Vjetėr 15-07-2009, 10:52 AM   #1
defektologu
Anėtar Fillestar/e
 
Anėtarėsuar: Jul 2009
Vendndodhja: Prizren - Kosovė
Postime: 15
Rrespekti: 0 defektologu is on a distinguished road
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek defektologu
Gabim Belbezimi Dhe Sherimi I Tij

BELBËZIMI DHE SHËRIMI I TIJ

Si çdo sëmurje tjetër e cila e pengon njeriun për të kryer një veprim në jetën e përditshme dhe e cila kërkon trajtim mjekësor për ta shëruar atë, edhe belbëzimin mund ta quajmë sëmurje nga se ky e pengon të folurit e mirë. Personi i cili ka belbëzim nuk është në gjendje që ta shpreh afinitetin e vet të cilin Zoti ia ka dhuruar. Ky nëse nuk shërohet me kohë gjithnjë do të mbetet i përbuzur në familje, në shoqëri, në punë, në shkollë dhe gjithkund duke punuar punë për të cilat nuk ka prirje ose afinitet. Nëse është inteligjent dhe shkollimi kishte me i shkuar mirë, do të jete i detyruar të punoj aso pune që nuk ka dëshirë për shkak të pengesës e cila e pengon që të arsimohet sipas zotësisë që ka. Edhe belbëzimi për tu shëruar kërkon trajtim logopedik. Belbëzimi është sëmurje e cila nuk dhemb si qe dhembin sëmurjet e tjera, por është sëmurja më e rëndë, nga se kjo dhembë thellë në shpirtin e personit gjatë tërë jetës së tij. Dhembja mund të jete momentale dhe për një moment kalon me një trajtim mjekësor, por belbëzimi mund të jete prezent gjatë tërë jetës që donë me thënë se nuk shërohet shpejt.
Belbëzimi / lat. Balbuties / është ndër pengesat e të folurit më i rëndi dhe më i përhapuri në botë. Sipas statistikave përfshinë 2−5% të popullatës. Belbëzimi më tepër përfshinë gjininë mashkullore e më rrallë atë femërore. Ky manifestohet me ndërprerje të të folurit i cili shkaktohet nga shtangimi i organeve për artikulim: gjuhës, qiellzës së butë, njerithit ose uvulës, buzëve, kordave apo tejzave zanore, muskujve të gjoksit, nofullës së poshtme, pengesave në frymëmarrje e cila ka rëndësi të madhe në të folur e të tjera. Me çrregullimin e ndonjërit prej këtyre organeve do të paraqitet çrregullimi i tempos, kjartësisë, ritmit dhe ngjyrës së të folurit / Hvatcev /.
Me studimin dhe problemin e belbëzimit janë marr shumë shkencëtar. Për belbëzimin janë shkruar shumë libra nga autor të ndryshëm. Belbëzimi e ka prejardhjen prej kur e ka edhe të folurit i cili ka filluar para 100.000 viteve. Belbëzim ka pasur edhe në kohërat e mëparshme dhe tash është më i përhapuri jo vetëm te ne, por në gjithë botën. Belbëzimi nuk njeh racë, komb, moshë, gjini, inteligjencë, shkallë të shkollimit e të tjera. Shumë shkencëtar e kanë hulumtuar etiologjinë e belbëzimit apo prejardhjen e tij, por deri me tash nuk janë zbuluar me saktësi shkaktarët të cilët ndikojnë në paraqitjen e këtij. Mjeku dhe mendimtari i kohës së vjetër HIPOKRATI nga Larisa / 470−377 / p.e.re. është marr me problemin e belbëzimit dhe ka vërtetuar se belbëzimi shkaktohet nga çrregullimet e organeve periferike për artikulim në radhë të parë të buzëve, gjuhës dhe mushkërive. Hipokrati po ashtu merr lidhmërinë ndërmjet të menduarit dhe të folurit. Njashtu edhe Aristoteli, njeriu më i dijshëm në Heladën e vjetër të atëhershme, jep një definicion pothuaj identik me Hipokratin lidhur me belbëzimin. Aristoteli si shkaktar të belbëzimit e merr moszhvillimin e organeve të të folurit dhe mushkërive, por duke i lidhur ngushtë këto me të menduarit. Edhe Platoni sikurse Hipokrati dhe Aristoteli ka të njëjtin mendim lidhur me belbëzimin.
