Vjetër 01-11-2007, 06:25 PM   #11
gruda70
Anëtar Fillestar/e
 
Avatari i gruda70
 
Anëtarësuar: May 2007
Postime: 1
Rrespekti: 0 gruda70 is on a distinguished road
Gabim

Jam dakort me ato rregulla dhe ju uroj suksese ne punen tuaj.
gruda70 nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 03-11-2007, 04:25 PM   #12
KC888
Anëtar Fillestar/e
 
Avatari i KC888
 
Anëtarësuar: Jan 2007
Postime: 72
Rrespekti: 29 KC888 is on a distinguished road
Gabim

edhe une jam dakord edhe u uroj suksese ne pune
__________________
SHQIPERIA ETNIKE
KC888 nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 15-05-2008, 11:23 AM   #13
gen|us
Plaku i forumit
 
Avatari i gen|us
 
Anëtarësuar: Jan 2007
Vendndodhja: Tetov
Postime: 3,058
Rrespekti: 127 gen|us has a brilliant futuregen|us has a brilliant futuregen|us has a brilliant futuregen|us has a brilliant futuregen|us has a brilliant future
Dërgo mesazh me anë të ICQ tek gen|us Dërgo mesazh me anë të  AIM tek gen|us Dërgo mesazh me anë të MSN tek gen|us Dërgo mesazh me anë të Yahoo tek gen|us
Gabim

Përshendetje SantaKruz, te uroj pun te mar..
__________________
gen|us nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 16-05-2008, 09:34 PM   #14
mix2mix
Anëtar aktiv/e
 
Avatari i mix2mix
 
Anëtarësuar: Jan 2006
Vendndodhja: Inside ur Computer
Postime: 217
Rrespekti: 0 mix2mix is an unknown quantity at this point
Dërgo mesazh me anë të  AIM tek mix2mix Dërgo mesazh me anë të MSN tek mix2mix
Gabim

Qe ket fotot e mos kallazitni pash zotin,



hjekeni jat marri ci e keni vu sa me pare
__________________
mix2mix
mix2mix nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 16-05-2008, 09:37 PM   #15
Gjoni
Fillestar/e
 
Avatari i Gjoni
 
Anëtarësuar: Mar 2006
Postime: 459
Rrespekti: 0 Gjoni is on a distinguished road
Exclamation

Citim:
Postimi origjinal është bërë nga mix2mix Shiko postimin
Qe ket fotot e mos kallazitni pash zotin,



hjekeni jat marri ci e keni vu sa me pare
Perzote mirboll jav paske rregullua
__________________
We the people....
Gjoni nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 24-05-2008, 10:45 PM   #16
bossi
Anëtar aktiv/e
 
Avatari i bossi
 
Anëtarësuar: Jan 2006
Vendndodhja: Malesia e madhe SANTA CRUS(sukruq)
Postime: 332
Rrespekti: 37 bossi is on a distinguished road
Dërgo mesazh me anë të ICQ tek bossi Dërgo mesazh me anë të  AIM tek bossi Dërgo mesazh me anë të MSN tek bossi Dërgo mesazh me anë të Yahoo tek bossi
Gabim

Citim:
Postimi origjinal është bërë nga mix2mix Shiko postimin
Qe ket fotot e mos kallazitni pash zotin,



hjekeni jat marri ci e keni vu sa me pare
Mjeft Zi e kan pa edhe ma zi e mrrcitun va paske godit :P
__________________


Shqiptaret e Bashkuar

Per nje Shqiperi te BASHKUAR


...::: Ilir Camaj :::...
e-mail: ilir_camaj@hotmail.com
bossi nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 10-08-2008, 02:08 PM   #17
mix4mix
Anëtar aktiv/e
 
Avatari i mix4mix
 
Anëtarësuar: Feb 2008
Vendndodhja: MaleSia
Postime: 362
Rrespekti: 28 mix4mix is a name known to all
Dërgo mesazh me anë të  AIM tek mix4mix Dërgo mesazh me anë të MSN tek mix4mix
Gabim

Une kam nderin te jem ne nje Forum si Ky?
Suksese ne te Ardhmen
__________________
Këshilla ime për ty është të martohesh; nëse do të gjesh një grua të mirë, do të jesh i lumtur; nëse nuk do ta gjesh do të bëhesh një filozof

Filozfia & Matematika
mix4mix nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 26-02-2010, 02:56 PM   #18
BACA
Banned
 
