Navigation
Kethu Mbrapa   Malesia Forum - Këtu Flitet Shqip > Kultura > Muzika shqiptare
Chat Regjistrohuni Ndihmë Lista e Anëtarëve Kalendari Albumi Kërko Postime te reja Shënoji Forumet si të Lexuar

Përgjigju
 
Veglat e Temës Shfaq Modët
Vjetër 19-08-2008, 07:21 AM   #1
GRUDJANE
Super Moderator
 
Avatari i GRUDJANE
 
Anëtarësuar: Jan 2006
Vendndodhja: N.Y
Postime: 14,981
Rrespekti: 272 GRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant future
Gabim Shka Kulturo-artistike "rapsha" Nga Drumja ShËnoi 30 Vjetorin E KrijimtarisË Kulturo-

SHKA KULTURO-ARTISTIKE "RAPSHA" NGA DRUMJA SHËNOI 30 VJETORIN E KRIJIMTARISË KULTURO-ARTISTIKE

Në ruajtje të afirmimit të vlerave kulturore

Në fundjavën e kaluar te burimi në Vitojë, SHKA "Rapsha" nga Drumja shënoi 30 vjetorin e krijimtarisë së vet kulturo- artistike. Me rastin e këtij jubileu, në Vitojën pitoreske, përveç banorëve të shumtë nga Malësia, ishin të pranishëm edhe bashkatdhetarë që po i kalojnë pushimet në vendlindjen e tyre. Në këtë kremtim kulturor merrnin pjesë edhe përfaqësues të jetës politike, publike që veprojnë në Malësi, por edhe Kryebashkiaku i Rochester Hillsit, Brayn Barnett me bashkëshorten dhe delegacionin e tij, që po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Malësi.
SHKA "Rapsha" nga Drumja, javën e kaluar kremtoi 30 vjetorin e punës së vet. Fillimisht drumasit aktivitetin e tyre e filluan në shoqërinë "Shpresa", për të vazhduar më tej në atë të "Hotit", më vonë në SHKA "Drumja" dhe tani "Rapsha". Gjatë 30 vjet veprimtarie, drumasit kontribuan në afirmimin e vlerave të shumta kulturo- artistike që u zhvilluan në Malësi dhe më gjerë. Ata gjithashtu janë organizatorë, por edhe pjesëmarrës të shumë manifestimeve kulturore në Malësi dhe jashtë, duke arritur suksese të mëdha, si në nivelin komunal, ashtu edhe atë republikan e më gjerë.
Në emër të organizatorit të pranishmit i përshëndeti ish-kryetari i parë i kësaj shoqërie, Marash M. Junçaj, i cili mes tjerash falënderoi donatorët e ndryshëm nga Malësia dhe më gjerë për kontributin e dhënë në realizimin e shumë projekteve të kësaj shoqërie.
Në këtë akademi solemne, fjalën e rastit e mbajti kryetari i SHKA "Rapsha", Prelë Junçaj, i cili në mënyrë kronologjike foli për aktivitetet e kësaj shoqërie që nga themelimi e deri më sot.
"Aktivitetet e para kulturore për herë të parë në Hot filluan pikërisht në Drume, në vitin 1978, në SHKA "Shpresa", ku një grup entuziastësh punuan në ruajtjen dhe kultivimin e folklorit burimor, si pjesë e pandashme e këtyre viseve", - u shpreh Prelë Junçaj, duke shtuar se: "Pas disa aktiviteteve, shoqërisë "Shpresa" i bashkëngjitet edhe pjesa tjetër e Hotit - Traboini dhe kështu vjen deri te themelimi i një shoqërie tjetër me emrin "Hoti" nga Hoti, shoqëri që punoi me mjaft sukses deri në vitin 1987, ku për shkaqe objektive erdhi edhe deri te ndarja e saj".
Më vonë drumasit themeluan SHKA "Drumja" dhe me këtë emër punuan deri në vitin 2001, ku atë e zëvendësuan me emrin "Rapsha", e cila është e regjistruar si OJQ.
Sipas Junçajt, shumica e anëtarëve të SHKA "Rapsha" sot jetojnë nëpër vise të ndryshme të botës, por siç njoftoi ai: "Një numër i kosiderueshëm i tyre edhe sot janë aktiv në mbështetjen e projekteve tona".
Në këtë akademi solemne folën edhe kryetari i KU-së së Tuzit, Smajl-Maliq Çunmulaj, kryetari i SHKA "Malësori" nga Gjonajt e Prizreni, Hazis Hodaj, pastaj kryebashkiaku i Rochester Hillsit, z. Brayn Barnett, kryetari i Shoqatës Atdhetare "Malësia e Madhe" nga Michigani, Lukë Junçaj dhe drejtori artistik i festivaleve folklorike nga Tirana, Esad Ruku.
Për kontributin e dhënë në afirmimin e vlerave kulturo-artistike pranë kësaj shoqërie, organizatori ndau edhe shumë fletëfalënderime.
Në pjesën e dytë të programit, Ansambli "Mirdita" nga Mirdita, SHKA "Gruda" Ansambli "Shqiponja", SHKA "Besa e Trieshit" nga Trieshi dhe SHKA "Rapsha" shfaqën një program të pasur kulturo-artistik.
Në këtë mbrëmje një surprizë e këndshme ishte këndimi i një kënge anglisht nga Corrin Barnett, bashkëshortja e majorit të qytetit Rochester Hills.
Në fund për të pranishmit organizatori kishte përgatitur një koktej, kurse për të ftuarit u shtrua një darkë solemne.



