjelosh Kolen, kuvendtà r, M' Mehmet Shpendin. pushkatà r: M' Let Putanin e m' Tol Canin, Qi kahere ja ki' n fillue Me Kulsheder me luftue: Por per s' larget vec tue e shinue, Pse fort pak kishin qillue. Si jâne mbledhe Drangojt m' at qafe, Kuvend bashke nji here kan rrafe, Si me msy e tek me msy Mandej cue jâne per ajri, E ashtû cete edhè flauri, Tue shkrepe moti edhè vetima, Tue krise gjâma e bumbullima, Tue vikate, tue hallakate, Mbi kulsheder turr jâne lshue, Kush me fuzhnje tue e shinue, Kush me lata tue e shkallmue, Kush me dà na tue e dermue; Njani, rrah me hekra shpines, Tjetri, m' spate bjeri kaptines, Tash mbi tê lshou turra--turra; Tash me shkrepa gjueje e curra: I shkrefe gjaku porsi gurra. Trandet Biga m' at potere: Bân medet t' tane Shala e mjere. Fort âsht hjedhe Kulshedra at here, Fort âsht hjedhe, edhè perhjedhè; Tash kuk trupin kà perdredhe, Tash â lshue 'iqind pash n' ajri, Here, msyj vete ajo n' furi, Here, rri strukun neper shpella, Edhè gjuej Drangojt m' zhavella: Lshoju flake e zjarm prej goje, Hidhu jargun hoje--hoje, Nji dite udhé me hike larg soje, Prej qelbsinet qi i del goje. Kah me kthetra nep per âne, Hidhen krepat porsi râne, Flakrojn currat m' Qafe t' Bishkazit; Ekah idhte, ne fryme t' marazit, T' u perpushe, t' u karrani, Lshon e ngurre bishtin n' ajri, Fishkllon ajri rreth mbi Bige, Vete Drangojt me pasun frige, Po kje frige se kà Drangoni. Kuer, qe, turret qaj Llesh Gjoni, Me 'i pare dà na pash t' giata, E tue rrahe e shtergata, Tue krise gjâma e Bumbullima, Neper drite qi lshon vetima, Msyn Kulsheders aj m' i a kape Nja' n fulqi. qi i pash kà hape. Mehmet Shpendin per t' perpi, Qi, m' tê 'i shkrep tue karrani, Thue i paska njânen bri. Kah e shef tue msy Kulshedra. Ajo âsht tute. e rrshâne mbi kthetra Tuj u rrqase, futet ne shpelle, Kû mrende shtatin struke kà kthelle, Vec se krenat lâne kà jashte, Si ajo breshka per nên rrashte, Zjarm e surfull tue flakrue, Ke bân lleshi me ju afrue. Por nja as dy Lleshi s' i a bâni, Fulikare fill m' tê rrâni: Me t' dy duert dánat kà hape E me to fulqi' n i a kape, Sa kû mundet i a shterngon, Si n' menjêne i a ngurron: Edhè e trande aj turra--turra, Tash tue i dhâne t' shtymen nên curra Tash prej vedit tue e terhjeke, Here n' terthuer rrebte tue perpjeke, Vec si t' muje aj m' e mahitun, Jashta shpellet per m' e qitun. Se c' âsht hjedhe aty Kulshedra, Se c' perpushe kà ajo me kthetra, Ç' kà hingllue me shtate germaza, M' i u ndi vigma te Shperdhaza. Ngurrue shtatit, bâ germuq, Rande per toke tue rà palmuq, T' u perplase, t' u kalamâne, T' u plandose per gur e stêne, Bân me i hape dà nat me kâme, Bân me brè dà nat me dhà me: Por nuk brehen as s' shperthehen, Pse mire mjeshtri i kà punue, Pse mire Lleshi i kà shterngue: Mjere kush mrende u kà qillue! Ngerthye Lleshi, bâ si grep, Njânen kâmbe zatete p' r ''i shkrep, Djersa rrkaje tue i shkue per balle, Tue kercnue me dhâme e tmalle, Rrin e t' hjeke aj m' nja prej vedit, T' hjeke Kulshedra edhè prej vedit. Njani t' hiq---tjetri terhiq: Lleshi ngrif---Kulshedra ngrif. Aj: t' a zjerri jashta shkrepit; Kjo: te strukem mrenda shkrepit, Te peshtoj prej ktij gazepit. Kur, qe, Lleshi po permlidhet, Po permlidhet, po perdridhet, Po perdridhet tue ngrefe m' dana, Me ato duer e me ato llana, Si te shkrime prej celikut, Kû per t' giate te trashe kerrcikut I jâne ngrefe dejt toje--toje, Edhè shkûme tue qite per goje: Shkûme e gjak, ofshè! perzi I nep shtatit me furi, Edhè ngrefe kaq me fuqi, Qi i âsht shkule shkrepi per nen kâme E i jâne thye ne goje dy dhâme, Edhè 'i pash, rrs`âne tuj e ngrefun, Zier Kulshedren nên gùr mshefun. At here mbrapa kthen nji hap, Edhè shtatit i nep prap, E dy pash, po , dy pash t' mire Prap mâ jashte Kulshedren zier. Kshtû tue i dhâne pêse here a gjashte, Zier per gjymse Kulshedren jashte. At here t' madhe, sa i mûjt zâni, Briti shokve Kapitani: Ushtoi ashta lak e m' lak, Trême Kulshedra, pshurri gjak, Me blue 'i dite nji gùr mullini: Bini, mêca, bre! Ku jini? Se Kulshedren jashte e kini. Ah! kû jè, bre Rrustem Uka? Te vrafte Zoti e te vrafte buka, Ke s' po ndihe gjalle kund sande... Dili, para, eh kopilane! Edhè shtypja, n' mujsh, ndo 'i krye; Se, per Zotin ! âsht tue m' shkye, Bâni ajo dà nash me m' pshtue. Shpejt Drangojt per ajr jane cue, Zhgjete m' Kulsheder, dhe, jâne lshue: Njani para rri e ndersyj, Tjetri sypri mêrr e msyj: Para e sypri, e âne m' âne, Gjithsi kuej âsht tuj i u dhâne. Rrustem Uka, trimi i trimit, Nper krisme e flake t' thellimit Shi nên fryme asa' i âsht fuer, E rroke shpaten me dy duer, Njanit krye me tê i kà rà . Shperthiqe synin 'dhe i a kà , Rrashten krejt por s' mujt m' i a cà . Vjen m' shpine t' atit Ton Golija, E tue krisun si duhija, Trande topuzin, njiqind oke, I a flakron po shi m' at koke, Edhè pshesh i a derdhe per toke. Po i shtrengohet Let Putani, Edhè dynde nji bet carani, Njizet vete, po, mos m' e luejtun, E me tê, sa kû kà mujtun, siell m' Kulsheder me furi Shi m' kurriz m' i a karrani. Ungron shtâsa me meni, Edhè krejt aty terbohet; Hidhet, trandet, lamsh kukzohet, Qafen krrabe e kà ngerthye, Kah bân Lleshin per me msy, E s' kà para si me u shty, Pse mire Lleshi e kà merthye. Xhem Sadrija, 'i trim rrfè, Ktij Gjet Geges po i lshon bè: Pà sh njat Zot, qi te kà dhâne, Deli, Gjeto, n' mûjsh, m' at âne, Edhè nzite m' patershâne, Tuj i a ngule m' ndonjâ' n germaz; Pse un ktej gati m' shaterkaz Po t' i rri ktej mbrapa shpines, N' mûjsha Ã* here me i rà kaptines. Edhè trût m' i a derdhe per toke. Gjeto Gega shpejt kà rroke Heshten, trashe sa 'i << mashkull >> qerrit, Edhè shi rrânze njâj kapzherrit I a kà ngule, po, nja tri pllame. Bân kulshedra me u cue m' kâme, Bân me u rrqasun vithambrapa, Per me u struke mâ kthellte nder karpa; Por, pse Lleshi e kà shterngue Me ato dà na, si i terbue, Palmuc m'parsme ajo âsht rrxue, Edhè qafa i âsht ngerthye, ( kah fulqijsh ishte merthye,) Arrci i qafes, i edhè, i âsht thye, Krejt fulqini asa' i âsht shkye E i âsht shkepe deri m'gerglâc. Vjerre nder dà na,si letrâc. Vec shka? cena ka' i kà plase, Hov si lleshi qi kisht' pase vithambrapa aj âsht rrqase Nja 'iqind pash, po, mos mâ teper, Dér qi ndashe kà m' nji stom t' eper. shkapullue dà nash kulshedra, Tue perpushe nper gur me kthetra, . |
Tue perpushe nper gur me kthetra,
Kà nise t' haje shtatin ne shpelle, T' u perdi gryket m6a kthelle. Bini, burra! mos e lshoni! Po piskate prap qaj Llesh Gjoni, Edhè turr e lshon m' tê vrapin, Ka dy pash tue mârrun hapin, E si t' kisht' dà nat nder duer, Me to siell aj si n' t' terthuer, Edhè i mêrr njânen kaptine, Tue i a kputé rrumull me shpine. Se c' jâne lshue Drangojt at hera, Se c' kà krise zhurma e potera, Fort njerzis i kà hype mndera, Kah me lata e me supata, Kah me shkrepa edhè me grepa, E me dà na patershâna, E me fuzhnje e me terfurq Rrâjn n' kulsheder t' kshtêne e turq: Tuj e msy e tue ndersy, Tue shinue e tue e shkallmue, Njâni sypri tue i flutrue, Tjetri m' ânesh tue e pershkue, T' gjith njiheri tue e dermue Me ato lata e fuzhnje t' giata. T' i dha era edhè shtergata; Flake per flake t' i a dha vetima, Krisi gjâma e bumbullima, Shungulloi malit ushtima: Hypi tym e hypi njegull, Biga e Shales likundet shrregull. Trême kulshedra, âsht fute ne shpelle Kû là n' gjak e rande t' u sjelle, Tuj u zmbrape barkas mâ kthelle. Here t' u rrqasun kamandoras, Lshohet shul teposhte rrmores: E si rreshmja me zhumbùr, Tue rrmye gùr e tue rrmye zhùr, Kulihum shêmet n' liqê, Mbrenda Biges dyndun kurrnê, Kthellte kah zhytet trupi i saje: Trande âsht toka dèr ne Raje. Xhem Sadrija, mushe n' maraz, Ke me i rà s' mûjt m' shaterkaz, Kah i u shkye m' dà na fulqîni, Fill mbas saje ne shpelle aj hini Edhè u shty mbrende bukur kthelle, Por me sjelle m' tê, s' mûjt me sjelle; Pse kisht'kêne vendi humnere, E kulshedra u zhduk me 'i here. Shpejt Drangojt aty jane cue, Edhè cete atà kan shkue, Si ki'n kêne t' gjith pika e djalit: E kan ckpute nji buze prej malit, Edhè shpelles i a kan vû n'gryke, Tuj i a rrase mbrende porsi pyke, Qi per jete mos t' mûje Kulshedra M' e dermue me kâmbe e kthetra. Dukagjinin per t' damtue; Mandej ule jane me pushue. E at here rêt jane davarite, Kà nise hâna n' qiell me shndrite. Ora e Shales, eh shtoi, Zo', vallet! Dale e ndêje m' nji vetull mali, Atjè nalt dikû mbi Nicaj, Ajo luften pà e paska, Qi Drangojt bâne me Kulshedren, M' at kape t' Biges mbi atà thepa: Edh' e mira fort âsht gzue, Kur kà pà e kà kundrue, Se Drangojt e Shqyptaris Keq shemtuem e kan Kulshedren: Se tri krena i kan gjymtue: Se 'i germaz i a kan shporue; Shtatit krejt se e kan shkallmue E se n' shpelle e kan ngujue, Tue i zâne gryken me 'i buze malit, mos me mûjte mâ per s' t' gjallit Me damtuemun Dukagjinin. E kur pà kà ajo me sy, Se jâne ule burrat e dheut, Per t' pushuem e biseduem, Tuj u prralle njani me tjetrin, Per shka psue kishin m' at nate, Tri here rresht zên e piskate: Ndihet vigma m' Qafe t' Morines: Kan ndie Oret e Dukagjinit, Neper shpella, kû ishin strukun Prej gazepi t' asaje nate; Edhè cohen per ajri, Xhixha--xhixha tue xhixhllue E i a befin te Ora e Shales, Motra e mashe e Dukagjinit. Kà marre Ora edhè u kà thâne: A thue e dini a por s' e dini, Se Drangojt e Shqyptaris: Atà i pacim, Zot! me jete: E kan thye sande Kulshedren Tue luftue m' at Bige te Gimaj, Edhè n' shpelle e kan mutue Me nji shpat shkepun prej malit, Mos me mûjte me pshtue per s' gjallit. Vec se shka? ofshe un e mjera! Atà darke sande s' kan ngrâne; Para darkesh pse aty kan rrâne, E as s' i kan nuset e veta, Qi aty buken m'u a gatue, Edhe tryezen me u a shtrue, M' kambe me u ndêje gati me uje. Ani prà , mori ju motra, Shpejt m' u a ndreqe darken Drangojve: Shpejt me korre grunin nder ara, Mire m' e shi e mire m' e blue, Mire m' e njeshe, mire m' e gatue: Me dale n' bjeshke me mjelun sutat, Me gjete mjalten neper zgavrra, E me zâne dy drêj te mâjme, Me u a pjeke ferlike ne hèll. Kshtû kà fole kjo Ora e Shales; Edhè Oret e Dukagjinit Jâne bâ Xhixha e zhduke n' vetime. Vec sa 'i here vjen vallja rrotull. Aty prap ato kan kthye: Njana, buken permbi krye; Tjetra, mjelcen per nên dore, Mjelca bâ me lvore blinit; Dikush bjen fashoje mjeltet; Tjerat, m' hej vendue terthuer, Bà jn mbi krah dy drêj te mâjm, Ora e Shales si u kishte thânun, Qi me pjeke ferlike ne hèll. E si t' tana jane bashkue. Fluturim ato jâne cue, Veshun bardh e floket zhvillue, Edhè befe kan m' mâje t' Biges, Kû Drangojt po kuvendojshin. Ora e Shales, at here, u â avitun, Qi edhè u thote me t' amel zâ: Mire se u gjêje, burra te dheut! Mire se vjen e bukura e dheut! Mire se vjen, e kah te kemi? Ka' u kè pri ktyne fisnikve? Po i pergjegje Kapitan Lleshi. Se, mana', ty t' u ngjatet jeta! Un jam vete ajo Ora e