GALENI, mjeku i madh grek dhe themelues i sistemit medicinal,
belbëzimin e ka konsideruar si pasoj e mos zhvillimit të aparatit për të folur. Meqenëse në Greqinë e vjetër oratoria ka pasur një rol shumë të madh, janë krijuar shkolla dhe institute të tëra për kultivimin e oratorisë. Në këto shkolla janë marr edhe me mjekimin e belbëzimit dhe në përgjithësi të të folurit. Demosteni oratori më i madh i të gjitha kohërave ka lindur në vitin 384 p.e.re në Pesne. Ky ka filluar të belbëzoj që nga mosha 5 vjeçare, ka qenë nxënës i Aristotelit dhe Platonit. Pos belbëzimit, këtij i kanë munguar edhe disa tinguj fonetikë. Gjatë belbëzimit ka pasur edhe lëvizje të pakontrolluara të kokës, supeve, qafës, duarve dhe këmbëve. Demosteni ka poseduar aftësi të madhe koncentrimi. Pos mësimit tek Aristoteli dhe Platoni, ky e ka zbuluar edhe metodën për ta mjekuar vetveten nga belbëzimi. Ka bërë shumë ushtrime gjimnastikore duke vrapuar, duke u ngjitur dhe lëshuar maleve, ka ushtruar frymëmarrjen dhe koncentrimin duke shëtitur rreth bregdetit. Gjatë shëtitjeve në bregdet është munduar që të imitoj zhurmën e valëve të detit. Nën gjuhë gjithnjë ka mbajtur një guralec të cilin e ka sjellur nëpër gojë duke prodhuar aso zhurme që i ngjanë zhurmës së valëve të detit. Kështu me shumë mund dhe ushtrime të koncentruara ka mund të përmirësoj të folurit e vet. Në fillim gjithnjë ka folur me gur në gojë. Njëherë vendos të mbaj një konferencë në teatrin e qytetit, por në atë rast ai kishte shumë ndërprerje në të folur. Drejtori i teatrit Satirosi i thotë Demostenit se fjalimi dhe të folurit ka qenë i mirë dhe me përmbajtje, por nuk ka qenë ne rregull me kohën. Ky mos sukses e motivon Demostenin që të ushtroj edhe më tepër të folurit. Kur Demosteni e përmirëson të folurit, Satirosi e angazhon që të luaj në teatër rolin e trimit në tragjedinë e Sofokliut. Kur këtij i jepet ky rol, atëherë e kupton se të folurit është ART pa të cilin nuk është e mundur që të mbanë fjalime dhe të luaj në teatër. Demosteni me forcën e koncentrimit është bërë i njohur në mbrojtjen e vendit të vet nga Filipi i Maqedonisë. Fjalimet e Demostenit kanë ndikuar edhe te Filipi i cili ka thënë: ” Po t’i kisha dëgjuar apo lexuar këto fjalime nuk do të veproja kështu dhe do të isha kundra vetëvehtës ”. Mjekimi i Demostenit me guralec në gojë na tregon dhe mëson se vullneti dhe koncentrimi i vëmendjes në mjekimin e belbëzimit luan një rol me rëndësi. Edhe Tiberius Claudius, perandor Romak në jetën e vet ka belbëzuar në vegjëli. Sipas shënimeve të cilat kanë mbetur, edhe këtij belbëzimi i ka penguar në kryerjen e detyrave perandorake. Edhe në Romë në atë kohë ka qenë shumë e zhvilluar oratoria, prandaj pa aftësi të tilla, Claudije nuk ka mundur të ekzistoj si perandor. Për ta mjekuar belbëzimin, ai shfrytëzoi metodën e Demostenit ku thotë: ” Demosteni, oratori më i mirë ka belbëzuar si unë, është shëruar, prandaj edhe unë do të shërohem ”. Edhe pse Claudie është munduar mjaftë, nuk