Rr.Dushaj
__________________
---------------------------------------------------
Jam Krenare Qe Jam Shqiptare(Malsore).Grudjane"
Faculeten e Malesores e Mbaj me Krenari
Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë dhe një qëllim,
Të gjithë atij duke iu betuar,
Të lidhim besën për shpëtim


At Gjergj Fishta. Lahuta e Malcis
GRUDJANE nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 20-08-2008, 03:13 AM   #2
SoS
M A L Ë S I A
 
Avatari i SoS
 
Anëtarësuar: Mar 2006
Postime: 1,838
Rrespekti: 106 SoS has a brilliant futureSoS has a brilliant futureSoS has a brilliant futureSoS has a brilliant future
Gabim

SHKA Rapsha “30 vjet të krijimtarisë kulturo-artistike"



Me datën 09.08.2008, në skenën verore në Vitojë, SHKA “RAPSHA”, në mënyrë solemne shënoi “30 VJET TË KRIJIMTARISË KULTURO-ARTISTIKE” në Drume.
Në këtë tubim madhështor, përveç numrit të madh të qytetarëve të Malësisë, ashtu siç dijnë të tubohen në Vitojën aq joshëse, ishin prezent personalitete nga pushteti lokal, mandej kryebashkiaku i Rochester Hills z. Bryan Barnett, të ftuar nga Kosova dhe Shqipëria etj.
Me këtë rast organizatori kishte përgatitur program nga dy pjesë: akademike dhe artistike.
Në pjesën e parë të programit ishin të përfshira përshëndetja e organizatorit, fjala e rastit dhe përshëndetjet e personaliteteve të ndryshme.
Në emër të SHKA “RAPSHA” të pranishmit i përshëndeti dhe u dëshiroi mirëseardhje kryetari i parë i kësaj shoqërie z. Marash M. Junçaj. Poashtu, ai përshëndeti dhe falenderoi të gjithë ata të cilët kanë kontribuar në realizimin e projekteve të kësaj shoqërie.
z. Prëlë N. Junçaj-kryetar aktual dhe njëri nga anëtarët më të vjetër të kësaj shoqërie, mbajti fjalën e rastit, me ç’rast para të pranishmëve paraqiti një kronologji të shkurtë të aktiviteteve të kësaj shoqërie, nga themelimi i saj e deri sot.
Nga biseda e tij veçojmë:
“Sikurse tek të gjithë popujt e botës, ashtu edhe tek neve, folklori lindi si nevojë e brendshme e jo si dukuri artistike, lindi si fenomen që është i lidhur drejtpërdrejtë me jetën tonë, me të gjitha elementet me të cilat është i lidhur, si elemente të qenësishme që flasin për origjinalitetin e një kombi dhe për identitetin kombëtar të një populli”.
Në vazhdim, foli mbi aktivitetet nga viti 1978 deri në vitin 2001 (nga “Shpresa” deri tek “Rapsha”), për të vazhuar me aktivitetet nga viti 2001 e deri sot.
Në fund, theksoi se SHKA “RAPSHA” është organizatore e mirë e shumë manifestimeve, si: Logu Tradicional në Vitojë me rastin e Festës së “SH’NJONIT”, Festa e Flamurit (disa vite me radhë), “DITËT E LIDHJES SHQIPËTARE-TË PRIZRENIT”, organizimi i tri Festivaleve - FMFB “RAPSHA 2003”, Festivali i dramës “RAPSHA 2004” dhe FMF “RAPSHA 2005”-Malësi e Madhe, si dhe manifestime tjera.
