![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
|
|||||||
| Chat | Regjistrohuni | Ndihmë | Lista e Anëtarëve | Kalendari | Albumi | Kërko | Postime te reja | Shënoji Forumet si të Lexuar |
![]() |
|
|
Veglat e Temës | Shfaq Modët |
|
|
#1 |
|
M A L Ë S I A
Anëtarësuar: Sep 2008
Postime: 320
Rrespekti: 14
![]() |
Një nate e paharruar në Boston - me aktroin e fameshëm me origjinë shqiptare Jim Belushi postuar: 02.10.2008 BEQIR SINA, Boston ![]() Jim Belushi : "Jam shumë krenar që jam shqiptar. kam ardhur këtu për ta treguar këtë krenari dhe dëshiroj që edhe shqiptarët e tjerë t'a shfaqin këtë krenari kudo që shkojnë në botë. Unë jam shqiptar.” BOSTON MASACHUSTES : Kisha e parë orthodokse shqiptare në Boston - Amerikë, - Kisha e Shën Gjergjit, në kremtimin madhështor të 100 - Vjetorit të saj, e dekoroi aktorin e famëshëm të Hollivudit, Jim Belushi(Xhim Bellushi), me motivacionin “Për kontributin e lart që me emrin e tij si shqiptar - ka bërë në prezantimin e vlerave kombëtare, teksa është prezantur, se është shqiptarë”. Njoha me emrin e tij si aktor me origjinë shqiptare, bëhet shkak dhe i meritave të tij të konsiderueshme, për zhvillimin e kulturës dhe të artit shqiptar, nëpërmjet prezantimit të tij prej nga e ka origjinë shqiptare. Këtë, ai e ka bërë sa herë është pyetur nga gazetarët amerikan, në mbarë opinionin Amerikanë, duke treguar origjinën e tij se vjen nga rrënjët shqiptare me baba e nënë shqiptare. James (Jim) Belushi ka lindur në 15 Qershor 1954 në Chicago. Jimi është i lindur nga prindër shqiptar; i jati,Adam( Adem), emigroi në Amerikë, kur ishte 16 vjeç, ndërsa e jema, Anjeza, ka lindur në Amerikë nga prindër shqiptar. Kjo dekorat iu dha aktorit të njohur me origjin shqiptare Xhim Belushi, i ftuar special në pjesëmarrjen e mbrëmjes festive me rastin 100-vjetorit të Kishës Ortodokse Shqiptare, të themeluar nga Theofan Stilan Noli. Rëndësia e kësaj dekorate, qëndron në faktin se ky është ndër të vetmit aktori më i madh me origjinë Shqiptare, në Amerikë, që njihet deri më sot , dhe ai nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën e tij - Shqiptare. Pra, në koleksionin e tij të madh prej dekoratave, çmimeve dhe vlersimeve që ka marrë deri tani Ylli i Hollivudit, aktori me origjinë shqiptare Jim Belushi (Xhim Bellushi) , aktor, komedian dhe një aktor i shquar i muzik-hollit, ka në këtë koleksion dhe këtë dekoratë, të dhënë nga shqiptarët e Amerikës. Dekoratë, kjo e cila është dekorata më e lartë e dhënë deri tani, nga bashkëvendasit e tij në Amerikë. Kjo është njohja e parë që kjo pjesë e bashkësisë shqiptare në SHBA-së, i bënë këtij aktori me origjinë shqiptare, nga shqiptarët të herëshëm e të rinjë. Vizita e Jim Belushit në Shqipëri Në prezantimin e tij në "Grand Gala" në "World Trade Center" në Boston, ai floli me kënaqësi të madhe për vizitën e parë të tij me të atin në vendlindje. Ai tha se "kur isha në vendlindjen e babait,Shqipëri, nga të gjitha anët shikoja si në pasqyrë figurën time, të gjithë më dukeshin të njëjtë si unë". Gjatë vitit 1995 aktori i njohur, së bashku me djalin e tij dhe babanë (siç tregoi Xhimi gjatë marrjes së dekoratës, vizitoi për herë të parë vendorigjinën e tij. "Babait timë, tha ai i kishte hyrë në palcë frika nga rregjimit të Enver Hoxhës", niset për në vendin e orgjinës - vendin e të parëve të tij me ftesë të ish presidentit të parë në demokraci shqiptar, zotin Sali Berisha, aktualisht kryeministri i Shqipërisë". "Pasi na u rezervua një pritje e madhe - shtruar deri tek "red carpet" - "qylymat e kuq", Jimi, tregojë se si ai dhe babai i tij u suprizuan nga pritja që i bëri ish- presidenti Berisha, dhe stafi i tij 13 vjet më parë. Presidenti, i atherëshëm Sali Berisha, rrefehet Jim, na tregojë arritjet e të cilat kishte deri at'here Shqipëria, tha Belushi. Në fund të këtij takimi tha Jimi, me presidentin Berisha, ai e pyeti babain tim të na thoshte diçka.......!?, babai "shtagu"..., tha Belushi, dhe nuk fliste më. Unë , e pashë se babai ishte ende i "friksuar", nga ato çfarë kishte dëgjuar për ish-rregjimin komunist të Enver Hoxhës, dhe i thashë me shumë kurajo, folë baba se nuk ka më komunizm këtu- nuk të fut më njeri në burg". I ftuar i posaqëm i mbrëmjes, së 100 Vjetorit të kishës, ishte aktori Jim Belushi, i cili përshkroi me nota komike vitet e rinisë në familjen e tij shqiptare. Kujtojë edhe gatimin(byrekun,bakllavan, dhe turshin), zakonet e bukura shqiptare të pritjes , bujarisë e respektit familjar, dhe lavdërojë shumë