Vjetër 05-08-2008, 10:43 AM   #1
Gjon Gj.
WebMaster
 
Avatari i Gjon Gj.
 
Anëtarësuar: Jan 2006
Vendndodhja: Malesi
Postime: 309
Rrespekti: 37 Gjon Gj. is on a distinguished road
Dërgo mesazh me anë të  AIM tek Gjon Gj. Dërgo mesazh me anë të MSN tek Gjon Gj. Dërgo mesazh me anë të Yahoo tek Gjon Gj.
Gabim Speciale "Fluturimi i Shqiponjës"

"FLUTURIMI I SHQIPONJËS"



Me përjashtim të Dodë Lucaj, të arrestuarit nga ''Fluturimi i Shqiponjës'' të gjithë të tjerët jashtë burgut të Spuzhës, por jo të lirë


Të burgosurit janë dënuar me 51 vjet heqje lirie me akuzë së kanë përgatitur kryengritje të armatosur në Malësi, me qëllim të krijimit të trojeve etnike shqiptare. Në liri, me levizje të kufizuara derisa aktvëndimi të fuqizohet.


Prova kryesore e gjykatës malazeze është një ditar i shkruar; imagjinuar. Kjo tregon mjaft ku është drejtësia në Mal të Zi!


Sot, në Gjyqin e lartë të Malit të Zi, në seancën e 64-të, u shpallë dënimi për të arrestuarit në aksionin policor “Fluturimi i shqiponjës”. Ishte kjo edhe një dëshmi e fundit se fjala është për një proces të montuar politik.

Në arsystimin e vet, gjykatësi e vërtetoi se ditari ishte i vetmi burim i provave i cili sipas tij u dëshmua gjatë procesit. Argumentet tjera si 50 cm. fitil, apo një beret e vjeter, apo edhe flamuri kombetar shqiptar, i arrestuar, ishin aq jobindës për të sprovuar dëshmitë sa që edhe një laik mund të vërej se dënimi ishte urdhër politik e jo drejtësi.

Duhet pohuar se sikur aktakuza të ishte dëshmuar, malësorët muarën dënim minimal, por kur dihet se ajo nuk u dëshmua, dënimi i publikua del drakonike, edhe pse ata sot, me përjashtim të Dodë Lucaj, lëshuan burgun Shpuzën.

Kështu Dodë Lucaj u dënua me 6 vjetë e gjysme burg, sikur edhe Anton Sinishtaj me 6 vite, kurse Gjon Lucaj i cili është në arrati 3 vjet e 4 muaj.

Gjon Dedvukaj u dënua me 5 vjetë heqje lirie, sikur edhe Viktor Sinishtaj, Zef Berishaj fitoi 4 vite sa edhe Sokol Ivanaj. Kolë, Rrok e Pjetër Dedvukaj u dënuan me nga 3 vjetë burgim, Viktor Dreshaj e Gjergje Ivanaj nga 2 vjetë e 5 muaj, ndërsa Gjon Martini Dedvukaj, Mark Ivanaj, Nikollë Lekoçaj, Vasel Kolçaj dhe Malot Bojaj nga 6 muaj heqje lirie.

Duhet pohuar se një pjesë e familjarëve ishin të kënaqur nga fakti se të afërmit e vetë sot vetëm i kanë pranë, por një pjesë tjetër nuk tregonte shenja kënaqësie, pasiqë këtu nuk është fjala për liri, por për zvarritje të procesit me liri të kufizuar, pasiqë shtetasit amerikanë nuk mund të lëshojnë Malin e Zi, kurse që të gjithë kanë qarkullim të kufizuar vetën në Podgoricë.

Duhet cekur faktin se procesi i sotëm u realizua nën masa të papara të sigursë, kurse para dyerëve të Gjyqit pritnin qindra malësorë.

Me këtë rast, për medien lokale e ndërkombëtare u pronuncuan deputeti Vasel Sinishtaj dhe Kryetar i Kuvendit të Tuzit, z. Nikollë Camaj, të cilët përsëriten qendrimet e tyre tashmë të njohura lidhur me këtë çështje. Nikollë Camaj tha se pret që Mali i Zi të vij në vehte e të përmirësojë gabimin e bërë me këtë shpallje dënimi dhe ti lirojë të dënuarit, para fuqizimit të Vendimit. Ai tha se mbështetja e dënimit në një shkrim fiktiv-ditarin, ndjell pasiguri për të gjithë ata që mendojnë apo shkruajnë ndryshe nga ajo që dëshiron pushteti.

