![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
|
|||||||
| Chat | Regjistrohuni | Ndihmë | Lista e Anëtarëve | Kalendari | Albumi | Kërko | Postime te reja | Shënoji Forumet si të Lexuar |
![]() |
|
|
Veglat e Temës | Shfaq Modët |
|
|
#1 |
|
IRCop-S.Mod-Fotoreporter
|
Nxënësit shqiptarë bojkotojnë maqedonishten ![]() Fëmijët shqiptarë të klasës së parë deri në të tretën të mërkurën nuk filluan me mësim të gjuhës maqedonase ashtu siç kishte vendosur ministri i Arsimit Nikolla Todorov. Maqedonishtja si lëndë akoma nuk ishte vënë në oraret e mësuesve të klasës. Nga komuna e Çairit të cilët ditë më parë dhanë urdhër të mos zbatohet vendimi i Todorovit thonë se i njëjti është në kundërshtim me ligjin që parashikon mësimin e maqedonishtes nga klasa e katërt si dhe nuk figuron në programet e arsimit deri në vitin 2015. Nga shkolla fillore e Sarajit thonë se Këshilli i prindërve ka vendosur të mos zbatohet vendimi. Në Tetovë prindërit kanë vendosur nëpërmjet një peticioni që fëmijët e tyre mos të mësojnë maqedonishten. Bojkoti i tyre do të vazhdojë deri në zgjidhjen e çështjes. Ministri Todorov është shprehur se do të tentojë që bashkë me drejtorët e shkollave, kryetarët e komunave të zbatojë këtë masë në mënyrë të qetë që nuk do të shkaktojë ndarje në shoqëri. “Vendimi i ministrit të Arsimit për mësimin e maqedonishtes prej klasës së parë nuk zbatohet sepse ai është anakronik, është irracional dhe nuk përkon me ligjet aktuale dhe programet e punës”, tha Shefqet Zekolli, udhëheqës i sektorit të Arsimit në Komunën e Çairit. Në Tetovë prindërit nëpërmjet një peticioni i kanë thënë jo maqedonishtes. “Nga ana e Këshillit të prindërve ka vendim që gjuha maqedonase prej klasës së parë në atë formë që është dhënë të mos zbatohet. Ky është vendimi i marrë, dhe nuk është zbatuar maqedonishtja deri më tash”, tha Zejko Abazi, drejtor i Shkollës fillore “Dituria” në Saraj. “Duke filluar nga klasa e katërt lirisht prindërit shqiptarë pajtohen që ajo të vazhdojë për shkak se fëmijët shqiptarë jo ngarkohen, por stërngarkohen”, theksoi Benezar Shabani, drejtor i Shkollës fillore “Istikball” në Tetovë. “Jo se jemi kundër gjuhës maqedonase, ne flasim, bisedojmë, jemi këtu bashkë, ne do ti mësojmë por do të varet nga prindërit se sa ata do të jenë të interesuar për të mësuar nxënësit pasi që rëndohet truri i fëmijëve”, u shpreh Samije Alili, arsimtare në Shkollën fillore “Liria” në Tetovë. /alsat-m/
__________________
![]() |
|
|
|
|
|
#2 |
|
IRCop-S.Mod-Fotoreporter
|
BDI rebelohet brenda Qeverisë ![]() Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të ndryshojë metodën e të funksionuarit brenda qeverisë që e kryeson kryeministri Nikolla Gruevski. Kryesia qendrore e partisë shqiptare në pushtet tre ditët e fundit çdo natë ka mbajtur mbledhje duke shqyrtuar rrugët se si duhet të funksionojnë në të ardhmen. Mendimet kanë qenë nga të ndryshmet, një opsion ka qenë dalja nga qeveria dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme, një tjetër, ndryshimi i ministrave dhe marrja e ministrive të reja si dhe e treta padëgjueshmëri ndaj vendimeve të qeverisë që i merr VMRO pa përfilljen e shqiptarëve. Burime të