Vjetėr 17-01-2006, 11:25 PM   #1
H_I_T_M_A_N
Anėtar aktiv/e
 
Avatari i H_I_T_M_A_N
 
Anėtarėsuar: Jan 2006
Vendndodhja: Malesia
Postime: 355
Rrespekti: 92 H_I_T_M_A_N has a brilliant futureH_I_T_M_A_N has a brilliant future
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek H_I_T_M_A_N
Gabim Dokumentet e para ne Gjuhen Shqipe

Dokumenti i pare i shkruar ne gjuhen shqipe eshte "Meshari i Gjon Buzukut" qe nga viti 1555. Njihen edhe 3 dokumente te tjera : "Formula e Pagezimit" e Pal Engjullit, Fjalorthi i Arnold Fon Harfit dhe Ungjilli i pashkeve. Te gjitha keto jane shkruar perafersisht ne Shekullin XV dhe kane rendesi te madhe gjuhesore por edhe historike.
Une kam dashur te arrij deri ketu qe te them se mendimi im eshte se Iliret si popull i vjeter kane pasur edhe dokumente te shkruara ne data me te hershme,por Lufterat e ndryshme i kane perhapur dhe ndoshta shkaterruar ato.Letersia e Gjuhes Shqipe mund te kishte qene aq e vjeter sa Letersia Helenike,por eshte shkaterruar nga dashakeqet e Ilireve. Mendimin tuaj mund ta jepni me poshte dhe mund te folni me gjeresisht per dokumentet e lartpermendura.
H_I_T_M_A_N nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-01-2006, 11:57 PM   #2
_ArToNi_B^o^Y^_
Fillestar/e
 
Anėtarėsuar: Jan 2006
Vendndodhja: Tuz
Postime: 27
Rrespekti: 0 _ArToNi_B^o^Y^_ is on a distinguished road
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek _ArToNi_B^o^Y^_
Post

Mendohet se asht gjet libri para Buzukut...
E ka shkrua Gjergj Kastrioti Skenderbeu...............


lol :
_ArToNi_B^o^Y^_ nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-01-2006, 01:15 PM   #3
Arbri
Stėrnip i V. Gelės
 
Avatari i Arbri
 
Anėtarėsuar: Jan 2006
Vendndodhja: K'tu ne mesin tuaj
Postime: 1,448
Rrespekti: 200 Arbri has a brilliant futureArbri has a brilliant futureArbri has a brilliant futureArbri has a brilliant futureArbri has a brilliant futureArbri has a brilliant future
Wink

Dokumentet e para qe jane gjetur jane para Mesharit te 1555.

Dokumentet e para te shkruara te shqipes i perkasin shekullit XIV. Libri i pare i shkruar eshte "Meshari" i Gjon Buzukut qe i perket gjysmes se dyte te shek. XVI (1555). Ka mundesi qe tradita e shkrimit te shqipes te kete qene me e vjeter. Shqipja eshte shkruar ne dy dialekte kryesore, ne gegerisht dhe ne toskerisht. Vepra e pare toskerisht eshte "E mbesuame e krishtere", shkuar nga Luke Matrenga dhe botuar ne Rome me 1592. Shqipja ka vazhduar te shkruhet ne dy dialekte deri me 1972, kur toskerishtja letrare u shpall gjuhe letrare kombetare ose gjuhe letrare e njesuar.


Pasthenia e Mesharit


U Donih Gjoni, biri hi Bdek(1) Buzukut, tue u kujtuom(2) shume here se gluha joneh nuk kish gjaa te endigluom(3) enseh shkruomit shenjte(4), enseh dashunit(5) seh botese saneh(6) desha dhe u fediguneh(7) per saa mujtah meh zdritune pak mendete e atyneh qi t'eh endiglonjineh(8).
E u'maa duoteh enbaronj veprene teme. Endeh vjetet MDLIV njehzet dit endeh mara zuna enfiill e enbarova endeh vjetet MDLV, endeh kallenduor V dit(9). E seh per fat neh keshe kun enbeh endonje vend fejyem(10) u duoh tuk te jeteh fajteh, aih qi teh jete maa hi diteshin seh u' atah fajh u lus tah tajtojneh(11) ende e mire.
Perseh nuke cuditem seh ne paca fejyem, kejo tueh kleneh maa e para veper e fort e feshtireh per teh veperuom embeh gluhet taneh(12). Perseh ata qi shtamponjijneh, kishineh te madheh fedige e aqe nuk mund e qellonjine(13), se fajh te mos banjine perseh perhere endajh tah nuke mundeh jesheh u' tueh enbajtuneh njeh klisheh enbeh dyy anet meh duhee mer sherbyem(14).
E tash enfaleh gjitheveh e luteni Zotne ende per mua.



*) Ky fragment eshte marre nga pasthenia e vepres se Buzukut. Ne dallim nga tri dokumentet e para te shkruara ne gjuhen shqipe, qe ishin fjale, fjali e fragmente te shkeputura, vepra e Buzukut eshte libri i pare i shkruar ne gjuhen shqipe qe njohim deri sot. Autori gjakovar, Gjon Kazazi, qe e zbuloi i pari me 1740, kishte kopjuar nje cope rituali e ia dergoi ne shenje nderimi themeluesit te Seminarit Arberesh te Palermos. Me vone, peshkopi arberesh i Sicilise, Pal Skiroi (1866-1941), e rizbuloi me 1909 dhe nxori nje fotokopje te te gjithe tekstit, beri nje studim per te, por nuk arriti ta botonte.
Nje botim shkencor te plote te vepres, te shoqeruar me nje studim per gjuhen e Buzukut, e beri gjuhetari yne i njohur Eqrem Ƈabej (1968).

1) Bdek - Benedekt
2) tue kujtuom - duke kujtuar, duke sjelle ne mend
3) te endigluom - qe degjohet (kuptohet)
4) enseh shkruomit shenjte - prej shkrimit te shenjte, prej librave fetare
5) enseh dashunit - prej dashurise
6) botese saneh - gjindjes, popullit tone
7) me u fediguneh - mundur, lodhur
8) Ne keta rreshta bie ne sy jo vetem qellimi patriotik, por edhe
thjeshtesia e sinqeriteti me te cilet u drejtohet Buzuku lexuesve.
9) Duke u bazuar ne keto data (autori shkruan me numra romake), eshte pranuar nga te gjithe se vepra eshte botuar me 1555, megjithese autori thote "Tani une dua ta perfundoj vepren time... e nisa me 20 mars 1554 dhe e mbarova me 5 janar 1555".
10) fejyem - gabuar
11) tah trajtonjeh - ta ndreqe, ta rregulloje
Edhe nje here duket thjeshtesia e autorit kur u kerkon ndjese lexuesve per ndonje gabim qe mund te kete shpetuar, dhe u lutet qe ku te jete, ta ndreqin.
12) Nga ky pohim i autorit kuptohet se ai nuk njeh ndonje veper
tjeter te shkruar ne gjuhen shqipe, prandaj eshte i ndrojtur
e nuk ka fort besim ne punen e tij.
13) nuk mund e qellonjine - nuk mund ta qellonin pa gabime, nuk
mund te mos e benin pa gabime
14) Me kete autori do te shfajsohet para lexuesit per gabimet qe
mund te kete vepra: se "ata qi shtamponjine kishne te madhe
fedige" dhe ai s'mund t'u qendronte gjithmone prane, sepse
mbante nje "klishe" (kishe) dhe i duhej te sherbente ne te dy
anet.




