![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
|
|||||||
| Chat | Regjistrohuni | Ndihmė | Lista e Anėtarėve | Kalendari | Albumi | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
Veglat e Temės | Shfaq Modėt |
|
|
#1 |
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jan 2006
Vendndodhja: N.Y
Postime: 15,157
Rrespekti: 303
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Pakti PD-PS, ndryshon rregullorja ![]() 08.07.2008 Rregullorja e Kuvendit ndryshon me konsensus te plote parlamentar. Ashtu sic u kaluan ndryshimet kushtetuese, bashkimi PD-PS miratoi dje ne seance plenare me 103 vota pro ndryshime ne rregulloren e Kuvendit, qe percaktojne se dekretet e Presidentit te Republikes do te studiohen e diskutohen me seanca te posacme degjimore ne komisione. “Me 103 vota pro, 9 kunder dhe 2 abstenime, Kuvendi miraton ndryshime ne rregulloren e punes se tij”, u shpreh Kryetarja Jozefina Topalli. Pro ndryshimeve, votoi dhe ish lideri socialist Fatos Nano, qe pas shume muajsh shkeli ne Kuvend. Duke mbeshtetur keshtu qendrimin e grupit socialist. Kunder votuan te gjithe deputetet e Levizjes Socialiste per Integrim. Ne emer te Grupit parlamentar, kryetari Pellumb Xhufi u shpreh se LSI nuk mund te pajtohet ne asnje menyre me nje nisme te tille qe i merr pushtetin Presidentit. “Ne jemi kunder. Ju po cenoni pavaresine e pushteteve kushtetuese. Jam i sigurt qe ne rastin me te pare te rrezimit te nje dekreti te Presidentit, ceshtja do te paditet ne Gjykaten Kushtetuese”, tha Xhufi. Sipas tij, kjo verteton dhe nje here tjeter tentativen e dy partive te medha per te marre nga pushtetet e tjera. Ndersa deputeti Spartak Braho akuzoi se ndryshime te tilla mund te ndodhin vetem ne republika islamike. “Nuk ndodhin ne demokraci ngjarje te tilla. Po vini nen kontroll Presidentin”, vijoi Braho. Kritika shprehu dhe deputeti i Partise Socialdemokrate, Engjell Bejtaj. Edhe ai, duke dale kunder se majtes theksoi se nisma te tilla nuk jane pozitive per vendin. Rebelimi i te vegjelve nuk sherbeu aspak si presion ndaj dy forcave te medha politike qe se bashku kaluan te gjitha ndryshimet ne rregullore. Me konsensus u ndryshua neni me i debatueshem, ai 111 i rregullores. Sipas paktit te bere ne keshill, te gjitha kandidaturat qe Presidenti i Republikes dorezon ne Kuvend kalojne per shqyrtim ne Komisionin parlamentar te Ligjeve. Aty anetaret do te marrin ne shqyrtim nje e nga nje dekretet, per te pare nese ligjerisht meritojne postin apo jo. Kuvendi percaktoi nje afat 30 dite kohe per shqyrtimin e votimit te kandidaturave qe vijne nga presidenti apo dhe nga Keshilli i Larte i Drejtesise. Komisioni do te zhvilloje seanca degjimore me kandidatet, per prezantimin e tyre, por jo hetimore sic u perfol kohet e fundit ne Kuvend. Kur komisioni konstaton qe kandidati nuk i ploteson kushtet ligjore kjo kompetence i kalon Kryetarit te Kuvendit per ta diskutuar me institucionet propozuese, para se te kaloje ne seance plenare. Me pak fjale nese Komisioni Parlamentar i Ligjeve do te kundershtoje ndonje emer qe presidenti Bamir Topi do te sjelle per anetare te institucioneve kushtetuese, atehere do te jete Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ajo e cila do te negocioje me kreun e shtetit per te gjetur nje rrugezgjidhje tjeter. Qe ne kete rast do te ishte nje emer i ri, qe te plotesoje te gjitha kushtet. Me kete menyre, Keshilli u shpreh se i jep zgjidhje perplasjes institucionale te krijuar per dekretet e presidentit. Rozeta Rapushi Nano ne Kuvend voton si socialistet Kryeministri Sali Berisha dhe ish-lideri socialist Fatos Nano shkelin ne Kuvend pas shume kohesh mungese. Me shume ne sy gjate votimeve, ra prania e Nanos, i cili prej shume kohesh nuk ishte pare ne ambientet e seances plenare. Por jo vetem qe morri pjese, por Nano dhe votoi pro ndryshimeve te rregullores se Kuvendit. Duke mbeshtetur keshtu qendrimin politik te grupit parlamentar socialist per kete ceshtje. Fatos Nano duket ne Kuvend shume rralle dhe gjithnje kur behet fjale per votime te rendesishme. kohajone
__________________
--------------------------------------------------- Jam Krenare Qe Jam Shqiptare(Malsore).Grudjane" Faculeten e Malesores e Mbaj me Krenari Rreth flamurit tė pėrbashkuar, Me njė dėshirė dhe njė qėllim, Tė gjithė atij duke iu betuar, Tė lidhim besėn pėr shpėtim At Gjergj Fishta. Lahuta e Malcis |
|
|
|
|
|
#2 |
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jan 2006
Vendndodhja: N.Y
Postime: 15,157
Rrespekti: 303