Nga personalitete të pushtetit lokal, tubimin përshëndeti kryetari i KU të Tuzit z. Smajl-Maliq Çunmulaj.
Poashtu, tubimin përshëndeti edhe kryebashkiaku i Rochester Hills z. Bryan Barnett.
Z. Haziz Hodaj, në emër të SHKA “MALËSORI” (shoqatë motër me SHKA “RAPSHA”) nga Gjonaj-Prizeren, përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe njëheri për SHKA “RASPSHA” solli dhuratë një fotografi.
Në emër të Qendrës Kombëtare për Veprimtari Folklorike z. Esat Ruka, poashtu përshëndeti këtë tubim madhështor.
Në fund të pjesës së parë të programit, organizatori ndau MIRËNJOHJE për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kulturo-artistike, mandej FALENDERIME për bashkëpunim në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kulturo-artistike për shoqata të cilat ju përgjigjën ftesës për pjesëmarrje në këtë manifestim si dhe MIRËNJOHJE për kontributin material në realizimin e projekteve të SHKA “RAPSHA”.
Në pjesën tjetër të programit, të pranishmit ndoqën program artistik ku morën pjesë: Ansambli “MIRDITA” nga Mirdita, SHKA “GRUDA” nga Gruda, SHKA “BESA” nga Trieshi, Ansambli “SHQIPONJA” nga Malësia, z. Corrin Barnett dhe SHKA “RAPSHA”.
Në fund të programit, organizatori për të pranishmit kishte përgatitur koktej, ndërsa për të ftuarit special shtroi darkë solemne.
Prëlë N. Junçaj
__________________
Antarët e Stafit kanë të drejtën të fshijnë, redaktojnë, lëvizin ose mbyllin tema të caktuara (pa paralajmërim) që shkelin rregullat e forumit.
Stafi do të përpiqet të krijojë një atmosferë sa më të këndshme në forum, duke mos lejuar ofendimet dhe fjalorin e pahijshëm.
Por duhet të jeni në dijeni se është e pamundur që të shqyrtojmë të gjitha mesazhet në kohë reale. Të gjitha mesazhet e postuara këtu shprehnin këndvështrimin e autorit dhe jo të stafit tonë. Me pak fjalë, ne nuk mbajme përgjegjësi për komentet dhe mendimet e shprehura nga anëtarët e komunitetit.
Nëse pajtoheni me rregullat jeni të mirëseardhur të hapni tema dhe shkruani postime, përndryshe mbyllni dritaren.

Herën e fundit është Redaktuar nga GRUDJANE : 20-08-2008 në 05:33 AM.
SoS nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 20-08-2008, 04:23 PM   #3
malsori_1
Anëtar aktiv/e
 
Anëtarësuar: Jan 2008
Postime: 223
Rrespekti: 29 malsori_1 is a name known to all
Gabim hello

Kujeni rapsha e hotit kujeni, jav lumsha e gjithmon me gzime e medyzene u shkoft jeta , se gjith mon kini di ekeni me dit ckasht ,burnija trimnija e mikpritja qe i takon jaj popullit shqiptar vec perpara e jav lumsha jeni mate miret ...
malsori_1 nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 22-08-2008, 03:25 AM   #4
malsori_1
Anëtar aktiv/e
 
Anëtarësuar: Jan 2008
Postime: 223
Rrespekti: 29 malsori_1 is a name known to all
Gabim

