Vjetėr 18-06-2007, 04:30 PM   #1
ELiOT
MalesiaStaFF
 
Avatari i ELiOT
 
Anėtarėsuar: Mar 2006
Vendndodhja: Ch/Zürich/Kosove/Gjakove
Postime: 1,299
Rrespekti: 99 ELiOT has a brilliant futureELiOT has a brilliant futureELiOT has a brilliant future
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek ELiOT Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek ELiOT
Gabim Teste Psikologjike

PLLAKËZAT SI INTERPRETUESE TË FATIT


Dominot mund të shërbejnë edhe si lexues të fatit. Këtë mënyrë të interpretimit të fatit nëpërmes pllakëzave të dominos, sa interesante aq dhe argëtuese, e përshkruajmë si vijon...


FATI NGA DOMINO PLAKËZAT

Për të parën herë dominot shfaqen në Kinë në shekullin e 12-të para erës sonë. Janë përdorur edhe në Kore dhe në Indi. Sot ato konsiderohen si mjet për lojë shoqërore dhe mjafton që dikush t'i përmend ato, dhe menjëherë na sillet në mend pamja e penzionerëve, të cilët gjithë ditën në ndonjë çajtore me këtë lojë të vjetër e humbin kohën. Asociacion tjetër kemi njerëzit e durueshëm të cilët palojnë me mija domino duke bërë lavirinte të drejta, që më vonë ta rrëzojnë vetëm një pllakëz kurse të tjerat të biejnë zingjir. Mirëpo më rrallë dominot mund të shërbejnë edhe si lexues të fatit, që e cila ka mbetur si taditë nga të parët e njeriut. Këtë mënyrë të interpretimit të fatit nëpërmes pllakëzave të dominos, sa interesante aq dhe argëtuese, e përshkruajmë si vijon:

1. Shtrihen pllakëzat me fytyrë të kthyer poshtë para personit që do t'ia parashikoni fatin. I thuani atij që t'i përziejë ato me dorën e majtë (me kujdes që të mos kthehen në fytyrë). Le ta zgjedh një pllakë, të cilën do t'ia interpretoni sipas udhëzimeve tona.

2. Pllakën e lexuar duhet ta ktheni në mesin e të tjerave. Personi, të cilit ia zbuloni sekretin e fatit, prap i përzien dominot dhe prap e tërheq njërën, të cilën do t'ia interpretoni. Rastësisht, në qoftë se tërheqet dominoja e njëjtë, atëherë s'ka dyshim se interpretimi është i saktë.

3. Kur të kthehet edhe kjo në mesin e të tjerave, pason edhe përzierja e tretë, pastaj tërheqja e fundit dhe interpretimi.
Siç e shihni, e gjitha kjo s'mund të jetë edhe më e thjeshtë, kështu që ju si interpretues të fatit mund ta lëshoni imagjinatën deri në pakufij.
Ekzistojnë dy metoda të leximit të dominove: leximi për një javë dhe leximi vjetor. Mirëpo, së pari do t'ju përshkruajmë metodën e parashikimit të fatit për një javë për secilën domino veç e veç.

