Vjetër 10-09-2008, 11:41 PM   #1
Gjon Gj.
WebMaster
 
Avatari i Gjon Gj.
 
Anëtarësuar: Jan 2006
Vendndodhja: Malesi
Postime: 309
Rrespekti: 37 Gjon Gj. is on a distinguished road
Dërgo mesazh me anë të  AIM tek Gjon Gj. Dërgo mesazh me anë të MSN tek Gjon Gj. Dërgo mesazh me anë të Yahoo tek Gjon Gj.
Gabim Lajmet Ditore nga Bota 11.09.2008

Amerikanët përkujtojnë shtatë vjetorin e 11 shtatorit
postuar: 11.09.2008

BEQIR SINA, New York,



Gjashtë koncepte të projektuara për ri-ndërtimin edhe një herë të Qëndrës Tregtare Botërore - World Trade Center, dhe një Muzeum Kombëtar i Kujtimit të Viktimave të 11 Shtatorit


NEW YORK CITY : Amerikanët përkujtojnë, sot(11 shtator 2008), shtatë vjetorin e sulmeve terroriste(11 shtatorin 2001).Ditën kur, gati tre mijë njerëz të pafajëshëm humbën jetën nga sulmet e kamikazve. Të gjithë ata që humbën jetën, ishin shtetas të më tepër se 70 vendeve. Një botë e tërë kjo në miniaturë. Midis tyre humbën jetën edhe tre shqiptarë, me ëndrrën amerikane në zemër, Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj e Rrok Camaj.


Një botë e tërë në miniaturë, lëvizte e gjitha pa ditur se çdo të ndodhte në Nju Jork - më 11 shtator 2001. Nuk ishin vetëm amerikanët, por e gjithë bota, njerëz të zinjë, të bardh, të verdh e të kuq, Musliman, të Krishter, Ortodoks, Budist, Xhuish(Jewis) qytetarë të mbi 70 vendeve, përfshi edhe Shqipërinë e Kosovën, dy vende të vogla, me zemër të madhe. Dhe askush, nuk e mendoj dhe as që i shkonte nëpër mend, se kjo ditë e zakonëshme amerikane, do të sillte një kob të madh - një tradegji.
Por, atë që se mendonin, këta njerëz, e mendonin terroristët , synimet e të cilëve ishin vetëm për të shkatërruar, e t'u merrnin jetën atyre, afro 3.000 të pafajshmëve. Terror i paparë, në përpjekje për të kallur botën, nga vërberia që kan ndaj e këtij vendi, i cili i jep dritë e mirësi të gjithë njerëzmit.

Në përvjetorin e shtatë të sulmeve të 11 shtatorit, në të gjithë territorin e Shteteteve të Bashkuara të Amerikës, zhvillohen veprimtari përkujtimore,. Ceremonia më e madhe mbahet këtu në Nju Jork, vendin ku u rrëzuan dy ndërtesat më të larta, simbolet e ekonomisë amerikane e botërore. Aty në orën 9:03 të mëngjesit, kohë që përkon me kohën e sulmit terrorist, mblidhen të afërmët, e gati tre mijë vetëve që gjetën vdekjen. Qytetar të moshave të ndryshme, kanë për të lexuar me rradhë të gjithë emrat e atyre që humbën jetën në vendin ku ndodheshim Kullat Binjake të Qendrës Tregëtare Botërore në Nju Jork.

Ndërsa, po në atë çastë në të gjithë qytetin thuhet se do të dëgjohen, sirenat e vaporrëve, trenave, sirenat e alarmit, tingëllimat e këmbanave të kishave, dhe një moment përkujtimorë, ku çdo njerit i është bërë thirrje për të ndaluar për pak çaste në zyrën e tij, vendin e punës apo rrugë, nxënseve e studentëve të shkollave, për të mbajtur një minutë zi në kohët kur aeroplanët e rrëmbyer nga anëtarë të Al-Kaidas i përplasën ato tek Kullat Binjake.

Në këtë ceremoni, u lajmërua zyratarishtë se vendi ku ranë Kullat Binjake është i pastruar plotësishtë nga rrënojat dhe se shumë shpejt do të fillojnë të ngrihet kompleksi i ri

