Navigation
Kethu Mbrapa   Malesia Forum - Këtu Flitet Shqip > Shtypi dhe politika > Çeshtjet lokale nga Malesia
Chat Regjistrohuni Ndihmë Lista e Anëtarëve Kalendari Albumi Kërko Postime te reja Shënoji Forumet si të Lexuar

Përgjigju
 
Veglat e Temës Shfaq Modët
Vjetër 09-09-2008, 08:44 PM   #1
Mr_MAGNET
IRCop-S.Mod-Fotoreporter
 
Avatari i Mr_MAGNET
 
Anëtarësuar: May 2006
Vendndodhja: Malesia
Postime: 6,235
Rrespekti: 120 Mr_MAGNET has a brilliant futureMr_MAGNET has a brilliant futureMr_MAGNET has a brilliant future
Dërgo mesazh me anë të MSN tek Mr_MAGNET
Gabim “Stop terrorit shtëror ndaj familjeve Tona 09.09.2006 - 09.09.2008”

“STOP TERORIT SHTETËROR NDAJ FAMILJEVE TONA
09.09.2006 - 09.09.2008"



Në organizimin e ASH dhe LD në MZ, u shënua dyvjetori i akcionit famkeq policor “Fluturimi i Shqiponjes” në trevën e Malësisë, i cili u realizua pikërisht ditën e sotme para dy viteve.

Në këtë tubim,përveç familjarëve të të arrestuarve, ishin të pranishëm qytetarë nga Malësia dhe më gjërë, si dhe përfaqësues të jetës politike, kulturore e publike nga kjo trevë, nga Kraja dhe Ulqini.

Këtë tubim e drejtoi Marash Dukaj, kurse në emër të pushtetit vëndorë të pranishmit i përshendeti kryetari i KU të Tuzit Smail-Maliq Çunmulaj, i cili mes tjerash, theksoi se akcioni policor i qujtur “Fluturimi Shqiponjes”, ishte i turpshëm, dhe i tillë do të mbetet për pushtetin gjyqësor, qeveritar dhe policor të Malit të Zi.

Në këtë tubim ishte i pranishëm edhe kryetari i LD në MZ e deputeti në Kuvëndin e Malit të Zi, Mehmet Bardhi, i cili duke folur për sjelljet çnjerzore të pjestarëve të policisë, theksoi se kjo nuk është hera e parë që pushteti tentoi të disiplinoj Malësinë edhe atë pikërisht në ditën e themelimit të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, subjektit të parë nacional të shqiptarëve në Mal të Zi.

Kryetari i këshillit të Kuvëndit të Malit të Zi për të drejtat e njeriut, Koça Pavlloviq, po ashtu e vlerësoi të turpshëm akcionin policor në trevën e Malësisë para dy viteve dhe përkujtoi se ai në emër të Lëvizjes për ndryshime, edhe vitin e kaluar i ka kërkuar ndjes Malësisë, në emër të popullit Malazez të cilit i takon.

Duke folur në emër të LD në MZ, Marash Dedvukaj pohoi se partia e të cilës ai i takon, askurr nuk do të pushoj të kërkoi drejtësi për bashkëvëndasit tonë të cilët ndodhen në burgun e Spuzhit, duke shtuar se gjyqësisë dhe prokurorisë Malazeze, nuk i mjaftuan as dy vite të plota të dëshmoj akuzat ndaj të akuzuarve shqiptarë.

Kryetari i ASH Gjergj Camaj duke përkujtuar torturën policore ndaj qytetarëve të pa fajshëm të Malësisë, theksoi se e gjithë kjo flet se kemi të bëjmë me një proces të montuar politik kundër shqiptarëve në Mal të Zi dhe kundër kërkesës sonë legjitime për themelimin e komunës së plotë.

Organizatorët e këtij tubimi ishin në pritje të prezencës më të madhe të qytetarëve të Malësis, e cila as kësaj herë nuk ishte në nivelin e duhur.