Shales: Moter un me at Ore t' Merdites, Qi veron mbi bjeshke t' Mundelles, Si ajo drita tuj ague: Kto jane Oret e Dukagjinit, E kem' dale m' ket maje bjeshke, Per me u pà , me u njofte me jue; Se zâ t' madh per jue kem' ndie, Se edhè e là t sande ju nà m, Tuj e thye ne lufte Kulshedren, Qi me shue desht Dukagjinin. Jo qi lodhe, un thom, do t' jini, Se edhe darke ju ngrâne s' do t' kini: E ktû, po, âsht nji bjeshke e nalte, Te tane gùr e shkam i gjalle, Kû s' gjên nieri shka me ngrâne: Pse as s' i kini nust t'ueja, Qi jue darken me u a ndrequn. E prandej na Oret e Maleve Darken jue u a kem' gatue: Kû me vedi u a kem' prû: Kur t' urdhnoni me u rreshtue. Edhè trimat rreth jane vû. Nja mbas njâ' i e rend mbas rendit, Me Llesh Gjonin m' krye te vendit: Asht Gjomarkajsh e i bje prija Dere mâ t' vjeter s' kà Shqypnija. At here Oret u kan sjelle buken; U kan vû ferliket perpara, E u kan prû mjelcat me kjumshte: Kjumshte me bore, dhâmin me t' pi: Edhè mjalte, sà kush kà dashte: Mâ e mire darka s" ndreqet n' ashte. Gurren nget kishin per bri, Gurre si aklli e e kjarte flori, Sa kush dote aty me pi. Mbasi buke trimat kan ngrâne, Jâne cue prap e dale m' njâ' n âne E po rrin tue bisedue Me njat t' bukuren Oré te Shales, Per kanû e pûne urtije, E per bese e per pûne t' mikut, E per lufta qi u bâne motit: Per trimni te Gjergj Kastriotit: Per Drangoj e per Kulshedra: Per <<breshana>> e per gopedra Edhè folen mbi liri, Mbi liri e mbi Shqypni: Si Shqypnija do t' dale m' vedi, Mos m'e urdhnue mâ as Krajli as Mbreti, Me kâne zoje ajo m' vedvedi, Ashtû Zoti si e kà shkrue, Qatjè vone zên Ora e Shales E po u thote shoqeve t" veta: Hajdni, varza, me u njite valle, Edhè 'i kange ju me e kendue, Sa po âsht Drita ende pà dale: Pse Dragojve u pelqen kanga. Jâne cue Oret e Dukagjinit, Me ato petka bardh si bora. E jâne kapun dora--dora, Shpervjele manget mbi cep te krahit. Floket dèr m' kâme zhvillue giate shtatit, Me kunora lulesh m' krye me ato kâmbe kalece tue kcye, Dà dy lagjesh balle per balle, E tue kndue ato palé e palé, Kan pri vallen kshtû per malle: Varza kà e varza s' kà ; Por, si kà nji vajze n' Janine, Kurkund shoqen s' i a kè pà , Kah bje diell e serotine: synin diell, ballin si hâna, Ardhun shtatit si silvija. Eufrozine e quejti nâna, Augur t' mire m' e pase Shqypnija. Atê e pâtka aj Ali Pasha, Dale si vida ne balkue, Edhè fort pelqye i âsht vasha: Çon Harapin m' e kerkue. Vjen Harapi e i thote te dera: Shpejt tash, vashe, ti ktû me zdrypun E me mue me ardhe nji hera; Persè Pasha te kà lypun. T' u thafet goja! shka po thue? I a kthen vasha fjalen maré; Se un nji vajz--o kam qillue: S' diej me fole me Pashallare, Jo, po, Ali pashe Tepelena Mundet kryet aj me m' a prè, si i kà prè kushdi sà krena; Gjalle por s' lshoj un erz as fè. Asht mushe Pasha me meni, Prap harapin con e e thrret: Pa ndigio harap i zi, Se dy here Pasha nuk flet: A se vjen ktû sande goca, A se ndryshe n' fund t' liqênit T' a bâj gjumin me bretkoca. More vesht, bre qên i qênit? I shkon naten vashes harapi, Edhè e mêrr e e con m' liqê, Kû tue pritun ishte trapi, Per me i barte neper kurrnê. N' mes te liqênit si kan dale, Aty trapi vend kà zânun, Edhè nise harapi fjale, Nise aj vashes keshtû me i thânun: Nuk kà tjeter, tash, lum vasha: E s' jam nieri fjales qi i luej: A me shkue sande te Pasha: A shi ktû me t' myte ty n' uje. Jo, po, i thote vasha tue qeshé, Se un te Pasha due me shkue; Por due t' shkoj nji here me u veshe, Pse sido ktû kam qillue. E keshtû tue i thâne harapit, Atij qênit, t' birit t' qênit, Mêrr e hidhet n' uje prej trapit, Edhé zhduket n' fund t' liqênit. Doli fjala neper dhè: Njekso varzash kà n' Shqypni, Qi per erz edhè per fè T' rijt e jeten i bâjn fli. Kshtû kendojn Oret pale e pale Por, tue mârre té mbramen fjale, Hylli i drites nisi me dale E buzes s' malit drita agoi, At here Ore edhè Drangoj U cuen m'ajr t' gjith plima--plima, Edhè u zhduken si vetima, Tuj u gjete aty nji filli, Kû me u gjete deshti se i cilli. |
Ne Qafe -- Hardhi
NE QAFE -- HARDHI
Buloi molla, lulzoi thâna: Rrustem Uken kû e kà nâna? N' Qafe -- Hardhi kû pingron Zâna. Pingron Zâna e rreh shejshâna Neper rreze qi lshon hâna. Se aty, drita mire pa ague, Lufte e rrebte po kish' fillue: Kish'nise pushka ushtime me vlue, Kish' nise topi me gjimue, Sa qi trande jâne vrri e knete, Kà marre gjâme ashta perpjete, Fort ushtue kà Haramija: Rrustem Uka e Xhem Sadrija, Dy t' rrogovas djelm te ri Ke jane ngute kta pushke me shti M' njado ceta t' Malit t' Zi, Qi me rà i' n nise n' Guci. Naten n' terr kurrkush pa i ndie, Si vû u kisht' Knjazi leci. Knjaz Nikolla, 'i trim belà , Mos m' i u gjte kund shoqi n' Shkjà , T' forte nji ushtri aj n' kâmbe kà cue Tete taborre rrafsh numrue: Te tane burra Malazez, Njani i rêmte, tjetri kermez, Kush mustakun lshue dèr m' brez, Dèr me brez e vesh me vesh, 'Dhe se i cilli nji hunde -- lesh, Qi kur n' lufte bje, kopilani. Nuk t' a trême pushka as tagani, As t' trême topi a havani, E as kurrnêni e as flakadani: Komandà r âsht Mark Milani; Markut Knjazi edhè i kà thâne, Me i pri ushtris naten t' pa hâne E m' e qite n' Plave e n' Guci Kush pa pà , kurrkush pa e ndie. E pse Marku isht' nji telbiz, Me cà qymen per mjedis, Kà marre trimi e para ushtris Kà lshue 'i cete giate rruges s' Gucis. Nji cete djelm, kund treqind vete, Qi bâ mâll s' e ki' n ket jete: Si me lè njashtû me deke. Per me pà m a kisht' anmik, A kisht' prite e a kisht' rrezik Per ushtri, qi shurdhe p' r at rave Me e qite dote n' Guci e n' Plave. Por, kû ndolle kà Xhem Sadrija, Xhem Sadrija, syduhija, Edhè aj trimi Rrustem Uka, Burre kah fjala edhe kah duka Njani e tjetri lè drangue: Aty shurdhe kush s' kà kalue: Mbreti vete po t' kisht' tokue, M' shpine poteren i a ki' n vû: Zêmra n' fyt u kisht' qillue. Vec rrogovasit, kesh t' a di, Shka i ka qite m' at Qafe -- Hardhi: Me bâ pushke me Mal te Zi Mu nder vise te Gucis? Ora e bardhe e Shqyptaris! Ajo vete, po, premtue ki' te, M' Qafe -- Hardhi qi m' at ag drite T' ndollte Xhem edhè Rrustemi Me <<martina>> n' dore merthye, Qarqet Knjazit m' i a shperthye, Qi ka dit po kisht' vû sy Ndo' i skundill Shqypnis m' i a shkye. Jo, po; drita masi agoi, M' Bige te Shales Ore e Drangoj Ata cue na jane p' r ajri. Jane shperdà edhè derdhe flauri, Kush si xhixha tue xhixhllue, Kush si shkndija tue vezllue, E aty behe i a kan nji filli, Kû me ndjehe dote seicilli: Oret nder hije e nder verrije, E nder gurra e neper curra, E Drangojt nder shpija t' veta, kush n' teposhte, kush kah perpjeta. Vec Rrustemi e Xhem Sadrija Atà ndjehe nuk kan ke shpija: I a kan behe ke Qafe -- Hardhija. Rrustem Uka i Uke Kabashit, Dikû atje m' at âne t" Budashit Per te vllà n aj kisht' pase zâne Nji bi mali, ardhe si Zâne: Si ajo Zâna e Haramis Qi ndjelle mire mbi fat t' Shqypnis: E me Xhemin bâ kisht' fjale Shi m' at dite n' Budash me dale. T' a' n e cikes aj per me e pà , Dite e orok me tê me dà , Se kùr cika me u martue, Sa cope petka cikes ma i cue, Krushq e darsem me c' kanue, Prandej, kur Oret e Drangojt Atà dà jà ne prej shoshojt, Rrustja e Xhemi, si dy shkndi, Fill kan sosn m' Qafe Hardhi, Kah bje rruga e Malit t' Zi, Per me dale n" Plave e n' Guci, Qi po kisht' Knjazi lakmi... Aty trimat vend kan zâne Sypri rruges n' nji breshte te gjâne, Nder do curra, si petrita, Per me prite qi t' zbardhte drita; Persè as mikut jashta kohet Nuk âsht mire qi n' shpi t' i shkohet Po s' t' ngushtoi prita a se moti, A se thâne mos t' a kete Zoti, N' shpi pa buke miku me t' gjete, Qi mâ hall s' kisht" gjâ n' ket jete. E si aty 'i here kan zatete, Kan peshtjelle ka nji duhan: Gùr u unuer me vedi kan: E t' kan nise te bisedojn, Se si mikut n' shpi t' i shkojn Se si mikun t' a ngushtojn, Per me dhâne ciken n'at vjeshte, Si t' jene mâje skjepit edhè dashte, E t' jete pjeke rrushi ne vneshte. Si t' jene mâje skjepit edhè deshte, E t' jete pjeke rrushi ne vneshte. Ashtû ndêje bisedue, Xhemi <<huten >> pshtete mbi giû, Me <<karkulluk >>nen << cark>>shperthye E me 'i pace aj n' voj tue e lye, Kà marre Rrustos e i ka thâne: Perzèt, Rrusto, shka me kâne, Se nji pushke, si <<huta>>e Mbretit, Thom, s' del mâ kndej ujt e detit E as s' i del shoqja mbi dhè: Pushke e shpejte e e rrebte rrfè, Nji dite udhe me vrà per s' largut... Kur t' kete zêmer mbas <<kandakut>>... I a pret Rrustja si ne shpote; Se manà , permbi ket bote Si <<martina>> 'i pushke nuk kà . E mandej, si tue e gergà , Prap po i thote: Po a thue me t' rà Ndo 'i here pûna, qi me u vrà Me askjer t' Knjazit a se t' Mbretit, Ti ja kè besen vetvetit, Se s'bje ndore per pa e kalle? Se nuk lidhe per s'te gjalle? Manà t' Zotit, nuk e di, Po i a kthen djaloshi i ri: Persè pushka e ka si t' epet, E madjè, ka 'i here s' mund t' shkrepet As mbi korba grumllue m' lâme, Jo mâ m' nji taborr nizâme... Vec se, t' mjerit, zêmra m' hjeke, Njiqind here para me deke, Se 'i kuri m' i a lshue Shqypnis. Nder kto fjale t' birit t' Sadris, Qe se poshte dromit t' Gucis Dishka ndihet tue rrapllue: Si nji cete, qi âsht tue kalue, Kush pa u kuell, kush pa ligjrue, Thue, se hajna kan qillue, N' ndo 'i pûne t' lige atà tue shkue, A me vjedhe a se me vrà , Naten n' terr kurrkush pa i pà , Si zanà t qi e ka cubnija. Morè! bâni Xhem Sadrija; E, si n' dore <<huten>> kisht' pase, Pa mendue se a do t' kisht' giase, E merthen e zjarm i nep. Ushtoi bjeshka kep me kep, Si t' kisht' krise topi a havani. " Kuku meni! " dikush bâni Atjè poshte kah bite rruga. Shkjau, per Zotin ! Rrustem Uka Tha nper dhâme e m' vend aj ngurre I rri gati m' <<kacuturre,>> Dy here rresht tue qite vetime Neper brej, aha e cetine. Edhe trimat t' jâne flakrue Per mas krepash, kû shterngue Jâne me deke a se me pshtue; Por pa qanderr mos m' e lshue. A t' kà rá, probe, me pà N' ato gomna e n' ato glina Si shperdahet nji tube njila, Tuj u struke nper rrase e zhùr, Me pase kush per t' hjedhe nji gùr Mrende n' at pellg? Njashtu jâne dà Malazezt edhè shperdà , Kur nper ah e neper brè Rrebte ushtue kan si dy rrfè Njato <<hutat >> shqypetare: Jâne shperdà , po, fulikare, E kush lshue âsht perposhte dromit, Kush âsht struke e fute mas stomit, Kush mbas landesh shtatin kà zâne: Strukun kryet e kan te tâne. Per <<kapica>> dert s' po kan Pse u rrotllohen poshte nper plan: Kà <<kapica>> per gjith treg Vec se krès s' i gjindet shteg Bâni kush e mrt pà te. Shkjave mendja aty po u ve, Se aty m' prite po kan tokue; Prande' aty te jâne shterngue E t' kan nise lufte e potere Me treqind <<novice>> p' r 'i here: Me t' perzi, po, gjak e vnèr. Mire, po, Xhemi edhe Rrustemi Mire poteren po u a presin Ke vetime atà po qesin, E kah qesin ke po njesin. <<Huta>> e Rrustos n' terr po vritte, <<Huta>> e Xhemit n' mish po njitte, Sa here djali