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Kurthi i policise qe vuri ne pranga mjekun ![]() 08.07.2008 TIRANE - Te besh miliona duke bere operacione. Kete ka bere mjeku Kastriot Dautaj, 66 vjec, deri me dje, kur policia e ka vene ne pranga, ne momentin kur ka qene duke marre shumen e 50 mije lekeve, pasi kishte dale nga salla e operacionit. Kane qene oficere te seksionit te Krimit Ekonomik, qe e kane vene ne pranga profesorin e mjekesise. 66-vjecarit i jane bllokuar dhe dy llogari bankare prej 640 mije dollaresh amerikane. Ka qene pacientja Luljeta Hoxha, e cila ishte operuar nga veshkat, gje per te cilen kishte marre shumen e parave. Mjeku Dauti e kishte leket nga i ati i pacientes, Ibrahim Hoxha. Mjeku Kastriot Dautaj eshte arrestuar gjate operacionit te koduar Veshka e Humbur. Arrestimi i prof. dr. Kastriot Dautajt, u be, pasi u kap ne flagrance per veprat penale te korrupsionit pasiv nga persona qe ushtroje funksione publike, shperdorim detyre dhe pastrimit te produkteve, thane burime zyrtare te Policise se Shtetit. Hetimet kishin tre muaj qe kishin filluar nga policia. Operacioni per prangosjen e Kastriot Dautaj, nje nder mjeket e njohur te QSUT-se, ka nisur qe ne mengjes, kane bere te ditur burime nga Policia e Shtetit. Disa agjente te policise se kryeqytetit, te udhehequr nga specialistet e Krimit Ekonomik, ishin vene ne gatishmeri per prangosjen 66-vjecarit Dautaj. Oficeret e policise, pasi kishin instruktuar personin, i cili do jepte parate, kane pritur perfundimin e operacionit te veshkave te vajzes, e cila ishte shtruar prej disa ditesh ne kete repart. Pasi ka dale nga salla e operacionit, babai i pacientes, Ibrahim Hoxha, ka shkuar dhe i ka dhene parate e operacionit mjekut Dauti. Keto leke ishin shenjuar qe me pare nga uniformat blu, qe te dalloheshin. Sapo ky i fundit ka marre parate dhe ka shkuar ne zyren e tij, ia kane behur oficeret e Krimit Ekonomik, te Policise se Shtetit. Cdo levizje e mjekut eshte mbajtur nen vezhgim nga efektivat e policise, civile, qe ndodheshin dhe ne mes te te afermve te vajzes, e cila do te operohej. Pasi kane shkuar ne zyren e mjekut, policia i ka bere te ditur Dautit se ishte i arrestuar per mitmarrje dhe disa akuza te tjera. Menjehere i eshte bllokuar shuma e parave qe e kishte marre pak me pare. Me pas, mjeku, me nje makine civile i shoqeruar dhe nga patrullat e policise, eshte derguar per ne Drejtorine e Policise se Tiranes, ku eshte izoluar dhe marre ne pyetje. Uniformat blu kane bere te ditur se hetimet e kryera me metoda speciale te hetimit kane nxjerre ne drite se Kastriot Dautaj, me profesion kirurg ka marre shumen e 50 mije lekeve kundrejt nje operacioni ne spitalin numer 2. Ne momentin e arrestimi, Dautit iu sekuestruan 50 mije leke, si dhe nga nje llogari bankare ne emer te tij u sekuestruan 640 mije dollare ne nje bake te nivelit te dyte, te ardhura keto qe dyshohen se kane ardhur nga veprimet korruptive, tha dje zedhenesi i Policise se Shtetit, Klodian Branko. Sipas policise, shume prej pacienteve qe paraqiteshin ne kete spital, pasi kontaktonin kete mjek, ai u sugjeronte te paraqiteshin ne dy klinika private, ne te cilat ishte i punesuar ne pune te dyte, kundrejt perfitimeve te paligjshme.
__________________
--------------------------------------------------- Jam Krenare Qe Jam Shqiptare(Malsore).Grudjane" Faculeten e Malesores e Mbaj me Krenari Rreth flamurit tė pėrbashkuar, Me njė dėshirė dhe njė qėllim, Tė gjithė atij duke iu betuar, Tė lidhim besėn pėr shpėtim At Gjergj Fishta. Lahuta e Malcis |
|
|
|
|
|
#3 |
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jan 2006
Vendndodhja: N.Y
Postime: 15,157
Rrespekti: 303
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
KLSH con ne prokurori Hipotekat ![]() E Marte, 08 Korrik 2008 Tirane- Kontrolli i Larte i Shtetit kerkon ndjekje penale per ish-kreun e Zyres Qendrore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, Alket Shpendi, pasi gjate kontrolleve te bera, jane zbuluar shkelje te renda ne dhenien e titujve te pronesise, si dhe ne mbivendosje te pronave. Padia eshte ngritur nga KLSH, pas disa dokumenteve false te bera per disa toka ne Dajt, Farke e Kashar, ne ish-uzinen Dinamo etj. Kjo gje eshte bere e ditur dje, gjate nje konference per shtyp te Edvin Moraves, zedhenesi i ketij institucioni. Por, pervec kontrolleve ne Hipoteka, ky institucion ka hetuar dhe Drejtorine e Tatim-Taksave, dega Tirane dhe Drejtorine e Sherbimeve Qeveritare, ku jane gjetur shkelje. Ne keto institucione