Senatori republikan John McCain, i cili është duke bërë fushatë në pjesën jug lindore të SHBA-së,me partneren e tij Sarah Palin, nesër së bashku me rivalin e tij dyshen demokrate, Barack Obama - Joseph Biden, dhe do të zbers në qytetin e New Yorkut, ku priten të zhvillohen ceremonitë përkujtimore në kujtim të viktimave të 11 shtatorit 2001. Këtë evenimet të rëndësishëm kombëtar mbushur me ndjenjat më të forta patriotike të dy kandidatët, thuhet se da t'a shfrytëzojnë për fushtatat e tyre elektorale.
Në Uashington, ku një avion i tretë u përplas mbi një pjesë të godinës së Pentagonit, është planifikuar për t'u zhvilluar një ceremoni tjetër përkujtimore. Presidenti Bush do të vijë me gjithë administratën e tij, kongresin dhe senatin do të ndodhet në Nju Jork, për të marrë pjesë në vepritmaritë përkujtimore, këtu në Nju Jork. Më vonë ata do të shkojnë në Pensilvani, ku u përplas një avion i katërt dhe do të mbyllin veprimtarinë përkujtimore në Pentagon -.Flamujt nesër do të mbahen në gjysmë shtize në të gjithë vendin.
11 shtatori 2001, është shpallur me një vendim të posaqëm të Presidentit George W. Bush, si" Dita e Patriotve Amerikan". Pasi, ajo ishte një datë që ndryshoi shumë gjëra në botë, dita kur qytetarë të pafajshëm u sulmuan pa dallim në New York, Pensellvani dhe Washington DC. Ky ishte një sulm ndaj vlerave te perbashketa, si liria, demokracia dhe toleranca, te cilat i çmon dhe vlerson, çdo popull liridashes ne te gjithe boten.

Gjashtë koncepte të projektuara për ri-ndërtimin edhe një herë të Qëndrës Tregtare Botërore - World Trade Center

Shtatë vjet pas tmerrit që e kaploi Nju Jorkun dhe tërë Amerikën, pas 11 shtatorit 2001 nga sulmi terrorist, kur u rrëzuan ndërtesat binjake, pagëzuar me emrin Qëndra Tregtare Botërore - World, janë paraqitur planet e reja për rindërtimin e vendit ku humbën jetën rreth 3,000 veta, duke përfshirë edhe tre shqiptaro-amerikanë.
Firmat e ndërtimit kanë paraqitur gjashtë plane nga të cilat do të zgjidhet një ose do të kombinohen elemente të njëra tjetrës për planin përfundimtar, kanë deklaruar zyrtarët e ngarkuar me rindërtim të Qendrës Botërore të Tregtisë të qytettit të Nju Jorkut.

Plani, për ndërtimi i një kompleksi është gati, plan i cili thuhet se përmbanë “një komunitet të gërshetuar dhe me gjallëri.” Të gjitha planet e paraqitura deri me tash parashohin një hapësirë të madhe prej pesë deri në gjaashtëmbëdhjetë hektar, që do të shdërroheshin në një përkujtimore ku bashkë me ndërtesat binjake që u rrëzuanë.
Secili plan i paraqitur, tre ditë ditë para shtatë vjetorit - të martën, para publikut amerikan gjithashtu përmban gjashtë qiejgërvishtës - gradaqiele, ku do të vendosën edhe zyrat e mëparshme komerciale që ishin të vendosura në ndërtesat binjake tani të rrënuara.
Gjashtë koncepte të projektuara për ri-ndërtimin edhe një herë të Qëndrës Tregtare Botërore - World Trade Center, u prezantuan zyrtarishtë nga autoritet vendore njujorkeze ditën e martë më 9 shtator 2008. Kjo hapje zyrtare e këtij plani sipas këtyre autoriteteve, u tha se planifikon si një proces dhe një debat publik mbar popullor në qytetin e Nju Jork-ut. Kryesishtë kjo popullsi, të asaj pjese e cila jeton në anën e qytetit të Manhattanit të quajtur Lower Manhattan, pjesë e cila ka qënë dhe është ajo ku do të zhvillohen punimet për ndërtimin e Qëndrës Tregtare Botërore - World Trade Center, kompleksin e ndërtesave të reja që janë përcaktuar.
Me propozime të përafërta e të ngjashme nga ana artitekturale prezantuar nga Enti Publik për Zhvillimin e pjesës së Poshtëme të Manhattanit (Lower Manhattan Development Corporation), në bashkëpunim me Pushtetin Lokal - (Port Authority) planet që u shpalosen janë gjithsej 6 propozime - 6 makete ndërtesash në formën e figurave. Të cilat, tashmë kanë të drejtën të vihet në jetë, nga një punë e madhe që parashikon edhe rreth 3 vjetë me një kosto disa miljarda dollarësh(biljona me masën amerikane) në hapësirën e zbrazur prej 16 hektarësh.
E drejta për të marr eskuzivitetin e ndërtimeve si nga ana artitekturore dhe ajo e ndërtimit të këtij kompleksi madhështor me përmasa botërore do të kryehet në mënyr sekrete dhe tepër të kontrolluar. Kjo bëhet për të eleminuar spekullimet ose korrupsionin dhe për të ruajtur sekretin e punimeve. Por, si më të mundëshmet mendohet që kjo punë të mos i bësohet vetëm një kompanie të zgjidhen dy ose tre kompani. Ato mendohet të jenë punë e disa firmave të arkitektëve si: Beyer, Blinder dhe Belle dhe ruhen me fshehtësinë më të madhe.