qi po qitte; Pse drangoj t' dy tue qillue. Me Kulshedra i' n msue me u gjue. Atà qit e keta qit, Atà brit e keta brit, Brit e lavd shoshoqit qit, Tue vikate, tu' u hallakate, Tue shà nane e tue shà tate; Lufta ashtû si e kà zanà t. Ka nd^je flake Qafa e Hardhis. Lkuqe jâne kullat e Gucis. Hikin derrat, mârrin gurrat; Hikin sutat, mârrin currat; Çohen orrlat permbi rê; Lshohen korbat per nen d^; Po bâjn nanat shum medèt, Ka' aty lufta po kersèt, Ka' aty <<hutat>> po shungllojn, Rrebet <<novicat>> kah po ushtojn, Idhshem t' vrà mt kah po gjimojn. Tue rrahe plumet pa i a dà , Gjeth e gêma tokes kan rà , Ka nise bari per me u thà : Kaq shum vape qi aty po kà Flaket t' verdhe t' barotit t' zi. Kû do te dale pûna s' e di! Dy s' e qesin me nji ushtri, Sad qi drangoj te ri. Se kû puna mund té dale me giase Rrustja s' po e bân mâll; Persè qe, atjè burri i burrit, Ngrehun kryet aj per mbas currit. E tue u ulrue si nji luâ, Malazezve po u bân zâ: Ah! kadale, moj Cernagore! Se ktû i thone Shqypni mizore! Se mue Zoti m' kà ndihmue, Mbasi ktû s' jam tue luftue As pse m' qafe due me i mete kuej, As me grrye pse due m' gjâ t' huej; Por per erz e per liri, Por per t' bukren ket Shqypni, Qi me u bâ kâ,po'fani Edhè Knjazit n' dore s' i bje. Kerkserdari i Cernagores Kur ka ndie perposhte rmores, Se t' forte lavd po i qet Shqyptari, Mnijet ftyra c'âsht ndeze zhari: Ç' kà kercnue aj dhâme e tmalle, E me 'i zâ porsi t' u palle, Me dore, djelm, bre! ka vikate. Se e kem'pase gjithmone zanà t, Bà ll per bà ll me anmik m' u prè. E jo struke si uri nper dhè. Edhè âsht cue trimi n"e kâme: Pushken n' dore, tagâ' n nder dhame: E t' ka mârre breshten perpjete, Me nja 'iqind djelmosha t' leté, Me nja 'iqind djelm Cernagoras: E kû vrap, kû kamandoras, Tash mbas breut, tash mbas cetines, Bukur nget i biri i shkines: Aty - ktû 'i pushke tue shti: Bukur nget aj n' at furi, U âsht avite Rrogovs' e t' ri, Kinsè gjalle aj n' dore me i shti. Pse si drita pat ague, Ka nise cubi edhè âsht kujtue, Se aty ushtri s' po kishte as cete, Vec se dale nja disa vete, Qi n' krye t' vet e kand pa pvete, Ki' n nise pushken si t' u talle, Thue po gjuejn kund ndo 'i cung n' zà ll. Por Drangojt po ishin me Ore E s' po u z6ejshin gjalle me dore. Gjalle me dore ata s' po u zêjshin As m' u a qite rrethin s' po lêjshin; Persè, qe, qaj Rrustem Uka Çeta e Shkjeve kur i u hulltka, <<Braf>> ne kambe trimi kà bâ, E si kêne kisht' ulâ, Mbas nji shkami turr ka rrâ Terthuer pritet pêsqind hapa, Kû ngujue nder ato karpa, Ka nise pushken m' e shpejtue: Thue, 'izet vete po kan qillue: Padhime shkijet perbri tue i gjue Turrin Shkjèt e kan ndalue, E t' pushka prap me vlue, |
T' nisen plumet me fishkllue
Neper breshte kryq e terthuer, Si qi thone n'Shumle dikùr. Ashtû pushka flake tue zi, Vigma e' krisma t' u perzi, Dale barit kan staje - staje E po vrrasn m' ato maje: M' ato maje mbi pylle t' ahit: A shk" âsht pushka njatij rrahit? T' hiq kushtrim, se na rà Shkjau! Asht perlyke Rrustja si kau, Qi perlyket, vrap tue ngà , Me tarok kur t" hjeke me u vrà . Mos e lsho, djalé se t' a rrina! Pingroi vigma neper cetina. E sikur atjè prej vjeshtet, Mbas njaj shiut te rande, prej kreshtet T' that e t'griste t'ndo 'i majes s' thyeshme. Shkepen gurt e rmores s'rryeshme Bin n' teposhte t' u rrokullue, T' u plandose, dhèn tue e dermue. Dèr qi t' hasin m' pod a m' prrue: Njashtu rrâjn barit at - hera M' Qafe - Hardhi, kû isht' nise potera, E kû shum do nâna t' mjera Tue i thà at dite, besa, ishte vera. pushken n' dore, kesulen n' gji Shterngue rrypat mire per i, sa kush vite priten xite: <<Huta>> flake ne dore i rrite: Mush e qit aty pa dà . Ç' t' jâne merthye Shqyptar e Shkjà ! Ç' t' jâne merthye, c' t' jâne kaperthye, Shoqishojn se si m' e thye! Njegull tymi u rri mbi krye. Mos me u pà dielli me sy. Tash Shqyptari Shkjan po e shtyn, Tash mêrr shkjau edhè po msyn. Atà shtyj e keta msyej: Msyju e shtyju ndermjet vedit Si ajo vala m' buze te detit. Edhè kshtù. m' shoshojn terbue. T' kan nise trimat me sharrue, Njâni vrà , tjetri shitue, Kush tue hjeke, kush tue rektue, Dhimet zêmra me t' u shue, Ke te ri ki' n pase qillue. Por kur pushka po kersitte, Dhime shqyptari nuk po ki' te, Elè mâ njaj sokol malit Zhuke Isufi, pika e djalit, Qi kah mirrte m' Shkjà jyrish; Si aj taroci neper plish, Kur t' a ngase zekthi nper kneta: Mêrrte gjâme ashta perpjeta: Kaq me krisme e me potere Qi po i msyte atà Shkijè t' mjere. Vec, po, kur lshohet Man Sela: N' dy kubure e n' dy kortela, Shkrue <<martinen>> te tane n' <<gjela>> <<Gjela>>sermit tela - tela: Struken Shkjèt, besà , nper shpella, Si njaj lepri neper shkorre, Kur t' lshoje m' tê shqypja mizore, Kuk ngerthye kthetrat gjaksore. E s' bâjn keq trimat ke struken, Persè Mani, pasha buken! Mjaft qi syn aj mund t' u a shofe, Se n' <<martine>> n' vend po t' i ftofe: Si kà ftofe Risto Stojanin, Nesho Ilin e Gjoke Stjepanin. Edhè at t' mjerin Savo Stanin. Jo qi po ishte 'i fare Nel Bishe, Idhte si helmi ruejte ne shishe, Ngujue i cilli m' <<hute dervishe>>, Fort po i kputte njatà Shkijè, Tue t' i lshue shakull per dhè, Mish per shpend e per shkerbè. Ju te zezat mori shkina Sa terthuer po u njethet stina! Se c' po t' pshtiell' i edhè ne zi, Qysh se dale kà n' Qafe - Hardhi Rrahman Duli, ' i kime zi, Lè si i thone, nper cark t' <<martines>>, Qi kà e lot at <<gisht te shllines>>, Juve jeten po u a shkurton. Zêmren dysh jue po u copton, Tuj u lâne cungat m' zà ll, Kê pa burre e kê pa djale: Si mo', Zot, mâ keq per jue, Qi a pak gjalle kini qillue, Gjith ket kob me pà m' gjind t' ue! Por, te drejten me u kallxue: Shkinat m' dhimen e nuk m' dhimen, Kah po shof si gjindja u shkimen, Kush n' nji shpat e kush n' nji lak; Vec po, zêmra m' pikon gjak, Ke un i mjeri jam tue pà , Se nè Shkjau na paska vrà ; Na kà vrà njat Tahir Gjelin, Isuf Pulen, Kot Kacelin, Qi mâ t' mire djelmt s' kè pse i lype Qe m' Qafe te Diellit del n' Postripe: Me rà prè e gjân me rrmye, Turr me u lshue, kalà t me i thye, Hasimit n' lufte me i lâne pa krye; Edhè mete paska Is Abazi, Lik Sokoli e Rem Kazazi, Me dy djelm prej Gegehysenit E me at t' bir' n e Ragip Cenit, Nji t' Isniqas djale te ri, Ardhe si <<ltina>> vjerre m' sergji: Vec sa lshue 'i fije mustak: Me t' u dhimte m' e vrà per gjak! Vec si ndolle do t' kete, vall, puna, Qi ka mete qaj Isuf Pula?... Se ky Isufi,manà t' Zotit, M' ka pase kêne nji falme agzotit Mos me e trême flaka e barotit: Edhè i shkathet e djale telbiz, Kam pase thâne se per midis T' ndo 'i taborrit me u pershkue, S' do t' kisht' mete trimi pa pshtue: Kaq qi pushkes i âsht kêne kujtue! Por kur do me t' gjete rreziku, Aj po t' gjetka, mor lum miku, A prej hasmit a prej vllaut, T' jèsh ti struke mu n' bryne t' kaut. Turr lshue Isufi m' Malazez Nper do shpartha e curra t' zez, Nâm po bâte aj permbi Shkjà , Kè tue vrà , kê n' gjak tue là ; Thue, kulshedra m' ta ká rà . Kur, qe, 'i fare Drekalov Mije Po i del n' ndesh nper ato hije, Qi, m' shtek t' ballit ule <<kapicen>> Edhè vû per sy <<novicen>>, Po shterngohet m' tê me shti T' i u drodh Cufi si ari, Edhè m' <<hute>> i met vetime. Ushton <<huta>> bumbullime! Por, medet! se cope e grime I u bâ <<huta>> t' mjerit ne dore: Kisht' pase kêne, po, Shkjau me Ore, Shkjau kisht' kêne nji bir lugatit, Gjyle as top mos m' i u ngule shtatit, Vec tagani atê m' e prè, Stramastik tue kêne se isht' lè. T' i a dha Shkjau at here m' <<novice>>, E t' a muer mu nên gerthice: Shi njaty, kû pshtim nuk kà Nieri i shkrete, me pase me i rà Plumja e pushkes. Porsi nji bùll Rà per dhè i ngrati Isuf Pule, Purun bris se njaj carani, E <<oh>> e as <<ah>>! trimi nuk bâni; Vec, kur shpirti i erdh me dale, Tha n' per dhâme mâ t' mramen fjale: << Shndosh vatani!>> e m'vend u pak Tue e bâ djerrin hurdhe me gjak. Ah! mo' lê, brè, Rrustem Uka, Per n' kjosh trim si t' a thote duka, Mo' lê shoket, brè, pa i pague; Se manà , mire kan qindrue, Marre fisit s' i kan lshue, Per Shqypni trimat jâne shue! Edhè m'kambe t' flakroi Rrustemi. Kur flakrue kà m' kambe Rrustemi, E t' kà ulurue si bishe nper bore: M' tani, djelm! Me dore! Me dore! Aty Shkijèt pritat po i lshojn, Edhe nisen te dredhojn Kâmbe mbas kâmbet, hap mbas hapit, Dèr qi vû jâne m' pike te vrapit, E t' kan mârre shpatin terthuer; Pa kqyre driz pa kqyrun gùr, Tue hike vrap para Shqyptarve, Si atà drêjt para zagarve. M' shpine Shqyptaret u u shtrin m' at here Me shum vigme e me potere, E t' i ndoqen rruges per s' giatit, Dèr qi zhduken per mbas shpatit E me sy mâ kush s' u pà , Pose asish qi meten vrá. Ká pá Zâna e Haramis Ke u thye Shkjau m' at Qafe t' Hardhis, Edhé e Mira po lumnon, Shkam me shkam po fluturon, Ká mârre kângen e po kndon: Ty t' a lumsha, moj Shqypni, Qi per bese e per trimni, Maná shoqe kund s' po ké, Kahdo bje dielli mbi dhé. Zdathe e zdeshe Shqyptari i ngrate, Brin per toke e buken thate, Nuk m' ká zêje as s' m' ká zanát: M' a shkon jeten ne siklet, Si ajo bisha ne shkorret; Po, por preke m' erz te shpis, Po, por preke m' toke t' Shqypnis, Preke n' Fé, qi ati i la i Pari, E per t' pá ké se si zhari N' zêmer mnija ká m' i u kalle, E si hasmit, shpaté e gjalle 'Per t' i u lshue ka << jurra >> m' shpine, Si m' zogj t' pules nji gjeracine. Burre i forte, po, Knjaz Nikolla, Burre i forte e me mend t' holla: Por me arme e me furi, Si n' Cetine bâ e ká pleqni, Per ket bese, nuk hin n' shqypni Me i u bâ dhâmi sa derrit. Mos u ngut, moj Shto - Zo'- Vallet Me mârre kânget e me pri vallet, Se n' Shqypni s' marojn kurr hallet! Se edhè lufta s' ká marue: Me tzi ajò tash ká fillue. Sa qi i mjeri fort po drue, Se shum gjak sod ká me u bâ: S' thehet shkjau me kaq e gjâ: Duhet pune, po, Shkjau me u thye! Po a tue pá, moj s' jé me sy, Vizitori si t' âsht xi Prej ushtaresh te Malit t' Zi Ke po ngasin me furi, Çeté mas cete e vi e vi M' ure t' Sutjesk"s, m' at log mejdani, Kû dha urdhen Mark Milani Tok me u mledhe te tane ushtrija, Mbasi 'i here ke Qafe - Hardhija, Hovi i pare i mori m' thue: Njizet vrá tridhete shitue. Jo, po, tash lufta ka nise. I a dha flaka m' at buze mali! Si thue, Zâne, t' i bâhet halli? Me qindrue tjeter nuk ká. Pse edhè, e lumja, jam tue pà , Ke jâne dynde Plave e Guci, Ke kan rrâ Strelc e Plevi, Me Sutjeske e me Nokshiq, Vûthaj e Martinoviq, Hoti i Kûj' t, Morine, Isniq: Gásh, Krasniqe, Rec e Dardhe, Qafe e Diellit, Lum i Bardhe, Nikaj, Palc edhé Mertúr, Qi kund pushkes s' i lâne kusúr; Edhè ktyne u paska pri Ali Pasha, 'i kime - zi, Kaluer atit pullali, Si ajo rêja me duhi, Kur te zbresé mbi Harami. Me tê vin tjere gerzheli, Disa Krén e Bajraktare, Do begllere e do agallare, Si me thâne Çerim Binaku, Qi kû ndolli aty rrodh gjaku, E si njaj Sadri Mehmeti, Zâ' n e t' cillit ndie ká Mbreti: Njani Gà sh, tjetri Krasniqe: Bâjn <<novicat>> pushkaliqe... Vjen mandej, qaj Jakup Feri Nji i Plavjane nji zog skyferi, Mire ushtrue n' at log mejdanit; Si njaj Hoti, njaj drang luânit, Alush Smajli i Smajl Hasanit, Qi kur sjellka m' tef taganit S' t' bâhet kryet se n' trup po e ké: Kaq vezllon aj porsi rrfé! Por kam pá trima e s' kam pá, Si at Prêle Tulin, por, s' kam pá, Qi Merturit paska pri N' dy celina e n' nji harbi, <<Huten>> m' krah. zjarmin ne gji. Gjurme per gjurme e njite mas ti, Vjen nji Omer e 'i Hasan Haxhi: Njani Isniq, tjetri Nokshiq: Zot, n' dore t' tyne kend mos piq, Pse t' a bâjn, besà per vigj. Mbas ksish rrâ ka pika e djalit, Kû kjene gjete sokola malit, Kah Sutjeska edhè t' kan msy: Nuk jet hasem per pa u thye, S' jet ushtri, jo, pa u shperthye, Mjaft qi t' duen me bâ gajrèt. Zâna e Madhe kshtû po flet Edhè e Mira kep me kep, Po fluturon e fort ep, Dèr qi zên mbi krye t' Sutjeskes, Mbi nji curr ke aj shkami i bjeshkes, Kû kà ndêje e âsht ule me pà Se si puna ka me u dà , Tash qi aty na jâne perlà , Fyt - a - fyt Shqyptà r e Shkjà . |