mendohet te jene shkaktuar nje dem prej 630 milione lekesh ne vitet 2005-07 HIPOTEKA Kontrolli i Larte i Shtetit ka bere te ditur se, nga Alket Shpendi, zevendesi i tij dhe dy punonjese te zyres, jane miratuar regjistrime per 32 ha toke ne Fier, brenda zones urbane. Por, me ligj kjo gje eshte e perjashtuar, pasi nuk mund te jepet ne pronesi toke bujqesore, qe ndodhet brenda vijave kufizuese te qyteteve. Gjithashtu ish-kreu i ZQRPP-se, ka miratuar regjistrime te vecanta dhe per 64 mije hektare toke, per ish-specialistet e Ndermarrjes Frutore ne Patos. Por, ne 11 raste ne aktet e marrjes ne pronesi te tokes, mungon vula e Seksionit te Administrimit te Tokes, ndersa ne 5 raste toka u eshte dhene ish-specialisteve te kesaj ndermarrjeje. Por abuzime te medha jane bere dhe ne Tirane. Keshtu ne komunen e Kasharit, ne fshatin Mezes, eshte regjistruar 1050 metra toke pa asnje dokument por vetem me nje vertetim juridik per ndertimin e nje ndertese. Gjithashtu po ne kete fshat, eshte regjistruar nje pike karburanti pa leje dhe jashte siperfaqes se ndertimit. Ne kete vend ka qene pasuri e tjeter personi, duke krijuar mbivendosje prone, por ka shkaktuar dhe nje dem shtetit prej 19.8 milione leke. Nderkaq ne Yzberisht, ne 31 raste, ne siperfaqen prej 159540 metra toke, jane kaluar nga prone shteti ne private, me dokumentacion te ardhur direkt nga Komuna Kashar, pa konfirmim te Keshillit te Qarkut. Gjithashtu ka pasur abuzime dhe ne Komunen e Dajtit, me 323.490 metra katror pyll. Po ne kete komune, jane dhene pa dokumente dhe 672.240 metra katror pyll, pa dokumente. Ne fshatrat e zones jane regjistruar dhe toka are, pa dokumente. Abuzime jane bere dhe ne Farke, me 416 metra katrore toke, duke pajisur personat me certifikate pa te drejte. Gjithashtu, dhe trualli i ish-shkolles Kosova, ne rrugen e Elbasanit, prej 2468 metra eshte regjistruar pa te drejte, pasi ky truall ishte blere nga Bashkia e Tiranes, ne vitin 1942. Abuzime jane verejtur dhe me ndertimet, ku pallatet kane shtuar shume kate mbi ato qe eshte dhene leja. TATIMET KLSH-ja, ka derguar ne prokurori dhe pese padi dhe per disa drejtues te tatimeve, te cilet mendohet te kene shkaktuar nje dem prej 630 milione lekesh ne vitet 2005-07. Sipas te dhenave, jane dhene 31 masa disiplinore, ku per 14 prej tyre eshte kerkuar Largim nga sherbimi civil, 4 masa administrative dhe 4 masa zhdemtimi per vleren rreth 630 milione leke, ku pergjegjes eshte bere Ilir Mandi, ish-kryekontrollor dhe kater vartes te tij. Padite jane bere ndaj dy prej punonjesve drejtues, si dhe ndaj tre punonjesve te deges qe kane shkaktuar deme. Shkelje jane gjetur per mos zbatim te ligjit per Tatimin mbi te Ardhurat, mos deklarim, ose deklarim me pak te te ardhurave nga eksportet. Abuzime jane bere dhe ne llogaritje te tatimit te burimit, si dhe mos dhenie te penaliteteve per ata subjekte qe kane vonuar apo nuk kane dorezuar bilancin financiar. Kontrolle jane ushtruar dhe ne Drejtorine e Sherbimeve Qeveritare, ku demi ekonomik i shkaktuar eshte prej 17.5 milione leke. Ketu jane rekomanduar 23 masa, ku duhet te zhdemtojne shumen prej 4.7 milione lekesh, si dhe 5 prej tyre per largim nga puna. REAGIMI Pak minuta pas deklarates se KLSH-se, ishte Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme qe reagoi. Sipas saj, raporti i KLSH-se eshte bazuar ne kontrollet qe ka ushtruar Sektori i Kontrollit Tekniko-Ligjor prane Zyres Qendrore. Sipas zyrtareve te Zyres Qendrore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, prej kohesh jane marre masat perkatese, qe nga pezullimi i regjistrimeve te paligjshme, pushimi nga puna i punonjesve qe kane kryer keto shkelje, denoncimi i praktikave te paligjshme ne prokurori, si dhe marrja e nismave ligjore per te penguar ne te ardhmen regjistrimin dhe dhenien e titujve te pronesise, te cilet shfaqnin probleme ligjore. Abuzime me tokat Fier, eshte abuzuar me 32 hektare toke Patos, eshte abuzuar me 64 mije metra toke Kashar, 1.050 metra toke regjistruar pa dokumente Farke, 416.140 metra toke, jane dhene pa te drejte Ish-uzina Dinamo, 4.605 metra toke jane dhene padrejtesisht Komuna Dajt, 672.240 metra pyll Lanabregas, Linze etj, 323.490 metra pyll Lanabregas, 45 mije metra katror pyll eshte mbivendosur Te denoncuar ZQRPP Alket Shpendi, ish-kryeregjistrues Jordan Bulku, zevendes i ZRPP-se, Tirane Olimbi Arapi, punonjese Nertila Bicolli, punonjese Tatimet Ilir Mandi, ish-kryekontrollor Kater kontrollore te tatimeve