Megjithatë nisur vetëm nga zërat që qarkullojnë këto ditë në këtë pjesë thonë se të gjashtë planet do të rikthejnë hapësirën e zyrave, dyqaneve dhe sherbimeve të tjera publike e zyrtare që u humbën në këto
ndërtesa pët ti bërë ndoshta edhe më të larta që të jetë një kombinim figurativ që të shohi nga të gjitha anët të gjithë hapsirën prej nga Statuja e Lirisë , Elis Island dhe lagjet rrethuese që shtrihen për rreth Manhattanit deri në Nju Jersi.
E gjitha kjo u tha bëhet në nderim të viktimave dhe dhimbjes që mbi gërmadhat e terrorizmit të ngihet dinjiteti dhe uniteti dashuria e respekti për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me qëllim për të mbushur kështu edhe atë boshllëkun e madh që është krijuar si një "grop" më e madhe, "grop" imagjinare, krijuar në zemart dhe mëndjet e ç'do qyetatari amerikan, ende e mbushur me kujtime dhe emocione që rrall herë e kanë përshkruar e përjetuar këtë vend edhe tani 7 vjet më pasë kur kamikazët - terroristat kryen sulmin e 11 shtatorit 2001 dhe "ngjyrosën" me të zezë të martën e asaj dite..

Muzeumi Kombëtar i Kujtimit të Viktimave të 11 Shtatorit - "National September 11 Memorial & Museum"

Rreth dy miliard dollar do të kushtojnë donacionet, të cilat i kanë përgatitur për të dhuruar familjet e viktimave, ish -punonjësit, dhe materiali i gjetur nën gërrmadha në objektin, Muzeumi Kombëtar i Kujtimit të Viktimave të 11 Shtatorit - "National September 11 Memorial & Museum", muzeum i cili po ngrihet përmes "polemikash" të shumta.
Kuratorët e muzeumit dhe bordi i artitekëve, kanë në plan që në këtë muze, i cili duhet të përfundojë tre vjet më vonë, në vitin 2011, në 10 vjetorin e tragjedisë më të madhe të historisë moderrne, kanë ndermend të sjellin nëpërmjet sendeve të dhuruara e të gjetura, emocione të mëdha, lotë, mos harresë, dhe prekjen e thellë në zemër të çdo vizitori.

Dokumentare dhe grafika do të tregojnë pas 10 vitesh se sulmet e 2001-shit janë të organizuar nga terroristët dhe organizata Al Qaida. Për këtë do të flasin provat në dokumentaret që do të shfaqen në muzeumin Muzeumi Kombëtar i Kujtimit të Viktimave të 11 Shtatorit - "National September 11 Memorial & Museum", ku thuhet se janë gjetur mbeturinat e avionve që u përplasën në WTC , e mbi Pentagon si dhe rrëzimit të avionit në Pensillvani.
Presidenti i muzeumit, Joseph Daniels tha se , "jemi të befasuar nga vullneti i familjeve të viktimave, të cilët na kanë dhuruar vullnetarisht të gjitha sendet, prej kartave të indentitetit, këpucët, unazat me vlerë, byzylykët, portofolët me dokumenta ose me të holla, mbetje rrobash, letra të shkruara para vdekjes, kompjutera, telefona celular, radio, makinat e parkuara rreth godinave, kukulla dhe fotografi të personave të humbur
__________________

Herën e fundit është Redaktuar nga the_best : 11-09-2008 në 11:42 AM.
Gjon Gj. nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 11-09-2008, 05:50 AM   #2
GRUDJANE
Super Moderator
 
Avatari i GRUDJANE
 
Anëtarësuar: Jan 2006
Vendndodhja: N.Y
Postime: 14,981
Rrespekti: 272 GRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant future
Gabim Lajmet Ditore nga Rajoni 11.09.2008

Bramertz optimist për arrestimin e Mlladiqit


11.09.2008

Prokurori i përgjithshëm i Tribunalit të Hagës, Serge Brammertz, tha tw mwrkurwn se është optimist se Serbia do të ketë sukses në përpjekjet e saj për të arrestuar të akuzuarit për krime lufte.
"Më lejoni që të shprehë një optimizëm të kujdesshëm se kërkimi për të arratisurit Ratko Mlladiq dhe Goran Haxhiq do të jetë i suksesshëm", ka thënë Brammertz pas takimit me zyrtarët serbë.
Është kjo vizita e parë e Brammertzit në Beograd që nga arrestimi i të dyshuarit për gjenocid Radovan Karaxhiq, që ka shënuar një kthim në bashkëpunimin e Serbisë me Gjykatën për Krime Lufte pas disa viteve të një progresi të lëkundshëm.
Gjykata dëshiron që ta sjellë në Hagë edhe gjeneralin e serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, i cili akuzohet për gjenocid për masakrën e Srebrenicës ku u vranë 8 mijë myslimanë dhe për rrethimin 43 mujor të Sarajevës, ku janë vrarë rreth 14 mijë njerëz.
I arratisuri tjetër është lideri i serbëve të Kroacisë, Goran Haxhiq, i akuzuar për krime kundër njerëzimit në luftën e Kroacisë. /REL
__________________
---------------------------------------------------
Jam Krenare Qe Jam Shqiptare(Malsore).Grudjane"
Faculeten e Malesores e Mbaj me Krenari
Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë dhe një qëllim,
Të gjithë atij duke iu betuar,
Të lidhim besën për shpëtim