Anëtarësuar: Aug 2009
Postime: 486
Rrespekti: 0 BACA is a splendid one to behold
Gabim

Citim:
Postimi origjinal është bërë nga mix4mix Shiko postimin
Une kam nderin te jem ne nje Forum si Ky?
Suksese ne te Ardhmen
Edhe une jam i lumtur
BACA nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 03-04-2010, 08:02 PM   #19
Dai
Anëtar Fillestar/e
 
Anëtarësuar: Jul 2009
Postime: 4
Rrespekti: 0 Dai is on a distinguished road
Gabim Porosi për gjithë shqiptarët

Hajrush IDRIZI

T'A RIKUJTOJMË DRAMËN NË BLLACË



(Shkëputje nga ditari)



KU ËSHTË BLLACA ?

E hënë,5 prill 1999.

Po e shoh të arsyeshme t’i them disa fjalë për Bllacën.

Bllaca është katund ngatë Hanit të Elezit. Shtrihet në kodra, në anën lindore të lumit Lepenc. Momentalisht është i ndarë. Disa shtëpi kanë ngelur në territorin e Kosovës e disa të tjera kanë “shkuar” me Maqedoninë.

Poshtë fshatit është ndërtuar vendkalimi kufitar Maqedoni – Kosovë me krejt infrastrukturën e nevojshme. Nën këtë vendkalim kufitar, në anën e poshtme të aksit rrugor Elez Han- Shkup, shtrihen disa ara e livadhe, të cilat kufizohen nga veriu me vijën kufitare Maqedoni- Kosovë, nga ana perëndimore me lumin Lepenc, nga jugu me një përroskë të vogël dhe nga ana e lindjes me magjistralen Shkup-Kosovë. Kjo hapësirë e vogël quhet Fusha e Bllacës. Ose kjo fush mund të quhet edhe shportë hedhurinash në të cilën ne shqiptarët, tash të askujt, jemi të hedhur në të.

Kjo fushë, tash frik është bërë e njohur. Se, Bllaca kurrë nuk do të njihej si fshat por as si vendkalim kufitar. Bllacës i doli zani dhe nami mu në këto ditë prilli të vitit 1999. Ky vend mu në këto ditë prilli të vitit 1999 është në fokus të mediave elektronike botërore.

Kjo fushë, në këto ditë prilli është shndërruar në ferr, ose “poligon” (unë e pagëzova kështu) ku demonstrohet ferri vet.

Provat bëhen me shqiptarët e Kosovës. Ata (shqiptarët) janë future në sandviç, në mes kullës e çekiçit, si thonë,-(serbëve nga ana e siperme dhe maqedonëve nga ana e poshtme ). Provohen (shqiptarët) sa janë të qëndrueshëm nën qiellin e hapur, në shi e pse jo edhe në borë; si reagojnë në situate kaotike; si sillen në “karantinë” (ma merr mendja se karantina s’ka brirë) ose në shpoten e hedhurinave; sa janë të orientuar në hapësirë por edhe në kohë; sa janë imun ndaj etjes,urisë, pagjumësisë, ndaj pisllëkut; çfarë virusesh po përhapen; çfarë epidemi po i përlan këto krijesa në këso rrethanash të pazakonshme,abnormale; sa prej tyre po i përballojnë kësaj prove e sa jo; pse po vdesin njerëzit, cilët janë shkaktarët e këtyre vdekjeve; sa, sa, sa e si, si dhe si?!

Dhe, ç ’është më interesante, e tërë kjo katrahurë, i tërë ky “eksperiment” po vëzhgohet-përcillet drejtpërdrejt nga ekspertë të ndryshëm . Këtu, në këtë fushë janë të përqendruara objektivat e shumë kamerave televizive nga i gjithë rruzulli tokësor. Ato (kamerat) me besnikëri të plotë gjirojnë por edhe transmetojnë pamje tmerruese, trishtuese dhe shokuese në çdo skutë të botës.

Bota, me sa po duket, u befasua me “rezultatin e provave në poligon”. Madje ato (provat,ë?) dolën tepër të “suksesshme”.

Dikush, i porositur nga Vet Zoti, dha urdhër:

-Të ndërpritet “eksperimenti” aty- për aty, pa asnjë kusht!

-Pamjet e tilla janë të papërballueshme për botën e civilizuar.

-Të mos e trishtojmë njerëzimin,

-Të mos ua prishim qetësinë familjeve në botë!