Ka edhe teori se Theodor Shkodrani 1210 shkruan librin e pare ne gjuhen shqipe..
lexoni ketu..
http://www.shkoder.net/al/doc_vjet1.htm
__________________
-------------------------------------------------
E vėrteta ėshtės si dielli, edhe kur nuk shihet ajo ekziston, shpesh tė nxeh, por nganjėherė edhe tė djegė.
---------------------------------------------------

-----------------------------------------------------
Pak histori

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Arbri : 20-01-2006 nė 02:01 PM.
Arbri nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-2006, 03:08 AM   #4
GRUDJANE
Super Moderator
 
Avatari i GRUDJANE
 
Anėtarėsuar: Jan 2006
Vendndodhja: N.Y
Postime: 15,166
Rrespekti: 304 GRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant future
Gabim Gjuha Shqipe

Gjuha Shqipe

Gjuha shqipe ben pjese ne familjen e gjuheve indoevropiane, ku futen gjuhet indoiranike, greqishtja, gjuhet romane, gjuhet sllave, gjuhet gjermane, etj. Ajo formon nje dege te vecante ne kete familje gjuhesore dhe nuk ka ndonje lidhje prejardhjeje me asnjeren prej gjuheve te sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, perkatesia e saj ne familjen gjehesore indoevropiane, u arrit te percaktohej e te vertetohej qe nga mesi i shekullit XIX, ne saje te studimeve te gjuhesise historike krahasuese.
Ishte sidomos merita e njerit prej themeluesve kryesore te ketij drejtimi gjuhesor, dijetarit te njohur gjerman Franz Bopp, qe vertetoi me metoda shkencore perkatesine e gjuhes shqipe ne familjen gjuhesore indoevropiane. F Bopp i kushtoi ketij problemi nje veper te vecante me titull ā€œUeber das Albanesische in scinen verwandtschaftlichen Bezichungenā€, botuar ne vitin 1854.
Ne ndarjen e gjuheve indoevropiane ne dy grupe: ne gjuhe lindore ose satem dhe ne gjuje perendimore ose kontum, shqipja shkon me gjuhet lindore (satem), bashke me gjuhet indoiranike, gjuhet balto-sllave dhe armenishten.

Origjina
Problemi i origjnes se gjuhes shqipe eshte nje nga problemet shume te debatuara te shkences gjuhesore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njeres nga gjuhet e lashta te Gadishullit te Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Ne literaturen gjuhesore qarkullojne dy teza themelore per origjinen e shqipes: teza e origjines ilire dhe teza e origjines traka. Teza ilire ka gjetur mbeshtetje me te gjere historike dhe ghuhesore. Ajo eshte formuar qe ne shekullin XVIII ne rrethet e historianeve.
Perpjekjen e pare shkencore per te shpjeguar origjinen e shqiptareve dhe te gjuhes se tyre, e beri historiani suedez Hans Erich Thunmann ne vepren e tij ā€œUndersuchunger liber di Geschichte der Ɩstlichen europƤischen Vƶlkerā€ Leipzig 1774. Ai, duke u mbeshtetur ne burime historike latine e bizantine dhe ne te dhena gjuhesore e onomastike, arriti ne perfundimin se shqiptaret jane vazhduesit autoktone te popullsise se lashte ilire, e cila nuk u romanizua sic ndodhi me popullsine trako-dake, paraardhese te rumuneve.
Tezea e origjines ilire te shqipertareve eshte mbeshtetur nga albanolugu i mirenjohur australian Johannas Georges von Hahn ne vepren e tij Albanesische Stidien,publikuar me 1854
Qe nga ajo kohe deri ne ditet tona, nje varg dijetaresh te shquar historiane, arkeologe e gjuhetare, kane sjelle duke plotesuar njeri tjetrin, nje sere argumentesh historike dhe gjuhesore, qe mbeshtesin tezen e origjines dhe te shqiptareve dhe te gjuhes se tyre. Disa nga keto argumente themelore, jane:
1. Shqiptaret banojne sot ne nje pjese te trojeve, ku ne periudhen antike kane banuar fise ilire; nga ana tjeter ne burimet historike nuk njihet ndonje emigrim i shqiptareve nga vise te tjera per t’u vendosur ne trojet e sotme.
2. Nje pjese e elementeve gjuhesore: emra sendesh, fisesh, emra njerezish, glosa, etj., qe jane njohur si ilire, gjejne shpjegim me ane te gjuhes shqipe.
3. Format e toponimeve te lashta te trojeve ilire shqiptare, te krahasuara me format pergjegjese te sotme, provojne se ato jane zhvilluar sipas rregullave te fonetikes historike te shqipes, dmth kane kaluar pa nderprerje neper gojen e nje popullsie shqipfolese.
4. Marredheniet e shqipes me greqishtjen e vjeter dhe me latinishten, tregojne se shqipja eshte formuar dhe eshte zhvilluar ne fqinjesi me keto dy gjuhe ketu ne brigjet e Adriatikut dhe te Jonit.
5. Te dhenat arkeologjike dhe ato te kultures materiale e shpirterore, deshmojne se ka vijimesi kulturore nga iliret antike te shqiptaret e sotem.
Nga te gjithe keto argumente, te paraqitur ne menyre te permbledhur, rezulton se teza e origjines ilire e gjuhes shqipe, eshte teza me e mbeshtetur nga ana historike dhe gjuhesore.



Fillimet e shkrimit te gjuhes shqipe
Shqipja eshte nje nga gjuhet e lashta te Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vone, ne shekullin XV, ashtu si rumanishtja.
Dokumenti i pare i shkruar ne gjuhen shqipe, eshte ajo qe quhet ā€œFormula e pagezimitā€, e vitit 1462. Eshte nje fjali e shkurter ne gjuhen shqipe ā€œUnte paghesont premenit Atit et birit et spertit senitā€, qe gjendet ne nje qarkore te shkruar ne latinisht nga Kryepeshkopi i Durresit Pal Engjelli, bashkepunetor i ngushte i Skenderbeut.
Pal Engjelli, gjate nje vizite ne Mat, vuri re shrregullime ne pune te ushtrimit te fese dhe me kete rast, ai la me shkrim disa porosi dhe udhezime per klerin katolik, nder te cilat edhe formulen e mesiperme, te cilen mund ta perdornin prinderit per te pagezuar femijte e tyre, ne rastet kur nuk kishin mundesi t’i dergonin ne kishe, ose kur nuk kishte prift. Formula eshte shkruar me alfabetin latin dhe ne dialektin e veriut (gegerisht).
ā€œFormula e pagezimitā€ eshte gjetur ne Biblioteken Laurentiana te Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe eshte botuar prej tij ne vitin 1915 ne ā€œNotes et extraits pour servir l’histoire des croisades au XV siecle IV, 1915ā€.
Me pas, nje botim filologjik te ketij dokumenti, bashke me riprodhimin fotografik te tij, e beri filologu francez Mario Rognes ne ā€œRecherches sur les anciens textes albanaisā€, Paris 1932.
__________________
---------------------------------------------------
Jam Krenare Qe Jam Shqiptare(Malsore).Grudjane"
Faculeten e Malesores e Mbaj me Krenari
Rreth flamurit tė pėrbashkuar,
Me njė dėshirė dhe njė qėllim,
Tė gjithė atij duke iu betuar,
Tė lidhim besėn pėr shpėtim


