Navigation
Kethu Mbrapa   Malesia Forum - Këtu Flitet Shqip > Shtypi dhe politika > Tema e shtypit të dites > Lajme nga Mali i Zi
Chat Regjistrohuni Ndihmë Lista e Anëtarëve Kalendari Albumi Kërko Postime te reja Shënoji Forumet si të Lexuar

Përgjigju
 
Veglat e Temës Shfaq Modët
Vjetër 23-01-2010, 11:01 PM   #1
SoS
M A L Ë S I A
 
Avatari i SoS
 
Anëtarësuar: Mar 2006
Postime: 1,857
Rrespekti: 106 SoS has a brilliant futureSoS has a brilliant futureSoS has a brilliant futureSoS has a brilliant future
Gabim Kabineti i kryetarit të Komunës së Ulqinit kundër gazetës në gjuhën shqipe "Koha Javo

Kabineti i kryetarit të Komunës së Ulqinit kundër gazetës në gjuhën shqipe "Koha Javore"




Kabineti i kryetarit të Komunës së Ulqinit ka nisur të përkthejë në gjuhën malazeze gazetën e vetme në gjuhën shqipe “Koha javore” për ta informuar me përmbajtjen e saj stafin e posazgjedhur udhëheqës të SHAGBG “Pobjeda” në Podgoricë.
Burime të sigurta nga kabineti i kryetarit të komunës së Ulqinit bëjnë të ditur se kjo praktikë ka nisur me përkthimin e numrit festiv të gazetës “Koha javore” (nr.400) e veçanërisht me përkthimin e shtojcës së saj për Vitin e Ri dhe për të vazhduar me të gjithë numrat në vijim. Të njëjtat burime theksuan se kryetari i komunës, Gëzim Hajdinaga dhe bashkëpunëtori i tij, gazetën në fjalë e krahasuan me gazetën ditore në gjuhën malazeze “Vijesti” duke aluduar për qëndrimin dhe mbështetjen opozitare të saj, por pa argumentuar me asnjë fakt dhe pa shpjeguar se kë e nënkuptojnë opozitë shqiptare në Mal të Zi.
Kualifikimet tendencioze të postuara nga kabineti i kryetarit të Komunës së Ulqinit, ditë më parë shkaktuan debate midis redaktorit përgjegjës të gazetës “Koha javore” dhe stafit të ri udhëheqës të SHAGBG “Pobjeda”, të cilat në disa raste degjeneruan edhe në duele të ashpra verbale.
Redaksia e gazetës “Koha javore” vlerëson se qëndrimi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Ulqinit është në kundërshtim me lirinë e shprehjes dhe me të gjitha normat mbi të drejtën e informimit në gjuhën amtare. Ky qëndrim paraqet tendencë për të vendosur censurë mbi mediat në gjuhën shqipe dhe bëhet me qëllim për të eliminuar nga skena informative të vetmen gazetë në gjuhën shqipe në Mal të Zi.

Podgoricë, 21 janar 2010
Redaksia e gazetës në gjuhën shqipe
“Koha javore”