KOMENTIMI I PLLAKËZAVE

• Gjashtë-Gjashtë - Përpara e keni një javë shumë fatlume në të cilën paraja do të arrijë prej burimit të papritur. Është shenjë e suksesit dhe e fatit të madh. Provoni të luani në ndonjë lojë të fatit.
• Gjashtë-Pesë - Do të çuditeni me një lajm në lidhje me fejesë, martesë ose lindje. Të ardhurat ju janë zvogëluar dhe rezervat gati ju janë shterur. Megjithatë mos i humbni shpresat, por qetë zgjidhini problemet, një nga një ashtu si të vijnë.
• Gjashtë-Katër - Brengë. Mund edhe të zgjasë, por me durim dhe urti puna mund të kryhet me sukses. Çdo respekt për durimin e treguar.
• Gjashtë-Tre - Jeta shoqërore mund t'ju jetë interesante. Në tërësi mundoheni të merrni pjesë në krejt ç'ndodh. E tëra është si në ëndërr, do t'ju përmbushen të gjitha shpresat dhe dëshirat.
• Gjashtë-Dy - Dhuratë e papritur e cila do t'ju mahnitë. Mundohuni që mos ta shprehni tepër mahnitjen.
• Gjashtë-Një - Do ta takoni shokun e vjetër i cili do të kërkojë ndihmë nga ju. Mos i premtoni më tepër se që mund t'i jipni.
• Gjashtë-Zbrazët - Dikë që gjithmonë e keni konsideruar si shok të pakëndshëm do t'ju befasojë me thashethemet për ju. Mund ta pritni një lajm.
• Pesë-Pesë - Java e ndryshimeve. Ndoshta do të mendoni për ndërrim vendbanimi ose ndërrim të vendit të punës. Çfarëdo që të ndërmerrni, do t'ju prijë fati.
• Pesë-Katër - Është javë në të cilën fati do të jetë me ju. Gjithnjë dëshironi diçka të re.
• Pesë-Tre - Është javë që do t'ju merr kohë më shumë se që keni pritur, mirëpo do t'ju shpaguhet. Për ju fillon periudha harmonike si në shkollim, punë e familje.
• Pesë-Dy - Javë interesante, ku do të vizitoni vende të reja. Armatosuni me durim, sepse do t'ju nevojitet në planin sentimental. Nëse nuk e dëgjoni këshillën e dominove, do ta prishni një shoqëri ose një lidhje të mirë.
• Pesë-Një - Romansë, ndoshta e përkohshme. Nuk është çasti për ndërrime të rëndësishme e as për shpenzimin e parave.
• Pesë-Zbrazët - Para juve është një javë e errët. Ndoshta do të vijë edhe deri te ndarja me partnerin. Keni vëmendje, dëgjoni mendjen tuaj, e jo të t'tjerëve.
• Katër-Katër - I keni gjitha gjasat për një udhëtim të gjatë që do t'ju sjell fat. Mos i refuzoni thirrjet në argëtim. Të gjitha gjërat, të cilat kohët e fundit nuk ju kanë lënë të flini, do të mënjanohen sikur të mos kishin qenë.
• Katër-Tre - Papritmas do të takoheni me dikë, me të cilin në të kaluarën ishit emotivisht të lidhur. Në familjen tuaj të afërt dikush do të ketë lindje ose do t'ju vijnë mysafirë të cilët do të qëndrojnë gjatë.
• Katër-Dy - Krejt në rregull, posaçërisht gjendja materiale.
• Katër-Një - Java e brengave, posaçërisht për shkak të parave. Largohuni gjithsesi prej diskutimeve, personi i rrethit tuaj do t'ju ofrojë lidhje serioze.
• Katër-Zbrazët - Letër jo e këndshme, qëndroni i qetë, mos u bëni të ashpër dhe mos u shqetësoni nëse ju zhgënjen dikush që e njihni. Në qoftë se e mbani paqen, plaga do t'ju shërohet shumë më shpejtë.
• Tre-Tre - Do t'ju brengos jeta emocionale e dikujt. Do të fitoni një shumë të madhe të parave ose ndonjë dhuratë në lojërat e fatit.
• Tre-Dy - Mos shpenzoni pa u menduar dhe mos luani bixhoz sepse kjo nuk është javë e fatit.
• Tre-Një - Do t'i keni të qarta ca gjëra që deri tani nuk i keni ditur. Priteni një lajm të çuditshëm dhe të papritur, i cili do t'ju bëjë të qarta motivet e dikujt që e njihni mirë.
• Tre-Zbrazët - Do ta dëgjoni një rrëfim skandaloz për dikë që e njihni shumë mirë. Mos besoni në të, përveç nëse ka argumente. Mund të pësoni katastrofë në shkollim ose në punë. Keni kujdes!
• Dy-Dy - Javë e këndshme, pos që do të vuani nga gjelozia kohë pas kohe. Fatin do ta keni në shkollë, punë si dhe në anën emotive.
• Dy-Një - Mos huazoni para. Ka mundësi të madhe që shumë shpejtë të takoni partnerin, me të cilin do të filloni lidhje serioze.
• Dy-Zbrazët - Mundohuni ta përmbani veten, nervoza nuk do t'i shpejtojë punët. Shkolla dhe puna nuk do t'ju shkojë për qejfi.
• Një-Një - Jini të sigurtë se në jetën tuaj është një periudhë shumë me fat. Sa i përket punës së zemrës, gjithçka do të jetë në rregull, kjo është për arsye se jeni fjalosur me partnerin.
• Një-Zbrazët - Keni një javë të mërzitshme. Tjetra do të jetë më e mirë. Nuk mund të jetë më e keqe përveç nëse e tërhiqni pllakëzën zbrazët-zbrazët. Në të ardhmen do t'ju plotësohet dëshira.
• Zbrazët-Zbrazët - Kjo shenjë ka simbol vështirësitë, si në anët emotive, edhe në ato të punës e shkollimit. Nuk ka situatë prej së cilës mundeni ta gjeni ndonjë dalje. Mirëpo deri në maksimum mos i humbni shpresat dhe do të bëhet ajo më e mira.

Parashikimi vjetor i dominove

Kjo metodë është më e thjeshtë dhe tregon për hapat e përgjithshëm të jetës gjatë vitit vijues.
I ndani të gjitha dominot të cilat e kanë të zbrazëtën. Të tjerat të cilat mbesin, i përzieni dhe i tërheqni tri, duke i interpretuar në këtë mënyrë:

• Gjashtë-Gjashtë - Vit i fateve të papritura.
• Gjashtë-Pesë - Fat në karierë.
• Gjashtë-Katër - Fat kur janë në lidhje paratë.
• Gjashtë-Tre - Fat në dashuri.
• Gjashtë-Dy - Jetë shoqërore sipas dëshirës.
• Gjashtë-Një - Udhëtime dhe verime të lumtura.
• Pesë-Pesë - Viti i përpjekjeve, përafërsisht të volitshme.
• Pesë-Katër - Vit i rimëkëmbjes.
• Pesë-Tre - Romansë, e mundshme me dikë që punoni.
• Pesë-Dy - Do ta lidhni më tepër shoqërinë me kolegët.
• Pesë-Një - Puna do t'ju mundësojë edhe më shumë udhëtime se më parë.
• Katër-Katër - Paratë do të dominojnë në pjesën më të madhe të vitit.
• Katër-Tre - Jetën e dashurisë do ta keni tejet të shtrenjtë.
• Katër-Dy - Shokët do t'ju detyrojnë në shpenzime.
• Katër-Një - Ruajuni nga hargjimet e tepërta.
• Tre-Tre - Vit i romansave.
• Tre-Dy - Dashuria dhe paraja do të jenë tuajat.
• Tre-Një - Udhëtimi mund t'ju sjellë deri te emocionet e befasueshme.
• Dy-Dy - Vit i përparimit në mësimin e gjërave të reja.
• Dy-Një - Vit i mirë i fitimit dhe i udhëtimit.
• Një-Një - Vit jo i qetë nëse udhëtoni më tepër se që dëshironi.



