Navigation
Kethu Mbrapa   Malesia Forum - Këtu Flitet Shqip > Bota Shpirtërore > Komuniteti Katolik
Chat Regjistrohuni Ndihmë Lista e Anëtarëve Kalendari Albumi Kërko Postime te reja Shënoji Forumet si të Lexuar

Përgjigju
 
Veglat e Temës Shfaq Modët
Vjetër 29-07-2008, 09:59 AM   #1
Gjon Gj.
WebMaster
 
Avatari i Gjon Gj.
 
Anëtarësuar: Jan 2006
Vendndodhja: Malesi
Postime: 309
Rrespekti: 37 Gjon Gj. is on a distinguished road
Dërgo mesazh me anë të  AIM tek Gjon Gj. Dërgo mesazh me anë të MSN tek Gjon Gj. Dërgo mesazh me anë të Yahoo tek Gjon Gj.
Gabim Kisha Katolike Shqiptare "Shën Pali" në Warrën afër Detroitit

Kisha Katolike Shqiptare "Shën Pali" në Warrën afër Detroitit ne qytetin Rochecter Hills, nje nder veprat fetare me te medhate ne Amerike ose Katedralja e Shqiptarve në Amerikë

BEQIR SINA , Rochester Hills

Azem Hajdari : "Kisha e Shën Palit dhe Dom Anton Kçira rrezatojnë dritë në Komunitetin shqiptar të Detroitit"



Rochester Hills - Detroit MI: Njëri prej qyteteve më të rëndësishëme, dhe ku vitet e fundit, janë më të përqëndruara ngulitjet e emigratëve shqiptarë, është edhe qyteti verior i shtetit federal të Michigan-it, në afërsi të Detrioitit, qyteti i quajtur Rochester Hills . Në këtë qytet e për rreth tij, mendohet se ndodhet dhe komuniteti më i madh shqiptar katolik. Rreth tij ndodhen edhe dy kishat katolike shqiptare, të njohurat si më të mëdhat në SHBA-së janë: Kisha e Shën Palit me Meshtar dhe famullitar Dom Anton Kçira dhe Kisha Zonjës Pajtore të Shqiptarëve, me famullitar Dom Ndue Gjergji.

Në Rochester Hills, jeton dhe punon një komunitet shqiptarë, përgjethësisht shumë aktiv dhe i përkushtuar për çështjen kombëtare. Në këtë komunitet, që ngelet si më të organizuarit, pas atij që jeton e vepron në New York, e rrethinat e tij, ka gazeta e revista, në gjuhën shqipe. Ka televizione dhe radioprograme në gjuhën shqipe . Ka lokale dhe klube shqiptare. Ndodhen dhe dy statujat e dy figurave më të rëndësishme kombëtare. Ajo e heroit legjendar të kombit tonë Gjergj Kastriotit Skëndërbeut, dhe statuja e Nënës Terezes,ose Nobelistes shqiptare gruas së famëshme, bamirses dhe humanistes së madhe në të gjithë botën.

Por, ajo që tërheq më shumë vëmëndjen, dhe që deri tani është e pa arritëshmë, ndoshta edhe ndër vendbanimet më të mëdha shqiptare në Amerikë, është Kisha Katolike Shqiptare "Shën Pali" në qytetin Rochester Hills afër Detroitit. Atë me plot gojën kur sheh nga afër - mund t'a tharrësësh "Katedralja Shqiptare në Amerikë" . Ajo shfaqet madhështore në faqen e një kodrine me plot gjelbërim, dhe dallohet për vlerat e saj kulturore dhe fetare, duke i dhënë me të drejt edhe kësaj pjese të qytetit një bukuri të mahnitëshme e të rrallë. Aty të thonë besimtarët është shtëpia e Zotit, shtëpia ku luten e falen me mijëra besimtar shqiptarë.

