Navigation
Kethu Mbrapa   Malesia Forum - Kėtu Flitet Shqip > Shtypi dhe politika > Tema e shtypit tė dites > Lajme nga Kosova
Chat Regjistrohuni Ndihmė Lista e Anėtarėve Kalendari Albumi Kėrko Postime te reja Shėnoji Forumet si tė Lexuar

Pėrgjigju
 
Veglat e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 24-02-2011, 08:16 AM   #1
MALESIA.ORG
TUZ - MALĖSIA
 
Avatari i MALESIA.ORG
 
Anėtarėsuar: Sep 2008
Postime: 885
Rrespekti: 70 MALESIA.ORG has a brilliant futureMALESIA.ORG has a brilliant future
Gabim Aeroporti i Prishtinės mban peng 50 pasagjerė pėr borxh tė “Montenegro Airlines”

Aeroporti i Prishtinės mban peng 50 pasagjerė pėr borxh tė “Montenegro Airlines”


Shumė udhėtarė tė kompanisė ajrore “Montenegro Airlines” janė detyruar tė presin me orė tė tėra tė mėrkurėn realizimin e fluturimit nga Prishtina pėr nė Podgoricė pėr shkak tė disa borxheve qė i ka kjo e fundit ndaj aeroportit ndėrkombėtar tė Prishtinės “Adem Jashari”.

Gazeta “Zėri” ka mėsuar se “Montenegro Airlines” i ka borxh ANP-sė rreth 500 mijė euro, prandaj Aeroporti nuk e ka lejuar ta realizojė fluturimin e kėsaj kompanie nė orėt e hershme tė mėngjesit tė sė mėrkurės, ku rreth 50 udhėtarė kanė mbetur tė ngujuar deri rreth orės 12 tė sė njėjtės ditė nė Aeroportin e Prishtinės.

Zėdhėnėsi i Aeroportit Ndėrkombėtar tė Prishtinės, Altin Ahmeti, ka konfirmuar se pėr disa orė pasagjerėt e “Montenegro Airlines” kanė pritur nė Aeroport.

Ai nuk ka dashur tė thotė asgjė nėse fluturimi i aeroplanit tė “Montenegro Airlines” nuk ėshtė lejuar pėr shkak tė borxheve qė ka kjo e fundit ndaj Aeroportit.

“Kontratat e Aeroportit me aviokompanitė pėrmbajnė klauzola tė ruajtjes sė sekretit afarist, prandaj nuk mund tė flasim asgjė pėr kėtė ēėshtje”, ka pohuar Ahmeti.

Problemi me kompanitė ajrore joserioze qė fluturojnė nga Aeroporti i Prishtinės ka filluar tė shfaqet vite mė parė, pas vendimit tė Ministrisė sė Transportit qė ta heqė depozitėn prej 500 mijė eurove pėr aviokompanitė, e cila depozitė kishte pėr qėllim t’i mbrojė pasagjerėt dhe Aeroportin e Prishtinės nga aviokompanitė e papėrgjegjshme.

Me kėrkesė tė institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare, Ministria e Transportit ishte detyruar ta heqė njė depozitė tė tillė pėr aviokompanitė, ku kėto tė fundit mund tė operojnė lirshėm pa e lėnė asnjė cent tė vetėm nė emėr tė depozitimit.

Heqjen e kėsaj depozite mėsohet se pėrpos zyrtarėve tė lartė qeveritarė e ka kėrkuar edhe vetė drejtori menaxhues i Aeroportit Ndėrkombėtar tė Prishtinės, Agron Mustafa.

Gazeta malazeze "Vijesti" njofton se aeroplani i “Montenegro Airlines” u lėjua tė niset mbasi paguan 50 mijė euro, kurse sipas marrėveshjes pjesėn tjeter tė borxhit do ta paguajn nė tė ardhmen. Kjo gazetė gjithashtu njofton se “Montenegro Airlines” do tė nderpresin linjen Podgoricė-Prishtinė-Podgoricė. /Zėri/ /Vijesti/
MALESIA.ORG nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-02-2011, 08:12 PM   #2
martivuli
Anėtar Fillestar/e
 
Anėtarėsuar: Sep 2006
Postime: 25
Rrespekti: 0 martivuli is on a distinguished road
Gabim

I paskan pa nis unt pa hager kta Malazez per Mal te Zi, paska pa vjejt me u dhan me hanger i her dichka per mjesdit ater me i nis mrapa per vendlindje te tyre, e te mrrijn kush te mrrijn. E kan en gjak kta hora te poshter me shkel per me shqiptarve me i plachkit e me i rrah, por u vjen edhe ktyne dita po po. Mujn hala me shqiptar te Malit te Zi te ushtrojn torturat se i kan nen kushtetuten e vet, por jo me i shtet Shqiptar nuk mujn. E posachrisht me shtetin e Kosoves qe nuk i trem ma kurrgja.
Kosova asht nji shtet sovran qe ka fitua te gjitha betejat deri tani, pervech frigen, e at e ka humbur me kohe.
Tek jav kan ba mir ktyne horave qe i kan shterngua ska vjej me i lshua pa jav pagua krejt se kshtu e kan kta ikun e ku me i marr pastaj.
martivuli nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Veglat e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
Ju nuk mund tė hapni tema tė reja
Ju nuk mund tė postoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė
Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja

Kodi vB ėshtė ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Zgjedh Forumin


Te gjitha kohėt janė nė GMT. Ora tani ėshtė 05:14 AM.

Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2013, Jelsoft Enterprises Ltd.
Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
MalesiaForum - Kėtu Flitet Shqip

Nach oben   Nach oben