Mundesuar nga Mjellma.org


__________________

Ju qe vuani nga ~Dashruia~
Dashuroni edhe ma shume
Sepse me vdek nga ~Dashuria~
Do te thot te jetoni nga Ajo..,...



ELiOT nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-06-2007, 04:34 PM   #2
ELiOT
MalesiaStaFF
 
Avatari i ELiOT
 
Anėtarėsuar: Mar 2006
Vendndodhja: Ch/Zürich/Kosove/Gjakove
Postime: 1,299
Rrespekti: 99 ELiOT has a brilliant futureELiOT has a brilliant futureELiOT has a brilliant future
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek ELiOT Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek ELiOT
Gabim Shikimi I Juaj Mbi DashurinĖ

SHIKIMI I JUAJ MBI DASHURINĖ


Asnjė njeri nė kėtė planet njėjtė nuk e pėrjeton njėjtė dashurinė. Disa ėndėrrojnė dhe vetėm ėndėrrojnė. Tė tjerėt e dijnė se deri sa largė mund tė shkojnė. Pėrveq kėltyre ka edhe fatalista, pėr tė cilėt jeta dhe dashuria ėshtė aventurė e bukur. Cilės kategori i takoni ju? Nė pėrpjekje pėr tė gjetur pėrgjigjen nė kėtė pyetje, filloni me kėtė test…
--------------------------------------------------------------------------------


1) Ėndėrroni se dashuria e juaj ėshtė:

a) intrigante dhe senzuale
b) tė rrezikshme dhe pasionuese
c) romantike dhe tė qėndrueshme
--------------------------------------------------------------------------------

2) Te personat e gjinisė sė kundėrt, e para qė e vėreni ėshtė:

a) bukuria
b) siguria
c) sharmi



--------------------------------------------------------------------------------


3) Takoheni me dike qė din tė komentoj fatin nė letra. Si do tė veproni?

a) i lejoni t'jua komentoj fatin tuaj nė letra
b) jeni tė bindur se ėshtė sharlatan
c) nuk i lejoni t’ju shikoj fatin nė letra


--------------------------------------------------------------------------------


4) Nga partneri pritni t’jua pushtoj zemrėn me:

a) seks
b) gjėra praktike
c) ėndėrra pėr dashuri tė pėrjetshme


--------------------------------------------------------------------------------


5) Do tė dėshironit qė takimin e parė ta pėrfundoni:

a) me puthje tė zjarrtė
b) vetėm duke biseduar
c) nė kinema


--------------------------------------------------------------------------------


6) Ardhmėria ėshtė:

a) e paparashikueshme
b) mė e mire se e tashmja
c) me riziqe


--------------------------------------------------------------------------------


7) Nuk e duroni:

a) budallakinė
b) agresivitetin
c) tė folurit e kotė


--------------------------------------------------------------------------------


8) Do tė dėshironit tė ishit:

a) romantik
b) misterioz
c) ngazėllyes-e


--------------------------------------------------------------------------------


9) Ngjyra qė ju mė sė shumti e adhuroni ėshtė:

a) e verdha
b) e kuqe
c) e kaltėr e ēeltė


--------------------------------------------------------------------------------


10) kur i mbyllni sytė mendoni nė:

a) punėn tuaj
b) partnerin
c) nė njė shkretirė tė vetmuar


--------------------------------------------------------------------------------

TABELA E REZULTATEVE

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
a) 3 1 1 3 1 2 2 1 3 3
b) 2 2 2 2 2 1 1 2 2 2
c) 1 3 3 1 3 3 3 3 1 1


--------------------------------------------------------------------------------


Prej 10-16 pikė:

Ėndėrrimtar. Tė ėndėrruarit pėr ju ėshtė dēka pa tė cilėn nuk mund tė jetoni. Jeni tejet romantic dhe shpesh mbylleni nė botėn tuaj fantastike. Idetė mbi dashurinė janė shumė large realitetit, dhe e gjithė kjo pėr arsye se i frikoheni se dashuria juaj nuk do tė ket sukses. Kur mendoni pėr personin e caktuar, e idealizoni atė dhe gjithēka qė shihni para syve ėshtė nė frymėn e ndjenjave. Lehtė bėheni rob i ndjenjave duke pritur dashurinė e pėrhershme. Por koha e pėrrallave, tashmė e sa kohė ka kaluar!

--------------------------------------------------------------------------------


Prej 17-23 pikė:

Fatalist. Sipas jush dashuria nuk ėshtė e pėrbėrė nga idetė e mėdha, por vetėm nga emocionet. Ato ju shpiejnė nėpėr jetė, ju udhėzojnė dhe ju japin kėnaqėsi. Jeta ėshtė aventurė e bukur dhe gjithnjė nga ajo merrni anėt positive tė saj. Ju mire e dini se pėrmbushja e dėshirave nuk varet vetėm nga ju, por edhe nga rrethanat, takimet dhe fati. Prandaj me shumė durim pritni dashurinė e jetės suaj. Keni mjaftė aftėsi dhe imagjinatė pėr t’i nxitur ėndėrrat tuaja.