At Gjergj Fishta. Lahuta e Malcis
GRUDJANE nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 11-09-2008, 05:53 AM   #3
GRUDJANE
Super Moderator
 
Avatari i GRUDJANE
 
Anëtarësuar: Jan 2006
Vendndodhja: N.Y
Postime: 14,981
Rrespekti: 272 GRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant future
Gabim Kryeprokurori i Hagës në Serbi

Kryeprokurori i Hagës në Serbi


11.09.2008

Kryeprokurori i gjykatës së Hagës viziton Serbinë për të vlerësuar përpjekjet e Beogradit për arrestimin e të dyshuarve të mbetur për krime lufte që kërkohen nga Gjykata.
Është udhëtimi i parë në Serbi i Serge Brammertz që nga arrestimi i ish udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, në Beograd në Korrik.
Dy të dyshuarit e tjerë, një prej të cilëve është Ratko Mlladiq, janë ende në arrati.
Kryeprokurori Brammertz do të takohet me presidentin serb Tadiq, kryeministrin Cvetkoviq, dhe autoritete të tjera të larta.
Prokurori për krime të luftës i Serbisë, Vlladimir Vukçeviq ka deklaruar të martën se është intensifikuar kërkimi i Mlladiqit e Haxhiqit nga ardhja e qeverisë së re serbe dhe ka shtuar se mbi 10.000 njerëz në Serbi janë në kërkim të tyre.
Vukçeviq ka ripërsëritur se në bazë të informatave të grumbulluara deri më tani, Ratko Mlladiq po fshihet diku në Serbi.
Funksionarët e lartë të BE, Oli Rehn e Havier Solana, kanë deklaruar se raporti pozitiv i kryeprokurorit Brammerctz mund të jetë kyç për vendimin që ndoshta, deri në fund të shtatorit, të zhbllokohet pjesa tregtare e Marrëveshjes mbi Stabilizim Asociimin e Serbisë me BE, marrëveshje që Kuvendi i Serbisë e ratifikoi këtë javë. /bbc/


__________________
---------------------------------------------------
Jam Krenare Qe Jam Shqiptare(Malsore).Grudjane"
Faculeten e Malesores e Mbaj me Krenari
Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë dhe një qëllim,
Të gjithë atij duke iu betuar,
Të lidhim besën për shpëtim


At Gjergj Fishta. Lahuta e Malcis
GRUDJANE nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 11-09-2008, 06:28 AM   #4
GRUDJANE
Super Moderator
 
Avatari i GRUDJANE
 
Anëtarësuar: Jan 2006
Vendndodhja: N.Y
Postime: 14,981
Rrespekti: 272 GRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant future
Gabim 7-vjetori i sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara

7-vjetori i sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara


Zëri i Amerikës
11-09-2008

Dita e sotme shënon përvjetorin e shtatë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara.
Ceremoni në nder të viktimave do të zhvillohen në të gjithë vendin. Gati 3000 vetë humbën jetën kur rrëmbyesit përplasën katër avionë linje mbi kullat binjake në Qendrën Ndërkombëtare të Tregtisë të Nju Jorkut, mbi ndërtesën e Pentagonit në Uashington dhe në një fushë në Pensilvani.
Një minutë heshtje në orën 08:46 të mëngjesit do të kujtojë momentin kur avioni i parë goditi njërën nga kullat.
Presidenti amerikan Xhorxh Bush do të mbajë një fjalim sot paradite në përurimin e një memoriali për nder të 184 vetëve që humbën jetën në Pentagon.
Kandidatët për president Xhon Mekejn dhe Barak Obama do të marrin gjithashtu pjesë në disa ceremoni.
Zoti Obama do të marrë pjesë në një ceremoni pranë Qendrës Ndërkombëtare Tregtare në Nju Jork, ndërsa zoti Mekejn do të marrë pjesë në një ceremoni në Pensilvani.
Të dy kandidatët më pas do të marrin pjesë në një forum partiak në Nju Jork ku do të flasin mbi rëndësinë e shërbimit ndaj atdheut. //iç//


__________________
---------------------------------------------------
Jam Krenare Qe Jam Shqiptare(Malsore).Grudjane"
Faculeten e Malesores e Mbaj me Krenari
Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë dhe një qëllim,
Të gjithë atij duke iu betuar,
Të lidhim besën për shpëtim


At Gjergj Fishta. Lahuta e Malcis
GRUDJANE nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 11-09-2008, 11:46 AM   #5
the_best
WebMaster,Admin & IRCop
 
