Vjetër 21-01-2010, 05:33 PM   #1
MALESIA.ORG
M A L Ë S I A
 
Avatari i MALESIA.ORG
 
Anëtarësuar: Sep 2008
Postime: 358
Rrespekti: 18 MALESIA.ORG is on a distinguished road
Gabim Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi - Kumtesë për opinion

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi - Kumtesë për opinion




Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi përshëndet vendosjen e mardhënieve diplomatike mes Malit të Zi dhe Kosovës javën e kaluar, me shkëmbimin e letrave të ministrave të punëve te jashtme të dy shteteve.
KNSH vlerëson se vendosja e mardhënieve diplomatike, pas njohjes së shtetit të pamvarur Kosovës nga Mali i Zi, vitin e kaluar , ishte një hap i pritshëm madje ndoshta pak edhe i vonuar. Megjithatë vlerësojmë se ky moment gjithsesi do të ndikojë në përmirësimin dhe avancimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, Malit të Zi dhe Kosoves, si dy shtete të reja të pavarura në Ballkan, e që drejtpërdrejt do të ndikojë në rritjen e stabilitetit në rajon dhe më gjërë .
Për ne shqiptarët në Malin e Zi, ky moment ka rëndësi pasi Kosova do të ketë mundësi që edhe në mënyrë institucionale, më për së afërmi të njihet me pozitën e vëllezërve shqiptarë në Malin e Zi, si popull autokton në

trojet e veta etnike e jo të ardhur apo të importuar nga ndonjë vend tjetër .
Ndonëse Kosova dhe populli i saj, edhe në të kaluarën, ka qenë mbështetëse e fortë dhe e vetme për ne shqiptarët në Malin e Zi, dhe shqiptarët e tjerë në trojet e tyre jashtë Shqipërisë. Nuk duhet harruar kurrë fakti se që në fillim u shkolluam në Kosovë(shkolla të mesme e fakultete), por një pjesë e mirë e të rinjve tanë edhe sot po shkollohen në Universitetet e Kosovës . Shpresojmë se me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes dy shteteve, kjo mbështetje do të vazhdojë, po edhe do të thellohet.
Këshilli Nacional i Shqiptarëve pret që së shpejti të bëhet edhe shkëmbimi i ambasadorëve në mes dy shteteve fqinj, të cilët kanë shumë arsye të kenë e të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore e diplomatike .

KRYETARI
Tahir Tahiri
__________________
MALESIA.ORG nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Përgjigju


Veglat e Temës
Shfaq Modët

Rregullat E Postimit
Ju nuk mund të hapni tema të reja
Ju nuk mund të postoni përgjigje
Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë
Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja

Kodi vB është ON
Figurinat Janë ON
Kodi [IMG] është ON
Kodi HTML është OFF
Zgjedh Forumin


Te gjitha kohët janë në GMT. Ora tani është 10:09 AM.

Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
MalesiaForum - Këtu Flitet Shqip

Nach oben   Nach oben