Albert Camaj
__________________

Herën e fundit është Redaktuar nga Mr_MAGNET : 10-09-2008 në 06:25 AM.
Mr_MAGNET nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 09-09-2008, 09:47 PM   #2
Frashër Rracaj
Anëtar aktiv/e
 
Anëtarësuar: Jul 2008
Postime: 314
Rrespekti: 93 Frashër Rracaj has a brilliant futureFrashër Rracaj has a brilliant futureFrashër Rracaj has a brilliant futureFrashër Rracaj has a brilliant future
Gabim

Terrori shteterore i Malit te Zi ndaj shqiptareve eshte rruga qe Mali i Zi e merr per tu larguar nga integrimet Evropiane qe si synim e ka ruajtjen dhe kontrollimin e kontrabandes dhe mbajtjen nen kontroll te popullit karshi zhvillimit te mafies malazezo _ruso _shqiptare qe i kontrollon gjuka.
Frashër Rracaj nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 10-09-2008, 02:12 AM   #3
malsori_1
Anëtar aktiv/e
 
Anëtarësuar: Jan 2008
Postime: 223
Rrespekti: 29 malsori_1 is a name known to all
Gabim

Asht shum keq ememir te themi(tyrp) per ne si qytetar te malsis qe moste marrim pies neper kso rastesh dhe tubimesh per ceshtien e vllezerve tan te cilet gjinden ne burgun famkeq te malit te zi, po nese ne nuk bashkohemi se bashku e nese ne nuk i afrohemi njeri tietrit cka duem te presim nga aj tietri,pa me lexuar postimin aspak vec te shikosh fotot e tashifsh sallen e zbrazd eshe interesimin ton sate mall ekemi per njari tietrin shum keq e shum tyrp,ne duam mashum te huajin se vllaun aspak ebukur per malsin ,por shpresoj se ne raste tiera dot zgjohemi e sdot ndollin keshtu po ne masa samete mella te bashkohemi etejemi se bashku eti themi malit te zi boll,boll tortur ndaj shqiptarve tung malsori_1!!!!!!
malsori_1 nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 10-09-2008, 11:51 AM   #4
Luan_Dinosha
Anëtar aktiv/e
 
Anëtarësuar: May 2008
Postime: 268
Rrespekti: 48 Luan_Dinosha has a brilliant futureLuan_Dinosha has a brilliant future
Gabim

Tubime te tilla dhe ngritja e zerit te lidereve ton duhet te jen me te shpeshta.
Ne Shqiptart nen Mal te Zi jemi ata te cilet duhet te angazhohemi dhe te luftojm per lirimin e burgosorve politik.
Vetem te rezistojm nuk mjefton.
Shqiperia nuk po angazhohet, Kosova nuk po angazhohet, ne jemi te vetmit prej te cilve pritet te veprojm.

Veprimtaria jon ,fjalet tona, organizimi yn ,lideret ton duhet te jen te sinqert.

Fjalimi I kryetarit te ASH ishte noshta fjalimi me I mir I keti tubimit (teori).

Hapi I pare I kryetarit te ASH z.Gjergj Camaj I cili vetem prej families se ti ne votimet e fundit I ka fitua me teper se 50 vota,duhet te jet largimi I flamurit te Malit te Zi I cili gjat krejt Veres valonte ne oborrin e axhes se tij z.Lishe Camaj.
Lisha si edim te gjith ne Malesoret esht nji nder pasusniket me te mdhej Shqiptar nen Mal te Zi. Si esht pasurua esht problemi I tij por perdorimi dhe ekspozimi I flamurit malazias ne oborrin e tij mendoj se duhet te jet edhe problemi I Gjergjushit Camaj.

Esht tyrp per kryetarin te ASH qe per ket gje mos te deklarohet.

Noshta nuk munet dhe nuk ka te drejte ti berzihet axhes se tij se ken ai don dhe flamurin e kujt ka me e perdor.
Gjergjushi ka te drejte, munet dhe esht I obliguem te distancohet prej ati njeri te tyrpshem dhe te shitun (praktik).

Hapi I dyt dhe tjeret mas tij te Gjergjushit duhet te jen keta me te cilet ai po merret sot.