Avatari i the_best
 
Anëtarësuar: Jan 2006
Vendndodhja: Malesi
Postime: 1,768
Rrespekti: 10 the_best has a brilliant futurethe_best has a brilliant future
Dërgo mesazh me anë të ICQ tek the_best Dërgo mesazh me anë të  AIM tek the_best Dërgo mesazh me anë të MSN tek the_best Dërgo mesazh me anë të Yahoo tek the_best
Gabim



















__________________
Jeta është e bukur - Jetoje !

Herën e fundit është Redaktuar nga the_best : 11-09-2008 në 11:48 AM.
the_best nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 11-09-2008, 11:53 AM   #6
the_best
WebMaster,Admin & IRCop
 
Avatari i the_best
 
Anëtarësuar: Jan 2006
Vendndodhja: Malesi
Postime: 1,768
Rrespekti: 10 the_best has a brilliant futurethe_best has a brilliant future
Dërgo mesazh me anë të ICQ tek the_best Dërgo mesazh me anë të  AIM tek the_best Dërgo mesazh me anë të MSN tek the_best Dërgo mesazh me anë të Yahoo tek the_best
Gabim











__________________
Jeta është e bukur - Jetoje !
the_best nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 11-09-2008, 03:20 PM   #7
the_best
WebMaster,Admin & IRCop
 
Avatari i the_best
 
Anëtarësuar: Jan 2006
Vendndodhja: Malesi
Postime: 1,768
Rrespekti: 10 the_best has a brilliant futurethe_best has a brilliant future
Dërgo mesazh me anë të ICQ tek the_best Dërgo mesazh me anë të  AIM tek the_best Dërgo mesazh me anë të MSN tek the_best Dërgo mesazh me anë të Yahoo tek the_best
Gabim

Shqiptarët kujtojnë 11 shatorin - Kujtojnë bijët e traditës Shqiptare



BEQIR SINA, New York

Në këtë ditë, dhe kombi ynë hyri në historin e heronjve amerikan, me tre emra simbol. Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, janë emra, të cilët dotë kujtohen në mote, në këtë vend, si dëshmi e gjallë, se ne jemi Shqiptarë në rradh të parë, por jemi edhe Amerikan.


LOWER MANHATTAN NY: Në të gjitha insititucionet shtetërore, flamuri kombëtar amerikan bie në gjysëm shtizë. Ndërsa, në mëngjes fillojn mbahen edhe tre minuta zi, ndalet çdo veprimtari gjatë ceremonisë së përkujtimit dhe ndizen qirinjë e vendosen buqeta me lule të freskta në afërsi të Qëndrës Tregtare Botërore. Fanfarat e anijeve, sirenat e trenave, sirenat e emergjcës, këmbanat e kishave, bandat muzikore të reparteve të zjarrfikësve e policisë me marrshe funebre, egzekutimi i hymnit kombëtar, dhe ngirtja e flamurit kombëtar, amerikan, shënojnë në mënyrën më solmne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 7- vjetorin e sulmeve terroriste mbi simbolet amerikane atë tregëtis e mbrojtjes.

Sot, në datën 11 Shtator, ashtu si ditën e martë më 11 shtator 2001, ora 08:46'00 e mëngjesit, bëhen shtatë vite nga sulmet tragjike terroriste në tokën Amerikane. Sot, pikërishtë, kjo orë dhe data 11 shtatorë 2001, është dita, kur katër avionë të rrëmbyer nga një grup terroristësh, sulmuan dy qëndrat simbol të Amerikës, Qëndrën Tregtare Botërore"World Trade Center" dhe Ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtes"Pentagonin" dhe kur një avion tjetër, u rrëzua diku në një fshat në Pensllvenia.

Pra, sot, është koha që të kujtohen afro 3.000 mijë njërëz të pafajëshëm që vdiqën me 11 shtator dhe që të lutemi për ta, për familjet e tyre, dhe miqtë e tyre. Atyre mijëra viktimave nga rreth 70 shtete, nga të gjitha ngjyrat, racat e fet, një botë e tërë në minjatur. Éshtë dita sot, të kujtohet kjo ditë, dhimbja e tmerri që shkatojë ajo ditë tek dikush që qe në vend-ngjarje, dikush ishte i shtangur me lot e duke mos besuar tek vetja, për atë që po shikonte në ekranin e televizorit, tek Nju Jork-u, Ushingtoni e Pensillvenia.

7 vjet pas kësaj ngjarje gjithë Amerika dhe bota i ka syt e mëndjen tek 7 vjetori i përkujtimit të 9-11, e cila ështtë shpallë dhe si Dita Kombëtare e Patriotëve. Dhe duke përkujtuar këtë përvjetor, SHBA-s, do të bëjnë që tragjedi të tilla të mos ndodhin kurrë më. Prandaj do të dëshiroja që me këtë rastë të tregojë edhe arsyet se pse Amerika është duke e zhvilluar këtë përkujtimin e një vjetorit të sulmit terroristë edhe me një fushatë globale kundër atyre që qëllimisht vrajnë njerëzit e pafajshëm.

