Vjetėr 25-08-2008, 07:15 AM   #1
GRUDJANE
Super Moderator
 
Avatari i GRUDJANE
 
Anėtarėsuar: Jan 2006
Vendndodhja: N.Y
Postime: 15,157
Rrespekti: 303 GRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant futureGRUDJANE has a brilliant future
Gabim Krijohet Shoqata MjekĖsore Shqiptaro-amerikane

KRIJOHET SHOQATA MJEKËSORE SHQIPTARO-AMERIKANE

Nobelisti Dr. Ferid Murati zgjidhet Kryetar nderi i shoqates

Presidente e shoqates u zgjodh Lindita Çoku

Nga ROZI THEOHARI- Boston

Më 20 korrik 2008 u krijua në Boston Shoqata Mjekësore Shqiptaro-Amerikane. Kjo shoqatë e re i shtohet listës njëqindvjeçare të dhjetëra e dhjetëra organizatave dhe shoqatave shqiptaro-amerikane që janë themeluar në Bostonin shekullor. Duke filluar që nga shoqëria e parë, në bazë fshati, e themeluar në Boston më 1905, duke vijuar me Klubin e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Harvardit, Massachusetts,me 2005, e duke vazhduar me krijimin e Shoqatës Mjekësore në Universitetin e Bostonit, më 2008. E veçanta e kësaj shoqate: ajo është e një lloji të ri, e krijuar sipas kritereve shkencore amerikane dhe e integruar në mjekësinë amerikane.
Si ish-redaktore e revistes „Shëndeti“, ku kam dhënë kontributin tim për gati 20 vjet, e quaj veten të nderuar të shkruaj rreth kësaj ngjarjeje të rëndësishme për shkencën mjekësore shqiptare, krijimin e shoqatës së mjekëve shqiptaro-amerikanë në SHBA. Me këtë rast më vijnë në kujtesë emra mjekësh që kanë emigruar nga vendlindja dhe janë liçensuar këtu, në Amerikë. Disa prej tyre kanë marrë grada shkencore. Studentë të rinj, bij e bija shqiptarësh vazhdojnë me sukses studimet në mjekësi në kolegjet amerikane. Më vijnë në kujtesë gjithashtu pjesë nga fjalimi i Fan Nolit në Korçë, në gusht 1923, kur ai ishte deputet i „Vatrës“ dhe jepte alarmin për të mbrojtur racën shqiptare, e cila
rrezikohej të degjeneronte e të „tretej ngadalë“ nga sëmundjet dhe nga „mosmprojtja“ e shëndetit të nënave dhe fëmijëve...Dhe vjen një ditë e korrikut 2008, kur disa metra larg vendit ku Noli shkruante, predikonte apo mbante fjalime, te themelohet Shoqata e mjekëve shqiptarë, një nga detyrat humanitare të së cilës është ruajtja dhe mbrojtja e racës shqiptare. E veçanta tjetër e kësaj shoqate: ajo është e nderuar të ketë një nobelist për Kryetar Nderi, Dr. Ferid Muradin—që do ta kishte zili çdo komunitet në botë.
Historikisht, ndër të parët mjeke, në brezin e parë të emigrantëve shqiptarë përmendet dardhari veteran Vangjo LLaci, i cili qysh nga fillimi i shekullit te kaluar studioi e punoi si doktor në Nju-Jork, me një emër te dëgjuar. Po në Nju-Jork jeton sot veprimtari e shkencëtari Dr. Namik Shehu, sekretar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave në Nju-Jork. Lista e mjekëve shqiptaro-amerikane është e gjatë. Nga nje shkrim i A.Dervines po përmend disa emra specialistësh e mjekësh me pervojë, si: Dr.Faton Gashi, Dr.Agim Leka (Laureat nga Kongresi Amerikan në fushën e Mjekësisë), Dr. Vasil Popa, dr.Anna Kohen, Dr.Prof. Skender Kodra Ph.D.,Dr.Sami Qazimi etj. deri tek më të rinjtë
e me perspektive: Dr. Rozafa (Luca) Pali, Dr. Lindita Çoku, Dr. Rifat Latifi, Dr. Daut Gjoni, Dr. Lela Tukiçi, Dr. Kujtim Balidema, Dr. Leka Pali, Dr. Adrian Tapija, Dr.Zife Krosi, Dr. Ndoci Dedi, Dr. Ali Islami, Dr.Dila Vuksanaj, Dr. George Ukaj, Dr.Ramadan Gashi, Dr. Sedat Shabani e te tjere.
Në një nga sallat e Universitetit të Bostonit ku u themelua shoqata atë ditë korriku, ishin vendosur në tribunë flamuri kombëtar shqiptar dhe ai amerikan. Mjekët shqiptaro-amerikanë ardhur nga qytetet e Amerikës bënë një paraqitje të vetes dhe të veprimtarisë së tyre mjekësore në SHBA. Me unanimitet, kirurgia Lindita Çoku u zgjodh me detyrën e presidentes. I drejtohem me respekt doktoreshës:

E dashur dr. Çoku, jeni një ndër iniciatoret më të dalluara të krijimit të Shoqatës Mjekësore. Jam e lumtur t’ju uroj sot për detyrën e re të presidentes, të cilën e meritoni plotësisht.

Dr. Çoku- Detyrën e presidentit e meritonte çdo anëtar i grupit iniciator, jo vetëm unë. Megjithëse jam shumë e zënë me punë e studime, do të mundohem ta marr përsiper edhe këtë përgjegjësi.

Ju jeni jo vetëm një mjeke e mirë, një shkencëtare, por edhe njëaktiviste e diasporës, duke dhënë kontributin tuaj të çmuar. A mund tëna informoni për Shoqatën Mjekësore Shqiptaro-Amerikane që u krijuakohët e fundit?

Dr. Çoku- Themelimi i Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane/Albanian-Amerikan Medical Society më 20 korrik 2008 në Boston, MA, është një nga ngjarjet e shënuara të historisë së diasporës shqiptare në SHBA, klasës intelektuale të shqiptarëve që punon në fushën e sistemit shendetësor këtu në SHBA dhe vetë sistemit shendetësor të trojeve me popullsi shqiptare në Ballkan. Nuk ishte shumë e lehtë të mblidhje iniciatorët e kësaj shoqate në një ditë dhe nga tri shtete të ndryshme për të konsoliduar përpjekjet tona intensive të katër muajve të kaluar. Mbledhja themeluese ishte me të vertetë një sukses, sepse për çdo pikë të diskutuar arritëm në unanimitet të plotë; solidariteti nuk na mungoi asnjë minutë gjatë takimit. Pra, edhe shqiptarët dinë të merren vesh pa grindje dhe
sharje, kur hyn në mes mirëkuptimi dhe toleranca.

Si ju lindi ideja për këtë shoqatë?

Dr.Çoku- Ideja për këtë shoqatë besoj ka qenë në zemrën e çdo mjeku, dentisti apo punonjësi shendetësor shqiptar në SHBA. Kur shikon organizimin e mire te mjekëve të komuniteteve të tjera dhe ndihmën që ata i ofrojnë njeri-tjetrit, nuk ka se si mos í kesh zili. Diaspora jonë e kishte të nevojshme një shoqatë të tillë për mjekët shqiptarë, për të shkëmbyer këshilla dhe përvoja profesionale, si dhe për të dhënë një kontribut më të fuqishëm në vendlindje. Shoqata Mjekësore Shqiptaro-Amerikane u krijua falë iniciativës dhe bashkepunimit serioz të disa mjekëve shqiptarë këtu në SHBA dhe mbështetjes së një pjese të madhe punonjësish shendetësore dashamirës, që kanë dëshire të organizohen, por nuk kanë kohë ose aftësi drejtuese, siç e kishte grupi që mori iniciativen. Ashtu si une, iniciatorët dhe mbështetesit e shoqatës kishin kohë që e ëndërronin atë dhe e kishin kuptuar nevojën dhe të mirën e saj.

A u realizua plotësisht kjo ide?

Dr.Çoku- Më datën 20 korrik, që është edhe data zyrtare e krijimit të shoqatës, hodhëm themelet kryesore. Mund të them që ideja është mishëruar, por mbetet për të bëre akoma shumë punë përsa i përket njohjes juridike, krijimit te Ëebsite-it, publikimit mujor
(neës-letter), kontaktimit të te gjithë mjekëve e dentistëve shqiptarë në SHBA etj.
Shoqata jonë është profesionale, humanitare, por joqeveritare, jofitmprurëse, jobamirëse. Anëtari merr pjesë vullnetarisht dhe duhet të paguajë kuotat e anëtaresimit. Pranohen edhe dhurata financiare. Tani po aplikojmë për grantet në institucionet qeveritare amerikane...Ne u bëjmë thirrje gjithë shqiptarëve që punojnë në fushën mjekësore në SHBA që janë të trainuar në shkolla dhe programe të akredituara amerikane, si dhe atyre që punojnë në fushën e kerkimeve shkencore në institucionet mjekësore amerikane, të bashkohe me ne.