Kishën Katolike Shqiptare "Shën Pali" në Rochester Hills afër Detroitit, e kanë llogaritur si qëndrën më të madhe katolike shqiptare në Amerikë, dhe si një ndër kishat më të mëdha në të gjithë territorin e Amerikës. Në Amerikë, (Michingan) ajo mbledh rreth vetes më shumë antarë se ç'do institucion tjetër fetar në SHBA-s. Rreth kësaj kishe, që numëron me mijra familje emigrantësh shqiptarë, i gjenë të bashkuar shqiptarët jo vetëm në ritetet fetare të këtij komuniteti fetar(katolik), por edhe në atë gjitha aktivitetet kombëtare në këtë zonë të SHBA-s, të populluar mjaft kohët e fundit në SHBA-s. Një opinion i disa besimtarve të këtueshëm na tha se në shtetin e Miçiganit banojnë më shumë se 150 mijë shqiptarë.

Udheheqës shpirtëror i kësaj Kishe është një ndër figurat katolike më të njohura në botën fetare, jo vetëm këtu në SHBA, por edhe në atdhe. Ai është personaliteti më i madh i fesë dhe kombit, Meshtari e famullitari Dom Anton Kçira, i cili u zgjodh në krye të kësaj kishe në vitin 1989. Shkrimtari, dhe publicisti ynë Tomë Miraj, në një artikull të vetin në mars të vitit 2000, duke folur për disa nga figurat më shëmbullore të kësaj kishe katolike shqiptare në Amerikë, e përshkruan ardhjen e Dom Anton Kçirës, në krye të Kishës Katolike Shqiptare në 1989, duke thënë se; "Nga Altari i Kishës"Shën Pali" besimatërt katolik u mbushën thellë në shpirt kur dëgjuan fjalët e para të predikimit nga meshtari i porsa-ardhur nga vend -lindja:"Vdekja e Komunizmit, është liri e popullit". Dhe vet-pyet autori: " Ç'do fjalë tjetër, ndoshta do të ishte e tepërt për të pëshkruar ndjenjat e zjarrta atë moment, për më se 1500 besimtarët e pranishëm, të cilët më teper se asnjeher tjeter, e ndjenë se para tyre kishin njeriun e Zotit, dhe zëmrën e patriotit. Që atë moment Dom anton Kçira kishte fituar zemrat e besimtarve për t'i udhëhequr me nder para Zotit e kombit të tyre" thotë zoti Tomë Miraj.

Si lindi nevoja e ngitjes së kishës madheshtore "Kisha Katolike Shqiptare "Shën Pali"

Meshtari dhe famullitari i kësaj Kishe, dom Anton Kçira "rrefehet" duke thënë se :"Kisha e parë në qytetin Rochester Hills të Michinganit, me rritjen e tejskajshme të komunietit shqiptarë në këtë zonë, tashmë ishte e vogël për të përmbushur kërkesat e famullisë dhe të vet besimtarve." Dhe, kështu Dom Anton Kçira, i dha idenë besmitarve se duhej patjeter ndërtimi i një ndërtese të re, Kishe në përputhje me kërkesat e besmtarve në qytetin Rochester Hills . Ide, kjo që shumë shpejt gjeti përkrahejn dhe mbështetjen e pa kursyer të të gjithë besmtarve të kësaj zone. Pas një viti e pak , me shumë punë dhe një agazhim të madh të vetë liderit fetar të kësaj Kishe Dom Anton Kçirës dhe antarëve të famullisë së tij, u ndërtua Kisha e Re në Rochester Hillis. Kishë, kjo e cila u përurua me dhënjen e një meshe e kryerjen e bekimit më 1 shtator 2002. Dhe shënojë kështu siaps të dhënave ngritjen në këtë pjes të SHBA-s, "east coast" një ndër veprat fetare me të mëdhat.

