![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
|
|||||||
| Chat | Regjistrohuni | Ndihmë | Lista e Anëtarëve | Kalendari | Albumi | Kërko | Postime te reja | Shënoji Forumet si të Lexuar |
![]() |
|
|
Veglat e Temës | Shfaq Modët |
|
|
#1 |
|
M A L Ë S I A
Anëtarësuar: Sep 2008
Postime: 358
Rrespekti: 18
![]() |
Producenti, regjizori dhe fotografi i talentuar Andamion Murataj, hapi në Nju Jork ekspozitën fotografike : "Gruaja Shqiptare në Fotografi" postuar: 26.09.2008 BEQIR SINA, New York ![]() Ekspozita është me një univers të veçantë, një këndvështrim unik, një dritare gjysmë të fshehur në botën interesante të femrës shqiptare sot NEW YORK CITY :*Më në datën 19 Shtator në Nju Jork, Producers Club Theater*& Fredi Tollja, prezantojnë ekspozitën fotografike "Albanian Women Exposed", një aktivitet me epiqendër ekspozitën fotografike me të njëjtën emër. Ideatori dhe kuratori Andamion Murataj, ka përzgjedhur punë fotografike tepër interesante nga rreth 20 fotografe shqiptare, që nga shkrepjet e thjeshta dhe të pamenduara të aparatit, e deri tek fotografitë më të kompozuara e serioze. "Albanian Woman Exposed",*është një ekspozitë fotografie e ideuar*prej kuratorit të saj,*producentit,*regjizorit *dhe fotografit të talentuar*Andamion Murataj. Ekspozita u hap javën e kaluar*në pjesën e qytetit të Nju Jork-ut, e cila i dedikohet më së shumti*komunitetit të artistëve. Ajo u hap në një segment të*rrugës, ku ndodhen legjendat e teatrove të famëshme njujorkeze, si dhe teatri*"Producers Club" në Manhattan,*me pronarët Alfred dhe Ernest Tollja*e teatrit*Producers Club. Dy bashkombas këta*sponsor nga rrethi i Dibrës, që tani jetojnë e punojnë në Nju Jork. Koncepti i kësaj ekspozite, është që ajo të*"shpreh me anë të fotografisë"*një*pamje fotografike për femrën prej femrës : si e sheh femra shqiptare kudo që*ndodhet, botën në të cilën jeton e vepron. Si e sheh veten dhe shoqerinë në mardhënie. Si sheh relacionin femër - nënë -e dashur versus mashkull - Burrë – baba – I dashur. Edhe,*kuratori*i ekspozitës*"Albanian Woman Exposed", producenti,*regjizori dhe fotografi*i talentuar*Andamion Murataj,*duke pasur mundësin e njohjes gjithnëjë e më të madhe nëpërmjet intenetit kishte vënë re, se shumë femra shqiptare përçonin mesazhe të forta nëpërmjet fotografisë, qofshin këto profesioniste apo fillestare në rrugën e artit të*fotografisë. Murataj, na tha se :"Kështu që pas një shoshitje të rreth 2000 fotografive on line, me vështirësi përzgjodha një grup përfaqësues me rreth 60 fotografi, me synimin të ish sa më përfshirës si nga shtrirja gjeografike, përkatësia, edukimi dhe eksperienca. Fotografitë, që përzgjodha nuk ishin më të bukurat apo më të arrirat e secilit autor në kuptimin formal, por u përzgjodhën në bazë të konceptit dhe mesazhit që mbartnin… pavarësisht perfeksionit të formës. Ai thotë se kjo, në fillim*u konceptua jo thjesht si ekspozitë, por si një mbrëmje kulturore, bashkëbisedimi mes artistëve dhe adhuruesve të artit*shqiptar. Këtij dialgu*i shërbeu dhe prurja live(drejpërsëdrejti) e femrës nga posteri me një kostum tradicional, si për t'a sjellë të gjallë reagimet pro dhe kundra që pati posteri që qëllimisht ish zgjedhur si provokacin midis së resë dhe tradicionales", pohon Murataj. Sipas tij,*në qendër të mbrëmjes ishte ekspozita e fotografisë dhe dialogu, por në të vërtet ishte një gërshtim artesh - ku nuk mungoi kënga e lehtë nga Aberie dhe Ernest Muhaxheri si edhe muzika klasike në piano e krijuar dhe interpretuar mjeshterisht nga*i talentuari Fatrin Krajka. Gjithashtu, tha*kuratori i kësaj ekspozite,*humori provokues*i sjellë nga aktorët e njohur*Luan Bexhetin dhe Xhon Shkreli shtuan një dimension tjetër të dialogut midis artistëve dhe pjesmarësve. "Producers Club" në Manhattan, me Alfred dhe Ernest Tollja pronarët e Producers Club. Ekspozita dhe eventi kulturor, që e shoqerojë*atë natë*tipike njujorkeze, u*mbjt në Producers