Navigation
Kethu Mbrapa   Malesia Forum - Këtu Flitet Shqip > Shtypi dhe politika > Tema e shtypit të dites
Chat Regjistrohuni Ndihmë Lista e Anëtarëve Kalendari Albumi Kërko Postime te reja Shënoji Forumet si të Lexuar

Përgjigju
 
Veglat e Temës Shfaq Modët
Vjetër 25-09-2008, 02:01 PM   #1
MALESIA.ORG
M A L Ë S I A
 
Avatari i MALESIA.ORG
 
Anëtarësuar: Sep 2008
Postime: 358
Rrespekti: 18 MALESIA.ORG is on a distinguished road
Gabim Topi i bëri thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara të pranojë sa më parë anëtare

Topi i bëri thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara të pranojë sa më parë anëtare me të drejta të plota Republikën e Kosovës
postuar: 25.09.2008

Raport sepecial nga BEQIR SINA



Presidenti Topi në debatin e Përgjithshëm të Sesionit të 63-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

UNITED NATIONS NY : Në ditën e tretë, të debatit të përgjithëshm të sesionit të 63-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Bamir Topi, mbajti fjalimin vjetor në emër të shtetit shqiptar. Presidenti Bamir Topi, i cili ndodhet këto ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në krye të një delegacioni zyrtar, për të marrë pjesë në debatin e përgjithshëm të sesionit të 63-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sot, mori fjalën në seancën e posaçme të debatit të përgjithshëm, ku kreu i shtetit ju drejtua të pranishmëve për herë të parë në këtë veprimtari të pervitshme, me më shumë se gjysmën e fjalimit për pavarësinë e Kosovës.
Eshtë hear e parë në historinë e shtetit shqiptar, prej kur ai u bë anëtarë me të drejta të plota, që një përfaqësues i lart i shtetit shqiptar, të flasë kaq gjatë për Kosovën. Dhe është hear e parë që një grup vatranësh,(Musli Mulosmani, Zef Balaj, Agim Rexhaj, Majlinda Myrtaj) merr pjesë në një seancë të till kur flet përfaqësuesi i shtetit shqiptar.
Në fjalën e tij presidenti Topi në fillim foli edhe për rugëtimin e Shqiperise ne strukturat euro-atlantike, vizioni dhe bashkëpunimi i saj me Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë. Kreu i shtetit foli edhe për kontributin e vendit tonë në luftën globale kundër terrorizmit.

Ndërsa Kosova ishte pjesa më e gjatë dhe pjese e rendesishme ne fjalimin e presidentit shqiptar, pasi edhe në këtë sesion të Asamblesë së Përgjithshme, presidenti i Republikës së Kosovës, zoti Fatmir Sejdiu, dhe ministri i jashtëm zoti Skender Hyseni, megjithse morën pjesë në këtë seancë, nuk kishin të drejtë fjalë. Qendrimi i zotit Topi për Kosoven u fokusua në ndërtimin e shtetit më të ri në Ballkan.
Prandaj Kosova, tha Presidenti Topi, ky realitet i ri politik, ekonomik dhe social, meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtar i Organizatës sonë të Kombeve të Bashkuara. Ju bëj thirrje të pranoni me realizëm këtë zhvillim të pakthyeshëm duke e njohur dhe e mbështetur Republikën e Kosovës.
Shqipëria i kushton një vëmendje të veçantë forcimit të marrëdhënieve shumëpalëshe rajonale. Ajo nxit seriozisht procesin e bashkëpunimit rajonal duke qenë pjesëtare aktive në të gjitha nismat që veprojnë në rajonin e Europës Juglindore. Ky angazhim po i shërben promovimit të fqinjësisë së mirë, forcimit të sigurisë, ndërtimit të besimit mes vendeve të rajonit, stabilitetit si dhe integrimit të plotë të të gjitha vendeve të rajonit në strukturat euro-atlantike. Sfida të tilla si lufta kundër terrorizmit, krimit të organizuar, përhapjes së armëve dhe menaxhimi i kufirit kanë karakter ndërkufitar dhe mund të përballohen vetëm me veprime, nisma e angazhime të përbashkëta. Ne do të vazhdojmë të luajmë të njëjtin rol konstruktiv për të mirën tonë dhe të të gjithë rajonit.