Albert Camaj


FOTOGRAFITË
__________________

Herën e fundit është Redaktuar nga SoS : 06-08-2008 në 02:45 AM.
Gjon Gj. nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 05-08-2008, 11:15 AM   #2
agimi gecaj
Anëtar Fillestar/e
 
Anëtarësuar: Jul 2008
Postime: 85
Rrespekti: 23 agimi gecaj is a glorious beacon of light
Gabim

Me mbarë liria të dashur vellëzer shqipetar.
agimi gecaj nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 05-08-2008, 12:14 PM   #3
DINO-NYC
Anëtar aktiv/e
 
Avatari i DINO-NYC
 
Anëtarësuar: Oct 2006
Postime: 291
Rrespekti: 50 DINO-NYC has a brilliant futureDINO-NYC has a brilliant future
Dërgo mesazh me anë të  AIM tek DINO-NYC Dërgo mesazh me anë të MSN tek DINO-NYC
Gabim

Lajm te mire na dhe more te ruojt zoti qe ne gezove keshtu, vllezer gezuar lirin dhe rrnofshi sa malet e Malsis ju jeni trimat tone qe as tortura sllave smujt tju thej shpirtin trimror qe Malsori e ka GEZUAR GEZUAR ni milion here .
DINO-NYC nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 05-08-2008, 12:58 PM   #4
Mr_MAGNET
IRCop-S.Mod-Fotoreporter
 
Avatari i Mr_MAGNET
 
Anëtarësuar: May 2006
Vendndodhja: Malesia
Postime: 6,235
Rrespekti: 120 Mr_MAGNET has a brilliant futureMr_MAGNET has a brilliant futureMr_MAGNET has a brilliant future
Dërgo mesazh me anë të MSN tek Mr_MAGNET
Gabim Me përjashtim të Dodë Lucaj, të arrestuarit e tjerë jashtë burgut të Spuzhës

Me përjashtim të Dodë Lucaj, të arrestuarit e tjerë jashtë burgut të Spuzhës,
por jo të lirë


Të burgosurit janë dënuar me 51 vjet heqje lirie me akuzë së kanë përgatitur kryengritje të armatosur në Malësi, me qëllim të krijimit të trojeve etnike shqiptare. Në liri, me levizje të kufizuara derisa aktvëndimi të fuqizohet.

Prova kryesore e gjykatës malazeze është një ditar i shkruar; imagjinuar. Kjo tregon mjaft ku është drejtësia në Mal të Zi!



Sot, në Gjyqin e lartë të Malit të Zi, në seancën e 64-të, u shpallë dënimi për të arrestuarit në aksionin policor “Fluturimi i shqiponjës”. Ishte kjo edhe një dëshmi e fundit se fjala është për një proces të montuar politik.

Në arsystimin e vet, gjykatësi e vërtetoi se ditari ishte i vetmi burim i provave i cili sipas tij u dëshmua gjatë procesit. Argumentet tjera si 50 cm. fitil, apo një beret e vjeter, apo edhe flamuri kombetar shqiptar, i arrestuar, ishin aq jobindës për të sprovuar dëshmitë sa që edhe një laik mund të vërej se dënimi ishte urdhër politik e jo drejtësi.

Duhet pohuar se sikur aktakuza të ishte dëshmuar, malësorët muarën dënim minimal, por kur dihet se ajo nuk u dëshmua, dënimi i publikua del drakonike, edhe pse ata sot, me përjashtim të Dodë Lucaj, lëshuan burgun Shpuzën.

Kështu Dodë Lucaj u dënua me 6 vjetë e gjysme burg, sikur edhe Anton Sinishtaj me 6 vite,kurse GJON LUCAJ 3 vjet e 4 muaj që është në arrati.

Gjon Dedvukaj u dënua me 5 vjetë heqje lirie, sikur edhe Viktor Sinishtaj, Zef Berishaj fitoi 4 vite sa edhe Sokol Ivanaj. Kolë, Rrok e Pjetër Dedvukaj u dënuan me nga 3 vjetë burgim, Viktor Dreshaj e Gjergje Ivanaj nga 2 vjetë e 5 muaj, ndërsa Gjon Martini Dedvukaj, Mark Ivanaj, Nikollë Lekoçaj, Vasel Kolçaj dhe Malot Bojaj fituan nga 6 muaj heqje lirie.

Duhet pohuar se një pjesë e familjarëve ishin të kënaqur nga fakti se të afërmit e vetë sot vetëm i kanë pranë, por një pjesë tjetër nuk tregonte shenja kënaqësie, pasiqë këtu nuk është fjala për liri, por për zvarritje të procesit me liri të kufizuar, pasiqë shtetasit amerikanë nuk mund të lëshojnë Malin e Zi, kurse që të gjithë kanë qarkullim të kufizuar vetën në Podgoricë.