__________________
--------------------------------------------------- Jam Krenare Qe Jam Shqiptare(Malsore).Grudjane" Faculeten e Malesores e Mbaj me Krenari Rreth flamurit tė pėrbashkuar, Me njė dėshirė dhe njė qėllim, Tė gjithė atij duke iu betuar, Tė lidhim besėn pėr shpėtim At Gjergj Fishta. Lahuta e Malcis |
|
|
|
|
|
#4 |
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jan 2006
Vendndodhja: N.Y
Postime: 15,157
Rrespekti: 303
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Berisha kërkon institut për studimin e krimeve të komunizmit ![]() 08.07.2008 Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i kërkoi sot Parlamentit shqiptar miratimin e ngritjes së institutit studimor për krimet e kryera në periudhën e komunizmit. Nisma vjen në kohën, kur politika shqiptare është përfshirë në debat për miratimin e një ligji për hapjen e dosjeve të ish bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, një nga strukturat me famëkeqe të diktaturës komuniste. Qeveria vlerëson se zbardhja e dosjeve të persekutorëve të diktaturës do të shërbeje për krijimin e një klase më të përgjegjshme politike dhe pastërtisë së figurave zyrtare. Ndërkohë opozita mendon së hapja e dosjeve cenon të drejtat e njeriut dhe Kushtetutën shqiptare. /REL/
__________________
--------------------------------------------------- Jam Krenare Qe Jam Shqiptare(Malsore).Grudjane" Faculeten e Malesores e Mbaj me Krenari Rreth flamurit tė pėrbashkuar, Me njė dėshirė dhe njė qėllim, Tė gjithė atij duke iu betuar, Tė lidhim besėn pėr shpėtim At Gjergj Fishta. Lahuta e Malcis |
|
|
|
|
|
#5 |
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jan 2006
Vendndodhja: N.Y
Postime: 15,157
Rrespekti: 303
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Neser nėnshkruhet protokolli i anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO ![]() 08.07.2008 Nesėr, mė 9 korrik, do tė zhvillohet nė Bruksel takimi i Kėshillit tė Atlantikut tė Veriut (NAC), gjatė tė cilit do tė nėnshkruhen protokollet e anėtarėsimit tė Shqipėrisė dhe Kroacisė nė Aleancėn e Atlantikut tė Veriut. Pala shqiptare do tė pėrfaqėsohet nė kėtė ceremoni nga njė delegacion i kryesuar nga ministri i Jashtėm, Lulzim Basha. Ceremonia e nėnshkrimit tė protokolleve tė anėtarėsimit shėnon pėrfundimin me sukses tė negociatave tė anėtarėsimit tė Shqipėrisė NATO, qė erdhėn pas ftesės nė Samitin e Bukureshtit. Nėnshkrimi i protokolleve tė anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO i hap rrugė ratifikimit tė kėtyre protokolleve nga vendet anėtare dhe anėtarėsimit me tė drejta tė plota tė Shqipėrisė nė Traktatin e Atlantikut tė Veriut. Ceremonia e nesėrme do tė fillojė paradite me njė takim midis Sekretarit tė Pėrgjithshėm Jap de Hop Skefer dhe ministrit tė Jashtėm shqiptar Lulzim Basha dhe ministrit tė Jashtėm kroat, Gordan Jandrakoviq. Nė orėn 10:15 fillon mbledhja e Kėshillit tė Atlantikut tė Veriut, ku pas fjalimeve nga Sekretari i Pėrgjithshėm Scheffer, dekani i Kėshillit tė Atlantikut tė Veriut dhe ministrat e jashtėm tė Shqipėrisė dhe Kroacisė, do tė zhvillohet ceremonia e nėnshkrimit tė protokolleve tė antarsimit tė Shqipėrisė dhe Kroacisė nė NATO. Nė orėn 11:00 Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s dhe ministrat e jashtėm tė Shqipėrise dhe Kroacisė do mbajnė njė konferencė tė pėrbashkėt pėr shtyp.qik
__________________
--------------------------------------------------- Jam Krenare Qe Jam Shqiptare(Malsore).Grudjane" Faculeten e Malesores e Mbaj me Krenari Rreth flamurit tė pėrbashkuar, Me njė dėshirė dhe njė qėllim, Tė gjithė atij duke iu betuar, Tė lidhim besėn pėr shpėtim At Gjergj Fishta. Lahuta e Malcis |
|
|
|
|
|
#6 |
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jan 2006
Vendndodhja: N.Y
Postime: 15,157
Rrespekti: 303
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Pritjet e gjata tė emigrantėve nė Kakavijė
![]() 08.07.2008 Pas pikės doganore tė Kapshticės, shfaqen probleme edhe nė doganėn e Kakavijės. Problemet janė shkaktuar nė anėn greke tė doganės gjatė orėve tė vona tė natės sė djeshme. Gjatė kėsaj periudhe, siē raporton Top-Channel, ka punuar vetėm njėri nga sportelet, duke shkaktuar radhė tė gjata pritjesh tė emigrantėve shqiptarė, qė pritej tė hynin nė Shqipėri. Situata u normalizua vetėm pas disa orės. Nė kėtė pikė tė kalimit kufitar vetėm gjatė mbrėmjes sė djeshme hynė 1.700 emigrantė. Njė situatė e ngjashme u pėrsėrit nė fundjavė edhe nė Kapshticė, ku njė defect nė sistemin kompjuterik tė palės greke, la nė radhė rreth 1 mijė emigrantė dhe 300 automjete.