At Gjergj Fishta. Lahuta e Malcis
GRUDJANE nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-2006, 03:09 AM   #5
GRUDJANE
Super Moderator
 
Avatari i GRUDJANE
 
Anėtarėsuar: Jan 2006
Vendndodhja: N.Y
Postime: 15,166
Rrespekti: 304 GRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant future
Gabim

Dokumenti i dyte, i shkruar ne gjuhen shqipe eshte Fjalorthi i Arnold von Harfit, i vitit 1496. Udhetari gjerman Arnold von harf, nga fshati i Kelnit, ne vjeshte te vitit 1496, ndermori nje udhetim pelegrinazhi per ne ā€œvendet e shenjtaā€. Gjate udhetimit kaloi edhe neper vendin tone, gjate bregdetit, duke u ndalur ne Ulqin, Durres e Sazan dhe per nevoja praktike te rruges shenoi 26 fjale, 8 shprehje dhe numeroret 1 deri me 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqeruar me perkthimin gjermanisht. Ky Fjalorth u botua per here te pare me 1860 ne Keln, nga E.von Grote.
I fundit te shekullit XV ose i fillimit te shekullit XV eshte edhe nje tekst tjeter i shkruar ne gjuhen shqipe dhe i gjendur brenda nje doreshkrimi grek te shekullit XIV ne Biblioteken Ambrosiana te Milanos. Teksti permban pjese te perkthyera nga Ungjilli i Shen Mateut, etj. Ai eshte shkruar ne dialektin e jugut dhe me alfabet grek. Ky tekst i shqipes i shkruar , njihet ne literaturen shqiptare me emrin ā€œUngjilli i Pashkeveā€.
Keto dokumente nuk kane ndonje vlere letrare, por paraqesin interes per historine e gjuhes se shkruar shqipe. Shqipja, qe ne fillimet e shkrimit te saj, deshmohet e shkruar ne te dy dialektet, ne dialektin e veriut (gegerisht) dhe ne alfabetin e jugut (toskerisht), si dhe me dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek, gje qe tregon se kultura shqiptare ishte njekohesisht nen ndikimin e kultures latine dhe te kultures greko-bizantine.
Libri i pare i shkruar ne gjuhen shqipe, qe njohim deri me sot, eshte ā€œMeshariā€ i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shenon edhe fillimin e letersise se vjeter shqiptare. Nga ky liber, na ka arritur vetem nje kopje, qe ruhet ne Biblioteken e Vatikanit. Libri permban 220 faqe, te shkruara ne dy shtylla. ā€œMeshariā€ i Gjon Buzukut eshte perkthimi ne shqip i pjeseve kryesore te liturgjise katolike, ai permban meshet e te kremteve kryesore te vitit, komente te librit te lutjeve, copa nga Ungjilli dhe pjese te ritualit dhe te katekizmit. Pra, ai permban pjeset qe i duheshin meshtarit ne praktiken e perditeshme te sherbimeve fetare. Duket qarte, se kemi te bejme me nje nisme te autorit, me nje perpjekje te tij, per te futur gjuhen shqipe ne sherbimet fetare katolike. Pra, edhe per gjuhen shqipe, ashtu si per shume gjuhe te tjera, periudha letrare e saj nis me perkthime tekstesh fetare.
Libri i pare ne gjuhen shqipe, ā€œMeshariā€ i Gjon Buzukut, u zbulua per here te pare ne Rome nga njeri prej shkrimtareve te veriut, Gjon Nikolle Kazazi. Por libri humbi perseri dhe u rizbulua me 1909 nga peshkopi Pal Skeroi, gjurmues dhe studiues i teksteve te vjetra. Ne vitin 1930, studiuesi nga Shkodra Jystin rrota vajti ne Rome, beri tri fotokopje te librit dhe i solli ne Shqiperi. Ne vitin 1968 libri u botua i transliteruar dhe i transkriptuar, i pajisur me shenime kritike dhe me nje studim te gjere hyres nga gjuhetari i shquar, prof.E.Ƈabej. Ne menyre te pavarur, tekstin e Buzukut, e pati transkriptuar edhe studiuesi N.Resuli.
ā€œMeshariā€ i Gjon Buzukut eshte shkruar ne gegerishten veriore (veriperendimore), me alfabet latin, te plotesuar me disa shkronja te vecanta. Libri ka nje fjalor relativisht te pasur dhe ortografi e forma gramatikore pergjithesisht te stabilizuara, cka deshmon per ekzistencen e nje tradite te meparshme te te shkruarit te shqipes.
Prof.Eqerem Ƈabej, qe ishte marre gjeresisht me vepren e Gjon Buzukut, ka arritur ne perfundimin, se gjuha e saj ā€œnuk eshte nje are fare e papunuarā€. ā€œDuke e shkruar me nje veshtrim me objektiv kete tekst – pohon ai – nga gjuha e rrjedheshme qe e pershkon fund e maje ate dhe nga menyra, me gjithe lekundjet e shpeshta, mjaft konseguente e shkrimit, arrin te bindet njeriu, se ne Shqiperi ka qene formuar qe me pare, se paku qe ne mesjeten e vone, nje tradite letrare me shkrime liturgjikeā€. Kjo teze, sipas autorit, gjen mbeshtetje edhe nga gjendja kulturore e Shqiperise mesjetare; ā€œshkalla e kultures se popullit shqiptar ne ate kohe nuk ka qene ndryshe nga ajo e vendeve perreth, sidomos e atyre te brigjeve te Adriatikutā€.
Per nje tradite te shkrimit te shqipes para shekullit XV, flasin edhe disa deshmi te tjera te terthorta.
Kleriku francez Gurllaume Adae (1270-1341), i cili sherbeu per shume kohe (1324-1341), si Kryepeshkopi i Tivarit dhe pati mundesi t’i njihte mire shqiptaret, ne nje relacion me titull ā€œDirectorium ad passagium faciendum ad terrom sanctamā€, derguar mbretit te Frances Filipit VI, Valua, studiuan nder te tjera: ā€œSado qe shqiptaret kane nje gjuhe te ndryshme nga latinishtja, prapeseprape, ata kane ne perdorim dhe ne te gjithe librat e tyre shkronjen latineā€. Pra, ky autor flet per libra ne gjuhen e shqiptareve, duke dhene keshtu nje deshmi se shqipja ka qene shkruar para shekullit XV.
Edhe humanisti i shquar Marin Barleti, ne vepren e tij ā€œDe obsi dione scodrensiā€ (Mbi rrethimin shkodran), botuar ne Venedik, me 1504, duke folur per qytetin e Shkodres, ben fjale per fragmente te shkruara in vernacula lingua, dmth ne gjuhen e vendit, te cilat flasin per rindertimin e qytetit te Shkodres.
Keto deshmi te G.Adae dhe te M.Barletit, dy njohes te mire te shqiptareve dhe te vendit te tyre, jane ne pajtim edhe me te dhenat historike per kete periudhe, te cilat flasin per nje nivel ekonomik e kulturor te zhvilluar te viseve shqiptare ne shekullin XIV dhe ne fillim te shekullit XV. Ne ate periudhe, ne veri dhe ne jug te Shqiperise, lulezuan ekonomikisht Durresi, Kruja, Berati, Vlora, te cilat u bene qendra te rendesishme tregtare, zejtare dhe kulturore.
Keto jane deshmi qe e bejne te besueshme ekzistencen e nje tradite me te hereshme shkrimi te shqipes, megjithate, deri sa kerkimet te mos kene nxjerre ne drite ndonje liber tjeter, ā€œMeshariā€ i Gjon Buzukut do te vijoje te mbetet libri i pare i shkruar ne gjuhen shqipe dhe vepra e pare e letersise shqiptare.
Ne shekullin XVI i ka fillimet edhe letersia ne gjuhen shqipe te arbereshet e Italise. Vepra e pare e letersise arbereshe ne gjuhen shqipe dhe vepra e dyte per nga vjetersia, pas asaj te Buzukut, eshte ajo e priftit arberesh Leke Matrenga ā€œE mbesuame e krishtere….ā€, e botuar ne vitin 1592. Eshte nje liber i vogel me 28 faqe, perkthim i nje katekizmi. Libri eshte shkruar ne dialektin e jugut, me alfabet latin, plotesuar me disa shkronja te vecanta per te paraqitur ato tinguj te shqipes, qe nuk i ka latinishtja.
Nje zhvillim me te madh njohu levrimi i gjuhes shqipe ne shekullin XVII, nen penen e nje vargu autoresh, si Pjeter Budi, Frang Bardhi dhe Pjeter Bogdani, te cilet nuk bene vetem perkthime, por shkruan edhe vepra origjinale,
Frang Bardhi, ne vitin 1635, hartoi te parin fjalor, ā€œFjalorin latinisht-shqipā€, me te cilin mund te thuhet, se ze fill shkenca gjuhesore shqiptare. Gjate Rilindjes Kombetare, ne shekullin XIX, ne kushte te reja historike, levrimi dhe perparimi i gjuhes shqipe hyri ne nje etape te re. Ne kete periudhe u bene perpjekje te vetedishme per te ndertuar nje gjuhe letrare kombetare, standartizimi i se ciles u arrit ne shekullin XX.