gruan shqiptare. Nëna ime - ose "Nani", nis të interpretonte e tregonte Jim, nuk dinte anglisht, por kishte mësuar nja dy fjalë sa për "bela", tha ai. Kur donte t'i mbyllte telefonin dikujt, i thoshte "Jim working"... dhe menjëherë u a mbyllte telefonin. Duke bërë humorin e tij me nivel të lart artistik, ai tregojë se nëna e tij ishte mërzitur nga shoqëria e Jimit, me një shok moshe, i racës së zezë- në Çikago. Sa herë që bënte telefon shoku i Jimit, ajo ia mbyllte telefonin. Një ditë e pyeta Nanin, "A ka bërë njeri telefon sot ? po më tha nëna ! Jim të "ka telefonuar Arapi ! Arapi! biri im". E qeshura mbrriti kulin në sallë, kur Jimi tregojë, se e nëna e tij e mbyllte telefonin se shoku i tij ishte zezak, dhe arap quante zezakun shqip. Jim Belushi është një prej aktorëve të preferuar në film , televizion dhe në teatër për rreth njëzet vite. Një aktor i shkëlqyeshëm në rolet kryesore, si në realizimet dramatike po ashtu edhe në komedi. Gjithëashtu ,Jim Belushi është një interpretues i talentuar edhe në "rhythm & blues" muzikë. Të gjithë talentin e tij ai do nxirrte në skenë me një pasion të jashtëzakonëshme, përpara bashkëatdhetarve të tij të cilët së bashku me Jim Belushin, e kthyen në një "koncert" madhështor preformancën e Belushit. "Koncert" ky ku për minuta të tëra, ku Jim Belushi mbajti më këmbë gjithë sallën me interpretimin e tij plot pasion e talent. 100 vjetori i kishës u bë shkak për këtë koncertë "të madh" të improvizuar - në darkën madhështore, duke shoqëruar aktivitetin në "Grand Gala" në "World Trade Center" në Boston, nga rreth 1000 veta, pjestar të komunitetit shqiptar i Bostonit, por edhe grupe shqiptaresh të ardhur nga shtetet e tjera të SHBA-se, për të festuar së bashku me madhështi, 100-vjetorin e Kishës Ortodokse Shqiptare, të themeluar nga Fan Noli. Jim Belushi i dalluar si një interpretues i talentuar edhe në "rhythm & blues" muzikë, për më shumë se treçerek ore, do të elektrizonte sallën e madhe të Seeport, dhe do t'i ftone të gjithë të përfshiheshin në etuziasimin e rtimin e muzikës që ai po interpretonte, nën shoqërinë e Big Bendënit lokal "The Madhouse Ensemble", të drejtuar nga John Keegan dhe Gjergj Trebicka me DJ-George. Jim Belushi flet eskluzivisht për gazetën Bota Sot Në një intervistë, të shkurtër për gazetën tonë, ai foli me krenari për origjinën e tij shqiptare. Pyetja ishte sesi ndjehesh Belushi me origjinën e rrenjëve të gjakut të tij shqiptar? Belushi tha se : “Rrënjët e mija shqiptare shfaqen në shumë drejtime. Etika e punës për mua është gjëja më e rëndësishmë në jetë. Pastaj është familja, mbështetja e familjes dhe përpjekjet që njerëzit e tu të kenë sukses. Jam shumë krenar që jam shqiptar. kam ardhur këtu për ta treguar këtë krenari dhe dëshiroj që edhe shqiptarët e tjerë ta shfaqin këtë krenari kudo që shkojnë në botë. Unë jam shqiptar.” I pyetur në fund se a mund të shpresojmë se James Belushi, në të ardhëshmen do të paraqitet edhe në ndonjë realizim filmik shqiptar, duke portretizuar ndonjë nga personalitet e shquara shqiptare . Belushi tha se deri tani nuk kam ndonjë plan specifik, por nuk mund t'a "perjashtojë një ide të tillë", i tha ai gazetës kombëtare të përditëshmes Bota Sot. Jim Belushi, aktori i madh hollivudian, deklaroi së shpejti do të vizitojë, përsëri vendin e origjinës së tij, Shqipërinë. Ku ai do të jetë në krye të një fondi që kisha othodokse shqiptare në SHBA-së, ka mbledhur për t'ju ua dërguar për fëmijët e lindur me të meta fizike e mendore, në Shqipëri. Ndërsa, nuk u përmend "alibia" e medias shqiptare, se ai shkon në Shqipëri, edhe si autor i librit "Burrat e vërtetë nuk thonë kurrë më fal".
__________________
|
|
|
|
|
|
#2 |
|
Anëtar aktiv/e
Anëtarësuar: Jan 2008
Postime: 222
Rrespekti: 25
![]() |
Esht shum knaqsi kur shef ni aktor te mall (botror) me origjin shqiptare sic esht James Belushi,suksese si der tani edhe ne te arllmen tung malsori_1.
|
|
|
|
|
|
#3 |
|
Anëtar aktiv/e
Anëtarësuar: Aug 2008
Postime: 265
Rrespekti: 28
![]() |
RRNOSH JIM BELUSHI asht knaqsi kur nuk i bjen shkelm popullis vet
|
|
|
|
|
|
#4 |
|
Anëtar Fillestar/e
Anëtarësuar: Jan 2008
Postime: 5
Rrespekti: 0
![]() |
meriton shume ky aktor i madh qe nuk e hudh poshte origjinen e prinderve te tyre pra origjinen e vet dhe mendon per origjinen e tij dhe sigurisht per kete shkon dhe e viziton bravo jim kjo eshte nje kenaqesi e vertet per ne shqipetaret e tjere qe bredhim e zdim ti japim drejtim vetes pershendetje nga dino-albania france
|
|
|
|