Tregoni diçka për misionin e kësaj shoqate

Dr. Çoku- Misioni i Shoqatës është: Të inkurajojë dhe aftësojë zhvillimin profesional të shqiptarëvel mjekë dhe punonjës të fushës së shëndetit në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës. Të nxitë marrëdheniet profesionale ndërmjet tyre në Shtetet el Bashkuara të Amerikës dhe në territoret me popullsi shqiptare (Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi dhe Maqedoni). Të perkrahë një ambient mbështetës për shqiptarët që synojnë tël
integrohen në sistemin shendetësor në SHBA. Të ofrojë ndihmë teknike për qendrat akademike mjekësore jo privatel në territoret me popullsi shqiptare.
Të kontribuojë në kujdesin shëndetësor të pacientëve emigrantël shqiptare.

Sa mjekë marrin pjesë? A do të keni lidhje me vendlindjen?

Dr. Ferid Muradi është zgjedhur Honorary Çairman/Kryetar Nderi i shoqatës sonë. Sapo të legalizojmë shoqatën, do ta njoftojmë personalitetin e tij zyrtarisht sipas rregullave dhe nderit perkatës.Momentalisht jemi vënë në kontakt me afro 50 mjekë, dentistë, kerkues shkencorë dhe infermierë shqiptarë dhe mirëpresim edhe të tjerë. Sigurisht që kjo shoqatë do të bashkëpunojë vetëm me organizmat dhe qendrat spitalore shtetërore në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarë duke perfshirë këtu, Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Çamërinë. Fillimi është i mbarë.


Po jap më poshtë disa të dhëna:
Grupi iniciator
(Board of Founders)
Dr. Rifat Latifi via telecommunication (DVD dhe telefon)l
Universiteti i Prishtines, Kosova/Kirurg Traume Tucson, Arizona
Dr. Xhevat Sinanajl
Universiteti i Zagrebit, Kroaci/Mjek Familje Bronx, NY
Dr. Sulejman Çelajl
Universiteti i Krajoves, Rumani/Kardiologist kateterizimesh Bronx, NY
Dr. Lindita Çokul
Universiteti i Tiranes, Shqiperi/Felloë ne kardiokirurgji Boston, MA
Dr. Manjola Ujkajl
Universiteti i Bolonjes, Itali/Specializante ne psikiatri Belmont, MA

Stafi mbeshtetes
(Supporting Staff)
Dr. Arjan Pano, kerkime shkencore ne ultrasonografi Boston, MAl
Dr. Gani Abazi, kerkime shkencore ne neurokirugji Boston, MAl
Z. Mark Kozmo bashkekryetar i shoqates MASS/BESA Boston, MAl

Kategoritë e anëtarëve/Members Categories :l
MD/DO- doktorët, DDS/DMD- dentistët, PhD- doktorët, PA- ndihmësl
mjekët, NP- infermierët, Teçnicians- teknikët, Perfusionists-
perfuzionistët, medical students- studentët shqiptarë të mjekësisë në
SHBA, researçers- kërkuesit shkencorë etj.

RevistaKuvendi
__________________
---------------------------------------------------
Jam Krenare Qe Jam Shqiptare(Malsore).Grudjane"
Faculeten e Malesores e Mbaj me Krenari
Rreth flamurit tė pėrbashkuar,
Me njė dėshirė dhe njė qėllim,
Tė gjithė atij duke iu betuar,
Tė lidhim besėn pėr shpėtim


At Gjergj Fishta. Lahuta e Malcis
GRUDJANE nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Veglat e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
Ju nuk mund tė hapni tema tė reja
Ju nuk mund tė postoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė
Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja

Kodi vB ėshtė ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Zgjedh Forumin


Te gjitha kohėt janė nė GMT. Ora tani ėshtė 07:45 AM.

Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2013, Jelsoft Enterprises Ltd.
Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
MalesiaForum - Kėtu Flitet Shqip

Nach oben   Nach oben