![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
|
|||||||
| Chat | Regjistrohuni | Ndihmė | Lista e Anėtarėve | Kalendari | Albumi | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
Veglat e Temės | Shfaq Modėt |
|
|
#1 |
|
Moderatore
Anėtarėsuar: Sep 2007
Postime: 955
Rrespekti: 137
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
![]() Ka momente në eksplorimin e hapësirës, kur faktet dhe fantazia ndërthuren. "The Mars Phoenix Lander", flota e fundit robotike e NASA-s ka demonstruar se si ka prekur sipërfaqen -50 gradë celsius, në polin e veriut të Marsit, më 25 maj. Transmetimet televizive ritransmetuan imazhet fillestare të shtëpisë së re e të akullt të sondës. NASA duhet të jetë me fat për të gjetur një njeri bore në arktikun marsian. "Phoenix" që ka kushtuar 557 milionë dollarë do të ndihmojë për të përcaktuar nëse jeta organike është e mundshme në planet, duke siguruar mostrën e parë të akullit marsian për testim. Edhe pse imazhet e vendit të uljes pasqyrojnë vetëm një sipërfaqe të thyer në formë poligoni, shkencëtarët prapë janë të emocionuar. "E di se duket si parking, por ka akull nën sipërfaqe dhe kjo është një ëndërr për shkencëtarët", tha Peter Smith. Për shkak të rreziqeve që paraqiste ulja e sondës në sipërfaqen e Marsit, mund të kishte qenë një makth më shumë se sa gjysma e misioneve të dërguara në planetin e kuq, që kanë përfunduar me dështim. "Shtatë minuta terrori" e ka përshkruar Peter Smith ndërprerjen e komunikimit, kur sonda ka kaluar në atmosferën e Marsit. Shkencëtarët dhe punonjësit në sallë nuk i zinte vendi dhe në fytyrë u lexohej tensioni. Më pas erdhi një shpërthim radioje, duke treguar se "Phoenix" kishte mbërritur në destinacion. Misionet e NASA-s nuk i kanë përdorur raketat për të stabilizuar uljet, sondat kanë qenë të mbrojtura nga çanta ajri gjigande dhe kërcenin gjatë kohës që përpiqeshin të uleshin në sipërfaqe. Ndërsa "Phoenix" është mjeti i parë hpësinore në 32 vite që është ulur butësisht mbi mars, duke përdorur 12 motorë të ngjashëm me teknikën e përdorur nga sondat Vikinge në vitet '70. Në pak ditë, pas kontrolleve të sistemit dhe kapjes së qindra imazheve nga aparatet fotografikë, sonda do të fillojë kërkimin për ujë të ngrirë. Shkencëtarët thonë se Marsi dikur ka qenë u mbushur me lumenj e liqenem por shumica e ujit ka humbur në atmosferë, për shkak të gravitetit të ulët të planetit dhe atmosferës së hollë. Ajo çfarë ka mbetur besohet se është përqendruar në dy polet. "Phoenix" do të fillojë të kërkojë shumë shpejt për të. Fillimisht, shkencëtarët do të përdorin imazhe për të ndërtuar një hartë tredimensionale kompjuterike të terrenit, që të mund të drejtojnë sondën nga toka. Lopata e madhe që do përdoret për gërmim është e copëzuar dhe e skicuar që të depërtojë në ngricën e ashpër polare. Plani i NASA-s është të gërmojë kanale deri në pesë metra nën sipërfaqe, një thellësi kjo, ku shkencëtarët mendojnë se akulli takohet me dheun dhe do të marrë një mostër. Aty, instrumenti do të ngrohë dheun në furra të vogla, duke kontrolluar avullin për përbërje uji dhe karboni. Një laborator kimik në sondë, i pajisur me mikroskopë do të shtojë ujë në mostër dhe të ekzaminojë rezultatet spektrale dhe elektro-kimike për të kontrolluar aciditetin, nivelet e kripës dhe përbërjet e hekurit. "Phoenix" ka tashmë tre muaj kohë për të studiuar polin e veriut të Marist përpara se dimri me temperatura ekstreme të prekë rajonin, çka do të rrezikonte ngrirjen e instrumenteve. Por "Phoenix" është hartuar që të qëndrojë 6-8 muaj në Mars, jo vetëm që të gjejë ujë të ngrirë, por edhe të shërbejë si pararendës në misionet e mëvonshme, për kërkimin e të dhënave mikroskopike të jetës organike. Shndërrimi i Marsit në planet të banueshëm Shndërrimi i Marsit në një planet të banueshëm është një proces hipotetik, me anë të të cilit do të ndryshohet klima e planetit për të zhvilluar aty jetën dhe mundësinë e kolonizimit të sigurt. Arsyeja pse një grup shkencëtarësh argumentojnë se Marsi mund të bëhet i banueshëm, është sepse mendohet se dikur ky planet ka pasur afërsisht mjedis të njëjtë me tokën, veçse me atmosferë më të trashë dhe ujë me tepri, i cili është shuar me kalimin e qindra miliona viteve. Mekanizmi i saktë, përgjegjës për humbjen e ujit, nuk është akoma i qartë, pavarësisht alternativave të shumta të sugjeruara nga shkencëtarët. Ka shumë gjasa që graviteti i ulët i Marsit të jetë një prej këtyre faktorëve. Mungesa e pllakës tektonike në këtë planet është gjithashtu një arsye tjetër, pasi pengon riciklimin e gazeve të bllokuara në sedimente. Mungesa e magnetosferës përreth Marsit mund të ketë lejuar erën diellore të kontribuojë në erozionin