Club, që është vetëm 300 metra larg "zemrës" së*metropolit të botës, Nju Jork,*bulevardin"*Times Square" dhe që është një nga komplekset më të njohura të teatrit independet(të pavarur)*ose siç quhet këtu OFF BROADWAY theater, do të ishte krejtësishtë*i pamundur*në se*ky aktivitet, nuk do dallohej*për mikëpritjen shum bujare dhe dashmirëse që*i bëri Fredi dhe Ernest Tollja, në ambientet e teatrit*"Producers Club" . Që prej një viti e gjysmë teatri*Producers Club, është nën administrimin e vëllezërve nga Lura - Peshkopi,*Fredi and Nesti Tollja. Në synimet e tyre janë shndërrimi*i Producers Club në Manhttan, në një qendër të rëndësishme të aktiviteteve kulturore e artistike të komunitetit shqiptar, të Nju Jorkut. Ketijë qëllim duket se*i shërbeu edhe*organizimi*i*shfaqjes së filmit me metrazh të shkurtër "Mira" me regji të regjizorit*Dhimiter Ismailajt dhe monodrames se aktores së mirënjohur*me origjinë shqiptare Elsa Zagreada "DIVORCE-ALBANIAN STYLE" –*"Ndarja bashkëshortore*e Stilit Shqiptar" që hapet me 25 Shtator. Shfaqja e meparëshme e Zagredes:*"Corn Bread & Feta Cheese - Growing Up Fat & Albanian" dihet se*ishn një ndër shfaqet e saja*më të sukseshme në "Producers Club" sezonin e kaluar.* Ekspozitën*"Albanian Woman Exposed",*e vizituan*disa nga personalitetet e fotografisë se re shqiptare Ndër*më të spikaturat dhe më*të sukseshmet e viteve të fundit, e*që çuditërisht po dominohen nga femrat. Të tilla*ishin Mimoza Veliu- fituese e çmimit të parë për fotografi,"Gjon Mili"*në Kosovë, Blerta Kambo fituese e çmimit "Sotiri" në Shqipëri, Linda Vukaj, Anila Jaho etj, duke mos lën menjanë debutuese të shkëlqyera të fotografeve të reja Dita Syla, Orgesa Arifi e Valona Çakuli… Vetë numri*i*madh*i pjesmarësve në këtë ekspozitë,*e*tejkaloi çdo parashikim*edhe të vetë kuratorit Murataj*– aq më tepër po të *kihet parasysh që paralel në të njëjtën*mbrëmje në Nju Jork, dhe në të njëjtin bulevard,*ishin dhe dy evente të tjera madhështore të komunitetit shqiptar. Kjo ishte dëshmia më e qartë e interesit dhe pritjes tejet të grohtë që*i bëri publiku, ekspozitës**"Albanian Woman Exposed". Veç kësaj ishte hera e parë që një ekspozitë arti, kthehet edhe në një mbremje të vërtet kulturore me gërshetime të arteve të ndryshme – muzikës klasike e të lehtë . Komedisë etj – duket qartë që komuniteti shqiptar*i Nju*Jorkut, ka hyrë në fazën e pjekurisë dhe është ngritur në një nivel intelektual të admirueshëm …vetëm këtë muaj në Producers Club, janë mbajtur tre aktivitete të ndryshme shqiptare –:" Premiera e filmit shqiptar "Mira" të Dhimitër Ismailajt,*kjo ekspozitë*dhe premiera e shfaqes së re të aktores e producentes*Elsa Zagreda. Ekspozita është *një “grass roots” projekt*personal, dhe nuk kishte sponsor të mirëfilltë në kuptimin e parë të fjalës.*Autori i saj thotë se e kisha*ëndërr prej kohe organizimin e një eventi të tillë dhe e vetë-finacojë si hap i parë..Më pas e ka*paraqitur idenë e tij*tek miqtë e shokët, të tjerë artistë dhe ka gjetur një mirëkuptim dhe*mbështetje të paparë – në baza vullnetarizmi, duke e kthyer të*gjith projektin në një*“work of love”. Murataj, tregonë se*krijuam një grup pune dhe për disa muaj u morëm me organizimin e përpiktë të të gjitha detajeve. Një meritë të jashtë zakonshme në suksesin e eventit, kanë Blerta Alikaj që ishte kordinatore midis nesh dhe pastaj gjith grupi*i fotografeve autorë e autore, me bainm në Nju*Jork, që e mirëpritën ekspozitën*dhe ju dedikuan me seriozitetin më të madh organizimit shum të sukseshëm të ekspositës, mund të përmenden :*Alida Shehaj, Albana Amet, Albana Ciftja si dhe Hediona Spiro që është dhe autore e posterit.
__________________
Herën e fundit është Redaktuar nga MALESIA.ORG : 26-09-2008 në 02:21 PM. |
|
|
|
|
|
#2 |
|
Anëtar aktiv/e
Anëtarësuar: Aug 2008
Postime: 266
Rrespekti: 33
![]() |
pacin sukses ne jet,dhe jam fort i knacur per shqiptart dhe ma fort per motrat tona shqiptare
|
|
|
|