Luan Dinosha

Herën e fundit është Redaktuar nga Luan_Dinosha : 10-09-2008 në 12:00 PM.
Luan_Dinosha nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 10-09-2008, 01:46 PM   #5
EDREJTA
Anëtar Fillestar/e
 
Anëtarësuar: Jan 2008
Postime: 132
Rrespekti: 26 EDREJTA is just really nice
Gabim

Forumist te nderuar, jam dakord me Malsorin dhe Luanin kur i pershkruan disa gjera. Ato kan shkuar aqe larg ne malsi qe zor se mund te permirsohen.Kontributi, angazhimi dhe respekti i malsoreve ne pergjithesi(ka perjashtime) per te burgosurit politik shqiptar atje asht ne nivelin zero. Jo vetem salla ezbrazt qe duket qart, por ase diten me te randesishme para gjygjit malazez kur u esht shqiptuar denimi nuk ishin 50 malsor vendas. Kjo asht per faqe te zez.Dikur motit kur Kuci plackite ne Kelmend dhe i merrte 18 dele, bahej zhurme ma e madhe(ndoshta krahasim jo adekuat,pore po due ma dal dikuh) e jo sot qe mali i zi, na i burgos dhe hjek nga liria 18 burra malsor e na rrim duarkryq.Ja ketu ka arrit mali i zi, te na blejn me interesa personale duke ba miljona si LISHA, por atje zoteri Luan kishte shum lisha. Ti po pret prej Gjergjushet te distancohet nga ajo veper e turpshme e lishes, pra kur ne Vuksanlekaj te hotit legjendar po valavit flamuri i huaj ne shpi te Zef Nik Prelocit, e aty ne ate fshat jan me qindra vorre shkijesh qe paten lan rrashtat tue luftue me marr hotin legjendar.Sote dps ne pushtet perseri fidhoj me na ble me ka 50-100 ose edhe 500 metra rruge qe po jau asfalton perkrahsve te vet ne Dushiq,Selisht,Dinosh,Sukruq e gjetiu.Ata do te bajn cmosin qe ti fitojn edhe keto vota ne mal te zi. E pse jo kur ne jemi pike e pes, te percam si gjithmon, ne vend se te formojm nje kualicjon te partive shqiptare per zgjedhje, ne pa pyetur fare premtojm kualicjone te ndryshme kush me Gjukun e kush me Medon, e u thaft krahi si u ka tha.Po ju duhet te uleni se bshku e te formoni nje kualicjon shqiptar, te fitoni votat nje her ateher bani kualicjone, kur te keni popullin dhe forcen me veti, e jo bani kualicjone parazgjedhore me armikun ci ska ba vaki kurrkun ne teritore shqiptare ne ballkan vetem te ne ne Mal te Zi. E cka asht per ma keq deputeti Sinishtaj thekson se me Medojeviqin dhe partit tjera cetnike do te shkojm ne kualicjon.Me ato parti qe kunder Kosoves kan qen jan dhe do te jen gjithmon.Kure ne Tuz ne zgjedhjet e kaluara e kam percjedh, edhe ju sigurisht kampenjen zgjedhore te Medojeviqit, kam met pa mend, sikur te sihte konkurues nje shqiptar edhe isht tepri cka ban malsoret ton duke e levduar para 500 vetave ket njeri sikur te ishte shpetimtari ma i madh i kombit shqiptar. A e shifni tash Nik e Vasel e ju te tjeret qe ate dit e cporrt fytin tue i garantue Malsis se ky asht pegameri i shqiptarve se ju duel cpuet edhe puna e tije(si do te dalin edhe e tjerve) dhe sot kur duhet me u perkrah Kosova shtet ky" burri i mir" i jueji ju duel si lopa shterp. Ajo po voton per te miren serbe e cetnike, sigurisht se asht bir i tyre, dhe me cdo kusht kunder pamvarsis se Kosoves.Aje tani don votat e opozites Serbe me hyp ne pushtet, dhe do te harrojn Vasin e Niken, dhe te shkojn me te vetet, sepse 32 apo 34 perqin cetnik i duhen ma fort se ju zotni.Deri kur malsoret do te bajn uje e pin ven. Mendoj se duhet te bashkoheni ju lideret e zgjedhur te popullit e ta pyesni edhe popullin pak e jo merrni vendime, e bani deklarime te pamatura kuj si ckreh ne menyr te vet. Mos u gutni me keto gjera esenciale per malsin, se nuk asht pun lojnash kjo pun. Nese edhe nje her e merr DPS votat, e qe do te ishte hera e tret, ateher lani duart se shkoj malsia.Luan ateher do te shofish 100 flamiuj neper malsi te malit te zi para dyerve, por jo ata shqiptar.Aje qe ju thot te dashtun deputet, ta lam kosoven se sasht puna jon, nik e don dhe ase sdo ta don kurre malsin. Ajo asht si puna e atij doktorit qe i thot nje pacienti te vet, mund ta shpetaoj doren, por me duhet me ta kput kryet. KUJDES ju luetm.
EDREJTA nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 10-09-2008, 10:57 PM   #6
SoS
M A L Ë S I A
 