Duke vizituar këto ditë këtë kishë u takuam edhe me Meshtarin dhe famullitarin e kësaj Kishe, dom Anton Kçirën, i cili kujton me plot nostaligji, se:" Ajo ditë i ngjante një dite feste jo vetem fetare, por edhe kombëtare pasi ngjyrat kombëtare kuq e zi - dhe muzika e veshjet karaktersitke nuk munguan, gjatë përurimit dhe bekimit të Kishës së re, e cila shtroi edhe një darkë të nderit, të mbajtur po atë mbrëmje në lokalet e kishës. Në këtë ceremoni inagurale atë ditë, ishin të ftuar edhe disa nga figurat fetare nga më të shquart nga trojet etnike, nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria si dhe diaspora."

Duke lexuar tekstet kishtare të cilat shkruajn për këtë kishë shqiptare në Amerikë, lexojmë se për ndërtimi i kësaj Kishe; që konsiderohet si nga më të mëdhat, në të gjithë botën shqiptare, ajo kushtojë mbi 10 miljon dollarë amerkan. Katër miljon dollar janë marrë kredi nga dioqeza, dhe rreth 2 miljon e 800 mijë dollar, i mblodhi kumuniteti shqiptaro-amerikan. Kisha e vjetër u shit për një miljon e 800 mijë dollar.
Meshtari dhe famullitari i kësaj Kishe, dom Anton Kçira, gjatë bisedes na tregon katalogun kishtar ku thuhet se Objekti është i ndërtuar në një sipërfaqe prej 49 mijë"square feet", "katrore të matur me këmbë" sipas njësis së matjes në Amerikë. Vetë objekti i Kishës, zë një sipërfaqe prej 19 mijë square feet", "katrore të matur me këmbë" . Kisha e Re, përveç sallës kryesore, të lutejs ka një sall me 1875 ulse për besmtarët, e cila në raste te veçanta çohet në nje kapacitet që mund të mbaj edhe 2.500 deri në 3.000 besimtarë.

Kisha ka 6 klasa për mësim, ka restorantin me qindra ulëse, sallën për bankete që zë rreth 850 vet , e cila shfrytëzohet për dasma, gazmende, dhe okazione të ndryshme çdo gjë në shërbim të besimtarve. Ka kuzhinën me të gjitha paisjet e nevojshëme, deri tek furrat e mëdha për pjekjen e qingjave dhe të gicave. Ka librarinë, me një numër të madh librash, ka katër zyra për meshtrim dhe ka shoqatën e Kishës"At Gjeregj Fishta", ka dhomën e tubimit ku mund të rrinë deri në 1000 veta, e tjer. Kisha ka dhe një ambjet të jashtëm sportiv e rekreativ shumë funksional me fusha futbolli dhe volejbolli e basketbolli si dhe parkingun.

Shtëpia e meshtarve që ka vlerë rreth dy miljon dollarë, u ngritë kryesishtë, me punën vullnetare të bshkëatdhetarve tanë, nën udhëheqjen e kompanisë "Adrian Buildig", pronë e Prenk Gojcaj. I i cili, për ndërtimin e Kishës, vetë dha i pari 30 mijë dollarë. Këshilli për ndërtimin e Kishës së Re, përbëhej nga: Vasel Nicaj, kryetar i këtij këshilli që ka dhënë 31 mijë dollarë, Prenk Gjokaj, Gjon Gjoçaj, Tony Junçaj, Fran Ivezaj, Gjok Dedvukaj, Dom Anton Kçira, dhe Nue Ivezaj.
Në oborrin e kësaj kishe ngrihet edhe pëmendorja i Gjergj Kastriotit, e cila ka sjellur në mjediset e jashtme të Kishës së Shën Palit në Rochester Hills të Michiganit, Krujën legjendare,ose Tiranën e sheshit Skënderbeu,, Lezhën e varrit të Skënderbeut, ose ato fushbetetjat, ku Heroi Ynë Kombëtar, i thuri kombit tonë vetëm lavde. Ky monument historik shqiptar në Amerikë, u inagurua më 24 shtator 2006, në një ceremoni ku mori pjesë edhe ish presidenti i Republikës së Shqiperise Alfred Moisiu,. Ndërsa Kardinal Maida, ka mbajtur atë ditë meshën celebruese të kësaj ngjarje historike, për shqiptaret që ndodhen në këtë shtet. Por, edhe më gjerë. Pasi është hera e parë që Heroi Kombëtar i shqiptarëve “prek“ tokën amerikane, falë vullnetit të mirë, kontributit dhe këmbënguljes së shqiptarëve të komunitetit katolik të Shën Palit, komunitet ky që po drejtohet prej më shumë se 19 vjet nga i përndrituri Dom Anton Kçira.