ka mundur të shërohet deri në fund. Claudie ka mundur t’i thotë mirë vetëm ato tekste të cilat i ka mësuar përmendësh. Disa autor përmendin edhe Vinston Çerqilin, president Anglez në Luftën e dytë botërore. Thuhet se edhe ky ka pasur problem me belbëzim, prandaj për të maskuar këtë, ka përdorë cigaren dhe llullën të cilat i ka mbajtur në gojë gjatë mbledhjeve dhe bisedimeve me të tjerët. Ky e ka ndjekur rrugën e Demostenit dhe Knjaz Velingtonit. Kjo metodë i ka ndihmuar në koncentrim dhe në plotësimin e rezonatorit të gojës në mënyrë që të folurit me qenë më i kjartë. Këta shembuj të cilët u dhanë më lartë tregojnë se me vullnet dhe mund të madh zhduket edhe belbëzimi, kjo bëhet me durim, me vetëdijen dhe vullnetin e vet personit i cili e ka këtë problem nga se problemi nuk është për t’u nënçmuar, për shkak se ky sjellë shumë kokëçarje në jetën dhe punët e përditshme . Belbëzimi më tepër përfshin moshën parashkollore dhe atë shkollore prej moshës 2 deri në 15 vjeçare, e shumë rrallë moshën më të vjetër. Ende deri më tani nuk dihet për shkaktarët e vërtet të belbëzimit edhe pse janë bërë shumë hulumtime dhe janë shkruar shumë libra për këtë. Sipas autorëve të cilët kanë shkruar për belbëzimin, si shkaktar të tij merren shumë faktor: dëmtimi organik, të metat në organet e artikulimit, çrregullimet psikike, vendi ku jeton personi i atakuar nga belbëzimi, klima e vendbanimit, rrethi familjar, rrethi i gjerë shoqëror, tronditjet shpirtërore, trashëgimi, ndërrimi i lateralitetit / ndërrimi i dorës së majtë në të djathtë ose e kundërta /. Me siguri është konstatuar dhe vërtetuar se fëmijët të cilët lindin të mëngjër e përdorin dorën e majtë për shkrim ose për të kryer punë të përditshme si për ngërënje dhe në lojë. Nëse u ndërrohet dora ata do të fillojnë të belbëzojnë, do të bëhen nervoz, nuk do ta duan shkollën, do të urinojnë në shtrat e të tjera. Kjo që u tha është vërtetuar me eksperiment nga se kur iu është këthyar dora e majtë nuk kanë belbëzuar. Prandaj porositen prindërit dhe mësuesit që mos t’ua ndërrojnë dorën me imponim, le të përdorin dorën e majtë. Me dorë të majtë ka vizatuar piktori më i madh Leonardo Davinqi, me dorë të majtë shkruan Presidenti i Amerikës Gjorgj Bushi i vjetër, Bill Klintoni e shumë e shumë dijetar. Mëkati më i madh do të ishte ta sakatojmë fëmijën me dëshirën tonë. Pastaj imitimi i personave të cilët belbëzojnë, frika nga shtazët, frika nga bubullima, trishtimi me rastin e vdekjes së prindërve ose ndonjë të njohuri e shumë e shumë faktor për të cilët do të flitet në vijim. Disa autor belbëzimin e identifikojnë me disa pengesa të tjera të të folurit si që është Dysartria, Aftongia, Agnosia, Aftensia e pengesa të tjera. Megjithatë shumica e autorëve janë të mendimit se belbëzimi shkaktohet nga shtangimi i organeve të të folurit dhe çrregullimi i frymëmarrjes, por edhe nga ndonjë tronditje shpirtërore. Kjo pra ka të bëjë edhe me luhatje të brendshme të gjendjes psikike të personit. Kur personi e dinë se ka belbëzim, mundohet që të mos belbëzoj ose të mos hetohet dhe mu atëherë belbëzon më shumë. Belbëzimi manifestohet gjatë të folurit, gjegjësisht në artikulimin e disa tingujve që në formimin e tyre marrin pjesë buzët: P, B, M, por kjo pengesë paraqitet edhe tek tingujt grykor K, G, H, pastaj në ata dhëmboro − buzorë S, Z, Sh, C, Ç, Zh, Q e më rrallë tek tingujt e tjerë. Belbëzimi është pengesë individuale dhe tek të gjithë ata që belbëzojnë nuk paraqesin problem të njëjtit tinguj. Tingujt e cekur nëse janë në fillim të fjalës bëhen pengesë, e rrallë paraqesin pengesë kur ata janë medial ose ne mes të fjalës dhe në fund. Kur personi i cili belbëzon donë të thotë fjalën ”KALI” ai do ta thotë k−k−k−k−kali, k−k−k−k−keci, b−b−b−b−buka, b−b−b−b−baba, z−z−z−z−zile. Disa autor si Sovaku, Dr.Idilko e Xhevat Sulejmanpashiq e të tjerë, për personat që belbëzojnë i përshkruajnë kështu: turpërohen kur flasin, gjithnjë janë të demoralizuar, të mjeruar, nënçmojnë vedin, fytyra e tyre merr shpejtë ngjyrë të kuqe, pulsi u rrah më shpejtë, zverdhen shpejtë, zemra u rreh shpejtë, djersiten shpejtë, shpesh u dhembë koka, kanë lëvizje të padëshirueshme të fytyrës, të shtrembëruarit e gojës kur flasin, pa nevojë e lëvizin kokën dhe qafën, janë shumë nervoz e të tjera. Sipas shumë autorëve belbëzimi paraqitet më tepër tek fëmijët të cilët e kanë labil Sistemin qendror nervor. Janë të disponuar për të kënduar dhe kënga u shkon mirë pa probleme belbëzimi. Kjo na jep të kuptojmë se belbëzimi mund të eliminohet duke bërë ushtrime të vazhdueshme dhe të mësuarit e disa teksteve përmendësh ose të vjershave të cilat kanë rimë të mirë.
Pos shkaktarëve të belbëzimit që u përmenden më para, mund të themi se në rend të parë është trashëgimi i cili përcillet brez pas brezi, pastaj sëmurjet e ndryshme të shtatëzanës si që janë rubeola, sëmurjet bakteriologjike, marrja e medikamenteve pa kontroll, intoksimet nga barnat e ndryshme, pesticidet kur pemët nuk lahen mirë, tymrat helmuese gjatë luftës ose në fabrika ku punohet me helme si ngjyrosje e tekstileve, të folurit e keq në familje, imitimi i personave të cilët luajnë në TV ku ka përqeshje të personazheve, në emisionet e radiove ku nuk flitet gjuha mirë, kopjimi dhe imitimi i personazheve në çfaçjet e ndryshme ku po ashtu ka devijime gjuhësore e të tjera. Pastaj si shkaktar të tjerë mund të jenë edhe frika nga operacioni, frika nga shtazët e ndryshme të cilat paraqesin rrezik për të dëmtuarin, frikë nga ramjet nga lartësia, nga maltretimet e tepërta të prindërve, dashuri e tepërt ndaj fëmijës po ashtu mund të paraqet rrezik për të belbëzuar nga se fëmija nga lazdrimi fillon të belbëzoj dhe ai kalon në shprehi, lindja e vëllait ose motrës po ashtu paraqet rrezik nga se i gjithë kujdesi i prindërve orientohet nga bebja dhe nuk ia kushtojnë kujdesin e duhur atij, e ai është mësuar të ledhatohet nga ta. Personi i cili belbëzon, plotësisht është i vetëdijshëm për të metën e vet, prandaj edhe nuk shoqërohet me persona të tjerë me motivacion që të mos kuptohet nga të tjerët. Po ashtu vepron edhe në familje duke e izoluar vetin dhe nuk kontakton me prindërit, vëllezërit e motrat, po ashtu vepron edhe familja duke e izoluar atë dhe duke mos i ofruar kurfar shansi që ta integroj në shoqërinë e tyre. Ky izolim i pavetëdijshëm nga belbëzuesi dhe të afërmit e tij mund të paraqet një rrezik shumë të madh. Rreziku është kur ai izolohet nga rrethi familjar