Vjetër 26-08-2008, 03:25 AM   #1
Mr_MAGNET
IRCop-S.Mod-Fotoreporter
 
Avatari i Mr_MAGNET
 
Anëtarësuar: May 2006
Vendndodhja: Malesia
Postime: 6,235
Rrespekti: 120 Mr_MAGNET has a brilliant futureMr_MAGNET has a brilliant futureMr_MAGNET has a brilliant future
Dërgo mesazh me anë të MSN tek Mr_MAGNET
Gabim Viti Jubilar i SHKA "BESA" 1968 - 2008

Viti Jubilar i SHKA BESA 1968-2008



Kësaj vere SHKA Besa në kuadër të manifestimeve të vitit jubilar 40 vjetorit të themelimit dhe të aktivitetit ,shfaqi program artistik në Logun e bjeshkës të Korites më 03 gusht ,pastaj më 10 gusht në takimin me mërgimtar në Dubravë - Bratil,pastaj organizoi mbrëmjen akademike më 23 gusht në QKI Malesia në Tuz(me çrast paraqiti dhe filmin dokumentar të vetin ) kurse festimi qëndror dhe koncerti solistik si ansambel folklorik i sukseshëm u shfaq më 24 gusht në shtepin e kultures Besa në Trijesh. Të gjitha këto tubime kanë qënë të perciellura masovikisht ku muerën pjes dhe një numër i madhë shqipetarësh nga diaspora. Mbrëmja akademike e organizuar në QKI Malesia pati me të vërtetë nivel akademik si programi ashtu dhe musafirt dhe miqt e ftuar te Besës..Filmi dokumentar ,regjin e te cilit e bani vet udhëheqësia artistike e SHKA Besa me pergjegjesin teknik të Gjergj Gjonaj,kishte përmbledh shumë momente interesante që nga filllimi i punës së kësaj shoqërie e deri me sot. Të prenishmit e prënuan jashtëzakonisht mirë ,bile dhe me shume emocione.

Shka Besa u themelua në vitin 1968 në Trijesh me qellim të ruajtjes dhe kultivimit të trashigimise kulturore të Trijeshit,Malesise dhe më gjërë dhe zhvillimit të aktivitetit kulturo artisti,qysh themelimit e deri sot,zhvillon me pa ndërprerje kryesisht veprimtari dramaturgjike dhe folklorike.

Viteve të para të veprimtarise dramaturgjike e rradhisin Besën ndër shoqërit më të sukseshme amatore në RSFJ kur pikerisht me pjesmarrjën në festival jugosllav të amatorve të drames më vitin 1972 në Trebinje si perfaqsues të Malit të Zi ,me të poashtu quajturen dramen e famshme në regjin e autorit Nua Dedivanit ,themeltarit të shoqërisë i cili në atë koh së bashku me bashkohasit trijeshjan -Gjok Lekoçaj etj, themeluan këtë shoqeri.Nou në atë kohë ban tekste skenare dhe regji të një seri dramesh me të cilat ne çdo revist Besa del fitimtare. Merita shumë të mëdha për pjesmarrje dhe ngritjen e imazhit artistik të kësaj shoqerie ka edhe familja e Ujk Galit Dedivanaj.


Besa 15 herë del fituese në garat komunale të veprimtaris kulturo artistike në Komunen e Podgorices.
Me program muziko-folklorik të cilin e udheqte Gjok Lekoçaj ,poashtu krahas me dramën BESA çdo herë del fituese.Viti 1979 ,BESA me programin folklorik si perfaqsuese e Titogradit të atehershem,merr pjes në takimin federativ të rinis në takimet e qyteteve të Titos në Titova Korjenica -Kroaci,ku paraqitet nder programet ma te mirepritura.Në vitin 1987 kjo shoqeri bën një turne shumë të suksesshme për mërgimtaret shqiptar në SHBA-Detroit dhe New York.

Në vitin 1981 ,shperblehet me kartën e art të konferencës Republikane të Lidhjes socialiste të popullit punues në Mal të Zi. Dy vite më rradhë ,me 2003 e 2004 ,Besa me programet e sukseshme merr pjes në Festivalin nderkombetar të forklorit në Cetinë.Besa asht dy herë me rradhe pjesmarrëse e festivalit mbarkombëtar të folklorit burimor në Vitoj,në organizim të Shka Rapsha,më 2004 revial ,kurse në gusht të vitit 2005 garues ku shperblehet me vëndin e 2 në rrafshin mbarkombetar.

7 vitet e fundit BESA kryesisht orjentohet ne folklorin burimor ku koreografi SH.Ujkaj me asistentet Kristina Nikprelaj ,Nikollë,T Ujkaj ,Mark Prënkoçaj etj.vën në skenë koreografi të reja me tematik burimore .

