Navigation
Kethu Mbrapa   Malesia Forum - Kėtu Flitet Shqip > Shtypi dhe politika > Ēeshtjet lokale nga Malesia
Chat Regjistrohuni Ndihmė Lista e Anėtarėve Kalendari Albumi Kėrko Postime te reja Shėnoji Forumet si tė Lexuar

Pėrgjigju
 
Veglat e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 26-08-2009, 10:48 PM   #1
MALESIA.ORG
TUZ - MALĖSIA
 
Avatari i MALESIA.ORG
 
Anėtarėsuar: Sep 2008
Postime: 885
Rrespekti: 70 MALESIA.ORG has a brilliant futureMALESIA.ORG has a brilliant future
Gabim Me sukses pėrfundoi festivali folklorik mbarėkombėtar “RAPSHA 2009”

Me sukses përfundoi festivali folklorik mbarëkombëtar “RAPSHA 2009”




Shoqata kulturo artisktike “RAPSHA” vite të tëra pati një veprimtari intensive gjatë të ciles arriti miqësi të shumta reciproke të cilat shoqata i shfrytëzoi për bashkunime të ngushta si me shoqata tjera ashtu edhe me institucione të shumta në të gjitha trevat shqiptare. Pasi në vitin 2005 shoqata organizoi manifestimin Festivali Folklorik Mbarëkombëtarë, i cili edhe atëherë u tregua i suksesshëm, shoqata në fjalë këtij viti për herë të tretë organizoi të njëjtin manifestim dhe atë pikërisht në Vitojën e bukur pranë Liqenit të Shkodres. Kjo veper e Rapshës u perkrah dhe vleresua nga qarqe të larta ndërsa të shumtë ishin ata të cilet atë e shohin si një nevoje dhe ushqim shpirtror për të gjithë ata që mbajnë ndjenja dhe aspirata për ruajtjen e identitetit dhe njohjet më të drejtpërdrejta në mes trojeve etnike shqipëtare. Vete emri i festivalit tregon qarte për ndjenjen për manifestime të tilla kombtare ku marrin pjesë shoqata nga të gjithë trevat shqiptare, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Greqia por edhe nga diaspora. Ndërkaq koncepti i festivalit është i tillë që në rend të parë ka përcaktimin rajonal të vlerave folklorike prej ku vijnë pjesemarresit. Festivali i sivjetem filloi me 20 gusht ndërsa zgjate për katër netë, deri me 23 gusht, ndërsa pjesemarrjen e konfirmuan 27 grupe. Mbrëmjen e parë ishin paraparë të shfaqen me programet e tyre 6 shoqata dhe ansamble, dhe atë, ansambli Skampa nga Elbasani, Laberia nga Vlora, SHOQATA Shqiponja nga Kacaniku, Jahi Hasani nga Gostivari, Grupi Artistik Lahutaret e Dukagjinit nga Shkodra dhe Shoqata Rapsha nga Drumja në rrolin e grupit përshendetës.
Të gjitha grupet u paraqitën me pikat interesante madje të përgatitura enkas për pjesemarrje në kët festival i cili ka edhe karakter garues. Ato vleresohen nga juria profesionale e cila është meritore për ndarjen e shperblimeve e cila ka autonomitë plote për vleresim.

Edhe mbrëmjen e dytë të festivalit mbarëkombtare folklorik ishte i përmbushur me folklore, muzikë dhe valle ndërkohë që në skenë dolën 7 shoqatat e parapara. Fillimisht porogrami u hap nga shoqata Jehona e Malësisë s ëSharit nga Tetova ndërsa pasuan Grupi Shpetimi nga Medvegja, Dita nga Shtimja, Minatori i Ri nga Kizhnica e Prishtinës, Zëri i Bilbilit nga Saranda, Mati nga Mati i Shqipërisë dhe Shoqata Dedë Gjon Luli nga traboini në rrolin e grupit përshëndetës. Edhe këto grupe u paraqitnë me folklore burimor cka ësht ëedhe një ndër kushtet strikte për pjesemarrësit në kët festival garues. Edhe natën e dytë publiku ishte tejet i interesuar për ato që do të shohin nga grupet, e këtë më së miri e deshmoi numri i adhurueseve të vlerave kulturore, kështu që sipas parashikimeve edhe ky festival tashmë mund të quhet i suksesshem, ndërsa kualiteti i shfaqjeve në nivel të lartë.

