Vjetër 24-01-2010, 10:00 PM   #1
LisiBee
Moderator
 
Avatari i LisiBee
 
Anëtarësuar: Jan 2010
Postime: 195
Rrespekti: 7 LisiBee is on a distinguished road
Gabim Interi konfirmon fuqinë

Të dielën mbrëma është zhvilluar Derby della Madonnina, ndërmjet rivalëve të përjetshëm të qytetit të Milanos, Inter dhe Milan.

Derbi më i madh lokal në botë ka përfunduar me fitoren e Interit me rezultat prej 2-0.

Edhe pse nga minuta e 27-të Nerazzurët luajtën me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Wesley Sneijder me karton të kuq, kampioni në fuqi menaxhoi që ta fitonte ndeshjen.

Goli i parë në ndeshje erdhi pas një gabimi të Abates, të cilin e shfrytëzoi Diego Milito për ta dënuar Milanin (10’), dhe me epërsi minimale të zikaltërve përfundoi pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë të lojës (65’), maqedonasi Goran Pandev shënoi golin e sigurisë për Interin, që me këtë fitore përforcohet në krye të tabelës dhe dëshmon se kundërshtarët do ta kenë të vështirë që t’ia marrim titullin edhe këtë sezon.

Në minutat shtesë të ndeshjes, Lucio u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (90'+3), ndërsa Ronaldinho dështoi të shënonte nga pika e bardhë.
LisiBee nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Përgjigju


Veglat e Temës
Shfaq Modët

Rregullat E Postimit
Ju nuk mund të hapni tema të reja
Ju nuk mund të postoni përgjigje
Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë
Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja

Kodi vB është ON
Figurinat Janë ON
Kodi [IMG] është ON
Kodi HTML është OFF
Zgjedh Forumin


Te gjitha kohët janë në GMT. Ora tani është 09:56 AM.

Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
MalesiaForum - Këtu Flitet Shqip

Nach oben   Nach oben