Te Ura E Sutjeskes
TE URA E SUTJESKES
Mark Milani kur ká pá M' Qafe - Hardhi se aj shtek s' po ká, Per me dale me rá n' Guci Me ato tete taborre ushtri, Naten n' terr kurrkush pá e ndie, Si vû i kisht' Knjazi leci, Kah Sutjeska fill ká msy, Kin' po e gjên shtekun shperthye E n' Guci po mund i a behe, Qên as klysh m' tê per pà lehe. Por gabue âsht kopilâni, Pse Ali Pasha aty i a rrâni Me dy mi ushtare te vet: Orrl, sokol e kacabèt! Kû edhè mire na jâne ngujue Pushken markut m' i a fillue: Pá gjak vendin mos m' e lshue. Edhè pushka kà fillue, Dielli m' cila at here tue u cue. Lum per Ty, o i lumi Zot! Se gazep do t' shofim sot, Ke n' Sutjeske, nder ata curra, Na jâne ndeshe burrat me burra: Na jâne ndeshe Shqyptare e Shkjè: N' mni t' shoshoqit te cillt lè, Kan me u gri, besa, e me u prè, Si njatà derrat me derra: Kan me mete trimat nper ferra, Kush pà i kjà , kush pà i vajtue, Pá pase nget moter as grue, E as mjeren mori nâne, Nji fjalé t' amel per m' u a thâne! Kaq, po, aty potera âsht nise, Kaq, po, aty pushka âsht tue krise, Edhe topi tue gjimue, Gjylja e plumja breshen lshue, Krisma veshet me t' i shurdhue, Tymi syt me t' i verbue: Qi, po t' keshe ti nja 'i qind krena, E per krye ka dy pare brena Me t' vojte mendja, lum daija, Se asnji shndosh s' e con te shpija. Porsi n' flake kerset duhija, Njashtû rreh <<huta>> e <<novica>> Nper shkamij, aha e plakrica; Edhe ushton vigma e piskama: Si ata mazat neper lama, Si ata ujqt, lodhun prej zije, Kur mêrr plajmi bjeshke e vrrije: Por, si rà n cilat e mdhá. Krisma e pushkes mâ aty s' u dà , Vec se ndêj ushtime tue vlue, Kurr pà prâ, kurr pà pushue: Porsi ushton breshni tuj ardhe Bulkut t' ngrate zêmren t' i a mardhe. Ashtû pushka tue kersite, Mndershemtopi yue bulrite Vigma e brima tue gerthite Po vjen gjaku edhè t' u zé E aty - ktû Shqyptare e Shkjè Nisin pritat e po i lshojn, Jete as deke mâ s' po shikjojn, Vec po msyjn trimat shojshojn, Hap mbas hapit t' u hjedhe para, Si kacikrrat nper ara. Se c' u ndez lufta m' at hera, Se c' shunglloi zhurma e potera, Se edhe pushka c' ndêi tue zi: Mendt e krès me t' u perzi! Me shoshojn idhte kaperthye Gryke per gryke me arme t' u msy, Tuj u msy, e tuj u shty, I a kan nise trimat me mete, Ofshe! nper at rrah te shkrete: Si, mo', Zot, mâ keq per né, Qi kem' ndolle n' kufi me Shkjè, T' cillt, t' pabese e t' dobe tue kâne, Trima po i' n sà t' duesh me thâne! Met mâ i pari aj zog skyferit Selimi i Selman Ymerit, Dere e vjeter n' at Plevi, Kû kisht' pase pleme edhe gji, Kisht'pase dhên e kisht' pase dhi, Toke ne mal e toke ne vrri Si mâ i miri ne Malci, E qi fjale pêng kurr s' pat lâne, Ashtû bâ pat si e pat thâne: Gjak as varre s' la kund pa mârre. Ktê te mjerin pushka e muer, Kah, tue msy aj si n' terthuer Rrâjes s' njâj bungu desht m' i u fuer. Mandej met Beqir Haxhija Larg permende per kah trimnija, Larg kerkue per kah urtija: Bè m' krye t' tij bâte Gucija; Pse as n' Shqypni, jo, as n' Cernagore S' pat prè mik, s' pat cartun ndore: Me gjith mend aj t' u mundue Hakun m' hak gjithkund m' e cue: Vec jete - shkurte kisht' pase qillue! At here vrà âsht nji i Plevnjâne, Nji i pà tate edhe i pà nâne: Kurt Zeneli i ki' n pase thâne: I rà pushka rranze gebzherrit E e lshoi dekun terthuer djerrit, Vendin n' gjak te tane tue e lá, Si t' kisht'kêne tarok a kà : E vrau Steva i Plevanacit, Nji haram, ky, nji fare bracit, M' e pase rande toka me e bartun, Vec se kishe qi s' kishte cartun, Se per tjeter mbi ket toke Gjâ pà bâ s' la m' t'hueje as m' shoke: Naten vidh, diten plackit, Dikê pre, dikê kurit, Toket e hueja del e shit. Ky pà paska Kurt Zenel' Kah, mbi cup krahcat shpervjele, T' u mate ishte aj pushke me shti M' nji t' Nikshiqas, djale te ri, Edhe i metka Shkjau m' << novice>> Tuj i njite pak mbi kerthice, Tue e hjedhe dekun m' kokerr t' shpines, Por âsht ngute i biri i shkines Me qite pushke, pse Adush Haliti Me nji plume krès i a njiti, E t' i a derdhi trût per toke Me <<kapice >>, kapole e floke: I met rrashta shyt si boske, Edhè dekun rà n' n' nji prroske Por medet bân lande e gúr Ke ká mete nji Dardhacuer: Trim si kjene trimat dikúr: Mos m' i a trême synin as deka: Ke ka mete qaj Mican Leka! Burre cufrrok, por burre cengèl, Me do floke ngrehe kacarrel, porsi kreshte derrit bugà r, Synin gjarpen, mledhe kulár, Kurdohere m' potere qi rrâni Beli vedin, besa, e bâni, Kah m' i lshohej hasmit m' shpine Si skyfèr, si gjeracine: Thue per s' gjalli po e perpin. Ky pà e paska at Nike Mihajlin Ke m' a gjuejtka Zyber Smajlin: Nji te Racas, djale té ri Dekun m' toke tue e karrani; Edhe m' <<hute>> i u dredhka Nikes Fill i a njitka m' zhabe t' bytykes: Derdhe i a kà pe sheshet m' livadh. Bertet Shkjau sà kà n' germaz, E, tue shkue capraz m' capraz, Ngerthye kuk, dy duert mbi varre: Kah qyqari mêc isht' mârre: Ashtû 'i copet, porsi shul, Vjen e bjen m' nji hurdhe pingul, Kambet perpjete e kryet ne balte: Dy - tri here trande i kà shalet, Edhè kshtû, kâmbet laradash, Dha aty shpirt, e kthellte nji pash Rà , rreziku, n' uje palmuq: Krejt prej gjakut hurdha u kuq! Kur kà pà njaj Juriq Mata, Nji zgobell me gaqe t' giata Se c' gazep bâni Micani M' t' ngratin Nike, njâ as dy s' i a bâni, Edhè trimi âsht cue ne kâme, Me tagan shterngue nder dhâme, E m' <<novice>> tue qite pà dà , Fill m' Micanin turr kà ngà Kin' po e vret Micanin n' prite, Kin' aty aj po i a merr kryet. Si aj ariu, qi kà sodite Se shpelles s' tij âsht tuj i u avite Derr' i eger, me t' shkye m' dhâme Kerleshe kreshten gjate nji pllame |
Me nji hov jashta flakrohet,
Edhe m' shpine derrit i lshohet, Idhte me tê tuj u perlà T' u dermishe, krejt m' gjak t' u là : Kshtû Micani, kûr ká pá Se Juriqi m' tê ká msy, Merthye << huten >>, vû per sy, Asht cue m' kâmbe e n' shesh kà dale, Edhe t' dy ashtû balle per balle, Flake per flake armet i kan kalle. Rá Juriqi m' toke pike gjalle. Met Micani porsá gjallé. I rá pushka mù m' krahnuer Tue e lshue djerrit per terthuer, Ne gjak t' vet t' mjerin tu' e lá Zêmren s' âmes dysh tuj i a dá! Edhè i ngrati Mican Leke, Vû duert n' zêmer, shtri me deke, Kryet mbi stom e kâmbet ne vi, Zâne <<martinen>> per nen i, Tue i shkue gjaku vi e vi, Zên e u thote shokve per bri: << Amanet, o shoke te mi, Neper Dardhe kur te kaloni, Armet e mija barré t' i coni, N' oborr t' kullés edhe t' m' i lshoni, Nânes as tates mos m' u kallxoni Pse jane t' vjeter e i verboni. Ne pervetet nana per mue, Thoni:djali t' âsht martue! Ne pevetet se c' nuse muer: Muer nji plume ne krahnuer! Ne u pevetet se c' darsmore pat: Pat tre korba ndêje per ngiat! Ne u pevetét se c' zoja kndojshin!... Orrla e sorra m' tê po rmojshin!... Qindro, thoni, oj nane e shkrete, Se Micani te kà mete, Tue luftue me Mal te Zi, Qi Te mjeren moj Shqypni Po e vorfnon me djelm te ri, Ke po i vret hiri e pà hiri, Gjithkû t' jete djali mâ i miri!>> Edhé â shkime si shkimet qiri. Ah! Mican, bre, Mican Leka, Se ty mire manà , nâne - shkreta Te pat msue, te pat qortue, Kur u nise n' lufte me shkue N' at Sutjeske, kû rreh shejshana: << Pa ndigjo, t' tha, te paste nana: Kur te bâjsh me u gjuajte me Shkjá, Amanet, nder mend me t' rá Se si 'i plake dikur pat kjá, Lufte as darsem pá mish s' ká: Se prandej ky nieri i shkrete Mundet n' lufte, besa, me mete; Pse edhe krenat, morè bir, N' fushe t' mejdanit po ishin lire. Por ti lokes s' m' i ndigiove, Vec jurish mbi Shkjá m' u lshove, Si ajo bisha ne Kallnduer, E, tue qite kryq e terthuer, Vrave 'i here Pavlo Serdarin, Krejt ne gjak tue e zhyte qyqarin; Mandej Stankun, mandej Jankun, Mandej prap Veshoviq Brankun: Veshoviqin, gerxheli, Qi Nel Gilen t' vrau perbri: Njat t' Vuthjanin djale bari, Qi kisht' lânun dhên e dhi Edhe dale kishte n' ushtri Per me u vrá me Mal te Zi, Prandej ty, mor' Mican Leka, S' ká pse t' dhimet t' rit as jeta; Se, manà , mire ké qindrue Vedin mire e ké pague, Marre vendit s' i ké lshue, Emni i yt ká per t' u kndue Vone e vone m' lahute t' Malcis, Si t' i vije dita Shqypnis. Mbasi 'i here Mata e Micani U bân fli m' at fushe mejdani, Prap gjimoi topi e havani, Prap shunglloi << huta >> e <<novica>>, Prap ushtue ká Brezovica; Edhe rán shakull per dhé Shum do tjere Shqyptare e Shkjé, Kû dy - tre, kû pêse, kû gjashte, Kush ne pod e kush mrende n' ashte, Njâni i ri e tjetri i lashte, Té gjith burra e pika e djalit Kû ki' n kêne sokola malit: Me i u dhimet gurit e drunit: Si njaj Osja i Shas Alltunit Zeqir Meta i Mete Xhelilit, Dy te bijt e Man Halitit, Osman Sela 'i zog bylbylit, Janjiq Mirko e Tomiq Pera, Rrahman Duli, porsi fjera, Kryeper krye me at Jeliq Gjuren; Qi n' Kotorr pat shite fuguren Edhé blé pat aj kuburen, Me te cillen mandej, Shkjau, Me dore m' tê Rrahmanin vrau: Rrahman Dulin, qi pà deke Mire ky Shkjaut kryet i a ká ceke, Tuj i a dà dysh me tagan, Si t' kisht' kêne poc a bastan, Te dy trima, s' ké shka u thue: Njâni bishe, tjetri drangue. Por shka kndon njaj zog i zi N' ato llugje mbi Guci, Kah fluturon selvi m' selvi? << Amanet, o fushe e male, Shueni kange e shueni valle Shueni vallet per me kjá, Se n' Krasniqe 'i kob ká rá: Smajl Arifi, thone, âsht vrá N' at Sutjeske t' u gjujte me Shkja! Shum do t' bâje e âma medèt, Kur te ndiej se Smajli met, Se met Smajli, aj fare viganit; Balli i tij nji fushe mejdanit, Syni i tij agzot havanit, Shtati ardhe si shti bajrakut, Vesh e m' vesh dega e mustakut, S'b^jn mâ nanat nji asi djalit!