![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
|
|||||||
| Chat | Regjistrohuni | Ndihmë | Lista e Anëtarëve | Kalendari | Albumi | Kërko | Postime te reja | Shënoji Forumet si të Lexuar |
![]() |
|
|
Veglat e Temës | Shfaq Modët |
|
|
#1 |
|
IRCop-S.Mod-Fotoreporter
|
Forca Organizoi për herë të parë Festimin e ditës Ndërkombëtare të rinisë në Malësi.
![]() Në konferencën që u mbajt me 17 dhjetor në Asamblenë e përgjithshme të OKB, u pranua propozimi që u bë nga Konferenca botërore e Ministrive ku u vëndos që dita ndërkombëtare e të rinjve të shpallet 12 gushti.Ata vëndosen që kjo ditë të shënohet me qellim që një farë mënyre të rrisin ndërgjegjën e të rinjve, kyçcjen e tyre publike, dhe njohjen e potencialeve të tyre. Ideja ishte që edhe ne të fillojmë ta kremtojmë një ditë të tillë, me një serë aktivitetesh që kemi përgatitur sepse e kemi parë të arsyeshme që rinisë duhet ti kushtohet një vëmëndje e posaçme, duhet ti japim shansa që edhe ata që të marrin pjesë në të gjitha vendimet që janë me rëndësi, t’i japim edhe atyre shansa që të vëndosin për të ardhmën e tyre, sepse rina është faktorë që mund të ndikojë në përmirsimin e jetës. Duke marrë parasysh se në shtetin tonë ka shumë probleme që lidhen me rininë duke ia filluar prej atyre më elementare e deri tek atë që janë: arsimi, punësimi, gjendja ekonomike, mirëpo, është një çështje që duhet ti kushtohet një vëmëndje e posaçme sepse dita ditës në shtypin e përditshëm lexojmë që droga është një fenomen që po shtohet në shoqërinë tonë.Ndërsa të gjithë ne e dimë se si problem kryesorë në malësi është edhe emigracioni i cili është shkak i papunësisë si pasojë e gjendjes ekonomike. Pra ne një farë mënyre me këtë aktivitet që shpresojmë që të bëhet tradicional në agjendën e Forcës Rinore kemi menduar që organeve kompetente t’ia tërheqim vëmëndjen në një mënyrë të bukur ti tregojmë se edhe ne egyistojmë, se edhe ne kemi potencial dhe aftësi të vëndosim për vetën tonë dhe jemi të aftë në çd aspekt. Jemi ne ata që kemi potencial, forcë, ide, ambicie për të ndryshuar diçka në kah më të mirë, të shkojmë drejtë dhe se në të ardhmën të jemi të barabartë me të gjithë të tjerët. Problemet janë të shumta, ne të gjithë e dimë atë mirëpo në vend që të flasim për ato probleme ne duhet të jemi vetë iniciuas të ndihmojmë në çdo aspekt sepse ne mundemi të kemi një të ardhme më të mirë.Secili prej nesh po të ulemi e ti dëgjojmë, ka problemet e veta, mirëpo ne duhet të marrim një rrugë dhe ti zgjellim ato. Pra, për hirë të rinisë, për hirë të përmirësimit të pozitës sonë në keëtë shoqërinë le të festojmë sonte, ti përkrahim ata sepse ata janë e ardhmja e jonë. Me këtët rast për stafin e www.malesia.org Perfaqësuesi i Komisionit per të Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtjen e pakicave Kombetare, e cila vepron Pran organizates Amerikane Lëvizja Atdheu na Bashkon, z. Muhamed Gjokaj shprehet : Lamtumirë 25 maji, mirë se të gjëjmë 12 gushti,festa ndërkombëtare e rinisë, mirë se u gjejmë Europë dhe Botë. Është koha që rinia jonë ti drejtohet botës dhe kjo është shembulli më i mirë për tu integruar në Europë dhe se jemi pjesë e shoqërisë europjane. Ky eviniment kaq me rëndësi për rininë tonë festohet për të parën herë në Mal të Zi dhe pikërisht dëshirojmë që Tuzi të jetë vëndi ku do të festohet tradicionalisht kjo festë, përfundoi Gjokaj. Kurse sonde në ambientet fatanstike të restorantit Cavalieri u orgaizua mrëmje argëtuase me Kengtarët-et e njohur-ra nga Shqiperia Produkt 28, këngtarja nga Malësia Amanda Ujkaj , këngtari nga Ulqini Cani si dhe nga Parisi Dj Mani te cilet organizuan nje mremje argetuase fantastike dhe te pa harruar. Albert Camaj
__________________
![]() Herën e fundit është Redaktuar nga SoS : 14-08-2008 në 04:44 AM. |
|
|
|
|
|
#2 |
|
Super Moderator
Anëtarësuar: Jan 2006
Vendndodhja: N.Y
Postime: 14,981
Rrespekti: 272
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
__________________
--------------------------------------------------- Jam Krenare Qe Jam Shqiptare(Malsore).Grudjane" Faculeten e Malesores e Mbaj me Krenari Rreth flamurit të përbashkuar, Me një dëshirë dhe një qëllim, Të gjithë atij duke iu betuar, Të lidhim besën për shpëtim At Gjergj Fishta. Lahuta e Malcis |
|
|
|
|
|
#3 |
|
Anëtar aktiv/e
Anëtarësuar: Jan 2008
Postime: 223
Rrespekti: 29
![]() |
suksese dhe urime nga malsori_1
|
|
|
|
|
|
#4 |
|
Anëtar i/e Rrespektuar
Anëtarësuar: Mar 2006
Postime: 616
Rrespekti: 50
![]() |
Me cka shofe i kemi zoteri ate rini ne Malesi i ruajte zoti e i pajte me shendet, jau kame shume lakmi ka i shofe ka bajne qefe,po me thone disa se gati per nate veres ka koncerte e bravo ju qofte bani qefe sa ini te ri se kur te plaki zbane dobi hice.
|
|
|
|