__________________
--------------------------------------------------- Jam Krenare Qe Jam Shqiptare(Malsore).Grudjane" Faculeten e Malesores e Mbaj me Krenari Rreth flamurit tė pėrbashkuar, Me njė dėshirė dhe njė qėllim, Tė gjithė atij duke iu betuar, Tė lidhim besėn pėr shpėtim At Gjergj Fishta. Lahuta e Malcis |
|
|
|
|
|
#7 |
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jan 2006
Vendndodhja: N.Y
Postime: 15,157
Rrespekti: 303
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Delijorgji kundėrsulm nga burgu ndaj nėnkryetarit tė KLD, Kreshnik Spahiu
![]() 08/07/08) Pas deklaratės sė nėnkryetarit tė KLD-sė Kreshnik Spahiu pėr tre gjyqtarėt e Apelit tė Durrėsit tė cilėt I dhanė pafajėsi Mihal Delijorgjit, ka reaguar nga qelia e burgut njė prej tė akuzuarve kryesorė pėr tragjedinė e Gėrdecit. Mihal Delijorigji nė njė letėr tė hapur drejtuar krerėve tė shtetit ka sulmuar nėnkryetarin e KLD-sė Kreshnik Spahiun duke e akuzuar se po shkel procedurat. TIRANĖ - I ndodhur nga qelia, Mihal Delijorgji i ka dėrguar njė letėr tė hapur drejtuesve tė shtetit duke nisur nga presidenti Bamir Topi, kryeparlamentares Jozefina Topalli, ministrit tė Drejtėsisė Enkeled Alibehaj, kryeprokurores Ina Rama dhe Avokatit tė Popullit Ermir Dobjani. Nė kėtė letėr tė hapur Delijorgji sulmon nėnkryetarin e KLD-sė Kreshnik Spahiun duke e akuzuar se po shkel procedurat dhe se ka uzurpuar institucionin e KLD-sė. Duke pretenduar se po shkelet pavarėsia e gjyqėsorit, Mihal Delijorgji ka deklaruar se masat pėr gjyqtarėt i merr KLD dhe se ai nuk ka faj pėr ngjarjen e Gėrdecit. Nė vijim tė kėsaj deklarate nė letrėn e tij Delijorgji ka kėrkuar qė gjykimi i ēėshtjes sė tij tė bėhet vetėm nga Gjykata e Lartė pasi sipas tij gjykatat e tjera janė tė varura dhe cenojnė gjykimin e drejtė. Nė lidhje me tragjedinė e Gėrdecit Delijorgji ka thėnė se ėshtė I pafajshėm por nga ana tjetėr ka akuzuar median se ka mbajtur njė qėndrim jo civil ndaj tij. Mihal Delijorgji vazhdon tė deklarojė se nuk ka lidhje me politikanėt dhe familjarėt e tyre. News24/Balkanweb)
__________________
--------------------------------------------------- Jam Krenare Qe Jam Shqiptare(Malsore).Grudjane" Faculeten e Malesores e Mbaj me Krenari Rreth flamurit tė pėrbashkuar, Me njė dėshirė dhe njė qėllim, Tė gjithė atij duke iu betuar, Tė lidhim besėn pėr shpėtim At Gjergj Fishta. Lahuta e Malcis |
|
|
|
|
|
#8 |
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jan 2006
Vendndodhja: N.Y
Postime: 15,157
Rrespekti: 303
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Qyteti i Beratit pranohet në UNESCO. 21 anëtarë votuan pro qytetit të 1001 dritareve
![]() 08/07/08 Tashmë qyteti i beratit do të jetë pjesë e Organizatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore. Plot 21 anëtarë të UNESCO-s kanë votuar pro hyrjes së Beratit në këtë organizatë çka ka sjellë edhe pranimin e qytetit të 1001 dritareve. Lajmi eshte konfirmuar edhe nga kryetari i Bashkise se Beratit Fadil Nasufaj. BERAT - Konfirmohet pranimi I qytetit të Beratit në UNESCO. Me plot 21 vota pro nga anëtarët e UNESCO-s kanë bërë që qyteti I 1001 dritareve të jetë një trashëgimitë kulturore më të rëndësishme në botë, të cilat merren nën mbrojtje nga UNESCO. Lajmi I gëzuar për këtë qytet, si dhe për përpiluesin e dosjes së tij Emin Riza, konfirmohet nga kreu I Bashkisë së Beratit Fadil Nasufaj. Përpilimi i dosjes dorëzuar Organizatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore nisi që në vitin 2004. Pranimi i qytetit të Beratit në UNESKO vjen në seri me pranimin e qytetit të Gjirokastrës. /Balkanweb)
__________________
--------------------------------------------------- Jam Krenare Qe Jam Shqiptare(Malsore).Grudjane" Faculeten e Malesores e Mbaj me Krenari Rreth flamurit tė pėrbashkuar, Me njė dėshirė dhe njė qėllim, Tė gjithė atij duke iu betuar, Tė lidhim besėn pėr shpėtim At Gjergj Fishta. Lahuta e Malcis |
|
|
|
|
|
#9 |
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jan 2006
Vendndodhja: N.Y
Postime: 15,157
Rrespekti: 303
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Vlorė, qyteti bregdetar vetėm me 1 ambulancė