>> Shuke zá' n, bre zogu i malit, Se ti s' din shka jé kah thue ! Ti vec din me curlikue, Gêm me gêm tue fluturue. Pse t' a kjaje Smajlin e ama, Kur, qe, aj trimi Sadik Rama Smajlin mire e kä pague: Dy te vram e tre t' shitue ? Por t' kjaje nana Cen Brahimin, Qi, kur pá ká probatinin: Njat Sadrin e Çun Selimit: Se mu m' parzme e mori pushka, Aty cue âsht, po, kaptine - mushka Edhè vrap âsht vû me hikun, Dekun m' toke tue lânun mikun E 'i kori tue i lshue Shqypnis; Kryet pse Shkjét i a prén Sadris E i a ngulne, ofshé m' nji hû, Me ngrane m' tê sorre e falkue, Edhe nise kan me u levdue: Mire nenshtrasha, or Ali Pasha Pa vre 'i here m' ket mâje huni Pse, me giase, njaj Sadri Çuni Dishka Ã* fjale do me t' a thashe: Do me t' thashe, me giase, or Pashe, Se t' bân êmer Mark Milani, Mark Milani Kapidani, Me i a ndreqe cilen n' Xhami, Dreken n' Plave, darken n' Guci, Kû do 'i here aj me pushue; E mandej, per n' kjofte gjikue, Dér ne Shkoder me kalue, Per me i vû Shkoders <<kapicen>> Per me ngulun <<trobojnicen>> Mu m' kalá te <<Rozafatit.>> Kur ká pá Pasha i Gucis Ngulun m' hû kryet e Sadris, E ndie ká si prrallej Shkjau, Ç' âsht perlyke aty si kau, Me u ndi vigma shkam e m' shkam: Bini, burra, bre ! kû u kam ? Se né Shkjau na ká marrue. Arme e ftyre na i ká zezue, Sadri Çu' n per pá e pague Dy per njâ, si e kem' kanue>>. Porsi kur atje prej veret M' uje a m' mriz bariu ndiell shqeret, Edhe ihsohen dhên e dhi Turr e vrap mbas zânit t' ti; Njashtû burrat e Malcis, Gjithkû kje lulja e djelmnis, N' bulurime te Pashes s' Gucis Ata hovin mârre e kan, E tue krise top e havan, Tue zi pushka pá i a dá, N' dore taganat tu' u shkelqá, Me nji brime, qi kryet me t' cá, Fulikare turre jane m' Shkjá, Atje, kû m' nji mâje hûnit Ngule isht' kryet e Sadri Çunit. A din ti si bleta idhnohet, Si peshtiellet, si egercohet E rreth zgavrrit n' shkam si vrullet, Kur te shofe se mecka i hullet |
E se do turi' n e ndyte
Nder fashoj mrenda me zhyte ? Malazezt njashtû egercue Jane atbote e krejt terbue, Kur kan pá Shqyptaret tue rrâ: Kê drangue, kê katallâ, Nja' n ari, tjetrin luâ, Te gjith trima m' nân e m' zâ: Edhè lshue pritat me 'i here N' dore taganat zjarre per mndere, Synin gjak e ftyren vnér, Dredhe << kapicat >> m' njanin sy, Ata vete kan mârre e msy, Me vikame e me piskame, E t' jane lshue burrat e dheut Si ajo lava n' muej te Shndreut. Ty, o Zot, te kjoshim fale ! N' at fushe t' lame kur kan dale, Kur kan dale Shqyptare e Shkjé, Se c' kan nise atá me u pré Se c' kan nise - o me u shemtue Krahesh e krenash tu' u krekcue, Hundesh e buzesh t' u rrumullue, Fyt - a - fyt m' dhâme t' u kafshue, Si ata derrat me harusha ! Rî ne gjak âsht te tane fusha. Mbi trim trimi hapet, turret, Lshohet, struket, hidhet, ngurret, Tash ha shtatin me dredhi, Tash m' tagan sjelle me furi, Here t' u mprojte, here vete tue msye Jo per t' pshtuem vete gjalle me krye, Por per t' lâne hasmin pá krye: Se mâll jeten kush s' po e bân, Vec seicilli ndjeke m' tagan Kryet e shoqit: thue, âsht bastan Per t' u kpute me u shite ne treg, Ase molle per t' qite bejleg. Ka mê topi edhe havani Ká prâ pushka, âsht shukun zani, E vec ndiehen ke rrapllojn Idhte taganat ndeshe m' shoshojn Ndeshe per krena e ndeshe per llana, Ndeshe per togza e koparana: Thue jane korrcat tue korre n' are. Shkrabiq Pera 'i trim budalle T' forte jurish aj kisht' pa' marre Edhe lshue c' isht' kêne m' Shqyptare, Me i perpî, thue, po do gjalle. Pret Sule Memen m' hov te pare; Nji djalosh prej Lumit t' Bardhe, Si ajo <<ltina >> e shtatit ardhe, Sá nise djali me u burrnue: Edh"âsht turre kryet m' i a shkurtue, Dhanti Knjazit me ja cue; Por n' ket pûne u gjet gabue ! Qerim Çela, 'i zog petriti, Me tagan mù krés i a njiti, Tuj i a cá dèr m' shtek te ballit. I u hap kryet si shege Tivarit, Shperthiqe trût i jane livadhit. Msyn Bozhiqi mize me mize, Do me e pré Qerimin n' kizé, Si t' kisht kêné gjarpen a bolle: Tagan Shkjaut s' i kisht' pase ndolle. Edhe, besa, trimi i trimit, Ngusht me at kize i a prû Qerimit, Ke ktij n' lufte me kize me u pré S' i kisht' rá kurr, q' se kisht' lé. Shka ka thâne qaj Llazo Bjela: Ah, kadale , bre Qerim qela ! Se ktû hase ké m' bubazhela, Qi t' bâjn luften me kortela: Me kortela, kiza e kmesa: Gjáll nuk t' lâne me pshtue, qe besa ! Edhe m' kmese i âsht hapun Shkjau, Njânin vesh me tê i perlau, E t' i a ngûli 'i pllame m' cup t' krahit, Tue plandose permys giate rrahit. Lshue m' tê, at here Bozhiqi rrfé, Ká nise kryet aj m' kize m' i a pré; Por s' i doli m' i a rrumllue: Orrl mbi tê ka' tue flut' rue; Tue i qite syni zjarm e shkendija; Burri i dheut Omer Haxhija, Vojevoda prej Nokshiqit, Qi me 'i t' sjellme kryet Bozhiqit I a ká pré e hjedhe per toke. Ká hike Llazja e â mshefe nder shoke; Perse pá qi n' lufte s' kisht' giase, Me mârre burri teper llase. Vec Bozhiqi po kisht' pase Nji te nipin me tri zêmra, T' cillit mrapa s' i muer thêmra, As nen gjyle te havanit, As nen tef te prehte t' taganit, Kurdohere duel n' fushe t' mejdanit: Stojan Rade i ki' n pa' thâne. Kaprroc burré e i shkathte zarâne, Me do sy t' tane gjak e vnere; Ky, kur pà ungjin e mjere Shyt per toke e zhyte ne gjak, Grize ká buzen nen mustak E t' â lshue m' Omer Haxhin, Thue ' imend m' kâmbe aj po e perpin. Por s' perpihej, besa, Omeri, Qi po isht' kêne nji ari Peshteri Hijen por m' i a drashtun njeri. Kryet e tij t' tane gunga - gunga, Vetllat strehe porsi dy shllunga, Me nji pare mustake te zez, Qi me i mrrijte, po dér me brez: Edhè shtatit ardhe vigâ Pergjake sysh si katallâ, Kishte pase llanen e krahit, Thue, po isht'kêne nji dege prej ahit, Te tane lesh e toje - toje: Vet kulshedra me u trême soje, Se ky, besa, kur ka pà , Se po e msyte i mnijti Shkjá, Vrik prej si aty trimi âsht dredhe, Vrik n' ndesh t' ti aty trimi âsht hjedhe, Si me dashte me i hi n' goje gjalle, E dhâme tue kercnue e tmalle, Kaq taganin ká vringllue Sá qi Shkjau zên me u pendue, Pse aq pá beh turrin kisht' lshue; Edhè nise turrin me e ndale Nise me dredhe shtatin si njale: Si po t' dote i biri i Shkjaut Me u fute kund n' ndo ' i bryne kaut: Kaq, qi mrrudhej lâmsh i mjeri Kur m' tagan hapej Omeri. E as nuk diej sá kje t' u shty Per pá hupe aty me krye; Vec se e pà n dy Malazez: Njâni i rêmte, tjetri kermez: Nehmanj Savo, e Zvekan Pavo: Se aj n' log Zânash po kisht' rá, Se me krye shndosh s' isht' t' u dá, Edhe lshue kan t' dy vetime Aty shoqit me i vojte ndihme. Ah, kadale ! piskati at hera Jakup Feri, porsi fjera; << Se kshtû trimat nuk e kan: Tre me nji me u pré n' mejdan ! E t' âsht lshue burri m' tagan, Cope e grimé, thue, tash po i ban, Tash po i ban, thue, cope e grime. Vjen Todori sá 'i perbime, Me nja dy t' Njegushas t' ri: Njâni muse, tjetri Mili. Msyn Jakupin porsi rrfé: Nji me tre po do me u pré, Si t' u rrahe t' ishin me shtaga... << Mos e lsho, bre Jakup aga ! Perlyke âsht sá kurr ká mujte Alush Smajli i Hotit t' Kuj' t, E me 'i djale prej Buzes s' Ujit, Qi per mik dalun n' Guci, Kishte rrâ n' kushtrim me ushtri: Gjeto preka êmni i ti: Djale me bré hekur me dhâme: Synin gace, qafen dy pllame: N' ndihme Jakupit vrap kan rrâ. Porsi breshni me murrâ E t' kan nise burrat me u pré Fyt- a -fyt perlá me shkjé: Si zanát, besa, gjithmone Qi e ka pase malcija e jone Balle per balle me u pré me shkjá Idhte me i bá Shkinat me kjá. Ata siell e keta siell, Njâni turru. tjetri ngurru. hapu, zmbrapu, msyju, shtyju; Me gjak lá krejt u jane llanat. U kullojn gjak n' dore taganat Rrebte kah trimat i vringllojn Idhte me mârre kah duen shoshojen. E kaq nise â aty potera, Kaq âsht dhâne vigma m' at hera, Besa, or probe, me t' hi mnera. Pse edhé tjere Shqyptare e Shkijé Aty msy kan si shkerbé, E po rrin ata t' u pré Si per s' tepermi t' ki' n lé. Lamsh bâ gjindja n' at log Zânash, Si gjarpij n' zgavrra murânash E thue lé s' kishin prej nânash, Vec se toket t' zeze shperthye, Deke as jete pa kqyre me sy Aty trimat t' jane merthye, T' jane merthye, t' jane kaperthye, Njâni m' tjetrin rrebte kan msy: Shkjau m' Shqyptar, Shqyptari m' Shkjá: Kush tue sjelle m' tagan pa dá, Kush t' u rroke kush t' u perlá, Me t' u trande toka nen kâme ! Fyt - a - fyt jane njite me dhâme, Ndryshe jo, besa, lum djali, Vec si qêjt me bisha mali: Edhe s' ngiati e mâ se 'i koke Rrotullue ka, ofshé ! per toke, M' to me ngrane e m' to me krroke Korba, sorra e cilikoke. Met i nipi i atij Bozhiqit Edhe ' fare Savo Jukiqit, Me at serdarin e Nikshiqit: Te tre i preu Omer Haxhija. Mandej met Llano Kadrija, Nji prej Krenesh se Dragovis Edhe aj Myrtja i Can Faslis, Qi 'i here vete nji Shkjá pat pré; Por kur m' dytin lshue ka rrfé, Nji fare Lluko prej Cetinet M' tagan gati i rri mbas shpinet, Edhe e lên t' ngratin pa krye: Ktê pa krye, t' âmen pa sy, Tjeter djale pse ajo s' kisht' pase. Krenue Llukja edhe trumhase Mbasi preu Myrton e ngrate, Ç' âsht zhgjanue, c' âsht hallakate, Se edhe hovin c' e ka lshue M' Jakup Ferin trim drangue, Kinse kryet ktij m' i a shkurtue, Por me t' vetin ka sharrue; Pse m' tagan kur m' tê ka lshue, Shpejt Jakupi 'i here âsht zmbrape, Por mâ shpejt mandej âsht hape, Edhe Shkjaut doren ka kape I a ka kape, po, me do kthetra t. |
Qi i kisht' pase si ajo kulshedra,
Edhe, rrase taganin n' planc, I a ka shkye porsi latrâc M' rreth t' shallvareve e der n' gerglâc. Por ka mete, heu ! Basho Jana, Nji i Merturas, trim si Zana Vete, po, nipi i atij Prêle Tulit, Cilli at vjet kthye prej Mosulit, Kû ' i here Mbreti atê e pat trete Per nji gjak, qi kti i kish' mete, Bashke me Prêlen rá ne Guci, Per me u vrá me Mal te Zi, Per me dekun per Shqypni. Kaperthye ky me nji Shkjá, T' dy varrue edhe krejt n' gjak lá, Kah âsht hape m' tagan me i rá, Kryet dy felesh me ja dá, Shkjau mâ i shpejte po kisht' qillue, M' tagan parsmen i a ka shpue. Dekun m' toke edhe e ka lshue. Kur ka pá kumara i ti Njaj Bale Gjoni kime - zi, Se met Basha zhyte ne gjak, Kurrkund kâmbes s't' i bâni lak Por vetime si kokrra e rrfés, M' kandak t' pushkes i met Shkjaut krés E t' i a bâni pshesh me pshesh, Kalamùq e lshoj mbi shesh; Edhe at here si katallâ, Zâ Prêla Tulit aj ka bâ; Kû jé, Prêle, eh, ti mos kjosh ! Se ti nipin s' e ké shndosh: Se ty nipin t' a kan pré ! Mo' le, bre, kûdo qi jé ! Njat here Prêla shtri per dhé Kishte pase nji fare Nikicet, Kaprroc burre pre' Andrijevicet; E t' u mâte isht' shi m' at here Orrl me u lshue mbi dy Shkjé tjere, Kur, qe, ndien Balen tue ulrue, Aty trimi s' âsht hutue, Kah Bal Gjoni por ká msy, Ftyren vrânte, vetimen n' sy; Si taroc, qi te kete ndie Tue u perlyke kund mzat a ká, Lshohet djerreve tue ngá, Ka' atij zêmra i hjeke me u vrá. Vec, nji rrahit t' repte tue rá, Qe po i del para nji Shkjá, Hokubét me sy me u pá, Kryet e tij, po, me mrrijte m' trá, Te tane kodra e te tane neje: Dredhe mustaqet teje - teje, Si dy bishta dashsh galana: Cupi i krahit sa murana: Mashkull qerrit ishte llana: Çelik ndoset giûni e kama, Me t' thâne mendja se 'i pende buej Atê vendit s' mund t' a luej. Betér shtatit si 'i mullár, Kerleshe ftyres, ngerthye kulár; Thue, per