Me datën 09.08.2008, në skenën verore në Vitojë, SHKA “RAPSHA”, në mënyrë solemne shënoi “30 VJET TË KRIJIMTARISË KULTURO-ARTISTIKE” në Drume.
Në këtë tubim madhështor, përveç numrit të madh të qytetarëve të Malësisë, ashtu siç dijnë të tubohen në Vitojën aq joshëse, ishin prezent personalitete nga pushteti lokal, mandej kryebashkiaku i Rochester Hills z. Bryan Barnett, të ftuar nga Kosova dhe Shqipëria etj.
Me këtë rast organizatori kishte përgatitur program nga dy pjesë: akademike dhe artistike.
Në pjesën e parë të programit ishin të përfshira përshëndetja e organizatorit, fjala e rastit dhe përshëndetjet e personaliteteve të ndryshme.
Në emër të SHKA “RAPSHA” të pranishmit i përshëndeti dhe u dëshiroi mirëseardhje kryetari i parë i kësaj shoqërie z. Marash M. Junçaj. Poashtu, ai përshëndeti dhe falenderoi të gjithë ata të cilët kanë kontribuar në realizimin e projekteve të kësaj shoqërie.
z. Prëlë N. Junçaj-kryetar aktual dhe njëri nga anëtarët më të vjetër të kësaj shoqërie, mbajti fjalën e rastit, me ç’rast para të pranishmëve paraqiti një kronologji të shkurtë të aktiviteteve të kësaj shoqërie, nga themelimi i saj e deri sot.
Nga biseda e tij veçojmë:
“Sikurse tek të gjithë popujt e botës, ashtu edhe tek neve, folklori lindi si nevojë e brendshme e jo si dukuri artistike, lindi si fenomen që është i lidhur drejtpërdrejtë me jetën tonë, me të gjitha elementet me të cilat është i lidhur, si elemente të qenësishme që flasin për origjinalitetin e një kombi dhe për identitetin kombëtar të një populli”.
Në vazhdim, foli mbi aktivitetet nga viti 1978 deri në vitin 2001 (nga “Shpresa” deri tek “Rapsha”), për të vazhuar me aktivitetet nga viti 2001 e deri sot.
Në fund, theksoi se SHKA “RAPSHA” është organizatore e mirë e shumë manifestimeve, si: Logu Tradicional në Vitojë me rastin e Festës së “SH’NJONIT”, Festa e Flamurit (disa vite me radhë), “DITËT E LIDHJES SHQIPËTARE-TË PRIZRENIT”, organizimi i tri Festivaleve - FMFB “RAPSHA 2003”, Festivali i dramës “RAPSHA 2004” dhe FMF “RAPSHA 2005”-Malësi e Madhe, si dhe manifestime tjera.
Nga personalitete të pushtetit lokal, tubimin përshëndeti kryetari i KU të Tuzit z. Smajl-Maliq Çunmulaj.
Poashtu, tubimin përshëndeti edhe kryebashkiaku i Rochester Hills z. Bryan Barnett.
Z. Haziz Hodaj, në emër të SHKA “MALËSORI” (shoqatë motër me SHKA “RAPSHA”) nga Gjonaj-Prizeren, përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe njëheri për SHKA “RASPSHA” solli dhuratë një fotografi.
Në emër të Qendrës Kombëtare për Veprimtari Folklorike z. Esat Ruka, poashtu përshëndeti këtë tubim madhështor.
Në fund të pjesës së parë të programit, organizatori ndau MIRËNJOHJE për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kulturo-artistike, mandej FALENDERIME për bashkëpunim në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kulturo-artistike për shoqata të cilat ju përgjigjën ftesës për pjesëmarrje në këtë manifestim si dhe MIRËNJOHJE për kontributin material në realizimin e projekteve të SHKA “RAPSHA”.
Në pjesën tjetër të programit, të pranishmit ndoqën program artistik ku morën pjesë: Ansambli “MIRDITA” nga Mirdita, SHKA “GRUDA” nga Gruda, SHKA “BESA” nga Trieshi, Ansambli “SHQIPONJA” nga Malësia, z. Corrin Barnett dhe SHKA “RAPSHA”.
Në fund të programit, organizatori për të pranishmit kishte përgatitur koktej, ndërsa për të ftuarit special shtroi darkë solemne.
Prëlë N. Junçaj .Talexosh ket tem qe shum bukur e pershkryekan rinin dhe shoqerin rapsha ashte boll ta dish se kushesht dhe cfar meritash ka rapsha e hotit, meritat ,bujarija dhe mikpritja etyre asht ni gja qe jokaq sakan shkruar po edhe 10 her kaq te shkruhet nuk dot ishte boll tung dhe pershendejet emija per rapshen dhe per te gjith shoqatat dhe krejt poullin shqiptar kudo gjinden malsori_1.

Herën e fundit është Redaktuar nga malsori_1 : 22-08-2008 në 03:34 AM.
malsori_1 nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 01-09-2008, 04:38 AM   #5
Rapshjani27
Anëtar Fillestar/e
 
Anëtarësuar: Apr 2007
Vendndodhja: Michigan
Postime: 92
Rrespekti: 27 Rapshjani27 is on a distinguished road
Thumbs up Urime SHKA Rapsha,,

Lus zotin ci kur mos te ndaheni ne dy Rapsha,se na kan nda turqit e shkijet njiher 1878/1913.Se pakut te jeni te vetdishem se na nga diaspora nuk do te ju perkrahim askurr niqofte doni me kendua serbisht a gabelce posht e perpiet.