--------------------------------------------------------------------------------


Prej 24-30 pikė:

Realist. Keni aftėsi tė analizoni, tė kuptoni shumēka dhe tė dini se ku i keni kufijtė. Kjo ju bėnė person realist. Gjithnjė kacafyteni me probleme, ndėrsa ėndrrat ju shėrbejnė tė i pėrmbushni disa dėshira tė vogla. Pėr ju dashuria ėshtė shumė e rėndėsishme, por qė ajo ėshtė vetėm njė pjesė e jetės. Problemet i zgjidhni pa pritje tė mėdha. Ju jetoni nė tė tashmen. Ėndrrat tuaja mund tė plotėsohen, ngase nuk ėndėrroni asnjėherė pėr personat e paarritshme.



Mundesuar nga Mjellma.org




__________________

Ju qe vuani nga ~Dashruia~
Dashuroni edhe ma shume
Sepse me vdek nga ~Dashuria~
Do te thot te jetoni nga Ajo..,...



ELiOT nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-06-2007, 04:38 PM   #3
ELiOT
MalesiaStaFF
 
Avatari i ELiOT
 
Anėtarėsuar: Mar 2006
Vendndodhja: Ch/Zürich/Kosove/Gjakove
Postime: 1,299
Rrespekti: 99 ELiOT has a brilliant futureELiOT has a brilliant futureELiOT has a brilliant future
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek ELiOT Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek ELiOT
Gabim A e njihni forcen tuaj tė brendshme

A e njihni forcen tuaj tė brendshme


Secili njeri posedon karizmėn e vet, do tė thotė aftėsinė dhe vetit qė atė e bėjnė tė veēantė si personalitet dhe i japin njė sharm specifik, njė vulė qė ėshtė unike. A e njihni mjaftė anėn tuaj tė brendshme? Cila nga planetet ndikon mė tepėr nė personalitetin tuaj, Hėna, Toka, Dielli apo yjet? Si mund ta pėrdorni forcėn e brendshme, energjinėe fshehur pėr ta jetuar jetėn nė plotninė e saj, ashtu si vėrtet ju dėshironi ta jetoni?
Nėse me kujdes e drejtoni forcėn tuaj tė brendshme, mund tė ndikoni pozitivisht nė zhvilimin e personalitetit tuaj, ta forconi qėndrueshmėrinėt uaj dhe tė mėsoheni qė drejtė t'i pranoni dobėsitė tuaja, t'i luftoni ato dhe tė pėrparoni nė shtegun e fatit personal.
--------------------------------------------------------------------------------

Udhėzim pėr zgjidhjen e testit:

Me kujdes lexoni gjitha pyetjet dhe pėrcaktohuni pėr njė pėrgjigje nga katėr tė mudshmet. Kur tė gjeni pėrgjigjet nė gjitha pyetjet, lexoni udhėzimin pėr komentim - Pėrgjigjen se cilit tip tė personalitetit i takoni dhe ēfarė ėshtė forca e juaj e brendshme.


1. Mendoni mirė. Ju jeni fėmijė i:

a) Yjeve.
b) Tokės.
c) Prindėve tuaj.
d) Tokės dhe yjeve.

--------------------------------------------------------------------------------

2. Ēka ju jep force mė sė shpeshti?

a) Dashuria dhe kujdesi qė kanė tjerėt ndaj jush.
b) Dashuria dhe kujdesi qė ju keni ndaj tjerėve.
c) Lufta qė e bėni pėr qėllimet dhe bindjet tuaja personale tė rėndėsishme.
d) Besimi i ndėrsjellė, ndjenja se i takoni dikuj a diēkafit, bashkėsia, kujdesi.


--------------------------------------------------------------------------------

3. Njė pikture nga ekspozita ua ka tėrhjekur vėmendjen. Pėr tė mendoni:

a) Kjo pikturė ka domethėnie enigmatike - vėshtirė ėshtė tė komentohet.
b) Plotėsisht mė pėrgjigjet. Edhe unė do ta pikturoja plotėsisht kėshtu.
c) Ėshtė tejet dekorative kjo pikturė.
d) Artisti dhe unė jemi nė frekuenca tė njėjta tė tė menduarit, edhe unė ndihem ngjashėm.


--------------------------------------------------------------------------------

4. Pėr ju jeta ėshtė:

a) Lumė i gjatė i qetė qė ka rrjedhėn e vet
b) Stuhi deti - i llojllojshėm dhe i befasishėm me ndryshime valė-valė.
c) Njė sėrė mundėsishė pėr fillim tė ri qė gjithnjė nga e para ju ofrohen.
d) Kohė e ndryshimeve tė vazhdueshme, lakimeve dhe lėvizjeve.

--------------------------------------------------------------------------------

5. Emocionet pėr ju janė:

a) Simfoni e mrekullueshme me nota tė bukura dhe gjentile.
b) Mollė e shijshme tė cilėn e kafshoni me kėnaqėsi tė madhe.
c) Libėr i mbyllur - pėrherė enigmatike.
d) Fotografi magjike me ngjyra fati.

--------------------------------------------------------------------------------

6. Cila ngjyrė sipas mendimit tuaj mė sė miri e pėrshkruan ardhmėrinė e planetit tonė?

a) e kaltėra.
b) e kuqja.
c) ngjyrė hiri.
d) e gjelbra.