i cili është më i afertë për te, ai do të izolohet edhe nga shoqëria më e gjerë dhe do të kaloj në një sëmurje më të rëndë se belbëzimi që quhet autizëm. Disa psikiatër dhe neurolog autizmin e identifikojnë me skizofreni. Prandaj duhet pasur kujdes prindërit dhe shoqëria që këtij t’i ndihmohet kur belbëzimi nuk i ka ”shti” rrënjët thellë. Po sa të hetohet se diçka nuk është në rregull me të folurit e fëmijës duhet dërguar tek eksperti specialist për të folur logopedi. Disa prindër kur hetojnë se fëmija i tyre ka filluar të belbëzoj, fillojnë atë ta korrigjojnë: fol kështu, mos fol ashtu, thuaj kështu etj. Kjo mënyrë e korrigjimit është e dëmshme. Dr. Ardita Devolli në një punim të saj jep shumë këshilla të shkëlqyeshme kur fol për belbëzimin, prandaj nuk do të doja t’i përsërisë ato. Nëse dikujt i interesojnë le ti lexoj në internet ku flitet për belbëzimin. Si shkaktar të belbëzimit mund të përmendet edhe ndërrimi i rrethit familjar dhe shoqëror i fëmijës. Dita e parë e shkollimit të tij, kur fëmija shkon në klasën e parë mund me qenë katastrofale për te. Fëmija është mësuar në jetën e lirë familjare. Aty nuk ka pasur brenga, nuk ka pasur me kënd ta ndaj karrigen, ka pasur dashurinë prindore, ngrohtësinë familjare të cilën nuk mund t’ia dhuroj asnjë rreth shoqëror. Me shkuarjen në shkollë fiton një tronditje të madhe e sidomos nëse prindërit nuk e kanë përgatitur fëmijën për shkollë. Ka prindër që i thonë fëmijës hajt se shkon në shkollë e shofish çka po të gjen atje. Ky fëmijë do të traumatizohet duke pritur më të keqen. Prindërit shpesh mësuesit i japin epitete të një bishe i cili i mbyt fëmijët. Në këto momente edhe i rrituri do të hamendej a të shkon në shkollë apo jo?!! Po ta pyesim një fëmijë të këtillë disi befas për emrin e vetë, ai do të skuqej dhe do të përgjigjet me ndërprerje të të folurit. Me këtë desha t’i këshilloj prindërit që fëmijën ta përgatisin për shkollë. Fëmijën ditën e parë duhet ta shoqërojmë nga se ai ndihet më i sigurt kur shkon ditën e parë në shkollë. kjo ditë është shumë e rëndësishme e cila mund të lenë vragë të thella në shpirtin e tij.
Si çdo çrregullim i të folurit i cili mund të korrigjohet, edhe belbëzimi mund të eliminohet, por për këtë duhet të kesh besim në vetëvehte, vullnet, qëndrueshmëri, durim dhe të besosh se mundesh dhe me kohë duhet të drejtohesh tek logopedi i cili do t’i japë këshillat e duhura. Logopedi është ekspert për të folur, prandaj ai përcjell edhe literaturën bashkëkohore botërore dhe ka njohuri për metodat që duhet të përdorën. Trajtimi i çdo belbëzuesi bëhet individualisht për shkak se ky nuk është i njëjtë tek të gjithë. Disa kanë belbëzim të lehtë i cili i përngjanë ngecjes, tek disa është pak më i rëndë e tek disa edhe më i rëndë. Trajtimi dhe mjekimi i belbëzimit kërkon vullnet dhe kohë më të gjatë për ta çrrënjosur në tërësi. Për mjekimin e belbëzimit nuk ka pasur dhe as nuk ka ndonjë metodë universale që mund ta përdorin ata që kanë problem me te, ose që mund ta përdor logopedi. Shërimi tek logopedi është më i sigurt nga se ai përdor metoda bashkëkohore dhe mund ta kontrollon pacientin. Shërimi i vetëvetit është pak më i komplikuar se nuk e heton përparimin ose stagnimin.

