Vjetėr 09-11-2009, 09:21 PM   #1
baddd_girl
Anėtar aktiv/e
 
Avatari i baddd_girl
 
Anėtarėsuar: Nov 2009
Vendndodhja: Nice-France
Postime: 330
Rrespekti: 88 baddd_girl has a brilliant futurebaddd_girl has a brilliant futurebaddd_girl has a brilliant futurebaddd_girl has a brilliant future
Dėrgo mesazh me anė te Skype™  baddd_girl
Arrow Kanceri i lėkurės

Lëkura eshte organi me i madh dhe nje nga me te rendesishmit !Lekura mbulon gati plotesisht te gjithe trupin tone. E si e tille na mbron nga traumat, goditjet, rrezatimet etj.
Ajo ka funksion termorregullues e frymëmarrës, deri diku.
Gjithashtu, lekura depoziton yndyrnat, vitaminat (vit.D) e ujin.


Nga vjen kanceri i lëkurës ?

Shkaktar kryesor mendohet se jane rrezet ultra-violet (përtej vjollcës). Gjithashtu vjen nga rrezatimet jonizuese (rrezet X, rrezet Gama etj).

Agjentet kimike: Hidrokarburet, kriperat inorganike te arsenikut e shume substanca kimike me te "dobeta" - nga kontakti i perditshem a i vazhdueshem me to.

Faktori Hereditar:.Pra trashegimia, shihet se incidenca (shpeshtesia) e hasjes se tyre eshte me e larte ne familjet me nje a me shume persona me kete lloj kanceri.
Po ashtu ketu futen dhe nje grup semundjesh te cilat e rrisin prirjen e org.anizmit tone per kancere, p.sh kserodermia pigmentoze, albinizmi etj.

Sistem imun (mbrojtes) i dobet. Ne kete rast qelizat kanceroze zhvillohen me "lirisht".

Lekura ka dy shtresa Epiderma/epidermis ---- dhe Derma/dermis.

Shtresa e pare (e jashtmja) ka tri lloj qelizash: Bazale, Skuamoze dhe (te sheshta, si luspa) dhe Melanocitet.

Keto duhen per te shpjeguar disa tipe kanceresh ne Lekure. Pasi ato klasifikohen ne varesi te qelizave ku ato prekin. Po thjeshtezoj per ju dy tipet me te hasura:

1. Karcinoma Bazoqelizore.

Eshte me e perhapura (mbi 80 %) e rralle leshojne metastaza.
Duket si e tejdukshme, me ene gjaku e pika (pigmenti melanine), e bute ne prekje e jo e dhimbshme. Kane si forme nyjesh qe formojne kore, e per pasoje i semuri kujton se po sherohen, pra do ikin vete.
Te lena pa trajtim ato depertojne dhe pjeset nen lekure.

Diagnoza behet nga Biopsia. GJITHMONE!

Mjekimi behet ne varesi te madhesise, llojit, lokalizimit e thellesise se kancerit.
Hiqen me mjete a teknika te ndryshme. Trajtohen me rreze X, me kimio-terapi lokale etj.
Rralle, e lene pas dore per nje kohe teper te gjate sjell rrezik per jeten.

2. Karcinoma Spinoqelizore.

Fillon nga epiderma (si e para) por preken qelizat Skuamoze (kujtojme perberjen qelizore te epidermes -- nga me siper).
E forte ne prekje, ne forme pllake, ngjyre te kuqe e luspa-luspa ne siperfaqje.
Vjen dhe nga demtimet para-kanceroze, p.sh.djegjet e perseritshme e te bera kore (kore-korja) e quajtur ne mjekesi - Cikatrice, e nga inflamacionet e demtimet e perseritura te lekures. Kthimi i ketij lloji ne tumor malinj eshte teper i rralle, por ne nuk mund t`ja leme "shancit" kete problem e mjekimi me i mire eshte - heqja !
Disa nga keto fillojne ne cipat mukoze, si ne goje, nga djegjet (duhani,cibuku), ulcerat kronike e kane prirje per metastaza.
Mjekimi - eshte i njejte me ate te tipit I, pra preferohet heqja kirurgjikale.