--------------------------------------------------------------------------------

7. Ndodheni vetėm mes qiellit tė kthjelėt plotė yje - natėn. Ēfarė do tė ndjeni:

a) Vetmi dhe pasiguri.
b) Fuqinė - e ndjeni fuqinė tuaj personale.
c) Ftohtėsi dhe pasiguri.
d) Kėnaqėsi - tė mbushur jeni me njė ndjenjė tė ēuditshme tė sigurisė.

--------------------------------------------------------------------------------

8. Dashuria pėr ju ėshtė:

a) Pushtimi dhe tėrhjekja e personit tjetėr.
b) gjurmimi pėr personin tjetėr - gjysmėn tjetėr tė juaj.
c) Ndjenja e nostalgjisė - animi drejt dikuj.
d) Ftesė pėr ngjitje sė bashku -dy krijesa.

--------------------------------------------------------------------------------

9. Fundin e shekullit e shihni si:

a) Krizė tė bidnjeve - qė shpie njė njėfar lloj i konfliktit.
b) Mundėsinė qė dikush t'ju "grabisė" - pritje tė ndryshimeve t mėdha.
c) periudhė tė lėkundjes - fillim i njė kohe tė re.
d) Kohėt tė transformimeve tė mėdha dhe ndryshimeve tė mėdha - pėrparim i ri.

--------------------------------------------------------------------------------

10. Kur e takoni njė femėr qė rrezaton me kėnaqėsi, ju mendoni:

a) Kėnaqėsia arrihet me kohė dhe pėr tė duhet pėrvojė.
b) Kėnaqėsia ėshtė pasojė e fitoreve tė realizuara - jetės kualitative dhe tė suksesshme.
c) Familja, miqtė dhe fati personal janė ato qė sjellin ndenjė kėnaqėsie.
d) Bėhemi tė kėnaqur vetėm atėherė kur e pranojmė veten tonė apo "unin tonė tė vėrtetė" nė plotni - kur pranojmė se " jam ai qė jam" dhe e pranoj veten ashtu si vėrtet jam.

--------------------------------------------------------------------------------

Zgjidhja

Shikoni se cila kategori dominon te ju A, B, C apo D, nė pėrgjigjet tuaja. Nėse keni mė tepėr pėrgjigje nėn "a" atėherė i takoni kategorisė "A" e kėshtu me rradhė.

--------------------------------------------------------------------------------

Kategoria "A":

Forca e juaj e fshehtė ėshtė nėn ndikim tė Hėnės.
Personaliteti - Ju jeni sinonim i shpejtėsisė sė njeriut qė mendon pėr tjerėt. Kur tė bindeni se dikush e merriton animin tuaj, ju i lėshoheni ndjenjave dhe jepni shumė nga vetja e juaj.
Anėt e forta- Jeni shumė senzitiv ( tė ndieshėm) dhe keni aftėsi tė shprehur pėr t'u ndier me tė tjerėt dhe fuqishėm ofroni ndjenjėn e dashurisė dhe animit atij qė i besoni.
Pikat e dobėta - Jeni emocionalisht shumė tė ndieshėm dhe tė lėndueshėm.
Dashuria - Nė dashuri e pranoni edhe pozitėn e pėrcaktuar nga partneri.
Synimet - I lejoni tjerėve tė kenė fuqi, jeni shumė sharmantė dhe tė kėndshėm ndaj tjerėve dhe botės rreth vetes. Ėshtė koha qė edhe ju tė kėrkoni diēka si kundėrshpėrblim dhe tė merrni aq sa ju takon. Mėsohuni tė thuani "JO" atėherė kur duhet dhe dėshmojeni pavarėsinė tuaj nė jetėn e pėrditshme.
Motoja e juaj jetike - "Me pak dashuri, gjithēka mund tė arrihet nė jetė"!

--------------------------------------------------------------------------------

Kategoria "B":

Forca e juaj e fshehtė ėshtė nėn ndikim tė Diellit.
Personaliteti - Ju keni aftėsi qė ta kanalizoni energjinė tuaj pėr t'i arritur disa qėllime dhe dėshira tuaja parėsore. Pėrnga natyra jeni tejet pasionues dhe jeni nė gjendje qė mendimet tuaja dhe planet me sukses t'i aplikoni nė praktikė.
Anėt e forta- rrezatoni me energji, jenit ejet tė guximshėm, tė vendosur dhe tė besueshėm.
Pikat e dobėta - Ndonjėherė e shfaqni egocentrizmin tuaj, dėshironi tė keni fuqi dominuese dhe me vėshtėrėsi i vėreni vlerat e vėrteta qė e dekorojnė njė person tjetėr.
Dashuria - Edhe nė dashuri anoni tė jeni tė pavarur.
Synimet - Plotėsishtė i jeni pėrkushtuar asaj qė dėshironi ta arrini, asaj qė e kėrkoni nga jeta. Shpesh garoni me tė tjerėt. Pėr tė mirėn personale dhe tė atyre qė ju rrethojnė, ėshtė mirė qė ta balanconi mėnyrėn e jetės suaj pak. Me kujdes dėgjoni ēka kanė pėr t'ju thėnė tė tjerėt, bėhuni mjaftė fleksibil dhe nė jetėn tuaj vendosni mė tepėr ndjenja. Lejoni vetes qė ndonjėherė t'ju ndodh edhe diēka qė nuk e keni planifikuar. Motoja e juaj jetike - "Nėse e shkulni barin, ajo nuk do tėnd tė rritet mjaftė"