Do te jemi me ju deri ne vdekje kur te punoni per Malsi e per Shqiptarizem.

Urime nga zemra,edhe 100 vjet mas sodit kjoshi e perparoshi..

Jau laci bijve dhe bijave tuaja trashigim..

Vllau juaj rapshjani.


tnj
Rapshjani27 nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 01-09-2008, 05:10 AM   #6
NIZAMI
Anëtar Fillestar/e
 
Anëtarësuar: Jan 2008
Postime: 15
Rrespekti: 0 NIZAMI is on a distinguished road
Gabim

Hera E Pare Qe Po Ndegjoj Per Ket Shoqeri
NIZAMI nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 01-09-2008, 02:55 PM   #7
Rapshjani27
Anëtar Fillestar/e
 
Anëtarësuar: Apr 2007
Vendndodhja: Michigan
Postime: 92
Rrespekti: 27 Rapshjani27 is on a distinguished road
Post O Nizam,,,

Citim:
Postimi origjinal është bërë nga NIZAMI Shiko postimin
Hera E Pare Qe Po Ndegjoj Per Ket Shoqeri
Te lutem lexoje edhe nji her temen fillestare ose lexoje ne Rapsha.org historin e kesaj shoqate tash 30 vjet.Kjo SHKA kan marr pjese ne gjitha tokat shqiptare por gati aspak ne mal te zi.Po me cudit fakti se si nuk ke ndegjua per Festivalin Mbarekombetar ne Vitoje, Rapsha 2005 ku mueren pjese gjith Shqiptaret deri edhe Arbreshet dhe Grupi i Cameris !!!!

Une i pershendes te gjitha Shoqatat Malsore.Foklori popullor ka shum ransi per brezat e ardhshem,se aj asht i vetmi qe deri tash mali i zi nuk e eliminoj.
Foklori asht identiteti Malsor..

Te fala,Rapshjani

tj

Herën e fundit është Redaktuar nga Rapshjani27 : 01-09-2008 në 03:06 PM.
Rapshjani27 nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 02-09-2008, 12:02 AM   #8
NIZAMI
Anëtar Fillestar/e
 
Anëtarësuar: Jan 2008
Postime: 15
Rrespekti: 0 NIZAMI is on a distinguished road
Gabim

Me Fal Pore Hotin E Njofe Shume Mire E Sa Di Une Rapsha Nuke Eshte Ne Drume Keshtu Pra E Kuptova
NIZAMI nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 02-09-2008, 01:04 AM   #9
Tojeq
Anëtar i/e Rrespektuar
 
Anëtarësuar: Mar 2006
Postime: 761
Rrespekti: 39 Tojeq is on a distinguished road
Gabim

Citim:
Postimi origjinal është bërë nga NIZAMI Shiko postimin
Me Fal Pore Hotin E Njofe Shume Mire E Sa Di Une Rapsha Nuke Eshte Ne Drume Keshtu Pra E Kuptova
O kadal Gjergj e mos u ngut me shkrime kur nuk je i sigurt,se edhe bajraktaret e Hotit jane nga Drumja,per aresye se ajo eshte zemra e djepi i Rapshes.Tung
Tojeq nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 02-09-2008, 02:29 PM   #10
NIZAMI
Anëtar Fillestar/e
 
Anëtarësuar: Jan 2008
Postime: 15
Rrespekti: 0 NIZAMI is on a distinguished road
Gabim

Vertet Kam Mendua Se Rapsha Perfshin Pjesen Andej Kufirit Ku Te Njoftun E Kam Pas E Edhe Disa Here Kam Qen Ne Fushen E Rapshes E Shume Te Mirenjoftuna Jane Leqet E Rapshes Dhene Funde Te Gjitha Sh K A U Uroje Sukesese Edhe Ne Te Ardhmen
NIZAMI nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Përgjigju


Veglat e Temës
Shfaq Modët

Rregullat E Postimit
Ju nuk mund të hapni tema të reja
Ju nuk mund të postoni përgjigje
Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë
Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja

Kodi vB është ON
Figurinat Janë ON
Kodi [IMG] është ON
Kodi HTML është OFF
Zgjedh Forumin


Te gjitha kohët janë në GMT. Ora tani është 03:25 AM.

Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
MalesiaForum - Këtu Flitet Shqip

Nach oben   Nach oben