Fiket faqja në internet e ”Koha javore”, gazetës së vetme në shqip në Mal të Zi

Gazeta e vetme në gjuhën shqipe në Malin e Zi “ Koha javore” Fiket ne faqe të Internetit
“Ky është një vendim i ndieshëm që do të ndikojë negativisht në informimin e shqiptarëve në Mal të Zi dhe mund të nxisë reagime të ndryshme në opinionin shqiptar. Njëherësh , ky vendim bie në kundërshtim të gjitha Ligjet ndërkombëtare mbi të drejtën e informimit në gjuhën amtare si dhe në kundërshtim me Ligjin për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave dhe me Kushtetutën e Malit të Zi”.
Ky reduktim i gazetës “Pobjeda” dhe i krizës financiare me të cilën po ballafaqohet kjo kompani, në bazë të propozimeve të dala mbi masat e kursimit dhe racionalizimit.
Presim nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi ,që në emer të mergates shqiptare në tere boten që e vlerëson të papranueshëm dhe kërkon nga ajo që Gazeta e vetme në gjuhën shqipe në Malin e Zi “ Koha javore”mos të Fiket ne faqe të Internetit
Ky është diskriminim dhe mohim i të drejtave të shqiptarëve për t’u informuar në gjuhën e vet amtare, ashtu siç parashihet me Kushtetutë, Ligjin mbi Mbrojtjën e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe Pakicave, me standardet ndërkombëtare të shoqërive multietnike dhe nuk shkon në favor të përmbushjes të standardeve të Malit të Zi për t’u integruar në Bashkësinë e Shteteve Europiane.
Gazeta “Koha javore” u themelua nga Parlamenti i Malit të Zi më 20 qershor 1999. Andaj mbetet që përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Kuvendin e Malit të Zi, Këshilli Nacional i Shqiptarëve, Ministria për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave të reagojnë konform ligjeve ndërkombëtare në mbrojtjen e të drejtës më themelore të shqiptarëve në Mal të Zi, siç është e drejta për informim në gjuhën amtare.
Duhet cekur që për shkak të “mungesës së mjeteve financiare”, siç thon autoritetet e Pobjedës, u mbyll veprimtaria botuese e revistës “Koha” në Internet. /visit-ulcinj.com/
__________________
Antarët e Stafit kanë të drejtën të fshijnë, redaktojnë, lëvizin ose mbyllin tema të caktuara (pa paralajmërim) që shkelin rregullat e forumit.
Stafi do të përpiqet të krijojë një atmosferë sa më të këndshme në forum, duke mos lejuar ofendimet dhe fjalorin e pahijshëm.
Por duhet të jeni në dijeni se është e pamundur që të shqyrtojmë të gjitha mesazhet në kohë reale. Të gjitha mesazhet e postuara këtu shprehnin këndvështrimin e autorit dhe jo të stafit tonë. Me pak fjalë, ne nuk mbajme përgjegjësi për komentet dhe mendimet e shprehura nga anëtarët e komunitetit.
Nëse pajtoheni me rregullat jeni të mirëseardhur të hapni tema dhe shkruani postime, përndryshe mbyllni dritaren.

Herën e fundit është Redaktuar nga SoS : 23-01-2010 në 11:26 PM.
SoS nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 24-01-2010, 02:19 PM   #2
Flamuri1444
Anëtar Fillestar/e
 
Anëtarësuar: Mar 2009
Postime: 22
Rrespekti: 0 Flamuri1444 has a brilliant future
Gabim Po, po...

Para do kohe edhe une e kritikoshe Kohen Javore per shkaqe te ndryshme si psh:
- nuk trjatonte dhe nuk prekte problemet,
- nuk beri nje hap para ne gazetarine investigative
- nuk prekte temat qe bieshin ndesh me te "medhenjte",
- lundronte si kungulli mbi ujin e turbullt (as hajr e as sherr)

Kurse tani e shuajne ato persona, si Gzimi e "kabineti i tij" (fjale ma te gjetur per te paraqitet grupin e tij skandaloz se bashku edhe vet me ta) per te cilet Koha Javore duhet te kete ngrite zerin ndonjehere. Te gjithe ato zoterit e Kohes Javore i dine problemet dhe "bemat" ne komunen e Ulqinit por kurr nuk e kane ngrite zerin e te shkruajne dicka per to. Ajo gazete u kthy ne perkthim te lajmeve ose edhe me keq inkurajim per sharje-fyerje ne mes njerezeve te ndershem e te poshter (kush dinte shkrim e lexim, kishte mundesi me shkru dicka, me sha) e ato ta gazetes Koha Javore e qitshin menjehere per te "rritur" tirazhin.

Ndoshta keta zoternjt e Kohes Javore do nderrojne kurs ose me te vertet me mire do te ishte te shuhej ajo gazete ne kete forme, pasi me te vertet nuk i shrben kurrkujt, ose te nderroheshin njerezit dhe udheheqesit e saj.

Me qene gazetar i mir duhet me pas pak...