.
__________________
---------------------------------------------------
Jam Krenare Qe Jam Shqiptare(Malsore).Grudjane"
Faculeten e Malesores e Mbaj me Krenari
Rreth flamurit tė pėrbashkuar,
Me njė dėshirė dhe njė qėllim,
Tė gjithė atij duke iu betuar,
Tė lidhim besėn pėr shpėtim


At Gjergj Fishta. Lahuta e Malcis
GRUDJANE nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-2006, 03:09 AM   #6
GRUDJANE
Super Moderator
 
Avatari i GRUDJANE
 
Anėtarėsuar: Jan 2006
Vendndodhja: N.Y
Postime: 15,166
Rrespekti: 304 GRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant future
Gabim

Dialektet e gjuhes shqipe
Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegerishten dhe dialektin e jugut ose toskerishten. Kufiri natyror qe i ndan ne vija te pergjitheshme keto dialekte, eshte lumi i Shkumbinit, qe kalon neper Elbasan, ne Shqiperine e mesme. Ne anen e djathte te Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegerishtja), ne anen e majte te tij, dialekti jugor (toskerishtja).
Dallimet midis dialekteve te shqipes nuk jane te medha, folesit e tyre kuptohen pa veshtiresi njeri me tjetrin. Megjithate, ekzistojne disa dallime ne sistemin fonetik dhe ne strukturen gramatikore e ne leksik, nga te cilet me kryesoret jane: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetem zanore gojore; togut ua te toskerishtes, gegerishtja i pergjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va te toskerishtes, gegerishtja i pergjigjet me vo (vater ~ voter); â-se hundore te theksuar te gegerishtes, toskerishtja i pergjigjet me e te theksuar (nâne ~ nene).
Dialekti i jugut ka dukurine e retacizmit (kthimin e n-se nderzanore ne r (rane ~ rere), qe ne gegerisht mungon; ne toskerisht, grupet e bashketingelloreve mb, nd, etj. Ruhen te plota, kurse ne gegerisht, jane asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Ne sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formen e paskajores se tipit me punue, kurse toskerishtja ne vend te saj, perdor lidhoren te punoj. Forma e pjesores ne toskerisht, del me mbarese, kurse ne gegerisht, pa mbarese (kapur ~ kape), etj. Dialekti I jugut ka format e se ardhmes: do te punoj dhe kam per te punuar , ndersa dialekti I veriut pervec formave te mesiperme ka formen kam me punue.