-Të mos ua ndalim rriten fëmijëve të botës!

Kjo është Fusha e Bllacës,kjo.

Se, mos po u duket pak, ë?!







BARAZIA!

E hënë,5 prill 1999.

Çfarë po ndodhë me mua?!

Me siguri edhe unë jam i humbur në këtë hapsirë edhe në këtë kohë.Por, ja, s’po kam mundësinë ta shoh vehten time si e sa duhet.Ndoshta të tjerët më shohin mua siç po i shoh unë ata.

Në të kaluarën, goxha të largët, kam patur “prirje” për t’i vëzhguar shumë dukuri shoqërore,si, ta zëmë, b a r a z i për të gjithë.Kështu, pohimin, ( barazi për të gjithë,ë?), e kam cilësuar si demagogji,e për të mashtruarit vetëm utopi. Shi, duke i vërejtur këto dukuri,këto hipokrizira të sundimtarëve,disi, gjithnjë kam qenë i dëshpëruar. Pra, asnjëherë nuk ma ka marrë mëndja se unë, me sytë e mi, sadopak,do t’i shoh të gjithë njerëzit e barabartë.

Nuk paskam pasur të drejtë (!)

E di se do të më cilësoni si njeri të çekuilibruar,konfuz.

Ju lutem , mos paragjykoni me aq nxitim!

Çuditërisht, këtë ( b a r a z i n ë e n j e r ë z v e ) arrita ta shoh këtu,në këtë fushë të quajtur fushë neutrale, e “askujt”.

Sot,më pesë prill të vitit 1999,këtu,në këtë fushë,në Fushën e Bllacës, nuk po shoh asnjë dallim në mesin e këtyre krijesave më të bukura,por që tashti më dukën më të shëmtuarat. Këtu nuk po shoh pasanikë e as të varfër.Të gjithë janë të barabartë.Këtu nuk ka rëndësi ke apo nuk ke para. Paratë nuk kanë kurrëfarë vlere.Prandaj që të gjithë janë të barabartë. Këtu nuk ka pallate e krevatë me pupla. Shtrat i të gjithëve është toka e lagur nga shiu që po bie vazhdimisht por edhe kuturbon erë shurre e muti sepse është e bagluar cep me cep. Pra, të gjithë thithin të njëjtin ajër,po e shihni,janë të barabartë. Këtu nuk ka të veshur sipas modes më të re. Të gjithë kanë të njëjten “uniformë” të ngjyrosur me baltën e tokës “neutrale”.Po bindeni, të gjithë janë të barabartë. Këtu nuk ka aromë parfumi.Të gjithë kuturbojnë erë qelbësire. Askush nuk ikën nga njëri tjetri.Çfarë mrekullie!!!!! Të gjithë,siç po vëreni, janë të barabartë. Këtu nuk po shoh asnjë buzëqeshje. Të gjithë, burrat dhe gratë,djemtë e vajzat, edhe të miturit janë me sy të përlotur,vajsa.A po bindeni se që të gjithë janë të barabartë? Këtu nuk ka akademikë e analfabetë. Të gjithë, pa dallim ,po dalin të barabart. Këtu nuk ka të shëndoshë e të sëmurë. Të gjithë i ka kollofitur “epidemia” “kur?”,”ku?”, “ sa” dhe “si?”. Patjetër të gjithë po dalin të barabartë,apo?,...

Nukdi sa do të zgjasë kjo barazi,nuk di.
Dai nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 07-04-2010, 08:03 PM   #20
Dai
Anëtar Fillestar/e
 
Anëtarësuar: Jul 2009
Postime: 4
Rrespekti: 0 Dai is on a distinguished road
Gabim

Dëshira ime është që të rritet numri i lexuesve,biles,këtu në internet.Se, po e vërej,rinia nuk janë aq të interesuar për librin.Kjo është një behane goxha e madhe e të rinjëve tanë.
Kaq.
Rrini me shëndet!!!!!
Dai nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Përgjigju


Veglat e Temës
Shfaq Modët

Rregullat E Postimit
Ju nuk mund të hapni tema të reja
Ju nuk mund të postoni përgjigje
Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë
Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja

Kodi vB është ON
Figurinat Janë ON
Kodi [IMG] është ON
Kodi HTML është OFF
Zgjedh Forumin


Te gjitha kohët janë në GMT. Ora tani është 01:03 PM.

Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
MalesiaForum - Këtu Flitet Shqip

Nach oben   Nach oben