![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
|
|||||||
| Chat | Regjistrohuni | Ndihmë | Lista e Anëtarëve | Kalendari | Albumi | Kërko | Postime te reja | Shënoji Forumet si të Lexuar |
![]() |
|
|
Veglat e Temës | Shfaq Modët |
|
|
#1 |
|
WebMaster
|
Shqipëtarët e Amerikës përkujtojnë Nënën e Madhe Tereze postuar: 10.09.2008 ![]() Kisha Kotolike "Zoja e Shkodrës", në Nju Jork, ditën e dielë, më 7 shtator, ka kremtuar meshën, që Papa Gjon Pali II, e ka caktuar për të lumturën Nënë Tereze, HARTSDALE NEW YORK : Festa zyrtare e Nënës Tereze është më 5 - shtator (e cila është dita e vdekjes, që paraqet ditën e lindjes për në amshim të Nënë Terezes). Megjithatë, 5 - vjetori i Meshës solemne të Lumnimit të Nënës Tereze, e cila është mbajtur më (Lumturimi i Nënës Tereze është bër me 19 tetor 2003, në ora 10) në sheshin e Shën Pjetrit në Romë, dhe që e udhëheqi vetë Ati i Shenjtë Papa Gjon Pali i II, kur ishte gjalllë, është shpallur si ditë feste, e cila sipas vendimit të Konferencës Ipeshkvnore të SHBA-së, u kremtua të dielën me 7 shtator edhe në Nju Jork. Andaj, Kisha Kotolike "Zoja e Shkodrës", ditën e dielë, më 7 shtator, ka kremtuar meshën, që Papa Gjon Pali II, e ka caktuar për të lumturën Nënë Tereze, kurse në mbrëmje, Kisha Kotolike "Zoja e Shkodrës", ka shtrua darkë solemne në nder të saj, në lokalin Maestro's Restaurant, në Bronx.Meshën e ka udhëhequr i përndershmi Dom Nosh Gjolaj, famullitar i Kishës "Zemra e Krishtit" në Podgoricë, përndryshe ish famullitar shumvjeçarë i Prishtinës. Mbrëmjen e ka hapur kryetari i Këshillit të Kishës, z. Mark Shkreli, i cili shkurtimisht u ka dëshirua mireseardhjen të pranaishmveve dhe ka paraqitur udhëheqsin e Darkës, anëtarin e Këshillit të Kishës, z. Fran Çotaj. Zoti Çotaj,, mbas fjalës përshëndetëse, ftoi të përndershmin Dom Nosh Gjolaj për të bërë bekimin e Darkës, mandej zotërin Lekë Përlleshi, i cili me fjalë të zgjedhura ka bërë përshkrimin e shkurtër të jetës së Nenës Tereze, bamirëses shqiptare me famë botërore, fituese së çmimit Nobel për Paqe. Famullitari i Kishës Katolike "Zoja e Shkodrës", i përndershmi Dom Pjetër Popaj, ka falenderuar të pranishmit, si dhe mikun e shtrnjtë nga vendlindja, Dom Nosh Gjolaj.Argëtimi është udhëhequr nga këngëtari i mirënjohur, z. Gëzim Nika, kurse pjesa folklorike, me këngë e valle të zgjedhura është bërë nga grupi "Rozafati", i Kishës Katolike Shqiptare në New York, "Zoja e Shkodrës" me korefografinë e koreografes së njohur z. Angjelina Nika. Befasi e mbrëmjes ishte këngëtarja e njohur shqiptare, z.Eli Fara. Mesha solemne të Lumnimit të Nënës Tereze, mbajtur më me 19 tetor 2003, në sheshin e Shën Pjetrit në Romë, dhe që e udhëheqi vetë Ati i Shenjtë Papa Gjon Pali i II, kur ishte gjalllë, . Ndërsa, të pranishëm kanë qënë edhe ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu,dr Sali Berisha - kryeministri i Shqipërisë, ish presidenti i Kosovës, i ndjeri Ibrahim Rugova, bashkë me ish kryeministrin Bajram Rexhepi dhe me ish kryeparlamentarin Nexhat Daci, pastaj mbretëresha e Belgjikës, Fabiola, Mbretëresha e Spanjës, Sofia si dhe mbi 200 presidentë dhe kryeministra shtetesh të