Shqipja standarte
Formimi i gjuhes letrare kombetare te njesuar (gjuha standarte), si varianti me i perpunuar i gjuhes se popullit shqiptar, ka qene nje proòes i gjate, qe ka filluar qe ne shekujt XVI-XVIII, por perpunimi i saj hyri ne nje periudhe te re, ne shekullin XIX, gjate Rilindjes Kombetare.
Ne vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punen per te krijuar alfabetin shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua ā€œEvetarā€-i. Vaqilharxhi ishte i pari qe shprehu qellimet e Rilindjes Kombetare Shqipetare nepermjet traktatit te tij, parathenies se ā€œEvetrā€-it te pare dhe shume shkrimeve te tjera.
Ne programin e Rilindjes, mesimi dhe levrimi i gjuhes amtare, perpjekjet per pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalet e huaja dhe te panevojeshme, zinin nje vend qendror. Gjate kesaj periudhe, u zhvillua nje veprimtari e gjere letrare, kulturore dhe gjuhesore.
Ne vitin 1879, u krijua ā€œShoqata e te shtypurit shkronja shqipā€, qe i dha nje shtyse te re kesaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime normative dhe u be hapi i pare per hartimin e nje fjalori kombetar i gjuhes shqipe, qe eshte ā€œFjalori i Gjuhes Shqipeā€ i Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes se autorit, me 1904.
Gjate periudhes se Rilindjes Kombetare, u arrit te pervijoheshin dy variante letrare te kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bene gjithashtu, perpjekje per afrimin e ketyre varianteve dhe per njesimin e gjuhes letrare. Detyra e pare qe duhej zgjedhur, ishte njesimi i alfabetit. Deri atehere, shqipja ishte shkruar ne disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete te vecanta. Kete detyre e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur me 14 deri me 22 Nentor te vitit 1908, ne qytetin e Manastirit, qe sot ndodhet ne Maqedoni. Ne kete Kongres, pas shume diskutimesh, u vendos qe te perdorej nje alfabet i ri, i mbeshtetur teresisht ne alfabetin latin, i plotesuar me nente digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (c, e), eshte alfabeti qe ka edhe sot ne perdorim gjuha shqipe. Kongresi e la te lire edhe perdorimin e alfabetit te Stambollit, qe kishte mjaft perhapje, por koha ja leshoi vendin alfabetit te ri, qe u paraqit ne Kongres, pra alfabetit te sotem.
Nje hap tjeter per njesimin e gjuhes letrare shqipe, beri ā€œKomisioni letrar shqipā€, qe u mblodh ne Shkoder ne vitin 1916. Komisioni nenvizoi si detyre themelore levrimin e gjuhes letrare shqipe dhe zhvillimin e letersise shqiptare. Ky komision gjuhetaresh e shkrimtaresh, krijuar per te ndihmuar ne formimin e nje gjuhe letrare te perbashket permes afrimit te dy varianteve letrare ne perdorim, vleresoi variantin letrar te mesem, si nje ure ne mes toskerishtes dhe gegerishtes dhe percaktoi disa rregulla per drejtshkrimin e tij, te cilat ndikuan ne njesimin e shqipes se shkruar.
Vendimet e Komisionit letrar shqip per gjuhen letrare e per drejtshkrimin e saj, u miratuan me vone edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjes (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri ne Luften e Dyte Boterore.
Pas Luftes se dyte Boterore, puna per njesimin e gjuhes letrare kombetare (gjuhes standarte) dhe te drejtshkrimit te saj, nisi te organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione te posacme per hartimin e projekteve te drejtshkrimit. Keshtu, u hartuan disa projekte ne vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy konferenca shkencore ne vitin 1952, per te diskutuar per problemin e gjuhes letrare
__________________
---------------------------------------------------
Jam Krenare Qe Jam Shqiptare(Malsore).Grudjane"
Faculeten e Malesores e Mbaj me Krenari
Rreth flamurit tė pėrbashkuar,
Me njė dėshirė dhe njė qėllim,
Tė gjithė atij duke iu betuar,
Tė lidhim besėn pėr shpėtim


At Gjergj Fishta. Lahuta e Malcis
GRUDJANE nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-2006, 03:10 AM   #7
GRUDJANE
Super Moderator
 
Avatari i GRUDJANE
 
Anėtarėsuar: Jan 2006
Vendndodhja: N.Y
Postime: 15,166
Rrespekti: 304 GRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant future
Gabim

Me 1967, u botua nga Instituti i Historise dhe i Gjuhesise, projekti i ri ā€œRregullat e drejtshkrimit te shqipesā€. Ky projekt filloi te zbatohet ne te gjithe hapsiren shqiptare, ne Republiken e Shqiperise, ne Kosove dhe ne Mal te Zi. Nderkohe, perpjekje per njesimin e gjuhes letrare dhe te drejtshkrimit te saj, beheshin edhe ne Kosove.
Ne vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhesore e Prishtines, e cila, e udhehequr nga parimi ā€œnje komb-nje gjuhe letrareā€, vendosi qe projekti i ortografise i vitit 1968, posa te miratohej e te merrte formen zyrtare ne Republiken e Shqiperise, do te zbatohej edhe ne Kosove. Vendimet e kesaj Konsulte kane qene me rendesi te jashtezakonshme per njesimin e gjuhes letrare kombetare shqipe.
Projekti ā€œRregullat e drejtshkrimit te shqipes ā€œ i vitit 1967, pas nje diskutimi publik, ai u paraqit per diskutim ne Kongresin e Drejtshkrimit te Shqipes, qe u mblodh ne Tirane, ne vitin 1972, i cili ka hyre ne historine e gjuhes shqipe dhe te kultures shqiptare, si Kongresi i njesimit te gjuhes letrare kombetare.
Kongresi i Drejtshkrimit te Shqipes, ne te cilin moren pjese delegate nga te gjitha rrethet e Shqiperise, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbereshet e Italise, pasi analizoi te gjithe punen e bere deri atehere per njesimin e gjuhes letrare, miratoi nje rezolute, ne te cilen pervec te tjerash, pohohet se ā€œpopulli shqiptar ka tashme nje gjuhe letrare te njesuarā€.
Gjuha letrare kombetare e njesuar (gjuha standarte), mbeshtetej kryesisht ne variantin letrar te jugut, sidomos ne sistemin fonetik por ne te jane integruar edhe elemente te variantit letrar te veriut.
Pas Kongresit te Drejtshkrimit, jane botuar nje varg vepra te rendesishme, qe kodifikojne normat e gjuhes standarte, sic jane ā€œDrejtshkrimi i gjuhes shqipeā€ (1973), ā€œFjalori i gjuhes se sotme letrare (1980), Fjalori i shqipes se sotme (1984), Fjalori Drejtshkrimor i gjuhes shqipe (1976), Gramatika e gjuhes se sotme shqipe I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997).