Ta fala te gjithve
Flamuri1444 nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 24-01-2010, 06:17 PM   #3
SoS
M A L Ë S I A
 
Avatari i SoS
 
Anëtarësuar: Mar 2006
Postime: 1,857
Rrespekti: 106 SoS has a brilliant futureSoS has a brilliant futureSoS has a brilliant futureSoS has a brilliant future
Gabim

Me sa jam vet i informuar, qeveria malazeze neper mes Hajdinages po i terhjek vrejtjen redaktorit te Kohes Javore qe ne faqet e saja te shkruajn vec per te mirat e qeveris ashtu sic ben Pobjeda dhe jo sic ben Vijesti. Aty me duket rrin problemi.
Pra e kan krahasua me gazet opozitare qe dmth ne opozite nga partit shqiptare jan LD, Forca, Perspektiva.
__________________
Antarët e Stafit kanë të drejtën të fshijnë, redaktojnë, lëvizin ose mbyllin tema të caktuara (pa paralajmërim) që shkelin rregullat e forumit.
Stafi do të përpiqet të krijojë një atmosferë sa më të këndshme në forum, duke mos lejuar ofendimet dhe fjalorin e pahijshëm.
Por duhet të jeni në dijeni se është e pamundur që të shqyrtojmë të gjitha mesazhet në kohë reale. Të gjitha mesazhet e postuara këtu shprehnin këndvështrimin e autorit dhe jo të stafit tonë. Me pak fjalë, ne nuk mbajme përgjegjësi për komentet dhe mendimet e shprehura nga anëtarët e komunitetit.
Nëse pajtoheni me rregullat jeni të mirëseardhur të hapni tema dhe shkruani postime, përndryshe mbyllni dritaren.
SoS nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 30-01-2010, 01:44 AM   #4
Endrit Avdiu
Anëtar Fillestar/e
 
Anëtarësuar: Jan 2010
Postime: 5
Rrespekti: 0 Endrit Avdiu has a brilliant future
Gabim

gjithmone vete shqipetaret kane qene e zeza e vetes.Kur paska fonde per perkthimin e gazetes ne gjuhen sllave spaska fonde per te mbajtur aktive faqen e internetit te kesaj gazete te vetme e shqipetareve ne mal te zi.Po keto jane vepra te njerezve qe punojne kundra popullit te vet....
Endrit Avdiu nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 30-01-2010, 10:48 PM   #5
Komuna_e_pavarur
Anëtar Fillestar/e
 
Anëtarësuar: Mar 2006
Postime: 46
Rrespekti: 0 Komuna_e_pavarur has a brilliant futureKomuna_e_pavarur has a brilliant future
Gabim Na jem vet zeza e vetvetit

Kemi simptomet e getos.
ashtu që tan po bahëna ujq dhe do të fillojm ta ngrëjmë njëri tjetrin.
tung.
skam ma koment!!!!!!!!
Komuna_e_pavarur nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 31-01-2010, 05:22 PM   #6
Humanisti
Anëtar Fillestar/e
 
Anëtarësuar: Apr 2009
Postime: 14
Rrespekti: 0 Humanisti is on a distinguished road
Gabim Eshte mire te dihet se kush eshte kush

Te nderuar,ne nje pike pajtohem me Flamurin per sa i perket artikujve te botuar ne te vetmen gazete shqipe ne Mal te Zi(vec perkthime te dobeta dhe tema kush jam un e kush je ti).
PYETJET E MIA JANE:
1.A eshte po kjo redaksi e Kohes Javore e cila gjate kohes qe i "Madhi Gezim" ishte minister,figuren e ti e ngriti ne piedestal dhe e beri ate shpetimtare te gjithe shqiptareve ne Mal te Zi duke e ditur shume mir se kush ishte dhe me cfare merrej para se te behej minister?
2.Po zot.Ali Salaj si kryeredaktor a ishte ne dijeni si banor i Anes se Malit se gjate zgjedhjeve po ky Gzim me kompanjonat e tij,shperdanin cemento e miell po ne kyt treve,pse se muar guximin njehere te shkruaj dhe te pyes se te kuj jane dhe kush i paguan ato kamion dhe me para te kujt?
3.Po cfare behet me Komunen e Ulqinit,po me premtimet dhe "relizimet e premtimeve" e te madhit Gezim dhe kualicionit te tij per "Ulqinin Afrikan".a s'jane keto tema me te cilat duhet te merret kjo Gazete e vetme shqipe ne Mal te Zi?
Prandaj te nderuar,eshte viti 2010 dhe eshte mire te dihet se kush eshte kush(skemi me cfare te mshefim)dhe pse, punon haptas kunder interesave te shqiptareve per poena shum te uleta politike dhe personale,dhe kete do ti propozoja redaksise se Kohes Javore qe te dalin haptas me komunikata(se ata e dine shume mir se vec e shkruara mbahet mend)dhe kjo ti tregohet popullit.
Pershendetje
Humanisti nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 01-02-2010, 12:13 PM   #7
Flamuri1444
Anëtar Fillestar/e
 