Kjo luftë ia kundërven lirinë frikës, ia kundërven tolerancën jotolerancës dhe ia kundërven të drejtën asaj që është e gabueshme. Në pyetje janë vlerat që ne i konsiderojmë si më të shenjtat. Sikurse ka thënë kryetari Bush, "Këta terrriotsë vrasin jo vetëm për të marrë jetët por që të ndërprejnë një mënyrë të jetesës…..Ata urrejnë lirinë tonë - lirinë tonë të fesë, lirinë tonë të fjalës, lirinë tonë të votës dhe të tubimit dhe madje lirinë tonë që të mos pajtohemi me njëri tjetrin".

Sot, metropoli i botës Nju Jork-u ka mbi "shpatullat" e tij peshën e dhimbjes, ka peshën e dinjitetit kombëtar ka gjihtë amerikën dhe gjithë botën e qyteruar . Procesioni kememorativ ka flluar edhe tre familjet e tre viktimave shqiptar, si çdo ritual gjatë këtyre vjetëve vizitua këtë zonë dhe vendosën kurora lulesh.



Në këtë ditë, dhe kombi ynë hyri në historin e heronjve amerikan, me tre emra simbol. Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, janë emra, të cilët dotë kujtohen në mote, në këtë vend, si dëshmi e gjallë, se ne jemi Shqiptarë në rradh të parë, por jemi edhe Amerikan. Shqiptarët, treguan këtë ditë se, ne ndoshta janë të vetmit, kombë në botë, që kurr nuk e pranuam ose nxitëm terrorismin në tokat e tona!


Megjithse, u terrorizuan sistematikisht në periudha të ndryshme, nga rregjimet komuniste, andej e përtej kufrit shqiptaro-shqiptarë. Viti, 1999-të, tragjedia më e tmerrshme e popullit tonë, në sotë e botës së qytetruar, pikërisht athere kur në trojet shqiptare, shqiptarët, u kërcënuan, deri në zhdukejn tyre, nga dora kryekriminele, e serbis së Millosheviqit. Ndijem, dorën e ngroht dhe përkrahejn e madhe të këtij vendi i cili përkujton, sot, Ditën e Patriotëve Amerikan - 11 Shtatorin.


Shqiptarët që humbën jetën në sulmet e 11 shtatorit: Viktor Saraçini, 51 vjeç: Pilot në një prej katër avionëve të rrëmbyer nga terroristët. Rrok Camaj, shqiptar nga Malësia e Madhe, 60-vjç: Punonte në njërën prej kullave binjake, ku pastronte xhamat nga jashtë. Simon Dedvukaj, shqiptar nga Mali i Zi, 26 vjeç: Punonte në Qendrën Botërore të Tregtisë. Mon Gjonbalaj, shqiptar nga Kosova, 65 vjeç: Punonte prej 30 vitesh si portier në njërën prej kullave binjake.


Përkujtohet 11 Shtatori


Mirpo si do t'i përkujtonte BCC seksioni i saj në gjuhën shqipe tre viktimat shqiptare të sulmit terrorist të 11 Shtatorit Në gjithë Shtetet e Bashkuara përkujtohen 3 mijë viktimat e pesë vjetëve më parë, kur dy Kullat Binjake u shkatërruan nga dy aeroplanë të përdorur si kamikazë nga terroristet e Al Qaida-s. Ndër mijëra viktimat që humbën jetën në Manhatan ishin edhe tre shqiptarë, Simon Dedvukaj, Rrok Camaj dhe Mon Gjonbalaj.

Në këtë përvjetor korrespondenti i BBC-së në Shqip në Shtetet e Bashkuara, shpjegonte se si tragjedia e këtyre viktimave është kthyer në shpresë dhe frymezim për brezat e tjerë.Në Manhatan, organizohet një ceremoni përkujtimore për mijëra viktimat e 11 shtatorit. Edhe në Pentagon e Pensilvani, ku u vranë disa qindra qytetarë të tjerë do të përkujtohet jeta dhe heroizmi i atyre njerëzve që u zhdukën nga sulmet terroriste. Do të inaugurohen shumë përmendore dhe rrjetet televizive amerikane kanë parashikuar të transmetojnë programe të zgjeruara për 11 shtatorin e vitit 2001.

Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan . 26 vjeç, përgjegjës i punonjësve të mirëmbajtjes së Kullave Binjake, i porsamartuar me Elizabetën nga Shqipëria, me shpresa të mëdha për jetën e familjen, Simoni me personalitetin e tij dëshmonte fuqishëm se edhe kur ke lindur në Amerikë me prindër shqiptarë është e mundur të ruash e të çosh më tej gjuhën, traditat e kulturën shqiptare.

Personaliteti i Simonit u bë shkas që familja dhe shokët e tij ta kthenin tragjedinë e tij në shpresë të përhershme për shumë të rinj shqiptarë në Amerikë.