t' gjalle do me t' bâ gjâmen: Per rrâze vithes pré dollâmen, Zên e i thote Prêles matrahuli: Po a ti jé, mor', njaj Prêle Tuli, Qi kasap jé bâ mbi né, Edhe gjinden po na i pret Si me pré krena baktish ? Se un, maná, t' kam lype nper qielle Jo mâ tash qi t' hasa m' toke Po t' lâ gjalle me shkue me koke ?... Edhè âsht lshue m' tê si kulshedra, Thue, po e shtje ndande pash nen dhé. Sá shpejt Prêla i ka ndêje gati, Sa mire prite e ka m' tagan. Se c' kan shkrepe shkendija Taganat, Se c' jane kpute, shitofti Zâna ! Si t' ki' n kêne dy cokla Drini: Mollzat vec u kan mete n' dore. At here msy t' a kan shoshojnen, E t' jane hjedhe edhe perdredhe; Shoqishojen s' po mûjn me e rrzue. Lavd shoshoqit qi i qesin, Kah po lidhen kah po hidhen, Atij rrahi kah po i siellen: Bumllon toka rreth per rreth, Thue po bin topa per s' largu. Qet Vasili edhe po i thote: Se << Vasil >> Shkjaut i ki' n thané: Se un, manà , qi atje n' Berane Fyt - a - fyt me Turk jam pré: Qi kam mârre krena n' Babune Ne Babune edhe ne Shpûze, Ne Kernice e n' Podgorice, Kah kujton, or ti Prêle - shkreta, Se ty kryet s' po t' a há sod ? Vall, c' ka mârre Prêla e i ka thâne: Se ti, beli, or Vasil - zeza, Dér me sod me Turk m' jé pré; Por m' ké mârre krena Harapesh, Por m' ké mârre krena Zejbekesh; Vec se sod m' ké hase m' Shqyptár, Qi po e kisht' luften zanát, Qi po kisht' erz e burrni, Besen bese, fjalen <<senèt >>, E qi kryet ka me t' a pré Si me pré manà , 'i krye berri; Edhe at t' mjeren grue te shpija: Njat kercnuen mori shkine, Do t' a pshtjelle, besa, ne zi. E ka lodhe kjo fjala e Prêles; Sa me idhnim qi po i a kthen: Qi un Shqyptarin, morè Prêle, Pasha at Sh' Pjetrin e Cetines, S' t' a bâj as p' r 'i hunde burrnot, Edhe e há, po, dy here gjalle, Se na, shndosh kjofte Gospodari ! Kem' me hi besa, n' Shqypni, Edhe n' Shkoder kem'me shkue, E Shqyptarit, qi po m'thue Se po isht' trim e s' diej shka tjeter, Do t' i vêjm << kapice>> mbi krye. Por jo ty, Prêlà , mos druej; Perse kryet ty, maná t' Zotit, M' arrc tash po t' a pret Vasili, E t' a ngule baca m' nji hû Me ngrane m' tê sorre e falkue: S' ké me pase, tham, mâ nevoje As per ksule as per <<kapice>>. Ç' ka qeshe t' madhe Prêla at here: Se me giase, or ti Vasil, Mordja mendt t' i ka trullue Edhè ktû jé kah flet jerm. Se un njetash t' kam lshue per dhé Se un njetash kryet t' a kam pré: Mau, Vasil, se ngusht e ké ! Mire jane lidhe me llana t' krahve Ç' po plandosen trimat krepave, Ç' po dermishen burrat cungjeve, Jane trême bollat e struke gropave, Fort bumbullue ka aj rrahi i repte, Edhe dushku c' fershllon malit. Shkume e verdhe u shkon prej goje, U shkon djersa rrkaje e rrkaje, Kah orvaten, kah rropaten, Kah per mndere trimat dihasin Shoqishojen vec si m' e mârre. Por m' e mârre shoshojen s' po munden: Kishte hase, po, sharra n' gozhde. Nji telbiz Prêla qi isht' kâne Ka mârre Shkjau edhe i ka thâne: Manà t' Zotit, mor Vasil, Mbas do shêjesh qi po shoh, Drue fort mire pûnen s' m' a ké: Se jem' kape edhe perlá, Tue na u sjelle â ' i korb i zi Edhe krroke ajrit pa dá: Me ty e ka, thom, shpendi i keq. I âsht dhâne Shkjaut qielles me shikjue. Shpejt i rrin qaj Prêla gati, Shpejt nderkâmbcen i a ka qite. Asht pure Shkjau sa i mullár dushku, Asht plandose rrahit terthuer. Fort âsht trande rrahi nen kâme. Ç' ka kercnue Prêla me dhâme. Sa shpejt zjarre e ka kortelen. Se mire Shkjaut i a ka rrase n' bri: Gurgullon gjaku vi e vi, Ç' asht perpjeke at hera Shkjau, Fort perplase ka kâmbe e duer, Tuj u shkarrafende per toke: Si njaj buelli, kur kanari T' i a kete cue thiken der m' asht: Me i u dhimte, besa, mor' burra, Minit n' múr e gjarpnit n' gúr. Por dhime prêla s' po kisht' pase P' r atà anmiqt e Shqyptaris; Prandej kryet i a pret m' kortele, Si me pré, po nji krye berrit, E e lên shyt Shkján terthuer djerrit At here kape ka aj ata krye Per njat kacirube te flokvet, Edhè krah aty i ka dhâne Tuj u a hjedhe Shkjevet m' llogor: Si njaj bulku kujdestár, Qi bastan tue ngarkue n' are Po i erdh n' dore lladik i kalbun, U a flakron dirqve edhè derrave, Qi tue rmue t' jene n' djerr per bri; Edhe nise ka t' u lavdohet: A po ndien, or Mark Milani ? Falmeshndet Pasha i Gucis, Edhe thote: <<byrme >> gjithkur t' duesh, N' dac per cila, n' dac per dreke, Si ne Plave, si ne Guci; Pse e gjên tryezen gjithmone shtrue: Plum te rande, barot te zi. Sa per tash, qe ket sherqi... Po i a coj Knjazit dhanti, Pême e mire bi ne Mal t' Zi, Por kepute ktû ne Shqypni, Le t' a daje me miqasi... Porsi kur rruges nji shtektár, Qi t' a msyjn qêj a zagare, M' gur a m' bûce qêjt t' i kete gjue, Kta nji here porsi t' terbue, Turr mbaspeshet kan per t' lshue, E mandej mâ me furi M" shpine shtektarit me i u shtri: Malazezt kshtû rrân nji fillit Per mas krés s' atij Vasilit Kur flakrue Prêla u a ká; E, si 'i here ata kan pá Se Vasil mâ nuk po ká, Lum per ty, o Zot i lum ! Ç' u ka vû aty buza shkrum, SWe c' jane hjedhe, se c' jane perhjedhe, Ç' jane terbue, c' jane krepatue, Idhte m' Shqyptare edhe c' kan lshue, Shtek as shkrep per pa shikjue: Kush pa opange, kush pa <<kapice>>, T' gjith m' tagan por e m' << novice >>, T' gjith prej sysh shkendija tue qite, Tue gerthite, tue bulurite, Tuj u derdhe podit e shpatit, Si atà ujqit e bjeshkes s' Sopatit, Kur t' i lodhe ûja e zalldani. T' i a dha topi edhe havani, T' krisi gjylja edhe potera, T' hypi tymi e t' hypi mndera, U shuen gjindja neper prroska, U thyen krenat si t' i' n boska: Si t' i' n kêne kakryq a goska. Lshuen Shqyptaret at here llogoret Majten rreget edhe rmoret, Edhe zûn n' at rrânze te bjeshkes. Ndersa Shkjau i u rras Sutjeskes, E t' i a futi zjarmin vendit Ç' merr prej Uret m' rruge t' Kelmendi |
Pershendetje...!
Gjergj Fishta
Dramaturgjia dhe Publicistika Nje vend te vellimshem ne krijimtarine e Fishtes ze dramaturgjia. Ai shkroi drama, drama lirike (melodrama) dhe tragjedi. Ne dramat dhe tragjedite konflikti eshte i ndjeshem. Tonet qe i pershkrojne jane ato heroike. Personazhet dhe karakteret arrihen te skaliten. Ne dramat lirike dialogu eshte me teper mjet organizues i jashtem sesa element ndertues i brendshem qe t'i jape mundesi zhvillimit te veprimeve dhe ashpersimit te konflikteve. Persa i perket mjeshterise artistike, zoterojne po ato cilesi qe i misheron edhe krijimtaria poetike. E gjithe dramarturgjia e Fishtes eshte e shkruar ne vargje. Tema e atdhedashurise eshte ne qender te pjeses me te madhe te veprave: ne dramat "Odisea" dhe "Kthimi i Uliksit ne Itake", ne dramat lirike: "Shqyptari i qytetnuem", "Shqyptarja e qytetnueme", "Jerina ose Mbreteresha e Lulevet", e sidomos tragjedine "Juda e Makab", e cila cmohet si vepra me e mire dramaturgjike e Fishtes. Tema biblike, e pastrimit shpirteror te njeriut ne lufte me veset per hir te virtyteve dhe te amshuesmerise se qenies njerezore eshte ne qender te dramave lirike. "Barite e Betlemit", "Luigj Gonzaga". Tema e padrejtesive shoqerore eshte ne qender te tragjedise "Hajria" ku mbizoteron realizmi, fryma demaskuese ndaj klasave te pasura. Nje lende prej qindra faqesh permban proza e Fishtes. Eshte nje proze e frymezuar, ku lirizmi krejt natyrshem nderthuret me humorin, satira me groteskun. Shtresat e fjalorit jane me te larmishmet. Bashkejetojne fjalet, shprehjet, ndertimet sintaksore krahinore me arkaizmat, barbarizmat, zhargonet, me fjalet e shprehjet e latinishtes, te gjuheve moderne, perifrazimet, citimet etj., etj. E pasur ne llojet e levrimit eshte publicistika. Per patetiken e fuqishme, argumentin, kritiken shendoshese si dhe stigmatizuese dallohen shkrimet me teme shoqerore. Ne shenjester ai ve dembelizmin, pertacine, indiferencen e shtetasve te shtetit te ri shqiptar, por edhe lakmine ndaj kolltuqeve, grykesine ndaj privilegjeve, prirjen regresive ndaj aziatizmit si dhe imitimin banal ndaj perendimores. Ai bente thirrje qe ne krye te shtetit te vine njerez te kulturuar, atdhetare, vizionare largpames te shtetit e te kombit. Fishta eshte edhe polemist i fuqishem, ai polemizon me pena te shtypit vendes si dhe me ato te letrave te huaja. Merr ne mbrojtje kulturen, dinjitetin, pastertine shpirterore te kombit. Ne polemikat nuk mungon kurre argumenti bindes autentik, si dhe shoqerimi i tyre me argumente nga filozofite e ndryshme, shkencat shoqerore e natyrore, por edhe vershimet patetike ku shpotit, tall e dermon pa meshire kundershtarin. Te njohura jane dhe ligjeratat e Fishtes, ku mbizoteron fryma solemne dhe argumentuese. Publicistika Per vlera te rralla artistike, per frymen objektive e shkencore, shquhet prova eseistike e Fishtes. Nje model i perkryer ne llojin e vet eshte reportazhi. "Nje udhetim ne Turkine e re". Njohes i thelle i botes shqiptare, adhurues i saj gjer ne kult paraqitet ai ne parathenien kushtuar "Kanunit te Leke Dukagjinit" te Shtjefen Gjecovit. Njeri me kulture te gjere e pasione te medha na shfaqet ne esete per Geten, per arkitekturen, muziken etj. Ne trashigimnine e tij kane mbetur edhe qindra faqe te epistolarit, doreshkrime te ndryshme. Fishta duke qene njohes i latinishtes, greqishtes se vjeter, italishtes, frengjishtes, gjuheve sllave, ne disa prej te cilave edhe krijoi, duke qene njohes i perkryer i shqipes qe flitej ne viset e Veriut, si dhe i tradites letrare shqiptare qe nga Budi e Bogdani, dha shembullin e tij se si mund te sillen ne kulturen vendese thesaret shpirterore te njerezimit. Te fresketa e trasparente jane perkthimet nga poezia e Silvio Pelikos, Aleksander Manxonit, Metastazios etj. Shembull per perkthyesit e Homerit, pergjithsisht te poezise antike e asaj klasike mbetet Kenga V (fragment) e "Iliades", perkthyer prej tij. Frymen e lashtesise heroike, madheshtine e heronjve dhe te betejave ai i misheron ne kompozitat burimore te shqipes, ne fjalet e ralla te te folmeve te saj, ne brumin e gjalle te shqipes. Teper kerkues e i sakte eshte edhe ne perkthimet e Kanconiereve te Petrarkes. Fishta pershtati ne shqip edhe komedine "i semuri per mend" dhe "Dredhite e Patukut" te Molierit, pershtatje qe shquhen per kolorit e pasuri gjuhesore. Me vepren e tij te gjere dhe komplekse Fishta pasuroi ndjeshem ne radhe te pare poezine, por, gjithashtu, letersine tone dhe kulturen ne pergjithesi. Vepra e Fishtes ndikon gjithnje ne zvillimin e letersise me vellimshmerine e saj, me llojshmerine e gjinive, me pasurine e mjeteve te shprehjes, me autencitetin e saj. Ajo ka meriten e vecante te kete prekur terrene qe deri atehere, dhe me vone mbeten te paprekura ne letersine tone. Ai ka, gjithashtu, meriten tjeter se kultivoi per here te pare edhe me mjeshteri te larte shtresa gjuhesore te gjalla deri atehere te pashfrytezuara. Prandaj ndikimi i tij ne letersine tone eshte i madh ei shumllojshem. |
Pershendetje...!