Me vendosjen e statujes, në oborrin e Kishës së Shën Palit, në Warren afër Detroitit(Miçigan) Heroi Ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u ngjit në piedestalin e tij në hyrje të Kishës Katolike të Shën Palit. Gjë që ndodhi në një vend që prej vitesh ishte kthyer edhe në një Qendër patriotike, atdhetare dhe kulturore, e njohur jo vetëm nga shqiptarët e Amerikës, por edhe nga shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë. Monumenti është vepër e skulptorit të njohur Kreshnik Xhiku, i cili punon e jeton në Amerikë prej vitesh dhe i cili ka fituar disa çmime të rëndësishme me punimet e tij. Statuja e Skënderbeut në oborrin e kishës së Shën Palit, është i ngjashëme me monumetet që ndodhen në Tiranë, Krujë dhe Prishtinë, dhe me një lartësi që i përafrohet dhjetë metrave.
Nisma për të ardhë deri tek vendosja e kësaj vepre e ka zanafillën, në vitin 2005 (nga fillimi i vitit ), kur kremtohej 600- vjetori i Lindjes së Heroit. Për këtë gazetari e publicisti i njohur Pjetër Jaku, botuesi i revistës Kuvendi, shkruante ato ditë se, mesojmë se kjo ide u dha në përkrahje të kremitmeve madhështore, por që nuk u relaizua në kohë, pasi vepra merrete disa muaj për t’u punuar e derdhur. Përkujtimi vetëm me leksione,- vazhdon Jaku, sipas bisedës që ai ka bërë me një nga anëtarët të këshillit për ndërtimin e statujës, u duk shumë pak për këtë Hero me përmasa ndërkombetare. Kështu vazhdon ai i propozuam Këshillit të Kishës dhe patëm përkrahjen e mbeshtetjen e plotë të famullitarit të kësaj Qëndre, Dom Anton Kçira, megjithë vështirësitë që kishte ky objekt i ri. Më pas, kordinuam veprimet tona, dhe bëmë të mundur, që ky Hero - Skënderbeu, të jetë edhe në mjedisin tonë, ku çdo javë vizitohet nga më shumë se 2000 besimtarë, veç aktiviteteve kulturore.

Sipas historisë së re të Kishës Katolike Shqiptare "Shën Pali", thuhet se në ndërtimin e Kishës, ndihmuan edhe besimtarët shqiptarë të fesë Muslimane nga kjo zonë. Edhe një amerikan përmendet në ndihmat e dhëna, dhe ai është biznesmeni i fuqishëm Charles Becker. Kisha Katolike Shqiptare "Shën Pali" në Detroitit - qytetin Rochecter Hills, është sot pasë afro gjashtë vjetëve të inagurimit, jo vetëm një qëndër fetare por edhe kombëtare e cila po i plotëson më së miri të gjitha nevojat e bashkëatdhetarve tanë në Amerikë. Këtu nga data 3 deri më 6 korrik 2008 u zhvillua edhe Festivali i Pare Folkolirk i Diaspores Shqiptare ne SHBA-es. Aktiviteti kulturor i vitit, dhe i veçanti ne mergaten shqiptare, ne shtetin e Miciganit.


