Rregullat e ketij Forumi
Malesia Forum
është një forum publik në të njëjtën kohë asnjëanës në besim fetar apo politik, ku njeh dhe rrespekton lirinë e fjalës dhe të mendimit, përjashto ofendimet vulgare dhe rraciste. Si gjuhë zyrtare njihet vetem gjuha shqipe, me perjashtim të disa nenforumeve ku mund te flitet dhe gjuhë të huaj dhe shumë terma do jen ne gjuhën e huaj sepse ne shqip nuk ekziston fjala. Cdo anëtar i rregjistruar duhet ti përmbahet rregullave me poshte në mënyrë qe në forum te krijohet nje atmosfere e këndshme për të gjithë pjesëmarresit.
Nuk duhet të beni dallime fetare sepse ç'do antarë duhet të tregohet jashtëzakonisht i ndjeshëm në mendimet apo paragjykimet që ai mund të ketë për një fe apo komunitet të caktuar.I lini menjanë paragjykimet krahinore .Çdo antarë i forumit është i lirë që të ketë bindjet e veta politike, ashtu si çdo anëtar i forumit duhet të respektojë bindjet e shqiptarëve të tjerë, pavarësisht se mund të jenë në kundërshtim me të tyret
Fakti që ju merrni pjesë në këtë forum duhet të shërbejë si një aprovim indirekt i mendimit të të tjerëve. Kjo do të thotë se ju keni vendosur që të merrni pjesë në forum në mënyrë që të shprehni mendimin tuaj dhe të lexoni edhe respektoni edhe mendimet që mund të jenë në kundershtim me të tuat. Nuk mund te shani edhe te ofendoni anetaret te tjere, sepse nje sjellje e mire ju fisnikeron, gjithashtu fitoni rrespektin e anëtareve të tjerë.
Në forum hyjnë anëtarë të moshave të ndryshme, nga krahina të ndryshme, me besime fetare të ndryshme, me nivel arsimor të ndryshëm, me tradita të ndryshme, me botëkuptime të ndryshme, me eksperienca jetë të ndryshme, me interesa dhe hobe të ndryshme. Fakti që të gjithë marrin pjesë në forum tregon që të gjithë janë shqiptare. Pavarësisht nga dallimet dhe diversiteti në mendim dhe botëkuptim, asnjëherë nuk duhet të cënoni integritetin e anëtarëve të forumit sepse nuk jeni duke diskutuar me një ekran por me shume shqiptarë nga mbarë bota. Respekti mbi njëri-tjetrin duhet ta mbani parasysh çdo minutë që shpenzoni në forum në këtë menyrë cdo gjë do të ece më mire dhe bukur!
Administratori i Malesia Forum - Këtu Flitet Shqip ka të drejtë të modifikoj cdo temë, të fshij atë apo ti heqi e shtoj dicka.