Shqipnia e Lire
Do t'valvitet m'Kacanik M'Kacanik, po, do t'valvitet Kuq e zi Flamuri i shqyptarevet, Perse toka, shqyp ku flitet, Ajo vete asht, qi prej t'Parvet Trashigim na e kemi pase: Mbrende i huej, jo, ma s'do t'shklase, Pose atehere, kur vjen per mik. Jo, po: na sod ktu sundojm; Ktu s'hece fjala e tjeter kuej; Gjall Lirin' na nuk e lshojm, S'njohim mbret as krajl te huej. Zoti n'qiell e na mbi toke: Me gjithkend vllazen e shoke, Por se i cilli m'cak te vet. Prande i huej, n'anderr m'e pa Se vjen kurr e shklet nder ne, Drue se keq kishte me i ra; Pse shqyptaret kane ba nji bè Bè te madhe ata kane ba: Per Shqypni ne lufte me rra, Me rra n'lufte me krajl e mbret, E kur bjen ne lufte shqyptari Lidhe me bese ai ndermjet veti, E din hasmi se aty pari Shungullon toka e gjimon deti: Se bijn krenat fushes s'mejdanit. |
Pershendetje...!
Jemi ne Shkodren e viteve 1935-40. Si kudo edhe aty qarkullojne idet e reja e te vjetra simbas shkollave e gjeneratave. Gjergj Fishta ishte nji njeri i njohur ne popull per humor e thjeshtesi. Ai ndalonte e fliste rrugeve me lypesa, femije, gra, plaka, studenta, hoxhallare, etj. dhe per secilin kishte cka te thoshte. Nji dite, nji grup studentesh ne rruge, para Kafes se Madhe, jane mbledhe e po flasin e diskutojne gjera te forta, tema filozofike. Ishin studente te ardhur per pushimet dimrore nga Roma, Vjena, Parisi, etj. (Shkodra e viteve 35-40, perfytyroni veshjet elegante te asaj kohe....)
Ne kete kohe po kalon andej Fishta ose Pader Gjergji, sic e quanin populli. Nji nga studentet, i cili ishte i shquar per "zotesi" e "kulture" te larte, e i brymosur pak me materializem, i thote shokeve: -- Ndigjoni shoke. Kam me i ba Pader Gjergjit nji pytje te forte e kam me e nxane MAT... S'ka me dite ka me ia mbajte i shkreti... - e po zgerdhihet studenti me shoket e vet. E mire, afrohet Fishta e pershendetet buza-gaz me studentat, e i pyt si ia kan kalu me mesimet, etj. etj. Por studenti ne fjale gjen rastin dhe e pyet: -- Pader Gjergj, a muj me te ba nji pyetje? -- Po si jo Djaloc, mundesh... po te ndigjoj - thote Fishta. -- Pader Gjergj, - thot studenti, - Ju fetaret thoni qe pas vdekjes se njeriut, shpirti i tij fluturon prej trupit... -- Po - thote Fishta, duke buzeqeshe, - ashtu themi na fetaret, pse a je kunder a? -- Po mire, thote studenti, - tash po ta baj pyetjen... Nese nji njeri sapo vdes e marrim dhe e fusim shpejt ne nji arkivol, e kete arkivol e fusim ne nji arke te madhe prej plumbi, e kete arke prej plumbi e fusim ne nji arke prej bakri, e kete arke prej bakri e fusim ne nji arke prej celiku, e mbyllim mire e mire... Nga ka me dal shpirti k'tu o Pader Gjergji? A ban me m'kallxu?... Edhe mbaron pytjen studenti, e u buzqesh shokeve fitimtar... Pader Gjergji buzeqeshi disa sekonda dhe i thote qetesisht: -- Ndigjo djalosh i mire... Ti me sa po shoh une, ke ne krye nji borsaline... nen ate borsaline te bukur i paske do floke bukur shume te dendura, bash si shtellunga leshi te dashit rude... nen ato floke si shtellunga ke nji lekure te trashe te kryes, nen ate lekure te kryes, ke nji kocke te forte si guri (kafka e kokes), nen ate kocke te kryes, ke nji cipe ma te holle qe mbulon trunin (trurin) tand, qe ashte ai qe mendon njeriu... A po din me m'tregu ti more student i dashtun po ty si te dul (doli) e nga te dul kjo pyetje e marre, a ban me e dite?... Studenti mbeti e s'dinte cka me thane. Ne kete menyre Fishta iu pergjigj studentit "filozof", e shkoj ne pune te vet. Studentat e tjere ngelen goje hape, e fillun me qesh masandej me fjalet e Pader Gjergjit te pamposhtur... |
Pershendetje...!
Gjergj Fishta
Lindi ne fshatin e vogel Fishte te Zadrimes me 23 tetor 1871. Jeten e filloi si barì. Por shume shpejt , kur ishte 6-vjecar zgjuarsia e tij i bie ne sy famulltarit te fshatit, i cili e dergon Fishten ne Seminarin Franceskan te Shkodres. Me 1880, kur hapet seminari ne Troshan, ai vijon ne kete shkolle. Ketu ai shfaqi trillin poetik. Me 1886 dergohet per studime ne Bosnje. Vitin e pare e kaloi ne Gucjagore afer Travanikut. Mesimet filozofike i mori ne kuvendin e Sutidkes, ndersa ato teologjike ne kuvendin e Livnos. Te kesaj kohe jane edhe "Ushtrimet e para poetike". Me 1893 i kreu studimet shkelqyeshem. I formuar ne periudhen e Rilindjes sone kombetare, poeti yne Gjergj Fishta eshte nje nga vazhduesit me autentike dhe te drejtperdrejte te saj, shprehes i idealeve atdhetare dhe demokratike ne kushtet e reja qe u krijuan ne shekullin e njezete.Menyrat e pasqyrimit te jetes, ne krijimtarine e tij, jane vazhdim i natyrshem i teknikes letrare te Rilindjes, ku mbizoteron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.Deri me 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip te franceskaneve. Ne janar te atj viti ai behet bashkthemelues dhe pjestar aktiv i shoqerise "Bashkimi", te cilen e drejtoi poeti atdhetar Preng Doci. Me alfabetin e kesaj shoqerie u botuan edhe krijimet e Fishtes te kesaj periudhe. Me 1902 emerohet drejtor i shkolles franceskane ne Shkoder gjer atehere e drejtuar nga klerike te huaj. Menjehere ai fut gjuhen shqipe si gjuhe mesimi ne kete shkolle. Arrin te botoje kenget e para te "Lahutes se Malesise", kryeveper e poezise epike shqiptare, me 1904. Me 1907 boton permbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", me 1909 permbledhjen lirike "Pika voeset" me 1913 "Mrizi i Zanave". Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Me 1908 ai mori pjese ne Kongresin e Manastirit si perfaqesues i shoqerise "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punen e Komisionit te Alfabetit. Shpalljen e Pavaresise se Shqiperise ai e kishte pritur me entuziazem te vecante, por Luften Ballkanike dhe Konferencen e Ambasadoreve me nje brenge te madhe. Shkodra, qyteti i tij, te cilin kerkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte ne duart e fuqive nderkombetare. Brenga dhe entuziazmi duken ne poezite, por edhe ne shkrimet publicistike qe boton ne revisten "Hylli i drites", reviste letrare-kulturore, te cilen e themeloi ne tetor 1913 dhe u be drejtor i saj. Nen pushtimin austriak boton gazeten "Posta e Shypnise" (1916-1917), me 1916 themelon, bashke me Luigj Gurakuqin, Komisine letrare qe kishte per qellim krijimin e gjuhes letrare kombetare. Mbarimi i Luftes se Pare Boterore perkon me pjekurine e plote te personalitetit te Fishtes si poet, si intelektual, si politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjate vitit 1920 eshte sekretar i pergjithshem i delegacionit shqiptar ne Konferencen e Paqes ne Paris. Ne dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodres. Ne prill 1921, ne mbledhjen e pare te parlamentit shqiptar zgjidhet nenkryetar. Si nenkryetar i Parlamentit kreu veprimtari te denduara politike. Merr pjese ne Revolucionin e Qershorit 1924. Perndiqet pas rikthimit te Zogut ne Shqiperi. Vitet 1925 e 1926 i kalon ne Itali. Nderkohe, krijon, boton e riboton pareshtur. Te kesaj kohe jane edhe pjesa me e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit ne Shqiperi nis etapa e fundit e krijimtarise se Fishtes. Kesaj etape i ve vulen perfundimi e botimi i plote i "Lahutes se Malesise", (1937). Per veprimtarine poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime te ndryshme. Me 1931 Greqia i jep dekoraten "Foenix". Me 1939 Italia e ben anetar te Akademise se saj. Vdiq ne Shkoder me 30 dhjetor 1940. VEPRA Poezine e pare Fishta e botoi ne "Albania", me 1899, me pseudonimin E popullit. Gjate veprimtarise se dendur botuese, e cila, pervecse ne librat u publikua edhe ne 15 gazeta e revista te kohes brenda edhe jashte vendit, veprimatia e tij perfshin 40 vite te jetes, ai perdori 24 pseudonime. Si krijues Fishta, ne radhe te pare ishte poet. Perkushtimin me te madh e pati ndaj epikes. "Lahutes se Malesise", vepres se jetes, ai i kushtoi 40 vjet pune. Ndersa vepra tjeter epike "Moisi Golemi dhe Deli Cena" u botua jo plotesisht ne shtypin periodik. Tonet e madherishme heroike, burimesia e paperseritshme e perfytyrimeve, shqiptaresia ne dhenien e mjediseve, heronjve, rrethanave qe kane bere qe Fishta, si epik te quhej "Homer i Shqiperise". Nderthurjet e ndryshme te mitologjise me realitetin, ashpersia e stilit , mendimi i fuqishem filozofik, dramaciteti i vepres kane bere qe Fishta te krahasohet ne kete leme me Geten e Danten. |
Pershendetje...!
Gjergj Fishta
Fragment i Zgjedhur N'mos i paca mendt mbi hatull, Mali i Zi e ka i vorr n'shpatull. Venu shej ti fjalve t'mija, Pse do t'vije po lum zotnija, Koha n't'cilen Shqyptarija, Zoje n'vetvehte ka me dale, Por m'fal faj'n ti per kete fjale: Mal i Zi ma s'ka me pase, Serbi vella do ta humbase, Pa kqyre t'drejte paa kryre arsye, Serbin shqype ke mbi krye. Ka me t'lane ky i dite pa sy, Thelle n'rrashte, po t'ue t'i gerrye, Se kshtu ecte ne shekull lodra, Ulu maje e cohu kodra... |
Pershendetje...!
Gjergj Fishta
Burrnija Qite dhambet perjashta, por si lata t'prehta Zgaverr kerrciket e plasarit shtanguem, Kosen peshtetun permbi kocka t'ngrehta T'cepit t'shpulpuem, Atje n'moje t'mjerueme t'rruzullit, Zymte e me i hije t'trishtueme, t'permnershme Lshue kraheve' i haver t'zeze, si re thellimit, Rrin Deka e tmerrshme. Prej avisit t'humnereve t'zgavrueme Kthellet ne rrashte te thate, plot mizori, Te hapet terthoren e natyres s'krijueme Kundron ne mni, E idhte asa' i kercenohet. Nji t'perqethet Acar, at bote, natyres i shkon, n'per tejza, Amull te cilet mbrende ia ngurron te njethet E jetes nder fejza. Me u zbe nise rrezja shi n'krue t'vet shkelqyeshem Bres dryshku njeshet, n'ate shauret mbi rrota Se moknes s'rrokullis e boshtit rryeshem I vjen rreth bota. Felgruemun njerzit nen tjara struken; Per nen kunora pshtimin ato lypin! Depertojne rete e nalt kah qiella zhduken; N'andrra t'dheut zdrypin. Por kot. Mizore ajo kose t'vet ka sjelle, Shungllon thellimi per nen kupe t'Empirit; Gjarper rrufeja lvitet neper qiell E nen kambe te nierit. Kthelle shperthe gjini i tokes. Tue bulurue Gugson vullkani zhari, flake e shkndija; Tallaz m'tallaz nis deti me gjimue, Uleron stuhia. E para dekes, ate here, bijne rob e mbreta; Shkrehen mbretni, qytet kulm rroposen; Shuhen krenija, po, dhe shkimet jeta Ka' ajo sjell kosen. T'poshtrat me t'eprat vise pshtiellen n'vaj, E mnert kah kosa cepit t'dekes te shkulet; Kah m'kerdhokla londit kerciku i saj Shekulli perlulet. Vetem s'perkulet para Dekes njai trimi, N'zemer t'cilit nuk randojne pune t'liga, E qe s'e ndale ku ate ta lype perlimi (detyra) As paja as friga. Per nen mburoje t'ndergjegjes s'vet t'kullueme; Atje n'kufi t'Atdheut ase n'truell T'elterit shenjte, pa u tute, ai dekes s'shemtueme I rrin kundruell. Perpara tije shkon moti t'uj u endun: Vjen fati i nierit tu u terrnue pa da; Tash mreten n'burg, tash shkartha n'fron t'permendun Kane per t'u pa. Por, ngule ai synin n'ideal t'naltueshem, Si' i kep, qi vala smundet n'det m'e e lkundun, Sido qit t'daje ndeshtrasha e dheut t'mjerueshem, Ngele n'vend pa u tundun. Jo po: as n'flake t'armeve nuk veton ai sye, As buzes humneres nuk i dridhet themra: Sheklli, po, mbare me pase per t'u shperthye S'i ban lak zemra. Rekton mbare jeta per nen fyell t'kercik'e Te dekes s'shemtueme, s'permnereshme mizore: Vetem BURRNIJA - nje BURRNI celike Asaj i rrshet dore. |
Pershendetje...!