![]() 08/07/08 Qytetarėt dhe pushuesit e shumtė nė qytetin e Vlorės, pėr ēdo emergjencė shėndetėsore kanė nė dispozicion vetėm njė autoambulancė edhe pse problemet e kėtyre muajve tė nxehta janė tė shumta. VLORĖ - Pėr tė pėrballuar shqetėsimet qė sjell vapa, aksidentet apo ēdo shqetėsim tjetėr shėndetėsor pėr tė gjithė qytetin e Vlorės ėshtė vetėm njė autoambulancė. Pjesa mė e madhe e rasteve urgjente qė prezantohen nė qytetin e Vlorės, shoqėrohen nėpėrmjet makinave tė rastit nė njė kohė qė ky shėrbim duhet tė mbulohet prej shėrbimit tė ambulancave. Burime nga poliklinika e qytetit tė Vlorės bėjnė tė ditur se pėrgjatė 24 orėve tė ditės nė dispozicion tė qytetarėve ėshtė vetėm njė autoambulancė me 1 mjek me dy infermier ndėrsa ditėve fundit ėshtė shtuar dhe njė tjetėr e gatshme nė ujė tė ftohtė. Sipas kreut tė spitalit tė Vlorės, Lorand Mėrkuri janė 8 ambulanca nga tė cilat 4 qėndrojnė nė ambientet e spitalit dhe 4 tė tjera nė poliklinikė,por burimet nga spitali bėjnė tė ditur se nga kėto vetėm 1 ėshtė nė dispozicion tė qytetarėve dhe pjesa tjetėr ėshtė nė turnet vijuese. Shpeshherė ka ndodhur qė ndėrhyrja e ambulancės ka qenė e vonuar siē ėshtė rasti I para dy muajve nė njė prej lokaleve tė bregdetit ku njė qytetar humbi ndjenjat gjatė kohės qė ishte nė njė festė dhe duke parė kėtė situatė u njoftua ambulanca pėr ngjarjen ,ndėrkohė qė I jepej ndihma e parė .Tė afėrmit duke parė vonesėn e ambulancės e shoqėruan tė afėrmin e tyre pėr nė spital ku sipas mjekėve kishte vdekur si pasoj e njė infarkti ndėrsa ambulanca mbėrriti gati 20 minuta me vonesė pasi kishte qėnė nė njė tjetėr urgjencė mė parė. Njė tjetėr problem qė lidhet me urgjencėn ėshtė dhe numri I telefonit 127 I cili nuk pėrgjigjet nė thirrjet e celularit ku del shprehja abonenti I kėrkuar mund tė ketė fikur telefonin ndėrsa pėrgjigjet vetėm nga telefonat fiks. /News24/Balkanweb)
__________________
--------------------------------------------------- Jam Krenare Qe Jam Shqiptare(Malsore).Grudjane" Faculeten e Malesores e Mbaj me Krenari Rreth flamurit tė pėrbashkuar, Me njė dėshirė dhe njė qėllim, Tė gjithė atij duke iu betuar, Tė lidhim besėn pėr shpėtim At Gjergj Fishta. Lahuta e Malcis |
|
|
|
|
|
#10 |
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jan 2006
Vendndodhja: N.Y
Postime: 15,157
Rrespekti: 303
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Ambasadori gjerman: Kritikat tona pėr Shqipėrinė
![]() Ndryshimet nė Kushtetutė ishin demokratike, por u befasova sa shpejt dhe me sa pak debat kaluan disa prej tyre" Bernd Borchardt, ambasadori i Republikės Federale tė Gjermanisė nė Tiranė mendon se ēėshtja e pazgjidhur e pronave krijon pasiguri tek investitorėt. Nė njė intervistė ekskluzive pėr "Shqip", ai komenton zhvillimet politike nė Shqipėri dhe perspektivat zgjeruese tė Bashkimit Evropian. Teksa u referohet ndryshimeve tė fundit kushtetuese, Borchardt thotė se ato nuk bien nė kundėrshtim me asnjė parim tė demokracisė ose shtetit ligjor. Por shton se ėshtė befasuar se sa shpejt dhe me sa pak debat u miratuan disa nga kėto ndryshime. Nė demokraci, vlerėson ai, ėshtė krejtėsisht normale tė lindin debate mes institucioneve kushtetuese pėr mėnyrėn se si duhet tė kuptohen dhe interpretohen disa tė drejta e mandate tė caktuara. Borchardt shpreson qė Parlamenti shqiptar tė vendosė sa mė shpejt lidhur me plotėsimin e vendeve tė lira pėr anėtarėt e Gjykatės sė Lartė. Duke insistuar se me shtatė vende vakante gjyqtarėsh njė gjykatė nuk mund tė funksionojė plotėsisht. Dėshtimi nė zgjedhjet e vitit 2009, sipas tij, do tė ishte hap prapa pėr Shqipėrinė dhe NATO-n, e cila i ka bėrė ftesėn pėr anėtarėsim. Qeveria gjermane thekson sakaq, qėndrimin e saj pėr perspektivėn evropiane tė tė gjitha vendeve tė Ballkanit Perėndimor. Teksa vlerėson arritjen nė luftėn ndaj trafikut tė drogės dhe ekonomisė informale nė Shqipėri, ambasadori hedh kritika pėr nivelin e trafikut tė qenieve njerėzore dhe korrupsionit. Gazeta "Shqip": Zoti Borchardt, prej muajsh Ju jeni caktuar ambasador i Republikės Federale tė Gjermanisė nė Shqipėri. Sa ndryshon realiteti shqiptar nga ajo ēka prisnit para se tė merrnit detyrėn? Ambasadori: Kur erdha nė Shqipėri nga fundi i muajit korrik tė vitit tė shkuar, mbeta i impresionuar. Nė vitet 1994 deri 1997 jam marrė me ēėshtjet e Shqipėrisė nė Ministrinė e Jashtme dhe nė vitin 1996 munda tė vizitoj vendin tuaj. Hapat pėrpara tė bėra qė nga ajo kohė, janė mbresėlėnėse. Gazeta "Shqip": Gjatė presidencės gjermane tė Bashkimit Evropian, nė politikėn shqiptare u imponuan marrėveshjet gjithėpėrfshirėse. Kam parasysh kėtu marrėveshjen e arritur sa i takon reformės zgjedhore. Me ardhjen e presidencės sllovene u pėrdor formula dyshe pra PD-PS qė hapi njė konflikt politik. Si e konsideroni kėtė? Ambasadori: Ne e shohim si shumė tė rėndėsishme, qė tensioni midis dy kampeve tė mėdha politike nė Parlamentin shqiptar, i cili nė tė kaluarėn ka karakterizuar pėr njė kohė tė gjatė jetėn politike tė vendit tuaj, ėshtė zbutur duke u kthyer nė njė atmosferė bashkėpunimi. Tė gjithė partnerėt e BE-sė - dhe kėtu nuk ka asnjė ndryshim ndėrmjet Presidencės gjermane dhe asaj sllovene - ndajnė tė njėjtin qėndrim, pėr ti