Duke lexuar keto me lart nuk deshiroj ta ulni vigjilencen e te mendoni se te gjitha kanceret e lekures jane te "pademshem" a qe kurohen kaq thjeshte !

Jane shume tipe te tjera, por per te ilustruar rrezikshmerine e tyre do ju pershkruaj nje tip malinj:

MELANOMA MALINJE E LEKURES.

Semundja me e "eger" qe prek lekuren! Jane disa semundje te lekures te klasifikuara si te rrezikshme e ky kancer eshte shkaku numer 1 i vdekjeve nga te gjitha semundjeve te lekures te marra se bashku !

Cdo mjek, pavaresisht nga fusha ku praktikon e specialiteti i tij eshte i udhezuar qe ne cdo demtim te lekures qe trajton, te kete kujdes per Melanomen.

Pra ne mendjen e mjekut dyshimi i pare e detyra e tij eshte ta zbuloje/perjashtoje nje Melanome te mundshme a ekzistuese. Megjithese mjeket shpeshhere kete shqetesim se ndajne me pacientet ne cdo vizite, per arsye kohe, kjo shpjegon dhe "zellin" e mjekeve per ta hequr.
Me mire te sigurte se te na ike rasti – pra te jete teper vone.

Pse ndodh kjo?


1 - Thame qe eshte semundje vdekjeprurese.



2 - Sot, ne nuk kemi ne dispozicion asnje mjet kurimi ekzakt per Melanomen - pervec heqjes se saj.



3 - Melanoma- eshte kancer teper agresiv e pakompromis, per hir te argumentit le te themi 10 vjet (se ekzakt nuk dihet, njeri per njeri) por studimet tregojne qe jetegjatesia pasi tumori ka "hyre" nen lekure eshte nen 5 VJETE! Ne mbi 3/4 e pacienteve.

Mbani mend se dhe nese ne ndonje rast (a disa) vizitoheni te mjeke te "nxituar" a te "lumtur" per te hequr - ta dini mire se kjo eshte ne interesin tuaj Eshte pjese e trajnimit te cdo mjeku me njohuri nga kanceret qe nese mendon/dyshon per Melanome-ta heqe.

Kjo eshte me karakteristike e me e "qarte" se dy tipet e para.Te cilat provohen vec me biopsi.
Melanomen, nje mjek i afte e njeh me ekzaminim fizik ne pergjithesi, megjithese biopsia ka rolin e vet.

Si mundeni dhe ju ta njihni a te dyshoni per nje Melanome, per veten a te tjeret ?

Shihet per ngjyra jo te zakonshme, e crregullim te buzeve (te pjeses se dyshuar-nishaneve). Psh, ngjyra blu, e kuqe, e bardhe dhe kombinimet e tyre drejt te kafes a te zezes.
Ka raste kur ka vec nje ngjyre p.sh blu e erret. Gjithashtu ka dalje lengu, ne sasi te vogel si "djesitje" e duhet kerkuar ndihma e mjekut, menjehere!

Klasifikimi i tyre eshte histologjik e i tepert per ju (per shkak te terminologjise komplekse). Por duhet t`ju them se per ju me e pershtatshme eshte ti "ndajme" sipas perhapjes:
* kur Melanoma haset vec ne epiderme (shtr. e jashme e L)
* Melanoma eshte ne fazen e perhapjes, pra te prekjes se strukturave nen lekure.
* Melanoma ka prekur te gjithe strukturat nen lekure e po perhapet akoma me tej.
* Melanoma ka leshuar metastaza - pra faza fundore.

Kjo eshte e thjeshtezuar per ju te dashur lexues, e jo nje klasifikim mjekesor.

Mjekimi i Melanomes Malinje te Lekures.
Heqja kirurgjikale!
Ne varesi te nivelit (pra shtreses qe ka prekur) jepet dhe trajtimi mjekesor.

Nje fakt eshte i qarte tanime per te gjithe ju. Tumoret e lekures jane ne pergjithesi te trajtueshme e kurimi i tyre me rezultat te larte.

Pse? Sepse, shkaku eshte i thjeshte –i shohim me sy.