__________________

Herën e fundit është Redaktuar nga the_best : 29-07-2008 në 03:02 PM.
Gjon Gj. nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 13-08-2008, 06:47 PM   #2
Tojeq
Anëtar i/e Rrespektuar
 
Anëtarësuar: Mar 2006
Postime: 761
Rrespekti: 39 Tojeq is on a distinguished road
Gabim

Per te gjitha keto aktivitete e suksese qe i ka e i pati kjo qender jane merite e malesorevet trima,bujar,kombtare e te ndershim te cilet tash 30+ vite kan punua e veprua ne kete drejtim pa marr parasysh se kush ka qen e eshte famulltar i saj.Eshte mire qe keta meshtare te gjitha keto aktivitete i perkrahen e nuk i penguan(veto).Tung
Tojeq nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 14-08-2008, 02:54 AM   #3
Rapshjani27
Anëtar Fillestar/e
 
Anëtarësuar: Apr 2007
Vendndodhja: Michigan
Postime: 92
Rrespekti: 27 Rapshjani27 is on a distinguished road
Post Kur e lexova.....

Kur e lexova artikullin e z.Sina,per disa momente mendova mos jam tue pa anderr!!!
Malsoret ne at Malsi te Madhe kan dijt me pas dhe me nderua nji te madhin,AT GJERGJ FISHTE,kur kushtet e jeteses ishin te mjerueshme,sulmet prej turqve e shkijeve ishin te perditshme.

Malsoret ne Amerike dijten ta ndertojn kishen e Shen Palit ne Warren,vitin 1980/81 kur mundsit ishin shum ma te vogla se tash heren e dyte ne Rochester hills.Mos te ishin Malsoret sa per kta tjeret nuk do ta kishim ndertua as nji shtall bagetish e jo kishen 10 milion e 600 mij dollarsh.Aty ne kishen e vjeter filluam ti kremtojm festat kombetare dhe fetare pa ndihmen e priftenve Amerikan as Shqipetar.Aty i organizuam demostratat per ne krejt Amerike,dhe udhtuam me automjete prej asaj qender,sa e sa her rresht.
Kur erdhi Dom Antoni kishim afer 450 famile e jo 50 famile si e kam lexua ne nji deklerat para pak kohe.Na i bajshim festat me 1200 vet e jo tash nuk bashkohen as e treta e dikurshme,pse,pse,pse?????
Sot shumica e atyne qe derdhen djersen dhe dollart e tyne per qendren e re,injorohon nga udheheqsit e saj sikur te ishin ni fe tjeter e jo katolik.
Pa komisjon qe Dom Antoni i paska permend,BAFTE ZOTI HAJR,as nuk ishte aprovua nga Argjipeshkvi as nuk ishte ndertua kisha e re tash te ishin ken ketu 100 Dom Antona e jo nji.Por Malsoret e kan aprovua dhe ndertua me fjale e me xhep,jo ata qe nuk dijn me fole ne numer shums vec njejs,gjithmon une e une e une,VETEM,njeriu ban nji gja qe nuk mund ta shkruaj ketu,por kryhet ne nevojtore!!!Kurse shumica kryen shum..Po duket se vetem Vaseli e Preka paskan kontribua e keta tjeret jo,hajde ska gja frato jo,tash e ke kalua lumin e nuk te deportojn ma si me 1990-ten."Ta shkerdhesha kalin se e kalova lumin"
Qysh para inaugurimit te kishes se re,administrata ka ndrrua perkrye natet,si e kam shkrua edhe njiher ma par,por asht fshi e nuk dij pse??? Nuk ka ransi as ajo,ransia asht tua lam mrapa brezave te ri se na gati e kem hager livadin me gjith fratin ton....

Nuk ka ransi sa ateista e ish komunista siellen asajte,ajo asht dhe do te mbetet Kisha e Malsis,se ata e ndertuan dhe nuk do te na largoj kush prej saj.