atmosferik, megjithëse ky efekt është i pranishëm dhe në Venus. Mungesa e fushës magnetike dhe aktivitetit gjeologjik mund të jenë rezultat i masës së vogël të Marsit, e cila bën të mundur që sipërfaqja të ftohet shumë më shpejt se ajo e tokës. Pavarësisht të gjithë këtyre faktorëve, shndërrimi i Marsit në vend të banueshëm nga njeriu do të kërkonte dy ndryshime ndërlidhur me njëri-tjetrin: Ndërtimin e atmosferës dhe ngrohjen e saj. Një mundësi se si mund të rritet në mënyrë artificiale nxehtësia në Mars është instalimi në orbitën përreth marsit i pasqyrave të përbëra prej filmash “PET” alumini të trashë. Kjo do të rriste përthithjen e rrezeve të diellit që mbërrijnë në planet. Gjithashtu, kjo do të rriste automatikisht temperaturën e sipërfaqes së Marsit. Sidoqoftë, ka dhe një mënyrë tjetër që konsiderohet më efikase, një mënyrë tjetër e ngrohjes artificiale. Ajo konsiston në ndërtimin e disa pasqyrave më të vogla për ngritjen lart të dioksidit të karbonit në akullnajat polare për të rritur efektin “serë” të planetit. Disa shkencëtarë mendojnë se pas disa milionave vite, dielli do të lëshojë shumë nxehtësi duke mos lejuar zhvillimin e jetës në tokë. Si rezultat Marsi do të ngrohet në mënyrë të natyrshme, duke e bërë shndërrimin e tij në planet të banueshëm më të lehtë. Kështu Marsi do të bëhej një shtëpi alternative për jetën e ndjeshme të njerëzve nëse toka do të bëhej e pabanueshme. Lokalitetet e mundshme për kolonizim Marsi është një objekt i përhershëm diskutimi. Sipërfaqja e përgjithshme e tij është e ngjashme me sipërfaqen e thatë të tokës, mund të ketë rezerva uji dhe ka karbon. Marsi ka kaluar procese të njëjta gjeologjike dhe hidrike si toka dhe përmban xeherorë mineralë të çmuar, megjithëse ky fakt është në debat e sipër. Ka interesa të forta shkencore për kolonizimin e Marsit, për shkak të mundësisë se jeta mund të ketë ekzistuar në planet në një pikë të caktuar të historisë, dhe madje mund të ekzistojë në pjesë të caktuara të tij. Klima e Marsit është më e ftohtë se ajo e tokës. Graviteti i tij është vetëm sa një e treta e atij të tokës; nuk dihet akoma nëse një gravitet i tillë është i mjaftueshëm për jetën e njerëzve në periudha të zgjatura kohore. Merkuri Sipas sugjerimeve të ndryshme shkencore, Merkuri mund të kolonizohet duke përdorur të njëjtën teknologji dhe mënyrë si tek Marsi. Koloni të tilla do të vendosen domosdoshmërisht në rajonet polare, për shkak të temperaturave ekstreme në lokalitetet e tjera të planetit. Venusi Sipërfaqja e Venusit është shumë e nxehtë dhe ka presion atmosferik, të paktën 90 herë më të lartë se nivelin e detit në tokë. Sidoqoftë, atmosfera masive ofron një lokalitet alternativ të mundshëm për kolonizim. Në një lartësi rreth 50 kilometra, presioni reduktohet në atmosfera më të vogla dhe temperatura varion nga 40-100 gradë celsius. Kjo pjesë e atmosferës gjendet në retë e dendura, të cilat përmbajnë acid sulfurik. Edhe këto re mund të jenë një element pozitiv për kolonizimin pasi paraqesin një burim të mundshëm uji. Hëna Për shkak të afërsisë me tokën, hëna e planetit tonë është gjithashtu një mundësi për kolonizim. Ajo ka prioritetet se është pranë tokës duke mundësuar shkëmbin e mallrave dhe shërbimeve. Një disfavor i hënës është mungesa e avujve, të nevojshëm për jetën, siç janë hidrogjeni dhe karboni. Depozitat e akullit që mund të ekzistojnë në disa kratere polare mund të shërbejnë si burime për këto elementë. Gravitet i ulët i sipërfaqes së tokës është gjithashtu një shqetësim. Orbita e tokës Po të krahasohet me lokalitete të tjera, orbita e tokës ka avantazhe të konsiderueshme dhe një problem të madh, por të zgjidhshëm. Orbitat pranë tokës mund të arrihen brenda disa orëve, ndërsa hëna është disa ditë larg dhe udhëtimet për në Mars zgjasin me muaj të tërë. Ka një forcë diellore të mjaftueshme dhe të vazhdueshme në orbitat e larta të tokës, ndërkohë që gjithë planetët e tjerë e humbasin dritën e diellit të paktën gjysmën e kohës. Mungesa e peshës e bën ndërtimin e kolonive të mëdha më të lehtë se në një ambient me gravitet. Austronautët kanë demonstruar lëvizjen e satelite shumë tonësh vetëm me njërën dorë. Disavantazhi i vetëm i kolonive orbitale është mungesa e materialeve. Këto mund të importohen nga toka me një kosto shumë të lartë, ose nga burime jashtëtokësore me kosto më të ulët, siç është hëna, asteroidët etj. Shkencëtarët vazhdojnë të punojnë për krijimin e alternativave për jetën njerëzore, edhe pse do të duhen shumë breza për t’i parë nga afër ato që mendja e njeriut s’i përthith dot në këtë fazë të jetës.
__________________
ØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ° E Larguar Me Vetdeshire!!!!! ![]()
|
|
|
|