ndryshme, mbretër dhe mbretëresha princa dhe princesha nga e gjithë bota. Edhe njënumër i konsiderueshem besimtarësh shqiptarë nga SHBA-së nga ishin të pranishëm, ato ditë në sheshin e Shën Pjetrit në Romë, ishte edhe një grup prej 135 veta nga famullia Zoja e Shkodrës, Nju Jork, si dhe një grup i madh nga famullite shqiptare të Detroit-it, Shën Palit dhe Zoja Pajtore me famullitarët Dom Anton Kçira dhe Dom Nue Gjergji. Kremtimet për Nënë Terezen, në SHBA-së nga komuniteti katolik shqiptarë kanë filluar dy javë më parë më 26 gusht. Dita kur lindi Gonxhe Bojaxhiu, e Lumja Nënë Tereze, e cila me 26 gusht 2008, mbushi 98 vjet. Nënë Tereza, lindi në Shkup më 26 gusht e u pagëzua më 27 gusht të vitit 1910, ndërsa u kthye në shtëpinë e Atit Qiello më 5 shtator të vitit 1997. Tërë jetën ia kushtoi të menjanuarve e të varfërve të Kalkutës e të botës mbarë, duke fituar dashurinë e më të varfëve ndër varfër, nderimin e të pushtetshmëve e admirimin e mbështetjen e Papëve. Nga kjo datë ka pasur dhe do të ketë në komunitet një sërë aktivitetesh, gjatë të cilave do të përkujtohet misionarja e madhe Nënë Tereza dhe do të vlerësohet puna e saj. Mesha, koncerte - homazh zhvillohen në kudo në shtetet ku më së shumti jetojnë shqiptarët. Kisha Katolike Shqiptare në New York, "Zoja e Shkodrës" në Hartsdale - New York, ajo e Shën Palit dhe Zoja Pajtore, në Detroit - Miçigan ditët në vazhdim kanë planifikuar aktivitete dhe veprimtari kushtuar Nënë Terezes. Ditët Nënë Terezes, ka vënë sërish në qendër të vëmendjes procesin e shenjtërimit të saj. Mesazhi për të vazhduar këtë proces, të nisur nga Papa Gjon Pali II, ka mbërritur nga (arqipeshkvi) arkbishopi i Kalkutës, Lucas Sirkar. Në ceremoninë 98'të, vjetorit të ditëlindjes së Nënë Trezes, me 26 gusht, të zhvilluar në qytetin indian, ai ka kërkuar përshpejtimin e procesit të kanonizimit. "Ne presim, që së shpejti ajo të deklarohet shënjtore sepse ajo jetoi si e tillë dhe jeton si një shenjtore tek Zoti", u shpreh ai. "Shënjtët nuk janë vetëm për vetvete. Shenjtët janë për të tjerët, për kishën dhe për të gjithë njerëzimin".
__________________
Herën e fundit është Redaktuar nga Gjon Gj. : 10-09-2008 në 06:23 PM. |
|
|
|
|
|
#2 |
|
Anëtar aktiv/e
Anëtarësuar: Jan 2008
Postime: 223
Rrespekti: 29
![]() |
Nigja shum e bukur dhe shum e vleshme qe te perkujtosh emnin e mall te nanes TREZE nenes mate malle ne bot tung.
|
|
|
|
|
|
#3 |
|
Anëtar Fillestar/e
Anëtarësuar: Jan 2008
Postime: 132
Rrespekti: 26
![]() |
Rraca jon shqiptare duhet te jet gjithmon krenar qe ne gjirin e vet rriti nje personalitet te tidhe qe na e njef e nderon e gjith bota.Nje her ne nje bised me nje te huej kur aje me pyeti se nga jam (dmth cfar kombi) une i thash jam shqiptar, aje nuk kujtoj per momentin kush ishin shqiptaret, i thash a ke ndegjue per Nan Terezen, me tha po, ateher i pergjegja qe ajo isht shqiptare.Kjo pra asht domethanja se kush ishte Nana Terze.
|
|
|
|
|
|
#4 |
|
Anëtar i/e Rrespektuar
Anëtarësuar: Mar 2006
Postime: 761
Rrespekti: 39
![]() |
Nuk kam dijeni a e ka perkujtuar Nenen e Madhe Tereze qendra katolike shqiptare e Shen Palit ne Detroit???!! Tung
|
|
|
|