Ju pershendet rapshjani.

tj
Rapshjani27 nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 14-08-2008, 03:23 AM   #4
malsori_1
Anëtar aktiv/e
 
Anëtarësuar: Jan 2008
Postime: 223
Rrespekti: 29 malsori_1 is a name known to all
Gabim

Besa kontributin nima dhe ndertimin e kishes se re ne rocester asht merita e malsorve se sikur moste ishin malsoret ,edhe sot dot ishte enjajta qe kaken ne 12 mile ,po nera u kjoft malsorve e gjithashtu edhe tierve ckado kush ka kontribua te ndertohet por numer 1 jan malsoret tung dhe pershendetje .

Herën e fundit është Redaktuar nga malsori_1 : 15-08-2008 në 02:58 AM.
malsori_1 nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 14-08-2008, 11:14 PM   #5
maloku26
Anëtar Fillestar/e
 
Anëtarësuar: Nov 2006
Postime: 128
Rrespekti: 30 maloku26 is on a distinguished road
Gabim

Besa ajo kishe eshte vetem e dom Antonit sikur tane Iraku ishte i Sadamit. Sa ka me i giat ketij burrit nuk e dije por do te shofim.

maloku
maloku26 nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 15-08-2008, 02:54 AM   #6
AKSH
Anëtar aktiv/e
 
Avatari i AKSH
 
Anëtarësuar: Jan 2008
Postime: 225
Rrespekti: 27 AKSH is just really nice
Exclamation

a eshte e sakt se ne Kishen e Tuzit nuk lejohet Flamuri kombetar SHQIPTAR ????

Herën e fundit është Redaktuar nga AKSH : 15-08-2008 në 03:26 AM.
AKSH nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 15-08-2008, 04:14 PM   #7
EDREJTA
Anëtar Fillestar/e
 
Anëtarësuar: Jan 2008
Postime: 132
Rrespekti: 26 EDREJTA is just really nice
Gabim

E verteta esht se me Malsoret e ndershem,patriot, besnik,trima, familjar te mir e besimtar te devotshem, munde te ndreqen edhe Katedrala, e jo vec kisha.Ne keto procese kure ndertohet ndoni objekt i tidhe, sigurisht se duhet te jet nje udheheqes, i kesaj pune.Don Antoni pati rastin dhe nderin qe te jet ne Detroit famudhitar, ne kishen e Shen Palit, dhe i ra detyra qe te prij ketij populli dhe te ndreqet kjo kishe madheshtore.Detyra e cdo priftit kude qe aje sherben, si bari shpirteror i popullit te vet, asht qe te godise sa ma shum kisha per besimtaret e vet, apo nese jan te vogla apo te vjetruara ti rinovojn ato.Kisha ne Warren ne milen e 12 ishte shum e vogel per nevojat e komunitetit ton, dhe u pa e udhes qe te punohet kjo kishe qe e kemi sot.Prandaj mesiguri se ka merita edhe Aje pra Don Antoni, pore merita kryesor te jemi te sinqert u takon atyre pra malsoreve, te cilet nuk e kursyen veten pore ndane nga xhepi ata cka kishin dhe perfunduen ket objekt.Shum her ndegjohen fjal te ndryshme nga njerez te ndryshem, se gjoja mos te kishim pas Don Antonin se kishim godit kishen kurr e marrina te tidha qe nuk han buk.Jan punua dhe do te punohen kisha gjithmon per besimtar.Edhe ne Malsi qe asht ma shtir jan punua dy kisha te mrrekudhueshme, ne Sukruq dhe ne perfundim ishte qendra pastorale ne Tuz. Kishat malsoret i kan pas ne cdo vend te Malsis, dhe ashtu i kan mbajt dhe ruajt ato me shekuj. Me duket qesharake kure disa lupisa te tej i thon Fishta i Kosoves, dhe ky e pranon ate epitet, ajo asht shum qesharake dhe e papranueshme, asht dadhim bile te themi asht marre e turp me i krahasue Fishten e madh, me Dom Antonin.Edhe ky asht Fetar dhe Kombetar, pore me dije e kultur jan larg si hana me diedhin.Kisham me e perfundue duke ju uruar te gjithe Grudasve pore edhe tjerve urime per festen.
EDREJTA nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 18-08-2008, 10:15 PM   #8
I krishteri
Anëtar Fillestar/e
 