Avatari i SoS
 
Anëtarësuar: Mar 2006
Postime: 1,838
Rrespekti: 106 SoS has a brilliant futureSoS has a brilliant futureSoS has a brilliant futureSoS has a brilliant future
Gabim

Luan Dinosha a mundesh ti me e ndalua F. Dinoshen nga rruga qe eshte nise ai me politiken e tij promalazeze duke harruar krejtesisht shqiptaret e vet ne Malesi, Ulqin, Kraje, Plave, Guci, Rozhaje?
Kshtu qe kjo vlen edhe per Gjergj Camaj (Gjergjushen)...
__________________
Antarët e Stafit kanë të drejtën të fshijnë, redaktojnë, lëvizin ose mbyllin tema të caktuara (pa paralajmërim) që shkelin rregullat e forumit.
Stafi do të përpiqet të krijojë një atmosferë sa më të këndshme në forum, duke mos lejuar ofendimet dhe fjalorin e pahijshëm.
Por duhet të jeni në dijeni se është e pamundur që të shqyrtojmë të gjitha mesazhet në kohë reale. Të gjitha mesazhet e postuara këtu shprehnin këndvështrimin e autorit dhe jo të stafit tonë. Me pak fjalë, ne nuk mbajme përgjegjësi për komentet dhe mendimet e shprehura nga anëtarët e komunitetit.
Nëse pajtoheni me rregullat jeni të mirëseardhur të hapni tema dhe shkruani postime, përndryshe mbyllni dritaren.
SoS nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 11-09-2008, 02:55 AM   #7
Harushani
Anëtar aktiv/e
 
Anëtarësuar: Dec 2006
Postime: 240
Rrespekti: 31 Harushani is on a distinguished road
Gabim

O Luan,
Sme duket se ke aspak te drejte te sulmosh Gjergjushen e ASH se per bese ata jane te vetmit qe mendojn dicka per Malesin. Partite tjera ose per xhepa te vete ose per shtetin apo dikend tjeter por jo per malesoret e shkrete e te harruar. Eshe paburrnisht te shprehesh ashtu per kryetarin e ASH-se Gjergj Camaj kur ti dhe te gjithe ata qe kane mardhenie me te e dine mire se eshte i siqert, i pregaditur e burr malesor qe nuk eshte ne ate pozite per ta rrite vehten apo per te fry xhepat por vetem e vetem per te be perpjekje ta ndihmoj malesine. Gjergj Camaj duhet te pergjejg per shpi te vete e jo per axha e kusherij se ne demokraci ajo nuk ece por ti duket se done me na e kthye menyren e Enverit e Stalinit qe per nji qe bene mekat me denua te gjithe rrethin e tij qe besoj se ne kete bote ne te cilen ne jetojm eshte nje menyre mixore e jo njerzore. Ti Luan si te duash se me afer me gjake e ke ti Gjergjushen se une por nuk eshte veper burrash ajo.

ju pershendet Harushan Ramadani
Harushani nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 11-09-2008, 03:53 AM   #8
malsori
Anëtar i/e Rrespektuar
 