Viteve të fundit ,antari i nderit i SHKA Besa P.Pashko Gojçaj ,duke çmuar punën intenzive dhe kualitetin burimor të kësaj shoqërie,me autoritetin e vet dhe vullnetin e mirë,përkrah Besën dhe e shoqëron në disa manifestime të nivelit mbarkomtar dhe ndërkombetar.

Besa merr pjesë në fillimin e aktivitetit artistik mbarkombëtar në Lezhe në vitin Jubilar të Gjergj Kastriotit Skenderbeut,kurse me 28 nandor të 2005.me vallen e logut dhe vallen e trimavet merr pjesë në mbrëmjen akademike të Jubileut të 600 vjetorit të lindjes së heroit Kombëtar në pallatin e kongreseve në Tirane ku asht i vetmi ansambel folklorik i mbrëmbjes për veç ansamblit të shtetit(me ftese të teatrit kombetar të operas dhe baletit në Tiran).

Në shkurt të vitit 2006,merr pjesë në defileun dhe shfaqjet në festën e Shën Vlashit në Dubrovnik kurse në prill dhe maj të pokëtij viti e ftuar nga komiteti folklorik Gjerman ,Besa merr pjesë në Festivalin internacional folklorik (14 kombe ) me rastin e Jubileut të 600 vjetorit të vallzimit çift tek Gjermanët në Badenvinterberg ku asht ndër shoqërit më të dalluara si me program ashtu dhe me veshjen kombëtare ku dallohet xhubleta mijvjecare ``perla`` e veshjes kombëtare Iliro shqiptare dhe me gjer.
GJithashtu merr pjese në ditën e shtegtarit në Lezhë,materalet muziko folklorike të Besës janë të deponuara në akademit në Tiran ,Suedi ,Cetin dhe në sektorin etno muzikologjik të akademis në Vien.

Në Qershor te 2006 me koncert solistik,Besa merr pjes në festivalin rajonal Kroat në Metkoviq.Më 8 Mars të këtij viti femrat e Beses,muarën pjesë në programin muziko skenik në programin `dikur dhe sot` si perfaqsuese të femrave shqiptare në Mal të Zi ,ku me dinitet demonsturuan art popullor tradicional dhe modern.

5 viteve të fundit me sukses organizon manifestimin folkloriko rekreativ Logu i Bjeshkes-Miss bjeshka në bjeshkën e Korites.

Më festimin qëndror më 24 gusht në Trijesh para spektatoreve të shumt ,Besa shfaqi programin e vet të begatshem folklorik një orë e gjys me këng,valle ,instrumentale dhe recitime,në këtë fest të madhe të Beses muaren pjesë miq të shumt dhe njerz me autoritet shkencor të folklorit,muzikës dhe artit shqipëtar ,mes të cileve veçojm Zhani Çikon me znj.Rudinën ,Drejtorin e Teatrit Kombetar të operas dhe baletit ,nikohësisht udhheqsin artistik të ansamblit të shtetit në Tiran i cili në fjalën e tij të rastit dha shumë komplimete për programin dhe aktivitetin e Beses dhe premtoi bashkpunim reciprok per vurjen në repertor të ansamblit të shtetit disa motive folklorike nga Malesia e madhe ,poashtu dhe kompozitor i njoftun Zef Çoba me znj.Silvën ,antar nderi të Shka Besa të cilët edhe në të ardhmen do të përkrahin këtë shoqeri.Ne manifestim ishin të pranishëm edhe udhëheqësia e Komunes Urbane të Tuzit Maliq Çunmulaj DHE Nikollë Camaj si dhe deputeti Vasel Sinishtaj.

Kje kjo një festë e madhe e paharrueshme për Trijeshin dhe Malesin.

SH.K.A BESA

Stafi www.MalesiaForum.com dhe www.malesia.org u uron suksese SHKA BESA duke u deshiruar pune të mbarë në të ardhmën.
__________________

Herën e fundit është Redaktuar nga Mr_MAGNET : 08-10-2008 në 07:53 AM.
Mr_MAGNET nuk është në linjë  
Vjetër 27-08-2008, 06:07 PM   #2
malsori_1
Anëtar aktiv/e
 
Anëtarësuar: Jan 2008
Postime: 223
Rrespekti: 29 malsori_1 is a name known to all
Gabim

pershendetje dhe gezuar 40 vietorin e forimit te shoqeris besa tung
malsori_1 nuk është në linjë  
Vjetër 27-08-2008, 07:13 PM   #3
Tojeq
Anëtar i/e Rrespektuar
 
Anëtarësuar: Mar 2006
Postime: 761
Rrespekti: 39 Tojeq is on a distinguished road
Gabim

Asnje shqiptare i besimit musliman nga Malesia nuk qenka ken prezent aty,bile as deputeti Ferhati Dinosha.