BDI-së, për “Lajm” kanë pohuar se vendimi më i pranueshëm ka qenë rebelimi brenda institucioneve shtetërore. Shqetësimet e tilla të shqiptarëve në Maqedoni i ka dëgjuar edhe vetë ambasadori amerikan në Shkup, Philip Reeker. “Me Reekerin është folur hapur për të gjitha çështjet. Rreth një orë e gjysmë, Ali Ahmeti i ka treguar Reekerit se nuk vazhdohet puna në këtë mënyrë me Gruevskin dhe në të ardhmen nuk do të ketë më vetëm amin të vendimeve të tij”, tha një burim nga BDI. Ambasadorit amerikan, në selinë e BDI-së në Tetovë iu janë treguar të gjitha hallet e shqiptarëve si çështja maqedonishtes, vendosja e busteve në Shkup, ndërtimi kishës dhe xhamisë në sheshin Maqedonia, çështja e emrit të pazgjidhur dhe bllokimi për në BE etj. Hapi i parë i padëgjueshmërisë politike ndaj vendimeve të ministrave të Gruevskit është bojkotoi i mësimit të gjuhës maqedonase nga klasa e parë. Edhe pse fillimisht ky vendim u kundërshtua nga shoqëria civile, në fund mbështetje kanë dhënë edhe kryetarët e të gjithë komunave shqiptare në Maqedoni. Kundërshtimi i dytë i Ahmetit ndaj Gruevskit është deklarata se nuk ka zgjedhje të parakohshme duke hedhur poshtë kërkesën dhe pohimet e shumë partive politike se VMRO-DPMNE po përgatitet për zgjedhje të parakohshme. “Zgjedhje të parakohshme, ka kur vendi është në krizë, kur gjërat nuk ecin, siç duhet. Së paku, këto simptoma as së afërmi nuk janë vërejtur, në Maqedoni, koalicioni funksionon dhe nuk ka ndonjë shqetësim të krizës politike në vend”, tha Ahmeti pasi vendosi lule pranë përmendores së Skënderbeut. Gjithashtu, veprimtaria e BDI-së pritet të zhvillohet edhe në drejtimin e bashkëpunimit më të ngushtë me faktorin ndërkombëtar dhe korrin diplomatik në Maqedoni. Maliqi: Zgjedhje të parakohshme, i zvarrisin proceset “A do të ketë zgjedhje të parakohshme, varet nga VMRO-DPMNE dhe kryeministri Nikolla Gruevski, e cila mund të bazohet në rejtingun që e ka. Nëse i konvenon kësaj partie me këtë rejting, atëherë me siguri se do të krijojë klimë për zgjedhje të parakohshme sikur para dy viteve. Kuptohet, me një dëshirë për krijimin e koalicioneve të reja dhe për zvarritjen e çështjeve kruciale që kanë të bëjnë me afrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, por edhe në tejkalimin e disa sfidave që janë domethënëse në krijimin e stabilitetit institucional dhe atë ndëretnik”, tha Nazmi Maliqi, profesor universitar. /lajmpress/
__________________
![]() |
|
|
|
|
|
#3 |
|
Anëtar Fillestar/e
Anëtarësuar: Jun 2009
Postime: 5
Rrespekti: 0
![]() |
] Faktori shqiptarë i lejoi "shuleve" që ta defaktorizoi dhe ta matgjinalizoi në masën në të cilën do ndërmerrte veprime ekstreme shovene në kurriz të shqipes dhe të shqiptarëve pa u brengosur se do pengohet realishtë.
Lufta e zhvilluar kohë më parë u shërbeu ca individëve dhe grupeve të caktuara që të vijnë deri tek karriga pushtetore, duke mos qarë kokën për interesat e përgjithëhme të popullit, i cili bëri këtë luftë. Prononcimet megalomane janë vetëm poteza kozmetik dhe parulla të rrejshme për ta manipuluar edhe më tutje popullësinë shqipëtare, e cila jeton nën pushtimin e një fisi sllav me disponim ekstrem antishqiptarë... Xhenix... |
|
|
|