Irfan M. Bojaxhiu,defektolog
Telefon: 044-337-008
Email:irfanbojaxhiu@hotmail.com
SKYPE irfanbojaxhiu

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga defektologu : 15-07-2009 nė 11:02 AM. Arsyeja: te njoftohen ata qe kane problem me belbezimin se edhe ky mund te sherohet si qdo semurje tjeter.
defektologu nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-08-2009, 11:24 PM   #2
arti
Anėtar Fillestar/e
 
Anėtarėsuar: Aug 2009
Postime: 2
Rrespekti: 0 arti is on a distinguished road
Gabim si mund te heqet belbzimi te kush duhet shkuar dhe si duhet mi thon mesimet neshkoll

si pasoj e qkafit vjen deri te belbzimi si mund te sherohet kjo dukuri si duhet pergjigjur mesimeve ne shkoll kur belbzon a ka ndoni barn qe e sheron ket dukuri dhe nese belbzimi eshe pak p.sh te une a mund te me hiqet duke u ritur
arti nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-08-2009, 11:27 PM   #3
arti
Anėtar Fillestar/e
 
Anėtarėsuar: Aug 2009
Postime: 2
Rrespekti: 0 arti is on a distinguished road
Gabim

si mundet te heqek belbzimi nese nje njeri belbzon pak a mundet ti heket kjo dukuri duke u ritut
arti nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-09-2009, 06:23 AM   #4
defektologu
Anėtar Fillestar/e
 
Anėtarėsuar: Jul 2009
Vendndodhja: Prizren - Kosovė
Postime: 15
Rrespekti: 0 defektologu is on a distinguished road
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek defektologu
Gabim pergjigje ne pyetje

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga arti Shiko postimin
si pasoj e qkafit vjen deri te belbzimi si mund te sherohet kjo dukuri si duhet pergjigjur mesimeve ne shkoll kur belbzon a ka ndoni barn qe e sheron ket dukuri dhe nese belbzimi eshe pak p.sh te une a mund te me hiqet duke u ritur
I nderuar Arti,
Do te mundohem qe te jap ca skjarime lidhur me belbezimin. Belbezimi eshte nje semurje e cila nuk dhemb ta quaj fizikisht si qe dhemb psh.barku ose diq tjeter, por dhembe thelle ne shpirtin e belbezuesit per qdo dite dhe per qdo kohe. Etiologjia e belbezimit nuk dihet me saktesi, por sipas eksperimenteve qe jane bere deri tash, konsiderohet se vjen nga faktor te ndryshem psh.nga frika, trishtimi me rastin e ndonje vdekje ne familje, shtangimi i organeve te te folurit: buzeve,gjuhes,kordave zanore, ndrrimi i lateralitetit/ nga dora e majte,kalojme ne te djathten, demtim i Sistemit Qendror Nervor e shume e shume teori te tjera, por asnje nga keto nuk ka marr forme te prer dhe te themi se eshte nga kjo, dhe pike. Belbezimi mund te mjekohet me shume sukses. Barna per mjekimin e belbezimit drejte per se drejti nuk ka sikurse jane barnat per semurje te tjera, por ka ca gjera natyrale te cilat i zanendesojne barnat. Belbezimi eliminohet me ushtrime logopedike 100%, por me vullnetin, deshiren dhe angazhimin e vet belbezuesit dhe angazhimin maksimal te logopedit. Si shkruan ti se ke nje belbezim te lehte, mund ta eliminon ate rrenjesisht. Nese je i interesuar ma shkruaj nje emal ne adresen time dhe te udhezoj qka duhet te bene, e nese je afer Prizrenit eja ne konsultim dhe dhasht Zoti qe te te ndihmoj te lirohesh nga kjo barre qe te mundon. Belbezimi si ke pyetur ti nuk largohet vetevetiu dhe e percjell personin gjate tere jetes /edhe ne pleqeri/.
Te pershendes shume - autori i shkrimit
Irfan Bojaxhiu - defektolog
defektologu nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-01-2010, 09:45 AM   #5
defektologu
Anėtar Fillestar/e
 