--------------------------------------------------------------------------------

Kategoria "c":

Forca e juaj e fshehtė ėshtė nėn ndikim tė Tokės
Personaliteti - Ju keni dėshirė qė tė qėndroni nė prapavi tė emocioneve tuaja, disi fshiheni prapa tyre. Megjithatė pėr tė ju shkuar pėr dore pėrherė kjo, duhet qė ta njihni mirė veten tuaj.
Anėt e forta - Ėshtė e shprehur vetėdija dhe senzitiviteti te ju.
Pikat e dobėta - Frikoheni nga ėndėrrimet dhe kjo ėshtė njė nga pikat e dobėta qė nuk ju lėnė qė ta begatoni jetėn tuaj. Lėshojuni ngapak imagjinatės.
Dashuria - Keni nevoj pėr pavarėsi dhe liri. Kur ndiheni konfuz dhe nuk i keni tė kjartė disa gjėra, kjo ua ze frymėn.
Synimet - Ju pėlqen natyra dhe tė gjitha artet. Ēdo lloj i tė shprehurit artistik ju sjellė inspirim. Ju nevojitet qė tė vendosni miqėsi me shumė llojet ė njerėzve, ngase keni nevoj tė mėsoheni nga ata pėr llojllojshmėrinė e jetės.
Motoja e juaj jetike - "Ėshtė e pamundur tė ngitesh lartė pa njė bazė paraprake tė vendosur nė tokė nė tė cilėn ndodheni".

--------------------------------------------------------------------------------

Kategoria "D":

Forca e juaj e fshehtė ėshtė nėn ndikim tė yjeve.
Personaliteti - Ju veproni sipas intuitės - Fuqia e juaj kreative ėshtė e balancuar me zemrėn tuaj dhe ndjenjat tuaja, e nė tė njėjtėn kohė edhe me mendjen tuaj. Keni mėsuar ta pranoni veten. Jeni posi njė mace qė gjithnjė bie nė kėmbė. Ju gjithēka pritni tė pėrgatitur. Ju keni aq shumė aftėsi dhe nė tė njėjtėn kohė jepni aq shumė dhe po ashtu merrni shumė.
Anėt e forta - Jeni person karizmatik, keni sens pėr humor dhe jeni nė rrugė tė mirė pėr tė arritur kėnaqėsi tė plotė nė jetė.
Pikat e dobėta - Shikimi i balancuar i juaj nė jetė nuk ėshtė i kuptueshėm pėr tė gjithė, pėr kėtė dhe ndonjėherė keqkupoheni.
Dashuria - Pėr ju besimi dhe bota emotive kanė rėndėsi tė veēantė.
Synimet - Merreni me ndonjė projekt apo punė humanitare, shoqėrore apo grupore, punė e cila do tė ketė ndikim tė madh nė krejt rrethin dhe mė gjerė.
Motoja e juaj jetike - "Ne kemi lindur nė kėtė botė pėr ta kuptuat esencėn e jetės dhe lirinė tonė personale.


Mundesuar nga Mjellma.org

__________________

Ju qe vuani nga ~Dashruia~
Dashuroni edhe ma shume
Sepse me vdek nga ~Dashuria~
Do te thot te jetoni nga Ajo..,...



ELiOT nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-06-2007, 04:40 PM   #4
ELiOT
MalesiaStaFF
 
Avatari i ELiOT
 
Anėtarėsuar: Mar 2006
Vendndodhja: Ch/Zürich/Kosove/Gjakove
Postime: 1,299
Rrespekti: 99 ELiOT has a brilliant futureELiOT has a brilliant futureELiOT has a brilliant future
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek ELiOT Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek ELiOT
Gabim Sa Jeni Njeri Romantik

SA JENI NJERI ROMANTIK


Pėrgjigjuni me sinqeritet mundėsisė qė mė sė shumti ju pėrshtatet sitatės tuaj dhe lexoni prognozėn, pasi t'i mbledhni pikėt nė tabelė. Ju dėshirojmė argėtim tė kėndshėm.



1. Partneri Ju ftonė nė darkė. Mė shumė do tė ju pėlqente atmosfera:
a) - shtėpiake nė banesė tė partnerit
b) - restoranti me specialitete tė mrekullueshme
c) - Darka me qirinjė e muzikė tė lehtė e tė qetė




2. Mikut tuaj i bleni dhuratė pėr ditėlindje. Do tė zgjedhni:
a) - dhuratėn qė do ta pėrkujtoj pėrjetė nė ju.
b) - atė qė dini se i nevoitet.
c) - dhuratėn qė besoni se do t'i pėlqej.




3. Pėr tė parėn herė delni nė takim me personin qė ju tėrhjek. Do tė zgjedhni:
a) - kinemanė pėr ta shiquar ndonjė film dashurie apo ndoshta ndonjė dramė.
b) - shėtinė pranė lumit nėpėr natė me hėnė.
c) - shkuarje nė restaurant ose nė disko.




4. Miku ua tregon nė besim se frikohet se do ta braktis partneri. Ju veproni:
a) - i thuani se nėse kėshtu ndodhė, nuk e vleni njė partner tė tillė.
b) - i tregoni mėnyrat se si mund ta mbaj partnerin dhe e kėshilloni qė haptas tė bisedoj me tė.