Shoqata Vllazërimi ishte ajo që pati nderin të hapë mbrëmjen e tretë dhe të parafundit të festivalit folklorik. Shoqata ne fjale është e përbërë nga emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe pikrëisht në Athinë të ciltë në Mal të Zi erdhen pikerisht për të marrë pjesë në kët festival mbarëshqiptarë. Këngët e vallet ishin pikat më karakteristike të këtij grupi të cilët u paraqitën para publikut i cili ata i priti me duartrokitje të njëpasnjëshme madje ato nuk munguan as gjatë prezantimit të grupeve e shoqerive tjera. Përveç grupit në fjalë mbrëmjen e tretë muaren pjesë edhe Shoqata Bresana nga Bresana e Sharrit, Katarina Josipi nga Zymi I Hasit, Grupi i Fyejve të Gramshit nga Gramshi, Ansambli Fier-Shegan nga Lushnja, shoqata Bajram Curri nga Shurdhani i Gjilanit dhe shoqata e Grudes nga Malesia si e vetmja shoqatë garuese nga treva e malësise në festival. Edhe mbreme shoqatat.

Pas katër netësh juria në përbërjen e të se ciles gjendeshin persona eminent nga fusha e folklorit, etnologjise, kulturesmuzikes dhe koreografise pati një pune të rëndë për tu përcaktuar për grupin më të mirë pasi të gjithe ata ishin në nivel të lartë. Në krye të juries ishte Skender Selimi balet master dhe koreograf në akademinë e arteve të larta në Tiranë ndërsa bashkpuntorë tjerë Zymer Neziri, këshilltar shkencor nga republika e Kosovës, Albino Sadiku etnomuzikolog dhe hulumtues në unstitucionin albanologjik në Tiranë, Esat Ruka drejtor i qëndres kombtare të folklorit në Tiranë dhe Eduart Nurka shef i sektorit të muzikës në qëndren kombtare të folklorit në Tirane. Shoqata kulturore artistike Katarina Josipi nga Zymi i Hasit ishte shoqata më e mirë dhe fituese e këtij festivali, ndërsa ata u paraqiten naten e trete të festivalit duke prezantuar këngë, valle e lojëra folklorike të treves nga vijne. Vendi i dytë i takoi grupit polifonik nga Himara ndërsa i treti shoqatës Diaspora nga SHBA. Juria gjatë vleresimit pati një punë mjaft të rëndë pasi përveç tri grupeve më të mira u vleresuan edhe individët më të mirë të festivalit. Kështu grupi instrumental me i mirë ishte Dita nga Shtimja ndërsa instrumentalisti më i mirë Ervin Bello nga Saranda. Këngetari më i mire u shpall Haki Krasniqi nga Diaspora ndërsa kengetarja më e mirë Shqipe Fejzullahu nga Gostivari i Maqedonisë. Rapsodi më i mirë Dida Kastrati nga Hasi ndërsa lahutari më i mirë Gjokë Kalaj nga shoqata e grudës nga Malësia. U vleresuan edhe rituali e që më i miri ishte Dasma e Bresanes dhe drejtori artistik poashtu nga grupi i Bresanes. Vallja me e mire erdhi nga kolegji i valleve nga Hasi ndërsa valltarja më e mire nga Saranda. Edhe kësaj radhe në festival u paraqitën grupe të ndryshme nga treva të ndryshme shqiptare programi i të cilave ishte i gërshetuar me këngë e valle burimore por edhe me melodi instrumentaliste, kryesisht kavall dhe fyej. Ndërkaq në shprehje erdhen vlerat folklorike gjithëshqiptare pasi në festival muarën pjesë shoqata e grupe nga të gjitha trevat shqiptare ndërsa një nga kushtet që kishte përcaktuar organizatori ishte pikërisht prezantimi i vlerave folklorike burimore të trevës të cilen shoqata e prezanton.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga MALESIA.ORG : 27-08-2009 nė 06:44 PM.
MALESIA.ORG nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-08-2009, 11:36 PM   #2
^Gojcaj_1^
Moderator
 