Megjithese kanceret jane te pashoqeruar me dhimbje (ne pergjithesi) e diktohen pasi jane zhvilluar , ne lekure kemi avantazhin se i shohim me sy te lire.

Por ka dhe vende ku Melanoma zhvillohet me rralle e nga pozicioni dhe ecuria e saj, prognoza eshte mjaft e keqe. Futen:
Organet gjenitale, perineumi, zona perianale (rreth Anusit) dhe mukozat ne pergjithesi.
Ne keto pjese dhe heqja eshte me e veshtire dhe trajtimi eshte me kompleks.


Cdo semundje e trajtuar ne kohe ka shance per kurim.Tek kanceret kjo eshte jetesore!
__________________
The love of a family is life’s greatest blessing.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga baddd_girl : 29-04-2011 nė 04:58 PM.
baddd_girl nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-07-2010, 01:05 PM   #2
baddd_girl
Anėtar aktiv/e
 
Avatari i baddd_girl
 
Anėtarėsuar: Nov 2009
Vendndodhja: Nice-France
Postime: 330
Rrespekti: 88 baddd_girl has a brilliant futurebaddd_girl has a brilliant futurebaddd_girl has a brilliant futurebaddd_girl has a brilliant future
Dėrgo mesazh me anė te Skype™  baddd_girl
Gabim Kėshilla pėr lėkurė tė shėndetshme nė ēdo moshė!

Paraqitja e fytyrės tuaj pasqyron, si shpirtin dhe shėndetin tuaj ashtu edhe ndjenjat tuaja. Lėkura ėshtė ajo qė zbulon histori tė jetės, nga shkėlqimi nė rini, nė njollat e shtazėnisė deri nė rrudhat e plakjes, mė pak tė mirėpritura nga ēdo femėr. Sigurisht do tė donit qė tė kishit njė lėkurė qė shkėlqen, pėr kėtė kujdeseni, nė mėnyrė qė tė mos jetė e lodhur, e tharė dhe e munduar, pasi me kalimin e kohės, lėkura bėhet mė e hollė dhe mė pak elastike si rezultat i ndryshimeve tė fibrave tė kolagjenit dhe tė elastinės, indi lidhės bėhet mė i dobėt duke dobėsuar kėshtu dhe tonusin e lėkurės. Kėto ndryshime ēojnė nė krijimin e rrudhave tė lėkurės, lėkurė mė e lėshuar e mė pak elastike dhe shenja tė tjera tė njė lėkure tė plakur. Edhe nėse keni njė lėkurė tė pėrsosur, gjithmonė ėshtė i nevojshėm kujdesi i fytyrės tuaj. Edhe kur keni njė cilėsi tė mirė tė lėkurės, mund qė fytyra juaj tė fryhet nga ankthi dhe trysnia e perditshme. Njė mendje e kthjellėt ėshtė gjithmonė e rėndėsishme pėr njė fytyrė tė shėndetshme. Tė gjithė do tė donim kėshilla tė dobishme dhe njė trajtim efikas pėr problemet e saj. Ja disa kėshilla pėr mosha tė ndryshme:

Mosha rreth tė 30-ave: njolla tė akneve
Problemet hormonale tė lėkurės nuk janė vetėm nė adoleshencė. Rritja e nivelit tė progresteronėve dhe testosteroneve pėrpara menstruacioneve, mund t`ju shkaktojė irritim tė fytyrės dhe dalje tė puērrave pėrreth gojės, mjekrės dhe hundės. Pėr trajtimin e akneve nė moshė rreth tė 30-ve, duhet treguar shumė kujdes pėrsa i pėrket pėrdorimit tė kremrave. Nga dermatologėt mė tė mirė nė botė kėshillohen Peroksid benzoyl dhe Retinol-A, tė cilat ndihmojnė nė rigjenerim dhe shkėlqim tė fytyrės. Duhet tė pėrdoren ekzema tė buta qetėsuese dhe pastrues pa aromė. Mė sė shumti aknet vendosen nė fytyrė, gjoks, shpatulla dhe kurriz. Megjithėse ilaēet e pėrdorura pėr kurimin e kėtij problemi janė tė shumtė ata ndryshojnė nė pėrdorim nga personi nė person dhe sigurisht sipas gradės sė aknes. Nėse nė format e lehta pėrdoren kremra mbi lėkurė, nė format e rėnda ky kurim mbėshtet edhe me ilaēe nga goja. Por asnjė nga kėta ilaēe nuk duhet pėrdorur pa kėshillėn e mjekut dermatolog (specialist i sėmundjeve tė lėkurės). Akne vulgaris (puērat) nuk janė ngjitėse. Nėse nuk kurohen apo trazohen duke i shtypur rritet mundėsia tė lėnė shenjė.