Shqipëria e konsideron krijimin e shtetit të pavarur e sovran të Kosovës si ngjarjen historike dhe zhvillimin më të rëndësishme politik të këtij fillim shekulli në rajonin tonë. Kosova e pavarur dhe demokratike, e orientuar drejt integrimit euroatlantik, është zgjidhja më e drejtë dhe më e qëndrueshme, përbën simbolin e investimit më të suksesshëm të komunitetit ndërkombëtar drejt zbatimit të shtetit të së drejtës, për stabilitet, paqe aftgjatë e zhvillim në Ballkan e më gjerë.
Pavarësia e Kosovës e çliron përfundimisht këtë pjesë të Evropës nga makthi i luftës, i konflikteve ndëretnike, i spastrimeve e gjenocidit etnik, përmbush dhe respekton vullnetin e lirë të një populli për t’u shkëputur nga zgjedha politike, nga padrejtësia historike, nga pamundësia për zhvillim. Kosova nuk udhëhiqet më nga Jugosllavia e dështuar, as nga jugosllavët e rinj të moderuar, por nga parimet e Evropës së civilizuar dhe të OKB-së së universalizuar.
Shqipëria ka inkurajuar dhe inkurajon popullin dhe Qeverinë e Kosovës në përkushtimin e tyre për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe shumëtnike ku, pavarësisht nga përkatësia etnike, çdo banor i saj e ndjen veten qytetar të lirë në shtëpinë dhe pronën e tij. Kushtetuta e re e Kosovës dhe Paketa Ahtisari përmbush standartet më të larta të të drejtave të njeriut dhe ofron mbrojtje të gjerë për të gjithë komunitetet që jetojnë në Kosovë, në veçanti, për serbët e Kosovës.
Ne jemi të bindur se, në vijim të udhëzimit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, do të ndërmerren të gjitha veprimet e duhura për përfundimin, sa më shpejt që të jetë e mundur, të rikonfigurimit të pranisë së OKB-së dhe shtrirjen e Misionit EULEX në të gjithë territorin e Kosovës, duke shmangur kështu çdo vakum pushteti, cdo mbivendosje kompetencash dhe parandaluar çdo tentativë regresive kundër këtij procesi euro-atlantik pavarësisht nga dirigjohet ajo.

Shqipëria i konsideron të pabaza përpjekjet për të vendosur paralele midis Kosovës dhe rajoneve të Gjeorgjisë, Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut. Argumente të panumërta historike, juridiko-kushtetues, politike, demografike, etj., dëshmojnë se rasti i Kosovës është unik, sui generis, dhe zgjidhja e zbatuar për të është unike. Si i tillë, ai nuk shërben, as nuk mund të shërbejë si model për zgjidhjen e konflikteve të tjera as në rajon, as jashtë tij.
Çdo ndërmarrje kundër shëndoshjes së shtetit të Kosovës, politike, ekonomike, ushtarake apo diplomatike nuk është veçse përpjekje e pashpresë kundër proceseve integruese, në NATO e në BE të rajonit tonë, investim regresiv kundër investimeve dhe progresit, për të cilat kemi kaq shumë nevojë dhe aq më pak, ajo nuk mund të shitet si vlerë e Bashkimit Evropian. Ëndrrat historike nuk duhet të errësojnë vizionin për të ardhmen.
Shqipëria është e bindur se njohja e shtetit të ri të Kosovës është në interes të Kosovës, të Shqipërisë, të Serbisë dhe të gjithë fqinjëve të afërt ose të largët të saj, të Evropës dhe të hapësirës mesdhetare.
Prandaj Kosova, ky realitet i ri politik, ekonomik dhe social, meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtar i Organizatës sonë të Kombeve të Bashkuara. Ju bëj thirrje të pranoni me realizëm këtë zhvillim të pakthyeshëm duke e njohur dhe e mbështetur Republikën e Kosovës.
__________________