Duhet cekur faktin se procesi i sotëm u realizua nën masa të papara të sigursë, kurse para dyerëve të Gjyqit pritnin qindra malësorë.

Me këtë rast, për medien lokale e ndërkombëtare u pronuncuan deputeti Vasel Sinishtaj dhe Kryetar i Kuvendit të Tuzit, z. Nikollë Camaj, të cilët përsëriten qendrimet e tyre tashmë të njohura lidhur me këtë çështje. Nikollë Camaj tha se pret që Mali i Zi të vij në vehte e të përmirësojë gabimin e bërë me këtë shpallje dënimi dhe ti lirojë të dënuarit, para fuqizimit të Vendimit. Ai tha se mbështetja e dënimit në një shkrim fiktiv-ditarin, ndjell pasiguri për të gjithë ata që mendojnë apo shkruajnë ndryshe nga ajo që dëshiron pushteti.



Albert Camaj
__________________

Herën e fundit është Redaktuar nga SoS : 06-08-2008 në 02:47 AM.
Mr_MAGNET nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 05-08-2008, 01:09 PM   #5
ikon-a
Anëtar Fillestar/e
 
Anëtarësuar: Jun 2008
Postime: 61
Rrespekti: 19 ikon-a is on a distinguished road
Gabim

juve u kjoft per jet lirija bijt e shqiptarit e djal mas djalit nga un per ju
ikon-a nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 05-08-2008, 01:18 PM   #6
Meridiani
Anëtar aktiv/e
 
Avatari i Meridiani
 
Anëtarësuar: May 2008
Vendndodhja: veri-jug-veri
Postime: 244
Rrespekti: 89 Meridiani has a brilliant futureMeridiani has a brilliant futureMeridiani has a brilliant futureMeridiani has a brilliant future
Gabim

Per c`liri a per c`trima ,po flitni?!
Denimet me nga 2 deri ne 6 vjete burg,nuk me duket se jane fitore,pervec nese ndokush ka menduar se mund te pushkatohen.Eshte gezim qe bashkohen me familet e veta,por nuk eshte liri,sepse mund te kthehen prape,po aty,nese gjyqi suprem e verteton fajsine e tyre.Duartrokitjet ne sallen e gjyqit(sic degjova)jane cmenduri.Gjyqi,nuk vendosi per pafajsine e tyre ,por per fajsi,dmth. terrorizem.Natyrishte,tani shteti do te shfrytezoje te gjitha kapacitetet e veta dredharake.Besoj,qe shume shpejte mund te pasoje nje amnesti e te denuareve,qe tu lahet fytyra politicienteve dhe shqiptaret ,perseri (por tani edhe me shume),te krijojne besimin tek pushteti.Ndoshta te gjithe do te brohorisin,"Mos na lashte zoti pa Midhin"(bile nuk dijne te thone Milli).Prandaj,LIRIA eshte nese jane te pafajshem,ndonese vuajtjet e tyre jane te paharrueshme,kurse TRIMAT,jane vetem ata qe bejne trimeri.Akuza ishte se kan dashte te bejne trimeri.KUJDES!
Meridiani nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 05-08-2008, 01:33 PM   #7
malsori
Anëtar i/e Rrespektuar
 
Anëtarësuar: Mar 2006
Postime: 616
Rrespekti: 50 malsori has a brilliant future
Gabim

Perhajre liren per vdhazrite tone malesore te burgosur politikishte gjoja si terororiste te rrahur e te torturuam nga policija kriminele Serbo Malazeze, disa te torturuar brutalishte me krejte familje, per se vuajten keta patriote vetem per nji ditare, kjo do te thote te gjitha ato vuajtje per dy vjete i bane vetem e vetem se jane shqiptare,
Po pse nuk e liruan Doden Lucaj a po duan edhe me ta me luajte nji kohe si me keta te tjere.Shpresoi se edhe Doda do te lirohet shpejte e nuk do te pajne ne burge per prrala.
Perhajr perhajr lirine vdhezer malesore.
malsori nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 05-08-2008, 01:56 PM   #8
TIvezajM
Anëtar Fillestar/e
 
Anëtarësuar: Aug 2008
Postime: 3
Rrespekti: 0 TIvezajM is on a distinguished road
Gabim

Do the men have to go back to jail after a certain amount of time?