Tė 30-at: lėkura e fėmijės tuaj
Gati pėr tė filluar njė familje? Lėkura juaj mund tė jetė shumė e shėndetshme gjatė shtatzėnisė, kjo fal esterogjenėve tė bollshme nė trupin tuaj. Por fluksi hormonal gjatė kėsaj faze mund tė krijojė njė sėrė problemesh, siē ėshtė melasma( njolla tė errėta nė fytyrė), tė cilat duhet tė elimonihen pas lindjes, pasi lėkura nuk ndriēon mė si mė parė dhe nuk ka mė shkėlqim natyral. Gjurmėt e lehta nė lėkurė ndihmohen nga njė krem i posaēėm riparues dhe balancues njėkohėsisht. Gjatė terapisė nuk mund tė merrni seanca solari apo tė pėrdorim produkte tė ēfarėdoshme. Sipas instruksioneve tė gjitha produktet qė i vihen fytyrės duhet tė penetrojnė nė thellėsi tė lėkurės, nė sajė tė pėrbėrjes sė tyre organike. Ato balancojnė superprodhimin e yndyrės, qetėsojnė aknet dhe njollat nė fytyrė. Tė ekspozoheni pak nė diell ēdo ditė dhe tė keni njė stil jetese tė shėndetshėm larg alkoolit dhe duhanit, pėr tė mirė tė shėndetit tė fėmijės dhe tuajin.

Mosha rreth tė 40-ve: kontrolloni veten
Nė moshėn e mesme, dėmi i bėrė nė lėkurė nė dekadat mė pėrpara, fillon tė shfaqet. Kjo mund tė pėrfshijė shenja tė para tė kancerit tė lėkurės, i cili po tė kapet nė kohė, ėshtė 99 pėr qind i shėrueshėm. Njė ose dy filxhanė kafe do tė reduktonte ndjeshėm rrezikun nga kanceri i lėkurės. Kėtė e kanė provuar kėrkimet mė tė fundit nė kėtė fushė. Kombinimi i ushtrimeve dhe kafesė shkatėrron qelizat prekanceroze qė janė krijuar nga dėmtimi qė shkaktojnė rrezet ultraviolet. Pra mirė do tė ishte tė bėnit tė paktėn ēdo muaj vetkontrolle pėr ēdo gjė tė dyshueshme. Pėrpara njė pasqyre, shqyrtoni tė gjithė trupin tuaj, duke e kontrolluar nga koka tek kėmbėt.

Tė 40-at: zgjidhni produktet e duhura
Retinoid ose Tretinoin pėr tė minimizuar shenjat e plakjes, siē janė njollat, rrudhat apo skuqjet e lėkurės. Njė mbrojtje tė mirė ndaj rrezatimit UVA dhe UVB. Plakja e lėkurės fillon qė ditėn kur lind, por sigurisht shenjat e para duken rreth moshės 40 vjeē, me daljen e rrudhave tė para qė krijohen nga mimika, parregullsi tė vogla rreth syve, anės buzėve dhe gojės tė cilat mund tė maskohen lehtėsisht me truk.Pėrdorni produkte antioksidues dhe hidratantė, si dhe zgjidhni trajtime sipas moshės tuaj.
Eliminoni skuqjet: nėse jeni tė mbulluar nga skuqjet e lėkurės, njollat apo gungat e vogla, mund t`i pėrkushtoni lėkurės tuaj njė trajtim me bimė aromatizuese, duke ndryshuar gjendjen e zakonshme tė saj.