Nëna e Simonit që përgjigjet në telefon duket më e qetë në këtë përvjetor se më parë kur ajo nuk ishte në gjendje të më thoshte asnjë fjalë për të birin. Por përsëri, emocionet e pengojnë të flasë për Simonin dhe ia kalon telefonin të shoqit. Marashi, i ati i Simonit, shpjegon se për prindërit dhimbja e humbjes së fëmijës është shumë e rëndë dhe nuk shërohet kurrë. Marashi thotë se të trija familjet shqiptare që kanë humbur pjestarë të tyre do të shkojnë në vendin e Kullave Binjake në këtë përvjetor për t’i përkujtuar ata. Por zëri i Marashit merr tjetër ton kur flet për fondacionin e ngritur për nder të të birit.

“Fondacioni Simon M. Dedvukaj” me qendër në New York synon të ndihmojë të rinjtë shqiptarë që jetojnë në Amerikë të ruajnë kulturën, historinë dhe besimet e ndryshme fetare shqiptare. Fondacioni jep bursa për nxënësit e gjashtë shkollave të mesme në New York përmes fondeve të mbledhura nga individë të ndryshëm që kontribuojnë në këtë fondacion. Familja e Simonit synon që fondacioni të kontribuojë në arsimimin dhe edukimin e brezit të ri për të bërë zgjedhjen e duhur në jetë, për t’i shërbyer jo vetëm vetes por edhe familjeve dhe komunitetit ku ata jetojnë.

Rrok Camaj ishte në katin e 105-të kur i telefonoi të birit, Vincent, për t’i dhënë lamtumirën dhe për t’i thënë se tani ai do të ishte në duart e zotit. Kujtimi i Rrokut është mbajtur gjallë edhe përmes shumë mesazheve të vendosura në një faqe të posaçme interneti. Të tri familjet shqiptare shkëmbejnë mesazhe jo vetëm në çdo 11 shtator, por edhe për festa e gëzime, duke vështruar përpara, me shpresë e jo vetem dhimbje.

Një mesazh kujton ditën kur në gusht 2001 Rroku së bashku me katër vëllezërit e tij ishin takuar pas shumë vitesh. Ndarja për t’u kthyer në New York ishte e vështirë dhe do të kthehej në dhimbje pas sulmit të 11 shtatorit. Per hartuesin e mesazhit, vdekja e Rrokut u kthye në një mësim të dashurisë për njerëzit, për familjen dhe shokët. “Përqafoji të afërmit e tu njësoj sikur nuk do t’i takosh përsëri më vonë, se nuk i dihet nëse do t’i shohësh më të nesërmen”, thuhet në mesazh.

Mon Gjonbalaj e donte shumë punën dhe refuzonte të dilte në pension, megjithëse e kishte mbushur moshën. Në telefonatën e fundit nga kati i 86-të i kullës binjake numer dy, amaneti i tij ishte që fëmijët e tij të bëheshin të fortë dhe ta mbanin familjen të lidhur ngushtë. Familja për të ishte gjëja më e çmuar. Salë Gjonbalaj, i biri, më thotë se edhe pse kanë kaluar kaq vjet, babai i tij është i gjallë në kujtesën e tij dhe të familjes.

Më të dhimbshme bëhen këto kujtime kur ai shikon në televizion lajmet që lidhen me terrorizmin. Por Sala shton se familja e ka përballuar dhimbjen dhe ka mbetur e fortë siç e dëshironte Mon Gjonbalaj. Madje, në këtë përvjetor, motra e tij, Shkurta, pas shumë vitesh martese u shtua me një djalë, duke plotësuar një nga dëshirat e të atit, thote Sala. Kujtimi i gjyshit Gjonbalaj do të jetë një frymëzim për nipin e lindur në njërin prej përvjetorve të 11 Shtatorit.








Anëtarët e familjes së Simon Marash Dedvukaj













__________________
Jeta është e bukur - Jetoje !

Herën e fundit është Redaktuar nga Gjon Gj. : 11-09-2008 në 04:13 PM.
the_best nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 12-09-2008, 05:57 AM   #8
GRUDJANE
Super Moderator
 
Avatari i GRUDJANE
 
Anëtarësuar: Jan 2006
Vendndodhja: N.Y
Postime: 14,981
Rrespekti: 272 GRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant future
Gabim Sot me 11 Shtator, ne nje ore mesimi ne New York