Herën e fundit është Redaktuar nga the_best : 25-09-2008 në 02:36 PM.
MALESIA.ORG nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 25-09-2008, 02:27 PM   #2
Tojeq
Anëtar i/e Rrespektuar
 
Anëtarësuar: Mar 2006
Postime: 761
Rrespekti: 39 Tojeq is on a distinguished road
Gabim

Te lumte goja i nderuari Prezident per kete prezentim te shkelqyer qe e bere per mbrojtjen e fuqishme te Kosoves ne sesionin vjetor te OKB.
Rrnofsh sa malet e Shqiperis.Tung
Tojeq nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 25-09-2008, 05:03 PM   #3
UCK
Anëtar aktiv/e
 
Avatari i UCK
 
Anëtarësuar: Aug 2008
Postime: 266
Rrespekti: 33 UCK has a brilliant future
Thumbs up

"Respekt" per prezidentin e shqiptarve,shikoni si ka arrdh dita per ja ta thom... "BESONI SHOQI SHOJT"
UCK nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 25-09-2008, 06:13 PM   #4
Tojeq
Anëtar i/e Rrespektuar
 
Anëtarësuar: Mar 2006
Postime: 761
Rrespekti: 39 Tojeq is on a distinguished road
Gabim

Citim:
Postimi origjinal është bërë nga UCK Shiko postimin
"Respekt" per prezidentin e shqiptarve,shikoni si ka arrdh dita per ja ta thom... "BESONI SHOQI SHOJT"
Po ku more dreq po fute,nuk ka vend ne faqet e forumit qe i hapi chi nuk je ti me komentet tuaja,po ku po te del ter ajo kohe more burr.Nuk thach une kot se i paske ra ne t`shir ketij forumi.Shume mire vetem vazhdo,por pa ofendime,e shkruaj me fakte.
Mire se vjen ne mesin tone.Tung
Tojeq nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 25-09-2008, 06:24 PM   #5
UCK
Anëtar aktiv/e
 
Avatari i UCK
 
Anëtarësuar: Aug 2008
Postime: 266
Rrespekti: 33 UCK has a brilliant future
Gabim

Citim:
Postimi origjinal është bërë nga Tojeq Shiko postimin
Po ku more dreq po fute,nuk ka vend ne faqet e forumit qe i hapi chi nuk je ti me komentet tuaja,po ku po te del ter ajo kohe more burr.Nuk thach une kot se i paske ra ne t`shir ketij forumi.Shume mire vetem vazhdo,por pa ofendime,e shkruaj me fakte.
Mire se vjen ne mesin tone.Tung
hahaha,me pelqen ky forum,vet punoj naten po ti tojeq moj dreq dhe vet po ta shof emrin ne tana teme.Mir se ju xhej,U me fakte shkruaj perse thom..."BESONI SHOQI SHOJT"
UCK nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 25-09-2008, 06:48 PM   #6
DINO-NYC
Anëtar aktiv/e
 
Avatari i DINO-NYC
 
Anëtarësuar: Oct 2006
Postime: 291
Rrespekti: 50 DINO-NYC has a brilliant futureDINO-NYC has a brilliant future
Dërgo mesazh me anë të  AIM tek DINO-NYC Dërgo mesazh me anë të MSN tek DINO-NYC
Gabim