Gjergj Fishta - Anzat e Parnasit
METAMORPHOSIS Qe besa, or burra, Nuk dij kah t'caje, Mbasi do t'thirret Sod derri daje... Me anmiq t'ShqypnÃ*s Un pa u frigue Mjaft jam, i mjeri, Kacagjelue. Pse kam pase thânun Deri sivjet: Lum aj qi shkrihet Per atme t'vet; Edhe kam pritun, Mbas ktij mendimi, Trimnisht per atme Ç'fare do ndeshkimi. Por tash, t'a dini T'tâne rreth e cark, Se mue m'ka hi Sod lepri n'bark. M'âsht bâ shtupe zêmra, E m'la trimnija, Si jam tue njoftun Se c'm'qet Shqypnija... Po, po; kujdesi Per Gege e Toske Mue sod m'ka hjedhun Si hút n'kete prroske, Kû, ndêje harû Si dac n'govigj, M'jane bâ, qe besa, Kerciket si vigj, E shtati tjeter Porsi dege pishe, Thue se kam hanger Haram gjâ kishe. Si me pase lé M'ndo'i knete n'Zejmên, A me pase ndêjun Tue tredhun qen. Ehu! t'kishe shkue Pak mâ kadale, S'kisht' kêne nevoja Me tjerre ktû fjale; Persè ishe mà jun, Si mâjet njala, E punue m'kishte Kuleta e fjala; Porsi njatyne, Qi ndêje n'ShqypnÃ*, Kujtojn se gjinden Shi n'Australi; E per dhé t't'Parvet S'u bjen nder mend Me sa per kpurdha Qi bijn n'dervend. Ata, eh t'paca! Kane spaten n'mjalte, E si balona, Per dite mâ t'nalte: Per dite t'u mâjun, Si mâjet njala, U punon m'shekull Kuleta e fjala. As per pune t'ême S'kane t'lodhet, hae i keq, Me sá druen halen Se i there n'perpeq. E pse, pra, t'rrekem Pa i bâ gjâ kuje? Persè t'a mbaje Un shatin n'uje? A thue dishroni Prej ktyne s'ligash Gjithmone me m'pamun Si t'pimun shtrigash? Ehu jo, bre burra, S'kam lé per s'teprit!... Mâ mire u rrnueka Me zêmer t'leprit... Kam dá, t'a dini, Me vjete t'sivjetit Me u shporre Shqypnijet, Me kêne i vetit. E dij se kini Ju t'gjith me m'shá, E se me m'thirrun Mâ s'kini vllá; Por n'dashte; le t'thohet Se dredhoi Leka, Vec kurr mos t'thohet Se ka mbete Leka. T'a dije Shqypnija Prá, e sheklli mbare, Se mâ mbas sodit Uu s'jam Shqyptár, A ndiet, Zotni, Qi rrini m'shkam? Un mâ me sodjet Shqyptár nuk jam. M'thirrni si t'doni U tham: Urdhno! Zulù m'a njitni... Shqyptár, por, jo. Per mue Shqypnija Kufij mâ s'ká, Nuk kam kund atme As fis, as vllá, Fis kam mâ t'fortin E vllá bujarin, Per atme barkun, Per erz kam arin. Prandej, mbas sodit, Kur t'm'leverdisin Un kam me shndrrue Sá here t'due fisin. Kshtû, kam me rá Un n'mbramet Grek, Kam me ndjehe n'nesret Shkjá ja Zejbek. Dér sod kjec dhanun Per gjuhe shqyptare: Por shka, me sodjet, Per mue dalet fare. Per mue jane baras Si buke si pane, Por due qi gjindja Pa tê t'mos m'lâne. Persè vec shqypja Do fole n'ShqypnÃ*, (Si duen me thânun Nji pale zotnÃ*), Kur me 'i gut'n Morgen! A kali imera! Me 'i dobra vecer! A buona sera! Mue punet te tana M'hecin per fille, E dér morrizi M'qet drandofille?... Luftet e Kastriotit E t'Dukagjinit Un kam me i mbajtun Per dokrra hînit. Sot per mue Leka E Skanderbegu Jane Palok Cuca E Jaho Begu. Mâ s'kam me i qitun Zavall un krés Per krena t'vendit As per t'pare t'fés; Kushdo per mue Le t'jét i pár: T'jete dreq me bryna, Por jo Shqyptár. Pse krejt sod jeten Un ndrrue e kam, Kam lé per s'dytit: Shqyptár mâ s'jam. E prej se s'dytit Kam lé sivjèt: Kurdo t'pagzohem A t'm'bâjn synèt, Un due t'm'a njesin Pantaleone Pse mbare bjen fjala Me napolione. Pantaleone, O 'i tjeter êmen Qi t'dáj se mashkull Nuk jam, as fêmen: Taman si duhet Shqyptari t'jét, Qi don me pasun Kuleten xét. Tash bjer kavallit, O barku i êm, Porsi bylbyli Qi kndon mbi gêm! Persè me sodjet Nji jete e ré Do t'xâje filli N'ShqypnÃ* per né. Per né xén filli, Po, koha arit, Sod qi i rám mohit Rodit t'Shqyptarit. O i lum ti i lumi, Si padishà Tash ké m'u lkundun Mbi ndo'i sofá. Per né mbas sodit Per cdo pune t'liga Nuk do t'na marre Mbi shekull friga. Kemi per t'kênun Si hy mbi toke, Kem' per t'zotnue Pa dhimbe mbi shoke, Kemi me shkelun Mbi rrashte t'Shqyptarvet, Tue là ne mbas krahit BurrnÃ*n e t'Parvet. Tjeret kane m'u ushqye Me lakna t'veja. Me shlline (n'i pacin, Medjè, dhênt plleja), Ti ké me rrue Bibâj e pata, E makerona Edhe sallata. Tjeret kane me shkimun Edjen me hirre; Ti, vec a mundesh Shampanje e birre. Pa lodhe na menden Per dhé e gjuhe t't'Parit, Kem per t'kêne cmue Prej zogjsh s'Shqyptarit. S'ka per t'ngrane palla Pse t'digjet ara Ase mos t'gjindet Kund rrushit fara. Kúr per tý greza Bâjn malit bungat E mjalte per tý Kullojne dér cungat. Ehu! dy germaza Sod kjece tue dashte E 'i plandc lastiket Krejt mbrende e jashte: Kjé at-here tu' u zgjâ Ti sá koteci, E tu' u kuqe hunda Mue m'kje si speci. Oh! Kúr t'xâsh filli Me vû ti strehe, Sa t'u ngjatjetat Ké per t'i njehe! E ka me u gjetun Ndo'i fare Orfeut Qi lavdet t'ua T'i a kndoje dheut. E ti, tue qeshun Kange e kangtár, Tash mban perkthesen: Nuk jam Shqyptár Mandej, kúr plakun E lodhe prej vjamit, Ké m'u dá shekllit, (Per sherr t'Adamit), Njata qi zhaben N'kete jete t'a rrasen Kshtû kane me t'shkrue Mbi vorr ty rrasen: "Ktû njaj fatbardhi Âsht tue pushue Per Fé e per Atme Qi pat jetue." A thue se âsht vorri Bash i Spartanvet Qi n'Thermopila Bâne báll Persjanvet... Prá, bjer kavallit, O barku i êm, Porsi bylbyli Qi kndon mbi gêm! |
Pershendetje...!
SHEN FRANÇESKU I ASIZIT
1. Prej s' pangishmes ûjes s' arit, Qi trazon nierin ne zêmer, Prej dishirit t' mbrapshte t' krenarit Qi me i vû vllazent nen thêmer, N' ato t' mesmet t' egrat mota, Kúr nen dhune e Drejta prâte, Para Hy'it randue isht' bota, Edhe mnêrshem n' terr ofshâte, 2. Ishte bâ, po, ligje krenija, N' khetra t' fortit kjate i drejti, N' vend sundote paudhnija, Zot mbi gjâ isht' bâ dorshpejti. M'arme m' shoshojn gjindja mberthye, Lott e shkeluna te t' mjerit, Keq kunora edhe perlye Lypshin gjyqin kundra njerit. 3. Kur qe, ndiehet prej Parrizit Nji 'i ngushllueshem zâ qielluer, Serafinit t' lum t' Asizit Qi me i thânun keshtû muer: – Shpija e ême âsht tu' u rrênue: Çou, Francesk, shka rrin tue pritun? Çou, Francesk, tash pa pritue, Edhe shpin shko me m' goditun! – 4. N'ate fjale t' ambel t'PernedÃ*s Shpejt Francesku po i rrin gati; I a kthen shpinen gjâs e shpÃ*s, Petkat trete qi ja dha i ati, E me 'i thes te vrashte ai veshun, Edhe m'kambe pa mbathun gjâ, Me nji t' ashper litár njeshun Fushes e malit thote me zâ: 5. – Deh! Ndigjoni, o t' bijte e ni'rit: T' gjithe n' Tynezone ju vllazen jini; Per jete t' gzueshme t'nalte Empirit Gjân e shekullit n' mnÃ* t' a kini, Perse vec me pervûjtnÃ*, Perse vec n' vobsi t' shêjtnueshme, Perse vec me dashtunÃ* Gezon nieri n' jete t' amshueshme. 6. Kshtû i Asizit Serafini N' dashtnÃ* shêjte ndeze, kendote; N' ate zâ t' ambel Apenini Ane e kand per máll jehote; Edhe e ndiente zaje e djerre Mal e fushe, pshatra e gjyteta, Zâ'n e ndiente shpend e berre Sheklli i ndjeu kto fjale t' verteta. 7. E qe u shkrehen armet mizore, Me anmiq u vendue besa, U fashiten mnÃ*t gjaksore, Edhe humbi n' ate zâ resa; Dashtunija e ligja e Zotit Xûne vend prap permbÃ* dhé, Krishtenimi, si 'i here motit, U pertri krejt n' jete te ré. 8. Shprese e ambel i u cil robit, Qi n' travaje rrite tue kjá, Pse bujari lott e kobit Me dore dhânse xû m' i a dá; Edhe xûni m' i u pastrue N' ftyre kadifja vashvet t' reja; Xû kunora me u nderue Gjithmone shêjte si e nep Feja. 9. Edhe ate here, bujare e mbreta Lane pellazet e madhnueshem, I lane trimat armet e veta E n' kuvende te mjerueshem, Prej dishirit t' sendve t' epra, Ne vobsÃ* s' cilles i u kushtuene, Me Silvestra e me Gjinepra: Ata bashke u vllazenuene. 10. N' mal t' Alvernes n' nji ag dite Krejt Francesku marre n' Tynezone N' per vedrime te nji drite Po skjurton si atje mâ vone, Per nen hije t' Flamrit t' ti Vec mbi Fé e skam naltue, Isht' tue dale nji fis i rÃ* Luftet e Zotit me luftue. 11. Po skjurton Bonaventuren Qi, me vape t' nji Serafimit, Mendes s' nierit i a shtron uren Per me u kape te kroj i Amshimit Po skjurton, po, edhe Dun Skotin, Cilli anmiqt e Asaje, qi n' Zêmer Per nande muej e barti Zotin, Mende-kthiellte i vû nen thêmer. 12. Ezelinin, nieri t' dhunshem, E sheh n' gjûj perpara Antonit, E sheh mushkun trÃ* dit ûnshem Tu' u perkulun t' Pergjithmonit; Edhe sheh sá prej Eufratit Prej se lémes m' t' rame t' di'llit Sá i bekuem âsht petku i Fratit, Rrezet ky kah lshon t' Ungjillit. 13. Edhe i njeh sá bijt e tÃ* Fén e Krishtit t' ameshueme Me gjak t' vet e bâjn dishmi Nder krahina te mjerueme; Sheh prap kryqa edhe tjara Se n' krahnuer e permbi krye Bijve t' skamit per pune t' mbara Jane per kishe tuj u shkelxye. 14. Zêmer-knaqun n' kto vedrime Xên me kndue Francesku ate hera: – Zot i Madh e plot ngushllime, Tý te kjofte lavdi edhe ndera! Levdue kjosh per rreze t' diellit, Levdue kjosh per hâne t' argjânte, Levdue kjosh per hyj te qiellit, Levdue kjosh per t' kthiellte e t' vrânte! – 15. Mbi krah t' tij, ndeje zogu i veres, E percjelle ate kndim t' hyjnueshem, Edhe i ambli flladi e eres E perkthen n' per gjeth t' blerueshem. Larg e larg n' per hapesire Prej se kthiellte p'rhere Qytetit Tue ardhe ndihet nji kumbe lire Porsi e paqta vala e detit. 16. E nji Êjll nder Serafima Nji mâ n' shêj, si drita e larta, Tuj u djergun si vetima, Per krah t' tij rreh fletet e arta, E me rreze te bindueshme M' trup t' shenjueme, kah e priri, Njato varre i a la t' hyjnueshme, Prej kah rodh per né gjith hiri. 17. O ju t' bijt e ktij t' Vobegut, Êmni i t' cillit tu' u permendun Ndihet malit edhe bregut, Kahdo rrezja t' shkoje tu' u endun, Me ftyre t' cilte ju kqyrnje dhén, Pse njerzimit, humbe n' mes t' territ, Me dashtnÃ* tue mbajtun Fén, Mproje u bât ju kundra ferrit. 18. Jú edhe i vorfni prind u ká E i papasni n' ju gjên ndihmen; Lott atij, qi rrin tue kjá, Ju i a fshini e zbutni dhimen. Ju n' pellaza e n' ksolle t' bueqarit Pagjen shêjte gjithkah coni, Per nen thêmer te krenarit Me u ndrydhe t' ligshtin nuk e lshoni. 19. Gajret, pra, nder sá t' veshtira, Qi u pershkohet n' kete toke jeta, E amshueshmja perse e Mira E ka dá nder kshille t' veta, Se me skam e pervûjtnÃ*, Me dashtnÃ*, qi âsht prej Parrizit, Ka me ngjate p'rhere me lumnÃ* Urdhni i Vobekut t' Asizit. |
| Te gjitha kohët janë në GMT. Ora tani është 11:18 PM. |
Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2013, Jelsoft Enterprises Ltd.
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
MalesiaForum - Këtu Flitet Shqip