Sot me 11 Shtator, ne nje ore mesimi ne New York


Nga Keze (Kozeta) Zylo

Ne cdo 11 Shtator Amerika perkujton me dhimbje tragjedine me tronditese qe ndodhi ne zemer te botes, ne Manhattan, te shkaktuar nga terroristet boterore.
E pikerisht sot ne te githa shkollat amerikane, studentet nderuan me nje minute heshtje mijera amerikane, qe humben jeten tragjikisht, me 11 shtator, 2001.
Ndersa Keshilltari i shkolles lajmeroi studentet me qender zeri te mbanin nje minute heshtje per viktimat, Profesorja e Sociologjise i keshilloi studentet se si do te mbanin nje minute heshtje ne klase: ajo i sqaroi ata se ne jemi ne shkolle publike amerikane, dhe secili do t’i nderoj viktimat ne menyren e vet, ja psh vazhdoi ajo: Ju mund te luteni, si kristian, katolik, ortodoks, mysliman, hebre, ose sic e mendoni menyren per t’u lidhur me ta, me shpirtrat e tyre…pasi ne shkollat publike nuk jane vetem te nje besimi, por jane institucione per te mesuar se bashku, pavaresisht nga besimet ose pikepamjet, e rendesishme eshte qe ne te zbatojme kushtetuten.
E ndersa nderoja dhe une se bashku me klasen dhe perkujtoja ne menyren time viktimat e 11 Shtatorit, nuk kishja se si te mos emocionohesha se tepermi, per mundesine se si njerezit gjejne menyrat dhe format per t’u bashkuar se bashku, pavaresisht nga besimet, ngjyrat, postet, kombet…
Mirepo kjo ndodh vetem ne vendet me demokratike te botes, ne vendet qe zbatojne nje kushtetute te ndertuar me shekuj, e ne kete rast eshte pikerisht Amerika, ku ka pranuar ne zemren e saj, miliona njerez nga e gjithe bota, e ndermjet tyre qysh dy shekuj me pare, mijera emigrante dhe nga Memedheu yne i shumevuajtur.
Gjeja qe do me ngelet me shume ne kujtese ne kete ore perkujtimore ishte leximi i disa thenieve nga Grenville Kleiser (1868-1953) i cili ka qene nje shkrimtar teper i njohur per inspirimin dhe mendimet pozitive qe jepte nepermjet mesazheve ne librat e tij.
Kur studentja e talentuar Teresa lexonte theniet e tij, si psh:
Neqoftese une bej gjera te mira sot, dhe ju sherbej ne jete, apo ju ndihmoj,
Me tregoni se si do t’i realizoni keto?
Fjalia: e fundit “Me tregoni se si do t’i realizoni keto? shoqerohesh si refren nga e gjithe klasa.

Thenien e dyte: Ne qofte se une sjell ne rruge te drejte nje njeri qe ka gabuar dhe e ndihmoj ate te hyje ne rruge te mbare, e lexoi vajza me origjine familjare nga Jordania me emrin Alla. Kurse klasa vazhdoi refrenin: Me tregoni se si do t’i realizoni keto?

Studenti i trete me emrin Christofer lexoi: Nese une mund te ndihmoj njerezit me derpresion dhe te perhape me shume lumturi…Klasa vazhdonte refrenin pas thenieve te Kleiser!

Thenien e katert dhe te fundit e lexoi Muhameti, nje djale zeshkan, i qete, simpatik.

Ai vazhdoi: Ne qofte se une ushqej nje zemer te uritur, lajmeroj per nje fillim te mire dhe dhuroj nje pjese fisnike: e keshtu pas thenieve brilante, klasa perseriste refrenin, per ta diskutuar me vone se bashku se si gjenden menyrat per te realizuar gjera me vlere ne jete, gjera qe t’i sherbejne njerezimit.

Pasi u mbaruan keto thenie se lexuari qe te mbushnin shpirtin me jete, mendoja se bota do te ishte shume here me ndryshe, dhe refreni i perseritur nuk do te kishte nevoje per te treguar rrugen, pasi ate do ta shihnim konkretisht ne jete dhe ne boten qe na rrethon.

Studentet u larguan nga klasa te afektuar pozitivisht, me emocione te marra nga nje shkrimtar, qe ngeli i pavdekshem me theniet, inspirimin dhe mesazhin e Paqes.

Sidoqofte njerezit, kane te gjitha mundesite per t’i treguar njeri-tjetrit dashurine, fisnikerine dhe vellazerine, qe tragjedia e 11 Shtatorit mos te perseritet me!

Amen!

New York,11 Shtator, 2008

RevistaKuvendi
__________________
---------------------------------------------------
Jam Krenare Qe Jam Shqiptare(Malsore).Grudjane"
Faculeten e Malesores e Mbaj me Krenari
Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë dhe një qëllim,
Të gjithë atij duke iu betuar,
Të lidhim besën për shpëtim


At Gjergj Fishta. Lahuta e Malcis
GRUDJANE nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Përgjigju


Veglat e Temës
Shfaq Modët

Rregullat E Postimit
Ju nuk mund të hapni tema të reja
Ju nuk mund të postoni përgjigje
Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë
Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja

Kodi vB është ON
Figurinat Janë ON
Kodi [IMG] është ON
Kodi HTML është OFF
Zgjedh Forumin


Te gjitha kohët janë në GMT. Ora tani është 03:26 AM.

Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
MalesiaForum - Këtu Flitet Shqip

Nach oben   Nach oben