5. Pėr pritje tė viti tė ri, mė me dėshirė do tė zgjedhnit:
a) - ambientin malor pėrplotė borė pran dritės sė kaminit dhe shoqėrisė sė hareshme.
b) - atmosferėn shtėpiake me disa miq tė zgjedhur.
c) - restorantin luksoz me muzikė tė kėndshme.




6. Nė mendimin se si do tė ishte qė me partnerin e zgjedhur nga ju tė kaloni njė kohė nė njė ishull tė shkretė (vetėm ju tė dy), Ju bie ndėr mend:
a) - krahas natyrės sė bukur, nuk do tė ishte dhe aq keq ndoshta.
b) - do tė ishte ndoshta interesante e romantike.
c) - ndoshta do tė ishte jokomforte dhe madje e rrezikshme njė gjė e tillė.




7. Mė sė shumti adhuroni tė shikoni.
a) - filmat aksion apo luftarak
b) - dramat apo komeditė
c) - melodramat apo filmat me tema dashurie.




8. Krevati i ėndėrrave tuaja ėshtė:
a) - pėrplotė jastuke tė vogla tė buta nga mėndafshi me baldakin
b) - i hapėt, i pėrshtatshėm me vija tė drejta
c) - masiv, stilik me savat




9. Sikur tė mundeshit qė tė udhėtonit nėpėr kohė, do tė zgjedhni kohėn:
a) - periudhėn kur tashmė keni jetuar tė lumtur
b) - romantike tė kalorsėve dhe damave tė pallateve.
c) - ardhmėrinė mė tė bukur.




10. Sikur tė krijonit ju kreacione pėr modėn e femrės do tė bėnit:
a) - tesha tė thjeshta, tė pėrshtatshme dhe sportive.
b) - robe elegante nga materiali i butė.
c) - robe tė pasuruara me dekore, shkėlqyese dhe me shumė dantellė.




Tabela e rezultateve

Pyetja: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
a). 1 5 3 1 5 3 1 5 3 1
b). 3 1 5 3 1 5 3 1 5 3
c). 5 3 1 5 3 1 5 3 1 5




Prej 10-20 pikė
Vėshtirė se dikush do tė mund t'ju quaj njeri romantik. Jeni praktik dhe tė kthyer nga realiteti nė masė tė plotė. Pėr romantik thjesht nuk keni shije. Nė kohėn nė tė cilėn jetoni, gjindeni pėr mrekulli ngase mendja e juaj praktike gjenė mjaft nxitje nė realitetin e pėrditshėm. Ndonjėherė ankoheni pėr atė qė nuk ėshtė mė konforte dhe mė e pėrshtatshme, qė tė mund tė keni mė pakė probleme dhe tė jetoni mė mirė.



Prej 21-39 pikė
Nuk jeni pėr sė tepėrmi romantik, por nuk mund tė thuhet se fare nuk e keni kėtė veti. Ka situata kur ajo paraqitet vetvetiu dhe Ju mbeteni tė befasuar, me veten tuaj. Nė raste speciale kur jeni tė kapluar me sentimentalizėm, me ndjenja xhentile dhe tė dashuruar, nė Ju zgjohet romantizmi i fjetur. Atėherė dini tė ėndėrroni dhe tė kėnaqeni nė atmosferė tė muzikės sė qetė dhe tė qirinjėve, madje dhe tė shiqoni ndonjė film me mė shumė melodrama, qė do tė Ju pėlqente.



Prej 40-50 pikė
Jeni romantik i lindur. Jeni nga ata qė kėnaqen nė atmosferė me qirinjė dhe muzikė tė qetė, nė qiellin pėrplot yje, pranė valėzimit tė detit nė natėn e spėrkatur me rreze tė argjendta tė hėnės. Para sė gjithash i besoni dashurisė, dhe thjesht kur dashuroheni mbeteni "pezull nė ajėr" duke levituar, nė ėndėrralla romantike, nė muzikė dhe aroma qė nė Ju zgjojnė ndjenja tė veqanta, tė kėndshme. Do tė Ju pėrshtatej koha e krinolinėve, tė kalorėsve dhe damave tė tyre nga pallatet. Por edhe nė botėn nė tė cilėn jetoni arrini tė gjeni mjaftė romantikė. Me siguri ēdo mbrėmje delni tė pėrcjellni perėndimin e diellit dhe lindjen e hėnės. Prandaj pėr Ju kjo botė ka mjaft romantikė.


Mundesuar nga Mjellma.org

__________________

Ju qe vuani nga ~Dashruia~
Dashuroni edhe ma shume
Sepse me vdek nga ~Dashuria~
Do te thot te jetoni nga Ajo..,...



ELiOT nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-04-2009, 10:20 PM   #5
fisee
Anėtar Fillestar/e
 
Anėtarėsuar: Apr 2009
Postime: 2
Rrespekti: 0 fisee is on a distinguished road
Gabim

komlimete per mrekulli a te lumt.ne kemi nevoj shum per thenje nga psikologjia sepse jam shum e sigurt se jan gjera qe na ndihmojn me se tepermi .
fisee nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-07-2009, 05:13 PM   #6
FMIJA I KEQ
Anėtar aktiv/e
 
Anėtarėsuar: Feb 2009
Postime: 308
Rrespekti: 74 FMIJA I KEQ has a brilliant futureFMIJA I KEQ has a brilliant futureFMIJA I KEQ has a brilliant future
Gabim Cilit cift te famshem i ngjani?????

