Vjetër 21-01-2010, 01:43 PM   #1
Mr_MAGNET
IRCop-S.Mod-Fotoreporter
 
Avatari i Mr_MAGNET
 
Anëtarësuar: May 2006
Vendndodhja: Malesia
Postime: 6,284
Rrespekti: 120 Mr_MAGNET has a brilliant futureMr_MAGNET has a brilliant futureMr_MAGNET has a brilliant future
Dërgo mesazh me anë të MSN tek Mr_MAGNET
Gabim Clinton mbështet anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

Clinton mbështet anëtarësimin e Malit të Zi në NATO



Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq thotë se vendi i tij do të punojë shumë për të ndjekur rrugën drejt një anëtarësimi të mundshëm në aleancën e NATO-s.
Gjukanoviq i bëri komentet pas takimit të mërkurën në Washington me sekretaren amerikane të Shtetit Hillary Clinton në kuadrin e një vizite tre ditore në Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri tha se Mali i Zi po kërkon zbatimit e Planit të Veprimit për Anëtarësim në NATO, përmes së cilit aleanca përgatit vendin për një anëtarësim të mundshëm.

Ai tha se Mali i Zi do të punojë që të përmbush të gjitha detyrimet për tu anëtarësuar në NATO duke përfshirë këtu forcimin e sundimit të ligjit.

Sekretarja Clinton u zotua për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara që Mali i Zi të bëhet pjesë e pandarë e bashkësisë euroatlantike.

Clinton po ashtu vlerësoi përpjekjet e Malit të Zi për të siguruar stabilitetin në Ballkan dhe për dërgimin e trupave të tyre në Afganistan. /VoA/
__________________
Mr_MAGNET nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Përgjigju


Veglat e Temës
Shfaq Modët

Rregullat E Postimit
Ju nuk mund të hapni tema të reja
Ju nuk mund të postoni përgjigje
Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë
Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja

Kodi vB është ON
Figurinat Janë ON
Kodi [IMG] është ON
Kodi HTML është OFF
Zgjedh Forumin


Te gjitha kohët janë në GMT. Ora tani është 10:02 AM.

Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
MalesiaForum - Këtu Flitet Shqip

Nach oben   Nach oben