Vecori tipologjike te shqipes se sotme standarte.
Nga ana strukturore, paraqitet sot si nje gjuhe sintetiko-analitike, me nje mbizoterim te tipareve sintetike dhe me nje prirje drejt analitizmit. Nje pjese e mire e tipareve te saj fonetike dhe gramatikore, jane te trasheguara nga nje periudhe e lashte indoevropiane, nje pjese tjeter jane zhvillime te mevonshme.
Shqipja ka sot nje sistem fonologjik te vetin, qe perbehet nga shtate fonema zanore dhe 29 fonema bashketingellore. Shkruhet me alfabet latin te caktuar ne vitin 1908 ne Kongresin e Manastirit.
Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga te cilat 25 jane te thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9 jane bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (e, c).
Shqipja ka theks intensiteti dhe pergjithesisht te palevizshem gjate fleksionit. Ne shumicen e rasteve, sidomos ne sistemin emeror, theksi bie ne rrokjen e parafundit.
Shqipja ka nje sistem te zhvilluar (te pasur) formash gramatikore, ka nje sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe te pashquar, ruan ende mire format rasore (ka pese rasa), sistemin prej tri gjinish (mashkullore, femerore dhe asnjanese), kjo e fundit po shkon drejt zhdukjes, mbahet vetem ne nje kategori te vecante emrash foljore, te tipit: te shkruarit, te menduarit, etj.
Sistemi emeror ka trajte te shquar dhe te pashquar dhe per pasoje, edhe lakim te shquar e te pashquar; nyja shquese eshte e prapavendosur si ne rumanisht dhe ne bullgarisht; ka nyje te perparme te emrat ne rasen gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshem (i mire, i vogel, etj)., te emrat asnjanes te tipit te folurit, etj. Pervec fleksionit me mbaresa te vecanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshem (dash ~ desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturore mbiemrash te ngjashem (i madh, i ndershem) dhe te panyjshem (trim, besnik). Te numeroret perdor kryesisht sistemin decimal (dhjete, tridhjete, pesedhjete), por ruan edhe sistemin vigezimal (njezet, dyzet); numeroret e perbere nga 11-19, formohen duke vene numrin e njesheve perpara, parafjalen mbe dhe pastaj dhjetshet (njembedhjete, dymbedhjete, etj) si ne rumanisht dhe ne gjuhet sllave.
Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishem. Shqipja ka nje sistem te pasur formash menyrore dhe kohore, nje pjese te e cilave jane te trasheguara nga nje periudhe e hershme, nje pjese jane kryer gjate evolucionit te saj historik. Folja ka gjashte menyra; (deftore, lidhore, kushtore, habitore, deshirore, urdherore) dhe tri forma te pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe percjellore). Koha e ardheshme ndertohet ne menyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore (do te punoj) dhe me foljen ndihmese kam + paskajore (kam per te punuar).
Rendi i fjaleve ne fjali eshte pergjithesisht i lire, por me i zakonshem eshte rendi subjekt+verb+objekt.
Leksiku i gjuhes shqipe perbehet prej disa shtresash. Nje shtrese te vecante perbejne fjalet me burim vendas, te trasheguar nga nje periudhe e lashte indoevropiane (dite, nate, dimer, moter, jani, etj.), ose te formuara me vone, me mjete te shqipes (ditor, dimeror, i pernatshem).
Nje shtrese tjeter, perbejne fjalet e huazuara nga gjuhe te tjera, si pasoje e kontakteve te popullit shqiptar me popuj te tjere gjate shekujve. Fjalet e huazuara kane hyre nga greqishtja, greqishtja e vjeter dh e re, nga latinishtja dhe gjuhet romane, nga sllavishtja dhe nga turqishtja.
Shqipja, me gjithe huazimet e shumta, ka ruajtur origjinalitetin e saj, si gjuhe e vecante indoevropiane.
Perhapja e gjuhes shqipe
Shqipja flitet sot nga me se gjashte milione vete ne Republiken e Shqiperise, ne Kosove, ne viset shqiptare te Maqedonise, te Malit te Zi, te Serbise jugore, si dhe ne viset e Ƈamerise ne Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, ne ngulimet shqiptare ne Itali, ne Greqi, ne Bullgari, ne Ukraine, si dhe ne shqiptare te merguar ne viset e ndryshme te botes para Luftes se Dyte Boterore dhe ne kete dhjetevjecarin e fundit.
Gjuha shqipe mesohet dhe sudjohet ne disa universitete dhe qendra albanologjike ne bote, si ne Paris, Rome, Napoli, Kozence, Plermo, Leningrad, Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.
__________________
---------------------------------------------------
Jam Krenare Qe Jam Shqiptare(Malsore).Grudjane"
Faculeten e Malesores e Mbaj me Krenari
Rreth flamurit tė pėrbashkuar,
Me njė dėshirė dhe njė qėllim,
Tė gjithė atij duke iu betuar,
Tė lidhim besėn pėr shpėtim


At Gjergj Fishta. Lahuta e Malcis
GRUDJANE nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-2006, 03:11 AM   #8
GRUDJANE
Super Moderator
 
Avatari i GRUDJANE
 
Anėtarėsuar: Jan 2006
Vendndodhja: N.Y
Postime: 15,166
Rrespekti: 304 GRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant future
Gabim