Ju deshiroj sukses edhe ne te ardhmen.Tung
Tojeq nuk është në linjë  
Vjetër 27-08-2008, 09:02 PM   #4
maloku26
Anëtar Fillestar/e
 
Anëtarësuar: Nov 2006
Postime: 128
Rrespekti: 30 maloku26 is on a distinguished road
Gabim

Shume e cuditshme se pse kjo shoqeri spaska dale ne kosove, mos kane ndoni problem me dale atje apo mos kane ba ndoni krim apo vetem i urrejn kosovaret aq shume sa sduan te marrin pjese ne manifestimet e tyre. A e quajn keta zoteri Kosoven Kosove apo gjithni e konsiderojn Serbi e Jugosllavi.

Maloku
maloku26 nuk është në linjë  
Vjetër 27-08-2008, 09:38 PM   #5
Mr_MAGNET
IRCop-S.Mod-Fotoreporter
 
Avatari i Mr_MAGNET
 
Anëtarësuar: May 2006
Vendndodhja: Malesia
Postime: 6,235
Rrespekti: 120 Mr_MAGNET has a brilliant futureMr_MAGNET has a brilliant futureMr_MAGNET has a brilliant future
Dërgo mesazh me anë të MSN tek Mr_MAGNET
Gabim

Citim:
Postimi origjinal është bërë nga Tojeq Shiko postimin
Asnje shqiptare i besimit musliman nga Malesia nuk qenka ken prezent aty,bile as deputeti Ferhati Dinosha.

Ju deshiroj sukses edhe ne te ardhmen.Tung
Përshendetje i nderuari Tojeq me lejoni nje sqarim në qoftë se jeni bazuar në fotografi , se nuk kanë qënë përsona të ndonjë konfesionit islam aty me lejoni te ju sqaroj se jeni në gabim për arsye se keto fotografi jane ta marrura nga nje studio tjeter, e jo fotografi të stafit tonë gjë që ndoshta nuk janë marrë në fotografi përsona te ketyre besimeve dhe këtë foto u muarën nga kjo studio për asye se staffi jonë nuk kishte mundesi të jetë prezentë në keto dy manifestime te mrekullueshme të SHKA BESA , naten e pare të akademis solemne e cila u mbajt në QKI në Tuz dhe të dyten natë në koncertit forklorik në Triesh, por i morem nga kjo studio e më së shumtit për arësye që ju bahkatlletare te dashur të ju njoftojmë sa ma shumë që të kemi mundesi me ngjarjet dhe aktivitet që ndollën në Malësi.

Sa jam i informuarë unë dhe siç lexojë në bazë të tekstit dhe disa fotografive këtu kanë qënë prezent mjaft persona të 3 konfesione si ati katolik, islam dhe ortodoks nga vende te ndryshme të Shqiperis Malësisë dhe Pg , në këtë manifestim ishin prezent edhe njerëz me imunitet të lartë të konfesionit islam si psh Kryetari i KU të Tuzit Smail-Maliq Çunmulaj, , po ashtu ishin prezent përfaqesuasit e të gjitha shoqerive kulturore artistike si te konfesionit musliman poashtu edhe ati katolik, ishin prezent edhe nga shteti amë Shqiperia kompozitori i mirenjohur shqiptar Zef Çoba me bashkeshorten e vet, si dhe mes të cileve veçojm Zhani Çikon me znj.Rudinën ,Drejtorin e Teatrit Kombetar të operas dhe baletit ,nikohësisht udhëheqsin artistik të ansamblit të shtetit në Tiran i cili në fjalën e tij të rastit dha shumë komplimete për programin dhe aktivitetin e Beses. tung
__________________

Herën e fundit është Redaktuar nga Mr_MAGNET : 27-08-2008 në 09:52 PM.
Mr_MAGNET nuk është në linjë  
Vjetër 27-08-2008, 10:53 PM   #6
H_I_T_M_A_N
Agent 47
 
Avatari i H_I_T_M_A_N
 
Anëtarësuar: Jan 2006
Vendndodhja: Malesia
Postime: 347
Rrespekti: 58 H_I_T_M_A_N has a brilliant futureH_I_T_M_A_N has a brilliant future
Dërgo mesazh me anë të MSN tek H_I_T_M_A_N
Gabim

Citim:
Postimi origjinal është bërë nga maloku26 Shiko postimin
Shume e cuditshme se pse kjo shoqeri spaska dale ne kosove, mos kane ndoni problem me dale atje apo mos kane ba ndoni krim apo vetem i urrejn kosovaret aq shume sa sduan te marrin pjese ne manifestimet e tyre. A e quajn keta zoteri Kosoven Kosove apo gjithni e konsiderojn Serbi e Jugosllavi.