Anėtarėsuar: Jul 2009
Vendndodhja: Prizren - Kosovė
Postime: 15
Rrespekti: 0 defektologu is on a distinguished road
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek defektologu
Gabim pergjigje ne pyetje

arti;104605]si mundet te heqek belbzimi nese nje njeri belbzon pak a mundet ti heket kjo dukuri duke u ritut[/quote]
Shume i nderuar, kohe me para te jam pergjigjur lidhur me kete pyetje,
por nuk e dij a e keni lexuar, nga se nuk jei lajmeruar fare. Belbezimi mund te elimonohet 100% me angazhimin personal dhe me keshillat e logopedit. Te te skjaroj edhe diqka: nuk ka metode universale per mjekimin e belbezimit. Sejcili logoped perdore metodat e veta te cilat mendon se kane dhene rezultate te mira. Koha e mjekimit te belbezimit zgjate pak me teper, por eshte i sherueshem dhe krejte mevaret se sa angazhohet belbezuesi per ta eliminiar ate dmth. sa bene ushtrime. Per qdo pyetje shtese nese ke, te lutem kontakto me mua ne add.irfanbojaxhiu@hotmail.com ose me ane te emailit apo me tel. 00377-44-337-008 ne qdo kohe - kur te doni Ju. Harrova te te pergjigjem edhe ne pyetjen se a mund te hiqet kjo duke u rritur. Kjo eshte shpate me dy teha,
mund te hiqet, por me teper ka shansa te shtohet apo te rritet.
Me pershndetje te sinqerta
Irfan Bojaxhiu, defektolog nga
Prizreni

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga defektologu : 19-01-2010 nė 09:51 AM.
defektologu nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-2010, 12:25 AM   #6
agnesa
Anėtar Fillestar/e
 
Anėtarėsuar: Jan 2010
Postime: 3
Rrespekti: 0 agnesa is on a distinguished road
Gabim .....

jam 19 vjeqare mirepo kam ndonjeher problem gjate te folurit (belbezoj) disa nuk mundem ta verejn ket mirepo jam e vetedishme se ndonjeher belbezoj ju lutem nese kishte pas mundesi per keshill ose te me ndihmoni si ti largohem belbezimes
agnesa nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-02-2010, 08:35 AM   #7
defektologu
Anėtar Fillestar/e
 
Anėtarėsuar: Jul 2009
Vendndodhja: Prizren - Kosovė
Postime: 15
Rrespekti: 0 defektologu is on a distinguished road
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek defektologu
Gabim

E nderuara Agnesa,
Pak me vonese po te pergjigjem shkurtimisht. Nuk e di ku jetoni ne menyre qe tu udhezoj te ndonje logoped me i aferte, por interneti na ka afruar shume, keshtu qe mund te kontaktoni edhe me mua ne email dhe ta pershkruani me gjersisht pengesen Tuaj ne menyre qe te merrni ndonje keshill te vlershem dhe te lirohesh njehere e pergjithmon nga kjo brenge, ose mund te kontaktosh drejtperdrejt ne add.irfanbojaxhiu@hotmail.com e cila eshte e hapur qdo dite prej ores 08-l5. Mud te kontaktoni edhe me tel. 044-337-008. Gjithnje jam ne dispozicionin Tuaj me u ndihmuar me aq sa di dhe mundem. Peshndetje nga une.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga defektologu : 09-02-2010 nė 08:43 AM.
defektologu nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-03-2010, 05:46 PM   #8
agnesa
Anėtar Fillestar/e
 
Anėtarėsuar: Jan 2010
Postime: 3
Rrespekti: 0 agnesa is on a distinguished road
Gabim

kam provuar te ju shkruaj ne emailin qe e keni shenu me lart mirepo nuk mundem te jua dergoj mailin cdoher me del erorr
agnesa nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Veglat e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
Ju nuk mund tė hapni tema tė reja
Ju nuk mund tė postoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė
Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja

Kodi vB ėshtė ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Zgjedh Forumin


Te gjitha kohėt janė nė GMT. Ora tani ėshtė 11:47 PM.

Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2013, Jelsoft Enterprises Ltd.
Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
MalesiaForum - Kėtu Flitet Shqip

Nach oben   Nach oben