Avatari i ^Gojcaj_1^
 
Anėtarėsuar: Jan 2006
Vendndodhja: M A L Ė S I A
Postime: 601
Rrespekti: 125 ^Gojcaj_1^ has a brilliant future^Gojcaj_1^ has a brilliant future^Gojcaj_1^ has a brilliant future^Gojcaj_1^ has a brilliant future
Gabim

Ja Disa video nga Festivali Mbare Komtar Rapsha 2009













Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga ^Gojcaj_1^ : 07-09-2009 nė 09:47 AM.
^Gojcaj_1^ nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-08-2009, 07:21 PM   #3
GRUDJANE
Super Moderator
 
Avatari i GRUDJANE
 
Anėtarėsuar: Jan 2006
Vendndodhja: N.Y
Postime: 15,157
Rrespekti: 303 GRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant future
Gabim U Mbajt Festivali MbarĖkombĖtar Folklorik “rapsha 2009”

Prezantim dinjitoz i vlerave folklorike burimore

Fituese e Festivalit Folklorik Mbarėkombėtar “Rapsha 2009” u shpall SHKA “Katarina Josipi” nga Zymi i Hasit, vendi i dytė i takoi grupit polifonik “Bregdeti i Himarės” nga Himara, ndėrsa vendin e tretė e zuri SHKA “Diaspora” nga SHBA.
Tė dielėn pėrfundoi me sukses Festivali Mbarėkombėtar Folklorik “Rapsha 2009”, i cili u mbajt nė Vitojė nga data 20-23 gusht.
Nė kėtė festival tė organizuar nga SHKA “Rapsha” nga Hoti, morėn pjesė shumė ansamble, shoqėri dhe grupe kulturo-artistike nga trevat e ndryshme shqiptare, si Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevės, Greqia, Diaspora, si dhe disa shoqėri kulturo-artistike nga Malėsia.
Festivali kishte karakter garues dhe ishte i konceptuar nė atė mėnyrė qė grupet pjesėmarrėse tė prezentohen me pika muzikore dhe valle autoktone nga opusi i vlerave folklorike nga trevat e tyre.
Natėn e parė tė Festivalit u prezantuan ansambli “Skampa” nga Elbasani, “Labėria” nga Vlora, “Shqiponja” nga Kaēaniku, “Jahi Hasani” nga Gostivari, Grupi Artistik “Lahutarėt e Dukagjinit” nga Shkodra dhe SHKA “Rapsha” nga Drumja nė rolin e grupit pėrshėndetės.
Natėn e dytė tė Festivalit nė skenė u prezantuan shtaėt shoqėri kultoro-artistike. Fillimisht programin e hapi SHKA “Jehona e Malėsisė sė Sharrit” nga Tetova dhe mė pas grupi “Shpėtimi” nga Medvegja, “Dita” nga Shtimja, “Minatori i Ri” nga Kizhnica e Prishtinės, “Zėri i Bilbilit” nga Saranda, “Mati” nga Mati dhe “Dedė Gjo Luli” nga Traboini nė rolin e grupit pėrshėndetės.
SHKA “Vėllazėrimi”, grup i emigrantėve shqiptarė qė jetojnė nė Athinė tė Greqisė, pati nderin tė hapė mbrėmjen e tretė tė Festivalit Folklorik. Gjatė kėsaj mbrėmjeje morėn pjesė edhe SHKA “Bresana” nga Bresana e Sharrit, “Katarina Josipi” nga Zymi i Hasit, “Grupi i Fyejve tė Gramshit” nga Gramshi, Ansambli “Fier-Shegan” nga Lushnja, “Bajram Curri” nga Shurdhani i Gjilanit dhe SHKA “Gruda”, e vetmja shoqatė garuese nga treva e Malėsisė nė festival.
Natėn e fundit tė Festivalit u prezantuan SHKA “Gjonajt” nga Prizreni, “Diaspora” nga Nju Jorku, grupi polifonik “Bregdeti i Himarės” nga Himara, “Besa” nga Gostivari, kurse nė rolin e grupeve pėrshėndetėse ishin SHKA “Mirdita” nga Mirdita dhe “Maja e karajfilit” nga Plava dhe Gucia.