Tė 50-at: shuani etjen dhe zgjidhni ushqimet
Duke qenė se niveli i estrogjenit nė kėtė moshė bie, lėkura bėhet mė e thatė dhe mė e hollė. Banjot shumė tė shpeshta, me ujė tė nxehtė apo me sapun tė ashpėr mund tė pėrkeqsoj situatėn. Hypothyroidism (njė gjėndėr tiroide nėnaktive), e cila formohet zakonisht nė moshėn 50 vjeēare, e bėn lėkurėn mė tė thatė,duke shkaktuar edhe kruajtje. Kėshillohuni gjithmonė me njė mjek pėr ēdo simptomė tė shkaktuar gjatė kėsaj dekade, si lodhje, depresion, shtim tė pashpjegueshėm nė peshė apo dhimbje tė muskujve. Pėr tė minimizuar efektet e dėmshme nė lėkurė, rekomandohet tė pėrdoren rregullisht kremra hidratues me mbrojtje ndaj diellit dhe pirje tė sasive tė mėdha tė ujit ose ēajrave hidratues. Mbani larg sheqernat dhe proteinat qė rrisin deri nė 50 herė sasinė e radikaleve tė lira nė lėkurė, duke i bėrė indet mė tė “brishta” dhe duke i ēuar mė shpejt drejt plakjes. Thonė se bukuria fillon nga tavolina, kjo duke evituar ushqimet me shumė sheqer apo tė pjekura shumė, qė me tė vėrtetė janė si njė bombė pėr organizmin.

Mbi tė 50-at: dashuroni kėmbėt tuaja
Duhet patur gjithmonė kujdes edhe ndaj variēeve( zgjerim tė enėve tė gjakut), pasi shumica e femrave nė kėtė moshė kanė probleme tė tilla me kėmbėt. Nėse edhe shumė rrallė keni ērregullime tė qarkullimit tė gjakut, apo keni ndonjė skuqje ose plagė pranė variēeve ėshtė mirė qė menjėherė tė kontrolloheni tek njė mjek. Shmangni uljen kėmbėkryq, lodhjen, qėndrimin nė kėmbė, si dhe praktikoni ushtrime tė ndryshme pėr tė normalizuar mirėqarkullimin e gjakut.

Strategjitė pėr tė mos u plakur:
1.Mos fillo duke menduar pėr njė ditetė 6 mujore. Mjaftojnė tre ditė nė javė, me kujdes tė veēantė, pėr tė parandaluar shfaqjen e shenjave tė plakjes.
2.Ushqime tė papėrpunuara dhe natyrale: peshk dhe mish organik, fruta dhe perime tė freskėta.
3.Hani 5 vakte nė ditė
4.Pėrllogarit kohėn e pėrgatitjes sė ushqimit, nė mėnyrė qė tė mos humbasin vlerat e ushqimit.

Ushqimet qė plakin:
• Ushqimi “i bardhė”: makaronat, orizi, buka dhe sheqeri
• Ushqimet “e kaltra”: ėmbėlsirat, tortat, byrekėt, biskotat.
• Alkooli
Ushqimet qė nuk tė plakin:
• Proteina: vezėt, mishi i pulės dhe i gjelit tė detit pa lėkurė, peshku, frutat e detit, mish i kuq pa dhjam, kosi dhe bishtajat.
• Yndyrnat: fruta me vaj(arra, bajame, fistikė etj.), farėrat(luledielli, kungulli), salmon, avogado.
• Perimet: tė gjitha tė freskėta dhe organike.
• Karbohidratet “e mira”: fruta, oriz, makarona dhe bukė.
__________________
The love of a family is life’s greatest blessing.
baddd_girl nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Veglat e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
Ju nuk mund tė hapni tema tė reja
Ju nuk mund tė postoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė
Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja

Kodi vB ėshtė ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Zgjedh Forumin


Te gjitha kohėt janė nė GMT. Ora tani ėshtė 09:59 PM.

Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2013, Jelsoft Enterprises Ltd.
Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
MalesiaForum - Kėtu Flitet Shqip

Nach oben   Nach oben