Je nje romantike e pasherueshme ???Jeton nje idil princeshe ???Nje dashuri pasioni apo nje iluzion sentimental??Zbuloni menjehere se cilit cift te famshem i ngjani.

1-Princi i kalter.....
A-Nje dite do te vije,je e sigurt.
B-nuk te intereson
c-Nganjehere vishet si klloun,por di ta njohesh.
D-Nuk ekziston

2-Para tij gjithcka ishte.......
A-Seks dhe rock n'roll
B-Diell,det dhe seks
C-Se bashku gjthm kudo
D-Zhgenjime te njepasnjeshme

3-Eshte mashkulli i jetes tende sepse....
A-Nuk mund te deshiroje me shume
B-Askush nuk beson se mes jush mund te zgjase
C-Jeni te pershtatshem ne menyre te shkelqyer
D-Te tjeret perpara tij te kane zhgenjyer

4-Nuk u reziston meshkujve......
A-Rebele
B-Te bukur,te medhenj
C-Qe te bejne te qeshesh dhe te enderrosh
D-Qe dine te sillen ne shtrat

5-Enderron........
A-Qetesine me ne fund
B-Nje jete aventuriere
C-Te krijosh familje
D-Te takosh nje mashkull qe te dije te kuptoje

6-Preferon......
A-Nje banje me arom te kendshme dhe muzik te lehte
B-Nje dalje te papritur
C-Nje darke te pergatitur me duart tua dhe nje vere te mire
D-Te brenshmet me seksi qe ke

7-E do si babain e femive te tu sepse....
A-Do te ishte nje nder te isha nena e femive te tij
B-E meriton
C-Do te ishte fillimi i nje jete te re
D-Do te ishin femijet me te bukur ne bote

8-Zgjidh nje heroine
A-Bukuroshja e fjetur
B-Karmen
C-Zhuljeta(e romeos)
D-Zhan D'ark

9-I tregon dashurine tende sepse.....
A-Duke e autorizuar te jete pjese e jetes tende
B-Duke e spostuar,nuk eshte nje prove dashurie??
C-Duke ndare me te endrrat dhe cmendurite e tij
D-Duke e joshur cdo cast

10-Ciftet qe zgjasin....
A-Je indiferente ndaj tyre
B-Per ty jane nje mister
C-Eshte nje gje shume e bukur
D-Te duket e cuditshme



Nqs keni zgjedhur me shum A pergjigja eshte :-Vanessa Paradis & Johnny Depp

Jeton nje idil romantik,i lindur per te zgjatu!U ke thene mjaft aventurave qe dukeshin emocionuese vetem sepse e binde veten se ishin te tilla .Shume shpesh ke humbur mes krahesh qe nuk kane qene shume te forte per te te mbajtur.Ne fund te fundit ke enderruar gjthm nje mashkull rebel,por te afte per te mborjtur.Dhe sot nuk ke me asnje dyshim ,je me te vertete e dashuruar.Jeton endrren e dashurise spontane dhe ndihesh e kenaqur.

Nqs keni zgjudhur me shum B pergj eshte :Si Monica Belluci e Vincent Cassel

Historia juaj ka nisur me zhurme te madhe.Ne fillim mendoje se marredhenia juaj ishte shume e bukur per te qene e vertete.Por mes takimeve dhe te papritura keni krijuar bazat e nje cifti magjepses.Te pare nga jashte dukeni si dy yje qe recitojne nje skenar,por mes jush nuk ka keqkuptime ose lojera rolesh.Ke qene jashtezakonisht e dashuruar,pa rene asnjehere ne sentimentalizem.

Nqs ke zgjedhur me shum C atehere pergj eshte ēCatherina Zeta'Jones dhe Michael Douglas

duken nje perralle!!Ke besuar dhe je perpjekur per ta takuar ate.Qe kur ishe e vogel projektoje histori te medha dashurie.Per ty jeta pa nje doze te mire romanticizmi nuk ia vlen te jetohet.Per fat te mire partneri yt ka ditur te emocionoje vogelushen dhe ta beje te dashurohet gruan qe eshte brenda teje .Je ne parajse.Nuk deshiron asgje tjeter .

Per me shume D pergj eshte :Angelina jolie dhe Brad Pitt

Nuk te kane bindur kurre historite e princeshave me princat e kalter.Perkundrazi eskperiencat e tua sentimentale te kane mesuar te mos u besosh perrallave.I ke dhene gjithe veten tende meshkujve qe te kane zhgenjyer,tani preferon te krijosh kushtet e lumturise tende pa pritur qe te bjere nga qielli.Humbet rrale ne histori romantike.Edhe pse kesaj here do kishe dashur te besoje se kjo eshte nje dashuri e perjetshme.Prandaj mashkulli yt nese te do me te vertete duhet te kete kujdes ne cdo gje qe ben.
Eshte mire qe ai te mos e harroje kete .......
FMIJA I KEQ nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Veglat e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
Ju nuk mund tė hapni tema tė reja
Ju nuk mund tė postoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė
Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja

Kodi vB ėshtė ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Zgjedh Forumin


Te gjitha kohėt janė nė GMT. Ora tani ėshtė 06:52 AM.

Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2013, Jelsoft Enterprises Ltd.
Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
MalesiaForum - Kėtu Flitet Shqip

Nach oben   Nach oben