Anëtarësuar: Mar 2006
Postime: 616
Rrespekti: 50 malsori has a brilliant future
Gabim



Klikon siper dhe shiqoni videon per riarrestimin e malesoreve te pa fajshim.
Shiqon cfare titullit i kane dhane videos sikur te arrestuamit te kishin sulmuar Malesin.
Me pelqeu shume biseda e Vasel Sinishtaj ne kete video.
malsori nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 11-09-2008, 11:55 AM   #9
Luan_Dinosha
Anëtar aktiv/e
 
Anëtarësuar: May 2008
Postime: 268
Rrespekti: 48 Luan_Dinosha has a brilliant futureLuan_Dinosha has a brilliant future
Gabim

SoS-
Une bukur dhe qart e thac :
”Noshta nuk munet dhe nuk ka te drejte ti berzihet axhes se tij se ken ai don dhe flamurin e kujt ka me e perdor“.
“Gjergjushi ka te drejte, munet dhe esht I obliguem te distancohet prej ati njeri te tyrpshem dhe te shitun”.

Perseri po e thom se po cdo lider I popullit cdo udheheqes politik duhet te pastroj oborrin e vet ather te vazhdoj me oborret tona.
Ne qoft se axha I tij Lisha si dhe shumica e families tij te cilet te gjith e dijm ishin,jan dhe do te mbesin DPS e duen flamurin e Malit te Zi te valoj ne oborret e tyre per fest te Shen Gjonit si dhe para dhe mas festet, ather Kryetari I ASH duhet te sqaroj ate gje si dhe te distancohet prej atyne individeve si dhe prej familjeve te shituna pro malazeze.

Mendoi se edhe ti SOS pajtohesh me mua.

Sa I perket Ferhat Dinoshes; une dhe ti, per Ferhatin si dhe per partin e tij kemi mundesi vetem mos me votua dhe me I tregua gabimet te cilat ai I ban.

Ju pershendes,

Luani
Luan_Dinosha nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 11-09-2008, 12:59 PM   #10
Tojeq
Anëtar i/e Rrespektuar
 
Anëtarësuar: Mar 2006
Postime: 761
Rrespekti: 39 Tojeq is on a distinguished road
Gabim

Citim:
Postimi origjinal është bërë nga Luan_Dinosha Shiko postimin
SoS-
Une bukur dhe qart e thac :
”Noshta nuk munet dhe nuk ka te drejte ti berzihet axhes se tij se ken ai don dhe flamurin e kujt ka me e perdor“.
“Gjergjushi ka te drejte, munet dhe esht I obliguem te distancohet prej ati njeri te tyrpshem dhe te shitun”.

Perseri po e thom se po cdo lider I popullit cdo udheheqes politik duhet te pastroj oborrin e vet ather te vazhdoj me oborret tona.
Ne qoft se axha I tij Lisha si dhe shumica e families tij te cilet te gjith e dijm ishin,jan dhe do te mbesin DPS e duen flamurin e Malit te Zi te valoj ne oborret e tyre per fest te Shen Gjonit si dhe para dhe mas festet, ather Kryetari I ASH duhet te sqaroj ate gje si dhe te distancohet prej atyne individeve si dhe prej familjeve te shituna pro malazeze.

Mendoi se edhe ti SOS pajtohesh me mua.

Sa I perket Ferhat Dinoshes; une dhe ti, per Ferhatin si dhe per partin e tij kemi mundesi vetem mos me votua dhe me I tregua gabimet te cilat ai I ban.

Ju pershendes,

Luani
Une besa Luan po pajtohem,e per te tjeret nuk e dij.
Tojeq nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Përgjigju


Veglat e Temës
Shfaq Modët

Rregullat E Postimit
Ju nuk mund të hapni tema të reja
Ju nuk mund të postoni përgjigje
Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë
Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja

Kodi vB është ON
Figurinat Janë ON
Kodi [IMG] është ON
Kodi HTML është OFF
Zgjedh Forumin


Te gjitha kohët janë në GMT. Ora tani është 03:26 AM.

Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
MalesiaForum - Këtu Flitet Shqip

Nach oben   Nach oben