Citim:
Postimi origjinal është bërë nga UCK Shiko postimin
hahaha,me pelqen ky forum,vet punoj naten po ti tojeq moj dreq dhe vet po ta shof emrin ne tana teme.Mir se ju xhej,U me fakte shkruaj perse thom..."BESONI SHOQI SHOJT"
UCK edhe une te pershendes dhe te deshiroj mirseardhjen ne mesin tone sa i perket Tojeqit, aty ku shkruan Tojeqi aty ka te bej per te miren e cheshtjes sone se njeri sich eshte zotri Tojeq eshte shtir ta gjesh, eshte nje patriot dhe me mend shume te shendosht ashtu qe une shpresoj qe sa me shume te shkruoj zoti Tojeq me mire per nevet eshte, se dichka mund edhe nevet te zejme me beso tung dhe kalofsh mire.
DINO-NYC nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 25-09-2008, 07:35 PM   #7
UCK
Anëtar aktiv/e
 
Avatari i UCK
 
Anëtarësuar: Aug 2008
Postime: 266
Rrespekti: 33 UCK has a brilliant future
Gabim

T'falemnderis,me duket se tojeqi asht plaku i qmuashim ne kyt forum dhe i ap respekt te vecant keti burrit.Mir se ju kam xhet
UCK nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 25-09-2008, 07:42 PM   #8
ALBULENA
Anëtar Fillestar/e
 
Anëtarësuar: Sep 2008
Postime: 31
Rrespekti: 0 ALBULENA is a name known to all
Gabim

po me pelqen ky fakte qe erdhi koha qe te degjohet zeri i shtetit shqiptare ne nje institucion kaq te larte si ky i OKB e prvec asaj eshte edhe me teper kenaqesi kure ndegjon se si vellau i madhe mbron te voglin,sa bukur e mire qe me vjen ,mbasiqe Kosova ska pas te drejte fjale e gjitha ato i ka plotesuar Z Topi me fjalet e tij.Mos e lasht zoti kane pa te vetin.TI BASHKOJM KOKAT PER BASHKIM O VELAZER SE VETEM ASHTU SHPETOJM . Ju don ALBULENA
ALBULENA nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 25-09-2008, 08:18 PM   #9
malsori_1
Anëtar aktiv/e
 
Anëtarësuar: Jan 2008
Postime: 223
Rrespekti: 29 malsori_1 is a name known to all
Gabim

Te lumt goja shoku president dhe urime per fialt aq te bukura dhe te renshishme qe fole per vllezrit dhe bashk kombasit tan te shtetit mete ri ne bot kosoves ,se vllau vllaut apo motra moter gjithmon duhet ti delet ne nim edhe ni her suksese edhe ne te arllmen shoku president (bamir topi) tung malsori_1.

Herën e fundit është Redaktuar nga malsori_1 : 25-09-2008 në 09:35 PM.
malsori_1 nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 25-09-2008, 08:36 PM   #10
Tojeq
Anëtar i/e Rrespektuar
 
Anëtarësuar: Mar 2006
Postime: 761
Rrespekti: 39 Tojeq is on a distinguished road
Gabim

Citim:
Postimi origjinal është bërë nga UCK Shiko postimin
hahaha,me pelqen ky forum,vet punoj naten po ti tojeq moj dreq dhe vet po ta shof emrin ne tana teme.Mir se ju xhej,U me fakte shkruaj perse thom..."BESONI SHOQI SHOJT"

Une jam ne pension e kam kohe boll me shkrua.
Edhe une mendoj se shkruaj me fakte,por ka njehere ja teproj e gaboj,e as ti nuk din gjicka,por kadal e mos u gut,se faktet duan nje njohuri me te gjer se cka e kena une e ti.Tung
Tojeq nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Përgjigju


Veglat e Temës
Shfaq Modët

Rregullat E Postimit
Ju nuk mund të hapni tema të reja
Ju nuk mund të postoni përgjigje
Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë
Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja

Kodi vB është ON
Figurinat Janë ON
Kodi [IMG] është ON
Kodi HTML është OFF
Zgjedh Forumin


Te gjitha kohët janë në GMT. Ora tani është 03:26 AM.

Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
MalesiaForum - Këtu Flitet Shqip

Nach oben   Nach oben