Herën e fundit është Redaktuar nga TIvezajM : 05-08-2008 në 02:24 PM.
TIvezajM nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 05-08-2008, 03:41 PM   #9
ballisti
Anëtar Fillestar/e
 
Anëtarësuar: May 2008
Postime: 164
Rrespekti: 20 ballisti is on a distinguished road
Gabim cka po flet meredian?

Citim:
Postimi origjinal është bërë nga Meridiani Shiko postimin
Per c`liri a per c`trima ,po flitni?!
Denimet me nga 2 deri ne 6 vjete burg,nuk me duket se jane fitore,pervec nese ndokush ka menduar se mund te pushkatohen.Eshte gezim qe bashkohen me familet e veta,por nuk eshte liri,sepse mund te kthehen prape,po aty,nese gjyqi suprem e verteton fajsine e tyre.Duartrokitjet ne sallen e gjyqit(sic degjova)jane cmenduri.Gjyqi,nuk vendosi per pafajsine e tyre ,por per fajsi,dmth. terrorizem.Natyrishte,tani shteti do te shfrytezoje te gjitha kapacitetet e veta dredharake.Besoj,qe shume shpejte mund te pasoje nje amnesti e te denuareve,qe tu lahet fytyra politicienteve dhe shqiptaret ,perseri (por tani edhe me shume),te krijojne besimin tek pushteti.Ndoshta te gjithe do te brohorisin,"Mos na lashte zoti pa Midhin"(bile nuk dijne te thone Milli).Prandaj,LIRIA eshte nese jane te pafajshem,ndonese vuajtjet e tyre jane te paharrueshme,kurse TRIMAT,jane vetem ata qe bejne trimeri.Akuza ishte se kan dashte te bejne trimeri.KUJDES!
oo meridiano..po cka po thua??na e dim se kta kane dal te fajsuem, sa jane denua...por shyqyr nji her si po takohen me familjaret e tyre...e sa per ate "trimeri" na e spjego se sdim cka po don me than... besa edhe "trim" edhe i "pafajshem" nuk munet me ken...po ty tpaska cua dikush ktu me provua pulsin por nejse...!
ballisti nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 05-08-2008, 03:54 PM   #10
Lucifer
Anëtar aktiv/e
 
Anëtarësuar: Aug 2007
Postime: 316
Rrespekti: 72 Lucifer has a brilliant futureLucifer has a brilliant futureLucifer has a brilliant future
Gabim

Demokracia e malit te zi edhe kesaj here ra ne provim si gjithe here per shqiptaret
nuk deshroj te kundershtoj lirimin e vllezerve tane qe vuajne ende per lirine jo te arritur
tyrpi ma i madh per te gjithe ata qe I liruan ne kete mnyr jo demokratike dhe kunder njerzore
tani jane te burgosur ne malsine tone qe shteti malazias zgjeroj kufinjet e spuzhes deri ne kufirin e shqiprise
Eshte gezim per foshnjet qe nuk kuptojne se ne cilen menyr u liruan prindrit e tyre dhe me siguri qe jane te etur te marrin ne perqafim
Shteti malazias mir I orkesteoj akuzat e te burgosurve qe ne as nje menyr mos tu lejoj kurr fare demshperblimit dhe as nje fare ankese ne as nje gjygje europian per drejtat e njeriut
pyes sa malazias mbajne arme zjarrit pa leje dhe ilegale ka shkuan te gjitha ato arme te atyre terroristve qe sulmuan kroacine dhe armet e malaziasve qe luftuan ne kosove kunder shqiptarve, ka shkuan ata qe brohoriten neper maltezi "ubij zakoli da shiptar ne postoji"????????????????
si herave tjera NJERKA na liroj me kusht qe perseri tna burgos dhe torturoj pleqet grate dhe femite tone
kurse neve po gezohemi se na lindi nje djale I vdekur por ndashte ka lind djale a thue se na malsoret nuk kuptojme me shum se kaq ,por aq sa kuptojme aq edhe meritojme ose jemi njerz te pa fate
me ju zoti Meridiani pajtohem plotsisht dhe nuk dua te perseris as gje ma shume se vetem ai qe mendon si ju paster dhe largpames mund tja celi syte e verber ketyre qe nuk shofin ma larg
Lucifer nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Përgjigju


Veglat e Temës
Shfaq Modët

Rregullat E Postimit
Ju nuk mund të hapni tema të reja
Ju nuk mund të postoni përgjigje
Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë
Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja

Kodi vB është ON
Figurinat Janë ON
Kodi [IMG] është ON
Kodi HTML është OFF
Zgjedh Forumin


Te gjitha kohët janë në GMT. Ora tani është 03:26 AM.

Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
MalesiaForum - Këtu Flitet Shqip

Nach oben   Nach oben