Avatari i I krishteri
 
Anëtarësuar: Feb 2007
Vendndodhja: ForumiKatolik.Net
Postime: 102
Rrespekti: 28 I krishteri is on a distinguished road
Gabim

Merita e ndertimit te Kishes se Shen Palit ne Rochester Hills (Warren) para se gjithash i takon ZOTIT!!!

Ne radhe te dyte Dom Antonit, i cili eshte mjet ne duart e te madhit Zot, po ashtu merite te veçante kane bamiresat shqiptare qe jetojne e veprojne ne SHBA, gjegjesisht ne Michigan.

Me duket qesharake kur malesoret thone per Kishen e Shen Palit ne Rochester Hills: Kisha e Malesoreve!!! Nuk ka Kishe Malesoreve, Kosovareve, Shestanasve... sepse Kisha Katolike eshte NJE dhe UNIVERSALE. Te gjithe jemi pjese e Trupit Mistik te Jezu Krishtit. Te gjithe besimtaret te çdo lloj race apo kombi jane pjese e Kishes se gjalle, te themeluar nga vet Krishti.

Natyrisht per Kishen ne Rochester Hills, shumicen e fondit e kane mbledhur malesoret e Tuzit, por mos te harrojme edhe BAMIRESAT nga KOSOVA, SHQIPERIA (Malesia e Madhe), BESIMTARET nga ZONA E ULQINIT (Shen Gjergj, Reç, Shtoj, Bratice, Salç...) dhe ZONA E TIVARIT (Shestanasit).
__________________
.
I krishteri nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 19-08-2008, 03:55 AM   #9
Harushani
Anëtar aktiv/e
 
Anëtarësuar: Dec 2006
Postime: 240
Rrespekti: 31 Harushani is on a distinguished road
Gabim

te drejte ke i Krishteri.

Herën e fundit është Redaktuar nga Harushani : 19-08-2008 në 03:59 AM.
Harushani nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 19-08-2008, 09:30 AM   #10
I krishteri
Anëtar Fillestar/e
 
Avatari i I krishteri
 
Anëtarësuar: Feb 2007
Vendndodhja: ForumiKatolik.Net
Postime: 102
Rrespekti: 28 I krishteri is on a distinguished road
Gabim

Citim:
Postimi origjinal është bërë nga AKSH Shiko postimin
a eshte e sakt se ne Kishen e Tuzit nuk lejohet Flamuri kombetar SHQIPTAR ????
Ju kisha lutur qe te mos e ngaterroni Fene me Kombin. Ne mbare Boten Demokratike Kisha dhe Shteti jane te ndara.

Kur shqiptaro-amerikanet (pseudo kombetaret!) te vene Flamurin Shqiptar mbi Parlamentin Malazez, atehere do te valvis Flamuri shqiptar edhe ne maje te Kishes se Tuzit!!!

Ju lutem, mos i shihni gjerat deri te hunda!!!
__________________
.
I krishteri nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Përgjigju


Veglat e Temës
Shfaq Modët

Rregullat E Postimit
Ju nuk mund të hapni tema të reja
Ju nuk mund të postoni përgjigje
Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë
Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja

Kodi vB është ON
Figurinat Janë ON
Kodi [IMG] është ON
Kodi HTML është OFF
Zgjedh Forumin


Te gjitha kohët janë në GMT. Ora tani është 03:25 AM.

Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
MalesiaForum - Këtu Flitet Shqip

Nach oben   Nach oben