Navigation
Kethu Mbrapa   Malesia Forum - Këtu Flitet Shqip > Kultura > Letërsia shqiptare
Chat Regjistrohuni Ndihmë Lista e Anëtarëve Kalendari Albumi Kërko Postime te reja Shënoji Forumet si të Lexuar

Përgjigju
 
Veglat e Temës Shfaq Modët
Vjetër 24-07-2008, 09:31 PM   #1
Gjon Gj.
WebMaster
 
Avatari i Gjon Gj.
 
Anëtarësuar: Jan 2006
Vendndodhja: Malesi
Postime: 309
Rrespekti: 37 Gjon Gj. is on a distinguished road
Dërgo mesazh me anë të  AIM tek Gjon Gj. Dërgo mesazh me anë të MSN tek Gjon Gj. Dërgo mesazh me anë të Yahoo tek Gjon Gj.
Gabim Promovimi i Romanit "Vdekja e valëve" e autorit Anton Gjuravçaj

Promovimi i Romanit "Vdekja e valëve" e autorit Anton Gjuravçaj
postuar: 24.07.2008



Më 24,07.2008 u bë promovimi i Romanit “Vdekja e valëve e autorit Anton Gjuravçaj në këtë promovim folen Linçenc Marku, Fatmir Toci, Anton Gojçaj si dhe autori i librit Anton Gjuravçaj , po ashtu moren pjes edhe grupi letrar jehona si dhe djalosghi nga Trieshi Kol Lucaj.

Parafjalë

Letrave bashkëkohore shqipe iu shtohet edhe një zë tjetër i ri dhe i rëndësishëm në interpretimin e njeriut, në dimensionin e tij të brendshëm dhe në raport me mjedisin, përmes autorit të prozës Vdekja e valëve, Anton Gjuravçaj, i cili me një rrëfim intensiv, shprehës dhe të ngarkuar me një atmosferë të thellë të botës mbarëshqiptare tregon shtrembërimet që pëson natzra njerëzore përmes shtypjes së pakuptimtë të njeriut nga të tjerët dhe vetëbarrierzimi që po ai i bën vetës.
Autori luan mjeshtërisht me brumin që i ka dhënë tradita shqiptare, e përdor atë në funksion të realizimit artistik, i cili bëhet domethënës në dhënien e individit, në një mungesë saktësie kohore dhe vendore, pikërisht siç ndodh shpesh në gojëdhëna.

Dhunuesi dhe i dhunuari jetojnë brenda një pseudoetike diktatoriale, e cila ushtron frikën si mjet sundimi, përbën ndoshta thelbin e kësaj vepre.Jemi përballë një ndryshimi të madh, nga shoqëria e mbyllur mbytëse drejt asaj të hapur e të lirë për të gjithë.

Pikërisht liria përjetohet si një ankth i fortë nga ata që me vetëdije i kishin shërbyer prodhimit të frikës, ndoshta duke menduar se i shërbenin një ideali, i cili po shndërrohej në sytë e tyre si jo i tillë.
Absurditeti i të jetuarit me kodet dhe rregullat e një bote të vjetër dhe të paaftë për të interpretuar botën e re, e cila tashmë ka hyrë në një rrugë pa kthim, nga njerëz anormalë të portretizuar nga autori si shtrembërime të skajshme të natyrës njerzore, i jep prozës një ndjenjë ironie tragjike rrëqethëse, kur përmes saj përsonazhi si Osmani shtrihen pafundësisht në kohë nga kujtesa e hidhur kolektive.

Madje rrëfimi shkakton një dhimbje të pafundme e një keqardhje të fortë për tjetërsimin e njeriut të kushtëzuar nga pushtimi i gjatë dhe më pas nga sundimi i egër i ideologjisë së kuqe dogmtike, që është e njësojtë me pushtimin, saqë njerzit nuk identifikojnë ndryshimin mes Osman pashës, sundimtar pushtues përbindësh, dhe Osmanit, në kryepolic çnjerëzorë i pashpirt,sepse njeriu i zakonshëm, raportet e të cilit ishin thjesht raporte pothuajse epike me botën që e rrethon , nuk sheh asnjë dallim,duke e quajtur këtë qënie karikaturë përverse të natyrës njerëzore, me të njëjtin emër të pashait pushtues.Dhimbja shtohet më ttepër kur mendon se është sistemi, në të cilin njerëzit vepojnë, shakkau i këtij njeriu karikaturë dhe se cenimi në tjellësi i natyrës njerëzore kthen pothuajse në pamundësi rifitimin e një njeriu normal.

Aftësia shquese e autorit për të perceptuar dallime të qënësishme në shtrembërimin e natyrës njerëzore si shkak i mungesës së thellë të lirisë nga sundimi i padrejtë i sistemeve qeverisës, e bën këtë prozë mjaft të veçantë në dëshmimin e një të vërtete atrtistike, që do të ruajë në rreshtat e saj të vërtetën historike.

Vinçens marku
Lektor i Letërsisë së huaj
në Departamentin e letërsisë në Universitet “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, më 09.12.2007
__________________
Gjon Gj. nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Përgjigju


Veglat e Temës
Shfaq Modët

Rregullat E Postimit
Ju nuk mund të hapni tema të reja
Ju nuk mund të postoni përgjigje
Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë
Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja

Kodi vB është ON
Figurinat Janë ON
Kodi [IMG] është ON
Kodi HTML është OFF
Zgjedh Forumin


Te gjitha kohët janë në GMT. Ora tani është 03:25 AM.

Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
MalesiaForum - Këtu Flitet Shqip

Nach oben   Nach oben