Anëtarësuar: Mar 2009
Postime: 22
Rrespekti: 0 Flamuri1444 has a brilliant future
Gabim

Citim:
Postimi origjinal është bërë nga Humanisti Shiko postimin
Te nderuar,ne nje pike pajtohem me Flamurin per sa i perket artikujve te botuar ne te vetmen gazete shqipe ne Mal te Zi(vec perkthime te dobeta dhe tema kush jam un e kush je ti).
PYETJET E MIA JANE:
1.A eshte po kjo redaksi e Kohes Javore e cila gjate kohes qe i "Madhi Gezim" ishte minister,figuren e ti e ngriti ne piedestal dhe e beri ate shpetimtare te gjithe shqiptareve ne Mal te Zi duke e ditur shume mir se kush ishte dhe me cfare merrej para se te behej minister?
2.Po zot.Ali Salaj si kryeredaktor a ishte ne dijeni si banor i Anes se Malit se gjate zgjedhjeve po ky Gzim me kompanjonat e tij,shperdanin cemento e miell po ne kyt treve,pse se muar guximin njehere te shkruaj dhe te pyes se te kuj jane dhe kush i paguan ato kamion dhe me para te kujt?
3.Po cfare behet me Komunen e Ulqinit,po me premtimet dhe "relizimet e premtimeve" e te madhit Gezim dhe kualicionit te tij per "Ulqinin Afrikan".a s'jane keto tema me te cilat duhet te merret kjo Gazete e vetme shqipe ne Mal te Zi?
Prandaj te nderuar,eshte viti 2010 dhe eshte mire te dihet se kush eshte kush(skemi me cfare te mshefim)dhe pse, punon haptas kunder interesave te shqiptareve per poena shum te uleta politike dhe personale,dhe kete do ti propozoja redaksise se Kohes Javore qe te dalin haptas me komunikata(se ata e dine shume mir se vec e shkruara mbahet mend)dhe kjo ti tregohet popullit.
Pershendetje
I nderuar, ti po pajtohesh plotesisht, jo ne nje pike me mua. Gjithashtu i njef gjerat shume mire dhe persopnat per te cilet flet, gjithashtu.

E verteta duhet thene zeshem.

Sa gjeta ne internet web preazantimin e komunes se Ulqinit (ku me sa pash une nuk gjeta as edhe nje fjale ne gjuhen shqipe. Linku: http://www.opstinaulcinj.com/ ,

Kisha me i thene malesorve: Ma mire mos me e pase fare komunen se si e ka Ulqini. Turp e per faqe te zeze.

Kurse gazetaret tone, qe tani po ju kercenohet puna, keto tema kurr nuk kan pas .... me i prek. Nje pune kurr nuk e kisha marre persiper nese nuk jam i zoti i saj. Me mire per ta do te ishte sikur te kishin qendruar te shtepia, pa pune se sa keshtu. E me hanfer buke me dy luge, nuk eshte e ndershme,

Kaq
Flamuri1444 nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Përgjigju


Veglat e Temës
Shfaq Modët

Rregullat E Postimit
Ju nuk mund të hapni tema të reja
Ju nuk mund të postoni përgjigje
Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë
Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja

Kodi vB është ON
Figurinat Janë ON
Kodi [IMG] është ON
Kodi HTML është OFF
Zgjedh Forumin


Te gjitha kohët janë në GMT. Ora tani është 12:41 PM.

Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
MalesiaForum - Këtu Flitet Shqip

Nach oben   Nach oben