Studimet per gjuhen shqipe
Gjuha dhe kultura e shqiptareve, lashtesia dhe karakteri origjinal i tyre, kane terhequr prej kohesh vemendjen e studjuesve te huaj dhe shqiptare qe ne shekullin XVIII dhe me pare. Ne menyre te vecante, gjuha, historia dhe kultura e shqiptareve, terhoqi vemendjen e botes gjermane. Me te u mor edhe nje filozof i madh, sic ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, qe punoi nje shekull para lindjes se gjuhesise krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuheve ishte themelor per te ndertuar nje histori universale te botes, per ta kuptuar dhe per ta shpjeguar ate. Ne disa letra, qe ai i shkruante nje bibliotekari te Bibliotekes Mbreterore te Berlinit, ne fillim te shekullit XVIII, shprehet edhe per natyren dhe prejardhjen e gjuhes shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti ne perfundimin, se shqipja eshte gjuha e ilireve te lashte.
Megjithate, studimet shkencore per gjuhen shqipe, si dhe per shume gjuhe te tjera, nisen pas lindjes se gjuhesise historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Nje nga themeluesit e kesaj gjuhesie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti te provonte qe ne vitin 1854, se shqipja bente pjese ne familjen e gjuheve indoevropiane dhe se zinte nje vend te vecante ne kete familje gjuhesore. Pas tij, studjues te tjere, si G.Meyer, H.Pedersen, N.Jokli, studjuan aspekte te ndryshme te leksikut dhe te struktures gramatikore te gjuhes shqipe. G.Meyer do te hartonte qe ne vitin 1891 nje Fjalor etimologjik te Gjuhes shqipe (Etymologisches Wƶrterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i ketij lloji per shqipen. Pervec ketyre, nje varg i madh gjuhetaresh te huaj, si F.Miclosich, G.Weigand, C.Tagliavini, St.Man, E.Hamp, A.Desnickaja, H.Ɩlberg, H.Mihaescu, W.Fredler, O.Bucholtz, M.Huld, G.B.Pellegrini, etj. kane dhene kontribute te shenuara per studimin e historise se gjuhes shqipe, te problemeve qe lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjine, fonetiken dhe gramatiken historike, si edhe ne studimin e gjendjes se sotme te shqipes.
Nderkohe, krahas studimeve per gjuhen shqipe te albanologeve te huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhesia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj qe ne shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi te parin fjalor te gjuhes shqipe ā€œDictionarium Latino-Epiroticumā€ (1635). Gjate Rilindjes Kombetare u botuan disa gramatika te gjuhes shqipe. Keshtu, ne vitin 1864, Dhimiter Kamarda, nje nga arbereshet e Italise, botoi vepren ā€œLaggio della grammatica comparata sulla lingua albaneseā€, Livorno 1864, vell.II ā€œL’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albaneseā€, Prato 1866. Me 1882, Kostandin Kristoforidhi botoi ā€œGramatiken e gjuhes shqipeā€ dhe me 1806, Sami Frasheri botoi ā€œShkronjetoren e gjuhes shqipeā€, dy vepra gjuhesore te rendesishme te shekullit XIX per gramatologjine e gjuhes shqipe. Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi pergatiti edhe nje ā€œFjalor te gjuhes shqipeā€, i cili u botua ne vitin 1904 dhe perben vepren me te rendesishme te leksikografise shqiptare, qe u botua para Luftes se Dyte Boterore. Ne vitin 1909, botohet Fjalori i shoqerise ā€œBashkimiā€.
Pas shpalljes se Pavaresise, u botuan nje varg gramatikash dhe fjalore dygjuhesh, per te plotesuar nevojat e shkolles dhe te kultures kombetare. Ne fushen e gramatikes u shqua sidomos Proff. Dr.Aleksander Xhuvani.
Aleksander Xhuvani (1880-1961)
Kreu studimet e larta ne Universitetin e Athines. Veprimtaria e tij per studimin e gjuhes shqipe dhe arsimin kombetar, e nisi qe gjate periudhes se Rilindjes Kombetare. Beri nje pune te madhe per pajisjen e shkolles sone me tekste te gjuhes shqipe, te letersise, te pedagogjise dhe te psikologjise. Drejtoi e punoi per hartimin e udhezuesve drejtshkrimore ne vitet 1949, 1951, 1954, 1956.
Pati nje veprimtari te gjere ne fushen e pastertise se gjuhes shqipe e te pasurimit te saj dhe botoi vepren ā€œPer pastertine e gjuhes shqipeā€ (1956). Bashkepunoi me profesorin Eqerem Ƈabej, per hartimin e veprave ā€œParashtesatā€ (1956) dhe ā€œPrapashtesat e gjuhes shqipeā€ (1962), trajtesa themelore ne fushen e fjalformimit te gjuhes shqipe. Botoi dhe nje varg punimesh monografike per pjesoren, paskajoren dhe parafjalet e gjuhes shqipe.
Ai ishte njohes i mire dhe mbledhes i pasionuar i visarit leksikor te gjuhes se popullit. Fjalet dhe shprehjet e mbledhura , u botuan pjeserisht pas vdekjes, ne formen e nje fjalori. Pergatiti nje botim te dyte te ā€œFjalorit te gjuhes shqipeā€ te Kristoforidhit (1961).
Vepra e plote e tij, e projektuar ne disa vellime, ende nuk eshte botuar. Ne vitin 1980 eshte botuar vellimi i pare.
Nje zhvillim me te madh njohu gjuhesia shqiptare ne gjysmen e dyte te shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore te specializuara, si Universiteti i Tiranes, Universiteti i Prishtines dhe Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodres, me vone, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Gjirokastres, Universiteti i Vlores, Universiteti i Tetoves, etj. Gjate kesaj periudhe, u hartuan nje varg veprash pergjithesuese nga fusha te ndryshme te gjuhesise. Ne fushen e leksikologjise dhe te leksikografise, pervec studime leksikologjike, u hartuan edhe nje varg fjaloresh te gjuhes shqipe dhe fjalori dygjuhesh, nga te cilet, me kryesoret jane: ā€œFjalori i gjuhes shqipeā€ (1954), ā€œFjalori i gjuhes se sotme shqipeā€ (1980), ā€œFjalori i shqipes se sotmeā€ (1984), ā€œFjalori drejtshkrimor i gjuhes shqipeā€ (1976), ā€œDrejtshkrimi i gjuhes shqipeā€ (1973), etj. Kohet e fundit kane dale edhe ā€œFjalor frazeologjik i gjuhes shqipeā€ (2000) dhe ā€œFjalor frazeologjik ballkanikā€ (1999).
Ne fushen e dialektologjise eshte bere pershkrimi e studimi i te gjithe te folurave te shqipes dhe eshte hartuar ā€œAtlasi dialektologjik i gjuhes shqipeā€, nje veper madhore qe pritet te dale se shpejti nga shtypi.
Eshte bere gjithashtu, studimi i fonetikes dhe i strukturave gramatikore te gjuhes shqipe permes studimeve te vecanta dhe permes gramatikave te ndryshme, niveleve te ndryshme, nga te cilat, me e plota eshte ā€œGramatika e gjuhes shqipeā€ I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, ne bashkepunim me Universitetin e Tiranes, me kryeredaktor Mahir Domin.
__________________
---------------------------------------------------
Jam Krenare Qe Jam Shqiptare(Malsore).Grudjane"
Faculeten e Malesores e Mbaj me Krenari
Rreth flamurit tė pėrbashkuar,
Me njė dėshirė dhe njė qėllim,
Tė gjithė atij duke iu betuar,
Tė lidhim besėn pėr shpėtim


At Gjergj Fishta. Lahuta e Malcis
GRUDJANE nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-2006, 03:11 AM   #9
GRUDJANE
Super Moderator
 
Avatari i GRUDJANE
 
Anėtarėsuar: Jan 2006
Vendndodhja: N.Y
Postime: 15,166
Rrespekti: 304 GRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant future
Gabim

Nje vend te gjere ne studimet gjuhesore te ketij gjysemshekulli, kane zene problemet e historise se gjuhes shqipe, problemet e etnogjenezes se popullit shqiptar e te gjuhes shqipe, te etimologjise, te fonetikes dhe te gramatikes historike, etj. Disa nga veprat themelore ne keto fusha jane: "Studime etimologjike ne fushe te shqipesā€ ne 7 vellime, nga E.Ƈabej; ā€œMeshariā€ i Gjon Buzukut (E.Ƈabej); ā€œGramatika historike e gjuhes shqipeā€ (Sh.Demiraj); ā€œFonologjia historike e gjuhes shqipeā€ (Sh.Demiraj); ā€œGjuhesia ballkanikeā€ (Sh.Demiraj), etj.
Eqerem Cabej (1908-1980). Studjuesi me i shquar i historise se gjuhes shqipe dhe nje nga personalitetet me ne ze te kultures shqiptare.
Pasi beri studimet e para ne vendlindje (Gjirokaster), studimet e larta i kreu ne Austri, ne fushen e gjuhesise se krahasuar indoevropiane. Pas mbarimit te studimeve, kthehet ne atdhe dhe fillon veprimtarine shkencore e arsimore ne vitet ’30 te ketij shekulli dhe punoi ne keto fusha per nje gjysem shekulli, duke lene nje trashegimni te pasur shkencore.
Eqerem Ƈabej solli dhe zbatoi ne gjuhesine shqiptare metodat dhe arritjet shkencore te gjuhesise evropiane, duke kontribuar shume ne ngritjen e nivelit shkencor te studimeve gjuhesore shqiptare. Eqerem Cabej punoi shume ne disa fusha te dijes, por u shqua sidomos ne fushen e historise se gjuhes, ne trajtimin e problemeve te origjines se gjuhes shqipe, te autoktonise se shqiptareve e te etimologjise dhe te filologjise se teksteve te vjetra.
Veprat themelore te tij jane: ā€œStudime etimologjike ne fushe te shqipesā€, ne shtate vellime, I ā€œHyrje ne historine e gjuhes shqipeā€, II ā€œFonetike historikeā€ (1958), ā€œMeshari i Gjon Buzukutā€ (1968), ā€œShqiptaret midis perendimit dhe lindjesā€ (1944).
Ai eshte bashkeautor edhe ne nje varg veprash ne fushen e gjuhes se sotme, sic jane: ā€œFjalor i gjuhes shqipeā€ (1954), ā€œRregullat e drejtshkrimit te gjuhes shqipeā€ (1972), ā€œFjalori drejtshkrimorā€.
Pervec veprave, ai ka botuar nje varg studimesh ne revista shkencore brenda e jashte vendit dhe ka mbajtur dhjetra referate e kumtesa ne kongrese e konferenca kombetare e nderkombetare, te cilat kane bere te njohura arritjet e gjuhesise shqiptare ne bote, duke rritur keshtu prestigjin e saj.
Veprat e prof. Eqerem Cabej jane botuar ne tete vellime, ne Prishtine, me titullin ā€œStudime gjuhesoreā€.
Me veprimtarine e shumaneshme shkencore e me nivel te larte, Eqerem Cabej ndricoi shume probleme te gjuhes shqipe dhe te kultures shqiptare, duke argumentuar lashtesine dhe origjinen ilire te saj, vitalitetin e saj nder shekuj dhe marredheniet me gjuhet dhe kulturat e popujve te tjere.