Juria profesionale nė pėrbėrjen e sė cilės ishin persona eminentė nga fusha e folklorit, etnologjisė, kulturės, muzikės dhe koreografisė folklorike, ka ndjekur me vėmendje tė veēantė programin gjatė katėr netėve tė Festivalit duke pėrcaktuar fituesin e edicionit tė sivjetshėm tė Festivalit dhe ēmimet e tjera individuale.
Juria shpalli fituese tė Festivalit Festivalit Folklorik Mbarėkombėtar “Rapsha 2009” SHKA “Katarina Josipi” nga Zymi i Hasit, vendi i dytė i takoi grupit polifonik “Bregdeti i Himarės” nga Himara, ndėrsa vendin e tretė e zuri SHKA “Diaspora” nga SHBA.
Ēmimi “Grupi instrumental mė i mire” i takoi SHKA “Dita” nga Shtimja, “Instrumentalisti mė i mirė” Ervin Bello nga Saranda, “Instrumentalisti mė i mire me kavall” Salla Shabani nga “Besa” Gostivar, “Kėngėtari mė i mirė” u shpall Haki Krasniqi nga diaspora, “Kėngėtarja mė e mirė” Shqipe Fejzullahu nga SHKA “Besa” e Gostivarit, ndėrsa rapsodi mė i mirė Dida Kastrati nga SHKA “Katarina Josipi” nga Zymi i Hasit. Ēmimi “Lahutari mė i mire” i takoi Gjokė Kalajt nga SHKA “Gruda”, i cili ishte njėkohėsisht edhe pjesėmarrėsi mė i moshuar i Festivalit.
“Rituali mė i mire” ishte ai i SHKA “Bresana” me emrin “Dasma e Bresanės”. Po nga ky grup u zgjodh edhe drejtori artistik mė i mirė. Vallja mė e mirė erdhi nga “Kolegji i valleve” nga Hasi, vallėtari mė i mirė Denis Leksikaj nga Saranda, ndėrsa vallėtarja mė e mirė Xhevahire Vata nga “Mati”.
Tė gjitha grupet folklorike prezentuan nė mėnyrė dinjitoze kėngėt dhe vallet burimore tė trevave tė tyre, gjė qė ishte edhe njėri nga kushtet e pjesėmarrjes nė festival.
Tė katėr netėt e Festivalit filluan me defileun e pjesėmarrėsve nėpėr qendėr tė Tuzit pėr tė vazhduar mė pas me prezantimin e programit tė tyre. Ēdo grup kishte nė dispozicion 15-20 minuta pėr prezantimin e pikės folklorike.
Prezantimet e tė gjitha grupeve pjesėmarrėse nė Festival u pritėn me duartrokitje nga publiku i shumtė qė ndoqi pėr katėr net me radhė Festivalin.


M. Gjokaj
__________________
---------------------------------------------------
Jam Krenare Qe Jam Shqiptare(Malsore).Grudjane"
Faculeten e Malesores e Mbaj me Krenari
Rreth flamurit tė pėrbashkuar,
Me njė dėshirė dhe njė qėllim,
Tė gjithė atij duke iu betuar,
Tė lidhim besėn pėr shpėtim


At Gjergj Fishta. Lahuta e Malcis
GRUDJANE nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Veglat e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
Ju nuk mund tė hapni tema tė reja
Ju nuk mund tė postoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė
Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja

Kodi vB ėshtė ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Zgjedh Forumin


Te gjitha kohėt janė nė GMT. Ora tani ėshtė 09:24 PM.

Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2013, Jelsoft Enterprises Ltd.
Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
MalesiaForum - Kėtu Flitet Shqip

Nach oben   Nach oben