sugjeruar politikės shqiptare, tė synojė njė bashkėpunim mė tė mirė dhe kapėrcejnė klimėn dominuese tė konfrontimit. Gazeta "Shqip": Pak muaj mė parė, Parlamenti shqiptar kaloi me shumicė votash paketėn e ndryshimeve nė Kushtetutė. Ende, faktorė tė veēantė kontestojnė kėtė rezultat, duke e cilėsuar deri puē ndaj demokracisė. Ju keni njė qėndrim? Ambasadori: Parlamenti shqiptar pėrcakton rregullat, sipas sė cilave, bėhen ndryshimet nė Kushtetutė. Kėto rregulla janė marrė parasysh nė rastin e paketės sė ndryshimeve nė Kushtetutė qė ju pėrmendni. Veē kėsaj, kėto ndryshime nė Kushtetutė nuk bien nė kundėrshtim me asnjė parim tė demokracisė ose shtetit ligjor, tė cilave Shqipėria ėshtė angazhuar tu pėrmbahet. Por sigurisht qė u befasova, se sa shpejt dhe me sa pak debat u miratuan disa nga kėto ndryshime. Gazeta "Shqip": Mazhoranca prej ditėsh ėshtė pėrfshirė nė njė konflikt mes institucionesh. A ishte veprim i drejtė rrėzimi nė Kuvend nga shumica e drejtuar nga Partia Demokratike, i pesė dekreteve tė kreut tė shtetit, Bamir Topi, pėr anėtarė tė Gjykatės sė Lartė? Ambasadori: Njė nga kushtet themelore pėr funksionimin e njė shteti demokratik, ėshtė qė institucionet kushtetuese tė respektojnė ligjet dhe mandatet qė u janė caktuar. Nė njė demokraci ėshtė krejtėsisht normale tė lindin debate midis institucioneve kushtetuese pėr mėnyrėn se si duhet tė kuptohen dhe interpretohen disa tė drejta dhe mandate tė caktuara. Nėse nė kėtė pikė nuk mund tė arrihet njė kompromis, atėherė kjo ėshtė njė ēėshtje pėr tė cilėn vendos njė gjykatė kushtetuese. Por ne shpresojmė, qė Parlamenti shqiptar tė vendosė sa mė shpejt lidhur me plotėsimin e vendeve tė lira pėr anėtarėt e Gjykatės sė Lartė. Me shtatė vende vakante gjyqtarėsh njė gjykatė nuk mund tė funksionojė plotėsisht. Gazeta "Shqip": Vitin e ardhshėm shqiptarėt do tu drejtohen kutive tė votimit pėr tė zgjedhur mazhorancėn qeverisėse. A po bėhet aq sa duhet pėr reformėn nė Kodin Zgjedhor, kartat e identitetit dhe regjistrin e zgjedhėsve? Ambasadori: Nėpėrmjet kontributit tė saj nė BE, Gjermania ėshtė bashkėfinancuese e njė projekti tė Komisionit tė BE-sė, i cili asiston nė ndėrtimin e njė regjistri tė zyrave tė gjendjeve civile. Pas kapėrcimit tė disa vėshtirėsive, ky projekt tashmė ėshtė nė rrugė tė mbarė. Ndėrsa pėr reformėn zgjedhore, Parlamenti shqiptar para pak ditėsh miratoi ngritjen e njė komisioni ad hoc. Edhe nė kėtė pikė kam pėrshtypjen, se debati do tė ecė shpejt para. Veē kėsaj, qeveria shqiptare na ka siguruar, se kartat e identitetit do tu shpėrndahen nė kohėn e duhur zgjedhėsve pėr zgjedhjet e ardhshme. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme: Zgjedhje nė vitin 2009, tė cilat nuk pėrputhen me standardet tona tė pėrbashkėta, do tė ishin njė hap mbrapa pėr Shqipėrinė dhe NATO-n, e cila i ka bėrė tashmė Shqipėrisė ftesėn pėr anėtarėsim. Gazeta "Shqip": Sa tėrheqėse ėshtė Shqipėria pėr investuesit gjermanė. Nė njė moment tė caktuar u pa njė lloj rritje e interesit, por mė pas duket sikur kjo u sfumua? Ambasadori: Para se tė vija nė Shqipėri, qeveria gjermane kėrkoi veēanėrisht qė ambasada gjermane nė Tiranė tė informonte biznesin gjerman mė shumė mbi mundėsitė qė ofron Shqipėria si njė partner ekonomik. Masa jonė e parė nė kėtė drejtim ishte njė konferencė e pėrbashkėt ekonomike gjermano-shqiptare e zhvilluar nė tetor 2007, nė Tiranė. Njė shembull tjetėr ėshtė vizita e disa pėrfaqėsuesve tė industrisė tekstile gjermane nė ndėrmarrje shqiptare nė pranverė tė kėtij viti. Aktualisht, po planifikojmė organizimin e njė tjetėr konference tė gjerė ekonomike nė tetor. Nė pėrgjithėsi, unė jam i kėnaqur, qė interesi i biznesit gjerman pėr Shqipėrinė ėshtė rritur dukshėm gjatė vitit tė fundit. Kėtė ne e vėrejmė nė interesimin dhe kėrkesat pėr kėshillim gjithmonė nė rritje. Por edhe Shqipėria mund tė bėjė mė shumė pėr tė rritur atraktivitetin e saj si njė vend ku mund tė investohet. Ēėshtjet e pazgjidhura tė pronave krijojnė pasiguri tek investuesit. Nėse rreth 2/3 e shqiptarėve shprehen se kanė pak ose aspak besim te gjyqtarėt, edhe kjo ėshtė diēka qė i bėn tė reflektojnė investuesit. Gazeta "Shqip": Shumica e irlandezėve votuan kundėr-traktatin e Lisbonės. Ēfarė ndikimi do tė ketė kjo pėr Shqipėrinė? Ambasadori: Rezultati negativ i referendumit nė Irlandė ka shkaktuar edhe njė debat mbi varėsinė e marrėveshjes pėr reforma dhe zgjerimin. Dua tė shpreh qartazi, se qeveria gjermane ėshtė pėr perspektivėn evropiane tė tė gjitha vendeve tė Ballkanit Perėndimor. Negociatat pėr anėtarėsim dhe politika e pėrafrimit janė tė suksesshme dhe duhet tė ēohen pėrpara. Por konsensusi i BE-sė pėr vijimin e procesit tė