Gjate kesaj periudhe, gjuhesia shqiptare zgjidhi edhe problemin e gjuhes shqipe letrare kombetare, te njesuar me ceshtjet teorike te se ciles eshte marre vecanerisht prof.Androkli Kostallari.
Ne kuadrin e punes qe eshte bere ne fushen e gjuhesise normative dhe te kultures se gjuhes, jane hartuar dhe nje numer i madh fjaloresh terminologjike per dege te ndryshme te shkences e te teknikes.
Pervec veprave te shumta qe jane botuar ne fushen e gjuhesise, veprimtaria e gjuhesise studimore e studjuesve shqiptare pasqyrohet ne botimin e disa revistave shkencore, nga te cilat me kryesoret sot, jane: ā€œStudime filologjikeā€ (Tirane); ā€œGjuha shqipeā€ (Prishtine); ā€œStudia albanicaā€ (Tirane); ā€œJehonaā€ (Shkup); etj.
Studime te rendesishme mbi gjuhen shqipe jane bere nga gjuhetare ne Kosove, Maqedoni, Mal i Zi, ku jane botuar nje numer i konsidrueshem veprash mbi historine e gjuhes shqipe, fonetiken, gramatiken, leksikun etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet per kontributin e vecante qe ka dhene ne kete fushe
Kontribut te vecante per gjuhen shqipe kane dhene edhe shqiptaret e vendosur ne Itali, te njohur si ā€œArbereshā€
Disa nga figurat me te shquara te gjuhesise shqiptare te ketyre dy shekujve te fundit, jane: Dhimiter Kamarda (arberesh i Italise), Kostandin Kristoforidhi, Sami Frasheri, Aleksander Xhuvani, Eqerem Ƈabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Idriz Ajeti, etj.
__________________
---------------------------------------------------
Jam Krenare Qe Jam Shqiptare(Malsore).Grudjane"
Faculeten e Malesores e Mbaj me Krenari
Rreth flamurit tė pėrbashkuar,
Me njė dėshirė dhe njė qėllim,
Tė gjithė atij duke iu betuar,
Tė lidhim besėn pėr shpėtim


At Gjergj Fishta. Lahuta e Malcis
GRUDJANE nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-2006, 03:13 AM   #10
GRUDJANE
Super Moderator
 
Avatari i GRUDJANE
 
Anėtarėsuar: Jan 2006
Vendndodhja: N.Y
Postime: 15,166
Rrespekti: 304 GRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant future
Gabim BUZUKU Gjon (shek. XVI).

BUZUKU Gjon (shek. XVI).

Autori i pare i njohur gjer tani i letersise shqiptare,


shqiperuesi i nje libri kishtar, qe eshte quajtur "Meshar", (1555) me e vjetra veper shqipe e botuar qe ka arritur. Ishte prift katolik, famullitar i nje kishe ne Shqiperine Veriore jo aq larg nga vendi i botimit, ndofta ne treven e Ulqinit e te Tivarit. Kopja e librit qe ka arritur eshte e cunguar, i mungojne 16 faqet e para, nder to edhe fleta e ballit. Permban lende te ndryshme kishtare dhe pjeset kryesore te liturgjise katolike. Kjo permbajtje flet per perdorim te gjuhes shqipe ne sherbesat fetare, lidhur sic duket me perpjekjet per perdorimin krahas latinishtes edhe te gjuheve amtare, perpjekje te perftuara nen shtysen e Reformes.

Meshari eshte botuar me alfabetin latin te tipit gjysmegotik, i zakonshem ne ate kohe ne Italine Veriore Kryesisht per tingujt e shqipes qe nuk i ka latinishtja (g, gj, th, dh, z, x, i) ka edhe pese shkronja te posacme, qe kane pergjasim me disa shkronja te alfabetit cirilik. Autori shihet se ndjek nje tradite mjaftesisht te konsoliduar te shkrimit te shqipes, te cilen do ta vijojne edhe autoret pasardhes te Shqiperise Veriore. Qenia e nje tradite letrare te meparshme shfaqet edhe ne gjuhen relativisht te perpunuar te vepres. Ne pasthenie shprehen shkoqur ndjenat atdhedashese qe e kane frymezuar, deshira e tij per te ndritur mendjen e bashkatdhetareve. Ne vepren e Buzukut gjejme ndonjehere edhe pjese te nje proze tregimtare me vlera letrare, te shkruara me gjuhe te qarte dhe te kuptueshme. Bie ne sy puna e tij, ose e tradites se, meparshme, per pasurimin e shqipes me fjale te reja, ne mes te cilave ka mjaft fjale te sferave te jetes mendore. Si veper e pare shqipe e njohur, "Meshari" ka rendesi te madhe per historine e kultures, ne menyre te vecante per historine e shqipes se shkruar dhe te letersise shqiptare. Eshte deshmi e shqipes ne shek. XVI, ne nje faze kur nuk ishin zhvilluar ende nje pjese e dallimeve dialektore te mevonshme. Me gjuhen ne nje mase te mire te standardizuar e te kodifikuar, si koine letrare qe u ngjiz e u zhvillua me veprat e autoreve te Veriut ne shekujt XVI - XVIII, vepra e Gjon Buzukut hapi nje etape te re ne levrimin e shqipes si gjuhe e shkruar kulture.
__________________
---------------------------------------------------
Jam Krenare Qe Jam Shqiptare(Malsore).Grudjane"
Faculeten e Malesores e Mbaj me Krenari
Rreth flamurit tė pėrbashkuar,
Me njė dėshirė dhe njė qėllim,
Tė gjithė atij duke iu betuar,
Tė lidhim besėn pėr shpėtim


At Gjergj Fishta. Lahuta e Malcis
GRUDJANE nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Veglat e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
Ju nuk mund tė hapni tema tė reja
Ju nuk mund tė postoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė
Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja

Kodi vB ėshtė ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Zgjedh Forumin


Te gjitha kohėt janė nė GMT. Ora tani ėshtė 12:23 PM.

Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2013, Jelsoft Enterprises Ltd.
Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
MalesiaForum - Kėtu Flitet Shqip

Nach oben   Nach oben