Maloku
Keke njeri fort i pakuptueshim edhe po flet palidhje e pa baz...cka ke da me than me kyt postim vec zoti e din , por kshtu e ka puna e inaxhorve sulmojn pa fakte..
Por met vertet ky postim asht palidhje krejt,t`lutem em nep spjegime cka ke da me than me jekta se em ke lan en menime lol...
__________________
Hitman-Agent 47, the most ruthlessly efficient contract killer in history.
H_I_T_M_A_N nuk është në linjë  
Vjetër 28-08-2008, 12:04 AM   #7
maloku26
Anëtar Fillestar/e
 
Anëtarësuar: Nov 2006
Postime: 128
Rrespekti: 30 maloku26 is on a distinguished road
Gabim

O Hitman a mos i ke ra vetit me shkop ne krye e je trumbullua, te thac se keta zoteri jane patriota te medhenj serbo-malazez qe per asni aktivitet skane dale ne Kosove. Pse?? Te gjitha SHKA -te e Malesis kane dale e keta "patriota" jo. Na thuaj hitman pasi qe po done te jesh avokat i tyre.
maloku26 nuk është në linjë  
Vjetër 28-08-2008, 02:04 AM   #8
__CNN__
Anëtar Fillestar/e
 
Anëtarësuar: Jul 2008
Postime: 111
Rrespekti: 34 __CNN__ has a brilliant future
Gabim

Maloku26 , kjo shoqeri eshte nje nder shoqerit ( amatore ) me te njoftura te kombit shqiptar e cila eshte e njoftur jo vetem ne trojet shqiptare , por edhe ne shume shtete tjera . Teper i vogel po me dukesh ti me e quajt ''serbo-malazeze'' . A nuk i shef ne foto se flamurin e kujt e mbajn ? A mos e shpallin programin ne gjuhen serbe ? A thua te gjithe ata qe ishin prezent ne kete tubim jan serbo-malazez ? Nese eshte shoqeri serbo-malazeze , ater pse i ka thirre Shqiperija disa here deri tani ? Sa here i ka thirre Kosova ? Kjo eshte shoqeri e cila nuk ka nevoj t'i ulet dikuj ne gjuj . Programin e shpallin kryesisht atje ku i thirrin . Kollaj eshte me ken i njoftun ne shtepin e vet , por eshte veshtir me te njoft edhe te tjeret . A nuk e lexove se kjo shoqeri mori pjes edhe ne Festivalin internacional ne Gjermani ku moren pjes 14 kombe dhe ku u dallua si me program , ashtu dhe me veshjen kombetare ? E more malok ... na trego tani se cfare bane ti per kombin tone , masi qe keta qenkan serbo-malazez ?
Suksese nga zemra per SHKA BESA !
__CNN__ nuk është në linjë  
Vjetër 28-08-2008, 02:40 AM   #9
Dikur dhe Sot
Banned
 
Anëtarësuar: Mar 2007
Postime: 33
Rrespekti: 0 Dikur dhe Sot is on a distinguished road
Gabim

paj ku stevi ujkic ci poj raka fellit patriot kjenka ,e asht puntuar e njimtar i shtetit serbo -malazez
Dikur dhe Sot nuk është në linjë  
Vjetër 28-08-2008, 03:05 AM   #10
malsori_1
Anëtar aktiv/e
 
Anëtarësuar: Jan 2008
Postime: 223
Rrespekti: 29 malsori_1 is a name known to all
Gabim

SHum gabim ekini ju disa qe po thoni asht shoqni serbo malazeze, se kuptoj si mun tha thrras dikush me at emen duke par flamurin kuqezi dhe veshen ton komtare tieter her kqyrni pak ma mir para sete folni tung...

Herën e fundit është Redaktuar nga malsori_1 : 28-08-2008 në 03:56 AM.
malsori_1 nuk është në linjë  
Temë e mbyllur


Veglat e Temës
Shfaq Modët

Rregullat E Postimit
Ju nuk mund të hapni tema të reja
Ju nuk mund të postoni përgjigje
Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë
Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja

Kodi vB është ON
Figurinat Janë ON
Kodi [IMG] është ON
Kodi HTML është OFF
Zgjedh Forumin


Te gjitha kohët janë në GMT. Ora tani është 03:26 AM.

Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
MalesiaForum - Këtu Flitet Shqip

Nach oben   Nach oben