zgjerimit kėrkon njė rishikim tė bazave kushtetutore tė BE-sė. Pikėrisht pėr kėtė arsye, Traktati i Lisbonės ėshtė i domosdoshėm. Si do tė ecet mė tej me Traktatin e Lisbonės? Ėshtė me siguri ende herėt pėr tė spekuluar mbi kėtė pyetje. Por unė shpreh bindjen, se vendet e tjera tė BE-sė sė bashku me Irlandėn do tė gjejnė njė zgjidhje tė qėndrueshme. Gazeta "Shqip": Nė vijimėsi, raportet ndėrkombėtare kanė dhėnė si konkluzion faktin se vendi ynė ecėn njė hap para drejt standardeve ose njė hap prapa. A ka njė datė kur Shqipėria mund tė shpresojė anėtarėsimin e plotė nė Bashkimin Evropian? Ambasadori: Data pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė BE ėshtė nė dorė tė Shqipėrisė. Ajo varet nga progresi i reformave nė vendin tuaj. Reformat nė vendin tuaj ndiqen me shumė kujdes nė kryeqytetet e BE-sė dhe Bruksel. Ne gėzohemi pėr hapat pėrpara. Po pėrmend disa shembuj: Lufta e qeverisė kundėr trafikut tė drogės ka sjellė rezultate pozitive, po kėshtu ne kemi mirėpritur edhe masat e ndėrmarra pėr uljen e korrupsionit nė provimet e pranimit nė universitete. Nėse themi se marrėveshja Interim mes BE-sė dhe Shqipėrisė po zbatohet mirė, kjo nėnkupton se edhe doganat po funksionojnė mė mirė. Por edhe administrata e financave ka shėnuar mė shumė tė ardhura: pra lufta kundėr ekonomisė informale po shfaq rezultate. Por nga ana tjetėr ne shohim edhe zhvillime problematike. Kėshtu p.sh., javėt e fundit Kėshilli i Evropės dhe Departamenti Amerikan i Shtetit konstatuan nė mėnyrė tė pavarur nga njėri-tjetri, se trafiku i qenieve njerėzore brenda vendit, nė Shqipėri, ėshtė rritur. Ky ėshtė njė lajm shumė i keq. Dhe, pavarėsisht nga sukseset e pėrmendura pėr sa i pėrket korrupsionit: Njė anketė e kohėve tė fundit tregoi, se mė shumė se 2/3 e tė gjithė tė intervistuarve u ėshtė dashur tė paguajnė ryshfete pėr trajtime mjekėsore gjatė vitit tė fundit. Mė keq: Ky numėr ishte mė i lartė se ai i njė ankete tė zhvilluar mė 2006. Gazeta "Shqip": Duke qėndruar te procesi i integrimit sa tė arritshme e shikoni liberalizimin e regjimit tė vizave mes Shqipėrisė dhe shteteve tė tjera evropiane? Ambasadori: Liberalizimi i regjimit tė vizave ėshtė nė dorėn e Shqipėrisė. BE-ja i ka dorėzuar qeverisė shqiptare, sikurse dhe qeverive tė tjera tė Ballkanit Perėndimor njė listė me kushtet qė duhet tė plotėsohen pėr arritjen e liberalizimit tė vizave. Edhe nė kėtė aspekt, pėr sa u pėrket disa kushteve, Shqipėria ėshtė nė rrugė tė mbarė p.sh., nė realizimin e pasaportave biometrike. Edhe lufta kundėr trafikut tė qenieve njerėzore dhe korrupsionit pėrbėjnė disa nga kėto kushte. Anketat qė pėrmenda pak mė lart tregojnė, se nė kėtė fushė ka ende shumė pėr tė bėrė. Pėrndryshe miqtė e Shqipėrisė do ta kenė tė vėshtirė tė bindin skeptikėt e shumė prej ministrive tė Brendshme nė vendet e BE-sė pėr njė liberalizim tė vizave. CV Karriera e ambasadorit Bern Borchardt Bernd Borchardt ka lindur mė 19 janar 1955 nė Bottrop. Ai ka kryer studimet e larta pėr psikologji nė Universitetin e Mynsterit. Nga viti 1981 deri nė 1983 kreu njė kurs pėrgatitor pėr Shėrbimin e Jashtėm tė nivelit tė lartė pranė Ministrisė sė Jashtme Federale. 1983 - 1986 ishte referent pėr vendet nordike pranė Ministrisė sė Jashtme Federale dhe nė 1986 - 1989 zėvendėsambasador pranė Ambasadės nė Conakry. Nė vitin 1989 u emėrua zėvendėsambasador pranė Ambasadės nė Mogadishu, ndėrsa nga 1990 - 1992 ishte atashe pėr ēėshtjet e politikės pranė Ambasadės nė Pretoria. Nė vitin 1992 u emėrua zėvendėsambasador pranė ambasadės nė Tallinn ku qėndroi pėr dy vite. Pas kėsaj kohe mbajti postin e zėvendėsdrejtorit tė referatit pėr ēėshtje tė Evropės Juglindore pranė Ministrisė sė Jashtme Federale, ku qėndroi pėr katėr vite rresht. Nė vitin 1998-1999 ishte zėvendėsdrejtor pranė Misionit tė Verifikimit tė OSBE-sė nė Kosovė. Nga viti 1999 deri nė 2002 ishte zėvendėsambasador pranė Ambasadės nė Bukuresht dhe nė vitet 2002-2003 drejtor Referati pėr marrėdhėniet me jashtė nė BE pranė Ministrisė sė Jashtme Federale. Mė tutje pėr tre vite mbajti detyrėn e drejtorit tė referatit pėr Azinė Jugore pranė Ministrisė sė Jashtme Federale. Nė vitet 2006-2007 ishte zėvendėsdrejtor i Drejtorisė pėr Azinė pranė Ministrisė sė Jashtme Federale. Qė prej gjysmės sė vitit 2007 ai ushtron detyrėn e ambasadorit tė Republikės Federale Gjermane nė Shqipėri.
__________________
--------------------------------------------------- Jam Krenare Qe Jam Shqiptare(Malsore).Grudjane" Faculeten e Malesores e Mbaj me Krenari Rreth flamurit tė pėrbashkuar, Me njė dėshirė dhe njė qėllim, Tė gjithė atij duke iu betuar, Tė lidhim besėn pėr shpėtim At Gjergj Fishta. Lahuta e Malcis |
|
|
|