21-01-2010, 01:41 PM
|
#1
|
|
IRCop-S.Mod-Fotoreporter
Anëtarësuar: May 2006
Vendndodhja: Malesia
Postime: 6,284
|
Lajmet Ditore nga Rajoni 21.01.2010
Tadic akuzoi Mesicin për luftënxitje
Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka akuzuar presidentin e Kroacisë, Stipe Mesic, për luftënxitje, dy ditë pasi Mesic tha se do të intervenonte ushtarakisht nëse serbët në Bosnje bëjnë lëvizje drejt ndarjes.
Tadic tha se deklarata e Mesicit paraqet kërcënim për sigurinë dhe nxitje për luftë, duke shtuar se për këtë çështje do ta njoftoi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Komentet e presidentit Stipe Mesic u bënë lidhur me kërcënimet aktuale të liderit serb të Bosnjës, Milan Dodik, për mbajtjen e referendumit për ndarjen e Republikës Serbe nga Bosnjë Hercegovina. /rel/
|
|
|